Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/22

Jeta Berisha : Rreze Abdullahu, Ana Frank shqiptare

image

Rreze Abdullahu vjen prej një fshati të Ferizajt. Është rritur aty, në gjithë situatat që i sollën frikë, sfidë e pak hare.
Ka përfunduar shkollën fillore aty, jo çdo herë e lumtur me atë që i është servuar, në të shumtën e kohës e ndierë e paplotësuar, e zbrazët në informacion dhe krijimtari, në ankth për mungesë motivacioni.
Ka vazhduar me gjimnazin, atë të gjuhëve, ku po thyente pritshmëritë e të tjerëve për të; të bëhej mjeke apo arkitekte, gjë që sot e bëjnë krenare vendimet që ka marrë me mendjen dhe zemrën e saj.
11024768_10206739825592218_8324441323917707093_n

Kjo është Rrezja këmbëngulëse dhe luftarake.
Pas gjimnazit, ajo është drejtuar rreth dy fushave për studim; asaj të Psikologjisë dhe Ekonomisë, për ta zgjedhur pak më vonë psikologjinë si shkencën që do ta përqafonte gjithë jetën. Pa e lënë anash pasionin e saj të fëmijërisë, që ishte të shkruarit e që e ndjek edhe sot.
10375099_10204686404097964_6985270837514988829_n
Në kohën e gjimnazit kishte një shtysë nga një profesor i saj, i cili insistonte se Rrezja duhej të vazhdonte të shkruante, duhej të studionte letërsinë, gjë që nuk ndodhi, por që nuk e ndaloi të shkruante.
11391467_10206739823472165_226996920872714194_n
Sot ajo vazhdon të shkruajë dhe ka të botuar ditarin e saj të fëmijërisë në kohë lufte, që kritika i ka bërë një nder duke më krahasuar me Ana Frankun.
10805733_10205100586092255_3257783174432198745_n
Ajo vazhdon të shkruajë poezi kohë pas kohe, t’i botojë ato, vazhdon të shkruajë në përgjithësi, por më së shumti i pëlqen të trajtojë çështjen e gruas, njëkohësishtë me shumë dashuri dhe dhimbje, e që një libër të tillë ka në dorëshkrim.
10375099_10204686404097964_6985270837514988829_n

“Fëmijëria ime më kujton një gjë; mes krismave të plumbave hapësirën për të ëndërruar, e një ditë për t’i kumtuar gjithë botës se fëmijët ëndërrojnë veç për paqe dhe jeta ndryshe nuk është e bukur. Kjo më kujton një shprehje të mamit tim; ’lufta u ka rritur para kohe’”, ka thënë ajo.
Ajo tani e kryen profesionin e psikologes që momentalisht është duke kërkuar alternativa të reja për studime jashtë vendit.
11390303_10206739820472090_4738570526746335569_n
10409608_10206739822272135_3809348319187527421_n
Në jetë gjithmonë e ka tërhequr të merret me njerëzit që më së shumti hasin në diskriminim, që më së shumti shkilen e nënçmohen. Prandaj, është shumë e lumtur të dijë se do të mund të shtriej kontributin e saj pikërisht fushave ku komuniteti ka nevojë, e që momentalisht po punon me personat me aftësi të kufizuara, gjë që e bënë shumë krenare, për mënyrën e kapërcimit të peripecive të çdo dite, për vullnetin për t’ia dalë mbanë dhe për të dëshmuar se njerëzit janë të barabartë.

11391467_10206739823472165_226996920872714194_n
11390303_10206739820472090_4738570526746335569_n
Për peripecitë dhe sfidat që ka hasur në karrierë ajo ka thënë që si vajzë e re është shumë e vështirë të krijojë qasje në shoqëri dhe të ndërtojë karrierën mbi qëllimet që i vë vetes.
“Çdo ditë ballafaqohesh me shoqërinë ku të kujtohet se s’ke pse të merresh me punët e huaja, pa e menduar ndonjëherë se ne qëndrojmë këtu ku jemi dhe se secili zgjedh të kursejë veten dhe të prijë me konkluza të dëmshme për njerëzit që përpiqen e me paragjykime që më së shumti i vrasin gratë”.
Ajo thotë se ia ka dalë, falë këmbëngulësisë së saj dhe familjarëve të ngushtë, njerëzve që kanë besuar në të dhe që kanë krijuar hapësirë për vullnetin e saj. Rrezja thotë se është shumë mirënjohëse, sepse sipas saj të jesh e vetme është më e vështirë.

10384125_10206739826272235_2985420595763332054_n
10384125_10206739826272235_2985420595763332054_n
Ajo ka mësuar se gjërat ose bëhen me dashuri ose nuk bëhen fare, një frymë që i ka shërbyer deri sot, dhe mendon se të qenit grua dhe të ndjekësh karrierën, në vendin ku jeton, do të thotë të rrezikosh diçka dhe çdo ditë të cenohesh.
Ka qenë dhe është e gatshme për të mbrojtur karrierën sepse sipas saj kjo është jeta dhe s’mund ta lë përgjysmë, s’mund ta jetojë të zbrazët, në ankthin e pritjes se kur gjërat do të ndryshojnë.

10805733_10205100586092255_3257783174432198745_n
1526239_10205327277519399_5073550840827634906_n
Për më tepër ajo potencon se ndryshimin mund ta nisim vetë, aty ku i përkasim, aty ku kemi zgjedhur ne apo kemi qenë të detyruara.
“Kjo është përgjegjësia jonë dhe veç njerëzit e dobët i ikin”,shprehet Rrezja.
Ndërsa për rolin e gruas në shoqëri ajo ka thënë se deri më tani gruaja ka vazhduar të ekzistojë veç si një dorë e dytë; e shtypur, e dhunuar, e sharë, pa ndonjë vlerë shoqërore.
“Kësaj unë i përkushtohem më së shumti dhe sa herë kur shkruaj për të, janë plot sosh që më përgëzojnë për guximin, më shkruajnë se unë jam zëri e frymëzimi i tyre, ndaj në çast unë ndiej shumë dhembje, sepse për fat të keq të gjitha mendimet e mia mbi gruan dëshmohen. 

1526239_10205327277519399_5073550840827634906_n

Të shkruash për një të vërtetë, të flasësh se si qëndrojnë gjërat, të tregosh se çfarë mentaliteti të rrethon dhe si shtypet gruaja, konsiderohet guxim, frymëzim e krahë. Kjo ngase shumica prej tyre nuk guxojnë të flasin dhe mbyllen përjetë në vorbullën e fatkeqësisë së tyre”.
Rrezës i vie tepër keq që shumë prej grave s’mund të jenë zëri i vetës, s’mund të ngrenë zë e të thonë MJAFT sepse edhe unë jam njeri po aq sa burri. Ajo dëshprohet nga tendenca për ta paraqitur gruan në pozitë më të mirë se e kaluara, sipas saj kjo nuk është aspak e vërtetë, të paktën jo prej vendit kah vie ajo.
10409608_10206739822272135_3809348319187527421_n

11024768_10206739825592218_8324441323917707093_n
Rrezja është shprehur se në Kosovë gratë që ndjekin ëndërrat e tyre ende merren për lavire, gratë që nuk martohen herët, por ndjekin karrierë merren për lavire, gruaja merret për kukull dhe në të shumtën e rasteve sipas saj shërben veç për seks.
E revoltuar për ndryshime ajo bënë apel mesazhin e saj për gruan kosovare:
“Ne kemi heshtur mjaft dhe tani është koha të tregojmë fuqinë tonë, u kemi borxh brezave që do të vijnë.
Bashkë do t’ia dalim, unë kështu besoj”ka përfunduar Rrezja.

Polici i Kosovës ,Lutfi Menxhiqi, shpëtuesi i trefishtë i jetëve të të tjerëve

Njerëzit tregojnë humanitetin në mënyra të ndryshme për të ndihmuar qytetarët me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale që sado pak t’i kalojnë çastet e rënda të jetesës, me shpresën se do t’u vijnë ditë më të mira.

image
Por, 45 vjeçarit Lutfi Menxhiqi, kampion bote në artet marciale, ish-luftëtar i UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë dhe tash pjesëtar i dalluar i Policisë së Kosovës, nuk i dhimbset as jeta e tij për ndihmë ndaj njerëzve.
Polici i Kosovës, Menxhiqi, ka shpëtuar tre persona, madje njërin prej tyre duke tentuar të bëjë vetëvrasje. I ulur në një nga restorantet në kryeqytet, teksa tymoste cigaren, ai rrëfen për KosovaLive se si ka qenë shpëtues i tri jetëve që nga vitet e nëntëdhjeta e deri më 2009.

menxhiqi12
I plagosuri gjatë luftës së fundit në Kosovë, Menxhiqi flet me keqardhje për rastet e shpeshta të vetëvrasjeve në Kosovë, mirëpo shprehet se çdo herë është i gatshëm të sakrifikoj për vendin dhe popullin e Kosovës.
“E dua vendin dhe popullin e Kosovës. Nuk mund të rri, kur ka ndonjë rast që mund t’i ndihmoj dikujt”, shprehet Menxhiqi.
Ai mbanë të freskët në kujtesën e tij rastin e fundit të një personi N.N (emër i njohur për redaksinë) nga Komuna e Dragashit, i cili tentonte t’ia ndërprente vetes jetën.
“Kam qenë në ndërrimin e punës në Stacionin Qendër të Policisë në Prishtinë, kur kemi marrë një thirrje, që një person po tenton ta mbys veten, duke kërcyer nga kulmi i një ndërtese shtatë katëshe”, tregon Menxhiqi, duke shtuar se menjëherë pas telefonatës, ai së bashku me një toger kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pasi kanë hipur në katin e shtatë të ndërtesës, ndonëse togeri ishte djalë hasreti, Menxhiqi thotë se nuk ka dashur ta lë atë që ta rrezikoj jetën e tij, por ka filluar të merret vet me të.

mirenjohje2
menxhiqi12
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ishte njoftuar nga shoku i N.N se fillimisht kishte tentuar të mbytet në tela të rrymës, por siç thotë ai, fatmirësisht në ato qaste s’ka pasur rrymë në ndërtesë dhe nuk ia ka arritur ta bëjë atë që ka menduar. Pas këtij tentimi, N.N kishte hipur në katin e shtatë dhe ishte vendosur në cep të kulmit të ndërtesës në lagjen Pejton në Prishtinë.
“Për shkaqe sigurie jam lidhur me një litar për beli. U mora vesh me kolegët e mi që nëse arriti ta kapi atë, mos të më tërheqin lartë, por vetëm të më mbajnë për litari që mos të biem të dytë”, rrëfen Menxhiqi ato qaste të papërballueshme, duke thënë se është ofruar te N.N dhe është marrë me të diku për gjysmë ore, duke e bindur që mos të kërcej.
Më vonë thotë se ka arritur edhe psikologu, mediat e policia. Mirëpo, falë aftësive të mira komunikuese të tij, psikologu i kishte thënë që të vazhdojë komunikimin me të, sepse pavarësisht se ishte psikolog nuk ka mundur ta përballoj atë situatë të tillë.
“Në ato momente jam bërë hoxhë, mjek, pedagog, psikolog, gjithçka, mirëpo nuk u bindke, ka qenë e kotë. Si i afrohesha më ngatë, ai tentojke të kërcej”, thekson Menxhiqi, duke humbur shpresat se mund të bëjë më të mirën për ta shpëtuar jetën e tij.
 menxhiqi15
Si “Superman” në rolin e shpëtimtarit
Megjithatë, pas orvatjeve të policit shpëtimtar, për ta bindur që mos të kërcej, N.N. më në fund kishte vendosur që të hedhet nga ajo lartësi.
“Si ka qenë ulur në qosh të kulmit është drejtuar nga ne, sikur të na jepte lamtumirën e fundit dhe është bërë gati për të kërcyer, por unë kam reaguar shumë shpejt dhe e kam kapur. Kolegët më tërhiqnin me litar që mos të bie edhe unë pas tij. Litari më shtrëngojke shumë në bark dhe gjatë karrierës time në sportet marciale i kam thyer tri herë brinjët dhe në ato momente mi ka thyer sërish litari. Por, pavarësisht dhimbjes që kisha atë nuk e lëshoja nga dora”, tregon rastin rrëqethës Menxhiqi.
mirenjohje2
Me buzëqeshje thotë se ato qaste kanë qenë si në xhirime filmike, sepse N.N. i rrëshqiste nga dora, pasi që kishte filluar t’i zhvishej edhe xhaketa. Në ato tentime duke e mbajtur për disa minuta, ai thotë se i kishte ardhur një moment shumë i rëndë nga dhimbtë që i shkaktonin brinjtë e thyera, sepse kolegët e tërhiqnin nga lartë.
“Nuk kisha zë që t’iu thosha mos më tërhiqni, por vetëm më mbani. Ta lëshoja nga dora N.N., më dukej se po e mbyti vet. Ai nuk ndërpriste lëvizjet në tentim për të më shpëtuar nga duart dhe të bie poshtë. M’u lodh dikur shpirti edhe mua, duke e mbajtur atë me dorë, mirëpo një shok i N.N ka ardhur lartë dhe më ka ndihmuar. Në ato qaste edhe zjarrfikësit i zgjatën shkallët lartë dhe e kanë kapur nga poshtë”, tregon Menxhiqi çastet më të rënda të jetës së tij duke e parë vdekjen edhe ai me sy.
Pasi e ka shpëtuar herën parë, tentimi i tij i dytë vetëvrasës ishte në katin e gjashtë, duke u orvatur të kërcejë përmes një dritareje në korridor të ndërtesës. Në ato momente Menxhiqi menjëherë i ka përdorur teknikat e arteve marciale, duke e goditur N.N. në nofull për t’ia humbur vetëdijen.
“E kam futur brenda në dhomë dhe pasi që i ka ardhur vetëdija, për të treten herë ka tentuar të mbytet përmes rrymës elektrike, por nuk e kam lënë ta bëjë një gjë të tillë. Mjekët e kanë kapur, i dhanë një qetësues dhe e dërguan në spital”, thotë Menxhiqi, duke shtuar se në ato momente ishte i lodhur, i dërrmuar, gjatë tentimeve për ta shpëtuar N.N.
menxhiqi15
Ai nuk mund t’i harrojë dhimbjet e mëdha si shkas i thyerjes së brinjëve nga litari që ishte i lidhur.
“Mu paralizua trupi nga dhimbjet e papërshkruara që më kapluan, pasi që m’u thyen brinjët”, thotë ai.
Megjithatë, ai ndjehet shumë mirë pas këtij rasti dhe thotë se edhe nëse i jepet mundësia në raste për të shpëtuar jetë, çdo herë është i gatshëm. Ai thotë se N.N tashmë është mirë mendërisht, është stabilizuar dhje vazhdon jetën. Por, pas këtij rasti shpëtues, Menxhiqit, për dy vjet i ishte shfaqur si një lloj fobie, por tashmë thotë se e ka tejkaluar atë dhe është mirë.
“Në gjumë shpesh mu paraqitke në ëndërr ai djali sikur kërkojke ndihmë e s’mundesha me ndihmuar, por kaloj edhe kjo”, thotë ai.
 menxhiqi8
Shpëtues i jetëve edhe jashtë Kosove
Menxhiqi, i cili nuk kursen asgjë për solidaritet, tregon për një rast tjetër në vitin 1993 në Maqedoni. Ishte duke ardhur nga Belgjika për në Kosovë, pasi që, siç thotë ai, në atë kohë situata ka qenë e tillë dhe se udhëtimet nuk i kanë bërë përmes Serbisë. Në kufirin Kosovë-Maqedoni, ai thotë se ka qenë me Lulzim Jasharin, kampion në bodibuillding, ku kishin hasur në një aksident trafiku.

menxhiqi16
“Kam dalë të shikoj se çka ka ndodhur, një veturë kishte filluar ta kaploj zjarri, ndërsa shoferi ishte brenda saj dhe ishte pa vetëdije. Askush nuk i ofronte ndihmë, e kam hap derën e veturës dhe kam filluar ta tërheq, por nuk mundesha, sepse ishte vështirë. Ka ardhur edhe Lulzimi dhe e kemi nxjerrë jashtë, ndërsa këmba i ishte thyer, vetëm lëkura ja mbante”, thotë ai, duke shtuar se edhe kolegu i tij nuk ka mundur ta përballojë atë situatë dhe ishte larguar.
“Lulzimi kur e ka pa ashtu është larguar, unë atë e kam ngrehur zvarrë dhe e kam larguar në zonë sigurie. Deri sa e largova, veturën e kaploi flaka të tërën. Ja kam dhënë ndihmën e parë, ja kam kthyer frymëmarrjen, pulsin, dhe është kthjell shoferi”, tregon ai.
menxhiqi5

Një rast tjetër Menxhiqit i kishte ndodhur në Belgjikë në vitin 1992, kur ka shpëtuar një fëmijë nga goditja e një veture, e cila ecte me shpejtësi të madhe. Në një qytet të Belgjikës, kishte qenë duke shëtitur me shokë, derisa përballë tyre ka qenë një fëmijë me nënën e vet duke ecur të kapur për dore.
menxhiqi10
menxhiqi8
Ai kujton çastin kur papritmas fëmija i ka ikur nënës së vet nga dora dhe ka dalë në rrugën ku qarkullonin automjetet.
“Kur e kam pa që po e godet vetura, kam kërcyer në rrugë dhe e kam kapur fëmijën, ndërsa vetura më goditi në këmbë, kam rënë mbi veturë dhe jam përplasur në tokë, por jam munduar që fëmijën mos ta lëshoj nga gjiri”, shprehet Menxhiqi, të cilit në ato momente i kujtohen se ka dëgjuar zëra të qytetarëve duke bërtitur.
Mirëpo, ai thotë se fatmirësisht kur është ngritur, fëmija nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.
“Ja kam dorëzuar fëmijën nënës së tij dhe kam vazhduar rrugën tutje”, thotë ai.
Për rastin në Kosovë, Menxhiqi thotë se është shpërblyer me një mirënjohje në kuadër të Stacionit të Policisë – Qendër. Ndërsa pas një viti, është shpërblyer me medalje për shpëtim jete.
Lutfi Menxhiqi ka qenë kampion bote i arteve marciale në vitin 1995 në Gjermai, ka kontribuar si ushtar i UÇK-së dhe tashmë është pjesëtar i Policisë së Kosovë. Për shtatë vite ka punuar në Shkollën e Policisë në Vushtrri, si instruktor i arteve marciale, ndërsa tash është në Drejtorinë e krimeve ekonomike në Stacionin e Policisë – Qendër në Prishtinë.
menxhiqi10
menxhiqi5
menxhiqi16

azhdojnë reagimet për skandalin që LDK krijoi me Donika Gërvallën

Skandali që krijoi Lidhja Demokratike e Kosovës me anëtaren e saj, Donika Gërvalla, e cila nuk është lejuar të hyjë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të LDK, po vazhdon të komentohet me tone reaguese ndaj udhëheqjes së LDK-së.

Donika Gërvalla nuk është lejuar të hyjë në sallë. E kanë nxjerrë zvarrë nga hapësirat ku po mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka qenë lajmi që është publikuar në media për këtë ngjarje skandaloze, që askush nga udhëheqja e LDK-së nuk po skuqet se lere më t’i shkoi dikujt mendja për të dhënë përgjegjësi publike për një akt të tillë tejet të turpshëm ndaj një veprimtareje pikërisht të LDK-së dhe bijës së patriotit Jusuf Gërvalla.
image
Ky ishte skandali i dytë i LDK-së me Donika Gërvallën, e cila vitin e kaluar bashkë me përfaqësues të Degës së së LDK-së të Gjermanisë nuk ishte lejuar të merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të LDK, kur kryetar i partisë u rizgjodh Isa Mustafa pa asnjë kundërkandidat.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili e ka cilësuar si të gabuar sjelljen ndaj Donika Gërvallës dhe ndalimin e saj që të hyjë në një mbledhje të kësaj partie.

“Burra, gabuat me Donika Gërvallën”, shkruan deputeti Gashi në llogarinë e tij në Facebook, duke rikujtuar tërheqjen zvarrë të veprimtares nga sigurimi që qëndronte në hyrje të sallës ku mbahej takimi.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reguar ndaj përjashtimit dhe tërheqjes zvarrë të zonjës Donika Gërvalla nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Bulliqi i ka quajtur pamjet si të turpshme dhe ka bërë një ndërlidhje me kohërat e kaluara kur mbretëronte totalitarizmi.

“Pamjet e turpshme që pamë para dyerve ku mbahej tubimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, na e përkujtuan një periudhe jo të largët, të një diktature totalitare që vepronin njëjtë, si sot me Donika Gërvallën ndaj mendimit dhe fjalës së lirë.

Një lidership i tillë mosdurues dhe jo tolerant ndaj fjalës se lirë dhe mendimit ndryshe të anëtarëve të vetë si dhe injorant dhe mosbesues në profesionalizmin dhe ekspertizën e njerëzve të vetë është i prirë drejtë vetëshkatërrimit dhe tkurrjes dhe rrugës drejt autokracisë klanore“, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

“Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson LDK-ja. Ne nuk guxojmë të nëpërkëmbim kontributin 25-vjeçar të veteranëve të LDK-së, sidomos elektoratin e diasporës. Ne jemi aty për ata. Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre”, ka thënë ai.

Sjelljen ndaj saj e ka dënuar më herët edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe shoqëria civile, veçmas Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës.

Sipas kryetares së Gjakovës, Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta. Ajo nënvizon se kishte mbetur e mpirë teksa shikonte raportimet mediale lidhur me atë skenë dhe shton se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës.

Njohësi i rrethanave politike, Halil Matoshi, e rastin me Donika Gërvallën e ka quajturskandal të paparë deri më tash, ndërsa Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si një parti neveritëse, duke theksuar se kjo parti nuk përfaqëson demokracinë.

KFOR-i ndihmon dezinfektimin dhe dezinfektimin në Deçan

Javën e ardhshme fillon dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave dhe objekteve publike në territorin e Komunës së Deçanit. Ky projekt është mundësuar nga komuna në bashkëpunim me KFOR-in italian.

Dezinfektimi dhe dezinsektimi i hapësirave dhe objekteve do të bëhet nga një ekip i certifikuar nga KFOR-i pas trajnimeve të mbajtura.
image
KFOR-i po ashtu ka dhuruar pajisje në vlerë mbi 7000 € për kryerjen e këtij projekti, si çizme, pompa gome, uniforma për dezinfektim, maska kundër gazit, filtra, doreza, trakë sinjalizuese, pompë për spërkatje krahu, etj.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për marrëdhënie me publikun në Kuvendin Komunal të Deçan, Yllarta Thaqi, e cila ka treguar se realizimi i këtij projekti do të fillojë nga java e ardhshme, ndërsa nuk dihet saktësisht kur do të përfundojë pasi nuk ka ndonjë afat të caktuar.

Edhe pse Deçani është rajon malor, ai nuk ka pasur probleme me insekte të rrezikshme, si rriqrat, në krahasim me disa komuna të tjera në Kosovë.

“Deçani nuk ka probleme me rriqra. Problemet me rriqra mund të jenë raste të rralla, por as me insekte tjera të rrezikshme”, thotë drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Deçanit, Dr.Haki Shehaj.


Dezinsektimi1
Instruktori Maurro Arcamone nga Grupi Shumëkombësh – Perëndim i KFOR-it vlerëson se kjo është një nismë në të mirë të komunitetit dhe të tilla do të ketë edhe në të ardhmen duke marrë parasysh se ekipi i përzgjedhur ka përfunduar trajnimin me sukses.

Ekipi i certifikuar për të bërë dezinfektimin dhe dezinsektimin në territorin e Komunës së Deçanit do të nis punën javën e ardhme, së pari në kopshtin e fëmijëve “Fatosat’’ në Deçan.

Higjiena në burgjet e Kosovës, sipas KMDLNJ-së, në gjendje të mjerueshme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një raport të tij ka vlerësuar se higjiena në burgjet e Kosovës është në gjendje të mjerueshme.
image
Sipas këtij raporti, banjat në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë të vendosura nëpër dhoma bashkë me tualete dhe gjendja e tyre është jashtë çdo standardi, kurse disa pavijone i kanë banjat dhe tualetet të përbashkëta për secilin krah, por pastërtia e tyre nuk është në nivel të duhur.

Raporti i KMDLNJ-së thekson se në këtë qendër nuk ka ujë të ngrohtë rregullisht, pos dy herë në javë dhe si pasojë e kësaj të dënuarit janë të detyruar të improvizojnë metoda të rrezikshme për ngrohjen e ujit.

Të burgosurit kanë ankesa në cilësinë e produkteve higjienike. Higjiena e dhomave dhe rrobave është e pamundur të mbahet për shkak të problemeve me lagështi. Si dhe në shumicën e pavijoneve nuk ka çarçafë dhe mbulesa për jastëk që disa muaj.

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan banjat në pjesën e femrave janë të përbashkëta, ndërsa tualetet janë nëpër dhoma dhe janë të hapura, por në shumicën e tualeteve ka rrjedhje të ujit. Nëpër dhoma dhe korridor ka lagështi dhe mbajtja e pastërtisë është e vështirësuar.

Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm. Çarçafët ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavatriqe çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është shumë e dobët.

Në pjesën ku janë të miturit banjat janë të përbashkëta, por në shumicën e tualeteve tavani është i mykur nga rrjedhja e ujit, ndërsa pastërtia nuk është në nivel. Furnizimi me ujë të ngrohtë është i kënaqshëm dhe të miturit pastrohen 3-4 herë në javë.

Mbulesat ndërrohen dhe pastrohen çdo 15 ditë, ndërsa rrobat pastrohen në lavanderi çdo javë. Furnizimet me mjete higjienike janë në nivel, por cilësia është e dobët, thuhet në raport.

Edhe në Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc, sipas KMDLNj-së, të gjitha dhomat-qelitë janë të pajisura me banjo, të cilat nuk janë të ndara nga hapësira tjetër e dhomës. Banjot e pastrimit janë të përbashkëta dhe i kanë të ndara ditët e pastrimit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...