Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/06/05

KAROCATA ANTISHQIPTARE VAZHDON...


G. Finlai shkruan: “Vetëm ardhja e turqve, e shpëtoi Greqinë që do të bëhej truall shqiptar”. (the Histori of Grecce”, London., 1851, f. 349.) Ndërsa Pukëvili, në vëllimin 3, f. 212 thotë: “Shqiptarët duket se janë të destinuar të mbulojnë Helladhën me një popullsi superiore në fuqi dhe gjallëri, kundrejt grekëve, të cilët po shuhen pak nga pak”.

Mosmarrëveshjet ndërmjet dy kishavetë Lindjes dhe të Perëndimit vazhdonin të acaruara. Kryeministri bizantin Notares deklaroi në vitin 1452, se “preferonte mëmirë të shihte në Kostandinopojëçallmën e turqve, se sa kapelën e kardinalit”. Kostandinopoja u pushtua më 29 maj 1453 dhe ubë kryeqyteti turk,që u quajt me emrin Stamboll.

Sevasti Qirjazi Dako,citonhistorianinamerikan Edwin Jacques: “Mund të duket e çuditshme, por pushtimi turk ishte në dobi të Patrikanës. Mehmeti i II, pushtuesi, duke shfrytëzuar urrejtjen midis Papës dhe Patriarkuti dha Patrik Genadit gradën e pashait, dhe nxori një dekret, që e njihte atë dhe pasuesit e tij si krerë shpirtëror dhe civilë të të gjitha bashkësive ortodokse.Juridiksioni i tij përfshinte të gjithë ortodoksit grekë, shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe sllavë.“ Ky dekret perandorak,e shndërroi Kishën Ortodokse të Lindjes në një shtet brenda shtetit. Ai e vuri atë nën kontrollin e plotë të “grekëve”që banonin në Fanar (lagje në Stamboll).

Që prej asaj kohe, forcat e kishës përdoreshin si armë politike në shërbim të “Idesë së Madhe” greke, në helenizimin e kombeve të Ballkanit dhe rikthimit të Perandorisë Bizantine. Për të arritur këtë qëllim, fanariotët e shpallën gjuhën greke të plotfuqishme. Alfabeti grek, librat greke, shkollat greke, kishat greke, u bënë tipare mbizotërues të jetës intelektuale të popujve të krishterë të Ballkanit deri në fillim të shekullit XX.

 Despotizmi shpirtëror i Patrikanës ishte më keq se tirania politike e turqve. Ata që guxonin të ngrinin krye, braktiseshin, mallkoheshin, shkishëroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke, si kryengritës rebelë kundër qeverisë, e cila mund t’i burgoste, ose t’i syrgjynoste.Autoriretet turke bashkëpuninin haptas me peshkopët grekë për shtypjen e shpirtit kombëtar të shqiptarëve të krishterë dhe për mbatjen e tyre nën zgjedhën fetare të Patrikanës.Koto Hoxhi (1824-1895) u bë simbol i heronjve dhe i martirëve të shumtë kulturorë.

 Punoi krahas Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, më 1879, duke hartuar një alfabet për gjuhën shqipe ... fshehurazi futi mësimin e gjuhës shqipe në shkollën e mesme të Qesaratit në Gjirokastër, ku punoi si mësues prej vitit 1873. Peshkopi i Gjirokastrës e shkishëroi.

Pasojat që priste nga peshkopët i kishte të qarta, ai shprehej me entuziazëm: “Jo për kisha e as për xhami / por për mësim e qytetërim /do të vritemi për Shqipëri.”56Peshkopi i djeshëm i Gjirokastrës e “varrosi për së gjalli” në Xhedikulin famëkeq në kryeqytetin turk. Sevasti Qiriazi e vizitoi Koton ... “I fola mes ngashërimeve: Kam ardhur, o atëi dashur që të të sjell ... se fara që ti mbolle, ka lëshuar fryte të mbara. Shpirti yt jeton në zëmrën e popullit tënd. “Jo! Tha Kotua, Nuk vdes Shqipëria”.

KU JEMI SOT?... Prof. Dr. ESHREF YMERI, shkruan: “Janullatosi ështëguvernator faktik në Shqipëri”. (është kopja e peshkop Kara Vangjelit të Kosturit që urdhëron vrasjen e Papa Kristo Negovanit më 10 shkurt 1905 dhe të At Stath Melanit, më 24 dhjetor 1917, (të cilët i vranë si heronj të gjuhës shqipe, shën.im). Prania e Janullatosit është një fyerje e rëndë për mbarëmartirët e ortodoksisë shqiptare, si Naun Veqil Harxhi, Papa Kristo Negovani, Koto Hoxhi, Petro Nini Luarasi, Anastas Kullurioti, At Stath Melani etj.” (Top kannal, 4-12-2004”).



Komunizmi eleminoi Peshkop Visarion Xhuvanin. Ai u burgos u torturua mizorisht. Vdiq i izoluar në manastirin e Shën Gjonit. Vdekja e tmerrshme e Kryepeshkop Kristofor Kisit, në vitin 1964, ditën që do shkonte për në Amerikë etj. Enver Hoxha vazhdoi më keq se grekët, si tradhtar dhe armik i popullit të vet. Me duar e këmbë të lidhura, At Anton Harapi, u pushkatua nga regjimi komunist. Ai ka Thënë: “A e dini se çdo ndërtesë i vihen themelet në dhe’? Edhe pse në varr, ne, hijshëm duhet të jemi gurët e themelit të njasaj binaje, të cilën sot e quajmë Shqipni”.

1944-1990 libri i martirëve të kishës katolike nëShqipëri është, 131 klerikë, që përfshiu dhe genocidin nga të cilët, janë zhduk nga faqja e dheut 61 klerikë katolikë. (Fritz Radovani VOAL 15-3-2016).Për Shqipërinë.
Vetëmpara pak kohe, Janullatosit iu propozua vendi i presidentit të Republikës sëGreqisë nga kryeministri Cipras, por këtë detyrë nuk e pranoi, pasi gjykoi se“fronti më i mirë për të, do të ishte në dobi të Greqisë, në Shqipëri. “ Vallë vetëm kaq, a nuk kuptohet detyra e Janillatosit në Shqipëri? Çdo gjë qëkritikohet se nuk shkon mbarë, është dora armike e priftit grek Janullatos, që drejton qeverinë dhe A.SH., për diskriminim, varfërim dhe forcim të helenizimit në Shqipëri.

Prof. Dr. Eshref Ymeri, citon Doris Pack. Tetor 2015. “Eurodeputetja shpreh habinëpër kontigjentin e deputetëve me të dhëna kriminale në Shqipëri ... që kjo përcjell një imazh më të tmerrshëm në botë..., por as Rama dhe as Meta nuk e marrin serjozisht... informohem rregullisht dhe lexoj përditështypin shqiptar. KLASA POLITIKE NË SHQIPEËRI DUHET PASTRUAR, njerëzit nuk durojnë më dhe braktisin vendin”, deklaroi Pack.Ajo e sheh arsyen e emigrimeve masive nga Shqipëria,vetëm te situata e rënduar politike në vend... Pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vënd kandidat? (kjo ështëlidhja e situatës politike e Athinës që drejton Janullatosi). Sot në shoqërinë shqiptare, duhet vërtetë të shtrojmë pyetjen, nëse duhet të jeshë kriminel për t’u bërë deputet”, u shpreh DorisPack.

Ndërsa Ismail Kadare thotë: “Eshtë e natyrshme, që pas një periudhe jashtëzakonisht të egër të izolimit, të vinte ky pasion, shpesh me arsye, pasi nuk është pa arsye sigurisht, por edhe pakëz e kthyer në modë”. (E. Y. Gazeta “SHQIP” marrë nga interneti 14 maj 2016). Një shtet që turret kundër fukarenjve, kundër më të dobtëve, veç shtet nuk është. ... nga presioni kërcënues i faturave të energjisë elektrike, të prapambetura u shkatërrua qyteti, familjet braktisën vendin dhe lanë pleqtë në shtëpi, “Tu shoftë jeta qeveri”. Nga Rexhep Shahu. (“Kujt duhet t’i besojmë”, 20-5-2016).

Shqipëria me dy fytyra dhe Konferenca e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga Enver Bytyçi:
“A. P. e NATO-s në Tiranëështë dhe mbetet padyshim një ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe Shqiptarët. 250 parlamentarë të vendeve anëtare të saj për tri ditë zhvilluan një diskutim të thelluar, me sfidën kundër Rusisë, luftën kundër terrorizmit përfshirë ISIS-insi dhe përballimin e valës së refugjatëve.

 Çdo shqiptar ndjehet mirë kur në Tiranë, Prishtinë dhe Shkupndodhin ngjarje kaq të mëdha. Por kryesore është promovimi i Kosovës dhe njohja e të drejtës së saj për të qenë anëtare. Për anëtarësimin në NATO, ministrat dhe kryeministri i vendit, për më tej, nxorën “Shqipëria me dy kokë”.

Për herë të parëu njoftua se gomonet çojnë refugjatë shqiptarë, nga brigjet lindore të Adriatikut, në drejtim të brigjeve të ishullit britanik. Ndërkaq një doktor i shkencave Rezart Bejko , mori familjen dhe iku në Itali, për të mos e kthyer më kokën prapa. Vendi i tij i jepte një rrogëtë vogël. Deputetja Gjermane e A. P. të NATO-s, foli thjesht për varfërinë dhe pabarazinë e zhvillimit të vendit. Nga Bari i Italisë vjen lajmi bombë: “Një ton e 200kg drogë, armë dhe tritol të sekuestruara nga rojet bregdetare të vendit fqinjë. Drogë dhe armë në Greqi, në Itali e deri në Holandë e Britaninë e Madhe, nga organizatat shqiptare të trafikut. A nuk është dhe Greqia “mike”që shtin këtë diskriminim të vendit tone?...

 A. P. e NATO-s u mblodh për herë të parë në Shqipëri 7 vjet pas anëtarësimit të saj. Takimi mblodhi rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatët nga vendet partnere dhe vëzhgues, që diskutuan çështje e sigurisë ndërkombëtare aktuale. (Me shkurtime, Enver Bytyçi “Shqipëria me dy fytyra...” 30 maj 2016). Reforma në drejtësi,Fleckenstein: “Janëkundër saj politikanët dhe “biznesmenë”.

 “Z. Rama është i qartë prej disa kohësh. Që pas rekomandimit final të Komisionit të Venecias ... Unë kërkova që të dy liderët të punojnë sëbashku ... “

A duhet të kushtëzohet reforma në drejtësi me reformën zgjedhore, siç kërkon opozita pak ditë më parë? Kujt i shërben kjo pengesë- moj e mjera Shqipëri?... Vetëm karocatës greko-ruso-sllave...
Çështja Çame. Nga Rustem Geci, Dortmund Gjermani, më 18maj 2016 njofton: “Gjykata e Hagës vendosi pranimin e Dosjes sëçështjes Çame”. Më 12 maj 2016 u mbajt “Konferenca e Konispolit për Çamërinë, nga Albert Habazaj, po punohet për çështjen Çame në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, ku janë bërë shumë konferenca nën parullën “ÇAMËRIA – O SOT. O KURRË”. Qeveria greke po çmendet, më 29 maj 2016 njofton se Çështja Çame nuk ekziston. Dhe risjellja e përsëritur e njëçështjeje inekzistente, nuk u shërben marrëdhënieve tona dypalëshe”, përgjigje nga M. J. Greke. Atyre po u digjet toka nën këmbë.(Gazeta “SHQIP”, 29 maj 2016).

Maqedonia, Danaj: “Shqiptarët po përdoren si popull i dorës së dytë”. Z. Danaj, ju shkruani: “...në Maqedoni ngjarjet po zhvillohen midis maqedonasve. Po shqiptarët janë 40%, komb dhe si territor ku janë? As i përfill kush. As i ka thirrur kush në Bruksel...”. Në vend që ti cilësoni “sllavo maqedonasit” (që janë sllavët) dhe maqedonasit e vërtetë janë shqiptarët.

Ka intelektualë që Maqedoninë e quajnë “Iliriadë”, se emrin Maqedoni e kanë bërë të tyren sllavët, që janë në Maqedoni dhe ne shqiptarët na quajnë “ardhacakë” ose “ashkla”, si të dorës sëdytë dhe mbetemi të papërfillur. 40% i popullit maqedonas (shqiptarë) janë myslimanë, që kanë ruajtur identitetin dhe kombësinë shqiptare. Josif Bagëri thotë: “Asimilimi upërballua gjatë540 viteve të sundimit osman, ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, që sllavomaqedonasit e kanë ndryshuar identitetin tri herë gjatë shekullit të kaluar dhe akoma nuk e kanë të stabilizuar, se e dinë që gënjejnë. Maqedonia është në prag të shpërbërjes. (Tetovë 26-4-2015).

Mali i Zi nga Frank Shkreli: “...E ashtuquajtura akademi malazeze i paraqet shqiptarët si, “Agresorë, okupator dhe se përmes agresionit, kulturën dhe gjuhën u’a imponojnë të tjerëve me qëllim për t’i shqiptarizuar”. Ja erdhi radha e ofendimit kundër identitetit dhe historisë kombëtare shqiptare edhe nga Akademia e Shkencave e Malit të Zi.Nuk pati asnjë reagim nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Podgoricadhe as nga shqiptarët nën Malin e Zi.Këta mohojnë krejtësisht ekzistencën e shqiptarëve autokton në trojet e tyre. (internet 19 maj 20160.

Kështu vazhdon radha pas Çamërisë dhe Maqedonisë. Neve na mban si komb dhe shtet lidhja si anëtare e OKB-sdhemiqësia me SHBA, Turqinë dhe Nacionalizmi shqiptar që po zgjohet, se qeveritë tona e çojnë vendin drejt katastrofës. Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan më 12-5-2016 lajmin në TV, News 24, intervistën e kryeministrit Isa Mustafa. Si pas atij lajmi, rezultonse “ bashkësia e komunave serbe do të krijohet... Thaçi është armik i regjur i Kosovës dhe punon për interesat e Serbisë, e cila gëzon përkrahjen e gjithanshme të Brukselit, i lejoi asaj të krijojë një tjetër Republikë Srbska në Kosovë. ... Hashim Thaçi në bashkëpunim me tradhtarin tjetër, Isa Mustafa, kuklla e pështirë në duart e tij”

Nga Frank Shkreli: “... ç’prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë intensifikuar përpjekjet ruse për të shkatërruar probleme në ujërat e turbullta të Ballkanit. Prania e Kosovës dhe prania e Perëndimit atje, duket se është ferrë në sytë e Moskës, sepse po pengon shtrirjen dhe konsolidimin e influencës dhe dominimin rus në Ballkan”. Sot rusofilët kryesor të Kosovës, janë në shënjestër si tradhtarë me damkë nga brenda dhe jashtë atdheut.”

Shteti karagjoz grek, nga ana e vet, po ashtu, nuk dëshiron në asnjë mënyrë krijimin e një shteti të fuqishëm shqiptar në veriun e vet. Që prej vitit 1913 dhe në ditët e sotme, Greqia, kjo kryekështjellë e gënjeshtrës, e hipokrizisë dhe e mashtrimit, s’ka lënë kusur pa bërëqë të marrë Epirin e Veriut, duke harruar qëllimisht faktin që trojet etnike shqiptare shtrihen deri në Artë e Prevezë... Kur mendon se sipër kufijve të tij veriorë, mund të krijohet një shtet i fuqishëm shqiptar, brenda trojeve të veta etnike,

Këtë na e zbulon gazetaria Holladeze Ingeborg Beugel në një intervistë që ka dhënë për, Sarajevo-x.com Ka deklaruar:“... Kam dëgjuar gjatë gjithë kohës argumentet greke mbi rrezikun e një“Aksi musliman”rreth Greqisë, ku, me marifet, Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe do të bënin një Shqipëri të Madhe, qëbashkë me armikun e saj të vjetër, Turqinë, ...do ta bënte Greqinë një “SANDUIÇ”(Në mbështetje të Prof. Dr. Eshref Ymerit, tetor 14, 2014 Opinion, Reagime nga Cene Pushkolli}. D. Agolli: “Në vendin tim, në vendin tend / një kokë e çmëndur po çmend një vend”. (Nga Ilir Levonja).

Rasim Bebo, Addison Çikago IL. USA,qershor 2016.




Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit


Prof.dr. Eshref Ymeri

Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit

Në faqen internetike ta gazetës së nderuar atdhetare “Dielli” të datës 04 qershor, lexova artikullin e Profesorit Arben Llalla, me titull “Kushtëzimet e rrezikshme të ministri grek Nikos Kotzias(Koxha)”.

Profesori Arben Llalla është një intelektual me formim të lakmueshëm atdhetar, nacionalist, i cili, për vite të tëra, është marrë me studimin e shovinizmit grekokaragjoz dhe çështjen e shqiptarëve të Greqisë. Prandaj informacionet e tij për qëndrimin shovinist të Athinës zyrtare ndaj Çështjes Shqiptare, kanë një bazë të shëndoshë besueshmërie.

 Edhe në rastin e vizitës në Tiranë më 06-07 qershor të ministrit me botëkuptim nazifashist Kotzias, informacioni i Profesorit Arben Llalla për kushtet që Athina do t’i vërë Tiranës zyrtare, patjetër që atij i ka ardhur nga një burim mëse i sigurt.

 Pra, Athina e pabesisë shumëshekullore kërkuaka që Tirana, para se të hapë bisedimet me Bashkimin Evropian, të plotësojëmedoemos disa kushte. Ja cilat na qenkan këto kushte, që i bën publike Profesori Arben Llalla:

“1.Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të bëhet me anë të një marrëveshjeje të përjetshme ku Shqipëria dhe shqiptarët s’do të kërkojnë kurrë Çamërinë dhe pronat e tyre në tërë Greqinë.

2.Ndërtimi edhe i pesë varrezave të tjera për ushtarët grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke më 1940-1941, ku numri i varreve bosh të jetë 7000.

3.Njohja e Autonomisë së Epirit të Veriut (aneksimi i jugut të Shqipërisë), ku gjuha greke do të jetë zyrtare në jugun shqiptar. Shqipëria të jetë e varur de jure nga Greqia, ku në të ardhmen të bashkohen në një Federatë të përbashkët”.

Në një analizë të dikurshme, të botuar në internet, duke folur për lëshimet që tradhtarët Thaçi dhe Mustafa i bënë Serbisë për krijimin e kushteve të pakicës serbe për autonomi, kam pasë theksuar se edhe Greqia të njëjtën gjë do të kërkojë: shpalljen e autonomisë për Shqipërinë e Jugut.

 Sepse e tillëështë logjika e gjërave: edhe Beogradi, edhe Athina nuk kanë hequr dorë kurrë, respektivisht, nga Naçertania dhe nga Megaliidea e vitit 1844, të cilat kishin për qëllim zhdukjen e etnisë shqiptare nga gadishulli ynë dhe fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës.

Meqenëse pas vitit 1913(kur shovinizmi evropian, me yshtjen e armikut të tërbuar të kombi shqiptar - shovinizmit rusomadh - na i copëtoi për të dytën herë trojet tona etnike), në Shqipëri kanë qenë në pushtet jo pak tradhtarë, edhe Beogradi, edhe Athina e kanë pasur shumë të lehtë shtypjen dhe robërimin e shqiptarëve të përtejkufirit. Kurse gjatë këtij çerek shekulli të fundit në Shqipëri dhe pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia në vitin 1999, edhe Athina, edhe Beogradi i kanë arritur dhe po i arrijnë pak e nga pak objektivat e vitit 1844 me ndihmën e tradhtisë brendashqiptare.

Se sikur Shqipëria Londinezë të kishte pasur zot me kohë e me vakt, ajo duhej të kishte kërkuar me forcë, deri në forumet më të larta ndërkombëtare, hedhjen poshtë nga ana e Athinës dhe e Beogradit të platformave shoviniste antishqiptare të Megaliidesë dhe të Naçertanies.

Shqipëria s’e ka kërkuar kurrë hedhjen poshtë të atyre dy platformave shoviniste, prandaj edhe grekosllavët po bëjnë ç’është e mundur për zbatimin e tyre: Beogradi, i bindur plotësisht për përkrahjen e Thaçit dhe të Mustafës, dy kryatradhtarëve të popullit shqiptar të Kosovës, ka shtruar si objektiv ngritjen e 15 komunave të tjera në Kosovë dhe popullimin e tyre me kriminelë serbë që u larguan nga Kosova gjatë viteve të luftës, si edhe me kriminelë serbë të Kroacisë, të cilëve Tuxhmani u vuri drunë njëherë e mirë nga Kroacia. Domosdo, se Kroacia ishte dhe vazhdon të jetë vend me zot, prandaj Beogradi nuk kuturis të kërkojë rikthimin e tyre në Kroaci. Pra, Beogradi, me dorën e vetë tradhtarëve Thaçi e Mustafa, po rikthehet përsëri në Kosovë, përmes një rikolonizimi të butë, pa çak e pa bam. Dhe populli shqiptar i Kosovës, dhe opozita, po u mbajnë ison tradhtarëve Thaçi dhe Mustafa.

Edhe Athina, nga ana e saj, po me përkrahjen e tradhtisë së Tiranës zyrtare, po i arrin dalëngadalë objektivat e veta në Shqipërinë e Jugut me ndërtimin e kishave greke, me hapjen e shkollave greke, me ngritjen e varrezave për ushtarët agresorë grekë. Pra, edhe ajo, ashtu si edhe Beogradi në Kosovë, po e kryen çikë e nga një çikë kolonizimin e Shqipërisë së Jugut.

Duke mohuar tërësisht Çështjen Çame, Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit, i cili dikur pati deklaruar botërisht: “Çështja e Kosovës nuk ekziston”. Me mohimin tërësor që i bëri “Çështjes së Kosovës”, Millosheviçi vetë u bë sebep që në Kosovë të ndizeshin shkëndijat e para të luftës guerile, e cila, pak e nga pak, erdhi e mori formatin e plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u bë një mbështetje e fuqishme e Aleancës së NATO-s gjatë bombardimeve që ajo ndërmori kundër Serbisë.

Athina po ngutet me dërgimin në Tiranë të ministrit Kotzias. Ajo kërkon t’u dalë përpara katër dosjeve të Çështjes Çame, të cilat, më 11 shkurt 2016, Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, zotëria Festim Lato, dhe Profesori Koço Danaj, ia dorëzuan Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime kundër njerëzimit. Kësisoj Athina e hileve dhe e pabesive mijëravjeçare, kërkon të sigurojë mbështetjen e Tiranës zyrtare për mohimin, për mosekzistencën e Çështjes Çame, në mënyrë që nesër-pasnesër t’i deklarojë Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës: “Nuk ekziston ndonjë Çështje Çame, se një Çështje të tillë nuk e njeh as Tirana zyrtare”.

Unë e kuptoj se të gjitha këto fatkeqësi të rënda që e kanë pllakosur mbarë kombin shqiptar (me një shtet të vdekur në Prishtinë dhe me një shtet të pavarrosur në Tiranë), e kanë burimin, para së gjithash, te përçarja mbarëshqiptare dhe te tradhtia brendashqiptare. Se diktatura komuniste i zbehu dhe i degradoi deri në leqendisje ndjenjat kombëtare, e plagosi për vdekje nacionalizmin shqiptar, duke i mbyllur në fondin e harresës krimin evropian kundër trojeve tona etnike, Çështjen e Kosovës dhe Çështjen Çame.

 Në gjurmët e tradhtisë komuniste të këtyre interesave madhore të kombit shqiptar, ka vazhduar dhe vazhdon të eci edhe klasa politike shqiptare gjatë këtij çerek shekulli pluralizëm. Athina zyrtare është e bindur në tradhtinë e intereave kombëtare të klasës politike shqiptare, prandaj edhe e mohon kategorikisht Çështjen Çame dhe vazhdon të avancojë drejt kolonizimit të Shqipërisë së Jugut, me Janullatosin si guvernator të vetin në Tiranë. Prandaj ajo ka krijuar bindjen se nacionalizmi shqiptar është varrosur një herë e përgjithmonë.

Megjithatë, unë mendoj se, pavarësisht se rinia shqiptare hesht, pavarësisht se inteligjencia universitare hesht, pavarësisht se mjetet e informimit masiv heshtin, pavarësisht se moderatorët e kanaleve televizive dhe gazetarët heshtin, duke u shndërruar në tellallë të pështirë të politikës antikombëtare të Tiranës zyrtare, pavarësisht se populli shqiptar ka rënë në një gjumë letargjik dhe bën të paditurin për ato që kanë ndodhur në Shqipërinë Jugut, pavarësisht se rinia e Tiranës nuk do të dalë ta presë Kotziasin me domate të ndenjura dhe me vezë të prishura, pavarësisht se përfaqësues të rinisë universitare më 07 qershor do të ulen në auditor dhe do të dëgjojnë fjalën e nazifashistit Kotzias (në vend që ta pëzënë me sokëllima), pra, pavarësisht nga të gjitha këto, nacionalizmi shqiptar nuk është varrosur përfundimisht.

 Bindja ime është se poshtë hirit të tradhtisë kombëtare të Tiranës zyrtare, prehen në qetësi ca thëngjij, ca gaca të shndritshme nacionalizmi, të cilat, duke parë që shovinizmi grekokaragjoz nuk dëshiron që Çështja Çame të zgjidhet me mirëkuptim(çka personalisht e dëshiroj me gjithë zemër, ashtu siç duhet të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve fqinje, me paqe dhe me respekt të ndërsjellë), mund të bashkohen dhe të rrezatojnë me dritë verbuese, fillimisht në formë guerilesh dhe mandej, siç ndodhi në Kosovë, të marrin përmasat e një Ushtrie Çlirimtare të Çamërisë.

A është e sigurt Athina zyrtare (mbrojtëse e tërbuar e krimeve inkuizicioniste të Napolon Zervës) se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë?

Indianapolis, Indiana

04 qershor 201


Subject: Re: Athina po ndjek me vetëdije të plotë gjurmët e Millosheviçit

From: Eshref Ymeri (ymerieshref@gmail.com)
To: ved_shehu@yahoo.com;
Cc: floribruqi@yahoo.com; prien@sunrise.ch; info@albaniapress.com; jjd@aacl.com; anuro@albemigrant.com; fterziu@yahoo.co.uk; qki_fbksh@hotmail.com; info@vetevendosje.org; cenpushkolli@hotmail.com; webmaster@forumishqiptar.comg; rexhep_shahu@yahoo.com; terziu@googlemail.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; info@illyriapress.com; info@kosova.com; gazetadielli@gmail.com; opinione@kosova-sot.info; hasan.aliaj@tiskali.it; gazetalajmi@yahoo.com; shqip@voanews.com; nacionalalbania@yahoo.com; info@botapress.info; info@botasot.info; albanian_orientalist@yahoo.com; rasimbebo@att.net;

Date: Sunday, 5 June 2016, 17:31


I dashur Profesor Vedati,

E ndiej veten shumë të nderuar kur gjej përkrahjen e nje shkencëtari erudit si Ju.
Me mirënjohje të thellë.

Eshrefi

2016-06-04 21:37 GMT-07:00 Vedat Shehu :

I dashur dhe i nderuar Profesor Eshref Ymeri,


Keni pasqyruar tamam dy gjera te forta qe ne epoken tone mbrojne masakrat anti shqiptare ne mbeshtetje te politikave agresive shekullore te aleances mes pushtetit ultrashoven Grek dhe atij Serb;


1) Veprimet konseguente te shtetit grek per mbrojtjen e masakraave antishqiptare, e konkretisht e veçanrish masakren e terbuar dhe asgjesuese kunder shqiptareve te besimit myslyman te Camerise.

2) Hipokrizine e shteteve shqiptare ndaj kombit te vete.


Ju lumte


Vedat Shehu

2016/06/02

Hapet në Stamboll ekspozita "Istanbul Photo Awards 2016"

Hapet në Stamboll ekspozita "Istanbul Photo Awards 2016"

Hapet në Stamboll ekspozita e dytë e konkursit "Istanbul Photo Awards 2016" që Anadolu Agency (AA) e zhvilloi këtë vit për herë të dytë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ekspozitë për vizitorët do të prezantohen fotografitë e fituese të çmimeve dhe finaliste në konkursin "Istanbul Photo Awards 2016" si dhe një përmbledhje vizuale të ngjarjeve të cilat kanë bërë jehonë në opinionin publik botëror në vitin 2015.

Ekspozita e cila do të hapet në orën 19.30, sipas kohës lokale, më 2 qershor në qendrën fotografike Istanbul do të jetë e hapur për vizitorët deri më 26 qershor.

- Fotografitë pjesëmarrëse në konkurs dhe ekspozitë-

Në konkursin "Istanbul Photo Awards 2016" fotografia me temë "Britma për ndihmë e fëmijëve sirianë" e fotografit sirian Abd Doumany u përzgjodh nga juria ndërkombëtare për çmimin "fotografia e vitit".

Ndërsa fotografia "Refugjatët" e realizuar nga Sergey Ponomarev për New York Times ka fituar çmimin në kategorinë "lajmi tek", si dhe fotografia e realizuar nga Santi Palacios për Getty Images me temë "Jetët e rrezikuara për të mbërritur në Europë" fituese e vendit të parë në kategorinë e "lajmit seri".

"Projekti Zetra", si u shkaktua lufta në Jugosllavi kur shumë ishin kundër

"Projekti Zetra", si u shkaktua lufta në Jugosllavi kur shumë ishin kundër
Në korrik të vitit 1991 jashtë dhe brenda sallës Zetra në Sarajevë mijëra njerëz bashkërisht festuan paqen


Në Sarajevë sot fillojnë xhirimet e fazës së parë të filmit dokumentar "Projekti Zetra" në regji të Danijel Visheviçit që paraqet projektin me të cilin pas një çerek shekulli nga mbajtja e koncertit të paqes në sallën Zetra në Sarajevë, një grup gazetarësh dhe producentësh nga Gjermania dhe Bosnjë e Hercegovina (BeH) bëjnë një udhëtim në të kaluarën në kërkim të përgjigjes: Si ndodhi të ketë luftë në Jugosllavi kur shumë njerëz ishin kundër?.

Në korrik të vitit 1991 jashtë dhe brenda sallës Zetra, dhjetëra mijë njerëz bashkërisht festuan paqen që ishte atomi i fundit i një shteti shumëkombësh dhe rezistencës së fortë të një lëvizjeje paqësore e cila si e tillë sot haset rrallë.

Video-inçizimet mbresëlënëse lart nga skena si dhe nga publiku dëshmojnë se askush nuk ka mundur të paramendojë se disa muaj më vonë popujt e këtyre hapësirave to të luftojnë njëri kundër tjetrit që ka bërë të humbin jetën qindra mijëra njerëz.

Njezët e pesë vite më vonë “Crowdsourcing-Projekt Zetra” është vënë në kërkim të pjesëmarrësve të koncertit të atëhershëm dhe rrëfimit të tyre.

Qëllimi është të tubohen sa më shumë njerëz që është e mundur për të gjetur një përgjigje në pyetjen: Përse fillon një luftë të cilën askush nuk e dëshiron?.

- Gjithçka filloi me inçizimin e koncertit

Danijel Visheviç, një gazetar me çmime të ndryshme të fituara në Gjermani është ideatori i projektit. Në bashkëbisedim për Anadolu Agency (AA) tha se gjithçka filloi disa muaj më parë kur kishte parë në Youtube videon e televizionit Yutel nga koncerti i paqes.

Atëherë kishte vendosur të kërkojë njerëzit pjesëmarrës në eventin në fjalë për të dëgjuar rrëfimet e tyre për lëvizjen për paqe në ish Jugosllavi.

“Kam lindur në Gjermani ku dhe jam rritur. Më herët kam pasur një përshtypje se njerëzit në Ballkan janë të etur për luftë dhe me mepadurim kanë pritur të vdes Tito që të mund të vriten mes vete përsëri. Përmes këtij inçizimi dhe hetimeve të mëvonshme, mësova se e kundërta është e vërteta. Vërtetë njerëzit nuk donin luftë, dhe që ishin të përkushtuar për paqe duke bërë çmos kundër kësaj lufte", tha Visheviç.

Ai vuri në dukje se koncerti në Zetra më 28 korrik 1991 ishte kulmi i lëvizjes paqësore në Jugosllavi: 30 mijë njerëz në sallë dhe 50 mijë jashtë saj. Përveç në Sarajevë, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në shumë vende të tjera në të gjithë ish-Jugosllavinë për të protestuar kundër luftës e cila besonin se nuk do të shpërthejë.

Hetime nga prokuroria për pajisje përgjuese në zyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë,Saimir Tahiri

Nga të dhënat paraprake të prokurorisë mësohet se hetimet kanë nisur edhe pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e kësaj ministrie në lidhje me dyshimet për një pajisje të tillë

Hetime nga prokuroria për pajisje përgjuese në zyrën e ministrit Tahiri

Tahiri reagon pas raportimeve të medieve të huaja për trafikimin e armëve

Prokuroria në Tiranë ka nisur hetimet pas informacioneve dhe pretendimeve për një pajisje përgjuese në zyrën e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga të dhënat paraprake të prokurorisë mësohet se hetimet kanë nisur edhe pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e kësaj ministrie në lidhje me dyshimet për një pajisje të tillë.

Ministria e Brendshme përkohësisht është zhvendosur në ambientet e Gardës së Republikës, për shkak të rikonstruksionit të godinës ekzistuese në qendër të Tiranës.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook pretendoi për një pajisje të tillë në zyrën e ministrit Tahiri.

Përkujtim dhe falenderim për babain tonë të ndjerë Prof.Maxhun Bruqi(1928-2016)

Sot,më 02.06.2016,u bënë 60 ditë nga vdekja e më të dashurit tonë




Prof.Maxhun Bruqit(1928-2016)


I dashuri baba,sot u bënë 60 ditë që u ndave nga ne fizikisht ,por ne jetojmë me kujtimin dhe krenarinë që të patëm e që na le shumë virtyte e këshilla për rrugëtimin tone jetësor.

Të kujtojmë me shumë mall :

Djemtë :Floriu , Blerimi , Lulzimi , Mirëlindi

Vajzat :Burbuqja , Vjollca

 Nipat : Graniti , Diamanti , Pegmatiti , Genti , Erjoni,Rroni

Mbesat : Elsa , Erika , Elisa , Gresa , Anjeza 

Rejat: Kumrija , Nakija , Shqipja , Valeriana

si dhe mbarë familja   Bruqi nga  mbarë Kosova .

2016/06/01

Libra të rinj për shkarkim falas

Adem Zaplluzha "KUR QAJNË PEMËT"
Adem Zaplluzha "MALLI I ETJES"
Adem Zaplluzha "PËRTEJ PORTAVE TË MBYLLURA"
Lediana S. Paja "PAX DEORUM"
Flora Peci "SHTIGJE JETE"
Kasam Shaqirvela "VALS I TINGUJVE TË SHPIRTIT"
Bardhyl Mahmuti "MASHTRIMI I MADH"
Liljana Kristuli - "HESHTJA NUK ËSHTË ZGJIDHJE"
Kasam Shaqirvela - "DIALOG NDJENJASH E ËNDRRASH"
Faik Mustafa - "100 EPIGRAME"
Ilir F. Çabrati - "JETON NË MUA"
Iljasa Salihu - "MËNGJESI I HERSHËM"
Adem Zaplluzha - "MBI FLOKËT E ULLUKËVE"
Drenusha Zajmi Hoxha - "ENGJËJT VDESIN NDRYSHE"
Adem Zaplluzha - "PSALM I HARRUAR"
Adem Zaplluzha - "NJË GRUSHT DASHURI"
Neki Lulaj - "BUKURI E BEKUAR"
Adem Zaplluzha - "DAULLET E NJË NATE"
Dibran Fylli - "LULËKUQET E LIRISË"
Flori Bruqi - "MARSI I PËRFLAKUR"
Bertolt Breht - "JETA E GALILEIT"
Kalosh Çeliku - "LAVDI"
Simpozium ndërkombëtar - "IDENTITETI EVROPIAN I KOSOVËS"
Xhevahir Cirongu & Bedri Neziri - "KOSMOGONIA E NJË POETI KOSOVAR"
Halil Xani & Xheladin Mjeku - "PREKJA E PIKËLLIMIT"
Kalosh Çeliku - "RRUFJANI"
Albatros Rexhaj - "NË KËRKIM TË DALJES"
Elife Luzha - "VDES ME TRËNDAFILIN"
Bujar Plloshtani - "TRAKTATI MBI ARSYEN E MENDIMIT"
Vladimir Marku - "BISEDË ME OSKAR UAJLLDIN"
Alban Guri - ""UN" DHE DASHURIA"
Sazan Guri  - "PSIKOLOGJIA E USHQYERJES"
Abdirahim Idriz - "NDRIÇIMI I MENDJES"
Vlora Banushaj - "IMAGJINATA V"

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...