Ka shpresa se, beteja kundër sëmundjes së shekullit do të arrijë të marrë një kthesë të re, me të ashtuquajturën imunoterapi të qelizave T, apo “ilaçi i gjallë” siç e quajnë shkencëtarët. Sipas disa studimeve, trajtimi revolucionar do të veprojë gati si një vaksinë, duke u shndërruar në alarm të vazhdueshëm mbi rikthimin e mundshëm të sëmundjes. Mënyra si funksionon është mjaft interesante. Kështu, nga gjaku i pacientit merren qeliza të bardha, ato që normalisht luftojnë viruset dhe bakteret në trupin e njeriut, e modifikohen gjenetikisht me qëllimin të identifikojnë dhe të sulmojnë qelizat kanceroze. Më pas ato zhvillohen artificialisht në laborator, përpara se të injektohen përsëri në venat e të sëmurit, nga ku do të nisin gjurmimin dhe shkatërrimin e “armikeve” të veta. Ndrkohë, specialistë në mbarë botën janë angazhuar në perfeksionimin e kësaj teknike. Para disa muajsh, imunoterapia e qelizave T mbushi titujt e parë të artikujve në Britani, kur foshnja angleze, Layla Richards, u bë një nga të parët njerëz në botë, që i nënshtroheshin trajtimit eksperimental. Aktualisht, dy studime të cilësuara si “gur kilometrik” në luftën ndaj kancerit, kanë zbuluar potencialin befasues të terapisë. Sipas njërit prej tyre, te 94 për qind e pacientëve në fazat e avancuara të sëmundjes që iu nënshtruan trajtimit në fjalë, janë vënë re përmirësime të dukshme, që shkojnë deri në zhdukjen e shenjave klinike.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/08/28
A mund te jete kjo kura ndaj kancerit?

Shkencetaret britanike zbulojne sekretin per dhembe te perhershem
Të shohësh dhëmbin e ri që të del sapo ke humbur një të tillë, pavarësisht se në çfarë moshe je. Mund të duket si një ëndërr, por shkencëtarët thonë se në të ardhmen mund të bëhet e mundur. Sekreti për ta bërë të mundur këtë gjë fshihet te dhëmbët e peshkaqenit. Studiuesit e Universitetit të Shefilldit në Britaninë e Madhe kanë zbuluar mekanizmin që bën të mundur rigjenerimin e vazhdueshëm të dhëmbëve të peshkaqenit. Sipas studimit të publikuar në revistën “Developmental Biology”, gjithçka ka të bëjë me një shtresë të dhëmbit, e cila përbëhet nga qeliza epiteliale, që gjenden edhe te njeriu. Këto qeliza, te njeriu lejojnë vetëm një ndërrim, pra nga dhëmbët e qumështit, te ata të përhershmit. Ushqimet me sheqer dhe mungesa e higjienës orale janë shkaktarët kryesorë të dëmtimit të dhëmbëve. Por nëse një peshkaqeni i dalin rreth 30 mijë dhëmbë gjatë gjithë jetës, njerëzit që humbasin dhëmbët pas moshës së fëmijërisë, nuk mund t’i kenë më ata. Grupi i studiuesve ka zbuluar pikërisht gjenet që janë përgjegjëse për rritjen e dhëmbëve të peshkaqenëve. Këto gjene janë të njëjta për të gjithë vertebrorët, përfshirë këtu edhe njerëzit.
A jane macet shkaktare te skizofrenise?
Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes mbajtjes së maceve në shtëpi dhe sëmundjes së skizofrenisë. Në një studim të publikuar nga “Schizophrenia Research” në shumicën e rasteve të studiuara, macet kanë qenë pjesë e familjeve ku më vonë janë diagnostikuar fëmijë me probleme mendore si skizofrenia. Analiza e të dhënave të sëmurëve me skizofreni ka nxjerrë se të paktën 50.6 e tyre kishin pasur një mace në shtëpi gjatë fëmijërisë. Rezultatet e këtij studimi nuk janë të papritura për studiuesit e sëmundjeve mendore, pasi një hipotezë e tillë është ngritur që në vitin 1990. Studiuesit “fajësojnë” parazitin njëqelizor Toxoplasma gondii, i cili gjendet te disa mace. Ata thonë se ky parazit futet në trurin e njerëzve, ku shkakton ciste mikroskopike. Në adoleshencën e vonë, ai aktivizohet, duke bërë që të shfaqen edhe shenjat e para të sëmundjes mendore. Një në njëqind persona preket nga skizofrenia gjatë jetës së tij. Zakonisht kjo sëmundje diagnostikohet rreth moshës 15-35 vjeç.
Cokollatat “Mars” dhe “Snickers” ndalohen nga qarkullimi
“Mars” dhe “Snickers” do të ndalohen nga qarkullimi për një afat të pacaktuar. Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave “Mars” dhe “Snickers” si dhe disa produkte të tjera po nga kjo kompani në Gjermani dhe në Holandë, por edhe në disa shtete të tjera europiane. Kjo masë erdhi pasi një konsumator në Gjermani, në muajin janar, gjeti në çokollatën “Snickers” produkte plastike. Rasti i përsëritur në Holandë me çokollatën “Mars” ka bërë që kompania të tërheqë nga tregu të gjitha çokollatat që u përkasin datave të skadencës 19 qershor 2016 deri më 8 janar 2017: “Duam që të gjithë konsumatorët që kanë blerë ato produkte të skaduara të mos i konsumojnë”, – ka thënë kompania në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e saj. Siç shkruan BBC, rasti i gjetjes së çokollatave të skaduara ka bërë që kompania të tërheqë nga tregu të gjitha llojet e çokollatave nga kjo kompani: “Mars”, “Scnickers”, “Milky Way”. Megjithatë, kompania nuk ka bërë publike sasinë e produkteve dhe as koston financiare që do t’i kushtojë kjo tërheqje nga tregu, ndërkohë që bën të ditur se së shpejti do të japë detaje të tjera për këtë problem dhe kohën sa do të zgjasë.
AKU: Cokollatat Snickers do te vijojne te shiten ne treg
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka vlerësuar maksimalisht lajmet e mediave ndërkombëtare e më pas edhe atyre shqiptare, duke marrë masa të menjëhershme në lidhje me tri markat e çokollatave, “Snickers”, “Mars”, “Milky Way”, të prodhuara në Holandë. Megjithëse u nxor një urdhër për bllokimin e të gjitha çokollatave të këtyre markave që kishin datën e skadencës 19.06.2016, deri më 08.01.2017, situata ndryshoi pas verifikimeve konkrete në terren dhe pranë kompanisë, distributor zyrtar i këtyre produkteve, duke bërë që të dalë një urdhër tjetër pune, i cili rrëzon të parin”. AKU thotë se brenda 4 orëve, nga ora 08.00 deri në orën 12.00, u bë verifikimi në terren, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, si dhe pranë kompanive importuese të këtyre produkteve në Shqipëri. Nga verifikimet e bëra prej Inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Tiranë, pranë kompanisë distributore “Interbrands”, rezultoi se të tri produktet në fjalë nuk kanë lidhje me çokollatat e rezultuara me probleme në Holandë, pasi prodhohen në Poloni. Kjo është vërtetuar nga një shkresë zyrtare dërguar kompanisë shqiptare nga prodhuesi i këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende, janë të prodhuara në Poloni dhe jo në Holandë. Në një dalje për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Isuf Shehu, deklaroi se, “në momentin që ne po bëjmë këtë deklaratë për shtyp, ne kryem verifikimet e duhura, pranë distributorit kryesor dhe AKU e Tiranë bëri verifikimet, bëri kontrollet pranë magazina vetë distributorit dhe rezultoi, që nuk kishte asnjë lloj sasie, të asaj që mediat ndërkombëtare kanë diskutuar apo kanë përhapur si lajm”. Megjithatë AKU pranoi se pas verifikimit të situatës në terren, u gjet një sasi e vogël çokollatash të markave të lartpërmendura, të prodhuara në Holandë. Menjëherë u bë bllokimi i tyre dhe AKU po ndjek sistemin e gjurmueshmërisë për të gjetur importuesin.
Projekti per ringjalljen e trurit
Një kompani amerikane që hulumton në fushën e biologjisë dhe teknologjisë, ka marrë dritën jeshile për projektin e saj të ardhshëm; ringjalljen e të vdekurve. Bëhet fjalë për “ReAnima Porject”, një program që synon të provojë duke përdorur teknologjinë nëse është e mundur që të ringjallet truri i personave të vdekur. Projekti ndodhej prej muajsh në shqyrtim nga një komision etike në SHBA, që së fundmi ka vendosur se nuk ka asgjë joetike në këtë, pavarësisht kundërshtive të grupeve të ndryshme besimtarësh. Shkencëtarët që do të merren me këtë projekt japin disa detaje mbi metodat që do të përdoren për të ringjallur trurin. Më saktë, bëhet fjalë për një kombinim metodash, që nga injektimi i qelizave staminale në tru, simulimi i neuroneve me lazer e të tjera. Vullnetarët në këtë projekt duhet të jenë të deklaruar të vdekur dhe organet e tjera të tyre të mbahen të gjalla përmes pajisjeve. Pra, vullnetarëve duhet t’u ketë vdekur vetëm truri. Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, truri i ringjallur mund ta nisë “jetën nga e para”, pra personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga e para.
Projekti për luftimin e kancerit
Miliarderi Sean Parker po mbështet një projekt 250 milionë dollarësh që do të mbledhë bashkë shkencëtarët më të mirë në botë për të bashkuar forcat në kërkimet e tyre mbi kancerin. Kërkimet do të përqendrohen në imunoterapinë, një fushë e re e kërkimit që kërkon të mobilizojë sistemin mbrojtës të trupit për të luftuar qelizat kancerogjene. Shumë ekspertë mendojnë se kjo mënyrë trajtimi është e ardhmja e luftës ndaj kancerit. Shkencëtarët do të punojnë në 40 laboratorë të 6 institucioneve: Universitetit të Stanfordit, Kalifornisë, San Fransiskos, Pensilvanisë Anderson Cancer Center dhe Memorial Sloan Kettering Cancer Center. “Imunoterapia e kancerit është një fushë shumë komplekse dhe për çdo përgjigje, duket se shtrohen edhe 10 pyetje të tjera. Dua që këto pyetje të marrin përgjigje”, tha Parker.
Misteret e burrit në andropauzë
Andropauza, ose klimaksi mashkullor, është një shqetësim shëndetësor shumë kritik për burrat dhe për gratë që i duan këta burra.
Ajo shfaqet në çdo moshë duke filluar nga 30 vjeç e lart. Shpesh, ajo shfaqet fshehurazi dhe jo të gjithë burrat e vuajnë në të njëjtën mënyrë. Vetëm15% e burrave e vuajnë andropauzëën në mënyrë tipike, me ndryshim të theksuar te karakterit, ashtu siç do ta përshkruaj më poshtë.
Andropauza është krizë e thellë vitalitetit dhe e virilitetit (burrërisë).
Shkak i andropauzës është rënia e nivelit të hormonit mashkullor- testosteronit në gjak
Shenjat e saj më të dukshme janë dy :
“ Burri humbet dëshirën për seks.
“ Burri humbet aftësinë ta forcojë penisin e vet (impotenca)
Hormoni testosteron, lidhet ngushtë me sjelljen agresive dhe me sjelljen seksuale të burrave.
Në eksperimente është vërtetuar se majmuni Rhesus, që bëhet kryetari në një koloni majmunësh, ka nivelin më të lartë të testosteronit në gjak, nga të gjithë majmunët e tjerë meshkuj në koloni. Kjo tregon se testosteroni është një hormon me shumë përgjegjësi.
Kështu ndodh dhe në shoqërinë njerëzore, ai që ka më shumë testosteron në gjak, ai zë kreun e vendit.
Po ta marrim këtë majmun që ka zënë majën e piramidës dhe ta vendosim në një koloni ku nuk e njohin, ai do të sillet si një mashkull shafran, pa burrëri. Për të riafirmuar veten si i fortë në këtë ambient të ri, ai duhet të rritë nivelin e testosteronit në gjak. Kjo është e domosdoshme. Vetëm kështu, ai do ta rritë ndjenjën e sigurisë. Po një soj ndodh edhe me burrat.
Një kafshë e gjinisë mashkullore, që është mundur në një dyluftim, pëson ulje të nivelit të testosteronit në gjak dhe ky nivel vazhdon të mbetet i ulët. Në qoftë se këtë mashkull, në këtë gjendje me testosteron të ulët, e futim në një kafaz me një femër që ai mund ta dominojë dhe me të cilën do të bëjë jetë seksuale aktive, menjëherë, niveli i hormonit do t’i ngrihet, ashtu siç do t’i ngrihet edhe shpirti i tij.
Burrat e fuqishëm janë “sexy”. Diktatorët, udhëheqësit, njerëzit e shquar, duhet të falënderojnë natyrën që u dhuroi testosteronin pa kursim. Të gjithë kemi njohur e dëgjuar për njerëz seksualisht të shquar, që në të njëjtën kohë, janë edhe më të suksesshmit në fushën ku punojnë.
Prodhimi i testosteronit tek meshkujt e arrin kulmin në moshën 18 vjeçe. Pas kësaj moshe, vjen rënia graduale, deri sa burri vdes.
Por jo tek të gjithë burrat ulja bëhet graduale. Ka burra që pësojnë rënie të ndjeshme e të shpejtë të hormonit, veçanërisht, midis moshës 40 dhe 55 vjeç. Sa më i moshuar të jetë burri, aq më i madh është ankthi që sjell rënia e nivelit të hormonit testikular.
Çfarë ndjen një burrë në andropauzë?
Ai humbet dëshirën për punë. E mundojnë mendime fikse. Në mes të natës, në ankth, ai ecën për orë të tëra. Kapitja, lodhja kronike dhe dhimbjet e kokës ia shterojnë energjitë dhe ulin aftësitë e tij për punë. Shokët e punës, ose të zyrës venë re se diçka nuk është në rregull.
Ai përpiqet ta kundërshtojë këtë opinion. Gjendja e tij shpirtërore e detyron t’i ofendojë shokët. Kolegët dhe miqtë fillojnë të shqetësohen. A do të jetë i zoti t’ua dalë mbanë punëve? pyesin ata. Kundërshtarët, i shfrytëzojnë këto sjelljeje, si armë kundër tij.
Ai e ndjen se jeta e tij ka marrë tatëpjetën. Ka humbur sigurinë dhe është i shqetësuar. Ai është në ankth nga kalimi i moshës. Sa më shumë moshohet, aq më shumë ankthi frenon prodhimin e hormonit mashkullor, që atij i duhet aq shumë për të përforcuar besimin. Jeta e tij seksuale po shkatërrohet, sepse ajo varet shumë nga niveli i testosteronit në gjak.
Le të përpiqemi t’u përgjigjemi dy pyetjeve:
a-Sa përqind e burrave, ndjejnë prishjen e ekuilibrit fizik, emocional dhe seksual prej andropauzës?
b-Cila është mosha e tmerrit?
Studimet më të reja tregojnë, se mbi 15 përqind e burrave vuajnë rënien e menjëhershme dhe të shpejtë të testosteronit, e cila shoqërohet me simptomat shkatërruese të klimakterikut. Në 85 përqind të burrave, ndryshimi hormonal është i ngadalshëm, ndonëse, me variacione të mëdha. Ka burra që e ndjejnë andropauzëën shumë fort, ndërsa disa të tjerë nuk e ndjejnë fare. Disa të tjerë, kanë lëkundje jo të mëdha në nivelin e hormoneve dhe lëkundjet e gjendjes shpirtërore të tyre janë më uniforme. Këto ndryshime nuk ndjehen shumë dhe simptomat, gradualisht, zhduken pa mjekim.
Ndryshe nga menopauza e grave, klimaksi i burrave është i papërcaktuar, i papritur dhe fare pak i njohur.
Mosha mesatare kur fillon andropauza është 53-54 vjeç. Rëndësi ka dekada e katërt. Tre të katërtat e të gjitha rasteve fillojnë në 41 deri 50 vjeç dhe në disa raste të rralla rreth të gjashtëdhjetave.
Simptomat e klimakterikut shfaqen në grupe. Burri nuk ngrihet një mëngjes të bukur dhe, menjëherë, ndjehet i sëmurë, siç ndodh me gripin. Një ose dy simptoma mund te shfaqen për disa ditë. Ato pasohen nga shumë shenja të tjera. Më vonë të gjitha kalojnë dhe ai ndjehet mirë. Pas disa javëve, ose muajve, fillon një valë tjetër e shfaqjes së shenjave. Në të gjithë këtë konfuzion, burrit, i shkon mendja se vuan nga disa sëmundje, që nuk lidhen me njëra-tjetrën.
Simptomat
Për ta përmbledhur, do të rendis ankesat më të shpeshta që ka një burrë në andropauzë:
-Lodhje, këputje dhe dhimbje të lehta në mëngjes.
-Nervozizmi, irritabiliteti, momentet depresive, shpërthime në të qara, pagjumësia, prishje e kujtesës, shqetësim dhe shkatërrim i përgjithshëm. Të gjitha këto janë shenjat nervore të klimaksit mashkullor.
-Bije aftësia seksuale.
Burri humbet vetë-besimit se mund të performojë mirë seksualisht. Ai përpiqet t’i bëjë bisht marrëdhënies seksuale me gruan. Ai kërkon të gjejë sebepe që të mos shkojnë në shtrat me gruan. Shumë herë fajin për paaftësinë e tij seksuale ia ngarkon gruas, që gjasme nuk është tërheqëse dhe nuk e josh për seks. (Një burrë në klimaks, që nuk e arriti dot ereksionin, u largua nga aktiviteti seksual, me pretekstin se nuk i pëlqeu që gruaja atë ditë kishte hequr qimet).
Çdo burrë në klimaks, sajon, shpesh, sebepe të tilla. Burri mendon se një partnere me moshë të re do ta ndihmojnë të ndjehet burrë, ndaj dhe përpiqet ta gjejë atë.
-Si pasojë e pleksjes së gjithë këtyre faktorëve, në shtëpi dhe në punë, shpesh, krijohen situata të papëlqyera.
-Burri mund të ketë shumë shenja që lidhen me prishjen e qarkullimit të gjakut: Ai ka momente që i merren mentë, ka afshe të nxehta, të ftohta, djersitje, dhimbje koke, mpirje dhe miza në anësitë, duar dhe këmbët i ka të ftohta, pulsi shpeshtohet dhe ai ndjen goditje të shpeshta në zëmër. Këto të fundit, e trembin atë tmerrësisht. Ai mendon se ka pësuar goditje në zemër.
Simptomi më shqetësues është “prishja e stabilitetit psikologjik”
Burri në klimaks dhe i pa diagnostikuar, sillet në mënyrë të tmerrshme. Episodet e temperamentit të keq, që janë një shenjë e zakonshme tek klimakteriku, hapin mjaft probleme për të, në punë dhe me shokët e tij. Në rastet më ekstreme, ato e çojnë në zënie e rrahje, deri në vdekje.
Këto episode të temperamentit të keq, u ndodhin po një soj edhe klimakterikëve me edukim të lartë dhe ambiciozë, pavarësisht, se kanë qenë shumë të suksesshëm në jetë (kujtoni parlamentin, ku shumica e deputetëve janë dhe sillen si klimakterikë). Burri në andropauzë mbrohet me panik ndaj kërcënimeve që synojnë të ulin prestigjin e tij, madje, edhe kur ato nuk ekzistojnë në të vërtetë.
Një bos, që fillon të shfaqë simptomat emocionale të klimakterikut, bëhet një tmerr për punonjësit e tij. Ai bëhet një personalitet shpërthyes, gjithmonë i gabuar, i padrejtë, njeriu më i urryer në institucion, ose kompani.
Ai nxitohet kur merr vendime të rëndësishme, që lidhen me fatin e vendit ose të biznesit privat. Vendimet që ai merr, janë në vartësi të gjendjes së tij shpirtërore( optimiste, ose pesimiste).
Ky shkatërrim i karakterit, që ndodh tek një burrë që më parë ka qenë krejt normal, është e papëlqyeshme edhe për atë vetë.
Ata këto sjellje ua faturojnë grave, marrëdhënieve plot telashe, ose situatave shumë të këqija të gatuara nga gratë e tyre, që janë, po ashtu, në menopauzë.
Por e vërteta nuk është kjo. Pakënaqësitë seksuale e të zakonshme të grave në menopauzë, mbingarkohen edhe më shumë nga problemet e burrave të tyre në andropauzë. Por, këto probleme të burrave, fatkeqësisht, njihen pak.
Si ndihmohen burrat në andropauzë?
Kërkesa për “një ilaç” që të rikthejë rininë seksuale, është aq e vjetër sa dhe Bibla. Burrat që e kanë pasur mundësinë, në kohët e lashta i kanë përpirë topet e majmunëve.
Ata mendonin se duke ngrënë testikujt e kafshëve, do të ngrinin fuqinë e tyre seksuale, por më kot. Këto gjëndra, nuk kishin efekt fizik tek ata. Edhe kur e merrnin hormonin mashkullor si testosteron të pastërt, rezultatet nuk ishin të mira.
Me sa duket, faktori psikologjik është më me rëndësi se ai fizik. Për disa burra, mjekimi me testosteron, për një sërë arsyesh, jep përmirësim fizik dhe psikologjik. Sapo rivendoset aftësia seksuale e suksesshme dhe sapo burri bindet për burrërinë e tij, mjekimi nuk ka më nevojë të vazhdojë.
Ka një diskutim shkencor lidhur me zëvendësimin me testosteron. Sasia e testosteronit që u jepet burrave të moshuar, mendohet se shpejton rritjes e qelizave kanceroze. Kjo bëhet më shqetësuese, kur dimë se një e katërta e të gjithë burrave mbi 40 vjeç, kanë kancer të pa diagnostikuar të prostatës.
Ai është i fjetur dhe gjendet rastësisht në biopsi. Sot, përqindja e rasteve të diagnostikimit të kancerit të prostatës është rritur shumë, në sajë të metodave të reja dhe efektive të diagnostikimit. Është e domosdoshme, që çdo burrë që do të fillojë mjekimin me testosteron, të kryejë një ekzaminim të kujdesshëm fizik dhe kimik.
Kur konstatohet kanceri fillestar i prostatës, ky duhet të mjekohet përpara, se të fillojë mjekimin hormonal të andropauzës.Sot, ka barna shumë të mira që e rigjallërojnë jetën seksuale të burrave. Burrit në klimaks po t’i kthehen dëshira për seks dhe ereksionet e penisit, atij i kthehet vitaliteti dhe burrëria, pra shenjat e andropauzës minimizohen ndjeshëm. Ja pse
Viagra, Cialis dhe Levitra e të tjera preparate, janë barna të mrekullueshme që duhet t’i përdorin burrat në andropauzë, gjithnjë, të këshilluara prej mjekut.
Nuk është e lehtë t’i vësh gishtin çdo burri nevrik në moshë të mesme dhe të thuash “Aha, kjo është menopauza mashkullore!”.
Me aq sa dimë sot, vetëm 15 përqind e burrave janë kandidatë për ndryshimin zhurmëmadh, që lidhet me uljen e nivelit të hormonit testosteron.
Jemi me fat, që sot dimë më shumë dhe nesër do të dimë edhe më shumë, për misteret e burrave në andropauzë.
Dr. Adem Harxhi
New York Korrik 14, 2011
Kur gazeta “The New York Times” dikur pyeti: “A ka menopauzë te burrave? Letrat vërshuan nga gratë e moshës së mesme. Ja si shkruante në këtë gazetë, një grua :
“Fatkeqësisht doktorët, psikiatrit, burrat në përgjithësi, e kanë lënë andropauzën nën qylym, atje ku vetë burrat e kanë fshehur. Ata terrorizohen kur duhet të tregojnë për gjendjen që lidhet me sjelljet e tyre jashtë kontrollit. Këto sjellje, ata, lehtësisht dhe pa mëshirë ua faturojnë grave. Ata nuk flasim për këtë, as midis tyre”.
Termi: Andropauzë
Termi Andropause ësthë ndërtuar nga dy fjalë greke, – andro që do të thotë “mashkull” dhe
pauses që do të thotë “ndal”. Po të nisesh nga kuptimi origjinal, ne mund ta përkufizojmë andropauzën si një rrethanë në të cilën fillon rënia e “burrërisë”. Qëkur u përdor për herë të parë në literaturën mjekësore, ajo ësthë quajtur ndryshe edhe si “menopauza mashkullore”. Gjithsesi ky term nuk është dhe aq i saktë dhe vetëm shton mjegullën mbi ekzistencën e saj dhe mbi përdorimin e barnave për trajtimin e reduktimin e simptomave të saj.
Jetë të gjatë djalit, o gjysh!
Babai më i vjetër në botë është indiani Nanu Ram Jogi, i cili në moshën e thyer 91 vjeçare theu dhe një rekord, duke u bërë babai më i vjetër në botë. Në vitin 2007, Ram Jogi u bë babai (me provë) i një bebeje, që ishte fëmija i tij i 21-të. Babai 91 vjeçar u shpreh para disa muajsh për mediat britanike që akoma nuk e kishte mbyllur me riprodhimin dhe se kishte në plan edhe ti martonte vetë fëmijët e tij.
Nanu Ram Jogi, fshatar në krahinën indiane të Raxhasthanit, e kishte të vështirë të mbante mend të tërë fëmijët e tij ët lindur me 4 gratë e veta, por me përafërsi kujtonte se kishte 12 djem, 9 vajza dhe nja 2 duzina me nipër.
Sa janë burrat në menopauzë
Sipas të dhënave rreth 30% e burrave e përjetojnë andropauzën kur janë në të 50-at, edhe pse shumica e tyre nuk e dinë ose nuk duan ta dinë që po kalojnë atë fazë. Mbi 5 milionë amerikanë nuk prodhojnë testosteronin e mjaftueshëm , çka ai çon ata në andropauzë të parakohëshme. Në Australi, 1 në 200 burra nën moshën 60 vjeç dhe 1 për çdo 10 burra mbi 60 vjeç raportojnë të kenë nivele të ulëta testosteroni.
Kundërshtitë
Ka mjekë të cilët mendojnë që andropauza nuk është një koncept i vlefshëm, meqë burrat mund të riprodhohen dhe në moshë të thyer. Sistemi riprodhues i burrave, gjthiësesi nuk pushon së funksionuari totalisht, prandaj nuk manifestohen rënie të menjëhershme të nivelit hormonal, gjë që karakterizon gratë kur kalojnë në menopauzë. Në disa burra para të 60-ve ka një humbje të plotë të dëshirës, ereksionit dhe aftësisë për të pasur orgazmë.
Ka të tjerë mjekë që nuk duan ta trajtojnë si andriopauzë, por thjesht si rënie të nivelit të testosteronit. Kundërshtitë jkanë ende të gjalla në Europë dhe në Amerikë. Ndryshe nga “menopauza”, termi “andropauzë” nuk është akoma i njohur nga Organizata botërore e Shëndetësisë dhe klasifikimi i vet mjekësor ICD-10.
Lexo me shume: Misteret e burrit në andropauzë | Sekrete Bukurie http://www.sekretebukurie.com/misteret-e-burrit-ne-andropauze/#ixzz4IejiRHHp

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...