Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/31

Sa e rëndësishme është të hash mëngjes?


Një studim anglez reflekton për konsumin e vaktit të parë të ditës ose për sa i përket efektet e mos konsumimit të vaktit të mengjesit. “Mind the gap” ky është titulli i hetimit që flet për efektet negative të mosngrënies së mengjesit dhe për pasojat e tij të dëmshme.

Të mos hash vaktin e mëngjesit duke ngrënë gjatë ditës në mënyrë jokorrekte, krijon një deficit në organizëm, një vrimë në ekulibrin e të ushqyerit. Kujdes, sepse ndjesia e të qenit bosh krijon pasoja negative në organizëm. Ndërsa ngrënia në shtëpi e qumështit, pirjae kafes ose kos frutash e shoqëruar me fruta ose bukë të ndihmon ta nisësh mirë ditën. Kështu ka komentuar profesori Roberto Ostuzzi, presidenti i ANSISA dhe Përgjegjësi i Qendrës së Shqetësimeve të të Ushqyerit në Itali. Ngrënia e drithërave mund të konsideorhet korrekte nga pikëpamja e të ushqyerit. Pasi përmbajnë karbohidrate dhe fibra duke përmbajtur në të njëjtën kohë vitamina B6, B12 etj.

Ndërsa një studim australian ka vërejtur se adoleshentët që hanë mirë në mëngjes kanë më pak të ngjarë të jenë depresivë, të kenë ankth apo tension. Ndërsa studime të tjera kanë deklaruar se adoleshentët që nuk hanë mëngjes janë më të përqëndruar dhe më të shqetësuar për peshën e tyre, janë më shumë në ankth dhe peshojnë më shumë. Bëhet fjalë edhe për vajza që shpesh kanë shqetësime në të ngrënë.

“Por jo vetëm kaq- shton Ostuzzi- të hash mëngjes me familjen pakëson rrezikun e sjelljeve problematike dhe favorizon harmoninë dhe ul tensionin në familje. Për të arritur këtë është e nevojshme t’i kushtosh vaktit të parë të ditës kohëne duhur, të paktën 10 minuta. Këto janë objektivat e projektit “Më parë mëngjesi! 10 minuta duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme” e promovuar nga Kellogg’s. ekspertët e ushqimit u mësojnë familjeve të ftuara në këtë takim që të hanë sëbashku për 10 minuta duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme.

Virusi papilloma dhe kanceri; Kordoni umbilikal me vlera shëruese,




Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve rekomandon vaksinimin kundër kancerit në vezore për vajzat e gratë nga mosha 9 deri 26 vjeç. Por këto rekomandime mund të përfshijnë edhe mosha të tjera në të ardhmen ndërsa virusi që shkakton kancerin në vezore, virusi papilloma ose HVP, duket se ka lidhje me lloje të tjera kanceri si tek burrat edhe tek gratë.

Në studimin e botuar kohët në revistën mjekësore të Nju Englandit thuhet se pacientët që kishin përjetuar infeksione në gojë me virusin papilloma ishin 32 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i laringut.

Tek burrat, virusi papilloma lidhet me kancerin në organet gjenitale. Kjo i ka bërë eksertët të ngrenë pyetjen nëse vaksina kundër papillomes duhet të përfshijë edhe djemtë njësoj si vajzat.

Para pak ditësh, gjatë një konference mjekësore ndërkombëtare, shkencëtarët pranë universitetit të Kentakit shpallën rezultatet paraprake të një studimi që e lidhin virusin papilloma edhe me kancerin në mushkëri. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se në çfarë mënyre virusi papilloma lidhet apo nxit gjithë këto lloj kanceresh, por ekziston mendimi se viruset ndërhyjnë apo prekin funksionimin e ADN-së duke shkaktuar rritjen jo normale të qelizave.

Gjaku i kordonit umbilikal me veti shëruese

Shkencëtarët thonë se gjaku i kordonit umbilikal që lidh nënën me fëmijën para lindjes, përmban qeliza embrionale që mund të përdoren për trajtimin e dhjetra sëmundjeve, përfshi leukeminë. Por kordonët e lindjes shpesh nuk trajtohen si organe me vlera transplantimi dhe prandaj gjaku i tyre nuk konservohet. Megjithatë, shumë amerikanë u paguajnë firmave private mijëra dollarë për konservimin e gjakut të kordonëve të fëmijëve të tyre të porsalindur, për transplantim të mundshëm nëse fëmija ka nevojë më vonë në jetë. Shkencëtarët thonë se gjaku i kordonit të lindjes së një personi përmban të njëjtat ndryshime gjenetike që lidhen me sëmundjen e tij.

Fosamaks mund të ndikojë ne ritmin e rrahjeve të zemrës

Fosamax është ilaçi më i përhapur kundër sëmundjes së osteoporosës. Vetëm vitin e kaluar nga shitja e fosamaksit u përftuan rreth 3 miliardë dollarë.

Fosamax ngadalëson dobësimin e kockave dhe është provuar si pakësues i rasteve të frakturave tek njerëzit që vuajnë nga osteoporosa.

Por një studim nga specialistë pranë universitetit Uashington lë të kuptohet se përdorimi i fosamaksit mund të ndikojë negativisht në rrahjet e zemrës, gjë që shihet si një efekt i rëndë anësor.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 700 gra që vuanin nga atrial fibrilation, apo shrregullim i rrahjeve të zemrës dhe i krahasuan të dhënat e tyre me të 900 grave të tjera që nuk kishin ndonjë problem në zemër. Rezultatet treguan se gratë që kishin marrë fosamax ishin thuajse dy herë më shumë në rrezik të prekeshin nga shrregullime të rrahjes së zemrës.

Ekspertët thonë studime të tjera nevojiten për të vërtetuar këto rezultate, por ata shtojnë se edhe në se provohen si të vërteta, përfitimet e pacientëve me osteoporozë nga fosamaxi janë më të shumta sesa rreziku i mundshëm për t’u prekur nga aritmia e zemrës. Por mjekët gjithashtu thonë se gratë që janë në rrezik të madh për t’u prekur nga aritmia dhe që kanë kocka të holla, ose ato me diabet ose probleme në zemër, ndoshta duhet të këshillohen me mjekun e tyre rreth trajtimeve alternative për osteoporosën.

A e dini se përtypja e camcakëzit pas operacionit ndihmon të shëroheni më shpejt?



Doktoret jane shprehur pas nje kerkimi, se camcakezi ndihmon pacientet qe te sherohen me shpejt nga nje operacion ne aparatin tretes.

Njerezit te cilet kane pasur nderhyrje kirurgjikale ne aparatin tretes, mund te shkojne ne shtepi pas dy ditesh, nese ata perdorin embelsine e camcakezit.

Nese pacienti pertyp camcakez per 30 minuta ne mengjes, dreke dhe darke, pertypja e camcakezit cliron hormonet gastrite. Ne kete menyre aparati tretes do ti stimuloje pacientit qe te sherohet dhe te filloje procesin e ngrenies normalisht.

Infermierja Harriet Wright ka studiuar per 6 muaj 67 paciente ne Dorset Country Hospital ne Dorchester thuhet ne "The Sun".

"Pacientet te cilet marrin nje kujdes normal shkojne ne shtepi pas 4- ditesh pas nderhyrjes kirurgjikale. Por ata qe pertypin camcakez shkojne ne shtepi 1 apo nje dit e gjysme me shpejt. Camcakezi i ben me mire pacientet dhe shkojne me shpejt ne shtepine e tyre", thote ajo.

"Ne u rekomandojme tani atyre qe pas nderhyrjes kirurgjikale ne aparatin tretes te perdorin camcakez per tu sheruar me shpejt. Fatmiresisht, kjo do te behet praktik tani", shton Wright

Shpëtim për duhanpirësit- cigarja elektrike



Duket si cigare, ka shijen e cigares, thithet në të njëjtën mënyrë, mirëpo nuk është cigare. Nuk përmban duhan, ndërsa liron vetëm avull. Fjala është për më të renë e kompanisë japoneze, Gamucci, cigaren elektrike.

Kjo cigare, duhanpirësve u mundëson thithjen e avullit, i cili është identik me tymin dhe jep të njëjtin stimulin të cilin e ofron cigarja, mirëpo pa konsumuar përbërësit e dëmshëm.

Me qëllim që t’i ngjajë sa më shumë, cigares së vërtetë, cigarja elektrike ka majën e kuqe, e cila pas ndezjes digjet dhe “aktron” djegien e vërtetë të cigares.

Kjo cigare e pazakontë ka dhomëzën në të cilët nikotina e lëngshme avullohet në formë të tymit të duhanit.

Kur duhanpirësi e thith, një bateri e vogël e lëviz lëngun i cili pastaj ndryshon gjendjen agregate dhe shndërrohet në tym.

Drejtuesit e kompanisë prodhuese të kësaj cigare pohojnë se cigarja e elektrike nuk e dëmton shëndetin pasi përmban vetëm nikotinë, ndërsa ata shpresojnë se kjo cigare do të mund të pihet në restorante dhe kafene, pavarësisht ndalimit të pirjes së duhanit nëpër vende publike.

Magneti largon depresionin



Stimulimi i qelizave të trurit me ndihmë të impulseve të shpejta magnetike nuk është veprim i rrezikshëm dhe do të mund të ishte një ndihmesë e madhe në luftën kundër depresionit, është përfundimi i një hulumtimi të ri i cili është publikuar në SHBA.

Studimi i ri do të mund të ishte me interes për 20 deri në 40 për qind të pacientëve, me të cilët nuk janë të arritur rezultate të kënaqshme në shërimin me anë të kombinimit të anti-depresivëve dhe psikoterapisë, apo tek ata që refuzojnë të marrin ilaçe për të shëruar këtë sëmundje.

"Ky hulumtim është dëshmi e re e efektshmërisë të stimulimit magnetik në shërimin e depresionit", vlerëson redaktori përgjegjës i revistës së njohur, Biological Psychiatry, John Krystal, i cili ka publikuar artikullin për këtë studim.

Teknika e stimulimit magnetik përtej kafkës ka të bëjë me stimulimin e mbështjellësit të trurit me një bobinë magnetike, e cila vendoset në skalpin e pacientit dhe krijon fushë magnetike.

Edhe në studimet e mëhershme është dëshmuar që magnetet mund të forcojnë aftësitë mendore.

Hulumtimi është kryer për nëntë javë rresht me 325 pacientë në Kanada, Australi dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Sëmundjet reumatike fillojnë vonë të mjekohen




Ekspertët kanë njoftuar se personat me sëmundje reumatike zakonisht e fillojnë mjekimin shumë vonë, ndërsa nganjëherë kjo është arsye e mos njohjes së sëmundjes.

Personat me ënjtë të dhimbshme të njërës ose disa nyjave, duhet ta vizitojnë reumatologun në afat kohor prej gjashtë javësh nga paraqitja e simptomave, ka rekomanduar kryesuesi i shoqatës gjermane të reumatologëve në Berlin, Edmund Edelmann.

Po i njëjti rekomandim i kushtohet edhe atyre të cilët kanë nyje të shtangura për së paku gjysmë ore pas zgjimit nga gjumi në mëngjes.

Sipas rezultateve të disa hulumtimeve të fundit, vetëm 64% e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk i përcjellin rekomandimet mjekësore dhe nuk e përdorin terapinë më rregull.

"Epidemia e duhanit" do të vrasë një miliardë njerëz



Duhani ka vrarë 100 milionë persona në mbarë botën gjatë shekullit të 20-të dhe mund të vrasë edhe një miliardë gjatë shekullit 21.E gjithë kjo mund të ndodh nëse qeveria dhe shoqëria civile nuk ndërmarrin masa urgjente për kufizimin e përdorimit të tij, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në "Raportin për epideminë botërore të duhanit - 2008.

Raporti, që bazohet në hulumtime të realizuara në 179 vende në botë, u prezantua mbrëmë në Nju-Jork nga ana e drejtoreshës së përgjithshme të OBSH-së Margaret Çan dhe nga prefekti i Nju-Jorkut Majkëll Blumberg.

Në raport theksohet se qeveritë në botë marrin 200 miliardë dollarë nga akciza për prodhimin e duhanit, por shpenzojnë më pak se një të pestën e këtyre mjeteve financiare për kontrollin e përdorimit të prodhimeve të duhanit.


OBSH-ja në raport u propozon autoriteteve që të ndërmarrin gjashtë masa për kontrollë - rritje të çmimeve dhe të shkallëve tatimore të prodhimeve të duhanit, ndalim për reklamimin e tyre, mbrojtje të joduhanpirësve nga pirja pasive, masa për ndihmë të pirësve të duhanit, studim të tendencave në përdorimin e prodhimeve të duhanit me qëllim që të realizohet pas luftës efikase kundër "epidemisë së duhanit".

Sipas OBSH-së "epidemia e duhanit" në vit vret rreth 5,4 milionë njerëz nga kanceri në mushkëri, nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera, me ç'rast paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren masa urgjente ky numër do të rritet në tetë milionë njerëz në vit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...