Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/25

Roland Lushi


“-Do të pushoj së dashuri TY, kur një piktor i verbër të pikturojë mbi telajo, zhurmën e rënies së një petali trëndafili të zverdhur nga vjeshta mbi dyshemenë e kristaltë të një kështjelle që nuk ka ekzistuar kurrë. . . Pse dhimbja e shpirtit nuk rresht për ty që nuk më sheh, e unë që të shoh tepër të pastër, si një vegim hyjnor i netëve të ëmbla të pranverës. . . Në këtë botë njoh dy të verbër, ti dhe unë, që i përngjasojmë diellit dhe hënës. . . një në lindje e tjetri në perëndim. . . ”



TITULLI: Mos rresht kurrë së ëndërruari
AUTOR: GJERGJI MIHALLARI

REDAKTOR: Roland LUSHI

KOPERTINA: Grafika ADA

 të drejta të autorit

Shtepia botuese ADA

Botimi i parë, 2016
ISBN 978-9928-223-01-2

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14.5x20cm
Tirazhi 500 kopje

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Mihallari, Gjergji
Mos rresht kurrë së ëndërruari : roman / Gjergji Mihallari; red. Roland Lushi. – Tiranë : Ada, 2016
156 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-01-2
1.Letërsia shqipe 2. Roman

Shkruaj për të qenë i lumtur


Roland Lushi


E kujt eshte kjo bote? - pyet Deda dhe po t'i lexosh epigramet e tij do te gjesh pyetje e pergjigje te shume problemeve sociale shoqerore qe nuk shqetesojne vetem Deden por gjithe shoqerine tone!

Autori : DENILU
Titulli : E kujt është bota?
Kopertina : Agim Sulaj

Redaktimi : Oltjona Selamaj
Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-223-18-0
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, gusht 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
E kujt është bota : epigrame / Denilu ;
red. Oltjona Selamaj. - Tiranë : Ada, 2016.
108 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-18-0
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2


Deda, është kunati im dhe dorëshkrimet e tij që mrekullisht arriti t'i botojë i kam lexuar prej kohësh. Shoh me vëmendje se gjatë botimit, këta libra nuk kanë ndonjë ndryshim nga dorëshkrimet.
Kjo tregon, se Denilu duke shkruar dhe grisur prej vitesh, me shumë vullnet dhe mundim, ka arritur të shkruaj perla, dhe gjatë redaktimit redaktorja nuk e ka parë të arësyeshme as të shtojë dhe as të heqë diçka.
"Shkruaj për të qenë i lumtur", shprehet Orhan Pamuk.
Kunati im Ded shprehet ndryshe... Denilu thotë: "Jam njëlloj i lumtur edhe pa shkruar".
Jam i lumtur sepse jam babai i 5 fëmijve dhe gjysh i lumtur.
Të shkruash, do të thotë të nxjerrësh atë çfarë asnjëherë nuk e ke ndier dhe tashmë po e ndjen. Kjo ndjenjë rrezaton panjohuri për ata që duan t'a kapin.
Të gjithë pohojnë, mendojnë,japin mendime ashtu si duan, por kjo vjen nga pasiguria, nga instinkti, nga ndjenja, e cila kërkon egon për ta shprehur.
Kjo më pëlqen se nuk është ajo në thellësi, që Umbertto Eco thoshte se shkruaj se më pëlqen. Kjo e fundit nxjerr pëlqimin ndaj vehtes, por kështu edhe vazhdon. Duhet të vazhdojë. Ndërsa, Nathan Englander shkruan sepse ka dëshirë të vendosë rregull në kaos.
Kaosi nxjerr revoltën, fillimin dhe fundin e kësaj bote.
Pa këtë, asgjë nuk mund të ketë kuptim. Kuptimi refuzon realen. Një reale që kërkon art. Brendia e mocionale nuk mund të shprehet pikerisht siç është.
Kjo na bën poet apo shkrimtarë, na thyen nga vehtja.
Dihet, se bota nuk mund të ekzistojë pa artin.
Ken Follet thotë:“Akti i të shkruarit më pasionon".
Përfshin gjithë intelektin tim, emocionet e mia, përfshin gjithë atë që jam në botë dhe mënyrën se si funksionoj si qenie njerëzore.” Kjo është më e vërtetë, sepse e nxjerr nga vehtja. Por, arti i të shkruarit ka pafajësinë e vehtes pastaj të botës, sepse nuk mund të braktiset nga bota. Si mund të arsyetohet kjo?!
Bota për njeriun, njeriu për botën,lojë.
Mark Haddon shkruan:“ Ka shumë raste që përpiqesh të realizosh atë që ke në mendje, por nuk ia del dot.
Jam i bindur se librat që boton Ded Nikoll Luca tek "ADA" me pseudonimin letrar DENILU, e kanë realizuar atë që Deda kishte në zemër dhe mendje.
Kam patur fatin të lexoj të gjitha dorëshkrimet e dikurshme të Dedës dhe proza e tij, ashtu si poezia, qëndrojnë përballë njëra tjetrës, si binjake.
Ngjarjet janë të thjeshta, të zakonshme, të ditës dhe befas marrin pamjen e groteskut, bëhen të fuqishme,të mëdha,marrin formën e njeriut dhe fitojnë ndërgjegje, nuk humbasin nëpër skutat ku mund të treten e të harrohen.
Ded Nikoll Luca, di të depërtojë në psikologjinë e personazheve të tij, di të ndërtojë atmosferën e bukur të analizës dhe të një realiteti nga më të veçantët. Denilu, di që të dalë nga gjendja me realizëm, sepse në një rrugë si kjo edhe futet në ngjarje. Aty vepron njeriu real i penës së tij,një njeri i bukur (grua a burrë qoftë).
Aty nuk luhet një "realitet show", por gdhenden personalitete të panjohur dhe mbeten për jetë. Kushdo e beson këtë të vërtetë dhe gjithnjë gjenden rrugëzgjidhje të besueshme, njerëzore e jo sikur të vijnë nga qielli. Denilu është shkrimtar, me përvojë dhe me një sens të hollë ironie.
Ai të çudit me kthesat, aq të thjeshta e të kuptueshme .
Atij i bën përshtypje gjithçka dhe e rrëmben përmbytja, që shkakton ndjenjat dhe emocionet,pa e lënë kurrë personazhin e tij që "ta marrë lumi", i tronditjes apo i përkëdhelisë. Ded Nikoll Luca,përkulet thellë përpara realitetit ku jeton, i jep elegancë të veçantë jetës dhe merr nga jeta një aromë dehëse, nektarin e përsesë së madhe për të cilën jeton dhe krijon.
Dhe ti si lexues, sapo mbyll faqen e fundit të librit, thua:
"Po, ky është një libër i mrekullueshëm". Dhe merr frymë thellë nga tronditja me shpirtin mbushur plot.
Duke lexuar librin e Ded Nikoll Lucës, brenda teje fryn një fllad i freskët jete...
Dalina Vorfi (Luca), kunata e autorit.

Shpresë e përlotur apo nganjëdhim për të nesërmen.



Nga : Agron Shele

Poezia si mishërim i percepetimeve fluide shpirtërore, por dhe ndjenjë e thellë përjetimesh shpreh pareshtur ideimet dhe vizionet për vetë moderaturën jetë, të konceptuar gjithmonë sipas këndvështrimeve artistike, të cilat herë janë depërtuese deri në skajshmëri, herë prekëse e të dhimbshme për vetë kalvarin përvuajtës të popullit të tij, e herë ikadeshente e fleksible ndaj vetë koherencës krijuar. Nën këtë prizëm vjen dhe poezia e autorit Hysen Grajçevci me botimin e vëllimit poetik “Shpresë e përlotur”, vëllim i cili edhe pse është i pari në areolën e botimit të këtij autori, tërheq vëmendjen dhe të zhyt në mendime për mënyrat, gjetjet poetike, mesazhin e përcjellur, por dhe zhvillimet më të fundit të artit në Kosovë. Emri i këtij autori është i njohur në botën letrare shqiptare, pasi shumë ngë poezitë e përfshira në këtë vëllim kanë qenë pjesë e publikimeve në formë ciklesh edhe në peridikët e revistat letrare të kohës, ndërsa paraqitja e tyre në një libër është konkludimi dhe kristalizimi final për të paraqitur para lexuesit një vepër të mirfilltë letrare. Duke hyrë në shtjellën krijuse të këtij autori, ndeshemi me hapësira krijuse që kapërcejnë nga përtej mitika ( Homeri), më pas me inkluiditetet e metafizikës së rilindjes evropiane (Dante Aligeri) dhe për tu përqëndruar më shumë tek përpjekja dhe sakrificat e popullit martir kosovar në luftën e shenjtë shumëshekullore për liri, por pa përjashtuar këtu dhe gjendjen reale kohore e reminishencat që shoqërojnë çdo shoqëri të brishtë pas luftës. Ajo që e veçon këtë autor është se në stilin dhe artin e tij ka ndërthurje estetike dhe frymë që kapërcen nga hermetizmi vargjeve në modernizim dhe përbrenda kësaj tematike ravijëzon fuqia shprehëse e figuracioni i lartë gjer në shpirtëzim të objekteve të kultit (gurët e varreve, statujat) dhe jo pa qëllim, por si sprovë e mbijetesës dhe ruajtjes së asaj tradite të shkëlqyer shqiptare. E gjithë kjo prurje poetike e shtrirë dhe ridimesionuar në hapësira dhe plane shumëdimesionale, hedh dritëhije për të shkuarën dhe të sotmen, kapërcen dhe përthyen ato kufij, të cilat mbartin shumë gjurmë dhe do mbeten përherë reflektive për ndërgjegjiet kohë. 
Poezia “ Shpresë e përlotur” titullon gjithë vëllimin poetik, dhe pse në kuptimin e parë figurativ shfaq nota pesimizmi dhe tragjiken, në depërtim më të thellë dhe përmbyllje të poezisë mbjell shumë më tepër shpresën.

“Natës i shtrydhë errësirën moteve
Zhurmshëm pësherëtima dhembjen nxjerrë
Mbi tragjikën e hidhur ngrihen e bien fatet
Në shpresa të përlotura dita të ardhmen mbjell ”

Zbërthimi ideo-artistik i këtyre vargjeve perifrazon mistizmin me tragjiken ( errësirë e moteve – ngrihen e bien fatet), dhimbjen me shpresën e përlotur, ose atij besimi të ngritur pas shumë kufij dramatikë ( psherëtima dhimbjen nxjerr – në shpresa të përlotura dita të ardhmen mbjell), që dhe në planin struktural ndërthuret me rimën e puthitur AB, AB, dhe e gjithë kjo në agravim për të kthjelluar idenë dhe mesazhin e madh, atë të njehësimit liri hyjonore me sakrificën dhe vetmohim të pashembullt. Një tjetër nënide, por që është shumë e rëndësishme për mesazhin poetik është dhe drejtimi i drejtëpërdrejtë i zërit elitar dhe ndërgjegjies së kulluar ndaj vetë popoullit të tij, i cili nuk e do frymën e optimizmit të përlotur, por të drejtuar drejt sfidave të reja në unison me frymën më të përparuar Evropiane. Çdo kthim pas, ose stacionim ndaj modeleve mesjetare, jo vetëm që e gjakos shpresën, por e denigron atë dhe e vesh me paranoja totalisht të papranueshme për aspiratat dhe idealet e bablokëve apo martirëve të rënë fli, të cilët kanë ëndërruar përherë një atdhe të lirë dhe me të drejta hyjnore universale.

“Feniks lirie
Skalitur në gur
Epitaf qëndrese
Në të shqipes flamur!”

Vargje që janë epitaf , si vetë titulli i poezisë dhe që flasin shumë më tepër për atë histori të shkruar me gërma gjaku, për atë qëndresë që i mbijetoi gjithë furtunave shekuj, e cila është gdhendur në jetë të jetëve në flamurin gjak e shkabë të Skënderbeut. Simboli “ feniks” , simbol i ringritur nga hiri i tij, për të shquar atë dritësi lirie, e cila do të mbetet e skalitur në gjithë historinë njerëzore.

Poezia e autorit Grajçevci përpos aspektit aktual, gati epik për fatet e atdheut (Kosovë, Shqipëria mbi të gjithë, Sakrificë, Pesha e shkeujve, Trokëllimë,etj ) dhe përpjekjet e heronjve ( Nishan lirie, Luftëtarit të lirisë, etj ) , apo vetëidentifikimt (Biografia ime ) kap dhe aspekte të tjera, si aspektet social-psikologjike, filozofike por dhe lirike

“Me ritmin e rrjedhës së lumit
Betoveni ngriti marshin triumfal
Në ne është ndezur flaka olimpike
Overturë e një kënge të pafund.”

Për poetin jeta është një overturë, simfoni e pafund ndjenjash dhe dëshirash, një flakë rrëzëlluese që ndriçon shpirtin, këngë e pafund, si vetë burimi i pashtershëm i jetës përherë në lëvizje, përherë në rrjedhje e përherë në zhvillim.

Autori Hysen Grajçevci me vëllimin poetik “ Shpresë e përlotur” vjen në letërsinë shqiptare për të shprehur dritëthënien e shpirtit të një populli martir, pupullit të Kosovës dhe si pjesë e pandashme e tij ai do të mbetet mishërimi artistik dhe estetik i kultivimit të një kulture sa autoktone e të patjetërsueshme, po kaq brilante dhe mesazhuese për të sotmen dhe nesërmen e tij.

“….A PO VIJNE TARE-OLSET?!”


"I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite, nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare. 

Miqesisht ZEF @[100002259549275:2048:Pergega]"

ZEF PERGEGA



Nje milion e 800 mije dollare per organizata dhe celuat e partise, propaganden dhe sherbimet e tharta informative nga qeveria shqiptare ne dem te gjuhes dhe cultures kombetare.
Misioni i TareOlseve ne Detroi: te shkaterronin idete dhe vepren e nacionalisteve e patrioteve, percarjen e inteligjences demokratike dhe te shkulnin nga rrenjet lisin Ekrem Bardha. Grupime ne qendrat fetare.Te rrezonin nga pushteti koalicionet demokratike dhe te sillnin me cdo kusht ne pushtet forcat e kongreseve te vazhdimesise…
Diaspora shqiptare per sa i perket interesimit te shtetit ame ka mbetur si zalli i shurituar pa uje. Flitet, por jo e deshmuar zyrtarisht se ajo ne nje kend te llogarive te saj jep fonde per gjuhen dhe kulturen kombetare ne diaspore, por leket firmosen nga nje dore tjeter per te mberritur ne nje dore po aq te zeze sa ajo qe e leshon. Keto fonde qe mendohet se jane 1 milion e 800 mije dollare ne vit shpenzohen per te mbajtur ne kembe organizimet politike dhe strukturat e fsheta te organeve te dikatures. Dikur ato i kontrollonte partia tani eshte ajo qe kontrollon dhe drejton partine.
Ne keto kushte gjuha shqipe dhe kultura e saj sapo vjen e shuhet. Ne mergaten e Detroitit qe ka 38 shoqata asnjera nuk e ka bere hapin e pare qofte edhe per te hedhur nje fjale per gjuhen shqipe. Jane mbi 250 mesues qe kane dhene mesim ne Shqiperi ne te gjitha nivelet edhe ato flene mbi shkronja, duke i vajtuar ato me lot pa qene te zot te thone more qofte edhe nje ankim apo si clirim shpirteror. Pra ne kete mergate me 120 mije vete rreth 30 mije femije nuk dine ta shkruajne gjuhen shqipe vetem sa e flasin ate me ndonje fjale. Jane rreth 40 mije te tjere qe e flasin ne menyre dialektore dhe po ashtu e shkriuajne. 20 mije pleq e plaka nuk e shkruajne dhe as nuk dine te lexojne shqip. Po ashtu jane rreth 60 mesues shqiptare qe japin mesim ne te gjitha nivelet e shkollave amerikane, ne kolegje e universitete ne Detroit, kryesisht matematike, e gjuhe te huaja madje edhe anglisht per amerikanet.
Kesaj rrokullisje te gjuhes shqipe as fjalet e Fishtes dhe Naimit nuk i bejne derman. Nderkohe qeveria malazeze jep per diasporen malazeze, ku te tille i cileson edhe shqiptaret ne Mal Te Zi, nje milion dallare per kulturen, per gjuhen e sigurisht ne rend te trete per strukturat e saj informative. Turqia shpenzon 3 milion dollare vetem ne Michigan per vilajetizimin e gjuheve, kultures ballkanike dhe perstukturat informative ne sherbim te shtetit. E thene me troc bash ne osmanlliste per islamizimin e mergates nga ballkani. Sigurisht nese shifrat do te beheshin publike ne parlamentet e te tria shteteve, shifrat do te ishin shume me te medha po te kemi parasysh cmimet e tregut per ti mirembajtur objektet ku zhvillojne veprimtarine pononjesit e zgjedhur te tyre e tyre. Nderkohe qe keto dy shtete, nuk dihet e sakte shifrat e Serbise, japin per kulturat e tyre, shteti shqiptar jep per shkaterrimin e gjuhes dhe kutures sone kombetare. Keto fonde shkojne per ngritjen e strukturave partiake, te cilat simbas shkrimeve dhe analistave te diaspores kane kaluar numerin 80….Analistet e ketushem i cilesojne veprimet e Ministrise se Arsimit dhe te Kultures struktura paralele te shtetit te hashashit, nisur nga fakti se diasporen dhe detyrimet qe ka shteti me kushtetuten e hartuar nga Janullatusi nuk i ka marre asnjehere ne shqyrtim.
Ky shqetesim i gjithkuajt ne diaspore me kujtoj TareOlset e Shqiperise qe vinin ne Amerike me dollare te thate ne xhep dhe ne qendrat e izraeliteve propogandonin filmat dokumentare te Enver Hoxhes dhe dashurite me udhqeqjen staliniste me mbeshtetjen e njerit nga TV shqip te Detroitit. Po TareOlset nuk punuan per tete vjet ne asnje firme amerikane se ato ishin firma vete. Programi i tyre ishte te njolloste gjithe aktivitetin e nacionalisteve shqiptare qe u hengren dhem per dhemb me diktaturen per te mos lejuar triumfin e ideve komuniste, te cilat pas renjes se murit te Berlinit ato kane ngritur murin e Stalinit. TareOlset ia arriten qellimit te propagandonin qeverine demokratike si qeveri shpellash per te hipur ne pushtet ngritesit e ketyre shpellave dhe bunkereve. Ato u premtuan poste te larta si ministerta, ambasadore, konsuj, tituj te larte ushtarak, prandaj nje repart prej 400 vetash u vu seriozisht ne levizje dhe u angazhua me hov revolucionar te benin rolin e gazetarit dhe te analistit….Por ato kane mbetur tani si peshku pa shendritjen e luspave qe ua lau me kallaj partia. Qeveria e te gjatit u dha derrmen premtimeve dhe konflikti midis ketyre grupimeve eshte nje vullkan qe po zien po kane frike te shpallen mbasi mendojne se katervjecarin tjeter do tu plotesohen deshirat qe ta fundosin ne plehra Shqiperine.
TareOlset e nisen punen edhe me dokumetare sekrete. Sa u munduar te shembin edhe lisin Bardha me gjithe avargaden nacionaliste qe ka celur dyert e kongresit, senatit madje edhe Presidenteve te SHBA!
PO ku jane tani TareOlset, qe per tete vite nuk shkonim te flinim pa i pare ato ne Tv, ne mbledhje ne takime! Ata tani kane detyra te larta, por shtabin e kane ketu disi te shpartalluar. Me nje plan pra me paret e gjuhes dhe kultures do ta organizojne perseri per te fituar zgjedhjet e ardhshme. Ata po vijne po me nje menyre tjeter si mikrobgjakes! Pat thene plaku i zgjuar qe ne njeren dore mbaj biblen dhe ne tjetren kanunin nese nuk i besojne te pares duhet me zor ti binten te dytit! Nese me te vertete njerezit e kane provuar se puna ka shkuar deri ketu problemi duhet marre me seriozitet

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-pjesemarrese në Edicionin e 15-të i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan – 2016


 Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-pjesemarrese në Edicionin e  15-të i Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan – 2016
10527492_10204058126512649_4415313866721835041_n
Nga: Raimonda MOISIU

Detroit-i, kryeqendra e industrisë automobilistike të botës, ku jeton komuniteti më i fuqishëm shqiptar në Amerikë, pret Ditët e Letërsisë Shqipe,- Michigan 2016-
Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan, të cilat organizohen për të 15-tin vit me radhë, për vitin 2016 do të bëhën në datat 28, 29 dhe 30 Tetor 2016.
Traditën e Ditëve të Letërsisë Shqipe Michigan ose e thënë ndryshe Festa Letrare e Shqiptarisë Amerikane, e cila për gati një dekadë e gjysmë prezantohet me vizionin, pozitën dhe historinë e saj, e bukur dhe unike.
Një organizim i admirueshëm, profesional e mbresëlënës me përkushtimin e vetë botuesit të RevistaKuvendi Detroit, shkrimtarit dhe publicistit Pjetër Jaku, bashkëshortes së tij, poetja e talentuar dhe reformatore Elinda Marku në bashkëpunim me stafin e revistës, dhe komunitetin e shkrimtarëve, poetëve, artistëve dhe përkrahësve të tyre, që jetojnë, punojnë e krijojnë në shtetin e Michigan-it dhe rrethinat. Shoqata E Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e vlerëson këtë sofër letrare, Festa Letrare e Shqiptarisë Amerikane, -që zgjon muzën e kuvendimit dhe oratorisë në tryezën e bashkëbisedimit dhe ku do te dëgjohet zëri i korit të muzave shqipe.

14469668_10210532390805210_4361220777875138389_n

Sikunder jeni në dijeni për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e cila ka moshë përafërsisht me Revistën Kuvendi dhe Ditët e Letërsisë Shqipe, Michigan, së bashku do të vazhdojmë traditën e bukur per te 15 -in vit, të Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan,të lidhura fort këto, me traditën e kulturën e trevave të Shqipërisë etnike, ashtu si kanë bërë gjeneratat e ndritura të pararendësve tanë, akt vlerësimi dhe të gjithë së bashku të shndërrohemi në më shumë se mesazhierë të ekzistencës humane e dashurisë njerëzore.

Raimonda Moisiu
Kryetare e SHSHSHA-se

"VETVENDOSJA", së pari, duhet të heqë dorë nga "anarkizmi" made in"kamikaz"

9/24/16


Prof.Dr.Eshref Ymeri : Rregullo së pari shtëpinë tënde, pastaj dil e jep lëmoshë


Nga prof.Dr.Eshref Ymeri

Në faqen e internetit "Kosovapost.net" të datës së sotme, u njoha me protestën e Lëvizjes "Vetëvendosje" kundër zhvillimit të referendumit që ka vendosur ta organizojë nesër Milorad Dodiku, President i "Republika Srpska" në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Image result for republika srpska

 Lëvizjes "Vetëvendosje" dëshiroj t'i kujtoj një fjalë të urtë shqipe që thotë: "Rregullo së pari shtëpinë tënde, pastaj dil e jep lëmoshë".

Map of Republika Srpska

 Lëvizja "Vetëvendosje" duhet të bëhet e vetëdijshme se "kambanat" që Dodiku do t'i tund nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë me zhvillimin e referendumit, shumë shpejt do të dëgjohen në Kosovë.

Image result for republika srpska

 Pas krijimit të Bashkësisë së komunave serbe dhe zbritjes në Kosovë (në Luginën e diellit") të 20 mijë serbëve brenda vitit 2018, Beogradi do të organizojë referendum në veriun e Mitrovicës, se Kosovën Beogradi vazhdon ta ketë koloninë e vet, por të administruar nga shqiptarët.

 Prandaj "Vetëvendosja" të përgatitet për "bombën" që do t'i pëlcasë brenda shtëpisë së vet.

Përshëndetje miqësore.

Eshref Ymeri
Dejton, Ohajo
24 shtator 2016

---------------------------------------
Ilustrim

Nga Flori Bruqi


Përgjigje në Letrën e Prof.Dr.Eshref Ymerit


Secili hap, secili veprim i Serbisë dhe serbëve, është legjitimuar nga ndërkombëtarët në Kosovë dhe nga ata në Bruksel, kurse implementimin e tërë kësaj e ka siguruar nomenklatura Qeveritare e Kosovës.

 Çka mund të bëjë Kosova tani?

Kushdo që ka kundërshtuar këtë proces, ambasadoret  janë  ndeshur me zyrtarët  e ndryshëm qeveritar si dhe më opozitën kosovare tash e disa vjet duke kundërshtuar nomenklaturat e ndryshme ndërkombëtare dhe republikane të Kosovës,

Tani që tashmë qerrja është thyer, këta të  fundit thonë- kujdes se mund të thyhet qerrja. Mirëpo, natyrisht, përgjegjësinë për këtë nuk e ka as ajo, dhe as faktori ndërkombëtar. Partia në pushtet, PDK, e ndihmuar nga LDK, AAK, dhe AKR kanë qenë fasilituesit e krijimit të “republika srpska” në Kosovë.

Ata kanë qenë shtyrësit e të gjitha koncesioneve që kryeministri ynë merrte mbrapa nga vizitat e tij në Bruksel. Këto parti janë kujdesur që të krijohen të gjitha kushtet në terren për t’u themeluar “republika srpska”. Tani kjo mund të jetë tërësisht e pashmangshme.

Image result for cka eshte republika srpska


Ç’është më e keqja, tani jemi në një situatë që mund të prodhojë paradokse më të rënda sesa vetë “republika srpska”. Politika e Kosovës, e koncentruar shumë në zbatimin e detyrave që po i jepeshin nga të huajt, pa e bërë as më të voglin hap për ta bërë shtetin brenda, ka humbur çfarëdo shansi për të fituar legjitimitet të brendshëm në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kosovës, kurse ka dështuar në arritjen e legjitimitetit të jashtëm.

Image result for cka eshte republika srpska

Në anën tjetër, tërë këto krijesa të rezervuara ekskluzivisht për komunitetin serb, janë të pranuara nga të gjithë, edhe nga pala kosovare. Pra, pjesa e Kosovës e udhëhequr nga lista “Srpska”, është krijesa e vetme juridike e pranuar nga të gjithë, nga ndërkombëtarët, nga Serbia, dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Kosova si shtet nuk pranohet nga BE-ja, e cila është shndërruar në aktorin kryesor në Kosovë. Sot Kosova rrezikon të përfaqësohet jashtë nëpërmjet kësaj krijese që mund të quhet “republika srpska” apo qyshdo tjetër.
Image result for cka eshte republika srpska
Mirëpo, të ulesh sot e të vajtosh se po krijohet “republika srpska”, ndërkohë që iu ke rënë hundëve kujtdo që dje po paralajmëronin këtë rrezik, është vërtet të derdhësh lot krokodili. Shteti i Kosovës dhe politika e saj është lënë në baltë nga ata që bënë tutorin për ta deri në këtë pikë.

Kosova sot nuk e ka asnjë mjet në dorë për të parandaluar atë që e nxori më në fund Jacobson, sepse në negociatat e Brukselit u krijua një rregull i paprecedent.

Pa marrë parasysh sjelljen e Bashkësisë së Komunave Serbe, Kosova nuk e ka asnjë mjet për të ndërmarrë ndonjë veprim. Kosova tani, duke iu falënderuar Bruskelit dhe kryeministrit Thaçi, por edhe partive tjera që përkrahën negociatat, mundet vetëm të ulet dhe të shohë zhvillimet që pashmangshëm do të çojnë në krijimin e një entiteti semi-independent serb në territorin e saj.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nuk ka elemente që mund ta krahasojnë me modelin e aplikuar në Bosnjë e Hercegovinë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, thonë analistët politik.

Sipas tyre, marrëveshja e Brukselit për Asociacionin ka elemente etnike dhe krijon një entitet serb, për çka po shpreh shqetësime opozita në Prishtinë, por në thelb, thuhet se ajo dallon nga modeli i Bosnjës.
Image result for cka eshte republika srpska

Shqetësimet e opozitës janë më shumë të natyrës politike.

Asociacioni nuk ka asnjë element më tepër nga fushëveprimi i kompetencave komunale. Nuk ka asnjë element legjislativ, nuk ka asnjë element të zgjedhjes së drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë element të sigurisë, pastaj të politikave fiskale, të cilat i ka Republika "Srpska" në Bosnje.

Prandaj, besoj që marrëveshja e arritur në Bruksel ka ruajtur me sigurinë më të madhe unitetin e shtetit, kushtetutshmërinë e vendit dhe legjislacionit.

Analisti Naim Rashiti thotë tutje se një nga qëllimet e këtij dialogu është eliminimi dhe integrimi i strukturave paralele serbe, çka sipas tij, nëse arrihet të bëhet me këtë Asociacion, do të ishte një përparim i madh.

Ndërkaq, ai sheh shumë ngecje në qëllimin tjetër të dialogut e që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

Në anën tjetër,  "bosnjëzimi", si argument që e përmend opozita për të kundërshtuar marrëveshjen, nuk paraqet krahasimin më të mirë.

Por, ai beson se ka një tjetër qëllim tek Asociacioni, që sipas tij, do të hetohet me kohë. Ai beson se Serbia dhe strukturat politike serbe që i mbështet në Kosovë nuk do të tregojnë vullnet politik për të funksionalizuar shtetin e Kosovës me këtë Asociacion.
Image result for cka eshte republika srpska
Janë dy çështje të cilat sipas mendimit tim janë vendimtare: E para -A është bërë çështja e ndërtimit të asociacionit për shkak se serbët dëshirojnë ta funksionalizojnë shtetin e Kosovës apo për ta detonizuar (bombë e kurdisur) shtetin e Kosovës? - Unë mendoj që është në pyetje kjo e dyta.

Pastaj, mendoj që argumenti i qeverisë se me këtë po i heqin institucionet paralele nuk qëndron, pasi që po krijohet një entitet paralel në kuadër të sistemit të Kosovës i cili do të jetë nën kontrollin e plotë të Serbisë.
Image result for cka eshte republika srpska
Marrëveshja e fundit e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin, do të shihet se sa shumë do të jetë sfiduese vetëm atëherë kur të fillojë operacionalizimi dhe zbatimi i saj.

Është një zgjidhje aktuale, por mendoj se në perspektivë do të dëshmojë se sa dobësi dhe pasoja të saj do t'i shohim jo shumë larg, atëherë kur të fillojnë të operacionalizohen çështjet që kanë të bëjnë me statutin. Besoj që në statut do të shohim elemente të cilat do të jenë në kundërshtim edhe me Ligjin për Qeverisje Lokale sikurse edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Aktualisht në Prishtinë ka dy interpretime të kundërta të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Përderisa opozita e quan atë si hap drejt "bosnjëzimit" dhe krijimit të entitetit autonom serb në Kosovë, qeveria e krahason me një Organizatë Joqeveritare.

Të dyja interpretimet, sipas analistëve nuk qëndrojnë. Një e metë e këtij dialogu, po besohet të jetë edhe mbyllja dhe jo transparenca e tij, çka më pas po krijon huti e konfuzion.
Image result for cka eshte republika srpska

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i mbyllur për mediat dhe opinionin, ngase kështu e ka përcaktuar ndërmjetësuesi, që në këtë rast është Bashkimit Evropian. Një qasje e tillë, sipas tij, më shumë i ka shkuar shtati politikës në Serbi, por jo edhe asaj në Kosovë.
Image result for cka eshte republika srpska
Politika kosovare, institucionet, filluar nga kryeministri, do ta paguajnë dhe po paguajnë një çmim të lartë nga kjo qasje ndoshta e imponuar ndaj tyre sa i përket dialogut. Por, megjithatë ata kanë pasur mundësi të bëjnë shumë më shumë për të njoftuar opinionin në raport me metodologjinë e dialogut në raport me pritjet dhe në raport me çështjet që janë të ndërlidhura me Serbinë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes, pritet të mbledh përfaqësues të deleguar nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Asambleja dhe Këshilli i këtij trupi, do t'i kenë shenjat dalluese dhe do të komunikojnë në emër të komunave serbe me institucionet qendrore në Prishtinë.

Prishtinë, 24.09.2016

------------------------------------------



Image result for eshref ymeri
                               


Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri -SH.B.A


Mbrojtja e Kosovës dhe e mbarë Kombit shqiptar nga shovinistët grekosllavë, epshet e të cilëve nuk kanë të ngopur me troje etnike shqiptare.

I dashur Flori,

Shumë faleminderit për sqarimet e hollësishme. Ju jeni një intelektual i shquar dhe jam i bindur pa asnjë mëdyshje se për ju është shumë e shtrenjtë mbrojtja e Kosovës dhe e mbarë Kombit shqiptar nga shovinistët grekosllavë, epshet e të cilëve nuk kanë të ngopur me troje etnike shqiptare. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, siç theksohej edhe në një shkrim të Qendrës Kombëtare për Informim dhe të Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, të botuar dje në faqen e internetit "Kosovapost.net", Kosova sot, faktikisht, vazhdon të jetë koloni e Serbisë, e administruar nga shqiptarët. Dhe populli shqiptar i Kosovës nuk guxon të ngrihet më këmbë dhe t'i tregojë vendin Thaçit dhe Mustafës, të cilët vazhdojnë të luajnë rolin e mëkëmbësve të Beogradit në Kosovë.

Me respekt dhe mirënjohje.

Eshref Ymeri

Dejton, Ohajo

24 shtator 2016

_______________________

Image result for perparim hysi

Nga Përparim Hysi -Tiranë

"VETVENDOSJA", së pari, duhet të heqë dorë nga "anarkizmi" made in"kamikaz"



Unë, pak si në mes. Në optikën dhe vizionin tim,"VETVENDOSJA", së pari, duhet të heqë dorë nga "anarkizmi" made in"kamikaz", me bomba e gazsjellës në Parlament. Në Kosovë, nuk ka më kthim prapa. Kosova është nën vëzhgimin ndërkombëtar me në krye Amerikën. Veprimet anarshiste të "Vetvendosjes" veç prishin imaazhin e mirë për KOSOVËN. Liderët që "gjasme" vriten- priten për flamur të luftojnë me mjete demokratike dhe jo ta bëjnë PARLAMENTIN që të ngjasojë sikur nuk është mbledhur në PRISHTINË, por në brigjet e lumit JORDAN!!! Si një njeri që ndjej të më dhëmb shpirti për çdo pëllëmbë tokë ku flitet shqip, jam i indinjuar me veprimet pa pikë morali të atyre liderëve që turbullojnë dhe krijojnë probleme të "nxehta" dhe atëherë, kur ka mjete krejt demokratike për të zgjidhur "gërçe" që sjellin nga pas pasoja në dëm të vendit. As KOSOVA, as MITROVICA dhe as "vija e demarkacionit" me Malin e Zi, nuk janë "Nyja Gordiane" që të priten me shpatën mitike të Aleksandrit.


Tiranë,25 shtator 2016

2016/09/24

PROF.DR.SC.FEJAZ DRANҪOLLI: KISHA POLITIKE 'SVETOG SPASA' APO E SHËN SHPËTIMTARIT NË KORPUSIN UNIVERSITAR TË PRISHTINËS

 

                                                                      Prof. dr. Fejaz Drancolli
                                fejaz.drancolli@aab-edu.net



Nëse kisha nuk rrënohet, meqë kemi dhe jepen indikacione që do të ngelë, atëherë është e udhës që ky ndërtim i dhunshëm fetar të shndërrohet në “Muze të Holokaustit”, që do të na i përkujton të bërat e regjimit të apartheidit millosheviqian dhe të bashkëpunëtorëve të tij e që disa prej tyre ende janë aktivë në politikën e sotme serbe. Duhet cekur dhe supozojmë se ndërtimi i kësaj kishe është realizuar edhe me ndihmën materiale të disa biznesmenëve kosovarë, të cilët siç duket kanë qenë të detyruar me dhunë nga krimineli serb Zhelko Razhnjatoviq – Arkan. Natyrisht, të tillët, në rrethana të okupimit dhe të politikës millosheviqiane ishin të detyruar të ndihmojnë ndërtimin e kompleksit, se përndryshe…

Në Korpusin Universitar të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në dekadën e dhjetë të shekullit të kaluar gjatë okupimit serb filloi të ndërtohet kompleksi i Manastirit të kishës së Shën Shpëtimtarit. Ky është një kompleks fetar me karakter politik. Kisha të tilla u ndërtuan gjatë Mbretërisë SKS, periudhës së Rankoviqit dhe së fundi edhe të Millosheviqit.

Trashëgimia historiko-kulturore në territorin e Kosovës së sotme është trajtuar dhe studiuar nga autorët shqiptarë dhe të huaj në veçanti. Në lidhje me këtë çështje kemi “studime” ku mohohet ekzistimi i kulturës materiale shqiptare në këtë pjesë të territorit etnik shqiptar në disa periudha historike. Kur flitet për rëndësitë dhe vlerat historiko-kulturore, gjatë periudhës të sundimit romak, bizantin, nemanjid dhe osman, nuk tregohen bartësit e kulturave materiale. Ato, në shumë raste, përvetësohen dhe tregohen si joshqiptare. Natyrisht, këtu qëllimi është i qartë: mohimi i ekzistimit dhe i vazhdimësisë së etnisë ilire-arbërore-shqiptare, i historisë dhe i trashëgimisë etnokulturore mijëra vjeçe shqiptare. Mjerisht, edhe sot, vërehen tendenca të tilla mohuese.

Prof.Dr.Sc.Fejaz Drançolli

Trashëgimia nën okupimin serb

Gjatë okupimit dhe riokupimit të Kosovës, nga ana e Serbisë (1912 deri më 12 qershor 1999), kultura materiale shqiptare mijëvjeçare fetare e laike, jo vetëm që mohohet e përvetësohet, por edhe digjet e rrënohet, kurse popullata shqiptare keqtrajtohet: poshtërohet, burgoset, vritet dëbohet e shpërngulet nga vatrat shekullore të tyre. Shumë kisha a kishëza u adaptuan për nevoja liturgjike ortodokse serbe të kohës apo u ndërtuan mbi themele të rrënojave dhe objekteve fetare para krishterimit të sllavëve. Për këtë nuk kemi dokumentacion të gjendjes ekzistuese të shtresave më të vjetra kulturore. Shpesh kultura materiale, trashëgimia fetare bëhet objekt i instrumentalizimit për nevojat dhe qëllimet e caktuara të politikës antishqiptare e ekspansioniste dhe të shovinizmit serb me qëllim të krijimit të një Serbie garashaniane apo “Serbie të Madhe” duke gllabëruar dhe zgjeruar në tokat shqiptare. Propaganda serbe millosheviqiane, një kohë, trumbetonte për ekzistimin e 1300 kishave ortodokse serbe në territorin e Kosovës! Duhet cekur se, në Kosovë, kemi rreth 1414 vendbanime: fshatra e qytete. Sipas kësaj del se gati në çdo fshat e qytet ekzistuaka nga një kishë serbe!!! Realiteti është krejt tjetër. Sipas dokumentacionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, në territorin e Kosovës ekzistojnë 130 objekte të karakterit ortodoks, si kisha, manastire, rrënoja të kishave, objekte eremite dhe varreza.

Kishat serbe

Gjatë Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (1918/1941), në pjesët e ndryshme të Kosovës, u ndërtuan disa kisha e përmendore të dedikuar viktimave serbe të frontit të Selanikut, edhe pse nuk ka të dhëna se atyre që iu dedikuan përmendoret ishin nga Kosova. Këto objekte kulti janë kisha të tipit kryq i brendashkruar me kupola. Kishat janë me nga një anijat, e cila mbaron me absidë gjysmërrethore, në pjesën lindore. Këto ndërtime arkitekturale fetare janë të thjeshta, pa ndonjë element, që do ta veçonin kishën në aspektin artistik. Ndërtimet ishin të një tipologjie dhe u ndërtuan për kolonistët serbë e malazez, që u vendosën në pjesët e ndryshme të Kosovës.



Prishtinë, Kisha “Sv. Spasa” në Kampusin Universitar.

Kisha u ndërtuan edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur territori i Kosovës mbeti nën Serbinë, përkatësisht ish-Jugosllavinë. Ky ndërtim i kishave, me qëllim të serbizimit të Kosovës, vazhdoi edhe gjatë kohës së Aleksandër Rankoviqit e të Sllobodan Millosheviqit. Disa prej tyre, madje, mbetën të papërfunduara. Këto kisha, të tri periudhave të përmendura, u takojnë ndërtimeve të kultit ortodoks serb. Qëllimi dihet: serbizimi i trevave shqiptare dhe të shndërrimit të kishave në manastire. Pra, janë kisha të reja ortodokse serbe me karakter politik.


Fati i trashëgimisë

Trashëgimia etnokulturore e Kosovës kishte fatin e keq, të dyfishtë: ishte koha në dëm të trashëgimisë etnokulturore shqiptare, e cila përballohej disi dhe ishin shkatërrimet e planifikuara, në kushtet e okupimit serb, posaçërisht gjatë “realizimeve” të planifikimeve hapësinore, të planeve urbanistike të qyteteve të Kosovës e që kishin për qëllim zhbërjen e komplekseve urbane-arkitekturale, pra, ekzemplarëve të veçantë të objekteve të vjetra qytetare të banimit etj., që ishin të valorizuara dhe kishin vlera me rëndësi historike, artistike, arkitekturale, mjedisore, gjurmëve të lokaliteteve arkeologjike, gjurmëve të kulturës shqiptare, e veçmas kjo e fundit që ndodhi pas luftimeve të para në Kosovë në vitet 1998-1999 nga formacionet e policisë, të ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Pasioni i rrënimit

Gjatë dekadës së fundit të mileniumit që shkoi, serbët, në mënyrë të organizuar institucionale, i rrënuan përmendoret e rilindasve, patriotëve, humanistëve e shkrimtarëve shqiptarë të vendosura në shkolla, biblioteka, sheshe e vende të tjera publike, si akte jo humane e jo civilizuese, që bien ndesh me normat morale të civilizimit bashkëkohës në kundërshtim edhe me normat ndërkombëtare për ruajtjen dhe kujdesin ndaj trashëgimisë të një populli. Një popull që me egoizëm e mbron trashëgiminë e vet e në anën tjetër e shkatërron trashëgiminë e një populli tjetër apo ndërton kisha pa nevojë vetëm e vetëm për të serbizuar vendbanimet shqiptare, nuk bën pjesë ndër popujt e qytetëruar. Kjo e cekur, pos tjerash ka të bëjë dhe është aktuale për kohën dhe ditët e sotme, konkretisht fjala është për manastirin e kishës “Svetog Spasa” a Shën Shpëtimtarit që i dedikohet Jezu Krishtit.

Manastiri “ Svetog Spasa”

Me qëllime politike, antishqiptare, antiuniversitare, antistudentore, antihumane, antinjerëzore e anti anti të tjera, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” filloi ndërtimi i kishës “Sv. Spasa” apo të Shën Shpëtimtarit, në vitin 1992. Kjo kishë ortodokse serbe, përkatësisht manastir, sepse në kuadër të kishës së dhunshme u ndërtua edhe kompleksi i konaqeve ku parashihet të jetojnë e veprojnë murgjit e murgeshat e manastirit. Sot, këto konaqe përdoren për nevojat e studentëve dhe profesorëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Prishtinës. Me këtë, duhet kuptuar se ritualet fetare në kishë janë të përditshme dhe objektet e banimit apo konaqet janë në përdorim dhe funksion të përditshëm. Pos, kësaj, nëse kishës i lejohet funksionimi (e që për mendimit tim një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë) atëherë do të pasojnë dhe do të ndërtohen muret rrethuese, kambana si dhe objekte përcjellëse ekonomike, bujqësore etj., për nevojat e personalitetit kishtar, murgjve e murgeshave të manastirit. Pos konaqeve të përfunduara, kisha trikonëshe e mbuluar me kube qendrore e kompleksit të manastirit nuk është përfunduar, janë kryer vetëm punët e vrazhda konstruktive-arkitektonike. Me këtë duhet kuptuar se ende kemi kohë për dislokimin e manastirit. Për dislokim duhet të sigurohet një lokacion dhe të realizohet me mjete lokale e qeveritare. Po ashtu, dihet se serbët nuk kanë nevojë për një kompleks të përmasave të tilla, në zemër të kampusit dhe në qendër të qytetit të Prishtinës. Është absurde që edhe në këtë kohë, të mbesim në mendësinë okupuese millosheviqiane.

Nëse kisha nuk rrënohet, meqë kemi dhe jepen indikacione që do të ngelë, atëherë është e udhës që ky ndërtim i dhunshëm fetar të shndërrohet në “Muze të Holokaustit”, që do të na i përkujton të bërat e regjimit të apartheidit millosheviqian dhe të bashkëpunëtorëve të tij e që disa prej tyre ende janë aktivë në politikën e sotme serbe. Duhet cekur dhe supozojmë se ndërtimi i kësaj kishe është realizuar edhe me ndihmën materiale të disa biznesmenëve kosovarë, të cilët siç duket kanë qenë të detyruar me dhunë nga krimineli serb Zhelko Razhnjatoviq - Arkan. Natyrisht, të tillët, në rrethana të okupimit dhe të politikës millosheviqiane ishin të detyruar të ndihmojnë ndërtimin e kompleksit, se përndryshe...
Kompleksi i manastirit në fjalë përfshin shtatë hektarë të sipërfaqes së Kampusit të Universitetit. Kompleksi fetar në anën perëndimore kufizohet me rrugën “Agim Ramadani”, në anën lindore me Rektoratin e që i bie deri te shkallarët e pjesës së prapme të objektit. Ndërkaq, në pjesën perëndimore do të kufizohet me Fakultetin e Edukimit dhe Bibliotekën Kombëtare |Universitare, kurse në anën veriore me Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë. Sipas kësaj, i bie që Kampusi i Universitetit, përveç karakterit publiko-laik do të ketë edhe karakter fetar. Pra, për nga funksioni dhe ndërtimi arkitektonik do të jetë një ”mix” universitet, universitet që do të jetë sui generis për Evropën dhe më gjerë.

Të cekim se me vendim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës nr. 011.54/75, të dt. 12 dhjetor të vitit 1975, të shpallur në “Gazetën Zyrtare të KSAK” 54/75, të dt. 30 dhjetor 1975, u aprovua Plani detaj Urbanistik i Qendrës Universitare. Në bazë të këtij plani, pos tjerash nuk lejohet të inkorporohet asnjë ndërtim që nuk i përgjigjet nevojave të kompleksit universitar. Kjo është verifikuar edhe me vendimin e Planit Urbanistik Gjeneral të qytetit të Prishtinës, deri në vitin 2000, “Gazeta Zyrtare KSAK “ 2/88. Por, pa marr parasysh, pos tjerash, vendimet e cekura, në parcelën kadastrale nr. 7090, që i takon Universitetit të Prishtinës, filloi ndërtimi i kompleksit të manastirit të kishës “Sv. Spasa”. Për këtë rast kemi edhe një padi nga Universiteti i Prishtinës në emër të Prof. Dr. Ejup Statovci, Rektorit të Universitetit, nr.1/dt. 5.I.1993. Shpresojmë që vendimet e Kuvendit të Prishtinës të zbatohen në Kampusin e Universitetit.

(Autori i tekstit është historian i artit dhe ka punuar dyzet vite në mbrojtje të trashëgimisë historike-kulturore të Kosovës).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...