Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/23

Mustafë Shabani : I yni mot



I yni mot

(Xhemajl Mustafës )

Një vullkan më vlon në gji
e ndryjë, thellë në shpirt të mos shpërthejë
për ty u linda dhe rrita Shqipëri
do vijë koha të ta rrëfejë!!!

Koha erdhi ajo dëfton vetë
hijerëndat nxori në shesh
më dhemb shpirti ajo po fletë
në amshim varra ata përrshesh!!!

Le të shkojnë mor në mallkim
Dardani të ruajtë ty i madhi Zot
kthejmë ne tek ti pa përtim
kur do vijë i yni mot!!!

 Emmendingen, 23.11.16 
P.S.Ne shenje nderimi engjellit te lirise Xhemajl Mustafes !!!

Kosova merr ndihmë për t’u përballur me ekstremizmin në burgje dhe luftëtarët që kthehen nga Siria


Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, të mërkurën u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm me Ambasadën e SHBA’ve në Prishtinë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri Mustafa, ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delawie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP’së, Andrew Russell.

“Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën”, njofton zyra e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se, “qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit”.

Kështu u gjet Astrit Dehari nga shokët e dhomës, sipas inspektorëve



Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë ka kryer inspektimin e rastit të vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në raport sqarohet në tërësi se si ka ndodhur rasti i vdekjes dhe si është gjetur i ndjeri Dehari, transmeton Koha.net.
Raporti i plotë në tërësi:






Kush mund të garantojë për sigurinë në vend kur plaqkitet shtëpia e Kryeprokurorit?



Shtëpia e kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi të martën u bë cak i një vjedhjeje. Atij brenda objektit ku jeton iu vodh telefoni. Pavarësisht se Lumezi ishte nën mbikëqyrjen e policisë, telefoni i tij tashmë gjendet në duart e hajnave.
Pas këtij incidenti, kanë reaguar civilë e politikanë, duke aluduar në atë se siguria në vend është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe se qytetarët e vendit nuk kanë aspak siguri kur një gjë e tillë i ndodh një personi me ndikim, siç është kryeprokurori.
Por njohësi i çështjeve të sigurisë Bejtush Gashi thotë për lajmi.net se ky rast nuk mund të merret si pikë reference se pasiguria në vend është e madhe, pasi siç vlerëson ai, këto janë gjëra që ndodhin gjithkund dhe mund të i ndodh secilit, pavarësisht pozitës.
“Rasti i vjedhjes së telefonit të Aleksander Lumezit nuk mund të merren si pikë reference se shkalla e pasigurisë në vend është e madhe. Është vështirë më ardh deri të konstatimi se kjo është një pikë referencë ku shkalla e pasigurisë është e madhe, por këto janë gjëra që ndodhin. Përkundër masave që janë marr në shtëpinë e Lumezit apo që ai e ka pasur edhe sigurimi njerëzit e asaj kategorike, përkatësisht ata të cilët e kanë pas si objekt atë veprim nuk besoj që mund të ketë adresë të drejtpërdrejtë që të këtë konotacion për shkallën e sigurisë në Kosovë, sepse veprimet e tilla mund të ndodhin”, tha Gashi.
Ai thotë se të tilla depërtime të vjedhjeve në të ashtuquajtur korridore të sigurisë janë të pranishme jo vetëm këtu, por edhe në të gjitha vendet.
“Dhe në këtë rrafsh është e vështirë të përcaktohet niveli i sigurisë. Mund të ketë qenë edhe një skenar i përgatitur pra me teori konspirative por edhe mund të ketë ndodhur rastësisht krejt ky rast sido që të jetë faza e mëtutjeshme e veprimeve do ta zbardh këtë”, sqaroi Gashi.
Kujtojmë se prona e Lumezit, e cila gjendet në Rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, është sulmuar dje, në orët e hershme të mëngjesit.
Pas kësaj ëshhë deklaruar edhe vetë Kryeprokurori i cili ka shpjeguar se vjedhja ka ndodhur derisa ai me familje ishin duke fjetur.
Ndërkaq, policia i ka suspenduar për 48 orë një zyrtar policor të divizionit të sigurimit si dhe një mbikqyrësi të policit.

Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi në Kukës dhe Fuat Ramiqi - Rexhep Shahu

Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi në Kukës dhe Fuat Ramiqi



(Fragment nga libri im në proces “Lufta ime për Kosovën”)

Shkruan: Rexhep ShAHU

13 shtator 1998. Ora 15. Tre kilometër pa hy në qytetin e Kukësit, pranë depove të karburantit të shtetit në Mamëz, te kthesa poshtë depove, një grup policësh civilë, gjashtë gjithsej, me pistoleta e armë automatike në duar ndalojnë tre makina që vinin nga Tirana.
Në makinën e parë udhëtonte Fuat Ramiqi, oficer i lartë i Kosovës që përgjigjej për trupat e Kosovës që ishin dislokuar në Kukës e Tropojë.
Fuati ishte i pari ushtarak profesionist i Kosovës që kishte ardhur në Kukës bashkë me oficerin tjetër të Kosovës Nehat Koçina për të studiuar e gjetur vendet ku do të instaloheshin apo vendoseshin trupat e Kosovës për t’u stërvitë e për të qenë më afër për të hyrë në luftë në Kosovë. Leja ishte dhënë nga shteti dhe komanda e Divizionit të Kukësit e dinte këtë gjë. Atëherë, në pranverë 1998 e pata parë, njohur e shoqëruar në këtë mision Fuat Ramiqin dhe pata mësuar për luftën që ai kishte bërë në Bosnje kundër serbëve, luftë me armë të vërteta e jo me pushkë druri..
Në makinën e dytë ishte Ministri i Mbrojtjes i Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi. Në makinën e tretë ishte ushtaraku tjetër i lartë i Kosovës, Ahmet Alishani që drejtonte trupat e Kosovës në Kukës e i niste për Tropojë e Kosovë.
Policët civilë të Kukësit shkojnë me nxitim te makina e mesit dhe pa aspak mirësjellje hapin derën e makinës.
Pa komunikimin e nevojshëm dhe pa etikën më elemetare, dy policë njëherësh, si në garë kush po tregon zell më të madh, flasin me zë të lartë, të akullt: dorëzoni armën ju Ahmet Krasniqi…
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, shtet i njohur nga parlamenti i Shqipërisë, Ahmet Krasniqi shtanget. Jo nga frika prej këtyre policëve civilë, pasi ai kishte luftuar vërtetë me ushtarë e policë serbë në Kroaci, por nga një droje, nga frohtësia e të folurit, nga akullsia e zërit të këtyre policëve civilë që i kishin sjellë nga ana e anës që të policonin në Kukës dhe ta ruanin Shqipërinë prej Kosovës, t’i ruanin shqiptarët e Shqipërisë prej shqiptarëve të Kosovës.
Me qetësi ministri fut dorën në brez dhe ngadalë nxjerr pistoletën.
Ndërkohë e kishte kapë për krahu dhe po e tërhiqte një polic ta zbriste nga makina duke i thënë : Ju Ahmet Krasniqi për armëmbajtje pa leje, duhet të vini në polici…
Sapo ministri zbret në tokë dhe po ia zgjaste pistoletën e tij “Sigsauer” 9 mm policit, mbin fluturimthi aty Fuat Ramiqi dhe e rrëmben pistoletën duke thënë me ton të sertë e të vrazhdë : është arma ime, unë marr çdo përgjegjësi.
Jo, nuk është arma juaj, është e Ahmet Krasnqit, ngre tonin polici, ai duhet të vijë në polici…
Vij unë në polici, unë arrestohem, unë bëj burg, ua kthen qetë e sertë Fuati, pistoleta është e imja.
Polici zgjat duart ta marrë armën nga duart e ministrit por duart e oficerit profesionist që ishte mësuar me armë në luftë, Fuat Ramiqi, u treguan më të shpejta e të forta se duart e policit civil të policisë së Kukësit.
U krijua një heshtje e frikshme. Armë të dyja palët.
Policët bien dakord që të arrestohej Fuat Ramiqi.
Ai hyp në makinën që po e drejtonte vetë, hypin në makinën e tij dy policë që ia kishin drejtuar njëri automatikun e tjetri pistoletën dhe në orën 16 mbërrijnë në komisariatin e Kukësit.
Ministri Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Alishani shkojnë te Bar Amerika në Kukës dhe nga aty bëjnë gjithë përpjekjet për ta liruar nga burgu Fuat Ramiqin, por atë natë pa sukses. Edhe Musli Lleshi pronari i Bar Amerikës, me gjithë njohjet e tij, bën përpjekje për ta liruar Fuatin, por mllefi i dikujt ndaj ministrit të Kosovës Ahmet Krasniqi ishte i verbër dhe dështimi për ta arrestuar e poshtëruar atë kishte acaruar dikë shumë.
Ata ishin nisë nga Tirana për Kukës e pastaj për Tropojë. Por u doli kjo pengesë.
Gjithë natën Fuatin në burg e trajtuan si kriminel. Kishin mllef të verbër ndaj tij pse ai i pengoi që ta burgosnin ministrin Ahmet Krasniqi. Dhjetra herë që e merrnin në pyetje e që i flisnin, kishin vetëm një kërkesë : veç thirre Ahmet Krasniqin të vijë këtu…
Por Fuati e kishte ndarë mendjen, do të paguante gjithçka e nuk do të lejonte ta poshtëronin ministrin e mbrojtjes të Kosovës Ahmet Krasniqin.
Gjithë natën nuk e lejonin të shkonte as në banjë. Aty ku ishte izoluar në bodrum te qelitë e burgut, nuk kishte banjë. Vonë pas mesnate, duke iu lutë policit, ai e shoqëron për në banjë në katin e dytë. Fuati i shprehu shumë mirënjohje policit që e shoqëroi në banjë, i cili u tremb shumë prej Fuatit.
Gjatë hetimit e marrjes në pyetje Fuatin e fyenin, e kërcënonin në mënyrë të pacipë. Ia nxirrnin Kuranin dhe e shanin, e fyenin atë e Kuranin.
I thonin do të dënohesh me 5 vjet burg. Ja po vjen gjykatësi këtu të ta japë dënimin me 5 vjet burg.
Ju të Kosovës jeni shkërdhata, jeni fundamentalistë.
Akuza jote nuk është thjeshtë armëmbajtje pa leje.
Thirre Ahmet Krasniqin të vijë këtu dhe ti lirohesh menjëherë.
Gjatë marrjes në pyetje ngrihen tonet. Tentojnë ta godasin me grushte por Fuati që ishte ushtarak, reagon, mbrohet dhe u thotë: unë jam shtetas i Bosnjës dhe do të reagojë Bosnja për mua, ju nuk mund të më goditni. Jam shqiptar, shtetas boshnjak.
Kur tentativa për goditje arrin kulmin dhe fyerjet e talljet po ashtu, atëherë Fuati thotë se nëse nuk më lëshoni ju, për 24 orë goditet komisariati juaj nga trupat tona…
Me 14 shtator 1998, në orën 7.30 të mëngjesit lirohet nga komisariati i Kukësit Fuat Ramiqi. Shkon te makina e tij që ia kishin kontrolluar e bërë lëmsh. Por policët e Kukësit nuk e kishin gjet dot pistoletën personale të Fuatit të cilën ai e kishte fshehur në makinën e tij. Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi mbeti në komisariatin e Kukësit, një zot e di se cili shef e ka kujtim…
Mori makinën dhe shkoi te Bar Amerika. Aty e priste ministri Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Alishani. Aty në dhomën e vogël të lokalit kanë bërë një takim me dy policë.
Ndërkohë nëpër qytet qe përhapur fjala që kishte thënë Baci, ushtari më i vjetër që ishte në Kolsh, se po nuk u lirua Fuat Ramiqi, nuk do të ketë më komisariat në Kukës, do ta bëjmë rrafsh… Atëhere Divizioni i Kukësit nuk i kishte as 90 trupa gjithsej. Trupat e Kosovës që stërviteshin në ato kohë në Kukës ishin disa herë më të shumta e profesioniste se ushtria e policia që kishte Shqipëria në Kukës.
Në orën 12 të datës 14 shtator 1998, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi bashkë me Ahmet Alishanin shkojnë në takim në zyrën e komandantit të divizionit të Kukësit gjeneral Kudusi Lame.
Takim mjaft miqësor, pasi gjenerali kishte në ato kohë shumë nderim për trupat profesioniste të Kosovës. Lufta drejtohet e komandohet nga profesionistët dhe vetëm atëherë mund të jetë e suksesshme, deklaronte gjenerali.
Në këtë takim, gjeneral Lame premton, pas kërkesës që bëri ministri Krasniqi, se do të shohim për baza të reja stërvitore për trupat e Kosovës, që të shtohen ato.
Pasi e pyesin, ai thotë se takohem me Xhavit Halitin, por s’kam gjë më të.
Në këtë takim mjaft miqësor dy Ahmetat i tregojnë gjeneralit Lame për incidentin që kishte ndodhë një ditë më parë dhe që Fuat Ramiqi kishte kaluar natën në burg.
Gjenerali revoltohet dhe shprehet i lënduar që nuk i kishin kërkuar ndihmë.
Ministri Krasniqi i lë gjeneralit një stekë më cigare, por ngaqë gjenerali pinte duhan me të dridhme, shumicën nga ato cigare që ai i quante duhan i butë, i kam pirë unë, pasi mi jepte herë pas here gjenerali. Dhe unë sa herë ndezja nga ato cigare, thoja me zë, t’u rrittë ndera Ahmet Krasniqi!
Gjenerali ishte mjaft i gëzuar nga kjo vizitë e ky takim me ministrin Ahmet Krasniqin e ushtarakun Ahmet Alishani.
Veç është pezmatuar dhe është nxirë kur ka dalë të flasë në televizion Sali Berisha.
Në Tiranë po zhvilloheshin ngjarjet e 14 shtatorit 1998.

Në vazhdim të një homaxhi me fakte tronditëse


Image result for eshref ymeri


Në disa faqe interneti të ditës së djeshme, si “VOAL”, “Fjala e Lirë” etj., ishte botuar një artikull i shkrimtares dhe publicistes së shquar, Zonjës Vilhelme Vranari Haxhiraj, me titull:
“Abdyl Sharra, një nga Elitat Kombëtare të mohuara, 70 vjet pa një varr.Në kujtim të kushëririt të tim Eti, inxhinier Abdyl Sharrës!”.
E lexova me shumë kërshëri.Ёshtë një artikull-homazh në nderim të kujtimit të intelektualëve të shquar, inxhinierëve të kënetës së Maliqit, të cilët krimineli Enver Hoxha i vrau barbarisht 70 vjet më parë, pikërisht më 22 nëntor 1946. Aty Zonja Vilhelme sjell mjaft fakte tronditëse për qëndrimin kriminal të diktaturës enverhoxhiste kundër lules së inteligjencies shqiptare, kundër personaliteteve të shquara të nacionalizmit shqiptar, të cilat i masakroi aq mizorisht, duke vënë në vend urdhrat e prera që i vinin nga Beogradi. Me urdhrat që dha për masakrimin, varjen dhe pushkatimin e atyre personaliteteve me emër të madh, krimineli Enver Hoxha i vuri vetes damkën e njeriut më të urryer të vendit tonë, e njeriut më gjëmëndjellës për pjesën më të shëndetshme, më të kalitur dhe më të edukuartë popullit shqiptar me frymën e nacionalizmit.
Zonja Vilhelme i ka njohur mirë dhëmbët e diktaturës enveriste. Asaj i burgosën Babain, pa kryer asnjë krim, por vetëm e vetëm se rridhte nga një familje e mirënjohur, nga një derë e shquar e fisnikërisë kaninjote, nga një vatër e nderuar e nacionalizmit shqiptar. Asaj i mohuan të drejtën e përfundimit të studimeve universitare, duke mos e lejuar të hynte në provimet e shtetit, paçka se ishte një vajzë dhe një zonjë me talent të rrallë, siç e vërtetoi koha pas ndërrimit të sistemit.
Fisi Sharra përfaqësonte jo vetëm nderin dhe dinjitetin e Vlorës dhe të krejt Labërisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar. Gjatë viteve 1955-1959, kur vazhdoja studimet në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, kam pasur një shok klase nga fisi Sharra. Ai ishte Elham Sharra. Ishte një djalë model në marrëdhëniet tona si nxënës të atij gjimnazi. I talentuar, miqësor, modest, i gjindshëm dhe me shpirt mjaft fisnik.
Nuk e di nëse ishte mallkim nga Hyjnia që popullit shqiptar t’i vinte në krye një përbindësh me emrin Enver Hoxha, i cili e përvetësoi deri në përsosmëri artin e vrasjes së shqiptarit nga shqiptari, art që ia mëkuan me aq zell emisarët e Beogradit, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi. Jo rastësisht Dushan Mugosha ishte këshilltar i Mehmet Shehut në Brigadën e Parë Sulmuese dhe frymëzues kryesor i tij për pushkatimin e 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar në Lushnjë në tetor të vitit 1943. Prandaj Enver Hoxha, në tehun e krimit të tij vuri ajkën e inteligjencies shqiptare, përfaqësusesit më të aftë të nacionalizmit shqiptar. Tërë ajo ajkë intelektualësh, si Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri e shumë e shumë të tjerë, si edhe përfaqësuesit e shquar të klerit katolik, studimet e larta i kishin përfunduar në universitete perëndimore, si në Romë, në Vjenë apo në Paris. Pikërisht këtë shtresë njerëzish të shquar, Enver Hoxha e kishte halë në sy, sepse, para personalitetit të tyre, atë e mundonte kompleksi i inferioritetit: vetë nuk kishte qenë i aftë ta vazhdonte dhe ta përfundonte universitetin në Francë, ku qeveria e Ahmet Zogut e pati dërguar me bursë shteti. Pikërisht njeriu i paaftë në fushën e përvetësimit të dijeve akademike, bëhet shumë i rrezikshëm, nëse një ditë arrin të hedhë në dorë frenat e pushtetit. Pikërisht një njeri i tillë, i paaftë në fushën e dijeve akademike, i duhej Beogradit për ta vënë në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë për realizimin e tre objektivave madhore, siç e ka vënë në dukje bukur mirë dr. Kastriot Dervishi: shndërrimin e asaj partie në agjenturë të Beogradit, futjen e popullit shqiptar në luftë civile dhe shfarosjen e elementit nacionalist.
Prandaj edhe krimineli Enver Hoxha, siç e kam cituar edhe në një artikull të paradokohshëm, vetëposhtërohej deri në atë shkallë, saqë i mburrej ambasadorit serbosllav se si ai, si shqiptar, po vriste shqiptarë dhe po merrte urdhra për vrasje të tjera:
“Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..”. Simbas rrëfimit të grues, ambasadori, diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet, - vazhdoi ai, - si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!
Këto fjalë i kishin rá në vesh Pater Gjonit shi prej të shoqit të zojës përkthyese. Megjithatë ai vazhdonte të çonte meshë, të punonte në shkollë e të pritëte martirizmin…”. (Atë Daniel Gjeçaj. “At Gjon Shllaku, Martir i Fese dhe i Atdheut”. Citohet sipas librit me titull: “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”. Shtypshkronja “At Gj. Fishta”. Tiranë 1993. fq. 36).
Çdo shqiptar, me vetëdije qoftë edhe minimale kombëtare, duhet të ndiejë krupë deri në pështirosje për këtë deklaratë prej servili të fëlliqur të Enver Hoxhës para përfaqësuesit të një shteti tradicionlisht armik të kombit shqiptar.
Zonja e nderuar Vilhelme Vranari Haxhiraj, ashtu si edhe mjaft intelektualë-publicistë dhe autorë të njohur librash, kanë shkruar mbi bazën e fakteve, të nxjerra nga dokumentet arkivore, se si Enver Hoxha hyri në shërbim të serbosllavizmit dhe, përmes luftës së egër të klasave, i bëri gjëmën popullit shqiptar, duke e mbyllur veprën e vet kriminale në vitet ’80, kur familjet shqiptare dhe sidomos fëmijët e tyre, po i kërcënonte degradimi gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit, kur radhët e gjata, që në orën 12:00 të natës, sidomos para shitoreve të bulmetit dhe tëushqimoreve të tjera, qenë shndërruar në një torturë të vërtetë. Por, çuditërisht, një takëm enveristësh të ndërkryer, ose për shkak të varfërisë së trurit, të paaftësisë intelektuale, ose të infektuar rëndë nga droga e politikës enveriste, vazhdojnë të mbrojnëkriminelinEnver Hoxha, duke sulmuar me një leksik të turpshëm të gjithë ata që e kanë demaskuar dhe vazhdojnë ta demaskojnë diktaturën e tij kriminale gati gjysmëshekullore. Me artikullin e vet, zonja Vilhelme i ka vënë në ballë Enver Hoxhës damkën e krimit, çka duhet të shërbejë si një mësim i mirë për të gjithë enveristët, të cilët, me mbrojtjen e figurës së tij, marrin në mbrojtje gjithë krimet e rënda që ai kreu gjatë sundimit të tij të egër.Enveristë të tillë më kanë sulmuar edhe mua me një leksik që i shkon për shtat vetëm sërës së njerëzve të shtresës së vulgut, paçka se unë, në publicistikën time, ashtu si edhe mjaft intelektualë të tjerë, kam pasur dhe vazhdoj të kem si yll karvani vetëm faktet, vetëm të vërtetën. Tërë ai fjalor i pistë (i përcjellë me pseudonime të ndryshme, prapa të cilave fshihet edhe emri i ndojë ish-studentittim të paaftë, vëllait shpirtëror të ish-studentit të paaftë Enver Hoxha dikur në Francë), në të vërtetë, enveristëve ua nxjerr bojën keq, u çjerr maskën dhe zbulon kënetën e ujërave të ndenjura, ku ata vazhdojnë të notojnë, si hedhurina kutërbuese, largpjesës më të shëndetshme të shoqërisë shqiptare.
Për “meritë” të kutërbimit të tyre shpirtëror, aq të pasur me leksikun e vulgut, enveristëve të paemancipueshëmpo u përcjell vargjet që pasojnë, me titullin e mëposhtëm:

Enveristëve për kujtesë!

Juve, or mjeranë, truri ju është tretur,
Skllevër keni lindur, skllevër keni mbetur.
Ju pashë kur m’u turrët, si ujq të uritur,
Me inat të rëndë, me dhëmbë të skërmitur.
Ju njoha, or ujqër, ujqër të ndërkryer,
Nga fjalët e pista, nga gojët përlyer.
Dhe u vutë në garë, si të egrit buaj,
Duke nxjerrë në pah krejt mjerimin tuaj.
Shumë ju ka pëgërë enverdiktatura,
Ndaj s’shpëtoni dot as nga vetëcensura.
Nuk ju shuhet malli për liderin e vjetër,
As në këtë botë, as në botën tjetër.
Në atë botë do shkoni pa asnjë maraz,
Viktimat e tij do ju ndjekin pas.
Urrejtjen në gjak e paskeni me okë,
E mbani me vete, si mikeshë për kokë.
Nuk ju do as mortja, se do gjë të zgjedhur,
Sepse ju veç jeni mbeturinë e hedhur.
Rrini strukur, fshehur, porsi sojë pisi,
Me pseudonime, porsi minj gjirizi.
Enverdiktatura ju ka robëruar
Edhe keni mbetur mendjeskllavëruar.
Ndaj po ju vë damkën, mbajeni mend mirë:
Servilzvarranikë, diktaturëlëpirë!!!

Sinsinati, Ohajo
22 nëntor 2016

2016/11/22

Ta mbrosh Edi Ramen

Rexhep Shahu



Ta akuzosh Edi Ramën si kriminel pse babai i tij Kristaq Rama si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë komuniste ka firmosë për varjen e Havzi Nelës, është një mënyrë speciale për t’i bërë avokati e mbrojtje Edi Ramës për keqqeverisjen e tij 3 vjecare.
Ta akuzosh, qortosh, apo kritikosh Edi Ramën për babën e tij dhe jo për punët e veta të kqia, është mënyrë speciale për t’i thonë se ti z. Rama gjithë punët i ke bërë mirë, gjithë gjëërat i ke mirë, ti po e bën dritë Shqipërinë, ia ke bërë jetën fantastike këtij populli, po e lulëzon vendin, i ke rritë rrogat, ke shtuar vende pune sap o vijnë amerikanë e gjermanë të punojnë këtu, ke forcuar shtetin dhe ia ke rritë dinjitetin shtetit, por vetëm një të keqe ke ti, vetëm një mëkat apo krim ke ti z. Rama, se je i biri i babit tënd, që ka firmosur për ta varë Havzi Nelën dhe ti duhet ta zgjidhje babain tënd. Broçkulla!
Ta akuzosh për këtë Edi Ramen dhe vetëm për këtë, e ta mbyllësh gojën për gjëra të tjera, për kritika të tjera, të bëhësh i sjellshëm, xhentil, qytetar dhe jo si unë, duhet që sejcili bir të mbajë përgjegjësi për babanë e vdekur, ndërkohë që babai mban përgjegjësi për të birin dhe jo i biri për babën që është harruar kur ka vdekë.
Ta akuzosh Edi Ramën për këtë krim se i ati i tij ka firmosur për varjen e Havzi Nelës, dhe të mos i bësh asnjë qortim apo kritikë për kryeministrimin e tij Edi Ramës, do të thotë që të mos i gjesh asnjë gjë keq në drejtimin e vendit, asnjë gabim për ta kritikuar por duhet t'ia shajmë babën e vdekur, që na qenka e vetmja e keqe e Edi Ramës, i vetmi krim i tij.
Po ta marrrrim të mirëqenë se varjet apo vrasjet në Shqipëri i miratonte presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, duhet ta besojmë automatikisht se Haxhi Lleshi kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka qenë përsoni më i rëndësishëm i vendit, gjë që është rrenë e bukur dhe nuk e besojnë as zogjtë; duhet të fshijmë nga historia kushtetutën e asaj kohe ku thuhej se Partia është forca udhëheqëse dhe drejtuese e vendit, do të duhet të pranojmë se pushteti legjislativ paska qenë mbi pushtetin politik, do të thotë që Kuvendi Popullor paska qenë mbi Komitetin Qendror të Partisë. Këto janë përralla! Këto janë tentativa për ta bërë të mirë Partinë e Punës të Shqipërisë. Kujt i duhet kjo, kujt i shërben kjo gjë…
Kur është varë Havzi Nela, kryetar i gjithë pushteteve në Shqipëri ka qenë Ramiz Alia. Edhe Sekretar i parë i KQPPSH apo shef i madh i partisë e njëkohësisht edhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Cili Ramiz ka qenë udhëheqësi, ai i partisë apo ai i presidiumit… Havzi Nelën e ka varë partia, e ka varë Sekretariati i KQ të PPSH dhe nuk e ka varë Presidiumi i Kuvendit Popullor që nuk kishte tagër të dilte mbi partinë. Kush mendon e beson ndryshe e konsideron demokratike Partinë e Punës.
Edi Rama i ka mjaft poshtërsitë e e veta dhe nuk është poshtërsia e tij apo krimi e mëkati i tij pse babai i tij ka firmosur për ta varë Havzi Nelen.
Kjo histori me duket se ka qellim ta amnistojë keqqeverisjen e Edi Ramës dhe ta çertifikojë për mirë, por ti thuhet se ke vetem një të keqe, që babai yt ka firmosë për Havzi Nelen.
Nuk ka nevojë me marrë borxh gjëra të kqia te baba i Edi Ramës me e sha e me kritikue Edi Ramën. Ka aq shumë të kqia vetë sa do të trishtohej sot, do të shpërthente dhe eksplodonte varrin baba i tij me i ditë të kqiat e të birit kryeministër.
Nëse ju nuk doni t’ia vini në dukje të metat dhe nëse ju pëlqen t’i ketë por të mos ia thoni por të lani mut me shurrë duke ia sharë babën, duke menduar se po bëni akt demokratik dhe luftë opozitare me të vdekur, është çeshtja juaj ajo.
Por unë po ua them se Edi Rama e bëri tritolin mjet qeverises, mënyrë qeverimi, dëboi shqiptarët nga atdheu duke i poshtruar, depërsonalizuar, duke ua nxi atdheun, duke ua bërë të pashpresë, duke ua bërë varr, dëboi shqiptarët dhe këta që ikën prej Ramës nuk ikën me mall e dashuri por me inat prej vendit. Solli depresion e trishtim, ankth e pasiguri si kurrë në histori, burgosi masivisht të vobektit, fukarej, fërkon shpatulla të fortësh, shtoi kazino e lojra fati, mbushi Shqipërinë me kultivues droge, luftoi një Lazarat e krijoi 350 të tjerë, shan pafund dhe poshtron PD e drejtuesin e saj, duke kritikuar investon, ata që ai kritikon bëjnë përpjetë siç ka bërë vete duke e kritikuar Berisha.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...