Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/28

Turpi brirë nuk ka ?....

DHURATA HOXHA: SUNDIMI I LIGJIT DO TË JETË PRIORITET EDHE NË VITIN 2017



Sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet i këtij viti dhe do të mbetet edhe prioritet i vitit të ardhshëm.

Gjatë pesë muajve të fundit në Ministrinë e Drejtësisë janë hartuar 11 projektligje, prej të cilave tetë kanë kaluar në Qeveri ose Kuvend, tri strategji dhe shtatë akte nënligjore.

Këtë përmbledhje e ka publikuar ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me rastin e përmbylljes së vitit 2016 në një konferencë për medie.

“Vështirësitë më të mëdha i kemi pas në gjetjen e balancit në mes të dinamikës së punës së zhvillimit të vendit tonë dhe nevojës që sektori i sundimit të ligjit të fuqizohet me strukturën ligjore dhe për të balancuar këto nevoja që janë aq të mëdha. E kam theksuar disa herë se fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet i yni dhe i tillë do të mbetet edh enë vitin që po vjen. Të gjithë ne së bashku duhet ët japim maksimumin tonë që të sjellim rezultate konkrete në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim që rendi dhe sundimi i ligjit të zbatohen plotësisht në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ministrja Hoxha tha se për hartimin e të gjitha projektligjeve dhe dokumenteve tjera në ministrinë me të cilën ka menaxhuar për rreth gjashtë muaj të këtij viti, janë konsultuar përfaqësues të shumtë nga shoqëria civile dhe partnerë tjerë.

“Muajt e fundit i kemi hartuar dhe i kemi proceduar për miratim në pesë muajt e fundit qysh nga marrja ime e këtij posti, 11 projektligje dhe 8 prej tyre tashmë veq se janë miratuar ose në Qeveria ose kanë kaluar ën kuvend, tri strategji dhe shtatë akte nënligjore. Për hartimin e gjithë këtyre projektligjeve jemi konsultuar me shumë partnerë, e dini edhe ju që jemi munduar gjithmonë që rekomandimet e shoqërisë civile ose të përfaqësuesve të mediave ti marrim parasysh dhe kjo jemi munduar ta bëjmë këtë në mënyrën më transparente të mundur”, tha Hoxha.

Ministrja Hoxha i ka falënderuar edhe mediat dhe përfaqësuesit tjerë pwr të cilët tha se e kanë mbështetur gjatë gjithë punës së saj duke ua uruar të gjithëve vitin e ri 2017.



REAGIM NGA ERAC PËR PËRDORIM TË FJALORIT OFENDUES KARRSHI NJË GRUAJE



Koalicioni i organizatave joqeveritare "Të Drejtat e Barabarta për të Gjithë" reagon ndaj fjalorit denigrues të përdorur nga Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-Avokat i Popullit, i cili Dhurata Hoxhës, ministren e Drejtësisë, mbrëmë e ka quajtur "lopë".

"Jemi të zhgënjyer nga Kurteshi, sepse para se të angazhohej në politikë, ai për disa vite ka qenë udhëheqës i institucionit kryesor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, obligim i të cilit është edhe mbikëqyrja e nivelit të respektimit të barazisë gjinore në shoqëri", thuhet ndër të tjera në reagim.

Në lidhje me ofendimin që i është bërë ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka reaguar edhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Përmes një reagimi ai thotë se përkundër që ekzistojnë mijëra arsye që qytetarët apo kushdo qoftë të mos pajtohen me këtë mister, është neveri kur një burrë e ofendon një grua.

Ja reagimi i tij:

I neveritshëm ofendimi që iu bë Ministres së Drejtësisë!

Ka 1001 arsye që një qytetar, një politikan apo një opozitar të mos pajtohet me Ministren e Drejtësisë dhe e ka gjithë lirinë e dynjasë që të flasë hapur për gjithë dështimet e saj!

Por njeriu s'ka si të mos ndiej neveri kur një burrë, ofendon aq rëndë një grua, siç ishte rasti i fundit i Ish avokatit të Popullit me Ministren e Drejtësisë!

Nuk është burrni të ofendosh një grua, edhe kur politika e saj mund të bie ndesh me ty, ani se komunikimi me emra shtazësh, është shndërruar në diskurs politik.

Na është bërë politika kopsht zoologjik.



BLERTA DELIU: VV TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT FYESE TË KURTESHIT PËR DHURATA HOXHËN

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili e quajti “lopë” ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Deliu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ky është ofendimi më i rëndë që mund t’i bëhet një gruaje.

“E papranueshme jo vetëm për nje grua por për çdo qenie njerëzore, dhe e patolerushme kur kjo gjuhë përdoret nga një ish Avokat i Popullit. Kurteshi si një avokues i të drejtave të njeriut, ka shkelë rëndë mbi këto vlera dhe parime të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Deliu.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet publikisht nga deklarimet e zotit Kurteshi.Mosdistancimi nga një gjuhë e tillë denigruese është porosi e dëmshme për vet diskursin e opinionit publik.Prandaj institucionet dhe shoqëria duhet ta dënojnë ashpër dhe te marrin masa konkrete karshi këtij fenomeni”, thotë ajo.

Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa: Mos t'i kishte humbur Gjakovën dhe Pejën, AAK s'do ta përmendte demarkacionin


Mustafa: Mos t'i kishte humbur Gjakovën dhe Pejën, AAK s'do ta përmendte demarkacionin (Video)Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, ka thumbuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kjo parti as që do ta përmendte Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, po ta kishte ende pushtetin në Pejë dhe Gjakovë.
Ai ka thënë në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive se demarkacioni po përdoret nga partia e Ramush Haradinajt dhe partitë e tjera opozitare për konsum politik dhe zgjedhor, raporton Gazeta Express.
“Po ta kishte mbajtur Aleanca Pejën dhe Gjakovën, s’do t’i kishte hyrë kësaj pune fare", ka thënë Mustafa në emisionin "Debat" në RTK. 
"Të gjithë e dimë, që prej vitit 45 të shekullit të kaluar e deri më tani, ky ka qenë kufiri i Pejës. Dhe ne s’kemi çfarë të kërkojmë argumente më shumë", ka thënë Mustafa.
"Ne shkojmë sot dhe shohim se ku është kufiri i Pejës me Malin e Zi andej, sepse andej nuk ka komunë tjetër kosovare. Peja kufizohet me territorin e Malit të Zi, nuk ka territore bosh apo sipërfaqe të askujt mes Pejës dhe Malit të Zi”, është shprehur Mustafa. 


Adriatik Kelmendi tregon se kush janë figurat enigmatike që drejtojnë Vetëvendosjen nga hija

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për strukturën brenda partisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ende e ka të paqartë kush është fytyra e vërtetë e kësaj partie për shkak të rëndësisë që kanë disa figura enigmatike në VV.

Sipas tij, VV’ja ka anëtarë që ndryshojnë shumë njëri me tjetrin dhe vendimet nuk merren nga njerëzit, të cilët njihen qartë për qëndrimet e tyre.

Kelmendi ka thënë se vendimet brenda VV’së merren nga njerëzit, si Boiken Abazi, Elvis Hoxha e të tjerë, të cilët dalin dhe i ofendojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gazetari në “Komiteti” ka thënë se këta emra të VV’së nuk e njohin Kosovën dhe nuk e ka të qartë pse anëtarët e tillë janë vendimmarrës brenda kësaj partie.


Gallatë e madhe: Presidenti Thaçi reagon me nervozizëm për ftesën e Haradinajt nga Trump

Image result for ramush haradinaj ftohet nga trumpImage result for ramush haradinaj ftohet nga trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – i cili vazhdon të mbetet i izoluar nga bota – ka shfrytëzuar një portal të tij personal që ta demantojë lajmin se Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA’së, Donald Trump.

Image result for hashim thaci erdogan

Hashim Thaçi nuk ka arritur ta fsheh pezmin e tij ndaj një ftese për Liderin e AAK’së nga kampi i Donald Trump. Ai ka përdorur një portal të tij personal për ta demantuar këtë ftesë. Sipas Thaçit (portalit), institucioni që e ka ftuar z. Haradinaj është një organizatë që merret me fushatat zgjedhore/organizime politike, por që nuk është pjesë e Kampit të Trumpit.
Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj ka thënë sot se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.


Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi, përveç vizitave në varrezat e serbëve të vrarë paslufte, prej kohës që ndodhet në Presidencë ka realizuar vetëm dy  vizita shtetërore në Maltë dhe tek autokrati Erdogan në Turqi.


 Prandaj, mllefi i tij ndaj vizitës së Haradinajt në SHBA duket plotësisht i arsyeshëm

ftesa
HARADINAJ FTOHET NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË DONALD TRUMP

Ftesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.




“Haradinaj ka marrë ftesë zyrtare nga zyra e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Unë besoj se do të jetë i pranishëm”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për përformancën e Hashim Thaçit këtë vit, në pozitën e presidentit të vendit.

Kelmendi ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pasur agjendë shumë më të ngarkuar të takimeve ndërkombëtare sesa që ka presidenti i tanishëm.
Ai ka shtuar se shkak i këtij lloj izolimi të ndërkombëtarëve nga Thaçi mund të jetë lidhje që ka emri i presidentit me Gjykatën Speciale.
Më tej, gazetari në “Komiteti” ka treguar se shkak tjetër i mungesës së ftesave të ndërkombëtarëve për Thaçit është niveli i lartë i korrupsionit në vend, ku jo rrallëherë përmendet edhe emri i presidentit. /Express/


Hashim Thaçi te Erdogani, do t’i kërkohet mbyllja e shkollave të Gylenit

thaci-erdogan

Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.
Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson gazetametro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë.

Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas burimeve të gazetametro.net, do të përmbajë gjashtë pika kryesore:

1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen,

2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara,

3. Proceset në mes të KOSOVËS, UNESCO’s, NATO’s dhe Bashkimit Evropian,

4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta,

5. Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi, dhe

6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Shkollat e Gylenit në Kosovë

Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë.

Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.

Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.

Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak.

Donald Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për inaugurimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump, i cili do të bëhet më 20 janar të vitit 2017.


Lajmin e ka konfirmuar  Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tregoi se ftesa për inaugurim tashmë ka arritur edhe në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.




Haradinaj do të jetë në mesin e shumë politikanëve botërorë në ceremoninë e inagurimit të Trumpit.

Ekskluzive: Haradinaj ftohet në inaugurimin e Donald Trump-it
Donald Trump do të inagurohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.
Trump shokoi botën kur e mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016. 




Rusia do të furnizojë Serbinë me avionë luftarakë, tanke, makineri lufte pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar në Rusi. Bëhet fjalë për 6 avioni MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 makineri lufte që vijnë nga rezervat e Rusisë.

Avionët do të dorëzohen në mars dhe do t’i kushtojnë Serbisë 180 deri në 230 milionë euro. Vuçiç, i cili siguroi marrëveshjen gjatë vizitës në Rusi të mërkurën e kaluar, tha se “donacioni” rus do të rrisë në mënyrë “dramatike” fuqinë mbrojtëse të Serbisë. Shumica e vendeve fqinje të Serbisë janë vende anëtare të NATO-s.

Marrëveshje e këtyre dy vendeve konsiderohet si rritje e ndikimit rus në Ballkan. Kreu i qeverisë serbe nuk harroi të theksonte se vendi i tij do të vazhdojë të mbetet një vend neutral ushtarakisht pavarësisht armatimit të ri nga Rusia. “Qielli i Serbisë do të jetë absolutisht i sigurt”, tha ai.

“Kjo do të thotë se ne do të kemi avantazh mbi ata që do të mendojnë të kërcënojnë Serbinë në të ardhmen. Ne nuk po kërcënojmë askënd.” Forcat e armatosura serbe kanë 80% të armatimeve nga teknologjia sovjetike. Pavarësisht se formalisht, Serbia kërkon të bëhet pjesë e BE-së, ajo është afruar me aleatin tradicional sllav dhe ortodoks.

Gjatë takimit me Vuçiç, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu propozoi stërvitje taktike trepalëshe bashkë me Bjellorusinë që do të cilësohet stërvitje “vëllazërore sllave”. Gjithashtu Rusia u shpreh e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin në Serbinë në fushën e ushtrisë.

Marrëveshja e tyre janë në një kohë kur ka rritje tensioni mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila është pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në këtë mes Rusia duket se po kërkon që të parandalojë afrimin e mëtejshëm të Ballkanit me Perëndimin.

Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin e cilësoi marrëveshjen me Rusinë si “historike”, i cili shtoi se që pa bombardimit nga NATO gjatë Luftës së Kosovës, tha se Serbia nuk është më e sigurt. “Tani do të jemi në gjendje të mbrojmë territoret tona”.

Donald  Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se është në marrëdhënie të mirë me të gjithë përfaqësuesit e vendeve të huaja, sidomos pas vizitës së tyre në Serbi. Ai ka shtuar se megjithatë se mysafiri i tij i preferuar është ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit i drejtohet kur Serbia ka ndonjë problem

“Ende nuk jemi në situatë kur mund t’i drejtohemi (John) Kerryt për të zgjidhur një problem, por Lavrovit,. Por kjo nuk do të thotë se e kemi zgjidhur problemin, por dimë se Rusia është në anën tonë dhe kur bëhet fjalë për vendimet e OKB-së nuk mund të marrë ndonjë vendim në dëm të Serbisë. Kjo ka ndodhur disa herë, me rastin e rezolutës për Srebrenicën apo anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Dhe kjo është një marrëdhënie miqësie”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Duke iu referuar votave të fundit në Kombet e Bashkuara kur Serbia votoi kundër rezolutës për Krimenë, Daçiç ka thënë se Serbia nuk do të mund të votojë kundër interesave të Rusisë dhe në të njëjtën kohë pret mbështetjen e saj në situata të diskutueshme.

Ai ka rrëfyer se me të gjithë shtetarët me të cilët ai ishte takuar ka marrëdhënie të mira, dhe që ka një “koleksion” të 100 numrave të telefonit të kolegëve nga vende të ndryshme të botës.

“Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të jetë më mirë se gjatë administratës së Obamës apo Clintonit, sepse Trump ka shpallur një qasje të ndryshme nga SHBA për krizat globale”- ka thënë më tej shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, Daçiç ka shtuar se askush nuk duhet të presë ndryshimet që shkruajnë mediat, të tilla si ato që “Trump do t’ia kthejë Kosovën, Serbisë”.

Nga Dr. ANDON DEDE, Nju Jork ; A e meritojmë varfërinë!?

( Sipas optikës së Thomas Sowellit )



Duke kërkuar albanica në botimet amerikane




Nga Dr. ANDON DEDE, Nju Jork



Si zor të ketë njeri që, sapo vetëdijësohet për statusin social ku gjendet, të mos i ketë bërë vetes një sërë pyetjesh, si këto: “Pse kjo pabarazi kaq e madhe mes njërëzve? Pse unë/ne të jem/jemi ndër më të varfërit e jo si gjithë të tjerët, në mos edhe më i/të pasur? A është faji im/ynë për këtë gjendje që po përjetoj/më apo i dikujt tjetër? Ç’duhet bërë për të dalë nga kjo varfëri e skajshme e për të jetuar dhe unë/ne, si gjithë bota? … e një sërë pyetjesh të tjera të kësaj natyre.

Migjeni, agjë të mos kishte shkruar tjetër veç “Poemës së mjerimit” do të meritonte të ishte në piedestal: “Kafshatë që s’kapërdijhet asht or vlla, mjerimi, kafshatë që të ngec në fyt e të kap trishtimi…”

Pra, a e meritojnë popujt apo dhe individët varfërinë apo mjermin që përjetojnë? A është ai përherë i përligjur apo, në të kundërtën, ata që rropaten më shumë shpesh vuajnë më tepër dhe e anasjellta?!

Nuk është e vështirë për të gjetur përgjigjen e tërë këtyre pyetjeve, po qe se gërmon në literaturën e pasur social-politike që e gjen me bollëk jo vetëm në biblioteka e librari por dhe në Internet. Këtë u përpoqa të bëj dhe unë, sapo mora në dorë librin e fundit të autorit të njohur Dr. Thomas Sowell, i Institutit Huver, në Universitetin e Stanfordit: “Pasuria, Varfëria dhe Politika”. Kjo për dy arsye: së pari, se me këtë autor jam familjarizuar prej kohësh për shkrimet e herëpasherëshme që ka botuar në revistën periodike të Institutit në fjalë,” Huver Diggest”, ku jam pajtuar prej rreth njëzet vjetësh. E dyta dhe më kryesorja është se, siç e kam pohuar edhe në ndonjë shkrim të mëparshëm, sa herë që marr në dorë libra të kësaj natyre, gjë e parë që bëj, shkoj tek treguesi se mos ka ndonjë gjë për Shqipërinë. Edhe në këtë libër e gjeta emrin e vendit tim. Përmendej vetëm një herë, që në kapitullin e parë, si shembull i një shteti nga më të varfërit, i krahasueshëm me Ukrainën e Sërbinë e që ka GDP-në tre herë më të vogël se Gjermania, Svicra e Danimarka dhe pesë herë më të vogël se Norvegjia. (Libri në fjalë, botim anglisht, f.5).

Kjo më la një shije të keqe edhe pse e dija prej kohësh këtë diagnozë për vendin tim. Por, se si të vjen kur ta thonë të tjerët. (Sipas të dhënave zyrtare rezulton se rreth 14.3% e familjeve tek ne jetojnë në varfëri absolute, e përcaktuar në Shqipëri si numёri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë, ndёrsa, rreth 2.2% në varfëri ekstreme, ku pёrfshihen ata persona që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).

Vendet e varfra, kudo në botë, dallohen edhe për shpenzimet e larta që bëjnë për ushqime. Shqiptarëve iu merrte ky zë në fillim të këtij shekulli rreth 70 përqind të të ardhurave, ndërkohë që në vendet e tjera të Europës qe tek 15 pëqindëshi. Me gjithë zhvillimet që kanë ndodhur dhe tek ne, si kudo në botë, akoma popullit tonë ushqimet iu marrin rreth gjysmën e të ardhurave, duke ulur ndjeshëm shpenzimet për arsim e shëndetësi, dy shtyllat bazë për një zhvillim normal të vendit.

Me që nuk përmendej më Shqipëria, sikur m’u ftoh pak dëshira për ta vazhduar më tej librin, por nuk ndodhi kështu. Dhe ja sepse: vërtet që vendi im nuk përmendej më me emër por, e them pa e tepëruar se gjithë përmbajtja e librit dukej sikur qe shkruar pikërisht për ne, për të na mbushur mendjen se kjo gjendje e vajtueshme që po përjeton populli ynë, ka arsye të thella e tepër komplekse, njohja e të cilave, në gjerësi e thellësi, sikur na e lehtëson deri diku ankthin që na rëndon për gjendjen ku jemi. (si ai nxënësi që revoltohet shumë për notën e keqe që ka marrë në provimin me shkrim por, më pas, e mbyll gojën e ndjehet edhe si i turpëruar kur mësuesi i tregon gabimet që ka bërë e që ai e pat akuzuar me pa të drejtë atë). Këtë po përpiqem të bëj dhe unë, aq sa më lejojnë caqet e këtij shkrimi.

E shoh të arsyeshme të kthehem pak mbrapa në kohë, për të kuptuar edhe më mirë, gjithënjë sipas optikës së Sowellit, se rrënjët e këtij realiteti janë më të thella nga sa na duken. Ja ç’shkruan Mehdi Frashëri në librin e tij “Problemet shqiptare”: “Një i huaj kur vjen nga Europa në Shqipëri, sheh një vend mjaft të bukur; me brigje deti, me limane të mira, me fusha pjellore, me ujëra të bulbërta e të shumta, me male te egra, por piktoreske, me liqene, me lumenj, në një kënd të Evropës që përbën bregun e detit perëndimor të Ballkanit. Me gjithë këtë, sheh njerëz të zbehur nga fytyra, të venitur nga sytë, të rreckosur nga rrobat, të palarë e të parruar, faqet të thelluara midis rreshtave të nofullave nga mungesa e ushqimit; qetë e lopët, kuajt e gjithë gjëja e trashë, të vegjël e të dobët. Nuk sheh asnjë vijë udhë të hekurt, as një liman të sistemuar, as fabrika, as pallate, as universitete, as spitale që të përfshijnë kushtet shëndetësore. Gjithashtu i huaji që na viziton nuk sheh as vepra arti, të vjetra ose të reja, me një fjalë, asgjë nga ato që shihen kudo në vende të qytetëruara. Vetvetiu këtij të huaji i vjen ndër mend pyetja: Pse ka mbetur kështu ky vend? (Antologjia e mendimit shqiptar 1870-1945, botimet “Toena”. Tiranë 2003, f. 396). Pra, mendjet tona të ndritura, që nuk i kanë munguar kurrë këtij vendi, e kanë shtruar me kohë pyetjen sowelliane, në se mund ta quajmë kështu: Pse kjo gjendje?

Kthehemi tek tema që nisëm. Së pari, dy fjalë për autorin e librit, Thomas Sowell. Aktualisht merret me studime në Institutin Huver, por ka dhënë leksione për Ekonominë në disa nga universitetet më të njohura të Amerikës, si Cornell, UCLA, Amberst etj.. Është autor i dhjetra publikimeve ekonomiko-politiko-sociale. “Skandal që ekonomisti Thomas Sowell nuk e ka marrë çmimin “Nobel”, – do të shkruante për të revista autoritare “Forbes”. – Askush nga ata që jetojnë nuk i ka trajtuar problemet ekonomike me kaq gjerësi e thellësi si ai, duke i parë ato në raport me faktorët gjeografikë, socialë e politikë…”.

* * *

Libri në fjalë përbëhet nga pesë pjesë. Le t’i shohim ato me radhë e, sipas këndvështrimit të autorit, le të hapim ndonjë parantezë për vendin tonë.

Në pjesën e parë autori analizon faktorët gjeografikë, ku përfshin reliefin, burimet ujore, klimën, botën bimore e shtazore etj. Siç shihet janë ata faktorë që nuk varen nga njeriu por që çdo popull i trashëgon, herë për mirë e herë për keq. Por, njeriu, nuk është indiferent ndaj tyre apo pasojave të tyre, faktorë këta që autori i shtjellon hollësisht e bindshëm.

Lind pyetja: a duhet të jemi të kënaqur ne me atë që na ka dhënë Natyra apo Zoti, për gjithësa evidentuam më sipër? Edhe po, edhe jo. Kemi një terren malor, por që në brendësi ka pasur e ka thesare, tjetër punë se sa i kemi zbuluar ato e se si i kemi shfrytëzuar e menaxhuar. Mos u habitni kur t’ju them se në vendin tonë të vogël gjenden pothuajse tërë elementët e tabelës së Mendeljevit? (Sigurisht, jo të gjithë në koncetrimin e duhur për t’u shfrytëzuar, por kjo nuk e zhvleftëson atë që thamë më lart për nëntokën tonë të pasur). Po flasim për vlera relative. Por, a ju shkon në mendje se ne, gjatë Diktaturës, kemi arritur të jemi të parët në botë për prodhimin absolut të kromit, kësaj pasurie të madhe që do të na e kishin zili të gjithë?! Por, si e menaxhoi shteti ynë i atyre viteve, i ashtuquajtur “popullor e socialist” këtë shans të jashtzakonshëm? A e vlen të zgjatemi për këtë kur dihet tashmë se ç’është bërë me valutën e përfituar: mjafton të kujtojmë 700 mijë bunkerët që nuk i hynë në punë askujt.

Mirë ajo kohë e ai sistem që shkuan e vanë por ne, dhe tani po i trajtojmë pasuritë nëntokësore sikur të ishin të hasmit e jo tonat. Media na ka njohur e vazhdon të na informojë përditë për milionat në mos edhe miliardat e dollareve që fitojnë shoqëritë e huaja me naftën tonë apo dhe me mineralet e tjera.

Po burimet ujore? A e dinë vallë të gjithe se jemi ndër vendet më hidrike të rajonit apo dhe më gjerë e, megjithatë, akoma nuk kemi ujë për të pirë gjatë gjithë kohës, fakt tjetër ky tepër domethënës për të kuptuar një nga shkaktarët kryesorë të mjerimit tonë.

Po klima jonë dhe bota bimore e shtazore që gjallon në të, a janë në favorin tonë?! Do të thosha po, me të madhe. Kujtoni Zvicrën malore, kurse ne, plus asaj, kemi dhe detin. Terreni ynë kodrinoro-malor është shumë i përshtatshëm për pemtari, vreshtari e një blegtori intensive. Por, të kap tmerri kur kujton se ç’u bë në to gjatë Diktaturës, për të siguruar gjoja bukën në vend, duke shkatërruar kullota, korije e pyje shekullorë. A ju kujtohet kontrasti që vihej re sa herë kalonim kufirin, kur na u dha mundësia të dalim jashtë shtetit?! Prapë, një parantezë të vogël lidhur me sa po diskutojmë. Ja se ç’shkruan Kadareja për sa më sipër:

“Fati, ndonëse na është bërë zakon ta mallkojmë, na ka caktuar ne shqiptarëve të jetojmë në një nga zonat më të bukura të Evropës. Ne harrojmë shpesh këtë, harrojmë që ky vend, sharjet ndaj të cilit i kemi në maj të gjuhës, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romës e Athinës ka një përbërje gjeografike të mrekullueshme, se ai ka një klimë të admirueshme, se ka pasuri natyrore të shumta, se ka ndoshta plazhet më të bukura të kontinentit. Ne harrojmë ç’do të thotë ankthi shekullor i vendeve që nuk kanë dalje në det, pa përmëndur vendet e izoluara në thellësi të kontinenteve, pa përmëndur trojet e gjëra të kësaj bote të mbushura me shkurre, shkretëtira e trishtim, e që mbulojnë tri të katërtat e rruzullit tokësor. Ne i harrojmë këto dhe, me qënëse jemi midis një kopshti plot me shtete pasanike, na pëlqen të qahemi që nuk jemi si ata”.

Në pjesën e dytë autori trajton faktorët kulturorë, përhapjen e Kulturës, raportet e saj me Ekonominë dhe Progresin. Siç shihet, nuk është fjala për kulturën në përgjithësi, siç jemi mësuar ta shohim ne, duke përmendur shifra e fakte se sa shkolla, universitete e institucione të tjera kemi në raport me popullsinë, por kryesisht se sa efektive është kultura që u japim të rinjve për të përballuar ekonominë e tregut ku kemi hyrë dhe morinë e problemeve që e shoqërojnë atë. Po tё shohim historinё e zhvillimit ekonomik, kudo në botë, thekson autori, vёrejmё se tё gjitha arritjet apo ndryshimet janё realizuar nё saje tё Kulturёs. Ai përmend gjermanët të cilët, kudo që kanë qënë, kanë dëshmuar aftësitë e tyre “thithëse”, kanë pasur sukses e janë bërë të pasur, jo vetëm në vendin e tyre por dhe në vende të tjera. Jo rastësisht shumë nga zbulimet në shkenccë e teknologji kanë për autorë gjermanët. Ai krahason Rusinë me Gjermaninë e Britaninë, ku mund të ketë më pak shkolla por janë më resultative në përgatitjen e kapitalit njerëzor. Pa nënvleftësar rolin e jashtzakonshëm e të pazevendësueshëm të arsimimit, ai vë në dukje se nuk është shkolla gjithçka por sa është kulturuar populli në tërësi, nga gjenerata në gjeneratë. Si shëmbull ai fillon me Edisonin e Fordin dhe përfundon me Majkëll Dellin e Bill Gejtin, shpikjet dhe zbulimet e të cilëve kanë shënuar epokë në historinë e njerëzimit, edhe pse ata nuk kishin mbaruar shkollat në ciklin e tyre të rregullt. Pra, kapitali njerëzor nuk është sinonim i shkollës por dhe i trashëgimisë dhe i aftësive që merren përmes shumë kanaleve të tjera, jashtë sistemit arsimor. Duke marrë përsëri si shembull Rusinë e cila, sipas disave, është shquar për nivelin e lartë të shkollimit, autori vë në dukje se ajo ka treguesit nga më të ultit përsa i përket kapitalit human. Ai citon autorin Nicholas Eberstadt, i cili, në një libër për Rusinë, pohon: “Edhe me kёtё nivel tё lartё shkollimi, rreth 6 pёrqind e popullsisё me kolegje, ajo, nё vitet 1995-2008, prodhoi vetёm 1.5 përqind tё patentave nё botё, ndёrsa Gjermania 60 herё mё shumё; Japonia 200 herё; SHBA-ja 500 herё. Madje dhe njё vend i vogёl si Singapori prodhoi shumё mё tepёr patenta se Rusia e madhe. Ai e pёrligj kёtё edhe me aftёsitё asimiluese tё vetё popujve, por pa rёnё nё pozitat e racizmit por nё kultivimin tek ata, brez pas brezi, tё shprehive dhe aftёsive. Madje ai, me këtë rast, vë theksin edhe tek dështimi i determinizmit gjenetik.

Edhe sot akoma Kultura, nё kuptimin e vlerave tё brendёshme dhe qёndrimeve qё prijnё njё popullsi, vazhdon tё luajё rolin kryesor nё zhvillimin ekonomik. Autori pёrmend si shembull Nigerinё qё ёshtё e pasur nё burime natyrore por ekonomikisht tepёr e varfёr. Problemi shtrohet pra se si dhe sa arrin t’i vësh pasuritë e trashëguara nё shёrbim tё popullit. Si për të mbështetur këtë mendim të Sowellit, po citoj një pohim të Bernie Sandersit, ish-kandidatit demokrat për president, në librin e tij të botuar kohët e fundit: “Revolucioni ynë”, f. 446: ”Transformimi i Amerikës, thekson ai, është diçka më shumë se thjesht zgjedhjet. Eshtë fjala për të ndryshuar kulturën tonë”.

Sowell ndalet dhe tek thithja e informacionit, pёrmes gjuhёve e mjeteve të tjera të komunikimit masiv. Anglishfolёsit, për shembull, kanё patur, (apo edhe e kanë), pёrparёsinё qё tё bien nё kontakt shumё shpejt me arritjet mё tё fundit tё shkencёs e të teknologjisё. Mjafton tё kujtojmё Indinë: sa përparësi iu ka dhёnё anglishtja, nga qё kanё qёnё koloni e Britanisё sё Madhe. (Jam vetë dëshmitar, këtu në Amerikë, se sa shumë indianë janë punёsuar nё administratё e degё tё tjera tё ekonomisё apo shёrbimeve sociale e ku, në shumë prej tyre, kanё kapur pozicione drejtuese, nga më kryesoret, si në administratat locale ashtu edhe nё qeverinё federale). Kurse ne, apo dhe çekët, hungarezët e të tjerë, na është dashur apo dhe na duhet t’i përkthejmë në gjuhën tonë burimet e informacionit. Kohët tashmë kanë ndryshuar, falë Internetit etj. por thithja e informacionit më të avancuar mbetet një nga rrugët kryesorë për progres.

Vlen të kujtojmë këtu, shembullin tonë, me izolimin e skajshёm gjatё Diktaturёs, që na ka dёmtuar aq shumё. Kёtё e kemi ndjerë dhe vazhdojmë ta ndjejmë të gjithë ne, sa herë që ballafaqohemi me botën.

Sowell flet jo vetёm pёr dallimet midis shteteve por dhe midis grupeve sociale. Tё rinjtё e sotёm, nёnvizon ai, paradoksalisht, edhe pse kanё dekada pёrpara pёr tё jetuar, fokusohen mё tepёr tek problemet e ditёs dhe fare pak merren me tё ardhmen qё i pret e qё ka tё bёjё jo vetёm me ata por dhe me shoqёrinё ku jetojnё, nё tёrёsi.

Në pjesën e tretë të librit në fjalë autori trajton faktorët socialë duke u ndalur tek popullsia dhe aftësitë apo mundësitë mendore të popujve të ndryshëm. “Nuk ka shoqёri, citon autori Fernand Braudel-in, qё tё ketё tё gjitha rajonet apo dhe pjesёt e popullsisё tё zhvilluara njёlloj”.

Shtjellimet që bën autori në këtë pjesë janë dhe si rrjedhime të faktorëve të mëparshëm, sidomos atyre kulturorë. Por jo vetëm i atyre, po dhe i traditave shekullore që ka çdo popull, duke nisur nga e kaluara e deri në ditët tona. Fati ynë qe i tillë që gjatë historisë, falë pozicionit tonë gjeografik, kemi qënë përherë nën kërcënimin e pushtimeve apo dhe të përdorurit të truallit tonë si fushë beteje për luftërat e të tjerëve. Kjo e ka minimizuar shumë kohën e vlefshme për t’u marrë me veten. Mjafton të kujtojmë këtu se vetëm nga fundi i shekullit të 19-të arritëm të hapim shkolla në gjuhën tonë e të botojmë gjithashtu librat e parë shqip.(mos pandehni se harrova që “Meshari” qe botuar shekuj më parë, por është fjala për botime masive e shkollore). Ne vërtet kishim të trashëguar vlera shpirtërore, si besa, mikpritja, respekti për besimet e të tjerëve etj. Por, pak jemi marrë për të kultivuar në brezat e rinj shpirtin e biznesit, përpjekjet për të fituar e mbrojtur të drejtat më elementare njerëzore etj.. Sistemi që lamë pas u përpoq të krijonte të ashtuquajturin “njeri i ri”, si në inkubator, që s’i duhej kërkujt, as vetvetes.

Në pjesën e katërt autori shtjellon faktorët politikë duke u ndalur tek roli i institucioneve politike, tek vetë politika e pluralizmi dhe tek shteti i mirëqënies. Në këtë pikë ne kemi aq shumë për të folur, por nuk na lejon koha e hapësira e këtij shkrimi. Nuk po flasim për shtetin e Diktaturës, megjithëse formalisht ai qe konsoliduar, ecte, si të thuash. Por, me pluralizmin, ne iu vumë dërrmën institucioneve sa që sot e kë vështirë të flasësh qoftë edhe një fjalë të mirë për to. Tek kjo pjesë e librit e gjen veten sidomos populli ynë me atë klasë të papërgjeshme që ka, me përdorimin e babëzitur që iu bëri institucioneve për tu vetëpasuruar, duke e katandisur shumicën e popullit në këtë gjendje të mjerueshme. Nëse ka një faktor që ne zëmë vendin e parë, në sensin negativ, janë pikërisht instutuciuonet, është politika dhe i shumëprituri pluralizëm që nuk e menaxhuam dot ashtu si të tjerët. Partitë tona politike krahasohen shpesh me grupe oligarqike apo dhe kriminale, për nga zullumet që kanë bërë e po bëjnë dhe kjo ka një kosto të madhe. Më duket kohë e humbur të zgjatem më shumë në këtë pikë, nga që lexuesi ballafaqohet me të përditë në media, ku gjallojnë tashmë jo më dhjetra por me qindra në mos mijëra burime informacioni si gazeta, radio, televizione e portale të lloj-llojshme, sa që e ke vështirë se ku të ndalesh. Por, nuk mund të rri pa theksuar se, për mendimin tim, politika dhe poltikanët kanë qënë e mbeten faktorët kryesorë të mjerimit tonë, që nga themelimi i shtetit e deri në ditët tona.

Shumë nga ata që janë shokuar, befasuar apo dhe hutuar nga pabarazitë e mëdha që ekzistojnë në mes individëve, grupeve sociale apo kombeve, janë përpjekur të gjejnë ndonjë faktor kyç, të vetëm, si ata gjenetikë, shfrytëzues etj. për të shpjeguar pse disa janë kaq të pasur e të tjerët shumë të varfër. Siç shtjellohen në libër, faktorët janë kompleksë. Shumë nga këta individë, grupe sociale e kombe që përballen tani me këtë gjendje dhe shohin të tjerët që janë tepër përpara, tërheq vëmendjen autori, duhet të kuptojnë se faktorët që i kanë çuar në këtë gjendje nuk janë të sotëm por i kanë rrënjët dhjetra apo dhe qindra vjet përpara. Mjafton të kujtojmë, shton ai, Skocinë e shekullit të 18-të apo Japoninë e shekullit 19-të, për t’u bindur për këtë.

Në pjesën e pestë autori jep përfundimet që dalin nga gjithë sa u tha në pjesët e mëparshme. Jo rastëisht, thekson ai, nё kohё tё caktuara kanё lulёzuar vende tё ndryshme si Singapori, Hong Kongu e Koreja e Jugut, nё shekullin e kaluar. Kjo ka të bëjë pikërisht me ata faktorë që përmëndëm më lart e që iu ka mundësuar këtyre popujve të realizojnë hope cilësore. Mbi të gjitha, kjo iu dedikohet liderve politikë të këtyre vëndeve që ditën të kuptojnë kohën e t’iu krijojnë mundësi të rinjve për të çarë me sukses në biznes, teknologji, shkencë, art e kudo. Ai nuk merret me politikat që propozohen për t’i dhënë fund varfërisë e për të zvogëluar hendeqet mes të pasurve e të varfërve, përmes thirrjeve humane e iniciativave bamirëse, që i gjen me bollëk në botimet që trajtojnë temat e mësipërme por, pasi tregon shkaqet e gjendjes aktuale hedh vështrimin tek rrugët që duhen ndjekur për të dalë nga kjo gjendje. Qëllimet humanitare të këtyre propozimeve politike, thotë autori, janë shumë të rëndësishme, por pikërisht se janë kaq të rëndësishme, është vendimtare që këto sugjerime të bazohen në të kuptuarit e fakteve aktuale lidhur me shkaqet dhe pasojat e kësaj pabarazije ekonomike. Ai edhe njëherë përsërit përgjegjësitë e politikanëve vendim-marrës.


76 VJET PA POETIN KOMBTAR

Autorë: Danil GAZULLI dhe Fritz RADOVANI

76 VJET  PA POETIN KOMBTAR



AT GJERGJ FISHTA O.F.M. (Grafikë nga F.Radovani)
23 TETOR 1870 - 30 DHJETOR 1940

Image result for fishta


Në çdo fushë ku veproi At Fishta, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshëm, prandaj edhe mundi t’u dilte mbanë sa ndërmarrjeve nga ma të vështirat: prej artit, tek publiçistika, prej gjuhësisë, tek arkitektura, prej arësimit tek muzika, prej humorit tek politika...
Tashma në qytetin e lashtë të kontrasteve të thella, nga dita në ditë konturohej figura shumëplanëshe e fratit 30-vjeçar. Qysh në penelatat e para u duk qartë se veprat e Tij nuk do të ishin përvijime të lëmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithçka do të ishte e ashpër, diçka dritë hije rembrandiane me tone të forta. Gëte dhe Manxoni, Shën Françesku dhe Da Vinçi, e kishin po fisniknue fytyrën e fratit të ri, por landa mbet ajo që ishte: Shkamb i gjallë hedhë prej vullkanit fuqishëm e të pashuem të shpirtit Shqiptar. Ishin nevojat historike të Atdheut që i diktuen At Fishtës drejtimin e gjithë veprimtarisë së Tij artistike, pedagogjike, publiçistike ashtu edhe në impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka në themele shkambij ciklopikë, në dukje pak të pagdhenun, herë-herë arkaikë, por aq të harmonishëm e të natyrëshem, sa të duket se nuk patën nevojë për daltë, por arkitekti e hartoi drejtpërdrejt në masivet e Alpeve, sa të papërsëritshme, aq edhe brilante.
I gjithë universi intelektual i At Fishtës ka pasë si yll polar interesat e Atdheut dhe vetëm interesat e Atdheut, pse në shpirtin e Tij ideja Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotë Ai, …fshan e kjan bihude ndër kangë përnjimend të mrekullueshme, por për Italinë, pak e aspak, megjithëse do të kishte për çka me kja.”
            Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lëmuet, po ate të ashprin, vargun e lahutës,  që ata të shkonin drejtpërdrejt në zemrat e atdhetarëve të etun për liri e t’i ndezte flakë me guxim për luftën e këputjes së prangave shekullore, për luften për dije e përparim kombëtar. Kanga e Tij asht një britmë deri në dëshprim, e sa e sa Herojëve që nisen në luftë u thotë:
                        S’ kan shka bajn? Po a thue të desin?
                        T’desin pra, nuk kan shka presin!
Apo:
P’r ‘i grusht eshtna, pashi Zotin,
t’mos korisim Gjergj Kastriotin,
t’mos korisim na sot Hotin
E ban këte, jo për mëni ndaj sllavëve, por, sepse, siç e ka thanë në një intervistë, po të ndodhte e të rihumbëte lirinë Shqipnia, “kishin me plasë dhime sa janë bjeshkët tona.
Si mund të quhet shovenist Poeti i një kombi 12 shekuj nën robni sllave e osmane pse lëshon anatemën ndaj arijëve të bardhë të ardhun prej stepave ruse e që ende guxojnë e na e quejnë sot e kësaj dite Kosovën Martire Serbi e vjetër?!...
Atyne po, u thotë:

T’i mësojnë fëmijtë mbas sotit
mos t’ lakmojnë tokës s’ Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!

At Fishta nuk ngurron t’ i lëshojë namen as Europës në London, në Versajë, pse e la këte dhé të coptuem, prandaj:

Me gjith këta, por larg nuk shkon
e me i vra ka rr’feja e Zotit
t’ shtat  mbledhë si janë n’London.

Gjuha e Tij asht thellësisht popullore, pse ishte i vetëdijshëm se po shkruente një vepër që do të ishte universitet atdhetarie për Malet tona ku mungonin edhe shkollat fillore, sa me shumë vend thotë Profesor Zekiria Cana: “Shqiptarët në Jugosllavi, duke mësuar përmendsh “Lahuten e Malcisë”, përvetësuen arësimin kombëtar, kur ky mungonte.”
Por që të gjykosh Lahuten, duhet të rijetosh historinë me dhimbje, siç e jetoi Poeti.
Në këto rrethana, aty nga viti 1904, zu e lëshoi akordet e para Lahuta e Tij ngjethëse, tue u ngjeshë për parzem të malësorit.
At Fishta vetë ishte një shembull i shkëlqyeshëm i mbylljes së tragjedisë së gjakmarrjes, një vepër e pandërpreme e Françeskanëve Shqiptarë, sa kur i vranë të vëllanë, Çupin, jo vetëm e fali vrasësin, po edhe lëshoi thirrjen:

                        Ndalnju, burra! Ku veni!
                        Pashi Zotin, lëshoni hutat,
                        se mjaft gjak asht derdhë!…

Në prag të ditës së madhe të 28 Nandorit Ai tashma naltohej si lis vigan me rrajë thellë në truellin arbnor e degë që piqeshin me bjeshkët. Penës së Tij, veç kangëve të para të Lahutës, i përkisnin sa vepra të tjera, ato “Pika vese” që dridheshin mbi petale, “Anzat”, vepër satirike e pashoqe deri më sot në letërsinë shqipe, bash ato anza të lëshueme rrugëve të Shkodrës e të mbarë Shqipnisë, ku tue përqeshë me humorin e hollë shkodranë, here tue thumbue keq e jo rrallë tue fishkullue pa mëshirë. Penës së Tij i përkisnin veprat e para dramatike, origjinale, të përshtatuna a të përkthyeme, ndër të cilat “Shqiptari i qytetnuem”, vu në skenë prej Atij vetë më 1909, sidhe plot libra për shkollat tona Shqipe.
Por edhe 28 Nandori la shumë vepra mangut. Përgjysë andërrat, përgjysë shpresat, përgjysë vetë Atdheu e që Ai e vajtoi... me “LOT GJAKU”. E gati si tue lëshue piskamën, porositë:

                        Edhe me u thanë anmiqve e t’ tanë njerëzimit:
                        “Unë këtu sundoj! N’ këtë shkamb mue m’ vuni Zoti,
                        E këndej nuk luej, pa u shue stina e moti”!?

Fati i vendit do të vazhdonte të ishte i trazuem edhe pothuej për një 10 – vjeçar. Filloi me rrethimin malazez të Shkodrës, e vazhdoi me trazime të pafund deri në Korçë, Gjirokastër e ma përtej...
As në ato ditë të vështira At Fishta nuk u step. Ishte në ballë të luftës për mbrojtjen e Shkodrës prej knjazit të Cetinës, atëherë kur botoi të parën revistë shprese mbrenda Atdheut e që e quejti “Hylli i Dritës”, bashkë me Gurakuqin, Mjedjën, Logorecin, tue themelue “Komisinë letrare”, e në fund të Luftës së Madhe, që trandi botën, po bashkë me Gurakuqin e Bumçin shkuen t’i dilnin zot Atdheut coptuem në Versajën hijerandë. Ai kapërceu edhe Atllantikun, deri në Amerikë, për të shpëtue ç’mund të shpëtohej nga e shumëvuejtuna  dhe e nëpërkambuna Shqiptari.
Në proçesverbalin e mbledhjes të Komisisë thuhet: “U vendue me themelue një drejtshkrim sa ma tepër të përbashkët për të dy dialektet”, ishte ai parim mbi të cilin punohej për Bashkim, parim që u shkel me te dy kamët në Kongresin famëkeq të vitit 1972 e që nuk po ndreqet as sot!
Frati me zhgun nuk i la asgja mangut detyrës ndaj Atdheut, Nëse la mangut diku, i la pikërisht detyrës së Tij si “klerik”. Por, do të thotë ndokush, si arrijti atëherë aq nalt edhe në hierarkinë ekleziastike?
...Asht rast i rrallë, ndoshta i vetëm, që pikërisht vepra letrare dhe atdhetaria e ngritën edhe në hierarkinë fetare, që për nevoja të Atdheut i ishte dashtë ta linte shpesh mënjëanë. Sa Shqiptar ishte Ai dhe sa klerik, e shprehin qartë vargjet e maposhtëme, ku, mbasi andërron me çelë një shkollë të naltë në Shkodër, thotë:
                        Por n’Shqipni pse nji meshtar
                        Posë se prift do t’jetë Shqiptar,
                        Shqiptar, po pa dredha.
                        Unë rektor e profesorë
                        Sakristan e baçeva
                        T’gjithë shqiptarë i zgjodha.

Kur lufta mbaroi dhe paqa mirë a keq u vendos, punët sërishmi nuk shkuen dhe aq mbarë. Mehmurët që kishin heqë fesat dhe ishin veshë allafranga, mendonin si të banin zap popullin e jo si ta udhëhiqnin atë. Këta “batalla fytyrë-fudullë, batakçij e me nji lasker kulturë, sa me mzi me shkrue emnin e vet”, si i pikturon me mllef At Fishta, e ndjenin veten ma shumë turq se shqiptarë, të gatshëm të bashkëpunonin me sllavin e me djallin, mjaft qe të përmbushnin nepset e tyne prej lubishë të pangopuna. Shumë kohë ma parë Poeti i kishte jetue këto mënxyra dhe kishte parandje zvarritjen e tyne të lyrosun, sa kishte humbë durimin tue iu drejtue Zotit:
                        O perendi, a ndjeve?
                        Tradhëtarët na lan pa Atdhe
                        e ti rrin e gjuen n’errfe
                        lisat n’per male kot.

Ishin kohë të turbullta, kur, si thotë Poeti,
“tash qi u ba Shqipnia, duhen ba Shiptarët.”
E për me ba Shqiptarët Ai ishte që:
Në vitin 1913, thëmeloi dhe drejtoi deri sa vdiq revistën “Hylli i Dritës.”
Në vitin 1916, themeloi e drejtoi fletoren “Posta e Shqipnisë.”
Në vitin 1919 asht sekretar i delegacionit Shqiptar në Konferencën e Parisit.
Në vitin 1921 asht zgjedhë deputet i Shkodres në Parlamentin Shqiptar.
Në vitin 1921 asht edhe nënkryetar i Parlamentit tonë.
Në vitin 1930 asht në Athinë anëtar i delegacionit të Konferencës Ndërballkanike.
Në vitin 1931 asht ftue për mbrojtjen e të drejtave të Shqipnisë dhe të Shqiptarëve në disa shtete, ku ka spikatë fjala e Tij, në 1931 në Stamboll dhe 1932 në Bukuresht.
Në vitin 1931 asht ftue në New York me përfaqsuesit e 60 shteteve të Botës ku u zgjodh anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Poetëve në Amerikë.
Me 6 qershor 1921, në zgjedhjet e para Parlamentare në historinë e Shqipnisë, Shkodra e dërgon At Fishten përfaqësues të vetin bashkë me miqtë e Tij Gurakuqin e Mjedën dhe Parlamenti e zgjedh Nënkryetar të Kuvendit Kombëtar. Ky polemist i shkelqyeshëm në lamen e gazetarisë, me prodhimtari ma të madhe se çdo gazetar profesionist, do të shfaqej në Parlament si një orator i pashoq, një atdhetar i flaktë në akuzën kundër Serbisë për masakrat mbi vëllaznit kosovarë; por edhe kompetent si ekonomist, gjeolog, pedagog e agronom, jurist e diplomat “sa me pasë nder me e pasë çdo parlament i Europës”, siç shkruente një gazetar i huej që ndiqte punimet.
Me fjalën e Tij të zjarrtë i tregoi mbarë Europës se At Fishta ishte dhe mbetet Tribun i Popullit Shqiptar, që luftoi pa i ba syni vek për të Drejtat e Shqiptarëve për vetvendosje, tue demaskue haptas qellimet e fqinjëve grabitqarë të Tokave tona përrreth, të cilët vepronin dhe mbroheshin nga Fuqitë  mëdha.
Polemikës së At Fishtës i jep shpirt satira, me ndihmën e së cilës realizoi pikturën estetike të së keqes. Ai godet me forcë të gjitha llojet e devijimeve morale, sidomos ato të zyrtarëve ma të naltë. Këte luftë e ban me guxim, pa pyetë se me cilin binte në kontraditë. Prandaj edhe asht quejtë mbreti i polemikës Shqiptare. Nuk trajtoi në to asnjëherë çashtje vetjake, pse si synim i polemikës së Tij të ashpër ishte lufta kundër pseodoatdhetarëve “me barkun kodër” dhe “xhepat e frymë”...
Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civil nji njeri malok, matrahul, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik. Ky babën gjaks, gjyshin katil, stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë, me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv? Pse me sundue nji shtet nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhëtija; duhet nder dhe urtì, burrnì: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u nxejshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë, e jo ndër kafeshantana t’Europës e mejhane paçaxhihane të Tiranës, tuj luejtë “tavell” e “bigjoz” e tuj pi “mastikë”.
Një portret i përkryem i “udhëheqësit” tonë të ardhshëm...

Shenim nga FR: Ky material asht një pjesë e shkëputun nga libri: “AT  GJERGJ  FISHTA  O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA  E  SHPIRTI I POPULLIT  SHQIPTAR” 2010.
     Punue nga bashkautorët Danil GAZULLI dhe Fritz RADOVANI.
Melbourne, Dhjetor 2016.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...