Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/28

Ja fajtorët e kontratës kriminale mes PTK-së dhe Z-Mobile


ptk

Njëri prej ekspertëve të rallë që punoi për dhjetra vjet si përfaqësues i Jugosllavisë në ITU, gjithashtu dhe një njohës i shkëlqyer i sektorit të telekomunikacionit dhe teknologjive, Ismet Hamiti, i ka vendosur gishtin personave që kanë inicuar dhe nënshkruar kontratën mes PTK-së dhe Z-Mobile, të cilën ai e ka quajtur një kontratë kriminale dhe në shërbim të krimit të organizuar.
Ai personalisht, i ka dërguar një letër të hapur Prokurorit të Shtetit, letër të cilën ai ka vendosur ta quaj Letër pa Zarf. Sipas tij, kontrata kriminale u inicua nga Etrur Rrustemaj dhe Ilir Salihu ndërsa u përfundua nga Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të cilët sipas tij qëllimisht e humbën arbitrazhin dhe 30 milionë eurot e kompanisë publike.

Lexojeni letrën e Ismet Hamitit, pa asnjë ndërhyrje

Letër pa zarf Prokurorit të Shteti.t28 Dhjetor 2016 – 20:05 – Ismet Hamiti Kontrata e PTK-së me “Z-Mobile” është shembull shkollor i krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës.I nderuar Prokuror i Shtetit,

Ju shkruaj për të paraqitur një krim kundër pasurisë dhe interesit publik. Përmes kontratës së PTK me “ZMobile” është krijuar një mekanizëm “legal” për plaçkitjen e pasurisë publike me përmasa të mëdha, ideatorë të së cilit janë individë në nivelet më të larta të pushtetit, zbatues janë veglat e tyre në PTK dhe në institucionet e shtetit. Zbatimin e nisën Etrur Rrustemaj dhe Ilir Salihu me anëtarët e tjerë të Bordit, e licencoi Anton Berisha, e miratoi me shumë zell Rexhë Gjonbalaj me anëtarët e tjerë të Bordit, e nënshkroi Shyqyri Haxha, e mbrojti Ahmet Shala, heshti për të Agim Çeku dhe nuk vepruan shumë zyrtarë të tjerë që kishin dijeni për të, përfshirë edhe individë në sistemin e ndjekjes dhe atë të drejtësisë.

Dëmi që i është shkaktuar interesit publik me këtë kontratë është baras me të gjitha të hyrat e “Z-Mobile” që nga ekzistenca e kësaj kontrate deri sot dhe rritet për çdo ditë që kalon.Po të mos ekzistonte kjo kontratë të gjitha këto të hyra do të ishin të PTK-së. Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj inskenuan “humbjen” e arbitrazhit, me të cilën synojnë të plaçkitin edhe 30 milionë të tjera të pasurisë publike. Krejt kjo paraqet shembull shkollor të krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës.

Nismëtarë të zbatimit të krimit ishin drejtori i PTK-së i asaj kohe Etrur Rrustemaj dhe Bordi i PTK-së i përbërë nga: Ilir Salihu, kryetar dhe anëtarët Jasper Dick, Enver Xharra, Patrick Robin van der Lean, Edmond Hajrizi dhe Isak Krasniqi. Këta individë janë përgjegjës për shpalljen e publikuar më 30 mars 2007, të titulluar “Mundësi atraktive për operatorët mobilë virtualë (ORMV)” me të cilën shprehej interesi i PTK-së për “ndërmarrje të përbashkët” me “operatorët e mundshëm të rrjeteve mobile virtuale”.Me këtë shpallje ata kërkonin “operator virtual” që, duke shfrytëzuar infrastrukturën e PTK-së, do të ofronin të njëjtat shërbime të cilat i ofronte vetë PTKja.

Me një fjalë, këta individë shpallën tender për t’i krijuar konkurrent kompanisë që drejtonin ata vetë dhe madje me pasurinë e vetë kompanisë, rast ky i pashembullt në universin biznesor në botë. Mund të dëshmohet lehtë se ky veprim ishte në dëm të PTKsë dhe të interesit publik, prandaj përbën një krim të rëndë. Nëse kësaj i shtohet fakti se këtë veprim ata e kanë kryer me porosi dhe për interes të individëve të paracaktuar, i bën ata pjesëtarë të një grupi më të gjerë kriminal. Anton Berisha, kryetari i atëhershëm i Autoritetit rregullator të telekomunikacionit (ART), është po ashtu pjesë e krimit sepse, jo vetëm që nuk i pengoi veprimet skajshmërisht të dëmshme për interesin publik e që e kishte detyrë themelore, por shkeli çdo gjë që mund të shkelej dhe licencoi “operatorin virtual” të zgjedhur nga Bordi dhe menaxhmenti i PTK-së (!!!) në bazë të shpalljes së datës 30 mars 2007.

Prandaj, si nënshkrues i licencës ai është përgjegjës për plaçkitjen e pasurisë publike përmes “Z-Mobile”, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Rexhë Gjonbalaj me anëtarët e tjerë të Bordit të përmendur më sipër janë përgjegjës për miratimin e kontratës, kurse Shyqyri Haxha, ish-drejtor i PTK-së, është përgjegjës për miratimin në Bord dhe nënshkrimin e kontratës me “ZMobile”. Dëmi që i është shkaktuar interesit publik me këtë kontratë është baras me të gjitha të hyrat e “Z-Mobile” që nga ekzistenca e kësaj kontrate deri sot, që mund të dihet lehtë dhe rritet për çdo ditë që kalon. Po të mos ekzistonte kjo kontratë të gjitha këto të hyra do të ishin të PTK-së.

Prandaj këta individë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate kanë kryer krim të rëndë kundër pasurisë dhe interesit publik. Ky krim kishte mbrojtës të zellshëm në pozita të larta zyrtare. Në mbledhjen e Parlamentit të datës 26 shkurt 2009, duke iu përgjigjur pyetjeve të përsëritura të disa deputetëve, ministri i atëhershëm i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, jo vetëm që mashtroi Parlamentin, që është në vetvete veprim i dënueshëm, por ai edhe mbrojti me këmbëngulje kontratën me “Dardafonin” (me vonë të transformuar në “Z-Mobile”), duke e kualifikuar atë si marrëveshje legjitime dhe të dobishme afariste. Ky individ duhet patjetër të shpjegojë se pse e bëri këtë në kohën kur nuk kishte njeri në këtë vend që nuk e kuptonte se kontrata e PTK-së me “Dardafonin” ishte e kurdisur për individë të caktuar dhe skajshmërisht e dëmshme për interesin publik. Ky zyrtar jo vetëm që nuk e pengoi, gjë që e kishte për detyrë, por ai edhe e arsyetoi krimin në autoritetin më të lartë të vendit, në Parlament.

Prandaj Ahmet Shala ka kryer krim për mospengimin dhe arsyetimin e këtij krimi dhe për këtë duhet të nxirret para drejtësisë. Por për përgatitjen e këtij krimi ishin të njoftuar, me letrën time të datës 27 maj 2007, edhe OKB-ja në Neë York, zyrtarët kryesorë të UNMIK-ut në Prishtinë dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Agim Çeku. Nuk jam në dijeni të asnjë veprimi nga ana e tyre për të penguar këtë krim. Do të ishte më se normale që prokuroria të interesohej se pse Agim Çeku nuk e bëri atë për të cilin ishte paguar. Pse nuk e pengoi krimin për të cilin kishte dijeni dhe pse kishte mbrojtur krimin duke heshtur për të? Me mosveprimin e tij ai ka ndihmuar kryerjen e këtij krimi dhe duhet të konsiderohet pjesë e këtij grupi kriminal dhe të japë llogari para drejtësisë.

Edhe “humbja” në “arbitrazh” është skemë e ideuar nga nivelet më të larta të pushtetit, ndërsa zbatuesit janë Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj. Në të vërtetë kjo skemë nuk është aspak origjinale, sepse zbatohet për plaçkitjen e pronës publike gjithandej në vendet ku sundojnë krimi e korrupsioni. Në këtë rast, me këtë skemë synohet të plaçkiten edhe mbi 30 milionë euro të pasurisë publike dhe ata individë që e kurdisën krejt këtë janë pjesë e të njëjtit grup kriminal. Nuk ka asnjë dyshim se të gjithë këta individë dhe të tjerët që do t’i zbulojnë hetimet, sidomos ndër ata që ishin në bordet e PTK-së që nga viti 2007 e që nuk u përmenden këtu, me veprimet dhe mosveprimet e veta kanë bërë krim, por po ashtu nuk ka asnjë dyshim se të gjithë këta janë vegla të individëve në nivelet më të larta të pushtetit, që janë kupola e këtij grupi kriminal. Prandaj, ju drejtohem me respekt, të ndërmerrni krejt çka është e nevojshme që të ndërpritet plaçkitja e pasurisë publike e përmasave të mëdha dhe që grupi kriminal që ideoi dhe zbatoi kontratën me “ZMobile” të sillet para drejtësisë.

AMBASADORI LIRIM RIZA GREIÇEVCI,HOMAZHE PARA SHTËPISË SË GEORGE MICHAEL


Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Riza  Greiçevci, ka bërë të ditur që ka bërë homazhe për artistin George Michael dhe ka theksuar gjestin human të artistit, atëherë kur i ka dhuruar 500 mijë funta për popullin e Kosovës

Sot janë bërë homazhe para shtëpisë së yllit të pop muzikës, George Michael, i cili vdiq në moshën 53 vjeçe, vdekje kjo që ka pikëlluar fansat e tij në gjithë botën.

Por, në këto homazhe nuk ka munguar edhe Ambasadoi i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci. Ai ka publikuar disa foto në facebook, ku ka bërë të ditur se ishte pjesë e homazheve për George Michael dhe ka theksuar gjestin human të artistit, atëherë kur ai ka dhuruar 500 mijë funta për popullin e Kosovës.



“Sot bëra homazhe para shtëpisë së yllit të pop muzikës, George Michael, njeriu i cili me zërin e tij të bukur u dhuroi kënaqësi miliona fansave, gjithandej nëpër botë. Humanizmi dhe bamirësia ishte një dhunti tjetër e artistit. Ai nuk zgjodhi vetëm të merrte nga bota, por mbi të gjitha mësoi se lumturia e vërtetë rrjedh nga ajo se sa bën dhe jep për të tjerët. Gjesti i tij human për t'i dhuruar 500 mijë funta për popullin e Kosovës, në momentet më të vështira të mbijetesës kolektive, do të mbahet në mend dhe do të çmohet përherë. Lavdi i qoftë!”, ka shkruar Greiçevci.

Michael, i lindur në veri të Londrës, ka shitur më shumë se 100 milionë albume gjatë tërë karrierës së tij që zgjati gati katër dekada. Michael njihet për krijimin e hiteve si “Faith”, “Careless Whisper” dhe “Last Christmas” e të tjera.

Turpi brirë nuk ka ?....

DHURATA HOXHA: SUNDIMI I LIGJIT DO TË JETË PRIORITET EDHE NË VITIN 2017



Sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit ka qenë prioritet i këtij viti dhe do të mbetet edhe prioritet i vitit të ardhshëm.

Gjatë pesë muajve të fundit në Ministrinë e Drejtësisë janë hartuar 11 projektligje, prej të cilave tetë kanë kaluar në Qeveri ose Kuvend, tri strategji dhe shtatë akte nënligjore.

Këtë përmbledhje e ka publikuar ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me rastin e përmbylljes së vitit 2016 në një konferencë për medie.

“Vështirësitë më të mëdha i kemi pas në gjetjen e balancit në mes të dinamikës së punës së zhvillimit të vendit tonë dhe nevojës që sektori i sundimit të ligjit të fuqizohet me strukturën ligjore dhe për të balancuar këto nevoja që janë aq të mëdha. E kam theksuar disa herë se fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet i yni dhe i tillë do të mbetet edh enë vitin që po vjen. Të gjithë ne së bashku duhet ët japim maksimumin tonë që të sjellim rezultate konkrete në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim që rendi dhe sundimi i ligjit të zbatohen plotësisht në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ministrja Hoxha tha se për hartimin e të gjitha projektligjeve dhe dokumenteve tjera në ministrinë me të cilën ka menaxhuar për rreth gjashtë muaj të këtij viti, janë konsultuar përfaqësues të shumtë nga shoqëria civile dhe partnerë tjerë.

“Muajt e fundit i kemi hartuar dhe i kemi proceduar për miratim në pesë muajt e fundit qysh nga marrja ime e këtij posti, 11 projektligje dhe 8 prej tyre tashmë veq se janë miratuar ose në Qeveria ose kanë kaluar ën kuvend, tri strategji dhe shtatë akte nënligjore. Për hartimin e gjithë këtyre projektligjeve jemi konsultuar me shumë partnerë, e dini edhe ju që jemi munduar gjithmonë që rekomandimet e shoqërisë civile ose të përfaqësuesve të mediave ti marrim parasysh dhe kjo jemi munduar ta bëjmë këtë në mënyrën më transparente të mundur”, tha Hoxha.

Ministrja Hoxha i ka falënderuar edhe mediat dhe përfaqësuesit tjerë pwr të cilët tha se e kanë mbështetur gjatë gjithë punës së saj duke ua uruar të gjithëve vitin e ri 2017.



REAGIM NGA ERAC PËR PËRDORIM TË FJALORIT OFENDUES KARRSHI NJË GRUAJE



Koalicioni i organizatave joqeveritare "Të Drejtat e Barabarta për të Gjithë" reagon ndaj fjalorit denigrues të përdorur nga Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-Avokat i Popullit, i cili Dhurata Hoxhës, ministren e Drejtësisë, mbrëmë e ka quajtur "lopë".

"Jemi të zhgënjyer nga Kurteshi, sepse para se të angazhohej në politikë, ai për disa vite ka qenë udhëheqës i institucionit kryesor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, obligim i të cilit është edhe mbikëqyrja e nivelit të respektimit të barazisë gjinore në shoqëri", thuhet ndër të tjera në reagim.

Në lidhje me ofendimin që i është bërë ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka reaguar edhe zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Përmes një reagimi ai thotë se përkundër që ekzistojnë mijëra arsye që qytetarët apo kushdo qoftë të mos pajtohen me këtë mister, është neveri kur një burrë e ofendon një grua.

Ja reagimi i tij:

I neveritshëm ofendimi që iu bë Ministres së Drejtësisë!

Ka 1001 arsye që një qytetar, një politikan apo një opozitar të mos pajtohet me Ministren e Drejtësisë dhe e ka gjithë lirinë e dynjasë që të flasë hapur për gjithë dështimet e saj!

Por njeriu s'ka si të mos ndiej neveri kur një burrë, ofendon aq rëndë një grua, siç ishte rasti i fundit i Ish avokatit të Popullit me Ministren e Drejtësisë!

Nuk është burrni të ofendosh një grua, edhe kur politika e saj mund të bie ndesh me ty, ani se komunikimi me emra shtazësh, është shndërruar në diskurs politik.

Na është bërë politika kopsht zoologjik.



BLERTA DELIU: VV TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT FYESE TË KURTESHIT PËR DHURATA HOXHËN

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi i cili e quajti “lopë” ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Deliu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ky është ofendimi më i rëndë që mund t’i bëhet një gruaje.

“E papranueshme jo vetëm për nje grua por për çdo qenie njerëzore, dhe e patolerushme kur kjo gjuhë përdoret nga një ish Avokat i Popullit. Kurteshi si një avokues i të drejtave të njeriut, ka shkelë rëndë mbi këto vlera dhe parime të garantuara me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Deliu.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet publikisht nga deklarimet e zotit Kurteshi.Mosdistancimi nga një gjuhë e tillë denigruese është porosi e dëmshme për vet diskursin e opinionit publik.Prandaj institucionet dhe shoqëria duhet ta dënojnë ashpër dhe te marrin masa konkrete karshi këtij fenomeni”, thotë ajo.

Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa: Mos t'i kishte humbur Gjakovën dhe Pejën, AAK s'do ta përmendte demarkacionin


Mustafa: Mos t'i kishte humbur Gjakovën dhe Pejën, AAK s'do ta përmendte demarkacionin (Video)Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, ka thumbuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kjo parti as që do ta përmendte Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, po ta kishte ende pushtetin në Pejë dhe Gjakovë.
Ai ka thënë në një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive se demarkacioni po përdoret nga partia e Ramush Haradinajt dhe partitë e tjera opozitare për konsum politik dhe zgjedhor, raporton Gazeta Express.
“Po ta kishte mbajtur Aleanca Pejën dhe Gjakovën, s’do t’i kishte hyrë kësaj pune fare", ka thënë Mustafa në emisionin "Debat" në RTK. 
"Të gjithë e dimë, që prej vitit 45 të shekullit të kaluar e deri më tani, ky ka qenë kufiri i Pejës. Dhe ne s’kemi çfarë të kërkojmë argumente më shumë", ka thënë Mustafa.
"Ne shkojmë sot dhe shohim se ku është kufiri i Pejës me Malin e Zi andej, sepse andej nuk ka komunë tjetër kosovare. Peja kufizohet me territorin e Malit të Zi, nuk ka territore bosh apo sipërfaqe të askujt mes Pejës dhe Malit të Zi”, është shprehur Mustafa. 


Adriatik Kelmendi tregon se kush janë figurat enigmatike që drejtojnë Vetëvendosjen nga hija

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për strukturën brenda partisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se ende e ka të paqartë kush është fytyra e vërtetë e kësaj partie për shkak të rëndësisë që kanë disa figura enigmatike në VV.

Sipas tij, VV’ja ka anëtarë që ndryshojnë shumë njëri me tjetrin dhe vendimet nuk merren nga njerëzit, të cilët njihen qartë për qëndrimet e tyre.

Kelmendi ka thënë se vendimet brenda VV’së merren nga njerëzit, si Boiken Abazi, Elvis Hoxha e të tjerë, të cilët dalin dhe i ofendojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gazetari në “Komiteti” ka thënë se këta emra të VV’së nuk e njohin Kosovën dhe nuk e ka të qartë pse anëtarët e tillë janë vendimmarrës brenda kësaj partie.


Gallatë e madhe: Presidenti Thaçi reagon me nervozizëm për ftesën e Haradinajt nga Trump

Image result for ramush haradinaj ftohet nga trumpImage result for ramush haradinaj ftohet nga trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi – i cili vazhdon të mbetet i izoluar nga bota – ka shfrytëzuar një portal të tij personal që ta demantojë lajmin se Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA’së, Donald Trump.

Image result for hashim thaci erdogan

Hashim Thaçi nuk ka arritur ta fsheh pezmin e tij ndaj një ftese për Liderin e AAK’së nga kampi i Donald Trump. Ai ka përdorur një portal të tij personal për ta demantuar këtë ftesë. Sipas Thaçit (portalit), institucioni që e ka ftuar z. Haradinaj është një organizatë që merret me fushatat zgjedhore/organizime politike, por që nuk është pjesë e Kampit të Trumpit.
Zëdhënësi i AAK’së, Muharrem Nitaj ka thënë sot se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.


Ndryshe, Presidenti Hashim Thaçi, përveç vizitave në varrezat e serbëve të vrarë paslufte, prej kohës që ndodhet në Presidencë ka realizuar vetëm dy  vizita shtetërore në Maltë dhe tek autokrati Erdogan në Turqi.


 Prandaj, mllefi i tij ndaj vizitës së Haradinajt në SHBA duket plotësisht i arsyeshëm

ftesa
HARADINAJ FTOHET NË CEREMONINË E INAUGURIMIT TË DONALD TRUMP

Ftesë në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.




“Haradinaj ka marrë ftesë zyrtare nga zyra e Shtëpisë së Bardhë, mirëpo ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Unë besoj se do të jetë i pranishëm”, ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ceremonia e inaugurimit të tij do të mbahet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për përformancën e Hashim Thaçit këtë vit, në pozitën e presidentit të vendit.

Kelmendi ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pasur agjendë shumë më të ngarkuar të takimeve ndërkombëtare sesa që ka presidenti i tanishëm.
Ai ka shtuar se shkak i këtij lloj izolimi të ndërkombëtarëve nga Thaçi mund të jetë lidhje që ka emri i presidentit me Gjykatën Speciale.
Më tej, gazetari në “Komiteti” ka treguar se shkak tjetër i mungesës së ftesave të ndërkombëtarëve për Thaçit është niveli i lartë i korrupsionit në vend, ku jo rrallëherë përmendet edhe emri i presidentit. /Express/


Hashim Thaçi te Erdogani, do t’i kërkohet mbyllja e shkollave të Gylenit

thaci-erdogan

Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.
Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson gazetametro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë.

Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas burimeve të gazetametro.net, do të përmbajë gjashtë pika kryesore:

1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen,

2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara,

3. Proceset në mes të KOSOVËS, UNESCO’s, NATO’s dhe Bashkimit Evropian,

4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta,

5. Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi, dhe

6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Shkollat e Gylenit në Kosovë

Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë.

Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.

Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.

Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak.

Donald Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për inaugurimin e Presidentit Amerikan, Donald Trump, i cili do të bëhet më 20 janar të vitit 2017.


Lajmin e ka konfirmuar  Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tregoi se ftesa për inaugurim tashmë ka arritur edhe në zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.




Haradinaj do të jetë në mesin e shumë politikanëve botërorë në ceremoninë e inagurimit të Trumpit.

Ekskluzive: Haradinaj ftohet në inaugurimin e Donald Trump-it
Donald Trump do të inagurohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2017.
Trump shokoi botën kur e mundi demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 2016. 




Rusia do të furnizojë Serbinë me avionë luftarakë, tanke, makineri lufte pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar në Rusi. Bëhet fjalë për 6 avioni MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 makineri lufte që vijnë nga rezervat e Rusisë.

Avionët do të dorëzohen në mars dhe do t’i kushtojnë Serbisë 180 deri në 230 milionë euro. Vuçiç, i cili siguroi marrëveshjen gjatë vizitës në Rusi të mërkurën e kaluar, tha se “donacioni” rus do të rrisë në mënyrë “dramatike” fuqinë mbrojtëse të Serbisë. Shumica e vendeve fqinje të Serbisë janë vende anëtare të NATO-s.

Marrëveshje e këtyre dy vendeve konsiderohet si rritje e ndikimit rus në Ballkan. Kreu i qeverisë serbe nuk harroi të theksonte se vendi i tij do të vazhdojë të mbetet një vend neutral ushtarakisht pavarësisht armatimit të ri nga Rusia. “Qielli i Serbisë do të jetë absolutisht i sigurt”, tha ai.

“Kjo do të thotë se ne do të kemi avantazh mbi ata që do të mendojnë të kërcënojnë Serbinë në të ardhmen. Ne nuk po kërcënojmë askënd.” Forcat e armatosura serbe kanë 80% të armatimeve nga teknologjia sovjetike. Pavarësisht se formalisht, Serbia kërkon të bëhet pjesë e BE-së, ajo është afruar me aleatin tradicional sllav dhe ortodoks.

Gjatë takimit me Vuçiç, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu propozoi stërvitje taktike trepalëshe bashkë me Bjellorusinë që do të cilësohet stërvitje “vëllazërore sllave”. Gjithashtu Rusia u shpreh e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin në Serbinë në fushën e ushtrisë.

Marrëveshja e tyre janë në një kohë kur ka rritje tensioni mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila është pjesë e NATO-s dhe BE-së. Në këtë mes Rusia duket se po kërkon që të parandalojë afrimin e mëtejshëm të Ballkanit me Perëndimin.

Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin e cilësoi marrëveshjen me Rusinë si “historike”, i cili shtoi se që pa bombardimit nga NATO gjatë Luftës së Kosovës, tha se Serbia nuk është më e sigurt. “Tani do të jemi në gjendje të mbrojmë territoret tona”.

Donald  Trumpi nuk ia rikthen Kosovën Beogradit, Lavrovi miku më i mirë


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se është në marrëdhënie të mirë me të gjithë përfaqësuesit e vendeve të huaja, sidomos pas vizitës së tyre në Serbi. Ai ka shtuar se megjithatë se mysafiri i tij i preferuar është ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit i drejtohet kur Serbia ka ndonjë problem

“Ende nuk jemi në situatë kur mund t’i drejtohemi (John) Kerryt për të zgjidhur një problem, por Lavrovit,. Por kjo nuk do të thotë se e kemi zgjidhur problemin, por dimë se Rusia është në anën tonë dhe kur bëhet fjalë për vendimet e OKB-së nuk mund të marrë ndonjë vendim në dëm të Serbisë. Kjo ka ndodhur disa herë, me rastin e rezolutës për Srebrenicën apo anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Dhe kjo është një marrëdhënie miqësie”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Duke iu referuar votave të fundit në Kombet e Bashkuara kur Serbia votoi kundër rezolutës për Krimenë, Daçiç ka thënë se Serbia nuk do të mund të votojë kundër interesave të Rusisë dhe në të njëjtën kohë pret mbështetjen e saj në situata të diskutueshme.

Ai ka rrëfyer se me të gjithë shtetarët me të cilët ai ishte takuar ka marrëdhënie të mira, dhe që ka një “koleksion” të 100 numrave të telefonit të kolegëve nga vende të ndryshme të botës.

“Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të jetë më mirë se gjatë administratës së Obamës apo Clintonit, sepse Trump ka shpallur një qasje të ndryshme nga SHBA për krizat globale”- ka thënë më tej shefi i diplomacisë serbe.

Megjithatë, Daçiç ka shtuar se askush nuk duhet të presë ndryshimet që shkruajnë mediat, të tilla si ato që “Trump do t’ia kthejë Kosovën, Serbisë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...