Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

Akademik Prof.Dr.Skender Kodra-Republika e Kosovës duhet të ndalojë hyrjen e mallrave nga Serbia



Shkencëtari dhe Akademiku shqiptaro-amerikan Prof.Dr.Skender Kodra ,Ph.D, ka propozuar masa reciprociteti  në mes të Republikës së Kosovës më Republikën e  Serbisë.

Ai ka thënë se  Republika e Kosovës duhet të kundërpërgjigjet duke ndaluar importimin e mallrave nga  Republika e Serbisë.

“Treni u nisë, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri ta ndalim trenin, mund të ndalim në Doganën Kosovare -  kamionët e  Republikës së Serbisë dhe tërë  mallin serb. Më shumë se 1.000.000 euro në ditë  Republika  e Serbiasë  shet në  Republikën e Kosovës.

Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 milionë eurove të humbura. Republika e Kosovës të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal”, ka shkruar në profilin e e tij në Facebook ,Kryetari Akademisë shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane Prof.Dr.Skender Kodra,Ph.D.

Atifete Jahjaga, Ylber Hysa e Fisnik Rexhepi, kandidatë për shef të AKI-së

Agron Selimaj 1

Drejtori i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AAKI), Agron Selimaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Selimaj i ka njoftuar me vendimin e tij për dorëheqje Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Në letrën e dorëheqjes, e cila është publikuar në faqen e AKI-së në internet, e cila është klasifikuar si “E KUFIZUAR”, nuk jepen arsyet e dorëheqjes.

Në letër lihet të kuptohet se Selimaj do të largohet nga AKI për të filluar “një kapitull të ri” në jetë.
“Pas një kohe te gjatë (me shumë se 7 vite), po besoj se tani është koha që unë dhe familja ime te fillojme një kapitull te ri ne jetën tone”, thuhet në letrën e Selimajt.

Letra e plotë:

“Te nderuar,

Përmes kësaj shkrese ju lutem ta pranoni me shumë respekt Kërkesën time për lirim nga detyra e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Pas një kohe te gjatë (me shumë se 7 vite), po besoj se tani është koha që unë dhe familja ime te fillojme një kapitull te ri ne jetën tone.

Ka qenë nder dhe privilegj i veçantë te ju shërbej z. President Thaçi dhe ju z. Kryeministër Mustafa. Këtë nder dhe privilegj ja dedikoj edhe Presidentes Jahjgaja dhe Presidentit Sejdiu. Gjithashtu, falënderoj për bashkëpunim të gjithë anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI.
Këto vitet e udhëheqjes së grave dhe burrave të Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë kanë qenë ndër vitet më të suksesshme të karrierës time. Çdo ditë qe kam kaluar ne AKI ka qenë kënsqësi dhe nder për besimin tuaj.

Puna, angazhimi dhe përkushtimi i punonjësve te AKI ka ofruar ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare te vendit tonë. Jam shumë krenar qe kam udhëhequr dhe shërbyer me gratë dhe burrat me te devotshëm te Republikës se Kosovës. Profesionalizmi i tyre ka bërë që vendi jonë të jetë me i sigurt se asnjëherë me parë.

Jam shumë mirënjohës bashkëpunëtorëve me te ngushtë dhe te gjithë kolegëve te aKI te cilët i besuan lidershipit tim. Ka qenë kënaqësi të ndihmohem nga çdonjëri prej tyre.

Përmes kësaj shkrese, falënderoj çdonjërin që ka pasur mundësi te punoj personalisht me mua dhe stafin e AKI. Kam pasur kënaqësinë të jem pjesë e ekipit me te privilegjuar dhe te gjithë do te me mungoni.

Ju falënderoj për mundësintë qe me ofruat ti sherbej kombit tonë.
Ju uroj sukses ne udhëheqjen e shtetit tonë te dashur.
Me respekt”





Agron Selimaj_letra 1


Agron Selimaj_letra 2





Emrat më të lakuar për shef të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) janë: ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, si dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltar politik i ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, dhe Fisnik Rexhepi, ish-këshilltari i ministrave, Bajram Rexhepit e Bekim Çollakut, përmenden si kandidatë potencialë për postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).



Ish drejtori i AKI-së zt. Agron Selimaj

Pas dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm të AKI-së, Agron Selimajt, në bazë të Kushtetutës presidenti së bashku me kryeministrin pas konsultimit me Qeverinë duhet ta emërojnë drejtorin e kësaj Agjencie.


Ambasadori Ylber Hysa 

Në anën tjetër, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së thonë se është shumë e rëndësishme që në këtë post të emërohet një person profesionit, prandaj apelojnë që emërimi i shefit të AKI-së të bëhet mbi baza të preferencave partiake.


Fisnik Rexhepi 


Ish-presidentja Jahjaga ka përvojë të gjatë në fushën e sigurisë, pasi për disa vite para se të zgjidhej presidente ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Kosovës.


Ndërsa Fisnik Rexhepi, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe më pas edhe i atij për Integrime Evropiane, Bekim Çollakut, ka thënë se nuk është kontaktuar nga zyrtarët e lartë qeveritarë për këtë çështje.

“Nuk e di, unë kam angazhime të reja tash, akademike dhe profesionale, kështu që jam i fokusuar tërësisht në atë drejtim”, është përgjigjur Rexhepi...

Zonja Amal Alamudin , gruaja e George Clooney-t, avokate e Miloshevicit

Blogu me i lexuar "Business Woman" i ka hedhur poshtë të gjitha komentet e mira për Amal Alamudin, me një lajm për avokaten më të njohur të momentit, dhe së fundmi bashkëshorten e aktorit George Cloney.

Lajmin për martesën e George Clooney-it e ka paraqitur nga një perspektivë krejtësisht tjetër. Sipas tij, avokatja e njohur, Amal Alamudin eksperte për të drejtën ndërkombëtare për refugjatë, ka bërë një zgjedhje të rëndomtë që është martuar me një artist të thjeshtë.



Amal Alamudin< https://en.wikipedia.org/wiki/Amal_Clooney>


Avokaja 35-vjeçare e profilit të lartë, respektohet në radhë të parë për shkak të profesionalizmit por edhe për shkak të klientit të saj të njohur Julien Assange.

Por Amal ka qenë edhe në grupin e avokatëve të diktatorit serb të akuzuar për krime lufte në Kosovë Slobodan Miloshevic, i cili vdiq në burgun Hagës në vitin 2006 pa u dënuar.

Amal, e cila flet anglisht, frëngjisht dhe arabisht, e ka mbaruar Universitetin e Oxfordit dhe ka marrë shumë shpërblime.

Pas Oxfordit ajo ka mbaruar edhe Fakultetin e Drejtësisë në New York, por pas këtij lajmi mund të 'turbullohet' disi shtypi rozë.

Gjermania mesazh Serbisë: Mos guxoni ta prekni Kosovën

Related image

 Fritz Walter Grupe, Dr. Michael A. Lange, Dr. Emily Haber, Dr. Michael Borchard, Bundesministerin a.D. Claudia Crawford, Dr. Leo Kreuz, Generalleutnant Roland Kather

Qeveria gjermane i ka siguruar Kosovës mbështetje të mëtejshme për rrugën e saj drejt BE-së, gjë e cila është bërë e ditur gjatë bisedimeve ndërqeveritare mes Gjermanisë dhe Kosovës, që u mbajtën në Prishtinë,
 Image result for Leo Kreuz
Dr. Leo Ferdinand Kreuz

Gjatë bisedimeve ndërqeveritare udhëheqësi i delegacionit gjerman  Dr.Leo Ferdinand  Kreuz, theksoi se qeverisja e mirë dhe luftimi i korrupsionit janë dy parakushte të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Po ashtu, përfaqësuesit e qeverisë gjermane pohuan rëndësinë thelbësore të mbrojtjes së pakicave në Kosovë.

Ndërkaq, me dëshirë të Qeverisë së Kosovës, e cila gjatë bisedimeve u përfaqësua nga ministri për Integrime Evropiane, Besim Beqaj dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, Ministria e Integrimeve Evropiane do të mbështetet nga këshilltarë gjermanë, me qëllim të avancimit drejtë integrimit ekonomik të vendit.

Ndryshe, shteti gjerman i cili është donatori i dytë më i madh në botë për Kosovën, pas SHBA-së, ka bërë thirrje që të ruhet veçanërisht stabiliteti me fqinjët.

Ish-pjesëtari i Inteligjencës Fadil Kajtazi : E dini sa spiunë ka Serbia në Kosovë?

Ish-pjesëtari i Inteligjencës Fadil Kajtazi, ka deklaruar se në Kosovë gjenden qindra spiunë apo agjentë serbë.

Ai thekson se shërbimi inteligjent serb çdo herë po e saboton shtetin teksa tha që edhe agjentë rusë kanë qasje në Kosovë por jo në mënyrë direkte, njofton Klan Kosova.

Kajtazi këto deklarime i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova teksa komentoi dhe dorëheqjen e drejtorit të AKI-së.

”Në botën perëndimore dorëheqja e një drejtori mund të jetë gjë e zakonshme”.

”Në kushtet Ballkanike apo në kushtet në Kosovë kjo mund të mos jetë e zakonshme”.

Fadil Kajtazi tha se drejtori i cili dha dorëheqje nga AKI, kishte vështirësi në menaxhimin e një sistemi të komplikuar.

”Ai ka pasur detyrë më të vështirë, kishte një sistem shumë kompleks prandaj ka pasur problem me menaxhuar, drejtori që dha dorëheqjen ka qenë në një situatë të vështirë politike brenda vendit”.

”Shërbimi Inteligjent i Kosovës ka diku 100 vetë dhe ska mundur ta menaxhojë me një buxhet të vogël”.

”Ne kemi një shtet me pjesën më të madhe që na kufizon neve”.

”Në kushtetutën e Serbisë, Kosova ende figuron si shtet i saj”.

”Shërbimet Inteligjente serbe ka dy nga ushtria dhe një që është agjencion qeveritar”.

”Vetëm shërbimi informative serb ka një buxhet prej miliona eurosh, e tja vësh një buxhet të tillë këtij drejtori i ka shkaktuar vështirësi të madhe”.

”Ai nuk kishte presion por disa kërkesa që s’mund t’i përballonte. Ky staf i vogël për të ofruar një mbrojtje është e pamundur”.

”Nuk dua të them që AKI ka dështuar, pasi që puna e shërbimeve merret vesh nga skandalet. Derisa organi kompetent ka bërë vlerësim të mirë për AKI-në, unë nuk mund të them se ka dështuar”.

”Por prapë në një anë tjetër mund të jetë dështim sepse ky limit i buxhetit për të pëballu këtë staf këtë peshë është shumë e madhe”.

”Kemi një shërbim që sulmon këtë hapësirë. Agjendën e ka të bartur në katër breza. Është agjenturë masive”.

”Serbia ka qindra spiunë në Kosovë”.

”Vetëm gjatë viteve 90-ta diku rreth 194 agjentë kanë qenë të dekonspiruar”.

”Politika duhet ta dijë një gjë, kjo punë ndikon keq në jetën politike në Kosovë”.

”Veprimtaria e shërbimeve të fshehta serbe në Kosovë ndikon në jetën ekonomike, fetare etj”.

”Prapa duhet të jetë një kulturë e sigurisë brenda veprimtarisë politike qoftë të pozitës apo opozitës”.

”Nuk ka pasur të drejtë Presidenti – ai ka pasur të drejtë ta kërkojë dorëheqjen e drejtorit nëse ai do të kishte hasur keq menaxhim”.

”Ka mbetur anash shërbimi inteligjent serb, që cdo herë po e saboton shtetin tonë. Rusët nuk kanë akces të drejtpërdrejtë në Kosovë ngase kanë një përcues më të fortë përmes shërbimeve serbe”.

”Në krye të AKI-së duhet të vijë një person që e njeh punën pak më të thellë se sa ka qenë deri tani- pa dashur ta mohojë përkushtimin për punë që ka pasur”.

”Por në krye të AKI-së duhet të jetë një person që ka njohuri më të thella në këtë lëmi”.

”Nuk është puna policore e njëjtë me atë të Shërbimeve Intelegjente. Puna e Shërbimit Inteligjent është shumë-dimensionale”, ka përfunduar Kajtazi, në Ora e Fundit.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq falenderon homologun grek Alexis Tsipras për mosnjohjen e Kosovës


Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij grek Alexis Tsipras, i cili ndodhet për një vizitë në Beograd.

Në këtë takim, Aleksandër Vuçiç ka falenderuar Alexis Tsiprasin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, në këtë takim dy homologët kanë biseduar për rrugën për në të ardhmen europiane të dy vendeve.

Në një deklaratë për medie, Vuçiç ka thënë se ka folur me homologun e tij se në pranverë do të zhvillojnë një takim në Selanik, për rë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për projektin e ndërtimit t hekurudhës më të mirë në rajon që do të lidhë Beogradin me Selanikun.

Ben Blushi “mohon” ministrat me dashnoret në hotelin e Balilit


Dita e djeshme pas pushimit të Manjanit dhe deklaratave të tij mbi deputetët e PS të cilët sipas tij shkojnë me dashnoret në hotelin e të shumë kërkuarit nga drejtësia Shqiptare Kelmend Balilit, u pasua nga deklarata “bombë” e Blushit ku tregonte dashnoret dhe emrat kontretë të kësaj afere.

Mirëpo vetë Blushi sot ka treguar se ai nuk ka thënë asgjë të tillë. Sipas Blushit faqja që ka bërë këtë postim nuk është e Blushit, por është thjesht anonim dhe false.

Ai ka shkruar sot se u ka kërkuar shumë portaleve që ta përgënjeshtrojnë si lajm sepse nuk e ka thënë ai vetë, por kjo nuk është bërë.

“Shumicën prej tyre i kam komunikuar personalisht për tu thënë se Ben Blushi që kanë cituar nuk është Ben Blushi. Megjithatë asnjë prej tyre nuk ka bërë një përgenjeshtrim formal.

Jam i detyruar ti kujtoj se kjo është e vetmja faqe zyrtare, nga disa dhjetëra anonime, në të cilën mund të marrin mendimet,komentet, fotot, videot dhe aktivitetin tim.

Duke shpresuar se ky keqkuptim është mirekuptuar nga të gjithë u kërkoj portaleve ta postojnë këtë reagim të detyruar dhe të nevojshëm", shkruan Blushi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...