U darkuan me peshk, sallatë e djathë kaçkavall. Me shpresë se alkoli do përndizte kujtimet rinore, Gjergj Kodra piu nxitimthi një dopio raki, po aq dhe Eliza. Ndërsa tymosnin cigare, heshtja e psherëtimat lanë përshtypjen se nata e parë do ish përshpirtje për të vdekurit e jo shmallje me dashurinë. Mirëpo, Eliza, sa piu gotën e dytë me raki, u dha befas flokëve mbrapa, me të dyja pëllëmbët, sikur donte të shkundëte dëborën e njëzet e pesë dimrave. Gjergj Kodra u hutua kur ajo përveshi fustanin dhe iu shalua mbi gjunjë. Ajo ia mbërrtheu kokën me të dyja pëllëmbët dhe i ngjiti aq rrëmbimthi buzët e saj me të tijat, sa atij i lëvizën protezat dhe iu lënduan mishrat e dhëmbëve. Eliza i llokovitet mbi gjunjë syperënduar, Gjergj Kodra u bind se mallimi dhe epshi e mbajnë gjallë dashurinë femërore. Përfytyron Elizën e dikurshme, gjimnazisten, dhe instinktivisht i mbyll sytë që të mos shikojë gryerjet e shpëlarjet që shkakton koha e largësia. Përhumbi në retrospektivën e largët, çerek shekulli u tret si firomë e kur hapi sytë e u kthye në realitet. Aroma e athët e pudrës, në gropëzën e fishkur e të rrudhur midis gjinjëve, i ndërmendi resat e shelgjeve lotues të Parkut Rinia. Të dyve u pëlqente të thurrnin kurora me resat dhe t’ia varnin njëri-tjetrit në qafë.
Ledhaton me dhimbje e mall kofshët e pulpat e Elizës; mollëzat e gishtave iu shpuan nga majat e qimeve të rrojtura një a dy ditë më parë e atëherë Gjergj Kodra u kujtua se atij nuk i vinte mirë që moshatarët e fusnin Elizën në listën e gjimnazisteve leshatore. Porse, edhe në vitet e liberalizmit 1) vajzat nuk e bënë modë të shkulnin e rruanin qimet e këmbëve e as të pastronin pushin e fytyrës që mbinte kur ftohej moti; pushi dilte zakonisht pas brymës së parë.
Eliza vazhdon llokovitjen, ende symbyllur. Buzët e saj të holla e me cipëza nga plasaritjet, që pak më parë ishin të thata e të vyshkura, si oshafe kumbulle gjatore, befas u lëngëzuan. Gjergj Kodrës iu fanit koreania Cheng.
“Buzët, janë si lulet, - thoshte Cheng. - Puthjet i shpëtojnë nga tharja e vyshkja.”
Pas dhjetë viteve ndarje, Chengin e kishte takuar rastësisht në Molin 2) e San Françiskos, ku ai kishte shkur të blinte dhurata për Elizën dhe rroba për vete.
“Kjo është Çhengi,” - kishte thënë me vete e ishte tronditur kur e njohu prej së largu nga kurrora e flokëve e stili i shpejtë e hapshkurtër. Shumica e koeraneve ngjisnin si binjake, kishin edhe shije të njëjtë për veshjen; ndryshe nga kinezet, ato pëlqenin fustanet me lule, ose bluza e minifunde me kombinime shumëngjyrëshe. Ai e kishte ndjekur nga pas, i bindur se, silueta që ecte para tij ishte e Chengit, gropëzat e pasme të gjunjëve ishin më magjiket në kurmin e saj.
“Ti e unë jemi dy plagë që mëkojnë njëra-tjetrën.”
Këtë shprehje ajo ia rikujtoi edhe ditën kur ai prenotoi biletën ajrore Çikago-Frankfurt-Tiranë. Pas çerek shekull heshtje, përhumbje, e dyzimi, kishte telefonuar dhe centralistja shqiptare e qytetit të tij të lindjes, tha:
“Elizën e njoh. Do t’i jap lajmin se Gjergj Kodra është gjallë.”
Pas dy orësh ai kishte telefonuar sërish e ajo ish përgjigjur me zë tej ngazëllyes e të kthjellët:
“Eliza qau nga gëzimi, hoqi fustanin e zi dhe veshi një me lule."
Paralelizmi i dashurive të braktisura Gjergj Kodrën e kishte terrorizuar tërë jetën në mërgim e qe ndjerë vërtet fajtor kur Chengi e ftoi të bashkëjetonte sërish me të.
“Që kur ti u arratise prej meje, - i tha Chengi, - nuk jam përlyer me mashkull tjetër,” - por ai besoi edhe Elizën kur ajo pohoi të njëjtën shprehje, sa u takuan në aeroportin e Tiranës.
Kujton këto dhe i vjen t’ia shkrepë të qarit, por s’ka se si; Eliza ndërpreu llokovitjen mbi gjunjët e tij, i hapi sytë, ia mbërrtheu tavanit e pëshpëriti sikur qe kthyer nga një udhëtim i largët, mistik:
-Më duket sikur jam në ëndërr, Gjergj.
“Më duket sikur jam në ëndërr, Xhorxh,” - kishte thënë edhe koreania Cheng pas dhjetë viteve.
-Ikja, përmes plumbave, është herroizëm, - tha Eliza dhe e pa drejt në sy.
“Arratisja është heroizëm,- kishte thënë edhe Çheng për veten e saj.
-Ti erdhe në një kohë që lufta civile mund të fillojë nga çasti në çast, - tha Eliza.
“Lajmet thonë se në vendin tënd do shpërrthejë lufta civile, - i kishte thënë Cheng. - Po qe se ti do mungosh për së dyti, unë do bëj harikiri.”
-Jam nga ata që nuk më ze plumbi, - u përgjigj Gjergj Kodra dhe Eliza qeshi.
E qeshura ia tezari asaj lëkurën e fytyrës dhe rrudhat përqark syve iu zhdukën.
Të njëjtën përgjigje i kishte dhënë një javë më parë edhe koreanes Cheng, por Chengu, ndryshe nga Eliza, nuk qeshi. Pasi kishin bërë seks, ai kishte këqyrur me mall fytyrën simpatike, pa rrudha. Ndërkohë që pati menduar se koreanet dhe tailandezet janë nga soji i atyre që nuk plaken, Chengu befas ishte kthyer përmbys në shtrat dhe u ngashërye duke rënkuar sikur po jepte shpirt.
Atij i qe dashur ta ngushëllonte se edhe ai, njëlloj si ajo, ishte viktimë e egoizmit rinor, egoizëm që në diktaturat komuniste shkakton viktima në të afërmit. Pastaj, për ta qetuar, e sqaroi Chengun se ai do shkonte përkohësisht në atdheun e tij për t’u ndezur nga një qiri prindërve e motrës, por nuk i tregoi për kompesimet financiare të internimit të tyre e as se do shiste shtëpinë e disa prona.
“Do kthehem shpejt, - i tha Chengut. - Vitet që na kanë mbetur, - i premtoi ai, - do t’i kalojmë së bashku.”
Mirëpo, përveshja e buzëve, kur Eliza qeshi, ia zbuloi krejt sistemin dhëmbor dhe atëherë Gjergj Kodra dalloi se goja e saj ishte më e madhe se e Chengut, por që të dyjave, në anën e djathtë, u mungonin dy dhëmballa.
-Jam i lodhur nga rruga e më vjen për gjumë, - tha ai dhe bëri përpjetë shkallëve duke mbajtur ekuilibrin pas parmakëve. Njëherë ktheu kokën e pa Elizën që shtrinte fustanin, me të dyja pëllëmbët, për të mbuluar vithet e kofshët. U ndje sërish fajtor për fatin e saj të zi, por ndjeu keqardhje edhe për trupin e saj të shpërfytyruar nga punët e rënda në kampin e internimit. I buzëqeshi e dëshiroi t’i thoshte me humor se bryma e njëzet e pesë vjeshtave në mërgim, e kishte përzhitur edhe atë. Zverku i kishte marë formën e kanistrës dhe këmbët e krahët i qenë holluar, si të rakitikëve, por edhe këtë nuk pati guxim t’ia thoshte.
“Akulli i dashurisë më mirë të shkrijë pak e nga pak, se sa që natën e parë,” - i kishte thënë koreanes Cheng.
Këtë shprehje dëshiroi t’ia thoshte edhe Elizës, porse nuk guxoi; e dinte se Eliza, ndryshe nga Chengu, ishte e ashpër e tejshpotitëse, njëlloj si i ati. Edhe pas njëzet e pesë viteve, ajo me siguri do përgjigjej:
“Je i turpshëm e qullash.”
Edhe se kishte ende në mendje Chengun, përgjoi lëvizjet e Elizës, por edhe zhurmat e zërat e pasmesnatës që vinin nga sheshi i qytetit. Përfytyroi Elizën duke mbledhur pjatat e gotat, edhe kur hyri në banjë e pastaj, trokitjen e sapllakes që u përplas pas kovës prej llamarine, ku mbahej uji rezervë. E përfytyroi Elizën duke larë pubisin, fytyrën e llërët. Dëgjoi kërcitjen e shulit të derës së tremës dhe numëroi dymbëdhjetë hapa; aq ishin shkallinat që të çonin në katin sipër.
Buzëqeshja e pafajme e Elizës iu fiksua në çastin kur ajo fiku llambën e dhomës, mirëpo, drita e kaltëryer e neonit të shtyllës së rrugës thërmohej në rrjetat e kortinave dhe larushiti siluetën e saj. Penisi iu gjallërua kur Eliza hoqi nxitimthi fustanin, sytjenat e mbathjet. Në çast u pendua që nuk bleu viagra, edhe se e dinte që epshi i tij natyral nuk mbante më shumë se dhjetë minuta. Edhe ai nxitoi të hiqte mbathjet, mirëpo, kur llastika i preku gjunjët, befas, penisi iu tkurr; i qe fanitur e motra, kthyer përmbys, e mavijosur dhe e buhavitur, duke pluskuar në ujin e turbullt të një kanali.
-Të lutem, jo sonte, - tha ai me zë të tjetërsuar.
-E mjera unë, - ofshau Eliza.
E pa kur ajo u përkul e mblodhi shuk fustanin, mbathjet e sytjenat. I ngjeshi nën sqetull dhe, ashtu, lakuriq, ende e pikëluar nga mijëra dritëza të kaltëryera, doli nga dhoma e gjumit duke përplasur derën fort.
-Ti e unë jemi të vdekur të pa mbuluar, - gjëmoi klithma e saj egërshane.
Ajo klithmë u pasua nga kërcitjet e shkallinave të drunjta e me të shkrehurat e largëta të armëve.
Prill, 2017
Agjencioni floripress.blogspot.com
2017/04/18
Një mjek që "shëron" dhe me penë
Libri me tregime"Të vërtetat e ëndrrës" të MYZAFER BERBERIT
(ese)
Nga Përparim Hysi
Nuk është herë e parë që shkruaj për Myzafer Berberin. Dhe, nëse përsëri qëndroj tek shkrimet e tij (këtë radhë për librin me tregime), kjo ndodh se autori flet për ca"ëndrra" që janë zhgjëndrra dhe, tek i sjell para lexuesit, i jep lexuessit jo vetëm kënaqësi, por dhe, veç kënaqësisë, edhe formim. Formim intelektual dhe moral. Mjafton ta lexosh dhe tregim pas tregimi, zë e relaksohesh dhe të vjen mirë që has në personazhe që ti gati i ke njohur apo i ke patur karshi dhe nuk i paske parë se si janë në të vërtetë.
Myzafer Berberi,me profesion është mjek radiollog,dhe jo vetëm kaq: por me gradë shkencore në fushën e radiomikrobiologjisë,por as që bie në sy; as kapërdiset, por frymon aty me ty si një i barabartë midis të barabartëve dhe kurrë nuk të imponohet me dijet e tij. Është i ditur në shumë se sa duhet dhe, kur e fton për ndonjë takim (si jashtëradhe), ta vë kufirin tek thana:- Jam i zënë me punë! Dhe, "kjo zënie me punë e tij",nuk është aspak punë shtetërore apo private, por mbyllet si ai Demosteni në " vozën mitike" dhe zhytet në studime. Është Frojdist i thekur dhe të skuq kur u futet diksutimeve në këtë fushë. Mua më "hanë brirët për luftë" dhe, për t'i thënë se ,gjasme,edhe unë e njoh atë"babanë e analizës" ku merr ai "avdes", i them:- Por mjaft, or mik, se dhe ai "mitiku"yt (e kam fjalën për SIGMUND FREUD), ka dalë me "ftomë" në biografi.
-Po ç'ne?- gati të më hidhet në kokë.
-Ore,- i them më gjen të vogël mua dhe po më"kërcënon". Nuk kam faj unë, por e kanë ato fletoret e regjistrimit në një hotel të Zvicrrës, ku ai"babloku"yt ka fjetur me motrën e gruas!!!
Shpotitës siç është nga natyra, ma pret:- Ama për këtë më hap luftë! Do kohë që të shpalos,qoftë dhe përciptas,se ku fillon dhe ku mbaron "mëkati" dhe, kur është ai i falshëm.
Natyrisht, në këtë "betejë kaq miqësore", ne nuk e prishim dasmën për një qepë, por , në e solla këtë pasazh nga një mori bisedash tona, dua që t' i them lexuesit,se MYZAFER BERBERI është nga ata lloj shkrimtarësh që matet shtatë herë dhe pret njëherë. Pse është i një "mizure" të tillë, ndaj kam thënë: që "shëron" dhe me penë. Pra, nuk është një. penë që shkruan revan.
* * *
Sa për të patur një ide për autorin si shkrimtar, po "vjedh" një informacion që ka dhënë shkrimtarja dhe përkthyesja,MERI LALAJ,për të: 4 romane; dy vëllime me tregime; rreth njëzet studime monografike; mbi tetëdhjetë artikuj kritikë për artin e kulturën; mbi njëqind e tridhjetë tregime e novela që janë botuar në organe të ndryshme të shtypit shqiptar. Dhe me të drejtë, MERI LALAJ, vë në dukje një fakt shumë domethënës:" Dijet e Dr,MYZAFER BERBERIT janë aq skrupuloze, sa ai njeh mirë kulturën e përbotshme dhe, kjo njohje, vjen e bëhet aq e prekshme në krijimtarin e tij, sa lexuesi befasohet". Demisionet e kësaj njohjeje janë të një shkalle të epërme që nuk e gjen tek asnjë autor tjeter: personazhe në tregimet e tij,"lëvizin"nga Evropa, në Azi,Amerikë, Kanada dhe deri në Afrikë. Dhe, tek i lexon tregimet e tij, të duket se është gjallur"Felias Fogu" i Zhyl Vernit që po i bie përqark botës për 80-ditë! Autori, sado që nuk ka shkelur aty ku zhvillohen ngjarjet (pra "ëndrrat" të kthyer në zgjëndërra), prapë se prapë, bëhet i besueshëm. Se, mirëfilli, ai është i ndërgjegjshëm se letërsia, në fund të fundit, është një trillim apo sajim në kokën e autorit.
Dostojevski e ka përcaktuar edhe më mirë rolin e letërsisë, kur thotë:" Letërsia është një gënjeshtër që flet të vërtetën, më shumë se e vërteta".
Për të qenë edhe më i përafërt, tek flas për tregimet që janë përfshirë tek vëllimi" Të vërtetat e ëndrrës", nuk kam se si mos i referohem një MENDJEJE nga më të Ndriturat të ditëve tona, të Madhit, MOIKOM ZEQO, që thotë: "Krijimi është një sinergji apo veprimtari mendore që nuk ndodhet në natyrë, por në mendjen e krijuesit."
Dhe po nga MOIKOM ZEQO po sjell dhe një thënie që ia vlen: " Shkrimtari që nuk njeh pikturën, muzikën dhe filozofinë, është i mangët".
Duke i marrë, en bloc, këto thënie të të mënçmit,MOIKOM ZEQO, them sikur i ka thënë dhe për MYZAFERIN. Ndaj,- them unë,- miku im m'i është përveshur foilozofisë dhe është në gjendje të të mbajë me orë të tëra leksione.Veç janë leksione me bukë.
* * *
Në tregimet e Myzafer Berberit gjen aktualitetin e ditëve tona; gjen edhe pasazhe nga e kaluara në regjimin që u përmbys; gjen pasazhe të një altruizmi të vërtetë; gjen edhe intringën apo zili ndaj kolegut; gjen përversitete dhe"proçka" të njerëzve të sigurimit; gjen... jetën tonë,ashtu lara-lara, me zigazket e saj dhe autori nuk bën asgjë tjetër, por herë e "zhvesh vesin lakuriq"; herë shpotit deri në apogje tentativat për të gjetur"armiq"; gjen naracione alla-Dekameron dhe, pa tjetër, edhe tregime me karakter filozofik apo psikologjik. Sonda e tij vëzhguese, sikur futet në lëkurën e personazheve dhe ai, autori, nuk vëzhgon vetëm, por na sjell modele të tillë personazhesh që duhen "klonuar". Në vizionin tim, për t'u "klonuar" dhe për t'u propanganduar nga kritika jonë , sado e vdekur, është tregimi"Eilethia". Ky tregim që flet për një mjeke altruiste, është leksioni që duhet mbajtur para studentëve të mjekësisë dhe, sa për mua, është më antologjiku!
Tek tregimet "Grumka"," Gomari i Pilos","Shenja" vihen në lojë njerëzit e sigurimit që shpiknin lloj-lloj proçkash se, gjasme, rrezikoheshim nga armiq hipotetikë/.
Tek tregimi "Të vërtetat e ëndrrës" ( autori e quan më përfaqësuesin, duke e përdorur dhe si titull të ilbrit), ka tri personazhe të moshës së tretë që, tek ligërojnë në intimitete të tyre, futen në një "zonë paksa delikate", sipas meje, natyrisht, dhe, siç ndodh me"Dekameronin" e Bokaçios, zënë e tregojnë "intimitete" dhe, veç tyre, zënë e filozofojnë për gratë apo për"mëkate". Këtu dora e autorit është pak dominuese: tek e ndjek në rrëfimin e tij, ai mezi ka pritur të logorisë për dijet e tij. E fillon nga lashtësia duke cituar autorë,aktorë, mëkatarë e puritanë dhe, siç vë re (unë them që kam të drejtë), ai mend i "vret" personazhet e tij. Mundohet që t'u injektojë dijet e tij. Për mendimi tim, kështu personazhet (sidomos këta "veqot" e moshës sime), humbasin në sytë e lexuesit dhe bëhen të pakapshëm. I "vret" ai me dorën e tij.
Meqë jemi në tregimet made in Dekameron, të tillë do quaja dhe tregimin "Gjaku". Është sinjifikativ dhe ka një naracion që të kënaqë. Një temë pak"delikate", por ky njohës i geneve njerëzore, nuk mund të rrijë pa ekspozuar pak si me të qeshur e me të ngjeshur se ç'është trashgimia e gjakut. Ata "borokoçët bythëzinj",sado që ta çojnë buzën vesh më vesh, flasin për një adutler apo "mëkat". Tek e lexon, përfton atë ndjesinë e një "mëkati" të bukur që kaloka si një"stafetë" nga njëri brez tek tjetri.
Shpotitës dhe pak hiporbilizues është tregimi "Femrat e arkës xy". Tek ky tregim, autori sikur ka gjetur atë fushën e tij: ka rënë në"kthetrat e NIÇES, mikut të "nunit" të autorit,Frojdit dhe "harron" apo bën sikur "harron" realitetin. Atij sikur i ka ardhur" gjahu" tek dera dhe, në vend që ta vras, zë e noton në"detin e tij të dijeve". Mjafton të ndalesh në sentencën e Niçes " E vërteta është një antetat që bëhet kundër turpit të grave" dhe poshtëshënimin që vë autori për"Sadomasochizëm", kupton se kemi të bëjmë me një"diadok"(pasues) të këtyre filozofëve.
Edhe "DANAIDA", për mua, është sinjifikativ. Në dinamikën e saj, pak nga pak, sa zë e rritet si personazh,aq dhe humbet. Autori i jep Danaidës ca tipare që zor t'i arrijë. Natyrisht, qejfet dhe ndërrimi i partnerëve, janë brenda caqeve, por deri në vrasje të qëllimshme, janë pak si shumë për një personazh që vjen nga hiçi. Kur pyes veten si lexues, pse ka ndodhur kështu me Danaidën, vihen pak në vështirësi dhe, tak tek lexoj atë shënimin nga ky autor erudit, bindem se autori ka arritur atje ku do ai. Danaida e sotme është vazhduesja hipotetike e atyre të lashtësisë greke: 50-vajzat e mbretit Danailis i vranë burrat e tyre, më përjashtim të njërës.
* * *
Por, në fund të fundit, kur flas për këtë vëllim me tregime të MYZAFER BERBERIT, më kujtohet një thënie e të Madhit JOHANN WOLFNGANG GOETHE që thotë:" Karakter, në gjëra të mëdha apo të vogla, do të thotë ato gjëra që ndjehesh i Zoti që t'i bësh". Dhe MYZAFER BEBERI ia ka dalë që t'i bëjë. Ndaj kam thënë që të"shëron" dhe me penë se si mjek as që diskutohet.
Tiranë, 18 prill 2017
AUTOPSIA E ENVERIT NGA “DOKTOR” DERRI I KOLKOZEVE
Nga
Fritz RADOVANI: Pjesa e XIII.
JA SI PUTHEN “BURRAT”
E SHTETIT
10 MAJI 1959: ORA 5.00 PUSHKATOHET BRIJ LIQENIT DON DEDË MALAJ
Shqipnia pergatitet me pritë në Tiranë Nikita S.
Hrushovin. Të gjitha parashikimet e Don Dedë MALAJ në gjyqin e zhvilluem në
kinema “Republika” dolën të sakta.
25 MAJI 1959: UDHËHEQËSI I BASHKIMIT SOVJETIK ARRIJTI NË TIRANË
■Porsa vuni kamben në Aeroportin e Rinasit tha: “Nuk po e
hjeku kapelen, se ju jeni një popull musliman dhe mund të flas me kapelë në
kokë..!” Plasi e qeshuna...
Në një darkë në Kremlin, kur po kërcenin shumë vite
perpara Stalini i tha Hrushovit: “Heee, a po kërcen edhe ti ‘derri i kolkozeve
t’Ukrahinës?!” Edhe atje plasi e qeshuna...
Hrushovi vizitoi shumë qytete e zona të Shqipnisë tue
fillue nga Tirana, Shkodra e deri poshtë në Butrintin e bukur, e edhe atje kur
foli per grekët... Edhe atje plasi e qeshuna.
■Kur ishte në Shkoder, Enveri e pyeti per portretin e tij
të vendosun perballë tribunës ku po zhvillohej mitingu i madh, dhe ai u
pergjegjë: “Nuk më kishte shkue kurrë mendja se do ta shoh veten të varun në
një minare xhamije!..” Edhe aty plasi e qeshuna...
1961: U zhvillue në Moskë mbledhja e 81 Partive Komuniste e Puntore të Botës, ku
foli edhe Enver Hoxha. Ishte mbledhja e shkunorzimit me sovjetikët. Asnjëherë
nuk kemi pasë rasen me e lexue të saktë dhe të plotë atë fjalim, as në vepren e
tij të 19, dhe as nga shkrimtarët që e kanë botue me lejen e tij. Dihet i saktë
vetem komenti i bamë aty nga tribuna e asaj konference nga Dolores Ibaruri: “Si
asht e mundun? Diskutimi i Hoxhës, ngjanë me qenin, të cilit i japin bukë,
kurse ai kafshon doren e atij që e ushqen!..”
Ata që ishin aty kanë tregue se: Edhe aty plasi e
qeshuna...
■Kujtimet e Nikita S. Hrushovit në Shqipni kanë ardhë
vonë ashtusi të gjitha tjerat...
Aty flet per Titon, Enverin dhe vazhdon me shpjegimet e
ngjarjeve të kohës, ku shpjegon me detaje qellimet e tyne në lidhje me idenë e
Stalinit per Federaten Ballkanike, dhe se “tek ajo Federatë, ku Shqipëria
perfshihej nga përberja e Jugosllavisë, nuk binte në kundershtim me idenë e
Stalinit... Kur u prishën mardhenjet idea u varros. Enver Hoxha nevrikosej...
kur flet per gjera që s’i pelqejnë i lëvizë terë fëtyra dhe i kercasin
dhëmbët... ■Tito më ka thenë se në Jugosllavi ka Shqiptarë më shumë se në vetë
Shqipërinë. Ishte formuar NATO, kurse Shqipëria kishte një pozitë të mirë
strategjike në Detin Mesdhe dhe ne e shikonim si bazë të vendeve socialiste në
atë detë. Ne derguam tanke, artileri e armë të tjera moderne. Nuk flas per
ushqime e veshmbathje. Derguam 12 nendetëse.
Unë vizitova Shqipërinë. Gjatë vizitës nuk u atakua
Jugosllavia. Ne nuk kishim ndonjë pretendim konkret. Shqipëria ishte shumë e
varfër dhe s’ kishte asgjë që mund të na interesonte si resurs. Mardhenjet
ekonomike ishin ndertuar në interesin e Shqipërisë.
■I dhame traktorë. Donim të ngrinim ekonominë shqiptare
në nivelet bashkëkohore, t’a benim Shqipërinë një perlë, e cila do të terhiqte
drejtë komunizmit vendet muslimane, sidomos ato të Lindjes së Afert e të
Afrikës, këto ishin synimet tona politike...
Shqipëria është një vend i vogel, por populli jeton në
një pozitë të tillë gjeografike ku nderthuren kundershtitë e Europës dhe
armiqtë i ka të shumtë. Kufiri nuk ishte ai që donin. Shumë, shumë të varfer
dukeshin fshatarët. Varfëria e primitivizmi mbretronin atje kudo. Enver Hoxha,
Mehmet Shehu, Beqir Balluku e quanin veten me një autoritet të palëkundur. Unë
them se janë njerëz jo largpamës e të kufizuar. Ngatrruan politiken me
aritmetiken. Ata menduan se Kina është qender e Botës. Në Kongresin e XX të PK
të BRSS, aty ata e kuptuan se çdo të thonte gjykim i kultit të individit,
gjykim i pushtetit personal, gjykim i normave antidemokratike të jetës së
partisë dhe të popullit.
Kjo i kishte friksuar lidert shqiptarë sëpse binte në
kundershtim me aktivitetin praktik të tyre. Thonë që Shehu ka vrarë Koçi Xoxen.
Kjo ngjante me sistemin që përdorte Stalini. Kështu vepronte me anën e Berias e
të tjerëve. Enver Hoxha shau më shumë se kinezët.
■Lidert shqiptarë me metodat e tyre të vrasjeve të
fshehta e të hapura formuan një parti e cila mbahet grusht rreth tyre vetëm nga
frika. Populli është i detyruar t’i durojë.
■S’ ke ç’ bënë, pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën
e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e hershme e populli thërriste: “Rroftë
Stalini, Stalini është miku dhe babai i Popullit..!!” Lidert e këtyre vendeve
nisën nga idea se Populli është turmë...
Ai duhet mbajtë në frikë, duke e nënshtruar me
kercënime...
■Kështu vepron edhe Mao Ce Duni...”
***
Dhe, me të vertetë një grup terroristësh që nuk lëshojnë
kolltukët i gjetne në Pekin...
■E vagabondët vrapuen tek Kina tek Mao Ce Duni e Lin
Biao... kur po laheshin në lum!
Tibeti e Mongolia ishin mbasderet. Modelet e kthimit
qyteteve në fshatra ishin kudo! Kishte nga ata koka që Himalaja i dukej si
Dajti... Enver Hoxha kur fliste per Murin e Kinës shpesh ngatrrohej me Murin e
Berlinit... “Mur hesapi”... thonte me humor!! Por, në fakt as nuk e dinte ku
bjen njeni as tjetri, veç bante me dorë nga Hotel Dajti...
Jo, të nderuem lexues, “këtu nuk plasi e qeshuna!..”
■Këtu, asht pikrisht vendi ku duhet të plasin vaji..,
ishim mbushë me hetuesi, tortura, burgje, kampe shfarosje, gropa sekrete
ekzekutimesh e Kisha të rrenueme...
Frika, mashtrimi dhe “Rilindja”, vazhdojnë edhe sot me
idenë se “Populli asht turmë”!..
Po, deri kur kështu, vrapo në Turqi, në Jugosllavi, në
Greqi, Itali..?! Per shka?!
■E, tue u puthë e, tue mendue: Si me ia hjekë kaptinen
njenitjetrit.., me mbushë xhepat.
As nuk e kanë idenë e Fjalëve: Besë, Atdhe, Flamur dhe
Popull i Lirë apo mirqenje!
Pjesa e XIV.
Melbourne,
Prill 2017...
Sikur serbët dhe Vuk Drashkoviqi të kishin qenë si Tucoviqi dhe Willy Brandt-i!
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
***
Pa dyshim se shqiptarët dhe serbët do të kishin qenë të pajtuar qe më se një shekull (1912-2017); do të kishin qenë miq dhe aleatë të mirë sikurse gjermanët me francezët pas LDB-së (1945-2017), sikur Serbia dhe serbët të kishin ndjekur shembullin pozitiv të Dimitrije Tucoviqit dhe të ish-kancelarit gjerman Willy Brandt.
***
Mirëfilli, Serbia nuk do t’i kishte bërë tri gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosov֝ës (1990-1999).
Metamorfoza politike?
-Vërtet, do t’i kisha besuar metamorfozës politike të pasluftës (1999-2017) së Vuk Drashkoviqit, por, ai, në vend se ta përmendë Dimitrije Tucoviqin dhe Willy Brandt-in gjerman si paradigmë pozitive për t’i pajtuar serbët dhe shqiptarët, ka përmendur kryetradhtarin Esat P. Toptanin, se gjoja vetëm përmes “shembujve të tillë të ndritshëm”, do të mund të arrihej pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Përkundrazi, ky nuk është kurrfarë “shembulli i ndritshëm” për shqiptarët, por një tradhti dhe një turp i madh, që ka helmuar marrëdhëniet serbo-shqiptare, jo më pak se një shekull.
Pikërisht, marrja si “yrrnek” e Esat P.Toptanit e demanton simulimin demokratik dhe akrobatik politik të Vuk Drashkoviqit, pavarësisht se, ai, pasluftës është penduar për krimet e gjenocidit, që i ka kryer Serbia e Slobodan Milosheviqit (1990-1999).
Mirëpo, pozitive është që Drashkoviqi ka ndërruar mendjen e dikurshme të politikës së forces së Milosheviqit dhe të Sheshelit, dhe se tani dëshiron, që populli dhe shteti i tij serb t’i pranojnë krimet e tyre, në mënyrë që të arrihet pajtimi me shqiptarët, me kroatët dhe me myslimanët boshnjakë, por, për krijimin e një klime të tillë politike realiste nevojiten forca të reja politike progressive me prirje dhe me orientim evro-perëndimor demorkatik dhe paqësor.
Kjo do të mund të bëhej vetëm nëse do vinin në shprehje njerëzit me kredibilitet dhe të dëshmuar, gjatë 30-vjetshit të kaluar (1990-2017), të cilat e kanë kundërshtuar regjimin represiv fashist dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit: Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Bogdan Bogdanoviq, Dubravka Stojanoviq, Çedomir Jovanoviq, Nenad Çanak dhe shumë bashkëmendimtarë dhe mbështetës të tyre, që ishn kundër opsionit luftarak të Serbisë së regjimit fashist, policor dhe militar të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Vetëm forcat e këtilla demokratike evropiane properëndimore, do të duhej të mbështeteshin me çdo kusht nga BE-ja, në mënyrë që Evropa Perëndimore, të triumfonte mbi hegjemonizmin, nacionalshovinizmin, racizmin dhe kolonializmin serbomadh në Ballkan.
Ndryshe, me forcat retrograde radikale politike të Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit, të Tomislav Nikoliqit, të Aleksandar Vuçiqit të Ivica Daçiqit dhe të Vojislav Koshtunicës…etj., pajtimi i popullit serb me popujt e viktimizuar (kroat, mysliman boshnjak dhe shqiptar) nuk ka asnjë gjasë reale, që të arrihet në praktikë, pavarësisht simulimit të tyre politik, gjoja se duan BE-në dhe Amerikën, por nën “umbrellën” e Rusisë së Putinit.
Në këtë kontekst ia vlen ta rikujtojmë BE-në, që të mos investojë kot në forcat radikale politike dhe në pushtetin politik të Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, të Ivica Daçiqit, të Tomislav Nikoliqit …etj., sepse, deri më sot, asnjë regjim radikal në Serbi nuk është transfomruar në regjim demokratik dhe paqësor në Ballkan (1878-2017).
Drashkoviqi, të hulumtojë për ndonjë Willy Brandt në Serbi, jo për ndonjë Esat P.Toptan në Shqipëri!
-Sepse me Esat P. Toptanë tradhtarë kuislingë shqipfolës, si dhe me fashistë e racistë si: Slobodan Milosheviqi, Aleksandar Vuçiqi, Tomislav Nikoliqi, Ivica Daçiqi, Vojislav Shesheli dhe Vojislav Koshtunica kurrë nuk do bëhet pajtimi dhe paqja mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.
Fundja, këtë e ka vërtetuar edhe vetë Vuk Drashkoviq vitin e kaluar(2016), si dhe në një mori intervistash, komentesh dhe analizash të kohës së pasluftës (1999-2017) përmes një komenti të tij të pubikuar në gazetën “Danas” të Beogradit, se “serbët nuk janë si gjermanët për t’i pranuar krimet e tyre dhe për t’u kërkuar falje viktimave të hollokaustit të Hitlerit”.
Kjo është më se e vërtetë, sepse deri më sot, asnjë qeveri dhe, asnjë kuvend i Serbisë nuk ka pranuar e as nuk ka kërkuar falje për kryerjen e tre gjenocideve të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës( 1990-1999).
Derisa Vuçiq nuk e njeh Republikën e Kosovës, do të thotë se ai është kundër BE-së dhe kundër Amerikës, që e kanë njohur Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008)
-Atëherë, shtrohet pyetja, si qenka “demokrat” dhe pacifist “evroperëndimor” Aleksandar Vuçiq (aktualsht president i sapozgjedhur i Serbisë, i kontestuar nga opozita dhe nga protestat studentore dhe popullore), kur ai me dhjetra herë verbalisht dhe me shembuj konkret (siç ishte “treni rus” me ikonografi mitologjike mesjetare, i cili më 14 janar 2017, deshi të hynte në Kosovë) ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës.
-Vuçiqi mund të jetë edhe “president i përjetshëm” i Serbisë (ashtu sikurse komunisti Tito i Jugoslavisë, të cilën Vuçiqi e ka në zemër, sepse ajo ishte Serbia e Madhe), por demokrat evroperëndimor kurrën e kurrës derisa të mos e njohë Kosovëne pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), si dhe derisa në emër të shtetit dhe të popullit të Serbisë, të mos u kërkojë falje publike kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve për tri gjenocidet e kryera të Serbisë (1990-1999).
Presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq, tanimë si “demokrat i dëshmuar”, i cilësuar nga BE-ja, do të mund ta merrte Çmimin Nobel Paqësor, vetëm nëse do ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës. Ndryshe, nuk ka asnjë gjasë, që të jetë as “Tito” i Serbisë e as “guardian” i pajtimit dhe i paqes në Ballkan.
Hëpërhë Serbisë i mungon një Willy Brandt!
Ngase serbët nuk janë popull paqedashës ngase krimet e veta ua mveshin viktimave të tyre. Ndërkaq, gjermanët, pas Luftë së Dytë Botërore i denoncuan krimet e hollokaustit të Hitlerit, si dhe u kërkuan falje kolektive (edhe si popull, edhe si shtet) të të gjitha viktimave. Në këtë mënyrë u arrit pajtimi dhe paqja me të gjithë popujt e Evropës (1945-2017).
Me gjithë pendimin evolutiv politik të Vuk Drashkoviqit, pas përfundimit të tragjedisë së popujve të SFRJ-së, për shkak të tri luftërave gjenocidale, se Serbia e Slobodan Milosheviqit ishte përgjegjëse dhe fajtore për krimet e gjenocidit të saj ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999), derisa ai të shembllehet me Esat P.Toptanin, mikun dhe besënikun më të madh të Serbisë së ish-kryeministrit Nikola Pashiq, nuk mund të jetë mik i shqiptarëve, pavarësisht se çfarë “bluan”ai në “mullinin politik” të tij, si opozitar partiak në Serbi.
“Lajm taze”, por pa kurrfarë peshe historike dhe politike për interesin nacional shqiptar
-Për “Dojçe Wellen” gjermane në një Intervistë të gjatë me Bahri Canin, të bërë në gjuhën serbe, më 15.11.2014, të cilën lajmpress i Shkupit e ka publikuar në gjuhën shqipe më 15 prill 2017, Vuk Drashkoviqi ka pohuar : “Kurdo që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për ushtarët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë”( http://lajmpress.com/drashkovic-sa-here-udhetoj-ne-paris-vendos-lule-tek-varri-i-esat-pashe-toptanit-2/ )
Derisa Vuk Drashkoviq të konsideroj se “Esat Pashë Toptani “është një shembull i ndritshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjte serbëve dhe shqiptarëve”, mbetet për të dyshuar se ai, tanimë, është reformuar si mik i shqiptarëve. -Duke ditur se Esat Pashë Toptani ishte një tradhtar dhe armik i popullit të vet shqiptar, i cili atë e pagoi edhe me kokë, më 13 qershor 1920, kur u ekzekutua nga dora e popullit shqiptar-Avni Rrustemi.
Pse Vuk Drashkoviq asnjëherë nuk vuri kurorë lulesh mbi shtatoren e Dimitrije Tucoviqit para hotelit “Slavija”, që nodhet pothajse në qendër të Beogradit, por, sa herë që po shkuaka në Paris të Francës po e vizituaka dhe nderuaka me buçetë lulesh varrin e kryetradhtarit shqiptar Esat Pashë Toptanit, i cili, sipas amanetit të tij prehet në varrezat e ushtarëve serbë në Paris.
Drashkoviqi, të hedhë tufë lulesh mbi përmendoren e Tucoiviqit në Beograd, jo mbi varrin e Esat P. Toptanit në Paris!
-Sepse pajtimi i serbëve dhe i shqiptarëve në Ballkan nuk bëhet me “shembujt e ndritshëm” të esat pashë toptanëve shqipfolës të Vuk Drashkoviqit, të Vuçiqit, të Nikoliqit dhe të serbomëdhnjve të tjerë, por me shembujt pozitivë ballkanikë dhe evropianë, siç ishin Socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq, cili, qysh para 100 vitesh (1912), ua ka tërhequr vërjtjen serioze serbomëdhenjve dhe qeverisë çetnike radikale të kryeministrit Nikola Pashiq, “se me shqiptarët do të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, vetëm, atëherë, kur serbët ta kuptojnë se ndodhen në truallin e huaj”.
-Ky amanet historik dhe njerëzor i kryeliderit politik të Partisë Socialdemokrate dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të gjenocidit të soldateskës së Serbisë pushtuese të Nikola Pashiqit(1912-1914), më solli ndërmend edhe këtë pyetje për “reformistin” e “Srpski Pokret Obnove”, Vuk Drashkoviq, i cili në një takim me shkrimtarët dhe intelektualët akademikë të Kosovës, bërë në “Dom omladine” në Beograd, më 1987, në fjalën e tij të rastit pati deklaruar, se “me shqiptarët e Kosovës, as në varr së bashku”(!)
MIrëpo, tani, pas pavarësimit të Kosovës dhe pas kapitullimit të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, kryelideri i SPO-s, Vuka Drashkoviq ka ndryshuar mendimin për shqiptarët dhe për Kosovën në kërkim të arritjes së paqesë me shqiptarët, duke e njohur Republikën e pavarur të Kosovës. Ky diskurs politk i Drashkoviqit është në interesin edhe të Serbisë, edhe të Kosovës, sepse pa e njohur shtetin e ri të pavarur të Kosovës, serbët dhe Serbia nuk do të kenë kurrfarë perspective as në Ballkan e as në Evropë.
Drashkoviqi po lobon për krijimin e një Serbie të re demokratike dhe paqësore, që do ta njihte realitetin e ri të Kosovës!
Nëse Drashkoviq vie në krye të Serbisë, dhe e njeh Kosovën e pavarur, do të ishte lauret i Çmimit Nobel Paqësor. Për më tepër, cilido lider shtetëror serb, që do ta njihte Republikën e Kosovës, do të ishte kandidat për Çmimin Nobel Paqësor, sepse një njohje e tillë, do të kishte rëndësi dhe karakter të gjerë në dimensione të marrëdhënieve politike ndërkombëtare mbase veç arritjes së pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës, hap ky , që do të ishte faktori kryesor i sigurisë dhe i paqes në Ballkan, do të ndikonte pozitivisht dhe në mënyrë thelbësore në pajtimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, përkatësisht në afrimin dhe në avancimin e marrëdhënive të Rusisë dhe të Amerikës.
Një normalizim i tillë politik realist, do të kishte efekt pozitiv në pezullimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do t’i hapëte rrugë hartimit të një Rezolute të Re për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), të cilën deri tani e kanë njohur 114 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe pse Drashkoviqi e ka të vështirë t’ia arrijë në objektiv të tillë për detyrimin e Serbisë dhe të serbëve, që ta njihnin Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008), sepse siç ka konstatuar me të drejtë “serbët nuk janë si gjermanët” e ish-kancelairt Willi Brandt(1969-1974), cili ia arriti ta pajtonte Evropën Lindore dhe atë Perëndimore, duke denoncuar hollokaustin nazifashist të Hitlerit, me ç’rast, kështu pajtoi popullin gjerman me popujt e tjerë të Evropës. Për këtë kontribut të vlefshëm dhe meritë të madhe, Brandt u shpërblye me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1971.
Pikërisht, këtë rrugë të ndritshme dhe politikë të paqes së ish-kancelarit socialdemokrat gjerman, Willy Brandt, duhet ta ndjekin me fanatizëm dhe me kombëngulësi, edhe kryelideri i SPO-së, Vuk Drashkoviq së bashku me forcat e tjera reformiste politike serbe, që duan dhe çmojnë vlerat dhe të arrirat civilizuese të Evropës demokratike, integruese dhe paqësore perëdimore. Kjo rrugë raacionale evroperëndimore, Drashkoviqit dhe bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprusve të tij serbë, do t’u ndihmone gjetjen e një Willy Brandty serb, që të krijojnë një faqe të re të historisë së Serbisë së re, tërësisht demokratike dhe paqësore, ashtu sikurse Gjermania e sotme e Konrad Adenauerit, e Willy Brandit, e Helmut Kohlit dhe e Angela Merkelit.
-Një reformim i tillë politik i Serbisë dhe i serbëve, do të ishte garancia racionale e vetme për arritjen e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve të brishta historiko-politike të shqiptarëve dhe të serbëve në Ballkan.
Mirëpo, kësaj ideje për arritjen e pajtimit dhe të paqes së Serbisë me fqinjtë e saj, Vuk Drashkoviqi i penduar, me të drejtë i është përgjigjur në një shkrim autorial të tij, të pubikuar në gazetën “Danas” të Beogradit (2016): “Srbi nisu Nijemci, pa da se stide zla počinjenog i drugima i sebi” (Serbët nuk janë gjermanë, që të turpëroheshin për krimet e bëra ndaj të tjerëve dhe ndaj vetëvetes).
Pavarësisht nga konstatimi i Drashkoviqit se “serbët nuk janë si gjermanë…”, me gjithë atë forcat progresive politike në Serbi, duhet të gjejnë, që të krijojnë një “Serbi të Re” si Gjermaninë e Willy Brandit.
Ndryshe, jo me këtë “Srbi të vjetër” të presidentit Aleksandar Vuçiq (që po shtiret si “mike” e Edi Ramës, e BE-së dhe e Amerikës, me qëllim që Serbia të mos e njohë Kosovën e pavarur (17 shurt 2008), që në kohë të ndryshme historike ka shpërnguluar dhe vrarë me miliona shqiptarë në saje të terrorit dhe të gjenocideve, me qëllim të grabitjes së territoreve të tyre indigjene për të krijuar dhe zgjeruar Serbinë e Madhe (1844-2017).
-Drashkoviqi, duhet të shkëputet nga ideologjia famëkeqe fashiste retrograde e Drazha Mihailoviqit!
Ndryshe, as shqiptarët, as kroatët, as myslimanët boshnjakë, as Ballkani, as Evropa Perëndimore e as Amerika, nuk do t’i besojnë “metamorfozës” së tij reformiste politike.
Pra, Drashkoviqi, të zotohet dhe të veprojë për një “Serbi të Re”, të gatshme për të braktisur politikën e saj të deritashme të kolonialzimit ekspansionist ndaj territoreve të vendeve fqinje, në veçnati ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të Shqipërisë Etnike(1878-2017).S’ka dyshim se, me një “Serbi të Re” tucoviqiane me vlera demokratike everopiane perëndimore, do të mund të “ndizte’, që shqiptarët dhe fqinjtë e tjerë, t’ia shtrinin dorën e pajtimit Serbisë, pas kryerjes së tri (3) gjenocideve në Ballkan (1990-1999).
Pra, nëse Drashkoviqi do seriozisht, që serbët të pajtohen me shqiptarët, duhet të përqafojë jo vetëm idenë e kahmotshme 100-vjeçare të Dimitrije Tucoviqit, por, patjetër, duhet të ndjekë edhe shmebullin e ish-kacelarit Villy Brandt (1969-1974), cili me politikën e tij të sinqertë paqësore dhe demokratike pajtoi Evropën Lindore dhe atë Perëndimore, sepse botërisht kërkoi falje për krimet e hollakoustit të Gjermanisë nazifashiste të Hitlerit për viktimat e shkaktuara në Evropë. Për këtë vepër grandioze të pajtimit të popullit gjerman me popujt e tjerë të Evropës, ish-kancelari Willy Brandt me meritë u laurua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971.
Ky është çelësi për revizionimin e marrëdhënieve të këqia mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Po ashtu, Drashkoviqi, duhet ta sensibilizojë opinionin gjithserb, se është në interesin naconal dhe shtetëror të Serbisë, që sa më parë të jetë e mundur, ta njohë Republikën e Kosovës, pavarësisht nga sentimenti i serbocentrizmit negativ mitologjik për Kosovën, e cila historikisht u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, Drashkoviqi, duhet ta bindë lidershipin dhe popullin e Serbisë, që botërisht t’u kërkojnë falje shqiptarëve të Kosovës për kryerjen e krimeve të gjenocidit nga Serbia e Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Për këtë, parapëlqehet, që si Drashkoviqi, ashtu edhe të gjithë serbët, të shembëllehen me paradigmën e ish-kancelarit gjerman, Willy Brandt, i cili me politikën e tij demokratike dhe paqësore ka shpëtuar Gjermaninë e Re të pasluftës nga hipoteka e përjetshme e krimeve të hollokaustit hitlerian.
Pra, nëse Drashkoviqi do t’i pajtojë serbët me shqiptarët, patjetër, si mostër, do të duhej t’i merrte shembujt pozitivë nga historia e derisotme mes serbëve dhe shqiptarëve, jo shembuj negativë siç ishte Esat Pashë Toptani për shqiptarët dhe për Shqipërinë.
Si Drashkoqiviqi, ashtu edhe çdo lider tjetër politik serb, duhet ta dijë se me “një Serbi e vjetër” fashiste armike e kombit shqiptar, e Ballkanit dhe e Evropës me antivlerat e saj raciste, fashiste, antihumane, antidemokratike dhe antishqiptare: Vladan Gjorgjeviq Nikola Pashiq, Vasa Qubriloviq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq, Drazha Mihajoviq, Aleksandar Rankoviq, Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq… etjë, të cilët në kohë dhe në rrethana të ndryshme historike dhe politike të shekullit XX dhe XXI)me elaboratet, me politikën, me diplomacinë, me propagandën, me akademinë e shkencave, me kishën ortodokse, me policitë, me ushtritë, me paramilitarët, me luftra, me agresione dhe me gjenocide, si dhe me ndihmën e aletaëve të tyre të fuqive të mëdha evropiane, në veçanti të Rusisë, kurrë nuk do të arrihet pajtimi i serbëve dhe I shqiptarëve në Ballkan, sepse idetë, programet dhe luftërat e tyre ishin, dhe e dhe sot janë fatkeqësia dhe tragjedia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë ngase me forcë dhe me shfarosjen e shqiptarëve copëtuan dhe kolonizuan territoret e Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-2017).
Sa më sipër, në Ballkan nuk mund të mbretërojë paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm afatgjatë pa njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë!

Pak rreshta për piktorin e talentuar dhe mikun tim të vjetër
Sfidat e Llambi Blidos
- Pak rreshta për piktorin e talentuar dhe mikun tim të vjetër
nga Andon Dede, Nju York
Edhe pse shumë larg Atdheut, ndjek me aq sa mundem veprimtaritë kulturore-artistike që zhvillohen atje, veçanërisht kur është fjala për miq e të njohur. Kështu, kohë më parë, u informova se piktori i talentuar e miku im i vjetër, Llambi Blido, kishte hapur një ekspozitë personale, duke përfshirë në të edhe punime të kohëve të fundit kur ai thuajse ka humbur shikimin, gjithmonë sipas njoftimeve të Medias. Pra, ai vazhdon të pikturojë, duke sfiduar si rrallëkush fatkeqësinë që e kapi, sigurisht pa patur asnjë faj.
Por, kjo ishte vetëm një nga sfidat e shumta të jetës së tij, kujtimi i të cilave më bëri të shkuaj këto radhë, jo thjesht për respekt ndaj tij, por dhe si një mesazh për tërë ne, që shpesh mërzitemi, bëhemi pesimistë e dorëzohemi jo nga fatkeqësi të këtyre përmasave, por shumë më të vogla e që mund e duhet t’i përballonim pa u ankuar. Duke u shprehur me gjuhën e pikturës, më duhet të pohoj se nuk marr përsipër të bëj portretin e tij por vetëm të hedh për të disa penelata thjesht personale.
E kam njohur Llambin më shumë se gjysmë shekulli më parë, kur ishim të dy nxënës të shkollës së njohur e me tradita, Politeknikumit “ 7 nentori”, madje edhe në të njëjtën degë, Gjeologji. Ai qe dy vite më lart.
Qe nxënës shumë i rregullt dhe merrej me veprimtari shoqërore, por me një përkushtim të atillë që e ndeshje rrallë apo dhe hiç fare, ndër nxënësit e tjerë. Po e ilustroj këtë me një episod fare të vogël.
Po zhvillohej një mbledhje e përgjithëshme me kolektivin e konviktit, lidhur me punën e këshillit dhe rolin që duhet të kishte në mbarëvajtjen e punëve organizata e Rinisë pra, një nga mbledhjet rutinë që shumica jonë e përjetonin me bezdi e mezi prisnim të mbaronte. Pas raportit, nisën diskutimet. Nuk mungonin as atëhere disa tipa që diskutonin në çdo mbledhje. Për ta nuk kishte rëndësi se ç’thoshin, por mjafton që të evidentoheshin e të tregonin se me demek qenë të shqetësuar për punët e konviktit. Pas disave, e mori fjalën dhe Llambi. Ndryshe nga të tjerët, ai qe përgatitur me shkrim, në disa fletë, dhe foli me shumë seriozitet e ngriti një sërë problemesh që nuk i kishte prekur asnjë. Gjithë sa tha, kontrastonte krejtësisht me parafolësit. Dukej që ishte përgatitur prej kohësh për këtë mbledhje. Megjithëse diskutoi relativisht gjatë, serioziteti dhe sinqeriteti i tij iu imponua gjithë auditorit, qoftë nxënësve, po ashtu dhe autoriteteve të shkollës.
Qysh në atë kohë spikati dhe talenti i tij për të pikturuar. Por, në ato vite ai tërhoqi vëmendjen edhe për diçka tjetër: qarkullonin llafe, poshtë e lart, se dashuronte një vajzë nga dega Elektrike, gjë që bënte përshtypje në atë shkollë, thuajse maskiliste e ku nxënëset/femra numuroheshin me gishta. Kureshtja nxitej dhe më tej kur kishim parasysh jo vetëm Llambin e urtë e të rregullt por dhe vajzën kokëulur, që sikur nuk ta linte përshtypjen se do të qe aq e guximshme sa t’i përgjigjej propozimeve të mundëshme në atë moshë. Por, koha tregoi se gjithçka e thënë si thashethem, poshtë e lart, qe e vërtetë. Llambi u fejua e u martua me të. Theksoj edhe një herë se të dy palët gëzonin respektin e gjithë atyre që i njihnin. Kjo qe dhe një nga sfidat e para që i njoha atij.
Mbas mbarimit te shkollës nuk pata rast ta takoja për vite me radhë. Unë punova si teknik gjeolog në Mirditë e ai, me sa mora vesh, kishte shkuar me studime jashtë shtetit, në Bashkimin Sovjetik, gjë që e ëndërronte secili prej nesh në atë kohë. Kjo nuk më habiti se ai e meritonte: Politeknikumin e mbaroi me medalje të artë. Por, ajo që më befasoi, ishte fakti që po studionte jo për gjeologji, por në Fakultetin e Grafikës të Akademisë së Arteve “Rjepin”, në Leningrad,(Shën Petërburg). A nuk përbënte dhe kjo një sfidë tjetër të të admirueshme të tij?! I lumtë!
Një ditë prej ditësh, shoh në revistën “Hosteni” disa karikatura me siglën e autorit “BlidoR”. Mua m’u kujtua Llambi, madje edhe më shkoi mendja se mos është ai, por nuk isha plotësisht i sigurt. Sigla në fjalë nisi të duket përherë e më shpesh nëpër faqet e “Hostenit” apo dhe në organe të tjera. Pa shumë vështirësi, mora vesh se nuk isha gabuar: autori i karikaturave ishte pikërisht Llambi.
Prishja e marrëdhënive me Bashkimin Sovjetik, si për shumë e shumë studentë të tjerë, bëri që dhe Llamb të mos i përfundnte dot studimet atje. Por, me hapjen e Institutit të Lartë të Arteve Figurative, Llambi, në mos gabohem, qe ndër studentët e parë të tij. Njihja disa syresh të cilët më flisnin gjithë respekt për të, si talent e si njeri. Vitin e fundit, kur po përgatiste punën e diplomës, u sëmur dhe nuk e mbaroi dot. Unë u ndodha në mbrojtjen e tyre, ceremoni që u zhvillua në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, që ishte pranë Teatrit Popullor. Llambi kishte zgjedhur si temë një subjekt nga bota e fëmijve. Oponent qe Kujtim Buza i cili dha vlerësime të larta për pikturën e pambaruar të Llambit. Madje edhe e theksoi që, ndonëse e pambaruar, në të duket artisti e mjeshtri dhe propozoi që të vlerësohej me notën më të lartë, siç edhe ndodhi, duke rigjistruar kështu, në memorien time, një sfidë tjetër të tij.
Gjatë viteve të mëvonëshme takoheshim herë pas here me Llambin, diskutonim për Letërsinë e Artin apo dhe për jetën në përgjithësi. Kishim të njëjtin mendim për problemet e vështira e herë herë edhe të papërballueshme të realitetit që po jetonim. Vija re se kishte mbetur po ai tip i ndjeshëm që pata njohur dikur, në shkollën e mesme. Përveç se qe pak shëndetlig i duhej të përballonte dhe vështirësi ekonomike.
Në një konferencë të Talenteve të Reja, ku u ndodhëm të dy, pati diskutime nga më të larmishmet, disa lakonike e të tjera tepër të gjata, sa që salla mezi po i duronte. Sidomos një poet i ri e çmendi sallën fare, duke folur e folur pa pushim, mbase rreth një orë apo edhe më tepër. Kur i thashë Llambit opinionin tim për këtë, ai ma ktheu, duke dhënë një mendim krejt të kundërt:”Jo, më tha, ai ngriti probleme të rëndësishme, pavarësisht se u zgjat pak…”. E solla këtë episod për të ilustruar gjithë sa thashë më lart se Llambi kishte përherë mendimin e vet, sado kundër rrymës që mund të ishte ai.
Sa herë që hapeshin ekspozita të arteve figurative, ndalesha posaçërisht tek punimet e tij, që tërhiqnin vëmendjen për orgjinaliteitn e tyre. Kur mora vesh se kishte hapur një ekspozitë personale, nxitova për ta vizituar. Pikturat më pëlqyen, por dhe çmimet m’u dukën pak të larta. “A ke shitur ndonjë?”, e pyeta. “Jo, më tha, nuk kam shitur.” Mbase nuk duhej bërë ajo pyetje apo edhe mund të mos e përmendja këtu, por e bëra këtë jo pa qëllim: për të treguar se ai kishte ngelur po ai i shkollës së mesm, që nuk dinte të shtihej e pse jo, edhe të gënjente e të mburrej, siç bëjnë zakonisht njerëzit, veçanërisht artistët e sportistët.
Perveç si piktor, Llambi Blido njihet edhe si estet arti. Në vitin 1999 përfundoi monografinë “Shkolla ruse e Arteve Figurative dhe kontributi i saj i drejtpërdrejtë në shkollën shqiptare të Pikturës, Skulpturës dhe Grafikës”. Botoi, ndër të tjera, dhe një libër për lexuesin e gjerë se si ta shohim, kuptojmë e vlerësojmë një vepër të arteve figurative, të cilën e lexova me shumë interes e më pëlqeu. Botova dhe një recension për të në “Zëri i Popullit”, duke ndjerë kënaqësi që po i bëja një shërbim sado të vogël një njeriu të mirë e artisti të talentuar e të ndershëm si Llambi. Edhe atij iu bë shumë qejfi e më ftoi për një kafe. Disa herë më pat premtuar se do të më falte ndonjë nga punimet e veta, për miqësinë që kishim por, as ai nuk u kujtua dhe as unë nuk ia zura më në gojë ndonjëherë.
Aty nga fundi i 2002-së, siç e përmenda dhe në fillim të shkrimit, lexova një informacion në një gazetë se ishte keq me shëndet dhe dikush duhet ta ndihmonte. Rrezikohej të verbohej fare, se vuante nga sytë. Sa keq më erdhi! Njerëzit e mirë si ai kanë vuajtur e do të vuajnë përherë se nuk ua hyjnë dot rrugëve të tërthorta për të përballuar po me aq sukses, si në Art, betejat në xhunglën e jetës. Sa e tmerrshme do të ketë qënë kjo goditje për të! Shumë kush ndoshta do të dorëzohej, do t’i flakte tej penelat por Llambi nuk u dorëzua, e sfidoi edhe kësaj here jetën: ai vazhdoi të pikturojë, sado e pabesueshme që të duket kjo. “Për atë që ka njohur magjinë e krijimit nuk është e lehtë të heqë dorë nga krijimtaria, do ta gjejë mënyrën për të shprehur botën e brendëshme, për të dhënë mesazhe me atë gjuhën e artit - thoshte ai në një intervistë. - Errësira, gjëja e parë që bën është të të godasë vetëbesimin. Lëkundesh në mundësitë e tua dhe kjo duhet përballuar, të gjesh mënyrën për shprehur atë që përfytyron...”.
Dhe Llambi e gjeti vërtet, duke i shtuar biografisë së vet një tjetër sfidë. Ai ka hapur tërë ato ekspozita personale. E fundit daton në shkurtin e 2016-ës, në Galerinë e Arteve, me 24 vepra, ku nuk mungojnë edhe nga ato të realizuara pas humbjes së shikimit.
Po nga kronikat e Medias për të, mësova se ai jo vetëm krijon por atje, në atë apartamentin e vet të ngushtë, ka gjetur hapësirën e nevojshme për të dhënë mësime private në pikturë. Me ndihmën e djalit të tij, - vazhdon kronika, - ai mundohet të japë maksimumin e mundshëm për këta fëmijë. As që e vë në dyshim një pohim të tillë. Por, unë do të shtoja se përballimi nga ana e tij i tërë këtyre sfidave të jetës, sidomos kësaj të fundit, na ka dhënë e po na jep një leksion të fuqishëm gjithë neve.
Përmes këtyre rreshtave, i uroj jetë të gjatë e suksese në të mirë të tij, të famijes e pse jo dhe të Artit, si një zë orgjinal e njëkohësisht si një luftëtar i pamposhtur, sidomos për sfidën e fundit që po e përballon burrërisht.
Nju York, 18 prill 2017

2017/04/17
Atdhetarizmi dhe eruditizmi i Akademik Gazmend Zajmit
Akademik Gazmend Zajmi lindi në Krumë më 1936. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren. Fakultetin Juridik dhe Studimet postdiplomike (drejtimi juridik-politik) i mbaroi në Beograd. Doktoroi më 1972.
Tre vjet ushtroi detyrën e gjykatësit e të kryetarit të Gjyqit të Rrethit të Prizrenit. Me themelimin e Fakultetit Juridik të Prishtinës u zgjodh asistent. Pas viteve 1963-67, kur qe sekretar i Kuvendit të Kosovës, ushtroi detyrën e profesorit të Fakultetit Juridik për lëndët Sistemi politik dhe E drejta kushtetuese. Qe shef i Katedrës së Shkencave Politike, prorektor dhe rektor i Universitetit të Prishtinës, kryetar i Shoqatës së Pedagogëve Universitarë të Kosovës, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës etj. Qe nënkryetar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1992 u zgjodh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave me seli në Strasburg.
Ishte një ndër figurat më të ndritshme intelekuale të vitit të madh 1968. Artikuloi kërkesat për Republikën e Kosovës, për vetëvendosjen e shqiptarëve, për Kushtetutën e Kosovës, për Universitetin e Prishtinës, për shkëputjen nga Serbia dhe barazinë e plotë të shqiptarëve me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Si rektor i Universitetit të Prishtinës në asnjë rast nuk shprehu distancim nga kërkesat e demonstrantëve në vitin 1981, por me mençuri bëri mbrojtjen më të mirë të mundshme. Prandaj regjimi e largoi nga posti i rektorit, e përjashtoi edhe nga Universiteti. Ishte iniciator dhe autor i Apelit 215 të intelektualëve shqiptarë në mars të vitit 1989. Në vitin 1990 Ishte kryehartuesi i Deklaratës së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kushtetuese të Kosovës dhe përpilues i tekstit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 dhe dokumentave të tjera për avancimin e pozitës konstitucionale-juridike të Kosovës.
Publikoi mbi 30 punime shkencore dhe katër studime monografike. Në këto punime kryesisht trajtohet problematika e pakicave kombëtare, e aspekteve sociopolitike të pozitës së gjuhëve, e autonomisë dhe e federalizmit. Publikoi edhe një sërë vështrimesh politike në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.Vdiq më 1995.(Floripress:Flori Bruqi)
Njeriu më i afërt me studentët, dhe që ishte gjatë gjithë kohës me demonstrues, të enjten më 26 Mars 1981, ishte Rektori i Universitetit të Prishtinës, profesor Gazmend Zajmi. Ai ka qenë me neve, me rininë mu në mes të studentëve protestues gjatë tërë paradrekës, deri sa ka intervenua policia.
I ndershmi Gazmend Zajmi, rektori i UP-së, ishte i vogël për nga trupi dhe mezi shihej nga turma por kishte zemër të madhe e mendje të ndritur. Ai fliste para masës dhe djersët i shkonin ballit rrëke.
Dita e Enjte e 26 Marsit, ishte një ditë e mirë, me diell të ngrohtë. Nga pak fryente një fllad i lehte nga Jugu dhe nga Jug-Lindja.(Sinan Kastrati)
I lindur me 20 qershor të vitit 1936 në Krumë të Hasit të Shqipërisë. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kishte kryer në qytetin e lashtë të Prizrenit. Ndërsa, fakultetin juridik e kishte kryer në Beograd, mirëpo ambiciet e tija në sferën shkencore nuk kishin të ndaluar, ai përfundoi edhe shkallën e tretë të studimeve universitare në drejtimin juridik dhe politik në Beograd. Ndërsa, në vitin 1972 e kishte mbrojtur disertacionin e dokturaturës së tij në fakultetin e Shkencave Politike në Beograd me tezën e tij shkencore “Mbrojta e trajtimit kushtetues – juridik i gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë në mes dy luftërave botërore”.
Pas mbrojtjes së tezës së tij shkencore në shkallën e tretë, z. Zajmi ka ushtruar për tri vite me rradhë funksionin e gjykatësit dhe kryetarit në Gjykatën e Rrethit të Prizrenit. Ndërsa me themelimin e Fakultetit Juridik në vitin 1961, u zgjodh si asisenti i këtij fakulteti në lëndën “E drejta kushtetuese”. Gjatë periudhës së viteve 1963-1967, z.Zajmi ishte zgjedhur si “sekretar i Kuvendit Krahinor” të Kosovës apo ekuivalenca e sotme“deputet i Kuvendi të Kosovës”.z.Zajmi edhe pse ishte përzgjedhur si “sekretari i Kuvendit Krahinor”, asnjëherë nuk e kishte lënë anash funksionin e pedagogut në Fakultetin Juridik.
Që nga viti 1968 z.Zajmi vazhdimisht kishte dhënë kontributin e tij në cilësinë e pedagogut në Fakultetin Juridik, pastaj ishte zgjedhur edhe kryetar i Shoqatës Krahinore të Pedagogëve Universitarë të Kosovës, duke vazhduar karierrën e tij profesionale si prorektorë i katredës së juridikut në Prishtinës, më pastaj bëhet edhe Rektor i Universitetit të Prishtinës, i katërti me rradhë pas z.Dervish Rozhajës, z.Idriz Ajeti dhe z.Feriz Krasniqi.
Për sa i përket rezultateve të arritur në botën akademike të këtij personalitetit puna e tij shkencore u dekorua me tri urdhra me “Urdhrin e Punës me Kurorë të Artë”, me urdhrin e dytë “Urdhrin e Vëllazinim Bashkimit” dhe me urdhrin e tretë “Kurora e Artë”.
Profesori i nderuar z. Zajmi gjatë karrierës së tij shkencore dhe atë profesionale kishte dhe këto funksione si shef i “Katedrës së Shkencave Shoqërore – Politike”, kryetar i “Shoqatës Krahinore të Politikologëve”, anëtar i “Kryesisë së Lidhjes së Shoqatës të Shkencave Politike të Jugsllavisë”, anëtar i “Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë”, anëtar i “Pleqësisë Federative Juridike”, kryetar i “Bashkësisë së Univerteteve të Jugosllavisë”, anëtar i “Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës”.
Që nga viti 1979 z.Zajmi zgjedhet si Rektor i Universitetit të Prishtinës, pas emëritmit të tij si rektor mbahet mbledhja urgjente e Kryesisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe e Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lëvizjes Komuniste të Kosovës dhe kuadrove kosovarë në nivelin e Republikës Federative të Jugosllavisë, në këtë mbledhje z.Zajmi ishte kundërshtuesi më i fuqishëm i ndërprerjes së “Protokollit të Bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinë me atë të Shqipërisë në Tiranë”, z.Zajmi sërisht e kishte përpiluar një Protokoll ku parashihej riintergrimi i kombit shqptar në hapësirat e tij etnike, ku u përpjek me disa kolegë të tjerë ta kundështojnë këtë kërkesë antikombëtare, duke qenë këmbëngulës kategorikisht për prishjen e këtij “Protokolli”.
Pas pjesëmarrjes së tij në protesta studentore pushteti serb, e anatemoi bashkëpunimin në mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës, duke e akuzuar z.Zajmi nga niveli i kryesisë së KSAK-së, për organizimin e demostrave, pjesëmarrjen dhe kërkesën për t’u vazhduar marrëdhëniet bilaterale në mes Kosovës dhe Shqipërisë për “Marrëveshjen Arsimore”. Për këtë arsye ishte suspenduar edhe nga pozita e Rektorit në vitin 1981.
Si kryetar i “Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” kishte arritur të hartonte këtë deklaratë kushtetuese, pas suprimimit të “Kushtetutës së Krahinës së Socialiste Autonome e Kosovës”. Por hartimin e këtij akti formal – juridik e kishte shtyer ta hartonte pas fjalimit të mbajtur të Sllobodan Millosheviçit në Fushë-Kosovë për ndër të “600 vjetorit të Gazimestanit”, ku i kishte paralajmëruar autoritetet dhe akademikët e Kosovës se çfarë do ta priste Kosovën tani dhe tutje pas suprimimit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.
Z.Zajmi ishte përpiluesi i “Deklaratës mbi Çështjen Kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe Arteve” me 15 qershor të vitit 1990. Pastaj ishte përpilues i “Forumit Demokratik”, që i’u bërë kërkesa nga të gjithë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike dhe shoqatave shqiptare me të cilën u kërkohej deputetëve të Kuvendi të Kosovës që të mbronin pozitën e tyre kushtetuese si “akt më të lartë juridiko-shtetëror”.
Personaliteti i z.Zajmi zë vend të veçantë tek popullata shqiptare në Kosovë, pasi që vetë ky i fundit si kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në kohën me kritike të çështjes politike shqiptare në Kosovë, ai e kishe hartuar deklaratën kushtetuese e njohur si “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut”, ku këtë akt juridik e kishtin lexuar deputet para ndërtesës së “Kuvendit Krahinor të Kosovës” apo “Kuvendi i Republikës së Kosovës”, nga deputetet e atëhershëm z.Bujar Gjuregjala dhe z.Muharrem Shabani, figura e z.Zajmi u bë me e njohur më hartimn e “Kushtetutës së Kaçanikut”, ku ishte përkrahësi më i fuqishëm ndaj deputetëve të cilët e mbajtjen Kuvendin e Kosovës në Kaçanik edhe pse ishte e planifikuar të mbahet në qytetin e Gjakovës, por një gjë e tillë nuk u realizuar për arsye se forcat policore serbe kishin mbajtur tërë ditën orë policore.
Ndërsa, me 27 qershor të vitit 1993 deri me 20 qershor të vitit 1994 ishte kryetar i “Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës” me përzgjedhjen e tij si kryetari i Akademisë ai kishte arritur të bëhet një vrojtues aktivë në jetën politike, mandej kishte lobuar për pozitën politike të brendshme dhe ishte lobuesi më i fuqishëm në botën e jashtme për të vërtetën e popullatës shqiptare në Kosovë.
Një karakteristikë që e përben z.Zajmi është se ai ka qenë edhe anëtar i “Shoqërisë Kulturore Agimi” e themeluar në nëntor të vitit 1944 në qytetin e Prizrenit. Ai kishte marrë pjesë në Grupin e Muzikës Zbavitëse si udhëheq i dalluar së bashku me mikun e tij Petrit Nushin. Ku u vlerësohet ndër konbtribuesi më të madh për Shoqërinë Kulturore Agim dhe ishte bërë i njohur në kulturën arstike mbarë shqiptare.
Të dhënat faktike tregojnë se z.Gazmend Zajmi i ka gjithsej 30 punime shkencore të publikuar, përbërja e tyre është katër me karakter monografik si dhe autor i librave universitare të Universitetit të Beogradit “Drustveno politiçki sistem Jugosllavije” apo në gjuhën shqipe “Politika shtetërore në sistemin e Jugosllavisë”. Në këtë sferë akademiku z.Zajmi është autor i një varg eseve që iu dedikohen fushës politike, si dhe njëherësh është autor i tre librave komponimesh dhe i librave me vargje në fushën e krijimtarisë muzikore dhe të poezisë.
Gjatë karrierës së tij profesionale dhe në botën e tij akademike, z.Zajmi ka marrë pjesë në një varg supoziumesh shkencor si në atë vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ishte anëtar i Redaksisë së Enciklopëdisë Politike në Beograd. Ndërsa, vitin e kaluar i është bërë 20 vjetori i vdekjes së tij, pasi që ai kishte ndërruar jetë me 10 mars të vitit 1995 në kryeqytetin kroatë në Zagreb.
---------------
Gazmend Zajmi
Akademik
Biografia
Lindi në Krumë më 1936. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren. Fakultetin Juridik dhe Studimet postdiplomike (drejtimi juridik-politik) i mbaroi në Beograd. Doktoroi më 1972.

Publikoi mbi 30 punime shkencore dhe katër studime monografike. Në këto punime kryesisht trajtohet problematika e pakicave kombëtare, e aspekteve sociopolitike të pozitës së gjuhëve, e autonomisë dhe e federalizmit. Publikoi edhe një sërë vështrimesh politike në mbrojtje të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i botoi veprat e tij në katër vëllime.
Është gjithashtu autor i tre vëllimeve me kompozime këngësh dhe i dy vëllimeve me vargje të këngëve të kompozuara.
Librat e botuar:
Ustavno-pravna zaštita i tretman jezika nacionalnih manjina u Evropi izme?u dva svetska rata, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Lib. 2, Prishtinë, 1982.
Vepra I, ASHAK, 1997.
Vepra II, ASHAK, 2001.
Vepra III, ASHAK, 2003.
Vepra IV, ASHAK, 2004.
Artikujt dhe studimet:
Quelques aspects theoriques de la corelation entre le traitement de minorites nationales dans le droit international et le droit constitutional, Conference internationale sur les minorites, Triestes, 27-31, maggio 1974.
Same observations on the (language) possition of national minorities in Europe after the first ëorld ëar, in connection ëith contempirery problems of national minorities, United Nations S.O. 216/3 (26), United Nations Seminar on the promotion and protection of human rights of national, ehnie and other minorities, Ohrid, Jugoslavija, 1974, “Ohrid Seminar”, 1975, Nova Makedonija.
“L’essenza politica delle miknoranze nazionali” Atti del simposio sui problemi socioeconomici e ambientali degli sloveni in Italia, volume I, Trieste 1978 (The Political Esse of Nationalities (nations Minorities) JP.S.A. Round Teble, Dubrovnik, 1975.
Language equality among the nations and nationalites of Yugoslavia, Nations and nationalities of Yugoslavia, Me?unarodna politika, Beograd, 1974.
Od flotantnosti iseljenika do njihove etni?ke (nacionalne) aglomeracije, Iseljeništvo naroda i narodnosti Jugoslavije i njegove uzajamne veze s domovinom, Zavod za migracije i narodnosti, Zagreb, 1978 (separat).
Aspekti ostvarivanja nacionalne ravnopravnosti u školstvu, Simpozijum 76, Novi Sad 76, SFR Jugoslavija, Novi Sad 1977.
Ustavni zakon SAP Kosova i ravnopravnost jezika, Përmbledhje punimesh 1961-1971, Fakulteti Juridik-Ekonomik, Prishtinë, 1972.
Nacionalne manjine u državnoj regulativi bivše Jugoslavije, Fakulteti Juridik i Prishtinës, Prishtinë 1974 (separat).
Jezik kao jedan od ?inilaca bi?a i položaja narodnosti, Federalizam i nacionalno pitanje, Zbirka radova, Savez udruženja za politi?ke nauke Jugoslavije, Beograd, 1971.
(A nyelv mint a nemzetiseglenyenek es helyzetenek tenyezoje) Anyanyelv – A llaninyelv, Forum Knyvkiado.
Aspektet teorike mbi gjuhën si një ndër faktorët e qenies dhe pozitës së kombësive, Përparimi 3/71.
Socialisti?ka misao i ravnopravnost jezika, Socijalizam – ?asopis Saveza komunista Jugoslavije, 10 tetor 1968.
Functions and aspects of the balanced and effective development of the universities of developing countries and/or regions, International Association of Universities. Seventh general conference, Manila 1980, documents.
Nelogi?nost u mehani?koj paraleli izmedju teorije o odumiranju države i teorije o odumiranju nacije, Socijalizam u svetu, Me?unarodni ?asopis marksisti?ke i socijalisti?ke misli, Beograd, 1980, nr. 20.
The relations of the Class and the national in the Political Sistem of Socialism, “Sociolism in the World”, Cavtat, 1977, Yugoslavia, number 6.
Format e barazisë së gjuhëve gjatë lëvizjes dhe Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë, Përparimi, nr. 6, Prishtinë 1971.
Disa aspekte metodologjike dhe konkluduese lidhur me studimin e pozitës së gjuhëve të pakicave kombëtare në Evropë midis dy luftërave botërore, Përparimi, nr. 4, 1972.
Pozita e gjuhëve në Krahinën Autonome të Kosovës në periudhën 1945-1970 (periudha 1945-1953), Përparimi, nr. 7, 1971.
Pozita e gjuhëve në Krahinën Autonome të Kosovës në periudhën 1945-1970 II Periudha 1963-1968, Përparimi, nr. 8, 1971.
Mbi aspektet dhe problemet sociologjike t’urbanizmit e t’urbanizimit, Përparimi nr. 7, 1967.
Kushtetuta e Krahinës në vend të Ligjit Kushtetues, Përparimi, viti XIX, nr. 7-8.
Neka zapažanja o osnovama autonomije u našem društveno-politi?kom sistemu Autonomne pokrajine u Jugoslaviji, Institut za uporedno pravo, Beograd, 1967.
Barazia e gjuhëve (Monografi në botim të Përparimit), Prishtinë, 1968.
Disa çështje nacionale në Kosovë në dritë të Traktatit të Senzhermenit, Simpozium i Entit Krahinor të Historisë: Kosova gjer në vitin 1912 (dokumentacion).
Marksizmi dhe vetëqeverisja, Përparimi, nr. 2/75.
L’autogestion. Dokuments. Centre International de coordination des Rexherches sur l’autogestion (CICRA) Paris, septembre, 1977.
National minorities in space and time – the United Nations and National Minorities, X th World Congress of International Political Science Associatin. Edinburgh, Scotland, 1976, documents. (në gjuhën sllovene: Teorija in Praksa 12/76, Ljubljana.
Nacionalni faktor i društveni progres, Konferenca VII ndërkombëtare: “Nauka i društvo” – Science and society – dokumenti, Portorozh, 1976.
Položaj i uloga narodnosti u SFRJ, Libri universitar i grupit të autorëve: Politi?ki sistem SFRJ – Beogradski univerzitet, Rad, 1975.
Floripress:Flori Bruqi

Ramush Haradinaj Kosova, e ne të tjerët….?!
SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
Nëse ambasadori i Konferencës së Paqes, Geert Ahrens, në librin e tij " Diplomacia mbi tehun e thikës" botuar Uashington D.C. 2010, shkruan për aktivitetin tim diplomatik në superlativ, si nuk paskam të drejtë ta pyes atdheun tim qysh nuk e paska një letër ku shkruan " mirënjohje"?! Pse unë, që për herë të parë në histori bëra që zyrtarisht Kosova konkurron për çmimin 'Nobel', nuk paskam asnjë të drejtë ta pyes atdheun për një vend pune, kurse Daut Haradinaj me krejt privilegjet ende e pyet atdheun për vete dhe familje?!
Në Kosovë është krijuar një traditë, një ligj i pashkruar e i pathënë, që shkrimet, debatet, bisedat për personalitete politike, e veçmas atyre të luftës që të shkruhet, e të flitet vetëm në superlativ mbi luftën, trimëritë, guximin e filan komandantit apo filan gjeneralit, në të kundërtën do të shantazhoheni, kërcënoheni, bllokoheni dhe jeni të fyer, të sharë e ndoshta edhe të vrarë. E keqja më e madhe qëndron se të shkruash për një rast, për një ngjarje të luftës objektivisht, të akuzojnë se je kundër luftës dhe zhvlerësimit të saj. Të shkruash për gabimet, tradhtinë, dëmet e një apo disa liderëve të akuzojnë se je kundër tërë partisë e kështu me radhë. Duhet të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë se vetëm me kritika objektive, me demistifikimin e disa figurave të rrejshme, Kosova mund të përparojë, e jo të përpiqemi që më forcë t'i ndalojmë dhe ngulfatim të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, e për ne. Ngritja e zërit të intelektualëve kundër fenomeneve negative të shkaktuara nga klasa politike, ishte detyrë kombëtare që nga koha antike dhe u aktualizua edhe më shumë nga Emil Zola me letrën e tij të famshme "Unë akuzoj", me Viktor Hygo e shumë pasardhës të tyre deri në ditët e sotme, pa llogaritur pasojat. Mbajtja në Francë e Ramush Haradinajt, i ka shqetësuar më se shumti familjarët e ngushtë, mbase edhe qytetarë tanë të shumtë, si dhe disa nga pozita e opozita e ndonjë anëtar të kryesisë së AAK-së . Mbajtja në Francë e liderit të AAK-së ka prodhuar deklarata e prononcime nga disa personalitete politike dhe publike nga të cilat shpesh ishin tendencioze, megalomane, kërcënuese, të karakterit servil, joprofesionale, e pak prej tyre objektive.
Me deklarata stereotipe nuk i shpejtohet liria Ramushit Me ndalimin e Ramushit nga autoritetet franceze në Francë, shpërthyen me deklarata personalitetet politike vendore, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Ceku, Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, Zafir Berisha e shumë të tjerë, përmbajtja e të cilave ishte identike: "Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm". Të gjitha këto deklarata ishin për t'i hedhur pluhur syve opinionit tonë, se ndalesa e Ramushit i paska pikëlluar thellë dhe se këta do bëjnë çmos për lirimin e tij sa më të shpejtë, e në fakt mezi presin që Ramushin ta ekstradojnë për në Serbi. Pas këtyre deklaratave u aprovua nga Kuvendi Rezoluta absurde ku Francës i kërkohet:"Lirimi i pakusht i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore"thuhet në mes tjerash në këtë rezolutë. Sikur ekspertët tanë po të thelloheshin më shumë mbi raste të tilla do të vërtetonin se Franca,Gjermania, Belgjika, Anglia e të tjera i respektojnë ligjet dhe rregullat ndërkombëtare të lëshuara nga Interpoli dhe agjencione të tjera simotra për ndalimin e atyre që gjenden në lista të tilla. Janë ndaluar dhe arrestuar shefa të shteteve të ndryshme nga aktakuza jo nga Interpoli, por edhe nga padi private të një grupi familjarësh të persekutuar gjatë sundimit të mbretit apo kryetarit të shtetit te tyre. Andaj çështja e ndalimit të Ramushit nuk është rast unik, dhe për lirimin e tij duhet të argumentohet me fakte pafajësia e tij e jo me deklarata boshe, sepse gjyqet e botës së civilizuar nuk punojnë me fjalë boshe, me folklorizëm, por me dokumente. Kuvendi i Kosovës është dashur urgjentisht të paguante ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për përpilimin e dosjes së mbrojtjes së Ramushit e jo të shesin patriotizëm të përzier me folklorizëm e akuza pa vend.
Deklarata për destabilizim të Kosovës është çmenduri! Në mesin e deklaratave infantile të personaliteteve politike, kishte edhe deklarata kërcënuese, ofenduese dhe thirrje për destabilizim të Kosovës dhe thirrje për luftë. Disa mendonin se duke e kërcënuar Francën, do të lirohej Ramushi. Në mesin e këtyre deklaratave kërcënuese, kishte edhe autoritete serbe, të cilët shkruanin se nëse Ramushi ekstradohet, shqiptarët e shpërndarë në shumë shtete të botës do të fillonin të bënin atentate kundër interesave franceze, e nuk thoshin kundër interesave të Serbisë. Pas deklaratave të autoriteteve serbe, dolën disa "ish-komandantë" e shkruanin në faqet e tyre të FB se do të hakmerreshin kundër Francës e jo kundër Serbisë. Asnjë shtet i perëndimit dhe asnjë qytetar i rritur në ato shtete nuk i pranojnë dhe nuk u frikësohen kërcënimeve dhe shantazheve, por ligjeve. Jemi dëshmitarë të kërcënimeve nga ISIS ku shpërthejnë bomba në Bruksel, Paris, Londër, Stokholm e gjetiu, e shteti dhe qytetarët dalin në kafene e teatër për t'i treguar se nuk frikësohen. Dikush tjetër deklaroi se nëse nuk lirohet Ramushi do ta destabilizonte Kosovën. Kjo ishte deklarata më idioteskte dhe më destruktive. Me mijëra vjet kemi pritur të largojmë sunduesit, e tani që jemi krijuar shtet ne do ta destabilizojmë dhe do ta sakrifikojmë për Ramushin?! Askush në botë nuk e sakrifikon shtetin për një apo mijëra individë, por mijëra e qindra mijë individë sakrifikohen për shtet. Kë do ta destabilizojnë këta individë e këto forca të errëta?! Si do ta destabilizonin Kosovën?!Duke vrarë shqiptarë pse nuk janë të një mendimi e që nuk kanë as pikën e fajit?! Do të vrasin plaka e pleq serbë, që nuk dinë çka ndodhë përtej Graçanicës?! Pse nuk u treguan kaq trima gjatë kohës së luftës, por vetë e kemi lënë Mitrovicën nën kontrollin serb?! Kujt i shërben destabilizimi i shtetit tonë, edhe pse me pozitë dhe opozitë të korruptuar?! Destabilizimi i Kosovës u shërben vetëm interesave të Serbisë dhe Rusisë, e cila po kërkon të koncentrojë prezencën e saj në Ballkan. Shteti ndërtohet e nuk sakrifikohet për një njeri kushdo qoftë ai. Daut Haradinaj po ashtu me deklaratën e tij u kërcënua se nëse Ramushi ekstradohet në Serbi do të kemi një Kosovë etnikisht të pastër. Mendoj se Dauti është dashur të deklarohej kështu edhe kur u ekstraduan bashkëluftëtarët e tij për në Serbi, e ai rastet e tyre i ka heshtur. Daut Haradinaj është dashur ta bënte këtë thirrje, kur Anton Lekaj që u ekstradua në burgun e Serbisë, e jo tani për vëllanë e tij. Thirrja e Daut Haradinajt do të tingëllonte thirrje private dhe tepër personale, po sikur ta kishte ngritur zërin edhe për ishluftëtarët e tjerë do konsiderohej kombëtare. Rrezikun nga armiku duhet pritur nga larg e jo kur të futet në shtëpi. Historikisht ne shqiptarët kemi luftuar kur na është rrezikuar shtëpia jonë. Një gjë të tillë e bëri edhe Azem Galica, ku në marrëveshje, Serbia ia garantoi pavarësinë e dy-tri fshatrave. Azem Galica e ndërtoi kullën e tij trekatëshe, duke menduar se lufta kishte përfunduar kundër armikut. Pas tri viteve serbët pushtuan pjesët e tjera derisa Azemi po bisedonte me shokët në odë, u kthyen ushtria serbe dhe ia rrafshuan kullën dhe vrarë ushtarët. Andaj, Dauti dhe tjerët duhet ta dëgjojnë këngën e Ahmet Delisë, që të kuptojnë se pa e mbrojtur cepin më të largët të atdheut nuk mbrohet Prizreni, Deçani, Gjakova e as Prishtina. Në anën tjetër, sa për ilustrim po ia rikujtoj Dautit, dhe të tjerëve se kishat i kanë ruajtur familjet klanore të forta shqiptare, jo për ndonjë humanizëm, por se kanë qenë të paguar dhe të privilegjuar nga serbët dhe ishin familjet më besnike dhe më të respektuara nga Serbia. Nuk i kursyem kultet fetare ortodokse e myslimane se ato ishin me arkitekturë ilire, por u ruajtën me fanatizëm nga familje të forta proserbe dhe proturke. Në anën tjetër Burim Ramadani për një medie tha:"Vendimi i mundshëm i Gjykatës së Colmarit për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi është skenar i pastër për të kthyer konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në rajon". Një deklaratë e tillë është e ngutshme që në diplomaci fjalët e fundit nuk thuhen të parat dhe si shumë lehtë analistët dhe specialistët tanë zgjidhjen e problemit e gjejnë në konflikt respektivisht në luftë. Sa ishim të gatshëm për luftë më se miri na ilustron sa pjesëmarrës kishte në luftën e fundit, por jo sa janë të pranuar nga Komisioni. Në bazë të shënimeve dhe burimeve të NATO-s, Kosova kishte 17 mijë ushtarë përfshirë këtu edhe logjistikën, dhe NATO e njeh vetëm një gjeneral Agim Çekun. Numri më i madh i prononcimeve dhe deklaratave janë për të treguar vetën se janë patriotë, dhe kur Ramushi të kthehet t'i mburrën duke i treguar se e paskan mbrojtur. Shumë liderë botërorë janë mashtruar nga njerëzit servilë, këshilltarë servilë, dhe i kanë larguar apo vrarë, ata që kanë kritikuar në dobi të interesave kombëtare. Çuditërisht në Tribunalin e Hagës luftëtarët tanë u treguan të dobët, duke deklaruar se ishin të pafajshëm, se nuk kishin pasur poste komanduese, nuk kishin pasur ushtri. të organizuar me një komandë e më një qëllim, por sipas tyre ishte mbrojtje stihike. Poqë se në Tribunalin e Hagës do të kishim vërtetuar, argumentuar dhe dokumentuar se UÇK ishte një ushtri e rregullt, ne sot nuk do të bënim përpjekje për krijimin e ushtrisë, sepse ajo do të ishte vazhdimësi pa procedura të ndryshimit të Kushtetutës. Po të kishim argumentuar se ka ekzistuar ushtria e rregullt do të ishin dënuar dhe sakrifikuar disa individë, të cilët edhe ashtu po maltretohen që 17 vite po mbahen peng e ligjeve ndërkombëtare të luftës. Sa më herët që të kryhet fruthi është më mirë, thotë populli. Merrni shembull të kriminelët serbë sesa me dinjitet e prisnin dënimin në Gjyqin e Hagës, kurse luftëtarët tanë gati sa nuk qanin¨, duke u betuar se nuk kishin qenë komandantë dhe nuk kishte pasur zinxhir komandues, e në Kosovë për opinionin tonë thoshin dhe ende thonë të kundërtën. Cili është realiteti?! Cili ka guxim të shkruajë objektivisht e pa asnjë tendencë negative. Askush!
Serbia me dosje, shqiptarët me deklarata mashtruese Serbia në çdo takim me shqiptarët dhe ndërkombëtarët, kurrë nuk ka shkuar e pa përgatitur. Nuk është më rëndësi se dosjet e tyre kanë qenë apo tani në rastin e Ramushit janë të fabrikuara, por ka rëndësi se ata angazhojnë ekspertë për takime të tilla, e ne shqiptarët gjithnjë e në çdo takim kemi shkuar duarthatë. Gjatë një prononcimi Pal Lekaj ankohet më datën 9 mars 2017, duke thënë: "Serbia ka material 500-600 faqe, kurse ne nuk kemi asgjë që t'i kundërvihemi"."Ministria e Drejtësisë është dashtë të caktojë njerëz profesionistë, për të dërguar material kundër atyre të Serbisë" tha Lekaj. Pasi është kështu, kush ia ka ndaluar zotit Pal Lekajt që të angazhonte specialistë të kësaj fushe për të përgatitur dosje të forta, që t'i mbronin të gjithë ata që i kërkon Serbia. Pal Lekaj i ka pasur kushtet materiale sa ishte kryetar në Gjakovë, i ka kushtet sa është deputet i Kuvendit, andaj pse nuk e bëri këtë? Pse Pal Lekaj apo tjerët janë deputetë të Kuvendit kur nuk janë në gjendje të bëjnë një dosje profesionale? Pse jeni zgjedhur deputetë kur nuk jeni në gjendje ta kryeni një punë në favor të Kosovës? Pse keni hyrë në partinë e Ramushit, kur nuk jeni në gjendje t'i ndihmoni kryetarit tuaj?! Dosjet nuk bëhen vetë, ato duhet me i shkrue dikush. Lehtë është t'i akuzosh tjerët e kur të kthehet Ramushi të krenohesh para tij se ke folur diçka, që në fakt nuk ke thënë asgjë, sepse nuk ke vepruar asgjë. Për përgatitjen e dosjeve a e ka fajin Serbia apo ti me pozitë e opozitë? Shteti nuk krijohet vetëm duke vjedhur, por edhe duke punuar për të mirën e popullit e jo veç për vet.
Çfarë bëri Ramushi dhe tjerët për bashkëluftëtarët që sot ta meritojnë përkrahjen? Që nga paslufta e këtej, Ramushi, Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët i kanë privilegjuar vetëm bashkëluftëtarët, me të cilët kanë pasur afërsi familjare, ndërsa një numër të madh të luftëtarëve i kanë injoruar deri në zhgënjim total duke mos i përfillur deri në skajshmëri. Në anën tjetër, që mospërfillja të thellohet deri në humnerë, në listën e veteranëve kanë futur jo vetëm motrat e nënat e tyre dhe fëmijë që luftën nuk e kishin përjetuar, por edhe spiunët dhe bijtë të spiunëve të Serbisë. Për këtë ka shumë shembuj, por po e përmendi një, ku njëri ish-oficer e ka futur nënën dhe motrën e tij si veterane me pretekstin se ato u paskan përgatitur ushqim luftëtarëve, po motra ime e cila shtëpinë saj në Budakovë e kishte shndërruar në shtab dhe kishte përgatitur ushqim për qindra luftëtarë nuk figuron në listën e veteranëve e as që ka aplikuar. Që moskënaqësia të arrinte kulminacionin qëndron në faktin se të gjithë liderët tanë të luftës që në ditët e para të pasluftës i morën nën mbrojtje ish -spiunët, kriminelët dhe biznesmenët shqiptarë, të cilët gjatë kohës së sundimit u pasuruan me ndihmën e Serbisë dhe nga gjaku i popullit. E keqja më e madhe se jo vetëm që i morën në mbrojtje, por edhe i dekoruan siç është rasti i njërit prej shefave të UDB-së Vesel Krasniqi (baballaku i Behar Selimit), duke emëruar shkollë në emër të tij. Po mbushën 17 vjet, e në Kosovë institucionet tona u japin mirënjohje për veprimtari dhe kontribut kombëtar më shumë spiunëve sesa patriotëve. Anton Lekaj alias "Pinqo" si u ekstradua nga Mali i Zi në Serbi, ku u dënua 13 vjet, dhe kurrë askush nuk e foli një fjalë për padrejtësitë që iu bënë njërit nga ushtarëve më të shkathtë të Ramushit?! Si u bë që Ramushi të mos e ngrit zërin për këtë bashkëluftëtar?! Si u bë që askush të mos shkruante e mos ta ngriste zërin për këtë luftëtar?! Anton Lekaj paska forcë fizike më shumë se Ramushi t'i përballojë torturave në burgjet serbe?! Anton Lekajn nuk paska kush ta vajtojë? Pse askush nuk e vizituan nënën e Anton Lekajt?! Si është e mundur që AAK e të tjerët ta heshtin rastin e këtij luftëtari?! Të ishte ngritur zëri për ekstradimin e Anton Lekajt, sot nuk do të kishte ndodhur ndalesa e Ramushit në Francë. A ekziston mundësia që nga torturat e papërballueshme Anton Lekaj të dekonspiron bashkëluftëtarët? A ekziston mundësia që pikërisht milionerët e që u pasuruan me Braqa Kariç, Fazlliq, Mishkoviq, Stanishq, sot të jenë dëshmitarë në dosjet e Serbisë kundër Ramushit e të tjerëve?! Këto ditë Daut Haradinaj në faqen e tij të FB shkruan mos pyetni çka bën atdheu për ju, por ju çka bëni për atdheun! Kjo thënie është një demagogji e që më së miri e ka shkoqitur Rexhep Qosja më 23 shtator 2016, ku e citon Dante Aligerin. Nëse atdheu nuk i shpërblen luftëtarët, veprimtarët e devotshëm ai nuk mund të ekzistojë. Ia shtroj pyetjen: Pse unë Reshat Sahitaj nuk paskam të drejtë të ta pyes atdheun çka bëri për mua, e Daut Haradinaj më tërë ato privilegje ende i kërkon atdheut?! Nëse Daut Haradinaj, Hashim Thaçi e komandantë të tjerë, paskan vrarë dhjetëra ushtarë serbë, unë më punën time në Parlamentin Evropian, NATO, qeveri të ndryshme kam vrarë më mijëra! Nëse Daut Haradianj apo Hashim Thaçi e komandantë të tjerë kanë luftuar gjashtë muaj apo dy vjet, unë kam luftuar me dekada të tëra për çlirimin e Kosovës dhe nuk paskam asnjë të drejt ta pyes atdheun çka bëri për mua?! Nëse ambasadori i Konferencës së Paqes Geert Ahrens, në librin e tij " Diplomacia mbi tehun e thikës" botuar Uashington D.C. 2010, shkruan për aktivitetin tim diplomatik në superlativ, si nuk paskam të drejt ta pyes atdheun tim qysh nuk e paska një letër ku shkruan " mirënjohje"?! Pse unë, që për herë të parë në histori zyrtarisht Kosova konkurron për çmimin 'Nobel', nuk paskam asnjë të drejt ta pyes atdheun për një vend pune, kurse Daut Haradinaj me krejt privilegjet ende e pyet atdheun për vete dhe familje. Nëse dikush e shpall vetën për së gjalli legjendë, pa asnjë dyshim se në fushën diplomatike për internacionalizimin e Kosovës jam legjendë ende e gjallë. Kemi vërejtur se në manifestimet në përkrahje të Ramushit dhe në fjalimet moto kryesore ishte: Ramushi është Kosova!" Nëse Kosova identifikohet në një individ, ky është gabim, sepse asnjë shtet në botë nuk identifikohet më një personalitet sado që ai të ketë kontribuar. Franca nuk shkruan askund Napoleoni apo De Goli është Franca e as amerikanët nuk identifikojnë shtetin në një individ. Individët shkojnë e vinë, disa mbetën në histori e Kosova mbetët për gjithnjë. Nëse Ramushi qenka Kosovë, e ne tjerët ku po mbetemi? Të gjithë jemi Kosovë i nderuar Daut Haradinaj, e ju të tjerë që mendoni ndryshe nga ne, por qëllimin e kemi të njëjtë.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...