Nga
Fritz RADOVANI: Pjesa e XIII.
JA SI PUTHEN “BURRAT”
E SHTETIT
10 MAJI 1959: ORA 5.00 PUSHKATOHET BRIJ LIQENIT DON DEDË MALAJ
Shqipnia pergatitet me pritë në Tiranë Nikita S.
Hrushovin. Të gjitha parashikimet e Don Dedë MALAJ në gjyqin e zhvilluem në
kinema “Republika” dolën të sakta.
25 MAJI 1959: UDHËHEQËSI I BASHKIMIT SOVJETIK ARRIJTI NË TIRANË
■Porsa vuni kamben në Aeroportin e Rinasit tha: “Nuk po e
hjeku kapelen, se ju jeni një popull musliman dhe mund të flas me kapelë në
kokë..!” Plasi e qeshuna...
Në një darkë në Kremlin, kur po kërcenin shumë vite
perpara Stalini i tha Hrushovit: “Heee, a po kërcen edhe ti ‘derri i kolkozeve
t’Ukrahinës?!” Edhe atje plasi e qeshuna...
Hrushovi vizitoi shumë qytete e zona të Shqipnisë tue
fillue nga Tirana, Shkodra e deri poshtë në Butrintin e bukur, e edhe atje kur
foli per grekët... Edhe atje plasi e qeshuna.
■Kur ishte në Shkoder, Enveri e pyeti per portretin e tij
të vendosun perballë tribunës ku po zhvillohej mitingu i madh, dhe ai u
pergjegjë: “Nuk më kishte shkue kurrë mendja se do ta shoh veten të varun në
një minare xhamije!..” Edhe aty plasi e qeshuna...
1961: U zhvillue në Moskë mbledhja e 81 Partive Komuniste e Puntore të Botës, ku
foli edhe Enver Hoxha. Ishte mbledhja e shkunorzimit me sovjetikët. Asnjëherë
nuk kemi pasë rasen me e lexue të saktë dhe të plotë atë fjalim, as në vepren e
tij të 19, dhe as nga shkrimtarët që e kanë botue me lejen e tij. Dihet i saktë
vetem komenti i bamë aty nga tribuna e asaj konference nga Dolores Ibaruri: “Si
asht e mundun? Diskutimi i Hoxhës, ngjanë me qenin, të cilit i japin bukë,
kurse ai kafshon doren e atij që e ushqen!..”
Ata që ishin aty kanë tregue se: Edhe aty plasi e
qeshuna...
■Kujtimet e Nikita S. Hrushovit në Shqipni kanë ardhë
vonë ashtusi të gjitha tjerat...
Aty flet per Titon, Enverin dhe vazhdon me shpjegimet e
ngjarjeve të kohës, ku shpjegon me detaje qellimet e tyne në lidhje me idenë e
Stalinit per Federaten Ballkanike, dhe se “tek ajo Federatë, ku Shqipëria
perfshihej nga përberja e Jugosllavisë, nuk binte në kundershtim me idenë e
Stalinit... Kur u prishën mardhenjet idea u varros. Enver Hoxha nevrikosej...
kur flet per gjera që s’i pelqejnë i lëvizë terë fëtyra dhe i kercasin
dhëmbët... ■Tito më ka thenë se në Jugosllavi ka Shqiptarë më shumë se në vetë
Shqipërinë. Ishte formuar NATO, kurse Shqipëria kishte një pozitë të mirë
strategjike në Detin Mesdhe dhe ne e shikonim si bazë të vendeve socialiste në
atë detë. Ne derguam tanke, artileri e armë të tjera moderne. Nuk flas per
ushqime e veshmbathje. Derguam 12 nendetëse.
Unë vizitova Shqipërinë. Gjatë vizitës nuk u atakua
Jugosllavia. Ne nuk kishim ndonjë pretendim konkret. Shqipëria ishte shumë e
varfër dhe s’ kishte asgjë që mund të na interesonte si resurs. Mardhenjet
ekonomike ishin ndertuar në interesin e Shqipërisë.
■I dhame traktorë. Donim të ngrinim ekonominë shqiptare
në nivelet bashkëkohore, t’a benim Shqipërinë një perlë, e cila do të terhiqte
drejtë komunizmit vendet muslimane, sidomos ato të Lindjes së Afert e të
Afrikës, këto ishin synimet tona politike...
Shqipëria është një vend i vogel, por populli jeton në
një pozitë të tillë gjeografike ku nderthuren kundershtitë e Europës dhe
armiqtë i ka të shumtë. Kufiri nuk ishte ai që donin. Shumë, shumë të varfer
dukeshin fshatarët. Varfëria e primitivizmi mbretronin atje kudo. Enver Hoxha,
Mehmet Shehu, Beqir Balluku e quanin veten me një autoritet të palëkundur. Unë
them se janë njerëz jo largpamës e të kufizuar. Ngatrruan politiken me
aritmetiken. Ata menduan se Kina është qender e Botës. Në Kongresin e XX të PK
të BRSS, aty ata e kuptuan se çdo të thonte gjykim i kultit të individit,
gjykim i pushtetit personal, gjykim i normave antidemokratike të jetës së
partisë dhe të popullit.
Kjo i kishte friksuar lidert shqiptarë sëpse binte në
kundershtim me aktivitetin praktik të tyre. Thonë që Shehu ka vrarë Koçi Xoxen.
Kjo ngjante me sistemin që përdorte Stalini. Kështu vepronte me anën e Berias e
të tjerëve. Enver Hoxha shau më shumë se kinezët.
■Lidert shqiptarë me metodat e tyre të vrasjeve të
fshehta e të hapura formuan një parti e cila mbahet grusht rreth tyre vetëm nga
frika. Populli është i detyruar t’i durojë.
■S’ ke ç’ bënë, pikërisht kështu ka qenë tek ne në kohën
e Stalinit. Ai zhdukte të gjithë kuadrot e hershme e populli thërriste: “Rroftë
Stalini, Stalini është miku dhe babai i Popullit..!!” Lidert e këtyre vendeve
nisën nga idea se Populli është turmë...
Ai duhet mbajtë në frikë, duke e nënshtruar me
kercënime...
■Kështu vepron edhe Mao Ce Duni...”
***
Dhe, me të vertetë një grup terroristësh që nuk lëshojnë
kolltukët i gjetne në Pekin...
■E vagabondët vrapuen tek Kina tek Mao Ce Duni e Lin
Biao... kur po laheshin në lum!
Tibeti e Mongolia ishin mbasderet. Modelet e kthimit
qyteteve në fshatra ishin kudo! Kishte nga ata koka që Himalaja i dukej si
Dajti... Enver Hoxha kur fliste per Murin e Kinës shpesh ngatrrohej me Murin e
Berlinit... “Mur hesapi”... thonte me humor!! Por, në fakt as nuk e dinte ku
bjen njeni as tjetri, veç bante me dorë nga Hotel Dajti...
Jo, të nderuem lexues, “këtu nuk plasi e qeshuna!..”
■Këtu, asht pikrisht vendi ku duhet të plasin vaji..,
ishim mbushë me hetuesi, tortura, burgje, kampe shfarosje, gropa sekrete
ekzekutimesh e Kisha të rrenueme...
Frika, mashtrimi dhe “Rilindja”, vazhdojnë edhe sot me
idenë se “Populli asht turmë”!..
Po, deri kur kështu, vrapo në Turqi, në Jugosllavi, në
Greqi, Itali..?! Per shka?!
■E, tue u puthë e, tue mendue: Si me ia hjekë kaptinen
njenitjetrit.., me mbushë xhepat.
As nuk e kanë idenë e Fjalëve: Besë, Atdhe, Flamur dhe
Popull i Lirë apo mirqenje!
Pjesa e XIV.
Melbourne,
Prill 2017...