2017-04-17

A mund të dyshohet Edita Tahiri për tradhti kombëtare?!

Shkrimtari   më i guximshëm në letersisë moderne shqiptare është Zoteri  Reshat Sahitaj* .

Ai në romanet dhe publikimet e tija të ndryshme merret me temat më të ndjeshme të cilat po e godasin shoqërinë shqiptare, e për të cilat të tjerët nuk kanë guxim të shkruajnë.

Kjo është cilësia që e dallon dhe e bënë Reshat Sahitaj-n të veçantë ndaj të tjerëve. Për këtë arsye disa lexues evropian e quajnë atë 'Viktor Hygo i letërsisë shqiptare'.(Floripress)


Reshat Sahitaj ka lindur më

Nga Reshat Sahitaj 


Çuditërisht Edita Tahiri, si zakonisht, di të rrëshqasë në akull e të notojë në ujëra, madje edhe të turbullta, çfarëdo qofshin ato. Të gjithë analistët dhe opozita e akuzojnë Qeverinë, pa guxuar asnjëri t'i drejtohen ministres për Dialog. Qeveritarët tanë, të papërgjegjshëm, nënshkruajnë marrëveshjet e Editës pa i lexuar fare, e kur të analizohen nga opozita deklarohen se nuk i kanë lexuar dhe nuk kanë ditur se çka kanë nënshkruar, duke i besuar Editës në mënyrë miope.

Image

Edita Tahiri 

Edita Tahiri, një emër i njohur për të gjithë skamnorët e trojeve shqiptare, pa të cilën nuk mund të zhvillohen negociatat Kosovë-Serbi, duke mos e përjashtuar edhe Blerim Shalën, që këta të dy bashkë e krijojnë tandemin e pazëvendësueshëm për çdo qeveri të Kosovës që shkon e vjen. E pamundur, do të reagojë ndonjë lexues, duke menduar se nuk ka njeri të pazëvendësueshëm, andaj edhe ky çift mund të ndryshohet. Jo. Asnjë kryetar shteti, e as kryeministër i Kosovës, e asnjë kryetar i Kuvendit tonë, nuk mund të bëjë ndryshime në kryesuesit për dialogun me Serbinë.

A mund të dyshohet Edita Tahiri për tradhti kombëtare?!

Ekipi negocues shqiptaro-serb 

Paaftësi e jokompetencë, apo mungesë patriotizmi e atdhedashurie gjatë dialogut?

Nuk ka rëndësi se në zgjedhje partia e Editës nuk mund të fitojë, sepse ajo do të jetë gjithnjë ministre e Dialogut me Serbinë. Po ashtu nuk është me rëndësi se a do të fitojë partia ku do të gjendet Blerim Shala, sepse ai do ta ndërrojë partinë për të shkuar te partia fituese, e cila do të formojë Qeverinë, e Blerimin të gjithë e fusin në cilëndo parti që ka qejf dhe postin për dialog e ka të garantuar. A thua pse dhe nga kush vjen propozimi!?



Blerim Shala nuk posedon aftësi e shkathtësi si Edita, që të mundet ta themelojë një parti të re, por pasuri sa "shefja " e tij ka, e ndoshta edhe më shumë. Tema e këtij shkrimi nuk është pasuria e tyre, por aftësitë e tyre që dinë t'u përvidhen e serviren partive, e të qëndrojnë në majat më të larta, ose aty afër, të qeverive tona të kaluara, të tashme dhe të ardhshme, nga njëra anë. Pastaj do t'i shohim paaftësitë e tyre evidente profesionale për të dialoguar, si dhe nuk dihet se a do të zhvillohej dialogu i mëtejmë Kosovë -Serbi, nëse runa Zot rrëzohet aeroplani dhe këta të dy vdesin, nga ana tjetër. Që nga fillimi i negociatave e deri më sot Kosova nuk ka parë ndonjë ndryshim radikal ku pala serbe ka aplikuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, përveç këmbënguljes së tyre për zyrtarizimin e flluskës pranë emrit Kosova, si dhe aplikimin e 'Zajednicës' ose thënë ndryshe krijimin e një mini-Serbie në zemër të Kosovës, apo një leopard të madh në Kosovën mundësisht sa më të vogël, siç u nënshkrua në Bruksel, e jo siç do të rekomandonte më vonë Gjykata Kushtetuese.


Pse lëmosha ?

Kërkesa e Editës për t'iu njohur stazhi për aktivitete nën sundim

Edita Tahiri karrierën e saj politike e filloi në LDK, duke u shoqëruar me Edi Shukriun e pastaj me Melihate Tërmkollin, përmes së cilave arriti ta shoqëronte Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin në takime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit tonë. Për shërbimet që ua kishte bërë Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit, që mos të mërziten rrugëve të gjata me aeroplan, Edita Tahiri para pak kohësh kërkoi t'i njihet stazhi dhe të shpërblehet e të quhet edhe heroina shqiptare e diplomacisë.


Ekipi negocues në Bruxel 

Që 17 vjet Edita zhvat Kosovën në të gjitha format dhe metodat, e tani po kërkuaka t'i numërohen ato vite stazh që ka kontribuar për Kosovën?! Sa për ilustrim po ia rikujtoj Editës se unë, Reshat Sahitaj (që kontributi i Editës për Kosovën nuk mund të afrohet as të thembra ime), ende atdheu im nuk e po e gjen një copë letër ku shkruan "mirënjohje për kontribut". Ende asnjë personalitet politik nuk më ka pranuar në takim, duke filluar nga të gjithë kryetarët e Kosovës e deri te Thaçi, sepse ata janë nxënë me "patriotë" që u kanë shërbyer ambasadave jugosllave në Perëndim!



Negocime se jo mahi !...

 Unë dhe ekipi im, që kemi lobuar për internacionalizimin e dramës kosovare, jo me vite si Edita, por me dekada, dhe ende qeveritë e Kosovës njëra pas tjetrës as nuk na pranojnë së paku për këshilltar pa pagesë, sepse ne gjithnjë kemi punuar pa u paguar nga askush, e ju keni zhvatur nga fondi 3%.


Akademik Ibrahim Rugova dhe Behare Rexhepi-Sahiti

Ti ke qenë shoqëruese, e unë kam vepruar, ku minimum i kam sponsorizuar mbi njëzet rezoluta në Parlamentin Evropian në favor të Kosovës, një rezolutë në Senatin e Belgjikës e vetmja rezolutë në Evropë për Kosovën, ku në Konferencën e Paqes mbi ish-Jugosllavinë sektorin për Kosovë e kam hapur unë me Behare Rexhepin, e ti për herë, e shoqëruar nga Gazmend Zajmi etj., ke ardhur në takimin e parë të Konferencës së Paqes dhe në minutat e parë ke kërkuar nga Ahrens-i që të largohemi ne, për të pasur mundësi ta vazhdoni bisedën në gjuhën serbishte.
Sahitaj, Reshat Biography

 Diplomatja e parë kosovare   :Behare Rexhepi

Keni insistuar që ne mos të jemi pjesë e delegacionit (por jo edhe Gazmend Zajmi që ishte me ju dhe Veton Surroi), në mënyrë që të mos jemi dëshmitarë të manipulimeve tuaja edhe të atëhershme në disfavor e dëm të Kosovës. Për këtë që po them ekziston ende Veton Surroi që është gjallë dhe mund ta konfirmojë tërë ecurinë mbi këtë ishKonferencë.

Fotografia e Unioni Shkrimtarëve

Tre diplomatë shqiptar : Gani Azemi,Behare Rexhepi dhe Enver Hadri(Hero i Popullit)

Në takimet ku e përcillnit Rugovën, më kujtohet shumë mirë që ju qëndronit e heshtur, e sidomos në takimin e Grupit Interparlamentar të zotit La Malfa, të cilin e kisha rregulluar unë. Ju tani që kërkoni stazh diplomatik, as nuk mbanit fare shënime asnjëri nga ju, nuk mbanit një letër përpara, së pakut të lënit përshtypjen se po shënoni, përderisa unë më zë të ulët e këshillova dhe e luta Avni Spahiun të bëhej sikur po shkruan. Ju nuk flisnit fare , as kur thoshte I. Rugova se UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë, e as kur thoshte La Malfa se pa u derdhur gjaku nuk ka konferencë internacionale për Kosovën. Ky është stazh diplomatik që po ia kërkoni qeverisë tuaj tash? E unë që më dekada pandashëm kam lobuar për Kosovën. Çka të kërkoj unë? Çka të kërkoj unë që për një takim kisha ngarend dy muaj, vetëm e vetëm që Ibrahim Rugova të vinte aty ku duhej dhe ta konfirmonte gjendjen e rëndë në Kosovë, edhe atë në grupin më prestigjioz të Parlamentit Evropian?!


Gorazhd Cvetiqi


Gorazhd Cvetiqi dhe Edita, në përpjekje për takime të dyfishta

Por, të kthehemi pak edhe më larg në vite, e posaçërisht në shtatorin e vitit 1991, kur lexuesit e sotëm e të ardhshëm të gazetës do të informohen me ngjarje edhe më katastrofike. Strasburg. Në Parlamentin Evropian. Fillim shtatori i vitit 1991. Në kafenenë e katit përdhes, të shoqëruar nga Veton Surroi, Behare Rexhepi, Qamil Zekolli, pinim kafe pas takimit me shefin e Grupit LDR Wilie De Clerk, për të pritur takimin e radhës më zonjën Kazamanjano Cerreti, shefe e Politikës së Jashtme në PE, siç ishte deri para pak kohe zonja Ashton, e tash aktualisht, Mogherini. Në një tavolinë jo shumë afër nesh, qëndronit ti dhe Hafiz Gagica, të shoqëruar me një burrë rreth të dyzetave, apo më shumë. Zonja Doris Pack posa më pa u afrua në tavolinën ku isha unë dhe pa një pa dy më pyeti se kush janë Gorazhd Cvetiqi dhe njëfarë Edita Tahiri. Asokohe nuk ishe emër dhe nuk të njihnin, e sa i përket emrit të Gorazhdit as që kisha dëgjuar ndonjëherë. Por u informova shpejt nga zonja Pack dhe Lydia se në çdo takim që ne shkonim me Vetonin ju e detyronit apo Gorazhd Cvetiqi ju detyronte që të bënit konfuzitet për takime të dyfishta me eurodeputetët.

Fotografia e profilit të Doris Pack

Doris Pack 

Zonjën D. Pack e luta t'ju pranonte sepse kishe ardhur nga Kosova dhe nuk doja të ktheheshe e zhgënjyer pa asnjë takim. Takimet e dyfishta janë destruktive, andaj që të mos ktheheshe duarthatë në Kosovë, unë të propozova që edhe ti të ishe në takimet tona, por jo edhe Gorazhd Cvetiqi juaj. Takimi me shefen e politikës së Jashtme ishte në ora 15:00, ju futa brenda në zyrë: Behare Rexhepin, Veton Surroin dhe ty, ndërsa unë qëndrova te dera, e pasi Cvetiqi nuk dukej askund u largova. Ai si serb hesapi, më kishte përcjellë dhe kur unë isha larguar nga dera e zyrës, ai ishte futur me shpejtësi në atë takim. Kur Gorazhd Cvetiqi prezantohet, shefja e Politikës së Jashtme nuk e lejon të jetë pjesë e takimit, mirëpo ti, zonja Editë, ke reaguar dhe ke thënë se edhe ai është pjesë e delegacionit kosovar. A është kështu? Nga hyrja e Gorazhdit në atë takim, shefja për Politikë të Jashtme nuk ka folur asgjë më për Kosovën.


 Të kujtohet fare mirë se kur në fund të takimit, zonja Kazamanjano Cerreti, pasi përshëndetet me ty dhe Vetonin e tjetrin i kërkon Behare Rexhepit të ndalet për të biseduar pa ju brenda. Beharja i tregon të vërteten se G. Cvetiqi nuk ishte pjesë e delegacionit, por ai kishte vepruar më urdhrin tuaj, Editë, apo ju me urdhrin e tij, kjo gjë mbetet të dihet e deshifrohet vetëm kur të hapën dosjet. Porosia e Kazamanjano Cerretit që ia dha Beharës ka qenë që për biseda mbi Kosovën me delegacionin shqiptar nuk duhet të ishte prezent njeriu nga Beogradi, se po të donte ajo kishte pasur mundësi të ftonte vetë Milosheviqin, e jo përmes jush të kuptonte Serbia esencën e diskutimeve dhe ju ta ngrini pazarin para autoriteteve serbe ne Beograd. Serbia i ka ditur sekretet brendashqiptare, por nuk i ka ditur sekretet se çka mendojnë ndërkombëtarët e përmes disave nga ju është njoftuar rregullisht edhe për këto mendime të ndërkombëtarëve. Ky është realiteti shumë i hidhur por i vërtetë, e Veton Surroi është ende gjallë nëse do për të ta konfirmuar në rikujtesë.

Gorazhd Cvetiqi nuk ishte me kroatët e as me sllovenët, çfarë kërkonte ai te shqiptarët?

Nuk më interesonte përgatitja profesionale e tij sa më intrigonte origjina, motivi dhe arsyeja e G. Cvetiqit që të jetë i pranishëm në diskutime me palën ndërkombëtare, të informonte përmes boletinit në botën e jashtme për ngjarjet në Kosovë. Më shqetë- sonte fakti se pas një aktiviteti të suksesshëm me vite të tëra në Parlamentin Evropian dhe institucione të tjera ndërkombëtare, Byroja Informative e Kosovës kishte krijuar një emër të besueshëm, tani po ndërhynte një individ me origjinë sllave dhe atë në emër të qeverisë sonë po kërkonte e bënte takime të dyfishta. Gorazhd Cvetiqi ishte njeri i pabesueshëm për eurodeputetët, mirëpo i paguar dhe i besuar nga Bujar Bukoshi, Hafiz Gagica dhe ndoshta edhe nga Xhafer Shatri. Ti dhe Hafizi më thoshit se ai ishte kroat. Për ta vërtetuar këtë e ftova përfaqësuesin e Kroacisë, Antuan Pinteroviq, i cili më tha se po të ishte kroat dhe kishte aftësi, ai do punonte në vendin tim e jo t'i shërbente Kosovës. Një javë më vonë e takova përfaqësuesin e Sllovenisë, z. M. Opreznik, i cili e konfirmoi se nuk ishte slloven. Më vonë u informova se një pjesë e intelektualëve tanë aktualisht profesorë të Universitetit pa e ditur asnjë fjalë gjermanisht kishin mbrojtur temën e diplomës me ndihmën e Cvetiqit. Buletini Informativ për Kosovën, që e nxirrte Gorazhd Cvetiqi dhe që ua dërgonte me postë eurodeputetëve, ishte një shkarravinë e shkruar më makinë shkrimi dhe i përmirësuar me dorë. Nuk e di pse ia kërkoje ndihmën e Gorazhd Cvetiqit kur Byroja Informative e Kosovës me seli në Bruksel ishte aktive në të gjitha institucionet?! Pse paguhej G. Cvetiqi dhe të gjitha shpenzimet e harxhimeve tjera, kur ishte Byroja Informative e Kosovës e autorizuar dhe si institucion legal i Kosovës pranë Parlamentit Evropian?! Çfarë kërkoje ti dhe Hafiz Gagica nga Cvetiqi, kur ne kishim bërë takime të mëparshme për Ibrahim Rugovën, Bujar Bukoshin e të gjitha personalitetet e tjera kosovare?! Nuk do ishte keq të tregonit se a ishit të kushtëzuar e detyruar nga Serbia, apo ju e kushtëzonit Milosheviqin se nuk do ia vazhdoni pasaportën për të dalë jashtë Beogradit?!


Kërkesat tuaja për Kosovën ishin jo më të zgjeruara se informatat e vet "Tanjug-ut"

Takimet që i keni zhvilluar duke e shoqëruar Ibrahim Rugovën ishin më shumë takime spekulative dhe manipuluese për opinionin tonë, por gjithsesi jodiplomatike, siç ke deklaruar se nga Rugova e Agani ke mësuar diplomaci. Jo. Në fakt, në ato takime nuk është folur asgjë më shumë sesa informatat që i jepte "Tanjug-u" dhe asnjëherë nuk keni kërkuar ndonjë zgjidhje konkrete për të dalë nga tutela jugosllave. Me siguri që do t'ju kujtohet ardhja juaj në Parlamentin Evropian në Bruksel me një vonesë tepër të ekzagjeruar e të pashembullt, e unë duke ju kërkuar në ato ndërtesa u takuam në lift, gjersa unë po zbrisja, ndërsa ti, Ibrahim Rugova dhe Skënder Hyseni bëheshit gati të ngjiteni lart. Tepër i nervozuar u shpreha banalisht me këto fjalë: " Ku k.. keni humbur, bre? A po e dini se kaluan mbi tridhjetë minuta që e kemi pasur takimin?!". Nga fjalët e mia ti mbete e shtangur, e Skënder Hyseni e shikoi Rugovën dhe pyeti se cili isha unë që shprehesha ashtu. Rugova e njihte fort mirë karakterin tim që nga shumë takimet e mëparshme dhe Skënderit i tha të shpejtonte të hynte në lift se Reshati ka të drejtë që flet kështu. Nëse ke harruar, Skënderi ende është gjallë. Andaj ne kemi zhvilluar gjithmonë lobing serioz dhe diplomaci të mirëfilltë për dramën kosovare, ndërsa ju keni zhvilluar vizita turistike në emër të vuajtjeve të popullit tonë kosovar. Ju na keni kontrolluar, keni vjedhur kontaktet dhe keni folur kundër nesh që institucionet ndërkombëtare ta humbin besimin nga ne. Për ju, e keqja më e madhe ishte se eurodeputetët dhe personalitetet tjera kurrë nuk ju kanë besuar, sepse kishin informata se posa ktheheshit në Prishtinë shumica prej jush ishit të detyruar t'i raportoni autoriteteve serbe atje, në të kundërtën s'ka pasaportë. Me kalimin e kohës Jugosllavia u shpartallua, me luftë e pa luftë u krijuan shtete të reja, e në Kosovë gjendja u ashpërsua tmerrësisht. Në skenë doli UÇK-ja.


Geert Ahrens në librin e tij "Diplomacia mbi tehun e thikës " faqe 368, shkruan: "Të dyja palët kishin një interes në të paktën për disa përmirësime në terren. Beogradi për shkak se donte t'i jepte fund izolimit ndërkombëtar… Ndërsa Rugova dhe përkrahësit e tij i trembshin një rrëshqitjeje drejt dhunës masive, që mund ta dëmtonte pozitën e tyre". Këtë javë në portale të ndryshme po shpërndahet kritika e një "analistit" tonë që ia bëri një analizë librit të Ahrensit duke u përpjekur të manipulonte me fjalët e shkruara të Ahrens-it, pikërisht kësaj fjalie të lartshënuar. Në fakt, unë në "Kosova Sot" të datave 25,26,27,28 korrik 2014 e kisha trajtuar këtë temë. Ahrens-i haptas rrëfen se Milosheviqi është detyruar nga ndërkombëtarët të bëjë disa koncesione me Kosovën, por pala shqiptare çka kërkonte? Bujar Bukoshi kërkonte lirimin e Rexhep Osmanit. Edita Tahiri e frikësuar nga përhapja masive e UÇK-së i kishte kërkuar Ahrens-it t'i thoshte Serbisë se nëse LDK-ja nuk shpërblehej së paku me hapjen e shkollave apo diçka të ngjashme, rrezikojmë se do të fitonte krahu i luftës dhe krahu pacifist, siç quhej aso kohe, nuk do kishte mundësi dhe fuqi ta kontrollonte popullin tonë. Kjo ishte kërkesa e Editës e bërë Ahrens-it në Shkup. Andaj Edita nuk kërkon zgjidhje politike konkrete të problemit të Kosovës, por zgjidhje konkrete për zgjatjen e jetës së krahut pacifist dhe komforit të tyre në këtë mes. Me shkallëzimin e dhunës, kërkesat e Editës evoluojnë gjithnjë, por asnjëherë për zgjidhje definitive të krizës kosovare.

Mostransparenca janë arti dhe shpëtimi i Editës

Takimet e ndryshme, negociatat, bisedat konfidenciale, janë shumë efikase në politikën e çdo shteti. Mirëpo kur ato negociata dëmtojnë interesat e popullit për të cilin je i/e autorizuar të negociohet, janë tragjike, sepse herët a vonë ato do të bëhen transparente. Pala serbe nuk nënshkruan dhe nuk negocion asgjë pa logjikuar se si do jetë shumë vite më vonë. Pala ndërkombëtare dëgjon, shfaqin mendimin e tyre dhe mbajnë shënime. Pala shqiptare, nënshkruan, paguhen, dhe nuk u intereson se çka do të ndodhë pas shumë vitesh kur protagonistët nuk do jenë në jetë. Qe nga ajo kohë Edita e ka ushtruar mjeshtërinë për t'i hedhur pluhur syve opinionit shqiptar dhe ende si mjeshtër e shkathtë e për të manipuluar po vazhdon të mos jetë transparente, duke harruar se të gjithë ndërkombë- tarët mbajnë shënime dhe e shkruajnë historinë e plotë të ngjarjeve. Në librin e tij, Gert Ahrensi shkruan se si letra e Ibrahim Rugovës drejtuar BE-së, Konferencës së Paqes, nuk ka të drejtë të bëhet publike për pesëdhjetë vitet e ardhshme.


Në negociata pa program, pa propozime e pa kërkesa, por me duar në xhepa!

Negociatat aktuale Kosovë-Serbi janë të domosdoshme, por në këto bisedime nuk shkohet me duar në xhepa, siç jeni duke shkuar që nga fillimi e deri sot. Të vetme janë dhe mbeten vetëm dokumentet e palës serbe që merren në shqyrtim të cilat: korrigjohen, shtohen, shlyhen e zbukurohen. A e dini që "ekspertët" e Kosovës që shkojnë në Bruksel, dhe qëndrojnë më orë të tëra pa guxuar të lëvizin nga vendi, derisa Edita dhe Blerimi të dalin nga takimi me palën serbe?! Shoqëruesit e Editës dhe Blerimit ftohen vetëm kur çdo gjë ka përfunduar. Në një rast, Gani Azemi ishte nervozuar duke i shikuar "ekspertët" tanë duke pritur në korridor pa guxuar të shkonin as deri në WC, andaj i kishte dërguar në një restorant. Kur janë kthyer, Ganiun e kishte kritikuar me fjalë të ashpra njëra nga zonjat që kujdesej për "ekspertët". Si mund të quhet negociatore e mirë kur me punën e veprimet nënshtruese dhe nënshkrimin e Editës u krijua 'Zajednica', që është një mini-shtet serb në zemër të Kosovës?! Si mund të quhet diplomate e mirë kur Gjykata Kushtetuese deklarohet se disa nene të statusit të 'Zajednicës' janë të papranueshme, sepse atyre u jepet pavarësi shtetërore në fushat më të ndjeshme dhe rrezikohet seriozisht vetë e ardhmja e Kosovës?!



Po të kishte shtet të mirëfilltë ligjor në Kosovë dhe po të kishim një AKI shqiptare e Prokurori të pavarur, vetëm për përpilimin e nënshkrimin për themelimin e 'Zajednicës', Edita Tahiri tanimë do të ishte arrestuar për tradhti kombëtare! Çuditërisht Edita Tahiri si zakonisht di të rrëshqasë në akull, e të notojë në ujëra madje edhe të turbullta çfarëdo qofshin ato. Të gjithë analistët dhe opozita e akuzojnë qeverinë pa guxuar asnjëri t'i drejtohen ministres për Dialog.

Qeveritarët tanë të papërgjegjshëm nënshkruajnë marrëveshjet e Editës pa i lexuar fare, e kur të analizohen nga opozita deklarohen se nuk i kanë lexuar dhe nuk kanë ditur se çka kanë nënshkruar, duke i besuar Editës në mënyrë miope. Gjatë bisedave shpesh ka rastisur të shtronim pyetjen: Nëse rrëzohet aeroplani dhe vdesin Edita më Blerimin, a do të ketë edhe më tutje negociata?! Një gjë e tillë nuk ndodh, por edhe sikur të ndodhte, do të kalonte një kohë e gjatë që të gjendet një tandem i tillë për të negociuar me Serbinë. A e dini se është vështirë të gjendet një ministër i ri, i cili do të kishte pranuar flluskën pranë emrit Kosova? GJND-ja na ka dhënë të drejtë të jemi shtet, e Edita ia jep Serbisë e pa fije turpi deklaronte e mashtronte popullin se deri në pranverë do shkrihet flluska.


*****

* Reshat Sahitaj , lindi në fshatin Sopi, Therandë(1952) ,  nga një familje fshatare që nuk ishin as të pasur e as të varfër, si pjesa dërmuese e popullsisë sonë të atyre viteve ku i lumtur ishe po të siguroje kafshatën e gojës.

Nëse arrije ta siguroje bukën e misrit për një vit, sistemi “kujdesej” që edhe atë pak kënaqësi ta shndërronte në vuajtje , siç i ndodhi Shaqirit (babait) që të korrurat i kishte futur nën një grop të fshehura nën stivën e druve.

Kur komisioni i percjellë me forca policore ia bastisin shtëpinë dhe nuk gjetën rezerva të tepërta të drithit, nisën të shkonin. Policët, të inatosur që Shaqiri kishte dashur t’i mashtronte, e rrahin në sy të gruas dhe të bijëve dhe e arrestojnë duke e denuar tre vjet burg, që i vuan në burgun e Nishit.

Reshati e kaloi një fëmijëri skajshmërisht të varfër. Në moshën katërvjeçare më 1956, 'vdes' në një aksident nga disa kuaj të harlisur. Në lokalet e një kishe katolike, pas gjashtë muajve nën përkujdesjen e motrave kishtare, u ringjall.

Babai kishte qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat që u zhvilluan në territorin tonë, (plus dy vjet i burgosur në burgun e Tiranës, ku bashkë me disa shokë dhe me vëllanë e tij Hazirin, kthehen këmbë në Kosovë).

Përvoja jetësore e kishte armatosur me guxim e krenari, por gjatë tërë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore policia e kishte shndërruar në një njeri të urtë. Kurrë nuk fliste për dajak e tortura që i kishte përjetuar, siç flisnin disa të burgosur të tjerë politikë. Kurrë nuk guxonte të krenohej se kishte qenë edhe bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës. Kurrë, ama kurrë nuk fliste kundër shtetit në praninë e mysafirëve.

Babai nuk u tregua i lumtur edhe atëherë kur ia komunikuan lajmin e ringjalljes së Reshatit. Ringjallja e të birit do t’i shfaqte probleme të reja: një frymë më tepër për ta ushqyer, një problem më shumë me qeverinë, i kishte thënë bashkëshortes pas aktit seksual, i shtrirë në kokërr të shpinës.

Ramadanin vëllain e tretë, për shkak të babait që trajtohej ish i burgosur politik (e që nuk kishte lidhje me politikë) kurrë nuk arriti të regjistrohej në asnjë shkollë të mesme.

Deri në përfundim të Shkollës Normale, Reshati do t’i ndihmonte prindërve në punët e ndryshme bujqësore.

Për ta përfunduar Normalen, duheshin pesë vjet, por Reshati i bëri shtatë, sepse si adoleshent që ishte, ishte i parehatshëm, prandaj profesori i muzikës, Xheladin Kastrati, ia vuri një njësh të kuq, që aso kohë i tha se ia dha një “kërrabë” për të mbledhur bari gjatë verës (njëshit i thoshte kërrabë, ndërsa kërraba shërbente për te nxjerrë sanë). Po kështu veproi edhe profesori i artit figurativ, veprimin e të cilit e ndoqi edhe Nail Koro; duke ia mbyllur një “kërrabë” në kimi.

Asnjëherë në historinë e shkollës Normale nuk kishte rastisur që dikush ta përsëriste vitin nga muzika dhe arti figurativ, kur të gjitha notat tjera i kishte pesëshe dhe katërshe. Kurrë! Tre profesorët veten e konsideronin prizrenas të vjetër dhe ndienin urrejtje ndaj fëmijëve fshatarë.

Disa vjet më vonë Reshati do të luajë rolin kryesor në dramën “Sfinga e gjallë” në regji të Sefo Bejta Krasniqit, pastaj në RTP në radiodramën “Vdekja e Gjergjezit” si dhe në filmin televiziv “Rropullari” të RTVP etj.

Në pranverën e vitit 1979 u detyrua të ikte nga Kosova për më shumë se njëzet vjet rresht. Për një kohë të gjatë te të gjithë njerëzit që e kanë njohur dominoi mendimi se ai tashmë kishte vdekur.

Shërbëtorët e Shërbimit Sekret, të shoqëruar nga forcat policore, më 1981, më 1983 dhe më 1989, në mungesë të tij, ia rrethuan shtëpinë duke ia keqtrajtuar prindërit nën pretekstin se djalin e tyre e mbanin të strehuar. Nga këto bastisje të kota (që më shumë kishin qëllim të futnin frikë) si dhe botimit të një artikullit në “Duga” ( me 1982, në faqet e së cilës shkruhej se u arrestua terroristi), familja e kuptoi se i biri i tyre nuk kishte vdekur, por jetonte ende.

Mendime të disa qytetarëve, ish-bashkëpunëtorë të okupuesit, të disa shokëve xhelozë, të disa pseudointelektualëve, të disave që përpiqen t’i fshehin veprat e tyre të ndyta :

Dikush diku shkruan: “Reshati ka qenë paranojak, destruktiv, përçarës. Musa Hoti e Reshati u organzuan dhe ia arritën qëllimit – e shkatërruan Keshillin Kombëtar para se…”
Një tjetërkush shkruan: “Reshati nuk e ka mbajtur alltinë se ka qenë frikacak, por Beharja e ka mbajtur ne çantën e saj”

Pop Cvetki i Mushtishtit 1978 ( të cilin Reshati si fëmijë me një shkop e kishte rrëxuar prej biçiklete dhe të cilin e shohim personazh ne romanin “Jeta e dyfishtë”): “Ljudi to je çudo! I Reshat radi kao uçitelj, nema vishe drzhave! ( Njerëz kjo është për t’u habitur! Edhe Reshati punon mësues, nuk ka më shtet!)”.

Huda Leskovcaliu nënshkruan udhëresën të vënë ne derë të shtëpisë së kulturës në Prizren: “U ndalohet hyrja e aktorëve: Sefo Beta Krasniqi, Reshat Sahitaj, Samedin Latifi, Alush Sahitaj e Bejtullah Krasniqi” Kjo ndalesë u vu me 1978-1982.

Dikush nga errësira: “Shpifni ato që janë dhe ato që nuk janë. Përhapeni fjalën se është spiun, dhunes, i çmendur, gënjeshtar, çdo veti të keqe që ekziston shpifni ! Ju jemi ata që populli ju beson, ai do te mbetët nën hijen tuaj. Duhet larguar nga çdo aktivitet politik. Duhet ta injoroni! «


Mendime të disa shokëve dhe miqve të mi shumë të sinqertë:

Enver Maloku : Pranoni të dhënat e mbledhura në terren mbi agresivitetin e forcave serbe në Kosovë. Pershendetje Enveri.¨

Adem Demaçi : Vëlla Reshat, po ta dergoj biografinë time , por mos u lodh shumë se çmimin Saharov, ata nuk ma japin mue.

Ibrahim Rugova gjatë një bisede private korrik 1990: Bravo Reshat, ia arrite të aprovohet rezoluta për Kosovën !

Reshati : Ishte e meritë e përbashkët.
Rugova : Hahahaha…..

Rexhep Qosja : (Në Parlamentin Evropian) Ke bërë një vepër të shkelqyeshme, të lumtë !

Veton Surroi : (Para dyerëve te Konferencës se Paqjes në Bruksel, 1992) Kërkoj falje, por LDK-ja ma ka kushtëzuar pjesëmarrjen : nëse ti je, ata nuk marrin pjesë dhe nuk m’i paguajnë shpenzimet.

Nevzat Halili : Në mbledhjen e Kryesisë së PPD, Reshat Sahitaj, autorizohet të jetë koordinator i të gjitha kontakteve me institucionet evropiane.

Haçif Mulliqi: Ke shkruar një roman të mrekullueshëm.

Hajrullah Gorani : Ju falënderojmë shumë për ndihmën tuaj me sindikata evropiane.

Rexhep Smajlaj: Na duket se Reshat Sahitaj ka kaluar nëpër shkollën e Stefan Cvajgut, sepse me një mjeshtri të rrallë artistike e shpie lexuesin në psikologjinë e personazhëve dhe zbërthen aspektin e botës kuptimore të tyre

Rushit Ramabaja: Me gjetjen artistike të çmitizimit të historiesë me aq patetikë e me aqë idolatri të rreme, vepra e Reshatit ta kujton romanin e Tolstoit “Lufta dhe Paqja”: të gjitha etnitë kanë të përbashkëtën e vetëshkatërrimit, të prerjes së fatit të vetë…

Prend Buzhala : Aty, sikur ngërthehet ideja letrare borhesiane për labirintin letrar, si mbizotëruesja kryesore e poetikës së narracionit, do të thotë që rikthimi te paradigma tematike e romaneve, tash në trajtën e fikcionit tregimtar, mund të lexohet si rishkrim i tekstit, për të cilin parim krijues Roland Barthes thoshte se përbën mbizotëruesen e palimpsestit letrar.

Arben Haxhiymeri prof. dr./ Elbasan.: Reshati u bën apel bashkëqytetarëve të tij për një refleksion të sinqertë mbi veten, mbi atë çfarë dinë se janë dhe çfarë të tjerët thonë për ta, mbi temat dhe problemet themelore te jetës, të individit e të shoqërisë, pse jo, edhe mbi çeshtje ekzistenciale, si jeta dhe vdekja, e moralshmja dhe e pamoralshmja, e natyrshmja dhe hyjnorja, e lavdishmja dhe e palavdishmja, për miqtë e mire dhe ata të këqij, armiqtë më të këqij dhe ata pak më të mire.

Adem Gashi: Vepra e Reshat Sahitajt më nxjerr një tjetër yrt. Them se është fjala për poetikën moviste. E ulta, e shëmtuara, banalja është e veshur me rrobat e magjishme të artit letrar. Pikërisht këtë e konsideroj sa veçanti të artit të tij, po aq edhe vlerë letrare nga të rrallat.

Nebih Bunjaku: Aktualiteti dhe origjinaliteti i stilit tuaj buron dhe gurgullon si një ujëvarë e mrekullueshme, që të magjeps dhe të mrekullon me tema dhe motive nga më të ndryshmet. Veprimet e personazheve si dhe karakteret e tyre nuk janë thjesht fryt i fantazisë imagjinatave, por të njerëzve që veprojnë e flasin shqip. Stili yt krejt origjinal mban vulën e intelektualit që quhet Reshat Sahitaj.

Abdyl Kadolli: Në këtë rrugë të përgjakshme jeta merr kuptimin e ekzistencës. Këtu thyhet miti totalitar i pushtimit dhe lind miti i qëndresës.

Demir Gjergji / Tiranë: Romani mendoj se është një autopsi tjetër për Kosovën e sotme në përpëlitjet e saj për të gjetur identitetin në këtë botë të qytetëruar e njëherësh barbare në luftën e saj fund e krye plot grykësi për ekzistencë e mirëqenie.

Janë të shumta emocionet që më krijon proza juaj, por nuk mund të rri pa vlerësuar zgjuarsinë tuaj si shkrimtar e intelektual, të shkrirë gjithë finesë mes rreshtave të saj.

Agim Vinca: Nëpërmjet përsonazheve të tij, të krijuara mbi bazë reale, autori mëton të tregojë zgjimin e ndërgjegjës kombëtare në Kosovë.

Sadri Fetiu: Si roman i ri, në kuptimin e mirëfilltë të teorisë së romanit, ndonëse flet, rrëfen, për ngjarje bashkëkohore, mund të thuhet edhe për të sotmen e drejtpërdrejtë, për njerëzit që janë në jetë dhe në skenën e politike, autori ka meritë të veçantë, sepse e ka ruajtur me shumë sukses distancën emocionale, qetësinë karakteristike dhe paanësinë që e karakterizon eposin. Ai pothuajse në asnjë rast nuk i vlerëson drejtpërdrejt heronjtë e veprës së tij, por vetëm rrëfen për ta, për veprimet, për botën e tyre shpirtërore, për mendësinë dhe pasionet e tyre.

Rexhep Qosja: Ky nuk është roman historic tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohën e herë këmbehën.


Reshat Sahitaj dekada të tëra kishte kontribuar në internacionalizimin e dramës kosovare e sidomos në Parlamentin Evropian, në NATO dhe në Qeverinë Belge. Menjëherë pas Lufte u kthye në Kosovë.

Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe film: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978; “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984; “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
“Nëntoka e Kosovës II” , film nga Halil Budakova , maj 2008 Der më tash ka botuar këto libra:“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;“Rruga pa kthim”-roman ,1983; “Mali i ndaluar”- roman , 2003;“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004; “Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;“7 Minutat e fundit”- roman, 2007; Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etjAutor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006 Autor i filmave dokumentar:“Atdheu mbi të gjitha”“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ RTK 2007
“Musli Dumoshi” RTK 2008 etj

Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova“Mësuesi i malit”- artistik “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimine M.Hasanit- RTK“Musli Dumoshi” RTK etj.

Edhe pse me grupin e tij në Bruksel kishte kontribuar në njohjen e çështjes sonë, u detyrua të “vdesë” më 2007, por njëkohësisht shihet duke shëtitur nëpër Prishtinë.

Çdo vit e boton nga një roman. Shkruan në gazeta ditore dhe herë pas here duke përgatitur emisione në televizion.(Floripress).

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...