Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/09/05

FACEBOOK, GOOGLE DHE WIKIPEDIA I HAPIN LUFTË LAJMEVE TË RREME



Lajmet e rreme ose ‘Fake News’ janë në qendrën e vëmendjes për platformat online të cilat ofrojnë një numër shumë të madh artikujsh. Tre nga emrat më të njohura në internet, si Facebook, Google dhe Wikipedia tashmë kanë filluar të marrin masa.

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales njoftoi gjatë javës linçimin e Wikitribune, një përpjekje për të luftuar lajmet e rreme duke bashkuar gazetarët profesionistë dhe ushtrinë e vullnetarëve që kontribuojnë në Wikipedia.

Aktualisht, Wikitribune ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh për të financuar koston e punësimit të 10 gazetarëve që do të grumbullojnë lajmet, do t’i verifikojnë ato edhe do t’i postojnë në portalin e ri.

Google po ashtu njoftoi se ka bërë disa ndryshime në motorin e kërkimit, duke renditur më sipër në kërkime ato media të cilat ofrojnë artikuj të besueshëm dhe të verifikuar.

Analistët e konsiderojnë këtë veprim më tepër si një mundësi përfitimi për Google, se sa një shërbim në funksion të lajmit. Sipas tyre, duke qenë se shumica e përdoruesve nuk shkojnë përtej faqes së parë të rezultateve të kërkimit, gjigandi i internetit fiton pikë duke u ofruar informacionin e duhur që në fillim.

Por, duket se është Facebook në pararojë të kësaj lufte ndaj publikuesve anonimë. Pas opsionit të fillimvitit, ku mund të raportoje lajmet që mendon se janë të rreme; Facebook ka nisur të testojë një tjetër veçori, të quajtur Artikuj të Lidhur. Rrjeti social do t’u ofrojë lexuesve mundësinë të klikojnë të tjera lajme të lidhura me temën e artikullit.

BASHKIMI EVROPIAN KËRKON TË PARANDALOHEN LAJMET E RREME NË RRJETE SOCIALE


Bashkimi Evropian kërkon të parandalohen lajmet e rreme në rrjete sociale
Shefi i Komisionit Evropian bën thirrje për më shumë vetërregullim të mediave sociale që të mënjanojnë të ashtuquajturat lajme të rreme.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u bëri thirrke sipërmarrjeve si Facebook-u dhe Google që të veprojnë me vendosmëri kundër lajmeve të rreme në internet. Është në interes të rrjeteve sociale që të zhvillojnë në këtë mes një “lloj ambicieje”, tha Junckeri për gazetat e grupit mediatik Funke. “Në fund të fundit është fjala për besueshmërinë, e cila është kapitali i tyre më i rëndësishëm.”

Junckeri u kujtoi këtyre sipërmarrjeve angazhimin që kanë marrë vetë për të aplikuar standarde me të cilat mund të parandalohen manipulimet. “Ne do të shohim nga afër se si do të zbatohen këto.”


Presidenti i Komisionit Evropian tha se sheh edhe arsye për shpresë. Ai tha se kishte përshtypjen se evropianët po bëhen gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj faktit “se cili i bombardon me fjalë që tingëllojnë bukur dhe cili u tregon të vërtetën”.

Veçanërisht në Gjermani partitë janë duke kërkuar aktualisht receta kundër manipulimit të opinionit në internet. Politikanët kanë frikë madje se shtete të tjera, si p.sh. Rusia mund të ndikojnë në këtë mënyrë fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.(DW)

Vetëvendosje fut në lojë fushatën me Fake News


...

Fushata zgjedhore me Fake News (lajme të rrejshme), ka filluar të aplikohet edhe në fushatën zgjedhore në Kosovë, dhe këtë po e aplikon Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo lloj fushate e aplikuar përmes rrjeteve sociale dhe ueb faqeve të kamufluara si të vërteta u bë e njohur sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ekziston bindja se Donald Trump u zgjodh president, falë edhe kësaj fushate.

Facebook, ku më së shumti u fokusua kjo fushatë, i ka hapur luftë këtij lloj fenomeni, por është shumë e vështirë që të pengohet krejtësisht.

Një fushatë e tillë, tani kur Kosova ndodhet në proces zgjedhor po aplikohet edhe tek ne. Vetëvendosje, ka filluar të hap faqe të rrejshme në Facebook, e edhe ueb faqe, që në shikim të parë duken se i përkasin mediave të mëdha në vend.

Një e tillë është ajo e kamufluar me gazetën Kosova Sot. Në emër të kësaj gazete është hapur një ueb faqe e rrejshme me domenin www.kosovasot.live, ku po publikohen lajme të rrejshme.

Një lajm i tillë i rrejshëm, i fundit i publikuar në këtë ueb faqe është ai, ku thuhet se kinse PDK ka bërë një marrëveshje të fshehtë me LDK’në, dhe pas zgjedhjeve, do ta prish koalicionin me AAK’në dhe Nisma’n, për të shkuar sërish në koalicion me partinë e Isa Mustafës.



Lajmi i rrejshëm i publikuar në faqen e rreme të kamufluar si Kosova Sot

Për më tepër, aty thuhet se këtë tekst e ka shkruar Gazeta Metro, duke u thirrur në burime të saj, që në realitet një tekst të tillë Gazeta Metro nuk e ka botuar fare.

Nëse shikohet me vëmendje, faqja në Facebook e uebit të rrejshëm të hapur në emër të gazetës Kosova Sot, dallon fare pak nga ajo e vërteta. Në këtë formë lexuesi mund të vihet shumë lehtë në lajthitje, dhe lajmin ta marrë si të vërtetë.

Ueb faqja e rrejshme është hapur me domeinin www.kosovasot.live, ndërsa ube faqja e vërtetë e gazetës Kosova Sot ka domeinin www.kosova-sot.info.


Faqja e rrejshme e Kosova Sot në Facebook





Faqja e vërtetë e gazetës Kosova Sot në Facebook

Në anën tjetër edhe faqja e hapur në Facebook, është kamufluar në atë formë që të duket se është faqe zyrtare e gazetës Kosova Sot.

Ajo që dëshmon se këto lajme të rrejshme janë duke u publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, është fakti se të gjitha lajmet janë përshtatur në atë formë që të dëmtojnë dy koalicionet e mëdha, PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa.


A duhet të ndalen lajmet e rreme në rrjetet sociale



...
...
Psikologët kanë studiuar se për sa kohë qarkullojnë në shoqëri lajmet e gënjeshtërta dhe janë njëzëri të mendimit: “Fake News mund të kenë pasoja shqetësuese ndaj një demokracie”, shkruan Stephan Lewandowsky, drejtues i studimit të publikuar në vitin 2012.

Sipas shkencëtarëve, një dezinformim i vazhdueshëm i shoqërisë mund të shkaktojë probleme serioze. “Në nivelin ndërkombëtar, Fake News, lajmet e gënjeshtërta frenojnë aktualisht masat kundër ndryshimit të klimës”, informon Lewandowsky. Para së gjithash të rinjtë kanë probleme që t’i identifikojnë si të tilla lajmet e gënjeshtërta, Fake News, konstatuan shkencëtarë të Universitetit të Stanfordit. “Mund të kujtosh se meqenëse të rinjtë janë të sigurtë në përdorimin e medieve sociale, ata janë edhe shumë vigjilentë ndaj atyre që shohin atje” thotë drejtuesi i studimit, Sam Wineburg. “Ajo që ndodh është e kundërta.” Kërkimet e thella dhe trajtimi kritik i burimeve – para së gjithash në internet – duhet të bëhen më fort pjesë e programit mësimor, kërkojnë shkencëtarët.

Rrjetet sociale

Facebooku, gjiganti i rrjeteve sociale, ndërkohë ka reaguar: një sistem i ri i shenjon lajmet e gënjeshtërta dhe ua bën përdoruesve të dukshëm dallimin me lajmet e verifikuara. Në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipërmarrja në fjalë u kritikua, sepse lajmet e gënjeshtërta qenë të dukshme edhe përmes kategorisë së lajmeve në kronikën, Timeline të përdoruesve. Që ky shenjim vetëm nuk mjafton, këtë e di edhe Mark Zuckerberg: “Ne mund të bëjmë më tepër se sa t’i japim komunitetit tonë mundësinë për të njoftuar për lajmet e gabuara dhe të gënjeshtërta”, bëri të ditur në një deklaratë shefi i Facebookut. Plane konkrete megjithatë nuk janë të njohura.

Politikanët

Deputeti i CSU-së, Patrick Sensburg kërkon në intervistë me Deutsche Wellen që të “ashpërsohen figurat e krimit”. Sipas mendimit të tij, masat juridike kundër lajmeve të gënjeshtërta nuk janë “pakësim i lirisë së mendimit”. Ato duhet të pengojnë përpjekjet “që duan të destabilizojnë peizazhin mediatik dhe besimin e popullit tek shteti”. Edhe zëvendëskancelari dhe kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel u kërkon të “gjithë demokratëve” që të kundërshtojnë në luftë kundër Fake News dhe Social Bots (postimeve nga robotët). Fushata elektorale që kemi përpara nuk duhet të zhvillohet “si në SHBA”, tha ai. “Rusia është e interesuar që ta përçajë shoqërinë tonë dhe ta bëjë atë të pasigurtë”, u shpreh politikani i CDU, Ansgar Heveling në një intervistë.

Juristët e së drejtës digjitale

Por lufta kundër lajmeve të gënjeshtërta mund të rrezikojë edhe liritë bazë. “Problemet në rrjetet sociale duhet të rregullohen krejtësisht me vetërregullim, arsimim dhe kompetencë mediatike”, argumenton e Ngarkuara e OSBE-së për lirinë mediatike, Dunja Mijatovic “jo përmes kufizimeve të reja”. Para së gjithash, nuk duhet të jenë firma private si Facebook ose Twitter ato që të vendosin për atë që është e vërtetë dhe për atë që është e gënjeshtërt, paralajmëron Joe McNamee, drejtor i Inisiativës Evropiane për të Drejtat Digjitale (EDRi)

Facebook zgjeron luftën kundër lajmeve të rreme



Rrjeti më i madh shoqëror në botë paraqet një ndalim reklamimi në faqet që lidhen vazhdimisht me lajme të rreme. Kjo është për të kufizuar përhapjen e News Fake.

Facebook zgjeron luftën kundër lajmit të rremë. Siç njoftoi kompania në një postim në blog, faqet që vazhdimisht lidhen ose mbesin në lajme të rreme nuk mund të reklamohen më në rrjetin social. Kjo risi do të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së lajmit të rremë dhe largimin e parave nga palët përgjegjëse, thanë ata.

Humbja e besimit

Lajmi i rremë është “i dëmshëm” për komunitetin e internetit, kompania vazhdoi postin nga e hëna. Nëpërmjet tyre, bota është më pak e informuar dhe besimi po pakësohet. Disa faqe përdorën Facebook për të bërë reklamat në emër të tyre dhe për të rritur ndjekësit e tyre. Kjo duhet të shmanget tani, transmeton lajmi.net.

Më parë, Facebook kishte bllokuar tashmë reklamat që reklamonin tregime dhe përmbajtje individuale, përmbajtja e të vërtetës së të cilave tashmë ishte duke u hetuar nga hetuesit e pavarur faktikë. Me direktivën e re, Facebook tani është duke bërë një hap më tej. Si një shpërndarës sistematik i lajmeve të rreme, operatorët e faqes nuk janë më në gjendje të reklamojnë veten në Facebook. Gjithashtu, reklamat për përmbajtje jo të rreme nuk do të ishin të mundshme nëse operatorët paraprakisht ishin negativë.

Kthimi i mundshëm

Facebook, megjithatë, u lejon operatorëve të faqes të kthehen në sistemin e reklamave: “Nëse faqet ndalojnë përhapjen e mesazheve të rreme, kjo kufizim do të hiqet përsëri”, tha postimi i blog.

Facebook ka qenë në pamjet e kritikave për muaj, për shkak se ka gjithmonë njoftime të rreme që qarkullojnë. Kështu rrjeti më i madh social në botë u akuzua se kishte shpikur apo manipuluar mesazhe ndihmoi Donald Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale të SHBA. Trump, nga ana tjetër, akuzon shumë media për përhapjen e rregullt të lajmeve të rreme.

Indeksonline: Portali që po bën lajme të rreme është i Vetëvendosjes (Foto)



GAZETAEXPRESS

​Një portal i quajtur “kosovasot.live” është hapur së fundi duke postuar pandërprerë lajme të rreme në adresa të ndryshme.

“Avdullah Hoti: Nëse vendi shkon ne krizë nuk përjashtohet koalicioni me PDK”, ishte titulli i një lajmi të rremë të postuar dje në këtë portal e që në fund çuditërisht ishte cituar Indeksonline, kinse prodhim i këtyre të fundit.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, i ka ftuar organet e rendit që të marrin masa ndaj këtij portali fiktiv, i cili po sajon lajme të pavërteta në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Indeksonline pas një hulumtimi që ka bërë sot ka siguruar dëshmi se portali “Kosovasot.live” dyshohet se është i Besnik Kallabës.

Kurse pas hulumtimit në internet rreth profilit të Kallabës del se i njëjti është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe është krijuar për të bërë lajme të rreme dhe falsifikime në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kallaba është i afërt me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kjo shihet edhe në fotot e publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale. Se me urdhër të kujt janë bërë këto postime të rreme, kjo u mbetet organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta vërtetojnë.

Emri i tij, si autor i shkrimeve në këtë portal përshtatet edhe me profilin e tij në Instagram “Besnikzki”.


Indeksonline ka arritur të kontaktojë me Besnik Kallabën dhe i njëjti thotë se dikush po ia përdor emrin që e përdor ai vetë në internet. Ai mohon se qëndron prapa këtyre shkrimeve.

“E kanë përdor një emër qe e përdori unë në internet. U habita edhe unë. Unë nuk jam prapa këtyre shkrimeve. Mendoj se e ka përdor dikush emrin tim dhe ka dashtë me më identifiku. Kaç. Janë mundu me më lidhe edhe për shkak të lidhjeve të mia me Vetëvendosjen”, ka thënë Kallaba.
Se personi në fjalë dhe VV-ja nuk qëndrojnë prapa këtij mediumi e ka thënë edhe zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

“Ne nuk e kemi idenë për çka është fjala. Lëvizja Vetëvendosje dhe as personi që ju i jeni referuar nuk kanë lidhje me këtë medium”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi.

VV është e shqetësuar me përdorimin e lajmeve të rrejshme që kryesisht thotë se po vijnë nga pushteti.
“Ne në fakt jemi të shqetësuar me përdorimin e lajmeve të rrejshme që kryesisht po vijnë nga pushteti, për të njollosur oponentët politikë dhe jemi shumë kundër një forme të tillë të fushatës”, ka thënë Krasniqi.

Indeksonline shkruan se rasti i këtij portali është lajmëruar në Polici dhe se pret nga organet e rendit që të ndërmarrin sa më parë masa ndaj personave që qëndrojnë prapa tij.



2017/09/04

Tritoli i Edit për Akademinë e Shkencave

REXHEP SHAHU

PORDHËT E KRYEMINISTRIT NË FB TRITOL PËR AKADEMINË E SHKENCAVE

Dy statuse të Kryeministrit Rama në fb, dy ciu-ciu, dy pordhë të tij, një para mbledhjes së sotme zgjedhore të Akademisë së Shkencave, me 4 shtator 2017, dhe një pas mbledhjes, shfaqën diktatorin që ai nuk e fsheh por dëshiron ta demonstrojë, shfaqen totalitaristin, shfaqën njeriun që i urren ata të cilët bëjnë gjëra të cilat ai nuk mundet ti bëjë. Ai nuk mundet të jetë akademik. Nuk ka bërë punë shkencore, botime shkencore e nuk ka kontribut që ta mendojë veten si të tillë as në ëndërr.
Dy pordhë në fb, e para tymuese, paralajmëruese kërcënuese dhe e dyta asgjësuese, shembje me tritol, gjuatje me apash bënë që të vjellin zjarr grykat televizive që nuk u bazuan kurrë te mendimi akademikëve dhe dinjitarëve të vendit por tek qeveritarët si zgjatime politike të bizneseve me politikë.
Një kryeministër brilant, kaubojs, i paparë, gjigant që e ka transferuar zyrën në fb, që nuk ka kabinet, që është fillikat vetëm, që vran e kthjell, që vdes e ngjall vetëm, që rri gjithë ditën duke bërë garë me vetem sa lart e hedh shurrën,  që vetë shkruan e vetë vulosë, nuk flet si zyrtar, si shtetar, nuk mendon se është kryeministër institucion por mendon se është zot. Ai nuk merr vendime qeverie, ai merr vendime vetëm si Edi Ramë. Ai nuk ka Këshill Ministrash që të diskutojë edhe formalisht ndonjë gjë, por ai vetëm dikton. Ai nuk propozon projekt ligje, ai shpall ligjet vetë në fb. Çfarë shkruan e flet ai është ligj. Çdo pordhë e tij është ligj.
Me dy pordhë sot hodhi në erë Akademinë e Shkencave.
Akademia e Shkencave nuk është institucion engjujsh, e dimë të gjithë. Nuk është institucion përmes të cilit merr frymë Shqipëria, por është Shtëpia e Akademikëve, të mirë apo të këqij ata që janë tonët, nuk na i ka sjellë këtu as Moska as Beogradi as Athina.
Kryeministri thotë me pordhët e tij ne fb se ky vend nuk udhëhiqet me ligje, nuk është shtet ligjor, nuk ka ligj, por ka kryeministër i cili thotë ligji jam unë. 
Kryeministri thotë me pordhet e tij në fb se ky vend nuk ka parlament që nxjerr ligje por ligjet i nxjerr unë si kryeministër. Kryeministri nuk nxjerr vetëm urdhëra që ia njeh kushtetuta, por ai nxjerr i vetëm, pa mbledhë qeverinë Vendime qeverie, (VKM) ai nxjerr ligje pa kaluar asnjë ekspertizë, asnjë komision ligjesh, asnjë debat parlamentar. Edhe ligjin e buxhetit e bën vetë dhe e shpall në fb. Edhe Akademinë e Shkencave të vendit, që ka shumë më autoritet moral se çdo qeveri, si ta ketë kopshtin privat të tij ai e len pa fonde, i hedh akademikët në udhë të madhe.
Sepse kryeministri i vendit nuk i njeh, nuk i përfill, nuk i takon kurrë, nuk u shkon në Akademi kurrë, nuk i thërret ti këtë në krah kurrë sepse kryeministri ka kompleks, është inferor para secilit akademik. Ca i ka të nënës e ca i ka të njerkës. Dikujt i shkruan letër apo sms në fb apo i përgjigjet e dikujt ia fsheh edhe letrën e i thotë nuk më ke shkruar po të dojë ai. E vërteta dhe e drejta është si të dojë e ta çmojë zoti kryeministër.
Kryeministri i bën reformat, të gjitha reformat pa akademinë, pa mendim e këshillë e konsultë akademike.
Kryeministri kërcënon akademikët, ju nxjerr në rrugë, ua marr shtëpinë, ua pres fondet se kështu më teket mua dhe nuk shkon të flasë me to çfarë hallesh e problemesh ka Akademia, si të bëhet akademia dinjitoze që edhe Shqipëria t'i referohet asaj psh si Serbia. Jo, nuk ndodh kjo sepse kryeministri hyn në ujë para akademikëve po të takohet me to.
Kryeministri Rama është trim. Ai ka treguar trimërinë disa herë si me sopatë në dorë, si me buton për shpërthimin e tritolit për shembje pallatesh aty ku i shëmtohet pamja atij.
Kryeministri Rama njëri ndër pushtetarët më jetëgjatë në këtë vend është ndër më debitorët ndaj Akademisë së Shkëncave. Ai jepte çelësa Tirane për shou, për këngëtarë serbë, jepte tituj e ndere për kë të dojë por jo për akademikë.
Akademikët e bëjnë të duket i vogël, të duket bosh si këmbanë pa thumb.
Ai nuk e di dhe nuk e ndjen albanologjinë, dramën e vajin e saj. Ai po hyn në mandatin e dytë qeverisës dhe në vend që të çojë urgjent për studime të paktën nga dy të talentuar për osmanologë, latinistë, helenistë, në vend që të derdhë nëpër arkivat e botës nga dy studiues e jo nga njëzet sa dërgon Serbia e Greqia, Mali i Zi apo Kroacia, në çdo arkiv të Turqisë, Italisë, Vatikanit, Kroacisë, Francës, Anglisë etj etj, ai kërcënon mbylljen e Akademisë.
Rama si kaubojs që është, si sovran mbi sovranë, të dërgojë 50 specializantë për albanologjinë nëpër botë, sa një e teta e atyre që dërgonte për shkollim mbreti Zog.
Mbyllja e Akademisë, brakstisja e saj do të ishte një shërbim i shquar ndaj kundërshtarëve të Shqipërisë. Qoftë dhe mbyllja formale do të ishte një shërbim ekselent në dobi të jo shqiptarëve.
Ato që ka më pak Shqipëria janë akademikët. Edhe cilësia e tyre e produktit të tyre mundet të lërë shumë për të deshiruar, por këtë nuk e mat dot kurrë asnjë kryeministër i cili në kafe me telefon në dorë ose në tualet nxjerr telefonin dhe jep vërdikte, pret koka institucionesh, shpall vdekje institucionesh, heq fonde apo nxjerr nga godina akademikët sikur të ishin drejtori vartësie të ndonjë ministrie të mykur.
Kisha menduar se në dalldinë që e kap kryeministrin, në deliret e madhështisë së tij do të shkrepë ndonjë gjë e mirë dhe do të bëhet ndonjë gjë për albanologjinë që nuk është bërë prej 30 vitesh.
Akademia e Shkencave nuk është çeshtje domatesh, specash apo kastravecash, as çeshtje e lopëve të racës gjëra të cilat i zgjidh vetë privati dhe tregu. 
Akademia e Shkencave është çeshtje dinjiteti të shtetit, është pa levedri biznesi por ivestim për komb e atdhe.
Unë besoj se ende duhet kombi e atdheu. Por këtë e çmon më mirë kryeministri.
Unë nuk aspiroj për akademik, shumë shumë unë aspiroj për kryeministër. Por Akademinë do e mbroja, nuk do e zhvendosja as qeverinë as Akademinë e debatet për të në fb, te kjo gazetë popullore, që mundet të të japë vota të rreme popullore për tu bërë kryeministër por jo vota akademikësh.
Nëse kryeministri im mendon se nuk kemi nevojë për Akademinë e Shkencave, për shkencëtarët, unë them me zë më të lartë se nuk kemi nevojë fare për godinën e Kryeministrisë. I mjafton telefoni kryeministrit dhe një kafe ku të rrijë e të bëjë pordhë në fb.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...