2017-12-25

Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare ,votoi pro rezolutës, Shqipëria mungon në festën e SHBA



Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare nuk është e ftuar në festën e Nikki Haley. Në festën e ambasadores amerikane, në datën 3 janar, janë të ftuar vetëm ata diplomatë, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria votoi pro rezolutës, e cila ndër të tjera thotë:
“Rezoluta pohon se çdo veprim dhe aksion që synon ndryshime në statusin e qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit nuk ka asnjë efekt ligjor, është i pavlefshëm dhe duhet të shfuqizohet në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, kjo u kërkon shteteve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në qytetin e Shenjtë të Jeruzalemit”.
Përpara votimit, ambasadorja amerikane bëri këtë deklaratë:
“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të perdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja Haley.
Rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të u votua me një shumicë dërrmuese prej 128 votash pro, 9 kundër dhe 35 abstenim.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë preferoi të mos komentonte votën e Shqipërisë, por në deklaratë tha se vendimi i presidentit Trump afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, dhe se Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra ku ndodhen Parlamenti, Kryeministria dhe Gjykata e Lartë e Izraelit.
Sipas deklaratës së Ambasadës amerikane në Tiranë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë punën e tyre për paqen me shpresën se ky proces do të ofrojë rezultatin më të mirë, si për popullin izraelit, ashtu edhe për atë palestinez.
Por presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se nuk do të pranojë asnjë plan amerikan për paqen me Izraelin, pasi njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Udhëheqësi palestinez theksoi se Uashingtoni ishte treguar një negociator i pandershëm në procesin e paqes.
Tone pozitive vijnë ndërkohë nga Izraeli, me kryeministrin Benjamin Netanyahu që tha për CNN se shumë vende po konsideronin zhvendosjen e ambasadave të tyre në Jeruzalem, në vazhdën e vendimit të Donald Trumpit për ta bërë diçka të tillë.

Përgjakja e festave të fundvitit – kërcënimi i ISIS-it në gjuhën shqipe



Edhe pse organizata terroriste, i ashtu-quajturi Shteti Islamik (ISIS) po humb territor të konsiderueshëm çdo ditë në Siri e Irak, operacionet e saja në Evropë nuk i ka lënë anash. Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizate.
Megjithatë ISIS ende nuk është ngopur me dhunë. Dhe, thirrja e fundit e ISIS për ti përgjakur festat e fundviti vjen në gjuhën shqipe.
“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”.
Ky është mesazhi që ISIS po shpërndan në disa forume të xhihadit, por kryesisht në grupet e tyre të mbyllura në “Telegram”, në të cilat Express ka siguruar qasje.

Thirrje publike Amerikës: Vendosni tankët në Kuvend, çlirone Kosovën për të 2-tën herë



Në vitin 1999 Amerika ishte ajo që e çliroi Kosovën nga tirania serbe, tani ka ardh koha që për të dytën herë të ndërhyjë në Kosovë. Tani çlirimin nga komandatët dhe analfabetët që e kanë ngulfatur Kosovën.
Amerika duhet t’i vendos tankët në Kuvendin e Kosovës, t’i arrestoi të gjithë deputetët, të formojë një qeveri me njerëz me duar të pastra dhe intelektual,...

Qyetaret e Kosovës janë lodhur më këtë klasë politike të kriminalizuar dhe korruptuar.
Në vitin 1999 shqiptarët e Kosovës, kishin vetëm një shpresë: Amerikën dhe Amerika kurrë nuk i tradhetoi, kurrë nuk i plaçkiti dhe i rjepi sikurse komandatët e pa gdhendur, analfabet dhe kriminel të cilët e kanë ngulfator Kosovën.
Prandaj, Kosovës i duhet një çlirimi i dytë nga Amerika, për ndryshe Kosovë do të zbrazet sikurse në vitin 1999, tani nga komandatët të cilët për interesa të tyre personale po e shkatërrojnë Kosovën,shkruan FM IMAGES.

Zyrtari i Lartë i DASH-it, Hoyt Brian Yee, ka sulmuar fort Aleksandër Vuçiqin pas vizitës së tij në Rusi, ku shpalli vazhdimin e aleancës me Moskën.

Zyrtari amerikan sulmon keq Vucicin pas vizitës në Rusi


Duke folur për medien greke, Yee theksoi se SHBA do ta mbështesë Serbinë për në BE, vetëm nëse kjo e fundit është 100% e përkushtuar ndaj kësaj rruge, pasi nuk mund të jetë edhe me Rusinë edhe me Evropën.
“Ne nuk i kërkojmë Serbisë t’i japë fund lidhjeve të saj me Rusinë apo ndonjë vend tjetër. Megjithatë, Rusia ka një vizion të Ballkanit që është padyshim e ndryshme nga vizioni i BE-së (dhe i yni). Serbia duhet të tregojnë veprat dhe fjalët që mbështet vizionin e BE-së, jo Rusinë”, tha Yee.
Ai dha një intervistë të publikuar me një qëllim të caktuar për agjencinë greke ANA-MPA, me qendër në Selanik, pasi Greqia është vend miqësor ndaj Serbisë.
Zyrtari i DASH ka dashur të mos e bëjë këtë nga një vend si Shqipëria, Mali i Zi apo Kroacia që kanë përplasje me Beogradin, por nga Greqia që është anëtar i BE dhe me marrëdhënie të mira me serbët.
Ndërkaq, Asistenti i Zv.sekretarit të Shtetit, thënë ndryshe i plotfuqishmi i Tillerson për Ballkanin, ka përsëritur mesazhin se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige.
Yee duke përmendur vizitën e Vuçiq në Moskë tha se “Serbia ka ndërmarrë në mbështetje të destabilizuese. Qëndrimet agresive të Rusisë, përfshirë edhe votimin e fundit kundër rezolutës së OKB-së mbi pushtimin rus në Krime kanë qenë jo në përputhje me politikën e BE-së.
Kjo do të thotë se ata nuk janë në përputhje me aspiratat e shumë të Serbisë në BE. Partnerët evropianë dhe SHBA mbështesin Serbinë, jo vetëm me fjalë por duke ofruar ndihmë, tregti dhe investime për ta arritur këtë qëllim, të cilin deklaron se e ka, pra integrimin evropian.
Ky qëndrim nuk është i ri, as nuk është një relike e administratës së mëparshme amerikane, ajo është politika aktuale amerikane. Dhe kjo është e njëjti mesazh që Serbia e dëgjoi përsëri nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, gjatë vizitës së fundit që zhvilloi Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq”, deklaroi zyrtari i lartë Amerikan.
Në pyetjen mbi 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e cila ende nuk është njohur mga mjaft vende, Yee tha se Kosova ka bërë “përparim të rëndësishëm, pasi ajo ka pavarësi në ndërtimin demokratik , institucionet multietnike. Është e qartë se vendi ende ka shumë punë përpara vetes.
SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit, të zhvillojë ekonominë e saj dhe luftën kundër korrupsionit.
Qeveria e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat në këto fusha për të forcuar institucionet demokratike dhe rritjen ekonomike. Kosova duhet gjithashtu të forcojë përpjekjet e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në mënyrë që të arrijë përparim drejt integrimit euroatlantik dhe përfundimisht të zërë vendin e saj në skenën ndërkombëtare”.

Presidenti shqiptar Ilir Meta,e bënë " shqiptar " Kryepeshkopin grek , gjeneralin Anastas Janullatos



Presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kreu i shtetit ka zgjedhur ta bëjë publik këtë vendim të tijin në vigjilje të Krishtlindjes, ku mes të tjerave vlerëson kontributin që Janullatos ka dhënë në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe njohjes së saj kudo në botë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Meta përmend vlerën unike të bashkëjetesës fetare në
Statusi i presidentit
Të dashur miq,
Në vigjilje të Krishtlindjeve, kam kënaqësinë të bëj publik vendimin tim për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Jannullatos.
Kontributi dhe përkushtimi i tij në 25 vite i ka shërbyer jo vetëm ringritjes kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë por edhe afirmimit ndërkombëtar dhe njohjes së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë kudo në botë.
Fortlumturia e Tij ka dhënë, në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqësit e tjerë të besimeve fetare në Shqipëri, një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare, kësaj pasurie kombëtare të popullit tonë.
Bekuar qoftë harmonia dhe bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve!

Palestina e kishte ftuar për vizitë kryegjelatin serb Sllobodan Millosheviqin, Izraeli e kishte paralajmëruar se do ta arreston

Muhammad Nabhan, ambasadori i Autoritetit Palestinez në Serbi, që nga viti 1974, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se palestinezët mbështesin pretendimet serbe për të sunduar në Kosovë dhe madje ka mohuar se Serbia, e ka pushtuar dhe aneksuar Kosovën në vitin 1912.
Në vitin 1999, Autoriteti Palestinez e kishte ftuar kriminelin Slobodan Millosheviç për të vizituar Bethlehemin për Krishtlindjet e Krishtere Ortodokse në janar të vitit 2000.
Izraeli më pas e kishte paralajmëruar se nëse diktatori serb tentonte të kalonte kufijtë e tij, ai do të arrestohej dhe do të dërgohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë. Vizita kurrë nuk u zhvillua.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës Igor Crnadak: Nuk do të ndryshojë qëndrimi i Bosnjës për Kosovën, s’ka njohje

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës Igor Crnadak ka deklaruar sot se B e H nuk po e shqyrton njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen.


Ai për N1 ka thënë se ky duhet të jetë qëndrim i Bosnjë e Hercegovinës pa sqaruar se është kështu për shkak se Republika Serb e ka këtë qëndrim” dhe se a do të ishte me rëndësi që Kryesia e B e H-së të harmonizohet dhe për ta zhvilluar politikën ndaj Serbisë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...