Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/16

HEROI TALAT XHAFERI: Kërcënimet nëpër rrjetet sociale nuk më frikësojnë


Fotografia e Flori Bruqi
Heroi shqiptar -Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në emisionin “Zig –Zag” në Art Channel sonte është përgjigjur edhe për kërcënimet ndaj tij që sot u përhapen nëpër media sociale dhe portale të vendit.

Ai tha se këto kërcënime nuk e frikësojnë, dhe me këto probleme duhet të merret policia dhe institucioni i MPB-së.

“Unë nuk merrem me kanosje e tilla të publikuara nëpër rrjetet sociale dhe portale, me këto probleme të tilla duhet të merret instuticionet përkatëse, që kanë për obligim mbrotjen e qytetarëve të saj”, ka thënë kryeparlamentari Xhaferi.

“Çmendet” çetniku Gjorgje Ivanovi: Nuk do ta nënshkruaj kurrë ligjin e Gjuhës shqipe!

Fotografia e Flori Bruqi
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov përmes një komunikatë drejtuar mediave, për miratimin e sotëm në Kuvend të Ligjit për gjuhën shqipe ka thënë se ai është anti-kushtetues dhe anti-shtetërorë.

Ivanovi për ligjin e Gjuhës shqipe është decid dhe se ai nuk do ta nënshkruajë kurrë këtë ligj që sipas tij ky ligj është miratuar në mënyrë të dhunshme dhe duke shkkelur demokracinë e vendit dhe kushtetutën e Maqedonisë.

“Edhe pas përmbajtjes së saj represive, dhe pas mënyrës së dhunshme që është miratuar, ky ligj nuk është shprehje e demokracisë. Ky ligj është shprehje e tiranisë së shumicës parlamentare mbi shumicën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Shumica e qytetarëve nuk kanë votuar dhe as kurrë nuk do të votonin për një program politik që parashikon një ligj të tillë anti-kushtetues, anti-shtetëror dhe në thelb ligj i padrejtë. Ligji i padrejtë nuk meriton të quhet ligj. Si President i Republikës së Maqedonisë, nuk do ta lejoj këtë. Prandaj, unë nuk do të nënshkruaj një dekret që deklaron një ligj që është miratuar në këtë mënyrë. Një ligj me të cilin keqpërdoret flamuri evropian, një ligj për të cilin nuk u zhvillua asnjë debat për amandamentet që rezultuan nga sugjerimet e mia, një ligj që shfuqizoi të gjitha procedurat, një ligj që është jokushtetues dhe një ligj që shkel garancitë e dhëna. Kushtetuta dhe ndërgjegjja nuk më lejojnë të nënshkruaj një dekret për shpalljen e një ligji të tillë”, thekson Ivanov

****
Maja Kocijançiq: Ligji për gjuhët të dërgohet në Komisionin e Venedikut

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Siç raporton korrespondenti i agjencisë AIM, nga Brukseli, Kocijançiq ka deklaruarse KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9.

“Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evrpiane”, thotë Kocijançiq.

Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqëndrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së.

****

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’i shkelë dispozitat kushtetuese nëse nuk e nënshkruan dekretin për shpalljen e Ligjit për gjuhët, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pas paralajmërimit të mbrëmshëm të shefit t shtetit se nuk do ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj.

Xhaferi nuk deshi ta komentojë çfarë nëse Ivanov nuk e nënshkruan ligjin.

“Nuk do të komentoj çfarë do të jetë nëse është. Neni 75 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë është i qartë edhe pas votimit të sërishëm me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, që është rasti me ligjin, presidenti i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit. Në të kundërtën i shkel dispozitat kushtetuese”, deklaroi Xhaferi pas deklaratave të sotme solemne të anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor në shtëpinë ligjdhënëse.

Sipas kryetarit të Kuvendit, dispozita nga neni 75 nga Kushtetuta është e qartë. Veto pezulluese nuk mund të vendoset tek ligjet që sillen me shumicë prej dy të tretave, ndërsa veto mund të vendoset vetëm tek ligjet të cilat sillen me shumicë të thjeshtë ose me minimum një të tretën e votave.

“Gjatë votimit të përsëritur për këtë ligj duhet të jetë me shumicën prej numrit të përgjithshëm të deputetëve, ndërsa në këtë rast, ligji e merr shumicën e nevojshme. Në të vërtetë ligji edhe paraprakisht e mori shumicën e nevojshme në normat e Kushtetutës. Mbetet obligim që kjo të zbatohet”, tha Xhaferi.

“Nuk komentoj paralajmërime të tilla. Ky është një qëndrim i politikës”, tha Xhaferi.

Sipas Xhaferit, që të sqarohet mënyra e sjelljes së Ligjit për gjuhët, është i nevojshëm debat më i gjerë dhe kjo nuk mund të përgjigjet vetëm në pyetje të gazetarëve.

Kuvendi dje në atmosferë të tensionuar me 64 vota “për”, pa kundër dhe të përmbajtur për herë të dytë e miratoi Ligjin për gjuhët, pa debat të amendamenteve. Për Ligjin votuan edhe deputetët nga komunitetit joshumicë me 24 vota.

***

Pas miratimit në lexim të tretë në Kuvend të ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Gjorgji Ivanov tani është i detyruar që ta dekretojë të njëjtin dhe nuk ka të drejtë më të refuzojë siç kishte në fazën e dytë. Këtë e obligon në mënyrë decide neni 75 i Kushtetutës së vendit.

NENI 75 I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË: “Ligjet shpallen me dekret. Dekretin për fuqizimin e ligjit e nënshkruajnë kryetari i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Kryetari i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit. Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, kryetari i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin.”

Nga ana tjetër edhe vetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e mbajtur pas miratimit të ligjit tha se kreu i shtetit as tani dhe as në fazën e parë nuk ka pasur të drejtë të vlerësojë kushtetueshmërnë e ligjit. I vetmi organ që ka të drejtë për interpretime të tilla tha ai është Gjykata Kushtetuese.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT: “Për procedurat dhe për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjeve që miratohen në Kuvend e vetmja kompetencë në këtë shtet sipas Kushtetutës është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese në procedurë adekuate pasi të miatohet një ligj në Kuvend, të sillet gjykim në procedurë adekuate nëse ligjet e miratuara kanë problem me Kushtetutën ose jo. Ajo kompetencë nuk I taon askujt tjetër e aq më pak I takon Kuvendit për faktin se në procedurë ligjore i vetmi organ në Kuvend për të vlerësuar përputhje të propozim ligjit me Kushtetutë është komisioni juridikoligjvënës.”

Xhaferi tha se edhe në fazën e parë në komisionin juridiko ligjvënës në Kuvend propozim ligji është miratuar dhe nuk janë konstatuar kundërshtime me Kushtetutën e vendit. Duke u mbështetur në moskompetencën e presidentit për të vlerësuar kushtetueshmërinë e ligjit, Xhaferi tha se janë hedhur edhe amendamentet e VMRO-DPMNE-së pasi ato i dedikoheshin pikërisht vlerësimit të presidentit që tha se ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra: Parlamentin e ktheu në binarin e duhur Talat Xhaferi.


Fotografia e Flori Bruqi

Kuvendi i Maqedonisë më në krye Talat Xhaferin brenda një periudhe të shkurtër tha se të dy gjuhët maqedonishtën dhe shqipën do ia lë qytetareve ta trajtojnë ashtu si duan.

“E drejt e imja si deputet është t’i përdor të dyja gjuhët. Unë i respektova qytetarët dhe mediat që ato të mos kenë nevojë për përkthim u prononcova në dy gjuhë prandaj nuk duhet të merret si provokim. Por këtë do ia lë qytetareve ta trajtojnë ashtu si mendojnë” tha kohë më pare ish ushtaraku I Ushtrisë Çlirimtare të Iliridës ,tash kryeparlamentari I Maqedonisë z.Talat Xhaferi.

Fotografia e Flori Bruqi

Kryetari I Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro Amerikane në New York,Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra për Floripress ka deklaruar se Kryeparlamentari I Maqedonisë z.talat Xhaferi shumë mirë e njeh punën e tij dhe po e kryen me sukses. Sipas tij në këto kohe turbulencash nuk janë diçka të rëndësishme. Ai thotë se Talat Xhaferi është në rrugë të duhur dhe ka një rol të madh historik.

Image result for akademia e shkencave shqiptaro amerikane

“Kryetari i Kuvendit shumë mirë e njeh punën e tij. Sa më tepër pjekuri, dhe më pak politikë partiake, çdo herë rezulton me kryetar të mirë të Kuvendit. Në Maqedoni ngadalë po rilindin forca të reja demokratike dhe kombëtare . Mendoj se është në rrugë të duhur dhe mendoj që është mirë që vendosi ai të flet në festën e Ilindenit. Në vjeshtë do të ketë më tepër punë në Parlamentin e Maqedonisë. Ai është nga garda e vjetër e politikanëve. Nuk do ta mposhtin emocionet dhe do të jetë çdo herë e më i fortë. Shqiptarët dhe forcat tjera demokratike në Maqedoni do e mbështesin .Atë e mbështetën edhe kur ishte ministër i mbrojtjes. Talat Xhaferi është në rrugë të duhur dhe ka një rol të madh historik. Duhet ta bartë mbi shpinë dhe mendoj se do të arrijë sukses”, është shprehur shkenctari amerikano-shqiptar Akademik Skendër Kodra.

Image result for akademia e shkencave shqiptaro amerikane

Ai më tej theksonë : Në Maqedoni tash e disa vjet ishte një kohë e luftës, turbulencave, bllokadave që po i bëjnë deputeet maqedon.

Kryeparlamentari këto sprova që po I bëhën brenda Kuvendit edhe dje i tejkaloj sepse gjuha shqipe ishte patate e nxehtë për disa deputetë maqedon që qirreshin në parlament si majmun .
Xhaferi momentalisht është në “top formë” dhe kështu duhet të vazhdoj. Ai e ktheu Parlamentin në binarin e duhur.

.

Për deputetin Vesel Memedi duke pasur parasysh kushtet me të cilat u zgjodh Xhaferi si dhe nata e 27 prillit, Xhaferi ka kryer këtë post me dinjitet të lartë dhe përgjegjësi. Sipas tij balansimi Xhaferit gjatë kësaj periudhe kohore ka dëshmuar se edhe një shqiptar mundet lirisht të udhëheq me postet më të larta shtetërore

“Duke patur parasysh kushtet në të cilat u zgjodh kryetari i Parlamentit, kushtet në të cilat më pas rezultoi 27 prilli, kushtet në të cilat u gjendem të gjithë pas 27 prillit, mendojmë se kryetari i parlamentit z. Talat Xhaferi e ka kryer këtë post me dinjitet të lartë. Balansimi i tij gjatë kësaj periudhe kohore ka dëshmuar se edhe një shqiptar mundet lirisht të udhëheq me postet më të larta shtetërore, dhe se asgjë nuk do të ndodh me shtetin. Kjo ka qenë një frikë irracionale nga ana e palës maqedone, dhe tani mendojmë se këto frika i takojnë të kaluarës”, ka deklaruar , deputeti Vesel Memedi.

Flori Bruqi
Fotografia e Flori Bruqi
Fotografia e Flori Bruqi

Akademikët Shqiptaro-Amerikan në përkrahje të Talat Xhaferit


Image result for skender kodra




Nju York,15 mars 2018

Zotit Telat Xhaferi,

Kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë

Zoti Kryetar,

Kam nderin dhe privilegjin, që emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork të SHBA-ve  ,të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj, të albanologëve, etnologëve, studiuesit e fushave të ndryshme , t’ju shpreh dhe te përshëndes vendimin historik të miratimit nga ai parlament për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Related image
Akademia jonë që ka pasur dhe ka si bosht çështjen kombëtare, çështjen e bashkimit te trojeve shqiptare, i ka kushtuar një vemëndje te veçantë bashkëpunimit me akademikët dhe punonjësit shkencorë shqiptarë në Maqedoni

Image result for akademia e shkencave shqiptaro-amerikane

Rilindasit tane të mëdhenj gjuhën shqipe e vunë kryesore ne programin e tyre kombëtar, sepse gjuha shqipe me rrënjë të lashta pellazgo-iliriane , ështe thelbi i identitetit tonë etnik kombëtar.

Ne, zoti Kryetar , duke përshëndetur këtë ngjarje madhore ofrojmë çdo ndihmë dhe bashkëpunim akademik, mësimor dhe intelektual për zbatimin e saj të plotë..

Me nderimet më të larta

Prof. Dr. Skënder Kodra

Kryetar i AAAS

2018/03/13

VALDET ZIBA, USHTARI QË KUJDESET PËR VARRIN E KOMANDANTIT

REXHEP SHAHU



(fragment nga libri im ne proces “Lufta ime për Kosovën”)


Valdet Myftar Ziba është ndër ushtarët më të rij të UÇK-së.

Nuk e kam njohur në kohën e luftës, nuk ia di luftën as heroizmat nuk ia di. Di se ai nuk e ka të mbushur gjoksin me dekorata e lëvdata lavdie, di se nuk jeton në të kaluarën por nuk e harron atë për të mos ia zënë udhët vetes e të ardhes së tij. Është krenar për çfarë ka bërë në ato vite lufte. Nuk flet shumë për veten, por bën shumë edhe 20 vjet pas luftës.


Nuk janë krye krejt punët e Kosovës e për Kosovën, deri kur të qetësohen gjërat, kur të shkojnë njerzit e sendet në vendin e tyre dhe askush të mos ketë frikë prej vetes a prej të tjerëve…

Valdet Ziba, djalë i ri, rreth 18 vjeç, banues në Tiranë, gjimnazist në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, i biri i ushtarakut të lartë të Kosovës, Miftar Ziba, ka qenë shofer i ministrit të mbrojtjes Ahmet Krasniqi në Tiranë. Shofer i ministrit për në Tiranë. Ka qenë njeri i besuar i ministrit Ahmet Krasniqi.

Ndoshta nuk do ta mësoja kurrë këtë fakt dhe nuk do të shkruaja asnjë fjalë për Valdet Zibën, por ai me fisnikërinë e tij shkruan përditë e përvit veten e tij.


Ai do të mbetet në histori si ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, do të mbetet si ushtari që vazhdon të “luftojë”, si njeri fisnik me të cilin krenohet e duhet të krenohet familja, shoqëria dhe e ardhmja. Rrallë ka përkujdesje të tilla që ushtari të kujdeset për varrin e komandantit.

Vadet Ziba është ushtari që kujdeset për varrin e komandantit, është ushtari i UÇK-së që edhe 20 vjet pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, vazhdon të kujdeset për varrin e komandantit, për varrin e Ministrit që forcat e errëta të krimit, ata që nuk e donin lirinë e Kosovës, e vranë në Tiranë. E vranë për të na thënë gjithë shqiptarëve dhe aleatëve të shqiptarëve se porositësit dhe vrasësit janë kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës. E vranë shqiptarët, dora e shqiptarëve për ta mbjellë në shekuj urrejtjen e vëllavrasjen mes shqiptarëve. E vranë me duar shqiptarësh, për të na thënë se shqiptarët nuk e duan bashkimin, për të thënë se në Tiranë, në Shqipëri, vritet edhe Ministri i Kosovës…



Valdet Ziba vjen nga Suharaka në Tiranë shpesh herë për ta parë varrin e Ministrit Ahmet Krasniqi, për ta pastruar, për tu kujdesur për të, me heqë ferrat, ndonjë letër, ndonjë papastërti.

“Erdha me u përshëndetë me komandantin bre Rexhë”, më tha Valdeti një ditë vere sivjet në një kafe pranë gjimnazit ku ai ka qenë nxënës në Tiranë.

Valdeti nuk pret ditët përkujtimore me ardhë te varri i Ministrit Ahmet Krasniqi, jo, në ato ditë vijnë dhe e duan edhe shumë të tjerë komandantin. Valdeti vjen në ditë të zakonshme si mik që vazhdon ta kujtojë e ta nderojë komandantin e tij, Ministrin e vrarë.


Parashikimet e CIA-s për rritjen e popullsisë në Ballkan, ja çfarë thotë për Kosovën


Vendi i vetëm në Ballkan që do të shënojë rritje të popullsisë në 30 vitet e ardhshme do të jetë Kosova.

Parashikimet e CIA-s për rritjen e popullsisë në Ballkan, ja çfarë thotë për Kosovën

Sipas projeksioneve të CIA-s, e cila në fakt ka qenë një prej burimeve për këtë analizë, në Kosovë në vitin 2050 do të ketë 17 për qind më shumë njerëz se sa tani ose mbi 320 mijë njerëz më shumë.

Mediet serbe, ndërkaq, duke e dhënë parashikimin me Serbinë, raportojnë se atje do të ketë 32 për qind më pak njerëz sesa që ka aktualisht.

Pra, sipas kësaj prognoze demografike, deri në 2050 atje i bie të zhduket një qytet i tërë i madhësisë së Beogradit – e në numra i bie që të ketë 2 milionë serbë më pak.

Ndërkohë rritjen më të madhe do ta shënojë Luksemburgu ku do të 48.3 për qind më shumë deri në 2050.

CIA, i hartuar më 21 shtator të vitit 1951 e konsideron Zhlebin pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.

Një dokument i Agjencisë Amerikane të inteligjencës, CIA, i hartuar më 21 shtator të vitit 1951 e konsideron Zhlebin pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.

Image result for cia per kosoven

Përderisa në Kosovë ende po vazhdon drama për Demarkacionin me Malin e Zi, ky dokument i CIA-s që u lejua për qasje nga publiku më 14 prill 2006, e njeh Zhlebin si një nga 16 distriktet e Kosovës.



Është pika e parë e këtij dokumenti që ndan Kosovën në disa pjesë të quajtura distrikte, ku bëjnë pjesë përveç Zhlebit, edhe vendet si; Graçanica, Zveçani, Vushtria, Istogu, Kamenica, Gjilani, etj. Përveç distrikteve në dokument figurojnë edhe zyrat qendrore të tyre, që janë disa prej komunave të sotme kryesore të vendit, si; Prishtina, Peja, Mitrovica (dokumenti e quan: Mitrovica e Kosovës), Podujeva, Gjakova, Ferizaj, Prizreni.
Po ashtu edhe këtu figuron Zhlebi. Dokumenti i përbërë nga gjithsej 8 pika, në pikën e fundit flet për fuqinë e shqiptarëve në Kosovë. “Lëvizja e nacionalistëve shqiptarë raportohet të jetë shumë e fortë. Anëtarët shqiptarë të partisë komuniste janë pro propagandës së zyrës së punëtorëve komunistë, sepse kjo propagandë premton bashkimin e regjionit të Kosovës (këtu referuar si: Kosmet apo Kosova dhe Metohija) me Shqipërinë, pas përmbysjes së regjimit aktual të Jugosllavisë”, shkruhet në pikën e 8 të këtij dokumenti të CIA-s.
Fshatrat e kullës së Zhlebit janë pjesë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha kishte konstatuar se Kulla e Zhlebit i takon Malit të Zi, mirëpo me këtë patën mospajtime opozita e asaj kohe, ku bënte pjesë edhe kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...