Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/11/24

Aty ku Drinat kanë pikëtakim (Cikël poetik nga Vera Istrefaj)


Fotografia e Vera Istrefaj

Vera Istrefaj është lindur në Kukës më 1 nëntor 1975. Që në vegjëli ka botuar vjersha dhe skica në shtypin e kohës.

Në vitin 1991 është paraqitur në një Almanak të krijuesve me 76 poezi dhe me një skicë.

Që prej asaj kohe ka botuar herë pas here brenda dhe jashtë Shqipërisë në shumë media të shkruara. 

Ka qenë pjesëmarrëse në shumë konkurse letrare ku edhe është nderuar me çmime.

Fotografia e Flutura Tota



Ka botuar librat :

"Shiu i fundit", "Nënqeshja e ëmbël", "Në akuj digjem", “U jepem udhëve" , “Qielli I shpirtit tim”, “Vese shpirti” dhe “ Lirikat e Pikellimes”

Eshtë juriste në profesion dhe është aktiviste e shoqërisë civile, avokate e të drejtave të njeriut me nje experience 20- vjecare.

Eshte koordinatore e rrjetit “ Barazi ne vendimmarje” per Qarkun Kukes.

Në vitin 2009 është nderuar me “Mirënjohje për kontributin e dhënë në komunitet” dhe është përzgjedhur një ndër 10 personat më aktivë në rang kombëtar.

Është e martuar dhe është nënë e dy djemve. Punon e jeton në Kukës, ku eshte kryetare e “Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise” –Dega Kukes...



Fotografia e Lulzim Hajdari


Cikël: Si gjethe  mbi Dri


Më ke shtyrë gjethe në Dri
erë e marrë,  gati stuhi,
por stuhia heshtazi
brenda shpirtit po më rri

Valë e Drinit shkumëzore
ikën tutje me tërbim,
e ka zënë,  s’e lëshon dore
  këtë copëz të shpirtit tim

Ere e marrë nëpër qytet
gjithëka shpejt po e përfshin,
 ja një çast  ndalet e pret
aty ku Drinat kanë pikëtakim

***


 Fotografia e Vera Istrefaj



Më gënjen mendja e shkretë
se mendoj rashë në qetësi,
valëbashkuar Drini  rrëshqet
 grykës tutje me furi

E unë mbes flokëshpupurisur
nën këta blinj lakuriqësuar,
me një gjethe shpirtin nisur
valës së Drinit shkumëzuar.


***

Fotografia e Flutura Tota



Më vijnë metaforet rradhë-radhë
gjerdan më ndritin shpirtit, gushës
si  dhëndërrin kur sheh për herën e parë
përjetoj drithërimën e nusës

Me afsh rendojnë vargjet
tek zbresin nëpër gjoks
e zemra nis e dridhet...oh mos!

Peshë fluore vargu shëtit në çdo qelizë
poezia ime  mbetur “Monalizë”
çelin fjalët bukur , livadhe, jaseminë
keq jam ngatërruar  me vargun, poezinë


***


 Fotografia e Lulzim Hajdari


Një  pikë shiu ra mbi gjethe
njomi plagë  në shpirtin tim,
nis të soset kjo  ditë vjeshte
 erë e dimrit po mbërrin

Nën qerpik pika e lotit
ndrin  vështrimit mjegulluar,
i bën sfidë tekës së motit
ngjyrë e vjeshtës e praruar

Fëshfërijnë gjethet nën bli
si një valle e trishtuar,
pisha nusëron  përbri
bleron shpresën e pashuar

Do të vijë pranvera tjetër
të tjera gjethe do të ketë ky bli,
plagë e shpirtit do të ketë mbetur
shenjëzuar,  gjithsesi

***

Fotografia e Nebih Bunjaku

Ku ikën dhe si?

Mos ma mbill terrin në sy

Mos e hidh farën e dhimbjes
vragave të shpirtit tim,
dhimbja shpejt mbin!

***

Fotografia e Lulzim Hajdari

Gjethe e vetmuar
në degën e pemës,
dridhet frikësuar
prej  stuhisë së brengës.


Vërshimi i dhimbjes
oh, stuhi e marrë,
gjethja zverdhëruar
s’mund t’i bëjë ballë


Merre udhën gjethe
 rrënjëve të pemës,
bashkë me  pranverën
jepi  jetë së blertës


KFOR-i reagon për aksionin e Policisë në veri, thotë se situata në terren është e qëndrueshme


Image result for edita tahiri


Prof.Dr.Edita Tahiri : Kosova duhet ta ndërpresë përkohësisht dialogun me Serbinë



Ish-ministrja për Dialog, Prof.dr.Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës ta ndërpresin përkohësisht dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se kjo duhet të ndodhë për shkak të sjelljes armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ta ndalë diskutimin për lëvizje të kufijve.



Sipas znj.Edita Tahirit, dialogu i tanishëm që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet dy presidentëve nuk është në interes të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e këtij procesi derisa Serbia të fillojë të sillet në bazë të parimeve të fqinjësisë së mirë.


Image result for nato-kfor

KFOR-i reagon për aksionin e Policisë në veri, thotë se situata në terren është e qëndrueshme


KFOR-i përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri, ku pati të arrestuar në lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

KFOR-i thekson se sot në mëngjes Policia e Kosovës ka kryer një operacion policor, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Image result for nato-kfor
“Nuk kishte asnjë veprim të paligjshëm dhe nuk ka pasur ndonjë kërcënim për sigurinë e qytetarëve. KFOR konfirmon se ajo që ndodhi ishte vetëm një operacion policor dhe jo ndonjë aksion i Forcave të Sigurisë së Kosovës ose ndonjë force tjetër ushtarake.

 Situata në terren mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndonëse KFOR-i është i vetëdijshëm se ka rritje të tensioneve në nivel politik për shkak të disa zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike.

Image result for nato-kfor

Për shkak të ndjeshmërisë aktuale politike, komandanti i KFOR-it i fton të gjitha palët t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa përdorimin e forcës apo dhunës. Sidoqoftë, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të ruajë prezencën e saj në terren, me shpresën se nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje”, thuhet në reagim.

Image result for nato-kfor



Ndryshe, pjesëtarë të forcave të KFOR-it janë parë sot te vendi i quajtur “Kërshi i dudës”, në afërsi të protestës së serbëve në Rudarë.

Publikohen pamje të reja nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh (Video)


Publikohen pamje të reja nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri, dëgjohen të shtëna armësh 


Pas një aksioni të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë vënë në pranga katër persona.

Tre prej tyre dyshohen për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili ishte qëlluar për vdekje para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Mediat serbe janë duke vazhduar të publikojnë video të ndryshme nga aksioni i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku shihen policët nëpër rrugë derisa në prapavijë dëgjohen të shtëna armësh të cilat nuk dihet se nga kush janë shkrepur.

Raportohet se dy nga katër të arrestuarit janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kurse personi i pestë i kërkuar nga policia është në arrati. Policia ka zbuluar emrat e personave të arrestuarve.

Flori Bruqi

Prokuroria Speciale duhet ta burgosë Kryetarin e Zubin Potokut përshkak të kërcënimit : “Mund t’i fundosim shqiptarët”

Kryetari i Zubin Potokut kërcënon: “Mund t’i fundosim shqiptarët”
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, ka fyer sot shqiptarët dhe ka numëruar mundësitë që serbët kanë për t’u hakmarrë ndaj masave të ndërmarra të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksës ndaj mallrave doganore serbe në 100 për qind.

Ai me këtë rast tha se serbët në Kosovë që 20 vjet jetojnë me “shpatë të ‘shiptarit’ mbi kokë” dhe kërkoi ndihmën e Serbisë, për shkak se, siç tha, se është vështirë për të mbijetuar.

Ne jemi gjithmonë aty për të menduar në mënyrë racionale gjëra përmes, të arrijmë marrëveshje me shtetin dhe për të dëgjuar këshillën tuaj”, ka thënë Vuloviq sot në Beograd, në një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Ai porositi shqiptarët që të gjitha problemet që kanë me serbët të zgjidhen në mënyrë paqësore, duke theksuar se serbët janë “të gatshëm që forcës t’i përgjigjen me forcë”, por se këtë nuk do ta bëjnë.

Aksioni është kordinuar mirë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe në mbështetje të njësive tjera Speciale Policore të Kosovës


Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, në orët e hershme të mëngjesit  të djeshëm kanë realizuar një aksion në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar katër të dyshimtë se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.


Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit  


Në njoftimin për media të Prokurorisë thuhet se me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.


Gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale.






Këta janë katër personat e arrestuar në veri, dy prej tyre zyrtarë policor





Policia konfirmon arrestimin e tre personave në veri të Mitrovicës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për Telegrafin arrestimin e katër personave në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve ndërlidhen me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa njërin për shkak të rezistencës ndaj zyrtarëve policor.


Ndryshe, lideri më radikal i veriut Milan Radoiçiq ka qenë në mesin e të kërkuarve, por ai është arratisur. Nga tre të dyshuarit e arrestuar, njëri ish pjesëtar i Policisë së Kosovës, i kërkuar edhe më parë.

Policia konfirmoi po ashtu se Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione.

“Mund të konfirmojmë se në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që ndërlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I.. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor. Në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njëjtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore. Për informacione tjera do të iu informojmë pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, thekson Policia.

Katër të arrestuar në veri të Mitrovicës për vrasjen e Ivanoviqit

Në veri të Mitrovicës sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar persona, të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në janar të këtij viti.

Pas arrestimit të këtyre katër personave, mësohet se serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje.


Ndryshe, sot gjatë ditës është paralajmëruar një protestë paqësore njëorëshe në veri të Mitrovicës, Graçanicë dhe Shtërpcë për shkak të taksës për mallrat serbe.



****

Policia konfirmon arrestimin e tre personave për vrasjen e Oliver Ivanoviqit


Dron, radiolidhje, armë automatike-Këto janë gjërat që konfiskuan Policia gjatë aksionit në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka konfiskuara: një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS, një telefon (I-phone), një telefon “Microsoft”, dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung, një llap top “Lenovo”, dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280, një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës, një këllëf për armë-revole.

Dron, radiolidhje, armë automatike-Këto janë gjërat që konfiskuan Policia gjatë aksionit në veri  (Foto)

Po ashtu janë konfiskuar dy jelekë ushtarak, një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët, katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë, një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm, një granatë dore M-75, dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles, një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm, tre fishekë të cal. 7.62 mm X39, një tytë e tromblonit, një shufër gome, substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram, dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi, shtëpizë kompjuteri “ASUS”, si dhe një sprej.

Elfije Bolteini : Taksa ndaj mallrave serbe dhe arrestimet në veri, të mos shihen si luftë politike mes liderëve shtetërorë

Image result for elfije boletini

Elfije Bolteini

Taksa ndaj mallrave serbe dhe arrestimet në veri, të mos shihen si luftë politike mes liderëve Veprimet e fundit, si vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë nga 10 për qind sa ishte në 100 për qind, si dhe arrestimi i disa personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës, nuk duhet të konsiderohen si qërim hesapesh-hakmarrje politike mes udhëheqësve shtetërorë, kryeministrit Ramush Haradinaj në një anë, si dhe presidentit Hashim Thaçi në anën tjetër.


Taksa ndaj mallrave serbe dhe arrestimet në veri, të mos shihen si luftë politike mes liderëve shtetërorë

Imer Mushkolaj ka thënë se udhëheqësit shtetërorë ndaj këtyre veprimeve do të përfitojnë poena politikë pas dështimeve të njëpasnjëshme, sidomos për INTERPOL-in.

Sipas tij, veprimet e tilla duhet parë si shtetërore.

“Veprimet e fundit udhëheqësit shtetërorë nuk duhet t’i konsiderojnë as si hakmarrje, as si goditje ndaj njëri-tjetrit. Natyrisht, ata do të përpiqen që nga këto veprime të përfitojnë poenë politikë, pas dështimeve të njëpasnjëshme, ndër të cilët i fundit mos anëtarësimi në Interpol. Veprimet e tilla duhet parë si shtetërore edhe pse, fatkeqësisht, siç ka ndodhur edhe më herët, ato keqpërdoren për qëllime individuale”, ka thënë Mushkolaj.

Edhe Preteni, u shpreh se vendimi i Qeverisë përkon me kohën kur Kosova mori një goditje të madhe nga mos anëtarësimi në INTERPOL.

Ai tha se ky vendim mori mbështetje të madhe nga pothuajse të gjithë krerët institucional dhe politik në vend, me përjashtim të presidentit Thaçi i cili nuk dha asnjë koment.

“Konsideroj që vendimi i Haradinajt prek direkt pozicionin e Thaçit duke ia vështirësuar atij edhe më shumë afrimin drejt një marrëveshje me Vuçiqin, pasi që tash pas këtij vendimi në lojë hyn edhe vet Haradinaj nga një pozicion shumë i rëndësishëm në raport me Serbinë dhe vendimmarrjen në Kosovë”, theksoi Preteni.



Ai po ashtu komentoi dhe situatën e së premtes ku tha se ngjarjet nuk janë të rastësishme, duke e vendosur përballjen Haradinaj – Thaçi në një rrafsh tjetër pas deklaratave publike.

“Një ditë më pas ndodhi aksioni i policisë në veri duke tentuar edhe arrestimi e ‘bosit’ të asaj pjesë Milan Radojiçiq që cilësohet si njeri i afërt me krerët e shtetit në Kosovë. Thaçi është politikani që vazhdon të ketë ndikimin më të madh në sektorin e sigurisë në Kosovë sidomos brenda policisë së Kosovës dhe konsideroj që ngjarjet e djeshme nuk janë të rastësishme, duke e vendosur përballjen Haradinaj – Thaçi në një rrafsh tjetër pas deklaratave publike. Por ajo që është e rëndësishme në gjithë këtë ‘katrahurë’ politike mendoj që gjithçka po shkon në drejtim të përshpejtimit të zgjidhjes përfundimtare mes dy vendeve duke e bërë situatën alarmante në funksion të marrëveshjes përfundimtare që gjithsesi për momentin është shumë e paqartë”, tha ndër të tjera politologu, Musa Preteni.

Ndryshe, vendimi i Qeverisë së Kosovës për aplikimin e taksës doganore për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është arsyetuar si përgjigje ndaj shtetit fqinj për fushatën e ulët që po bën ndaj Kosovës, veçmas asaj kundër anëtarësimit në INTERPOL.

Ndërsa, media dhe analistë të ndryshëm këtë veprim të Qeverisë Haradinaj e kanë parë edhe si një përgjigje të kryeministrit Haradinaj ndaj idesë së plasuar nga presidentët Thaçi e Vuçiq për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Vetë, kryeministri Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Ndërsa, Policia e Kosovës të premten ka realizuar një operacion arrestimi në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar tre të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.


***

Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova




Analistët pas taksës ndaj produkteve serbe: Nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog, s’ka as Kosova
Taksa ndaj Serbisë, është vendosur si masë ekonomike ndaj një veprimi politik. Kosova nuk duhet të lëshoj pe, por duhet ta mbaj këtë qëndrim sepse nuk ka çka humb.

Kështu kanë vlerësuar në një prononcim për Telegrafin, njohësit e çështjeve politike në vend.


Analisti Ramush Tahiri, ka thënë se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që janë ashpërsuar.

Sipas tij, Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën si shtet por edhe po ndikon në anëtarësimin e saj, në organizata të ndryshme.

“Taksa është vendosur si masë ekonomike ndaj një veprimi politik. Është e drejtë e secilit vend, sepse politika vazhdon edhe me mjete ekonomike, etj. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të mira. Ka një kohë që po ashpërsohen për shkak se ka pikëpamje shumë të ndryshme rreth çështjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe po ndikon që Kosova të ketë pengesa në anëtarësim dhe në vija tjera”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tha se kërcënimet e Vuçiqit për dialog janë boshe.

Tahiri u shpreh se nëse Serbia nuk ka nevojë për dialog edhe Kosova nuk e ka këtë nevojë.

“Dialogu po shfrytëzohet si konferencë statusore për Kosovën. Në këtë bazë Kosova po humb nga këto bisedime ose po i shfrytëzon keq politikisht. Nëse taksa 100 për qind kushtëzohet nga Vuçiqi me dialog, dhe nëse Serbia s’ka nevojë për dialog besoj që s’ka dialog dhe Kosova në këtë dialog apo formë që po bëhet e që është kërcënim bosh i Vuçiqit”, tha ndër të tjera Tahiri.


Edhe analisti Imer Mushkolaj, vlerësoi se një qasje e tillë e Qeverisë është dashur të aplikohet qysh nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Mushkolaj tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës, mund të ndikoj në dialogun mes dy palëve.

Por siç tha ai, meqë Kosova nuk është e fuqishme ta kushtëzoj Kosovën politikisht atëherë ta kushtëzoj ekonomikisht.

“Kosova nuk duhet të lëshoj pe, duhet ta mbaj këtë qëndrim sepse nuk ka çka humb. Bazuar në reagimin e Serbisë, po shihet që Serbia po humb në këtë proces. Në përgjithësi na duket që është një veprim radikal por më mirë tash se sa kurrë. Një qasje e tillë është dashur të aplikohet në dialog qysh nga fillimi i dialogut, fatkeqësisht kjo nuk është bërë. Ne gjatë gjithë kohës kemi marr pjesë në dialog jashtë kornizave si reciprociteti bazik. Kjo mund të ndikoj në dialog por në anën tjetër kjo mund të ndikoj edhe në qasjen e Serbisë karshi Kosovës në këtë rast edhe po shihet, se nëse vetëm kushtëzohet ekonomikisht e kupton gjuhën e kushtëzimit ekonomik, meqë politikisht nuk jemi të fuqishëm që ta kushtëzojmë”, theksoi ai.

Mushkolaj gjithashtu potencoi se Kosova nuk duhet të merret shumë me çështjen nëse do të vazhdoj apo jo dialogu pas vendimit të Qeverisë në lidhje me taksën për produktet serbe.

“Nëse nuk vazhdon dialogu, s’besoj që Kosova duhet me u marr shumë me atë çështje, duhet të kthehet nga vetja dhe me i pa qysh i ka punët e veta dhe pastaj të veproj karshi obligimeve ndërkombëtare që i ka, në mesin e të cilave është dhe dialogu”, u shpreh Mushkolaj.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë deklaroi se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, nëse shfuqizohet vendimi për rritjen e taksës për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Errësira rishfaqet te kornizat e heshtura të mëngjezit teksa ajri pastrohet në poezitë e Rudina Papajanit


Image result for kush eshte rudina papajani

Vetë vëllimi poetik jep tablo të zhbirimit në botën femërore...prania e femrës vjen si mallëngjim tejet i dlirë si lumturi në fate herë të ëmbla e herë pikëllore ku e bukura vjen si kredo poetike varur mbi varg apo në stuhitë e mëndafshta..realiteti në këtë poezi ka sy malli ku penda dridhet nga ajri i pangopur ku vetë copëra e jetës lëvizin në vetëdije sociale aty ku femra emacipohet ndërmjet "hienave"njerëz që rrekin të sulmojnë cdo gjë të dlirë.

Ndiesitë që transmetohen jepen me një sensualitet të dukshëm ku lundrimet marrin papirusi të gjelbër të mbushur me mall.

Në libër gruaja poete nuk është një femër e privilegjuar nga fati po femër që guxon që vrapon në ajrin që tenton të ndotet...sepse vetë njeriu qëndron në kufi të botës që as e keqja prej Janusi të mos lindin demonë të mos ulen në pije e gosti ku ngazëllehet vera e flitet për dashuri..

Errësira rishfaqet te kornizat e heshtura të mëngjezit teksa ajri pastrohet .

Lexoni :

http://laberianews.com/index.php/2018/11/18/del-ne-botim-vellimi-i-dyte-me-poezi-algat-e-shpirtit-i-poetes-rudina-papajani/



Rudina Papajani


KJO ËSHTË LIRIA IME….




Aty ku jetoj unë,
qaj e qesh,
në absoluten time LIRI,
nuk kam frikë,
se grimcat më lilipute njerzore ,
sjellin breshër kokërmath,
fryma më e prishur,
zë e bërtet,
si formë universi pervers.
Aty ku ndihem krahë zogu,
ka gjithmonë ajër të ngrohtë,
dorë përkëdhelëse,
zemër deti ,
që prek dallgët lozonjare,
nga dashuria për jetën .
Që të qëndroj krenare,
shpërfill tymin e zi,
hedhur nga kosha të padukshëm,
që i ndruhen pemës,
nga balsami për plagët e thella,
e marr jetën paqësisht,
ëmbël nga dashuria,
kur sollëm krijesat.
Ja pra kjo është liria ime,
e fortë..tunduese,
frymë e varkë lëvizëse,
kovë potitse,
në celjen e një sythi,
shpinë qëndronjëse,
nga erërat dhe ditët,
që ndezin zjarre….


I DASHUR…..


I dashur!
Po pret i tulatur ndjenjën ,
që po të shpon,
ke shembur në jetë,
djall e demon,
ke përtypur kohën,
kur ikte zvarë,
në ditët pa kuptimin…grua.
Ke ndaluar moshën sot,
për të qënë burimi im,
ajri i sapolindur në gjirin tim,
loja kukafsheh netëve,
kur gjumi ikën i trembur,
dhe kthehet hije në cepin e murit të ftohtë.
Edhe kur nuk flasim,
Ti endesh si ai nerv i hollë,
në gjakun që vlon,
për të ngrënë mollën ,
që çuditërisht nuk plaket ,
bëhet e ëmbël ,
në trungun e rrënjës,
që e tund në rënkimin e ngjalljes…

Nga shëndetësia në artin e poezisë



AHMET PLLANA

Image result for violinat e shiut


Poetja Rudina Papajani nga Vlora këto ditë doli me librin e saj të dytë të botuar me poezi me titull “Algat e shpirtit”, ku ajo e dëshmoi veten jo vetëm si punëtore e shëndetësisë, por edhe si krijuese me vlera në artin letrar. Njeriu pa marrë parasysh ku punon, jeton me atë që e ndjenë.

Poetja Rudina Papajani ka hyrë në botën e poezisë qysh kur ka nisur të shkruaj poezi dhe këtë talent të saj e ka dëshmuar me librin e parë të botuar me poezi me titull “Violinat e shiut”. Ndërkaq, ky është vëllimi i dytë poetik i saj, përkatësisht libri ui dytë me poezi me titull mjaft interesant dhe provokativ që vet titulli tregon për diçka shpirtërore, e ajo shpirtërore është dashuria. Vëllimi poetik i Rudina Papajanit “Algat e shpirtit” jep tabllo mjaft inkurajuese dhe tërheqëse për lexuesit, jep tabllo të sensacionales të botës femërore. Prania e femrës në poezinë e Papajanit vjen si mallëngjim tejet i ndërlidhur me fatet dhe lumturitë ndër fate, të cilat shpeshherë janë të ëmbëla, por shumëherë edhe të hidhura.

Image result for violinat e shiut

Në poezinë e Papajanit e bukura vjen si kredo poetike duke krijuar ura varshmërie të vargjeve që kanë përmbajtje dhe kuptim. Qartësia dhe mesazhi i poezive të Papajanit janë të mirëseardhura për lexuesit. Realiteti në këtë poezi ka sy malli e mallëngjimi, ka sy ndjenje e shqetësimi, ka virtyte e karaktere që sublimojnë me realitetin dhe hedhjen e dritës drejt të mirës e të bukurës jetë.
Papajani këtë e arrinë përmes shqetësimit shpirtëror se çfarë po ndodhë në ditët e sotme, meqë penda dridhet nga ajri i pangopur. Poezia e Papajanit rrëfen dromca të jetës që shtojnë vetëdijen e emancipimit të femrës dhe vetëdijen sociale, ngase shpeshherë ndodhë që femra emancipohet ndërmjet njerëzve të prapaskenave apo që dikush i quan ‘hiena’, që janë të prirur të sulmojnë çdo gjë të mirë dhe të pastër.
Ndiesitë që transmetohen jepen me një sensualitet të dukshëm, ku lundrimet marrin papirusin e gjelbër të mbushur me mall. Në libër gruaja poete nuk është një femër e privilegjuar nga fati, po femër që guxon të vrapojë nëpër ajrin që tenton të ndotet. Kjo nënkuptohet në poezinë e Papajanit, sidomos kur njeriu qëndron në kufi të asaj që nga e keqja të mos lindin demonë të cilët dijnë të ulen në pije e gosti, ku ngazëllehet vera e flitet për dashuri.
Rudina Papajani i është përkushtuar shëndetësisë si punë e çdoditshme, por krahas kësaj i është përkushtuar edhe artit, përkatësisht krijimit të poezisë sipas frymëzimit të ditës, ndërsa frymëzimi gjindet më së shumti në ‘algat e shpirtit’, të cilat e trazojnë shpirtin e saj dhe i japin frymëzim për vargje të reja.

Shpresojmë që Rudina Papajani nuk do të mbetet vetëm me kaq, por do të vazhdojë me krijimtari letrare edhe më tutje dhe do të na sjellë libra të rinj edhe më të fuqishëm dhe më të larmishëm në poezi, ndonëse ajo tashmë e ka krijuar unin dhe origjinalitetin e vet. Poetja Rudina Papajani nuk do të ngelet vetëm me kaq me krijimtarinë poetike, por ajo do të vazhdojë edhe më tutje rrugëtimin e saj drejt dritës poetike dhe mrekullisë të quajtur ‘poezi’.

Image result for violinat e shiut


MOS E MBYLL DERËN….
Mos e mbyll derën,
nëse shpresa vjen e lidhur,
nëse shtegu duket i pakalueshëm ,
në rrugën e ngushtë plot gurë ,
e gjembaç të lodhur pa kurfarrë ngjyre.
Mos e mbyll zemrën që dridhet ,
nga gjaku që gulshon ,
nëse jam e vdekur apo e gjallë,
shpirti nuk tretet nga fati i mbrapsht.
Mos e mbyll jetën,
nëse era këput degët deri në rrëngjethje,
mjafton puthja e diellit në syrin e rilindur,
pllakat e shpirtit që zënë e flasin ,
në lutjen e të munduarve.
Historia zgjohet në kufje malli,
në gërshërë që presin gojët,
në guackat që treten nga zhurma e valëve..
/Rudina Papajani/

DASHURIA IME..DET E TËRMET
Je kaq e dlirë dashuria ime,
kaq e pafaj,
po thith pjalmin …për të qenë jetë,
po mbjell lule…që të quhesh shpirt,
dashuron përtej të zakonshmes,
grindesh…puth,
dridhesh më shumë se fëshfërima,
e gjetheve në vjeshtë,
më shumë se era që kërkon të fejohet,
me gjethet e sapolindura.
Vjen ashtu det e tërmet,
lozonjare në lindje puthjesh….

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...