Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/11/28

Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet Mogherinit për taksën


Këshilltari i Haradinajt i përgjigjet Mogherinit për taksën


Avni Arifi, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, i është përgjigjur Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në kërkesën e saj për heqjen e taksës 100% ndaj proshimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercgovinës, të vendosur nga qeveria e Kosovës javën e kaluar.

“Dëshiroj që Mogherini dhe ekipi i saj të ishinmobilizuar në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë në të njëjtën mënyrë siç janë mobilizuar në heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë. Jam i befasuar kur shoh kaq shumë dinamikë dhe emocione në mbrojtjen e interesave serbe. Fatkeqësisht kjo qaje çoinë dështimin total të dialogut.


Më herët gjatë ditës, Mogherini ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që Kosova ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo kërkesë nga Mogherini është bërë në një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi.
Siç njofton Zyra e Mogherinit, në këtë bisedë janë shqyrtuar zhvillimet e fundit në kontekst të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në hasmëri me grabitësit e trojeve të mia nuk fali asgjë





SHKRUAN: PROF. DR. HAKIF BAJRAMI

Pushteti imperialist i Serbisë, më 1912, okupoi 39,000 kilometra katrorë, duke robëruar 1,290,000 banorë shqiptarë
Në hasmëri me grabitësit e trojeve të mia nuk fali asgjë

Sipas burimeve që i ka tubuar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, nga dhjetori 1912 e deri në vitin 1915, në Anadolli janë deportuar 500,000 shqiptarë. Këtë fakt e vërtetojnë edhe dokumentet sekrete serbiane, e që i kam botuar disa herë. Në viset që i okupoi Serbia u sollën 22,869 serbianë Hasëm, nuk të jap besë. Botës do t` i tregoj me fakte. Ti erdhe si kriminel dhe fillove për të grabitur çdo pëllëmbë toke arbënore. Po, po, provove grabitjet sa herë, madje shumë herë prejse ke ardhur si barbar këtu. Dhe, çka është më zi që tre shekuj mban ders se "këtë dhe atë tokë e kam 'ndërtuar', dhe këtë krahinë dhe atë krahinë e kam sjellë nga Karpatet". Për këtë realitet nuk do të garantojë unë se vetëm këtu nuk po rren. Po, ia jap fjalën prof. dr. Rela Novakoviqit me publikimin e dokumentuar: "Prej kah kanë ardhur sllavenët në Ballkan", Beograd 1969. Çdo gjë u shpjegua. Në opinion është kah përkujtohet 100- vjetori i Luftës Parë Botërore. Për këtë luftë të paparë deri më atëherë në histori, shumë "dijetarë" analfabetë e nominojnë Serbinë se e "filloi luftën më kriminale në histori më 1914". Jo, nuk e filloi luftën. Serbia vetëm ia dha zjarrin botës, do të thotë ishte vetëm një shkas në atë kasaphane. Ja si rrjedh përgatitja e shkaqeve, ja cili ishte shkasi, ja cilat ishin pasojat. Pas Kongresit të Berlinit (1878) u vërejt se muskujt e Gjashtë Fuqive evropiane kishin filluar të maten. Së pari, më 1879 erdhi deri te Aleanca Gjermani- Asutro-Hungari. Më 1882 kjo aleancë u zgjerua me Marrëveshjen Gjermani-Itali. Kjo treshe u përmbyll me aleancën Austro- Hungari-Itali, më 1897. Këto shtete, sidomos Gjermania dhe Austro- Hungaria, kishin kapital, por jo koloni sa duhet për ta plasuar mallin e tyre, dhe për të shfrytëzuar lëndë të parë nëpër koloni që u mungonin. Ishin pra për një riformatim të botës, që mund të ndodhte vetëm me luftë globale. Bllokut të pakënaqur, më 1883 filloi t` i përgjigjet aleanca Francë- Rusi. Kjo aleancë u begatua me lidhjen e Marrëveshjes në vijim Francë-Angli më 1904. Kompletimi i fuqisë së kënaqur që kishte koloni madje tepër në krahasim me kapitalin që e posedonte, u bë më 1907, duke lidhur marrëveshje Anglia me Rusinë. Pas këtij polarizimi vetëm pritej kush po ia nis i pari luftës. Në vijim ishte viti 1908, kur Vjena e aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën, pasi e kishte okupuar (më 1875), me bekim të Berlinit, me 1878. Po në këtë vit, Perandoria Osmane do të konvertohet në Perandori Turke. Në këto grupime, shqiptarët do të përgjigjen natyrshëm, sikurse më 1878 me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më Lidhjen e BesaBesës së Pejës më 1899, me Kuvendin më të madh historik shqiptar për kah numri i pjesëmarrësve në Ferizaj më 1908. GREQIA E FILLOI E PARA LUFTËN PËR LIRI DHE ÇLIRIM, KRYESISHT ME FUQINË E ARMËS SHQIPTARE Ky kuvend e nxiti për asgjë tjetër që "fëmija i lindur", ta bëjë hapin vendimtar të fillimit për të ecur dhe në fund të vitit në Manastir (1908), ku u shpall se shqiptarët i kanë hyrë punës që të krijojnë Alfabetin Kombëtar, për ta shkruar me të gjuhën më të vjetër në Evropë, PellazgoIliro-Arbanase-Shqiptare. Fëmija kështu filloi shëndetshëm të ecë hap pas hapi. Por, do të pasojë helmimi dhe Lufta Ballkanike (1912), do të zhvillohet pikërisht kundër PLISIT, kundër gjuhës shqipe, të cilën e luftonte edhe Stambolli me çdo mjet dhe forcë. Dhe, si t` i qëndrohet kësaj ndrydhje antishqiptare, të përgjakur gjatë kryengritjeve çlirimtare 1910-1912, për vdekje. I kthehemi grabitjeve të tokave të mia, pa hyrë fort larg në Mesjetë, që do të jetë një temë tjetër, por jo pa e theksuar lavdinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut për një çerek shekulli (1442-1468). Mos të harrojmë për fillim se Greqia e filloi e para luftën për liri dhe çlirim, kryesisht me fuqinë e armës shqiptare. Për shkak të krimeve osmane, nga Morea (Peleponezi) u shpërngulën shumë arbëresh, si në Itali ashtu edhe në Lindje, që nuk u dihet as fillimi e as fundi i tyre. Nuk jam folklorist, por tragjedinë do ta dokumentoj me këngën: Moj e bukura More, kur të lash e ma s` të pashë"! Kaq. Grabitja e tokave të mia, nuk pati fund. Më 1821-1828, lufta e shqiptarëve në anën e lindjes së një shteti që do të quhet Greqi, greku do t` ua kthejë vëllezërve të mi me vargoj gjaku, duke i vrarë dhe duke i shfarosur ngadalë dhe sistematikisht, derisa Vilajetin e Janinës e okupuan gati të tërin. Ku është Çamëria ime aty është gjaku im që nuk falet. Në fakt prezantimin dokumentar të Rasih Dinos, Mehmet Konicës dhe Filip Nogës plasuar në Konferencën e Londrës më 25 janar 1913, tekstualisht thuhet:"Sanxhaku i Çamërisë përbën popullsi 75,000 shqiptarë, nga të cilët 18,000 shqiptarë janë të greqizuar. Sanxhaku i Çamërisë ndahet në disa kaza (rrethe): Kazaja e Reshëdijës (Çamëri) me 16,000 shqiptarë; Kazaja e Margëlliçit me 26,000 shqiptarë; Kazaja e Filatit me 20,000 shqiptarë; Kazaja e Paramitthisë me 13,000 shqiptarë; Kazaja e Luros, qyteti është i tëri i banuar me shqiptarë. Në këtë kaza ndodhet edhe një popullsi endacake kucovllahësh dhe disa çifutë, por këta nuk kanë prona. Toka dhe banesat u përkasin shqiptarëve. Shtatë fshatra që përbëjnë Lakanë e Lolevnës e Luros janë krejt shqiptare. Shqiptarë janë edhe 5 fshatra që formojnë Lakanë e Sulit. Të gjitha pronat prej Luros e deri në Prevezë u përkasin shqiptarëve."(Përkthim nga anglishtja. Krahasuar me dok. Në Ark. Shqipërisë, Fondi i Qeverisë Vlorës, Dosja 19/frëngjisht-hb). NË LUFTËN "BLIC KRIG", BRENDA NJËZET DITËVE DO TË SHFAROSET I TËRË SANXHAKU I NISHIT Në këto vise greku sot nuk pranon se ka shqiptarë, sepse me metoda barbare dhe me konventë më 1923 (Konventa e Lozanës, posedohet në tri gjuhë-hb), i ka spastruar në tërësi, duke i DEPORTUAR në Anadolli, e ata që kanë mbetur më 1944, greku i ka përzënë në Shqipëri. E, Greqia shtihet se "është logu i demokracisë"?!!! Principata serbiane në anën tjetër (Shqipërinë Veriore-hb) në këtë zanat grabitjesh greke nga viti 1830 dhe 1844 do ta fillojë odisenë e saj të zgjerimit të kufijve në dëm të tokave shqiptare. Së pari, me ndihmën sekrete të Vjenës do të kemi përzënie të shqiptarëve nga Bosnja: më 1843, më 1853 dhe 1862/3. Të gjithë ata që u strehuan në Vilajetin e Kosovës nominohen sot si boshnjakë. Edhe sot mbajnë mbiemra të tillë. Në vijim pas tradhtisë së Stambollit më 1877/8, Perandoria Osmane, në saje të Marrëveshjes sekrete të Budapestit më 15 janar 1877, do të ndahen rolet. Vjena do të marrë përsipër për ta zgjeruar Serbinë në Shqipërinë Kontinentale, për ta përvetësuar për veti pastaj Shqipërinë Bregdetare (për shkak të limaneve detare). Ndërsa Petërsburgu (Rusia) do të zotohet gjithnjë në harmoni me Austrinë për ta përkrahur shtrirjen e Bullgarisë së Madhe deri në Elbasan. Lexo për këtë kapitullimin e Ushtrisë Osmane në luftën në Pleme të Vogël, ku pësuan me dhjetëra mijëra shqiptarë të mobilizuar me dhunë nga Padishahu. Serbia për shkak se e kishte humbur një luftë të nxitur nga Vjena, jo nga Petërsburgu (!) më 1876, për një kohë do të pushojë. Të themi këtu se luftën kundër Stambollit, Rusia sipas Marrëveshjes Budapestit (15 janar 1877), e filloi më 24 prill 1877. Ndërsa, Principata serbiane mbeti në pushim deri më 1 dhjetor 1877, saktësisht me kërkesë të Vjenës dhe Petërsburgut. Në luftën "blic krig", brenda njëzet ditëve, do të shfaroset i terë Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit, me një pjesë të Sanxhakut Prishtinës dhe Kumanovës me Gjilan. Serbia në këtë luftë antishqiptare okupoi 10,792 kilometra katrorë, duke okupuar 989 fshatra shqiptare, duke okupuar qytetet shqiptare, si: Nishin me 15 xhamia të mëdha e të vogla me popullsi 52% shqiptare, Pirotin, Vrajnën, Leskofcin, Prekupën, Kushumlinë (vetëm 4% serbe) dhe Tërnin. Në këto vise u shfarosen: u vranë ose u internuan mbi 350, 000 shqiptarë, natyrisht edhe në saje të tradhtisë së Stambollit, i cili në pazare me Beogradin mori para kinse si dëmshpërblim. Sipas burimeve sekrete serbe, në viset shqiptare të Sanxhakut të Nishit u kolonizuan 5,600 malazezë (nuk kishte popullsi serbiane-hb), të cilëve në disa raste, meqë nuk kishte popull, një familjes i falej tërë ish- fshati shqiptar. Shuma e parave të paguara si dëmshpërblim ndaj shqiptarëve (dokumentet origjinal) janë në Londër. Për autorin janë në dijeni të gjitha, po kujt t`i themi sot me këta pushtetar injorant dhe grabitqar, me këto institucione "shkencore" që janë pensionistë senilë. E, Serbia po e luan lojën. VEPRIMET KRIMINALE Duhet të dihet se pushteti imperialist i Serbisë, më 1912, okupoi 39,000 kilometra katrorë, duke robëruar 1, 290, 000 banorë shqiptarë. Krejt ky zgjerim është bërë me instruksione të Gjashtë Fuqive evropiane, të cilat i dërguan 614 oficerë të lartë si instruktorë, që të ndihmojnë dhe të komandojnë në vrasjet mizore kudo, dhe ngado që dominonte plisi. Në viset e reja që u okupuan u kolonizuan 22,585 sllavë. Mos të harrojmë se në DASIPB figuron dokumenti që Serbia dhe Mali i Zi, 1912-1915, likuiduan rreth 150,000 shqiptarë. (Lexone Trockin. Farindlingun, madje edhe Arqibald Rajsin, dhëndrin e serbianëve 1912-1928 në CPB/12/28-sekrete shtetërore!). Mbretëria e Serbisë më 1912 në viset e okupuara do t'ia zaptojë këto veprime kriminale: do të fillojë dhunën sistematike, duke e ndjekur shembullin e tokës së djegur, sepse nja 36% e popullsisë së Kosovës ishin muhaxherë. Të gjithë jetonin ende në kasolle të mbuluara me kashtë dhe si të tilla shumë lehtë ishte mundësia të digjen, dhe popullsia pastaj e kishte vetëm një rrugë: të arratiset në Anadolli ose të shfaroset nëpër kampe, të cilat Serbia i themeloi si qendra grumbullimi për t` i hedhur në Anadolli. Sipas burimeve që i ka tubuar Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, nga dhjetori 1912 e deri në vitin 1915, në Anadolli janë deportuar 500,000 shqiptarë. Këtë fakt e vërtetojnë edhe dokumentet sekrete serbiane, e që i kam botuar disa herë. Në viset që i okupoi Serbia u sollën 22,869 serbianë (Arkivi ushtarak, pra shihen dallimet me DASIP e që janë minore!-hb), në cilësinë e pandurëve dhe kolonistëve

Botohet në Slloveni libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare

Botohet në Slloveni libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare

Në Koper u organizua ceremonia e promovimit të librit në gjuhën sllovene, "Monumenta Albanica Justinopolitana", me autor Peter Shtoka.

 Autori pas një pune kërkimore e shkencore rreth katërvjeçare ia ka arritur të sjellë për publikun e gjerë dhe jo vetëm kaq historinë e më shumë se katërmbëdhjetë familjeve të vjetra fisnike shqiptare me banim e kontribute shekuj më parë në Koper të Sllovenisë në periudhën e Venedikut. Pasioni, profesionalizmi, shfrytëzimi i burimeve të shumta, madje edhe të panjohura, paraqesin një botim shkencor, që hedh dritë jo vetëm për njohjen më të thellë të historisë shqiptare jashtë trojeve shqiptare, por ofron një kontribut të jashtëzakonshëm për studiuesit.

Libri përfaqëson një tregues të qartë edhe të marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet popujve tanë në një periudhë jo shumë të qartë deri tani sa u përket shqiptarëve në Slloveni.

LIRIKA PËR TË VDEKUR KRYELARTË?!...




Shqipe Hasani, ”PRUSHIMË NËN VELLO”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “MESHARI”, Prishtinë 2018, Faqe 98. ISBN: 978-9951-734-88-2


Fotografia e profilit të Shefqet Dibrani


Shkruan: Shefqet DIBRANI

Poezia e Shqipe Hasanit, sidomos kjo në vëllimin ”PRUSHIMË NËN VELLO”, sjell formën origjinale të krijimit poetik që i “prek duart e skicuara të dashurisë”, dhe “Kurorën e gruas/ ia vë muzgut krahë hapur”, për t’i ushqyer pastaj edhe “zogjtë mbi portat mitike”?!Këto vargje flasin për një poetesh të profilizuar brenda arkipelagut të poezisë së sotme shqipe që krijohet në Kosovë.
Origjinaliteti i saj krijues sa vjen duke u përsosur në njërën anë, kurse në anën tjetër me suksesi avancon aspektet estetike të poezisë, veçmas të poezisë lirike të cilën e krijon më me pasion. E kjo gjëvërehet tek poezia “DIMRI I DASHURISË”, në të cilën shprehet se “Nëse të takoj nesër/ A do të duroj për zemrën që e dua/ E të mos digjem në përqafimin tënd/ E të mos kënaqem para prushit të dashurisë”, faqe 22.Po kjo prushimë është artikuluar qysh në titullin e librit “Prushimë nën vello”, ndërsaelementet tjera metaforike dhe mënyra se si ajo e percepton lirikën e bëjnë atë dhe poezinë e saj të veçuar,sepse “dashuria ka zanafillë aq sa malli”, shprehet ajo, prandaj kritika letrare duhet të jetë më e vëmendshmekundrejt formave dhe tipareve shprehëse që janë me bollëk në këtë vëllim.Jo rrallë këto poezishprehin konotacione erotike, pornuk është e dalldisur tej mase, e pasi ka një shprehje mjaftë elokuente e bëjnë këtë poezimjaftë specifike. Vargjet janë të realizuara dhee artikulojnëmirë mendimin lirik i cili është shprehur si një “LËKURË E DASHURISË”, në të cilën ka vetëm “djersë lirike”, të shprehura pa ndrojtjepa paragjykime për të krijuar“harta e kujtime me imazhe”, që janë vetëm “shtrydhje ndjenjash”, faqe 42.


Image result for Shqipe Hasani, ”PRUSHIMË NËN VELLO”


Shikuar në një këndvështrim tjetër, përjetohen ofshamat, gjëmatdhe mundimetqë si duket janë rezultat i jetës dhe mbijetesës në një vend të ashpër dhe përplot paragjykime patriarkale, por ajo gjen elementin më pozitiv për tu shprehur se: “M’i vështronte duart t’ia shërojë plagët/ Nuk më harroi kurrë bukën/ As shpinën nuk m’a ktheu prapa/ Të shtrirë nën brymën e vetmisë, Aq shumë e desha sa njerëzit/ nga ajo kohë i njoha ma shumë”, faqe 13. Ky përjetim dramatik duket kudo nëpër lirikat poetike të Shqipe Hasanit, e cila si autore dhe intelektuale ka arritur të sfidojë mjaftë vështirësi që mund t’ia ketë sjellë jeta asaj dhe shoqërisë për të cilën ajo krijon: “Askush nuk më vërejti lotin në fytyrë/ Askush nuk m’i dëgjoi ofshamat”, faqe 15, janë elemente të poezisëqë shprehinofshamështeruese në të cilën,“Gjithmonë me sy mëshire/ Ndonjëherë me fjalë thumbash më flisnit/... /Mbi urën eluhatjes rrinin librat/ Dorëshkrimet, vjershat e dikurshme”, apo si rënkim “Vështirë të jesh e paskllavëruar/ Sall klithma zhurmuese/ Që hapnin plagë me ngjyra/ Duke mallkuar mitrën për mëkate”, faqe 15, por në mënyrë aksiomatikelirikat e saj kthehet si këngë e jehonëedhe pse aty këtu ka pikëlimeme shije erotike, si duketpër ta bërë lirikën e saj më të lexueshme dhe më të pranueshmepasi ka “fsheh thesarin plot dashuri/ Derisa t’i nxjerrë elegjitë prej gjaku/ Askush nuk ma ndjen zemrën/ Se peng i mbetem pikëllimit, emrit/ Shekullit të drithërimtë", faqe 17.
Shqipe Hasani, është poetesh e realizuar, asaj nuk i mungojnë as librat, por as motivet për të shkruar poezi ku do të shprehet:“Te kufiri i huaj/ Më le shikimin e fundit/ Si kujtim të kohës/.../Lirikën ma lagu shiu/ Tempullin e shpirtit/ M’a zunë ngushëllimet”, faqe 53. Prandaj më duket se përpjekja e poeteshës ka të bëjë me kompensimin e kohës të cilën ajo nuk e bjerr kot së koti, pasipërveç ngritjeve në fushën profesionale, ajo arrin të konsolidojedhe poezinë të cilën ka arritur ta kristalizojë poezinë qëka ndjeshmëri shpirtërore të përjetuar që kapet përmes vargut të përjetuarnë mënyrë emocionale dhe ku nuk i mungon as vlera estetikesiç vërehet te poezia “NUK VRITET LIRIKA”, në të cilën ajo thotë: “Në m’a prekësh harkun e syrit të vrarë/ Gjallë do mbetem me një pikë loti/ Njëmijë vjet le t’më gjakosen ëndrrat/ Murosja e eshtrave të fëmijërisë/ Le t’më bëhet shtrat i gurtë”, e më tej shton: “Të pijmë me gotën e mallit/ Gjallë apo vdekur deri në dehje/ Liriken e përqafojmë të zgjuar/ Derisa koha ka për t’u thinjur/ Pikturave të drunjta të natës”, faqe 59.
Vetëm këto vargje janë të mjaftueshme për të besuar sevepra paraqet një dramacitet të brendshëm sa lirik po aq poetik, e më shumë përjetojmë ndjeshmërinë e një nëne ndaj sfidave të jetës, ndërsa në një aspekt tjetër shohim një bijë që ruan kujtimin e mirë për të et, që shprehet në poezinë “PENGU I KUJTIMEVE”. Si individualitet krijues e intelektual, dihet se Shqipe Hasaniarrin të kualifikohet edhe në fushën e mjekësisë për t’i krijuar vetës predispozita më të mira qoftë në vendin e punës, po më shumë për ta dëshmuar vetën se mund të përballoj edhe vështirësi të tjera që ia sjell jeta. Për ata që nuk e njohin këtë poetesh mjafton të thuhet se fillimisht ajo ka mbaruar shkollim e lartë universitar në fushën e letërsisë shqipe, ndërsa viteve të fundit, (sigurisht për nevoja të jetës dhe punës),ajo është diplomuar edhe në mjekësi, çka do të thotë se lirikat plotësojnë mozaikune jetës reale, kurse në një plan tjetër ajo i ka krijuar vetes dy predispozita të mëdha duke u marrë me shëndetin shpirtëror,përmes poezisë dhe duke u kujdesur për shëndetin fiziktë shoqërisë, si domosdoshmëri për të jetuar. “Le të mbytem detit të paanë/ Asgjë s’dhimbka më shumë/ Se ecja ime në labirinte”, faqe 70, ndërsa në një rast tjetër ajo do të shprehet: “M’i zgjat duart sipër flokëve/ Mos hesht thuaje një fjalë/ Se mosha për të fituar nuk ikën kurrë/ Dashuria ime mprehtë se thika/ Shqyen errësira dhe rimat e grisura/ Fundja, më falë një fjalë/ Të ngushëllohem me prehjen tënde/ Me lotin e arsyes”, faqe 82.
Si duket drama jetësore e Shqipe Hasanit nuk i ka vetëm “SHTATË NETË DASHURI”, por i ka sfidat tjera që i vijnë nga bërrylat, injorimet dhe patriarkalizmat e theksuar të cilët sikur janë rrënjosur e betonuar në këto hapësira, por ajo në lirikat e saj më shumë ka hall shëndetin shpirtëror dhe estetik, andaj e ka përpunuar me kujdes strukturën artistike të vargut duke abstrahuarmbresat ngaperipecitëe jetës që s’kanë të përbashkët me artistikensi “një ofshamë shpirti që i vibron mbi zemër”, faqe 85. Vetëm nga kjometaforë mund të përfundojmë se poetesha vetën e ka gjetur më shumë në poezinë lirike e cila nuancon nga poezia erotike sa për t’i krijuar shëndetit shpirtëror optimizëm i cili del në pah nëpër shumë vargje të tjera të këtij libri, madje edhe atëherë kur ishte “...fjalë e pathënë apo lot i varur/ Kur fati zemrën asaj ia ndau në 1999 copa”, ose atëherë kur “dielli i gjëmonte kraharorit të ngrirë”, faqe 87. Në këto rrethana, një analizë më e thellë rreth mënyrës së krijimit letrar që bënë Shqipe Hasani, do të ishte nxitje e mirë edhe për gra të tjera,do të ishte një thirrje për të mos u dorëzuar,njëapel për të sakrifikuar, tamam ashtu siç ka bërë Shqipe Hasani e cila sikur po vdes për një fjalë, për një varg më të realizuar: “Një pikë ujë ia zgjat jetën/ Një ngushëllim/ Një fjalë/ Një fotografi/ Javë për javë plot dhjetëvjet”, është një refren që i shpjegon mynxyrat e jetës, faqe 88.
Natyrisht, poezia është personale sikurse edhe sukseset dhe dështimet që janë forma të personalitetit njerëzor, por detyrë e krijuesit përkatësisht e poeteshës është që këto përvoja t’i kthej në shërbim të artit dhe shoqërisë njerëzore, në shërbim të së mirës dhe asaj që i thuhet letërsi artistike, tamam “Urë që peshonte mbi shtyllat e lakmisë”, faqe 90 ose atëherë kur ”Pasqyra i është thyer në njëqind copa”, faqe 85. Nga leximi i kujdesshëm i kësaj poezie duket se jeta e ka detyruar të përdorëvarg mjaftë të kursyer, metaforë që përkon me sjelljetnjerëzore sa për të atakuar vese të shoqërisë e cila ka provokuar për të shkruar. Mënyra poetike është balsampër shëndetinpoetik, kurse ajo mbetet e lumtur nëse këto lirika do t’iu shërbejnë edhe të tjerëve, qoftë si “SHTEG I KUJTIMEVE”, apo thjeshtë vetëm sa për t’i pasionuar“netëve të dimrit pa e ngatërruar udhën sa për t’i çmallur bebëzat e syve ose deri sa të shtrihen fjollat e borës të cilat i janë varë nëpër dritare me ofshama dashurish, me rrahje zemre përballë kujtimeve duke pirë lëngun e dashurisë”, faqe 84. Gjithsesi krijimi poetik është një përpjekje për të shpalosur konceptin lirik i cili duket se është në kërkim të formave të reja, veçanërisht në kërkim të qasjeve dhe fenomeneve në raport me përditshmërinë e vrazhdët, përpjekje për ta kthyer gjithë atë vorbull ngjarjesh e përjetimesh në krijim artistik siç e ndeshim nëpër shumë poezi që shprehin ledhatim atëherë“m’i zgjat duart sipër flokëve/ mos hesht po thuaja një fjalë”, faqe 82.
Poezia e Shqipe Hasanit ka një dramacitet lirik e shoqëruar me tensione erotike të cilat përbëjnë jetën dramatike të vet poeteshës e cila poezinë e shkruan si përjetim emocional me të cilat përmbush boshllëkun e vlerës esenciale të jetës duke hyrë në një ballafaqim me vetveten dhe me të tjerët. Sidoqoftë elementi lirik e nxjerr nga grotesku, nga dëshpërimi dhe pesimizmi i cili në kohët moderne sikur është shndërruar në mani krijuese qëshpreh dëshpërim e zhgënjim“derisa rrëqethet/ ashti i saj lirik”, faqe 83. Në aspektin meditativ, kjo poezi,shprehëtë kundërtëne antivlerave dhe krijimit poetik mjaft të zbehur. Shqipe Hasani, mëton të riparoj këto degradime, andaj me guxim intelektualajo ka prekur nervin e ndijimit artistik duke iu dhënë lirikaveshije emancipuese, në kohën kur erosi i marrëzive ka prekur përditshmërinëe një shoqërie e shndërruar në mumie a në mekanizëm shpërdorues?! Në këtë plan, te poezia e Shqipe Hasanit, elementi artistik del mbi të gjithamarrëzitë, ndërsa vlera letrare e kësaj poezie duhet të shikohet përtej klisheve patriarkale, pasi lirikat moderniste e pasurojnë poezinë e sotme që është e liruar nga klishetë dhe paragjykimet, sidomos të atyre patriarkale.
Ky ballafaqim metaforikështë shembull që shkon përtej shumë vrojtimeve që i kap sall mendja e poetes. Si grua, Shqipe Hasani, duhet ta ketë përjetuar jetën si zhgënjim, rrethin shoqërore si mjaftë konzervativ, kurse elitën intelektuale tepër paragjykuese, prandaj thirrjen e saje lexojmë si një protestë poetike, si guxim intelektual e ndërthurur në këto “Prushime nën vello”të cilat mjaftë mirë artikulojnë një realitet të përjetuar i cili kamuflohet me dokrra jashtë letrare të cilat po e rëndojnë jetën kulturore dhe artistike në ambientin e sotëm krijues. Shikuar në përgjithësi këto lirika duhet të merren si guxim poetik për të shkuar përtej miklimeve pranverore e aromave që i sjellin lulet, apo cicërimat e zogjve, qofshin ata shtegtar.
Si tërësi, drama jetësore dhe realiteti dramatik është vlerë artistike që bënë thirrje për të dal nga kjo humnerë kulturore në të cilin është mbyllur një shoqëri e tërë. Pavarësisht rrethanave dhe tensioneve dramatike që sjell realiteti i përjetuar, Shqipe Hasani, përsëri do të gjen forcë për të sfiduar të gjitha dhe për ta shikuar jetën drejt e në sy, ashtu siç duhet të veproj secila poetesh, secila intelektuale, sepse sakrifica e tyre do të jetë në shërbim të tashmes po sidomos në shërbim dhe emancipim të së ardhmes që e prosperojnë breza të tërë, pavarësish cilës gjini mund t’i takojnë. Prandaj themi se kjo poezi është një artikulim për realitetin që modifikohet artistikisht madje me një nivel të kënaqshëmartistik.Poetesha Shqipe Hasanika reflektuar imazhe përjetuese, e duke i dhuruar vargut elementinartistik ajo e bënë poezinë lirike më të afërt, më përjetuese. Këto imazhe të fuqishme metaforike janë refleksion i thellë i vlerës esenciale të kësaj poezie e cila duhet të lexohet me pasion dhe përkushtim!...

St. Gallen, tetor 2018.

2018/11/27

Larg duart nga Ramush Haradinaj ....


Fotografia e Flori Bruqi

Disa “intelektual” të Parlamentit tonë si dhe lider(ucat) serb në vazhdimësi janë duke kërkuar që Heroi i Demokracisë, Gjenerali i Luftës dhe Kryeminsti i shtetit të pavarur të Kosovës, duhët dhënë dorëhqje.

Psehin vetë këta e dijnë.Kryeministri i Kosovës,zt.  Ramush Haradinaj, deri më tash nuk ka bërë asnjë të keqe Kosovës : në luftë ky dhe familja e tij e dha kontributin e tij e tash këtë po e bënë  edhe në Paqë! Ai po i  jep erë  të mirë në botë edhe bazamentit të  Shtetit tonë, i njohur ndërkombëtarisht nga 100 e kusur shtete të Botës.

Sa për njohje të Sërbisë s’kemi kurrfarë nevoje.

Çetnikët serb që janë në krye të këti shteti të përkdhelur nga Evropa Plakë duhet të kërkojnë falje  publike për gjenocidin e ushtruar para, gjatë luftës dhe pas sajë ndaj Popullit të pambrojtur shqiptar të Kosovës.

E sa për dorëheqjet e presidenteve në Komunat (tona) të Kosovës Veriore, politikanët shqiptar nuk duhet të çakerdisën dhe të mërzitën për ta , ngase këta vetë popullit të tyre ju kanë sjellë vetëm të këqija   tash e 19-të vjetë ( bojkote,vrasje,korrupcion etj).

Ndërsa sa i përket deputetit të LDK-së, në Parlamentin e Kosovës , zt.Driton Selmanaj, që e "demantojë " një intervistë të vetën ,që gjëja si ka thënë në mediet serbe ..., unë këtij burri(intelektuali)
 dhe "intelektualeve -dështakë" (kameleonë politikë) të tjerë ju preferojë shtruar : “Larg duart me kritikat e tyre  kundër Heroit të Lirisë dhe Demokracisë, Kryeministrit të Kosovës, zt. Ramush Haradinaj.”!

Kaq!

Me respekt,

Flori Bruqi

Lexoni të plotë shkrimin e botuar në gazetën serbe "Kurir" dt.23.11.2018. 00:27h:

Driton Seljmanaj: Sa Srbima rušimo Haradinaja



Për shkak të korektësisë dhe Kodit etikë (gazetaresk) Agjencioni "Floripress", boton shkrimin e zt.Driton Selmanajt, që është botuar në FCB.

Ky shkrim i Driton do të ishte mirë që  të botohet në gazetën "Kurir", por me sa duket  ai "demantiN" nuk e ka dërguar në  këtë gazetë serbe "Kurir".

Flori Bruqi Driton Selmanaj
24 Nëntor në 5:42 MD
Sa për sqarim.


Me insistimin e miqve po e shkruaj këtë status lidhur me disa shkrime të mediave fashiste të Serbise, dhe për fatin e keq edhe tē disa medieve dhe personaliteve në Kosovë që me ose pa vetedije hyn në shërbimin të tyre.

E kanë dhënë disa medie tē Serbisë kinse une kam thënë që me serbët do e rrëzojm qeverinë e Ramush Haradinajt! Fillimisht e injorova këtë sepse mendoja qe nëse do merresha me këto medie fashiste sikur po i vleresoja, por sa po e shoh shumë njerëz e kane kuptuar sikur unë paskam thënë kështu dhe kinse qenkam intervistuar nga këto medie.

E para: Kurr në jetën time nuk kam dhēnë asnjë deklarate apo intervistë për ndonjë nga mediat e shkruara apo elektronike të Serbisë.

E dyta: Mediet serbe i janë referuar disa portaleve tona “profesionale” të PAN-it, nga një interviste e imja në emisionin Dossier ne rtv Dukagjin të datës 21.11.2018.

E treta: Në këtë emision, pyetjes së gazetarit se a e do ngritni mocion mosbesimi ndaj Qeverise Haradinaj? Une i jam përgjigjur se: LDK fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për ti dhënë fund keqqeverisjes. Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me listen serbe? Unë kam thënë që nëse ska dakordim mes partive politike shqiptare ne do bisedojm edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listen serbe.
Po ju njoftoj se pergjigja pēr mocionin nuk ka qenë ne kontekstin e tanishem pas vendimit për taksën 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashme që 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrēzojmë këtë qeveri abuzuese.

Qasja e medieve serbe është në agjenden e tyre për ta sulmu qeverinë për vendimin e saj, e qe në fakt deklarata ime ka qene ne kontekst krejtesisht tjetër.

Në fund, për të gjithë ata që kanë mendësinë e medieve të tilla dhe që për fat të keq jetojnē mes nesh, ju them se edhe po te duam ne si opozitë LDK dhe VV ta rrezojmë qeverinë bashkë me listen serbe, kjo e fundit nuk do bêj pa lejen paraprake të Radojqiqit dhe Ramushit apo Vuqiqit dhe Thaqit sepse miqësia e tyre është e hershme.






Të lumtë premier zt.Ramush Haradinaj

Dy modele: Haradinaj si Rugova, ndërsa Thaçi si Milosheviçi

Prof.Dr.Enver Bytyçi,Ph.D

Kur para disa ditësh Ramush Haradinaj me qeverinë e tij vendosi taksën prej 10 përqind të mallrave serbe e boshnjake që do të hynin në Kosovë shumë prej nesh menduan se ai do të sprapsej nga presioni serbo-europian. Por ndodhi e kundërta: Dje qeveria Haradinaj vendosi të pamendueshmen, të paparashikueshmen, rritjen e kësaj takse nga 10 në 100 përqind.
Kur themi se ky vendim ishte i paparashikueshëm, kjo nuk përkthehet se ishte i palogjikshëm. Ishte i paparashikueshën në kontrast me qëndrimin e Hashim Thaçit. Sepse prej dje në Kosovë do të kemi dy simbole të reja. Nga njëra anë një ndjekës të Ibrahim Rugovës, i vendosur, i përkushtuar, këmbngulës, atdhetar e shtetar si Ramush Haradinaj dhe nga ana tjetër një Milosheviç, që beson e lufton për zgjerimin e territoreve të Serbisë, si Hashim Thaçi.
Kam shkruar dhe kam thënë se "Vetëm Ramush Haradinaj mund ta mposhtë Hashim Thaçin"! E nëse mposhtet Thaçi, mposhtet dhe Beogradi! Dje kryeministri i Kosovës ka hapur varrin e idesë së Thaçit për ndarjen e Kosovës. Duhet të caktohet vetëm disa dhe ora e varriit të kësaj ideje. Por ai nuk ishte I vetëm. E ndihmuan Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe  ministrat e PDK-së në qeveri. Kjo ndoshta është fitorja më e madhe e Kosovës në këto 20 vite. Megjithatë "gjarpërit" nuk i shihen këmbët! Duhet kujdes për lëvizjet e tij!
Reagimi ishte i ashpër edhe në Beograd, edhe nga shërbëtorët e Beogradit në Bruksel. Këta burokratë dhe cinikë të profesionit politik që përfaqësojnë nuk reaguan as ashpër, as butë ndaj destruktivizmit serb në Kosovë. Ka pasur njëmijë arësye për ta bërë këtë. Po përmend vetëm një prej tyre: Beogradi nënshkroi marrëveshjen për linjën e interkonjuksionit energjitik për Kosovën. Gjermania investoi në linjat energjitike qindra milionë euro. Por Beogradi e hodhi poshtë atë marrëveshje. Në Bruksel askush nuk u merakos për këtë. Askush nuk e qortoi qeverinë dhe presidentin e Serbisë. Ndërkohë vendimi I qeverisë së Haradinajt shkaktoi tërmet në Komisionin Europian. E përmendën Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, ndërkohë që as vetë nuk janë të bindur se kjo marrëveshje të ketë funksionuar ndonjëherë. Por nuk përmendën liberalizimin e vizave, megjithëse e premtuan pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin en Zi.
Vendimi për taksimin e mallrave serbe në fakt është marrë në Beograd dhe në Bruksel. Haradinaj thjesht ka formuluar dhe firmosur tekstin e atij vendimi.  Pra ky vendim është refleksion I qëndrimeve destruktive të Beogradit e të Brukselit ndaj Kosovës. Qëllimi i tij është vendosja e ekulibrave politikë e diplomatikë në marrëdhëniet me Serbinë, por edhe me Bashkimin Europian. Gjithçka në këtë botë zhvillohet e duhet të zhvillohet në ekuilibër. Kjo taksë është refuzim i padrejtësive që i janë bërë Kosovës. Eshtë produkt i padrejtësisë më të madhe në historinë e saj e planifikuar të bëhej keta muajt e ardhshëm me ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë. Kjo taksë i jep fund dilemës së varësisë së verbër të politikës së Kosovës ndaj politikës së Beogradit dhe të Moskës. Kjo masë e kthen në logjikën e sjelljes normale Beogradin dhe kësisoj do ta ndihëmojë edhe vetë Mogherinin e zotin Hahn, të cilët janë shndërruar në propagandues të mashtrimeve të radhës sa i përket integrimeve europiane të Kosovës dhe përkujdesen vetëm për fatin e serbëve, duke mos lloogaritur se në Kosovë jetojnë edhe shqiptarë, edhe boshnjakë, edhe kroatë apo malazezë. Pra taksa vendos thjesht balancën e munguar deri më sot. Si e tillë nuk ka pse qortohet!
Taksa për mallrat serbe në Kosovë i bën mirë dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Mbi të gjitha jep mesazhin se autokratët që udhëheqin të dy vendet nuk mund të marrin vendime në emër të popujve që ata përfaqësojnë. Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq prej dje nuk kanë më ëndërr të marrin ndonjë Çmim Nobel për Paqe si shpërblim për ndarjen e Kosovës. Nëse e duan këtë çmim të dy këta duhet t'i kërkojnë falje viktimave të Milosheviçit në Kosovë dhe duhet ta njohin përfundimisht shtetësinë e saj në kufijtë dhe territorin aktual të saj. Po kështu dhe Mogherini. Ndërsa Haradinaj ka obligim që të qëndrojë fort, madje të planifikojë dhe masa tjera antiserbe, sa herë që Serbia dhe Thaçi veprojnë kundër Kosovës. Shtetësinë dhe pavarësinë Kosova e ka fituar me sakriifica të jashtëzakonshme. Nuk mundet që këto sakrifica të fshihen nga memorja e shqiptarëve me një firmë të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq nën mbikëqyrjen e Mogherinit.
Kurse opozita nuk duhet të marroset pas fushatave për zgjedhje të reja. Eshtë e turpshme për opozitën në Kosovë që iniciativave të tilla t'i bashkohen politikanët e partisë që ka themeluar Hashim Thaçi dhe të kundërshtohen ose stigmatizohen nga ata që quhen opozitarë. Opozitarët e vërtetë në Kosovë janë ata që mbrojnë së pari territorin e vendit, shtetësinë e Kosovës dhe i japin asaj dinjitetin dhe integritetin e munguar. Këtë bëri dje Ramush Haradinaj dhe për këtë meriton përkrahjen e të gjithë Kosovës!
Tiranë, më 22.11.2018

2018/11/25

Flori Bruqi : Serbia përkrah kriminelët e luftës dhe dënon kritikët e tyre


Si u bënë heronj të Serbisë kriminelët e luftës?

Kriminelët  serbë të luftës  që kanë kryer dënimet e tyre janë shndërruar në pjesëmarrës aktivistë në jetën politike në Serbi falë qeverisë dhe medias, të cilat kanë vendosur ta harrojnë atë që ata bënë dhe t’i promovojnë ata si heronj.


"Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë,” deklaroi ministri serb i mbrojtjes me etnitet rom  zt. Aleksandar Vulin kohë më parë në një tubim të ish-ushtarëve të Batalionit të Tretë të Ushtrisë Serbe

Po,po! "Koha e turpit ka kaluar. Kjo është koha për të qenë krenarë,” këmbënguli ai.

Ky nuk do të konsiderohej si një event i jashtëzakonshëm nëse komandantët e nderuar nga Alaeksandër Vulin nuk do të ishin kriminelë lufte të dënuar.

"I falënderoj të gjithë ata që erdhën sot këtu për të ndarë me mua dhe familjen time lumturinë që ndjej që arrita t’i mbijetoj trekëmbëshave të Hagës,” tha Lazareviç për mediat në aeroport.


"Kam humbur 10 vjet nga jeta ime dhe pse? Nuk jam dënuar për ndonjë krim specifik, as timin dhe as për atë të ndonjë anëtari tjetër të Korpusit të Prishtinës," shtoi ai.


Në radhën e parë midis ish-ushtarëve që u nderuan ishin Vladimir Lazareviç, ish-shefi i shtabit i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave dhe Nikola Sainoviç, ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë.

Vladimir Lazareviç dhe Nikolla Shainoviç u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë përkatësisht me 14 dhe 18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 1 milion të tjerë u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Nuk ishte vetëm qeveria serbe që po shprehte krenari për “heronjtë tanë”, por edhe zyrtarë në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sekretari kryesor në zyrën e Aleksandër  Vuçiçit, Nikola Selakoviç, tha në të njëjtin tubim se është “detyrë e Serbisë të nderojë profesionalizmin” e Batalionit të Tretë të Ushtrisë Serbe.

Kjo nuk është hera e parë që  ministri Aleksandër Vulini dhe Nikolla Selankoviçi kanë treguar dashamirësi ndaj kriminelëve të luftës.

Ministri i drejtësisë Nikola Selakoviç, i cili shkoi në Hollandë bashkë me ministrin e mbrojtjes Bratislav Gasiç për të marrë Lazareviçin, tha se “kjo ishte një ditë e madhe për Serbinë”.

Në vitin 2015 ata organizuan një mikpritje prej heroi për gjeneralin Vladimir Lazareviçin kur ai u rikthye në Serbi pasi kreu dënimin e tij.

Lazareviç u mirëprit në aeroport edhe nga ministri serb i punës Aleksandër Vulin, kreu i Ushtrisë Serbe Ljubisa Dikoviç, bishopi ortodoks serb Teodosije dhe kryebashkiaku i Nishit, Zoran Perisiç.

Gasiç dhe Selakoviç ishin ministrat e parë që shoqërojnë ndonjëherë një të burgosur që kthehet në shtëpi pas lirimit të tij nga Gjykata e Hagës.

Zyrtarët nuk pranuan të japin arsyet e tyre për këtë vendim.

Në vitin 2014, dënimi i Lazareviçit u ulë nga 15 në 14 vjet burg në një seancë apeli, e cila rishqyrtoi dënimin e tij për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Sipas vendimit, Lazareviç ndihmoi dhe mori pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kreu vepra të tjera çnjerëzore duke siguruar ndihmë praktike për anëtarët e Ushtrisë Jugosllave.


Gjykata vendosi se Lazareviç ishte në dijeni të faktit se në Kosovë po kryheshin akte çnjerëzore kundër civilëve dhe pronës civile gjatë operacioneve të Ushtrisë Jugosllave dhe atyre të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Si komandant i Korpusit të Prishtinës, Lazareviç kishte kontroll de jure dhe de facto mbi njësitë në varësi të tij, duke përfshirë edhe njësitë e Ushtrisë Jugosllave dhe repartet ushtarake territoriale,” thuhej në vendim.

Dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës gjeti gjithashtu se "Lazareviç kishte siguruar ndihmë praktike, inkurajim, ose mbështetje morale për anëtarët e Ushtrisë Jugosllave, të cilët ai e dinte se kishin si qëllim të kryenin dëbime dhe transferime të dhunshme".

Në të njëjtën çështje, ish zv/kryeministri i Jugosllavisë Nikola Sainoviç u dënua me 18 vjet burg, ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Jugosllave Dragoljub Ojdaniç me 15 vjet burg, ish-komandanti i Ushtrisë Jugosllave Nebojsa Pavkoviç me 22 vjet burg dhe Sreten Lukiç, kreu i forcave policore të Serbisë në Kosovë me 20 vjet burg.

Vetëm Pavkoviç dhe Lukiç janë ende në burg. Si Ojdaniç dhe Sainoviç kanë marrë lirim të parakohshëm dhe që atëherë jetojnë në Beograd.

Sainoviç iu rikthye politikës në shtator, kur ai u bë anëtar i bordit ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë, pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.


Të gjithë njerëzit ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili u gjykua për gjenocid dhe krime lufte të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë. Ai vdiq në vitin 2006 në qelinë e tij para se gjyqi të përfundonte.


Por kriminelët e luftës në Serbi nuk gëzojnë vetëm mbështetjen e ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, por gjithashtu edhe të medias.

Pavarësisht detyrimeve të tyre për kodin e etikës, media serbe rrallë përmend të kaluarën e të dënuarve nga Gjykata e Hagës. Edhe pse shumë prej tyre janë shfaqur në televizion apo shtyp gjatë viteve të fundit, e rrallë është media që përmend të kaluarën e tyre kriminale dhe në vend të kësaj i prezanton ata si analistë, ish-gjeneralë ose këshilltarë.

Gjithashtu, nëse shikoni lajmet e fundjavës nga tubimi i ish-ushtarëve të Ushtrisë Serbe , nuk do të lexoni asgjë për veprimet e tyre të turpshme gjatë luftës në Kosovë.

Edhe televizioni publik serb, RTS, nuk e përmendi se cilët ishit këta njerëz që u nderuan me aq shumë krenari nga Aleksandër  Vulini dhe Nikolla Selakoviçi.

Por ata që ngrihen kundër mohimit të së kaluarës dhe rikthimit të kriminelëve të luftës në jetën publike, siç janë aktivistët e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, përballen me kërcënime, abuzime dhe madje edhe dhunë fizike.

Nën sloganet "Kriminelët e luftës nuk janë heronjtë tanë" dhe "Kriminelët e luftës të heshtin që viktimat të mund të flasin", aktivistët e Nismës Rinore u përpoqën të parandalonin shfaqjet dhe fjalimet publike të ish-kolonelit të Ushtrisë Popullore Jugosllave Veselin Sljivançanin dhe ish-kryetarit të parlamentit serb të Bosnjës Momçilo Krajsinik, të dy të dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Aktivistët u rrahën dhe kërcënuan, por sulmuesit e tyre s’u kapën kurrë.

Ndërsa Serbia përparon në rrugën e saj drejt BE-së, duke pretenduar se po respekton sundimin e ligjit dhe se po përmbush kriterin e anëtarësimit, kur vjen fjala te ndjekjet penale të krimeve të luftës dhe ballafaqimi me të kaluarën, ajo s’po bën asnjë progres.

Gjyqet në vend të krimeve të luftës kanë ngecur në një ngërç ligjor të shkaktuar nga fakti se kryeprokurori i krimeve të luftës nuk u emërua për një vit e gjysmë.

Numri i datave të gjyqeve është ndër më të ulëtit që kur u krijua zyra e prokurorisë për krimet e luftës në vitin 2003, ndërsa u bërë tre vjet që nuk ngrihet asnjë padi për krime në Kosovë.

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është se kjo prirje jehon edhe në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. 



Në Bosnje, Fikret Abdiç, i cili kreu dënimin e tij me 15 vjet burg për krime lufte, tani është kryetar komune, ndërsa të tjerë që përballen me akuza për krime lufte në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu mbajnë poste politike. Agjencioni "Floripress" disa herë shkroi gjerësisht për ndikimin e tyre politik në vitin 2016.

Komuniteti ndërkombëtar është munduar shumë në ngritjen e Gjykatës së Hagës, e cila do të mbyllet në fund të këtij viti, por nuk arriti të trajtonte çështjen e rehabilitimit të kriminelëve të luftës dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Kur veprat e kryera nga kriminelët e luftës, si Vladimir Lazareviç dhe Nikola Sainoviç, nuk përmenden në arenën publike dhe ata risillen si heronj, është e qartë se problemet serioze vazhdojnë.

Siç tha kryeprokurori i Gjykatës së Hagës Serge Brammertz në raportin e tij të fundit në OKB, nacionalistët në vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë ende besojnë në pafajësinë dhe viktimizimin e tyre.

"Mesazhi i mohimit dhe revizionizmit është i zëshëm dhe i qartë," tha Brammertz. "Ne i njohim viktimat tona, por jo tuajat. Kriminelët tuaj të luftës janë heronjtë tanë.”





******


Kur aktivistët protestuan kundër një eventi të organizuar nga partia qeverisëse që promovonte një kriminel lufte të dënuar, ne u arrestuam dhe u gjobitëm – duke treguar përsëri se si zyrtarët serbë ende e refuzojnë të vërtetën mbi konfliktet e viteve 1990.

Në nëntor të vitit 1991 në Vukovar në Kroaci, rreth 260 vetë u vranë në atë që njihet si masakra e Ovcarës. Të martën, ne që ngritëm zërat tanë kundër autorëve të këtij krimi, u gjobitëm nga një gjykatë serbe.

Unë isha një nga tetë aktivistë nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi, të cilët u gjobitën me nga 50,000 dinarë secili (rreth 420 euro), se protestuam kundër promovimit të një libri nga krimineli i dënuar i luftës Veselin Sljivancanin në janar të vitit të kaluar.

Të tetë ne që u gjobitëm kemi lindur në vitet 1990 dhe të gjitha jetët tona u prekën negativisht nga lufta, ndërsa ata që kryen krime të tmerrshme dhe krime masive, tani mirëpriten dhe vlerësohen nga institucionet serbe dhe publiku i gjerë.

Sljivancanin, një ish-oficer në Ushtrinë Popullore Jugosllave, ishte një nga katër oficerët e akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krimet e kryera në Ovcara. Padia e tij u bazua në faktin se ai ishte në komandën e drejtpërdrejtë të forcave të Ushtrisë Popullore Jugosllave që morën kontrollin mbi spitalin e Vukovarit, nga i cili jo serbët u dërguan në Ovcara dhe më pas u ekzekutuan.



Krimineli serb Vladimir Sheshel

Në fund, ai u dënua me 10 vjet burg nga ICTY-ja për asistim dhe nxitje në torturimin e të burgosurve.

Por pasi Sljivancanin e vuajti dënimin, ai u kthye në Serbi, ku ai dikur dhe ende perceptohet si një hero kombëtar.

Shumë shpejt, ai filloi të angazhohej në politikë duke mbështetur Partinë Progresive Serbe në pushtet. Në janar të vitit 2017, gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, Partia Progresive organizoi një promovim publik të librit të Sljivancanin në Beska, një fshat pranë Indjas në Serbinë veriore.

Eventi u organizua në një qendër kulturore komunale, një hapësirë publike e financuar nga të gjithë qytetarët e Serbisë. Edhe para kësaj, përfaqësuesit e institucioneve serbe tashmë kishin një histori të pasur përkrahje të kriminelëve të dënuar të luftës dhe organizimin e mirëseardhjeve zyrtare pas daljes së tyre nga burgu, si në rastet e Vladimir Lazareviçit dhe Nikola Sainoviçit.



Krimineli Veselin Sljivancanin në Gjykatën e Hagës në vitin 2005


Gjatë eventit publik në Beska, aktivistë të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, një OJQ me bazë në Beograd, erdhën për të protestuar kundër promovimit të një krimineli të dënuar lufte nga partia në pushtet.

Ne i frymë bilbilave dhe shpalosëm një banderolë që thoshte: "Kriminelët e luftës duhet të heshtin, në mënyrë që të flitet për viktimat", pas së cilës një grup mbështetësish të Partisë Progresive dhe përfaqësues të qeverisë lokale e hoqën banderolën dhe na sulmuan fizikisht. Dy prej nesh përfunduan në spital dhe makina jonë u dëmtua.

Pas eventit, filloi një fushatë e organizuar nga shteti kundër nesh. Tabloidët pro regjimit na quajtën "fashistë" dhe "huliganë" dhe grupe ekstremiste të krahut të djathtë erdhën në zyrën e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Në fund, u dënuam nga gjykata për kundërvajtje në qytetin e Rumas për shkelje të ligjit duke prishur eventin e librit të Sljivancanin.

Le të kujtojmë se Serbia miratoi Ligjin e Bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës në vitin 2002, pesë vjet pasi Sljivancanin u dënua, prandaj vendimi i tij njihet ligjërisht nga Republika e Serbisë. Pra, pyetja është, pse nuk mund të quhet kriminel lufte një njeri i dënuar për krime lufte?


                                                
                                                     Krimineli Veselin Sljivancanin



Për fat të keq, shembulli i Sljivancaninit është vetëm një nga shumë raste të ngjashme që tregojnë mbështetjen e fortë të institucioneve serbe për krimet e luftës dhe autorët e tyre.

Aktualisht, njëri prej tyre madje është ulur si deputet në parlamentin serb (Vojisllav Shesheli), ndërsa Ministria e Mbrojtjes po boton ditarët e luftës të një tjetri (Nebojsa Pavkoviç) dhe i promovon publikisht ato në Panairin e Librit të Beogradit.

Shesheli u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u dënua me 10 vjet burg, ndërsa Pavkoviç u shpall fajtor për persekutimin, vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve të Kosovës dhe u dënua me 22 vjet burg.

Vlen të theksohet edhe rasti i Vladimir Lazareviç, i cili u ftua të ishte lektor ligjërues në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Serbe disa muaj më parë. Lazareviç u dënua me 14 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

Pra, saktësisht kur fakti që një krim është kryer gjatë luftës u bë rrethanë lehtësuese? Ka zemërim publik për krimet individuale, por nuk ka ndjeshmëri publike për viktimat e krimeve të luftës të vrara nga njerëzit që fshihen pas flamurit serb.

Disi, përgjatë rrugës, doli se patriotizmi dhe dashuria për venditn tënd nënkupton të mbështesësh kriminelët e luftës dhe t'i lavdërosh ata si heronj - për aq kohë sa ato janë “tanët”, sigurisht.

Krimineli çetnik Serb Vojisllav Sheshel

Ndërkohë që ne që shkuam në Beska për të protestuar kundër promovimit publik të autorëve të krimeve të luftës u dënuam brenda një viti, por disa nga gjyqet e krimeve të luftës që po vazhdojnë në Serbi kanë vazhduar për më shumë se një dekadë, pa ndonjë shenjë përfundimi. Provat po humbasin dhe viktimat po lodhen dhe gjithnjë e më shumë nuk duan të marrin pjesë në procese ligjore që qartazi nuk do të sjellin ndonjë kënaqësi.

Dënimet tona për kundërvajtje dërguan një mesazh të qartë se kriminelët e luftës jo vetëm tolerohen, por janë edhe të dëshirueshëm në jetën publike. Ata që janë gjetur ligjërisht përgjegjës për vrasjet, dëbimet dhe mizoritë e tjera masive, mbështeten nga zyrtarët tanë dhe mirëpriten nga institucionet tona - dhe kushdo që nuk e pranon këtë quhet tradhtar ose agjent i huaj.


Kosova rihap çështjen pasi viktima e përdhunimit
 gjatë luftës flet publikisht


Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur një hetim për rastin e Vasfije Krasniqi Goodman, e cila së fundmi u bë gruaja e parë në vend që foli hapur mbi faktin se ishte një viktimë përdhunimi e kohës së luftës.


Prokurorja Speciale Drita Hajdari tha të enjten në mbrëmje në programin televiziv të BIRN Kosovës "Jeta në Kosovë" se ajo ka nisur hetimet në rastin e Vasfije Krasniqi Goodman pasi ajo u bë gruaja e parë që foli publikisht për përvojën e saj si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në vitin 2014, Gjykata e Lartë e Kosovës liroi nga akuzat dy ish-policët serbë të cilët ishin paditur fillimisht për përdhunim Krasniqi Goodmanit.

"Rasti i Vasfijes është rihapur. Vendosa të rihapja rastin e saj, por jo kundër autorëve, sepse procedurat kundër të dyve u mbyllën me vendimin të prerë. Nuk kam baza ligjore për ngritjen e një çështje të re kundër tyre,” tha Hajdari për programin.

Ajo shpjegoi se një nga arsyet për rihapjen e rastit ishte se përdhunimi ishte përdorur si një armë nga ana e armikut gjatë luftës.

"Po e bëj këtë sepse ata, serbët, kryen përdhunim gjatë luftës, ishte një mjet lufte. Këto përdhunime në Kosovë nuk ndodhën rastësisht dhe këto nuk janë raste të izoluara," tha Hajdari.

"Këto janë armë të përdorura nga armiku gjatë luftës," shtoi ajo.

Hajdari tha se ajo tashmë ka paraqitur një kërkesë në polici për të filluar hetimet e mëtejshme.

"Kam bërë një kërkesë, një autorizim nga ana e policisë - njësia e hetimeve për krimet e luftës, në të cilën kam shpjeguar saktësisht veprimet që duhet të ndërmarrin në këtë rast; ndër të tjera, dëshmitarët do të merren në pyetje sërish në të ardhmen, ndoshta edhe Vasfija," tha ajo.

Krasniqi Goodman dha një intervistë për televizionin publik të Kosovës, RTK, muajin e kaluar, duke thënë se ajo u përdhunua dy herë pasi u mor nga shtëpia e saj nga oficerë të policisë serbe në prill të vitit 1999.

Nuk ka statistika të verifikuara për numrin e viktimave të dhunës seksuale të shkaktuar nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

Një raport i publikuar nga Amnesty International në dhjetor 2017 tha se vetëm disa prej atyre që akuzohen për përdhunim gjatë luftës në Kosovë janë ndjekur penalisht.

Në një shoqëri shoqërore konservatore, pak nga viktimat mund të mbështeten te familjet e tyre për të ndarë përvojat e tyre. Duke pasur frikë nga stigmatizimi, shumë prej tyre kanë vazhduar të vuajnë në heshtje.



Një shqiptare e Kosovës ka folur për herë të parë në televizion për eksperiencën e saj si një viktimë përdhunimi gjatë luftës dhe për betejën e saj të pasuksesshme për drejtësi në gjykatë.


Duke thyer heshtjen mbi përdhunimin në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, një e mbijetuar e dhunës seksuale në kohën e luftës, është bërë gruaja e parë që flet në lidhje me përvojën e saj gjatë luftës në Kosovë midis 1998 dhe 1999 në një intervistë.

Krasniqi Goodman kërkoi drejtësi para gjykatave në Kosovë, por në vitin 2014 Gjykata e Lartë i liroi nga akuzat dy policë serbë, fillimisht të paditur për përdhunimin e saj.

Edhe pse ajo theu një tabu duke folur për përvojën e saj të hidhur dhe frymëzoi shumë njerëz me dëshminë e saj publike, organizatat e të drejtave të njeriut po paralajmërojnë se drejtësia duket larg për Krasniqi Goodman dhe për shumë të mbijetuara të përdhunimit të kohës së luftës.

"Është shumë e vështirë të vërtetosh në gjykatë dhunën seksuale, sidomos kur krimi është kryer shumë kohë më parë dhe shpesh nuk ka prova mjeko-ligjore, një mungesë provash të tjera materiale dhe mundësi të kufizuara për të gjetur ndonjë provë tjetër apo dëshmitarë okularë," tha  Bekim Blakaj, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, FDH.

Blakaj shtoi se identifikimi i autorëve është një sfidë e madhe.

"Gjyqtarët janë të ndjeshëm për dhënien e vendimeve në përputhje të plotë me standardet më të larta të respektimit të të drejtave të të akuzuarit dhe shpesh 'dyshimi i arsyeshëm' nuk mjafton për të dënuar autorët," tha ai.

Ai shtoi se kjo do të thotë që autorët e përdhunimit shpesh mbeten të pandëshkuar.

"Në raste të tilla, sidomos ku përfshihet dhuna seksuale, gjyqtarët nuk duhet të jenë aq të ngurtë. Ata duhet të bëjnë përpjekje shtesë për të kërkuar prova të mundshme që do t'u mundësojnë atyre dhënien e një vendim të drejtë," tha Blakaj.

Krasniqi Goodman jetonte në fshatin e vogël të Stanoçit të Ulët në Vushtrri me prindërit dhe vëllezërit e motrat kur ndodhi gjithçka.

"Më 14 prill 1999 isha në oborr kur dëgjova të trokitura në derë. Shkova brenda për t'i thënë nënës të hapte derën. Nuk e dinim nëse ata do të vinin për të na vrarë apo për të na bastisur,” tha Krasniqi Goodman, duke kujtuar përvojën e saj të tmerrshme të martën në televizionin publik të Kosovës, RTK.

Ajo tha se një oficer serb kishte ardhur në shtëpi dhe kërkoi të dinte se ku ishin babai dhe vëllai i saj.

"Nëna i tha se ata ishin në Gjermani, por ai tha, 'Jo, ata kanë shkuar në luftë' dhe ai hyri brenda dhe më mori,” tha ajo.

Ai i tha Krasniqit Goodmanit se do ta çonin në rajonin e policisë për të dhënë një deklaratë.

Ajo shumë shpejt kuptoi se nuk po shkonte në rajonin e policisë pasi makina mori një kthesë dhe përfundoi në fshatin Babimoc me shumicë popullsie serbe, ku ajo tha se oficeri i policisë e përdhunoi.

Ajo tha se oficeri i tha asaj: "Do të paguash për atë që kanë bërë babai dhe vëllai yt.”

"Në atë moment doja të më vrisnin me një plumb,” tha Krasniqi Goodman.

Brenda disa orësh, ajo tha se po përdhunohej përsëri nga një serb tjetër, i cili nuk ishte me uniformë.

Ai më pas e ktheu atë në shtëpi. Ajo ndjeu se nuk mund ta ndante këtë ngjarje me askënd, derisa më vonë e raportoi rastin tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK.

Krasniqi Goodman ishte me fat që kishte mbështetjen e familjes së saj kur e bëri këtë, gjë të cilën, në një shoqëri konservatore, shumica e rreth 20,000 viktimave të tjera të përdhunimit në luftën e Kosovës nuk kishin.

Duke u druajtur nga stigmatizimi dhe madje edhe nga përjashtimi i plotë nga shoqëria, mijëra prej tyre kanë jetuar në heshtje, disa prej të cilave kanë probleme serioze shëndetësore.

Perceptimet negative të shoqërisë dhe vështirësia në marrjen e trajtimit të përshtatshëm mjekësor në një vend të varfër si Kosova i ka shtyrë disa prej këtyre viktimave të përdhunimit në vetëvrasje.




Agonia e Pafund e Grave të Mbijetuara të Dhunës së Luftës në Kosovë


Grave të dhunuara dhe torturuara gjatë luftës në Kosovë, pas vite të tëra vuajtje në heshtje, po u ofrohet një skemë dëmshpërblimi - por stigma e të qenit e dhunuar mund t’i shtyjë shumë nga to të mos aplikojnë fare.



Si ajo, mijëra të tjera ishin viktima të dhunës seksuale të përdorur nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Fata ndrydh gishtat pa pushim sikur para një sikleti të madh. Në korridor dëgjohen hapa dhe ndalet, në pritje që jashtë të bie qetësia.

Janë bërë 18 vjet që kur në një ditë maji me shi në vitin 1999 ajo u nda nga një kolonë refugjatësh, u dhunua dhe u torturua nga pjesëtarë të njësive ushtarake serbe në një shtëpi private në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë. Aty humbi syrin e djathtë. Ishte vetëm 16 vjeç.

“Mbaj mend që na kanë mbajtur tri ditë. Ishim 15 veta në një dhomë. Kur jam këndellur e kam parë që syrin e djathtë e kam të lidhur dhe nuk mundesha me lëvizë”, kujton ajo.

Që nga ajo ditë, Fata, që është emri i shkurtër i saj pasi kështu ka preferuar të citohet , vazhdimisht ka qenë e përfolur, nënçmuar dhe e stigmatizuar nga komuniteti përreth.

“Halla më tha që nuk duhet të tregoj çka ka ndodhur se më mirë është të mbytesh”, thotë ajo.

Si ajo, mijëra të tjera ishin viktima të dhunës seksuale të përdorur nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, e cila me ndihmën e NATO-s i dha fund regjimit të Serbisë.

Fata tregon se vendi ku u mbajt ishte bërë qendër e dhunimit dhe vrasjeve nga forcat serbe.

”Ditën e parë mbaj mend që dhunimi vazhdoi pa ndërprerë. Ata ndërroheshin ndërsa ne na e fshinin gjakun”, tregon ajo.

Përkundër përjetimeve të llahtarshme, ajo druan të aplikojë për statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, në një skemë reparacionesh për të dhunuarat në luftë që qeveria e Kosovës pret ta aplikojë prej këtij viti.

“Familja ime nuk dëshiron të më figurojë emri askund. Tash janë familje e madhe. Kanë martuar djemtë e vajzat dhe kanë bërë shumë lidhje familjare. Nuk duan që dikush ta përmend këtë”, thotë ajo.

Një tubë flokësh të zezë i mban mbi syrin e djathtë, shprehi e të mbajturit gjatë duke mbuluar gropëzën e syrit të humbur. Ajo vetëm tri vite më parë, me ndihmën e një shoqate, mundi ta bëjë një protezë syri.

Vuajtja në heshtje


Pas vitesh heshtje e stigmatizimi, Parlamenti i Kosovës në vitin 2014 miratoi një ligj që u njeh këtyre grave statusin e viktimave dhe u jep atyre një pension mujor që nuk kalon përtej 220 eurove.

Në fund të muajit prill, qeveria themeloi Komisionin për Verifikim dhe Njohje të statusit të viktimës së dhunës duke kryer procedurat nënligjore që mundësojnë nisjen e procesit.

“Ligji u njeh statusin, por ato nuk kanë beneficionet e njëjta me viktimat tjera të luftës, ndonëse nevojat e tyre shpesh janë më të mëdha”, thotë për , Veprore Shehu nga organizata “Medica Kosova” në Gjakovë, e cila trajton viktimat e dhunimit.

Përfitimet kryesore që viktimat tjera të luftës marrin janë pensione familjare, shërbim shëndetësor falas, përparësi në punësim, si dhe lirim nga taksat gjyqësore, administrative e taksat publike, përfshirë tatimet pronësore dhe çmim më të lirë të energjisë elektrike.

Ligji parasheh që të mbijetuarat e dhunimit mund të aplikojnë për statusin me shkrim, pa pasur nevojë që ta dëshmojnë me prani fizike atë që kanë përjetuar. Të mbijetuarat nuk janë të obliguara, por mund të paraqesin dëshmi mjekësore ose policore si provë të dhunimit.

Organizata që drejton Shehu, bashkë me tri të tjera, është përzgjedhur nga qeveria për t’i mbledhur aplikacionet e viktimave, në mënyrë që të ruhet konfidencialiteti i viktimave, për të mos u përballur drejtpërdrejt me anëtarët e Komisionit.

Arban Abrashi, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila do ta implementojë skemën e reparacioneve, thotë se do të jetë një mbështetje modeste për këtë kategori të shoqërisë. “Por kjo nuk do ta ofrojë drejtësinë e munguar”, tha Abrashi .

Nën frikën e stigmatizimit dhe përjashtimit, mijëra gra viktima të dhunës seksuale të luftës kanë vazhduar në heshtje të jetojnë me probleme të rënda shëndetësore.

Më tepër se vetë ajo, ishte familja e Fatës që kishte përjetuar dhunimin e vajzës si një turp të madh të familjes.

“Nuk munda ta vazhdoja shkollën. Mjekimi ishte i vështirë. Familja vuante sepse shumëkush përreth e dinte që isha dhunuar dhe kishin tentuar të ma nxjerrin syrin”, rrëfen ajo.

Kostoja psikologjike ishte edhe më e rëndë. Fata thotë se vuan nga depresioni, migrena dhe ka dhimbje të përditshme koke.

Perceptimet negative të shoqërisë dhe vështirësitë për të marrë trajtim mjekësor në një vend të varfër si Kosova kanë bërë që shumë viktima të kryejnë vetëvrasje.

“Një numër i tyre ka vdekur si pasojë e dhunës në familje, të kryer kundër viktimave, në emër të nderit”, thotë Siobhan Hobbs, e cila në vitin 2016 drejtoi një ekip të OKB-së që publikoi një raport rreth gjendjes së vështirë të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë. (hyperlink)

Kjo ndodhi për arsye se, në shumë familje sikur ajo e Fatës, dhunimi shihet si njollë në nderin familjar.

“Vendosa të martohem jo pse doja, por për t’iu larguar familjes si barrë. U bë më keq. Familja e burrit kishin dëgjuar që isha e dhunuar dhe isha pa një sy. Na përzunë nga shtëpia”, rrëfen ajo.

Prej atëherë, së bashku me burrin dhe dy fëmijët, ajo jeton nëpër strehimore kolektive apo shtëpi të braktisura në betejë me një varfëri të thellë.

Disa të mbijetuara të dhunimit jo vetëm u përjashtuan nga të afërmit, por u braktisën edhe nga burrat e tyre.

Të margjinalizuara dhe paragjykuara, ato shpesh kanë mbajtur peshën e fajit për çfarë u kishte ndodhur.

Një grua tjetër ka treguar për BIRN se ajo dhe motra e saj u dhunuan në një shtëpi në Deçan.

“Kur burri i saj e mori vesh se çka kishte ndodhur, ai e braktisi motrën time me dy fëmijë dhe u martua me një tjetër”, tha ajo.

Frika nga dhuna dhe dëbimi ka bërë që shumë gra të hezitojnë të kërkojnë ndihmë, sidomos në shërbime shëndetësore, punësim dhe trajnime.

Kjo vazhdon të jetë arsyeja pse disa gra, si Fata, hezitojnë të aplikojë për t’iu njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale në luftë.

Shumë nga ato kanë frikën se si do ta arsyetojnë para familjeve të tyre pagën që do ta marrin.

“Në fillim do të ketë shumë pak viktima që aplikojnë”, thotë për BIRN, Feride Rushti, udhëheqëse e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës me seli në Prishtinë.

Ajo thotë gjithashtu se ligji është diskriminues.

Ligji aktual parasheh statusin për viktimat e dhunës në periudhën mes 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, koha kur forcat serbe u larguan nga Kosova pas fushatës së sulmeve ajrore të NATO-s.

Por, disa shoqata serbe për mbrojtjen e viktimave thonë se ky afat nënkupton që të mbijetuarat serbe të cilat gjithashtu përjetuan dhunë seksuale pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova, nuk do të kenë të drejtë për të aplikuar.

“Dhunimet nuk janë bërë vetëm nga serbët dhe jo vetëm gjatë luftës,” thotë Rushiti. “Ka pasur viktima nga të gjitha palët”.

Blagica Radovanoviq, kryetare e OJQ-së “Shën Mëria”, e cila merret me viktimat e dhunës familjarë në qytetin verior të Zveçanit, thotë se komuniteti serb në Kosovë nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e ligjit dhe nuk ka dijeni për përmbajtjen e tij.

“Ne rekomandojmë që të hulumtohet numri aktual i viktimave të dhunës seksuale, i cili do t’i përfshinte të gjitha komunitetet e prekura nga lufta. Nuk ka informacione rreth dhunës seksuale gjatë sulmeve hakmarrëse (të shqiptarëve)”, thotë Radovanoviq.

Veprore Shehu thotë se organizata e saj ka ofruar përkujdesje për tri gra rome që kanë përjetuar dhunimin.

Hobbs gjithashtu thotë se korniza ligjore e vitit 2014 duhet të amendamendohet.

“Ligji duhet të jetë më gjithëpërfshirës. Afati kohor duhet të ndryshohet sepse ai nuk i mbulon viktimat e dhunës seksuale të kryera pas konfliktit. Por themelimi i Komisionit duhet të vazhdojë, dhe çdo amendamentim i ligjit mund të bëhet paralelisht ose më pas”, tha Hobbs në një intervistë përmes Skype.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...