Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/02/12

Mustafa Nano : “Sandwich: A është mirë me qenë shqiptar?”,

Nga Flori Bruqi


Një titull libertin e provokativ konsiderohet libri më i fundit: “Sandwich (A është mirë me qenë shqiptar?), I promovuar pak ditë më parë nga botimet “UETPress”, por që ka pasur jehonë të menjëhershme, që ashtu si pritej ka ngjallur edhe polemika. Duke hyrë në çështje identitare të shqiptarëve, parë drejtpërsëdrejti nga të huajt, kryesisht evropianë që kaluan këtej nga shekulli i 18, Nano ndërton librin ese duke hapur debate jo vetëm kulturore por edhe antropoligjike. Pyetur për vështirësinë e perceptimin, e kuptimit të titullit të librit, për një kulturë si e jona, Nano është përgjigjur: Ky titull mund të duket si një trill për të shkaktuar efekte marketingu, por nuk është tamam kështu. Ka një përputhje mes titullit dhe përmbajtjes. Në thelb unë merrem në këtë libër me sandwich-in historik grek-shqiptar-serb. Pse ky provokim intelektual? Çfarë është ky libër për shqiptarët? Autori është shprehur se “Në këtë libër kam në fokus shqiptarët, apo ngjarje të historisë së Shqipërisë, por në korelacion me fqinjët tanë. Ka disa interpretime të historiografive kombëtare në Ballkan mbi ngjarje të caktuara që më duken të pasakta. Studiuesit shqiptarë, serbë, grekë i kanë mëshuar më shumë idesë se kombet e tyre janë tepër të ndarë prej njëri-tjetrit, se historia e Ballkanit është një histori armiqësish, se kjo armiqësi është e hershme, e në ndonjë rast duke dhënë përshtypjen se kombet në Ballkan kanë lindur me urrejtjen ndaj (apo për t’i dhënë urrejtje) njëri-tjetrit. Historia e 150 viteve të fundit, që nis në momentin kur lindën idetë nacionale këtyre anëve, rreket ta provojë këtë gjë, pasi është në thelb një histori mospajtimesh, luftërash, krimesh, mizorish, rivendikimesh territoriale, revanshi, etj, etj, por para kësaj kohe, për shekuj të tërë, nuk ka qenë kështu. Jo tamam kështu. Historiografitë nacionale, të ndihmuara edhe nga arti, letërsia e në përgjithësi kulturat nacionale, kanë bërë të vetën për ta shtrirë këtë klimë konflikti në të gjitha kohët. …”



Mustafa Nano.jpg

Mustafa Nano - (lindur në Durres) është analist politik shqiptar nga Shqipëria.

Prej më shumë se 11 vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet dhe shkrimet e tij dallohet për pikëpamjet liberal-progresiste. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip. Është autor i tre librave eseistikë. Ai është edhe themelues i blog-ut online Respublica.al ku trajtohen tema aktualiteti, ekonomike dhe sociale.

Rezultate imazhesh për mustafa nano


Mustafa Nano e tha edhe këtë: Shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi

Analisti, Mustafa Nano, tregon të vërtetën e pjesëmarrjes së tij në një konferencë të organizuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Beograd.

Sipas Nanos “Kosova është ‘gjylja e madhe’ në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serbo-shqiptare. Çfarë ishte kjo konferencë?


Ishte një konferencë e organizuar nga Tanjugu dhe ATSH-ja, me titullin “Shqiptarë e serbë – si të ecet më tutje?”, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m’u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca.

Në një intervistë për “Panorama”, Nano tregon se kritikët e tij e kanë kuptuar drejt këtë herë, por mendojnë ndryshe nga ai.


Por këtu kanë shkaktuar debat nja dy qëndrimet tuaja. Mendoni që jeni keqkuptuar?

Jo, problemi nuk është që jam keqkuptuar. Problemi është që jam kuptuar drejt. Kjo do të thotë se sulmohem nga njerëz, që në këtë çështje mendojnë ndryshe nga unë.

Çfarë thatë ju atje?

Thashë shumë pak gjëra. Së pari, thashë se nuk kisha pritur që në këtë konferencë të flitej aq shumë për Kosovën. Intelektualët serbë, por edhe ministri i tyre, siç ju thashë, i hapnin dhe i mbyllnin fjalët e tyre me Kosovën. Nuk është se flisnin me gjuhën e Milosheviçit. Madje, as me gjuhën e Daçiçit nuk flisnin. Por dukej se serbët nuk janë ende të përgatitur t’i shohin marrëdhëniet mes tyre e shqiptarëve në një perspektivë, që e kapërcen ankthin e tyre mbi Kosovën. Dhe kjo mua më befasoi, sidomos po të mendojmë që ai ishte një takim midis Tiranës e Beogradit (nuk kishte të ftuar nga Kosova). Nisur nga kjo, unë thashë në thelb se ka shumë Kosovë në këtë takim, duhet ta shmangim pak Kosovën, dhe mund ta shmangim, ndryshe i bie që të llokoçitemi në llucën e zakonshme e të xhirojmë në vend.

Por mund të ndodhë kjo? Mund të përjashtohet Kosova, kur flitet mbi marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve?

Po, mund të ndodhë. Madje, duhet të ndodhë. Për dy arsye. Së pari, sepse çështja e Kosovës ka marrë rrugë e nuk mund të kthehet prapa; nuk ka fuqi askush që ta kthejë prapa; çfarëdo që të ndodhë, nuk ka më kthim prapa; edhe sikur kosovarët të rrëmbejnë armët e të fillojnë të luftojnë me njëritjetrin, kthim prapa nuk ka; dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë; unë çuditem pse kjo nuk është e qartë. Dhe së dyti, sepse ka gjëra të tjera për të biseduar, që mund të jenë shkëmbimet në ekonomi, në kulturë etj., apo edhe – kjo është një temë që unë e kam për zemër – shkëmbimet e takimet midis intelektualëve, akademikëve, gazetarëve, në mënyrë që këta të fundit të ballafaqojnë e të përafrojnë ide, mendime, vizione mbi historinë, mbi njëri-tjetrin, mbi gjëra që ne ndajmë.

Kjo ka shkaktuar debat, mes të tjerash. Se ju keni thënë, sipas kritikëve tuaj, që shqiptarë e serbë kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Saktësisht, teza ime është se “problemi ynë është Kosova; kur flasim për marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve, Kosova është “gjylja e madhe” në këmbët e këtyre marrëdhënieve; dhe sikur kjo çështje të mos ekzistonte apo sikur të gjente një zgjidhje imediate, që do t’i bënte të gjithë ta flinin mendjen, ne nuk do kishim përse të grindeshim, pasi nuk na ndajnë gjëra të tjera të mëdha. Diferencat e tjera janë si diferencat mes kombeve të tjera, si ato mes Francës e Gjermanisë, si ato mes Spanjës e Portugalisë etj., etj., madje, serbë e shqiptarë janë më të ngjashëm sesa janë të tjerë me njëritjetrin; dhe kjo sepse kemi qenë fqinjë që për shekuj me radhë, kemi jetuar nën sundimtarë të njëjtë dhe në këtë kontekst, më shumë kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin sesa kemi luftuar; dhe se kush mohon faktin që ne kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin, është një i paditur”.

Ku e keni fjalën, kur thoni se “kemi dhënë e kemi marrë me njëri-tjetrin”?

Ku ta kem më parë? Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie. Kjo që thashë mund t’u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre. Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët. Edith Durhami, të cilën ne shqiptarët e kemi shumë xhan, por edhe Hahni e të tjerë, e kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri. Përveç kësaj, ne i mëshojmë shumë armiqësisë sonë, por kjo armiqësi – dhe kjo është një tezë tjetër e imja, të cilën e kam shtjelluar me imtësi në librin “Sandwich” – është e vonë, dhe është jo më e gjatë se 150-vjeçare. Pastaj, edhe kulturalisht ne kemi dhënë e kemi marrë. Shikoni traditat tona orale, të cilat ne i shfrytëzojmë për të krijuar një klimë emulative, i shfrytëzojmë për të thënë se “jemi ne djepi i traditave orale në Ballkan”, në një kohë që e vërteta është se nuk ka një traditë orale ekskluzivisht serbe, boshnjake, malazeze, shqiptare, etj., por ka një traditë orale ballkanike, se tradita orale ballkanike është një “joint venture” dhe se çdo traditë orale kombëtare është pjella, jo djepi i kësaj tradite orale ballkanike. E prandaj, unë mendoj se është e pakuptueshme, madje edhe qesharake, grindja që bëjnë akademikët e historianët për ta vjedhur këtë traditë ballkanike e për ta bërë të tyren. Siç shihet, edhe gjëra që na bashkojnë, ne i shndërrojmë menjëherë në gjëra që na ndajnë dhe kjo është absurde. Doni më? Ka edhe fjalë që ne i kemi huazuar nga njëri tjetri. Ka fjalë të shqipes, fjala vjen, që janë me origjinë serbe, siç janë kovaç, shëtit, vadit, kosit. Madje, me shumë gjasë edhe fjala “vatër”, të cilën shqiptarët e Amerikës e kanë përdorur për të pagëzuar organizatën famëmadhe “Vatra”, është me origjinë serbe. Për të mos folur për fjalët që ne i kemi të përbashkëta prej pushtimit osman, si zanat, inat, hajde etj.. Dhe mua më vjen çudi se si mund të tërbohet njeriu prej titullit “Provokacija”, që unë kam zgjedhur për programin tim.

Pse, ka që janë tërbuar?

Pse, nuk e dini ju? Ka që kanë refuzuar të vijnë në programin tim thjesht prej emrit “Provokacija”. Meqë ra fjala, Idro Seferi që moderonte një nga sesionet e konferencës, e nisi diskutimin me mua bash me këtë pyetje: Pse ky emër për programin tuaj televiziv? Duket që ka bërë përshtypje. Mirëpo nuk duhet të bëjë.

Dhe cila ishte përgjigja juaj?

Përgjigjja ime ishte në frymën e tezave që unë mbroj: Kam dashur t’u përcjell shqiptarëve mesazhin se me serbët nuk është vetëm armiqësia që na mban të lidhur dhe se gjërat serbe nuk janë apriori të huaja e armiqësore për ne. E di, kjo tingëllon surreale, ose më e pakta provokative, por nuk është as surreale, as provokative. Na duket e tillë ngaqë jemi mëkuar qysh në djep me idenë se serbët janë armiqtë tanë të përjetshëm, se ata nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse armiqtë tanë dhe se ne shqiptarët nuk mund të përkufizohemi ndryshe, veçse nëpërmjet armiqësisë e urrejtjes ndaj serbëve. Kjo ka qenë e vërtetë në periudha të caktuara në harkun e 150 viteve të fundit, por jo më parë. E nuk ka pse të projektohet edhe në të ardhshmen. Sidomos nëse mendojmë që Kosova do të jetë gjithnjë e më pak një problem.

Ka bërë përshtypje edhe që ju u bëtë thirrje shqiptarëve të Preshevës që të mos jetojnë me ëndrrën e bashkimit. Unë kam qenë në Preshevë. Dhe pashë që shqiptarët atje e mbanin veten peng të një pritmërie, të një perspektive të bashkimit me Shqipërinë a me Kosovën. Ishin duke pritur Godot-në. Dhe kjo i çmobilizonte, i mbante në një gjendje të ngrirë, në një gjendje midis, sandwich, ua bënte pa kuptim çdo përpjekje integrimi në Republikën serbe. Mua m’u dhimbën ata shqiptarë. Mirëpo, kjo është një gjë e zakonshme në Ballkan. Në të njëjtën gjendje të ngrirë, madje edhe më keq, janë serbët e Mitrovicës, të cilët mendjen e kanë në Beograd, jo në Prishtinë. Po kështu edhe serbët e Bosnjës. Po kështu edhe shqiptarët e Maqedonisë. Madje, edhe grekët e Shqipërisë e kanë mendjen në Athinë. Dhe unë i përmenda të gjitha këto. Nuk është se përmenda vetëm shqiptarët e Preshevës. Dhe unë mendoj gjithë ditën e ditës se kjo është një situatë e çmendur, prej së cilës nuk shqetësohet askush në Ballkan. Përkundrazi, të gjithë duan që ta përjetësojnë këtë ngrirje. Të gjithë këtyre anëve përpiqen të inkurajojnë/përjetësojnë konflikte. Në ballë të këtyre përpjekjeve janë elitat tona, ato politike e kulturore, anëtarët e të cilave bëjnë garë me sho-shoqin se kush t’i hedhë më shumë benzinë zjarrit të konfliktit. Dhe teksa bëjnë këtë këtë, këta e quajnë veten patriotë. Ndërsa mua, që po bëj bash të kundërtën, këta idiotë më quajnë antishqiptar, shërbëtor të interesave serbe. Dhe keni vënë re më të bukurën, d.m.th., që elitat tona sulmojnë elitat serbe dhe anasjelltas? Është një luftë që bëhet mes të ngjashmish. Janë elita mendjembyllura, të cilave nuk u intereson paqja dhe e vërteta. Për mua, ne duhet ta fillojmë çdo gjë duke u shkëputur prej ndikimit të elitave tona.

Tom Kuka : Hide mbi kalldrëm

Rezultate imazhesh për tom kuka


Një rrëfim mbi dyzimin e shoqërisë shqiptare: nga njëra anë, e sunduar nga intrigat, tradhtitë e abuzimet e të fortëve e nga ana tjetër, e drobitur nga skamja, verbëria e bestytnitë e të dobëtve.
Janë vitet ‘30. Vitet e një Shqipërie që më në fund ka një emër, një qeveri dhe një kryeqytet. Dhe ç’kryeqytet! Tirana na shpaloset me tonalitetet e një fotografie bardhezi, në të cilën, falë një rrëfimi mjeshtëror, ndiejmë kutërbimin e kanalizimeve në qiell të hapur, të djersës së mëditësve, të qenve që rrëmojnë rrugëve, por edhe erën e sapunit të rrobave, të gatimeve në shtëpitë përdhese dhe të frutave që rëndojnë në pemët e oborreve të tyre. Pluhuri i bardhë i allçisë dhe i rrugëve na mahis sytë dhe gëlimi i zhurmshëm i vegjëlisë në pazar na vret veshin. E në këtë zallahi zërash e personazhesh, Di Hima, kryehetuesi i Tiranës, një burrë i mençur, me karakter tërheqës dhe ende i pamartuar, heton mbi vrasjen e Andon grekut, duke zbuluar një botë sekretesh e shantazhesh, nga e cila mund ta shpëtojë vetëm një dashuri e thjeshtë dhe e paqtë. Autori shpalos një tablo groteske e njëkohësisht mallëngjyese të një Shqipërie të skamur, të uritur e të nëpërkëmbur, ku jeta e njeriut nuk vlen asnjë dyshkë e ku nderi është vetëm një fasadë për sytë e botës. Në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar… pothuajse një shekull më parë, ajo që ishte Tirana mbetet ende Tirana.
Ky është romani i parë i autorit që shkruan me pseudonimin Tom Kuka. Identiteti i tij i vërtetë nuk njihet. “Jam një njeri që, ma merr mendja, më njohin mjaftueshëm. Natyrisht, nuk kam bërë punë të zeza, që të kem frikë të paraqitem me emrin tim. […]





Kush është Tom Kuka, autori misterioz që po çmend shqiptarët?


Disa  vite më parë, a thua se e kishim parandjerë, në prag të Panairit të Librit, jo më kot ju sugjeruam librin “Hide mbi kalldrëm”, të shkrimtarit Tom Kuka; një libër për Shqipërinë e viteve ’30, që më në fund pati një emër, një qeveri dhe një kryeqytet, i cili shpalosej përmes një rrëfimi mjeshtëror, ku ndihej kutërbimi i kanalizimeve në qiell të hapur, i djersës, ndiheshin qentë që rrëmonin rrugëve, ndihej era e sapunit dhe gatimeve në shtëpitë përdhese.

Tom Kuka, që shpalosi tek “Hide mbi kalldrëm” një tablo groteske e njëkohësisht mallëngjyese të një Shqipërie të skamur, të uritur dhe të nëpërkëmbur, është pseudonim, pasi identiteti i vërtetë nuk njihet. Misteri është akoma më i madh, pasi në një intervistë në 2016-n, Tom Kuka tha për “pasqyrë.al” se publiku e njeh, mirëpo ai ka zgjedhur të mos e zbulojë emrin duke u shprehur se “dëshiron që njerëzit ta lexojnë librin, sepse e pëlqejnë, pa u nisur nga emri që ka në media, politikë, sipërmarrje apo kudo.”
Pas librit të parë që bëri bujë, i pyetur se kur do të ishte gati trilli i radhës, përgjigjja ishte e thukët: “Është dimër përpara, shporreti ka nevojë për zjarr. A e mendon sa letra duhen djegur për ta ndezur?”. Mesa duket, Tomës i janë dashur plot 2 vite, pasi romani i dytë ka vetëm pak ditë që është botuar.



 Ngjarjet e romanit “Hide mbi kalldrëm” vendosen në Tiranën e viteve ’30. Ngjarja mund të zhvillohej kudo në Shqipëri, por në ato vite, pak qytete meritonin të quheshin të tilla. Qytete si Korça, Gjirokastra, Shkodra ishin shumë sqimatare për të ushqyer historinë e Tom Kukës, ndërsa Tirana, kryeqyteti i vendit, ishte bash ambienti i duhur.

Nga mënyra se si e ka përshkruar Tironën, Tom Kuka ose nuk është tirons, ose dëshiron ta vendosë gishtin në krenarinë e kryeqytetasve për prejardhjen e tyre. Një qytet që ecën me një ritëm të ngadaltë, ku dita nis me nge me një kupë raki e kafe të pjekur fortë, ku Perandoria Osmane ka lënë shenjën e vet, thellë në mishin e tij dhe banorët duken më turq se vetë Orhan Turku.

Ndërsa përpiqet të zbulojë vrasjen e tregtarit grek, Andonit, që kishte qëlluar të qe edhe qejfli djemsh të njomë, hetuesi Di Hima zbulon se si pas avllive e shtëpive prej qerpiçi qëndron pezull një eros i pushtetshëm, që jo rrallëherë i kalon kufijtë drejt perversitetit. Prindër që çojnë vajzat në dyert e pasunarëve, dajallarë që çojnë nipërit e mitur nëpër shtëpi publike, tutorë të pashpirt, qehajaj kafshë, kushërinj handikapë që përdhunojnë kushërirat e para… kur përshkruan të tilla ngjarje apo skena, Tom Kuka nuk ka qime në gjuhë.

Fjalori i tij është i çliruar nga zgjedha e “turpit”, por veshur me të folmen dhe zakonet e Tiranës, i jep ngjyresa deri diku folklorike, që nuk ta bën të pështirë leximin. Më shumë se të zbulojë vrasësin e Andon grekut, autori ka dëshirë të zbulojë qytetin dhe bashkë me të edhe Shqipërinë, e cila edhe pas gati një shekulli nuk është pa vese, madje i ka me shumicë.

Si sot dhe atëherë gjen të njëjtat allishverishe, korrupsion, shitje-blerje, të njëjtin raport mes gruas dhe burrit, dyzimin mes asaj të do dhe asaj që duhet, fenomeni i zgjedhjes mes një gruaje seksi dhe të lehtë e një tjetre të zgjuar e të shkolluar.

Nuk dihet nëse, pas panairit, Tom Kuka do bëhet i gjallë, por e sigurt është se ka bërë jo pak kureshtarë ndër lexues.





Quhet “Gurët e vetmisë” dhe është i ndërtuar duke gërshetuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, të cilat rrjedhin lirshëm me njëra-tjetrën, në një kohë të pakohë.


Subjekti i romanit ndërtohet mbi masakrën e Paramithisë, në të cilën 72 burra të ndershëm të familjeve më të njohura çame u thirrën nga mitropoliti grek kinse për të vendosur paqen mes tyre. Asgjë nuk ndodhi, ata u prenë në besë dhe u vranë në përroin e Selanit. Armiku ka vetëm një qëllim – të kërkojë zhdukjen e tyre, të ndërrojnë gjuhën, emrin, të asimilohen deri në atë pikë sa t’u shuhet fara.

Një rrëfenjë epike për gjithë ç’ndodhi një shekull më parë në tokat shqiptare. Megjithatë, sigurisht që nuk mungon tipari i universalizimit, pasi historia mund të jetë historia e çdokujt, e çdo kombi të tradhtuar e të braktisur.


Drejtuesja e shtëpisë botuese “Pegi”, që thekson se nuk e ka zakon të rekomandojë libra, pasi shijet janë të ndryshme, shprehet se “Gurët e vetmisë” është një ndër librat më të mirë që ka botuar ndonjëherë, sidomos në lidhje me letërsinë shqipe.


“Është një rrëfim që të mbërthen, në një peizazh shqiptar, me një aromë të fortë jugu, ullinjtë, gatimesh shqiptare, në një fshat ku të vdekur e të gjallë sillen bashkë mes ngjarjesh të trishta e gazmore, mes traditave dhe bestytnive, dashurive… Pa u bërë patriotik, pa marrë përsipër asgjë, pa i zënë, madje as emrin në gojë, autori rrëfen për një dramë të madhe: maskarën e Çamërisë,” shkruan ajo në Instagram.


Ashtu si po themi Erion Veliaj, që përmes një postimi në Twitter tha se udhëtimet e gjata shijojnë më së miri duke lexuar faqet e “Gurët e vetmisë”, edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë. Një libër i mirë është gjithmonë zgjedhja e duhur.


Dhe diçka në fund – nëse ndiheni “të mashtruar” që ende nuk e zbuluat se kush është Tom Kuka në të vërtetë – referuar fjalëve të autorit, letërsia është një ishull i qashtër, ku nuk ka pse futen njerëz që kërkojnë namin e mirë të spektaklit!




Gurët e vetmisë nga Tom Kuka



Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxhehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.


Historia e personazheve plekset me mite e legjenda, të cilat janë jo vetëm pjesë e një përditshmërie të shtruar e të thjeshtë, por pjesë e thelbit të këtij populli të vogël e të harruar. Këta njerëz me rrënjë të thella, të ndërthurura në gëzime e hidhërime të moçme, jetojnë të zhytur në një fatalizëm që është njëherazi shpëtimtari dhe përndjekësi i tyre më i ashpër. Autori i romanit, Tom Kuka është pseudonimi i një emri të njohur në gazetarinë shqiptare. Ai është Enkel Demi, i cili këtë vjeshtë erdhi me romanin e tij te dytë “Gurët e vetmisë” pas të parit vitin e kaluar “Hide mbi kalldrëm”.



Ky është një roman i shkruar në një gjuhë dialektore, me një shqipe tipike toske. Autori shpjegon se kjo nuk është hera e parë që shkruan në këtë lloj stili. Sepse pavarësisht gjuhës standarte sipas tij, asaj zyrtare, vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit, dialektet vetëm mund ta pasurojnë gjuhën. Ato mund të japin lirinë e të shprehurit që në krijmtari, është shumë e nevojshme.

Kjo është një rrëfenjë epike për atë që ka ndodhur një shekull më parë në tokat shqiptare. E megjithatë kjo mund të ishte historia e shumë të tjerëve, e çdo kombi të nëpërkëmbur, të tradhtuar e të braktisur. Kjo është një histori e përbotshme sepse kjo nuk u ka ndodhur vetëm shqiptarëve. Kjo tragjedi u ka ndodhur edhe popujve të tjerë. Një tragjedi e tillë së fundmi i ka ndodhur edhe popullit sirian. Dhe fati në këtë rast është i përbashkët sepse askush nuk mund të detyrojë askënd, të largojë njeriun nga shtëpia e tij.


Fragment nga libri

Nën gjethet e mëdha të atij rrapi kalonin mbrëmjen të rinjtë, që thurnin ëndrra për vashëzat e pagjuma që shtynin netët nën hënë, në kopshtijet e rrethuara me avlli. Pleqtë qëndronin si të ksehasur poshtë degëve të tij të ngërthyera si udhë me njëra – tjetrën.

Prandaj dhe ata humbisnin rrugën, mbeteshin pa gojë e dëgjonin klithmat që vinin nga poshtë, nga ai lumë që nuk dinte të ndalej. Shpirtrat vuanin në ato udhë të vështira, të kapërthyera nyje, të cilat askush nuk mund t’i zgjidhte dot.

As varkëtari me përvojën e lashtësisë nuk e gjente dot më portën e duhur për t’i përcjellë ata shpirtra të bërë kapicë në lundrën e tij të lodhur nga shekujt. Rrapi i fliste lehtas sa herë frynte erë dhe mundohej ta ndihte, meqë rrugët i shihte nga andej lart, por varkëtari ishte shurdh, plak njeri, me një rrobë të grisur nga motet që rridhnin.


Imazh i ngjashëm

Zija Çela :"Ora e Zooparkut"; “Djalli komik”...




Nga Flori Bruqi

Zija Çela ka lindur më 25 mars 1946 në qytetin e Shkodrës. Ishte fëmija i shtatë në një familje, ku i ati ishte punëtor dhe e ëma shtëpijake.
Zija Çela.jpg


 Megjithëse kaloi një fëmijëri dhe rini të vështirë (babai i vdiq kur ishte vetëm pesë vjeç), ai arriti të diplomohej në Universitetin e Tiranës për letërsi. 

Në atë kohë, u emërua mësues në fshatrat malore të Kukësit. Në këtë qytet të vogël verior punoi për shumë vite dhe, kur ishte bërë i njohur me librat e tij, e transferuan në kryeqytet.

Në Tiranë punoi redaktor në revistën letrare“nëntori”, ndersa nga 1984 – 1990 si kryeredaktor i gazetës letrare “Drita”. Në vitet ‘90 kjo gazetë luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen intelektuale për përmbysjen e sistemit totalitar. 

Me vendosjen e pluralizmit, Zija Çela u bë drejtor i shtëpisë botuese “Letrat”, ku e filloi veprimtarinë me romanin “Përbindëshi” të Kadaresë, një vepër që ishte ndaluar nga regjimi i mëparshëm. 

Në vitin 2000 e gjejme kryeredaktor i të përjavshmes “Albania e vogël”, suplement letrar i gazetës së përditshme “Albania”. 

Njëkohësisht që nga viti 2000, i shquar gjithashtu si eseist dhe publicist, Çela bën jetën e shkrimtarit në profesion të lirë.

Si autor u bë i njohur shpejt nga librat me tregime, që u pasuan nga romanet e tij, duke spikatur veçanërisht me triptikun e romaneve “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës” dhe “Banketi i hijeve”. 

Më parë kishte botuar romanet “Një verë pa lamtumirë” dhe “Mali i tejdukshëm”, i cili per realizmin e fortë dhe modernitetin e formës, është cilësuar si rebelim i autorit ndaj metodës së socrealizmit. Autori është fitues i disa çmimeve letrare.

Në qershorin e vitit 2005, së bashku me bashkëshorten, Çela zhvendoset në Itali per t’i qëndruar te koka të birit, Dritanit, i cili sëmuret nga kanceri dhe mbyll sytë nëntë muaj më vonë. 

Duke pasur për protagonist të birin, i njohur gjerësisht në Shqipëri si përkthyes nga italishtja, kësaj ngjarjeje tragjike shkrimtari do t’i kushtojë librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”. 

Opinioni e priti me interesim të veçantë dhe profesionistët e cilësuan si një nga librat më të mirë të këtij lloji (elegji në prozë) që janë shkruar në letrat e përbotshme. Ja një pasazh nga ky libër: “Thonë se vyrtytet dhe talentet janë xhevahirët më të shtrenjtë që zbukurojnë njeriun. 

Nëse është e vërtetë, atëherë mund të pohoj se xhevahiret e tij, gjithë kohën sa rrojti, Dritani i mbajti në mënyrën më të padukshme, nën këmishë. 

Vetëm një herë i shkëlqeu një diamant i zi dhe kjo ndodhi në mortin e tij. Por doli se, për këtë, edhe opinioni kishte qenë i gatshëm... 


O atlet i jetës, që e humbe betejën! Sa herë që vdes një njeri si ti, vdekja nuk ka mundur vetëm individin, por tërë njerëzimin.”

Tituj të veprave

1971 : Yje mbi lumë
1974 : Jeta në shtëpinë tonë
1979 : Pëllumbat e janarit
1979 : Një verë pa lamtumirë
1984 : Buletini i borës
1987 : Eklips dhe proza të tjera
1989 : Mali i tejdukshëm
1990 : Shtëpia e lepujve
1990 : Gjaku i dallëndyshes
1992 : Gjysma e Xhokondës
1995 : Një fjalë me lejen e Zotit
1996 : Monedha e dashurisë
1998 : Banketi i hijeve
2000 : Oborri i një tirani të fshehtë
2002 : Lëngata e hënës
2002 : Gjaku im i errët
2005 : Las Varrezas
2007 : Për dashurinë shkruhet pas vdekjes
2009 : SOS, një buzëqeshje
2010 : Goja e Botës
2011 : Apokalipsi sipas Shën Tiranës
2012 : Pika drite në Eklips
2012 : Buza e kuqe dhe Gjaku i errët
2014: Arkipelagu Spiritus
2016: Princi i Buzëqeshjes
2017: Ora e Zooparkut

Çmime letrare

Zija Çela ka marrë nëpër vite mjaft çmime letrare. Por autori i përmbahet bindjes se çmimet jo gjithnjë jane shenja të sigurta vlerash.

1984 : Çmimi i Republikës (“Buletini i borës”) ;
1996 : Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Monedha e dashurisë”) ;
1998 : Çmimi “Velija” për romanin më të mirë të vitit (“Banketi i hijeve”) ;
2002 : Çmimi “Buzuku” (Kosovë) për romanin më të mirë të vitit (“Lëngata e hënës”) ;
2006 : Çmimi i Ministrisë së Kulturës për romanin më të mirë të vitit (“Las Varrezas”) ;
2010 : Çmimi Kriterion ;
2012 : Çmimi "Petro Marko" për romanin më të mirë të vitit (“Apokalipsi sipas Shën Tiranës”) ;
2012: Çmimi “At Zef Pllumi” për prozën më të mirë të vitit (“Buza e kuqe dhe gjaku i errët”);
2013: Çmimi “Çmimi i PEN të Shqipërisë”;
2017: Çmimi "Rexhai Surroi" për romanin "Ora e Zooparkut".



“Ora e Zooparkut”, romani i Zija Çelës, është një vepër tjetër mjaft e vlerësuar, madje duke ardhur me zhvillime të reja autoriale. “Të ngjan sikur kjo ngjeshje, ky surpres narrativ, gjuhësor dhe emocional ka një burim të përbashkët. Mund të hamendësoj se autori është ndodhur në një gjendje tjetërsoj, më të zymtë, më të trishtë, në një nga ato gjendjet e trishtim-kllapisë që e afrojnë njeriun me të Vërtetën e thelbit dhe me krijimtarinë e madhe. Një rrëfim në vetën e parë, ashpërsisht realist, me trajektore gjithë zigzage kohore e hapësinore, por ku retrospektivat duken iluzionisht si vazhdim linear i rrëfimit. Romani “Ora e Zooparkut” është thellësisht modern, pa synuar që të jetë i tillë. Dhe ky është moderniteti i vërtetë.”, ka shkruar Rudolf Marku për këtë vepër.



zija celaaa

“Djalli komik”, Zija Çela na prezanton me universet paralele



Jo rrallëherë letërsia është lojcake. Ajo të merr në duar dhe të shtyn në rrjedha që as i ke menduar. Po aq zemërgjerë. Të ofron qindra lexime, duke qenë gjithnjë e re. Duket se kjo ka ndodhur edhe me romanin më të ri të Zija Çelës, “Djalli komik”, i cili sapo ka dalë në qarkullim nga shtëpia botuese “Toena”, e dje pati takimin e parë me lexuesin.



Për botuesen Irena Toçi, Zija Çela është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, mendim ky që mbështetet nga të tjerë emra të letrave shqipe si Mehmet Kraja, Rudolf Marku, etj.. Dhe jo me pa të drejtë, pasi Zija Çela zgjedh të na flasë për raportin e njeriut me pushtetin, raportin e individit me shoqërinë, raportin me vetveten, përmes ca ngjarjesh të çuditshme, që duket se ndodhin në një tjetër botë, në një tjetër jetë, por që ka qëlluar të jenë edhe parashikime ngjarjesh në këtë bitin tonë të prekshme. Për ata të paktit, që kanë pasur fatin ta lexojnë që në dorëshkrim romanin më të ri të shkrimtarit, ai nuk është thjesht libri i radhës.

Zija cela1

Studiuesi Agron Gjekmarkaj do të ndalej në disa aspekte të shkrimit të Çelës, që nga ndërtimi i galerisë së personazheve, te kompozicioni i ndërlikuar, i cili është i ndryshëm dhe sfidues nga njëri tekst në tjetrin. Sipas Gjekmarkajt, duke e vendosur ngjarjen në një fshat të Fierit, në Shegan, Çela jo vetëm i bën nder këtij fshati, por zgjeron edhe gjeografinë letrare shqiptare. Por Gjekmarkaj vë re se ajo mund të ndodhte kudo, në Shqipëri dhe se është nga ato raste kur e vogla bëhet e madhe, bëhet universale. Duke iu referuar titullit të librit, por që mban edhe gjithë filozofinë e rrëfimit, studiuesi do të thoshte se djalli është komik, pushteti është komik, instikti, madje edhe kulti i injorancës.

“Në romanin e Zija Çelës, shoqëria shqiptare gjen sallën e kirurgjisë, por fatkeqësisht pacienti vdes në sallën e ‘Instagramit’”, u shpreh ai. Ndërsa shkrimtari Lazër Stani do të ndalej tek ai univers paralel që krijon Zija Çela dhe që nuk i bindet ligjësive të universit tonë, por që na çliron nga verbëria kolektive dhe sheh thellë e më thellë në raportin mes individit dhe shoqërisë. Sipas Stanit, duket sikur korpusi i krijimtarisë së Çelës është i plotësuar dhe se nuk ke se çfarë t’i heqësh e t’i shtosh, por çdo vepër e re duket sikur hedh farën për veprën e radhës.


Duke u ndalur shkurtimisht në fabulën e veprës, Zija Çela nuk mund të mos ndalej pak te gjykimet që u dhanë për veprën e tij. “Kritikët dhe studiuesit duhet të sqarojnë lexuesin dhe të trazojnë shkrimtarin. T’ju them të drejtën, Agroni më futi në ca trazime, sepse asnjëra nga problematikat që ka nxjerrë ai nuk më ka shkuar ndër mend kur e kam shkruar, por me sa duket ato kanë marrë udhë përmes ngjarjesh”, do të thoshte Zija Çela, duke shpalosur kësisoj misterin e procesit të krijimit dhe të vetë letërsisë.


****




Zija Çela, shkrimtar i majave letrare, përgjigje për pyetjen “PSE?”
-Secila dekadë shënon për autorin lëvizje të veçanta përpara, si në përkapjen e botës, ashtu edhe në përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar Shkrimtari Zija Çela

Akademik Prof.Dr.Ali Aliu



Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Zija Çela është i veçantë dhe i papërsëritshëm pёr format shkrimore nё prozёn e sotme shqipe. Ai ështё krijues i dëshmuar i një bote letrare, që në vetvete ngërthen epoka të tëra të njerëzores dhe të njerëzimit. Pikërisht ky ngjyrim shpirtëror i letërsisë e bën krijimtarinё e Zija Çelës të jetë e dallueshme si për nga vlera artistike dhe ndjeshmëria krijuese, po ashtu pёr vizionin jetësor e filozofik.
Të gjitha veprat e Zija Çelës shpalosin urtësinë se rrugët, ku ecën krijuesi, çojnë drejt sё bukurёs, drejt përsosmërisë, që ёshtё cak i paarritshёm, prandaj të gjitha ato udhëtime mbeten peng i ëndrrave për majat e papushtuara.

E më pas nuk mbetet tjetër, përpos t’ia fillosh rishtazi udhëtimit, çka Zija Çela e bën me çdo vepër, si një fillim i ri që ndërthuret me ato të mëparshmit dhe që, së bashku, përbëjnë një udhёtim madhёshtor drejt shijimit të jetës, shijimi që ngёrthen nё vetvete të gjitha shfaqjet jetësore, bukuritë, shëmtitë, dramën, komiken, dhembjen, gёzimin, egoizmin, patjetër humanizmin.
Veprimtaria krijuese e Zija Çelës ka tё pranishme nё vete njё dimension të pashtershëm, njё bёrthamё të veçantë: të vërtetën se njerëzimi asnjëherë nuk ka qenë bosh, në mjegull, pa vizion, pa vizionarë. Duke lexuar veprat e Çelës, e kupton se asnjë epokë nuk ka mbetur pa Homer, pa Dante dhe Shekspir, pa Da Vinç dhe Betoven... Arti i Çelës i ndien dhe i parasheh të gjitha rrugët e mundshme të shpirtit e të mendjes.

Qytetet e tij metaforike apo me emra realë, e sjellin botën shqiptare në pamje nga më të ndryshmet dhe, siç ka vërejtur me të drejtë kritika, përbëjnë atdheun e tij shpirtëror. “Nëse dikund në letërsinë shqiptare do të gjente zbatim thënia e G.G. Markesit se Makondoja e romaneve të tij më parë se vend gjeografik është gjendje shpirtërore, atëherë pikërisht Mamaci dhe Barabia e romanit “Banketi i hijeve” të Zija Çelës, para se vendbanime, janë gjendje shpirtërore, të cilat në kontekstin e ngjarjeve në roman arrijnë të kuptimësohen. Ky roman është model letrar i përkryer për t’u ngritur në lartësi metafore mbi përmasat devijante të psikologjisë kolektive.” (Ismail Syla, Rilindja, qershor 1997)

Mbështetur mbi prejardhjen dhe ecurinë e kësaj bote, Zija Çela krijon botën e fiksionit, fantazisë, shtigjet e së mundshmes, të asaj që vjen dhe troket nga larg. Depërtimi në thellësi i intuitës dhe imagjinatës krijuese, shikuar nga kjo perspektivë, del i një dhuntie përmasash madhore. Secila dekadë shënon për autorin lëvizje të veçanta përpara, si në përkapjen e botës, ashtu edhe në përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar. Zija Çela krijues e vuan rëndë krizën e vlerave shpirtërore.

Kur nuk u mungon hapësira për të qenë të lirë, përkundrazi, pikërisht kur janë të lirë, lavidanët Fifarës (romani “Goja e Botës“) nuk dinë t’i japin vlerë lirisë, përkundrazi e gërryejnë nga themeli qytetin e tyre, e bëjnë model abuzimi, arenë tregu të egër, ku lufta për pushtet e pasurim, metodat mafioze, grykësia e bërrylave dhe stërkëmbësave janë brutalisht marramendëse dhe vënë çdo gjë në lëvizje. Modeli i lirisë shqiptare e trondit shkrimtarin që, sa më tepër e vuan bjerrjen e vlerave shpirtërore të qytetit të vet, po aq e acarojnë veprimet e protagonistëve. Dhe, me synimin si nëntekst që të ndryshojnë, merr penën-kamzhik për t’u mëshuar dhe për t’i mëshiruar njëherësh, ashtu si në romanet e këtij cikli që, së bashku me “Arkipelagun”, shkrimtari Mehmet Kraja i ka cilësuar si "saga alegorike më e madhe e letërsisë shqipe“.

Edhe në nivel të diskursit narrativ, ky autor i veçantë është i formatit të madh. Turbulencat e brendshme, të kontrolluara e të artikuluara me mjeshtëri, janë tharmi estetik i kësaj poetike. Rrëfimi i Zija Çelës të mban përherë zgjuar, meritë edhe e ritmit të gjallë të detajeve, të nxit kërshërinë për atë që sjell fjalia, pasusi i radhës, ritmi i situatave që rrjedhin pandërprerë. Në këtë diskurs narrativ, tërë personazhet e korpusit të madh janë në lidhje e raporte të gjalla komunikimi me njëri-tjetrin dhe lexuesi bën kujdes të përqendruar për statusin e tyre, karakterin, filozofinë, anën njerëzore.

Ja përse, siç kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit; është vizioni i tij ndaj realitetit të sotëm shqiptar dhe përtej këtij realitetit, si kapërcim i kohës reale; janë fuqia dhe origjinaliteti i ekspresionit narrativ, perceptimi dhe filozofia origjinale mbi gjithësinë; janë rezonancat e kumteve të forta dhe fryma gjithëherë e pranishme e dashurisë përballë urrejtjes, e jetës përballë vdekjes, që e bëjnë shkrimtar të madh Zija Çelën.

Mund të thuhet se tërë proza tregimtare dhe romanore e autorit përbën librin e tij unik, atë me shumë kapituj, në përputhje me natyrën dhe rrugën krijuese konsekuente që në hapat e parë të krijimtarisë së tij. Të gjithë përbërësit e poetikës narrative, personazhet, perspektivat e narratorit, koha, hapësira metaforike dhe konkrete, të kurorëzuara në bukuri rrëfimi, në romanet e Zija Çelës rrezatojnë fuqi tërheqëse, magjike, edhe për faktin se vizioni i shkrimtarit shpërfaqet qartë në tekst, deri edhe si thurje fjalësh, si intonim e ngjyrim, si figurë, si imazh dhe komunikim.

Pikërisht për marrëdhënien e tekstit me lexuesin, L. Tahiri arrin në këtë cilësim në një studim të saj: “Ashtu si veprimtaria e Ismail Kadaresë, që e ka mundësuar lirinë e mendimit në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen kreativitetin e leximit në epokën e sotme të kulturës së popullarizuar të konsumit, ndoshta duke vërtetuar kështu faktin se letërsia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve për t’u rezistuar ideologjive totalitare, çfarëdo qofshin ato. Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit socialist, që synonte të parandalonte çdo shkëndijë të mendimit kritik te lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin.

Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë.” GSH 2002. Ëndërrimi i Zija Çelës për mirëkuptim dhe harmoni mes njerëzve shquhet si tundimi më prekës, më i bukuri në veprën e madhe të tij. Dhe, kur komunikohet me tundimet e botës krijuese të Zija Çelës, mbase arrihet të kuptohet më përafërt struktura e botës shpirtërore të autorit, hapësira e trualli ku lind dhe rritet letërsia e tij. Është dhunti kjo e një shkrimtari të madh, i cili jeton prore nën tundimin e sinjaleve, të porosive që pandërprerë vijnë nga thellësitë e qenies dhe të ekzistencës së njerëzimit.

Musa Ramadani : Profeti nga Praga


Nga Flori Bruqi


Rezultate imazhesh për musa ramadani
Musa Ramadani më 1941 nga Gjilani, qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga banKat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.


Rezultate imazhesh për musa ramadani


Krijimtaria letrare-skenike dhe publicistike

Rezultate imazhesh për musa ramadani


Musa Ramadani është prezantuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë çmimesh. Talentin e tij e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. 


Imazh i ngjashëm

Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë, të cilat, madje në manifestimin më të madh muzikor të kohës, “Akodret e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me Çmimin e Parë të Jurisë. Herë pas herë, është marrë e merret edhe me pikture. 



Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor:55”, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeçe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me Udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikmëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona”, e një sërë përmbledhje tregimesh prej tij.

Çmime

Çmimi letrar “Beqir Musliu”,2006, iu nda Musa Ramadanit,poetit, prozatorit, publicistit, teatrologut të njohur të letrave shqipe, shpërblimi për vitin 2006.
Çmimi Kadare, 2017, për romanin e tij Profeti nga Praga.

Vepra letrare

| “Mëkatet e Adamit” (poezi), “Rilindja, 1969;
|“Thirravaje” (poezi), “Rilindja”, 1971;
|“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
| Romani pa kornizë”, “Bota e Re”, 1975;
|“Muzat nuk flejnë” (poezi), “Rilindja, 1976;
|“Fluroma” (tregime), “Rilindja”, 1978;
|“Zezona” (roman), “Rilindja”, 1978, “Faik Konica”(ribotim), 2003;
|“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “Rilindja”,1080;
|“Alfabeti i neurozave” (poezi), “Flaka e Vëllaznimit”, 1983;
|“Ligatina” (roman), “Rilindja”, 1983;
|“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
|“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “Rilindja”, 1986;
|“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “Rilindja”, 1987;
|“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “Rilindja, 1995;
|“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “Dukagjini”, 1997;
|“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
|“Inamor: 55” (roman), “Buzuku”, 2000.
|“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
|“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
|“Profeti nga Praga” (roman), Tiranë, 2017.

Përkthimet

|“Mariamna” – PärLagerkvist
|“Fillokteti” – Heiner Müler
|“Askushi” – Jezi Andzejevski
|“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
|“Legjenda per Araratin” – Yasar Kemal
|“Bufi i verbër” – Sadec Hedayat
|“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” – Maksud Ibrahimbekov
|“Humbella” – Mirko Kovac
|“Ditë pranvere” – Ciril Kosmac
|“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
|“Piramida e Emës” – Dubravka Ugrešić
|“Ogursëzi” – Nedzad Ibrisimovic



Pas polemikave që shkaktoi këtë vit çmimi Kadare, duket se Profeti nga Praga, e shkrimtari nga Kosova, Musa Ramadani qe një refleksion i një marrëdhënieje letrare mes dy vendeve. Në një intervistë ekskluzive për “Mapo”, Ramadani ka zbuluar pse ka qenë e errët marrëdhënia Kosovë Shqipëri, si iu zhduk botimi në ’89, flet për procesin me Kafkën…

Motivacioni i çmimit ishte: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. 

Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

 Profeti nga Praga, i dedikohet Kafkës; ndërsa shkrimtari është shprehur dhe mbi përmbajtjen e saj biografike duke thënë: ”Personazhet, ambientet, vendbanimet e tij dhe klubi “Arco” janë të dhëna dokumentare në 20%. Pjesa dërrmuese e romanit ka të bëjë me idenë, invencën, imagjinatën dhe intuitën në kuptimin kreativ”.

Një vepër pothuaj sa poetike aq dhe moderne, që lexohet me një frymë, duke çuar drejt misterit të Kafkës, dhe lirisë së tij të njëkohshme, një vepër që lindi nga “dashuria e madhe” e shkrimtarit, kur shprehet se: “ Kafka përfaqëson frikën e luftërave botërore, shtypjen e individit, eksodin e popujve të vegjël, dhe vizionaritetin e shekullit 21…që nga “Metamorfoza”, “Procesi” dhe “Kështjella”, ai është bërë sivëllai im letrar. Njësoj sikurse Sadek Hedajati persian me të vetmin roman “Bufi i verbër”, i cili ishte binjaku i Franc Kafkës gjerman.”


****


Franz Kafka, ky Profet nga Praga

thumb image

41 vite pas vdekjes, 82 vite nga lindja, në Pragë shfaqet një njeri truphollak e fytyrëthatim, me rroba të zeza e këmishë të bardhë. Nuk është turist, as emigrant. Është vetë Franz Kafka që rikthehet në qytetin e tij, pas vdekjes që i shoi para kohe vullkanin letrar.

“Profeti nga Praga” titullohet romani i Musa Ramadanit, shkrimtarit nga Kosova, fitues i Çmimit letrar “Kadare” për vitin 2017, i botuar rishtaz në Tiranë. Në fakt, më shumë se roman është një mozaik tregimesh që kanë lidhje të fortë me njëri-tjetrin, por po ashtu mund të lexohen edhe veçmas.

I ndërtuar si simbiozë e fakteve të dokumentuara dhe imagjinatës së Ramadanit, Kafka këtë herë na vjen ndryshe. Është pikërisht mosmbajtja e amanetit për djegien e veprave, ajo që e kthen shkrimtarin në botën e të gjallëve, për të parë ndikimin që pati në letërsinë e shekullit XX, të cilin me siguri as që do ta kishte imagjinuar.

Kafka takohet me Max Brodin, mikun e tij të ngushtë, që jo vetëm nuk ia dogji veprat, duke mos i plotësuar dëshirën e fundit, por edhe mori përsipër t’i sistemonte, t’i redaktonte dhe t’i botonte, duke i bërë një shërbim të pashoq letërsisë moderne. Por Franzi nuk është i kënaqur nga kjo gjë, nuk është i kënaqur që romanin pa kopertinë, Max Brodi e botoi me titullin “Procesi”.

“Gjakimi për famë është mjerim e sqimë e shpirtrave të imtë”

Kafka në këtë roman zbërthehet në tre plane të ndryshme: Kafka në planin familjar, Kafka në raport me femrat dhe sigurisht Kafka si rrëfyes i jetës së tij që nuk e çoi deri në fund.

Interesant është fakti se Franz Kafka i ringjallur shpesh herë është vetë Musa Ramadani. Për shembull kur Kafka flet me një personazh që ka ruajtur letrat e tij drejtuar prindërve, Kafka ofrohet për t’ia blerë duke thënë se “Jam mik i shkrimtarit… Jam mik i penës, shkruaj për të.” Sigurisht që këto fjalë i thotë Franz Kafka 41 vite pas vdekjes, por i shkruan Musa Ramadani duke na treguar edhe lidhjen e fortë dhe frymëzimin që ka marrë nga shkrimtari çek.

“Domosdo duhet të jem shumë vetëm. Çfarëdo që kam realizuar, krejt e kam arritur në vetmi.”

Megjithë trillin, romani i shkrimtarit kosovar i qëndron besnik fakteve. Emrat e të dashurave të Kafkës janë të vërtetë, ashtu si edhe kafenetë ku ai në të gjallë takohej me Max Brodin, Oskar Baumin dhe Felix Veltsch. Kafka ecën në Urën e Karlit, pranë teatrit Vaclavske Namesti, për t’u rikthyer në shtëpinë Minuta ku banon familja e tij. Kjo është një mundësi e dytë e Kafkës jo vetëm të kuptojë forcën e veprës së tij, por edhe të japë ato vizione të munguara apo të harruara për martesën, për jetën, për strukturën letrare të një vepre dhe për rolin e shkrimtarit në shoqëri.

“Zhvillimi im letrar ka qenë i rëndomtë. Kur isha ende i kënaqur me vetveten, dëshiroja të isha i pakënaqur dhe e shtyja veten… në pakënaqësi”

Por mbi të gjitha është një shans për të marrë përgjigje për letrën drejtuar babait. Ajo konsiderohet një ndër veprat më origjinale dhe më sublime të Kafkës, por në “Profeti nga Praga” vjen edhe përgjigja e babait, Hermann. Në kushtet kur lexuesi është njohur vetëm me versionin e Kafkës, si për të na thënë se çdo histori ka dy anët e medaljes, Ramadani imagjinon edhe përgjigjen e babait, por sigurisht jo në një letër 100-faqëshe. “E paske lexuar letrën time baba”, i thotë Kafka të atit, por përgjigja e tij është jo pak befasuese.

Ashtu si edhe në librat e Franz Kafkës, edhe në ato të Musa Ramadanit gjuha dhe struktura e përdorur janë në avangardë të letërsisë bashkëkohore, duke e kthyer atë në një shkrimtar postmodernist. Vetë Ramadani ka thënë se “Që nga “Metamorfoza”, “Procesi” dhe “Kështjella”, ai është bërë sivëllai im letrar”, duke pranuar se ndërtimi i jetës së Kafkës aty ku u ndërpre, ishte “një proces i vështirë me shumë vuajtje dhe dashuri të pakufishme për këtë gjeni.”,shkruan Erion Uka.

Rudi Erebara : Epika e yjeve të mëngjesit



Nga Flori Bruqi

Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Është poet, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar. 



Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar. 

Rudi Erebara është poet, prozator dhe përkthyes. Vepra e tij e parë ishte përmbledhje poetike, Fillon pamja e cila është përfshirë në disa antologji poetike. Erebara ka përkthyer disa poetë dhe prozatorë të njohur, ku mes tyre janë Robert Hass, Herman Melvill me kryeveprën Mobi Dick si dhe A. R Ammons dhe Aldous Huxley. Erebara ka fituar çmimin si përkthyesi më i mirë i vitit me librin e Ammons. Romani “Epika e yjeve të mëngjesit” është sprova e tij në prozën e gjatë, duke marrë vlerësimet e kritikës.

Ai është autori i dy librave me poezi “Fillon Pamja”, 1994 dhe “Lëng Argjendi”, 2013.

 Dy romanet e tij janë “Vezët e thëllëzave”, 2010, dhe “Epika e yjeve të mëngjesit”, 2016.

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj.


 Rrëfimi ndërtohet mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në raportet njerëzore. Ishte një ushtri kundër civilëve. 


Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar. Epika e Yjeve të Mëngjesit është fitues i Çmimit për Letërsinë i Bashkimit Europian në vitin 2017.



 Romani Epika e Yjeve të Mëngjesit është një dëshmi e fatit të Sulejmanit, një piktor shqiptar i punësuar në ndërmarrjen e dekorit të Tiranës. 


Një problem teknik ndodh më 16 tetor 1978, ditëlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe që i ngarkohet atij si përgjegjësi nga Sigurimi i Shtetit. 


Rreth kësaj kohe, Shqipëria po ndërpret marrëdhëniet me Kinën komuniste të Maos. Gjithashtu më 16 tetor 1978, Józef Wojtyła, një prift nga Polonia komuniste bëhet Papa Gjon Pali i Dytë në Vatikan. 


Vonë në mbrëmjen e 16 tetorit, një shi i furishëm shpëlan germat e sloganeve të shkruara nga ndërmarrja e dekorit me të kuqe të thellë, një simbol i gjakut të derdhur gjatë luftës për liri nga partizanët komunistë. 


Edhe pse aktivitetet festive janë mbyllur, sigurimi i shtetit, nën urdhrat e drejtpërdrejta të diktatorit komunist, fillon të kërkojë për fajtorët, edhe pse një fajtor nuk mund të ekzistojë. 


Sulejmani është njeriu i shënjuar sepse ai gjendet në anën tjetër të llogores së luftës së klasave, të konceptuar dhe zbatuar me fanatizëm nga komunistët në pushtet. 


Ndërsa ai ndjen se është shënjestruar si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin në Edmond. 


Ai bën gjithashtu një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo shihet si arsye e mjaftueshme që Sulejmani të ndëshkohet.




Rudi Erebara:Epika e yjeve të mëngjesit

Ky është një roman mbi imoralitetin e diktaturës dhe diktatorëve të saj. Rrëfimi ndërtohet mbi raportet komplekse që autoritarizimi dhe izolimi krijoi në raportet njerëzore. Ishte një ushtri kundër civilëve. Një ushtri, e cila e pa Shqipërinë si plaçkë lufte që ditën e parë që vuri sundimin e saj në të gjithë territorin shqiptar. Epika e yjeve të mëngjesit është fitues i Çmimit për Letërsinë i Bashkimit Europian në vititn 2017.

Romani Epika e Yjeve të Mëngjesit është një dëshmi e fatit të Sulejmanit, një piktor shqiptar i punësuar në ndërmarrjen e dekorit të Tiranës. Një problem teknik ndodh më 16 tetor 1978, ditëlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe që i ngarkohet atij si përgjegjësi nga Sigurimi i Shtetit. Rreth kësaj kohe, Shqipëria po ndërpret marrëdhëniet me Kinën komuniste të Maos. Gjithashtu më 16 tetor 1978, Józef Ëojtyła, një prift nga Polonia komuniste bëhet Papa Gjon Pali i Dytë në Vatikan. Vonë në mbrëmjen e 16 tetorit, një shi i furishëm shpëlan germat e sloganeve të shkruara nga ndërmarrja e dekorit me të kuqe të thellë, një simbol i gjakut të derdhur gjatë luftës për liri nga partizanët komunistë. Edhe pse aktivitetet festive janë mbyllur, sigurimi i shtetit, nën urdhrat e drejtpërdrejta të diktatorit komunist, fillon të kërkojë për fajtorët, edhe pse një fajtor nuk mund të ekzistojë. Sulejmani është njeriu i shënjuar sepse ai gjendet në anën tjetër të llogores së luftës së klasave, të konceptuar dhe zbatuar me fanatizëm nga komunistët në pushtet. Ndërsa ai ndjen se është shënjestruar si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin në Edmond. Ai bën gjithashtu një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo shihet si arsye e mjaftueshme që Sulejmani të ndëshkohet.

Azem Deliu : Puthësi i paligjshëm

Nga Flori Bruqi 


Azem Deliu eshte nje poet dhe prozator qe gezon reputacion ne qytetin e tij (Skenderaj) dhe me gjere, ndonese eshte vetem 23  vjecar ka botuar disa romane.Shkollen fillore e kreu ne fshatin Polac te Skenderaj-t, perkatesisht ne shkollen "Drenica".

Para se te regjistrohej ne Gjimnazin "Hamez Jashari" te Skenderajt.Me 7 qershor te vitit 2012 ne sallen e leximit te bibliotekes komunale te Skenderaj-t, ai prezentoi punimin letraro-shkencor e analititk ""Brilanca Kadare, stili, sukseset dhe zenkat" kushtuar gjeniut te letrave shqipe, Ismail Kadarese.


Punim ky qe pati nje sukses te papritur.Se ai e pelqen vepren e Kadarese do vije edhe nje deshmi tjeter, me 19 shtator 2012 ai dergon leter Komitetit NOBEL te Stockholmit, qe cmimin NOBEL ne letersi, t'ia ndaje Ismail Kadarese.


Kerkese qe fatkeqesisht, s'u mor parasysh.Ka shkruar shume poezi, qe ndonese te pabotuara kane korrur sukses me publikimin e tyre ne internet.


Poezitë  e tij kryevepra jane:"Telefonata", "Dasma e gjakut" qe ka mbajtur nje kohe te gjate vendin e pare ne webfaqen teksteshqip.com, si dhe balada e tij e vetme "Fli shpirti i motres".


Ka të kryer  Gjimnazit natyror dhe është student i cili  vazhdon te shkruaje me nje emer gjithnje ne rritje.Nuk jane te pakte ata qe mendojne se letersia nje dite, do ta shkruaje me te arta emrin e tij.







Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Partia, përveçse e ka ndaluar dashurinë mes çifteve, ka caktuar edhe orarin kur çiftet mund të kenë kontakt intim (jo dashuri). Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 23 vjeçar, Azem Deliu. 


Azem Deliu

Përpjekja nuk shkon kah portretizimi besnik i një diktature, siç e kemi parë në letrat shqipe të pasviteve 90’ por kah një rrëfim dinamik që ka në qendër ankthin e karakterit dhe diktaturën e bën shumëdimensionale: pa kohë dhe pa vend. 




Shënimet e krimbit SmolinskiPuthësi i paligjshëm


Botimet e “Onufri” e rendit këtë roman të Deliut në rekomandimet e leximeve të verës. “Romani i shkruar në traditën më të mirë të letërsisë antiutopike (distopia), apelon tek lexuesi shqiptar për një shqetësim permanent, që mund të bëhet kërcënues nesër: strukturat e mendimit totalitar, mendësia dhe praktika totalitare, fanatizmi, ekstremizmi, paragjykimi dhe militantizmi i çdo lloji, janë likuidimi vdekjeprurës i çdo horizonti lirie demokratike, individuale e shoqërore. 


Si roman i parë për shkrimtarin, ky është një fillim shumë premtues, i nisur nga nota “do” e organos së tij”, ka shkruar Agron Tufa. Interesimi edhe ndërkombëtar për autorin, tashmë 23 vjeçar, është në rritje e sipër nga disa shtete. Shtypi freng e ka quajtur “autor i madh i vendit të vogël” shkrimtarin i cili që nga mosha 19 vjeçare është anëtar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.



​Azem Deliu sjell romanin e ri të shkruar në rezidencën polake


 "Shënimet e Krimbit Smolinski" është romani  i autorit Azem Deliu, që u promovue  për herë të parë në mesin e shumë librave në Panairin e 21-të të Librit në Tiranë.


Një pjesë të këtij romani, Deliu e ka shkruar gjatë qëndrimit në Rezidencën e Artistëve në Poloni, e për lexuesit po e sjellë në panair shtëpia botuese "Onufri".


Romani ka kryepersonazh një shkrimtar polak i cili ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë, dhe ndeshet me mentalitetin vendas të pasluftës. 


"Shënimet e Krimbit Smolinski" është romani më i ri i autorit Azem Deliu, që do të promovohet për herë të parë në mesin e shumë librave në Panairin e 21-të të Librit në Tiranë.

Një pjesë të këtij romani, Deliu e ka shkruar gjatë qëndrimit në Rezidencën e Artistëve në Poloni, e për lexuesit po e sjellë në panair shtëpia botuese "Onufri".


Romani ka kryepersonazh një shkrimtar polak i cili ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë, dhe ndeshet me mentalitetin vendas të pasluftës.

Ndryshe, ky është libri i tretë nga autori Deliu, i cili bëri bujë me romanin "Puthësi i paligjshëm", që së fundmi u botua edhe në gjuhën angleze.

Ndryshe, ky është libri i tretë nga autori Deliu, i cili bëri bujë me romanin "Puthësi i paligjshëm", që së fundmi u botua edhe në gjuhën angleze.



Azem Deliu : dhe shkrimtarët

Njëfarë përçudnimi ka ekzistuar gjithmonë, në lidhje me marrëdhëniet mes popujve dhe shkrimtarëve të tyre. Kjo temë, që në shtrim të parë duket krejt e thjeshtë, në shikimin e mëtutjeshëm ngjan të jetë një burim enigmash të pafundme.

Ka ngjarë shpesh, shumë shpesh madje, që të ketë kokëçarje në mes të popullit dhe shkrimtarëve. Burimet e një mospajtimi të tillë, në rastin më të shpeshtë, janë reflektim i dy elementeve. E para: emancipimi i munguar i shkrimtarit (që është rrjedhojë e etjes së tepërt për lavdi e që çon jo-rrallë në harrimin e rolit të shkrimtarit në shoqëri); dhe, e dyta: emancipimi i munguar i popullit (që është në të shumtën e rasteve, arsyeja e vërtetë e “konfliktit”)


Cila është e vërteta në “rastin Kadare”?

Do të mundohem që, pa u ndikuar shumë nga simpatia për Kadarenë si shkrimtar dhe si person, të shpjegoj arsyeshëm atë që mund të ketë ngjarë vërtet në lidhje me marrëdhëniet e tij me një pjesë jo të vogël të popullit shqiptar.

Kadare është, para së gjithash, një shkrimtar i emancipuar, që e ka treguar këtë gjë disa herë dhe ka lënë shumë pak hapësirë për interpretime në kahe të tjera. Ai për shembull e ka sqaruar disa herë se “myslimanët shqiptarë janë shumë të modernizuar” dhe ky është një element i lakmueshëm. Teksa shkruaj këto fjalë, e kam të qartë se shumë njerëz mund të mos pajtohen. Por, unë sugjeroj që, përpara se të nguten, të lexojnë deri në fund artikullin. Mjafton të them se Kadare e ka vlerësuar lartë, e ka përqiellizuar do të thosha, harmoninë ndërfetare që prezanton populli shqiptar, dhe do të kuptohej (për ata që duan ta kuptojnë) se ai është vërtet një shkrimtar i civilizuar vepra e të cilit përcjell një frymë të lartë qytetëruese.

Pra, opsioni i parë, “emancipimi i munguar i shkrimtarit” për të shpjeguar marrëdhëniet e tij “të nxehta” me një pjesë të popullit, fatkeqësisht dhe fatmirësisht, bie poshtë.

Të shkojmë tek e dyta: emancipimi i ulët i popullit. Për shumicën është e paqartë, por, fatkeqësisht e vërtetë. Hera-herës ndodh që, shkrimtarët prijës, në vend të respektit, të dënohen me urrejtje. Kjo ka zakonisht shumë shkaqe: xhelozia, moskuptimi thelbësor se suksesi i një shkrimtari jashtë kombit, është sukses për kombin, dhe si i tillë duhet përjetuar, apo thjeshtë, njëfarë egoje, njëfarë etjeje shekspiriane për të qenë mbi tjetrin. Të gjitha këto, deshëm a s’deshëm, përmblidhen në “Emancipimin e munguar të popullit”.

Duke patur një etje të tillë, shumica e atyre të cilëve po ua bëj qejfin duke i quajtur “rivalë të Kadaresë”, duke mos gjetur hapësira kritikimi në sensin negativ të krijimtarisë së tij, nuk hezituan fatkeqësisht, të shkojnë edhe më tej, të bëjnë një hap fatal: sulmi personal ndaj Kadaresë. Kështu u prodhua ajo që tashmë është një mendësi gati-gati sunduese, e që lidhet me frazën e përhapur gjerë se: ”Kadare është një gjeni i letrave, por që s’vlen si njeri” apo “s’ka vlera njerëzore”.

Me një bindje prej prijësi fetar, dhe një kokëfortësi prej injoranti, populli ynë ka mbajtur në mendjen e tij këtë frazë famëkeqe, për të cilën, pa frikën se e teproj, do të them se, është po aq e mbrapshtë sa parullat e Enver Hoxhës. Unë mendoj se kjo mendësi, duhet ndryshuar medoemos. Ne pretendojmë Evropën, dhe, një popull evropian ka respekt para së gjithash, për vlerat e veta para se të ketë respekt për vlerat e tjetrit.

Do ta mbyllja me dëftimin se, duke qenë prijësi kulturor i një populli që në të vërtetë nuk e di se ç’prijës ka, Ismail Kadare është kthyer në “gjeneralin e një ushtrie të vdekur”. Përpos ngjashmërive që kanë, gjenerali i veprës dhe “gjenerali Kadare”, kanë një dallim thelbësor, me të cilin do ta përmbyllja këtë artikull: ushtarët e tyre. Përderisa gjenerali i veprës ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur eshtra, e nuk shpreson për të gjallë, “gjenerali Kadare” vazhdon të shpresojë se ushtria e tij (shqiptarët), një ditë vërtet do të hapë sytë për ta ndihmuar, sidomos në “frontin e Nobelit”.

Asnjëri nga gjeneralët, në të vërtetë, nuk gjen të gjallë. Gjenerali italian, me ushtarët e kthyer në eshtra, dhe “gjenerali Kadare”, me ushtarët e tij të gjallë, që s’pranojnë të gjallërohen, thuajse vdekja u jep atë që duan me të vërtetë. Meqë arsyet i sqarova, nuk e shoh të qëlluar të zgjatem më tepër, por, krejt në fund, dua të rikujtoj edhe njëherë se, “konflikti” shkrimtar-popull, ndodh ose për emancipimin e munguar të popullit, ose për emancipimin e munguar të shkrimtarit. Dhe nuk është e tepërt të thuhet se, fatkeqësisht dhe fatmirësisht, opsioni i dytë është thuajse i pamundur.

Bardhyl Londo :Nata e verbër


Shkrun Flori Bruqi



Fotoporteti

Pas rrëfimeve drithëruese në librin “Jeta që na dhanë” për jetën burg në sistemin totalitar, në librin e ri të Bardhyl Londos letërsia bën ndërhyrjen e saj në simbiozën e njeriut me kohën, me të kaluarën, me të tashmen dhe të ardhmen. Një mision kësodore kryen romani “Nata e verbër” i Bardhyl Londos, të cilin, për dekada me radhë e kemi vlerësuar si poetin që i ngjan vetëm vetes. Pas këtij libri, të njëjtin gjë duhet të themi për të edhe në prozë. Londo, si rrallëkush në periudhën postkomuniste, ka ditur t’i rikthehet së djeshmes, lojës me të duke zbritur me kandil në dorë në kthinat e kujtesës dhe të kthehet prej andej duke qeshur dhe qarë njëkohësisht me sarkazmin e hidhur që shkakton banaliteti.
Shkrimtari ka ndërtuar një strukturë letrare ku bashkëjeton fantastikja me realen, ajo që ndodh vërtet me pandehmën, nofka me emrin, kryeqyteti me provincën, personaliteti njerëzor me ideologjinë, individi me pushtetin, indoktrinimi me folklorin, verbëria me katarsisin, persekutimi me tragjedinë, erotika me impotencën, iluzioni i lirisë me lirinë, komprometimi i saj nga e kaluara dhe shumë asociacione të tjera që vijnë me ngjyra pirandeliane dhe përmes një grotesku mbresëlënës. Një roman që të mban mbërthyer dhe të detyron të udhëtosh me personazhet, disa prej të cilave jetojnë jo kohën reale, por një kalendar krejt tjetër. Kemi të bëjmë me një tekst me shumë regjistra gjuhësorë ku metafizikja dhe fakti ndeshen në sfondin e fantastikes për të rikrijuar botën shqiptare nën peshën e një banaliteti, i cili, njëherësh, ka edhe fytyrën e dhunës edhe atë të klounit. Aty ku nuk ndërhyn kuraja civile, ndërhyn letërsia, e cila mundohet t’i japë sy lexuesit për të mundur verbërinë e një nate të gjatë groteske.

****

Bardhyl Londo lindur në vitin 1948 në Përmet, Shqipëri.


Rezultate imazhesh për bardhyl londo

Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. 


Rezultate imazhesh për bardhyl londo


Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. 


Rezultate imazhesh për bardhyl londo


Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Tituj të veprave


Krisma dhe trëndafila - (1975)
Hapa në rrugë - (1981)
Emrin e ka dashuri - (1984)
Si ta qetësoj detin - poezi (1988)
Ditë njerëzore 
Shën Shiu - 2010
Jeta që na dhanë - 2013

Etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...