Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/05/27

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Operacioni “Shigjeta” ishte kryeprojekti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës


Presidenti i Republikës së Kosovës, Ha​shim Thaçi, në shënimin e njëzetvjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik ka thënë se beteja e Pashtrikut ishte një prej betejave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Projekti ‘Shigjeta’ me organizimin, me vendimmarrjen, me jehonën e brendshme dhe ndërkombëtare, ishte kryeprojekti i betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.


Kreu i shtetit ka thënë se domosdoshmëria e një fronti të gjerë dhe masiv luftarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përballë ushtrisë dhe policisë serbe, ishte shtruar qysh në janar të vitit 1999.

“Populli ynë sapo kishte përjetuar një prej masakrave më çnjerëzore në Reçak, por për të mos lejuar që të ndodhnin edhe më tutje, në atë kohë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte ngarkuar Drejtorinë Operative për ta përgatitur operacionin ushtarak ‘Shigjeta’, i cili rezultoi të jetë operacioni më i madh, më masiv dhe më frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, të gjithë ju bashkëluftëtarë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidë të luftës, të gjithë ju pjesëmarrës të këtij fronti të gjerë luftarak, çdoherë ndjehuni krenarë për lavdinë e betejës që e keni zhvilluar dhe që e keni fituar bashkë me aleatët”, ka thënë presidenti Thaçi.


Sipas njoftimit për media, Presidenti ka theksuar se në atë kohë si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme e kujton më së miri, jo vetëm jehonën në rrafshin e brendshëm të këtij fronti të gjerë ushtarak, por edhe jehonën ndërkombëtare gjithë botërore që kishte fillimi i operacionit “Shigjeta”, i cili përveç depërtimit në atë kohë në tri drejtime operative, përkatësisht në drejtim të Koshares, të Pashtrikut dhe Koretnikut, kishte për qëllim edhe koordinimin me forcat ajrore të NATO-s, të cilat pandërprerë godisnin vendqëndrimet e kamufluara të policisë dhe ushtrisë serbe.
Rezultate imazhesh për operacioni shigjeta
“Operacioni ‘Shigjeta’ apo fronti i Pashtrikut ishte një operacion që mobilizoi tërë arsenalin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që fitoi një mbështetje të fuqishme, të jashtëzakonshme nga shteti shqiptar, mbështetje logjistike, profesionale, ushtarake, gjithë popullore, por në të njëjtën kohë e fitoi edhe një mbështetje të botës demokratike, një mbështetje të aleancës së NATO-s. Pra, kishte ardhur momenti për këtë ofensivë të hapur, për një front të gjerë sulmues dhe kjo ishte e vetmja mundësi që të ndodhte së mobilizuari edhe diaspora gjithë shqiptare që kishin ardhur pas ftesës për mobilizim për luftë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Imazh i ngjashëm

Ishte java e tretë dhe e katërt e majit 1999, tash e 20 vjet më parë, sipas presidenti Thaçi, kur ky front u hap dhe ndodhi sulmi më masiv dhe më i suksesshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Në atë kohë, në pamundësi që ushtria serbe të përballej me sulmin masiv dhe të fuqishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atëherë tërë makineria e tyre ushtarake u vunë në mbrojtje dhe në përpjekje për t’i kundërsulmuar njësitet tona dhe luftëtarët tanë trima, që qëndronin stoikisht dhe heroikisht në istikamet e luftës, ushtria serbe zbuloi edhe artilerinë e rëndë ushtarake që e mbanin të maskuar mes malesh, e cila më pas u godit nga NATO-ja”, ka thënë ai.
Imazh i ngjashëm
I pari i vendit ka thënë se beteja e Koshares, beteja e Pashtrikut dhe më pas e planifikuar që të ndodhte edhe ajo e Koretnikut, e cila nuk ndodhi sepse përfundoi lufta dhe u nënshkrua marrëveshja në Kumanovë, ishin projektuar si mundësi të vetme për të hapur një korridor lidhës të lirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Rezultate imazhesh për operacioni shigjeta


“Një korridor që neve do të na ndihmonte në furnizimin me armatim, por edhe në bartjen e qytetarëve tanë si refugjatë nga zona e luftës drejt Shqipërisë”, shtoi ai.


Për të gjithë ne, por edhe aleatët tanë, presidenti Thaçi tha se fronti i Pashtrikut ishte front i shpresës, i besimit, i optimizmit, ishte fronti i fitores përfundimtare historike të shqiptarëve kundër Serbisë.


“Humbjen më të madhe në historinë e luftës së Kosovës 1998-1999, Serbia e pësoi pikërisht në frontin e Pashtrikut dhe kjo ishte kryebeteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e luftës sonë. 



Kjo majë këtu është maja apo beteja kulmore që e kemi zhvilluar ne. Lufta jonë filloi në Prekaz, filloi aty ku edhe pritej të fillonte lufta e armatosur kundër ushtrisë dhe policisë serbe nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij, për të vazhduar e zgjeruar lufta në tërë Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi.


Më herët në historinë tonë, në shekullin e fundit, presidenti Thaçi theksoi se kishim zhvilluar kryengritje lokale, kishim zhvilluar beteja të ashpra kundër Serbisë, por mungonte ai uniteti i fuqishëm politik dhe ushtarak, mungonte edhe mbështetja ndërkombëtare që të arrijmë synimin tonë për çlirimin e vendit.


“Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri përjashtim duke mësuar nga e kaluara, duke marrë shpirtin luftarak dhe duke qartësuar qartë vizionin politik, se një luftë fitohet vetëm me një mobilizim të përgjithshëm, me një qartësi politike dhe me mbështetje të partnerëve. Kështu që UÇK-ja mobilizoi popullin e Kosovës, mobilizoi gjithë kombin dhe kur shqiptarët u bashkuan, atëherë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO-ja u vunë në mbështetje të luftës sonë për liri, për pavarësi dhe shtetin tonë”, tha ai.



Si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme në atë kohë, presidenti Thaçi rrëfej edhe bisedën që kishte zhvilluar në selinë e NATO-s, me gjeneralin Wesley Clark.


“Të tëra do t’i kalojmë, më tha, por një gjë nuk duhet të lejojmë të ndodhë kurrë. Ushtria serbe në asnjë rrethanë, në asnjë moment, nuk duhet lejuar të prekë majat e Pashtrikut. Ajo është e jona dhe ne do ta mbrojmë me ju dhe do ta fitojmë këtë betejë dhe asnjë ushtar serb, jo në Pashtrik, por as në Zveçan, nuk do të mbetet në territorin e Republikës së Kosovës”, theksoi presidenti Thaçi.



Duke u mbështetur në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, të gjithë dëshmorët e rënë në betejën e Pashtrikut, presidenti Thaçi i ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Bosnja dhe Serbia kërcënojnë me kundërmasa ndaj Kosovës





Serbia dhe Bosnja paralajmërojnë Prishtinën zyrtare se nëse nuk heq tarifat për mallrat nga këto dy vende deri më 1 korrik, kur mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris, do të shqyrtojnë vendosjen e kundërmasave.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, si dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ranë dakord gjatë takimit në Sarajevë se dy vende duhet të bashkërendojnë dhe koordinojnë aktivitetet që synojnë rritjen e presionit për të shfuqizuar taksën.


Kushti për këtë është heqja e pakushtëzuar e taksave të Prishtinës zyrtare, thuhet në deklaratë.

Nëse kjo nuk ndodh, siç vlerësohet, BE-ja do të minojë kredibilitetin e vet dhe vendet e këtij rajoni do të humbasin një mundësi tjetër për rimëkëmbjen ekonomike dhe normalizimin e mundësive politike.

Lajiq përkujton se që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur janë vendosur masat, e deri më 21 maj, Serbia ka dërguar në Kosovë 189,5 milionë euro më pak mallra në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 80 për qind.

Një gjë e tillë, praktikisht, sipas Lajiq, do të thotë se dëmet janë më të mëdha se një milion euro në ditë.

Ndërsa, ministri Sharoviq tha se në gjashtë muajt e fundit Bosnja ka shënuar rënie të dërgimit të mallrave në Kosovë prej 97 për qind, ose 27 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas tij, në katër muajt e parë të këtij viti janë plasuar mallra në vlerë prej gjithsej 500.000 euro.

Vendet e Quintit i bëjnë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiqit për vetëpërmbajtje


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar  me ambasadorët e vendeve të Quintit – SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë dhe Gjermaninë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së, të cilëve ua ka bërë me dije se Serbia gjendet në pozitë të vështirë.

Gjatë bisedës që është mbajtur me dyer të hapura, presidenti Serb ka diskutuar me ambasadorët për takimin e Berlinit ku kishin marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini si dhe për ndërprerjen e dialogut me Prishtinën.


E në anën tjetër përfaqësuesit e vendeve të Quintit dhe të BE-së, i kanë bërë thirrje presidentit serb që të vetëpërmbahet dhe të vazhdojë me përgjegjësi për zgjidhjen serioze të problemeve në rajon, me qëllim të stabilizimit të plotë të situatës politike.

Vuçiq tha se Serbia do të sillet në mënyrë racionale dhe serioze, dhe se në momentin që Prishtina ta heq taksën do të rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paraqitur sot në Parlamentin serb një raport mbi Kosovën, ku ka thënë se ka ardhur koha që Serbia të zgjedh mes të vërtetës së hidhur dhe gënjeshtrave të ëmbla.



Para fjalimit, disa anëtarë të “Dveri” në hyrje të Parlamentit pritën presidentin me thirrjet “Tradhti-tradhti”.





Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se “debati në Kosovën duhet të fillojë me përgjigjen në pyetjen e rëndësishme: Në çfarë besojmë, në një gënjeshtër apo në të vërtetën – sepse, pa këtë, ne nuk do të dimë se për çfarë jemi të aftë dhe çfarë mundemi, ku janë kufijtë e vendit tonë dhe ëndrrave tona, ashtu si edhe realiteti ynë… Është koha për të zgjedhur në mënyrë të hapur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur. Puna ime si president është t’u tregoj njerëzve të vërtetën, sado e pakëndshme qoftë ajo”, tha ai.

“Pa këtë ne nuk do të dinë se ku është Kosova, e ku Metohia, kush udhëheq me to, ku jemi ne serbët në ‘Kosovë dhe Metohi’”, tha Vuçiq.

Vuçiç poashtu ka deklaruar se Serbia nuk mund të mbështetët në drejtësinë ndërkombëtare kur dihet se në vitin 1999 është bombarduar, siç ka thënë ai, në mënyrë të paligjshme, për shkak të Kosovës.

“Pa këtë përgjigje nuk ka marrëveshje, as përgjigje nëse serbët, të cilët për shkak të Kosovës padrejtësisht janë bombarduar, mund të llogarisin në të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare”, tha presidenti serb.

Presidenti Vuçiq, duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, tha se ekzistojnë dy skenarë: “ose situata të jetë normale ose do të ketë konflikt të ngrirë”.

“Kjo do të ishte katastrofale”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë luftën për serbët në Kosovë.


Në seancën e parlamenit po marrin pjesë edhe kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat e Qeverisë së Serbisë, si dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Anëtarët e shumicës qeverisëse dhe disa anëtarë të opozitës morën pjesë në punën e seancës, ndërsa pjesa e opozitës që normalisht bojkoton punën e parlamentit nuk ishte e pranishme as në këtë seancë.

Christopher Hill: Ka ardhur ora e Evropës për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë




Ambadadori Christopher R.Hill, në një intervistë për Deutsche Welle, duke folur për idenë e shkëmbimi të territoreve, ka thënë se duhet lënë mënjanë zgjidhjen me territore dhe duhet marr me të gjitha problemet e tjera, që ekzistojnë midis Serbisë dhe Kosovës.

“Nëse këmbimi territorial është një gjë për të cilën bied dakord të gjitha palët, atëherë ai duhet të përfshijë Akordet e Helsinkit të vitit 1975, të OSBE, sigurisht që mund të bëhet një përzierje”, tha ai.

Në Universitetin e Denverit, Hill përgatit brezin e ardhshëm të diplomatëve amerikanë.

Deutsche Welle: Ambasador Hill, që nga vera e kaluar kemi dëgjuar mënyrë të re të foluri për Kosovën, sipas së cilës: “jemi duke folur gjatë gjithë kohës për Kosovën, u lodhëm, kemi prioritete të tjera, dhe duhet të gjejmë zgjidhjen përfundimtare”. A jeni ju dakord me këtë?

Christopher R. Hill: Unë mendoj se Kosova ka qenë një çështje historike me të cilën ne u morrëm më në fund në vitet 1998/99. Dukej sikur ishte një problem që do të zgjidhej ditën tjetër. Unë nuk besoj se u kuptua historia që çonte tek problemi i Kosovës. Të jeni e sigurt, se nëse flisni tani në SHBA me politikbërësit, do të kuptoni se janë duke u marrë me çështje si Korea e Veriut, Irani, Venezuela. Kosova nuk është në krye të çështjeve me të cilat merren. ata Por, unë mendoj se Kosova mbetet një çështje që e bën Evropën të mos jetë krejtësisht e lirë dhe në paqe. Prandaj është e domosdoshme të vazhdohet angazhimi për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët dhe për të siguruar. që marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë të jenë të tilla, që tu lejojnë të dy vendeve që të ecin përpara.

Deutsche Welle: Në këtë ecje përpara bën pjesë edhe kjo “zgjidhje përfundimtare”, sipas të cilës ” jugu i Serbisë t’ i bashkohet Kosovës, që veriu i Kosovës t’ i bashkohet Serbisë dhe që Kosova dhe Serbia të bëjnë një Shqipëri të Madhe”. Çfarë zgjidhje përfundimtare është kjo?

Christopher R. Hill: Kur flitet për territore flitet gjithnjë për emocione të thella. Po ashtu flitet për precedentë në zona të tjera. Unë mendoj se këmbimi i territoreve është një gjë që duhet bërë kur nuk ke zgjidhje tjetër. Siç e kam kuptuar unë këtë koncept, është që Veriu i Mitrovicës është diçka që mund të balanconohet me Luginën e Preshevës. Por unë do t’i lija çështjet territoriale si elemente të fundit të çdo marrëveshjeje. Unë do ta lija mënjanë zgjidhjen me territore dhe do të merresha fillimisht me të gjitha problemet e tjera, që ekzistojnë midis Serbisë dhe Kosovës. Nëse këmbimi territorial është një gjë për të cilën bied dakord të gjitha palët, atëherë ai duhet të përfshijë Akordet e Helsinkit të vitit 1975, të OSBE, sigurisht që mund të bëhet një përzierje. Por, unë mendoj se në këto momente çështja territoriale midis Mitrovicës dhe Luginës së Preshevës duhet parë më shumë si simptomë e problemeve më të thella, që ekzistojnë midis Serbisë dhe Kosovës. Megjithëse kemi parasysh OSBE, megjithëse flitet për këmbime territoriale, unë nuk do merresha me këtë çështje dhe nuk do e konsideroja këtë zgjidhje si fundin real të zgjidhjes së problemeve.


Deutsche Welle: Si ndikojnë marrëdhëniet SHBA- Evropë në zgjidhjen e çështjeve të tilla në Ballkanin Perëndimor?

Christopher R. Hill: Që nga janari 2017 ne kemi një administratë që i ndjek çështjet evropiane duke patur qasje unilaterale. Unë jam shumë i shqetësuar që administrata e Trumpit ia ka lejuar këtë vetes, dhe në këtë lloj unilateralizmi është bërë e parëndësishme në çështje, që unë mendoj se janë të rëndësishme për SHBA. Kjo përfshin probleme si ato që kanë mbetur në Ballkan. Unë shpresoj që ministri Pompeo ta kuptojë më mirë këtë çështje se sa manaxheri i naftës në Teksas, Rex Tillerson. Por sidoqoftë, kjo gjë po merr më shumë kohë se sa duhet. Kjo është një nga arsyet pse Evropa duhet ta kuptojë, se kjo është ora e Evropës, dhe Europa duhet të merret me këtë çështje kuptuar se në këto momente vendi që duhet të zinte SHBA, ka mbetur bosh.

Deutsche Welle: Kur flitet për konfliktin Kosovë- Serbi, disa njerëz kanë filluar të përmendin fetë e ndryshme të këtyre dy vendeve. Si duhet parë feja në këtë kontekst?

Christopher R. Hill: Ne kemi shumë probleme jo vetëm me nacionalizmin në rritje por edhe me rritjen e konfensionalizmit, gjë që është shumë e dukshme në Lindjen e Mesme. Por jo vetëm atje. Kur institucionet janë të dobta dhe qëndrojnë të tilla për vite me radhë, nganjëherë institucionet civile dobësohen me qëllim, nganjëherë dobësohen prej neglizhencës, nganjëherë sepse njerëzit kanë prioritete të tjera… Por kur institucionet janë të dobta, ne shohim që njerëzit kërkojnë strehim tek llojet e vjetra të besnikërisë, tek organizata që në kushte të caktuara përfshijnë edhe fenë.

Unë mendoj se në histori kjo nuk është e pazakontë, ka ndodhur në të kaluarën. Por ne nuk duhet ta pranojmë si të dhënë një herë e përgjithmonë në histori. Ne duhet të merremi me të. Unë nuk mendoj se sjell dobi, që njerëzit në vendet kristiane të akuzojnë Kosovën si vend mysliman, që nuk ndan me to vlerat kristiane. Unë nuk besoj se kjo është një qasje që ndihmon për problemin. Unë shpresoj që të arrihet të kuptohet se shanci real nuk është të bëhen akuza për bazën fetare, por të rindërtohen institucionet laike. Ne duhet të krijojmë institucionet laike dhe ta shohim Kosovën si shtet dhe jo si kulturë fetare. Unë kam kaluar shumë kohë në Kosovë dhe Shqipëri dhe feja nuk është ajo, që i vë në lëvizje njerëzit në këto vende. Njerëzit duhet ta vrasin mendjen dhe ta gjejnë çfarë është ajo që vë në lëvizje njerëzit atje.

Deutsche Welle: Synimi për Kosovën është të hyjë në NATO dhe për Serbinë të hyjë në BE. Si mund të shkohet deri aty?

Christopher R. Hill: Ne kemi probleme që lidhjen me qasjen transatlantike në administratën e Trumpit. Megjithatë në Evropë duhet parë se shumë amerikanë mendojnë se NATO është baza fundamentale e aleancës SHBA dhe Europë. Ne duhet të punojmë më shumë me NATO-n. Çështjet e Bashkimit Evropian janë çështje të BE, por unë mendoj se disa vende si ato të Ballkanit, që aspirojnë të hyjnë në BE, duan të futen në BE dhe jo në burokraci. Në njëfarë mënyre BE përfaqëson një burokraci gjigande dhe vendet e vogla nuk ndiejnë të dëgjohet zëri i tyre atje. Unë nuk do t’u tregoj evropianëve si të organizojnë BE, por mendoj se Evropa duhet ta shohë se çdo vend që dëshiron të hyjë në BE duhet të lejohet të hyjë. E njëjta gjë edhe për NATO-n. Po të hedhim vështrimin dallojmë se është bërë progres, por po ashtu duhet të jemi të ndërgjegjshëm se vendimi i BE për të ulur ritmin e zgjerimit ka qenë fustrues për shumë vende, dhe ka vende që madje thonë se as që duan të hyjnë në BE. Unë mendoj se Bashkimi Evropian ka qenë gjëja më e mirë që mund t’ i ndodhte Evropës në shekuj. Njerëzit duhet të jenë krenar për BE, dhe të vazhdojnë ta mbajnë si denstinacion për vendet si Serbia dhe Kosova.

Deutsche Welle: Ambasador Hill, ju keni qenë i dërguar special për Kosovën dhe keni punuar shumë vite në Ballkan. Cili është mendimi juaj personal për Kosovën? Ne e dimë se gjatë administratës së Obamës, ekzistonte mendimi se vendeve të Ballkanit iu duhet dhënë kohë. A ka qenë koha e dhënë e dobishme?

Christopher R. Hill: Koha është një gjë e mirë nëse e shfrytëzon. Koha që iu dha vendeve të Ballkanit ishte për tu bërë më të kualifikuar për tu pranuar në BE dhe në NATO. Në njëfarë mënyre administrata e Obamës humbi kohë kot. Tani, administrata e Trumpit jo vetëm që po humbet kohë, por është krejt e painteresuar për disa nga këto çështje. Ne ndodhemi këtu ku ndodhemi tani, dhe duhet të shohim si të ecim përpara. Mendimi im është se Kosova do bënte gjënë më të mirë për njerëzit e saj, nëse bashkëpunon në rajon, krijon marrëdhënie të mira me fqinjët dhe kualifikohet si vend për tu pranuar në BE. Mua më vjen shumë keq që në vitin 2019, ka ende 5 vende europiane që nuk e njohin Kosovën. E di pse-në, sepse secili nga këto vende ka Kosovën e vet. Jo vetëm Spanja, por ka edhe vende të tjera që kanë situata të ngjashme me Kosovën.

Unë nuk e kuptoj si ka ndodhur kjo. Unë do të doja të shihja një Kosovë që doli e pavarur, si shtet i pavarur sepse njerëzit e saj donin të ishin të pavarur, por një shtet i pavarur duhet të pranohet nga fqinjët dhe nga e gjithë Evropa. Ka shumë punë për tu bërë. Le të përmendim çështjen e Maqedonisë, për shumë njerëz ishte një çështje që dukej sikur nuk mund të zgjidhej, por u zgjidh. Kjo është shumë pozitive. Shumë gjëra që maqedonasit ishin të detyruar të pranonin, si përshembull vendosja e prefiksit në emrin zyrtar, ishte për shumë njerëz një gjë e vështirë. Por ne duhet t’i shohim këto gjëra me inspiracion dhe me devocion. Kolegë të mi janë vrarë në Ballkan. Ne duhet të marrim nga devotshmëria e këtyre njerëzve dhe ta zgjidhim këtë çështje. Në Universitetin e Denverit, ne i dedikohemi këtyre çështjeve, për të siguruar që amerikanët, jo vetëm ata që jetojnë në Uashington, të kuptojnë përgjegjësinë që kemi në botë dhe të kuptojnë që në botë nuk mund të ekzistosh i vetëm. Ne na duhen miq dhe aleatë.

Deutsche Welle

Pse ekspozita për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftë, nis në dhomë të errët me një zë që rrëfen?

Rezultate imazhesh për gramoz berisha
I mbijetuari i masakrës së Suharekës Gramoz Berisha ka një ftesë për Aleksandër Vuçiqin

I mbijetuari i masakrës së Suharekës Gramoz Berisha ka shpërthyer në fjalimin gjatë ceremoisë ku është shënuar përvjetori i 20-të i kësaj masakre.
Imazh i ngjashëm
Djali që si nëntë vjeçar kishte kërcyer me nënën Vjollcën nga kamioni që bashkë me trupat e familjarëve të tjerë po i dërgonte në varrezw masive, i ka bërë ftesë kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq që të vijën ë Suharekë.

“Prej këtu marrë guximin t`i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat? E di që mund të përgjigjesh sepse jë kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin. Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time”, ka thënë Berisha.

Rezultate imazhesh për gramoz berisha


Imazh i ngjashëm



Djali që 20 vite pas masakrës ku mbijetoi është duke magjistruar në Universitetin e Prishtinës ka thënë se të gjithëve u duhet e vërteta.

“Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua. Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush ne Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua te besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi. Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi. Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje. Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes”, ka thënë Gramozi në mesazhin drejtuar Vuçiqit.

Rezultate imazhesh për gramoz berisha

Gramoz Berisha është mashkulli i vetëm i mbijetuar i masakrës së Suharekës. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars në picerinë “Kalabria”, në Suharekë.

Pos Gramozit, e mbijetuar ësh0të edhe nëna e tij Vjollca si dhe kushërira Shyhrete Berisha.

Lexojeni fjalimin e plotë të Gramoz Berishës:

Ne mblidhemi në çdo përvjetor duke u munduar që në mënyrë krejt normale të ndajmë dhimbjen dhe të kujtojmë atë që nuk ishte normale. Vijmë çdo vit, me shumë të njëjta. Me mallin e njëjtë, sepse ai nuk ndryshon në cdo vit, cdo muaj, cdo ditë është i njëjtë, vetëm sa rritet.

Rezultate imazhesh për gramoz berisha

I kemi tre pyetje që na përsëriten: çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Nëse në përvjetorin e ardhshëm nuk do t`i kishim këto pyetje sepse kemi marrë përgjigje, do të ishte më lehtë për ne. Ne sërish do të kishim dhimbje e mall, por do të mundoheshim që këto t`i përballojmë në mënyrë më normale.

Këto ditë i keni dëgjuar duke na folur për normalizimin. Në fakt, nga lidershipi i Kosovës pati edhe disa veprime.

Dua të them sot se po bëhen dy dekada qe unë pres normalizim, Sepse nuk janë normale pyetjet që na mundojnë. Sepse është normale të na tregojë, çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Rezultate imazhesh për gramoz berisha

Prej këtu marrë guximin t`i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat?

E di që mund të përgjigjesh sepse jë kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin.

Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time.

Rezultate imazhesh për gramoz berisha
Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua.

Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush ne Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua te besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi.



Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi.

Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje.

Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes.




Rezultate imazhesh për gramoz berisha


Ekspozita “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë ose të zhdukur gjatë luftës në Kosovë nis në një dhomë të errët ku në sfond dëgjohet një zë që rrëfen.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka treguar se çfarë mesazhi kanë dashur të përcjellin.

“Në fakt, ky është një element i ekspozitës që është një rrëfim rrëqethës i një personi që ka qenë fëmijë në kohën e luftës dhe i cili për fat të mirë ka mbijetuar me nënën e tij”.

“Bëhet fjalë për Gramoz Berishën i cili i ka mbijetuar Masakrës së Suharekës dhe që ka pasë tetë vjet atëherë. Edhe Gramozi ka qenë fëmijë, por ka arritur të mbijetojë”.

“Ky është rrëfimi i shkurtër i tij se çfarë ka përjetuar më 26 mars të vitit 1999 kur dhjetëra fëmijë së bashku me familjet e tyre janë vrarë në mënyrë makabre në Suharekë. Trupat e tyre janë bartur me kamion ku në mesin e atyre trupave ka qenë vet Gramozi, rrëfimi i të cilit dëgjohet në sfond, nëna e tij, gruaja e axhës dhe trupa të tjerë të pajetë”.

Por, çfarë simbolizon dhoma e errët në këtë ekspozitë?

“Ne kemi dashur që në këtë dhomë të errët vizitorët të thellohen, të dëgjojnë rrëfimin e Gramozit dhe të mos shohin asgjë tjetër në mënyrë që të ndjenjë më mirë rrëfimin”.

“Ndoshta kjo errësirë asocion pak me kamionin ku ishin vendosur trupat e pajetë të të vrarëve ku ishin gjithashtu edhe Gramozi më nënën dhe gruan e axhës”.

Blakaj ka thënë se ndonëse kanë kaluar 20 vjet pas luftës drejtësia për krimet e luftës nuk ka shkuar në vend.

“Për fat të keq, të dhënat tregojnë që shumica dërmuese e viktimave dhe familjarët e tyre edhe 20 vjet pas krimeve nuk kanë parë drejtësi”.

“Shumica e atyre që kanë kryer krime të tmerrshme nuk janë ulur asnjëherë në bankën e të akuzuarve dhe nuk janë përgjigjur për krimet e bëra”.

https://www.youtube.com/watch?v=DsVTtD32u9Y

https://www.youtube.com/watch?v=-bUutDfbjbA


https://www.youtube.com/watch?v=h5v_6hLsBz8




Në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” janë ekspozuar eksponatet e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në periudhën kohore 1998-2000.

Çfarë mesazhi mbart ky titull i ekspozitës shumë emocionale?

“Kemi pasë një ekip të jashtëzakonshëm të profesionistëve që e kanë përgatitur këtë ekspozitë duke filluar nga kuratorja e cila ka bërë një punë të mrekullueshme”.

“Kuratorja ka sjellë idenë për këtë ekspozitë dhe ideja e saj edhe është realizuar. Fillon si një përrallë “na ishte njëherë” sepse të gjitha përrallat fillojnë ashtu dhe këtu janë të ekspozuar gjësendet e fëmijëve gjithashtu në një dhomë nga xhami”.

Ismail Kadare rrëfen si e arrestuan për falsifikim monedhash kur ishte vetëm 12 vjeç

Ismail Kadare 1.jpg
Në një bisedë të lirshme, me pyetje nga më naivet e deri tek ato të kuruara bukur, shkrimtari me famë botërore iu përgjigj interesit të tyre, duke treguar episode të pathëna më parë. Ato datojnë që nga koha e fëmijërisë me prapësinë që i kushtoi arrestimin në klasë, fillimin e palavdishëm në letërsi e deri te njohja me Helenën e bukur përmes shokut shkrimtar, Dhimitër Xhuvani.

Përveç një takimi të paharrueshëm, në fund të bisedës që zgjati për më shumë se një orë, Kadare iu dhuroi fëmijëve libra të tij me autografe. Nuk mungoi apeli drejtuar shoqërisë për një interes më të madh në drejtim të tyre. Më poshtë sjellim bisedën e plotë të shkrimtarit me fëmijët jetimë.

Përse zgjodhët të bëheshit shkrimtar? Çfarë shërbeu si shtysë për ju?

Kur jemi fëmijë kemi lloj-lloj ëndrrash, mendimesh…kushedi ç’keni menduar secili nga ju se ç’do bëheni…balerina, shkrimtarë, filozofë, aviatorë. Njerëzit nuk i tregojnë ndonjëherë këto, por ne shkrimtarët jemi të detyruar t’i tregojmë në kuptimin moral. Unë kam qenë i vogël kur kam menduar si plot fëmijë të tjerë, kështu që pa i dhënë atë peshën e fjalës shkrimtar, mendoja të bëja atë që po lexoja në atë kohë. Isha në një moshë 11-12-vjeçare ku leximi është shumë i natyrshëm te disa dhe jo fort i natyrshëm te disa të tjerë. Unë e doja shumë leximin dhe siç e kam shpjeguar disa herë, fati e solli që nga librat që më ranë në dorë për herë të parë, ishte një libër jo i përshtatshëm për fëmijë. Është fjala për “Makbeth” të Shekspirit, e cila më tërhoqi sepse kishte fantazma dhe shtriga. Jo se e kuptoja thellësinë e saj, se isha i vogël. Për fat të mirë, më qëlloi një model i jashtëzakonshëm, u magjepsa pas tij dhe më rrinte mendja që të bëhem edhe unë si ky dhe m’u duk shumë e lehtë. Gjë e parë që bëra, mora një fletore dhe laps dhe fillova ta kopjoj me dorë … ky është fillimi im. Ka diçka komike në këto fillime, nuk janë serioze. Po ju them thjesht si kuriozitet. Le të bëjmë një bisedë të lirshme, jo si artikuj gazete. Ndaj, s’dua t’ju jap kufizime e këshilla se çfarë pyetje duhet të bëni. Ju jeni djem e vajza të reja, keni fantazi të zhvilluar. Mund t’ju mungojnë shumë gjëra, por jam i sigurt se nuk ju mungon fantazia, ëndrrat, mendimet, opinionet që keni për gjërat e të gjitha. Ndaj, do të doja të bënim një bisedë të lirshme me një shkrimtar.

Cili ka qenë shkrimi juaj i parë dhe kur e keni botuar?

Kur unë isha 11-12 vjeç, në atë kohë në Shqipëri, dilte një gazetë, “Letrari i ri” quhej. Këtë gazetë e nxirrte Lidhja e Shkrimtarëve për të rinj ku botoheshin shkrime të fillestarëve dhe disa herë jepeshin dhe përgjigjet e redaksisë për shkrimet e tyre dhe meqenëse bashkëpunëtorët ishin të rinj në moshë, gazeta jepte edhe këshilla. Duke e kuptuar që ajo që kisha shkruar nuk kishte ndonjë vlerë, mua më jepte një këshillë: “Ju mos u dëshpëroni që kjo që keni shkruar nuk po e botojmë, por ju duhet të lexoni pak më shumë para se të shkruani”. Me një fjalë, më dhanë një dush të ftohtë sepse vërtet vjersha ishte e dobët nga çdo pikëpamje. Fillim i palavdishëm ky. Por unë u gëzova se pashë emrin të shkruar në gazetë dhe s’më interesoi shumë se çfarë shkruante brenda. Me kokën time e kisha të zhvilluar anën e fantazisë, por logjikën të varfër. Ky ka qenë fillimi, një fillim për të mos u marrë si shembull.

Për të arritur majat e suksesit, mendoj që të gjithë ne e kemi një udhërrëfyes. Kush ka ndikuar te ju?

Kur kam qenë adoleshent, në gjimnaz, kemi pasur një rreth letrar, ku disa djem e vajza të reja, që më vonë u bënë të njohur në letërsi, kanë qenë anëtarë të këtij rrethi. Ky rreth ishte shumë nxitës në letërsi sepse mblidheshim dhe diskutonim, lexonim vjershat e njëri-tjetrit. Për krijimtarinë time kanë ndikuar shkrimtarët që bëja mësim në shkollë. Ata që ishin të njohur për të gjithë, ishin edhe për ne. Ishte i pamjaftueshëm ky ndikim, sepse kjo letërsi klasike shqipe mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë te letrarët që duan të shkruajnë.

A është e vërtetë që kur ishit 12 vjeç u dënuat për falsifikim monedhash?

Unë kam qenë 12 vjeç dhe bashkë me një shokun tim të klasës na tha mendja, e shkurtër në këtë rast, që ngaqë gjetëm ca shkronja plumbi, me të cilën shtypeshin librat, t’i shkrinim e të bënim lodra me to. Na shkrepi në kokë të bënim 5- lekëshe. Në një vend kishte vajtur motra e vogël e këtij shokut tim të blinte pasta e akullore. Lajmëroi policinë, së cilës iu duk një kuriozitet i madh që në qytetin tim s’kishte pasur rast ndonjëherë të zbuloheshin monedha false, se është një gjë shumë e komplikuar, e vështirë për t’u bërë dhe nuk mund të merret seriozisht, aq më tepër kur e bëjnë ca kalamaj. Por kjo s’e pengoi policinë të na arrestojë në orën e mësimit. Ne u bëmë të famshëm për keq…. Kjo histori mezi u harrua, por kjo s’i pengoi më vonë të ma përmendin dhe në biografinë time, kur unë ndërkohë botoja libra. Ca më bëri mirë kjo, ca më bëri keq, u bëra si figurë kurioze, por kur je në atë moshë, nuk të bën fort përshtypje. Kjo ka qenë aventurë e parë e imja.

Çfarë do të thoshte për ju të ishit shkrimtar i realizmit socialist? Ju ka mbetur ndonjë ngjarje e asaj periudhe pa e hedhur në fletë?

Ngjarjet e jetës janë të pafundme dhe në epokën e socializmit kanë qenë shumë të forta, dramatike, të dhimbshme, por për fat të keq nuk janë të pasqyruara në letërsi, sepse letërsia e asaj kohe, në vendin tonë dhe aleate komuniste, e kishte pothuajse të ndaluar të shkruante për gjëra të dhimbshme, që të fusnin në mendime, të nxirrnin gjumin, sepse shteti nuk donte. Atëherë ishte parulla që populli ishte i lumtur dhe ne shkrimtarët duhet të përshkruanin lumturinë e tij. Por lumturia në letërsi është shumë e mërzitshme ta shkruash. Është mirë ta kesh, ta shijosh, por të ulesh të shkruash diçka, nuk është fort tërheqëse. Për fat të keq, tërheqëse për artin janë gjërat dramatike. Letërsia dhe arti kështu janë. Bazohen në gjëra të fuqishme, shpesh jo të gëzueshme, shpesh të hidhura. Për shembull, kemi letërsinë e vjetër antike, e gjitha e bazuar në përshkrime fatkeqësish. Në një libër ose dramë bëhet fjalë për mijëra ushtarë që grihen në fushën e luftës për një grua…Pra, nuk del njeri të thotë që letërsia, thesari i njerëzimit, ç’është ky thesar që na mërzit. Ja që kështu qenka letërsia, sepse të zgjon ndërgjegjen, s’të lë të qetë.

Një nga kureshtjet e mia është të di historinë se si jeni njohur me bashkëshorten tuaj…

Më ke zënë ngushtë këtu se s’mund ta ndryshoj fare. E kam përbri. Njohja ime ka qenë si ta them, edhe e zakonshme, edhe jo e zakonshme. Unë në atë kohë kam qenë në Moskë në Bashkimin Sovjetik, studioja letërsi dhe herë pas here në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate, midis tyre dhe shqiptare. Ndër to pashë një tregim të një vajze që quhej Helena Gushi. Një shok i imi i institutit më tha: “E sheh këtë vajzën që ka botuar këtë, e njoh. Është një vajzë e bukur dhe po t’i shkruash ti një urim për këtë tregimin, ajo do të bëjë letër dhe do të bjerë në dashuri me ty. Dhe kur të vemi për pushime, pas 2-3 javësh ta kesh të njohur atje, mos të vish vërdallë nëpër Tiranë”. Kështu ndodhi vërtet. Ky është Dhimitër Xhuvani. U tregua profet. Unë i bëra një letër të shkurtër Helenës që u impresionova nga tregimi dhe Helena bëri një përgjigje dhjetë herë më të gjatë. Kështu u njohëm. Kur erdha në Shqipëri patëm rast që u takuam.

Dua të di, a ka qenë kuraja një nga degët, të cilën e keni shtrënguar fort gjatë udhëtimit tuaj?

Unë kam pasur shumë besim në vetvete. Të vegjlit kanë shumë besim. Mua shokët e mi të ngushtë më thoshin që ti je shkrimtar i madh, pavarësisht se kishin lexuar 4-5 vjersha dhe unë e besoja. Më dukej normale. Bile ata ziheshin me shokët e klasave të tjera që thoshin se nga doli ky shkrimtar i madh, ai është si ne. Fëmijët e kanë këtë gjë. Besojnë në gjëra të pabesueshme. Por kjo është edhe e mirë, edhe e keqe nëse bëhet sëmundje pastaj. Në fillim kisha kurajë të madhe shumë, të pafundme. Të jesh shkrimtar i madh, në fillim s’më dukej ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Më vonë, sa më tepër rritesha, aq më shumë e kuptoja që kjo është e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Sa ka ndikuar në veprat tuaja jetesa në Rusi?

Jeta studentore në Rusi ka ndikuar shumë, sikurse ndikon fëmijëria. Në mënyrë të çuditshme të papritura, për mirë ose për keq. E keqja e letërsisë shqipe në atë kohë ishte se djemtë dhe vajzat e reja në moshë, kur fillonin të shkruanin ishin përpara një propagande jashtëzakonisht kërkuese, të dëmshme për letërsinë. Po të dëgjoje propagandën që bënte shtypi, letërsia, shkollat, të merrte në qafë. Ata thoshin se detyra e shkrimtarëve është të këndojnë për lumturinë e popullit, për gëzimin e punës. Mendoni një roman për gëzimin e punës. S’të nxit asgjë. Kurse një dramë, një ngjarje e hidhur, një tragjedi që keni parë nuk harrohet tërë jetën.

Të gjitha veprat tuaja, jam shumë i sigurt që do lexohen nga mbarë bota. A keni ju një libër të preferuar?

Këtë pyetje ua bëjnë të gjithë shkrimtarëve. Nuk mund të them një. Janë disa vepra, një grup veprash që unë i preferoj mbi të tjerat, por nuk mund të them këto. Shkrimtarët e kanë të vështirë t’i përcaktojnë. Një nga librat që çmohet në botë është “Prilli i thyer”, sepse ka brenda kureshtje dhe gjëra që nuk ekzistojnë te disa popuj…për arsye nga më të ndryshmet. Por kjo nuk do të thotë gjë.

Sa kohë keni jetuar në Gjirokastër dhe çfarë ndikimi ka pasur qyteti në veprat tuaja? Edhe pse e di që një pjesë e teksteve zhvillohen aty…

Gjirokastra ka luajtur një rol dhe unë këtë nuk e kam fshehur. Kam shkruar dhe një libër “Kronikë në gur”. Kanë qenë gjurmë të pashlyeshme. Vetë Gjirokastra është qytet interesant, por mund edhe të mos ishte dhe për fëmijën në sytë e tij mund të bëhej. Ka qenë në kohë lufte dhe tamam si në teatër. Kam qenë i vogël kur erdhën ushtritë italiane. Ata kishin një porosi që të silleshin mirë, të mos i fyenin shqiptarët, sidomos vajzat, sepse janë me sedër të madhe. Por italianët nuk e respektonin këtë gjë dhe shpesh qëllonin që banorët fanatikë, konservatorë të Gjirokastrës e dinin këtë qëndrim zyrtar të shtetit dhe ishin shumë të ashpër me ushtarakët italianë që ngacmonin vajzat. Me sytë e mi unë kam parë 2-3 raste, plaka të lagjes, që kanë kapur për flokësh një oficer italian dhe ai nga frika s’dinte ç’të bënte, sepse plakat gjirokastrite ishin prej natyre të guximshme, sidomos për punë nderi. Kjo gjë ndodhi në kontrast me gjermanët, që erdhën më vonë. Ata kishin të njëjtin udhëzim, gati të fshehtë, që të mos ngacmonin shqiptarët për punë nderi sepse këta janë të çmendur dhe i japin një rëndësi shumë të madhe dhe do na krijonin telashe politike. Gjermanët nuk kthenin as kokën kur kalonin gratë, iu bindeshin urdhrave. Të tilla gjëra ishin si teatër. “Darkë e gabuar” e të tjera që kam shkruar unë kam kujtuar episode të tilla, që bënin edhe për të qeshur. Kjo ishte e mirë për letërsinë se kjo nuk e bënte realitetin ta përshkruaje bardhë e zi, domethënë nga një anë ne të mirët, partizanët, e nga ana tjetër fashistët, të ligjtë, të poshtrit. Ishte një realitet i përzier, që për fat të keq në letërsi nuk zuri vend dhe e dobësoi letërsinë shqipe. Nuk besoj se keni lexuar libra të asaj kohe, ku të përshkruheshin drama të tilla.

Në Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve, a keni një apel për shoqërinë?

Çmoj shumë brezin e moshës suaj, sidomos në një gjendje jo fort të zakonshme siç jeni juve, që ju mungon diçka që ka lidhje dashur pa dashur me letërsinë dhe artet. Një pikëllim (letërsia e ka këtë detyrë)të prek, s’të lë të qetë. E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte më i madh interesi, më i vazhdueshëm. Ju jeni tamam ajo pjesë e popullsisë që keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe. Një shpirt kur dëshpërohet, kur mallëngjehet, trazohet, dëshpërohet është i pasur gjithmonë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...