Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/11/25

Branislav Sinadinovski






Branislav Sinadinovski , është Akademik Profesor doktor i historisë  shkrimtar, diplomat,  nga Maqedonia e Veriut.

Është djalë i Jakim Sinadinovskit, i cili gjat kohës së LNÇ-së ka qenë i rreshtuar për krah radhëve partizane në Shqipëri, me emrin Gjergj Pranga. Sinadinovski është shqiptar ortodoks është me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni.

“Emrin e kom Branko Sinadinosvski, po jam shqiptar, ortodoks shqiptar ma mirë me thanë. Ka ni vend qi thirret Reka Epërme, është Rrethi Dibrës dhe ka nja shtatëmdhetë katunde si folin shyp me mija vjet, mirëpo mas ni kohe e ndrran e u asimillun e u bonë slloven (sllav)”.

Pas deklaratës së motrës Liljana Sinadinovska - Andreevska, në të cilën ajo thotë se i vëllai është një mashtrues ordiner dhe se s’ka lidhje me të qenit shqiptar ortodoks, Sinadinovski është përgjigjur :

“Gjyshja dhe babai im flisnin shqip në shtëpi. Babai im më thoshte përherë se kemi prejardhje shqiptare. Në atë kohë, unë isha shumë i ri dhe nuk arrija ta ndjej nevojën për të njohur rrënjët e mia. Tani lexoj dhe shoh gjithçka thuhet në lidhje me këtë, dhe thjesht nuk e kuptoj pse ky fakt tronditi kaq shumë opinionin”, tha Sinadinovski.

Çështja e përkatësisë së tij etnike u aktualizua ditët e fundit, siç transmeton ina, kur Sinadinovski hodhi idenë e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Liljana Sinadinovska Andreevska, doktoreshë specialiste e epidemiologjisë deklaroi dje se se nuk ka gjë kundër shqiptarëve i respekton si popull, por reagon kundër keqpërdorimit të emrit të familjes për qëllime personale politike dhe financiare nga Branisllav Sinadinovski. Ajo shpjegon se vëllai i saj ka bredhur nga LSDM-ja në VMRO në kërkim të posteve, për të përfunduar tani në BDI.

“Ajo është gënjeshtër jo-njerëzore dhe brutale, që figura e ndritur e babait tonë, të ndjerit Jakim Sinadinovski, dhe familja më e ngushtë dhe e gjerë Sinadinovski, të kryqëzohen si shqiptarë ortodoks, kjo është skajshmërisht jo-njerëzore dhe jo-humane. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Titiste ai u kthye në Maqedoni, duke kërkuar funksion më të lartë nga LSDM-ja.

Pasi nuk iu mundësua, shkoi në VMRO DPMNE, ku u emërua si ministër pa portofol për punë të jashtme. Pas 2-3 vitesh braktisi edhe atë parti, madje duke u prezantuar si themelues i VMRO-së, që është gjithashtu gënjeshtër brutale”, deklaroi Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit.



Ai është profesor universitar, u bë i njohur vite më parë për opinionin, pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni. Prof. Dr. Branko Sinadinovski është autor i më shumë se 40 librave.

Disa nga librat e botuar nga Branislav Sinadinovski :

•"Palestinsko nacionalno pitanje i blisko istočna kriza"

• "Jaser Arafat"

• “Josif Bagerin”

• “Hasan Prishtina”

• “Shqiptarët ortodoks në republikën e Maqedonisë”

• “Skënderbeu” etj.

Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë ,Prishtinë dhe Shkup.




• Prof. Dr. Branko Sinadinovski është themelues i “Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni” dhe autor i librit “Skënderbeu”

Në librin e Branisllav Sinadinovskit për Skënderbeun, vëren diçka të veçantë nga librat e tjerë për këtë figurë të madhe kombëtare dhe botërore. Madje, të mahnit si asnjë libër tjetër që ke lexuar në gjuhën maqedonase e me alfabet cirilik. Branisllavi e shkruan këtë libër me përkushtim të madh, dhe ai, siç duket nuk dëshiron të shkruaj për këtë vigan në mënyrë të mbyllur, në një rreth me të, por e nxjerr atë me rrënjë që nga e kaluara e largët e tij, duke përshkruar të parët e tij në mënyrë gjithëpërfshirëse: si për genin, kulturën, gjuhën, zakonet, virtytet, duke e paraqitur shumë natyrshëm edhe trimëritë e të parëve të tij, gati të papërsëritshme në botë.
Në mënyrë të thuktë, me plot fakte dhe argumente, Sinadinovski e paraqet komunikimin gjuhësor të kohës së Lekës së Madh dhe raportet mes popujve e këtyre hapësirave. Këto gjëra i paraqet me fakte të cituara, ashtu siç nuk i ka bërë asnjë shkrimtar apo studiues i këtij shekulli të fundit. Duke folur për Gjergjin, Sinadinovski i përshkruan gjërat në hollësi rreth tij, sa Skënderbeu na duket se është rreth nesh dhe i gjallë, na mëson, na këshillon, na sugjeron për veprime të kësaj kohe ndër popujt e Ballkanit, sfida këto që kryetrimi i kishte kaluar që në Mesjetë dhe ne rropatemi ende pa zgjidhur problemet, sikur të përgjumur e të humbur, edhe përkundër fakteve që flasin vetë.


Akademiku Sinadinovski  është rrahur me  5 mars 2018  para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Deri tani nuk dihen arsyet dhe autorët, përveç se ngjarja ka ndodhur në pikën e ditës.

Nga policia as nuk e kanë konfirmuar as edhe demantuar rastin në fjalë..

Flori Bruqi




Palestinsko nacionalno pitanje i bliskoistočna kriza

Bajram Sefaj (1941 - )


Rezultati i imazhit për bajram sefaj"


Bajram Sefaj,lindi në vitin 1941 në Novosellë afër Pejës.

 Është shkrimtar ,gzetar,publicist i njohur në Kosovë,Shqipëri dhe diasporë.

 Punoi për një kohë të gjatë gazetar, reporter, redaktor në  Televizionin e Prishtinës etj.

Sefaj ,botoi disa libra letrarë,  tregime të shkurtëra,tregime për fëmijë,  romane, novela,drama,poezi,si dhe disa libra publicistikë.


Jeton dhe krijon pak në Kosovë, pak në Francë. Edhe sot e tutje bashkëpunon me shtypin e ditës dhe revistat, në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej, në botën shqiptare.

Tregime:

1.Tri pika. (Rilindja, Prishtinë – 1980);


2.Rruga deri në kallëzim, (Rilindja, Prishtinë, -1983);


3.Java ka shtatë ditë,(Rilindja, Prishtinë – 1985);


4.Blu e gri (Rilindja, Prishtinë – 1995)


5.Prozë urbane, tregime, ShB. “Faik Konica” Prishtinë -2019


Novela:


6.Shëtitje ëndrrash, (LSHA  të Shqipërisë, Tiranë - 1997);


7.Sa është ora, (Shkëndija, Prishtinë – 2006).


Romane:


8.Parisi kot, (Rilindja, Prishtinë – 2003


9.Parisi kot, është përkthye në rumanisht dhe ka titullin" Parisul in zadar(Librarium haemus, Bukuresht – 2007).


10.Parisi kot, në kroatisht, mban titullin "  Parizu moj", u botua në Podgoricë -2019.


11.Parizi kot, është përkthyer edhe në frëngjisht dhe anglisht. është në gjurmë botuesish.Terranullius. (Rozafa, Prishtinë – 2009);

Ani çka (Rozafa, Prishtinë – 2012);

Poezi :


12.Në ecje, (MKRS, Prishtinë – 2005).


Dramë: 


13.(S’)ikën dritat, (Shkëndija, 2011).


Tregime fëmijërie:



14.Udhëtim i bardhë, (Libri shkollor, Prishtinë – 2004).



Publicistikë:


15.Shenjë kohe, (Rilindja, Prishtinë – 1998);


16.Gazetaria ime, (Rozafa, Prishtinë – 2007);


17.Plot Shqipëri, (Rozafa, Prishtinë – 2008);


18.Shpend udhëtar, (Rozafa, Prishtinë – 2014);


19.Kronikë në letër, (Rozafa, Prishtinë – 2016)


Etj.


Muharrem Blakaj (06.01.1959-).

Fotografia e Muharrem Blakaj


Lindi në fshatin Vrellë, komuna Istog. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, në Istog.

 Pas regjistrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, krahas studimeve, vazhdon aktivitetet patriotike e kombëtare të filluara qysh në vitet e para të shkollës së mesme, në bashkëpunim me grupin ilegal që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla. 


Më 14 dhjetorë të vitit 1979 e arrestojnë milicia jugosllave duke e ndaluar në Burgun Hetues të Qarkut në Pejë. 

Pas atentatit kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, më 17 janar 1982 afër Shtutgartit në Gjermani, reprezaljet kundër Muharremit dhe familjes së tij shtohen në mënyrë radikale.

 Arrestime sporadike, lëçitje dhe biseda informative, jo vetëm që bëhen përditshmëri, por, kishin ndikuar në rrënimin e ekonomisë familjare duke i sjellë buzë ekzistence. 

Këto reprezalje kulmojnë më 3 nëntor të vitit 1986, kur fillon një ofensivë fatale më arrestime dhe biseda informative në mbarë familjen. 

Epilogu ishte i rëndë. Xhemajlin, vëllain më të ri (26 vjeçar) e vrasin në burgun e Qarkut në Pejës. 

Nën mbrojtjen e avokatit Bajram Kelmendi, në maj të vitit 1987, në mungesë provash, Gjykata e Qarkut në Pejë e liron nga burgu Muharremin, por, në shtatorë të njëjtit vit, me armë zjarri e sulmon agjenti i Sigurimit të Shtetit, Tomisllav Baboviq.

Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën. I përndjekur nga reprezalje politike, emigron në Zvicër.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, si provë materiale, policia ia konfiskon dorëshkrimet: „Monolog i një komiti“ (tregime), dhe dy novela; „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.

Veprat letrare e artistike të botuara deri me tani janë:

1. „Misioni sekret“ - roman, Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2004.

2. „Thesaret e humbura“, roman, Shtëpia Botuese SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2005.

3. „Atentat brenda germës L“, roman, Shtëpia Botuese „KOMBI“ (IKDFK), Prishtinë 2007.

4. „Paraardhësit“, roman, Shtëpia Botuese SHKSH „Mëmëdheu“, CH - St. Gallen 2009.

5. „Rugëtim Fatal“, monografi, Shtëpia Botuese „Dukagjini“ Pejë, 2012

6. „Nana Kadë“, film dokumentar – Pejë 2018.

7. „Paraardhësit“ roman, botim i dytë, Shtëpia Botuese „ROZAFA“ Prishtinë, 2018.

8. „Mëndesha“ tregime, Shtëpia Botuese „LENA“ Prishtinë 2018.

Krijimtaria e tij letrare u vlerësua me disa mirënjohje e çmime letrare nga:

„Shoqate e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër“, „Lidhja e Krijueseve Shqiptarë në Mërgatë“, Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Mynih, Shtëpia e Kulturës „Koço Racin“ në Shkup dhe „Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë“ që ia ndau çmimin: „Ramiz Kelmendi“, Tregimet e vitit 2018.

Muharrem Blakaj, jeton në Zvicër.

Jahja Drançolli (1946-)


Rezultati i imazhit për jahja drancolli"

Jahja Drançolli lindi në Pejë më 10 tetor 1946. Studimet për Histori i mbaroi në Prishtinë më 1971. 

Gjatë viteve 1973-1984 ka vijuar studimet e magjsitraturës dhe doktoratës në lëmin e medievalistikës në Zarë dhe Dubrovnik.

 Ka magjistruar në Zarë dhe doktoruar në Prishtinë më 1981, respektivisht më 1984.

 Gjatë viteve 1984-1990 ka bërë kërkime shkencore medievalistike dhe të paleografisë e epigrafisë, në arkiva, biblioteka dhe muzeume, të Ankonës, Dubrovnikut, Kotorrit, Padovës, Romës, Venedikut, Zagrebit, Zarës, etj. Gjatë luftës edhe prof.Drançolli si shumica e popullit shqiptar maltretohet nga forcat policore serbe.

Gjatë vitit 2003 u emërua drejtor i Institutit Arkeologjik të posa themeluar në Prishtinë, institut këtë të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2009. 

Gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë projektesh kërkimore-shkencore nga lëmi i arkeologjisë dhe të shkencave ndihmëse të historisë. Në vitin


Jahja Drançolli  në cilësinë e udhëheqësit dhe drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës ka zbuluar mbetjet e kështjellës së Harilaqi.e cila daton nga shekujtë IV-VI pas/Kr. 

Gjatë vitit akademik 2003/2004 ka qenë bartës i projektit “History of Religions”, të finansuar nga CEU-Budapest. 

Ndërkaq, gjatë viteve akademike, 2000/2001; 2001/2002; 2002/2003, 2004/2005, ka qenë bartës i një sërë projekteve nga lëmi i historisë dhe trashëgimisë kulturore të realizuara në Universitetin Veror të Prishtinës (Pristina Summer University). 

Është autor i shumë monografive shkencore, dhe më së 100 studimeve shkencore të botuara në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Itali, Gjermani, Turqi, etj. 

Përndryshe Drançolli është një aktivist i angazhuar në mbrojtjen e monumenteve historike dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

 Prof. Dr. Jahja Drançolli njëkohësisht është kontribuesi i vetëm shqiptar në Encyclopedia of Global Archaeology (Claire Smith, ed., Springer, 2014) me studimin "Kosova: Archealogical Heritage".



Botime të veçanta – monografi

1. Gjin Gazulli-astronom dhe diplomat i shek. XV, Prishtinë, Rilindja, 1984;

2. Raguzanët në Kosovë prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, Prishtinë, Instituti i Historisë i Kosovës, 1986;

3. Albanci v srednjem veku, in Albanci (J. Drançolli et al.), Cankarjeva Založba, v Ljubljani;

4. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Zwischen Kreuz und Halbmond, (Jahja Drançolli et al.), München, Pinguin, 1998;

5. Shteti Mesjetar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Pejë , “Dukagjini”, 2001;

6. Histori e Religjioneve Komparative, WUS Austria-Prishtinë 2005 (tekst universitar, co-autor Denis Janz, Ph.D., Loyola University New Orleans, Provost Distinguished Professor of Religious Studies);

7. Histori e Shkencës, WUS Austria-Prishtinë 2003 (tekst universitar).

8. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Monumentet e Kosovës, Prishtinë, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, 2005; Simpoziumin Ndërkombëtar Krishtërimi ndër shqiptarë, mbajtur në Tiranë 1999, botuar në Shkodër, 2000

9. Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Editor, Prishitnë, Instituti Arkeologjik i Kosovës, 2007;

10. Historiografia dhe teoritë historike të shekujve XIX-XX, WUS Austria-Prishtinë 2008 ( e- CUP, botim elektronik);

11. Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës, Zagreb, Lazër Mjeda, 2008

Punime shkencore

1. Marrëdhëniet e Durrësit me Raguzën prej shek. XI deri më 1501, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1982/12; Studime për Epokën e Skënderbeut, Tiranë 1989/3;

2. Vështrim për Kosovën gjatë feudalizmit të zhvilluar, in: Kosova, Prishtinë 1983/12.

3. Raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1984;

4. Tregtarët e njohur të Kosovës prej fundit të shek. XIII deri në vitin 1455, in: Buletin i Muzeut të Kosovës, Prishtinë 1984/XIII-XIV;

5. Lidhjet e bujarëve raguzanë me Durrësin gjatë shekujve XIII-XV, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1984/VIII;

6. Presence des Albanais e Raguse entre le XIIIe et le XVe siecle, in: Recherches Albanologiques, 1987/4;

7. Les rapports des nobles de Raguse avec Durrës au course des XIIIe-XIVe siecle, in: Studia Albanica, Tiranë 1987/3;

8. Rrugët e Kosovës gjatë Mesjtës, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, Prishtinë 1987/ XXIII.

9. Diaspora shqiptare në Greqi gjatë shek. XIV, in: Studime Historike, Akademia e shkencave e RPS, Tiranë 1987/3;

10. Disa aspekte të mjeksisë ilire, in: Gjurmime Albanologjike (ser. folklor e etnologji), Prishtinë 1988/18 (co-autor, Akademik Musa A. Haxhiu);

11. Marin Biçikemi në Raguzë në dritën e dokumenteve të Arkivit Historik të Dubrovnikut, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1988/17;

12. Kosova më 1448 sipas kronikave të historive të moçme të Raguzës, in: Kosova, Prishtinë 1988/17;

13. Fillët e ndikimit osman në viset e banuara me shqiptarë dhe në Bosnje e Hercegovinë, in: Gjurmime Albanologjke (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;

14. Gjergj Kastrioti- Skënderbeu te kronistët dhe historianët e moçem të Raguzës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1988/18;

15. Lidhjet historike shqiptaro-boshnjake në shek. XV, in: Sdudime për Epokën e Skënderbeut, Akademia e Shkencave e RPS e Shqipërisë, Tiranë 1989/3;

16. Diplomatët shqiptarë në shërbim të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Gjurmime Albanologjike (ser.e shk. Historike), Prishtinë 1990/19;

17. Një biografi e panjohur për Mikel Marulin- Tarkanjotin, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/19;

18. Disa aspekte të strukturës etnike në Kosovë gjatë mesjetës, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike) 1991/21;

19. Të dhëna të reja për jetën dhe veprën e Marin Barlecit, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Filologjike), Prishtinë 1989/18;

20. Beteja e Kosovës në dritën e burimeve raguzane, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. historike) Prishtinë 1993/21;

21. Popullsia shqiptare e Kosovës dhe e trojeve të tjera në ish-Jugosllavi gjatë shekujve XV-XVII, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1994/22;

22. Marin Beçikemi në Padovë e Venedik, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1994/13;

23. Kontribut i muzikantëve shqiptarë të Raguzës gjatë shekujve XIV-XV, in: Buletini i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1994/XXII;

24. Universiteti i Durrësit (shek.XIV), in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universitei i Prishtinës, Prishtinë 1995/XXIII;

25. Shtrirja e trojeve shqiptare deri në Krizën Lindore, in: Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë 1995;

26. Skënderbeu dhe Kosova, Studime Historike, in: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1995/1-4;

27. Njoftime burimore rreth origjinës së Milosh Kopiliqit, in: Illyria, New York, 1995/13,14;

28. Ndërlidhjet kulturo-historike shqiptare-evropiane gjatë humanizmit, in: “Meshari i Gjon Buzukut monument i kulturës shqiptare” (1555-1995), Art Club, Ulqin 1995;

29. The Albanian population of Kosova and other areas of former Yugoslavia during the XVth-XVIIth centuries, in: The Kosova issue a historic and current problem, Institute of History, Prishtina-Tirana 1996;

30. Dokumentet italiane për gjendjen në Kosovë gjatë luftërave austro-turke (1683-1699), in: Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1996;

31. Llapi gjatë mesjetës, in: “Llapi gjatë shekujve”, Prishtinë 1996;

32. Mjekët shqiptarë gjatë Epokës së Humanizmit dhe Rilindjes Evropiane, in: Praxis Medica, Prishtinë 1997, vol. 40, No.1. (co-autor, Alademik Musa A. Haxhiu);

33. Kosovo und sein kultureller Reichtum, in: Albanien, Pinguin, München 1998;

34. Rrënjët e qytetërimit iliro-shqiptar në Kosovë. In: Buletin i Fakultetit Filozofikë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 1998/XXV;

35. Kontribut për ndriçimin e toponimit Prishtinë, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. filologjike), Prishtinë 1999/27;

36. Jak Pjetër Llukari, një historian i moçëm shqiptarë (shek. XVII), in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishtinë 1999/27;

37. Zhvillimi i mjekësis së moçme në Kosovë, in: Praxis Medica, vol. 42, No.1, Prishtinë 1999;

38. Kontributi i dominikanëve shqiptarë për Kishën Katolike, in: Dardania Sacra, Prishtinë 1999/1;

39. Feja në Kosovë gjatë Mesjetës, in: Dardania Sacra, Prishtinë 2000/2;

40. Kosova dhe Shqiptarët në shek. XV-XVII, in: Kosova, Revistë Historike/Politike, Prishtinë-Tiranë 2000/8;

41. Monumentet e kultit katolik gjatë mesjetës në Kosovë, in: Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Krishterimi ndër Shqiptarë (Simpozium Ndërkombëtar, Titranë, 16-19 nëntor 1999), Shkodër 2000;

42. Mbi ofiçin shtetëror të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, in: Kosova, Prishtinë 2000/20.

43. Qytetet e Kosovës gjatë Mesjetës, in: Buletin i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë 2001/XXVI;

44. Kontaktet shqiptaro-serbe gjatë mesjetës (shek.V-XIV), in: Vjetar, Arkivi Kombëtar i Kosovës, XXV-XXVI, Prishtinë 2001;

45. Opusi poetik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Jeta e Re, Prishitnë 2003/6, (koautor, prof. Nexhat Begolli);

46. Ndërrimi i strukturës fetare te shqiptarët e Malit të Zi, in: Gjurmime Albanologjike (ser. e shk. Historike), Prishitnë 2004/33;

47. Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kosova (të dhëna të reja), in: Simpozium ndërkombëtarë i mbajtur me rastin e 600 – vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Zagreb 2005;

48. Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Republikën e Raguzës, in: Skënderbeu dhe Evropa, Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë, Tiranë 2006;

49. Prania e Arbërve në Zarë, Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin e 280- vjetorit të ardhjes së arbëreshve në Zarë, Zagreb 2006;

50. Iliro-Arbërit në territorin e Malit të Zi të sotëm, in: Vjetari i Arkivit të Kosovës, XXXV-XXXVI, Prishtinë 2006;

51. Mesazhet e Lidhjes së Lezhës. 1444, in: Buletin i Fakulteti Filozofik XXVII-XXVIII, Prishtinë 2007;

52. Koleksioni Arkeologjik i Nikollë Leonik Tomeut, in: Kosova Archaeologica, Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë 2007;

53. Iliro-Arbërit në Mal të Zi gjatë antikitetit dhe mesjetës, in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;

54. Ndryshimet e strukturës fetare të shqiptarëve në Mal të Zi (përhapja e fesë islame), in: Në një cep të Ilirisë, Monografi e shqiptarëve të Malit të Zi, Ed. Anton Kolë Berisha, Art Club, Ulqin, 2007;

55. Kontributi i klerit katolik Kongresit të Manastirit, in: Simpozium ndërkombëtar i mbajtur me rastin 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Zagreb 2008;

56. Shkolla Arbërore në Venedik dhe piktori Viktor Karpaçi, in: Vjetar i Arkivit të Kosovës, XXXIX-XL, Prishtinë 2008;

57. Kalaja e Shasit, in: Simpozium ndërkombëtar kushtuar Shasit në shekuj, Ulqin 2008;

58. Roli i Kishës Katolike në Kosovë gjatë kohës së Imzot Lazër Mjedës, in: Simpozium ndërkombëtar, “Imzot Lazër Mjeda - mbrojtës dhe lëvrues i identitetit shqiptar”, Zagreb 2009;

59. Shën Pali në kontekstin historik dhe arkeologjik, in: 2000 – Vjetori i lindjes së Shën Palit, Prishtinë, 2009;

60. Protecting Cultural Heritage in Kosova, in: World Universities Congress, Çanakkale, Turkey, 2010;

61. Illyrian – Albanian Continuity on the Area of Kosova, in: Thesis Kosova, 2010/1;

62. Illyrian State, in: Ilira Intrnational Review, Prishtinë, Universiteti Iliria, 2011;

63. Konsullatat dhe gjykatat në Bellasicë të Llapit (1424-1448), in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 47-48, Prishtinë, 2012;

64. Konsullatat dhe gjykatat në Prishtinë, 1415-1453, in: Vjetar, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, No. 45-46, Prishtinë, 2013;

65. Konstantini i Madh në kontekstin dardan dhe Dardani, in: 1700 - vjetori i Ediktit të Milanos, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Tiranë, 2014;

66. Kosova: Archaeological Heritage, in: Encyclopedia of Global Archaeology, ed. Claire Smith, Springer, 2014.

Përveç monografive dhe punimeve shkencore që u përmenden më sipër, Prof. dr. J. Drançollin e ndeshim edhe në referencat e studimeve historike ndërkombëtare.

 Botoi, gjithashtu, edhe shumë kritika e reçensione, si dhe më tepër se 100 punime profesionale-shkencore në gazeta e revista të vendit dhe botës, si në revista e gazeta: Zëri, Fjala, Ekskluzive, Drita, Rilindja, Koha ditore, Illyria, Rilindja demokratike, Shkëndija, Bujku, Bota Sot, Pavarësia, Lajm, Express, Nacional,Agjencioni Floripress etj.

Flori Bruqi

Basri Lenjani(1964-)

Rezultati i imazhit për basri lenjani"

Basri Lenjani , lindi në Karaçevë të Kamenicës më 02 gusht 1964
Shkoll ën fillore e kreu në  Karaçevë, Kamenicë( 1979), Shkollën  e Mesme të Mjekësisë, Dega e Infermierisë  së  e Përgjithshme r mbaroi në Prishtinë ( 1983). Në vitin  1997 e kreu Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës.
Specialializimin  nga Mjekësisa Emergjente e kreu në Prishtinë në vitin 2004.
Studimet posdiplomike nga Mjekësia Emergjente i kreu në Prishtinë( 2008). Në vitin 2013 në Tiranë i kreu Studimet e Disertacionit, nga Mjekësia emergjente Universitetin Tiranës në Tiranë.Është  Dotori i parë i Shkenacve ne Mjekësi Emergjente në Republikën e Kosovës.


Në vitet shkollore ((1995-2002)punojë  si pedagog  në Shkollën e  Mesme të Mjekësisë ,,Dr.AliSokoli’’ , Prishtinë.

Ishte njek i urgjencës së Ndihmës së   shpejtë  në Prishtinë (1999-2000);  mjek specialist emergjent QKUK-së, QendraEmergjente, Prishtinë( 2004-2005) ;  Drejtor në Klinikësn Emergjente, QKUK-së,Prishtinë, 2005 ;  mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, 2007-2009;  Ligjërues i Kurseve të Ndihmës së Parë në Kryqin e Kuq të Kosovës, 2010;asistent i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë dega Infermieri, 2010:  mësimdhënës në Fakultetin e Shkencave Mjekësore ,, Rezonanca’’Prishtinë(2011- 2012);
 Asistent i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë,Prishtinë, 2011/12;  mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, 2008-
2009; mësimdhënës në Universitetin ,, Hasan Prishtina''në  Fakultetin Teknik, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prsihtinë, 2014-


Është  Anëtar i Shoqatës së Traumës dhe Kirurgjise Emergjente për Mjekësi2016; anëtar i Shoqatës Evropiane për Mjekësi Emergjente –EuSEM, 2005:përpilues dhe hartues i projektit të Klinikës MjekësoreTraumatologjike, Prishtinë, 2008: anëtar i Komisionit për Shëndetësi të Kryqit të Kuq të Kosovës, 2010: anëtar i Kryesisë të Kryqit të Kuq tëKosovës, 2014: përpilues dhe hartues i projektit të Emergjencës Mjekësore për QKMF-Malishevë, 2011:Anëtar i Komitetit Drejtues për Shërbime Emergjente Mjekësore KDSHEM 2010-2011: anëtar i Komitetit Drejtues për Emergjencat Pediatrike, 2011-2012: anëtar i Komitetit Shtetëror Politika dhe Strategjitë Kombëtare :Zhvillimi i Sistemeve të Shërbimeve Mjekësore Emergjente në Kosovë, 2012-2013:Anëtar i Komitetit Drejtues për Emergjencat Pediatrike, 2011-2012:  anëtar i Komisionit për Hartimin e Strategjisë për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor 2011-2012:Kryetar i Komisionit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit të Kujdesit Mjekësor Emergjente, 2015-2016;anëtar i Grupit për Hartimin e Stoqeve Rezervë- Pakoja Emergjente Ndëristitucionale,  2015-2016;iniciator dhe ideator i Kursit të Vullnetit të mirë humanitar ,,Bazat Themelore Emergjente të Shpëtimit të Jetës - AED – Arrestikardiak’’ në nivel vendi për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe jo shëndetësor;instruktor BLS - AED si dhe  Instruktor PHTLS NEMT 2019

Tekstet dhe titujt e publikuar:


Dr.Basri Lenjani MD " Përkujdesja shëndetësore",tekst i dedikuar për shkollën e mesme të infermierisë, Libri Shkollor, 1998 Prishtinë, ribotuar 2000, 2002, Prishtinë.

 Dr.Basri Lenjani MD "Pediatria me përkujdesje shëndetësore", tekst i dedikuar për shkollën e mesme të infermierisë, Libri shkollor, 2000, Prishtinë, ribotuar 2002, Prishtinë.

 Dr.Basri Lenjani MD"Reanimacioni Kardiopulmonal, veprimet mjekësore dhe administrimi i medikamenteve",botim i veçantë, Prishtinë 2001.

Dr.Basri Lenjani MD "Urgjenca mjekësore",Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Prishtinë, 2001.

 Dr.BasriLenjani MD. MrS."Ndihma e parë", Prishtinë, 2010.

Prof.Ass. Basri Lenjani MD.MrS.PhD "Arresti Kardiak Reanimacioni Kardio pulmonal",LibriShkollor, Prishtinë, 2014.

 Prof. Ass. Basri Lenjani MD.MrS.PhD" Dhënia e Barnave me rrugë parenterale dhe enterale dhe veprimet mjekësore emergjente",Libri Shkollor, Prishtinë, 2014.

 Prof.Ass.Basri LenjaniMD.MrS.PhD "Doracak i ndihmës së parë",Kryqi i Kuq i Kosovës, Prishtinë, 2015.

Prof.Ass.Basri Lenjani MD.MrS.PhD"Bazat Themelore emergjente të shpëtimit të jetës"- AED,Libri Shkollor, Prishtinë, 2016.

Prof. Ass. Basri Lenjani MD.MrS.PhD me bashkëpunëtorë." Bazat Themelore të Infermierisë ", Page 96-194-362-401.UBT, Prishtinë, 2017.

 Prof.Asoc.Basri Lenjani MD.MrS.PhD "Mjekësia emergjente Sportive",  KOK, Prishtinë, 2017.

 Prof.Asoc.Basri Lenjani MD.MrS.PhD" Ndihma e parë ", Kryqi i Kuq i Kosovës 2019.

Prof.Asoc.Basri Lenjani MD.MrS.PhD "Ndihma e parë RKP - AED",  Libri Shkollor, Prishtinë, 2019.

Prof.Asoc.Basri Lenjani MD.MrS.PhD "Mjekësia në Komunikacion", ,,Tempulli’’Prishtinë, 2019.


Trajnime  të tjera:Trajnime nga lëmia e Mjekësisë Emergjente BLS PHTLS, ATLS, BTS, ACLS, ALTS 2000, 2002, 2003,2004,2005 ,2008,2007. 2010.2011. 2013,2015, 2016.2017, 2018, 2019

Aktivitetet shkencore:

Prezantimet në konferenca ndërkombëtare dhe takimet profesionale: punime shkencore të botuara në revista dhe simpoziume, takime profesionale,kongrese, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Flori Bruqi





Dr Gëzim Alpion(1962-)


Gëzim Alpion është i lindur në Peshkopi, Shqipëri, në vitin 1962, Gëzim Alpion ndoqi studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin e Kajros nga 1985-1993. 

Në vitin 1997, Alpion mbrojti Doktoratën në Universitetin e Durhamit në Angli. Ai ishte lektor në Universitetet Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman në Angli para emërimit në 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit.

Alpion ka shërbyer si ekzaminues doktoratash në universitete të mirënjohura në Indi, i Programit të Sociologjisë në Universitetin York St John në Angli, dhe i Shkencave Shoqërore për Komisionin e Arsimit të Lartë të Maltës.

Anëtar bordi i disa revistave akademike, si ‘Celebrity Studies’ (Routledge), Alpion ka reçensuar artikuj për revista shkencore si ‘Islam and Christian-Muslim Relations’, ‘Celebrity Studies’ (Routledge), ‘British Politics’ (Palgrave), ‘International Journal of Public Theology’ (Brill), ‘Cultural Sociology’, ‘European Journal of Social Theory’, dhe ‘International Journal of Cultural Studies’(SAGE), si dhe projekte monografishë për botues akademikë si Palgrave Macmillan, Pearson Education, Polity Press, SAGE Publications, dhe Routledge.

Fillimisht, Alpion tërhoqi vëmendjen e mediave britanike kur dramat e tij – ‘Vouchers: A Tragedy’ dhe ‘If Only dhe Dead Could Listen’ – u shfaqën me sukses me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë në disa qytete angleze në 2002, 2006 dhe 2008.
Alpion është vlerësuar nga kritika botërore si ‘studiuesi më autoritar në gjuhën angleze’ i Shën Terezës së Kalkutës, ‘themeluesi i Studimeve për Nënë Terezën’, dhe ‘një ndër njohësit më inteligjent dhe më të mprehtë i kulturës shqiptare në botë’. 

Libri i tij i mirënjohur ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ u botua nga Routledge në Oksford dhe Nju Jork në 2007. Edicioni indian i kësaj vepre u botua nga Routledge në Nju Delhi në 2008. Po atë vit, Salerno Editrice botoi në Romë edicionin italian.

Libri i Alpion ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’ u botua fillimisht në Indi nga Meteor Books në vitin 2008.

 Edicioni i parë amerikan u botua nga Globic Press në vitin 2009. Edicioni i dytë në Amerikë u botua nga Transaction Publishers në vitin 2011. Në vitin 2017, libri u botua nga Routledge në Nju Jork dhe Londër.

Disa studime të Alpion rreth sociologjisë së fesë, nacionalizmit, dhe mediave janë përfshirë si kapituj në libra botuar nga SAGE Publications, University Press of America, dhe Brewin.

Botimet e lartpërmenduara, përfshirë edhe librin ‘Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt’, që u botua në Angli në vitin 2002, janë reçencuar gjerësisht në revista akademike dhe mediat ndërkombëtare.

Monografia e re e Alpion ‘Mother Teresa: The Saint and Her Nation’ do të botohet nga Bloomsbury Academic në Londër, Nju Jork, Nju Delhi dhe Sydney në 2020.

Kjo është një listë e përzgjedhur revistash shkencore që kanë botuar punimet e Alpion: ‘Continiuum: Journal of Media & Cultural Studies’, ‘Journal of Southern Europe and the Balkans’, ‘Celebrity Studies’, ‘The Review of Communication’, ‘Islam and Christian-Muslim Relations’ (Routledge), ‘Studies in Religion/Sciences Religieuses’ (SAGE Publications), ‘International Journal of Public Theology’ (Brill), ‘Journal of the Royal Anthropological Institute’ (Wiley-Blackwell), ‘Scope: Journal of Film Studies’ (University of Nottingham), ‘Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies’ (Johns Hopkins University Press), dhe ‘Film Buff: An International Film Journal’.

Artikujt e Alpion rreth politikës, kulturës dhe identitetit në kontekstin e Britanisë, Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Indisë janë botuar në një numër gazetash ndërkombëtare si ‘The Guardian’, ‘The Independent’, ‘The Conversation’ (Londër), ‘The Hindustan Times’ (Nju Delhi), ‘The Middle East Times’ (Kajro), dhe ‘The Hürriyet Daily News’ (Stamboll).

Alpion ftohet rregullisht si folës kryesor në konferenca ndërkombëtare. Vitet e fundit, ai ka zhvilluar më se 50 ligjërata në universitete të mirënjohura në 15 vende. Ai gjithashtu ka zhvilluar turne leksionesh në Indi (2005), Amerikën e Veriut (2008), dhe Finlandë (2012).

Alpion intervistohet dhe citohet rregullisht për botimet dhe ekspertizën e tij nga agjensi lajmesh, stacione televizive dhe gazeta të mirënjohura në Britani dhe në më se 30 vende të ndryshme.

Lobimi i tij për shenjtërimin e Nënë Terezës, që u realizua më 4 shtator 2016, dhe ndërtimin e Rrugës së Arbërit, që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën në veri-lindje të Shqipërisë dhe komunikimin e Shqipërisë me Maqedoninë Veriore, Kosovën dhe Bullgarinë, është përcjellur gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Alpion dhe bashkëshortja e tij Dashi, që është Careers Adviser në Universitetin e Birminghamit, kanë dy fëmijë.

Alpion, G., Mother Teresa: The Saint and Her Nation, Bloomsbury Academic,Forthcoming2020. https://www.bloomsbury.com/uk/mother-teresa-9789389165067/

Alpion, G., Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa, London and New York: Routledge, 2017. http://amzn.to/2A7BAMi

Alpion, G., Madre Teresa: Santa o Celebrità? Trans. Massimo Laria. Rome: Salerno Editrice, 2008. https://bit.ly/2ITZpKy
Alpion, G., Mother Teresa: Saint or Celebrity? London, New York, 2007; New Delhi: Routledge India 2008. http://bit.ly/2ci69a6

Alpion, G., ‘The Specter of Communalism and the Eugenic Solution to Britain’s Immigration Problem’, in J. Tripathy and S. Padmanabhan (eds.), Becoming  Minority: How Discourses and Policies Produce Minorities in Europe and India, London and New Delhi: SAGE Publications, 2014, pp. 196-223.  https://bit.ly/2EzSwzz

Alpion, G., ‘European Media and ‘Outsiders’ within’, in A. Schumann (ed.), Logic in Central and Eastern Europe: History, Science and Discourse, Lanham, MD:  University Press of America,2012,pp.3052.  https://rowman.com/ISBN/9780761858911

Alpion, G., ‘Why are modern spiritual icons absent in celebrity studies?’ Celebrity Studies Journal (Routledge). Published online in February 2019,  pp. 1-16. https://bit.ly/2tVTaBf 

Alpion, G., ‘The Emergence of Mother Teresa as a Religious Visionary and the Initial Resistance to Her Charism/a: A Sociological and Public Theology  Perspective’, International Journal of Public Theology, Vol. 8, No. 1, February 2014, pp. 25-50. ttp://bit.ly/1nNGoyD

Alpion, G., ‘Media and celebrity culture: subjectivist, structuralist and post-structuralist approaches to Mother Teresa’s celebrity status’, Continuum: Journal of  Media & Cultural Studies, Vol. 20, No. 4, 2006, pp. 541-557. https://bit.ly/2XCtuqX

Alpion, G., ‘Media, ethnicity and patriotism: The Balkans “unholy war” for the appropriation of Mother Teresa’, Journal of Southern Europe and the Balkans,  Vol. 6, No. 3, 2004, pp. 227-243. https://bit.ly/2VzoEsj

Etj.

2019/11/24

Asllan Krasniqi(1945-)

Image preview
Asllan Krasniqi u lind më 10 tetor 1945 në Tugjec, Kosovë.
Veprimtarinë e tij si fotograf autodidakt, e filloi në vitin 1963 duke fotografuar refugjatët e parë kosovarë të cilët, në atë kohë, strehoheshin përkohësisht në Maqedoni, për të ikur me pas në Turqi. Në vitin 1966 u diplomua në kursin për fotografi (gjatë shërbimit ushtarak në Ajdovçin të Sllovenisë). 

Në vitin 1967 emigroi në Belgjikë dhe ku vazhdoi veprimtarinë me emigracionin e parë shqiptar. Në vitin1969 vazhdoi me korrespondencë kursin e Artit Fotografik në Paris. 

Qysh në vitet 1970-ta, ai vazhdoi aktivitetin e tij si fotograf i pavarur, duke vizituar shumë vende të botës. Vendi i parë ku shkrepi aparati i Krasniqit, ishte Turqia, ku fotografoi kryesisht mjediset e refugjatëve shqiptarë. si në Stamboll, Bursë, Inegöl etj., 

Në vitet 1979, 1985 dhe 1992 ai bëri një cikël fotografish në SHBA: Në New–York, Uashington, (Shtëpinë e Bardhë), Los Anxhelos, Hollywood, Beverli Hils, Santa Monika, Universal Studio, World Disneyland etj, ku ka synuar të trajtojë gjithmonë tema dokumentare, sidomos evenimente historike, artistike dhe kulturore. 

Më pas ka fotografuar në Paris, Kanë, Monako, Londër, Vjenë, Barcelonë, Bukuresht, Budapest, Varshavë, Venecie, Vatikan etj. Prej vitesh, si fotoreporter i pavarur, ka ndjekur dhe po ndjek nga afër të gjitha veprimtaritë dhe ngjarjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

 "Sa herë që dëgjoja emrin Kosovë, ndodhesha atje",: (NATO, në Parlamentin Evropian, në Bruksel, në Luksemburg, në Paris, në Bon, në Londër, në Rambuje, në Hagë, në demonstratat, manifestimet, grevat e urisë, të gjitha i ka fokusuar në objektivin e aparatit të tij; ashtu si edhe shumë personalitete bashkëkohëse qe kanë dhënë kontributin për pavarësinë e Kosovës: (William Walker, Bil Clinton, Kofi Anan, Haviar Solana, Jimi Chee, Olbrait, Toni Bler, Bernard Cuchner, etj). Shqetësimi i përhershëm i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodh me popullin e tij. 

Është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptar nga diaspora, i pranishëm ne ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës, qe ka shoqëruar rrugën e vuajtjeve dhe të dhimbjes të atyre njerëzve që, me lot e me gjak, po i dëbonin nga trojet e tyre. (“EKSODI ‘99”) .


Nëpërmjet objektivit të aparatit të tij, gjatë periudhës prill – maj – qershor të vitit 1999, e deri në kthimin e tyre në vendlindje, Krasniqi ka fiksuar çaste nga jeta në kampet e refugjatëve në Belgjikë (Morlawelz), në Turqi (Kirklareli), në Shqipëri (Kukës, Durrës, Tiranë), dhe Maqedoni (Çegran, Stankovec). Arkivi i tij për eksodin prej më shumë se 15000 fotografish, vazhdoi të pasurohet edhe në muajt gusht e shtator të vitit ‘99, duke pasqyruar të gjitha shkatërrimet e bëra nga okupatori serb, anembanë Kosovës. 

Me të njëjtin pasion, ka ndjekur edhe fillimin e periudhës së rindërtimit. 

Në këtë vazhdë, evenimentet e tjera historike, që pasuan njëra tjetrën si ceremonia e funeralit të akademik Ibrahim Rugovës, për të ardhur tek dita e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ditë të cilën fotografi Krasniqi ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë e përjetoi me shumë emocion duke fiksuar me qindra fotografi të cilat do të mbeten të përjetshme në historinë e popullit shqiptar. 

Ngjarja e fundit ishte përkujtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Asllan Krasniqi ka besim të plotë se i gjithë ky reportazh prej mbi 1.000.000 fotografish i realizuar vullnetarisht, do të mbetet si një dëshmi e gjallë, që askush të mos e harrojë atë që ka ndodhur me popullin shqiptar. 

Ai ka hapur mbi 50 ekspozita në qytete të ndryshme të Belgjikës, Kosovës, Shqipërisë dhe të Francës me tema të ndryshme: (Eksodi99, Trojet e shqiponjave, pëllumbi i paqes,Trojet shqiptare pa kufi etj). Asllan Krasniqi është anëtar i Organizatës Botërore te Shtypit Periodik, i Shoqatës se Gazetarëve në Shqipëri, i Shoqatës së Fotografëve “Gjon Mili”, si dhe i Akademisë Evropiane të Arteve.

Për festat e Nëntorit 2019 , fotografi i njohur Asllan Krasniqi, në Kolegjin mbretëror  "Iliria" të Prishtinës  hapi  ekspoziten e tij të pavarur më fotografi (25-28 nëntor  2019).

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...