Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/05

DESTAN SEJDI BAJRAKTARI ( 1928 - 2005)




Rezultati i imazhit për destan bajraktari"

Destan Sejdi  Bajraktari u lind në Therandë (Suharekë) më 17. 04. 1928 në një familje me tradita të larta atdhetare, ku babai i tij, Sejdi Bajraktari dhe gjyshi e stërgjyshërit ishin prijetarë në luftë për liri të tokave shqiptare nga pushtues të shumtë, që edhe kishin rënë dëshmorë në këto luftëra. Destan Bajraktari ishte i përndjekur politik dhe i anatemuar në vazhdimësi nga UDB-ja serbe dhe SUP-i serb në Kosovë. Ishte edhe i burgosur politik prej viti 1959 si anëtar i NDSH-Grupi i Suharekës dhe i dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, Progjimnazin e Ulët në Prizren, Shkollën Normale në Gjakovë dhe Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. Është kurorëzim i traditës atdhetare të familjes së tij dhe ndër intelektualët e pare, I diplomuar i komunës së Therandës (Suharekës).

Rezultati i imazhit për destan bajraktari"


Destan Bajraktari pas kryerjes së Shkollës Normale në Gjakovë në vitin 1949-1950, kthehet në vendlindje, në Therandë, me ëndrrën e hershme që të bëhej mësues i popullit të trevës së vet. Përkundër kësaj kishte pasur probleme të shumta që të punësohej si mësues se “Fronti Popullor” dhe UDB-ja serbe në Therandë i kishin thënë se ishte i familjes nacionaliste. Pas shumë mundimesh, emërohet mësues në Gjimnazin e Ulët të Therandës -Shkolla Tetëvjeçare “Vllaznim Bashkim”, tani “7 Marsi”, ku jep mësim në klasët e larta, deri në vitin 1959. Ishte mësuesi i parë me diplomë në komunë të Therandës. Vizitonte të gjitha lagjet e Therandës, shtëpi më shtëpi, si edhe të gjitha fshatrat, duke ecur edhe këmbë, për t’i bindur prindërit për rëndësinë e shkollës shqipe dhe për dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollë. Rëndësi e veçantë për Destan Bajraktarin ishte edhe përfshirja e vajzave shqiptare të trevës së Therandës në shkollë, jo vetëm deri në katër klasë, por edhe në tetëvjeçare e më lartë.
Për virtytet e vazhdueshme atdhetare, arsimore, folklorike dhe shkrimore regjimi totalitar serb në Kosovë e shpall person të rrezikshëm dhe pas shumë përgjimesh sekrete edhe e burgosin më 1959, duke e dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burg. Gjatë burgosjes, pos maltretimeve të shumta fizike e psiqike që ia bëjnë, ia marrin edhe bibliotekën personale shumë të pasur, si edhe të gjitha shënimet folklorike e poetike prej dhjetëra fletoresh. Pas daljes nga burgu Destan Bajraktari ishte sërish në një lloj burgu tjetër, se lëvizjet e tij ishin shumë të kufizuara dhe të pëcjella vazhdimisht nga UDB-ja dhe nga SUP-i serb në Therandë. Torturimet e vazhdueshme psiko-fizike serbe ndaj tij si intelektual dhe si shqiptar nuk do të pushojnë asnjëherë gjatë gjithë jetës së tij.
-Nuk e pranojnë në punë në vendlindje dhe as kurrkund në Kosovë. Që të mos dorëzohej para vështirësive të shkaktuara, por edhe për shkak të kushteve ekonomike, detyrohet që të kërkojë punë në Maqedoni. Atje shkon ilegalisht më 1963, pas termetit të madh në Maqedoni, ku punon pesë vjet mësues në fshatin Krushopek të rrethit të Shkupit.
-Pas rënies së Rankoviqit Destan Bajraktari kthehet në vendlindje dhe më1967 mezi që e pranojnë arsimtar të gjuhës shqipe në Duhël të Therandës, ku punoi dy vjet. Më 1969 punësohet në SHKF.“Emin Duraku“, në Prishtinë, ku edhe ishte vendosur me familje.
-Më 1973, me “Letrën e Byros Ekzekutive dhe të shokut Tito” organet partiake në pushtet e largojnë Destan Bajraktarin nga procesi mësimor si “të papërshtatshëm“ për edukimin dhe arsimimin e brezit të rinj. E caktojnë bibliotekar në të njëjtën shkollë, ku do të punojë deri në pensionim, më 1991. Kontribut të theksuar Destan Bajraktari ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve dhe të hasmërive të shumta ndër shqiptarë. Ishte:
-Anëtar i rregulltë i Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës që nga viti 1983-1984.
- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Anëtarë i Shoqatës Mbarkombëtare të Shkrimtarëve për fëmijë, në Tiranë.
- Bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik që nga themelimi i tij, më 1953.
Destan Bajraktari vdiq, në Prishtinë, në moshën 77 vjeçare nga një sëmundje e rendë.
MIRËNJOHJET:-1. Mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim. SHKF. “Emin Duraku” -Prishtinë-2004
1.Mirënjohje për kontributin e dhënë në folklor -(2006)
2. Mirënjohje: Emblema e artë për vepër jetësore -(2010).
-Në vitin 2010 Komuna e Therandës (Suharekës), një shkollë të re në Therandë e emëron:
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Destan Bajraktari”.
-Presidentja e Republikës së Kosovë, Znj. Atifete Jahjaga, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e Gjashtëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17. 02. 2014 e dekoroi atdhetarin, profesorin, folkloristin dhe poetin
Destan S. Bajraktari: MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE






BIBLIOGRAFIA FOLKLORIKE E POETIKE E DESTAN BAJRAKTARIT

Destan Bajraktari ka shkruar vepra folklorike e poetike. Veprat folklorike janë:
1.“Fjalë të urta dhe thënie popullore–Shënuar në Podrime”, 1974 (10.905 njësi)
2. “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqipe”, më 1994, me 42.525 njësi
3. “Këngë popullore vajzash, botuar më (2001), shënuara në Karshijak të Maqedonisë.
Destan Bajraktari ka në dorëshkrim anekdota, fabula, tregime dhe fjalorë fjalësh të rralla, që presin mbarshtrimin dhe botimin institucional. Edhe krejt veprat e botuara të tij presin ribotimin institucional, se të gjitha janë botuar me mjete financiare të autorit.
-Ka shkruar edhe tekste shkollore, si “Fletorja ime e punës për kl. e IV ” (1972).
-VEPRIMTARIA POETIKE -Veprat e botuara poetike për të rritur (sonetë)
1. “Përmendore të së kaluares”(1994)
2. “Lule e gjemba “ (1994)
3. “Përpjekjet tona “ (1995)
4. “Ndodhi në stuhi” (1995)
5. “Vlime e qëndrime” (1995)
6. “Brengat e jetës” (1996) “ (1996)
7. “ Koha e bënë të veten “ (1997)
8. “Ngjarje të paharruara “ (1997)
9. “Qëndresa ( 1998)” (1998)
10. “Gardhina (1998)” (1996)
11. “Trimat i nxjerrë koha e vet “ (1998)
12. “Drita ka nisur të dale” (1999)
13. “Shqiponjat hapën krahët” (1999)
14. “Të përzënët “ (2000)
15. “Trojet e rrënuara” (2000)
16. “Qiell pa diell” (2000),
17. “Trysni e paparë mbi kombin shqiptar “ (2002)
18. “Ardhacakët e ikur “ (2003)
VEPRAT E BOTUARA PËR FËMIJË:
1. “Kur piqen qershitë “ (1997)
2. “Ecje dhe ngecje nëpër shtigje” (1999)
3. “Zemrat e shqetësuara “ (2000)
4. “Lazdrimet fëmijërore “(2000)
5. “Shfaqja e madhe në pyje e livadhe “ (2000)
6. “Zërat e këndshëm “ (2001)
7. “Lulet e kopshtit tim-----(2003)
8. “Sythat e çelur -----------(2003)
9. “Lulet e njoma ---------(2004)
10. Mali nga i cili rrjedh uji në dy dete “ (2004)
11. “Gjëra të ngjara dhe të pangjara “ ( 2004)
12.“Këndon bilbili “ (2004)
Prishtinë –DhJetor- 2019



REXHEP DOÇI


Rezultati i imazhit për rexhep doçi"
Rexhep Doçi lindi në katundin Kerrnicë të Komunës së Klinës. Shkollën fillore e ka kryer në Komunën e Klinës, ndërsa shkollën normale e ka mbaruar në Pejë. Fakultetin, magjistraturën dhe doktoratën i ka kryer në Prishtinë.

 Tema e magjistraturës së tij ka qenë “Antroponimia e Llapushës (Prekorupës)”, që është botuar vepër prej 207 faqesh (Prishtinë, 1983), e, tema e doctorates së dytë (sepse regjimi komunist nuk e lejuan ta mbrojë temën e parë), që e ka mbrojtur me titull “Onomastika e Drenicës”, është vepër prej 475 faqesh (Prishtinë, 2005).

Ka punuar plotë 45 vjet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i cili deri më tash ka botuar 10 vepra shkencore nga fusha onomastike - gjuhësore, dhe përgjithsisht 131 vepra e punime në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.

 Ka mbledhur material onomastik në terren, pos me më tepër se 20 ekspedita nëpër viset e Kosovës, edhe nëpër fshatrat e banuara me shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Greqi, ku kanë jetuar pararëndësit e shqipotarëve-ilirët, një pjesë e të cilëve përmes krishtërimit edhe u konvertuan në popuj të mëvonshëm sllavë gjatë mesjetës.

Ka mbledhur material onomastik-gjuhësor edhe me një ekspeditë të përbashkët të organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe nga Instituti i Gjuhësisë në Tiranë gjatë 25 ditësh në rrethin e Beratit. Në veprat e tij ka përdorur të dhënat historike edhe nga burime historike latine, sllave e turke me vlerë të jashtzakonshme, të cilat dokumente i ka hulumtuar e fotokopjuar gjatë punës nëpër bibliotekat e Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Zagrebit, Beogradit e Sarajevës. Këto burime historike janë regjistra latin të viteve 1411-1444, 1416-17; krisobula e karta mesjetare sllave (serbe) të viteve 1321, 1313, 1318, 1330, 1348(?); defterë osmano-turq të viteve 1455, 1485, etj. Ka marrë pjesë me kumtesa e diskutime nëpër tubime shkencore shqiptare e ndërkombëtare, që vlen për të përmendur tubimet shkencore onomastike në ish-Jugosllavi, që mbaheshin çdo dy vjet, si në Shkup të Maqedonisë, Dubrovnik të Kroacisë, Sarajevë të Bosnës e Hercegovinës, Portorozh të Sllovenbisë, Donji Millanovc të Serbisë dhe në Prishtinë të Kosovës. Me anë të studimeve të tij të pakrahasuara nga një fushë e vështirë albanologjike, siç është onomastika, autori Prof. Dr. Rexhep Doçi ka vërtetuar bindshëm autoktoninë e shqiptarëve në Dardaninë ilire antike, si pasardhës të pellasdo-ilirëve, jo vetëm në Gadishullin Ilirik (Ballkanik), po pjesërisht edhe në tri kontinente Evropë, Azi e Afrikë. Mirëpo, gjasët janë se studiuesi Prof. Dr. R. Doçi me penën e tij dhe me përkushtim të pashoq, shkruan se si populli shqiptar si një ndër popujt më të vjetër në botë u ballafaqua me vështirësi dhe sakrifica të mëdha për të mbijetuar si popull, sepse historikisht fati i tij u imponua e mjegullua me qëllim dhe me të padrejtë nga hegjemonitë fqinjve. Populli shqiptar autokton në trojet e tij etnike (me gjuhën e tij indoevropiane, si pasardhëse e gjuhës pellasde-ilire-thrjake), me kohë u ngushtua në Evropën Juglindore apo në Ballkanin Qendror. Ky popull autokton me kohë u gjymtua dhe u asimilua sidomos gjatë këtyre qindvjeçarëve të fundit nga regjimet fashisoide të fqinjve gjakpirës serbë, grekë e malazezë, veçmas u asimiluan, masakruan e u detyrua të shpërngulet nga trojet e veta prej Serbisë e Greqisë përmes regjimeve e kishës propaganduese orthodokse. Sot kjo popullsi shqiptare, po sipas Prof. Dr. R. Doçit, e coptuar jeton e shpërndarë nëpër shtatë shtete ballkanike: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Bullgari e Greqi

BIBLIOGRAFIA E SHKURTËR E VEPRAVE
TË PROF. DR. REXHEP D0ÇIT
Veprimtaria shkencore onomastike-gjuhësore (duke e gërshëtuar këtë veprimtari edhe me dëshmi të lashta toponimike, arkeologjike, historike, folklorike, hartografike, etnografike etj.) Prof. Dr. R. Doçi shquhet me më tepër se 131 vepra e punime shkencore të botuara si botime të veçanta nëpër revista, gazeta etj. në gjuhë të ndryshme, prej të cilave po i përmendim 10 veprat e tij voluminoze:
1) “Antroponimia e Llapushës”, Prishtinë, 1983, (207 f.)
2) “Antroponimia e shqiptarëve të Kosovës –I”, Prishtinë, 1990, (245 f.)
3) “Iliro-shqiptarët dhe serbët në Kosovë Prishtinë, 1994, (345 f.).
4) “Onomastika e Drenicës –I”, Prishtinë, 2005, (407 f.)
5) “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan”, Prishtinë, 2006, (532 f.)
6) “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare”, Prishtinë, 2009, (368 f.)
7) “Shqyrtime dhe polemika onomastike”, Prishtinë, 2012, (349 f.)
8) “Rreth prejardhjes së patronimit Doçi”, Prishtinë, 2012, (337 f.)
9) “Pellasdët (Pellazgët) gjyshër të ilirëve dhe stërgjyshër të shqiptarëve”,
Prishtinë, 2015, (360 f.)
10) “Rrënjët pellasde-ilire-thrake-shqipe në vendbanimet e Kosovës”, Prishtinë,
2019, (465 f.)




Familja e profesor Skendër Kodrës dërgoi djalin e vet në luftë për çlirimin e Kosovës nga diktatrura e Millosheviqit

Nga Flori Bruqi


Fotografia e Flori Bruqi

Profesor Dr.Skendër Kodra,Ph.D  është një figurë poliedrike  e shquar e Diasporës Shqiptare-Amerikane dhe në mbarë hapësirën gjithë shqiptare.

Ai shquhet për një veprimtari të gjërë atdhetare,politike dhe shkencore.

                                Fotografia e Perikli Shuli

Në foto :Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D dhe Fatos Daci


Profesor Kodra ka qenë bashkë me Bacën Ahmet Zherkën organizatori dhe udhëheqësi i demonstataeve të gjëra në Nju Jork ,
para selisë së Kombeve të Bashkuara, në Uashington etj.,kundër sundimit të egër Serb në Kosovë, tha dje në Tiranë, nënkryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane Prof.Dr.Agron Fico.


Fotografia e Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Agron Fico,Ph.D

Ndërsa , të pranishmëve me fjalë miradie,ju drejtua edhe shkencëtari i njohur çam , profesori universitar i Tiranës dhe Tetovës  mjeku Arjan Hamiti:

”Familja e profesor Kodrës dërgoi djalin e vet në luftë për çlirimin e Kosovës nga diktatrura e Millosheviqit. Meritë e veçantë e profesor Dr.Kodrës është themelimi me i Akademisë  Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork, më 28 nëntor 1995.Ai është në fakt një institucion mbarë kombëtar ngase  ka anëtarë nga Prishtina,Tetova,Presheva,... Tirana , Gjirokastra, Shkodra,Durrësi,Diaspora...Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një seri aktiviteetsh shkencore dhe kombëtare",tha akademiku Prof.Dr.  Arjan Hamiti.


Fotografia e Flori Bruqi

Akademik Prof.Dr.Arjan Hamiti,Ph.D

Ndërsa studiuesi nga Prishtina, Flori Bruqi, foli për historikun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.Ai tha “Akademia është e themeluar më 28.11.1995 ,nga disa intelektual shqiptar nga Nju Jorku,e që mund ti veçojmë disa : Prof.dr.Skendër Kodra,Dr.Ulvi Vehbiu, Dr.Adem Harxhi, Dr.Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj.
Fotografia e Flori Bruqi

Në vitin 2004 ,akademisë iu bashkangjitë albanalogu  Prof.Dr.
Agron Fico, më vonë Prof.Dr.Arjan Hamiti,Akademik Prof.Dibran Fylli,Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,Gjevahire Xhelaj etj.etj.


Fotografia e Flori Bruqi

Akademia organizojë Konferencën  kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit tonë kombëtar Gjrgj Kastriot Skendërbeu,70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë,konferencës  për gjuhën e njësuar shqipe,ku senator i gjuhës dhe kultures kombëtare Prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë me 1972 kundër qëndrimeve subjektive,politike dhe antishkencore të Akademik Prof.Dr.  Arshi Pipës.
Fotografia e Flori Bruqi


Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, dega në Prishtinë gjatë vitit 2019 botoi dhe promovoi dy libra mjaftë të rëndësishëm:”Tokë e mbjellë në varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) të studiuesit tonë të njohur Akademik Prof.Dibran Fylli, si dhe librin “Përmbledhje shkrimësh” të studiuesit kosovar Akademik Prof.Mr.Sc.Jahja Lluka.


Fotografia e Flori Bruqi

Është përgatitur për botim edhe libri i parë  i ASHAASHA(AAAS) 
“Leksikon enciklopedik” për akademikët dhe akademinë, që pritët të botohet në mars të vitit 2020.


Fotografia e Dibran Fylli

”Leksikoni enciklopedik”, shpresojmë që  do ti plotësojë zbraztësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,kulturës, letërsisë,artit, etj., ngase një doracak  tillë deri me tash nuk ka egzistuar.
                     Fotografia e Flori Bruqi

Detyrë e botimit të këtij Libri,  është që të futën biografitë dhe bibliografitë e 300 autorëve eminentë  nga të gjitha trojet shqiptare  që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi ,art, etj., tha mes tjerash Flori Bruqi.

Doajeni mjekësisë shqiptare , mjeku nga Tepelena prof.Dr.Isuf Kalo(1940) tha për Prof.Dr.Skendër Kodrën:”Është një specialist i talentuar i psikiatrisë bashkohore.Ai është profesor në disa Universitete të shquara në Nju Jork dhe autor i mjaftë botimeve akademike.Prof.Kodra në vitët e para të vendosjës së pluralizmit politikë  në Shqipëri erdhi vullnetarisht për ndihmë në Klinikën universitare në Tiranë dhe u shqua për punë serioze dhe metoda moderne.”, shtojë mes tjera profesor Kalo.

Ndërsa gazetari Fatos Daci  i cili ishte modrator dhe autor i Librit tha” Jeta e profesor Dr.Kodrës është shumë e gjërë dhe e pasur njerëzore,shoqërore,publike dhe shkencore,prandaj e meriton këtë ndërim madhor intelektual”, tha  mes  tjerash Daci.


Fotografia e Flori Bruqi

 Fatos Daci

Vlenë theksuar që libri i 



©Floripress. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Agjencioni "Floripress" dhe autori i shkrimit Flori Bruqi.

Esat Loshaj(1954-)





Esat Loshaj , lindi në vitin 1954 në fshatin Carrabreg i epërm Kuvendi Komunal Deçan.

Prej vitit 1975 jeton në Pejë.Studimet pë Letërsi dhe gjuhë Shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës, është autor i katër veprave letrare si dhe shumë shkrimeve eseistike të botuara në revista letrare dhe gazeta ditore .Është marr edhe më aktrim .


Esat Loshaj,është Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Pejë, si dhe organizator i shkelqyer i konkursit tradicional ndërkombëtar “Shlezën Zhubi” i “Pejës Poetike".


Esat Loshaj,është Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Pejë, si dhe organizator i shkelqyer i konkursit tradicional ndërkombëtar “Shlezën Zhubi” i “Pejës Poetike".


Esati si bome i poezisë shqipe në Kosovë tash e disa vjet i tubon poetët mbarëkombëtar aty ku frymohet e flasim Shqip.

Aty ku dëgjohët me kënaqësi fryma e njëri tjetrit, fryma poetike. 

Kjo frymë poetike vjen çdo vjet me një nivel të lartë, e të pjekur, nga një rrugë e gjatë, por e bukur. 

Nuk mund të dallojmë njërën nga tjetra..., të gjitha bartin me vete vlerat e tyre që kurorizohen çdo vjet në aktivitetet e "Pejës Poetike"... 

Dhe, poetet në krye me Esatin ,ditën e kishin përpara e natën në mes, ndaj fjala e artë e tyre , çdo herë ka  kumbuar  pa droje,... ajo ishte  e magjepse  e sinqertë me plot dashuri e mirësi për jetën, familjen atdheun dhe kombin tonë....



Veprat e botuara :



1.Qendresë,Lidhja e Shkrimtarëve e Shqipërisë,Tiranë,1993.



2.Me diellin në duar,Medaur,Tiranë,1999.


3.Sytë e ditës,Rilindja,Prishtinë, 2000.


4.Lisnaja e gurit,Shoqata e Shkrimtarëve e Pejës,Pejë, 2010.


Flori Bruqi

2019/12/04

Prof.DR.Ahmet Maloku,Ph.D:"“Fjalor terminologjik i viktimologjisë”


Ka dalë nga shtypi fjalori i parë i viktimologjisë i autorit dr. Ahmet Maloku, profesor universitar, fjalor ky i pari i këtij lloji nder ne.



Autori i këtij fjalori, dr. Ahmet Maloku, në parathënie ka theksuar se shoqëria jonë duket se është gjithnjë më e shqetësuar me zbulimin dhe dënimin e kryesve të veprave penale e më pak me viktimat e dalura nga kriminaliteti. Sipas tij, është një sfidë jashtëzakonisht e madhe për t`i studiuar format e dëmshme dhe shkatërrimtare të kriminalitetit, forma të cilat pas vetes lënë një numër të madh viktimash në sisteme, kultura, shoqëri dhe kohë të ndryshme. Pavarësisht rritjes ekonomike në periudhën e pasluftës në Kosovë, kriminaliteti përgjithësisht ka vazhduar të rritet në vitet e fundit (sidomos veprat penale kundër pasurisë, nga të cilat kemi shumë viktima), shpesh në një shkallë alarmante dhe atë duke lënë shumë ndjenja të pasigurta te qytetarët e Kosovës. Shkalla e lartë e kriminalitetit, nivelet e larta të frikës nga kriminaliteti, kanë bërë që të kemi një rritje të madhe të viktimave, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. Studiuesit nga e gjithë bota tani janë të përfshirë në një masë të konsiderueshme në studimin e kriminalitetit dhe viktimizimit, gjë që kjo ka çuar në një vitalitet edhe më të madh në këtë fushë.

Maloku ka theksuar se ky fjalor sjell një varg termesh a nocionesh në lidhje me viktimën, terma që kanë qenë dhe janë përdorur ndër shekuj në botë. Decenieve të fundit, interesimi për viktimën e krimit është rritur mjaft, por në trojet shqiptare ka pasur pak dhe shihet që ka ende mungesë të botimeve të ndryshme që i kushtohen shkencës së viktimologjisë. Prandaj shpresojmë, njëkohësisht edhe urojmë që ky fjalor i parë para publikut shqiptar të kontribuojë, gjegjësisht t’u ndihmojë viktimologëve, kriminologëve, sociologëve, gjykatësve, prokurorëve, policëve, gazetarëve, studentëve të shkencave shoqërore dhe natyrore, si dhe gjithë atyre të cilët hulumtojnë viktimën dhe fenomenin viktimë në çdo aspekt.

“Ende pa e pasur këtë fjalor në duart tuaja, sigurisht se ju mund të keni ndjenjën e mungesës së informacioneve nga fusha të ndryshme, si nga ajo e viktimologjisë, kriminologjisë, penalogjisë, kriminalistikës, të drejtës penale, psikologjisë, sociologjisë, mjekësis ligjore, si dhe të shumë shkencave të tjera që e prekin viktimën në mënyrë direkte apo indirekte. Prandaj, tani ju mund të veproni, sepse ky fjalor tashmë është një libër më shumë në bibliotekën apo tavolinën tuaj. Ky fjalor është për ju”, ka theksuar Maloku.

Ndryshe, fjalori, i titulluar “Fjalor terminologjik i viktimologjisë”, është një vepër e parë gjithëpërfshirëse në fushën e viktimologjisë në trojet shqiptare. Një hyrje e shkëlqyeshme në temat, nën ombrellën e viktimologjisë, për ata që nuk kanë njohuri në terren, gjithashtu edhe një doracak e përditësues i nivelit më të lartë për ata që kanë njohuri në fushën e viktimologjisë.
“Fjalori terminologjik i viktimologjisë”, ofron një sondazh të përparuar të teorive, koncepteve dhe figurave kyçe në këtë fushë. Kombinon këtë gjerësi të mbulimit me autoritetin dhe perspektivën ndërkombëtare duke krijuar një burim referimi për studentët, studiuesit profesionistët dhe lexuesit.
Ky fjalor paraqet nocionet nga hulumtimet e fundit, si dhe termat tradicionalë që pasqyrojnë natyrën shumëdisiplinëshe të fushës në një referencë të vetme, autoritative. Duke ofruar shumë njësi në renditje alfabetike, ky botim siguron një mbulesë sa më të plotë dhe sistematike të nënfushave të viktimilogjisë, duke përfshirë fushat e gjera që lidhen me viktimologjinë, si p.sh. historinë e krimit, historinë e viktimizimit, kriminologjinë, penologjinë, kriminalistikën, të drejtën penale, procedurën penale, sociologjinë, mjekësinë ligjore, psikologjinë, psikologjineë forenzike si dhe fusha të tjera. Thënë shkurt, “fjalori i terminologjik i viktimologjisë”, është literaturë thelbësore për studentët dhe studiuesit, për të hulumtuar hapësirën e gjerë të kësaj fushe shumëdisiplinore.
Autori ka falënderuar miqësisht kontribuesit për analizat e tyre të shkathëta dhe për bashkëpunimin e tyre të çmuar, presidentin e Kolegjit “ILIRIA”, Mexhaid Reçi për mbështetjen financiare në botimin e këtij fjalori, po ashtu edhe prof. Florim Behlulin për punën e mrekullueshme në korrektimin e fjalorit.


****

Ahmet Maloku



Fotografia e profilit të Ahmet Maloku


Prof. Dr. Ahmet Maloku,PH.D  është i lindur në Lisockë, Komuna e Kamenicës.

Shkollimin fillorë dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan me sukses shembullor, për të cilën disa herë është shpërblyer. Fakultetin e shkencave të kriminalistikes e ka përfunduar me notë mesatare 9.89 në Universitetin e Sarajevës, në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, në katedrën e kriminalistikes ku fitoi titullin kriminalist i diplomuar. Fakultetin Juridik (me notë mesatare prej 9.50) dhe studimet master (me notë mesatare prej 9.0) i përfundoi në Fakultetin Juridik të kolegjit “AAB- RIINVEST” të Prishtinës. Për suksesin e treguar gjatë studimeve ishte bursist si student me i miri i gjeneratës në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë në Universitetin e Sarajevës.


Fotografia e Ahmet Maloku

Prof.Dr. Ahmet Maloku në studimet pasuniversitare ka përfunduar dy doktoratura:

Doktoraturën e pare e ka përfunduar në Universitetin e Travnikut – Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin Juridik, në katedrën penale, me teme “Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar transnacional” me Mentor – Prof.dr. Nedžad Korajlić, Studimet trevjeçare të doktoratës i përfundoi me note mesatare 9.71. dhe ka marr titullin doktor i shkencave juridike në fushën penale.
Kurse doktoraturën e dytë e ka përfunduar në Universitetin publik e Sarajevës - – Bosnje dhe Hercegovine, në Fakultetin e kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, ne katedrën e Kriminologjisë, me teme “Dezorganizimi social dhe karakteristikat e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014” me Mentor: Prof.dr. Alisabri Šabani, studimet trevjeçare të doktoratës sy dyte i përfundoi me note mesatare 9.46. dhe ka marr titullin doktor i kriminologjisë, që njëherit behet doktori i pare i kriminologjisë në Kosovë, ne trojet shqipfolese gjegjësisht në Ballkanin Perëndimorë.

Me 13 nentore 2018 prof.dr. Ahmet Maloku ka perfunduar specializimin dhe eshte certifikuar nga Ohio Northern University - SHBA, ne pedagogji ligjore.



Mbi 10 vite është profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë si dhe jashtë Kosovës; Ka punuar profesor në fakultetit juridik në Kolegjin “Gjilani” në Gjilan nga viti 2012, ndërsa dekan i ketij fakultetit juridik ka qene nga 1 tetori i vitit 2013 deri me 30 shtator 2018.

 Po ashtu eshte pofesor universitar në studimet posdiplomike ne nivelin master dhe doktorate në Universitetin e Travnikut, në fakultetin juridik në Bosnjë Hercegovine.

 Nga 1 tetori i vitit 2017 eshte profesor ne Universitetin International te Novi Pazarit dega ne Presheve. Gjitheashtu eshte Profesor nga 1 tetori i vitit 2018 (e tutje) në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë, e që nga 01.12.2018 e tutje e mbanë poziten e Prorektorit në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë.

Anëtar i rregullt (2016) i International Association of Penal Law– AIDP/IAPL. Paris-Francë.

Anëtar i rregullt (2016) i European Society of Criminology - University of Lausanne ESC – ICDP Sorge – BCH – Switzerland.

Anëtar i rregullt (2017) i The International Society of Criminology (ISC) – The International Society of Criminology was established on July 16, 1937 in Rome.

Anëtar i rregullt (2017) i World Society of Victimology (WSV) - In Consultative Status With the United Nations ECOSOC and Council of Europe.

Aanëtar i bordit (2018) i revistës shkencore ILIRIA International Review. Publicher/Verlag. Holzkirchen, Germany.

Anëtar i bordit (2013) i revistës shkencore “Norma”- Gjilan, Botuar nga Kolegji Universitar “Gjilani”- Gjilan (2013).


Fotografia e Ahmet Maloku

Kryetar i Bordit i Institutit për Kriminologji dhe Kriminalistikë – Prishtinë (2011-2012).

Eshte autori librit: Fjalori Terminologjik i Viktimologjise, botues kolegji “ILIRIA”, Prishtine, 2019.

Eshte bashkeautor se bashku me Prof. Dr. Alisabri Shabani ne librit universitar “ Tema te zgjedhura nga patologjia sociale”, Botuese kolegji “ILIRIA”, Prishtine, 2019.

Eshte bashkeautor se bashku me Prof. Dr. Alisabri Shabani ne librit universitar “Sociologjia”, Botues kolegji “ILIRIA”- Prishtine, 2019.
Fotografia e Ahmet Maloku
Eshte bashkeautor se bashku me Mr.sc. Reshat Maliqi “Frika nga kriminaliteti, ndjenja e rrezikshmerise ne Gjilan. Botues Kolegji “Gjilani”. Gjilan. 2013.


Shkroi dhe botoi mbi 30 shkrime, punime shkencore dhe profesionale. Ka marrë pjesë në disa konfernca nderkombetare, emisione në masmediat kosovare (TV dhe radio). Nga botimet e tij veçojmë:
-  Maloku, Ahmet. “Karakteristikat e organizatave kriminale transnacionale”, punim i publikuar nga Qendra Kërkimore Zhvillimore – Pejë, në Buletinin Shkencor – “Dardania”, nr.5. ISSN – 1800-9794, COBISS.CG-ID 20683538,fq.74, Access online at: http://qkzhpeja.org/konferenca/nentor2016.pdf; Maloku, Ahmet. ”Marrëdhënia ndërmjet veprës penale dhe dezorganizimit social”, punim i publikuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare-Qendra për studime ndërkombëtare dhe diplomatike- Tirane-Shqipëri. Revista shkencore periodike Global Challenge, ISSN 2227-8540 (print form), ISSN 2312-5748 (online), Volumi V, Numri 2, fq.113. -Botues ADSH Press, Access online at: http://www.albdiploacademy.com/sites/default/files/applications/Revista%20Global%20Challenge%20Nr%2017.pdf ; Maloku, Ahmet. “Karakteristikat dhe shkaqet e varfërisë në Kosovë”, punim i publikuar nga Instituti për Studime Ligjore dhe demokratike, Republika e Kosovës. Revista Rajonale e Shkencave Shoqërore “REFORMA” nr.4/2016, ISSN 1800-9794-print form, KDU: 364.6 (496.51) fq. 284. Botues ISLD-Prishtinë, Access online at: http://isld-ks.com/wp/Revista-Shkencore-REFORMA-nr.-4-2016.pdf; Maloku, Ahmet. “Nasilje nad ženama u porodici u regionu Gnjilane” punim i botuar nga Nomcentar, Law, Education & Publishing. Revista “Nova naučna edukativna misao” nr.3/2015 ISSN 2334-8631, COBISS.SR-ID NR. 199642636, UDK 33, fq. 32-39. Botues – Nomotehnički Centar- Beograd, Srbija, Access online at: http://journal.nomcentar.com/wp-content/uploads/sites/9/2015/12/3-2015-sadrzaj.pdf; Maloku, Ahmet.”International Legal Regulation to prevent drugs abuse and psychotropic substances”. Punim i publikuar në revistën Balkan Journal of interdisciplinary Research, Vol.1. No. 1/2015. ISSN 2410-759X (print). Fq. 461-472. IIPCCL PUBLISHING, TIRANA-ALBANIA, Access online at: www.iipccl.org; Maloku, Ahmet “Fear of Voilence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo”. Punimi është botuar në revistën shkencore “Mediterranean Journal of Social Sciences, Special edition. MCSER (Mediterranean Center of Social and Educational Research) Publishing, Rome-Italy, Vol. 6. No. 2, S5, April 2015, fq.29. ISSN 2039-2117 (online), ISSN 2039-9340 (print), index Copernicus, Impact Factor 6.44, Access online at: http://www.mcser.org/journal/index.php/mjss/article/view/6156; Maloku, Ahmet. “Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor në luftimin e krimit të organizuar” Punim i Botuar në Revistën Shkencore Regional Journal of Social Sciences “REFORMA”, Nr. 2/15 shtator, Gjilan, Kosovë. ISSN 1800-9794 (print form) KDU:33 (05) 34 (05) fq. 119. KDU 343.3 / .7 341.24:34.3/7, Access online at: http://isld-ks.com/wp/wp-content/uploads/2015/09/Revista-shkencore-REFORMA-nr.-2-2015..pdf;  Maloku, Ahmet. “Kodi i të burgosurve” Punim i botuar në Revistën Shkencore Ndërkombëtare “Diskutime” Viti i IV-nr. 15 Shkurt, 2015. Tetove-Maqedoni. ISSN 1857-825X (print) ISSN 1857-8543, Access online at: http://www.diskutime.org; Maloku, Ahmet. “Trafficking in human beings as a form  of  transnational organized criminal activity” punim i botuar në International Magazine for Social Sciences. “VIZIONE” Nr. 22/1 në Shkup, Republika e Maqedonisë, me ISSN: 1409 – 8962 – printed form dhe ISSN: 1857 – 9221 – electronic form. UDC 316, 33, 32. Fq. 359-367, Access online at: http://www.klubidemokratik.org/html/vizione22.htm; Maloku, Ahmet. ”Përpjekjet ndërkombëtare për ta përkufizuar krimin e organizuar”, punim i botuar në Revistën Shkencore Shoqërore “VIZIONE”  Nr. 20, në Shkup, Republika e Maqedonisë, me ISSN: 1409-8962, UDC, 316, 33, 32. Fq. 447-458, Access online at: http://www.klubidemokratik.org/html/vizione20.htm ; Maliqi, Reshat & Maloku, Ahmet. Hulumtimi shkencor “Frika nga kriminaliteti – ndjenja e rrezikshmërisë në gjilan”, Katalogim në Botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare  ISBN 978-9951-649-001; me KDU 343.9 (496.51). Botues: Kolegji “Gjilani” – Gjilan; Maloku, Ahmet.  "Krimi i organizuar – trafikimi i substancave narkotike në Kosovë", KDU 347:57 (496.51) Revista Shkencore "NORMA" KDU 338:34 (05). f.75. Botues Kolegji "Gjilani", Gjilan.
______________________________________________________________
Fotografia e Ahmet Maloku
Po ashtu Prof Dr. Ahmet Maloku ka marre pjese ne shume vizita studimore në disa shtete perëndimore dhe te rajonit. Ka qenë panelist dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore, të organizuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si në: 

Maloku, Ahmet. “Roli i Shkencës në Zhvillimin e Sistemit Ekonomik, Politik, Social dhe Juridik të Vendit”. Konferenca e III-të shkencore e organizuar nga qendra kërkimore zhvillimore- Peja. Access online at: http://qkzhpeja.org/konferenca/nentor2016.pdf ; 




Fotografia e Ahmet Maloku

Maloku, Ahmet. “Rendesia e MSA-se dhe liberalizimit te vizave per rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”. Konferenca e V-të Shkencore Rajonale (Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi). Gjilan, Republika e Kosoves.

 Libri i abstrakteve, ISBN 978-9951-8906-8-7. Access online at: http://isld-ks.com/wp/?p=2745 ; Maloku, Ahmet. “The functioning of the Legal state in the South-Eastern Europe” Presented the paper entitled: “Alcoholism as a pathological social problem in the region of the municipality Gjilan-Kosovo” presented at ICLS 2015, held on 30 October, 2015  in Pristina. In cooperation with AAB College, Pristina Kosovo; Fakultet za kriminalistiku, kriminologji I sigurnosne studije _Sarajevo, BiH; Pravni fakultet, Univerzitet u Travniku. Book of abstracts, ISBN 978-9951-494-54-0. Access online at:  http://aab-edu.net/en/conferences/functionality-rule-law-south-eastern-europe/ ; 

Maloku, Ahmet.  “Të arriturat dhe sfidat e shteteve te ballkanit ne rruget e integrimit evropian”. Konferenca e III-të Shkencore Regjinale (Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mali i Zi). E organizuar nga ISLD- Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, Republika e Kosovës. Book of abstracts ISBN 978-9951-8906-6-3. Access online at:  http://isld-ks.com/wp/wp-content/uploads/2015/09/Libri-i-abstrakteve-i-konferences-se-III-shkencore.pdf

 Maloku, Ahmet. “Prevention of hiv transmissions and drugs among resident population in the cross-border area” Gjilan, Kosovo. An EU funded project managed by Europen Union Office in Kosovo. Access online at: www.labirinti-ks.org/Publicationsandresearch.aspx

 Maloku, Ahmet.”Economic Development as a basic to generate new jobs”, Konferenca shkencore ndërkombetare, ku kam marrë pjesë me punimin “Varferia” Organizuar nga kolegji “Pjeter Budi” Book of abstracts ISBN 978-99510429-10-2. Access online at: http://www.pjeterbudi.com/eng/index.php/konferenca/222-international-conference-of-pjeter-budi-23-may

Maloku, Ahmet. International Conference on social sciences, Pristina-10-11 April 2015. Godine, the committee of the conference, organized in partnership of ILIRIA COLEGE, Pristina-Kosovo, EUSER, European Center for science Education and research, ICCV Research Institute for quality of life, Romanian Academy, Bucharest, Romania.-Ahmet Maloku presentation with the paper titled: “Fear of Violence and criminality in the region of Gjilan, Kosovo” Conference Proceedings, 5th ICSS, 2015. Volume I. ISBN 978-88-909163-8-0, Access online at: http://icss.euser.org/index.php/158-5th-icss; Maloku, Ahmet. “The right and the political culture as a factor influencing the construction of the modern state” Konferenca e I-rë shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi) organizuar nga ISLD- Instituti per Studime Ligjore Demokratike. Gjilan-Kosovë, Access online at: http://isld-ks.com/wp/?page_id=151

 Maloku,Ahmet. “Efektiviteti i sektorit të sigurisë si parakusht për rritjen e ndjenjës së sigurisë në qytetin e Gjilanit”, Konferencë shkencore, KDU 347:57,  Botues Kolegji "Gjilani", Gjilan. 

Maloku, Ahmet. “Siguria Private në Vendet e Bashkimit Europian” punim i prezantuar në Forumin e Dytë Kombëtar Për Sigurinë Bankare, të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Tiranë.  Access online at: http://www.aab.al/al/press_release_view.php?id=65

E shumë punime tjera shkencore më faktor kombëtar dhe ndërkombëtar.


Ali Sh. Berisha(1949-)



Ali Sh. Berisha u lind më 20.06.1949 në fshatin Llukar, komuna e Prishtinës. 

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin, SHLP-Dega e Albanistikës, Fakultetin filologjik – Dega Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1971 e deri në vitin 1976 punoi në Normale të Prishtinës.

Nga 2 shkurti i vitit 1976 e deri më 5 korrik 1990 punoi në Televizionin e Prishtinës, në vitin 1992 dhe 1993 punoi në Qendrën për Informim të Kosovës.

Nga viti 1993 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Prishtinës.

Nga fillimi i vitit 2003 e deri në gusht të vitit 2005 punoi në Radiotelevizionin e Kosovës kur edhe migroi në Gjermani përshkak të martesës.

Për pjesmarrje nëdemonstratat e vitit 1968 dhe pë rudhëheqjen e referendumit për pavarësi nëKodrën e Trimave më 1991 vuajti në burgun e Prishtinës.

Me kultivimin e poezisë u mor qysh si gjimnazist dhe vazhdon edhe sot. 

Kultivoi prozën e shkurtër për fëmijë si dhe shkroi tregime për të rritur, të cilat i botoi nëpër gazetat dhe revistat e kohës. 

Nga viti 1990 u mor me hulumtime trashëgimore e historike.
Botoi këto vepra:

1. Dua ta pres lirinë (rrëfejza për fëmijë), 1996
2. Krizantemë për Nëntorin e Tretë (poezi), 1997
3. Bashkia e Llukarit (monografi), 1998
4. Bashkia e Llukarit II – Masakra të serbeve në Bashkinë e Llukarit (monografi), 2000
5. Dhembje e krenari (poezi), 2001
6. Flijimet për tokën e lirë në Gallapin e Prishtinës (monografi), 2002. 
7. Ujë dhe prush (poezi), 2003
8. Gurë me rrënjë (roman historik), 2004
9. Alfabeti i shpirtit (poezi), 2004
10. Globi (roman për fëmijë), 2004
11. Turbulencë (poezi), 2004
12. Kuvendi i mbretërisë së lodrave (poezi për fëmijë), 2008
13. Gallapi i Prishtinës I, 2008
14. Gallapi i Prishtinës II, 2009
15. Gallapi i Prishtinës III, 2009
16. Muza e dhembjes (poezi), 2010
17. Gallapi i Prishtinës IV, 2010
18. Gjyshi ka siklet (poezi për fëmijë), 2011
19. Gallapi i Prishtinës VII, 2012
20. Çlirimi i shpirtit (poezi), 2012
21. I kujt është dielli (tregime), 2013
22. Gallapi i Prishtinës V, 2014
23. Gallapi i Prishtinës VIII, 2014
24. Gjyshja dhe mbesa (poezi për fëmijë), 2015
25. Rrëfimi për gërshërët (poezi), 2015
26. Gërshërët (poezi), 2015
27. Ahmet Syla-Shtimja (monografi), 2016
28. Loti i padukshëm (poezi), 2016
29. Hije në mjegull (roman), 2016
30. Plis nën rrashtë (poezi), 2016
31. Orkiden’dritare (poezi), 2017
32. Ora e Gjergjit, 2018
33. Unazat e pavdeksisë, 2018
34. Ora e Gjergjit (Ribotim me plotësime), 2018
35. Etje e prushtë, poezi, 2019
36. Fluturzana (Poezi për fëmijë), 2019

Flori Bruqi



Shaip Grabovci(1936-)


Fotografia e Sadri Miftar Hadergjonaj

Shaip Grabovci u lind në Pejë, më 3 dhjetor 1936, ku mbaroi shkollën fillore e Shkollën e Nxënësve në Ekonomi. Një kohë punoi si zejtar, ushtroi zejen e fotografit dhe serish iu kthye shkollit. Ka mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë  e mandej studio gjuhën dhe letersinë angleze në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ka punuar si mësimdhënës i gjuhës angleze, mirëpo në pjesën më të madhe të jetës punoi në gazetari. Ka punuar në Radio Prishtine, gazetën: RILINDJA, RTV 21 dhe ka bashkëpunuar edhe me revistat që janë botuar në Kosovë. Krahas punës në gazetari, Shaipi intenzivisht u muarr edhe me krjimtrari letrare.
Po të bëjmë një rezyme të krijimtarisë të Shaip Grabovcit, do të vinim në përfundim se ai u muarr me zhanre të ndryshme të krijimtarisë artistike, mirëpo, më shumë e deshti dramën. 
Shkroi mbi 40 drama për të rritur, por edhe për fëmijë.


Në kultivimin e krijimtarisë në lëmën e dramës, Shaipi iu përmbajtë me përkushtim principeve të Francis Fergasonit, ku personazhet vihen në një “tigan” për fërgim, në skenë pra dhe aty shpërthejne karakteret e tyre! Kjo mënyrë e shkrimit bën nxjerrjen e tëre asaj që ndryhet në qenjen e personazhit dhe si të tillëi bën të paharruar te shikuesit, respektivisht te lexuesit e vepres së tij. Nga kjo mund ta nxjerrim si përfundim se dramat e Grabovcit “fillojnë” kur të bie perdja, ngase mbresat e tyre janë të afatgjata.

Kjo karakteristikë e dramave të tija, ato i ka bërë joshëse si për shikuesi ashtu për regjisorët, kështu dramat e Grabovcit u vuan në skenë nga regjisorët e njohur vendas dhe të huaj si Muharrem Qena, Besim Sahatçiu, Abdurrahman Shala, Melihate Qena-MELI, Arbënesha Nixha, Ahmet Jakupi e të tjerë. Nga regjisorët e huaj: David McTier. (Sam Houston University), Borislav Mërkshiq (Zagreb), Slobodan Popiq e të tjerë.

Nga dramat e tija po veçojme: NJEREZ ME SHPRESA TE THYERA, ORA,MEMOARET, MIU, DILEMA, BANKETI, FRIKA… Si dhe komedit: ARRNA PER THES, INFEKTIMI, SHOKU I LARTE, KONSULLI…

Në opusin e krimtarisë për fëmijë veçohen dramat: BESIMI I HUMBUR, PYLLI ESHTE I TE GJITHVE, TOMI DHE XHERI, NJE ZEMER E HUMBUR, ENDRRA E LULIT, PRINCI I LUMTUR…PRINCI I SHEMTUAR, STUHIA KOZMIKE, NE VENDIN E MREKULLIVE…

Vlen theksuar se mono-dramat e Grabovcit janë specifike ato trajtojnë realcion në mes jetes së brendshme të individit dhe rrethin që i rrethon, relacione këto që dendur here janë në disproporcion… të këtilla janë mono-dramat: LABITINTHI, LAJTHIMI, DARDANIA…

Shaip Grabovci e pelqeu edhe tregimin e shkurtë e posaçarisht ate humoristik. Një pjesën e krijimtarisë së këtij zhanri ai i botoi në përmbledhje: “Macja në Dritare” (Botuar nga NGB Rilindja). E kur është fjala për gjinin e tregimit, vlen veçuar tregimet e tija për fëmije që i përmbodhi në tri përmbledhje: DITELINDJA E BARBIT, MAÇOKU MBI ÇATI dhe ÇUPA ME OBRELLE.

.
VEPRA TE BOTUARA:

1.-NJEREZ ME SHPRESA TE THYERA. (Dy drama).BOTOI "RILINDJA".

2.-INFEKTIMI. (Komedi). BOTOI: "RILINDJA").

3.-BESIMI I HUMBUR.(Katër drama).BOTOI: "RILINDJA".

4.-MACJA NE DRITARE.(Përmbledhje humoreskash). BOTOI: "RILINDJA".

5.-ARRNA PER THES. (Tri komedi e dy drama).BOTOI: FAD.

6.-TOMI DFHE XHERI.(7 drama për fëmijë).BOTOI: FAD.

7.-MEMOARET.(Dramë). BOTOI "JETA E RE".

8.-DITELINDJA E BARBIT. (Tregime për fëmijë).BOTOI: FAD.

9.-CUPA ME OMBRELLE. (Tregime për fëmijë). BOTOI: FAD.

10.-LABIRINTI.(Dramë). BOTOI: "VERBI".

11.-LAJTHIMI. (Dramë). BOTOI: "JETA E RE".

12.-FRIKA. (Dy drama).BOTOTI: FAD.

13.-BANKETI. (Dy drama). Botoi:FAD .

14.-KOZMOSI. (Roman për fëmijë). Botoi: FAD.

15.-E BUKURA E DHEUT. (Roman për fëmije).Botoi FAD.

16.-AVENTUARAT E DEJZIT. (Roman për fëmijë). Botoi FAD.

---

Një pjesë e madhe e krijimtarisë së Shaip Grabovcit lidhet me RADIO, ku punoi pjesën më të madhe të jetës së tij. 

Ai shkroi shumë radiodrama për të rritur e për fëmijë, një pjesë e të cilave janë përkthyer dhe transmetuar edhe në gjuhët e huaja. Ne mesin e realizimeve të shumta, vlen përmendur: RROTACIONI I PERENDIVE, DORA, NJE NATE E TURBULL, SHKRUAJ HALIM, UDHETIMI I DON KAMISHIT, AKSIDENT… 

Radiodrama: AKSIDENTI, (në regjinë e Xhevdet Gashit),në vitin 1998, në Festivalin e Ohrit u shpall radio-drama më e mirë, në Jugosllavinë e atëhershme.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...