Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/11

Murteza Nura(1935-2017)

Fotoporteti

Murteza Xajë Nura  lindi  në Pejë më 27 nëntor 1935 . Është rritur në Pejë, ndërsa pjesën mk të madhe të jetës  e kaloi në  Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën u dënua me burg për dyzet e katër vite, por i mbajti vetëm dymbëdhjetë. Ai ishte piktor me disa ekspozita personale, poet e shkrimtar i shumë veprave.

Vdiç 12 korrik 2017.

Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq"  ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por si pasojë e rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim.

Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare. Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita.

Nga përcjellësit e veprimtarisë së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.


Xaja ka botuar gjithësej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë. Xaja poashtu ka dhe mbi 30 vepra të pabotuara akoma, në formë dorëshkrimesh.

Veprat letrare :

Maratona e Prerë - poezi, botuar më 1993
Pragoxhaku Diellor - poezi, botuar më 1993
Shtesë Shqipe - poezi, botuar më 1993
Profil Brenge - poezi, botuar më 1993
Mundimtorja - roman, botuar më 1993
Aktrimi i Frymës - poezi, botuar më 1993
Heshtja e Biblave - poezi, botuar më 1994
Vorbulla e Mynxyrës - roman, botuar më 1994
Rrëzë Kalvari - roman, botuar më 1994
Dergja - poezi, botuar më 1994
Traktat Poetik - Ungjillizim i Jetës - poezi, botuar më 1994
Dita e Vrasjes - roman, botuar më 2004
Sizifi dhe Kentaurët - botuar më 2004
Klithja e Metaforës - botuar më 2004
Muzgu në Morgë - botuar më 2004
Një Jetë Ndryshe - botuar më 2004
Vitrazh i Thyer - botuar më 2009
Jam Udha e Virtytit - botuar më 2009
E Vërteta Vjen Virgjër - botuar më 2010
Dëshmorin nuk e do Harrimi - botuar më 2012

Ridvan Dibra(1959-)



Rezultate imazhesh për ridvan dibra

Ridvan Dibra ,lindi  më 9 janar 1959 në Shkodër.



Përfundoi studimet në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Universitetin e Shkodrës. 

Punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Kukës gjatë periudhës 1982-1987, kurse në vitet 1988-1994 punoi si gazetar në Shkodër. 

Që nga viti 1994 punon si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Dibra është një ndër figurat kryesore të letërsisë së sotme shqipe dhe autor i shumë vëllimeve novatore.

 Ai është cilësuar si një nga 5 shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe, krahas Ismail Kadaresë, Rexhep Qosjes, Bashkim Shehut dhe Fatos Kongolit.(Olluri, 2015).

 Në vitin 2012 fitoi Çmimin Rexhai Surroi për romanin më të mirë të vitit në gjuhën shqipe, për veprën e tij Legjenda e vetmisë.

Vepra nga Ridvan Dibra: 


Nudo (1995)
Kurthet e dritës (1997)
Triumfi i Gjergj Elez Alisë (1999)
Stina e ujkut (2000)
Të lirë dhe të burgosur (2001)
Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë (2003)
Email (2003)
Kumte dashurie (2004)
Sesilja ose sexonix (2005)
Franc Kafka i shkruan të birit (2007)
Stina e maceve (2006)
Kanuni i Lekës së vogël (2011)
Legjenda e vetmisë (2012)
Gjumi mbi borë (2016)
Treni i muzgut (2017)
Dashuritë e virgjëreshës Madalenë (2018)
Tregime dhe novela
Prostituta e virgjër (1994)
Eklipsi i shpirtit (1994)
Vetmia e diellit (1995)
Mjerimi i gjysmës (1996)
Vëlla me centaurët (2002)
Letra nga provinca
Unë, Franz Kafka dhe Karta e Bolonjës (2009)
Në kërkim të fëmijës së humbur (2010)

Thjesht (1989) (poezi)
Një lojë me emrin postmodernizëm (2007) (studim)
Plagët e Mojsiut (2010) (poemë)

Flori Bruqi

Resul Shabani(1944-)



Resul Shabani  , lindi në Strugë më 14.10.1944. Filloren dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Gjuhë dhe letërsi shqiptare studioi në Universitetin e Shkupit dhe të Prishtinës. Fillimisht punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Prej vitit l971, u punësua në redaksinë e gazetës "Flaka e vëllazërimit" në Shkup, ku punoi reporter i lirë dhe redaktor i rubrikës së kulturës. Ka qenë edhe redaktor përgjegjës i revistave "Jehona" dhe "Gëzimi" dhe redaktor përgjegjës i Redaksisë së botimit të librit artistik. Jeton dhe vepron në Shkup.

Ka botuar veprat

1974-Liqeni, tregime (Flaka e vëllazërimit)

1975-Peshk, poezi (Flaka e vëllazërimit)

1978-Hamleti me plis të zi, poezi (Flaka e vëllazërimit)

1978-Shën, tregime (Rilindja)

1982-Anija e vjetër, dy drama (Rilindja)

1983-Ora e liqenit, poezi (Rilindja)

1983-Dashuria e kapitenit, roman (Flaka e vëllazërimit)

1986-Ujëpërshkruesi i fushës, poezi (Flaka e vëllazërimit)

1987-Fani vjen vetëm, tri drama (Flaka e vëllazërimit)

1989-Liqeni, ribotim - lekturë shkolle (Detska Radost)

1989-Oh, Amerika, poezi (Flaka e vëllazërimit)

1990-Dashuria e kapitenit, ribotim-lekturë shkolle (Flaka e vëllazërimit)

1992-Oh, Amerika, maqedonisht (Makedonska kniga)

1994-Qerpik i lagur, tregime (Flaka e vëllazërimit)

1996-Mëkat i trilluar, poezi e zgjedhur (Onufri)

1997-Uji i zemrës, poezi (shqip-rumanisht) (Orient-Oksident- Rumani)

1997-Ora e liqenit, maqedonisht (Matica)

1998-Erë ftoji, poezi e zgjedhur, (në disa gjuhë) (Goce Delçev)

1999-Shtatë drama (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë)

2001-Nuse vale, tregime (Klubi letrar ’94)

2003-Përsëri për shelgun vajtues, poezi të zgjedhura (Botim i autorit)

2004-Dashuria e Kapitenit, roman (Onufri)

2004-Përsëri për shelgun vajtues, (Onufri)

2005-POEZI, shqip-maqedonisht (Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë)

2005-Hamleti me plis të zi, (Serembe)

2007-Ura prej uji, tregime të zgjedhura (Serembe)

2008-Hamleti me plis të zi, poezi (Mikena)

2009-Ura prej uji, tregime të zgjedhura (Serembe)

2010-Vitrina e skenës, drama (Serembe)

2011-Hamleti me plis të zi, poezi, anglisht (BUN “Shën Kliment Ohridski)

2011- Ura prej uji, tregime të zgjedhura, maqedonisht (Slovo)

2012- Ëndërr e falur, poezi e zgjedhur, maqedonisht (Dijalog)

Pesë drama të autorit janë inskenuar në teatrot profesioniste. Është prezantuar në disa antologji poezie dhe tregimi: - Aliu Aliu “Tregimi shqip”; Alexandre Zotos “Anthologie de la poesie albanaise”; Ali Aliu “Gjysmëshekulli i artë” Antologji e poezisë shqipe; “Poeti Europei”(italisht); Ali Aliu Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare (maqedonisht); Danilo Kocevski Fundi i shekullit (maqedonisht); Sergej Glavnjuk Nga shekulli në shekull (rusisht); Paul Polidor Fundi i shekullit (rumanisht); Poetët e Maqedonisë; Prozatorët e Maqedonisë, Zoran Ançevski Poetët e P.E.N.-it të Maqedonisë etj; Luan Topçiu Antologjia e poezisë shqipe (rumanisht); Bashkim Kuçuku Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore,

Poezi dhe tregime të autorit janë përkthyer në gjuhë: - anglisht, italisht, rumanisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, serbisht, maqedonisht, turqisht, çekisht, etj.

Flori Bruqi

Musa Ramadani(1941-)


Rezultate imazhesh për musa ramadani

Musa Ramadani më 21 maj 1941 nga Gjilani, qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga banKat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.

Musa Ramadani është prezantuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë çmimesh. Talentin e tij e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë, të cilat, madje në manifestimin më të madh muzikor të kohës, “Akodret e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me Çmimin e Parë të Jurisë. Herë pas herë, është marrë e merret edhe me pikture. Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor:55”, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeçe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me Udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikmëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona”, e një sërë përmbledhje tregimesh prej tij.


Vepra letrare



| “Mëkatet e Adamit” (poezi), “Rilindja, 1969;
|“Thirravaje” (poezi), “Rilindja”, 1971;
|“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
| Romani pa kornizë”, “Bota e Re”, 1975;
|“Muzat nuk flejnë” (poezi), “Rilindja, 1976;
|“Fluroma” (tregime), “Rilindja”, 1978;
|“Zezona” (roman), “Rilindja”, 1978, “Faik Konica”(ribotim), 2003;
|“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “Rilindja”,1080;
|“Alfabeti i neurozave” (poezi), “Flaka e Vëllaznimit”, 1983;
|“Ligatina” (roman), “Rilindja”, 1983;
|“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
|“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “Rilindja”, 1986;
|“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “Rilindja”, 1987;
|“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “Rilindja, 1995;
|“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “Dukagjini”, 1997;
|“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
|“Inamor: 55” (roman), “Buzuku”, 2000.
|“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
|“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
|“Profeti nga Praga” (roman), Tiranë, 2017.
Përkthimet
|“Mariamna” – PärLagerkvist
|“Fillokteti” – Heiner Müler
|“Askushi” – Jezi Andzejevski
|“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
|“Legjenda per Araratin” – Yasar Kemal
|“Bufi i verbër” – Sadec Hedayat
|“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” – Maksud Ibrahimbekov
|“Humbella” – Mirko Kovaç
|“Ditë pranvere” – ćiril Kosmać
|“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
|“Piramida e Emës” – Dubravka Ugrešić
|“Ogursëzi” – Nedzad Ibrisimović

Etj.

Flori Bruqi

Beqir Musliu(1945-1996)


Rezultate imazhesh për beqir musliu

Beqir Musliu u lind në Gjilan, Kosovë në vitin 1945; vdiq më 24.06.1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, atë menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e Re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë.

Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.

Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin 6, sepse pushteti i atëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjerë, nuk e financoi dhe e shantazhi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte anëtar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.

Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.


Tituj të veprave

Poezi : 

„Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965)

„Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966)

„Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ - kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968)

„Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968)

„Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972)

„Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976)

„Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978)

Metafizika e Sfidimit

Mandragora

Klepsidra e Magjisë

Martirium

Magna Karta

Ekzodus

Kodeksi i Argasit

Prozë

„Vegullia“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979)

„Mbledhësit e purpurit“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982)

„Kori i gjelave të vdekur“ - tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002)

„Makthi“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Amullia“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Krupa“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Skërluta“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Ndeshtrasha“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema - („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

Dramë

„Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji („Rilindja“, Prishtinë, 1989):

Unë Halil Garria

Faustiana

Ora e Kukuvajkës

Panari i Gjilanit (Dramë e Jahi Jahiut

„Rrakullima“ II– teatër-libër, tetraptik („Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1990):

Murana

Kori i Korbave

Familja e Shenjtë, Teatri profesionist i Gjilanit, drama e Jahi Jahiut

Antifona

Lidhje të jashtme

Etj.

Flori Bruqi

Ahmet Krasniqi(1948-1998)

 Ahmet Krasniqi.jpg


Ahmet Krasniqi është lindur më 15 janar 1948, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Kosovë, në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda. Shkollën Fillore katër vitet e para i kreu në fshatin e lindjes, pastaj e vazhdoi shkollimin deri ne klasën e tetë ne Hade ku banoj tek dajtë, lagjja Avdijaj (Grajqevcët) ndërsa shkollën e mesme teknike në Prishtinë (1964-1969), ku banoj tek mbesa Elife Grajqevci, pasi që mundësitë e udhëtimit nga vendlindja në atë kohë ishin të pamundura, gjatë kësaj kohe dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore të ‘68-tës në Prishtinë.

Pas kryerjes së shkollës së mesme Ahmet Krasniqi arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd, ku dallohet si njëri nga kadetët më të aftë dhe arrinë të diplomojë me sukses të lartë, në afatin rekord (1969-1973). Oficeri i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq dhe, i vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues, që e kryen me sukses të plotë (1981-1983). Pas kësaj e fillon karrierën ushtarake në Zagreb, e pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit, ku e zë lufta kroato-jugosllave. Si njohës i mirë i historisë, i realitetit të kohës, i përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të federatës jugosllave, eksperti ushtarak, Kolonel Ahmet Krasniqi, i kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi serbosllav, prandaj, në rastin e parë që i krijohet mundësia e ikjes, dezerton nga radhët e APJ-së dhe vihet në anën e luftës kroate, së cilës i bën shërbime të larta e shumë të dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as institucionet ushtarake kroate. Mirëpo, puna dhe mundi i tij i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk i vlerësohen, por përçmohen dhe përbuzen deri në denigrim të plotë nga ana kroate, që pasi kryen punën e vet, ia kthen shpinën dhe e le në pamëshirën e armiqve serbë, të cilët e hetojnë aktivitetin pro-kroat të Kolonelit Krasniqi, prandaj e burgosin, me akuzën për “Rrënimin e fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të RSFJ-së” !

Pas hetimeve të para në burgun e Rijekës, Koloneli Krasniqi ekstradohet në Beograd. Bie në gojën e ujkut, dhe kur gjithçka duket se po i afrohej përfundimit, në rrëmujën e luftës serbe kundër Kroacisë, Kolonelin e nxjerrin nga burgu dhe dërgojnë në frontin e luftës, ku i punon fati : arrin të ik dhe përkohësisht strehohet në Kosovë, pastaj kalon në Maqedoni, në Shqipëri dhe nga Shqipëria prapë kthehet në Kroaci.

Pushteti i Tuxhmanit dhe individë të lartë ushtarak, edhe pse e dinin kontributin e Ahmet Krasniqit në luftën kroate, kthimin e tij nuk e mirëpresin, sepse e kishin vështirë të t’ia pranonin meritat madhështore një oficeri shqiptar, prandaj e lënë nën hije, si një qytetar të rëndontë, i cili duhet të luftojë për kafshatën e bukës, të cilën e fiton si punëtor fizik.

Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.

Ishte ky një atentat i kurdisur tradhtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin e definitiv të Kosovës. Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me përgatitjet me te larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar.

Kolonel Ahmet Krasniqi është autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale. Gjithashtu, ka lënë të pabotuara edhe disa dorëshkrime dhe një ditar, që janë interesante dhe me interes. Nga shënimet e tij shihet se ka qenë një lexues i pasionuar i krijimtarisë letrare, ka shkruar vjersha dhe ka qenë adhurues shumë i madh i pikturës. Nga shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri i tepër i vacant, me virtyte të larta njerëzore, human, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij. Ahmet Krasniqi la pas dy fëmijë.

Ramiz Jakup Kelmendi(1930-2017)


Ramiz Jakup Kelmendi u lind më 20 dhjetor 1930 në Pejë, vdiq më 12 janar 2017 në Prishtinë.


Ramiz Kelmendiku shkollën fillore dhe gjysmëmaturën embaroi në vendljindje. Në kohën kur duhej të regjistrohej në shkollën e mesme, ai u burgos për motive politike. 

Ishte në grupin e patriotëve pejanë, që në vitin 1945 besonin në idenë e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. 

Dënohet në të njëjtin proces gjyqësor të montuar, bashkë me Marije Shllakun dhe krejt grupin e patriotëve, në Prizren (qershor-korrik 1946), por me qenë se ishte i mitur (16-vjeç), i mban vetëm 30 ditë burg dhe lirohet.

Pas shumë vështirësish, iu mundësua të regjistrohej vetëm në shkollën e mesme bujqësore në Prishtinë, në serbisht.

Kur e përfundon, pranohet gazetar në të përjavshmen e atëhershme “Rilindja”.

Më 1950 regjistron Fakultetin Filozofik në Beograd, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Studimet në fillim ia finanson i jati i tij, sepse si një “element me njollë biografike”, nuk i jepet bursa për studime. 

Diplomon në vitin 1955 me temën “Proza e Migjenit”.

Me të mbaruar të studimeve rikthehet në gazetën “Rilindja”, që tash ishte bërë e përditshme, ku për 12 vjet rresht punon redaktor, reporter i lirë dhe kolumnist, kolumnet e të cilit ishin nga më të lexuarat e kësaj gazete.

Në vitin 1967 emërohet kryeredaktor i Redaksisë së Botimeve në ndërmarrjen botuese “Rilindja”.

Për katër vjet me radhë ishte Drejtor i Teatrit Popullor Krahinor.

Në vitin 1969 zgjidhet profesor i letërsisë shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Ligjëronte landën “Historia e letërsisë shqiptare nga Rilindja e deri sot”.

Në vitin 1975 magjistron me temën “Humori dhe satira në letërsinë shqipe”.

Ramiz Kelmendi arriti të krijojë edhe një opus të begatë letrar. 

Botoi 12 vëllime me tregime, 8 romane, dhjetëra udhëpërshkrime, 3 radiodrama, 3 drama televizive, 39 tekste satirike, një skenar filmi, 4 tekste shkollore, monografinë “Shqipëria e Marije Shllakut”, dhe me mija shkrime publicistike natyrash të ndryshme.

Kelmendi njihej edhe si një nga përkthyesit më produktiv të Shtëpisë Botuese “Rilindja”. 


Ishte njëri nga themeluesit e Këshillit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, dhe njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, anëtar i së cilës nuk u bë kurrë.

 Ishte shkurti i vitit 1990 kur ai dhe Anton Çetta ishin të parët që përkrahën iniciativën e rinisë progresive kosovare për t’i pajtuar gjaqet në Kosovë.

 Kështu, Anton Çetta dhe Ramiz Kelmendi hynë në familjen Buqolli në Raushiq të Deçanit, për te kerkuar faljen e gjakut dhe bënë histori. 


Kelmendi në javën tjetër fton edhe miqtë e tij Mark Krasniqin, Bajram Kelmendin dhe Azem Shkrelin për t’ju bashkuar dhe kështu fillon një lëvizje historike mbarëpopullore për pajtimin e gjaqeve, që përfundon me një manifestim madhështor në Verat e Llukës.

Ramiz Kelmendi ishte edhe njëri nga ideatorët dhe nëshkruesit e parë në dokumentin e njohur “Apeli i 215 intelektualëve” dhe anëtar i Kryesisë së Forumit Mbarëkombëtar të Intelektualëve.

Kur pensionohet, Kelmendi nuk ndalet. Më 1996, Ramiz Kelmendi fiton një ide të padëgjuar dhe të re në krejt hapësirat shqiptare që po dilnin nga komunizmi: idenë per hapjen e një institucioni privat arsimor. Ramiz Jakup Kelmendi vendosë të hapi Fakultetin e parë privat të Gazetarisë në krejt hapësirat shqiptare, “Faik Konica”, që ka funksionuar deri më 2007. Me hapjen e këtij fakulteti, Kelmendi u bë nismëtari i arsimimit privat shqiptar.

Ramiz Jakup  Kelmendi vdiq si njëri nga emrat më të shquar të krejt një brezi intelektualësh, të kulturuar në ish-Jugosllavi, që mbrojtën identitetin shqiptar dhe ndryshuan imazhin dhe percepcionin për shqiptarët në sytë e kombeve dhe kulturave që formonin Federatën Jugosllave.



Gjatë viteve ’70 – ’80 ka përkthyer nga serbishtja kryeveprat e autorëve si: Dostojevski, Gogoli Orwell, Markes, Kafka, Kundera, Grass, Castaneda, Sabato, Krlezha, Danillo Kish, etj.

Ramiz Kelmendi, përveç si shkrimtar, njihej edhe si publicist e gazetar. Ai ka shkruar disa romane, tekste shkollore, tregime,
drama,  fejtone.skenarë, skeçe, reportazhe, shkrime humoristike dhe është shquar për origjinalitet krijues në të gjitha lëmenjtë dhe zhanret letrare të cilat i ka trajtuar me profesionalizëm, kompetencë dhe korrektësi.






Veprimtaria letrare:

1.Bazeni
2.Vdekja e poetit
3.Rrëfimi i njeriut me samar
4.Rrëfimi i studenteshës
5.Xhita në qiell
6.Vija e vrragë, dy rrëfime
7.Ahmet Koshutani
8.Heshtja e armëve
9.Shqipëria e Marije Shllakut
10.Shtatë persona ndjekin autorin
11.Akrabakra 
12.Humori dhe satira në letërsinë shqipe
13.Kapuç me mëngë
14.Letra prej Ulqini
15Kokrra kripe

Etj.

Flori BRUQI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...