Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/13

Ymer Elshani(1948-1999)


Rezultate imazhesh për ymer elshani
Ymer Elshani lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. 

Kreu fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë të gjatë punoi në arsim.

 Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane.

 U vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.




Veprat e Ymer Elshanit:

1.Anija e miqësisë (vjersha)– RILINDJA, Prishtinë.1972.

2.Çka ëndërrojne lulet (vjersha) – RILINDJA, Prishtinë. 1971

3.Ndodhitë e Hundëkarrotës (roman) – RILINDJA, Prishtinë.1971, 1979, 2000, NAIM FRASHERI, Tiranë. 1987

4.Loti udhëtar (tregime) – RILINDJA, Prishtinë. 1977

5.Ishulli i lumturisë (tregime)- RILINDJA, Prishtinë.1973

6.Aventurat mbi trotinetin e vjetër (roman) – RILINDJA, Prishtinë.1975
7.Guri i çmueshëm (tregime) – RILINDJA, P.1977, OSCE, Sh. 1999
8.Unaza magjike (vjersha) – RILINDJA, Prishtinë. 1980
9.Plaku me violinë (tregime) – RILINDJA, Prishtinë.1984 1
10.Kaloresi i bardhë (poemë) – RILINDJA, Prishtinë. 1987
11.Perjjetimet e bardhoshit (tregime) – RILINDJA, Prishtinë.1989

12. Ylli ëndërrimtar (vjersha) – RILINDJA, Prishtinë. 2000
13. Vajza e diellit (tregime) – RILINDJA, Prishtinë. 2000
14. Njohja e trimave (tregime e përralla), ROZAFA, P.2000
15. Perralla per ylberin (poemë) – ROZAFA, Prishtinë. 2000
16. Gjeli i kuq (tregime të zgjedhura) – ASDRENI, Sh. 2000
17. Zogu i lirise (vjersha) – ZEF SEREMBE, P. 2001
18. Le të vijë në Sharr pranvera (poema) – ROZAFA, P. 2002
19. Gjelastreni mendjelehtë (vjersha) – GUTENBERG, [. 2001
20. Flokargjendta (tregime të zgjedhura) – ROZAFA, Prishtinë. 2004
21. Udhetimet e Xhuxhimaxhuxhit (roman) – Prishtinë. 2008.

Etj.

Flori Bruqi

Eqrem Çabej(1908-1980)


Rezultate imazhesh për eqrem çabej

Eqrem Çabej ,lindi në Eskishehir më 6 gusht 1908,djali i dytë i Hysenit dhe Aishes, pas Selaudinit. I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të Stambollit.

Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. 

U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. 

Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare).

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit "Malet Tona" në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-'36 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit.

 Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm
Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. 

Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, për arsye shëndetësore kërkoi të transferohej duke u riemëruar profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. 

Kërkesa nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me "çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-'39 vijon si arsimtar në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.

Në vitin shkollor 1939-1940 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës.

 Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare,  më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. 

Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Vdiç më 13 gusht 1980 në Romë të Italisë.

Tituj të veprave

Fonetikë historike e gjuhës shqipe : hyrje në historinë e gjuhës shqipe II - 2012

Diana dhe Zana - 2011

Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe - 2009

Hyrje në Indoeuropianistikë - 2008

Sonete - 2008

Shqipja në Kapërcyell 2006

Studime gjuhësore I-VIII. Rilindja, Prishtinë 1986

Studime etimologjike në fushë të shqipes. Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1976-2006
I - 1976; II: A-B - 1982; III: C-D - 1987; IV: Dh-J - 1996; VI: N-Rr - 2002; VII: S-Zh - 2006; V: K-M - 2014. - ISBN 978-99956-35-20-6

Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e shqipes. Rilindja, Prishtinë 1970

Meshari i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Pjesa e parë. 

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë 1968

Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Pjesa e parë. Tiranë 1958

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes

Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)

Odiseu dhe Konstandini

Etj.

Flori Bruqi

Aleks Buda(1911- 1993)


Imazh i ngjashëm

Aleks Buda, lindi në Elbasan më 7 shtator 1911, i biri i Dhimitër Taq Budës. I ati ishte farmacist, delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit, n'atë të Elbasanit dhe deputet në dy legjistlatura në Kuvendin Kombëtar. Një ndër financuesit e Shkollës Normale të Elbasanit.

Mësimet e para Aleks Buda i nisi kur ishte 7 vjeç në shkollën fillore të qytetit të lindjes. Pa kryer klasën e dytë i vijoi studimet në Lecce të Italisë. Më 1920 bashkë me dy vëllezërit e tij shkon me studime në Austri. Atje plotësoi filloren dhe kreu më 1929 gjimnazin në Salzburg. Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vienës, në Institutin Ballkanistik (1930 - 1935) ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Patsch, Reiniger dhe Norbert Jokl. Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie.

Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri. Punoi së pari, si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës (që nga shtatori 1939), ndërsa më 1940 transferohet në Liceun e Korçës. 

Në fund të viti 1941 shkoi në Itali në Universitetin e Padovës pranë profesorit të njohur Karlo Taljavini për t’u kualifikuar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme ballkanike dhe të shqipes, por pas një viti kthehet në atdhe, për shkak të luftës.

U lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit ANÇl të qarkut të Elbasanit. Menjëherë pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare (1945-1946), por shpejt (1946) u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë, sociologjisë dhe ekonomisë. 

Aty ndihmoi në krijimin e sektorëve të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të historisë së Mesjetës dhe të artit mesjetar, të historisë së kohës së re, të etnografisë etj. Së bashku me kolegët e sektorit të tij, bënë të mundur publikimin e studimeve e arritjeve në fushën e arkeologjisë e të etnografisë, që u ekspozuan në Muzeun arkeologjik-etnografik të përuruar më 1947.

 Fitoi përvojë si pedagog i historisë që në fillimet e Institutit pedagogjik dyvjeçar (1946); më 1955 u bë një nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar. 

Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, A. Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet. Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për A. Budën: U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë.

Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993.

Vepra

Veprimtaria kryesore e tij ishte studimi i historisë, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare. Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të “Historisë së Shqipërisë vëllimi I” dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të “Skënderbeut” për etnogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike. 

Aleks Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqesh të botimit të veprës së Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodrës", e cila u përthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1962.

Aleks Buda është bashkautorë i Vëllimit të dytë të "Historia e Shqipërisë", botuar në vitin 1965.

 Në hartimin e Fjalorit enciklopedik shqiptar (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare, ai dha ndihmesë të çmuar në konceptimin e udhëheqjen shkencore, ashtu edhe si kryeredaktor.


Flori Bruqi

Kristo Frashëri(1920-2016)

Rezultate imazhesh për kristo frasheri


Kristo Frashëri , lindi më 4 dhjetor 1920, Stamboll, Turqi  dhe vdiç më  31 janar 2016, në Tiranë.


Kristo Frashëri ishtë djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. 

I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.

Më 1940 ka qenë pjesë në Grupin Komunist të të Rinjve, gjë për të cilën figuronte edhe në një "studim të grupeve antiparti" të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit më 1964.

 Më 19 prill 1943 figuron si ilegal në listën e të akuzuarve të gjyqtarit hetues major Sartorio Gresertenti.

Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare.

 Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. 

Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. 

Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si:

 “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997);

 “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002.Janë të pa botuar edhe 9 vëllime për historiografinë e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut ); 

“Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004);

 “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); 

“Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); 

“Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); 

“Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006);

 “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008);

 “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Lidhja e Prizrendit : (1878-1881) - (1956)

Rilindja kombëtare shqiptare : me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare - (1962)

Tre vëllezër pishtarë : Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri : botuar me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit : (album) - (1978)

Lidhja shqiptare e Prizrenit : 1878-1881 : botohet me rastin e 100-vjetorit të lidhjes shqiptare të Prizrenit - (1979)

Abdyl Frashëri : 1839-1892 - (1984)

Skënderbeu - jeta dhe vepra - (2002)

Historia e Tiranës - (2004)

Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve - (2005)

Skënderbeu dhe lufta shqiptare-turke në shek. XV - (2005)

Hasan Reçi : 1904-1948 - 2005

Identiteti kombëtar shqiptar dhe çështje të tjera - (2006)

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së (1878 - 1941) - (2006)

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë : (28 nëntor 1912) - (2008)
Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore) - (2008)

Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809) - (2009)

Skënderbeu i shpërfytyruar - (2009)

Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike) - (2009)

E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit - (2010)

Frashëri : shkëlqimi dhe rrënimi i tij : (vështrim i shkurtër) - (2010)

Monedha, krediti dhe banka në Shqipëri gjatë shekujve : (vështrim i shkurtër) - (2011)

Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881 - (2012)

Historia e Dibrës - (2012)

Etnogjeneza e shqiptarëve - Vështrim historik - (2013)

Abdyl Frashëri : jeta, veprimtaria dhe shkrimet : (1839-1892) - (2013)

Ahmet Zogu : vështrim historik - (2014)

Jeta e një historiani - (2014)

Principata e Arbërisë : 1190-1215 - (2014)

Historia e Çamërisë : (vështrim historik) - (2015)

Mehmet Gjevori(1910-2007)



Mehmet Gjevori lindi me 1910 në Elbasan, aty ku mbaroi shkollën 6-klasëshe. I riu entuziast do të vazhdonte shkollën normale në Tiranë me 1933. 


Në kujtimet e tij, Mehmeti do ta kujtonte nënën e tij si të përparuar dhe të përkushtuar për t’i dërguar fëmijët e saj në shkollë. Ai do të angazhohej si mësues në internatin e Burrelit e më pas edhe në foshnjoren në Peqin.


Thirrjes së ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi për të shkuar në Kosovë, Gjevori do t’i përgjigjej ndër të parët nga qindra mësuesit të tjerë që pranuan vullnetarisht të shkonin në Kosovë, ku i priste detyra e vështirë e fillimit të gjithçkaje nga e para në kushtet ku mbi 90% e njerëzve ishin analfabetë.




Veprimtaria e tij e gjatë në Kosovë do të fillojë si mësues në Prizren, ku do të shërbente edhe si sekretar i Inspektoriatit të Arsimit dhe në të njëjtën kohë edhe drejtor i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”. 


Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Mehmet Gjevori caktohet anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Arsim e Kulturë në qarkun e Sharrit.


Nga 1945, ai emërohet inspektor i arsimit për shkollat në gjuhën shqipe në Kosovë, pranë Drejtorisë së Arsimit të Këshillit Popullor me seli në Prizren. 


Gjatë kësaj kohe, Mehmet Gjevori ishte gjallërisht i përfshirë në organizmin e kurseve të para pedagogjike në gjuhën shqipe në Prizren, Pejë dhe Prishtinë.


Më vonë merret me veprimtari botuese si dhe angazhohet në gazetën “Rilindja” në detyrat e redaktorit dhe kryeredaktorit deri në pension. 


Në vitin 1972, Gjevori me rastin e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë, viziton familjen e tij në Elbasan. 


“Kur u ktheva në Shqipëri pas 30 vjetësh, më 1972, kur mbahej kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë, vajta në Elbasan dhe u takova me nënën, vëllezërit, të afërmit…


Ishte kjo një ngjarje shumë tronditëse. E shihja nënën pas tridhjetë vjetësh…”, do të evokonte shumë kohë më pas mbresat nga ky takim i veçantë.


Fryt i veprimtarisë së tij prej pedagogu janë edhe një sërë tekstesh shkollore dhe librash për të vegjëlit. 


Ai është autor dhe bashkëautor i abetareve të para shqipe për shkollat fillore në Kosovë.


Mehmet Gjevori është autor i “Frazeologjizma të gjuhës shqipe: me shpjegime”, një përmbledhje sistematike e idiomave të dialekteve të shqipes. 


Mehmet Gjevorit  ka lënë  gjurmë të pashlyeshme në fushën e kulturës e të gjuhës shqipe. Mehmet Gjevori, nuk është marrë më politikë por ka krijuar politikanë, nuk është marrë me politikën as s'është marrë drejtë përdrejt me armën por ka krijuar luftëtarë lirie.  



Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”, u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. 

Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 175vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj.


 Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. 


Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. 


Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.


Ana funksionale e këtij teksti popullor nuk është më e madhe se ajo shkencore-didaktike. Shumica e autorëve të tyre janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, si didaktë të aftë dhe si metodistë të përsosur e origjinalë në mjeshtërinë e mësimdhënies. Të tillë kanë mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jan Risto Terova, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspër Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolë Xhumari, Mehmet Gjevori etj. 


Janë këta autorë, që kanë njohur metodat sintetike dhe ato analitike, që kanë ndjekur me kujdes evolucionin (zhvillimin) e tyre gjatë shekujve dhe që kanë zbuluar përshtatjet me veçoritë e gjuhës sonë.


Mehmet Gjevori është autori i Abetares së parë shqipe në Kosovë, një prej mësuesve të parë që edukuan popullaten shqiptare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botrore, atëhere kur ne ishim mëse 90 përqind analfabet, shkruesi i librit voluminoz “Frazologjizmat e Gjuhës Shqipe dhe spjegime”, autor i i librit “Prindërit dhe fëmijët”, i librit “Kujtime e shënime”, Shoku im(liber leximi per klasen e pare te shkolles fillore : botim i peste :  Mehmet Gjevori, Shevqet Veliu dhe  Beqir Kastrati, Rilindja, Prishtinë, 1982) Etj.

Gjithashtu, ka botuar një numër të konsiderueshëm studimesh në revistat të ndryshme pedagogjike nga fusha e metodikës dhe e didaktikës, nga edukata e fëmijëve, nga gjuha praktike etj.

Mësuesi i nderuar, Mehmet Gjevori, personifikon një nga emrat e rrallë të arsimit shqip në Kosovë, i cili gati një shekull të plotë jetë ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Kosovë. Erdhi në Kosovë atëherë kur na u desh më së shumti dhe qëndroi në Kosovë për gjithë kohët e vështira që kaluam si popull për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Si autor i abetares së parë shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevori me përkushtim të rrallë shpërndau shkronjën shqipe gjithandej nëpër Kosovë.

E gjithë krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ishte një mision njerzor dhe patriotik, ku si qëllim kishte përhapjen e dijes dhe të kulturës shqiptare!

Se fusha e edukimit paraqet palcen dhe boshtin e qytetrimit këtë me se miri e tregon ish kryeministri i Anglise , Tony Blair, i cili per çeshtjen e arsimit shprehet keshtu; “Si është arsimi sot, është kombi nesër!”

Pra, duke e parë përgjegjësin që kemi për gjeneratat e ardhshme, neve duhet të jemi të kujdesshëm dhe koshient në ate se cfarë po u lëm atyre!

Mehmet Gjevori vdiq në  Prishtinë në vitin 2007. 


“Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, për Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, që ma dha me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të mirëkuptimit e të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi në vitet ’90-ta” tha në qershor të vitit 2003 Gjevori, kur e morri dekoratën.
“Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë “Naim Frashëri t klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar” vazhdoi asokohe tutje Gjevori.
“Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj”, thoshte ne letrën e tij Mehmet Gjevori.
Flori Bruqi

2019/12/12

Bajram Ibraj(1964 -)

Rezultate imazhesh për bajram ibraj
Bajram Ibraj u lind më 28 mars të vitit 1964 në Lezhë. Në vitet 1971-1979, kreu shkollën 8-Vjeçare “1 Maj” në Shëngjin Shqipëri. 

Më pas vijoi mësimet në shkollën e mesme të Përgjithshme “Hydajet Lezha”, në qytetin e Lezhës. 

Në vitet 1983-1987 vijoi studimet në shkollën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fakulteti Polici, në Tiranë. 

Përveç kësaj, në vitet 1991-1995, kreu dhe studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, pa shkëputje nga puna.

 Më 24 tetor të vitit 1996, në bazë të kualifikimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë, ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të Avokatit, me licensë nr. 563, lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë të Shqipërisë.

Në periudhën shkurt 2012 – dhjetor 2013, ka fituar titullin shkencor: Kandidat në Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Emuni në Slloveni.

 Ky titull u mor, pasi kreu dhe studimet Euro-Mesdhetare 2012 (program intensiv) organizuar nga Universiteti Euro-Mesdhetar dhe institucioni partner (në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë).

Në datën 1 prill 2017, ka marrë titullin shkencor: Doktor i shkencave, në shkencat sociale me profil shkena politike në Marrëdhënie Ndërkombëtare, mbrojtur pranë Universitetit Europian i Tiranës, Fakulteti Shkencave Sociale, me vendimin e Jurisë nr. 193, datë 25.1.2017, ngritur pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, që vlerësoi me “shumë mirë” dezertacionin me temë “Institucionet demokratike dhe krimi i organizuar transnacional, Rastet Shqipëri, Kosovë, 2008-2015”.

Ka kryer kursin e Parë Intensiv Akademik–Marrëdhëniet Ndërkombëtare Euro-Mesdhetare, 27 Shkurt -13 Mars 2012, mbajtur në Portorozh, Sloveni. 

Ky kurs është vlerësuar me dhënien e provimeve të lëndëve 20 ECTS kredite akademike.Në provimin përfundimtar është marrë sistemi i vlerësimit të notave (Klasa B) - shumë mirë.

Në muajin korrik të vitit 1987 është titulluar oficer policie. 

Deri në vitin 1991 ka kryer detyrën zëvendësshef i Policisë për Shërbimet e Policisë në Degën e Punëve të Brendshme, Kukës.

 Prej andej është emëruar shef i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Në muajin gusht të vitit 1993 u nxor në lirim me urdhër të ministrit të Brendshëm, në kuadrin e reformës. 

Në tetor të vitit 1993 nisi punën në detyrën shef i Sektorit të Masave të Sigurimit në Bankën e Kursimeve Shkodër, ku qëndroi deri në shtator të vitit 1995. Më pas punoi si jurist i Bankës së Kursimeve Shkodër.

Në muajin prill të vitit 1997 u rititullua oficer policie dhe u emërua shef i Komisariatit të Policisë Shkodër (grada N/Kolonel).

 Në vitin 2000 u transferua në Tiranë, në detyrën shef i Sektorit të Shërbimeve të Rendit në Ministrinë e Rendit Publik dhe në muajin prill të atij viti u komandua Drejtor i Policisë së Rendit në Ministrinë e Rendit Publik. 

Gjatë kësaj periudhë ka kryer dhe detyra shtesë, pasi në muajët prill-maj ka qenë i Plotfuqishëm i Ministrit të Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë Prefekturës Kukës, për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga ardhja e popullsisë shqiptare nga Kosova (i komanduar), Kukës.

 Në muajin nëntor u kualifikua në planifikimin e përballimin e emergjencave civile në Republikën e Çeke, si dhe përfitoi eksperiencë pune në planifikimin e përballimin e emergjencave civile në Slloveni e Austri.

 Në janar të vitit 2000 shkoi në Suedi dhe Zvicër për eksperiencë pune në planifikimin e përballimin e emergjencave.

Në muajin shkurt të vitit 2000 u komandua Drejtori i Policisë Prefekturës Lezhë. Në muajin prill u emërua Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar, në kabinetin e Kryeministrit, në aparatin e Këshillit të Ministrave. 

Ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për planifikimin e përballimin e emergjencave civile”.

 Ka bërë prezantimin dhe mbrojtjen e këtij projektligji në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 Në muajin shtator 2000 ka kryer një vizitë studimore në selinë e NATO-s dhe Komandën Supreme të Forcave të Armatosura në Europë (SHAPE), Bruksel. 

Në muajin tetor të këtij viti u emërua Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar, dhe njëkohësisht edhe drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri) pranë Këshillit të Ministrave. 

Kjo zyrë e drejtuar prej tij, është krijuar për herë të parë në Shqipëri.

Detyrat e kryera prej tij janë të shumta. Në muajin shkurt të vitit 2002 ka qenë Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar, më pas Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. 

Në vitet 2002-2007 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe kryetar i Bordit të Përafrimit të Legjislacionit për Policitë e Vendeve të Europës Juglindore në kuadrin e SEPCA.

Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Departamentit të Sigurisë në Bankën Amerikane të Shqipërisë, dhe fiton gradën Assistent Vice President aktualisht në Intesa Sanpaolo Bank Albania në të njëjtën detyrë.

 Po ashtu, në vitin 2009, drrejtor i Departamentit të Sigurisë Fizike në Intesa Sanpaolo Bank Albania, është zgjedhur zëvëndëskryetar i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave, kryetar i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave. 

Gjithshtu Ibraj ka kryer dhjetra kurse trainimi brenda dhe jashtë vendit dhe është pjesëmarrës në shumë konferenca.


Bajram Ibraj.jpg


Bajram Ibraj gëzon dhe shtetësinë kosovare, me dekretin nr.10, datë 11. 07. 2018, nga Presidentit i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

 Ai ka patur gradat: Kapiten, Kapiten I, Nënkolonel, Kolonel. Në polici ka mbajtur detyrën e lartë, Kryekomisar, gradën Drejtues, ekuivalente me gradën Gjeneral Major. 

Gëzon dhe grada Civile në Administratën Publike, si nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues nga Këshilli i Ministrave, gradë në Sistemin Bankar etj.

 Në vitet 1999-2001, ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë së Policisë në Ministrinë e Rendit Publik. 

Nga viti 2000 është pedagog i jashtëm i Akademisë së Policisë në Ministrinë e Rendit Publik dhe ka gradën Gjeneral major .


Veprimtaria shkencore dhe botimet

-Bashkëautor i librit "Taktika të Ndërhyrjeve të Policisë", botuar në vitin 2005.

- Ka kryer studim për kundravajtjet administrative në rrethin e Kukësit, 1984-1989

- Studim për vrasjet, plagosjet, sulmet dhe dëmtimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, në dhe për shkak të detyrës, janar 1997- dhjetor 1999.

- Studim për “Sulmet e Dhunshme Kriminale ndaj Sistemit Bankar në Shqipëri, 2000-2012”, krahasimet me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian dhe rekomandimet për rritjen e nivelit të sigurisë në Banka". Ky studim u përgatit për periudhën 7 Maj-30 Gusht 2012.

- “Globalizimi - Prirja e Rendit të Ri”, botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

- “Doktrina Bush dhe Rreziku i Kërcënimit të Vlerave të Demokracisë", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, maj 2013.
- "Lufta në Irak, - armët e dëmtimit në masë, legjitimiteti i saj, mbështetja, kundërshtimet e bëra dhe pasojat e luftës", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 6, Gusht 2013.

- "Roli i Universiteteve në Përshpejtimin e Proçeseve të Integrimit të Shqipërisë në BE" konferencë shkencore e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës.

-"Forcimi i Shtetit Ligjor dhe Rendit kundër Krimit të Organizuar", konferencë shkencore, dhjetor 2013, publikuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 9, maj 2014.

- Lufta në Irak, - a mund të parandaloheshin?", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 7, Nentor 2013.

- Konferencë Ndërkombëtare Shkencore – Ditet e Studimeve Shqiptare më 03.05.2014 Tiranë me temë
-"Qeverisja dhe Integrimi: Qeverisja, teritori, përfaqësimi dhe legjitimiteti në integrim", referuar në Konferencën ndërkombëtare, organizuar nga Universiteti Evropian Tiranë, 3 maj 2014.
-"Qeverisja dhe Institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014", botuar në Revistën Shkencore të Universitetit Europian Tiranë.

- "Qeverisja dhe Institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Vol. IV, Numri 1, Shkurt 2015.

- "Fall of Berlin Ëall and Its International Impact" organizuar nga European Institute of Managment Laë and Diplomacy and Albanian Diplomatic Academy Tiranë. Referuar në konferencën Ndërkombëtare, 2 nëntor 2014 në Shkup, pjesëmarrës në Konferencën e 25- vjetorit të Rënies së Murit të Berlinit
- "The Importance of education in using properly ICT toëard the globalization trend", ICTEA Conference Dubrovnik, Croacia, Croatia 27-29 March, 2015.

- Ditët e Studimeve Shqiptare, 24 - 26 Prill 2015, Konferencë Ndërkombëtare Shkencore Tiranë me temë "Transformimi i madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit" organizuar nga Universiteti Evropian Tiranë.

- "Krimi i Organizuar Transnacional dhe Globalizmi", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 3, Gusht 2015.

-"Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", konferencë e organizuar nga Universiteti Wisdom dhe Instituti Europian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci Shkup, 25 maj 2016. Punimi është botuar në Revistën Shkencore të Wisdom University të muajit Shtator 2016.

- “Cooperation betëeen Albania and Kosovo and its impact in strengthening the rule of laë against Transnational Organized Crime, 2008-2015" is published of European Center for Science Education and Research ICSS IX 2016 Dubrovnik in September 2016 in International Journal. Journals ëith Impact Factor: "EJSER (http://ejser.euser.org)".

- "Money Laundering in Albania for the years 2008-2015 is published of REuropean Center for Science Education and Research, ICSS IX 2016 Dubrovnik in September 2016 in International Journal. Journals ëith Impact Factor: "EJES http://ejes.euser.org.
- "Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë" organizuar nga Akademia e Sigurisë Shqipëri. Konferencë Ndërkombëtare Shkencore –Akademia e Sigurisë Shqipëri, më 15.11.2017 ne Tiranë, pjesëmarrës në Konferencën e II-të Ndërkombëtare Shkencore

- "Sfidat e sigurisë kombëtare në Shqipëri”, botuar në Revistën Shkencore të Akademisë së Sigurisë të muajit nëntor 2017.

- "Sfidat kryesore të Sigurisë në Shqipëri", publikuar në Revistën Shkencore Policimi dhe Siguria, nëntor 2017, botimi Akademisë së Sigurisë, Tiranë, 2017, numri 8, vëllimi 1, faqe 56-68

- "Siguria është përfitim, jo kosto.Pasiguria është kosto shumë e lartë dhe me pasoja të rënda", konferencë, Tiranë 2016.

- "Disa probleme për te miturit në vendin tonë si viktima të veprave penale", në konferencen Shkencore Kombëtare, më 01.2.2018 në Tiranë, organizuar nga Kolegji Universitar "Ëisdom" në bashkëpunim me Institutin për Kërkim dhe Zhvillim " Ëisdom". –“Kodi i Drejtesise Penale per te Mitur", botuar në Revistën Shkencore të Ëisdom University të muajit Mars 2018.

-"Drejtësia për të Miturit, Realitete dhe Sfida", Tiranë, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, më 19.2.2018, organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Barit, Itali, Universiteti ËSGE, Spanjë, Kolegjin AAB në Kosovë.

-"Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe llojet e veprave penale të kryera nga te miturit ne Shqiperi", botuar në revistën shkencore të Universitetit Mesdhetar në muajin mars 2018.

- "Krimi Kompjuterik, Kërcënimi Kibernetik dhe Siguria Kombëtare”, organizuar nga Akademia e Sigurisë Shqipëri, 21. 11. 2018, botuar në Revistën Shkencore të Akademise se Sigurise të muajit nentor 2018.

- “Krimi Kompjuterik, Kërcënimi Kibernetik dhe Siguria Kombëtare”, botuar në Revistën Shkencore Policimi dhe Siguria, nëntor 2018, botimi Akademisë së Sigurisë, Tiranë, 2018, numri 8, vëllimi 1.

Flori Bruqi

VENDLINDJA E MUNGUAR

Rezultate imazhesh për resmi osmani
Nga Resmi Osmani

Sa herë kam ditlindjen, por jo vetëm,kujtohem edhe për vendlindjen. Është një dukuri natyrore.Nënat diku na lindin. Ajo është vendlindja jonë, që na shkruhet në dokumentat e identitetit dhe që ne e përmendim sa jemi gjallë. Piskama ime e parë që lajmëroi ardhjen time në jetë, u dëgjua në pesë maj të njëmijë e nëndëqind e dyzetës në një shtëpi të gurtë dykatëshe të ngritur në kodër, të lagjes Dobrat të fshatit Mazrek në Çamëri. Atje hodha hapat e parë, shqiptova nënë dhe babë, u bëra kater vjeç.Ç’farë mbaj mend? Shtëpinë e madhe që zbardhte nga gëlqëeja, Avllinë e gurtë, rreth së cilës gumzhinin kosheret e bletëve,ullinjtë, fiqtë , dardhat, bajamet dhe shegët në yrtin jashtë avllisë dhe më tej kodrat e lagjeve të tjera që rrethonin fushën e Mazrekut ku kishim arat….. U shperngulëm me dhunë.Babain e vranë zervistët një ditë terrori dhe maskrash të përgjakshme në Filat, para syve tanë.Ishte tridhjet e dy vjeç. Atë ditë vranë e masakruan shtatëdhjet e kater burra.I bënë kurban për megalidenë. Nuk e dimë,nëse i varrosën apo i lanë pre për egërsirat. Vendlindja mbeti e braktisur përtej kufirit.

Kur hym në Shqipëri, pas shumë bredhjesh, përfunduam në një fshat të myzeqesë së Fierit, që quhej Havaleas. Aty kalova vitet e fëmijërisë dhe fillimit të pragrinisë. Me shumë halle pa gëzime. I kujtoj ato vende, ashtu si I përfytyroja atëhere me fantazinë fëminore: retë në qiellin vjeshtor si ca kuaj ajrorë të azdisur, shiun si lotët e zemërimit qiellor, kodrën si një mal të lartë, fushën si një hapësirë të pafund gjer në bregdet, arat me grurë dhe luledielli me kaptinëzat e arta, shkollën e vogël në një kodër, mes pyllit dhe varreve në dhomat e kishës, tingëllimin bubullues te kambanave dhe nderimin deri në adhurim për mësuesit, bashkënxënësit, shokët dhe shoqet. Por(ah kjo por) ne nuk ndjeheshim mirë. Vendësit ne na quanin ardhacakë, muhaxhirë came.Paçka se të njëjtit komb për ta ishim njëfarsoj të huaj, disi të ndryshëm prej tyre, nga tjetër vend, me tjetër dialekt me ca të tjera zakone. Që s’bënin krushqi e miqësi me ne, as na merrnin as na jepnin vajzat. E ndjeja, ai fshat s’ishte vendlindja ime.Thjesht,ishte një vend ku na kishte hedhur për të jetuar furtuna e jetës.

Fier,1952-1958. U shperngulem nga fshati. Qyteti në fushë, lumi Gjanicës në mes, ndertesa të ulta, veç dy ndërtesa të larta, djathtas lartohej kambanarja e kishës së Shengjergjit, në të majtë fabrika e miellit e Nebi Gjatës. Afër qëndrës në të djathtë të rrugës së Semanit, tregu I çertexhinjve(çikrrimtarëve dhe bakallëve.) Për mua që vija nga fshati, qyteti ishte botë e re, me plot të panjohura, që nisa ti zbuloja ditë pas dite.Sido i veshur varfërisht dhe i kequshqyer, s’ju ndava shkollës. Mësoja me zell.Mësuesit ishin të kënaqur. Dy ishin zbulimet e para: biblioteka dhe Shtëpia e Pionierit, të vendosura në dy ngrehina të bukura. U antarësova. Nisa të lexoj si i babëzitur, ç’të më binte në dorë.Librat më fusnin në një tjetër botë, ndryshe nga ajo që jetoja, më nxisnin fantazinë dhe përfytyrimin,ta shihja me tjetër sy jetën. Një shok që zura ato kohë, e kishte patur të atin librashitës dhe kishte në shtëpi një bibliotekë të tërë. Atij i mora Kontin e Montekristos,Urën e Psherëtimave dhe sa e sa libra te tjera, që për kohën ishin të ndaluara.Në Shtëpinë e Pionierit u regjistrova në rrethin e letërsisë.Vitet iknin, rritesha, hyra në moshën e rinisë, rrethi i shokëvë u zgjerua, shëtisnim neteve me hënë, fantazonim dhe ëndërronim, na u zgjua dëshira për të zënë shoqe dhe në zemër regëtiu ajo ndjenja e vagullt molisëse që I paraprin dashurisë……. Shumë kujtime, e si mund të harrohen ngjarjet, shoqëria, ëndërrat dëshirat, përsiatjet, fantazitë, përfytyrimet e së ardhmes e asaj që ishte mosha e rinisë që e përjetova në qytetin e Fierit? E doja, por e ndjeja, e përjetoja, ai ishte qyteti i vendbanimit, por jo i vendlindjes, rrënjët e familjes dhe fisit tim ishin gjetk. Për vendësit ne ishim të ardhur nga Çamëria, disi ndryshe prej tyre, të ardhur nga një vend i panjohur për ta. Sidoqoftë, atje është një fragment i jetës sime, i viteve të rinisë së hershme.

Vitet 1958-1963. Studimet në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë.

Pas diplomimit, mora emërimin në Berat. Berati mu shfaq si qytet i ëndërrt, Mangalemi me shtëpitë njëmbinjë, Gorica, ura e gurtë me harqe, Gorica matanë lumit, kalaja, qyteti me bukuri të veçantë. Punova në Fidanishten e Ullirit në Otllakë, rreth katër kilometra nga qyteti. Ishte një qytezë e vogël, me familje të ardhura nga Skrapari dhe malësitë e Beratit. Bëheshin rreth 120 puntorë. Me ‘ta punova një dekadë. U lidha ngusht, më donin dhe i desha, i mësova dhe më mësuan.Më kujtojnë dhe I kujtoj sot e kësaj dite. Fidanat e prodhuar të ullirit i kapërcejnë dy milion. Me ‘ta janë gjelbëruar kodrat e Beratit, Fierit, Lushnjes e deri në sarandë e shkodër. Me fidanat e drufrutoreve u mbollën pemëtore e plantacione. Ata janë edhe pjesë e punës, dijes dhe aplikimeve tekniko-shkencore të mijat. Sa herë më vjen rasti dhe i shoh ,nuk mund të mos më kujtohen vitet e asaj pune të frytshme, që transformoj pamjen e kodrave dhe krijoi një peisazh të ri. Aty u rrita profesionalisht, nisa kërkimet dhe studimet shkencore, aplikimin e teknikave të reja bashkëkohore. E desha dhe përmallohem për Beratin. Aty krijova familje, më lindën dy djemtë e mi, ai është vendlindja e tyre, por….Jo e imja.

Tirana dhe e gjithë Shqipëria.Më 1976 u transferova në Tiranë. Ka 43 vite që jetoj në kryeqytet, e ndjej veten kryeqytetas, pjesë të tij, por jo “Tirons”.Për hir të detyrave që kam ushtruar, i kam rënë vendit kryq e tërthor,gjurmët e mia kanë mbetur nga Vermoshi në Konispol, nga perëndimi në lindje, kam bërë miq e shokë, por qoftë edhe si me shaka nuk rrinin pa më thënë: ah ti çam… Dhe unë e ndjeja që më mungonte vendlindja. Për arsye pune e shërbimi, që në vitet 80-të e më pas, pashë disa kryeqytete, qytete dhe krahina në hapsirën europiane dhe afrikane: Paris, Romë, Madrid, Budapest, Bruksel, Ameterdam, Stamboll, Beograd,Sofje, Algjer, Tunis, Vjenë, Frankfurt. Më pëlqyen, admirova bukuritë e tyre. Por sa kalonte java, më ngrihej mendja për Shqipërinë. Pa dashur të hiqem si ndonjë patriot i madh, asnjëherë nuk më shkoi ndërmend të qëndroja përgjithmonë në ndonjerin prej tyre. I bëja vetes dhe bashkëshokëve pyetjen: kur do të arrijmë edhe ne ta bëjmë Shqipërinë tonë si gjithë Europa? Në kthim, kur nga dritaret e avionit shihja fushën e ultesirës sonë bregdetare, më kapnin emocionet dhe kur prekja pistën e Rinasit, ku më prisnin ime shoqe dhe fëmijët, ndjehesha i ngazëllyer. Më mungonte vendlindja, por jo Atdheu, Shqipëria, që sido që është, është dashuria ime.

Nuk jam nga të vetmit që u mungon vendlindja. Ajo u mungon edhe afro një million bashkatdhetarëve që kanë mërguar nëpër botë,por ndryshe nga mua, kur përmallohen ata vijnë dhe çmallen.

Vendlindja ime e munguar.Ti je në lagjen Dobrat të Mazrekut në Çamëri. Unë nuk mund të vij në ty edhe pas hapjes së kufijve dhe lëvizjes së lirë.E kam të shkruar në pasaportë: vendlindja Çamëri. Qeveria greke, nuk e njeh këtë emërvend! Kanë ardhur nipërit e mi. Shtëpia rrënuar e vidhisur, ka mbetur vetëm qemeri i gurtë. Të shumtat e pemëve të thara dhe yrti i mbushur me driza e ferra.Më kanë sjellë prej andej një gur nga muret e rrënuar. Ai gur, për mua, është më I shtrenjtë se një diamant. Vendlindje e mbetur shkretë.Edhe ashtu siç je: një mall e brengë e pafashitur.



Prof.dr. Resmi Osmani , lindi më 05.05.1940 në Mazrek të Çamërisë.Pas masakrave zerviste të viteve 1944-45 dhe vrasjes së të atit, u shpërngulën në Shqipëri .Arsimin fillor, shtatvjeçar dhe atë të mesëm e kreu në qytetin e Fierit. Në vitin 1958, hyri në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë,sot Universiteti bujqësor, dhe u diplomua agronom në degën e pemëtarisë. Pas diplomimit, më 1963,u emërua në Berat, fillimisht gronom sektori në Ndërmarrjen Bujqësore Berat, më pas drejtor I Stacionit Bujqësor dhe kryeagronom I NB Beratit. Në vitin 1976, u transferua në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë, me detyrë kryespecialist dhe më pas drejtor drejtorie. Në vitin 1991, sekretar shteti në Qeverinë e Stabilitetit, më pas drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë në po atë Ministi dhe së fundi këshilltar i ministrit të bujqësisë. Në vitin 2006 doli në pension.
Përveç detyrave administrative, është angazhuar që heret në veprimtarinë kërkimore shkencore, kryesisht në fushën e pemëtarisë, mësimdhënies në kurset pasuniversitare në Universitetin Bujqësor dhe udhheqje shkencore të aspirantëve për doktoraturë. Anëtar i këshillave shkencore dhe bordeve të disa institucioneve kërkimore shkencore dhe arsimore. Për kërkimet shkencore, mësimdhënëse, dhe botimet e shumta, ka mbrojtur dhe është atestuar me këto grada dhe tituj shkencorë(Doktor i shkencave,1985,Docent, 1992;Profesor i asociuar, 1995
Profesor, 1999)

Vetë dhe me bashkautorë, ka këto botime shkencore e profesionale në fushën e bujqësisë dhe kryesisht ato të specialitetit të pemëtarisë:

-Krasitja e pemëve,1973
-Krasitja e ullirit,1983
- Pjeshka, 1986
-Njohuri për Ullirin, 1988
-Pemtaria, tekst për fakultetin e agronomisë, 1989
-Pemët drufrutore, tekst për shkollat e mesme bujq., 1991
-Manuali I ullishtarit, 2002
-Luleshtrydhja, 1994
-Shërbimet gjithvjetore të ullirit,1988
-Kultivimi modern i mollës, 2004
-Pemët subtropikale gjetherënëse,2006
-Agrumet në ultësirën bregdetare perndimore,2005
-Pemëtaria dhe vreshtaria në Shqipëri dhe në Kosovë,
Bashkautor, 2016.
Antar i redaksisë së bujqësisë për “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, autor i 34 zërave. Ka qënë I angazhuar ne referime shkencore në simpoziume dhe konferenca shkencore, në vlerësime dhe oponenca disertacionesh,biseda në radio-televizine etj.Ka shkruar mbi 300 artikuj problemorë e shkencorë në organet e specializuara brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës në disa konferenca nderkombëtare për ullirin dhe pemtarinë në Turqi, Itali, Francë,Bullgari, Greqi, Hungari, Bruksel etj. Është antar i Shoqatës Ndërkombëtare të Hortikulturistëve me qendër në Bruksel.
Pas daljes në pension, Prof.Resmi Osmani iu përkushtua krijimtarisë letrare, që ka qenë një nga dëshirat e tij të hershme. Ka lëvruar prozën e gjatë, romanet historikë tregimin, esetë, kritikën dhe estetikën. Ndër botimet duhet përmendur kolana romanore “Libri i mbretërve”
Botimet në fushën e letërsisë, për periudhën 2004-2019 përfshijnë;
-Jeta e Bedri Lumanit, biografi e letrarizuar,2004
-Lule në gur, roman biografik për Todo Gjermanin,2008
-Bisedë me shokët, 2009
-Mbretërimi i Pirros së Epirit, roman,2010
-Edhe yjet vdesin. Tregime, 2011
-Bilal Xhaferi poet i shpirtrave njerzorë esse, 2010
-Aleksandri i madh i Maqedonisë-miti dhe njeriu, 2011
-Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit, esse,2012
- Mbretëresha Olimpia , roman, 2012
- Koha e çudirave, roman ,2013
- Fajin e kishte hëna,tregime, 2014
-Teuta e Ilirisë, roman, 2014
- Letër Mbretit, tregime, 2014
- Ditët e sprasme të mbretit Gent, novelë, 2014
- Andrea Topia dhe princesha Helena, roman,2019
- Pas Trojës, roman, 2019
- Tri novela, novela, 2019
Krijimtaria e tij është pritur mirë dhe është vlerësuar nga kritika letrare.
Po përgatit për botim një vëllim me 50 tregime dhe një libër tjetër me ese dhe publicistikë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...