Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/15

Pse nuk bashkohen Kina dhe Amerika kundër koronavirusit


Bashkimi Sovjetik dhe SHBA dikur punuan së bashku për të zhvilluar një vaksinë kundër poliomielitit. Sot, Amerika ka më shumë synim të shkatërrojë konkurrencën kineze sesa të punojë me Kinën për të shmangur depresionin botëror ekonomik.

Dy ekonomitë më të mëdha në botë, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të lënë mënjanë rivalitetet kombëtare, në mes të pandemisë globale Covid-19. Situata është aq e vështirë sa Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon “rezultatin më të keq ekonomik” që nga Depresioni i Madh.

Pekini dhe Uashingtoni duhet të punojnë së bashku, por a janë ata të gatshëm?

Depresioni i Madh i viteve 1930 duhet të jetë një shembull i asaj që ndodh kur vendet nuk arrijnë të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Vendet kërkonin të fitonin përparësi kombëtare, duke vendosur taksa për importet, siç ishte Akti i Tarifave Smoot-Hawley i SHBA-së, në vitin 1930, akt i cili nxiti masa hakmarrëse nga vendet e tjera.

Sigurisht, është e vështirë të pritet që rivalitetet të zhduken gjatë një pandemie, por çështje të tilla mund të lihen mënjanë për disa kohë. Edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Sh.B.A kuptuan se ishte në interesin e tyre ekonomik dhe shëndetësor të punonin së bashku për të zhvilluar një vaksinë kundër poliomielitit në vitet 1950 dhe sëmundjes së lisë në vitet 1960-1970.

Për çështjen e luftimit të Covid-19, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, tashmë ka bërë publik mendimin e tij se Kina dhe SHBA, duhet “të bashkohen dhe të luftojnë këtë armik të rrezikshëm. Kur ka përçarje në nivel kombëtar dhe global, virusi fiton betejën’’.

Por bashkëpunimi Kinë-SHBA është gjithashtu i nevojshëm në sferën ekonomike. Ekonomia e parë që u godit nga koronavirusi është Kina, ajo do të jetë gjithashtu e para që do të rikuperohet, por perspektivat ekonomike kineze do të jenë më pozitive, nëse ekonomia botërore forcohet.

Të dhënat e publikuara të premten e kaluar, tregojnë se çmimet e disa produkteve kineze, ranë me një ritëm më të shpejtë në mars. Është e qartë se pandemia vazhdon të pengojë prodhuesit kinezë. Përhapja e vazhdueshme e koronavirusit në të gjithë botën dhe dëmtimi i aktivitetit ekonomik global, i shkaktuar nga izolimet, mbylljet dhe përpjekjet e tjera për kontrollimin e virusit, nuk do të ndihmojnë situatën.

Nuk është sekret që Kina dhe SHBA kanë pasur dallime thelbësore në lidhje me çështjet e mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Prandaj nuk është për t’u habitur që muajin e kaluar, mbështetja e SHBA.-së ishte thelbësore në emërimin e Daren Tang Heng Shim, nga Singaporti, si drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale (Wipo), të Kombeve të Bashkuara. Tang kishte kundërshtar, kandidatin Wang Binying nga Kina.

Socialistët miratojnë dënim me burg për vrasje me virus

(Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor).

Një mbledhje në grup chat e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u shoqërua me tre amendime mbi instalimin e disa veprave të reja penale, mes të cilave, dënohet me deri 15 vjet burg nëse vërtetohet që një virus ka dalë nga trupi i një shkelësi ligji për të infektuar një person tjetër duke i shkaktuar vdekjen.

Gjergj Erebara

Autor: Gjergj Erebara | BIRN |

Vrasje me atentat me virus! Mund të ngjajë si fantashkencë por nuk është tamam kështu. Komisioni Parlamentar i Ligjeve i dominuar nga deputetët e Partisë Socialiste debatoi në një grup chati me video gjatë ditës së martë një numër propozimesh të prezantuara fillimisht nga Kryeministri Edi Rama, e më pas të materializuara nga propozime të deputetes Edlira Bode, përmes të cilave, shkelja e rregullave të distancimit social të vendosura nga qeveria duke shkaktuar përhapjen e sëmundjeve infektive, dënohet me gjobë, ose me burg dhe, nëse ka shkaktuar viktima, pra vdekje nga sëmundja infektive, dënohet me deri 15 vjet burg.Propozimi i miratuar
Neni 293(dh)

Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë epidemisë ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhrat, vendimet e nxjerra nga organet shtetërore gjatë epidemisë ose gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të ndryshme nga ato të parashikuara nga paragrafi i dytë i këtij neni, kur është dhënë më parë masa administrative, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin, vetëkarantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës, vetëkarantinës ose izolimit nga personi bartës ose jo i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet.

(e)
Përhapja e sëmundjeve infektive

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhrat, vendimet e nxjerra nga organet shtetërore që kanë të bëjnë me parandalimin apo luftimin e sëmundjeve infektive, kur ka shkaktuar përhapjen e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet. Kur kjo vepër, ka shkaktuar vdekjen e një ose më shumë personave, dënohet me burgim nga pesë deri në 15 vjet. Masat ligjore, të dënuara nga një numër organizatash të shoqërisë civile si ‘johumane’, kaluan në një proces të gjatë korrigjimi në Komisionin e Ligjeve, ku anëtarët juristë të komisionit u përpoqën të saktësonin teknikën ligjvënëse mbi propozimet e deputetes Bode, propozime që u quajtën të gabuara nga pikëpamja formale. Dy propozime, njëra nga deputetet Gjermeni dhe Bushka dhe një tjetër, nga deputeti Alket Hyseni, u ballafaquan jo aq shumë për sa i përket përmbajtjes, por sa i përket saktësisë së teknikës ligjvënëse dhe propozimi i Hysenit u miratua si më i suksesshëm.
Propozimi parashikon krijimin e disa veprave të reja penale në Shqipëri, të cilat do të zbatohen vetëm në rastet e pandemive apo fatkeqësive natyrore dhe do të dënojë shkelësit me gjobë ose me burg deri në pesëmbëdhjetë vjet. Propozimi fillestar i hedhur nga kryeministri Edi Rama, u dënua nga organizatat e shoqërisë civile si një propozim i pavend, që bie ndesh me frymën e humanizmit që mbart Kodi Penal dhe cenon dinjitetin njerëzor.
Propozimi ka shkaktuar gjithashtu shqetësim për shkeljen e parimeve të ligjvënies përmes një procesi të rregullt konsultativ, ndërsa kryetari Ulsi Manja, nga njëra anë pranoi se propozimet kanë mbërritur formalisht në Kuvend në datë 8 Prill ndërsa nga ana tjetër theksoi se deri në datën e miratimit në Komision, 14 Prilli, janë konsultuar me grupime të ndryshme, përfshirë edhe studentët e masterit të fakulteteve të drejtësisë.

Propozimi vjen gjithashtu në një kohë kur Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa nga pikëpamja praktike, duke qenë se ndryshime të tilla ligjore normalisht do të hyjnë në fuqi pas disa muajve, d.m.th. pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme aktuale dhe që për rrjedhojë, nga pikëpamja praktike, mund të presin deri sa vendi të kthehet në normalitet. Por deputetët socialistë u shprehën veçanërisht të etur që jo vetëm t’i miratonin propozimet, por t’i miratonin ato shpejt.

Pas një debati mbi vendndodhjen e propozimeve në Kodin Penal, u përcaktua që këto vepra penale të shtohen pas nenit ekzistues 293 pas germës d, në kreun VIII, “Krime kundër autoritetit të shtetit”.

Kryetari Manja pati vështirësi për të identifikuar në alfabet germën pasuese të germës D. Ai ia hodhi fajin lodhjes.

Propozimi i miratuar parashikon mes të tjerash që, në rast se një person i infektuar me një sëmundje infektive, shkel urdhrat e qeverisë për mbyllje në shtëpi apo vetëkarantimin, apo karantinim, dhe nëse kjo shkelje shkakton pasoja në vdekjen e personave të tjerë, atëherë personi dënohet me deri 15 vjet heqje lirie. Me pak fjalë, nëse një bartës i koronavirusit del në rrugë në kundërshtim me urdhrin e qeverisë, pavarësisht nëse është apo jo në dijeni se është mbartës i virusit duhet të dënohet, por vetëm pasi të vërtetohet se akti i tij në shkelje të urdhrit ka shkaktuar infektime të tjera. Dhe në rast se këto infektime të tjera kanë shkaktuar vdekje, atëherë dënimi rritet.

Për shkak se Kodi Penal është konceptuar për t’u ndryshuar vetëm pas proceseve të gjata konsultative që zgjasin me vite, kryetari Manja duket se pranoi se ndryshimet e miratuara të Martën në fakt nuk kanë rëndësi praktike për pandeminë aktuale. Por ai u shpreh i bindur se këto propozime do të kenë vlerë në të ardhmen.

“Këto amendamente do t’i rezistojnë kohës,” deklaroi ai. “Sot kemi Covid-19, nesër mund të vijë një epidemi apo pandemi tjetër,” tha Manja.



Akademia bullgare “i hedh benzinë zjarrit”: Gjuha maqedone nuk ekziston!



Akademia e Shkencave e Bullgarisë(ABSH) ka reaguar ndaj kartës për gjuhën maqedonase të miratuar nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, për të cilën vlerëson se përmban pozicione të pasakta dhe të papranueshme, të cilat i dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Akademia bullgare thekson se dokumenti ka shkaktuar “shumë vërejtje serioze shkencore”, për ç’arsye është shqyrtuar nga ana e kryesisë së ABSH-së, pasi që rreth tij u deklaruan edhe Instituti për gjuhë bullgare, Qendra shkencore cirilo-metodiste dhe Instituti për hulumtime historike pranë Akademisë.



Akademia e Shkencave e Bullgarisë(ABSH) 


 Kuvendi i akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë (të ABSH-së) e shqyrtoi kartën e ASHAM-it dhe qëndrimet e institucioneve. Anëtarët e kuvendit paraqitën qëndrime unanime në mbrojtje të të vërtetave dhe fakteve shkencore lidhur me prejardhjen, historinë dhe karakterin e gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët në Kartën e cekur ishin paraqitur në mënyrë të parregullt dhe me zëvendësim të terminologjisë shkencore”.

Akademia Maqedonase e Shkencave dhe e Arteve - Wikipedia
ASHAM- SHKUP 
Duke vlerësuar se “faktet kërkojnë vëmendje të posaçme”, ABSH paralajmëron se për qëndrimet e veta zyrtarisht do t’i njoftojë Kuvendin nacional të Bullgarisë dhe institucionet më të larta shtetërore.

Akademia e Shkencave e Bullgarisë(ABSH) 


“AShB dhe Kuvendi konsiderojnë se qëndrimi i Akademisë së Maqedonisë së Veriut i paraqitur në dokument është i pasaktë dhe i papranueshëm dhe i dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje. Në atë kuptim, qëndrimi i ABSH-së mbetet unanim dhe i pandryshueshëm – gjuha zyrtare në RMV është standard i shkruar-rajonal i gjuhës bullgare. Kuvendi do të fokusohet në këtë fakt shkencor me një sërë ngjarjesh që do të marrin mbulim të gjerë publik dhe medial jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë”.
Më 3 dhjetor 2019, Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të vendit miratoi “Kartën për gjuhën maqedonase”. Në të janë konstruuar argumente historike dhe gjuhësore për mbrojtjen e gjuhës zyrtare letrare në Republikën e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e posaçme e pavarur me vazhdimësi dhe gjenealogji, e cila në Shkup është quajtur ‘maqedonase’.

Qytetarët e Kosovës besojnë se politika është masë mbrojtëse për ta për të mos u ndëshkuar nga ligji.

Ky është njëri nga përfundimet në të cilat ka ardhur një hulumtim i përgatitur nga organizata jofitimprurëse në Kosovë, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me titull “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. 
Qëllimi i këtij raporti ka qenë vlerësimi i perceptimit të qytetarëve mbi punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë ndër vite, duke përfshirë gjykatat, prokuroritë, policinë dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë .
Hulumtuesja e GLPS-së, Aurora Mullatahiri e cila shpalosi gjetjet e këtij raporti tha se shumica e qytetarëve të anketuar, besojnë se politikanët në Kosovë kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga organet e drejtësisë. 
“Sa i përket ndikimit politik për vitin 2019, rreth 65.2 për qind e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 10.3 për qind prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë. Në krahasim me vitin e kaluar trendi është pozitiv pasi që kemi një rënie prej 5.5 për qind të besimit se politikanët janë të pandëshkueshëm. Megjithëse shikuar si tërësi ky indikator tregon se më shumë se gjysma e popullsisë besojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia”, tha Mullatahiri duke cituar raportin në fjalë. 
Tutje raporti vë në pah se “qytetarët i besojnë më së paku gjykatave, sepse mendojnë se kanë influencën më të madhe nga politika në 34.4 për qind të rasteve”. Ndërsa organin më pak të influencuar politikisht qytetarët e anketuar e konsiderojnë policinë me 18.4 për qind.
“Sa i përket çështjes së efektivitetit në luftimin kundër korrupsionit, qytetarët kanë besuar se Prokuroria është më pak efikase (4.5 për qind efikase), e pasuar nga gjykatat (5.5 për qind efikase), dhe mendojnë se Policia në 29.6 për qind të rasteve, është efikase në luftimin kundër korrupsionit”, tha Mullatahiri. 
Të pyetur se ku do ta raportonin në rast të hasjes së ndonjë rasti të korrupsionit apo krimit, 78.7 për qind kanë thënë se do të zgjidhnin policinë, 9.2 për qind mediat, ndërsa 6.3 për qind Agjencinë Kundër Korrupsionit. 
Ky raport vë në pah gjithashtu që edhe gjatë këtij viti ka pasur rritje për 3.9 për qind më shumë të qytetarëve të cilët mendojnë se mandati i EULEX-it nuk duhet të vazhdojë, dukë bërë që 48.1 për qind të të anketuarve të kenë këtë qëndrim, ndërsa 23.8 për qind nuk ishin të sigurt se çfarë duhet të ndodhë me të, kurse 28.1 për qind kanë thënë se ky mandat duhet të zgjatet.
Anketa e realizuar nga GPLS ka përfshirë mbi 1,000 qytetarë, me përkatësi shqiptare, serbe dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera. 

Gjysma e “produkteve të rrezikshme” në BE me origjinë nga Kina

Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë patur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian (BE).
Sistemi paralajmërues “RAPEX” i cili kryen detyrën si “sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore” mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij .
Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së, Komunitetit Ekonomik Europian dhe Zonës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).
Ndërkohë, njoftimet për produktet e pasigurta me origjinë prodhimi vendet e tjera kanë qenë 14 për qind, si dhe është bërë e ditur se 7 për qind ka qenë norma e njoftimeve për produktet për të cilët nuk dihen se nga e kanë origjinën e prodhimit.
Numri i “produkteve të rrezikshme” në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim europian në 413.
Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind automjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit.
Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump: Deklarata për ‘virusin kinez’, strategji kundër Kinës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se deklarata e tij për “virusin kinez” për javë të tëra ishte një strategji kundër-propaganduese për të luftuar pretendimet kineze se ushtarët amerikanë sollën koronavirusin e ri (COVID-19) në Wuhan.
Duke folur në programin televiziv “Fox & Friends”, Trump tha se çdo vend, përfshirë SHBA-të dhe Kinën, bëjnë propagandë për të minuar rivalët e tyre.
“Ata (Kina) e bëjnë atë dhe ne e bëjmë atë. Ne i quajmë ato gjëra të ndryshme dhe ju e dini unë bëj deklarata që janë shumë të forta kundër Kinës, përfshirë ‘virusin kinez’, që ka vazhduar për një kohë të gjatë. Dua të them, unë nuk do të thoja se janë të tronditur me atë deklaratë”, deklaroi Trump.
Trump tha se kur zyrtarët kinezë filluan të thonë “ushtarët e tu e bënë atë”, ai për të reaguar i pyeti ata “E keni fjalën për virusin kinez”.
“Atëherë papritur, ata kërkojnë dhe thonë le të flasim me mirësjellje”, tha Trump, duke pretenduar se strategjia e tij e komunikimit ka funksionuar.
Disa përdorues të platformës kineze të mediave sociale “Weibo” kanë pohuar se koronavirusi u paraqit në Kinë kur 300 anëtarë ushtarakë amerikanë arritën në rajonin Wuhan për Lojërat Botërore Ushtarake në mes të tetorit dhe infektuan popullsinë lokale.
Sipas zyrtarëve amerikanë, asnjë nga anëtarët e shërbimit amerikan që udhëtuan nuk janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit.
Specialisti kinez i frymëmarrjes, Zhong Nanshan, në një konferencë për media në muajin shkurt deklaroi se “megjithëse COVID-19 u zbulua për herë të parë në Kinë, nuk do të thotë se virusi është me origjinë nga Kina”.
Më herët në muajin mars, Zhao Lijan, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në llogarinë e tij në twitter fajësoi drejtpërdrejtë SHBA-të.
“Kur doli ‘pacienti zero’ në SHBA? Sa njerëz janë infektuar? Mund të jetë ushtria amerikane që solli epideminë në Wuhan. Bëhuni transparent! Publikoni të dhënat tuaja! SHBA na ka borxh një shpjegim!”, shkroi Lijan.
Në shenjë hakmarrje, Trump dhe disa ligjvënës republikanë javë të tëra etiketojnë koronavirusin si “virusi kinez” ose “virusi Wuhan”.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, virusi COVID 19 ka kapluar botën.

Gjuha shqipe, aureolë e UÇK-së



Nga Alpin Ollogu

Të gjithë kryeministrat, që nga Shkupi e Tirana, mund të orvaten të përvetësojnë meritën e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e shtetit në Maqedoninë e Veriut. Liderët e partive politike, shqiptare apo jo, e kanë lakmi të përvetësojnë aktin e jetësimit të gjuhës shqipe, dhe atë, që nga hapat e para të fillim materializimit të Marrëveshjes Kornizë, nga aty ku gjuha shqipe filloi të frymojë në shumë insitucione vendore. Pavarësisht orvatjeve të tilla, merita subtanciale për këtë të drejtë shtetformuese dhe identitare të popullit shqiptar në këto territore, e lindi dhe e garanton kujtesa e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e atyre djemve dhe vajzave më të mirë të kombit, të cilët me 14 Mars të 2001-shit, e krisën pushkën e parë në Kalanë e Tetovës, ngritën aktit e lartë të vetëdijes popullore, deri në flijim, për dinjitetit e qenësisë shqiptare.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e dorëzoi pushtetin e atëhershëm shtypës dhe shovenist maqedonas, si pasardhës i pushtetit famëkeq Jugosllav. Maqedonasit u detyruan të nënshkruajnë Marrëveshjen Kornizë, në të cilën gjuha shqipe, në Aneksin A, Neni 7, u sanksionua si gjuhë zyrtare: “Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. (2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj”.  Nga rrjedhë e Marrëvëshjes Kornizë të Ohrit, u bë ndryshim plotësimi Kushtetutës, në të cilin, konform Marrëveshjes, në amandamenti 5, gjuha shqipe sanksionohet si gjuhë zyrtare: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen.”
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të pushtetareve maqedonas, për ta kufizuar me interpetime të padrejta përdorimin e gjuhës shqipe konform ndryshim plotësimit që pësoi Kushtetuta në vitin 2001, ndër vite, gjuha shqipe rritej edhe me tej në përdorimin e gjërë institucional, diku më pak e diku ku më shumë, duke u ligjësuar në formë të drejtë dhe të plotë me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të aprovuar nga shumica parlamentare me 15 nëntor të vitit 2019. E gjithë kjo, si meritë madhore e kujtesës për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e kujtesës së vazhdueshmë nga pushtetarët maqedonas, se pa garantimin e lirive dhe të drejtave shqiptare të dala nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Maqedonia e Veriut dhe populli maqedonas nuk kanë të ardhme. UÇK-ja është një shkop i drejtësisë historike në mbamendjen e atyre të cilët kuptojnë sadopak pasojat e përballjes me ushtrinë e lavdishme. Kuptojnë pasojat se pa stabilizmin shqiptar, ska stabilitet vendor dhe ballkanik.
Politikanë të moderuar maqedonas, duke parë këto rrethana, nisën promovimin e pranimit të kërkesës konsekuente shqiptare për intepretimin e drejtë të përdorimit të gjuhës shqipe, konform Kushtetutës së vendit. Me këtë pranim realiteti, ata zgjodhen edhe një rrugë përfituese elektorale nga votues shqiptarë për partinë e tyre. Gjithmonë të vetëdijshëm se ligjësimi i përdorimit të gjuhës shqipe në formën e ligjit e tanishëm, ishte thjesht çështje kohë në intepretimin e të drejtë ligjor. Pavarësisht, ndonjëherë edhe këta të moderuar i tradhton brendesia e ushqyer me vite nga kuzhina të politikave raciste, si rasti me Komisionin e Venecias, ku entuzismohen dhe thiren në përputhje me mendimin e ekspertëve juridik të Këshillit të Evropës, të cilët theksojnë se ligji i miratur për përdorimin e gjuhëve, gjuhën shqipe e shtrin përtej standarteve evropiane të përcaktuara nga Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare dhe Kartës Evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave. Këta politikanë të promovimit të shoqërive qytetarë, ndonjëhërë i tradhëton vetja, atëherë kur atakojnë vendosjen e ndonjë tabele në gjuhen shqipe, aty ku ligji e parasheh në mënyrë  të qartë. Kjo nga frika e votave në kampin maqedonas apo nga bindja personale, pak rëndësi ka, rëndësi ka qasja me të vërtetën. Duke kujtuar faktin se gjuha shqipe dhe të ngjashëm të drejta të shqiptarëve, të dalë nga Marrëveshja Kornizë, janë kushte të vendosura nga shqiptarët vite më parë, në kushtëzimin e ekzistimit të këtij shteti, që së fundmi emërohet Maqedonia e Veriut.
Ligjin i tanishëm për përdorimin e gjuhëve, është shkëlqim i aureolës se UÇK-së së 2001-shit për çështjen e gjuhes shqipe. Dikush mund ta konsideroj si rrezikshmëri e dy zonave të territorialitet linguistik në shtet, si kërcënim për gjuhën maqedonase dhe diskriminim për gjuhët e etnive tjera, apo i konsideruar nga dikush tjetër si goditje mbi Aleancën e gjuhëve Ballkanike, të gjithë këta duhet ta rikujtojnë se kjo aureolë gjuhës shqipe e vendosur nga 2001-shi, ndër të tjerash, ju ka dhënë mundësinë maqedonasve të kenë shtet që të ekperimentojnë me identitetin e tyre. Në të kundërtën, nëse nuk duan ta mësojnë dhe ta pranojnë realitetin ku jetojnë, le ti kthehen kujtesës së 2001-shit, pasojave të saj dhe rrezikut nga aspiratat e të ngjashmëvë me veten, për kishën, gjuhën dhe pjesët territoriale!
Ёshtë e kotë të vazhdohet përpjekja e qarqeve të ndryshëm, në kërkim përvetësimin e meritës substanciale për Ligjit e përdorimit të gjuhëve, konkretisht gjuhës shqipe.  Ngase,  merituesit e pakontestueshëm të gjendjes së volitshme dhe dinjitetshme të shqiptarëve, elementit gjuhë shqipe, si gjuhë e barabartë me atë maqedonase, meritorë janë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të popullit shqiptar, dëshmorët e kombit. Janë të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër, e mbështeten këtë ushtri të lavdishme, kujtesa e së cilës na jep zemër, dhe i step dashakeqasit e interesava tona etnike, lirive dhe të drejtave njerëzore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...