Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/25

Shaban Demiraj: Prejardhja e Shqiptarëve


Picture
Lënda e etnosit përjeton në kohë dhe hapësirë një dinamikë zhvillimi, duke iu nënshtruar në vijimësi shndërrimit, i përftuar ky edhe në sajë të përballjes me komponente që e rrethojnë ose gjëllijnë brenda tij, duke ndarë së bashku atë hapësirë jetike kompakte të bashkësisë etnike në fjalë, që gëzojmë sot të drejtën ta quajmë “shqiptare”.
Këtë argument, prejardhjen e shqiptarëve nën dritën e dëshmive që ofron gjuha shqipe në kohë dhe hapësirë, synon të ndajë me lexuesin prof. Shaban Demiraj, kur, pas vështrimit tërësor të “çështjes shqiptare” nga perspektiva e gjuhësisë diakronike, vjen në përfundimin e natyrshëm, se: “analiza e fakteve të shumta të gjuhës shqipe, të vështruara në evolucionin e tyre historik, dëshmon se stërgjyshërit e shqiptarëve në lashtësi kanë qenë fqinjët veriorë dhe veri-perëndimorë të grekëve të vjetër dhe të nënshtruarit e hershëm të Perandorisë Romake. Si rrjedhim, mendimi i mbrojtur nga një varg dijetarësh që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve jugorë gjen një mbështetje të fuqishme në dëshmitë e shumta të gjuhës shqipe, e cila është zhvilluar nëpërmjet evolucionit të një a disa dialekteve, që fliteshin në lashtësi pikërisht në trevat e Ilirisë Jugore”.
Këto fjalë hyrëse nuk arriti t’i formulojë dot vetë autori, prof. Shaban Demiraj, i cili u nda nga jeta një vit më parë, më 30 gusht 2014, pikërisht kur kaloi nëpër duar faqet e fundit të kësaj monografie, me dëshirën e mirë për të përjetuar edhe botimin sipas vullnetit të fundmë të tij.
 

Andon Andoni: Kostë Çekrezi – I treti, i munguari


Picture
Një monografi  për K. Çekrezin, “burrin e madh të Shqipërisë” - Nga Ilir Ikonomi

Libri i sapobotuar “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Konstandin Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje: Mirë-se-erdhe përsëri në botë Çekrez!
Shkrimtari Andon Andoni ka provuar penën në lëmin e pabesë të biografisë dhe ia ka dalë të na japë me thjeshtësi e siguri njeriun erudit dhe plot ndërlikime, që e kaloi jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Kostë Çekrezi (1892-1959) u lind në Ziçisht, Korçë, studioi në Greqi, pastaj mbaroi universitetin e Harvardit, SHBA. Ligjëroi si profesor në Uashington, u kthye në Tiranë, ku punoi si gazetar, u rikthye në Amerikë për të organizuar komunitetin shqiptar dhe vdiq papritur në afërsi të Uashingtonit. Jeta e tij ishte një energji e pafund: energji për të shkruar, për të polemizuar dhe për të kundërshtuar autoritetin. Ishte i rrëmbyer në hapat që hidhte dhe kjo bënte që të pengohej e të rrëzohej herë pas here.
Kur shkoi në Amerikë, Çekrezi u emërua kryeredaktor i “Diellit”, ndërsa më vonë punoi për njohjen e Shqipërisë nga SHBA. Këmbëngulja e tij ishte proverbiale. Aq me pasion e kishte marrë ai çështjen e njohjes së Shqipërisë nga Amerika sa në një rast, në vitin 1922, i paraqiti Departamentit të Shtetit një tablo tejet të zbukuruar të gjendjes në Shqipëri, duke deklaruar se një gjeolog i huaj kishte zbuluar atje rezerva platini! Çekrezi shkroi një histori të Shqipërisë në anglisht, ndër të paktat tekste, që e njihnin lexuesin amerikan me vendin e vogël ballkanik nga këndvështrimi i një shqiptari. Ai ishte plotësisht i kualifikuar për ta shkruar këtë histori, sepse kishte qenë vetë pjesëmarrës i saj, në vitet e vështira 1913-1914, kur shërbente si përkthyes pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Vlorë e më pas në Durrës. Kostë Çekrezi, pedagogu me syze të rrumbullakëta dhe me flokët përpjetë, mund të kishte jetuar në rehatinë e Uashingtonit, si ligjërues i Universitetit Kombëtar, por në vitin 1925 ai vendosi të kthehej në vendlindje, duke sjellë me vete idetë për një demokraci të stilit amerikan. Në Tiranë, gazetari rebel guxoi të kritikojë autoritetin dhe u arrestua nga Ahmet Zogu. Vite më vonë, pjesëmarrja në një revoltë kundër mbretit (e ashtuquajtura “Kryengritja e Fierit”, 1935), për pak sa nuk i kushtoi jetën. Çekrezi u arratis në Itali, përfundoi në një kamp përqendrimi të Francës dhe mundi të hyjë përsëri në Shtetet e Bashkuara në vitin 1941. Ai dëshmoi menjëherë se nuk ishte shkëputur nga zakoni i rebelit: iu kundërvu Fan Nolit dhe Faik Konicës për mënyrën se si duhej shpëtuar Shqipëria që lëngonte nën pushtimin fashist, themeloi me shpejtësi të habitshme një gazetë dhe një organizatë dhe bashkëpunoi me Departamentin amerikan të Shtetit. Kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, në fillim Çekrezi e përkrahu regjimin e Tiranës, por, pastaj, ra përsëri në zhgënjim, ashtu si shumë të tjerë.
Kjo jetë plot komplikime dhe kthesa të papritura, vjen natyrshëm dhe me stil të këndshëm në rrëfimin e Andon Andonit. Autori ka bërë një punë shteruese disavjeçare për të rindërtuar përmes dokumenteve Kostë Çekrezin, pa e tradhtuar frymën dhe thelbin e heroit të tij karizmatik. Në ceremoninë mortore për Çekrezin, në vitin 1959, Fan Noli, dikur kundërshtar i tij, e filloi meshën me fjalët: “Vdiq fukara një burrë i madh i Shqipërisë”. Janë fjalë me vend, sepse, si shumica e rebelëve, Çekrezi ishte fukara, por, si pak bashkëkombës, ishte burrë i madh.

 ​Vlerësime për veprën e Kostë Çekrezit
 
“Letrave shqiptare u mungonte një studim për jetën dhe veprat e Kostë Çekrezit, për veprimtarinë e tij politike atdhetare e demokratike, për të cilat e meritonte me kohë një vend në historinë politike të shqiptarëve. Qenia e tij kundërshtar i regjimeve  autoritariste, pushtuese e diktatoriale ia mohoj këtë vend të merituar për më se një gjysmëshekulli me heshtje dhe harresë të qëllimshme. Dhe libri që promovohet sot e mundëson këtë; plotëson një boshllëk. Duhet të nënvizojmë se për fat të keq në Shqipëri mbizotërojnë mitet, heronjtë kordhëtarë që vetëm ata kanë luftuar pushtuesit duke i mundur, vetëm ata bënë pavarësinë, shtetin e diktaturën, të mirat e të këqijat etj. etj. Po kështu në arte, letërsi e shkenca. Duhet të heqim dorë nga kjo mënyrë e vlerësimeve, e të shkruarit të historisë. Jo pak mendje të hapura po e kuptojnë nevojën për t’ju shmangur kësaj kulture mitesh dhe kanë filluar me sukses të qëmtojnë jetën dhe veprat e  personazheve të neglizhuar, anatemuar, fshehur e “harruar”. Kostë Çekrezi ishte  një nga intelektualët më të shquar të kohës. Këto botime të librave të tij kryesore: “Shqipëria; e shkuara dhe e tashmja”, “Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë”, “Letra shkresa dhe fjalëtore” në origjinal dhe “Udhërrëfyes në komunikim” në botimet “Naimi” 2016, si dhe kjo monografi mbi jetën dhe veprën e Çekrezit, “Kostë Çekrezi - I treti, i munguari” e shkrimtarit Andon Andoni, botuar po nga shtëpia botuese “Naimi”, flasin për seriozitetin dhe përpjekjet për ta sjellë edhe njëherë sërish në jetën e sotme këtë njeri të palodhur, erudit të përkushtuar ndaj fateve të mëmëdheut. Ato ndihmojnë për të njohur një tjetër shqiptar që u përpoq për Shqipërinë e la vepra me vlerë për të.
Prof. dr. Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i Shqipërisë, historian
 
Në vitin 1917, thuajse në të njëjtën kohë që shkruante monografinë e njohur Shqipëria: e shkruara dhe e tashmja, që i ishte porositur nga Harvard University, si pjesë e përpjekjeve amerikane për të njohur popujt e vegjël të Europës së vjetër, nga do ta kishte burimin parimi i vetëvendosjes, shpallur nga Woodrow Wilson në Konferencën e Versaille-s (1919), Konstantin Chekrezi, që njihet ndër ne (për aq sa njihet) si Kostë Çekrezi, përgatiti dhe botoi një prej librave më të pashoq në historinë e shkrimeve shqip, titulluar Letra, shkresa, fjalëtore.  Pas botimit nga autori në SHBA (Boston 1917) dhe botimit të dytë të përmirësuar (Tiranë 1927), libri vjen sërish tek lexuesi shqiptar, pikërisht në 100-vjetorin e daljes së parë në dritë, kësaj radhe me titullin Udhërrëfyes për komunikim nga shtëpia botuese Naimi. Kjo po ndodh jo vetëm për të plotësuar shkallë pas shkalle ndihmesat origjinale të një trinie të rrallë, që veproi e krijoi në SHBA, si F. Noli, F. Konica dhe ai vetë, por edhe për të njëjtin qëllim për të cilin u shkrua kryekrejet, si një lehtësi pune për të gjithë ata që duan të përcjellin kumte me shkrim tek njëri-tjetri: vetjake e familjare, formale e zyrtare, popullore e elitare, publike e të pashpallura. Për fat të keq, deri në vitin 1990 kësaj trinie i qenë prerë dy krahët, F. Konica dhe K. Çekrezi. Rikthimi i ngadaltë, por i sigurt, i F. Konicës pas ndryshimeve që ndodhën në fundin e shekullit të kaluar, deri vonë nuk u shoqërua me të njëjtën vëmendje edhe për Kostë Çekrezin (të cilin vit pas viti po e risjell tek lexuesi me durim e ngulmim shtëpia botuese Naimi).
Megjithëse i shkruar si një libër shërbimi, prej të cilëve më së shumti çmohet vlera praktike dobiprurëse, Letra, shkresa, fjalëtore i Kostë Çekrezit në një anë bashkoi pragmatikën me stilistikën, duke paraqitur për herë të parë bashkë në një vepër gjithë tipologjinë e korrespondencës së njerëzve dhe zyrave; ndërsa në anën tjetër e oksidentalizoi përfundimisht atë, duke e çliruar rreptësisht prej shtampave të kadinjve dhe duke shqipëruar formulat europiane të politesës e mirësjelljes. Këtij qëllimi ai nuk iu nda gjithë jetën. Megjithëse Kostë Çekrezi ishte ndarë prej romantizmit, libri i tij i korrespondencës shqiptare u shërbeu shqiptarëve për t’i ndriçuar, për t’i shpëtuar prej gabimeve, ashtu siç kishin këmbëngulur me kryeneçësi enciklopedistët francezë gati dy shekuj më herët. Ai ka qenë dhe mbetet një libër që kishte si parim themelor atë që italianët e quajnë grammatica dei incontri, gjuha e takimeve, gjuha e dialogut. Në anën tjetër, me këtë libër Kostë Çekrezi pati si synim t’i japë virtyt gjuhësor kodeve të komunikimit mes njerëzve dhe zyrave dhe t’i japë prestigj fjale njeriut shqiptar në të gjitha format e shkruara të kumteve të tij. Kështu, libri i Kostë Çekrezit synoi të krijojë qytetarin shqiptar me prestigj gjuhësor.
Prof. dr. Shaban Sinani, Akademia e Shkencave, Tiranë
 
 
Monografia “I treti, i munguari” kushtuar Kostë Çekrezit plotëson kështu trekëndëshin e tre burrave të mençur të kombit tonë në Amerikë, të cilët përfaqësonin anët më të mira të shqiptarëve, por edhe tipin e sertë, sedërlli e polemist deri në ekstrem. U desh ky botim që të na tregonte ne bashkëkombësve të tij, atë që të tjerët e dinin përpara nesh, se Kostë Çekrezi qëndron përkrah Nolit e Konicës - si udhëheqës natyralë të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Një enciklopedi amerikane e fundit të Luftës së Dytë Botërore, duke i njohur mirë vlerat e  Kostandin  Çekrezit e radhiste atë si të tretin në radhë, pas Nolit e Konicës. Rizbulimi i Çekrezit nga autori Andon Andoni është meritë veçanërisht e tij, por edhe e shtëpisë botuese “Naimi” që mundësoi daljen e këtij libri dhe, më herët, të dy librave të tij: Shqipëria: e shkuara dhe e tashmja dhe Plani i tretë për copëtimin e Shqipërisë.
Prof. dr. Hamit Kaba, Instituti i Historisë, Tiranë
 
Nisur nga pozitat e profesorit tashmë të dalë në pension, mendoj se për jetën dhe veprimtarinë e Kostë Çekrezit ose për ndihmesat e tij si historian, publicist e gjuhëtar, mund të hartohen monografi të veçanta në fushat e historiografisë, të publicistikës, të politologjisë, të gjuhësisë, të stilistikës letrare-gjuhësore etj., me qëllim që të bëhet më e plotë figura dhe personaliteti i tij, duke e plotësuar atë me të dhënat e nxjerra nga arkivat e Departamentit të Shtetit në ShBA, në Francë, në Shqipëri e gjetkë ose me të dhënat nga studimi më i hollësishëm i të gjitha shkrimeve të tij të botuara në shqip, anglisht ose frëngjisht.
Prof. Miço SAMARA, gjuhëtar
 
Kostë Çekrezi (31 mars 1892 – 10 janar 1959) ёshtё ndёr tё parёt dhe tё rrallët shqiptarë qё u diplomua nё universitetin e Harvardit. I konsideruar si shqiptari mё me ndikim nё Washington dhe i parapëlqyeri i amerikanёve (madje, i projektuar si një kryeministër për një Shqipëri perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore), Çekrezi është themelues dhe drejtues i disa gazetave nё Amerikё e Shqipёri, autori disa librave, mes tё cilёve veçohet njё histori e Shqipёrisё nё gjuhёn angleze (Albania: Past and Present). Prej 2 marsit 1920, Çekrezi u akreditua nga qeveria e Kongresit të Lushnjës si Komisioner i Shqipërisë në SHBA. Sipas studiuesit amerikan Stephen Peters“po të mos kishte qenë këmbëngulja sistematike dhe e pandërprerë e “Vatrës” në përgjithësi dhe e shqiptarëve të veçantë - ku, padyshim, ndër më të angazhuarit është Kostë Çekrezi - Shqipëria, ndoshta, do të kishte qenë edhe për Presidentin Wilson “një shprehje gjeografike”, siç kishte qenë për princin Otto Bismark në shekullin e kaluar”. Autorët e librit The Albanian Struggle e kanë cilësuar Kostë Çekrezin si “një nga katër liderët e komunitetit shqiptar të Amerikës, pas Faik Konicës, Fan Nolit dhe Kristo Dakos”, ndёrsa vetё Fan S. Noli do ta rendiste “ndër tre njerëzit që mund t’i sillnin dobi fatit të Shqipërisë” dhe “punëtori më i madh që ka nxjerrë Përlindja Shqiptare”.
Naim Zoto, botues i veprës së K. Çekrezit
 
 
“Se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç’thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm - zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të Kostë Çekrezit. Ai na jep mundësinë ta shohim Shqipërinë me syrin e një shqiptari... Sepse, me sa di unë, ky është i pari libër i një shqiptari për Shqipërinë që ka dalë në gjuhën angleze”.
Charles D. Hazen, Universiteti i Columbia-s (nga parathënia e librit të K. Çekrezit: “Albania; past and present”, 1919).
 
“Kostë Çekrezi- I treti, i munguari” i sjell lexuesit jetën e njërit prej personazheve më interesantë të historisë shqiptare. Rrethanat e lanë në harresë Çekrezin, përkthyesin, gazetarin, historianin dhe politikanin e zjarrtë. Por, më në fund, kemi një përpjekje për ta rizbuluar dhe është rasti të themi me mirënjohje: Mirë-se-erdhe përsëri në botë Çekrez!
Ilir Ikonomi, gazetar
 
Një personalitet i madh i diasporës shqiptare.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Kostë Çekrezi: Udhërrëfyes për komunikim (Modele letrash, shkresash zyrtare dhe private, fjalor)


Picture
Prestigji i individit si prestigj gjuhësor - Shënim për 100-vjetorin e botimit të parë dhe për ribotimin e tretë nga “Naimi” të librit të Kostë Çekrezit

Në vitin 1917, thuajse në të njëjtën kohë që shkruante monografinë e njohur Shqipëria: e shkruara dhe e tashmja, që i ishte porositur nga Harvard University, si pjesë e përpjekjeve amerikane për të njohur popujt e vegjël të Europës së vjetër, nga do ta kishte burimin parimi i vetëvendosjes, shpallur nga Woodrow Wilson në Konferencën e Versaille-s (1919), Konstantin Chekrezi, që njihet ndër ne (për aq sa njihet) si Kostë Çekrezi, përgatiti dhe botoi një prej librave më të pashoq në historinë e shkrimeve shqip, titulluar Letra, shkresa, fjalëtore.
Pas botimit nga autori në SHBA (Boston 1917) dhe botimit të dytë të përmirësuar (Tiranë 1927), libri vjen sërish tek lexuesi shqiptar, pikërisht në 100-vjetorin e daljes së parë në dritë, kësaj radhe me titullin Udhërrëfyes për komunikim nga shtëpia botuese Naimi. Kjo po ndodh jo vetëm për të plotësuar shkallë pas shkalle ndihmesat origjinale të një trinie të rrallë, që veproi e krijoi në SHBA, si F. Noli, F. Konica dhe ai vetë, por edhe për të njëjtin qëllim për të cilin u shkrua kryekrejet, si një lehtësi pune për të gjithë ata që duan të përcjellin kumte me shkrim tek njëri-tjetri: vetjake e familjare, formale e zyrtare, popullore e elitare, publike e të pashpallura.
Kostë Çekrezi e shkroi librin e tij në radhë të parë për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Amerikës, që të komunikonin me të afërmit, t’u shkruanin prindërve, grave, vëllezërve e motrave; të bënin një letër publike për një të përkohshme; të shkruanin një kartë-postale urimi; t’i kërkonin dikujt ndjesë, t’i drejtoheshin një zyre me një kërkesë, me një ankesë, me një lutje, me një padi, me një qortim, me një thirrje; shkurt, të shpreheshin me shkrim ashtu si e donte kultura e njeriut që jetonte në Perëndimin e Perëndimit, siç njihej kontinenti i ri, Bota e re. Në pjesën më të madhe të pashkolluar, punëtorë krahu si gjithë emigrantët në botë, shqiptarët e Amerikës s’kishin as formim dhe as kohë të shkruanin vetë letra të tilla, familjare e zyrtare, prandaj dikush duhej t’ua përgatiste për përdorim të gatshëm. padi, me një qortim, me një thirrje; shkurt, të shpreheshin me shkrim ashtu si e donte kultura e njeriut që jetonte në Perëndimin e Perëndimit, siç njihej kontinenti i ri, Bota e re. Në pjesën më të madhe të pashkolluar, punëtorë krahu si gjithë emigrantët në botë, shqiptarët e Amerikës s’kishin as formim dhe as kohë të shkruanin vetë letra të tilla, familjare e zyrtare, prandaj dikush duhej t’ua përgatiste për përdorim të gatshëm.
Ribotimi i librit të Kostë Çekrezit më 1927 erdhi prej një fakti të pabesueshëm, që e pati mahnitur edhe vetë autorin e librit: shumë prej blerësve e përdorën larminë e letrave të tij ashtu siç përdoret sot një formular. Nëse duhej t’u shkruanin një letër prindërve, ata shqitnin nga libri letrën e duhur për prindërit dhe thjesht shenjonin me dorë në krye emrat e tyre dhe në fund emrin e vet si nënshkrues. Këto letra, që në të vërtetë kishin për autor Kostë Çekrezin, kur vinin në Shqipëri shkonin nga një dorë në tjetrën, derisa gjendej një i kënduar që mund ta lexonte për të afërmit.
Nuk qenë vetëm emigrantët ata që e përdorën librin e Kostë Çekrezit si një këshilltar të pagabueshëm për letërkëmbimin e tyre. Kushdo që ka pasur mundësi, qoftë dhe kalimthi, të njihet me përvojën e korrespondencës zyrtare dhe institucionale shqiptare të periudhës midis dy luftërave, në të gjitha nivelet e saj, do të ketë vënë re se kultura e të shkruarit të zyrave dhe institucioneve të asaj kohe është krejt e ndikuar fort prej tij.
Mund të thuhet me siguri se Kostë Çekrezi është themeluesi i ndajshtimeve zyrtare të traditës shqiptare (duke përjashtuar ndajshtimin e rrallë Naltmadhni). Ai krijoi të parën hierarki zyrtare të shprehur si hierarki gjuhësore, pikërisht përmes përshkallëzimit të ndajshtimeve, duke analoguar me to në mënyrë të shkëlqyer formulat e apelimit dhe adresimit. Në fakt, kështu Kostë Çekrezi i dha të shtyrën e fundme titulaturës së vjetër osmane, e cila mori dhe një goditje të fortë juridike në vitin 1923, me miratimin për herë të parë prej ligjvënësve shqiptarë të kohës të detyrimit ligjor për të përdorur mbiemrin si gjeneralitet identifikues, pikërisht mbiemrin, që kishte qenë armiku më i madh i ish-perandorisë së selçukëve dhe kishte mbërritur gati-gati në pikën e vdekjes.
Gjuha shqipe kaloi nëpër një rrugë shumë të vështirë për të fituar virtyt si gjuhë zyrtare-shtetërore. Mungesa e traditës qeverisëse në njërën anë dhe provincializmi i shartuar me pak modernitet perëndimor, që F. Konica e quante thjesht levantinizëm, qenë vetëm dy nga pengesat. Konfuzioni dhe anarkia në raportet e shtetasit me shtetin e tyre merrte shprehjen më të padenjë në shqiptimin gjuhësor. Dhe kjo nuk qe çështje vetëm e njeriut të zakonshëm. Në një letër që F. Konica i drejtonte diplomatit të mbretërisë së pakmëhershme Dervish Duma 3 prill 1942, pasi mundohej t’i shpjegonte pse ai vetë, F. Noli dhe A. Zogu në atë kohë e shihnin njëri-tjetrin si aleatë, lutej: Unë do t’ju thosha të mbani lidhje me peshkopin Noli, por, ju lutem, mos bëni përsëri gabimin duke iu drejtuar Hirësisë së Tij me titullin “Atë”. Noli, mbi të gjitha, jo vetëm njihet si kryeprift dhe kryepeshkop i kishës sonë kombëtare, por është dhe themeluesi i kësaj kishe, madje ka qenë i njohur zyrtarisht si kryepeshkop kanonik i Durrësit nga Patriarkana e Kostandinopojës.
Kostë Çekrezi nuk shpiku gjithçka kur shkroi këtë libër. Ai njihte mirë korrespondencën e shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe shfrytëzoi letra të botuara në shtypin e asaj kohe si modele komunikimi. Herë-herë të duket se ato modele janë zgjedhur nga ndonjë korrespondencë e Fan Nolit apo e Faik Konicës, e Jeronim de Radës apo e Dora d’Istrias, e Naim Frashërit apo e Andon Z. Çajupit, e Luigj Gurakuqit apo e Preng Doçit, e Thimi Mitkos apo e Mit’hat Frashërit, e Lef Nosit apo e Salih Butkës.
Megjithëse i shkruar si një libër shërbimi, prej të cilëve më së shumti çmohet vlera praktike dobiprurëse, Letra, shkresa, fjalëtore i Kostë Çekrezit në një anë bashkoi pragmatikën me stilistikën, duke paraqitur për herë të parë bashkë në një vepër gjithë tipologjinë e korrespondencës së njerëzve dhe zyrave; ndërsa në anën tjetër e oksidentalizoi përfundimisht atë, duke e çliruar rreptësisht prej shtampave të kadinjve dhe duke shqipëruar formulat europiane të politesës e mirësjelljes. Këtij qëllimi ai nuk iu nda gjithë jetën. Megjithëse Kostë Çekrezi ishte ndarë prej romantizmit, libri i tij i korrespondencës shqiptare u shërbeu shqiptarëve për t’i ndriçuar, për t’i shpëtuar prej gabimeve, ashtu siç kishin këmbëngulur me kryeneçësi enciklopedistët francezë gati dy shekuj më herët. Ai ka qenë dhe mbetet një libër që kishte si parim themelor atë që italianët e quajnë grammatica dei incontri, gjuha e takimeve, gjuha e dialogut. Në anën tjetër, me këtë libër Kostë Çekrezi pati si synim t’i japë virtyt gjuhësor kodeve të komunikimit mes njerëzve dhe zyrave dhe t’i japë prestigj fjale njeriut shqiptar në të gjitha format e shkruara të kumteve të tij. Kështu, libri i Kostë Çekrezit synoi të krijojë qytetarin shqiptar me prestigj gjuhësor.
Udhërrëfyes për komunikim është një libër i rrallë edhe në një kuptim tjetër. Ai mund të konsiderohet një katalog i vërtetë i idiomave të urimeve, ngushëllimeve, qortimeve, po të dëshironi dhe të lajkatimeve të përvujtnisë. Regjistri i raporteve ndërnjerëzore, i raporteve të njeriut me autoritetin, me pushtetet, zyrat, gjykatat, ka në këtë libër pamjen më të imët e më të larmishme. Askund tjetër nuk gjenden gjuhësisht shprehur në marrëdhënien më të drejtë raportet e njeriut me ngjarjet themelore të jetës, me institucionet kryesore të shtetit, me avokatin dhe noterin, me gjendjen civile dhe me konsullatën, me bankën dhe me tregun, me vendësin dhe të huajin, me lajmësin e me zyrën e novullimit, me recepsionin e një hoteli dhe me zyrën e amzës të një shkolle. Kjo larmi e të shprehurit gjuhësisht të raporteve ndërnjerëzore është një thesar jo vetëm për studiuesit, por edhe për njerëzit e thjeshtë.
Sa u takon njerëzve të zakonshëm, do thënë se ky ribotim i librit të Kostë Çekrezit sipas të gjitha gjasave jo vetëm do të rikonfirmojë dobinë e vet, por njëherësh do të padisë gjendjen e mjeruar të kulturës së sotme të komunikimit, e cila vuan varfërimin gati-gati të pakthyeshëm dhe rehabilitimin e pashpresë stilistikor e njerëzor. Sot nuk ka më shprehje ndjenjash dashamirëse njerëzore, sepse të gjitha i ka zëvendësuar fjala urime. Sot nuk ka më shprehje delikate komunikimi me njerëzit, sepse të gjitha i ka zëvendësuar fjala përshëndetje. Sot madje nuk ka më as shprehje afërie njerëzore dhe pjesëmarrjeje të drejtshprehur gjuhësisht në dhimbjen e tjetrit, sepse të gjitha i ka zëvendësuar fjala ngushëllime. Dhe ky është rasti më i mirë, sepse në përgjithësi krejt këto bashkohen në një a dy shkurtesa: hi ose tung. Për të mos u shtyrë më tej, që, bie fjala, ftesat e martesës i koncepton studioja grafike ku porositen, kurse lajmërimet e vdekjes zyra e funeralit që merr përsipër shërbimin e fundmë. Dhe njeriut të ngratë, qoftë për të mirë, qoftë për të keq, nuk i bën zemra të ruajë një kopje të tyre si kujtim për pasardhësit, sepse, fundja, çfarë do t’u tregojë!
Nëse për njerëzit e zakonshëm, për ata që kanë ende një shije gjuhësore të mbijetuar (jo dhe për ata që gjuhën e kanë thjesht teknokraci kumtimi) libri Letra, shkresa, fjalëtore i Kostë Çekrezit do të jetë një arsye për t’u ndier keq, për zyrtarët shqiptarë do të jetë shkak që ta shohin veten si shembëllim të karaktereve të Katër përrallave të Zullulandit të F. Konicës. Zyrtari shqiptar nuk e di ende se kur dikujt i drejtohesh me ndajshtimin zonjë apo zotëri, detyrimisht duhet t’i drejtohesh në mbiemër. Jo, zyrtari shqiptar të drejtohet lirisht me zotëri apo zonjë dhe vijon lirisht me formën e shkurtuar të emrit: zoti Cacizoti Lymzonja Leta, zonja Lili, për shembull. Zyrtari shqiptar që përdor postën e numerizuar e shkruan tekstin e letrës së vet atje ku duhet të jetë titulli dhe nuk e kupton pse kjo postë ka dhe një kuti të madhe bosh! Zyrtari shqiptar kujton se komplimenti është një gjë e keqe, se nderimi është servilosje, se politesa është borgjeze. Zyrtari shqiptar thotë culiculum për curriculum; u thotë eprorëve o shefio njëshi, dhe nuk e ka problem se në ç’hierarki të saktë gjendet me të. Zyrtari shqiptar e nis shkresën me ju dhe e mbyll me ti; shkruan për porosinë shtetërore dhe pastaj bashkon po aty pa asnjë drojë edhe një lutje personale. Zyrtari shqiptar ngre në këmbë gjithë institucionin për të zbuluar nëse fjala stimë është shkruar gabim, sepse mund të ketë qenë stinë, dhe, nëse është shkruar drejt, a ka kuptim pozitiv apo negativ.
Zyrtari shqiptar, nëse sheh shkurtesën e post scriptum-it (P.S.) në fund të fletës pyet i habitur pse më ngatërrojnë me këtë parti.
Nëse dëshironi të shihni se cila është kultura gjuhësore zyrtare sot, që është e vetmja pasqyrë ku mund të shihet fytyra e administratës shtetërore, mjafton të këshilloni disa prej faqeve zyrtare të numerizuara të tyre. Natyrisht, jo komentet, por njoftimet, thirrjet për pjesëmarrje, shpalljet e rezultateve. Hierarkia gjuhësore që përmban libri i Kostë Çekrezit ka si përgjigje në gjendjen e sotme të komunikimit anarkinë gjuhësore, që, sido që të jetë, shpreh edhe një anarki të brendshme administrative.
Se deri ku ka mbërritur rrënimi i letërkëmbimit shqiptar, i letrave dhe shkresave bashkë, mjafton të shihni një deklaratë noteriale që ju mund të keni në shtëpi. Pikërisht në dokumentin që përmban fatin e pasurisë suaj, të shtëpisë suaj, të testamentit tuaj, do të gjeni aq shumë gabime, sa, në një vend tjetër, me stile ligjërimi të kodifikuarajo më shumë se kodifikimi që u ka bërë këtyre stileve Kostë Çekrezi në librin e tij, askush nuk do t’ia njihte vlerën juridike.
Libri i Kostë Çekrezit është një pasqyrë ku administrata e sotme shqiptare, ndoshta, nuk do të ketë guximin të shihet dhe më mirë të mos shihet. Në vendostë të shihet, dhe në pastë aq mend sa të kuptojë ndryshimin, me siguri do të thyejë pasqyrën. Por në ndodhtë që të urdhërohet të marrë si model katalogun e shkresave të Kostë Çekrezit, tek e fundit nuk ka pse të ndihet keq, sepse të mësosh prej të parit harvardist shqiptar nuk është turp. Një gjë mund të thuhet me siguri: kushdo që bën me faj gjuhën shqipe, thjesht njofton padijen e tij. Libri i Kostë Çekrezit është një avokat i shkëlqyer i shqipes zyrtare.
Duke qenë se modelet e letërkëmbimit që përmban koleksioni i Kostë Çekrezit, si të atij vetjak e familjar, ashtu dhe të komunikimit zyrtar, edhe sot e kësaj dite shërbejnë për të ndihmuar individët dhe zyrat si të shkruajnë një letër private a një shkresë administrative, në këtë botim gjuha e autorit vjen e përshtatur me drejtshkrimin e shqipes së sotme, pa prekur leksikun, frazeologjinë dhe ndërtimin e fjalisë, që ruhen si në dy botimet e para. Për të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë njohjen e tyre në këtë koleksion si specialistë të korrespondencës, filologjisë së tekstit, shkencave të komunikimit, kulturës zyrtare dhe për qëllime të tjera, në botim përfshihen shumë faksimile të letrave të botimit të vetë autorit.
Prof. dr. Shaban Sinani

Yves Chevrel: Letërsia e krahasuar


Picture


Autori i librit Letërsia e krahasuar, Yves Chevrel, parashtron qartë metodat, të vjetrat e të rejat, si dhe njohuritë e përvojën e fushës së tij. Duke e ditur se ajo, më tepër se çdo fushë tjetër, nuk mund të mbyllet në vetvete, autori kalon shpesh nga paraqitja tek shtrimi i çështjeve siç janë, p.sh.: “Drejt një arti gjithëpërfshirës?”,  “Drejt një poetike të krahasuar?”. Kaq i pasur me të dhëna, libri i tij, megjithatë, është i hapur. Jam i sigurtë se do të mbetet i tillë nga botimi në botim.
Çdo specialist i një letërsie kombëtare e di mirë se fusha e tij i ka të domosdoshme vështrimet krahasuese. Letërsia e krahasuar ka frymëzuar pamflete dhe ka nxitur polemika. Ky libër u ofron kthjell­tësisht më të rinjve një udhëzues fillestar, ndërsa më të moshuarve rastin për të riparë punën e tyre. I nisur të hartojë një manual, Yves Chevreli-i na ka dhënë në mbërritje një libër prej mjeshtri.

Marius – François Guyard

Eralda Bajram Doçi: Eja për të mos ikur


Picture


Poezia e Eralda Doçit tingëllon e bukur, e pa sforcuar dhe burimi i saj janë vetë jeta dhe ëndrrat. Poezia e Eraldës është një poezi e mençur, e cila evidenton faktin se ajo i njeh mirë temat që trajton. Poetja ka një sinqeritet deri në skaje nga mënyra si flet, si ndërton mënyrën e të shkruarit poezi. Ka stil që tani duket se është vetëm i saj. Jo vetëm kaq; poetes i intereson jo vetëm forma, jo vetëm stili poetik, të cilat janë gur themelor i të bërit poezi, por ajo i kushton rëndësi edhe shpalosjes së mendimeve që të mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë. Në fillim me romanin dhe tani me vëllimin e parë poetik, Eralda Doçi shpall se në vijim letërsia do të jetë pjesë e pashkëputur e jetës dhe e shpirtit të saj. Ajo tani dha prova se kjo lidhje me letërsinë do të jetë një bashkëjetesë e bukur dhe e suksesshme.
Sokrat Habilaj

Arshin Xhezo: Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh


Picture
Arshin Xhezo dhe fati i brezit ’70 - Bashkia e Beratit nderon gazetarin e njohur Arshin Xhezo në 70-vjetorin e lindjes. Botohet libri i lënë në dorëshkrim.

Gazetari i njohur i viteve ’80, Arshin Xhezo, nderohet në vendlindjen e tij. Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij, Bashkia  dhe Këshilli Bashkiak mirëpritën dhe miratuan propozimin ardhur nga disa personalitete të gazetarisë, midis tyre Xhevahir Spahiu, Spiro Dede, Shaban Murati, Shaban Sinani etj, por edhe nga qytetarë beratas, duke i dhënë titullin “Nderi i Qytetit”. Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, dhe dhe Nikoleta Manka, kryetare e Këshillit Bashkiak, i dorëzuan titullin bashkëshortes së Arshin Xhezos, znj. Lumturi Xhezo. Motivacioni për titullin është ky: “Gazetarit dhe publicistit të talentuar që spikati në tri dekada, duke shkruar pa u lodhur dhe pa lustër për pasqyrimin e të vërtetave jetësore, redaktorit elitar që iu besuan vepra dhe krijime të autorëve më në zë shqiptarë, mësuesit pasionant që zgjoi dhe frymëzoi tek shumë nxënës magjinë e të shkruarit dhe krijimtarisë artistike”.
Gjithashtu, në këtë kuadër, ceremonia vijoi me promovimin e librit të Arshin Xhezos me titull “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh”, lënë në dorëshkrim dhe botuar këto ditë nga shtëpia botuese “Naimi”. Arshin Xhezo ishte një autoritet në publicistikën shqiptare të viteve 1970-1980. Libri “Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh” mund të vlerësohet si një pikë referimi për të kuptuar rolin e medias, kulturës dhe shkrimtarëve në raport me diktaturën. Në një farë mënyre, libri mund të konsiderohet si një histori prej së brendshmi e publicistikës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në pasqyrë të saj edhe jeta profesionale e autorit. Për jetën dhe kontributin e Arshin Xhezos në publicistikën dhe kulturën shqiptare flasin Spiro Dede, Simon Vrusho, prof. dr. Shaban Sinani.
Libri i Arshin Xhezos është i pangjashëm me shumë libra që kanë në qëllim ndriçimin e së shkuarës: i pagjashëm jo vetëm nga ai që priste lexuesi i zakonshëm si fabul, por edhe për shkak të thellësisë, larmisë dhe kompozimit të librit. Në këtë libër nuk gjen pothuaj asgjë personale të autorit, por, megjithatë, në këtë libër autori identifikohet dhe dëshmohet më mirë dhe më saktë se sa në shumë libra autobiografikë, një pjesë e madhe e të cilëve shkruhen apo publikohen për të manipuluar e retushuar pikërisht të shkuarën. Ky është libri më i rrallë i shkruar, ndoshta, nga një gazetar: ai nuk flet dhe nuk tregon për veten, megjithëse çdo fjali dhe paragraf i librit duket edhe si biografi e tij.
Libri nis me historinë e Fan Nolit, raportet e tij me Shqipërinë komuniste dhe E. Hoxhën, dhe përfundon me Xhevahir Spahiun. Pyetja se kush kanë qenë heronjtë dhe kush kanë qenë armiqtë është pyetja më e vështirë në Shqipërinë e sotme, shkruan Arshin Xhezo në libër. Nëse respektojmë fillimisht bindjen e autorit, se heronj as ka pasur, as ka, mund të guxojmë të pohojmë se karaktere, njerëz të gjallë, disa “miq”, disa “armiq”, të tjerë edhe “miq” edhe “armiq” njëkohësisht, të gjithë personazhe të këtij libri, të paktë dhe kryesisht në të shkuarën, mund të gjejmë përmes fakteve, ngjarjeve e përjetimeve që lidhen me emra të tillë të njohur, si Fan Noli, Petro Marko, Justina Shkupi, Vexhi Buhara, Xhevahir Spahiu, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Todi Lubonja, Trifon Xhagjika, Kin Dushi, Edison Gjergo, Halil Qendro, Dhimitër Xhuvani e të tjerë. Shumica e tyre ishin miq të ngushtë të kryeredaktorit të Zërit të popullit dhe, në të njëjtën kohë, edhe njerëz nën vëzhgim si kundërshtarë të mënyrës së sundimit.
Libri ka fate dhe histori të rënda të shtypit, letërsisë dhe kulturës shqiptare në totalitarizëm, histori të analizuara me mençuri, bukuri, dinamikë dhe mprehtësi, me fakte, dëshmi dhe dokumente autentike. Këtu gazetari ndihmon studiuesin dhe anasjelltas, duke bërë refleksione dhe analiza befasuese.
“Ky libër, -thotë botuesi Naim Zoto, -më shumë se sa për censurën nga lart -këndvështrim i kudotrajtuar, flet për disiplinën ideologjike vullnetare, për totalitarizmin nga poshtë, për autocensurën - për të cilën pakkush rrëfehet apo flet publikisht. Ai flet me fakte e dëshmi për manipulimin e medias dje, në shoqërinë e kontrolluar apo të vetëkontrolluar, por edhe sot në-n demokraci, pra, në kushtet e lirisë. Dhe këtë e thotë jo si një denoncim prej disidenti të një kohe tjetër, por me shumë dhimbje, përmes dramës së njerëzve të shtypit, ku autori e identifikon edhe veten deri në fund”.

Bardhyl Demiraj: Gjak i shprishur


Picture


Autori i librit, prof. dr. Bardhyl Demiraj, falë kërkimeve të zhvilluara prej tij pranë arkivave kishtare romane, trajton një sërë çështjesh të rëndësishme për historinë e teksteve të vjetra arbëreshe dhe shqiptare. Përmes një qasjeje të veçantë ekdotike dhe një interpretimi origjinal të disa dokumenteve të vjetra, autori mbërrin në rezultate dhe përfundime të reja për historinë e filologjisë shqipe, duke hedhur dritë kështu mbi një periudhë të pastudiuar si duhet, por me interes të madh për të kuptuar zhvillimet e shekujve të mëpasmë. Me këtë libër të Bardhyl Demirajt tekstet e traditës arbëreshe i nënshtrohen një qasjeje filologjike në kuptimin e ngushtë të fjalës, sa mund të themi me plot gojën se kemi të bëjmë këtu me kontributin e parë të mirëfilltë të një autori shqiptar për filologjinë arbëreshe.
Francesco Altimari

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...