2020-06-24

Aktakuza e Gjykatës Special e Hagës në kundërshtim me rregullat e saj ligjore

A do të jap dorëheqje Thaçi pas ngritjes së aktakuzës?: Kjo është përgjigja e tij
A do të jap dorëheqje Thaçi pas ngritjes së aktakuzës?: Kjo është përgjigja e tij

Sot, Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë ndaj dy figurave kryesore të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veselit. 

Mirëpo i pyetur kohë me parë se a do të jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia,Hashim  Thaçi kishte thënë se nuk e ka as ndërmend një gjë të tillë.

Presidentit i Kosovës zt. Hashim  Thaçi, gjatë muajit prill 2020 , i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ishte pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse thirret nga Tribunali Special.



Ai kishte thënë se nëse do të ftohem nga kjo gjykatë unë do të paraqitem, por se kam ndërmend të japë dorëheqje.

“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, kishte thënë presidenti dhe gjenerali i luftës Hashim Thaçi

Ndryshe, është e çuditshme sepse deri me tani, Presidenti Thaçi nuk është ftuar nga Haga për tu marrë në pyetje.

Ndërsa zyra e Prokurorit Special ka njoftuar sot se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit. Prokuroria pretendon se janë kryer mbi 100 vrasje.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.


Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake.

Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se.

Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kuder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves.
Dite e keqe dhe e rende per Kosovën.


BE nuk dëshiron t’i komentojë aktakuzat e Speciales ndaj Thaçit dhe Veselit

BE nuk dëshiron t’i komentojë aktakuzat e Speciales ndaj  Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë aktakuzat kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

BE ka thënë se mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Nuk komentojmë procedurat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara dhe të gjitha pyetjet në lidhje me punën dhe procedurat duhet t’u drejtohen atyre”.

“Ato janë demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, që është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe për angazhimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje thuhet se është me rëndësi të veçantë që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.




Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të cilët janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

E ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ka ngjallur reagime festive në Serbi, atje mediat serbe kanë raportuar duke zërë ballinat kryesore me lajmin se “ Hashim Thaçi e  Kadri Veseli po akuzohen se kanë vrarë serbë”.


Të gjitha mediet serbe që shumica kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandar Vucic kanë shpërndarë lajmin duke thënë se “dy komandantët e UÇK’së kanë vrarë serbë” dhe për këtë do akuzohen nga Specialja në Hagë.

Vlen të theksohet se disa nga mediet serbe ju janë drejtuar Thaçit e Veselit me epitetet si “kriminelet shqiptarët që vranë serbët”.

Më poshtë ju sjellim disa nga fotot e ballinave të medieve kryesore serbe.

Dhashtë  zoti që shqiptarët nuk festojnë  dhe gëzohën për këto aktakuza të Serbisë në Hagë.

Reagon Haradinaj: Thaçi e Veseli të pafajshëm, UÇK bëri luftë të pastër

Reagon Gjeneral Ramush  Haradinaj: Hashim Thaçi e Kadri  Veseli të pafajshëm, UÇK bëri luftë të pastër

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur ndaj Presidentit Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli, duke thënë se beson në pafajësinë e tyre.

Gjeneral Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e  presidentit të Kosovës zt.Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit  Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një komunikate për media njoftoi se iu ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.


Lushtaku aktakuzat e Thaçit e Veselit i lidhë me luftën speciale që po bëhet mes SHBA-BE

Gjeneral Sami Lushtaku aktakuzat e  Hashim Thaçit e  Kadri Veselit i lidhë me luftën speciale që po bëhet mes SHBA-BE

Lidhur me paralajmërimin e aktakuzës për presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli, e publikuar nga Tribunali i Hagës, ka reaguar edhe Sami Lushtaku.

Lushtaku e ka komentuar këtë paralajmërim për çka thotë se nuk është befasi meqë Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Gjykatën Speciale, madje thotë se një zhvillim i tillë i sotëm, nuk konsiderohet ndryshe veçse politikë.

Ish-kryetari i Skenderajt, tutje ka shtuar se kjo gjë tregon se ka një lloj lufte të heshtur midis Europës dhe Amerikës.

“Është për keqardhje. Është diçka që e kemi pritë. Por nuk është ndonjë befasi kjo sepse Kuvendi e ka miratuar (Specialen).”

“Konsideroj që është politike. Ka një farë lufte të heshtur mes Evropës dhe Amerikës. Nuk është naj risi për mu dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Lushtaku shtoi se i vjen keq për të gjithë ata që iu është ngritur aktakuza, dhe se e ka konsideruar Gjykatën Speciale si raciste pasi që nuk merret me krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Unë e kam thënë vazhdimisht që ka qenë gabim votimi i kësaj Gjykate,” tha më tej  gjenereal  Sami Lushtaku.


LLadrovci: Drejtuesit kryesor të UÇK’së e përjetuan përndjekjen

Ramiz Lladrovci: Drejtuesit kryesor të UÇK’së e përjetuan përndjekjen

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit se është propozuar ngritja e aktakuzës ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale, duke thënë se të gjithë drejtuesit madhor të UÇK’së, e përjetuan përndjekjen.

Lladrovci lajmin për propozimin e ngritjes së aktakuzës ndaj presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, është lajm i padrejtë nga institucionet e drejtësisë.

Për Lladrovcin ky është lajm tronditës dhe me shqetësoi pa masë.

Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se tashmë, të gjithë drejtuesit madhor të UÇK’së, e përjetuan përndjekjen.


Syla: Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit janë cirkus, taktikë politike para Washingtonit

Valon Syla: Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit janë cirkus, taktikë politike para Washingtonit



Publicisti Valon Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.

Syla ka thënë kjo është një taktikë politike e përdorur vetëm 3 ditë para takimit të delegacionit kosovar në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka shkruar se kjo aktakuzë është një cirkus nga Gjykata Speciale.

3 ditë para bisedimeve në Washington. Kogja taktikë politike po duket aktakuza ndaj Veselit dhe Thaçit. Ani bash rrafsh 100 vrasje. Si në bonusa të fliperit… As 97 as 103, po rrafsh 100. Cirkus. Ti shohim reagimet”, ka shkruar Syla në Facebook.

Avokati Rrecaj për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit: Gjyqtari mund ta hedh poshtë aktakuzën

Avokati Tahit  Rrecaj për aktakuzën ndaj  Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit:
 Gjyqtari mund ta hedh poshtë aktakuzën

Avokati Tahir Rrecaj, ka komentuar dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Rrecaj  tha për medie  se dorëzimi është bërë me rastin e përfundimit të hetimeve.

Ai theksoi se në rast se ka prova të mjaftueshme të siguruar nga prokurori do të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.

“Dorëzimi i aktakuzës është bërë nga prokurori tek gjyqtari i procedurës. Më pas ai e vlerëson në rast se ka prova të mjaftueshme për të kaluar në shqyrtim gjyqësor. Në rast se konsiderohet se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar në shqyrtimin gjyqësor, nëse jo gjyqtari e hedh poshtë aktakuzën. Nuk ka ndonjë afat kohor se deri kur do të bëhet vlerësimi”.

Avokati shpreh keqardhje për këtë ngjarje, sepse sipas tij akuzat e paraqitura janë të rënda.

Tomë Gashi: Aktakuza e Gjykatës Special në kundërshtim me rregullat e saj ligjore

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas ngjitjes se aktakuzës nga Gjykatës Special në Hagë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli.

Tomë Gashi ka thënë se kjo aktakuzë e para e ngritur nga Zyra e Prokurorit special është në kundërshtim me rregullat e te saj ligjore.

Ndërsa tutje ai ka shtuar se kjo aktakuzë është lajm i keq për shqiptarët e Kosovës e në veçanti për ish-pjesëtarët e UÇK’së.


“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, reagon djali i Ukshin Hotit

“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, reagon djali i Ukshin Hotit


Në lidhje me aktakuzën e paralajmëruar sot nga Gjykata Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli, ka reaguar edhe i biri i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andin Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të donte të ishte po aq ‘fajtor’ sa janë Thaçi dhe Veseli në këtë rast.

“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për çlirimin e Kosovës. Histor



ia njeh shumë padrejtësi ndaj popullit shqiptar, të shtypur e të persekutuar. Kaluam shumë shekuj nën mizorinë e pushtuesve!”, ka shkruar ai.




Hoti tutje ka theksuar se ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ai që I dha fund kriminelëve pushtues, me vetëm një qëllim, lirinë e vendit, andaj sipas tij krenaria dhe lufta e kësaj ushtrie është më e madhe se çdo fletë ku hudhen shpifje e montime.

“Por ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i dha fund kriminelëve pushtues. Djem të rinj, me guxim të pashoq! Me një synim të vetëm: Lirinë e Kosovës! Krenaria dhe lufta e UÇK-së është më e madhe se çdo fletë ku hudhen në të shpifje, montime e insinuata! Aktakuza do të mbetet në mendjen e dashakëqinjëve! Pafajësia ju takon çlirimtarëve!”, ka shkruar tutje ai.
E rrallë, Haki Abazi i del në mbrojtje Thaçit e Veselit pas aktakuzës nga Gjykata Speciale

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka reaguar pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë.

Ai ka thënë se UÇK-ja kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve sepse vullneti dhe guximi i kombit nuk gjykohet.

****

ZPS: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit u publikua të mos rrezikohej procesi

Lëvizjen e sotme me publikimin e një aktakuze, e cila nuk është konfirmuar, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka arsyetuar me faktin se po të mos publikohej do të rrezikohej procesi. Kjo, sipas tyre, për shkak të tentativave të vazhdueshme të të dyshuarve, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të shfuqizojnë Ligjin që mundëson punën e Speciales.

Ndryshimi i qëndrimit të 4 deputetëve të PDK-së në vitin 2015 kishte bërë që të votohen për herë të dytë amendamentet kushtetuese që mundësuan funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Por dy vjet më vonë, në një lëvizje të papritur, ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, e PDK-ja ndryshuan qëndrimin.

Thirrjet se Gjykata do të pastrojë luftën e UÇK-së u kthyen në kundërshtim për Specialen.

Menjëherë pas kësaj filluan tentimet e para për shfuqizimin e Ligjit që lejoi punën e Gjykatës dhe të Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Fillimisht, në dhjetor të 2017-s, organizatat e dala nga lufta filluan një peticion që kërkohej ndryshimi i këtij ligji.

Por kjo nuk mbeti tentativa e vetme.

Më 22 dhjetor të po këtij viti, 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës pas një seance të zakonshme filluan të mblidhnin nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të votohej rrëzimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

E menjëherë Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit atëherë, thirri mbledhjen e Kryesisë.

Një gjë e tillë kishte nxitur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Thikë pas shpine e kishte quajtur këtë tentativë ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Kosovë, e ai britanik – natën më të rrezikshme të pasluftës në Kosovë.

Por, një nismë të tillë e kishte mbështetur presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Nën presionin e ndërkombëtarëve, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të thërriste seancën e jashtëzakonshme në mungesë të kuorumit, meqë LDK-ja dhe Vetëvendosje mungonin.

Vonë natën u thirr një mbledhje tjetër, e cila gjithashtu dështoi.

Gjithashtu, në mars të 2020-s,  kemi  publikuar një letër që presidenti Hashim Thaçi i kishte shkruar sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku  Hashim Thaçi ankohet për mospunën e duhur të Dhomave të Specializuara.

“Më duhet të shpreh rezerva serioze, në emër të institucioneve të Kosovës, që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë dhënë rezultate siç është paraparë me mandatin e vet të përcaktuar në letrat e BE-së me marrëveshjen me shtetin nikoqir, Holandën”, thuhej në letrën e Thaçit.

Që nga funksionalizimi i Dhomave të Specializuara në Hagë janë intervistuar qindra ish-zyrtarë të UÇK-së.

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, tha se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet në muajt e ardhshëm, sepse, siç tha ai, është një problem kompleks që ka vazhduar për dekada dhe do të zgjidhet.

Dusan Janjic Archives - European Western Balkans



Duke komentuar rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ai tha në TV Prva se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq kishte të drejtë kur tha se ishte e rëndësishme që ata të arrinin një fitore të rëndësishme dhe se do të kishin një numër të madh deputetësh, sepse, thotë ai, kjo ka të bëjë me shumë përpjekje për të zgjidhur çështjen e Kosovës, situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe angazhimin e Serbisë në BE.

Pas një fitore kaq bindëse të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), ai pret presion të madh ndaj Aleksandër  Vuçiqit për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke marrë parasysh se, siç tha, ai “e gjithë fuqia do të jetë në duart e tij”.

Prof.Dushan Janjiq tha se tema e ndarjes së territorit të Kosovës nuk është e re, është gjithmonë atje, thotë ai, por nuk do të jetë në tryezën në Washington, më 27 qershor 2020. Ai pohon se tema e ndarjes së territorit të Kosovës kurrë nuk do të jetë temë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , por ai mund të rigjallërojë çështjen e “demarkacionit, pra demarkacionin”.

Duke folur për qeverinë e re të  Prof.dr.Avdullah Hotit, ai thotë se ajo u formua shpejt, por me shkathtësi, dhe se ka studentë amerikanë në të, si dhe studentë britanikë dhe francezë.

Sipas Dushan Janjiqit, tani është koha që Serbia të merret me veten e saj. Tani, thotë ai, nuk ka më justifikime politike dhe histori për problemet.

Si një zgjidhje e mundshme, ai dha tri ide – një dialog për demarkacion, i cili nuk mund të kalojë, tjetri është status quo-ja, që shumica e dëshiron, dhe që, sipas tij, do të jetë problemi më i madh për  Aleksandër Vuçiqin dhe përfundimisht normalizimi.

Në të njëjtën kohë, ai thekson, kur bëhet fjalë për normalizimin, duhet luftuar për ndryshimin që zgjidhja të trajtohet si njohje, dhe të mos jetë njohje, dhe ai përmendi “pranimin e ekzistencës” si një shembull.

Dhe e dyta është, shtoi  Dushan Janjiq, si të bëjmë parimet e demarkacionit pa qenë etnik dhe të plotësojmë interesa ekonomike, ato të sigurisë dhe interesa të tjera.

SHBA’ja është më tolerante se BE’ja për marrëveshjen Kosovë-Serbi


Megjithatë ai thotë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më i hapur, pasi që dëshirojnë një marrëveshje që është e pranueshme.

“ SHBA-të kanë qëndrime më të thjeshta sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes. Uashingtoni është më tolerant se Brukseli. SHBA-ja nuk kërkon përmbushjen e të gjitha normave, ata vetëm po kërkojnë të nënshkruajnë për diçka që palët kanë rëndë dakord”, ka thënë ai për telegraf.rs.

Sipas tij ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ka dallime të vogla sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, megjithatë thotë se dy superfuqitë pajtohen për gjërat thelbësore.

Janjiq thotë se vendosja e administratës së re në BE, dhe caktimi i kryenegociatorit të ri, do të ketë një imapkt të ri në dialog.

“ Në vjeshtë, Komisioni i ri Evropian do të merr detyrën, dhe më pas do ta zgjedhin negociatorin e ri. Kjo mund të interpretohet edhe si iniciativë e re”, shprehet Janjic.

Për Janjiq caktimi i ndërmjetësuesit të ri, do t’i jap jetë dialogut.

“ Negociatori i ri do të sjell diçka të re, kështu që ky dialog do të kthehet në jetë”, ka shtuar ndër të tjera analisti serb.

F.B.

Edhe pakë ditë promovohët në Prishtinë ,libri “Leksikon enciklopedik”.


Libri botohet nga Shtëpia Botuese Flomed ShPK Prishtinë. Është vepër kapitale e cila trajton shkencën , letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi edhe në diasporë.

"Leksikoni enciklopedik”, është vepra e parë e kësaj natyre në hapësirën shqipfolëse. 

Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e ASHASHA që i përfshinë 352 personalitete të shquara të shkencës , letërsisë dhe artit që kanë lënë gjurmë në fushën e dijës!

Specifikë e veçantë e librit është se ai mbartë elemente vlerësuese ku biografitë dhe bibliografitë e tyre janë të përshkruara mirë në libër!

“Leksikoni enciklopedik”, posedon një bord, me emrat më të shquar në fushat e tyre(Akademik Hakif Bajramin,Akademik Dibran Fyllin,Akademik Nijazi Halilin,Akademik Naim Kelmendin, Mr.sc.Fatmir Halimin, prof.Abdullah Troshupën), e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti shkencor, letrar dhe artistik.

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë në këtë libër voluminoz.

Mendoj që në këtë fjalori enciklopedik, unë si autor (  Flori Bruqi)si dhe Bordin redaktues enciklopedik ka bërë një punë të madhe në  sistemimin  e plotë dhe shumë të ngjeshur të vlerave  në trojet gjithëshqiptare që kanë krijuar shkencëtaret , letraret  , artistët  shqiptar ndër shekuj.

Autor i Librit ,si dhe  Bordi redaktues nuk mund ta  bëjmë plotësojnë  historinë krijuese me një libër enciklopedik . Enciklopedia  në të  ardhmën  do të jetë tejet e përmbledhur dhe shumë koncize.

Shpresojmë që në botimet e reja enciklopedike nuk  do të lihen pa u përmendur individet si  institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që  do të jenë pjesë përbërëse e  Leksikonit enciklopedik 2, të ASHASHA-së.

Çdo kush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit  dhe Bordit ishte që  ne ta plotësojmë ketë leksikon enciklopedik deri ditën e fundit.

Unë si autor dhe iniciator kam një lloj përgjegjësie se është botim akademik, i një niveli shumë të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik janë futur në ketë vepër kapitale “Leksikon enciklopedik”.

Së shpejti gjatë muajit korrik 2020  , libri  do të përurohet në Prishtinë , në Bibliotekën Kombëtare, ku vetë  lexuesi  do ta kupton  dhembjen si  dhe punën tonë disa vjeçare pa mjete dhe ndihma shtetërore finansiare .

Flori Bruqi 

Mirënjohje pa kufi për veprën tënde të papërsëritur dhe madhështore(Leksikon enciklopedik)




Flori Bruqi :Mirënjohje pa kufi për veprën tënde të papërsëritur dhe madhështore.

Njerëzit e mëdhenj bëjnë vepra të mëdha e nuk kishte si të mos dilte nga mendja dhe dora jote ky libër, ky monument i shumëpritur nga kombi juaj i shtrenjtë, nga kombi të cilit i je përkushtuar, ai shqiptar.

Kjo vepër nuk është shkrim dosido, por është një pasuri që mban brenda jo vetëm njerëz e figura të spikatura, por mban personalitete që në vetvete mbajnë vlerë intelektuale, shkencore, kulturore, akademike, mbajnë element të spikatur për të cilat ka kaq shumë nevojë shqiptarizma.

Ju arritët jo vetëm t’i mblidhnit këto vlera e personalitete, por edhe t’i gruponit për të bërë më të lehtë kujdo përthithjen e intelektit të tyre. Ju jo vetëm ngritët në lartësitë e paimagjinuara punën dhe përpjekjet e tyre, por u dhatë mundësi gjithkujt të përfitoj nga këto produkte intelektuale.

Ju na treguat edhe njëherë se jeni në krye të plejadës së dijes e diturisë. Keni ditur jo vetëm të krijoni, por edhe më kryesorja të shpërndani dije e dituri në mbarë shqiptarizmën tuaj të shtrenjtë.

Me këtë vepër të pa çmuar mundi Juaj po çimentohet, po lartësohet e po merr vlera të paimagjinueshme.

Po mbeteni i paharruar miku im, po mbeteni i pashuar në këtë vend që ka kaq shumë nevojë për dritë e dituri.

Miku juaj

Adem Avdia

Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë grusht,dhe trosha e bukës barot

LUFTA E OPINIONEVE
Guxim Shqiptar - Bruqi, Flori, 2008
( Nevoja për të fituar lirinë, na detyroi dorën ta bëjmë grusht,dhe trosha e bukës barot )

Libri "Guxim shqiptar" i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj.

Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.

Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,.. e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës,urrejtjen e "bujtësve" këtej, veprimet e tyre prej armiku.

Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut.

Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku,pa një të rënë në rrënjë të fjalës.Alfabeti i lirisë është ai i moçmi,me pushkë, me dije, me guxim.

Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. 

Libri "Guxim shqiptar" është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës.

Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia,politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia.

Libri "Guxim shqiptar" ka një leksik të pasur, të rrjedhshëm e me figura të kohës sonë.

Temat në këtë libër janë nga "ish përditshmëria" jonë e luftës dhe e opinioneve.

Lufta e Kosovës në këtë libër është me plot guximtarë dhe kryengritës të devotshëm.

Asnjë fjalë e asaj kohe tregon Bruqi nuk ishte pa beteja, pa një guxim në vete.Nevoja për liri krijoka vullnetin për liri.

Nuk ishte i lehtë rebelimi nën atë pushtues.Çdo njeri që nku pajtohej me gjenocidistët serb, ai duhet të ishte trim dhe trim shkuar trimave.Mirëpo,fuqia e popullit është fuqia e pareshtur e betejave të tij.

Në atë kohë të "Guximit shqiptar" çdo njeri i etnikumit tonë ishte në luftë, në betejen e tij për të mbijetuar.Pak janë ata që janë fshehur hijeve.në këtë temë kujtoj se kam shkruar mjaft.

Çlirimi i Kosovës nuk ishte i lehtë, pë këtë dëshmojnë të rënët. Flori Bruqi deri më tash ka botuar shumë  libra.Libri "Guxim shqiptar" është libri më  i guximshëm i  radhës. Krijimtaria e Floriut është e gjerë dhe e thellë.

Veprat e Floriut janë të vlerësuara nga kritika.Bruqi është një figurë e madhe në letërsinë tonë, ai deri tani ka shkruar disa vepra...

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën "Rilindja" të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti .

Pra,kolona e veprave të Flori Bruqit është mrekullisht me ngjyra.Pejsazheve të këtyre veprave nuk i hyhet pa i lexuar të gjitha.Shqetësimet e shkrimtarit,poetit dhe studiusit Flori Bruqi, në gjitha veprat e tij ka një gjë të paemër të dhimbjes së pazgjidhur që ende vazhdon.Libri i Flori Bruqit, "Guxim shqiptar"ka 73 tituj, dhe 403 faqe.Urime autorit për libër, dhe Shëndet.

Rrustem Geci - Dortmund

Libër që spikat me tematikën dhe gjerësinë njohëse të shumë fakteve e të vërtetash.

Guxim Shqiptar - Bruqi, Flori, 2008


Flori Bruqi me veprën "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj. Publicisti,shkrimtari,poeti, Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, "Guxim shqiptar", botim i 2008 në Prishtinë.

Autor i shumë  veprave letrare e publicistike, por edhe fushash tjera, që kanë zgjuar interesimin e lexuesit por që kanë ngritur në shumë raste edhe reagime, polemika,kritika nga më të ndryshmet e nga më të ashprat, nëpër faqet e shtypit të kohës, etj, Flori Bruqi vjen para lexuesit sërish me një vepër të re, sa të çmuar, sa të lexuar, por edhe mjaft interesante për lëndën që përmban ky libër.

Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se:"Poeti i frymëzimeve të "Zjarrit të diellit",1995,me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari.", Flori Bruqi me librin "Guxim shqiptar" spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe "të pasurohet" me leximin e saj.

Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin "Guxim shqiptar" do të shprehet:".përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit,shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie,të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.", autori i librit Flori Bruqi, ia ka arritur qëllimit në sajimin e një vepre me interes për publicistikën tonë, mbase edhe për shkencën shqiptare përgjithësisht.

Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparta dhe shqiptarët; Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës (neo)koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit,Camëria,Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm.

(Naim Kelmendi është shkrimtar dhe gazetar nga Prishtina)

2020-06-23

Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, më 27 qershor 2020 në Washington , po përcillet me paqartësi,ngase Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet për udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

4-day Washington D.C. School Trip | WorldStrides Educational Travel


Derisa krerët e institucioneve të Kosovës thonë se kanë vizion të qartë e pajtueshmëri për rifillimin e dialogut me Serbinë, analistët politikë konsiderojnë se ky proces është i mbushur me paqartësi të mëdha.
Miroslav Lajcak | Balkan Insight




Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të administratës së presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më 27 qershor 2020 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti do të takohen me përfaqësuesit e Serbisë.

Prof.dr.Abdullah Hoti para takimit në Uashington ka paralajmëruar takimet bilaterale në Bruksel me udhëheqësit të BE-së.

Ky takimi i Brukselit u paralajmërua vetëm pak kohë më parë. Është e paqartë se çka do të diskutohet, është e paqartë se kush do të shkojë nga pala kosovare në atë takim, ndërsa kemi të paralajmëruar takimin në Uashington, ku që, përveç se po përmendet se do të diskutohet për çështje ekonomike është e paqartë se cili është rezultati i pritshëm i këtyre bisedimeve. Nuk e kemi të qartë nëse po flasim për dy procese të ndara apo për një proces, apo sesi këto dy procese do të komplementohen me njëra-tjetrën.

Thaçi dhe Hoti harmonizojnë qëndrimet para udhëtimit në SHBA


Hashim Thaçi dhe Abdullah  Hoti janë takuar të martën para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe takimit të kryeministrit Hoti në Bruksel, për t’i harmonizuar dhe koordinuar qëndrimet për takimin e 27 qershorit 2020  në Shtëpinë e Bardhë për dialogun politik me Serbinë.
Me heqjen e reciprocitetit të Kosovës me Serbinë, Hashim Thaçi dhe ...


Përmes një komunikate për media, presidenti Hashim  Thaçi citohet të ketë thënë se dialogu “pritet të jetë i vështirë”.

Republika e Kosovës është e bekuar me mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë”, është thënë në komunikatën e presidencës.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se zgjidhja e problemeve ekonomike, heqja e barrierave tregtare, lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale, do të jenë temat kryesore të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.


Kryeministri prof.dr.Abdullah Hoti ka paralajmëruar se në Uashington do të udhëtojë me synim të përafrimit apo arritjes së marrëveshjes me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të raporteve ndërshtetërore, që do të çonte drejt njohjeve reciproke.

Ramush Haradinaj: Albin Kurti dhe Avdullah Hoti janë "Qyqana ...


Në anën tjetër, në LV,  kanë thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet për udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

LVV thotë se : Dialogu i papërgatitur mirë dhe pa parime, gjithmonë i ka sjellë dëme Kosovës dhe jo rastësisht i kemi përmendur marrëveshjet e dëmshme në vazhdimësi që në atë kohë qeveritë e kaluara i kanë nënshkruar në Bruksel. Prandaj ne padyshim jeni të shqetësuar në raport me situatën aktuale dhe kërkojmë llogari për veprimet që qeveria ilegale po bën.

Derisa Hoti i kërkon shefit të tij, ta heq taksën menjëherë, Kurti ...

Që nga fundi i 2018 dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës 100 për qind. Taksën, të cilën e kishte vendosur qeveria e Ramush Haradinajt, e ka zëvendësuar me masa reciproke tregtare ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 1 prill 2020.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kundër vendosjes së masave ndaj Serbisë, para së gjithash për shkak se, siç kishin theksuar, ato e frenonin dialogun ndërmjet dy palëve. Me shkuarjen e  Albin Kurtit dhe ardhjen e  prof.dr.Abdullah Hotit në krye të qeverisë, janë larguar të gjitha barrierat tregtare dhe në këtë mënyrë i është dhënë shansi Serbisë që të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Në të njëjtën kohe, edhe zyrtarët evropian po bëjnë përpjekje për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë muajin tjetër.

EU Envoy Lajcak: Kosovo-Serbia Land Swap Not on EU's Agenda - Exit ...

Stano ka thënë se BE-ja po vazhdon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim, duke përmendur vizitën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...