2020-10-27
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Kosovë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga ky virus.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 141 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.416.
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 440 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.984 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.
Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19
Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19
Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë i tejkaloi 769 mijë, numri i rasteve të infeksionit është mbi 21 milionë e 617 mijë dhe deri më tani më shumë se 14 milionë e 334 mijë njerëz janë shëruar nga virusi.
16.08.2020 ~ 27.10.2020
Situata e koronavirusit në botë, 16 gusht:
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)
Në ShBA, vendi më i prekur nga pandemia në botë, numri i viktimave ka shkuar në 172 mijë e 600 dhe numri i rasteve të infektuara është mbi 5 milionë e 529 mijë raste të infektuara.
- Brazil
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.576 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 3.317.096 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 107.297 me 709 vdekje të reja.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686.122 raste dhe 26.613 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.404.272.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine dhe radhitet në vendin e dytë në botë pas ShBA-së për sa i përket numrit të rasteve.
- Indi
Në Indi i cili është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në botë në 24 orët e fundit janë shënuar 944 vdekje.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 63.490 raste të reja, duke e rritur në 2.589.682 numrin e të infektuarve ndërsa me 944 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49.980 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur gjithsej në 1.862.258.
- Meksikë
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 635 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55.543. Ndërkaq, me 6.345 raste të reja, është rritur në 517.714 numri i të infektuarve me COVID-19.
Deri më tani, në vend janë shëruar 351.372 persona të prekur me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
- Gjermani
Në Gjermani deri më tani kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) 9 mijë e 290 njerëz. Në rajonin Ludwigslust-Parchim të landit Meklenburg-Pomerania e Perëndimit (Mecklenburg-Vorpommern) ka ngjallur debat rregullimi ligjor për shkëputjen e fëmijëve nga prindërit në rast të shkeljes së rregullit të karantimit që zbatohet në kuadër të masave kundër pandemisë.
- Francë
Me 3 vdekjet e reja që janë regjistruar në Francë për shkak të koronavirusit ka shkuar në 30 mijë e 409 numri i viktimave, kurse numri i rasteve të infektuara është rritur në 238 mijë e 169, përfshi 3.310 rastet e reja që janë regjistruar ditën e fundit.
- Rusi
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.969 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 922.853 ndërsa me 68 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 15.685.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 732.968 me 3.557 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0,6 për qind ka rënë në 0,5 për qind dhe tek 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 252.374, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.656.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 312 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 32.5 milionë.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.
Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.
- Iran
Me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 19.639 numri i përgjithshëm i viktimave në vend.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror tha se me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur në 19.639 ndërsa me 2.133 raste të reja arrin në 343.203 numri i rasteve.
Ajo shtoi se 3.881 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 297.486.
Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.861.825 teste për COVID-19.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
-Afrikë
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.112.732 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).
Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 11.390 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.112.732 numrin e rasteve ndërsa me 234 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 25.377.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 11.677 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.141 dhe në Algjeri 1.360 vdekje.
Në Mauricius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Ishujt Sejshele dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 583.653 raste, Egjipti me 96.336 dhe Nigeria me 48.770 raste.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë arrin në 827.988.
- Kosovë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga ky virus.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 141 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.416.
Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 440 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.984 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.
Flori Bruqi :Të vërtetat e COVID-19, ekzistoi vite më parë apo u krijua në laborator?
Shkencëtarë nga e gjithë bota po studiojnë kur dhe ku filloi potencialisht koronavirusi i ri (COVID-19). “Për shkak të raportimeve të mediave perëndimore, të fokusuara në Kinë, pjesa më e madhe e botës beson se koronavirusi i ri u shpërnda në të gjitha shtetet e tjera nga Kina, por kjo është provuar si një teori e gabuar”.
Kështu shkruan Qendra e Ekspertëve kanadez “Global Research” në një artikull shkencor, ku citohen dhe virologët kinezë, të cilët kanë konstatuar se Covid-19 në Iran dhe Itali ka pësuar një mutacion gjenetik.
Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi disa artikuj duke nënvizuar faktin se origjina e virusit të ri nuk është nga Wuhani në Kinë, siç supozohet aktualisht. Daniel Lucey, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown, pranoi se virusi mund ta ketë pikënisjen nga diku tjetër, pasi nga 41 rastet e para në Wuhan, 13 prej tyre nuk kanë pasur qasje në tregun e ushqimit të detit Huanan, ku u shënuan të infektuarit fillestarë.
Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar se një version më i butë i Covid-19, ka qarkulluar me shumë mundësi mes popullatës për vite, ndoshta dhe dekada. Revista shkencore “Cell”, publikoi një studim nga ekspertë në Kinë dhe Australi që mbështesin këtë teori, duke nënvizuar se virusi pësoi mutacion gjenetik gjatë periudhës së përhapjes së fshehtë, përpara dhjetorit të 2019-ës.Ekspertët e shëndetësisë kanë hedhur poshtë dhe teorinë konspirative se virusi është prodhuar në laborator. Pesë shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia, publikuan një studim, në të cilin konstatohej se koronavirusi i ri nuk është ndërtuar në laborator dhe se nuk mund të manipulohet qëllimisht.Një gjë mund t’iu them, kjo nuk është një armë biologjike, askush se krijoi atë në një laborator. Ky është një prodhim i natyrës”, thekson Doktor Robert Garry, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane. Edhe këta ekspertë përjashtuan Wuhanin si epiqendër e shpërthimit të pandemisë.
“Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë”.
Pandemia e COVID-19 po lë pas një krizë globale ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Kriza rrezikon të kthejë prapa hapat e bëra për të rritur barazinë gjinore gjatë dekadave të kaluara, me gra të prekura në mënyrë disproporcionale për shkak të përfaqësimit të tyre në sektorë të goditur nga politikat e bllokimit, gjasat për të qenë në punë më të ulëta ose më pak të mbrojtura, si dhe kohën e shtuar për kujdes.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Webinar, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në partneritet me Women20, me temë “Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë”.
Gjatë këtij takimi virtual, Ministrja Denaj, informoi të pranishmit mbi masat e marra nga qeveria shqiptare për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet dy paketave për pagat dhe dy garancitë sovrane.
Ministrja gjithashtu theksoi se do të ketë rekomandime të qarta për politikat mbështetëse ndaj gjinisë, si mbështetje të aftësisë për të bërë biznes dhe qëndrueshmërisë së sipërmarrjes femërore.
Ndërsa Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, vlerësoi përvojën e vetë Bankës për të punuar dhe investuar në sektorin privat. Z. Chakrabarti theksoi së pjesëmarrja e shtuar e grave në ekonomi dhe role drejtuese, ka impakt të gjerë në përformim më të mirë të ekonomisë në tërësi.
Në këtë panel të nivelit të lartë me ekspertë nga Qeveritë, akademikë dhe sektori privat, morën pjesë edhe Guvernatorë të tjerë të vendeve anëtare të BERZH.
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 persona kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 19.729 dhe numri i të vdekurve në 487.
Gjatë orëve të fundit janë shëruar 103 qytetarë, duke e çuar në 10.808 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa raste aktive janë 8.434.
Sipas njoftimit të ministrisë, aktualisht në spitale po trajtohen 285 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 119.607 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Gianni Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino,, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19)
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Organi drejtues i futbollit në botë njoftoi se ekzekutivi 50-vjeçar zvicerano-italian ka simptoma të lehta dhe është vendosur në karantinë për dhjetë ditë.
Infantino u zgjodh president i FIFA-s në vitin 2016, ndërsa vitin e kaluar u rizgjodh për një mandat tjetër katër-vjeçar.
Para se të shërbente në FIFA, Infantino punoi për UEFA-n, organin drejtues të futbollit të Evropës.
Kryediplomati rus Sergey Lavrov pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19
Kryediplomati rus vetë-izolohet pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19
Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov ndihet mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por udhëtimet e punës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 28-29 tetor, janë prolonguar për një datë tjetër
Elena Teslova |
27.10.2020
Kryediplomati rus vetë-izolohet pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19
Moskë
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, është vetë-izoluar pasi ishte në kontakt me një person që rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov ndihet mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por udhëtimet e punës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 28-29 tetor, janë prolonguar për një datë tjetër.
Sot më herët, Rusia njoftoi numrin rekord të vdekjeve ditore që nga shpërthimi i pandemisë.
Kryeshefja sanitare e Rusisë, Anna Popova, njoftoi se nga dita e nesërme do të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet argëtuese nga ora 11 në mbrëmje deri në orën 6 të mëngjesit.
Ajo tha se nëse situata vazhdon të përkeqësohet, autoritetet mund të vendosin masa më të rrepta.
Në Rusi është e detyrueshme mbajtja e maskës në transportin publik, vende parkimi, ashensorë dhe në tubime masive ku janë të pranishëm 50 ose më shumë njerëz.
Që nga shfaqja dhjetorin e kaluar në Kinë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pozitiv për COVID-19 në të gjithë botën kanë rezultuar pothuajse 43.5 milionë persona, përfshirë mbi 1.1 milionë të vdekur dhe rreth 29.2 milionë të shëruar.
SHBA, India dhe Brazili aktualisht janë vendet më të prekura. Rusia renditet vendi i katërt më i prekur nga pandemia COVID-19.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...