Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/31

Shën Shtjefni - martiri i parë i krishterimit


Prof. dr. Naser Ferri


Sipas traditës së krishtere Shtjefni ishte martiri i parë i krishterë dhe njëri nga 7 dhjakët e parë të krishterimit në përgjithësi. Në bazë të emrit të tij supozohet që me origjinë ishte hebre i helenizuar.

Në aspektin etimologjik emri Shtjefën rrjedh nga fjala greke “Stephanos “që do të thotë kurorë dhe Shën Shtjefni konsiderohet kurorë e martirëve të krishterimit. Në pikëpamje ikonografike paraqitet si njeri pa mjekër me 3 gurë dhe me palmë të martirëve në duar dhe i veshur në veshje të murgjve.

Skena e vrasjes së Shën Shtjefnit me goditje me gurë nga turma

Meqë kishte përqafuar mjaft herët mësimin e Krishtit apostuj e caktuan si një ndër 7 dhjakët e parë të krishterë së bashku me Filipin, Prokorin, Nikanorin, Timonin, Parmenasin dhe Nikollen që t’i ndihmojnë të varfrit dhe t’i konvertojnë hebrenjtë e interesuar për krishtërimin.

Në shumë vende të krishtera dita e 26 dhjetorit festohet si kremte e Shën Shtjefnit protomartir. Në Kataloni psh. kjo festë quhet Sant Esteve, në Francë Saint Etienne etj.

Në kishën lindore katolike të cilat aplikojnë ritin bizantin si dhe në kishën ortodokse dita e Shën Shtjefnit festohet më 27 dhjetor, datë kjo e cila korrespondon me 9 janar sipas kalendarit gregorian.

Gjatë verës festohet edhe dita e 3 gushtit si “Ditë e Zbulimit” që ka të bëjë me zbulimin e relikteve të Shën Shtjefnit në vitin 415 të erës sonë gjatë sundimit të perandorit Honorius.

Kisha ortodokse ndërkaq kremton zbulimin e relikteve të këtij shenjtori më 15 shtator, ndërsa më 2 gusht transferimin e relikteve të tij në Jerusalem.

Ky shenjtor ishte i respektuar për shkak të aftësive të veta oratorike,të autoritetit që kishte, virtyteve të shenjta si dhe p[r shkak të mençurisë.

Për shkak të besimit të vet kishte nxitur urrejtje tek priftërinjtë e Tempullit dhe ishte ngarkuar me akuza të rrejshme për blasfemi ndaj Mojsiut dhe ndaj Perëndisë. Për këtë arsye kishte dal para gjyqit Sanhedrin(gjyqi suprem i hebrenjve) më 26 dhjetor të vitit 35 të erës sonë.

Sipas burimeve kishtare në mbrojtje të vet ndaj akuzave të kurdisura ai kishte ngritur kokën drejt qiellit dhe kishte thënë: “Shoh qiellin duke u hapur dhe dhe të birin e njeriut që qëndron në anën e djathtë të Zotit”.E kishte pas fjalën për Jezu Krishtin i cili ishte i gatshëm për ta pranuar dhe mbrojtur atë. Po ashtu kishte akuzuar gjyqtarët se e kishin vrarë vetë Jezu Krishtin me një gjykim të këtillë.

Si pasojë e kësaj turma e tërbuar e kishte nxjerr me dhunë atë jashtë qytetit dhe e kishte vra duke e goditur me gurë deri në vdekje por ai përkundër kësaj e kishte lutur Zotin që mos t’i dënojë armiqtë dhe vrasësit e tij.

Në këtë mënyrë Shtjefni u bë i pari nga ithtarët e Jezu Krishtit i cili fitoi kurorën e martirit sepse kishte vdekur për shkak të dashurisë ndaj Krishtit. Në gjyqin dhe gjatë ekzekutimit të tij kishte qenë prezent edhe Sauli i cili më vonë pas konvertimit, do të njihet si Shën Pali.

Dita e vdekjes së Shtjefnit u bë ditë e kremtes ndërsa ai vetë u bë shenjtor mbrojtës i gurgdhendësve e në kishë ortodokse ruse konsiderohet edhe shërues i kokëdhembjeve.

Varri i Shën Shtjefnit nuk dihej për shumë shekuj derisa prifti i quajtur Lucian nuk e kishte gjetur në lokalitetin Capar Gamala në veri nga Jerusalemi dhe eshtrat e tij i kishte transferuar në një kishë në malin Sion në Jerusalem ku në vitin 460 të erës sonë ia kishin ngritur bazilikën, ndërsa në kohën e sundimit të perandorit Theodosi kah mesi i shekullit V reliktet e tij ishin transferuar në Konstantinopojë.

Shën Shtjefni respektohej dhe respektohet në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës si në Batroun të Libanonit, Vienë të Austrisë, Romë të Italisë, Damask të Sirisë, në Jerusalem të Palestines, në Dablin të Irlandës, në Londër të Anglisë, pastaj në Manilla të Filipineve, në San Salvador dhe në Brisbejn të Australisë, e edhe në Universitetin e Oxfordit madje nga katolikët si dhe nga anglikanët dhe luteranët në shumë vende të tjera të botës si në Kroaci, Sllovaki, Poloni, Itali,Gjermani e tj.

Në Kanada, Australi, Zelandë dhe vendet e Komonvelthit dita e Shën Shtjefnit kremtohet si festë kombëtare ndërsa kjo ditë në Angli quhet “Boxing day” dhe këtë ditë të pasurit i ndihmojnë shërbëtorët e vet me ushqim dhe dhurata dhe u japin ditë të lire për t’i festuar Kërshëndellat me familje, ndërsa nëpër të gjitha kishat angleze hapen kutitë e lëmoshës dhe të hollat ua shpërndajnë të varfërve. Vend të posaçëm Shën Shtjefni zë në këngën angleze të Kërshëndellave: “God King Wenceslaus”.

Përkundër faktit që njihet si martir i parë i krishterimit, në trojet shqiptare kulti i tij është mjaft pak i përhapur. Ç’është e vërteta Shën Shtjefni përmendet qysh në vitin 1319 si pajtor i qytetit të Shkodrës, në kalanë e të cilit ia kishin ndërtuar edhe një kishë e cila, sipas disa burimeve për një kohë shërbente si katedrale e qytetit.

Po në shekullin XIV në averset (faqet e para) e monedhave të prera në Shkodër ishte paraqitur portreti i këtij shenjtori. Elsie i përcjell të dhënat që i jep Cordignano sipas të cilave në shekullin XVIInë Shqipëri ka pasur 7 kisha katolike që bartnin emrin e Shën Shtjefnit si dhe një kishë ortodokse që i kushtohej këtij shenjtori ndërsa në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kishë katolike që bart emrin e këtij shenjtori.

Në Dardani ndërkaq martirët e parë të dëshmuar sipas burimeve kishtare ishin vëllezërit binak Flori dhe Lauri nga shekulli II të e.s., të cilët pas martirizimit të mësuesve të tyre Proculus dhe Maximus nga Bizantioni u shpërngulen në Ulpianë të Dardanisë.Ata ishin gurgdhendës dhe ndërtonin një tempull pagan ne Ulpianë kur, sipas gojëdhënës, një copëz guri iu ngul djalit të një prifti pagan në sy.

Flori dhe Lauri iu kishin lutur Zotit dhe kishin bërë kryq mbi syrin e djalit dhe ai ishte shëndosh menjëherë por ata ishin dënuar për besimin që e kishin dhe ishin ekzekutuar dhe martirizuar. Një shekull më vonë reliket e tyre ishin transferuar në Konstantinopojë.

Nga vdekja e tyre e deri me sot edhe Shën Shtjefni si edhe Flori dhe Lauri kanë mbet simbole të martirëve, respektivisht të atyre që vuajnë dhe vdesin duke mos hequr dorë nga bindjet e veta religjioze.

“Decision Points” i Bushit libri më i shitur në SHBA

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka sfiduar të gjithë shkrimtarët në Amerikë. Libri autobiografik i tij “Decision Points” në të cilin ish - presidenti rrëfen për gjithë periudhën e tij si president i SHBA-së, dy javë pas botimit është duke kryesuar si libri më i shitur në Amerikë. Plot 25 milionë kopje janë shitur në gjithë libraritë amerikane.

Në vendin e dytë është libri i shkrimtares Laura Hillenbrand, “Unbroken”, një histori dashurie ndërmjet një vajze së botës së zhvilluar dhe një djali që jeton në Afrikë e që llogaritet si ‘bota e tretë’. Librat me pak a shumë histori të njëjta për dashurinë janë në listën e librave më të shitur. Libri “Elf on the Shelf” i autores Carol V.Aebersold është në vendin e tretë i pasuar nga libri “Life” i shkruar nga autorët Keith Richards dhe James Fox.

Pesëshen e librave më të shitur të javës e mbyll libri i autorit Jon Stewart “Earth” që rrëfen për ngrohjen globale.

Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova ka kërkuar krijimin e shtetit “Ilirida”

“Idenë e krijimit të shtetit “Ilirida” e imponon dhe mbështet Turqia. Në Athinë erdhi një biznesmen i madh dhe i pasur nga Turqia, me të cilin unë bisedova. Për shkak të fuqisë ekonomike ai ka një lidhje shumë të ngushtë me Sulejman Demirel të cilin edhe e financon. Në bisedën me mua ai iniciojë çështjen e krijimit të “Iliridës” dhe kërkonte ndihmë dhe mbështetje”. Kështu ka deklaruar ish-shefi i shërbimit sekret grek, Nikolas Grilakis, raportin e përditshmja maqedonase “Biznis”, të cilën e transmeton “Shqipmedia”.

Ai më tej thotë se është takuar me ministrin turk, me biznesmenin e sipërpërmendur si dhe me një tregtar ku thotë se kanë diskutuar për nevojën e krijimit të shtetit të Iliridës.

“Pas bisedës tonë, bashkërisht erdhëm në hotel, ku ishte i vendosur ministri i qeverisë turke. Në prani të ministrit, biznesmenit dhe tregtarit diskutuam për nevojën e krijimit të “Iliridës” në Maqedoni”, ka thënë Nikolaos Grilakis sipas një raporti nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Grilakis më tej ka thënë se ai personalisht ka marrë pjesë në bisedën mes Micotakis dhe Rugovës. Në atë takim, Rugova ka thënë se rreth 900 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe 2 milion 300 mijë në Kosovë duhet të jetojnë në shtet të përbashkët të tyre.

Në pyetjen e Grilakis drejtuar akademik Ibrahim Rugovës, se çfarë planifikon me pjesët tjera të Maqedonisë, Rugova u përgjigj: “Ata do të ndahen mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë”.

Grilakis me këtë rrëfim ka dashur të bëjë me dije se të gjitha shtetet fqinje kanë pasur aspirata ndaj Maqedonisë, ndërsa vetëm Greqia në ato momente mbronte integritetin territorial të Maqedonisë.

nga Flori Bruqi :“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika

Romani më i fundit i Rexhep Qosjes “Bijtë e askujt”, që doli nga shtypi pak ditë më parë, ka nxitur polemika të shumta ndër lexuesit e parë të tij. Në dy vëllime, me rreth 900 faqe, romani përbën një eksperiment postmodern.

Në të akademik prof.dr.Rexhep Qosja merret edhe me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit në hapësirën shqiptare.
“Bijtë e askujt” të Qosjes zgjojnë polemika
Vlerësimi i këtyre figurave doemos provokon reagime të ndryshme, negative dhe pozitive. Kjo është e kuptueshme sepse ky është një roman polifonik.

Romani dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij shkoqur. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë politike të shqiptarëve: të djeshmen dhe të sotmen.

Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, 2010.

http://www.youtube.com/watch?v=Jq4dm-H-iUE


Sipas studiuesit Ag Apolloni, “Bijtë e Askujt” (2010) është një vepër avangarde sot, që mund të bëhet vepër klasike nesër. Në këtë roman ai merret me dy forma të komunizmit, shqiptar dhe jugosllav, duke mos iu shmangur as “demokracisë së ish-komunistëve”, siç e quan ai demokracinë e Shqipërisë.
“Pas insistimit të Nushit për ta shkruar një roman historik për babanë e tij, Tarik Saraçi, Miran Bushati mëdyshet nëse duhet të shkruajë histori, apo letërsi. Por, meqenëse ‘letërsia është më e vërtetë se historia’ (J. Conrad), ai, me pëlqimin e porositësit të romanit vendos të shkruajë letërsi për fatin (në fakt, fatkeqësinë) e një të përndjekuri nga regjimi enverist. Nushi e di që jeta e babait të tij ka marrë fund, sepse kështu i sugjeron historia, por ai nuk di asgjë më shumë: ‘Jeta e babait tim, Tarik Saraçi, thotë, është e porositur për një shkrimtar, për një shkrimtar, i cili duke ndriçuar jetën e të vdekurve të lavdishëm, do të ndriçonte krimet e të gjallëve”, thuhet në studimin e Apollonit për këtë roman. Sipas tij, “Bijtë e Askujt” është një roman në dy linja: njëra linjë tregon jetën dhe vdekjen e njeriut që nuk e duron maskën marksiste në fytyrën e atdheut, ndërsa tjetra tregon për njeriun që çuditet me shpërdorimin e demokracisë në atdhe.

LSHK-“Bijtë e askujt” shpallet vepra më e mirë e vitit 2010

Auotri Rexhep Qosja ka rrëmbyer çmimin e sivjetmë “Pjetër Bogdani”, i cili ndahet çdo vit nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Nën një ceremoni modeste dje në Institutin Albanologjik kë Kosovës, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Pjetër Bogdani”, për veprën më të mirë letrare të vitit. Takimin e shpalli të hapur anëtari i jurisë prof.dr. Shyqri Galica i cili e ftoi kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, z. Adem Demaçi, për të përshëndetur të pranishmit dhe akademikët e ftuar me këtë rast.

 “Po mbyllim këtë vit jo ashtu siç kemi dëshiruar dhe kjo jo për faji tonë. Buxheti tejet i kufizuar që i është ndarë Lidhjes së Shkrimtarëve ka ndikuar që edhe kjo ceremoni e sotme të organizohet me kaq thjeshtësi dhe pa ndonjë pikë të veçantë përcjellëse.

 Unë i falënderoj kolegët e mi shkrimtarë të cilët kanë kontribuuar në këtë drejtim me aq sa kanë pasur mundësi dhe e kanë përqendruar tërë angazhimin e tyre për këtë ditë. Nga ana tjetër sot po përfundojmë një akt, që ka të bëjë me vlerësimin e atyre veprave që janë botuar brenda këtij viti dhe për të cilat ne kemi pasur qasje që t’i shohim dhe t’i studiojmë.

Mirëpo ne do të përpiqemi që të vazhdojmë edhe në të ardhmen dhe jemi vullnetarë të vetëdijshëm që veten tonë ta shndërrojmë në art dhe të ju ndihmojmë qytetarëve në këtë drejtim”,- ka nënvizuar në fjalën e tij z.Adem Demaçi, i cili ju dha fjalën kolegëve të tjerë të pranishëm, të cilët sollën ngrohtësi përmes vargjeve të përzgjedhura të poetëve dhe autorëve të njohur.

Në mesin e atyre që lexuan vargje poetike u prezantuan Nuhi Veselaj, Miradie Ramiqi, Hydajet Hyseni, Ejup Ceraja, Avni Dehari, Riza Haziri, Sabile Basha, Shqipe Hasani etj.

Ndërsa çmimi “Pjetër Bogdani” iu dorëzua autorit Rexhep Qosja për veprën, “Bijtë e askujt”, çmim të cilin ia dorëzoi kryetari i LSHK-së z. Adem Demaçi.

 “Këtë çmim e pranoj me kënaqësi dhe gëzim sepse këtë e ndajnë kolegët e mi, ata që e kanë marrë mundimin ta lexojnë dhe ta analizojnë veprën time dhe të nxjerrin në sipërfaqe të fshehtat e autorit. Por ndjehem edhe me i lumtur që këtë çmim e pranova nga duart e njeriut më të veçantë dhe më të rëndësishëm të letërsisë, kulturës dhe mbarë popullit të Kosovës, z. Adem Demaçi”,- tha  Rexhep Qosja, të cilit iu nda edhe një shumë simbolike e të hollave nga juria e këtij konkursi.

Vepra fituese e vitit, “Bijtë e askujt”, triumfoi në mesin e 18 veprave të përzgjedhura për vlerësim dhe la anash edhe dy veprat e tjera të përzgjedhura në fazën e dytë nga juria, atë të Ag Apolonit dhe Agi Vincës. “Bijtë e askujt”, është një eksperiment postmodern, ku autori duke krijuar në veprën e tij një metafiksion historiografik e problemizon historinë. Në roman ka kthesa të papritura nga njëra anë krahason komunizmin me inkuizicionin nga ana tjetër ai iu bën kritika të rrepta disa televizioneve servile në Shqipëri ndaj vlerësimit që ata bëjnë për fenë e krishterë. Duke e quajtur si një nga thirrjet më anakronike dhe servile të aktualitetit..

Flori Bruqi


___________________________





“Bijtë e askujt” një roman polemizues i Qosjes

Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet. Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.



Romani më i fundit i Rexhep Qosjes ka nxitur polemika në Prishtinë. Debati ka mendime pro dhe kundra, të gjitha kundrejt romanit “Bijtë e askujt”. Kërshëria të shtyn të marrësh dy volumet e botimit prej 1000 faqesh. Që në fillim duhet thënë se ky libër është një eksperiment postmodern. Romani së pari dallohet për guximin që ka autori për t’i thënë idetë e tij troç. Qosja, përveç guximit letrar ka edhe guximin moral për të sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë e shqiptarëve. Autori, këto operacione të shumta plastike të shoqërisë shqiptare i ka bërë nëpërmjet fateve tragjike të shqiptarëve në dy kohë: Në fatkeqësinë e Tarik Saraçit në kohën diktaturës komuniste dhe fatkeqësinë tjetër të Delina Dertit, nga demokracia e shpërdoruar shqiptare.

Por fatin tragjik të këtyre personazheve, Rexhep Qosja e ruan brenda kontureve të atdheut të tij. Kjo me anën e metaforës së vdekjes së Tarik Saraçit, i cili gjatë kalimit të kufijve komunistë shkel në kufi një minë sovjetike dhe trupi i ndahet në dy pjesë dhe gjysma e trupit bie në tokën shqiptare e gjysma tjetër në pjesën kosovare. Këtu fillon spiritizimi si ironi ndaj komunizmit.

Por në fakt, Qosja në këtë roman merret me dy forma të komunizmit, atë shqiptar dhe atë jugosllav, por duke e mbajtur pranë edhe demokracinë e ish-komunistëve, siç e quan ai demokracinë aktuale në Shqipëri. Por, romani ka rrjedhë të papritur dhe kalohet me elegancë nga një episod tek tjetri. Nushi, djali i Tarik Saraçit, i lutet Miran Bushatit që të shkruajë një roman për babain e tij. Ai është në dilemë pasi nuk e di nëse duhet të shkruajë letërsi apo histori. Nushi ka besim se duke shkruar për babain e tij do të ndriçohet jeta e të vdekurve dhe do të zbardhen krimet e të gjallëve.

Romani

Miran Bushati, që ka marrë misionin e të shkruarit të romanit për Tarik Saraçin, udhëton me avion për në Shqipëri, por rasti e sjell që bashkudhëtare me të në avion të jetë Delina Derti, e cila ka informacion të hollësishëm për Tarik Saraçin, i cili pasi ishte arratisur nga burgu i Burrelit, kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në Kosovë. Më pas nga Kosova kishte shkuar Beograd, ku ishte inkuadruar në banda diversantësh drejt Shqipërisë vetëm për të parë familjen dhe për t’i bërë një sfidë regjimit komunist në Shqipëri.

Këtu fillon tensioni dramatik në roman pas momentit kur romani i Miran Bushatit jep fatin e intelektualit shqiptar në kohën e diktaturës në dy shtete komuniste në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe në Republikën Federative të Jugosllavisë. Fati i jetës së Tafik Saraçit ngjan me një gur që rrokulliset nëpër hone të thepisura. Në diktaturë është një vdekje për së gjalli. Dhe fati e sjell që ai të vdesë duke kaluar kufirin Kosovë -Shqipëri. Në vijën e kufirit shkel një minë dhe trupi i tij ndahet më dysh dhe gjysma bie në Kosovë dhe gjysma tjetër në Shqipëri.

Historia

Rexhep Qosja, duke krijuar në veprën e tij një metafiksion historiografik e problemizon historinë. Nëpërmjet përsiatjeve, konstatimeve e përshkrimeve të disa figurave e duke i sjellë në roman të polemizuara, i jep veprës statusin e romanit më problematik në Shqipëri. Lexuesit shqiptarë që janë mësuar me figura të idealizuar dhe disa figurave historike aktuale nuk mund të qëndrojnë të pandjeshëm ndaj ironizimit të demokracisë. Autori e sheh Shqipërinë si ekuivalente të demagogjisë, ndaj çmitizimi ose thjesht përshkrimi i figurave të njohura të çmitizuar zë vend të rëndësishëm në roman…

Në roman ka kthesa të papritura nga njëra anë krahason komunizmin me inkuizicionin nga ana tjetër ai iu bën kritika të rrepta disa televizioneve servile në Shqipëri ndaj vlerësimit që ata bëjnë për fenë e krishterë. Duke e quajtur si një nga thirrjet më anakronike dhe servile të aktualitetit. Servilizmi fetar i nxit të fshehin përqindjen e vërtetë të myslimane në Shqipëri …( momenti kur i jepet Miran Bushati broshurën sapo zbret nga avioni.)

Spiunët e djeshëm – patriotët e sotëm

Më pas Rexhep Qosja merret me spiunët e djeshëm që tashmë janë bërë patriotë dhe ndaj shumë dukurive e paradokseve të tjera. Për hir të së vërtetës romani “Bijtë e askujt” është problematik pasi tejendanë përshkruhet nga një ironi dhe sarkazëm ndaj shumë figurave aktuale në Shqipëri. Ai tallet me liderët e dikurshëm komunistë dhe demokracinë në Shqipëri e quan “Demokracia e ish Komunistëve“ po ashtu ironizon dhe me shumë figura të artit, politikës dhe fesë … Në kapitujt e mëposhtëm Qosja përcakton sipas tij, politikën aktuale në Shqipëri të cilën njerëzit e ndershëm e urrejnë për shkak të varfërisë, korrupsionit, krimit ndërsa mërgimtarët e urrejnë për shkak se atdheu i tyre nuk i ka trajtuar si bijë …

Dëshpërimin ndaj atdheut Qosja e ilustron me një dialog të thjeshtë midis dy pleqve në avion. Edhe titulli i romanit është pak paradoksal : “Bijtë e askujt”. Vetë emri bir nënkupton edhe prindin, sepse secili është bir kundrejt prindit të tij. Mirëpo në këtë roman, biri mund të jetë i askujt. Ai e quan bir të mallkuar, bir bastard. I persekutuari Tarik Saraçi dhe i mërguari Miran Bushati janë bij të mallkuar për Qosjen, bij të askujt, sepse nuk i do vendi i tyre ku ata duan që të jetojnë. Të persekutuarit dhe të mërguarit e ndjejnë veten si bij të askujt, pasi Atdheu apo Mëmëdheu i ka mallkuar dhe persekutuar sikur të jenë kopilë të kombit.

Shtypi shqiptar

Autori në këtë roman nuk qëndron indiferent edhe ndaj shtypit shqiptar. Ai thotë se shtypi shqiptar bën tre hapa mbrapa dhe një hap para. Qosja në këtë roman edhe himnizuesit dhe sulmuesit e figurës së Skënderbeut, ngaqë nuk do mitizimin por as edhe zhvlerësimin, kritikon ëndërrimin e emrave të shqiptarëve nga turqishtja në italisht, greqisht, anglisht. Më pas Qosja i rikthehet polemikës së dikurshme mbi identitetin shqiptar nëpërmjet takimit të Miran Bushatit dhe Dalina Dertit dhe imzot Shtjefnin, ku mbron tezën e kahershme të identitetit shqiptar sipas të njëjtës linjë që bëri debatin me Kadarenë.

Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet.

Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.

Ag Apolloni

CIKËL POETIK NGA MIMOZA SALI : E DI QË DHE MUZGY KA SY*?




Mimoza Sali ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe më pas mbaroi studimet e larta për Multikulturat në Itali.
Punon për të drejtat e emigrantëve atje dhe në një gazete lokale në Bra (Cuneo).
Ka botuar një libër me poezi në italisht, gjithashtu edhe një libër tjetër dy gjuhësh Italisht-Shqip.
Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali.


Nga libri "Lëkura e gjarprit"



Kërkoj bekimin tënd

Kërkoj bekimin tënd,
Mos më mundo,
qepallat janë mbytur nën rrezet e lotëve
dëshira fle në shtratin e vesës së mëngjesit
shëndeti shpirtëror ka ngritur një pellg grimcash
dhe presin vetëm një buzëqeshje
kangjellat janë ndryshkur
lumturia ka marrë arratinë nga mosmirënjohja.

Kërkoj bekimin tënd
Mos më torturo pas portës së mbyllur...
Kam shekuj që pres... pres... pres...
dashuritë rrinë varur si pikëpyetje
vendimet mbetën si testament i pluhurosur
në sirtarët e ndërgjegjes së vrarë...

Hëna më vështron si pasqyrë vdekjeje
Yjet më ndjekin nga pas si përbindësha
Unë ndjej dhimbjen e sfilitur nga gënjeshtrat
Errësira shtron çarçafin e përjetësisë...

Kërkoj bekimin tënd
Të jetoj, të ndjej se jam njeri.
Kërkoj bekimin tënd
Pse jeni kaq antihuman, o njerëz?


O Zot, jam larg…shumë larg…

Në mëngjes më troket si degë e thyer mbrëmja…
si paralajmërim i erërave të errësirës…
në mbrëmje më hynë nga dritarja, ngjyra gri e mëngjesit,
ngarkuar mbi shpinë me pështafin e reve…

Një zë i largët më thërret: Merrma dashurinë!
Mos ma lërë të vetmuar në breg të detit,
A s’i sheh që valët duan të ma murosin…?

O Zot, jam larg…shumë larg…
Nuk dua të vonohem për të shpëtuar zërin e dashurisë,
Por për të arritur deri atje, kurrizi im i sfilitur do të kapërcejë
njëqind male dhimbjeje, njëqind vjet të grisur si letra pa vlerë…
dëshira ime, gjysmëtretur udhëve të emigrimit nuk arrin…

O Zot, kjo botë ka varur hijen time
ia ka besuar baladës së shekujve mizorë
ku gjurmët e tyre kanë ngjyer gjurmët e hijes sime
Për të shtegtuar me yjet e errësirës, larg, shumë larg,
Përtej dashurive, që dergjet brigjeve të detit Adriatik
Bri bustit të Mujo Ulqinakut në qytetin e lashtë Ilir
Aty, dashuria ime përpëlitet nën barin e njomë
Dhe unë po vdes për të mbledhur fijet e barit…


Vizitorja e galaktikës

Mbështillem me pelerinën e reve
rrokullisem nëpër skutat më errëta të hapësirës
dhe luaj me errësirën siç lot ajo me mua,
duke gërmuar të gjej rrënjët e diellit.

Dielli kishte nënshkruar në KULTIN e tij:
-Nuk ke çelësin e duhur për t’më shijuar...

Vesha kostumin e kuqërremtë të perëndimit
Për të përkëdhelur flokët e hënës
Hëna kishte lëshuar hiret në prehër të yjeve
Dhe bënte dashuri me hijen e diellit.

Ndala çapin e magjepsur, grisa çarçafin e errësirës...
Dhe varem në degëz të një ylli që më ndiqte me amshim
-Eja, tha, - eja, ma jep dorën, ti je vizitorja e galaktikës.


E dashuroj si Jezusi kryqin

Askush më mirë se unë nuk e njeh dashurinë e detit
Buzëmbrëmjes shëtisja nën fëshfërimën e vetmisë
Më ndiqte pas hija e hënës, që fërkohej pas kurmit tim si gjethnajë
Për të përkëdhelur kockat e dhimbjes së largimit,
dhe për të më thënë se për ty kam mall…

Tërë jetën time e kam dashur këtë breg,
që shtrin krahët në qytetin më të bukur të botës,
Durrësin, ku unë kam qarë për herë të parë,
Ku më ka dalë dhëmbi i parë dhe sot që jam bërë grua
E dashuroj si Jezusi kryqin, si mali gurin, si buka grurin…


Era e fatit

Një lule e rënë në udhën e pashpresë
Pret erën e fatit për t?u shpirtëruar?
Ndoshta era është dashuruar me vjeshtën
Dhe fryn drejt gjetheve zverdhaluqe
Që kalben nën këmbët tona...
Flatrat e erës rrahin parmakët e ballkonit tim...
Dhimbja e gjetheve të përhumbura nga era ulërinë, ulërinë...
E ku i dihet ku i shpie era e udhës së fatit?


Një njeri

Imazhi i dritëshpresës
Thyhet n?mur
t?mbiekzistencës...
Njeriu i papunë...
Pikturon në sofër
Vdekjen,
Për të pagëzuar
Urinë?


Loti i ëmbël

Jam
Vesa e lotit
Në trungun pa gjethe të një lisi.

Jam
Loti i ëmbël
Të ujis
Klithmat e gjymtyrëve.

Era e fatit


Një lule e rènè né udhë
Pret erën e fatit
Ndoshta, fryn drejt gjetheve tè vjeshtës
E si to, tè kalbet
Ndoshta, drejt ….pranverës
E ku i dihet ku tè fryn era e fatit?



Il vento della fortuna


Una fiore smarrito in mezzo alla strada
Attende il vento della fortuna
Forse, soffia e vola verso ai fogli d’autunno
A marcire come loro
Forse soffia verso …la primavera
E chi sa dove ti porta il vento della fortuna?


Rrogozët e tymosura


Kur koha fshihet nën rrogozët e tymosura
Ti, mos më vështro me sy qortues
S’kam mëshirë
Për gurët që kalben...
As për hënën që mbeti e verbër.


Le stuoia impolverate

Quando il mondo
Si nasconde, sotto le stuoia impolverate
Tu, non guadarmi con quell’aria critica
Non avrò pietà per le pietre che marciscono
Né per la luna che rimase cieca.

Le ali


Avessi le ali
Ti avvolgerei
Ma il tempo vola
Al contrario a me
E il cielo…, è irraggiungibile……..



Flatrat

Të kisha flatra
Do të mbështillja né gji
Por, koha vrapon
Né kundërshtim me mua
Dhe qielli..., është i paarritshëm.


Non chiedere


Non chiedermi
Come se non fossi esistito
Colpevole il tuo comportamento
Pazzo il mio sentimento
Non posso correre con la velocità del vento
Lascio essa, che mi soffia nel petto.


Mos kèrko

Mos më kërko
Sikur ti mos të kesh ekzistuar
Fajtor sjellja jote
Dhe e çmendur ndjenja ime
Nuk mundem të vrapoj me shpejtësinë e erës
Por e dua atë të më rrahë në gjoks.


Për ty Shqipëri


Një herë, dëgjoja zëra të pafajshëm
Tè veshur me veshjet e stinëve të gabuara
Dëgjoja shpirtin e pa fjalë si groposte ëndrrat

Një herë me sytë e diellit hajdut
Mjekoja buzëqeshjen e fikur
me dorën e shpirtit të braktisur...
Tej botës së yjeve


Zemra ime e çjerrë
Nga thonjtë e lirisë
Ecte fshehurazi nën buzët e ngrira
Tè dashurisë së verdhë



Një herë kam qenë në këtë tokë
Me sytë e ulur dhe emrin e njollosur
Isha vetëm një vogëlushe
Ku iluzionet vareshin në një altar...



Sot kthehem
me veshjen e emigrantes
si një këngëtare e mallëngjyer
me zërin e dashurisë së bardhë



plagët i kam lidhur
me fijet e nostalgjisë
për aromën e kësaj toke
për profumin e këtyre maleve
ku magjia natyrore e jotja Shqipëri

ndriçon dashurinë për jetën
dhe për njerëzimin
paqe dhe vetëm paqe.


Per te Albani

Una volta, sentivo le voci innocenti
vestite con la veste delle stagioni sbagliate
sentivo profondamente l'anima senza parole
come seppelliva i sogni

una volta, con gli occhi del sole ladrone
medicavo il sorriso spento
e le mani dell' anima abbandonata
oltre al mondo delle stelle

il mio cuore graffiato
dalle unghie della libertà
camminava di nascosto nelle labbra gelate
di un amore giallo

una volta, sono stata in questa terra
con lo sguardo basso, e il nome macchiato
ero soltanto una bambina
dove le illusioni si appendevano in un altare

oggi ritorno
con la veste dell'emigrante,
come una cantante commovente
con la voce dell'amore bianco

le piaghe le ho legate con il filo della nostalgia
per l'aroma di questa terra
per il profumo delle montagne
dove la magia della natura dell'Albania
illumina amore per la vita
e per l'umanità,
pace soltanto pace.

Dëshpërimi

Dëgjoja një zog
Qè këndonte i dëshpëruar
I thash që dëshpërimin ta ndante me mua
Mora gjysmën time
Dhe e shpura në folenë e gëzimit
Dëshpërimi qeshi me gëzim
Por mbeti gjithnjë dëshpërim.


Muzgu

E di që dhe muzgu ka sy
Dhe flet me zë tè mekur?
Puth buzët e shelgut të njomura
Nga loti i ngrirë
Nën gjethet përbri bregut
Harliset vala dhe e mbështjell në gji.

*TITULLI I REDAKSISË  SË AGJENCIONIT FLORIPRESS

2010/12/30

NGA FATMIR TERZIU:Poezi që zbulon botën e padukshme të Nënë Terezës

Një nga eseistët më të njohur qysh herët në studimin dhe kritikën e poezisë, Sir Philip Sidneyshkruan: "Unë mendoj se duhet të kuptohet qartë një ligjësi se një poet, me atë dorë të njëjtë e të begatshme, bën të tërheqë me më shumë efektivitet mendjen e tjetrit se në çdo art tjetër, dhe kështu që një konkluzion nuk krijohet aq lehtë, që, veç Virtytit që lind përpos, është edhe vendi më i shkëlqyer i filozofisë ku pushimi mendor mbetet për të gjitha fjalët e të mësuarit një bagazh për të bërë një analizë pas leximit në fund të tij të vargut poetik. Kështu Poezia, duke më njohur e joshur me këtë njohje për të mësuar për atë, bëhet edhe më madhështore për të lëvizur në drejtim të filozofisë së tij, njësoj si në veprat më të shkëlqyera, por me një veçori ku artefakti (puna e kryer prej njeriut poet) mbetet një ekselencë e artit të fjalës ". (Sidney; 1965:24). Në esenë e tij të famshme ai shprehet me titullin ‘Një falje për poezinë’. Një ‘falje’ që nënkupton shumë në këtë drejtim, pasi kjo falje parathotë respekt për filozofinë dhe artin e fjalës. Kështu në këtë ese ai sugjeron se Poezia është ajo që zbulon botën filozofike të tjetrit. Nëpërmjet filozofisë ne gjejmë më shumë arsye në idenë, veprën, mendimin dhe situatën që ekziston apo lexojmë si e qysh ka ekzistuar një personalitet. Kështu ndodh edhe me figurën e Nënë Terezës. Një shembull mund të shihet e kuptohet qartë nga Poezia e poetes indiane Rajandaye Ramkissoon Chen. Ajo, një intelektuale e edukuar dhe e punësuar në kolegjin me emër “Naparima”, vargjet e saj poetike i linçoi mbi këtë filozofi duke zbuluar botën e brendshme dhe shpirtin e madh human, filozofinë e mendimit dhe idetë për jetën nëpërmjet poezive të krijuara për figura të ndryshme, të cilat ajo i njihte në detaj. Kështu ajo i kushtoi poezi të shoqit të saj, Ëilfred G. Chen, si një përkushtim në poezinë “Tërheqja e dritës”, duke zbuluar idetë e tij të hershme si një fëmijë i talentuar, i dhënë pas progresit, një shpirt i pastër dhe një filozof. Ajo i këndoi atij në filozofinë e saj poetike duke zbuluar devocionin e tij si Ëilfred to Raj (Princ).

Poezia që zbuloi botën e Nënë Terezës

Rajandaye Ramkissoon Chen zbuloi edhe botën e brendshme e të panjohur të Nënë Terezësnë poezitë “Udhëtime shpirtërore”. Për këtë poezi dhe për njohjen e kësaj bote shpirtërore ajo u ndikua dhe filozofoi nga  'Një paraqitje e shkurtër e Mother Teresa në Radio Televizionin në vitin 1995'. Kjo poezi në fakt vjen nga seksioni i quajtur “Udhëtime shpirtërore” ('Spiritual Journeys'). Udhëtimet e poetes janë udhëtime aktuale e të prekshme në vendet e shenjta, reflektime mbi vdekjen, dhe evokacione të përvojave shpirtërore që na mundësojnë të krijojmë idenë se si ta lexojmë e kuptojmë Nënë Terezën, nëpërmjet vargut që na jep Rajandaye, ku mësojmë se ajo ishte një njeri shpirtëror, i cili kuptohet dhe në spiritualitetin e saj të njohur në forma të ndryshme fetare, si Hindu, Mysliman, prezbiterian, Raj, Zalayhar, etj. Ajo ishte aq tolerante dhe e pagjykueshme rreth feve ashtu si ajo ishte rreth popullit me të cilin ajo u takua. Nënë Tereza sipas vargut filozofik të kësaj poeteje mësohet se njëherë tha, "Nëse ju gjykoni njerëzit, ju nuk keni kohë për dashurinë e tyre." Premtimin e saj të padukshëm dhe botën e saj të brendshme Rajandaye e sqaron më tej: "Kur ju i kaloni gjykimit, ju nuk keni lënë vend për dashuri." Kjo poemë e veçantë është në lidhje me botën e padukshme të Nënë Terezës, që kaloi shumicën e jetës së saj në Indi duke u kujdesur për të sëmurë dhe të varfër.
Sipas poetes indiane mësohet edhe njëherë se ajo njëherë tha: "Me gjak jam shqiptare. Nga shtetësia indiane. Me anë të besimit unë jam një murgeshë katolike. Në poezinë e saj, Rajandaye që në fillim shpjegon se bota e saj e padukshme dhe premtimet e saj shtjelloni parëndësinë e përcaktimeve, por rëndësinë e të qënit njeri human dhe i dashur:

Një pastërti,
dritë prej saj rrjedh nga sari i bardhë
në metra. Ajo është e gjitha murgeshë
Pa zakon një murgeshë. Kryqi i saj
është gjysmë-fshehur, një gjilpërë me kokë mban në supe.
Vija e saj e sari-kufitarizuar
mbështjellur me pëlhurën e saj blu
të Imakulatës.

Ata që dinë se kjo poete, Rajandaye ishte një fizikante, dhe në poezi ‘shërbeu si një mjeke filozofe’ duke i dhënë shpresë grave dhe duke lehtësuar dhimbjen prej fëmijëve kur vijnë në botë, nuk do të jetë i habitur se poema e saj vërteton kapacitetin e majëlartë që ka dhënë Nënë Tereza për dhënien e dashurisë, pa të cilën puna e tillë e përkushtuar, nuk është e mundur:

Lëkura e saj është pergamenë.
Në çdo linjë të saj rrudhë është shkruar
letra e shërbimit të saj.
Dashuria është fryt 'i besimit'
mbajtës i ritmit të saj të zemrës
që qarkullon paqen e saj

Çfarë është për të shquar, më në fund, është se në strofën përfundimtare të poemës kushtuar, Nënë Terezës, është një pamje e ngjashme sikur ekzistenca e saj në vitin 1995. Por kjo poete ka ofruar lamtumirën e saj me shkrim dhe mbishkrim mbi varrin saj. Çfarë ajo thotë se Nënë Tereza ishte si ekran televiziv që ngadalë vjen e errësohet, është ajo që sjell vetëm dritë edhe në ekranin e errët, është bota e saj e padukshme që rrezaton:

Fjalët e saj janë të vërteta
përsëritja e thjeshtë e buzëqeshjes së saj.
Ajo shtrëngon duart e saj dhe harqet
lamtumirë, në pavdekësi
gjuhëbotësi. Në të ajo fut
qetësinë e Rruzareve të saj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...