Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/20

Vajtimet e "shqiptarëve" për të kaluarën e "ndritur"


Shkruan: Fahri Xharra
Ishim në gjumë të gjatë shekullor. Flinim e flinim. E edhe nëse e donim zgjimin, fillonte terapia e re me “sedativë ” edhe më të fortë se herëve të kaluara që ta na e kthenin përsëri gjumin, që kurrë të mos zgjohemi. Na e kishin frikën?!
Nga ai gjumë shekullor, kurrsesi të zgjohemi, ngase interferencat magnetike të antenave të huaja po i pengojnë valët tona, ato të ndritjes së mendjes sonë. E dinin mirë që... “Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në perandorinë tonë janë shqiptarët; është frikë e madhe nga ky të mos zgjohet nga gjumi i rëndë, të mos mëkëmbët, të mos marrë diturinë në gjuhën e vet sepse atëherë e mori lumi Turqinë. (Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane).
Sytë “e poshtër” të së kaluarës
E kishin frikën nga zgjimi ynë. Ende na e kanë frikën nga të gjitha këndet (alfa, beta, gama) të trekëndëshit kundër-shqiptar brinjëndryshëm. Pra? Por, në emër të ” lirisë “së shprehjes dhe të folurit po shfaqim atë që nuk është pjellë e mendjes sonë. Po e themi edhe atë që sikur t`i lexonim në shtypin e huaj për ne, do të ofendoheshim shumë, do të mendonim që ende bota po na shihka me ata sy “të poshtër” të së kaluarës.
Është trishtim i madh të lexosh nga një pjesë e madhe e “ jazëgjive” (tur. jazëgji-shkrues, shënues), kur e harrojnë krejtësisht se çfarë iu besoi historia: nxjerrja nga mjerimi intelektual dhe nga tronditja psikike e një populli, që kishte vuajtur aq shumë dhe që ka nevojë më në fund për jetë, për shëndet dhe shëndoshje shpirtërore, me fjalë të tjera një përjetim të lirisë shpirtërore dhe mendore e automatikisht përgatitja e një ardhmërie shqiptare evropiane.
Një pjesë e madhe e “jazëgjive” (tur.yazici ) shqiptarë, si: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu kanë nevojë të ngutshme të “qytetërohen”. Ata janë shumë të “varfër” dhe të “rreckosur” kur e shkapërderdhin në mënyrë tragjike mendjen e popullit. Ngrehalucët e pandershëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj “përgatitjeve” nga kuzhinat antishqiptare vazhdojnë të jenë si të “dehur “ apo të “droguar” në “jazitë” e tyre (tur. jazmak- të shkruash). Duhet ditur se trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha thahen, edhe çeliku e hekuri thyhet, por kombi i ynë as thahet e as thyhet.
Ali Asllani kishte për të thënë në këtë rast se koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve. Çudi e madhe, përsëritje e panevojshme kohësh!
Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fat-keqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor.
Ja, një nga “jazitë” (tur. yazi: të shkruash): “Është çmenduri... Me krijimin e shtetit të Ismail Qemalit, Qeveria e Vlorës me në krye Luigj Gurakuqin nisi krimet e para kundër multi-kulturalizmit në vend, duke mbyllur e djegur shkollat e Komunitetit Ortodoks dhe Mysliman. Dhuna që nisi Qeveria e Vlorës u vazhdua nga Qeveria e princ Vidit, e cila provokoi revoltën e myslimanëve të Shqipërisë së Mesme dhe ortodoksëve në jug. ...
Respektimi i feve dhe etnive
Arsyeja pse myslimanët dhe ortodoksët e Shqipërisë së Mesme mbështetën lëvizjen e Haxhi Qamilit dhe më pas Esat Pashën, është se këto dy parti nuk u mbyllën mejtepet dhe skolitë myslimanëve dhe ortodoksëve, por respektuan njerëzit me fetë dhe etnitë që kishin.” ....E çuditshme, çfarë lakmie antikombëtare!
Edhe koha e Zogut, mbretit të parë të shqiptarëve, që nga koha e Ilirëve, me “jazitë “gjykohet se: “... Familja e Nasirudin Albanit dhe hoxhallarëve të tjerë shqiptarë që bënë emër në botën arabe, u larguan nga Shqipëria në kohën e Zogut, kur nacional-rilindësit tanë implementuan një proces terrori kombëtarist, duke u ndaluar sheriatin myslimanëve, mbyllur zyrat e kadilerëve, hequr feset dhe ferexhetë, mbyllur medresetë në vend.”
“.... Edhe njeriu me i madh i shqiptarisë, i kohës së re Fan S. Noli, ofendohet në këtë mënyrë e me këtë edhe i gjithë populli shqiptar: ...” Pjesë e nacional-laicizimit të Shqipërisë ishte edhe krijimi i Kishës Autoqefale Ortodokse. Kush lexon bisedimet e Parlamentit shqiptar në vitet 1920 – do të kuptojë sesi populli ortodoks, as që donte të njihte Kishën Autoqefale, që aventurieri Fan Noli kishte ndërtuar.” ... Ky është kulmimi i papërgjegjësisë kombëtare.
Rrjedhat e dëshirave sado që të fshehura dukeshin, tani kanë filluar të dalin haptas nga “jazegjitë” shqiptarë”: “ ..... Nacionalizmi shqiptar u projektua si dinsëz ( i padinë e iman f. xh). Nëse deri në 1920, myslimanët shqiptarë besonin në Turqinë, e cila nënkuptonte ymetin e Islamit, Shqyptaria që u ndërtua pas Kongresit të Lushnjës kishte si bazë të saj devizën e Vaso Pashës “feja e shqyptarit asht shqyptaria”.... Do koment kjo.?
Vajtimi i “shqiptarëve “ për të kaluarën e “ndritur” shihet edhe nga këta lot që “të thajnë zemrën dhe shpirtin”: ”Shqiptarizim pësuan edhe emrat e atyre qytetesh që nacionalistët mundën t’i ndërrojnë – fjala bie Shkodrës iu hoq emri zyrtar që kishte deri më 1912 - Iskanderije. E njëjta gjë u bë me Lezhën, e cila më parë quhej Selimije. U ndërruan emrat e rrugëve e lagjeve nga osmane në shqiptarishte. U shkatërruan çarshitë e qyteteve për të ndërtuar rrugë sipas modeleve perëndimore.” . “U shqiptarizuan edhe shumë fshatra që kishin emra osmanë. “
Vaje e vaje, vaje qesharake, por që të bëjnë me të vërtetë të vajtosh. Të them të drejtën, kurrë s`e kam ditur që paska pasur Iskanderlije dhe Selimije.
“Procesi i shqiptarizimit ishte më i thellë në gjuhë dhe emra. Nacionalistë si Mihal Grameno, Kristo Floqi, Aleksandër Xhuvani, Kostandin Çekrezi e më pas Eqerem Çabeji, Aleks Buda etj., nisën që të kërkojnë të reformojnë gjuhën shqipe. Reforma nënkuptoi procesin e “heqjes së barbarizmave” nga gjuha, që do të thoshte fjalët turke dhe greke. U zëvendësuan me mijëra fjalë islame, që nga araba, çaush, hasëm, vatan, bej, penxhere, selam, hava, munafik, beledije, rais, sadrazam, vezir etj., dhe u zëvendësuan me fjalë latine dhe perëndimore, si: makinë, oficer, armik, atdhe, zotëri, dritare, paqe, qiell, hipokrit, bashki, president, kryeministër, ministër etj “.
Rilindja e një kombi
Siç shihet zotërinjtë shohin ëndrra me sy hapur në shekullin 21. Vaji nuk ka fund aq sa nuk ka fund ironia dhe thirrja donkishotiane e autorëve të tillë që shkruajnë: ......” Nacional-oksidentalistët shqiptarizuan edhe paratë, duke hequr nga qarkullimi paren dhe groshën turke dhe monedhat tjera dhe shpikën monedhën shqiptare, të cilën deshën ta quajnë Skënder (pas emrit të Skënderbeut) e më pas e lanë Lekë (pas emrit të Aleksandrit të Madh).” Jazegjitë vajtojnë , jazegjitë e shprehin pafundësinë e pezmit të tyre : “Po ashtu, nëpër shkolla nisën t’u thonë myslimanëve që emrat Hasan e Hysein janë të vjetër, e i nxitën të vënë emra Petrit dhe Astrit”.
“Dhembshuria për të kaluarën e “ndritur” nuk ka fund, vajtimi nuk përfundon me kaq duke vazhduar: ”Grupi që u godit më së rëndi nga procesi shqiptar-laicizues në Shqipëri, ishin myslimanët të cilëve iu shkatërrua sistemi i tyre jetësor, ligjet, gjuha, feja, kultura dhe u oksidentalizuan me pahir”.
Librat në osmanishte, në të cilat ata kishin shkruar historitë e tyre për 500 vjet me radhë u larguan nga sistemi dhe mësimi i osmanishtes dhe shkrimi i shqipes me germa arabe u ndaluan me ligj ... Por, përveç myslimanëve edhe ortodoksët u lënduan shumë. Ata u shkëputën me dhunë nga lidhja e tyre me Patrikanën e Kostandinopojës, se Fan Noli e bëri Kishë Autoqefale”. Dhembje e madhe për “lëndimin” e Kishës Greke që e krijuam Autoqefalin.
Por, edhe më e çuditshme është kjo: “Apo mos do të ndjekin në Shqipëri shembullin e rugovistëve kosovarë që Suharekën e kanë bërë Therandë, dhe Kosovën e quajnë Dardani, apo arbenxhaferristët që Maqedoninë e quajnë Iliridë? E çuditshme kjo habi e tyre.
Faik Konica e shkruante një letër një miku të tij: “ Robër të poshtër nga 500 vjet e më shumë, robër për jetë do të mbeten. Unë faqeza t`a them: S`kam shpresë të bëhet kurë gjëkafshë, dhe jam sigurt se të gjithë ata që mendohen pakë , në mendje t`ime janë….500 vjet robëri nuk i tundi pakë. Të pasurit s`ndihën, të papasurit s`punojnë. Ç`presim ahere?....” Me të vërtetë për t`u dëshpëruar! Pse të na përsëritet koha e Faik Konicës ?
Tekefundit një gjë ta kemi të qartë: “Nëse një komb nuk ka rilindur dhe nuk ka bërë transformime rrënjësore brenda tij pasi ka parë se janë krijuar kushtet për një gjë të tillë, duke injoruar një vendim të tillë historik për të dhe qenien e tij, ai pastaj vetë është zhytur në padrejtësi dhe në humbje të qëllimit të tij të plotë. Gj. Keka”. Ruana zot!...

Ju që e prutë dikur vetë, tash e gëzofshi me shëndet!


Shkruan: ADNAN ABRASHI
“Jo, s’e ha!...E hëngre, be dajë”, thotë një metaforë e shprehur në zhargonin popullor. Por, mendoj se me këtë punë, nuk e hëngri veç Isa, Hashimi dhe Bexha, por i tërë një Kuvend i Kosovës, i cili me 2/3-tat e votave të besuara e votoi këtë “presidente nga zarfi”.
Pranoj se, me bindje më ndryshe, fuqishëm i takoj atij grupi të paktë qytetarësh, të cilët thellësisht janë të bindur se kjo Gjykatë e jona Kushtetuese, si nga aspekti profesional kadrovik, ashtu edhe nga ai i vendimmarrjes së drejtë deri më sot gjykuese (aktgjykuese), mund të konsiderohet plotësisht neutrale dhe e paanshme nga ndikimet e qendrave të caktuara politike vendore dhe ndërkombëtare. Por, së fundi, tek rasti i vlerësimit në lidhje me shkurtimin e mandatit të presidentes aktuale, jam më se i bindur se, kjo Gjykatë, ka vepruar profesionalisht dhe shumë drejt.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Derisa pas këtij vendimi të pakontestueshëm të GJKK, tash e tutje, subjektet tona politike, zëshëm do të merren me anën e drejtë, apo të padrejtë të këtij vendimi, mendoj se, në vend se ata të shpenzojnë kohën dhe energjinë në këtë drejtim, do të ishte shumë më racionale dhe shumë më produktive për ta që vëmendjen e tyre ta përqendrojnë në analizën e atij momenti qesharak, të naivitetit vetjak, të pranimit si kandidat për president, të një anonime të imponuar nga dikush tjetër autoritar me zarf. Kuptohet, fundi i kësaj përsiatje të tyre kreative, uroj nga zemra që të del si zotim se kurrë më në të ardhmen nuk do t’i përsërisin këto gabime aq naive. “Jo, s’e ha!... E hëngre, be dajë”, thotë një metaforë e shprehur në zhargonin popullor. Por, mendoj se me këtë punë, nuk e hëngri veç: Isa, Hashimi dhe Bexha (treshja palaço në duart e Dellit), por i tërë një Kuvend i Kosovës, i cili me 2/3- tat e votave të besuara, e votoi këtë “presidente nga zarfi”. Mu ky Kuvend, mbështetur në pikat e asaj fantom marrëveshje të 6 prillit 2011, e që kanë të bëjnë me shkurtimin e mandatit të saj kushtetues tani të fuqizuar edhe ligjërisht nga çdo paqartësi, atëbotë, aprovoj edhe një rezolutë jo/kushtetuese. Kështu që, e mbështetur edhe nga propaganda e fuqishme mediatike e aktualitetit të momentit, ma dashje, apo, pa dashje, këtë kulaç të gatuar si mashtrim, e “hëngrëm” edhe ne si opinion.
Tek tash nisin telashet për presidenten?!
Pas prurjes së këtij vendimi juridikisht të pa/atakueshëm dhe detyrimisht të zbatueshëm të GJKK, tash e tutje, jam më se i bindur se në jetën dhe punën e saj, presidentja Jahjaga, sigurisht do të përballohet me shumë situata të palakueshme të prapavijës së errët të këtij zanati. Këto sfida do të jenë të ndryshme: disa si presione në formë të trysnisë për dhënie të vullnetshme të dorëheqjes që praktikisht do të zhvillohen prapa kulisave dhe jashtë syve të opinionit; dhe disa të tjera të natyrës publicistike: artikuj, editoriale, analiza, opinione...me fakte dhe jo/fakte, principiele dhe jo/principiele, të shënjestruara në drejtim: drejt diskreditimit dhe zbehjes së personalitetit të saj në opinion. Nga e gjithë kjo lakoni reagimesh të bëra ndaj këtij Vendimi të GJKK si zyrtare në opinion, ajo që më së shumti më bëri të befasohem ishte deklarata e menjëhershme e përfaqësueses së LDK-së - deputetes Vjosa Osmani, e cila, sigurisht nga ndjesia e mllefit të përfshirjes kyç të partisë së saj në këtë lojë të fëlliqur politike, qëllimshëm sipas direktivës, apo në lajthitje totale, me këmbëngulje pretendonte se ky akt i kësaj Gjykate, kinse nuk na qenka si VENDIM obligues ekzekutiv, por vetëm si një “MENDIM i pa/obligueshëm sugjerues”. Ajme, ajme, ajme..! “Gajret i thatë, përplot ethe” - e ka populli ynë një fjalë të urtë, për këto situata, e nderuara profesoreshë Osmani. Edhe, sikur ta zëmë, ky vlerësim i GJKK të ishte mendim, e jo vendim, sikur thoni ju, ku keni has zonjushë, që qëndrimet profesionale vendimmarrëse, ose edhe interpretuese të gjykatave kushtetuese, ligjërisht të reflektojnë si më pak të vlefshme dhe më pak të fuqishme se sa synimet e caktuara formalestrategjike të çfarëdo partie politike, pa marrë parasysh fare se a e kanë ato emirin: marrëveshje apo çfarëdo tjetër terminologjikisht më mbresëlënëse?!
Inicimi i shkarkimit të parakohshëm
Po ashtu, lexova këto ditë diku se si një analist i yni politik parashikonte mundësinë kushtetuese të inicimit të shkarkimit të parakohshëm të presidentes Jahjaga. Për këtë punë, sipas tij, do të mjaftonin 2/3 e votave, e këto vota, PDK, LDK dhe AKR së bashku, praktikisht i kanë si numra në Parlament. Vërtet! Kushtetutën e Republikës së Kosovës e parasheh edhe këtë mundësi, por jo kur dikujt i teket. Neni 91, pika 1, e Kushtetutës decidivisht konstaton: “Presidenti i Republikës së Kosovës mund të shkarkohet nga Kuvendi nëse ai/ajo është dënuar për kryerjen e krimit të rëndë ose nëse ajo/ai nuk është i/e aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjes së rëndë ose nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ajo/ai ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Aspak nuk besoj se, në të ardhmen, presidentja Jahjaga mund t’ia lejojë vetes që me ndonjë veprim apo mosveprim, të krijojë për veten këso rrethana të padëshirueshme të përcaktuara si në nenin 91, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e që do ta mundësonin inicimin e shkarkimit të saj. Më tej, në pikën 2 të po këtij neni të Kushtetutës së Kosovës, thuhet: “Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga një e treta (1/3) e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili shpjegon arsyet për shkarkim. Në rast se peticioni supozon sëmundjen e rëndë, Kuvendi do të kërkojë mendimin e konsiliumit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Presidentit. Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës, peticioni duhet t’i dorëzohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos për këtë çështje brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e peticionit”. Krejt në fund, këtë artikull desha të përmbylli mu ashtu sikur e titullova në fillim. Me porosi: “Ju që e prutë dikur vetë, tashti e gëzofshi këtë presidente, me shëndet!”.

Studim mbi veprën e parë të gjuhës shqipe


Studiuesi i letërsisë shqipe, Nuhi Ismajli në fund të vitit 2010 botoi librin  “ Vepra e Gjon Buzukut”, një studim i thelluar mbi librin e parë të botuar në gjuhën shqipe, pikërisht në 455 vjetorin e botimit të “Mesharit”.

Ismajli, deri tash ka të botuar veprat me shkrime dhe kritikë letrare : "Nga vlerat e traditës", “Kureshtje letrare”, Aktualizime letrare”, kjo është vepra e katërt me radhë, nga fusha e studimeve, vështrimeve dhe trajtesave shkencore në fushë të historisë dhe kritikës gjuhësore, letrare, publicistike dhe polemiste.

Shkrimet që përbëjnë këtë vepër shkencore hulumtuese, e cila është e pasuruar me të dhëna arkivore për Gjon Buzukun që deri së voni i kanë munguar historiografisë sonë të shkruar të historisë së gjuhës dhe letrave shqipe.

Edhe ato që kanë qenë të njohura sipas gjuhëtarit, historianit të letërsisë shqipe, profesorit, Nuhi Ismajli, deri më tash, ato janë shkruar në kohë të ndryshme, dhe me parë, ku shumë prej tyre janë botuar në gazeta, revista e vepra të ndryshme.

Një qasje e tillë hulumtuese gjithëpërfshirëse për “Buzukun dhe gjuhën e tij”, do përmendur edhe faktin se Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005.

Mbase kjo është edhe qëllimi i tij që ato , përmes kësaj vepre, shkrimet e shkruara në vazhdimësi dhe të botuara në shtypin e Prishtinës dhe të Tiranës, t’i ketë lexuesi të tubuara , në një vepër të vetme.



Në shkrimet që e përbëjnë këtë vepër, janë trajtuar çështje të ndryshme të veprës “Meshari” dhe të autorit të saj, të cilat janë heshtur dhe nuk janë trajtuar fare, ose janë trajtuar pak ose nuk janë trajtuar si duhet .

Kështu, këtu trajtohet çështja e historisë së zbulimit të veprës së Buzukut , në etapa të ndryshme duke filluar me zbulimin e parë të të ekzemplarit të vetëm më 1610 nga arqipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, edhe pse mendimi më i përhapur ishte për të cilin zbulim, flitej vazhdimisht edhe i përsëritur një pohim i tillë se: “ Zbulimi i parë është ai, zbulimi i studentit nga Gjakova Gjon Nikoll Kazazit, i vitit 1740, si dhe çështja e historisë së ribotimit të saj.

Këtu në këtë libër është folur për çështjen e vlerës historike–letrare të veprës së Gjon Buzukut, kurse, më parë, siç dihet nga studimet e gjerë tanishme është folur, duke pasur për lëndë studimi nga autori Ismajli, bindjen e thellë për vlerën edhe letrare të teksteve biblike dhe të teksteve autoriale të Bozukut, të cilat e përbëjnë tekstin e “Mesharit”, si dhe në saj të analizës së vetë natyrës së teksteve të tij, ku sipas autorit në librin “Vepra e Gjon Buzukut”, aty janë trajtuar edhe llojet letrare të veprës Meshari, vlera letrare, si dhe historia e gjendjes e trajtimit letrar të saj.



Nga aspekte të ndryshme si plotësim të mendimit për Buzukun dhe veprën e tij, është folur edhe përmes interpretimit e vlerësimit të shkrimeve të ndryshme për Buzukun dhe veprën e tij, në një këndvështrim shumë shtresor dhe shumë dimensional të çështjes së shtruar nga studiues albanologët tanë dhe të huaj.

Botimi i veprës synon të përmbush dhe aktualizoj nëpërmjet saj, të nderoi shkrimtarin, Gjon Buzukun, i cili, në kohën, kur ishte zbuluar nga Marin Beci, ishte fushata për çrrënjosjen e shkrimeve dhe botimeve, e cila gjendje ishte përshkruar përmes Pjeter Mazrekut, edhe atë në mes të shek. XVI, shkroi një vepër tejet të rëndësishme për kulturën shqiptare, dhe t’i kontribuoj njohës, të së kaluarës kombëtare dhe begatisë së vlerave të saj, si kusht për të njohur të ardhmen, ishte mesazhi i autorit Ismajli.

Autori librin e tij prej 80 faqesh, e ka ndarë në tetë njësi, duke përfshirë zbulimin e veprës Meshari të Gjon Buzukut, Zbulimi dhe ribotimi I veprës Meshari të Gj. Buzukut, vlera historike letrare e saj, llojet letrare të veprës, ndriçimet e shumanshme të veprës dhe të autorit të saj, duke e përmbyllur me të dhënat arkivore për Gjon Buzukun dhe shënimet biografike për autorin Nuhi Ismajlin i cili shkrimet i ka të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra.
alt
Ky autor, vetëm me botimet nëpër gazetat e revistat e ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota të cilat i ka në dorëshkrim. Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv.

Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj. Shkrimet e tij të para Nuhi Ismajli i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës.

Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, disa herë, edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në kuadër të botimeve shkencore të të cilave institucione i janë botuar punimet.

Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005.

Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare.

Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, disa herë, edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në kuakuadër të botimeve shkencore të të cilave institucione i janë botuar punimet. /Nijazi Ramadani/

SHKRIMTARI PA URTI


Shkruan: Nuhi Ismajli
Në botën e mendimit dhe të artit, pra edhe në filozofi e letërsi, shembulli ideal i njerëzimit merret krijuesi i mendimit të thellë e i porosisë së rëndësishme, jeta dhe sjelljet jetësore të të cilit përputhen me mendimet e thella e porositë e rëndësishme të veprës së tij për njerëzimin.
Por, shembujt e përputhjes së sjelljes së urtë njerëzore të krijuesve dhe mendimit të thellë e porosive të rëndësishme të krijuesit, për njerëzimin, nuk ka shumë. Sokrati konsiderohet se ishte një i tillë, i cili me sjelljet e tij synonte t’u qëndronte pranë ideve të tij. Po, Sokratë nuk ka shumë. Dobësitë e karakterit, ambicia dhe egoizmi i ulët, e mundin shpesh njeriun dhe filozofin Sokrat.
Krijuesit e mëdhenj, e kundërta e ideve të veprës së tyre
Historia botërore e kulturës tregon se, jo rrallë, krijues të mëdhenj, me karakterin dhe sjelljet e tyre jetësore, kanë qenë e kundërta e ideve e porosive të mëdha të veprës së tyre.
Zhan-Zhak Rusoi, Persi Bish Shelli, Karl Marks, Henrik Ibseni, Lev Nikollaeviç Tolstoi, Ernest Heminguej, Bertolt Breht, Bertrand Rasëll, Zhan-Pol Sartri, Edmund Uillson, Viktor Golanci, Lilian Helman etj., etj., kishin sjellje tejet të ulëta, në krahasim me vlerën e ideve dhe porosive të veprave të tyre.
Rusoi, “miku i njerëzimit” (Tronkin), “mësuesi i njerëzimit “(Robespieri), “Profeti i së vërtetës dhe virtytit” (P. Johnson) etj., ka habitur botën intelektuale me idetë e ligjëratave të tij për edukatën, por edhe me sjelljet arrogante e të egra të tij, në rrethin familjar e shoqëror. Prandaj, edhe u quajt mburravec, egoist, grindavec, që kultivoi harbutërinë dhe paedukatën; provincial i pashërueshëm, i trashë dhe i pasjellshëm (P. Johnson), që e pranonte edhe vetë se “për parim ishte harbut, i papëlqyeshëm dhe i ashpër” (P. Johnson) dhe, i cili, për vetveten, thoshte: “Unë jam barbar”. Dhe, më tej: “Në zemrën time ka gjëra që më pengojnë të jem i sjellshëm” (P. Johnson) etj.
Në kohën tonë, si edhe më parë, kemi sjellje të tilla edhe të krijuesve shqiptarë, që na bëjnë të mendojmë për raportin që ekziston midis krijuesit, sjelljes jetësore të tij, dhe mendimeve e porosive të veprës së tij.
Raporti midis krijuesit shqiptar, si njeri, e sjelljeve të tij jetësore, dhe mendimeve e porosive të veprës së tij, spikatet më së shumti përmes qëndrimit të krijuesit shqiptar ndaj politikës dhe pushtetit. Vështrimi i kësaj dukurie na bën të vërejmë se ka krijues shqiptar që qëndron krejt i patundur në mbretërinë e krijimit (artit e filozofisë), por ka edhe të tillë që tregohen tejet të dobët, sa të rrëshqasin lehtë nga mbretëria e krijuesit/krijimit. Sot ka shumë krijues shqiptarë të dalluar për natyrën luftarake të personalitetit të tyre, të cilët i janë qasur me përkushtimin kryesor politikës e pushtetit. Disa prej tyre edhe kanë arritur të hyjnë në mbretërinë e politikës e të pushtetit, kurse disa të tjerë, që, si të pasuksesshëm, kanë mbetur jashtë, por vazhdojnë t’iu nënshtrohen dhe t’iu shërbejnë atyre, duke treguar mungesën e pavarësisë së unit të tyre krijues.
Rasti i Kadaresë dhe rasti i Qosjes
Në këtë pikëvështrim dy janë rastet më karakteristike për të parë raportin midis sjelljes së krijuesit të sotëm shqiptar dhe botës së krijuesit/krijimit: rasti i I. Kadaresë dhe rasti i R. Qosjes.
Para disa ditësh, patëm rastin e kërkesës që Kadareja të pranojë postin e presidentit të Shqipërisë. Kadare deklaroi publikisht se nuk mund ta pranojë një detyrë të tillë. Nuk përfilli pozitën në pushtet, as të mirat që sjell pushteti. Deshi dhe mbeti krijues. Dhe filozof. Mbeti me vlerat e artit. Me mbretërinë e tij. Pra, Kadareja dha shembullin e sjelljes së një krijuesi të madh. Sjellja e Kadaresë tregon se ai politikën dhe pushtetin i kupton si artist dhe filozof, i kupton si një vazhdim i luftës.
Një rast krejt të kundërt, me atë të Kadaresë, kemi rastin e R. Qosjes, i cili, siç do të shihet, politikën dhe pushtetin nuk i kupton si vazhdim të luftës, po si burim të të mirave materiale humane dhe si bazë të forcës e autoritetit edhe të krijuesit.
Shembulli: Qosja u propozua për çmimin letrar “Beqir Musliu”, të cilin e jep kryetari i Gjilanit. Ai shkoi dhe e mori shpërblimin nga pushtetari (“Kosova Sot”, 24 qershor 2012, f. 29 etj.), e jo nga shkrimtarët ose nga ndonjë asociacion i shkrimtarëve. Pra, edhe Qosja, si krejt normale e konsideron marrjen e shpërblimit nga pushteti/pushtetari dhe shërbimin e krijuesit ndaj tij në mënyra të ndryshme.
Më shumë para politikanëve e pushtetarëve, të djeshëm e të sotëm, sesa para krijuesve, Qosja, me rastin e pranimit të shpërblimit ligjëroi, siç shkruajnë mediet e ndryshme, “për rolin e krijimtarisë shpirtërore në ndryshimin e botës dhe për reflektimin e kësaj krijimtarie shpirtërore në lirinë e Kosovës” (“Kosova Sot”, 24 qershor 2012, f. 29). “Liria e një populli, - ka thënë Qosja në atë rast, - më së pari krijohet në krijimtarinë e tij shpirtërore. Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë, ku ne më së pari Kosovën e kemi bërë të lirë dhe të pavarur në krijimtarinë tonë, në poezi, në prozë, në shfaqje, në këngët e Dervish Shaqës e të këngëtarëve të tjerë popullorë, në poezinë e Beqir Musliut dhe të poetëve të tjerë” (Po aty, artikulli: Liria e një populli lind me krijimtarinë e tij shpirtërore).
Vetë Qosja, duke marrë si krejt normale pranimin e shpërblimit nga pushtetari, dëshmon se kultura atë nuk e ka çliruar dot nga zinxhirët e pushtetit e se ka mbetur rob i tij.
Injorimi i vetvetes
Pohimi i mësipërm i Qosjes nuk do ta kishte atë kuptim që e ka dhe do të ishte pohim me një porosi të rëndësishme për pushtetarin, sikur të mos pasohej nga pohime në të cilat Qosja falënderon pushtetin për çmimin dhe e lavdëron atë për “kontributin” në kulturë.
Por, për krijuesin, mjerim edhe më i madh njerëzor është atëherë kur atij, jo vetëm nuk i përkojnë sjelljet jetësore me idetë dhe porositë e rëndësishme të veprës (fjalës), por edhe kur ai injoron e zvogëlon vetveten duke dalë në publik edhe pa qëndrimin dhe idetë elementare filozofike e etike; kur idetë dhe porositë e veprës (fjalës) së tij janë në kundërshtim me idetë dhe porositë e rëndësishme; kur idetë dhe porositë e veprës (fjalës) i përputhen me sjelljet jofisnike të tij ose kur, në të, ambicia dhe egoizmi i ulët i tij e mundin njeriun dhe filozofin Sokrat, për ç’shkak edhe në veprën (fjalën) e tij, në vend të ideve e porosive të rëndësishme, shpreh idetë dhe porositë e padobishme dhe, madje, edhe të dëmshme, dhe në kundërshtim me misionin e tij krijues.
Në raport me pushtetin, nga i cili çuditshëm lejon të manipulohet e korruptohet, Qosja si krijues, nuk ndalet në pohimin e tij të parë, aspak favorizues për të si krijues.
Duke dhënë shembullin e një krijuesi që zvogëlon vetveten, ai falënderon dhe i thur lëvdata pushtetit gjilanas, duke marrë atë si shembull të përkushtimit të pushtetit ndaj kulturës: “Mund të themi me plot gojën se Gjilani është shembull në Kosovë se si një qytet duhet të sillet ndaj krijimtarisë shpirtërore të popullit të vet, ka thënë laureati i çmimit të sivjetmë, R. Qosja “ (Art. i cit., “Kosova Sot”, 24 qershor 2012, f. 29).
Kështu, pushteti arriti ta manipulojë krijuesin Qosja për krijimin e autoritetit të vet. Po, Qosja, ç’fitoi dhe a fitoi diç me shpërblimin e Gjilanit?
Për një krijues, do të thuhej: Asgjë! Assesi!
Sepse, pa marrë parasysh emrin me të cilin jepet shpërblimi i përmendur, kur kemi parasysh kush e jep atë dhe për ç’qëllim, atëherë shohim se Qosja fitoi: pak para dhe lëndimin e autoritetit të tij krijues.
Kjo nuk mund të jetë ndryshe, pra krijuesi nuk mund të mos e zvogëlojë vetveten, kur shpërblimi ka karakterin e tij politik dhe pushtetar; kur krijuesi lavdëron pushtetin dhe me fjalën e tij njëjtësohet me pushtetin dhe i shërben një force politike (partiake).
Me fjalën e tij lavdëruese për pushtetin, në Gjilan, Qosja bëri një nga paraqitjet më jodemokratike të një krijuesi.
Ai lavdëroi “kontributin” e pushtetit komunal në kulturë, duke konsideruar çmimin e reklamës së pushtetit, shembull të kontributit të pushtetit në kulturë dhe bëri, në këtë rast, një propagandë shumë të ulët, tejet të dëmshme dhe të palejueshme, kur, në mënyrë shumë pretenduese, synoi propagandën e tij afirmative për pushtetin dhe përhapjen e imponimin e propagandës së tij për vlerën e pushtetit (gjilanas), në vend të vlerësimeve të vetë banorëve dhe krijuesve gjilanas, të cilët e ndjejnë dhe e njohin më mirë se Qosja realitetin kulturor të vendbanimit të tyre.
(Mbase, më mirë, apo më pak e pandershme, do të ishte sikur Qosja të lavdëronte pushtetin e komunës së tij!).
Vuajtja e krijuesit
Krijuesi, i cili bëhet pjesë e organizimeve politike për pushtet ose bëhet pjesë e pushtetit, ndërsa kjo bëhet veç për shkak të leverdive personale, ka cenuar mbretërinë, natyrën dhe autoritetin e tij prej krijuesi. Krijuesi i tillë, i manipuluar e i korruptuar, ka zvogëluar vetë vlerën, autoritetin e tij, të cilin kurrë nuk mund t’ia kthejë politika as pushteti. Krijuesi i madh kurrë nuk ndjen hapësirë të mjaftueshme brenda politikës për pushtet dhe brenda pushtetit. Prandaj, sado është i kërkuar e i ftuar, ai qëndron jashtë politikës dhe pushtetit, sepse aty është bota e jetës së tij.
Kyçja e krijuesit në organizimet politike për pushtet dhe në pushtet, përveç vetëzhvlerësimit e vetëcenimit të lirisë, mund të jetë edhe shkaku i vuajtjeve të tij të pafund, nga të cilat mund të qajë gjatë gjithë jetës.
Dante u përfshi në organizimet politike të kohës së tij, por ua pa sherrin sa u desh të braktiste atdheun, të vuante gjithë jetën mungesën e tij dhe të vdiste me pikëllim në dhe të huaj.
Krijuesit e mëdhenj dallojnë qartë vlerat dhe mashtrimet, krijimtarinë dhe politikën. Ndaj politikës dhe pushtetit kanë qëndrim kundër dhe refuzojnë të përfshihet në to, për interesa personale. Për krijuesin e vërtetë është e denjë vetëm një mendje e lirë dhe e patëhuajsuar, sidomos nga politika e pushteti.
P.S.
Shpërblimi i Gjilanit është mjaft provokues dhe, prandaj, nxitës i debatit intelektual, sepse, në njërën anë, e mban emrin “Beqir Musliu”, pra është shpërblim letrar, që jepet në emër të shkrimtarit, kurse, në anën tjetër, atë e jep pushteti komunal (gjë që nuk do të duhej të ndodhte!). Dhe, pse ndodh kështu fajtorë janë shkrimtarët, të cilët harrojnë se ç’janë dhe bëhen hamej dhe borizanë të pushtetit!
Skeda:Nuhi ismajli.jpg

Nuhi Ismajli lindi në fshatin Terziaj të komunës së Gjilanit, më 5 mars të vitit 1953, është shkrimtar shqiptar.
Nuhi Ismajli shkollën fillore e kreu në Zhegër, kurse të mesmen (normalen dhe gjimnazin) në Gjilan. Studioi letërsinë dhe gjuhën shqipe në Prishtinë. Është profesor në gjimnazin e Gjilanit.


Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Ky autor, vetëm me botimet nëpër gazetat e revistat e ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota të cilat i ka në dorëshkrim. Ismajli është studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv.

Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare etj. Shkrimet e tij të para Nuhi Ismajli i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës.

Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme shkencore të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejn, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998 dhe, disa herë, edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në kuadër të botimeve shkencore të të cilave institucione i janë botuar punimet.

Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike për veprën e Buzukut, në veprën: Buzuku dhe gjuha e tij, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005. Është profesor i Gjuhës dhe letërsisë në Gjimnazin" Z. Hajdini", të Gjilanit.Jeton e vepron në Gjilan.

Veprat

| Kritikë letrare : "Nga vlerat e traditës", bot. “Rilindja”, Prishtinë, 2000
| Kritikë letrare : "Kureshtje letrare", bot. “Ura”, Prishtinë, 2001
| Kritikë letrare : "Aktualizime letrare", bot. SAS, Prishtinë, 2009
| Studim "Vepra e Gjon Buzukut" bot. Ars-club "Beqir Musliu",Gjilan,2010
| Kritikë letrare: “Përsiatje letrare”, bot. “Era”, Prishtinë, 2012

Sançopançot e Kosovës


“Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për t’u kthyer në një masë amorfe popullate, mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh“ - (Dorian Koçi)

Shkruan: FAHRI XHARRA
Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizës morale nga aventurizmi kalorisak. Ky aventurizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e kishin vërshuar Spanjën. Romanet lexoheshin me të madhe, madje njerëzit gjërat që i lexonin mundoheshin t’i veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara. Ky lexim i romaneve kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit, ngase te njerëzit ishte mbjellë ideja se fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh brenda natës person i pasur.
Lufta e ireales kundër reales
Një rrugë gati si të njëjtë jemi duke e ndjekur edhe në Kosovë. 
Don Kishotët në Ballkan dhe Sanço Pançot në Kosovë të bëjnë të qeshin, për aventurat e tyre të cilat e kanë një qëllim tjetër nga ata të personazheve të Miguel de Cervantesit, por sidoqoftë e kanë një ngjashmëri shumë të madhe. Edhe te ne është duke luftuar irealja kundër reales. Edhe te ne po shihen bujtinat më të thjeshta si kështjella, tasi i berberit si helmetë e shkëlqyeshme, e kaluara e dështuar si një shans për rivendosjen e saj në kushte të reja, krijimi i gjërave që kurrë nuk kanë ekzistuar si të mundshme për të ndërruar rrjedhën normale të gjërave dhe për të krijuar hendeqe të reja ndërmjet veti.
Derisa Don Kishoti i Cervantesit donte që të kthen lavdinë kalorsiake; donkishotët e Ballkanit duan të kthejnë rrotën e historisë mbrapa dhe ajo që ka ndodhur të duket vetëm si një ëndërr .
Njerëzimi ka një ndjeshmëri shumë të veçante për të zgjedhur se ç'njerëz do të përdorë për krijimet e tij, me çfarë njerëzish do t'i mbrojë legjendat e veta. Sado e çuditshme që të duket, lidhja midis Cervantes-it dhe donkishotëve të Ballkanit ka një logjikë të brendshme. Një logjikë e brendshme e prek këtë lidhje dhe e pohon atë. Besoj se Don Kishoti vazhdon të jetë edhe sot një personazh i pashpjeguar. Është e nevojshme të bëhet një përpjekje, një përpjekje e madhe nga të gjithë, për të shpjeguar kërkesat e donkishotëve ballkanik. Sa qesharake aq edhe serioze për ne janë këto kërkesa donkishotiane për Kosovën.
Edhe pse kërkesat donkishotiane ndaj Kosovës nuk kanë ndryshuar, ato mbesin të njëjta që prej nesh të krijojnë një bastard kombëtar dhe gjuhësor, një përbindësh, i cili nuk paraqet rrezik për të tjerët, por mundësisht të jetë vetëpërbindësh që pa “sherrin“ e askujt të vetëshkatërrohet dhe të vetëpërpihet, duke e lënë mbrapa një mjegull të parëndësishme, mjegull e cila me diellin e parë të imagjinuar të tretet.
Kosova, vend i paradokseve
Diku i “fshehur” Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon sançopançuave të Kosovës këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e planave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhesh kalorës nëse nuk dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se sikur mos të përmbaheni prej frikës mund të nisim lëvizjen e punëve se frymët e vendësve nuk janë kurrë të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur”(nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Kosova është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Kosovës.”
Dh,e sançopançuat e Kosovës me nxitim veprojnë dhe flasin, shkruajnë dhe shkallmojnë gjithandej e këndej duke i kritikuar liderët politikë të Kosovës që mohojnë që ekziston kombi kosovar e në anën tjetër kërkojnë që të na pranojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(!), që liderët politikë të Kosovës mohojnë që ka komb kosovar e në anën tjetër mburrën se ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha ndërkombëtare (!) që artistët kosovarë mohojnë që ka komb kosovar, por mburren se kemi Teatrin Kombëtar në Prishtinë(!). “Sançopançot s`kanë të ndalur:” “Shkrimtarët kosovarë thonë nuk mund të ketë komb kosovar, por mburren se kemi Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Shkencëtarët kosovarë “dokumentojnë shkencërisht” se nuk ka komb kosovar, por institutet e tyre i vetëquajnë institute kombëtare.” Dhe, donkishotët të “sigurt” që punët e planet e tyre po shkojnë në rregull; nuk kanë të ndalur me kërkesat e tyre.
-Pa fjalë Sanço, i thoshte një donkishot i Ballkanit një Sançopanços së Kosovës: ”Kjo është aventura jonë më e rrezikshmja dhe më e madhja, në të cilën duhet ta tregojmë tërë trimërinë dhe forcën tonë”. Edhe sikur këto që po iu flas të jenë fantazira, kini kujdes se përvoja me shqiptar ka treguar se sa guxim dhe të mençur që jemi.”
Zgjimi kombëtar
Sançua pa një pa dy na del me këtë profeci: “Profetët” (rilindësit) shqiptarë idealizuan periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut si një periudhë ku shqiptarët ishin të vëllazëruar, të lirë dhe të barabartë. E vërteta është se në atë kohë nuk i kishin asnjërën prej këtyre. Lidhja e Lezhës (1444) ishte lidhje politike mes princërve shqiptarë e malazezë dhe jo një vëllazërim mes qytetarëve të Shqipërisë së asaj kohe. Por, kështu e panë të rrugës rilindësit shqiptarë dhe mbi këtë model u ngrit kombi shqiptar. Ata këtë periudhë e quajtën “Rilindje”, me demek, që kombi shqiptar me pjesëtarët e tij të lirë të barabartë e të vëllazëruar na paskësh ekzistuar që në kohën e Skënderbeut, të cilin osmanët na e paskëshin përgjumur me pushtimin e tyre të serishëm.”... Pas kësaj Sançua i arsyetohet Don Kishotit:”Hirësi unë jam njeri i urtë i qetë dhe paqedashës. Jam i stërvitur të duroj vuajtje se kam grua dhe fëmijë që duhet t`i ushqej e t’i rrit. Po ta them këtë Hirësi se unë urdhër s`mund të jap dhe jam në urdhrat tuaja “( D. K. Cervantes f.96)
E pra, i shkruante Don Kishoti:”Me këtë ke për të trashëguar të mirat e dheut, se zotërinjtë duhen nderuar si prindërit( D.K ,Cervantes f.145). Po, pra!
“Një zgjim kombëtar është më i fuqishëm nëse orientimet strategjike, politika e tij e jashtme, politika e tij e brendshme, hieraldika shoqëruese etj. janë kompakte me psikologjinë dhe traditën e njerëzve prej të cilëve synohet të formohet kombi. Sa më pranë shpirtit të njerëzve të jenë këto gjëra aq më i fuqishëm ngritët kombi” (diku në shtypin tonë).
“Në Kosovë, fatkeqësisht, nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj. ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi? “- pyetet një sançopanço i Kosovës, sepse duhet patjetër të plotësohet kërkesa e Don Kishotit.
Por, sançopançot e Kosovës t`etshëm për famë, zulmë dhe zoti e di se çka, nuk e kanë as më të voglin guxim t`i kundërvihen padronëve të tyre dhe vazhdojnë me ngulm:”Problemi me historinë tek shqiptarët është shumë i rëndë. Kosovarët i shajnë serbët duke u thënë se janë popull mesjetar d.m.th të prapambetur, kurse vetën e lavdërojnë duke thënë se jemi popull antik. Harrojnë se antika është më e hershme se mesjeta (d.m.th shqiptarët edhe shumë më shumë të prapambetur se serbët. Të lumtë Sanço!). Shqiptarët si komb i vonshëm nuk arritën të krijojnë historiografi para Luftës së Dytë Botërore”... Bravo Sanço! Po i madh që je!
Sançua i Cervantesit e këshillonte Donin e vet se më e mençur do të ishte sikur hirësia e tij nëse beson që kokëpërplasjet i janë të nevojshme dhe të domosdoshme që ato t`i bënë mbi ujë apo mbi ndonjë gjë të butë si pambuku se të gjitha këto gjora janë teptile, taklite dhe shakara. Po Sanço i Kosovës?
“Në Kosovë, fatkeqësisht, nuk kemi shkuar përtej dilemës se a ekziston apo nuk ekziston kombi kosovar. Mitet, stereotipat kulturorë etj. ia kemi lënë stihisë. Kush duhet të mendojë për këto, nëse jo intelektualët dhe patriotët e këtij vendi?”- thonë dhe pyesin Sançot.
Donkishotët e Ballkanit
Kosova ka mitet e veta, por gjithmonë i ka trajtuar në gjirin e miteve shqiptare dhe duhet t’i trajtojë si të tilla. Heshtja dhe mospërkrahja dhe anashkalimi që po i bëhet botës shkencore dhe të dijes në Kosovë, sançot dalin dhe bëhen marothonomakët e kohës së kobit dhe të mashtrimit për ne dhe rreth kombit shqiptar si tërësi e pandarë! Kosova ka nevojë për njerëz realistë, për të matur dhe të aftë me kuptuar realitet kombëtare e ndërkombëtare.
Donkishotët e Ballkanit japin urdhër: “Populli le të mendojë pak se cilët janë stereotipat tuaj kulturorë? Ku po iu qojnë ato? A duhet t’i ndërroni ato? Cilët duhet t’i krijoni? Çfarë kombi doni të jeni? Cili është perceptimi juaj për kombin e juaj? Si doni që të iu perceptojnë të tjerët? “dhe sançopançot e Kosovës vetëm pohojnë me krye dhe... vrap në punë nën urdhrat e Bossit.” Ndërsa, nëse do të vendosim që publikut të brendshëm e të jashtëm t’ia servirni të vërtetën shkencore, atëherë duhet të krijojmë një historiografi pa mite. Kjo nënkupton që të heqim dorë nga miti ilir(?), nga miti për luftërat e Skënderbeut (?) etj., dhe gjitha këto t’i reduktojmë në përmasat e të vërtetës historike.”
Jepi Sanço, jepi!

Orë e madhe letrare në Kullën e Isa Boletinit





Qindra qytetarë të Mitrovicës, të rrethinës e më gjerë, e kanë mbushur kompleksin e kullave të heroit kombëtar Isa Boletini, në Boletin të Shalës së Bajgorës, në komunën e Mitrovicës, për të marrë pjesë në evenimentin e rëndësishëm kulturor, që ishte organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, që vepron në Suedi. Evenimenti ishte organizuar për të bërë promovimin e tre librave të autorëve shqiptarë nga komuna e Mitrovicës, që jetojnë e veprojnë në Suedi.


description


 Me këtë rast u promovuan “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi për Pavarësinë e Republikës së Kosovës”, të autorit Hysen Ibrahimi, njëherësh kryetar i shoqatës së lartpërmendur, monografia “Miku i madh i shqiptarëve, Ulmar Kvik”, të autorit Fetah Bahtiri dhe libri i autorit Avdyl Uka, “Loti mbeti në gjirmë të zemrës”. Referuesi i parë, prof. dr. Mehmet Rukiqi tha se vepra i kushtohet pavarësisë së Kosovës dhe është një dhuratë e çmuar për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar më 1912, në Vlorë. Profesor Fazli Hajrizi, duke folur për monografinë e profesor Fetah Bahtirit, “Miku i madh i shqiptarëve, Ulmar Kvik”, tha se në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ai ua ka dhuruar lexuesve një vepër për mikun e madh të shqiptarëve, humanistin dhe intelektualin e mirëfilltë suedez, Ulmar Kvik, i cili ka bërë shumë për popullin shqiptar, duke dhënë kontribut në fushën e dijes, kulturës, artit, artit, arsimit, gjuhës etj. Ndërkaq, poeti Sabit Idrizi, duke folur për të dyja librat, tha se lufta e intelektualëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut zhvillohet në dy fronte aspak të lehta. “Front i parë është a i ruajtjes apo rikthimit të imazhit të vërtetë të shqiptarëve dhe fronti i dytë a i ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave tona, pra një luftë aspak e lehtë kundër asimilimit”, tha ai. Për librin “Loti mbeti në gjirmë të zemrës”, të autorit Avdyl Uka, krijuesi Rizah Sheqiri tha se është një vepër që i bën mirë çdo lexuesi.


F. Beka

Zhbëhet projekti i operës “Ibrahim Rugova”, shkojnë huq 1.000.000,00 euro

Afro një milion euro që janë shpenzuar në emër të objektit të shtëpisë së teatrit dhe operës, “Ibrahim Rugova”, do të bien në ujë. Kabineti i ministrit aktual të Kulturës, Memli Krasniqi, ka marrë vendim ta shpallë të pavlefshëm projektin e vjetër. Së shpejti do të hapet një konkurs ndërkombëtar me të cilin do të zëvendësohet projekti i gjermanit Kai Auffermann, i përzgjedhur gjashtë vjet më parë, kur ministër kulture ishte Astrit Haraqija. Prej atëherë janë shpenzuar fiks 880 mijë euro për “Ibrahim Rugovën”. Hartimi i projektit u ka kushtuar taksapaguesve kosovarë 420 mijë euro, derisa 420 mijë të tjera janë ndarë për fazën e parë të punimeve, në kohën kur Ministria udhëhiqej nga Valton Beqiri. Edhe 40 mijë euro tjera janë shpenzuar për revidim në kohën e ish-ministrit të Kulturës, Lutfi Haziri.

Kabineti aktual i ministrit Krasniqi thotë se vendimin për zhvlerësimin e projektit e ka marrë pas rekomandimeve nga një raport që e kanë trashëguar. Nuk u bëhet vonë që gati një milion euro do të shkojnë huq. Përgjegjësi për këtë nuk japin as ish-ministrat e kaluar, të cilët thonë se MKRS-ja duhet ta modifikojë projektin dhe jo të hartojë një të ri.

“Është definitive që do të hapet konkurs për projekt të ri dhe kjo do të ndodhë së shpejti. Arsyeja është, sepse sipas revidimit që është kërkuar nga ish-ministri Lutfi Haziri janë identifikuar shumë defekte dhe pasi e kemi analizuar mirë kemi ardhur në përfundim se nuk duhet të vazhdojmë punimet”, ka thënë Shasivar Haxhijaj, këshilltar i lartë politik i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi

Sipas tij, për të qenë sa më cilësor projekti i ri, Ministria e Kulturës do të hap konkurs ndërkombëtar.

“Do të hapim konkurs ndërkombëtar duke ditur se është projekt i madh dhe kërkojmë që të jetë sa më cilësor”, ka thënë Haxhijaj.

Shtëpia e teatrit dhe operës “Ibrahim Rugova” kur ishte projektuar qe llogaritur të kushtonte mbi 25 milionë euro.

Për këtë projekt në dhjetor të 2010 ish-ministri i Kulturës, Valton Beqiri, bashkë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejudiu, dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, kishin vënë gurin themeltar të ndërtimit të objektit pranë Fakultetit Teknik në hapësirën prej 2 hektarësh e 62 arësh

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...