Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/24

Papa Kristo Negovani, frymëzues për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Arben Llalla




Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe. Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi në vitin 1875 në fshatin Negovan që ndodhet afër Kosturit (Kastoria) rrugës për në Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatë një vizite që bëra në vitin 2003 bisedova shqip me pleqtë e fshatit që ende e flisnin gjuhën e të parëve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
Në fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollën fillore në gjuhën greke duke vazhduar më tej gjimnazin në Athinë. Pas tre viteve studimesh në Athinë ai i braktis ato për arsye sepse një çetë kusarësh gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre i vranë babanë. Pasi u kthye në vendlindje papa Kristo filloi punë në shkollën greke të fshatit. Vitet shkonin dhe mësues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri në fshat po edukohej me kulturë dhe gjuhë greke duke humbur traditat dhe gjuhën e mëmës, shqipen. Në ato vite greqizimi i shqiptarëve po shtrihej në të gjitha trevat që banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim përhapej në forma të ndryshme si në arsim, në kishë dhe politikë administrative.
Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësimin që jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishin ndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhe gjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”.
Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshin nga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimin e gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mësuar në Rumani ku kishte punuar marangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës “DJALËRI” të Stambollit.
Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i ri që për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësi i frymëzimit për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristos u bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjo gjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë.
Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguar porositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte shkollën në gjuhën shqipe.
Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën. Për këtë çeta e Bajo Topullit mori vendim për tu hakmarrë.
Më 9 shtator 1906 kjo çetë vrau Mitropolitin (Dhespot) e Korçës Fotis Kallpidhis për të marrë gjakun e dy vëllezërve Kristo dhe Theodhos Negovani.

Kush u akuzua për vrasjen e Dhespot (mitropolit) Fotit
Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu çeta e Bajo Topullit, por asnjëherë nuk u mësua kush qëlloi mbi të. Qeveritë greke dhe Kisha e tyre gjithnjë janë interesuar se kush e vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveria greke i kërkoji qeverisë së Turqisë që qeveriste edhe trojet shqiptare të ndiqte dhe të kapte vrasësit e Dhespot Fotit. U kapën shumë atdhetarë shqiptarë dhe u dënuan ndër ta Jovan Kosturi bashkë me fëmijën, Salih Butka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku, Lazo Progri etj. Por asnjëri nuk pranoi të tregonte atentatorët e vërtetë të kësaj vrasje të bujshme për kohën. Më 1914 në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës më shkurt apo mars të 1908 (për mua është vrarë më 25 shkurt, ndarsa pllakata shkruan 13 mars). Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Dhespotit të Korçës Foti Kallpidhis. Kjo akuzë bëhej sepse Bajram Ligu njihej për trimëri. Pas thyerjeve të brinjëve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Dhespotin grek Fotis dhe asnjëherë lexuesi dhe histografia shqiptare nuk e pa fytyrën e Dhespotit që shqiptarët e bënë të puthte dhenë më 1906. Pas shumë kërkimesh në arkivën e Athinës më në fund e gjetëm një foto të këtij prifti grek që nënpetkun e Mitropolitit të Korçës bënte veprimtari antishqiptare, asimiluese, deri tek dhënia e urdhërave për vrasjet e atdhetarëve shqiptarë.

Aktiviteti fetar i Petro Nini Luarasit në SHBA 1904-1908)

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Kontributi i Petro Nini Luarasit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Aktiviteti fetar i Petro Nini Luarasit në SHBA 1904-1908)

Gazeta Kombi, 10 janar 1908


"Zgjedhjet e shoqërisë Besa-Besë ( ku u diskutua edhe per një prift shqiptar)
Folën Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob që bëri të njohur se arkipeshkopi rus Platoni do të ndihmojë, z.Petro Luarasi me një fjalë të shkurtër rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse porsa të ndihmojë të fillojë kisha shqip. Kështu mbetën të gjithë të kënaqur e plot gëzim nga kjo.’’

Nga një rekord zyrtar i marrë nga arshiva e zyrës civile Hudson, të botuar më vonë në Kalendarin e botës, 1939
‘’U mbajt një mbledhje tjetër e cila zgjodhi një komision që të kërkojë kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass të cilët u votuan prej delegatëve të Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli që të dorëzohej prift’’

Veterani Guri Sevo, shkruan
“Edhe në çështjen e kishës shqipe që lojti një rol të madh në lëvizjen kombëtare tonës, Petro Nini Luarasi ka qenë flamurtar i parë, jo vetëm në Shqipëri po e po, por edhe në Amerikë. Më 1905 me rastin e refuzimit të priftit grek të Wochester-it,Mass, që të mbulonte një shqiptar të vdekur, shqiptarët iu lutën Petros të bëhej prift...Për hir të çështjes shqiptare edhe prift do të kish pranuar të bëhej Petroja por ai ia lëshoi vendin një shqiptari më ‘’aksios’’ për këtë zyrë të shenjtë Fan Nolit...”
(Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)

‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 vmars 1908 nxorri meshën e parë shqip në BostonI vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të lkish patur atdheu tonëporsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ërmbi këtë çështje shumë bukur.’’ Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë si] u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politik’’ Kombi 22 mars 2008


Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha petro sa s’qante nga gëzimi! dikush i tha që prifti shqiptar qenkesh me të vërtetë shumë i zoti.
-përndryshe nuk do të vinte mitron pa vënë kamillafin, iu përgjegj Petro për të caktuar kryelartësinë me të cilën e nxorri meshën e parë prifti i parë shqiptar’’ Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.86)

Mesha në Hudson Mass
Siç dihet në Hudson u fillua shoqëria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqëri vuri në praktikë idenë e fillimit të një kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dërguar priftin Fan Noli në Nju Jork. Pas meshës mbajti një fjalë greqisht Fan Noli (që krijoi keqkuptime ndër dëgjuesit). Pas fjalës së priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orë dhe shumë bukur “ kombi, 27 mars 1908
Fan Noli ka shkruar:" Petro Nini Luarasi ish i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë‘’

Petro Nini Luarasi, “ Mësues i Popullit”, në zjarrin e luftës me pushkë e penë për çlirimin e atdheut nga pushtuesi dhe kleri shovinist, lëshoi kushtrimin: “Ta begatojmë gjuhën dhe kombin tonë me kulturë e qytetërim dhe atëherë do të shohim që gjithë sa folën liksht kundër gjuhës dhe kombit tonë do të turpërohen dhe si dylli përpara faqes së zjarrit do të treten prej na****t... Le të mos frikësohemi përpara llomatitjeve dhe përrallave të atyre që nuk e dashurojnë por e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nën maskë shënjtorësh e mendimtarësh duan të na gabojnë ne. Le ta dimë se ai që është frikacak përkundrejt së drejtës, ai bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij.


"Ruamani gjakun, se do te duhet per shkrimin e 

gjuhes shqipe"


“Përsëri populli ynë i lashtë me autoktoni mijra vjeçare po përjeton kohërat barbare të shkatërimeve. Digjen biblioteka, plaçkiten muzeume, shemben monumente, çnderohen varre dhe çmenduria thotë: “Historinë e bëj unë!”
Kush është i humburi kur tjetërsohet historia e vendit dhe e heronjve të vërtetë, kur “ustallarë të qelepirit” ngatërrojnë data e shtrembërojnë fakte, krijojnë kulte e poshtërojnë idhuj dhe me fushata krijohen meselera-bejte, “ na ishte se ç’na ishte një herë një hero”?
Me këto historiçka nga balta krijojnë heronj dhe heronjtë i bëjnë baltë.
Historia e popullit shqiptar nuk duhet lejuar të përbaltet, ideali dhe theroritë e atdhetarëve të vërtetë nuk duhen barabitur me turpet dhe vrerin e kameleonëve të çdo ngjyre dhe kohe.
Historia është altari i shenjtë ku nderohet dhe shenjtërohet vepra kombëtare, me vlerat e saj duhen mëkuar dhe edukuar brezat e tashëm e të ardhshëm dhe jo tekat e “oxhaqeve” dhe tymrave të tyre.” 1
1.Ky studim bazohet në artikullin : Petro S. Luarasi. Petro Nini Luarasi - një ndër heronjtë e vërtetë të Rilindjes, Rilindja, Tiranë, 6 korrik, 1997, f.10-11

Dikur Petro Nini Luarasi, “ Mësues i Popullit”, në zjarrin e luftës me pushkë e penë për çlirimin e atdheut nga pushtuesi dhe kleri shovinist, lëshoi kushtrimin:
“Ta begatojmë gjuhën dhe kombin tonë me kulturë e qytetërim dhe atëherë do të shohim që gjithë sa folën liksht kundër gjuhës dhe kombit tonë do të turpërohen dhe si dylli përpara faqes së zjarrit do të treten prej na****t... Le të mos frikësohemi përpara llomatitjeve dhe përrallave të atyre që nuk e dashurojnë por e urrejnë mbrothësinë e njerëzisë dhe nën maskë shënjtorësh e mendimtarësh duan të na gabojnë ne. Le ta dimë se ai që është frikacak përkundrejt së drejtës, ai bëhet tradhëtar i mëmëdheut dhe i vetes së tij.” 2
2.P. N.Luarasi. Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit, Manastir, 1911, f. 7
Ky bir i vegjëlisë kolonjare, i edukuar me shqiptarizëm të kulluar nga mësuesi i shquar Koto Hoxhi, sakrifikoi familjarisht çdo gjë për fatin e vendit duke e bërë të famshëm emrin e Luarasit krahas simboleve atdhetare: Frashëri, Negovani, Qiriazi, Butka, etj. në ballin e luftës për liri dhe përparim. Në përmbushjen e idealit të tij ai pati miq vëllezërit Frashëri dhe motrat Qiriazi, bashkëluftëtarë: Sali Butkën, Spiro Ballkamenin, Themistokli Gërmenjin e vëllezërit Topulli. Ishte mësues-koleg i Pandeli Sotirit, Thanas Sinës, Nuçi Naçit, shok pene i Shahin Kolonjës, Kristo Luarasit, Mit’hat Frashërit e Mihal Gramenos dhe predikues i shqiptarizmit me Fan Nolin e Kristo Dakon.
Në moshën 17-vjeçare ai u bë edukator dhe mësues i gjuhës së mohuar shqipe për qindra nxënës, bashkëpunëtorë atdhetarë të ardhshëm si: Kristo Luarasi, Nuçi Naçi, Sali Butka, Guri Sevo, në shkollat e fshatrave Bezhan (1982-83), Katund të Vakëfeve (1983-85), Luaras ( 1885-87), Ersekë, Korçë, Negovan, etj.
Çuditërisht kësaj veprimtarie i është hedhur pluhuri i harresës, ose për rutinë-mungesë njohurish, ose për nënvlerësim e servilizëm konjuktural, diku për xhelozi, tarafe, e krahinizëm, diku për qëllime dashakeqe dhe urrejtje patologjike antikombëtare.
Për shembull ndërsa një korçar, titullar në ministrinë e arsimit, rolin dhe veprimtarinë e P. N.Luarasit e vlerëson veç “ bredhje fshat më fshat”, një historian elbasanas “me kompetencë” ia ka fshirë emrin e veprën nga tekstet e historisë së shkollave 8-vjeçare dhe të mesme edhe në kapitujt “historiku i shkollave shqipe” ku figurojnë ish-nxënës të P.N.Luarasit në veprimtari ku ai kreu rol kryesor. Justifikimi për këtë padrejtësi është ose “mjaft u fol për të“, ose “programi i kufizuar nga ministria nuk e përfshin si emër që të mos mbingarkohen mendjet e nxënësve”?!
Në tekstet historike paraqitet e zbehtë ose “ groposet” edhe veprimtaria unikale e tij kundër klerit të huaj shovinist, roli në çetat e Shqipërisë së Jugut, veprimtaria në Kongresin e Dytë të Manastirit, lufta për arsim shqip dhe liri në trojet etnike: Manastir, Ballkamen, Negovan, Janinë apo veprimtaritë në kolonitë shqiptare të diasporës, veçanërisht në SHBA.
Është paradoks që ndërsa bashkëkohësit i kanë dhënë vlerësimet “patriot i pavdekshëm”, “këtij burri-burrash e trim-trimash”, “ Shqiponjë e lavdishme e gjuhës shqipe”, “Flamurtar i lëvizjes kombëtare shqiptare në Amerikë”, disa pasardhës “me damkë” e lënë “të prehet në mallkimin e tij” duke e tjetërsuar me trillime. 3
3. Gilmana Bushati. [Petro S.] Luarasi: Kisha Ortodokse Autoqefale të japi shpjegime. Cili është qëndrimi për dhespotët që mallkuan Petron: Flet nipi i Petro Nini Luarasit në lidhje me fushatën e shpifjeve. Gazeta shqiptare, 14 janar, 2011, 22-23
Kisha: S’kemi prova se [Petro N.] Luarasi është shkishëruar. Gazeta shqiptare, 15 janar, 2011, 18-19
Paraqitja me seriozitet e veprimtarisë së shumanshme e shembullore të Petro N.Luarasit në luftën pa kompromis me armiqtë e vendit, nuk ka për qëllim që të krijojë kulte në histori, por të shërbejë si një shembull dhe përpjekje sado modeste që të mos lejohet minimizimi apo mënjanimi plotësisht nga historia e popullit shqiptar e mjaft heronjve të tjerë të vërtetë.

P.N.Luarasi i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë.
Historiku i zhvillimit të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA vazhdon të studjohet me pasion të madh nga kategori të ndryshme njerëzish me qëllime nga më të shumllojshmet, kombëtare apo personale. Diskutohet rëndësia parësore në zgjidhjen e halleve të Shqipërisë dhe kontributi i gjithanshëm i individëve të caktuar në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. Nuk mungojnë krahas vlerësimeve të drejta edhe analiza tendencioze, luftë klanesh dhe lokalizma me paragjykime e shtrembërime skandaloze.
Prandaj për të ndarë “miellin nga krrundet” rëndësi të veçantë, si kudo, paraqet analizimi i ngjarjeve mbi fakte e dokumenta.
Arsyet dhe rrethanat e vajtjes së P.N.Luarasit në SHBA lidhen me përndjekjet që i bëheshin nga pushtuesi pas largimit të tij nga burgu i Korçës, ku vuante dënimin e hapjes së shkollave shqipe dhe ndjesinë që kishte ai ndaj Botës së Re të principeve demokratike. 4
4. Petro S.Luarasi. Kontribute shekullore. Familja Luarasi për marrëdhëniet shqiptaro-anglo-amerikane, “55”, 19-20-21-22 korrik, 2003.
Në kushtet kur armiqtë i përdornin institucionet fetare për qëllime shoviniste dhe për të përçarë popullin, patriotët u drejtuan për ndihmë nga shtete, forca e besime fetare aleate. Një fakt domethënës është bashkëpunimi i P.N.Luarasit me parinë bektashiane dhe protestantet e përfaqësuar nga Gjerasim Qiriazi dhe çifti amerikan Kenedi [Violeta (Violett) dhe Fines (Phineas)] për përhapjen e shkollave e librave shqip, pa u përzier në çështjet e interpretimeve fetare. Përkundër mallkimit të dhespotërve grekë dhe trillimeve të tyre , kinse Petro Nini Luarasi qe kthyer në protestant, ai si besimtar i devotshëm ortodoks deklaronte:
"Sa herë hasem me protestantë, flas me ta dhe bisedonj, siç e meriton me njerëz të kungajkës dhe të bashkërisë dhe të qytetërimit, me ndryshim që ata janë protestantë, dhe unë orthodhoksë. ".
(Petro N. Luarasi, Mallkimi i shkronjave shqipe, Manastir, 1911, f.21)
Ky orientim politik dhe largpamësia ndikoi që ai të zgjidhte SHBA për emigrim të përkohshëm.
Petro N.Luarasi u lirua gabimisht “simbas një urdhëri të Valiut të Manastirit që u keqkuptua nga drejtori i burgut...Zbulohet gabimi i lirimit dhe kërkojnë ta arrestojnë prap” 5
5. Tre yje. Një pesëdhjetëvjetor që duhet të kremtohet, Illyria, 8 shkurt, 1936, f. 3-4
Në këto rrethana ai së bashku me Guri Sevon dhe dy të tjerë shkoi fshehurazi në Manastir, ku miqtë i bënë një pasaportë me emrin Petro Kostandini. Qëllimi i këtij emigracioni politik të përkohshëm ishte që së bashku me të njohurit e tij të shumtë atje, të organizoheshin dhe t’i ndërgjegjësonte për të ndihmuar atdheun.
Mbërritja e tij në SHBA saktësohet nga vjersha që shkroi: “Mij e nëntëqind e katër / Prilli më njëzet e tri / Seç u nisa unë i mjeri / Për këtu n’Ameriqi”
Kostandin Demo nga fshati Katund i Korçës, një nga emigrantët më të vjetër shqiptarë, i ardhur në Amerikë që më 1903, në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë”, tregon historikun e emigrantëve të parë shqiptarë, shumë prej të cilëve i njihte në intimitet duke i kushtuar vëmendjen e duhur kontributit të Petro Nini Luarasit.
Fan Noli ka shkruar hyrjen në këtë vepër të redaktuar nga Prof. Peter R.Prifti, ku vlerëson se “ ky libër duhet lexuar nga çdo shqiptar”. 6
6 Kostandin Demo. Shqiptarët në Amerikë,1960
Veterani Kostandin Demo shkruan.”
“Nuk dua të lë përshtypjen se burrat e Katundit”-17 shqiptarët e parë të ardhur në Amerikë ishin nga ky fshat - “e kishin monopolizuar shqiptarizmën. Po fati e solli që ata u frymëzuan me ndjenja kombëtare njëzet vjet më parë nga bashkatdhetarët e tyre dhe kësisoj përfituan nga rasti. Duhet përmendur Petro Nini Luarasi që ishte mësues në Katund për dy vjet, 1886-1888 dhe u mësoi fshatarëve abetaren shqipe, këngën e Krishtlindjes: " Vete sot në Vithania, Zoti Krisht e Perëndia", si edhe ngjarjen nga Ungjilli: " Jakovi dhe të dymbëdhjetë bijtë e tij, nga të cilët më i vogli ish Josifi". Male Selenica, trim i fshatit,
një burrë që kish marrë emër në fshatrat e Vakëfeve ishte një nga nxënësit e Petro Ninit...” 7
7.Po aty
Nga burime të ndryshme argumentohet se në atë kohë Petro Nini Luarasi ishte i pari emigrant politik, krahas atyre dhjetra emigrantëve ekonomikë që ishin në Botën e e Re, historiku i të cilëve fillonte me Kol Kristoferin.
“Lëvizja shqiptare në Amerikë filloi seriozisht në maj 1904, me ardhjen e Petro Nini Luarasit. Ai ishte "The Paul Revere" i shqiptarëve, mbasi vinte në çdo vend ku kishte shqiptarë dhe gjithmonë predikonte patriotizëm. Ai ishte një librari me dy këmbë, me xhepat mbushur plot pamfleta, revista dhe gazeta. Petron mundet gjithashtu ta krahasojmë me Shën Janin, sepse përgatiti udhën e lëvizjes kombëtare për ata që erdhën pas tij. Dhe pasardhësit nuk vonuan. Në grupin e tyre bënin pjesë Sotir Peci, Fan Noli, Kristo Dako, Faik Konica, Mihal Grameno..” 8
8 Po aty
Petro N. Luarasi, krahas idealit atdhetar dhe eksperiecës së madhe në organizimin e lëvizjes patriotike, gëzonte edhe një njohje të gjerë mes emigrantëve shqiptarë në Amerikë, shumë prej të cilëve e nderonin edhe si mësuesin, edukatorin dhe prijësin e tyre.
“ Mënyra më e mirë për të kënduar librin e historisë është të fillosh nga faqja e parë. Po të bëjmë këtë do të shikojmë se themelet e lëvizjes kombëtare në Amerikë u hodhën në fshatrat e Vakëfeve në Shqipëri, me hapjen e shkollave shqipe prej Petro Nini Luarasit, në Katund, në dy Treskat, Trebickë, Stratobërdhë, Selenicë dhe në të tjera fshatra që ishin rrotull... Kur erdhi Petro Nini Luarasi në Amerikë më 1904, gjeti këtu miq të vjetër si dhe disa nga nxënësit e tij dhe me ndihmën e tyre, mundi ta vazhdojë këtu punën e tij patriotike në liri të plotë, e jo si përtej Atlantikut ku jeta e tij shpeshherë ishte në rrezik. Me fjalë të tjera, vazhdoi edhe këtu të predikojë shqiptarizmën dhe të përhapë ndjenjat kombëtare kudo që vinte.

Shoqëritë atdhetare “Pellazgët” dhe "Mall’ i Mëmëdheut”
Shoqëria "Mall i Mëmëdheut”, e para shoqëri patriotike shqiptare në Amerikë, u themelua në Jamestoun, N.Y. nën udhëheqjen e Petro Nini Luarasit... i cili shkonte nga një koloni shqiptare në tjetrën duke predikuar e duke dhënë mësim, na ndihmoi jashtë masës. Petrua ishte ai që organizoi të parën shoqëri shqiptare në Amerikë, "Malli i Mëmëdheut”, në Jamestown, N.Y.” 9
9 Po aty
Veterani tjetër, Mina Grameno, i ardhur në Amerikë më 1903, përshkruan me hollësi në kujtimet e tij rrethanat se si u krijuan shoqëritë e para atdhetare nën drejtimin e Petro N.Luarasit. ”Më 1905, Llambi Bimbli u takua në Boston me Petro Luarasin dhe biseduan për një lëvizje patriotike atje...Unë që e e mbaja mend dhe e dija se kush qe Petro Nini ngula këmbë që ta sjellim këtej ( në Xhejmstaun) e sa më parë këtë “ mëmëdhetar të flaktë”. Pas disa ditësh arriti në Xhejmstaun ku e pritën me dashuri të përzemërt dhe vëllazërore. Gëzimi ynë dhe i tij kanë qenë të papërshkrueshëm. Vetëm neve dhe ata që mbanin në kraharor flakën e zjarrit patriotik, ata që ishin ushqyer me këto ndjenja të një feje mistike në atë kohë, ata mundin vetëm të kuptojnë sa të shtrenjtë kanë qenë për njeri-tjetrin patriotët idealistë. Me ardhjen e z.Petro Luarasi në pak ditë organizuam një mbledhje të gjerë prej 70-80 shqiptarësh që ndodheshin në Xhejmstaun dhe që në atë mbledhje u themelua shoqëria e parë me emrin “Pellazgët”. Statutin e kësaj shoqërie e hartoi dhe e shkroi po atë ditë Petro. Por mjerisht kjo shoqëri për arësye të propagandës greke dhe më shumë nga frika që kishin disa burra korçarë ”për familjet e tyre në atdhe” nuk mundi të përparojë dhe flaka që u ndez u venit si kandili por nuk u shua se ajo diqte dhe ndriste në zemrat e ndezura për punë dhe veprim. Dhe këto zemra plot kurajo dhe vullnet qenë gati të bëjnë çdo sakrificë në urdhërin e parë që jepej nga udhëheqësi i tyre P.N.Luarasi. Por ky si m’i pjekuri edhe i stërvitur me kohë në lëvizjet kombëtare dhe q’e njihte shpirtin e popullit tonë këshillonte njëherë durimin dhe urtësinë dhe kurrë ashpërsinë sa që të ziheshin dhe armiqësoheshim me kundërshtarët. Dhe na jepte shembullin e tij. Mbas darke për mbrëma do të vizitonte nëpër shtëpitë ku qenë ata më të rreptit antishqiptarë dhe grekomanë...Petro me zgjuarësinë, kulturën e gjerë, ëmbëlsinë që kish në shprehjet e bisedimeve iu tregonte parabola theologjike dhe filozofike dhe, me durimin e pashembullt që kish, dalëngadalë, ata më të mësuarit dhe të diturit i bënte me vete dhe shokë, sa q’i solli në rrugën e tij që ishte rruga e drejtë...
Moti 1905 është më të mbaruar. Një ditë përpara motit 1906 më vjen një kartë postale prej Bufallo N.Y. nga Llambi Bimbli i cili më lutet të marr Petron e disa shokë dhe të vemë të nesërmen atje ku me ata të atjeshmit të fillojmë një shoqëri serioze...Si u bashkuam, shkuam në shtëpi të Thanas V. Mborjes dhe që atë ditë Petro shkroi statutin e shoqërisë që zuri rrënjë dhe që veproi e punoi e q’u bë shembull për shoqëritë e pastajme t’Amerikës.” 10
10. Mina Grameno. Kujtimet e jetës sime-P.N.Luarasi, Bota e Re, dhjetor,1936
Mina Grameno thekson se Petro Nini Luarasit “i takon kurora e lavdisë si një misionar apostolik që mbolli në Amerikë idealizmën kombëtare që më vonë u rrit dhe u zmadhua me veprat e panumërta të patriotëve idealistë që patën si parim që të shkrijnë diturinë, shpirtin dhe pasurinë për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Historia për këtë dhe qindra shokë si ky do të mburret një kohë të largët, por jo tani. Sot i thonë koha e interesit dhe e parasë.
Veterani atdhetar Thanas V. Mborja shkruan në kujtimet e tij: ”Në Bufalo po mblidheshin gjithnjë e e më shumë shqiptarë. Në Xhejmstaun qenë bërë nja 80. Më 1905 vajti atje edhe P.N.Luarasi”11
11 Studjuesi Petraq Pepo, në të njëjtat kujtime, të përmbledhura prej tij nën titullin “Th.Mborja. Kujtime nga lëvizja për çlirim kombëtar”,1962, f.10, në të njëjtin paragraf, “tjetërson” tekstualisht ”... ndodheshin rreth 80 shqiptarë e P.N.Luarasi i cili erdhi në Amerikë më 1905 (?!)
Ky “gabim i vogël” bëri që disa historianë ta radhisnin ardhjen dhe veprimtarinë e Petro N.Luarasit në Amerikë “ më pas se...” disa të tjerë atdhetarë.
Autori shpjegon situatën në Bufalo ku ata po flisnin shumë por s’po nxirrnin dot gjë në dritë ndaj vendosën të thërrisnin Petro N.Luarasin dhe Mina Gramenon. “Më 1 janar 1906, u mblodhëm në konakun tim 13 vetë: Mina Grameno, Petro N.Luarasi, Kole Rikashi, Pandi L.Kallajxhiu, Thimi N.Boçka, Pandi M.Furxhi, Dhimitër Z. Negovani, Vani O.Karameta, Thanas Halla, Vani Vangjeli, Mihallaq Bimbli, Llambi Bimbli, dhe unë (Thanas V.Mborja).” 12
12 Pjesëtar ka qenë edhe Llambi Bimbli por emri i tij është “krasitur” nga censura për motive politike. Shën. i Petro S. Luarasit
Folën Petro N.Luarasi, Mina Grameno, etj. Po atë ditë, me vota të hapura u zgjodh kryesia prej 8 vetësh me anëtarë nga Bufalo. Kryetar u zgjodh Llambi Bimbli. Pleqësia e shoqërisë më 1 janar 1907 u transferua në Xhejmstaun.
“ Mall’ i Mëmëdheut” cilësohet si e para shoqëri me jetë të gjatë në SHBA që u bë shembull për shqiptarët e qyteteve të tjerë. Krijimi i shoqërisë me anëtarë nga të dy qytetet Bufalo dhe Xhejmstaun kishte një rëndësi të madhe për atë kohë.
Aktiviteti i saj u bazuar në statusin e përgatitur nga P.N.Luarasi me moto “Vëllazëri, dashuri, bashkim” 13
13 Nxërrime të shoqërisë “ Mall’ i Mëmëdheut”, Bukuresht, 1936
Duke mënjanuar lokalizmat, ajo mori një karakter mbarëkombëtar duke u bërë shembull, “gur themeltar” për krijimin e shoqërive të tjera të tilla në SHBA dhe për grupimin e patriotëve në luftën ndaj elementëve dhe propagandës armiqësore. Me aktivitetet e shumllojshme, ndihmën e ndërsjelltë morale e materiale, u bë i mundur shtimi me anëtarë nga qytete të tjera dhe me shumë qytetarë të lëkundur e të gënjyer. Në këtë veprimtari një rol të madh luajti “udhëheqësi shpirtëror” Petro Nini Luarasi që thoshte:” Këtu gjeta brumin që të gatuaj, këtu do të rrygj në magje dhe do të dij se ç’bukë të nxjerr...Zemra e shpirti m’u qetuan dhe ndërgjegja më thotë se kjo shoqëri do të përhapë rrezet e Diellit ndë gjithë shqiptarët e Amerikës”.14
14 Mina Grameno. Mall’ i Mëmëdheut, Koha, 5 tetor,1916.
Për këtë ngjarje madhore ai shkroi vjershën “ Mall’ i Mëmëdheut” me vargjet:
Mall i madh për mëmëdhenë
Të bën të quhesh njeri
Të març vesh vetë-vetenë
Të kuptosh në Perëndi.
Shpirt lik dhe i pa vlerë
Është i poshtër çdo njeri
Kush s’ka mall për mëmëdhenë
Shembëllen me bagëti.
Aktiviteti i gjerë i P.N.Luarasit pasqyrohet disi nga korespondentët e gazetës “Kombi”.
“ Në lutjen ndaj vrasjes së Spiro Kosturit nga shovinistët grekë, pas atij (Fan Nolit) foli z. Petro Luarasi me mjeshtëri shumë të madhe duke lëvduar trimëritë e virtytet e të ndyerit e duke u përmendur shqiptarëve se gjaku i tij duhet shpërblyer”.
Ndërsa “ Në konferencën për kujtim të S. Kosturit, mbajtur në Phoenix Hall, 724, Washington... oratorët që folën ishin Petro Nini nga Luarasi dhe dy botonjësit e gazetës “Kombi”. 15
15 Kombi. 7 janar 1907.
Në një tjetër shkrim të gazetës “Kombi” mbi mbledhjen themeluese të shoqërisë “Besa-besë“ shkruhet: “Pastaj hipi në fron z.Petro Luarasi. Pas një prolog filozofik përmbi ndjenjat e e njeriut të cilat i ndan në dy sojë ndjenjash: ndjenja të zemrës dhe ndjenja të mendjes dhe pas një vështrimi përmbi shkencat, hyri në subjektin patriotik në të cilin rrëfeu një fortësi fjale dhe gjykimi të rrallë. Z. Luarasi është një orator i mirë dhe thënia e tij është mjeshtërake. Të gjithë sa gjendeshin e pëlqyen fjalën dhe nuk pushonin duke përpjekur duart.” 16
16 Mbledhja e shoqërisë “Besa-Besë”, Kombi,16 maj 1906
Ndërsa për zgjedhjet e degës në Natik shkruhet:
“Mori fjalën z. P.Luarasi i cili shumë foli bukur për përparimin e shoqërisë dhe të çështjes kombëtare.” 17
17 Kombi, 21 shkurt 1908

Aktivitete të tjera
Një nga pikat e statusit të shoqërisë“ Mall’ i Mëmëdheut” përcaktonte ndihmën që duhej të jepej për botime shqip.
“ Kur u themelua “ Mall’ i Mëmëdheut”, nën influencën e Petros, shokët e parë të kësaj shoqërie kishin pranuar nyjet që rrogën e parë pas themelimit ta sakrifikonin për nevoja të ndryshme dhe sidomos për fillimin e botimit të një gazete. Këtë detyrë shoqëria ia la për barrë Sotir Pecit i cili kishte ardhur në Amerikë prej Athine pak kohë më parë se Fan Noli nga Aleksandria. Si shokët, si Sotir Peci vetë, po veçanërisht me anë të Goni Stratobërdhës, iu lutnë Petros të marrë pjesë në botimin e gazetës “ Kombi”, por për njërin shkak a tjetrin nuk deshi...”
Ai interesohej edhe për shpërndarjen e librave shqip. Për këtë qëllim organizoi një bibliotekë lëvizëse dhe çeli një librari në Malboro, Mass. me libra shqip të botuar në Sofje, Bukuresht, Vjenë, etj. Me këto qendra kishte marrëdhënie të ngushta që më parë.
“Dhe kështu u ndanë veprimet e këtyre tre burrave shqiptarë në tri fusha të ndryshme. Petro Luarasi, më i vjetri në moshë dhe në veprim punoi gjithnjë si propagandist shëtitës, duke folur për bashkim të shqiptarëve, për forcimin e shoqërisë “ Mall’ i Mëmëdheut” dhe për organizimin e shoqërive të tjera kombëtare si kjo. Sotir Peci u muarr me shtypjen e “Kombit”, i ndihmuar në botimin e gazetës prej Fan Nolit, i cili më vonë u bë prift dhe i kushtoi fuqitë e e tij kryesisht themelimit të kishës autoqefale shqiptare. Dhe në këtë mënyrë i dha fund të mbarë një çështje të filluar këtu e 15 vjet më parë prej Petro Luarasit... Për Fan Nolin kishte nderim të madh dhe u gëzua që në fushën kombëtare doli një djalë i ri i mësuar. 18
18 Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.84-85

Ideator i kishìs ortodokse të pavarur shqiptare
Veterani Guri Sevo, biografi i tij i ardhshëm, thekson se “edhe në çështjen e kishës shqipe që lojti një rol të madh në lëvizjen kombëtare tonën, Petro Luarasi ka qenë flamurtar i parë, jo vetëm në Shqipëri, po e po, po medhe në Amerikë. Më 1906, me rastin e refuzimit të priftit grek të Wochester-it, Mass. që të mbulonte një shqiptar të vdekur, shqiptarët iu lutën Petros të bëhej prift...Për hir të çështjes shqiptare edhe prift do të kish pranuar të bëhej Petroja por ai ia lëshoi vendin një shqiptari më ‘’aksios’’ për këtë zyrë të shenjtë Fan Nolit...” 19
19.Po aty
Tashmë njihen fakte dhe dokumenta që provojnë rolin e rëndësishëm të Petro N.Luarasit në ideimin dhe ndërtimin e kishës së pavarur ortodokse shqiptare, hap i rëndësishëm i së cilës qe edhe zgjedhja e Fan Nolit si prift.
Me rastin e zgjedhjeve në shoqërinë “Besa-Besë” u diskutua për një prift shqiptar. Folën Kristo Dako dhe Fan Noli ...”Pas priftit Jakob që bëri të njohur se arkipeshkopi rus Platoni do të ndihmojë, z.Petro Luarasi me një fjalë të shkurtër rrëfeu mirënjohjen që do të kenë shqiptarët në kishën ruse porsa të ndihmojë të fillojë kisha shqip. Kështu mbetën të gjithë të kënaqur e plot gëzim nga kjo.’’ 20
20 Zgjedhjet e shoqërisë “Besa-Besë”, Kombi, 10 janar 1908
Ndërsa në një rekord zyrtar të marrë nga arshiva e zyrës civile Hudson, të botuar më vonë në Kalendarin e botës, 1939 shkruhet:
‘’U mbajt një mbledhje tjetër e cila zgjodhi një komision që të kërkojë kandidaturën e një shqiptari për prift. Dhe kandidatë ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass të cilët u votuan prej delegatëve të Natic-ut, Malboro-it, dhe Hudson-it dhe fitoi Fan Noli që të dorëzohej prift’’ 21
21 Tivari. Historia e themelimit të kishës sonë orthodhokse kombëtare, Kalendari i botës, 1939, f.83
Po të trajtohet me hollësi tema se si u zgjodh Fan Noli “e fitoi mbi konkurentin e dytë”, Petron, do të dilte qartë se kush ndihmoi më shumë për t’u bërë Fan Noli prift, në luftë ndaj pretendentit “ të tretë“ grekofon, i cili kishte mbirë prej kohësh nga “ vorioepirotët” në Amerikë.
‘’Pasi u dorëzua Fan Noli prift më 25 mars 1908 nxorri meshën e parë shqip në Boston. I vetmi që mund të zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetër në gjuhën shqipe i përgatitur. Z.Luarasi psallti mirë. Pas ungjillit mbajti një fjalë për këtë çështje dhe provoi dobitë që do të kish patur atdheu tonë porsa të kish përdorur gjuhën e vet në kishë. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi përmbi këtë çështje shumë bukur...Shumë shqiptarë porsa dëgjuan se ai (Fan Noli) u urdhërua (prift) prej episkopit rus u bindën se me të vërtetë është ortodoks. Pas kësaj ata që ishin më fanatikë ndjekës të Patrikanës, u bënë më të zjarrtit e kishës shqipe. Kuptuan se nuk është mëkat të përdoret gjuha shqipe në kishë si u kish thënë dhespoti dhe që të gjitha mallkimet kishin qëllim politik’’ 22
22 Kombi, 22 mars 1908
Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha Petro sa s’qante nga gëzimi! Dikush i tha që prifti shqiptar qenkesh me të vërtetë shumë i zoti.
- Përndryshe nuk do të vinte mitron pa vënë kamillafin, iu përgjegj Petro për të caktuar kryelartësinë me të cilën e nxorri meshën e parë prifti i parë shqiptar’’23
23. Guri Sevo, Mësuesi im i shqipes, 1936, f.86
Një ngjarje interesante që përshkruan autoritetin, përvojën dhe zgjuarësinë e Petro N.Luarasit paraqite Mesha në Hudson Mass
”Siç dihet në Hudson u fillua shoqëria kishtare ‘’Nderi Shqiptar’’ prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqëri vuri në praktikë idenë e fillimit të një kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dërguar priftin Fan Noli në Nju Jork. Pas meshës mbajti një fjalë greqisht Fan Noli (që krijoi keqkuptime ndër dëgjuesit). Pas fjalës së priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orë dhe shumë bukur” . 24
24 Mesha në Hudson Mass, Kombi, 27 mars 1908
Për këtë kohë, Fan Stilian Noli, i cili nuk ka qenë fort dorëhapur për lëvdata të shokëve, shkruan në një letër drejtuar mikut të tij Skënder Luarasi: “S’ka asnjë dyshim që Petro Luarasi lojti rolin kryesor në themelimi e shoqërisë ‘ Mall’ i Mëmëdheut” në Xhejmstaun, N.Y. por hollësira mbi këtë pikë nuk mund të jap se nuk i di as vetë. Duhet t’i kërkoni nga ata bashkatdhetarë që ndodheshin në atë qytet më 1904-1905. Unë kam vajtur në Amerikë më 1906, i inkurajuar nga themelimi i kësaj shoqërie. ..Me Petro Luarasin u poqa më vonë në Clinton, Mass...Ishte propagandist i palodhur dhe kudo që kishte qëndruar në Amerikë linte pas nga një grup patriotësh enthuziazt. Punonte rëndë për të fituar bukën por nuk i kursente harxhet për çështjen dhe të djelave udhëtonte nëpër kolonitë shqiptare për të përhapur ungjillën e nacionalizmës. Rreth Bostonik kam gjetur gjurma të tij pothuaj kudo. Ish i pari pionier i lëvizjes kombëtare në Amerikë‘’. 25
25 Fan Noli. Letër drejtuar Skënder Luarasit, Timmendorf, 21.7.1925
Në një letër tjetër të Fan Nolit, jepet informacioni i rëndësishëm se qe Petro Nini Luarasi i cili e ndihmoi për të vajtur në Amerikë. Ai i shkruan Skënder Luarasit: ‘’ Ditën e Indipendencës fola mbi babanë tuaj, Petron, që më gatiti udhën këtu.” 26
26 Fan Noli. Kartëpostale drejtuar Skënder Luarasit, Boston, 19.12.1959
Ndërsa studjuesi Nasho Jorgaqi ka zbuluar se Fan Noli erdhi në Amerikë me emrin e Petro Nini Luarasit në pasaportë.27
27 Nasho Jorgaqi, Udhëtim me Fan Nolin, f. 111

Petro Nini Luarasi luftëtar
Krahas organizimit e ndërgjegjësimit me idealet kombëtare të shqiptarëve në qendrat e e mëdha, P.N.Luarasi interesohej edhe për përqëndrimet e vogla. Ndaj shpesh ndërmerrte edhe udhëtime të largëta. Krahas ndërlidhjes së shoqërive e qendrave me banorë shqiptarë, ku bënte thirrje për të mbledhur ndihma për çlirimin e atdheut. Që në gusht 1906 ai përgatitej të shkonte komit në Shqipëri, por nuk gjeti përkrahjen e duhur financiare dhe njerëz. Për këtë qëllim bashkëpunoi edhe me Bajo Topullin, kur ai erdhi në Amerikë.
Në këtë kohë shkruan artikullin “ Një letër në udhëtim” ku përshkruan situatën, detyrat që i dalin lëvizjes për çlirim kombëtar” O burra të ndershëm shqiptarë, kush me të holla, kush me dituri, kush me krahë, le të sulemi për ndihmë të mëmëdheut. Mos vini re fjalët e mjeshtëruara të armiqve, mos besoni dinakëritë e e tradhëtarëve, mos dëgjoni mërmëritjet e frikacakëve. Kjo kuleta e vogël shqiptare le të zbrazet në kocekt e nderit shqiptar...Bashkohuni vllazërisht, miqësohuni, pajtohuni, paqësohuni: një le të jetë qëllimi i vetëm i juaji, dashuria njëri me tjetrin për ndihmë të mëmëdheut, me çdo mënyrë të ndershme.’’ 28
28 Raullasi. Një letër. N’udhëtim. 2 Mars 1908, Kombi, 6 mars, 1908, f.1
Ndërsa në artikullin “Një udhëtim në fshatra”, tregon udhëtimin e fundit në Malboro, Hudson, Boston, Brokton, Atleboro, Batik, Biddeford, të shtetit Mass. ku bashkëpunonte me shoqëritë atdhetare e shpërndante librat shqip. Përshkruan aktivitetin e qendrave, problemet që dalin, domosdoshmërinë e mbajtjes së kontakteve me ta, propagandon bashkimin rreth kishës shqiptare dhe bashkëpunimin me gazetën “ Kombi” se vetëm atje ”do të mësojmë gjëra që miqtë nuk kanë kohë e mundësi t’jua tregojnë ndërsa armiqtë ua fshehin.” 29
29. P.Raullasi. Një udhëtim nër fshatrat, Kombi, 4 prill, 1908, f.4
Aktivitet të madh zhvilloi edhe në kontaktet me qendrat kryesore të shqiptarëve në botë, në Vjenë, Bukuresht, Sofje, Selanik, Manastir e Misir dhe botoi disa artikuj në shtypin e tyre.
Ndërkohë që shumë shqiptarë vetëm flisnin, shihnin rehatin e biznesin e tyre, Petro N.Luarasi iu përgjigj fjalëve me vepra duke shkuar së bashku me një grup të afërmish e shokësh për të luftuar me armë në Shqipëri, në krah të çetave të Bajo e Çerçiz Topullit.
“ Kur u shpall amnistia bashkë me Çerçiz Topullin u fal edhe Petro Luarasi i cili është i njohur ndër shqiptarët e Amerikës sepse para pak muajsh iku prej këtej për tu bashkuar me komitët shqiptarë. Kishte me vete 25 shpirt dhe duke rënë në dyfek me ushtrinë humbi një shok” 30
30 Lajme. Kombi, 28 gusht 1908
Vetë P.N.Luarasi u plagos në një luftim pranë pyllit të Vodicës.


Heronjtë dhe oportunistët
George Gallani nga Dardha e Korçës e dallon P.N.Luarasin ndër “të parët misionarë patriotë “ të komunitetit shqiptar ku ”ndërsa në fillim pati një solidaritet të madh midis shqiptarësh, me kalimin e kohës u krye diferencimi ekonomik dhe ata që u pasuruan sado pak filluan t’i shohin shokët shtrembët. Ata u bënë shkaktarë grindjesh dhe mosmrëveshjesh që ekzistojnë edhe sot. Ata nuk interesoheshin për çështjen shqiptare por veç të pasuroheshin dhe donin t’u dilte emri si patriotë të mëdhenj.” 31
31George Gallani. kujtimet “ Përshkrim i emigrantëve ekonomikë shqiptar në Amerikë, f. 7, 33-34
Disa u pasuruan edhe me ndihmën e shovinistëve grekë në dëm të çështjes kombëtare. Më vonë filloi edhe një konkurencë midis ithtarëve të njërit apo tjetrit grupim apo krah partiak, midis krahinave e fshatrave që për të mbivlerësuar veten “ groposnin’ kontributin e të tjerëve.
Ndaj këtyre tendencave e situatave nuk kanë munguar protestat e atdhetarëve të vërtetë.
“ Nga shqiptarët e sotëm që janë në Amerikë, shumë të pakët janë ata që e dinë se cili me të vërtetë ish Petro Nini Luarasi dhe sa dobi i solli çështjes kombëtare shërbimi i tij në kolonitë shqiptare të Amerikës. P.N.Luarasi erdhi në Amerikë në prill 1904 dhe ishte i pari shqiptar udhëheqës (“Albanian leader”). Këtu edhe themeloi të parën shoqëri kombëtare në qytetin Xhejmstaun, N.Y. me emrin “ Mall’ i Mëmëdheut’’. Ish i pari shqiptar që mbolli farën e shqiptarizmit në Amerikë në kolonitë e shqiptarëve e cila siç e provoi koha, lojti rolin më të madh për shpëtimin e Shqipërisë. Shokët e tij dhe shqiptarë të dëgjuar të asaj kohe ishin : Llambi Bimbli dhe Nik Poçi. Patrioti nga Luarasi erdhi në Amerikë në atë kohë kur shqiptarët patriotë ishin shumë të rrallë dhe kur shqiptarët e dëgjuar të sotmit si Kristo Kirka ishin grekomanë të flaktë. Petro Luarasi me një gjuhë që priste hekur dhe me argumentat e tij të nxehta e ktheu Kristo Kirkën shqiptar. Sa jetoi në Amerikë, Petro Luarasi e shkoi kohën e tij duke shëtitur fshat më fshat, ku ndodheshin shqiptarë dhe kudo predikonte shqiptarizmën. Veç kësaj kishte edhe letërkëmbim me editorin e e gazetës greke “Atlantis” që dilte në Nju Jork një herë në javë. Dhe kurdoherë që ajo shkruante artikuj kundër Shqipërisë, Petro Luarasi ishte i pari dhe i vetmi, meqë e dinte greqishten mirë, që i bënte përgjigje” Atlantidës”.Që të sigurohej se mos mundimi i tij shkonte kot, kurdoherë i dërgonte letrat e tij register. Petro Luarasi, gazeta ‘’ Drita’’ e Shahin Kolonjës që dilte në Sofja, librat e Papa Kristo Negovanit dhe ‘ Albania’ e Faik Konicës, ishin kasnecët e parë të shqiptarizmit në SHBA që do ta vazhdonte më pastaj Sotir Peci, Fan Noli dhe Kristo Dako.
Historiani shqiptar kur të shkruajë historinë e shqiptarëve të Amerikës le të mos harrojë datën e mbërritjes në Amerikë të Petro Luarasit.” 32
32 Kostandin A. Demo. P.N.Luarasi, Shkëndija, 7 janar 1922, f.1
Në periudha të ndryshme, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, është diskutuar me shqetësim qëndrimi indiferent i qarqeve të caktuara burokratike ndaj atdhetarëve dhe heronjve të kombit.
Për shembull, në një artikull të vitit 1936, shkruhet ‘’Ata që interesohen për këtë popull dhe rrojnë me të prej kohësh, e kanë pasë njohur martirin Petro N.Luarasi dhe gjithë ata që kanë luftuar e vdiqën për lumninë e këtij populli dhe lirinë e këtij vendi. Ata që s’i kanë njohuir dje, s’kanë me i njoft as sot, as edhe nesër, pse ata s’kanë sqimë për njerëzit e sakrificës, nuk e përfillin historinë. Këta tipa që trupnisht banojnë në Shqipni dhe mendërisht jashtë këtij vendi të mjerë e të mjerësh, padyshim nuk kanë qejf t’u trazohet prehja e t’u cënohet qetsija me vjetërsina të pluhrueme që sjellin me vete aromën e randë të mykut gjysëm shekullor, nuk u kandet të shohin në mes të luksit të tyre, një grumbull vjetërsinash të shqyeme prej bajonetash, të shpueme prej plumbash dhe të njollosuna prej gjakut e prej helmit...Në një kohë kur edhe bota ma ekstreme e këtij shekulli druhet me e prek dhe i nderon përmendoret që pasqyrojnë gjurmat e sakrificave të atyre që punuan e u flijuan për atë vend e atë popull, shumë prej nesh nuk kanë asnjë konsideratë për luftëtarët e gjallë e të vdekur të idealit kombëtar. Ani se vlera e e tyre çmohet prej popullit mirënjohës dhe sakrificat e tyne do ti shkruajë historia jonë me shkronja të arta mbasi ata kanë zanë vend në zemrat e popullit.” 33.
33Grushti. Petro Luarasi, Vatra, 27 shtator, 1936, f.3
Këto shënime mbi martirin Petro Nini Luarasi, të rënduara me citime, kanë për qëllim të japin me vërtetësinë më të madhe realitetin e kohës duke mëjanuar perifrazimet që shpesh, jo vetëm përdoren për të bërë “ lajle e lule”, por duke mos u marrë nga burimi, krijojnë shtrembërime. 34
34.Gilmana Bushati. [Petro S.] Luarasi: Kisha Ortodokse Autoqefale të japi shpjegime. Artikull i cituar.
“Në redaksinë e "Gazetës Shqiptare", nipi i atdhetarit të shquar Petro Nini Luarasi, solli shqetësimin e tij lidhur me shpifjet që po bëhen ndaj këtij personaliteti të kombit shqiptar, një nga martirët e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nga njerëz që ai i konsideron si zëdhënës të qarqeve grekofone. Një nga trillimet e hedhura kundër Petro Nini Luarasit është se historia e tij është produkt i komunizmit dhe e politizuar "thjeshtë për të sulmuar Ortodoksinë".
Veprimtaria e Petro Nini Luarasit në Amerikë (prill 1904 - maj 19080) nuk është aq “e vogël” në kohë dhe në vlerë sa të mos përfillet. Ndoshta mund të jetë e tillë po të krahasohet me atë shërbim madhor që i bëri Atdheut në kohët më të vështira kur për çlirimin e tij nga robëria e tirania dha edhe jetën. 35
35. Ky artikull është botuar në përmbledhjen e Akademik Alfred Uçit “Petro Nini Luarasi, mendimtari martir i Rilindjes Kombëtare, 1865-1911”.

(Si ta përkujtojmë 100-vjetorin e vrasjes së Petro N.Luarasit)


Prof. Murat Gecaj

(Si ta përkujtojmë 100-vjetorin e vrasjes së Petro N.Luarasit)

Këto ditë, me anën e telefonit, më kërkoi një takim “urgjent”, Prof.Alfred Uçi-Akademik. Ndërsa shkoja në lokalin, ku e kishim lënë të shiheshim, sillja ndërmend, sidomos, takimet e kohëve të fundit me të. Ngjarja më e paharruar ishte festimi i 80-vjetorit të lindjes së tij, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytetin Tiranë. Gjithashtu, sikur i përfytyroja vendet, se ku i kisha sistemuar edhe disa nga veprat e tij interesante, që më ka dhuruar ai. Me atë hapin e ngadaltë, trupin e gjatë e me buzëqeshje të natyrshme të tij, Prof. Alfredi, i shoqëruar si zakonisht nga bashkëshortja, Rozeta, me të cilën kam qenë në një kurs gjatë viteve në Universitetin e Tiranës, më dolën përpara dhe i shtrimë dorën miqësisht njëri-tjetrit. Sapo u takuam e po ecnim drejt lokalit, ai nisi të më fliste me dashamirësi e mirënjohje edhe për ndihmën e bashkëpunimin tim, në festimin e përvjetorit të tij, që përmenda më lart.

Petro Nini Luarasi, “Mësues i Popullit”
Pasi u rehatuam e nisëm të pinim kafe e çaj, bisedën e nisi i pari Prof. Uçi. Meraku e shqetësimi, që atë po e mundonte e donte ta ndante edhe me mua, ishin dy përvjetorë të rëndësishëm, të dy ndër personalitetet e shquara të atdhetarizmit, arsimit e letërsisë shqiptare. Pra, fjala është për afrimin e dy datave të shënuara: 100-vjetori i vrasjes së “Mësuesit të Popullit” Petro Nini Luarasi, më 17 gusht 2011 dhe 100-vjetori i lindjes së poetit të madh kombëtar, Millosh Gjergj Nikollës (Migjenit), më 13 tetor 2011. Pastaj Prof. Uçi më dha disa fletë të printuara nga kompjuteri. E para, ishte një letër, që ai e kishte nisur në adresë të disa personaliteteve shtetërore, të cilët i informonte e I kujtonte për sa më sipër. Bashkëngjitur me të, kishte dhe disa propozime konkrete, se çfarë masash medonte ai, që të merren gjatë muajve në vazhdim, së pari, në nderim e kujtim të Petro N.Luarsit të paharruar. Në shënimet bashkangjitur me shkresën e mësipërme, ai shënonte edhe këto fakte: “ Petro Nini Luarasi (lindur më 22 prill 1865,-shënimi im, M.G.) është një nga veprimtarët më të shquar të brezit të fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Qysh në vitin 1885, iu përkushtua krijimit të Shkollës shqipe, mbi themelet e Platformës kulturore të kësaj lëvizjeje atdhetare, arsimore e kulturore. Në vitin arsimor 1885-1886, drejtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe, në fshatin Luaras dhe pastaj organizoi shkolla të tilla edhe në shtatë fshatra të Kolonjës. Më 1887, u caktua drejtor i shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës. Në bashkëpunim me Gjerasim e Sevasti Qiriazin, ndihmoi në organizimin dhe mbarëvajtjen edhe të “Shkollës Shqipe të Vashave”, po aty. Me guxim të rrallë përballoi trysnitë dhe përndjekjet e pushtuesve osmanë dhe të klerikëve grekofonë, të cilët kundërshtonin përhapjen e arsimit shqip. Në vitet 1904-1908, kur ishte emigrant politik në SHBA, zhvilloi një veprimtari të shumanshme atdhetare, themeloi Shoqërinë “Mall’ i Mëmëdheut, ndihmoi në botimin e Gazetës “Dielli” dhe bashkëpunoi me Fan Nolin për krijimin e Kishës Autoqefale të shqiptarëve” Më tej, në material jepen të dhëna e dëshmi konkrete se Petro N.Luarasi kishte qenë delegat në Kongresin e Manastirit dhe, bashkë me Çerçiz Topullin, ishin drejtues të Komitetit të Manastirit, i cili dha ndihmesë të çmuar për organizimin e kryengritjes së armatosur në Jug të vendit tonë, e cila i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Në vitin 1911, ai bashkëpunoi edhe me drejtuesit e kryengritjeve të armatosura të malësorëve, në Veri të vendit. Po kështu, Petro N.Luarasi ishte delegate në Kongresin e Dytë të Manastirit. Gjatë jetës së tij, u dallua edhe si publicist e hartues i teksteve mësimore për shkollat shqipe. Ishte redaktor i gazetës “Bashkimi i Kombit”, që dilte në Manastir dhe botoi librin “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe përfolja e shqiptarit”. Për interest kombëtare shqiptare bashkëpunoi me disa rilindës tanë, në Stamboll, Rumani, Sofje e gjetkë. Për të gjithë këtë veprimtari të spikatur atdhetare, armiqtë tanë, xhonturqit e dhespotët grekë të Patrikanës së Stambollit, e ndoqën këmba-këmbes,deri sa e helmuan Petro Nini Luarasin, më 17 gusht 1911. Për meritat e shumta të tij, është vlerësuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe “Nderi i Qarkut të Korçës” e “Nderi i Kolonjës”. Një gjimnaz në kryeqytetin Tiranë dhe një tjetër në Ersekë mbajnë emrin e tij.
Në nderim e në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së shumanshme të Petro N.Luarasi, në këtë 100-vjetor të vrasjes së tij, siç mendon e parashtron Prof.Uçi, është e udhës të krijohet një komision i posaçëm. Ndër masat, që duhen marrë me këtë rast, janë: Paraqitja e propozimit për titullin më të lartë “Nderi I Kombit”, botimi i një libri jetëshkrimor, i shoqëruar me veprat e tij; hartimi i bibliografisë përkatëse; organizimi i disa sesioneve shkencore, në Tiranë, Korçe e Kolonjë dhe gjetkë; emetimi i një pulle postare, me këtë rast; emërtimi i ndonjë shkolle tjetër, në Jug e në Veri të vendit; rishfaqja e filmave “Kush vdes në këmbë” e “Mësonjëtorja” etj. Një vend me rëndësi lipset të zenë artikujt në shtyp dhe emisionet në radiotelevizione, publike e private. Po kështu, në këtë kuadër, për njohjen e jetës dhe veprës atdhetare e arsimore të Petro N. Luarasit, është e nevojshme të bashkëpunohet me institucionet arsimore e kulturore etj., në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi dhe në Diasporë. Sigurisht, edhe atje mund e duhet të parashikohen e zhvillohen veprimtari të ndryshme e të bëhen botime, kushtuar këtij atdhetari e arsimdashësi të madh.
Në mbyllje të këtij parashtrimi e kujtese për organet e ndryshme shtetërore dhe për publikun e gjerë, Prof. A.Uçi na sjell në kujtesë shprehjet aq kuptimplote të Petro N.Luarasit: “Nëqoftëse do të më vrisni, gjakun ma ruani, që me të, fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe” , “Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ngrihemi!” Ja, pra, ky ishte një shqetësim e një merak i natyrshëm i Prof. Alfred Uçit-Akademik, që në 100-vjetorin e vrasjes, “Mësuesi i Popullit” Petro Nini Luarasi të nderohet e përkujtohet me dinjitet, sa më mirë e gjerësisht.

“Petro Nini Luarasi- Mendimtari Martir i Rilindjes Kombëtare 1865-1911”


KUSH VDES MË KËMBË


Akademik Prof. Alfred Uçi


Polemika/ Akademiku A. Uçi, në 100-vjetorin e helmimit nga grekët të P. N. Luarasit

Tani që disa qendra televizive kanë rifilluar të shfaqin filmat e shumtë artistik shqiptarë, që u realizuan në kohën e monizmit, shikuesit nuk mund të mos i gjykojnë dhe vlerësojnë përsëri me pëlqim ose mospëlqim. Nuk janë të paktë ata filma, që, për shkaqet e mirënjohura nga të gjithë, kanë qenë të mbingarkuar me politizime e ideologjizime vulgare dhe për këtë arsye nuk pëlqehen me të drejtë nga shikuesit e sotëm; por ka edhe mjaft filma që pëlqehen jo vetëm për mjeshtërinë artistike të autorëve, regjisorëve, aktorëve, skenaristëve e mjeshtrave të tjerë, që kanë ndihmuar në realizimin e tyre, por edhe për përmbajtjen e tyre, për synimin ideor estetik, që vazhdon të jetë tërheqës, interesant, edhe sot, ngaqë ruajnë fuqinë e tyre ekspresive dhe bartin kuptime estetike të çmuara e të reja, që ngërthehen dhe përftohen në kontekstin e jetës bashkëkohore. Autorët, por edhe shikuesit e mprehtë, gëzohen kur shikojnë vlera të tilla filmike.
Një film fatlum, që ka mbijetuar, duke përballur rrjedhën e ndryshimeve, të kthesave dhe të zigzageve të dekadës së fundit (kur është fituar të paktën liria e shprehjes) është dhe filmi “Kush vdes më Këmbë” i regjisorit Vladimir Prifti. Ndonjë shikues a “specialist” mund të shpejtojë ta kundërshtojë këtë vlerësim, duke i gjetur burimin e tij në “subjektivizmin” familjar, ngaqë e di përkatësinë tonë të gjinisë. Nuk e mohoj se në shfaqjen e fundit në televizion të këtij filmi, jo vetëm unë më plak njeri, por edhe fëmijët, nipër e mbesat i ndoqën kuadrot filmike njërin pas tjetrit të emocionuar, duke u bashkëpërjetuar me aktorët, që luajnë shkëlqyeshëm dhe duke ndjekur me ankth fundin e ngjarjeve dramatike. Ata njohën “Gjyshin Petro”, “Gjyshe Linën”, “Nënë Shegën”, “Dajllarët”. Edhe Dhimitër P.Luarasi, i biri i Petro Ninit, që ishte kthyer nga mërgimi i zgjatur në SHBA, pati rastin ta shikojë filmin në shfaqjen premierë; u përlot, por edhe u gëzua dhe na tha: “Na e ngjallën të kaluarën e largët”, “m’i bënë të dashura edhe pësimet edhe mësimet e shqipes dhe të jetës të Atit”. Ai ndenji dhe i priti të gjithë krijuesit e pranishëm në shfaqje dhe i ftoi për darkë, duke ndarë me ta gëzimin e përbashkët nga pritja entuziaste e publikut. Me keqardhje, unë shtova: “Të kishte qenë gjallë, aty të shihte filmin e Atit të tij, edhe Dajë Skënderi”. Por po të zhvishemi nga “subjektivizmi familjar”, do të na duhej të kuptonim e ta çmonim me objektivitet këtë film të V. Priftit.
Pse ka mbijetuar ky film? Dihet se disa nga autorët tanë, për të dalë përtej hapësirës mjaft të ngushtë të krijimit të veprave, që i kushtoheshin bashkëkohësisë, e ndjenin se në filmat historikë, madje, të së kaluarës të largët, mund të krijonin më lirshëm, mund të shprehnin ca të vërteta mbi jetën, herë drejtpërdrejt e herë të tjera, tërthorazi, nga ato që nuk lejoheshin brenda tematikës aktuale. Këtë e ka ndierë edhe V.Prifti, jo vetëm me filmin “Kush vdes në këmbë”, por edhe në filmin tjetër historik të tij “Udha e shkronjave”, gjithashtu, i suksesshëm.
Por s’do të thotë se çdo film historik automatikisht dhe me doemos mund ta ketë të sigurt suksesin. Ka pasur dhe filma historikë të dobët, krejt të shurdhër ndaj bashkëkohësisë; ka pasur edhe filma “kuazihistorik”, sajesa imagjinare false e pa vërtetësi estetike, kurse filmi “Kush vdes më këmbë” është një film i mirëfilltë historik, sepse boshti i tij është nxjerrë në përgjithësi nga biografia e vërtetë e P.N.Luarasit, e i pasuruar me vlera plotësuese nga autorit. Vetë ky film qè fatlum, sepse jeta e P. N. Luarasit është pjesë e historisë të madhërishme të Abetares shqip, që u shkrua me gjak, histori që s’e ndeshim në popuj të tjerë. Jeta e tij ka qenë e mbingarkuar me ngjarje të jashtëzakonshme, me ndeshje dramatike midis idealeve iluministe kombëtare të heroit dhe gjithë sorrave të zeza kriminale, mbeturinave të jetës obskurantiste. Ai shquhej në jetë për vendosmërinë e guximin e rrallë deri në vetëmohim, si të martirëve të krishtërimit, se shkonte sypatrembur drejt vdekjes. Vetëm një hero i kategorisë së Prometheut, me karakter të fuqishëm dhe të shumanshëm i heroit real e ka ndihmuar regjisorin që t’i shmanget idealizimit e skematizmit të idesë së heroizmit; në këtë film heroi është sa njeri i thjeshtë, aq dhe i madhërishëm, sa serioz, aq edhe i dashur e fjalëmbël, sa heroik,aq edhe tragjik, që kalon edhe nëpër situata të rëndomta jetësore, madje, edhe komike, duke përqeshur kundërshtarët e idealeve të tij; pra, aktori Petro (Gulielm Radoja) ka skalitur një figurë mbresëlënëse të fuqishme, komplekse e konkrete, të gjallë, të besueshme në çdo sekuencë të filmit.
Po kujtoj dy momente ngjarjesh reale, të përfshira në film. 1)Kur Dhespoti me egërsinë fanatike mesjetare e pat mallkuar rëndë Mësuesin e pafajshëm të shqipes: “Qoftë i mallkuar prej perëndisë se u mëson fëmijëve gjuhën shqipe, e cila nuk është e qenë. Ai është çkishëruar me gjithë fëmijët e tij.”, ky klerik i tipit mesjetar e quan të nevojshme të mbledhë gjithë fshatarët e Luarasit për ta përsëritur mallkimin në sytë e tyre, duke i kërcënuar edhe gjithë ata që dëgjojnë e ruajnë miqësi me të aforisurin, që i trembi me këtë mallkim: “Qoftë i aforisur e pastë nëmën e të 318 etërve të Kishës, të ketë kromën e Jezuit, të mbetet i patretur dhe kotruf pas vdekjes, dhe të mirë të mos shohë, as përparim!”. Por Petrua, duke qenë i pranishëm, u heq mërzinë e frikën fshatarëve dhe i bën të qeshin me përgjigjen ironike, që i drejtoi Dhespotit, duke e pyetur: “Po përse, shenjt Dhespot, nuk u treguat më i mëshirshëm sa që të na mallkonit edhe opingat tona që të mos na grisen, edhe rrobat tona që të mos na çirren për gjithë jetën, se jemi njerëz të varfër? Sikur të bënit edhe këtë, do t’ju ishim mirënjohës për gjithë jetën tonë të patretur”. Dhe fshatarët e vazhduan miqësinë e tyre me mësuesin Petro se e njihnin si burrë të urtë e të drejtë, që përpiqej t’u hapte sytë fëmijëve të shkollës, duke u mësuar abecenë e gjuhës amëtare, që i begatonte me dituri dhe i ndihmonte të përvetësonin mësimet morale të Ungjillit.
2) Ngjarja tjetër tërheqëse e paraqitur në film është momenti i varrimit të Petros të helmuar. Përveç turmës së pafund të miqve, shokëve dhe bashkëfshatarëve në ceremoninë e varrimit kish ardhur edhe një skuadër xhandarësh, që kërkonte ta digjte kufomën e të ndjerit, duke derdhur teneqe me gëlqere, që përdoreshin kur vdisnin të sëmurë nga kolera. Aty qëndronte edhe Dake Mali, një fshatar kaçak, që dikur e kishte kërcënuar se do ta vriste Petron në emër të një belurçine që u shërbente pushtuesve osmanë e dhespotëve grekë; ai me kohë hoqi dorë nga ky kërcënim ngaqë e kuptoi se Petrua ishte njeri i mirë dhe i dhimbsur, që e deshte dhe e nderonte gjithë populli, prandaj kur u bënë xhandarët gati të hidhnin gëlqeren mbi arkivolin e Petros, Dake Mali u doli përpara e i pengoi, duke u thënë: “Para se të derdhnin gëlqeren mbi trupin e tij, duhet ta derdhni mbi trupin tim, me të cilin mbuloi varrin e Petros të shenjtë”. Si këto dy episode që i përmendëm, filmi kishte edhe të tjerë të bukur, tërheqës, të cilët bashkonin vërtetësinë jetësore me fuqinë shprehëse ekspresive të gjithë veprës. Dhe është e habitshme se si qè e mundur, që njëri nga personat zyrtarë, që ishte i ngarkuar të jepte viston në premierën e filmit, i shkoi në mendje të sugjerojë që Doktori, helmuesi i Petros, të paraqitej jo me kombësi greke, siç ka qenë e vërteta historike, por “çifut”. Ky zyrtar i lartë nuk ishte aq i përgatitur në estetikë sa të dallonte filmin artistik nga “allishverishet” që bënte Ministria jonë vërtet e Jashtme, prandaj zyrtari ishte i preokupuar se mos cenoheshin marrëdhëniet diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë! Kishte frikë se mos rrezikoheshin marrëdhëniet midis dy vendeve ballkanike nga “i mallkuari” film mbi figurën historike të Petro Nini Luarasit të mallkuar “pa thonjëza” nga tre dhespotët e pamëshirshëm, që nuk ecnin në udhë të Krishtit, por të Satanait dhe që e vranë atdhetarin, i cili mbillte farë të krishtere miqësie midis popujve të Ballkanit.
Po ç‘do të kishte thënë atdhetari grek N. Kazanxaqi, edhe ky i mallkuar nga Sinodi bizantin i Greqisë, sikur të kishte dëgjuar historinë e mallkimit e të helmimit të P. N. Luarasit, që aq fort i shëmbëllen rrëfimit të mrekullueshëm të romanit të Kazanxaqit “Krishti kryqëzohet përsëri”, roman që shqiptarët e lexojnë në gjuhën shqipe, në atë gjuhë për të cilën u bë fli P.N.Luarasi? Sigurisht, nuk do të kishte dhënë urdhër të ndalohej filmi i mrekullueshëm “Kush vdes më këmbë”, do të përulej me nderim para figurës së Krishtit tonë, që ca priftërinj e dhespotë si Grigori i tij, që e stigmatizon shkrimtari grek, kryqëzuan përsëri Krishtin, një njëkombas të tyre, Manolisin, ngaqë luftonte për liri, drejtësi, vllazërim, ashtu siç pati luftuar edhe Petro Nini Luarasi. Dhe në s’beson njeri në këtë paralelizëm që bëmë, rekomandojmë të shikojnë filmin “Kush vdes në këmbë”, të lexojnë librin “Mallkimi i shkronjave shqipe” të P.N.Luarasit dhe romanin e Niko Kazanxaqit dhe do të na jepnin të drejtë. Veç dyshoj se në TVSH tonë publike duhet të ketë mbetur ca nga “frika” që kish dikur zyrtari i lartë, që merrej me censurë në Kinostudio, sepse në ditën e 7 marsit të këtij viti ky institucion nuk e dinte jubileun e 100 vjetorit të helmimit të Petro Nini Luarasit. Do të presim 17 gushtin: A do ta lejojnë të shfaqet ky film?!




“Petro Nini Luarasi- Mendimtari Martir i Rilindjes Kombëtare 1865-1911” është libri jetëshkrimor i Autorit Alfred Uçi. Ky libër është realizuar në kuadër të javës festive për nderë të 100 vjetorit të Pavarësie së Shqipërisë të organizuar nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, transmeton KTV.

Autori i librit i cili ishte edhe ish- ministër i Kulturës së Shqipërisë së viteve ’90-ta, Alfred Uçit, ka promovuar këtë libër të tijin në 100 vjetorin e Pavarësie së Shqipërisë, njëherit edhe në 100-vjetorin e vdekjes së atdhetarit e martirit të shquar të shkollës kombëtare shqipe, Petro Nini Luarasit, që është dhe gjyshi i tij nga nëna. Duke e ngritur lartë figurën e Petro NIni Luarasi, autori ka përmendur shumë fakte historike për, siç e ka quajtur ai, “babanë” e shkollës Shqipe. Sipas Uçit, Petro Nini Luarasi ka qenë organizator i shumë nismave patriotike bashkë me shumë figura të tjera kombëtare siç është edhe Fan Noli, në realizimin e shtetit shqiptar.


Autori i këtij libri, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së gjyshit të tij, Petro Nini Luarasit, promovoi librin jetëshkrimor kushtuar atij, në një aktivitet përkujtimor që u zhvillua sot në sallën e Shtëpisë së Ushtrisë me praninë e studiuesve dhe akademikëve të tjerë.
“Kam nderin e veçantë të përshëndes botimin e këtij libri, kushtuar njërës prej ikonave më të shquara të arsimit kombëtar", u shpreh zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, duke e cilësuar aktivitetin përkujtimor, si "një pararendës edhe për fillimin e veprimtarive në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe jetësimit të shtetit shqiptar".

Sipas Shamatës, duke promovuar librin jetëshkrimor të Petro Nini Luarasit, "i bëjmë homazh njërit prej pionierëve të shkollës dhe lëvizjes kombëtare, jo vetëm në trojet shqiptare, siç e ka vlerësuar njëri prej miqve të tij, Fan S. Noli, por edhe në Amerikë, ku Petro Nini Luarasi punoi për katër vite, duke qënë një mërgimtar politik".

Studiuesit e pranishëm, përmes fjalëve të mbajtura në këtë aktivitet përkujtimor, nderuan veprën e Petro Nini Luarasit, njërit prej themeluesve të mendimtarisë shqiptare si dhe njërit prej martirëve të përhapjes së shkronjave shqipe, librit dhe mësimit shqip.
Duke qënë veprimtar i shquar në dobi të çështjes kombëtare, aktivist dhe polemist në emër të saj, Petro Nini Luarasi, është lëvrues i vjershërimit shqip dhe autor i disa shkrimeve me karakter politik, filozofik, publicistik dhe pedgogjik.

Në veprën e tij më të rëndësishme me karakter politiko-patriotik "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit", botuar në Manastir më 1911, ai bëhet mbrojtës i të drejtës natyrore të gjuhës dhe identitetit kombëtar të popullit të tij.

Emrin e Petro Nini Luarasit e mbajnë një sërë institucionesh arsimore dhe kulturore në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe më tej.
Në librin e prof. Uçit, krahas simbolit të dëshmorit të shkollës shqipe, lexuesi gjen Petro Nini Luarasin si modelin e gjallë të një pune të paepur që lidhet me ngritjen e shkollave me programe mësimore, me punën e qëmtuesit, pastronjësit të gjuhës shqipe.
Mes fakteve dhe të dhënave të reja, Prof. Alfred Uçin sjell qëndrimet e panjohura deri më sot të mendimtarëve të viteve ’30-të, të cilët reaguan ashpër ndaj një gjesti të mbretit Zog. Në festimet e 25-vjetorit të Pavarësisë Ahmet Zogu nuk e kishte përfshirë emrin e Petro Ninit në listën e veteranëve të nderuar, që dekreti mbretëror i quajti "të shkallës së parë". Mendimet e Zavalanit, Branko Merxhanit, Faik Konicës dhe Fan Nolit, krijojnë një portret të ndritur të këtij mendimtari. Libri përfshin edhe një varg shkrimesh nga Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, S.Pollo, Z. Xholi, A.Varfi, Siri Shapllo, etj.

Libri jetëshkrimor i Prof. A. Uçit, i cili e ka titullin "Petro Nini Luarasi, mendimtari martir i Rilindjes Kombëtare, 1865-1911" është botuar nga Shtëpia Botuese e Librit Universitar, me kryetare të Këshillit Botues Liri Çoçolin dhe me perkujdesjen grafike të Enkelejda Mishës. Ndërsa botimi i tij është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë. Publikimi i këtij libri përbën një ngjarje të veçantë për historikun e arsimit shqiptar dhe të njohjes së figurave të tij të ndritura.

Romani i Anna Kim “Die gefrorene Zeit” (Kohë e ngrirë).

Në Bruksel ndahet çmimi i EB-së për letërsi, i cili u jepet 12 autorëve të ndryshëm. Në mesin e tyre është edhe autorja nga Austria me origjinë koreane-jugore, Anna Kim, për romanin me temë nga Kosova “Die gefrorene Zeit” (Kohë e ngrirë).


Çmimi përfshin edhe një vlerë monetare prej 5 000 eurosh, që do të përdoren për të stimuluar përkthimin e veprës në gjuhë të huaja.

Anna Kim është e lindur në Korenë e Jugut në vitin 1977, ndërsa në fëmijërinë e hershme ka ardhur me familjen në Gjermani. Aktualisht jeton në Vjenë të Austrisë, njofton albinfo.

Romani i saj “Die gefrorene Zeit” i botuar në gjuhën gjermane tashmë është përkthyer në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe (nga Enver Robelli).

Romani bën fjalë për një burrë kosovar, i cili në periudhën menjëherë pas luftës vihet në kërkim të bashkëshortes së tij të zhdukur.

“Rrapi i Vjetër” si dashuri e dhimbje për Prizrenin

Kujtimet e rrëfyera nga gjyshi dhe babai por edhe përjetimet personale në lidhje me shpirtin e qytetit të Prizrenit, Salajdin Krasniqi i ka shndërruar në cikël vargjesh. Ato i ka shoqëruar edhe me fotografi të shumta të vjetra nga koleksioni i tij. Në këtë mënyrë ka krijuar librin e titulluar "Rrapi i Vjetër", përmes të cilit autori paraqet tregimin e dashurisë dhe dhimbjes për Prizrenin dhe trashëgiminë e bujshme të qytetit antik. Krijuesi që ka pasion vendlindjen, ka bërë të ditur se kjo është një përpjekje për t'i dhuruar diçka të dokumentuar qytetit të tij.

"Në këtë libër jam munduar që ta shfletoj lashtësinë e Prizrenit, të paluar si vitet e jetës së gjyshit, të babës dhe si vitet e mia", ka thënë Krasniqi për "Kohën Ditore". E, këtë cikël të poezive, Krasniqi ia kushton arkitektit, Bashkim Fehmiu.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...