Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/26

Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

Milano-Roma, “kryeqytetet” e klikimeve pornografike

Modelja italiane Sara Tommasi, e cila gjate 2012-s xhiroi disa video pornografike, personazhi i dyte publik me i preferuar ne bote per shikuesit e kesaj kategorie pas Kim Kardashian

Milano dhe Roma janë dy qytetet me më shumë klikime në një prej faqeve më të mëdha pornografike në botë, tregoi një përllogaritje e prurjeve të shikimeve e publikuar nga vetë faqja me “pullë të kuqe”. 

Me ekonominë italiane, që prej kohësh është në fazë recesioni, vendi mund të “krenohet” të paktën me faktin se kryeson në një renditje botërore, ndërsa kriza dhe stresi i shkaktuar prej saj duket se i ka shtyrë gjithmonë e më shumë italianët që të frekuentojnë këto faqe.

Në këtë renditje, Milano dhe Roma pasohen nga Parisi, Londra, Berlini, Athina, Mynihu, Nju Jorku, Meksiko Siti dhe në fund të dhjetëshes, Viena.

Në shkallë kombëtare, është SHBA ajo që kryeson për klikime në faqen pornografike në fjalë, por Gjermania e paraprin në klikimet bazuar për frymë.

Përsa i përket trafikut total në faqe për vitin 2012, ai ishte prej 4,85 miliardë klikimesh, me një përdorues që sheh mesatarisht 8,3 faqe për vizitë, e cila nga ana e saj zgjat mesatarisht 10 minuta e 22 sekonda.

Sondazhi i publikuar në “Corriere.it”, zbuloi gjithashtu se cilat ishin preferencat, për personazhet publikë që kanë publikuar videot e tyre “hard” ose erotike, me Kim Kardashian që prej disa vitesh kryeson këtë listë, ndjekur nga modelja italiane Sara Tommasi, Paris Hilton, Pamela Anderson, Megan Fox dhe Hulk Hogan. 

Vdiq shkrimtari dhe humoristi shkodran Paulin Selimi

Eshte ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pasi ka vuajtur prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, aktori dhe shkrimtari i njohur i humorit shkodran Paulin Selimi.







Paulin Selimi ka lindur në Shkodër në vitin 1947. Studimet e larta i mbaroi në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë më 1969. Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, ndërsa në 2002, u emërua drejtor i shkollës së mesme artistike "Prenk Jakova" të Shkodrës. Nga viti 1991- 2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës. Për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave të estradave. Me qindra skeçe, humore, estrada, komedi janë vënë në skenë që mbajnë firmën e Paulin Selimit. Ai ka marr disa çmime kombëtare në konkurse të ndryshme dhe vepra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja.
Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin "Naim Frashëri" i Artë për krijimtarinë letrare. Ndër botimet e tij humoristike spikatën "Gati orkestra "1972, "Një skeç për veten" në 1977, "Banor i shkallës së lartë" 1981, "Nuk shihet fytyra vetëm tek pasqyra" (epigrame) në 1985, "E drejta e natës së parë" në 1994 dhe "Duel gjelash"në '97 dhe '99-tën dy botime.
Ndahet nga jeta më 24 janar 2013.

Venera fiton “The Voice of Albania 2”



Venera është fituesja e edicionit të dytë të “The Voice of Albania”. Në një garë shumë të fortë me Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën, vajza nga Struga e Maqedonisë u shpall zëri më i mirë.

“Kjo është një ndër surprizat më të mbukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë. Këtë sukses ia dedikoj të gjithë atyre që janë fansa të zërit tim, të gjithë atyre që më kanë mbështetur duke mos u kursyer për asnjë moment, familjes time, të afërmve të mi, gjyshit dhe gjyshes time si dhe xhaxhait tim i cili nuk jeton më”, deklaroi mes emocionesh fituesja Venera.

Spektakli i së premtes mbrëma ishte i jashtëzakonshëm në ekranin e Top Channel, ku edhe vetë 4 trajnerët performuan me konkurentët, ndërsa nuk mungoi edhe dueti i Sidrit Bejlerit dhe Elton Dedës.

Ishte publiku në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që votoi për të preferuarit e tij duke shpallur fituesin e këtij edicioni, Venerën.

Kështu përfundoi edhe rrugëtimi prej 17 javësh i spektaklit më të madh të zërave të rinj të muzikës shqiptare, duke nxjerrë talente që do të vijojnë rrugën e gjatë të muzikës.




PDK, pasdite e nis Kongresin e VI-të


Prishtinë, sot kongresi i PDK-së


































Kongresi i gjashtë zgjedhor i Partisë Demokratike fillon punimet në ora 18:00 në pallatin e Rinisë në Prishtinë. 


Zyrtarë të PDK-së bëjnë të ditur se në seancën solemne do të marrin pjesë, liderë të partive politike nga vendi e rajoni. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, lideri socialist në Shqipëri Edi Rama, kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti janë vetëm disa nga emrat të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së.

Ashtu siç është paralajmëruar kongresi i PDK-së do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Skanera sigurie janë vendosur në hyrjet e Pallatit të Rinisë ndërsa punëtorët e sigurimit që në orët e para të mëngjesit kanë bllokuar për qytetaret të gjitha hyrjet që cojnë në sallën ku do të mbahet kongresi.

Koordinatori i zgjedhjeve të PDK-së Basri Musmurati ka mohuar se arsyet e kontrollit të lartë vijnë nga informaicone të mundshme për ndonjë incident. Ai tha se në këtë mënyrë veprojnë kudo në europë partitë e mëdha. Sidoqoftë kongresi i gjashtë i PDK-së e gjen PDK-në me shumë anëtarë të saj të pakënaqur.

Sekretari i saj njëherësh kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nuk do të marrë pjesë në kongres për atë që siç ka thënë Krasniqi zgjedhjet në PDK janë zhvilluar jashtë çdo norme statuti. Ndersa nenkryetari i kësaj partie Fatmir Limaj ndodhet në paraburgim lidhur me akuzat për krime lufte.



PDK, pasdite e nis Kongresin e VI-të
Pasdite, nis seanca solemne e Kongresit të VI të PDK-së, në të cilën pritet të marrin pjesë Lulzim Basha, Edi Rama, Ali Ahmeti, krerët e shumë partive në vend si dhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
“Është bërë një skenarë ku do të ketë fjalime të mysafirëve të ftuar këtu pastaj edhe pjesa tjetër e një raporti përmbledhës e një lloj historiku i së kaluarës i PDK-së që nga themelimi e sidomos me theks të veçantë pjesa e viteve të qeverisjes. Ndërsa në ditën e dytë do të jetë pjesa e punës, ajo zgjedhore ku do të zgjedhet kryetari por edhe Këshilli nga ku do të dal edhe Kryesia”, ka thënë Blerand Stavileci.
Stavileci ka bërë të ditur se se janë ftuar edhe krerët e partive të tjera të Kosovës por edhe të atyre jashtë saj, e siç thotë, pothuajse të gjitha e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Seanca solemne e Kongresit të PDK-së fillon në orën 17 e 30, kurse të dielën do të mbahet pjesa e dytë e Kongresit duke filluar prej orës 9 e 30, në të cilën pritet të zgjedhet Kryesia e punës, Këshilli Drejtues i partisë, komisionet e ndryshme, por pritet të zgjedhet edhe kryetari i partisë.
Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi nuk do të marrë pjesë në këtë Kongres. Shkak për kët, sipas tij, ështe se nuk po respektohen parimet mbi të cilat mbështetet programi i Partisë Demokratike.

Mijëra protestues, nga të gjitha viset e Kosovës i janë bashkangjitur VV-së


VV: Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi
 Lëvizja Vetëvendosje përfundoi protestën, të mbajtur në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në fjalimin e tij, kryetari i kësaj lëvizje Albin Kurti tha se në bisedimet mes Thaçit e Daçiqit është falur Presheva, duke shtuar se kjo protestë është kundër koalicionit Thaçi-Daçiq.
* * * * * *
Deri sa protestuesit e Vetëvendosjes janë nisur për të ardhur para Teatrit Kombëtar, ku pritet të flasë lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, aty tashmë ka arritur njësia speciale e Policisë së Kosovës.
Pjesëtarë të policisë janë vendosur në oborrin e qeverisë së Kosovës.

* * * * *
Mijëra protestues, nga të gjitha viset e Kosovës i janë bashkangjitur VV-së.
Prej Bibliotekës Kombëtare, ka filluar marshi i VV-së, në drejtim të Qeverisë së Kosovës. Marshuesve po u prinë lideri i VV-së, Albin Kurti, së bashku me deputëte, Rexhep Selimi, Visar Ymerin, e përfaqsuestë tjerë të kësaj lëvizje.
* * * * *
Nën thirrjet: “Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi”, “Lugina është e jona”, “Thaçin e japim, Luginen se japim”, ka filluar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Protestuesit po mblidhen nga të gjitha hyrjet e kryeqytetit, ndërkohë atyre u është bashkangjitur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. Me flamuj kombëtar në duar, protestuesit do të marshojn drejt sheshin "Nëna Terezë".
Protestuesit: Me hajna s’ka bashkim
Protestuesit e thirrur nga Lëviza Vetëvendosje kanë nisur të grumbullohen pranë bilbliotekës kombëtare. Ata më pas do të marshojnë në sheshin Nëna Tereze. Disa nga brohoritjet që dëgjohen janë: “Me hajna s’ka bashkim”. “Lugina don drejtësi jo hipokrizi”. “Lugina është e jona”. “Thaçin e japim, Kosovën se japim” etj. Ata po mbajnë flamuj kombëtar dhe të UÇK-së, si dhe parulla të ndryshme. Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës për t’u solidarizuar me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
******
Në Prishtinë sot do të mbahet protesta për solidarizim me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në organizim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se kërkesat në këtë protestë të përkrahur nga shumë shoqata dhe asociacione të ndryshme politike janë: respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm; ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë; kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas tij, institucionet e Kosovës deri tani e kanë injoruar problemin ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ata kanë negociuar me Serbinë, për Kosovën, dhe në këto negociata të drejtat e shqiptarëve në ato tre komuna nuk kanë qenë as kusht për negociata e më pas as temë në to.
“Me këtë protestë ne duam t’i dërgojmë mesazh qytetarëve atje se populli në Kosovës nuk është i të njëjtit mendim sikurse Qeveria e Kosovës, e cila i akuzoi ata për qyqarllëk”, ka deklaruar Kurti.
Protestës ju kanë bashkuar edhe këto organizata; Sindikata e Pavarur e Bujqve, Sindikata e Pavarur e Pensionisteve, Shoqata e Muhaxherëve të Preshevës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – Preshevë, Shoqata “Vatra”, Lëvizja Demokratike për Integrim, Shoqata “26 Marsi 1999″, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, Thirrjet e Nënave – Gjakovë, Grupi i tifozve “Plisat”, Shoqata ” Shiponjat”, dhe Qendra “Liria”, Gjilan. Protesta pra, fillon nesër, e shtunë, në ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare Universitare.

Hashim Thaçi po krahasohet me shenjtor...

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi ka vendosur përfundimisht të mos marrë pjesë në Kongresin Zgjedhor të PDK’së, që do të mbahet të shtunën.

Rrjedhimisht, edhe të mbesë jashtë organeve udhëheqëse të Partisë. Pavarësisht se zyrtarë të PDK’së i kanë dërguar një ftesë , Kryeparlamentari ka ndarë mendjen.

Nëpërmjet një letre publike, Krasniqi ka njoftuar të premten se nuk do të jetë pjesë e tubimit përfundimtar zgjedhor të këtij subjekti me arsyetimin se gjithçka ka shkuar mbrapsht.

Me këtë rast ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi.

Shefin e PDK’së Krasniqi e ka quajtur sundimtar, të gjithëpushtetshëm duke e akuzuar se e ka shndërruar PDK’në në pronë private.

“Sundimtarët njerëzit i bëjnë: lajkatarë, servilë, të përulur e të padinjitet dhe jo rrallëherë edhe “mish për top””, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se procesi zgjedhor në PDK është bërë vetëm për të kënaqur Hashim Thaçin, por jo edhe Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Të gjitha këto sa u thanë, përfshirë edhe zgjedhjet e fundit partiake jashtë çdo norme statuti, jashtë vullnetit të anëtarësisë së identifikuar të partisë dhe të strukturave të saj, më japin arsye dhe kurajë të mos jem pjesë e as pjesëmarrës në Kongresin “zgjedhor” të PDK-së. Përmes këtij procesi “zgjedhor”, kreu i saj ka bërë zgjedhje për të kënaqur ambiciet e tij dhe vetëm të tijat, por jo zgjedhje për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar në letrën e tij Krasniqi.

Për letrën e Krasniqit nuk kanë dashur të flasin zyrtarët e PDK’së.

Sidoqoftë, Kryetari i Kuvendit ka thënë se në ditët në vazhdim do të bëjë publike të ardhmen politike, ndërkohë më herët nuk e ka mohuar mundësinë e krijimit të një partie të re.

“Unë kam kërkuar dhe do të angazhohem për subjekt politik që bën zgjedhje të ndershme për qytetarët e Kosovës, të cilët meritojnë një jetë më të dinjitetshme”, ka shtuar ai.

Jakup Krasniqi bashkë me Nënkryetarin e Parë të PDK’së, Fatmir Limaj ka kohë që janë pozicionuar kundër nismave të Qeverisë dhe të Hashim Thaçit.

Pikërisht Limaj është bërë shkak pse Jakup Krasniqi ka vendosur të bojkotojë Kongresin e PDK’së. Ai kishte kërkuar shtyrjen e Kongresit derisa të lirohet Limaj, i cili po përballet me akuza për krime lufte dhe për korrupsion.

Megjithëkëtë, kërkesa e Krasniqit është refuzuar nga Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi.

Njeriu që ka marrë më shumë se 34 mijë vota në zgjedhjet e fundit nuk e ka përmendur në mënyrë eksplicite largimin nga partia, por ka thënë se s’ka mundur të heshtë përballë situatës së krijuar në PDK.

“Duke mbajtur qëndrim kritik ndaj veprimit tonë, rrjedhimisht ndaj individëve në subjektin tonë politik, ne nxisim aktin më të lartë të ndërgjegjes sonë si rregullator ekuilibri. Sigurisht që e kundërta e kësaj, duartrokitja hipokrite, vardisja, paqja e rreme në sipërfaqe, do të ishte më e lehtë”, ka thënë ai.

“Më e lehtë në dukje, por me qelbëzim brenda. Mbi lakminë dhe shkëlqimin e përkohshëm të sedrës falso parapëlqej çmimin e peshës së rëndë për mosbrerje ndërgjegjeje nesër”, ka shtuar ai.

Sekretari i PDK’së ka akuzuar Thaçin se e ka mbytur debatin, e ka mbytur idealin kombëtar dhe se ka emëruar njerëz nëpër institucione pa kurrfarë kriteresh.

Krasniqi ka përmendur edhe skandalet e Grandit dhe të pasaportave, ku nuk ka pasur debat brenda partisë.

“I ndërgjegjshëm se llogaridhënia nuk është përherë vetëm instanca e gjyqësisë, ndëshkimet e penalizimet (që edhe mund të manipulohen e devijohen), po para së gjithash përballja me vetveten dhe opinionin publik, më bëjnë që të mos e vë në pazar dinjitetin tim (thyerja e të cilit do të ishte e parikuperueshme)”.

Ai ka treguar historikun e problemeve në parti, duke thënë se krejt kjo ka ardhur për shkak se “Thaçi po krahasohet me shenjtor”.

“Për më shumë se dy vjet nuk e pashë këtë gatishmëri dhe, sidomos jo, nga sundimtari i gjithëpushtetshëm i PDK-së, siç e percepton ai veten, i cili e shfrytëzon partinë për çdo gjë e si do ai, si një pronë private me shumë çipçinj të tij. Ata duhet të flasin, sipas tij, vetëm atë që e mendon shefi ose të heshtin sepse shefi mendon për të gjithë, sepse shefi i di të gjitha dhe vendos për çdo gjë. Kjo ka bërë që ai të shpallet edhe shenjtori i fundit i botës sonë, gjë që nuk ndodh asgjëkund në botën demokratike”, ka kriti
kuar Krasniqi.

Jakup Krasniqi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm prej se është themeluar PDK’ja në vitin 2000. Ndërsa, pozitën e Kryetarit të Kuvendit prej vitit 2007.


Në një prononcim për Kosovapress ai ka pohuar se s’ka dashur të prononcohet në lidhje me pjesëmarrjen e tij apo jo, deri në çastin e fundit, duke pritur përpjekjet që do ta tejkalonin këtë situatë. Megjithatë, ai ka pohuar se tashmë ka vendosur që të mos marrë pjesë dhe se arsyet, sipas tij, do të bëhen të ditura së shpejti. Hyseni madje ka thënë se as nuk ka marrë as ftesë nga partia e tij për pjesëmarrje në Kongres dhe se atij të shtunën i është bërë vetëm një telefonatë ku është ftuar të jetë pjesëmarrës.



“Kam vendosur. Nuk do të marr fare pjesë në kongresin e PDK-së, që po quhet Kongres. Kam dashur të pres deri në fund. Arsyet për mos pjesëmarrje janë parimore dhe teknike. As ftesat nuk janë shpërndarë. Unë nuk kam marrë as ftesë. Sot kam pasur një linje telefonike nga partia ku jam ftuar. Kjo flet për funksionimin demokratik në këtë proces”, ka thënë Hyseni për Kosovapress.

Ndryshe nga Hydajet Hyseni, anëtari tjetër i kësaj partie, Nait Hasani, do të jetë pjesëmarrës në këtë Kongres.

“Po do të marr pjesë në Kongresin e VI të PDK-së“, ka thënë shkurt ai. Ndërsa edhe përkundër përpjekjeve për të marrë një konfirmim për pjesëmarrje apo jo dhe nga Justina Pula - Shiroka, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi ajo nuk u është përgjigjur telefonatave të shumta që i janë bërë.

2013/01/25

Skulptura të dështuara në tenderin për shtatoren e Presidentit Ibrahim Rugovës


Skulptura të dështuara në tenderin për shtatoren e Presidentit Rugovës (Foto)
Shumica e skulpturave kushtuar presidentit Rugova dhe thuaja asnjë prej tyre nuk përmbush jo shijen artistike, por madje as përafërsisht nuk përmbushin as pamjen dhe as personalitetin e kësaj figure historike nga më të mëdhatë në tërë historinë shqiptare.
Pamjet e tyre duken amatore edhe për joprofesionistët e lëre më për skulptorët e njëmendët. Të këtij mendimi janë edhe skulptori Rusinovci dhe Azizi.
Adem Rusinovci dekan i Fakultetit të Arteve thotë se ka vërejtje jo vetëm për modelet e dorëzuara, por edhe për procedurën, që në konkurs nuk është kërkuar edhe portreti, që sipas tij figura duhet ta ketë karakterin.
Ndërsa, skulptori Azizi, thotë se në realizëm figurat duhet tu përgjigjen personave real, sepse qëllimi i monumenteve është portretizimi i figurës së heroit përkatës.
Disa prej portreteve madje duken si lojë fëmijësh.

Komuna e Prishtinës ka formuar komisionin për të përzgjedhur njërin prej 27 modeleve të bëra nga 23 skulptorë. Anëtarë të komisionit do të jenë nga Akademia e Shkencave, Fakulteti i Arteve, por edhe nga Shqipëria, por gjithashtu sipas komunës së Prishtinës, vlerësimin do ta jap edhe familja e presidentit Rugova. Shtatorja do të shkrihet në bronz në ndonjë vend evropian, pasi në Kosovë nuk ka mundësi. BS














Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...