Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/05/15

Policia nis bastisjet në disa rajone të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion të gjerë në të gjithë Kosovën lidhur me rastin e pjesëmarrësve nga Kosova në konfliktin e Kumanovës.
Se po zhvillohet një aksion i policisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi Baki Kelani, po pa precizuar se për çfarë bëhet fjalë.
Policia_KS
Ai për KosovaPress thotë se aksioni i sotëm policorë është duke u realizuar në disa rajone të Kosovës.
“Policia e Kosovës e konfirmon realizimin e një operacioni policorë i cili është realizuar në disa rajone të Kosovës”, tha shkurt Kelani për KosovaPress duke treguar se më vonë policia do të dalë me komunikatë për media.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov: Ngjarjet në Kumanovë, mirë të përgatitura

lavrov UN
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se incidentet e fundit në Maqedoni dhe situata në Kosovë nuk japin kurrfarë optimizmi. Shqetësuese, sipas tij, janë edhe dëshirat e udhëheqjes shqiptare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Lavrov i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq. “I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, që përmes pranisë së tij në Ballkan, t’iu kushtojë vëmendje të veçantë këtyre tendencave shqetësuese, e veçanërisht shprehjes së qartë të terrorizmit”, ka thënë Lavrov. Sipas tij, asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund të qëndrojë gjakftohtë ndaj këtyre thirrjeve. Lavrov ka këmbëngulur se ngjarjet në Kumanovë kanë qenë “aksione terroriste, të përgatitura mirë”.lavrov UN

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Avdullah Ramës, ndryshe i njohur si “Komandant Dulla”.

Për “Grupin e Kumanovës”, bastiset Komandant Dulla (Video)
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e Avdullah Ramës, për të cilin dyshohet se ka lidhje me zhvillimet e fundit në Kumanovë.
Pas përfundimit të kontrollimit të shtëpisë, Policia kishte marrë në stacionin policor Ramën, ndryshe i njohur si “Komandant Dulla”.
Ai u shoqërua nga forcat e rendit me dyshimin se ishte i përfshirë në incidentin e Kumanovës.
Sot nuk ishte hera e parë që Rama ishte paraqitur në Polici për t’u marrë në pyetje për rastin e Kumanovës. Mirëpo, pak orë pasi kishte shkuar në stacionin policor, Komandant Dulla është kthyer në shtëpi.
Gazetarja Fillojeta Konjuhi ka arritur të kontaktojë atë në shtëpinë e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka gisht në rastin e Kumanovës, por se është i zëshëm në mbrojtjen e shqiptarëve të atjeshëm.
Sipas komandantit, arrestimi i tij kishte të bënte me çështje politike.

Prapaskenat e terrorit ne Kumanove

Biseda e Milaim Zekës me Ali Ahmetin: Dikush don të ma lë kopilin te dera, planet maqedone janë të ndahet vendi!

Gazetari Milaim Zeka, që ka qëndruar disa ditë në Kumanovë, në një postim në Facebook përshkruan ato që ai i cilëson si prapaskena të terrorit në Kumanovë. Postimin në profilin e tij në Facebook, ku përfolët biseda e tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Prapaskenat e terrorit ne Kumanove
Dje ne mengjes, se bashku me kameramanin Bledi Tola, ishim nisur per ne Lagjen e Trimave ne Kumanove. Planet tona ishin, qe perpos rrefimeve te popullates, te intervistonim edhe liderin shqiptar, Ali Ahmetin, dhe ate te opozites Zaev.
Nderkohe qe po prisnim te shkonim tek Zaevi, nje telefonate me Ali Ahmetin na ndryshoi planifikimin e orarit te punes.
Kur arritem ne zyrat e BDI-se, une u ngjita larte, nderkohe qe Bledi po merrte pamje.
Me te hyre Aliu, e pash qe perpos qe ishte i lodhur, ai ishte edhe teper i merzitur.
- Nuk e di se kujte ju desh kjo. Askush nuk po e merr vesh. Shume rende. Dikush deshi te ma leje kopilin ne dere, thoshte Aliu dhe po rrenqethej.
- Po edhe ne gazetaret kemi mungese te informacionit, i thash. Edhe ne kemi rene viktime e informacionit. U tha qe u vra nje vajze 8 vjecare, po doli te ishte genjeshter.
- E pash shkrimin tend lidhur me kete. Hallall per kritikat qe mi ke bere, po ata qe plasuan se ka edhe femije te vrare, ata deshen dicka tjeter.
- Shikoni njerez te deshmuar si ish argat te Beogradit, apo nje gazetar kendej me vuri epitetin e tradhetarit. Me krahasoj me Rrahman Morinen. Ani ku? Ne tv publik. Pa pyetni per kete gazetar se cfare sllavofili eshte. Ky far zotri Selmani, me 2001, UCK ne Maqedoni e ka quajtur terroriste. Njesoj ka vepruar Baton Haxhiu. Dhe prap keta ne skene.
- Po a dihej per akcionin qe do ndermerrte policia?
- Te gjithe flisnin. Po ishi llafe kafesh. Une direkt dhe indirekt kam qene kunder akteve te dhunes. Me faktorin nderkombetar kemi kordinuar cdo veprim. Planet kane qene dhe jane, nga pala maqedone, qe te ndahet vendi. Une kam qene dhe jam kunder.
- Po mire, te gjitha pergjimet ekzistojne. Pse po mohoni qe keni komunikuar me grupin e armartosur?
- Une nuk e mohoj. Menduh thaci tha se ne vend te Sami Ukshinit, gjoja paska komunikuar me Sami Lushtakun. Lushtaku e demantoi. Po te kthehemi tek une.
Ne ora 8 te mengjesit me kane thirrur ne telefon. Ishte Muhamet Krasniqi-malisheva. - Kryetar, te lutemi na ndihmo. Nuk mu ka drejtu me tradhetar, po kryetar. Do beje cka mundem i thash. Po duhet te lidhem me zyrat e huaja. Mundet te ju vrasin te dorezuar dhe na prejne ne bese.
Fill i kam urdheruar tre nga ministrat e mi te ndermjetsojne. Ne anen tjeter jam lidhur me nderkombetaret.
Per kete ka inqizime. Do kerkoj te behen publike.
- Po mire, pse nuk terhiqeni nga qeveris?
- Per momentin do ishte teper keq dhe do beheshim sikur jemi me faj.
- Po sa keni informacione per te vraret?
- Ka pas veshtiresi ne identifikimin e te vrareve. Po me keqeardhje ju them qe Bege Riza dhe Mirsad Ndrecaj, jane ne mesin e te vrareve. Kete konfirmim e kemi marre edhe nga policia e Kosoves.
Do bejme cmos qe edhe te burgosurit te trajtohen si duhet, perfundon Ali Ahmeti, duke qene i bindur qe ne ditet ne vazhdim, do te kete zhvillime dramatike ne vend...” (sic.). 




hyre Aliu, e pash qe perpos qe ishte i lodhur, ai ishte edhe teper i merzitur.
- Nuk e di se kujte ju desh kjo. Askush nuk po e merr vesh. Shume rende. Dikush deshi te ma leje kopilin ne dere, thoshte Aliu dhe po rrenqethej.
- Po edhe ne gazetaret kemi mungese te informacionit, i thash. Edhe ne kemi rene viktime e informacionit. U tha qe u vra nje vajze 8 vjecare, po doli te ishte genjeshter.
- E pash shkrimin tend lidhur me kete. Hallall per kritikat qe mi ke bere, po ata qe plasuan se ka edhe femije te vrare, ata deshen dicka tjeter.
- Shikoni njerez te deshmuar si ish argat te Beogradit, apo nje gazetar kendej me vuri epitetin e tradhetarit. Me krahasoj me Rrahman Morinen. Ani ku? Ne tv publik. Pa pyetni per kete gazetar se cfare sllavofili eshte. Ky far zotri Selmani, me 2001, UCK ne ne Maqedoni e ka quajtur terroriste. Njesoj ka vepruar Baton Haxhiu. Dhe prap keta ne skene.
- Po a dihej per akcionin qe do ndermerrte policia?
- Te gjithe flisnin. Po ishi llafe kafesh. Une direkt dhe indirekt kam qene kunder akteve te dhunes. Me faktorin nderkombetar kemi kordinuar cdo veprim. Planet kane qene dhe jane, nga pala maqedone, qe te ndahet vendi. Une kam qene dhe jam kunder.
- Po mire, te gjitha pergjimet ekzistojne. Pse po mohoni qe keni komunikuar me grupin e armartosur?
- Une nuk e mohoj. Menduh thaci tha se ne vend te Sami Ukshinit, gjoja paska komunikuar me Sami Lushtakun. Lushtaku e demantoi. Po te kthehemi tek une.
Ne ora 8 te mengjesit me kane thirrur ne telefon. Ishte Muhamet Krasniqi-malisheva. - Kryetar, te lutemi na ndihmo. Nuk mu ka drejtu me tradhetar, po kryetar. Do beje cka mundem i thash. Po duhet te lidhem me zyrat e huaja. Mundet te ju vrasin te dorezuar dhe na prejne ne bese.
Fill i kam urdheruar tre nga ministrat e mi te ndermjetsojne. Ne anen tjeter jam lidhur me nderkombetaret.
Per kete ka inqizime. Do kerkoj te behen publike.
- Po mire, pse nuk terhiqeni nga qeveris?
- Per momentin do ishte teper keq dhe do beheshim sikur jemi me faj.
- Po sa keni informacione per te vraret?
- Ka pas veshtiresi ne identifikimin e te vrareve. Po me keqeardhje ju them qe Bege Riza dhe Mirsad Ndrecaj, jane ne mesin e te vrareve. Kete konfirmim e kemi marre edhe nga policia e Kosoves.
Do bejme cmos qe edhe te burgosurit te trajtohen si duhet, perfundon Ali Ahmeti, duke qene i bindur qe ne ditet ne vazhdim, do te kete zhvillime dramatike ne vend...

Kumanova - ftyra reale e pushtetit maqedon


Gazetari Milaim Zeka, i cili po qëndron në Kumanovë, thotë se në këtë qytet ka parë fotografitë e tmerrit të luftës në Kosovë. Postimin e tij të plotë në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Kumanova - ftyra reale e pushtetit maqedon

Zeka: Kumanova, si Vukovari

Sot ka qene nje dite e rende. Ate qe kam pare sot, me ka kujtuar fotografite e tmerrit te luftes ne Kosove. Pamje te tilla kam pare edhe ne Vukovar.

Ne dy rastet e para ka qene agresori serb kunder shqiptareve dhe kroateve. Kam regjistruar rrefime te tmerrshme. Dhe nga kush? Nga gra te moshuara dhe femije, qe ishin trajtuar si terrorist.
Kam degjuar histori tmerri edhe nga njerez te verber. Kush i bente keto? Policis kunder qytetareve te saj.
Po kam degjuar edhe per polic te sjellshem shqiptare dhe maqedon, te cilet jane sjellur njerezisht. Madje disa police shqiptare, kane shpetuar edhe jetera njerezisht.
Krejte ne fund arrita te intervistoja edhe Zamiren, vajzen gjashte vjecare, qe u be e njohur ne gjithe boten, me ata syte e saje te perlotur.
Me lejoni qe permes rrejteve sociale ti postoj disa fotografi, dhe tu them se popullata e Lagjes se Trimave ne Kumanove, ka nevoje per ndihma” 

Janë maltretuar edhe civilë të verbër

“Janë maltretuar edhe civilë të verbër, duke i detyruar të qëndrojnë deri në katër orë, në vetëm një këmbë, e duke i kërcënuar se do t'u hedhin nitroglicerinë në sy për t'ua nxjerrë krejt. Një të riu, që ishte i plagosur rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit në 'Lagjen e Trimave', nuk i ishte ofruar ndihma duke i thënë se plagën e kishte të vjetër. Njëri prej te burgosurve është dërguar në spital, si pasojë e torturave”, tha Zeka, duke rrëfyer tmerret e pamjeve që kishte hasur dhe informatat që kishte marrë në "Lagjen e Trimave", pas tërheqjes së Policisë maqedonase. "Fukarenjve, siç janë këta të verbrit, edhe bagëtitë ua kanë masakruar për t'i dërrmuar tërësisht. Deri në këtë nivel gjërat kanë shkuar”.
 














Gazetari Milaim Zeka, i cili posa është kthyer nga Kumanova,  ka treguar se autoritetet maqedonase kanë spekuluar rëndë lidhur me numrin e të vrarëve, kurse kanë ushtruar dhunë të rëndë mbi të burgosurit dhe civilët.


Zeka thotë se nuk është e vërtetë që janë vrarë 14 luftëtarë shqiptarë nga grupi i armatosur, por se janë vrarë gjithsej tre, ndërsa shtatë të tjerë janë emigrantë që i kanë gjetur në Maqedoni e që janë nga Lindja e Mesme, të cilët autoritetet maqedonase i kanë vrarë dhe gjymtuar për të pamundësuar identifikimin e tyre.
“Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha që janë 14 të vrarë, por vetë autoritetet e Maqedonisë i ulën sot shifrat në 10. Sipas burimeve të sigurta që i kam bëhet fjalë vetëm për tre shqiptarë të vrarë nga 'grupi i armatosur', kurse shtatë të tjerë janë refugjatë nga vendet e Lindjes, që janë marrë dhe janë dërguar në 'Lagjen e Trimave', ku janë ekzekutuar e masakruar, sa që është e pamundur të identifikohen. Tre shqiptarët janë identifikuar nga gishtërinjtë, të tjerët është e pamundur të identifikohen”, tha Zeka për Telegrafin.

Ai ka konfirmuar se në luftime janë vrarë vetëm tre shqiptarë, Mirsad Ndreca, Begë Rizaj dhe Xhafer Zymberi.
Zeka më tej ka rrëfyer për torturat që u janë bërë të burgosurve.
“I burgosuri Beg Bajra është tepër i torturuar, sikurse edhe të tjerët. Nga lëndimet që u janë shkaktuar në fytyrë madje ka qenë e pamundur të bëhet edhe identifikimi i tyre në gjykatë...”, tha Zeka.
Ai tha se Prokuroria maqedone u ka ofruar të burgosurve të nënshkruajnë deklarata që të pranojnë fajësinë për terrorizëm, me çka do të dënoheshin deri në 15 vjet burgim, në të kundërtën, u është thënë se ndaj tyre mund të ngritet padi edhe më e rëndë me çka rrezikojnë dënim të përjetshëm.

Gazetari Zeka thotë se Policia maqedonase ka maltretuar edhe popullatën civile.


Valdet Zekaj dhe Bek Bajraj janë në gjendje të tmerrshme

Zekaj dhe Bajraj janë në gjendje të rëndë, u janë thyer dhëmbët (Video)
Avokatja mbrojtëse e Valdet Zekaj dhe Beg Bajrajt, Artene Ademi-Iseini ka thënë se të arrestuarit nga aksioni i Policisë Maqedonase janë keqtrajtuar dhe janë në gjendje të keqe shëndetësore.

Të burgosurit e Kumanovës, në gjendje të tmerrshme
 Avokatja Artene Ademi-Iseini ,ka treguar se dy klientët e saj kanë thyerje të dhëmbëve dhe hematoma nëpër trup nga rrahjet dhe keqtrajtimet e Policsë Maqedonase.
“Valdet Zekaj, Bek Bajraj janë në gjendje është alarmante për shkak të dhunës fizike. Për shkak që është përdorur dhunë e tepërt gjatë arrestit të tyre nga Kumanova deri në gjykatën e Shkupit. Kanë të thyer dhëmbë dhe hematoma, ndërsa në njërin ka pasur ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë”, ka thënë avokatja Iseini.
Ajo ka kërkuar ndihmë nga organzitat e huaja për t’i ndihmuar të burgosurit për shkak të gjendjes së rëdnë dhe ka thënë se janë bërë shkelje të drejtave të njeriut.
“Përafërsisht gjendja e të gjithëve është e njëjtë, e rëndë. Këtu janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, asnjë konventë nuk e lejon atë keqtrajtim. Sa i përket veprës penale do të vazhdojmë punën ne si mbrojtjes. Kemi pasur takime nga ora 2 deri tash sa i e mbaruam takimin dhe janë të informuar edhe OSBE-ja dhe apelojmë te organizatat ndërkombëtare që të ndërhyjnë me ekipe mjekësore për shkak se gjendja e tyre nuk është e mirë”, ka thënë avokatja Artene Ademi-Iseini.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...