Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/06/27

Norvegjezja Berit Backer, heroina e paharrueshme e Kosovës

Berit Backer (født 3. august 1947, død 7. mars 1993) var en norsk sosialantropolog, tilknyttet Institutt for fredsforskning (PRIO) 1978-82. 7. mars 1993 ble Berit Backer drept i sitt eget hjem av en asylsøker fra Kosovo, som i 1987 fikk avslag på sin asylsøknad.[1] Backer var på drapstidspunktet ansatt som saksbehandler i UDI og behandlet domfeltes asylsøknad. Drapsmannen ble idømt sikring, men fikk senere norsk statsborgerskap og oppholdstillatelse i 2001.
Berit Backer var datterdatter av Kontreadmiral Edvard Christian Danielsen og datter av Ina Backer og krigsfotograf Ole Friele Backer.


http://www.esiweb.org/pdf/kosovo_%20backer_behind_stone_walls.pdf




‘Behind Stone Walls’ is a sociological, or more specifically, a social anthropological study of traditional Albanian society. It focuses, in particular, on the formation and evolution of household and family structures among the Kosovo Albanians and was written on the basis of field work carried out by the author in the village of Isniq in western Kosovo in 1976. The study provides the reader with a fascinating glimpse into an exotic world which will soon belong to the past, as the author predicted.




http://www.esiweb.org/pdf/kosovo_%20backer_behind_stone_walls.pdf



BEHIND STONE WALLS CHANGING HOUSEHOLD ORGANIZATION AMONG THE ALBANIANS OF KOSOVA
by Berit Backer
Edited by Robert Elsie and Antonia Young,with an introduction and photogr aphs by Ann Christine Eek
Dukagjini Balkan Books, Peja 2003




This book is dedicated to Hajria, Miradia, Mirusha and Rabia– girls who shocked the village by going to scho
(Fjala është për  intelektualet shqiptare nga fshati Isniq i Deçanit :Profesoreshen Hajrie Ahmetxhekaj-Avdimetaj,infermieren Miradije Tishukaj, mësusen Rabije Pajazitaj-Mushkolaj dhe mësuesen Mirushë Haxhnikaj nga fshati Isniq)


*****



PREFACE
‘Behind Stone Walls’ is a sociological, or more specifically, a social anthropological study of traditional Albanian society. It focusses, in particular, on the formation and evolution of household and
family structures among the Kosova Albanians and was written on the basis of field work carried out bythe author in the village of Isniq in western Kosova in 1975. The study provides the reader with a
fascinating glimpse into an exotic world which will soon belong to the past, as the author predicted.
Of all the phenomena which the ‘tribal’ society and heroic culture of the Kosova Albanians
produced in the past, few have been regarded as more unusual than the family structure itself,
characterized by a strongly patriarchal hierarchy and an extended family, with typically up to 50
members living in one family compound or indeed under one roof. This type of family structure, known
to anthropologists commonly by the Serbian term ‘zadruga,’ still occurs in Kosova today, though in a
more sporadic fashion than it did thirty years ago. In the other parts of the southern Balkans it has long
since disappeared.
Up to the 1970s, the Kosova Albanians lived in relative isolation from the rest of Europe and,despite the open nature of Yugoslav socialism, their traditional society had not been affected in any major
way by globalization. The mid-1970s, however, marked a period in which Yugoslav gastarbeiters in
Germany and Switzerland - many Kosova Albanians - were returning home and bringing back not only
money but also new ideas. The author of this book, the late Norwegian anthropologist Berit Backer (1947-1993), had thegood fortune of penetrating this very foreign, though European culture just before the turning point, i.e.before it was subjected to substantial foreign influence and change. It was a time of relative politicalstability and social order in Yugoslavia. After years of oppression by the Belgrade authorities, theAlbanian population of Kosova had finally been given a modicum of autonomy and official equality withthe other peoples of the Yugoslav federation. This period was brought to an end by the Albanian uprisingof 1981, which signalled the beginning of the slow and irreversible demise of Yugoslavia. ‘Behind Stone Walls’ was first submitted as a masters thesis to the Institute of Social
Anthropology at the University of Oslo in Norway in April 1979, but was never made available to the
public at large. Berit Backer was a great friend of the Albanian people and, during the 1980s, became
a leading human rights activist, in particular in defence of the cause and rights of the Kosova Albanians.Her activities on behalf of the International Helsinki Federation and her active support of KosovaAlbanian refugees in Norway made it impossible for her to find time to prepare a definitive form for thepublication of the thesis during her lifetime. Since her untimely death in Oslo on 7 March
 1993, many people have expressed an interest inthe publication ofthis work. For this reason, the edito
rs agreed to prepare the present edition eventhough they were, alas, unable to consult the author herself. It is possible that, had the project beendiscussed with her, the author might have made substantial alterations, amendments, omissions oradditions to the original manuscript. The present, somewhat revised version omits many of the graphs and charts of the original thesis as well as much
 material of purely economic and statistical concern. Readers particularly interested in the economic aspect s of Kosova village life in the period are advised to consult the original typescript, of which a number of copies are in circulation. ‘Behind Stone Walls’ offers much food for thought
 to anyone interested in the structures of traditional Albanian and Balkan society. It is hoped
that through this publication, marking the tenth anniversary of the author’s tragic murder, the memory of Berit Backer will live on.

Robert Elsie


Norvegjezja Berit Backer, heroina e paharrueshme e Kosovës




E shoqëronte Kujtim Çashku, regjisori shqiptar. E ndali flashi i fotoaparatit tim. Më njohu. Shpërtheu nga befasia. Duke thirrur emrin tim dhe duke ngritur duart hava ajo praktikisht po vraponte drejt meje. E pritën krahët e mi të hapur dhe shtrëngimi i gjatë dëshmi miqësie e respekti.


 berit beker

Ishte Berit Backer dhe ishte pranverë.


u1_BeritBacker



«Nesër shkojmë në Tropojë, në bjeshkë…». Duke mê shikuar me sytë e saj që po merrnin edhe më shumë zjarr, autoritetshëm tha: «Eja! do të vish me ne…!»
Beritin e kisha takuar disa herë në Lubjanë. Nga aty përgatisnim ekspedita aktivistësh për të drejtat e njeriut. Ajo e njihte Kosovën dhe shqipen e saj. Ishte antropologe. Në Isniq kishte kaluar shumë kohë në studime të degës së saj profesionale. E kisha takuar edhe në Oslo. Ajo atje bukvalisht më kishte shkulur nga një kallaballëk shqiptar. Donte të më nderonte duke më çuar në shtëpinë e saj, e cila në një reportazh timin të asaj kohe del si shtëpia më e ndritshme që kisha parë ndonjëherë në jetë. Ajo kishte një bibliotekë të pasur me shumë libra shqip.


 



Berit i donte shqiptarët. Ajo brengosej për ta.

I shihte të përçarë, ndërsa dëshironte që ata, së paku në atë etapë të historisë së tyre të ishin të bashkuar. Ajo bënte një jetë thuaja se krejtësisht shqiptare. Jetonte me shqiptarët e militonte në dobi të çështjes së tyre. Ishte familjarizuar me Kosovën. Ishte e dashuruar në shqiptarët. Nuk pata shkuar në Tropojë me Beritin. Nuk iu ngjita bjeshkës me të. Një vit më vonë atë e vrau gjakatarisht xhelozia e një çobani shqiptar.
 
Më ngelën kujtimet e mia nga takimet në vende të fshehta si në bjeshkën Horjul në Slloveni, në katet e sipërme të Nebotiçnikut në Lubjanë, qosheve të restorantit Maxi…, ecjet rrugëve të qytetit të vjetër. Të qeshurat e saj, të gjitha të dala nga zemra, dhe emri im nga goja e saj.
Berit Backer ka bërë punë të madhe për Kosovën. Do të bënte edhe më shumë. Për të mund të flasin dhe duhet të flasin Gazmend Pula dhe Nufri Lekaj. Ishin bashkëveprimtarë të pandashëm dhe shumë të vlefshëm të saj e të çështjes shqiptare.



Le ta kujtojmë dhe kurrë mos ta harrojmë Berit Backerin. Ishte heroina e Kosovës. E ka shpërblyer Presidenca deri tash?! E ftojmë ta nderojë me mirënjohjen më të lartë. Sa më parë. Ndryshe, turpi s’lahet. E kujtoj me dhimbje e mall, krenar për një rrugëtim sado të shkurtër që bëmë . Dhe përulem. (dialogplus)Salih KABASHI


2015/06/22

Përsiatje për një intervistë të presidentit Putin



Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



        Në një intervistë që presidenti Putin i pati dhënë para do kohësh gazetës italiane “Corriere della sera”, pati deklaruar:
        “Vetëm një i çmendur apo një njeri qëështë nëëndërr mund të imagjinojë që Rusia mund të sulmojë NATO-n” (Citohet sipas: “Putin: Nuk jam një agresor, pakt me Evropën dhe barazi me USA”.Marrë nga faqja e internetit “Sot News”. 06 qershor 2015).
Në të vërtetë, me këtë deklaratë, Putini zbulon qëndrimin e tij të pasinqertë ndaj Perëndimit dhe konkretisht ndaj NATO-s. Sepse në pikësynimet e tij të dhunshme kundër Ukrainës, Putini kërkon t’i tregojë muskujt Perëndimit, duke iu hakërruar dhe madje edhe duke e kërcënuar haptas fare. Për këtë qëllim, ai ka ngritur rreth vetes një ushtri të tërë me puthatorë (servilë) profesionistë, të cilët janë bërë zëdhënësit e tij të drejtpërdrejtë. Njëri nga këta puthadorë me paha të madhe është Dmitër Kiselovi (1954).
Dmitër Kiselovi është gazetar rus, drejtues emisionesh televizive, drejtor i përgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia Sot) dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë Shtetërore Televizive dhe Radiopërhapëse Mbarëruse).Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitër Kiselovi, për puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.
Kështu, me rastin 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit të programit me temë “Lajmet e Javës”, Dmitër Kiselovi pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta dhe 41 sekonda. Në atë koment, ai deklaroi:
“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin” (Citohet sipas: “Zemrat e tyre duhen groposur ose duhen djegur, si të papërshtatshme për vazhdimin e jetës”. Marrë nga faqja e internetit “slon.ru”. 09 dhjetor 2013).
Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitër Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:
“Vladimir Vladimiroviç, mua më ke besnik, çizmet do të të pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më ke besnik”. Marrë nga faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).
Prandaj edhe emri i Dmitër Kiselovit, në pjesën e dytë të listës së Bashkimit Evropian që u hartua për shkak të krizës së Krimesë, figuron mes emrave të personaliteteve politike dhe shtetërore ruse, ndaj të cilavejanë vendosur kufizime në marrjen e vizave dhe kufizime të natyrës financiare.
Por, çuditërisht, ky Dmitër Kiselovi, ky puthador i regjur i Putinit, në një tjetër deklaratë, shpalos dyzimin e personalitetit të vet dhe kalon nga roli i poshtëruesit të vetvetes, në rolin e një ngrehaluci agresiv që bëhet karagjoz në sytë e opinionit të shëndoshë publik rus dhe atij ndërkombëtar.
Në emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitër Kiselovi deklaroi:
“Federata Ruse, po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës - drejtuesi i emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).
Por ky nuk është i vetmi kërcënim i hapur që u bëhet Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i fshirë ato nga faqja e dheut. Kryetari i Akademisë Gjeopolitike Konstantin Sivkov, në faqet e së përjavshmes ruse“Korrieri ushtarako-industrial”, ka parashtruar planin e “goditjes së garantuar të kundërshtarit”, duke patur parasysh pikat më të dobëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetur në këndvështrimin e gjeologëve, Konstantin Sivkovi thekson se supervullkani ieloustonian[Yellowstone supervolcano - ndodhet në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cepin veriperëndimor të shtetit  Uaioming (Wyoming) që përfshihet në grupin e të ashtuquajturve shtete malore  - E.Y.] mund të shpërthejë në çdo moment. Sepse, sipas tij, ky vullkan po i afrohet periudhës së aktivizimit dhe, rrjedhimisht, mjafton një shtytje relativisht jo fort e fuqishme. Në përfundim, sipas këtij shkencëtari me pikëpamje kriminale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thjesht do të zhduken nga faqja e dheut, sepse sipërfaqja e tyre do të mbulohet me hi me një shtresë prej disa metrash.
Në hyrje të faqes së internetit që do të citohet më poshtë, thuhet:
“Perëndimi ka filluar një luftë të re të ftohtë kundër Rusisë, e cila është gati të shndërrohet në një luftë “të nxehtë” dhe Rusia duhet të zhduket. Me çfarë mund të përgjigjet Rusia, shtron pyetjen presidenti i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike, doktori i shkencave ushtarake Konstantin Sivkov, këshillëtar politik.
Më poshtë vijon shtjellimi konkret i pikëpamjeve të tij për mënyrën e zhdukjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Rusisë nëpërmjet goditjeve bërthamore:
“Gjeologët janë të mendimit se supervullkani ieloustonian mund të shpërthejë në çdo kohë. Shenjat e shtimit të aktivitetit të tij duken sheshit. Prandaj është e mjaftueshme një goditje bërthamore e klasës megaton, për të nxitur shpërthimin e tij. Pasojat do të jenë katastrofike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithë territori i vendit do të mbulohet me një shtresë hiri prej dhjetra metrash trashësi…
Në këtë mënyrë,.. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pushojnë së ekzistuari, megjithëse edhe për pjesën tjetër të botës pasojat do të jenë katastrofike.
Rusia do të ketë shumë më pak pasoja, për shkak të largësisë nga vendi i shpërthimit, të përmasave të territorit dhe të pozicionit të saj. Dëmi për vendet që ndodhen në pjesët e tjera të botës përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, nuk do të jetëi madh. Por ky shpërthim do të jetë katastrofik për mbarë qytetërimin. Se prandaj edhe ekziston një armë e tillë. Me mundësinë e përdorimit të saj, kjo armë duhet t’i presë rrugën çdo mendimi për të sulmuar Rusinë.
Një tjetër mënyrë e studiuar e megagoditjes ështënxitja e shpërthimit të dallgëzimeve gjigante (cunameve). Këtë mënyrë e pati propozuar më herët akademiku Andrea Saharov. Me këtë mënyrë realizohet shpërthimi i disa municioneve bërthamore në pikat e përllogaritura përgjatë çarjeve tektonike në thellësitë e brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (nga tri deri në katër mbushje bërthamore në çdo çarje) në një thellësi nga 1,5 deri në 2 km.
Sipaspërllogaritjeve të Saharovit dhe të shkencëtarëve të tjerë, pas shpërthimit të mbushjeve bërthamore në një thellësi të tillë, do të krijohet një dallgëzim i tillë, i cili në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të arrijë një lartësi deri në 400-500 m. Duke u përplasur nëkontinent, dallgëzimi do t’i përpijë të gjitha objektetnë një largësi më shumë se 500 km. Por nëse shpërthimet do të kryhen në thellësi të mëdha, ku korja e tokës në vendtakimet e pllakave është më e hollë, atëherë ato (shpërthimet) do të shkatërrojnë koren dhe magma, duke ardhur në kontakt me ujin e oqeaqnit, do të bëjë që shpërthimet në fjalë të jenë shumë më të fuqishme. Në këtë rast, lartësia e dallgëzimeve të egërsuara (cunameve) do të arrijë më shumë se 1,5 km dhe zona e shkatërrimeve do të zgjerohet përtej bregut në një largësi prej më shumë se 1500 km.
Kjo lloj arme vlerësohet si jashtëzakonisht “e pastër”: sepse nuk do të ketë dimër bërthamor, meqenëse nuk do të formohen re gjigante pluhuri, kurse uji do të bjerë në tokë në formën e rrebesheve radioaktive mbi sipërfaqen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…Kundërdallgëzimi gjigant do të përpijë disa pjesë të Evropës” (Citohet sipas: “Eksperti: lufta është në prag. E fundit në historinë e Rusisë”. Marrë nga faqja e internetit “Vjesti Ekonomika”.06 prill 2015).
Pra, në këtë material të faqes së internetit  thuhet se Konstantin Sivkovi qenka këshillëtar politik. Nënkuptohet vetvetiu se këshillëtar politik i kujt qenka konkretisht ky kryetar i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike. Se politikën në Rusi e bën vetëm Putini
Boris Vishnjevski, deputet i Kuvendit Legjislativ të Shën-Peterburgut (fraksioni “Jablloko”), me një të dhënë tjetër interesante, e pasuron edhe më tej fondin e urrejtjes së Kremlinit për Perëndimin. Ai ka deklaruar:
“Këtu e ca kohë më parë, në një bisedë rreth tryezës së rrumbullakët për gjendjen e mjeteve të informimit masiv, Nika Strizhak (emri i plotë i sajështë Veronika Strizhak, lindur në Leningrad në vitin 1962, e njohur si kinoregjisore, autore filmash dokumentarë dhe si drejtuese emisionesh televizive -E.Y.)është bërë e famshme me një subjekt, në të cilin propozohej që Parada e Fitores (është fjala për paradën ushtarake që zhvillohet në Sheshin e Kuq çdo vit më 09 maj -E.Y.) të zhvendoset në Londër ose në Berlin dhe bëheshin përllogaritje se sa kohë do t’i duhet ushtrisë ruse për të “pushtuar” njërin ose tjetrin kryeqytet të Bashkimit Evropian” (Citohet sipas: Boris Vishnjevski. “Putini dhe opozita “jointeresante””. Marrë nga faqja e internetit “Radiojehona e Moskës”. 07 qershor 2015).
Nëse në Rusi do të ishte ndërtuar me të vërtetë një shtet ligjor dhe nëse president i vendit do të ishte një tjetër individ, me një tjetër format intelektual, sigurisht që gazetari puthador i Putinit, me emrin Dmitër Kiselov, si edhe Kryetari i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin Sivkovi, do të duhej të merreshin në ndjekje penale për këtë kërcënim që u kanë bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për mbjelljen në radhët e opinionit publik rus të frymës së urrejtjes për Perëndimin. Por atyre, si njerëz të brumosur me ideologjinë e dhunës putiniane, pas këtyre deklaratave prej krekacorësh të kulluar, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, sepse pas tyre fshihet vetë Putini.
Kjo propagandë helmatisëse në radhët e popullit rus, kjo urrejtje e përhapur me kaq zell kundër Perëndimit dhe sidomos kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes mjeteve të informimit masiv, të cilat e kanë shndërruar Putinin në “Perëndinë e botës ruse”, i ka dhënë frytet e veta me kahje komuniste. Dhe ja rezultati:
“69% e banorëve të Rusisë e vlerësojnë si ngjarje negative shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kurse 61% e tyre i përmbahet mendimit se disa territore të shteteve të tjera, në të vërtetë, duhet t’i përkasin Rusisë”(Citohet sipas: “NATO-Rusi: brezat e rinj po përjetojnë kohën e shkollës së luftës së ftohtë”. Marrë nga faqja e internetit “InoPressa”. 10 qershor 2015).
Pretendimi për pushtimin e territoreve të huaja, të cilin e përkrah shumica e popullit rus, dëshmon fare shkoqur se mjetet e informimit masiv Putini i ka shndërruar në leva të fuqishme të politikës së tij, të cilat kanë kultivuar dhe po kultivojnë me shumë ngulm histerinë e shovinizmit masiv në qëndrimin ndaj vendeve të tjera.
Duke pasur parasysh formatin e formimit psikologjik të popullit rus, i cili propagandën e televizionit shtetëror e merr për të vërtetë“të dërguar nga Hyjnia”, duhet pranuar se informacioni i mëposhtëm është tejet i besueshëm:
“Siç e pranojnë madje ata që janë të lidhur ngushtë me Kremlinin, forca kryesore që formon opinionin publik, është televizioni shtetëror. Më herët, këtë vit, në një bisedë që pati me disa gazetarë të gazetës angleze “The Guardian”, një ish-zyrtar i lartë i Kremlinit, i njohur personalisht me Putinin, deklaroi: “Kush kontrollon televizionin, kontrollon vendin. Sikur televizionin ta hidhnin në dorë komunistët, gjatë tre muajve Rusia do të bëhet komuniste. Nëse kontrollin e tij do ta hidhnin në dorë fashistët, ajo do të bëhet fashiste. Pikërisht në një vend të tillë jetojmë ne”” (Citohet sipas: “Pse rënia e çmimit të naftës e kërcënon Putinin me një përmbysje në oborr”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 22 dhjetor 2014).
Deri tani nuk kemi dëgjuar që ndokush në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i ketë bërë ndonjë kërcënim Rusisë me armë bërthamore, madje deri edhe me zhdukje nga faqja e dheut. Armatimet e rënda që NATO-ja po vendos në republikat e Priballtikut dhe në disa vende të Evropës Lindore, shërbejnë si një përmbushje e kërkesave të këtyre vendeve për shtimin e masave mbrojtëse, meqenëse Kremlini nuk po heq dorë nga lufta që po zhvillon në Ukrainë, pranë kufirit të tyre, luftë, të cilën e ka filluar që në pranverën e vitit 2014.
Po si është e mundur që të bëhen kërcënime kaq të hapura në adresë të Perëndimit dhe sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërcënime këto që përcillen përmes mjeteve të informimit masiv, prapa së cilave qëndron politika e Kremlinit? Me sa duket, politikës ruse i ka mbetur peng mosrealizimi i Testamentit të Pjetri të Parë dhe i planeve të Stalinit për pushtimin e Evropës, të cilin aiëndërronte ta vinte në jetë me nënshkrimin e Paktit Molotov-Ribentrop më 23 gusht 1939.
Kur u njoha në faqet e internetit me dy kërcënimet e lartpërmendura të Dmitër Kiselovit dhe të Konstantin Sivkovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, m’u kujtua libri i Stendalit(1783-1842) me titull“Jeta e Napoleonit” (Vie de Napoléon). Stendali shkruan:
“Që nga koha e Pjetrit të Madh, Rusia besonte me bindje të fortë se ajo do të bëhej sundimtarja e Evropës dhe se e vetmja fuqi që do të matej me të, do të jetë Amerika” (Citohet sipas: Stendhal. “Vie de Napoléon”. Napoléon. Tome I”. Texte établi par Henri Martineau. Paris. Le Livre du divan. 1930, p. 227).
Dhe kështu do të kishte ndodhur me të vërtetë. Po të mos kishin zbarkuar trupat amerikane në Normandi në qeshorin e vitit 1944, për të hapur frontin e dytë kundër Hitlerit, Stalini, nën maskën e “çlirimtarit” të Evropës nga zgjedha e Gjermanisë naziste, do të marshonte drejt Perëndimit, për të arritur deri në Gjibraltar, me qëllim sovjetizimin e mbarë kontinentit.
Pra, mjetet ruse të informimit masiv në shërbim të Putinit, bëjnë publike kërcënime për shfarosjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për pushtimin e Evropës. Është në traditën e kastës sunduese ruse që popullin rus ta mëkojë në vazhdimësi me psikozën e luftës.
Gjenerali rus Aleksej Kuropatkin (1848-1925), në një memorandum që i dërgonte carit në vitin 1900, shkruante:
“Gjatë 200 vjetëve të fundit, Rusia ka qenë në gjendje lufte 128 vjet… Nga 128 vjet luftërash, 5 vjet kemi bërë luftëra mbrojtëse, kurse 123 vjet kemi bërë luftëra pushtuese” (Citohet sipas: “Sa herë ka luftuar Rusia?”.Marrë nga faqja e internetit “alternathistory.org.ua”.  21 maj 2013).
Kjo psikozë, me kalimin e shekujve, ka ushtruar ndikimin e vet në formimin psikologjik të popullit rus, i cili e ka pranuar despotizmin ushtarak si pjesë të jetës së vet. Prandaj Stendali thekson:
“Në Rusi askush nuk çuditet nga sundimi i despotizmit. Ky është i lidhur pazgjidhshmërisht me fenë dhe përderisa mbartës i tij është një njeri i urtë dhe i sjellshëm, despotizmi atje revolton vetëm pak njerëz me bindje filozofike, të cilët kanë qenë në vende të huaja. Nuk janë thirrjet dhe as medaljet ato qëi frymëzojnë ushtarët rusë të hidhen në betejë, por urdhrat e lajkatarit të shenjtë të Nikollajit. Mareshali Masena (André Masséna  1758-1817) ka rrëfyer në praninë time se ushtari rus, kur një bashkatdhetar  rrëzohet pranë tij i vdekur përdhe, është kaq i bindur për faktin që ai do të ringjallet në atdhe, saqë i jep porosi t’i bëjëtë fala nënës së tij(po aty, f. 235-236).
Psikoza e luftës, me të cilën kasta sunduese në Rusi e ka mëkuar popullin e vet për shekuj me radhë, ka bërë që ajo të gjejë një truall të përshtatshëm në radhët e tij, për faktin sekasta në fjalë atë s’e ka lejuar  asnjëherë të jetojë i lirë, asnjëherë nuk e ka lejuar të shijojë frytet e demokracisë, të mishëruar në formatin e një shteti ligjor, ku mbrojtja e pronës dhe e të drejtave të individit përbëjnë themelet e tij.
Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:
“Rusët… për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë i kobshëm për rusët”(Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për konsum”. Marrë nga faqja e internetit “ANVICTORY”. 18 Shkurt 2010).
Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:
“Gjeneralët e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre” (Citohet sipas: Olga Tonina, Aleksandër Afanasjev. “Mos t’ju vijë keq për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”. Marrë nga faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).
Edhe në periudhën e sistemit komunist, Kremlini, në vazhdim të traditës së carizmit, popullin rus të tillë e ka pas vlerësuar, si material konsumi. Gazetarja dhe shkrimtarja ruse Julia Llatëjnina (1966), shkruan:
“Popullsia e Bashkimit Sovjetik shërbente si material konsumi për nënshtrimin e mbarë botës. Nga pikëpamja e atyre qëllimeve që i patën vënë vetes bolshevikët dhe Stalini, kjo ishte gjë pa rëndësi” (Citohet sipas: Julia Llatëjnina. “Popullsia e Bashkimit Sovjetik ishte material për konsum për nënshtrimin e mbarë botës”. Marrë nga faqja e internetit “unitpost.com”. 10 maj 2015).
Dhe Julia Llatëjnina vazhdon:
“Gjatë zhvillimit të luftimeve për pushtimin e Berlinit, humbjet në njerëz të Ushtrisë së Kuqe arrinin në 15 mijë ushtarë në 24 orë. Cila ishte arsyeja? Ishte “gara socialiste” mes Konjevit (mareshalit Ivan Konjev - 1897-1973) dhe Zhukovit (mareshalit Gjergj Zhukov - 1896-1974) se kush do ta pushtonte i pari Berlinin” (po aty).
Edhe pas përmbysjes së sistemit komunist, Kremlini, si gjithmonë, popullin rus ka vazhduar ta vlerësojë si material për konsum. Profesori i Universitetit të Ilisë në Gjeorgji Oleg Panfillov(1957), shkruan:
“Kremlini qenka duke mbrojtur rusët? Në Rusi, deri tani, vazhduakan t’i marrin për të vërteta përralla të tilla? Në Taxhikistan, në vitin 1992, Rusia shpërtheu një luftë të përgjakshme civile. Në përfundim, numri i rusëve nga 388,5 mijë në vitin 1989, ra në 68,2 mijë në vitin 2000. Në Çeçeni, gjatë periudhës midis dy luftërave, prej vitit 1994 numri i rusëve u shkurtua nga 294 mijë në vitin 1989 në 40 mijë në vitin 2002. Atje ku Rusia shpërthen luftëra, e pëson jo vetëm popullsia rrënjëse. Kremlini tallet me rusët, të cilët bën sikur i mbron” (Citohet sipas: Oleg Panfillov. “Njerëzit rusë janë material konsumi i Kremlinit”. Marrë nga faqja e internetit “ru.krymr.com”. 17 shtator 2014).
Putini, si vazhdues i politikës së diktatit mbi popullin rus, duhej të përgjigjej për luftën e dytë në Çeçeni që u shoqërua me dhjetra mijëra viktima, me vdekjen e pengjeve në Nord-Ost, për sulmin në shkollën e Beslanit, për luftën me Gjeorgjinë dhe për sulmin që ka ndërmarrë në lindje të Ukrainës që në pranverën e vitit 2014.
Por Putini, ashtu si edhe sundimtarët pararendës të Rusisë, nuk i njeh asnjë përgjegjësi vetes për jetën e rusëve, të cilët i tajton si mish për top, duke i degdisur nëpër fronte luftërash agresive, pa të cilat Kremlini e ka të vështirë të mbijetojë. Sepse edhe në periudhën e sundimit të tij, populli rus vazhdon të mbetet një material konsumi për Putinin.
Zëvendëskryeredaktori i radiostacionit “Jehona e Moskës” Vladimir Varfollomejevi (1966), ka shkruar se si në rrethinat e Moskës  patën varrosur fshehurazi tre ushtarë të vrarë, të cilët Kremlini i kishte dërguar për të luftuar në Lindje të Ukrainës. Ai thotë:
“… minimumi tre arkivolë erdhën këto ditë në rrethinat e Moskës nga Ukraina. Në rrjetet sociale nuk ka asnjë informacion zyrtar… Në pranverë, që të tre, nuk dihet se në ç’mënyrë, përfunduan në vendin fqinj, patën luftuar atje në radhët e forcave antiqeveritare dhe qenë vrarë në fund të muajit maj gjatë zhvillimit të luftimeve në Donjeck” (Citohet sipas: “Në Rusi i varrosin fshehurazi të vrarët në Dombas”. Marrë nga faqja e internetit “belaruspartisan.org”. 19 qershor 2015).
Pra, edhe në kërcënimin e gazetarit dhe publicistit Dmitër Kiselov, tellallit të famshëm të Putinit, edhe në planin e kryetarit të Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Konstantin Sivkov, u parashikuaka një luftë shfarosëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me armë bërthamore. A thua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë duke bërë një“gjumë letargjik” kur armët bërthamore ruse “do të japin goditje” nësupervullkaninieloustoniandhe nëçarjet tektonike në thellësitë e brigjeve të Oqenit Paqësor dhe të Oqeanit Atlantik, armë këto, të cilat, sipas Konstantin Sivkovit, Rusisë do t’i duhen 10-12 vjet për t’i prodhuar?Edhe në këto kërcënime del fare qartë në spikamë psikologjia çifligariste e Kremlinit, karakteristike për periudhën e bujkrobërisë në Rusi, ku çifligari e trajtonte bujkrobin si mall. Se në një përballje të mundshme bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kremlini nuk e zë në hesap rrezikun që mund t’i kanoset popullit rus, se ky, si gjithmonë, vazhdon të mbetet për të thjesht një material për konsum. Prandaj edhe politologu i shquar rus Dmitër Oreshkin (1953), deklaron:
“Për njerëzit këtu nuk e vret mendjen askush, njerëzit këtu janë material për konsum” (Citohet sipas: Dmitër Oreshkin. “Vladimir Putini - perëndia e diellit”.Marrë nga faqja e internetit “putinbog.wordpress.com”. 09 tetor 2012).
Megjithatë, edhe pse po sillet si krekacor para Ukrainës, edhe pse marrëveshjen e nënshkruar për respektimin e tërësisë së saj territoriale e ka shkelur pa iu bërë vonë fare, Putini e ka marrë një mësim të mirënga Sekretari i Departamentit të Shtetit Xhon Kerri.
Në takimin që u zvillua në Soçi më 12 maj 2015, Xhon Kerri i dorëzoi presidentit Putin një ultimatum të Barak Obamës, në të cilin bëhej fjalë për shkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Këtë e bën të ditur nëuebsajtin e vet analisti dhe financieri i shquar rus Sllava Rabinoviç (1966). Sipas një burimi që ai ka siguruar në strukturat e larta të Shërbimit Federativ të Sigurisë, midis Xhon Kerrit dhe presidentit Putin është zhvilluar një bisedë, në të cilën presidenti rus ka marrë këtë paralajmërim:
“… Mister Putin, harrojeni një fjalë të tillë si “Mariupol” (qytet në qarkun e Donjecit, në juglindje të Ukrainës, në bregun e detit Azov E.Y).Po u futët atje, aty do të jenë disa ushtarakë amerikanë. Po u ndërmor ndonjë sulm kundër tyre, do të krijohet një precedent: për herë të parë, gjatë gjithë historisë, ushtarakë rusë do të sulmojnë ushtarakë amerikanë. Fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë prapa. Jo përpara, por prapa… Ne do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj, do ta furnizojmë Ukrainën me armë vdekjeprurëse, do të vendosim sanksionet më të egra dhe do të stakojmë SWIFT-in [Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunications(Bashkësia e Telekomunikacioneve Botërore Financiare Interbankare - E.Y.)]. Dhe këtë herë unë nuk bëj shaka. Ne kemi për ta bërë një gjë të tillë… Po e lëmë Krimenë jashtë kllapave. Jo se ne e kemi harruar atë, Krimenë juve do t’jua kujtojë Merkeli, e cila aneksimin e quan aneksim. Punën e Krimesë do ta shikojmë më vonë. Tani fjalën e kemi për Lindjen e Ukrainës”(Citohet sipas: “Sipas të dhënave burimore, Kerri e paralajmëroi Putinin: po shkelët në Mariupol, ne do të groposim njëqind mijë ushtarë dhe oficerë tuaj”. Marrë nga faqja e internetit “InoPress”. 24 maj 2015).
        Sipas fjalëve të Sllava Rabinoviçit, në bazë të protokollit, ishte parashikuar që me Putinin të takohej Obama, por Obama nuk bisedon më me Putinin. Takimin e Xhon Kerrit me Putinin, analisti Sllava Rabinoviç e vlerëson si një“paralajmërim të fundit amerikan”. Sipas mendimit të autoriteteve amerikane, rreziku i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë i kaloi caqet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të veprojnë.

 

Me sa duket, paralajmërimi që Shtetet e Bashkuara i bënë Putinit përmes Xhon Kerrit, e dha rezultatin e vet. Gazetarja ruse Evgjeni Albac (1958), komentatore politike, politologe, veprimtare shoqërore dhe shkrimtare, kryeredaktore e revistës “The New Times”, ka bërë të ditur se Putini ka vendosur të largohet nga Donbasi. Ajo ka deklaruar:

“Vendimi për Donbasin është marrë. Pala ruse do të largohet që andej. Por këtu lind një shqetësim: ç’do të bëhet me ata njerëz në Donbas, të cilët u gjendën mes kudhrës dhe çekanit dhe që tani nuk i duhen më askujt, si do të mbijetojnë në kushtet kur atje ka probleme për dërgimin e ndihmave humanitare se njerëzit s’kanë ç’të hanë?… Autoritetet ruse, më në fund, filluan ta kuptojnë se sanksionet jo vetëm që janë një gjë serioze, por rezultojnë si diçka shumë më serioze. Edhe spiralja e re e sanksioneve dëshmon se ekonomia ruse nuk është më në gjendje të përballojë gjësend” (Citohet sipas: Evgjeni Albac. “Putini vendosi të largohet nga Donbasi”. Marrë nga faqja e internetit “vlasti.net”. 30 mars 2015).

EvgjeniAlbac thekson se autoritetet ruse po mundohen që, përmes Xhon Kerrit, ta bindin presidentin Barak Obama të heqë qoftë edhe një pjesë të sanksioneve kundër sektorit bankar rus. Kreu i ministrisë së jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov, pati deklaruar më herët se vendimin për dhënien e autonomisë krahinave të Donjeckut dhe të Luganskut duhet ta marrë populli ukrainas. Ai pati theksuar gjithashtu se presidenti Poroshenko tani është shansi më i mirë për Ukrainën.

Me sa duket, Putini kërkon të ringjallë Bashkimin Sovjetik, duke pushtuar territore të huaja, çka do të thotë se ai nuk paska nxjerrë mësime nga përvoja e hidhur e Millosheviçit, i cili kërkonte të rikrijonte me dhunë mikroperandorinë jugosllave, duke kryer agresione kundër disa shteteve të Ballkanit. Elita oligarkike rreth tij duhet ta këshillojë që të heqë dorë nga agresionet kundër vendeve të tjera, për të mos pësuar fatin e Millosheviçit, dhe ta çlirojë popullin rus nga epshet shoviniste që ia ka futur në gjak.
Gazetarja Natalia Dvali i ka marrë një intervistë Konstantin Borovoit (1948), politikan opozitar rus, ish-deputet i parlamentit (1995-2000), sipërmarrës, kryetar i partisë “Zgjedhja Perëndimore”. Nëatëintervistëaikadeklaruase Putini ndodhet në një situatë pa rrugëdalje dhe se një luftë e madhe me Perëndimin është e pashmangshme. Pyetjes së gazetares se çfarë do t’i këshillonte ai Kievit zyrtar, ai i ka dhënë përgjigjen e mëposhtme:
“Që sot Kievi duhet të fillojë të përgatitet për Gjyqin Ndërkombëtar në Hagë dhe për tribunalin kundër Putinit. Në territorin e Ukrainës së pavarur, sovrane, ndodhen formacione ushtarake të një shteti të huaj, të cilat kryejnë akte dhune kundër qytetarëve dhe po u rrëmbejnë tokat. Të gjitha këto krime është e domosdoshme të evidentohen, të grumbullohen video- dhe fotomateriale, të merren në pyetje dëshmitarë, të krijohen komisione dhe qendra informacioni. Kjopobëhetnënivelinegazetarëve dhe të vullnetarëve, por, fatkeqësisht, jo në nivel shtetëror. Është e domosdoshme që sot të ngrihen padi në gjykata ndërkombëtare, sepse me kalimin e kohës ikën aktualiteti dhe largohen dëshmitarët e çdo krimi konkret. Sapo Lindja e Ukrainës të çlirohet, atje kanë për t’u zbuluar varre masive, si në Kosovë. Unë nuk kam dyshuar për asnjë çast se Kremlini ka dërguar krematoriume të lëvizshme për djegien e kufomave, me qëllim që të zhdukë gjurmët e krimeve të veta. Në Lindje të Ukrainës kanë shkuar për të luftuar edhe shumë nazistë të ndërkryer, me tatuazhe në formën e kryqeve të thyera. Këtatërinjjanëstërvitur për të kryer vrasje etnike, para së gjithash, për të vrarë ukrainas”(Citohet sipas: Natalia Dvali. “Intervistw me Konstantin Borovoin”. Marrw nga faqja e internetit “gordon.ua”. 18 qershor 2015).
 Mënyra se si Putini po sillet jo vetëm ndaj Ukrainës, që është kryeqendër e hershme e kulturës së sllavëve lindorë, por edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bën të dyshosh se ai duhet të vuajë nga komplekset e inferioritetit. Dhe kjo është një fatkeqësi e rëndë për popullin rus, të cilin intelektualët rusë, me përkrahjen që i japin Putinit, dëshmojnë se notojnë në batakun e shovinizmit rusomadh. Po cila është arsyeja që intelektualët rusë kanë dalë në përkrahje të Putinit? Përgjigjen s’po e jap unë. Se përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë një intelektuale ruse, kritike letrare, zonja Alla Kirejeva, bashkëshortja e poetit të talentuar të viteve ’60 Robert Rozhdjestvjenski.
Gazetarja Natalia Dvali, në një intervistë që i ka marrë para do kohësh, i ka drejtuar asaj edhe pyetjen e mëposhtme:
“- Si shpjegohet që kaq shumë përfaqësues të inteligjencies krijuese të Rusisë, si shkrimtarë, artistë, muzikantë, jo vetëm që nuk ngrihen kundër politikës së Putinit, por edhe e përkrahin atë aktivisht?”.
Dhe zonja Alla Kirejeva përgjigjet:
- Sepse ata kanë një shpirt prej skllavi, prej lakeu”(Citohet sipas: “Vejusha e poetit Rozhdjestvjenski Kirejeva: Putini, me duart e veta, ka shkaktuar të gjitha tragjeditë kryesore të Rusisë gjatë 15 vjetëve të fundit”. Intervistë për gazetaren Natalia Dvali. Marrë nga faqja e internetit “gordon.ua”. 09 nëntor 2014).

Tiranë, 22 qershor 2015













2015/06/18

Shpend Maxhuni, ka pritur në një takim një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga shteti North Rhine Westphalia

Premtohet ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka pritur në një takim një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga shteti North Rhine Westphalia, të udhëhequr nga Ralf Jäger, ministër i Brendshëm dhe Dieter Wehe, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të North Rhine Westphalia.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, Maxhuni ka thënë që insicutioni që udhëheq është i gatshëm të anëtarësohet në Interpol dhe Europol.
“Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si: INTERPOL-i, EUROPOL-i etj. me qëllim parandalimin, luftimin e kriminalitetit si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së”, tha Maxhuni.
Nga ana e tij Ralf Jäger, falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen dhe njëkohësisht premtoi se në takimin, që do ta ketë me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë do ta diskutojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe EUROPOL.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e policive të të dy vendeve u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit.

Të lumtë Dr. Flora Brovina



Brovina mbështet fillimin e punës së Spitalit Amerikan (Video)

Dr.Flora Brovina mbështet fillimin e punës së 
Spitalit Amerikan në Prishtinë



Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, nuk e ka asnjë dilemë nëse Spitali Amerikan duhet të operoj apo jo në hapësirën brenda qendrës më të madhe publike shëndetësorë në vend (QKUK).

Brovina ka thënë se ka pasur reagime nga qendra Klinike Universitare rreth këtij spitali por vlerëson se në të gjitha vendet e botës brenda hapësirave të spitaleve publike ekzistojnë edhe spitalet private.
“Në gjitha vendet e botës ekzistojnë brenda oborreve të spitaleve publike edhe spitale private”, ka thënë kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Flora Brovina.

Edhe ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në emisionin Zona B në Klan Kosova ka folur për Spitalin Amerikan, i cili është duke u ndërtuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimi i të cilit është kritikuar nga Sindikata e Shëndetësisë dhe disa parti politike.

“Çështja e Spitalit Amerikan është diskutuar edhe gjatë vizitës time në Departamentin e Shtetit, në Washington, mirëpo kjo nuk është më në dorë të ministrisë që unë drejtoj, por nën autoritetin e Qeverisë. Prokuroria ka vendosur që t’ua lejojë punën dhe jemi në pritje të dokumentacionit për ndërtimin e spitalit”, ka thënë ministri Rrahmani.

Kur ka folur për licencimin e spitalit amerikane, Brovina ka thënë se nuk është në kompetencën e Komisionit për Shëndetësi, por që sipas saj, anëtarët e Komisionit duhet ta vizitojnë spitalin amerikan për të parë më afër kushtet dhe shërbimet mjekësore që ofron ky spital.

“Nuk është në kompetencën time kjo çështje, si komision duhet ta vizitojmë spitalin për të parë kushtet rreth ofrimit të shërbimeve nga ky spital. E dyta ne kemi ligjin që barazon shërbimet private dhe publike”, ka thënë Brovina.


Sllovenia po verifikon nëse Haradinaj u gjykua në Hagë për veprat që akuzon Serbia

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj i cili u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës ka thënë se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi por ka thënë se në rastin e tij Sllovenia është sjellë turpshëm.

“Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për t’ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës” ka thënë Haradinaj për N1.

foto

Gjykata e Qarkut në Kranj do të vërtetojë nëse në Serbi ekziston aktakuza kundër Ramush Haradinajt i cili të mërkurën u ndalua në aeroportin Brnik të Lubjanës transmetojnë mediat sllovene.

rambo

Gjykata gjithashtu do të kontrollojë nëse Haradinaj, për veprat të cilat e akuzon Serbia është gjykuar në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekzistimi i urdhër arrestit serb që nga viti 2006 në bazë të së cilit edhe u arrestua Haradinaj është vërtetuar nga policia, përcjell kp.

Me këtë rast gjykata ka përsëritur se shtetasi i Kosovës pa e bërë emrin publik do të gjendet në territorin slloven aq kohë derisa çështjet e mësipërme nuk zgjidhen

plisat

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”, kanë kërcënuar Slloveninë duke i kërkuar që ta lirojnë Ramush Haradinajn. Ata kanë vendosur disa mjete piroteknike në hyrje të kompanisë IPKO dhe kanë publikuar videon në Facebook. “Ose lironi Ramush Haradinajn, ose çka ka të Sllovenisë kemi mi kall”, kanë shkruar Plisat në Facebook.


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Al –Jazeera Balkans ka thënë se nuk e di se kur do të marrë fund procedura nga Gjykata e Sllovenisë e cila pritet të vendos rreth flet-arrestit të lëshuar nga Serbia.
Haradinaj i cili është duke pritur në Slloveni vendimin e Gjykatës rreth fletë-arrestit të Serbisë ka thënë se nuk e di se kur do të marrë fund procedura, transmeton Indeksonline.
“Nuk kam informacione se kur do të përmbyllen procedurat. Më kanë thënë se kjo nuk do duhej të zgjasë, por nuk e di saktësisht. Kam udhëtuar në shumë vende të Bashkimit Evropian, si edhe në SHBA. Kjo është befasi, pasi që e ka bërë një vend i vlerësuar i Bashkimit Evropian, pasi që Interpoli e ka shfuqizuar atë flet-arrest të bashkësisë së dikurshme të shteteve Serbi-Mali i Zi dhe ai më nuk ekziston. Është absurde dhe jologjike këtë që e kanë bërë autoritetet sllovene. Nuk ekziston arsyetim për këtë, pasi që unë jam përgjigjur për të gjitha ato akuza para Tribunalit të Hagës. Nuk ka arsye që një vend anëtar i OKB-së nuk e respekton atë që e ka vendosur institucioni më i lartë i drejtësisë”, ka theksuar ndër tjera Haradinaj.

Kalon rezoluta për arrestimin e Ramush Haradinajt, Kosova i dërgon Notë Proteste Sllovenisë
Foto: Bota sot
(E plotësuar) - Projektrezoluta për arrestimin e Ramush Haradinajt morri 65 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këto vota u morën në rundin e dytë të votimit të saj pasi në rundin e parë nuk mori votat e mjaftueshme.
Me këtë rezolutë i kërkohet Qeverisë së Kosovës dhe presidentes së Kosovës urgjentisht të kërkojnë nga autoritetet sllovene që Ramush Haradinajt pa asnjë kusht dhe menjëherë ti kthehet pasaporta diplomatike dhe ti lejohet kthimi në Kosovë.
Po ashtu me këtë rezolutë Qeverisë Kosovës i kërkohet që të flas urgjentisht me Brukselin dhe të bëjë pastrimin e listave.
Ndërsa si pikë e tretë e kësaj rezolute ishte që Qeveria e Kosovës t’i vëjë notë proteste shtetit të Sllovenisë.
​Mustafa: Nuk ka arsye për notë proteste për Slloveninë
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të bëhet notë proteste ndaj Sllovenisë.
“Ne duhet të kërkojmë që ky problem të zgjidhet, por me marrëveshje ndërkombëtare në Bruksel”, ka thënë Mustafa.
Mustafa apelon që Haradinaj të kthehet në Kosovë dhe këtë sipas tij e ka kërkuar edhe me bisedat me kryeministrin e Sllovenisë.
Ai ka sqaruar edhe procedurat e ndalimit të Haradinajt që sipas tij autoritetet sllovene kanë vepruar në bazë të fletë arrestit që ata e kanë pasur nga Interpoli.
“Me Slloveninë kemi bashkëpunim të thellë ekonomik dhe shtetëror dhe këto duhet t’i mbajmë edhe më tutje”, ka thënë Mustafa.
​Veseli kërkon ta lexojë njëherë Rezolutën e më pastaj të votojnë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka marrë fjalën si deputet duke kërkuar që secili ta shikojë njëherë Rezolutën që e kanë hartuar grupet parlamentare e më pastaj ta votojnë.
Sipas tij në këtë rast nuk duhet të ngutet të dërgojnë nota proteste pa e ditur mirë se çka shkruhet në rezolutë.
Ndërsa zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se problemi në këtë rast nuk është Sllovenia por Interpoli.
​Thaçi: Këto incidente nuk duhet të ndikojnë në raportet tona me Slloveninë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndalimin e kreut të AAK-së në Lubjanë të Sllovenisë.
Ai, ka kërkuar që incidentet si ky i kreut të AAK-së, por që kanë ndodhur edhe më herët me Agim Çekun, Fatmir Limajn dhe me vetë atë, të mos ndikojnë në prishjen e raporteve bilaterale dhe të shkëlqyera që Kosova ka me Slloveninë.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të një liste të emrave me aktakuza të kohës së Millosheviqit të cilat janë përsëritur edhe në vitin 2006 nga Kushtenica. Ajo që ka ndodhur dje ka ndodhur edhe me zyrtarët e tjerë, por edhe me mua edhe në Lubjanë edhe në Budapest, por edhe me ish – kryeministrin Agim Çekut. Natyrisht se ky fenomen është shqetësues. Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare që kjo çështje të tejkalohet dhe të zgjidhet menjëherë e përgjithmonë. Kjo çështje zgjidhet drejtpërdrejt nga Brukseli”, tha Thaçi gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Thaçi tha se ndalimi i deputetit Haradinaj mund të jetë çës htje procedurale e ndonjë polici i cili sipas tij detyrohet të veprojë sipas listës që ka.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshme ndalimin e Ramush Haradinajt, por që kjo çështje sipas Thaçit duhet të diskutohet seriozisht në Bruksel dhe kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
****
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas ndalimit të Ramush Haradinajt në shtetin e Sllovenisë kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me këtë ngjarje e cila më pas u miratua nga ana e deputetëve me 65 për dhe asnjë kundër
Lidhur me arrestimin e Haradinajt i pari u deklarua kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili tha se veprimet e tilla janë të pa pranueshme dhe si të tilla kanë shkaktuar shqetësime për të gjithë qytetarët e vendit.
Veseli: Rasti që ka ndodhur është i pa pranueshëm
“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar të kemi raporte jashtëzakonisht të mira dhe të vazhdojmë raportet me shtetin e Republikës së Sllovenisë. Megjithatë rasti që ka ndodh për ne është i pa pranueshëm. Realisht ka krijuar shqetësim”, tha Veseli.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi në emër të subjektit të saj ka paraqitur mocionin procedural, duke kërkuar kështu një seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndalimin e Haradinajt, duke e quajtuar skandal dhe goditje dhe fyrje të rëndë për shtetin e Kosovës.
Petroviq: Mendoni me koka të ftohta
Sllobodan Petroviq në emër të Listës Serbe ka thënë se e kupton shqetësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e sidomos të atyre të AAK-së por sipas tij “mendoni pak me koka të ftofta e jo të ketë moment nervoze”.
Sipas Petroviqit edhe Lista është që ky problem që ka ndodhur me Haradinajn të zgjidhet me qetësi .
“E kuptojmë situatën por duhet të mendojmë se si duhet të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Petroviq.
Edhe Duda Bale në emër të Grupit 6+ ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e Haradinajt me urdhër arreste serbe. Me këtë rast ajo ka përmendur edhe rastin e ushtarakut boshnjakut Naser Oriq i cili u arrestua në Zvicër me urdhër arrest të Serbisë.
AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme që të nxjerrët një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, për veprimet që do të ndërmerren rreth rastit të Ramush Haradinajt.
Deputetët kanë lëshuar sallën duke dalë për një pauzë dhjetë minutësh, për t’u koordinuar lidhur me propozimin për këtë rezolutë.
Këtë kërkesë e cila e bëri deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e mbështeten edhe partitë tjera në Kuvend
Berisha: Arrestimi i Haradinajt, politikë fashiste e Serbisë
Zafir Berisha, deputet i NISMA-s ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt është vazhdimi i politikës fashiste të Serbisë.
Ai ka kërkuar që t`i kthehet dinjiteti pasaportës diplomatike dhe Kuvendit të Kosovës.
“Çështja e ndalesës së Ramushit është vazhdimi i politikës fashiste të Serbisë. Ramush Haradinaj është ndalur pas shumë ndaljeve të tija, por pozita e tij si luftëtarë e si deputet na bën të debatojmë për të.
Duhet t`i kthejmë dinjitetin pasaportës diplomatike e këtij Kuvendi. Ministri i Jashtëm është dashur që dje të reagojë menjëherë”, ka thënë Berisha.
Lekaj: Sllovenia po bën hajgare me Shtetin e Kosovës
Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se dje në shtetin slloven është ndaluar një qytetar i Kosovës, një luftëtar, një ish-Kryeministër në bazë të një dokumenti të Serbisë.
“Është tallje me Shtetin, Qeverinë e Presidenten”, ka thënë Lekaj,
Ky zyrtar i AAK’së ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt .
Lekaj ka thënë se nëse s’ka veprime nga institucionet atëherë këtë punë do ta kryejnë qytetarët e Kosovës.
“Askush s’duhet të tallet me qytetarët e deputetët tanë”, ka thënë ai.
​Konjufca: Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës
Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se me ndalimin e Ramush Haradinajt, Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës, duke ia konfiskuar edhe pasaportën diplomatike.
Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është hera e parë që po i ndodh një luftëtari të UÇK-së.
Ai ka përmendur rastin e Agim Çekut, Fatmir Limajt e tash së fundi, të Haradinajt. Ndëra, për këtë nuk e ka fajësuar Slloveninë, por Serbinë e cila në vitin 2004 kishte lëshuar fletëarrest për Ramush Haradinajn.
“Nuk është hera e parë që kjo po ndodhë, sepse që nga 2004-ta është e treta herë, me Çekun, Limajn dhe tash Haradinajn. Haradinaj nuk shkoi në Hagë për shkak të këtij fletëarresti por shkoi vullnetarisht. Kjo që ndodhi nuk mund ta amnistojë as Republikën e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se Sllovenia është pasojë e politikës së Serbisë.
“Është keq që një vend si Sllovenia e bëri një gjë të tillë. Ajo është vetëm pasoja sepse problem politik është vetëm Serbia. Këtë e them se kemi dëgjuar shumë reciprocitet për vende edhe si Bosnja e Hercegovina e Sllovenia, por jo nga Serbia. Kjo e fundit është ajo që I ka lëshuar këto fletëarreste ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, ishin fjalët e Konjufcës
Beqiri: Haradinajt t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovë
Ismet Beqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dëmton raportet me Sllovenin, si një shtet që vlerësojmë që ka qenë korrekt në momente të rënda.
“Ndalimi i Haradinajt është veprim i pa pranueshëm dhe iu pa drejt. Ne besojmë se disa zyrtar të shtetit slloven nuk mendojnë si qytetarët slloven. Ne kërkojmë t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovës, zyrtaret tonë të angazhohen që kjo të zgjidhet dhe një gjë e tillë të mos ndodhë.
Grabovci kërkon lirimin e Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kërkon që praktikat si në rastin e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt të ndërpritet.
Shqetësimi më i madh sipas Grabovcit është se kanë të bëjnë me një shtet mik siç është Sllovenia.
“Rasti i tillë është edhe një provokim i rëndë që po iu bëhet qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, tha Grabovci në seancën e Kuvendit.
Grabovci kërkon angazhim serioz nga të gjitha institucionet që këto praktika të ndërpriten.
“PDK kërkon që listat që provokojnë mbi 300 qytetarë të Kosovës duhet të pastrohen dhe këto të hiqen njëherë e përgjithmonë”, tha Grabovci.
Muja dorëzon pasaportën diplomatike
Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës Shaip Muja ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike tek kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Ai tha se ky pasaport është i pavlerë duke i ftuar në të njëjtën kohë edhe deputetët tjerë që ta bëjnë një gjë të tillë.
Muja ka kërkuar po ashtu që të ndërprehen edhe bisedimet me Bashkimin Evropian rreth Procesit të Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjeve me Serbinë.
Kadaj-Bujupi: Sllovenia bëri veprim si shtetet e Regjimit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e grupit parlamentar të AAK-së, për seancë të jashtëzakonshme ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt në Slloveni.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ndaj ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni.
Kadaj-Bujupi ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia sllovene është irritues, i papranueshëm dhe fyes si për Kosovën ashtu edhe për të gjithë ne.
“Sllovenia bëri përjashtim nga shtetet e tjera të BE-së dhe bëri veprim si shtetet e Regjimit. Kërkojmë që të lirohet menjëherë në këto momente z.Haradinaj dhe Sllovenia të heq dorë nga këto praktika dhe të bëhet si shtetet e tjera të Evropës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Seancë e jashtëzakonshme për Haradinajn
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro seancës së jashtëzakonshme për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Seanca erdhi si propozim i Donika Kada Bujupi, ndërkohë pas kësaj seance vazhdon ajo e rregullta.

​AAK vazhdon protestën para ambasadës së Sllovenisë
Deputetë, zyrtarë e mbështetës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë protestën para ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë.
Ata po vazhdojnë të kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt dhe mundësinë që ai të kthehet në Kosovë, pas arrestimit të djeshëm, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia. Në përkrahje të komandantit të tyre, kishin dalw edhe ushtarët e zonës së Dukagjinit, të cilët shprehin mllefin me veprimin e autoriteteve sllovene.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha për KosovaPress, se do të qëndrojnë para ambasadës sllovene deri në lirimin dhe mundësinë e kthimit të Haradinajt në shtëpi.
Mirëpo, ajo ka kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për zbatimin e rezolutës së miratuar nga Kuvendit, sidomos të pikës së parë dhe të tretë, që kanë të bëjnë me lëshimin e një note proteste dhe kthimin e pasaportës diplomatike Ramush Haradinajt dhe kthimi i tij në shtëpi.
“Pas aprovimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës ne po kërkojmë që menjëherë institucionet e vendit t’i marrin veprimet konform pikave të kësaj rezolute, respektivisht të lëshohet për Slloveninë një notë proteste dhe kërkesë nga presidentja e kryeministri e menjëhershme për institucionet e Sllovenisë që Haradinajt t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i mundësohet kthimi në shtëpi. Kjo është pika që kërkojmë të zbatohet sot. Sa i përket informatave të tjera ende jemi në pritje dhe nuk ka ndonjë ndryshim”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo tha se ende nuk kanë informacione nga shteti slloven rreth rastit të Haradinajt, por janë duke pritur. Derisa, e pyetur nëse faktori ndërkombëtar ka lëvizur në këtë drejtim, Kadaj-Bujupi shtoi se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës.
“Kjo është çështje që institucionet e Kosovës duhet të reagojnë në formën institucionale dhe konform të vendimit të rezolutës së Kuvendit në dy pikat që janë të menjëhershme dhe urgjente, për të vazhduar me pikën e tretë e cila kërkon kohë që lidhet me pastrimin e listave për ish ushtarët e UÇK-së. por dy pikat, e para dhe e treta janë pika që menjëherë të vihen në zbatim në mënyrë që Haradinaj të kthehet në shtëpi pranë familjes”, theksoi ajo.
Në përkrahje të ish komandantit të tyre, para ambasadës sllovene kishin dal edhe ish ushtarët e Zonës Operative të Dukagjinit.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj tha se do të qëndrojnë para ambasadës sllovene deri në kthimin e ish komandantit të tyre Ramush Haradinaj, i cili padrejtësisht është arrestuar nga autoritetet sll ovene.
“Kemi ardhur që të reagojmë para ambasadës sllovene për shkak të ndalesës së ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Kemi qenë edhe mbrëmë, do të qëndrojmë edhe sot derisa të lirohet dhe unë besoj se kjo protestë do të zgjatë derisa ai të kthehet në vendlindjen e tij”, tha Mushkolaj.
Sipas tij, veprimi i Sllovenisë, është i padrejtë, pasi që edhe sot në vitin 2015 të arrestohesh me aktakuza të Serbisë, është një turp për Slloveninë.
OVL e UÇK-së: Arrestimi i Haradinajt do të ketë pasoja për Kosovën dhe Slloveninë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shprehet se është e indinjuar thellë për arrestimin e vazhdueshëm që po ju bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës me urdhra të Serbisë pushtuese, siç është edhe rasti më i ri i arrestimit të deputetit të Kuvendit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Zbatimi i urdhërarresteve të Serbisë-Malit të Zi, krijesë e cila nuk ekziston më, është tendencioz dhe me prapavijë politike. Arrestimi nga Sllovenia i z.Haradinaj, është i turpshëm dhe do të ketë pasoja për Kosovën dhe Slloveninë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.
Prandaj shtohet më tej “Kërkojmë nga autoritetet e Sllovenisë që ta lirojnë urgjentisht Haradinaj; Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës që ta bëjnë të pamundurën që ta kthejnë në Kosovë”.
Përndryshe, paralajmëron OVL e UÇK-së, përgjegjësinë për eskalimin eventual të situatës do ta bartin autoritetet sllovene dhe institucionet e Kosovës.
​AAK e vendosur të vazhdojë protestën para ambasadës sllovene
​AAK e vendosur të vazhdojë protestën para ambasadës sllovene

Ahmet Isufi ka thënë se Sllovenia duhet të kërkoje falje publike për këtë veprim. Po ashtu, ka bërë të ditur se sot kanë takuar Ambasadën e Sllovenisë, të cilës i janë drejtuar se nuk kanë se si t`i ndalin qytetarët të mos protestojnë para ambasadës.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur një konferencë për media lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Slloveni, ku në fjalën e tij, Ardian Gjini, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë se do t`i dërgojë letër BE-së dhe vendeve të Kuintit që veprime të tilla të mos ndodhin më.
“Kërkuam që Sllovenia të kërkojë falje publike për një veprim të tillë. Ne i bëmë të ditur ambasadës se nuk mund t`i ndalim qytetarët që të protestojnë para ambasadës. Sllovenia nuk ka të drejtë që ta arrestojë Haradinajn”, është shprehur Isufi, raporton Indeksonline.
Ai ka sqaruar se Ambasada Sllovene është përgjigjur se është në kontakt me Slloveninë dhe se do të përpiqet që t`i jap zgjidhje këtij problemi.
Në këtë konferencë, AAK-ja ka thënë se do të mbahen protesta paqësore dhe se i fton të gjithë qytetarët që herë pas here të paraqiten para ambasadës sllovene.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...