2016-02-28

Lideri që themeloi ISIS'in është Ibrahim Awwad Ibrahim Al-Badri

Ibrahim Awwad Ibrahim Al-Badri u lind në vitin 1971 në Samara, një qytet i lashtë irakian në skajin lindor të Trekëndëshit Sunit në veri të Bagdadit. I biri i një njeriu të devotshëm, që i mësoi leximin e Kur’anit në një xhami lokale, vetë Ibrahimi ishte tip i tërhequr dhe i heshtur, ndërsa edhe kur fliste, mezi dëgjohej. Fqinjët e mbajnë mend si një adoleshent të turpshëm. Që në fëmijëri, nofka e Ibrahimit ishte “Besimtari”. Kur nuk ishte në shkollë, kalonte shumë kohë në xhaminë e lagjes, i zhytur në studimet e tij fetare; ndërsa kur kthehej në shtëpi në fund të ditës, sipas njërit prej vëllezërve të tij, Shemsiut, ai paralajmëronte të gjithë ata nuk respektonin kufizimet e ligjit islam
Tashmë Ibrahim Al-Badri njihet në mbarë botën si Abu Bakr Al-Baghdadi, sundimtari i Shtetit Islamik apo ISIS, dhe ai ka fuqinë jo vetëm të paralajmërojë, por ndëshkojë dhe madje ekzekutojë brenda territoreve të tij njerëz, besimi i të cilëve nuk është absolut.
Ndjekësit e tij e quajnë “komandanti i besimtarëve”, një titull i rezervuar për Kalifët, sundimtarët e mëdhenj shpirtërorë tokësorë të perandorisë së madhe myslimane të Mesjetës. Edhe pse mbretëria e tij është shumë më e vogël, ai sundon mbi miliona njerëz. Disa janë besnikë fanatikë ndaj tij; shumë të tjerë struken nga frika e pasojave të përgjakshme, që mund të ketë sfidimi i variantit të tij brutal të Islamit.

Origjina salafiste, studimet dhe militimi tek Vëllazëria Myslimane Familja e Bagdadit, është në shumë mënyra përfaqësuese e diversitetit të ndikimeve dhe aleancave në ndryshim të vazhdueshëm, të cilat ishin jetike për të mbijetuar në Irakun e Sadam Hyseinit. Jo vetëm që ajo kishte lidhje me qarqet bathiste, ndoshta vetëm për qëllime praktike, por ka dëshmi se disa prej anëtarëve të familjes Bagdadi, mbase edhe i ati i tij, ishin Salafistë – pasues të një formë ekstreme puritane të Islamit sunit, i praktikuar gjerësisht në Arabinë Saudite dhe në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Irakun, ku ajo ka rrënjë të thella.
Muhamed ibn Abdul-Wehhab, themeluesi i degës arabe të Salafizmit, thuhet se ka studiuar në qytetin irakian të Mosulit në shekullin XVIII, dhe dishepujt e tij e përhapën këtë rrymë në të gjithë Irakun në shekullin XX. Shumica e Salafistëve, predikojnë bindjen ndaj sunduesve mislimanë, edhe ndaj atyre më të keqinj. Por Sadami i pa ata si një kërcënim, për shkak se e dënonin shekullarizmin dhe kërkonin të impononin ligjet islamike. Prandaj, kur salafistët në Irak filluan të organizohen në punën e tyre misionare në fund të viteve ‘70, Sadami burgosi shumë prej tyre me akuzën e formimit të organizatave ilegale. Ai pezulloi përkohësisht terrorin gjatë viteve ’80, për shkak të luftës me Iranin shiit, pasi e pa të nevojshme ruajtjen e mbështetjen së pakicës sunite të Irakut, e cila përfshinte edhe Salafistët. Por në vitin 1990, dy vjet pas përfundimit të luftës me Iranin, Sadami ushtroi presion ndaj mijëra Salafistëve, që të nënshkruanin një zotim për të mos konvertuar irakianët e tjerë në kauzën e tyre.

Kur Bagdadi u diplomua në Universitetin e Bagdadit në vitin 1996, ai u regjistrua më pas në universitetin e themeluar nga vetë Sadami për Studime Islame, ku studoi për një master në recitimin kuranor, subjekti i tij i preferuar. Gjatë kësaj kohe, xhaxhai i tij, Ismail El-Badri, e bindi t’i bashkohej Vëllazërisë Myslimane, një lëvizje transnacionale e përkushtuar ndaj krijimit të shteteve në bazë të ligjit islamik. Në shumicën e vendeve, Vëllazëria, e cila ishte e ndarë në dy rryma liberale dhe konservatore, kishte adoptuar një qasje të kujdesshme ndaj ndryshimeve politike, përgjithësisht për të punuar brenda sistemit. Shumë prej vëllezërve në Bagdad, duke përfshirë edhe vetë Bagdadin ishin në fillim Salafistë paqësore, që dëshironin t’u impononin shteteve ligjin islamik, por nuk mbështesnin revoltën nëse këto të fundit refuzonin ta bënin këtë.
Por shumë shpejt, Bagdadi anoi më shumë drejt atyre pak salafistëve, besimi i rreptë i të cilëve i çoi në thirrje për përmbysjen e sunduesve, të cilët cilësoheshin si tradhëtarë të besimit. Ata e quanin veten safalistët xhihadistë. Nën tutelën edhe të vëllait më të madh Jum’a që ishte pjesë e kësaj lëvizjeje, Bagdadi u bë gjithnjë e më shumë i paduruar me lidershipin e Vëllazërisë, për të cilin ai ndjente se ishte i përbërë nga “njerëzit e fjalëve dhe jo veprimit”. Në vitin 2000, Bagdadit i hanin duart për luftë. Ylli i futbollit Shumica e asaj që ne dimë për Bagdadin, ndërmjet viteve 2000 dhe 2004, ka të bëjë me jetën e tij personale, madje me detaje të shumta. Ai duket se ka patur dy gra dhe gjashtë fëmijë. Xhamia ishte edhe vendi, që i lejonte të kënaqte pasionin e tij për ndeshjet e futbollit. Xhamia kishte një klub futbolli, dhe Bagdadi ishte ylli i ekipit, dhe mbahet mend si “Messi Ynë”, një referencë për futbollistin e madh argjentinas, Lionel Messi.
Shokët kujtojnë se ai e humbiste shpesh durimin, kur nuk arrinte të shënonte. Durimi i tij kishte filluar të bëhej i brishtë, për shkak të sjelljeve joislame që ai vërente. Sipas një fqinji, Bagdadi u mërzit pa masë një ditë, kur pa dy dasmorë që vallëzonin me njëri-tjetrin. “Si mundet që burrat dhe gratë të vallëzojnë së bashku?”- bërtiti ai. Bagdadi e detyroi çiftin të ndërpriste vallëzimin. I burgosuri Në fund të vitit 2003, pasi amerikanët kishin mundur dhe shpërbërë ushtrinë e Sadamit, Bagdadi ndihmoi në krijimin e Jaysh Ahl alSunna Wa-l-Jamaah (Ushtria e Popullit Sunit dhe Solidaritetit të Përbashkët), një grup kryengritës që luftoi trupat amerikane dhe aleatët e tyre lokalë në Irakun verior dhe qëndror. Bagdadi u arrestua gjatë një bastisjeje të trupave amerikane, dhe u dërgua në kampin e Bucca-s në Irak në shkurt të viti 2004. Gjatë 10 muajve në paraburgim, ai e fshehu militantizmin e tij, dhe iu përkushtua mësimit fetar.
“Bagdadi ishte një person i qetë”,- kujton ish-shoku i tij në burg, në kushte anonimiteti. “Ai kishte karizëm, dhe mund ta ndjeje se ishte dikush i rëndësishëm”. Shumica e 24 mijë burgosurve në kamp ishin arabë sunitë, që kishin shërbyer në ushtrinë dhe shërbimet inteligjente të Sadamit. Kur ky i fundit u rrëzua nga pushteti, ata u përzunë nga ushtria, për shkak të epërsisë së shumicës shiite të shtypur prej një kohë të gjatë.
Nëse kur ata kishin mbërritur në kamp pak prej tyre ishin xhihadistë, shumica prej tyre u bënë të tillë kur dolën prej aty. Manifeste radikale xhihadiste qarkulluan lirisht, nën sytë vigjilentë të amerikanëve. “Rekrutët e rinj u përgatitën në mënyrë që kur të liroheshin, të përgatisnin bomba”,- kujton ish i burgosuri. Shumë nga ish-baathistët në Bucca, disa prej të cilëve u miqësuan me Bagdadin, më vonë do të rritet në detyrë në radhët e Shtetit Islamik. “Nëse nuk do të kishte burgje amerikane në Irak, s’do të kishte as Shtet Islamik”,- shton ai.
Si u krijua ISIS-i
Vetëm dy muaj para lirimit të Bagdadit, AlKaida krijoi një degë të rrjetit të saj të terrorit në Irak, duke tërhequr edhe një celulë të milicisë xhihadiste që drejtohej nga Abu Musab al-Zarkavi nga Jordania, që donte të krijonte një Shtet Islamik. Ai mendoi të përdorte AlKaidën në Irak, për të provokuar një luftë civile sektare mes pakicës sunite dhe shumicës shiitëve. Me siguri, Bagdadi do të ketë takuar xhihadistët e rrethit të Zarkavit, gjatë kohës së qëndrimit në Bucca. Pas lirimit, Bagdadi shkoi në Damask për të kryer disa misione për llogari të Al-Kaidës. Asokohe, presidenti sirian, Bashar Al-Asad, kishte bërë një sy qorr ndaj tubimit të luftëtarëve të huaj në Irak, për të ndëshkuar Shtetet e Bashkuara për shkak të pushtimit të vendit; të njëjtat hordhi që do të kthehshin kundër tij në vitin 2011. Në vitin 2006, Al-Kaida në Irak, formoi një organizatë ombrellë për grupet xhihadiste që po i rezistonin pushtimin amerikan.
Grupi i Bagdadit, ishte një nga të parët që iu bashkua. Kur Zarkavi u vra gjatë një sulmi ajror amerikan në qershor të atij viti, pasardhësi i tij, Ebu Ejub El-Masri, një xhihadist egjiptian shpalli themelimin e Shtetit Islamik në tetor dhe e shpërbëri Al-Kaedën në Irak, duke njoftuar se ushtarët e saj ishin tanimë pjesë e ISIS-it. Udhëheqësit e rinj të Shtetit Islamik, shpresonin se të huajt do të mendonin për organizimin e tyre, si një shtet i pavarur apo edhe fillimet e një kalifati të restauruar, si perandoria e madhe e islamit të hershëm. Për shkak të kredencialeve të tij shkencore, Bagdadi u caktua në krye të punëve fetare të Shtetit Islamik, në disa prej “krahinave” të saj saj irakene. Kurorëshkelësit që u kapën u ekzekutuan përmes gjuajtjes me gurë, ata që pinin alkool rriheshin në publik, hajdutëve u priteshin duart, dhe “mosbesuesit” apo cilido që sfidonte programin e Shtetit Islamik, u ekzekutuan. Në prill të vitit 2010, një komando amerikane rrethoi dhe vrau në rrethinat e Tikritit Ebu Umerin dhe Masrin.
Me vdekjen e tyre, Këshilli Konsultativ zgjodhi si drejtues të përkohshëm kreun e këshillit ushtarak të Shtetit Islamik, Haxhi Bekri. Ai vendosi që të zgjedhë si kreun e Kalifatit Bagdadin 39-vjeçar, me mendimin se ky mund të ishte më i përpunueshëm se konkurrentët e tjerë. Këshilli zgjodhi emirin e ri të Shtetit Islamik, me 9 vota pro dhe 2 kundër.
Bagdadi dhe Haxhi Bekri, ishin të vendosur të zgjeronin hartën e lutimeve dhe pushtuar territorin e nevojshëm për krijimin e një Kalifati. Shtimi i trazirave në Siri në vitin 2011, ishte në favor të tyre. Bagdadi dërgoi një nga operativët e tij sirianë, për të themeluar një degë sekrete të Shtetit Islamik brenda atij viti. Kjo degë, e njohur më vonë si Fronti Nusra, fillimisht sulmoi civilët, si pjesë e një fushateterrori klandestin për të mbjellë kaos. Shpresa ishte se Shteti Islamik do të qe në gjendje që të përfitonte nga ky kaos, për t’i hapur rrugën pushtimeve masive.

EKSPERTI SERB I SIGURISË: PRIORITETI I ISIS-IT ËSHTË KRIJIMI I SHQIPËRISË SË MADHE

ISIS , që në përkthim të thjeshtë do të thotë Shteti Islamik i Irakut, është organizata që përfaqëson një grup xhihadistësh të cilët operojnë në Irak e Siri. Qëllimi kryesor i tyre, ndryshe nga grupet e tjera rebele është ndërtimi i shtetit islamik, nga bashkimi i sunive të Sirisë dhe Irakut. Ata përfaqësojnë rrymën më radikale mes myslimanëve edhe krahasuar me Al Kaedën. Ky grup është formuar në prill të vitit 2013 dhe ka lidhje të ngushte ma Al Kaedën në Irak. Sipas raportimeve, Isis ka qenë dhe pjese e luftimeve që janë kryer në Siri për të rrëzuar Bashar Al-Assad. Kjo organizatë drejtohet nga Abu Akr Al-Baghdadi. Ai ka qenë pjesë e një grupi të Al Kaedës në Irak, grup i cili përbën bazat e Isis. Sipas analistëve, Al-Bagdadi shihet si një strateg i zoti, i cili merr pjese dhe në luftime dhe shumë brutal në ekzekutime. Popullariteti i tij e ka bërë atë shumë më popullor se lideri i Al Kaedës, Ajman Al Zaëahiri. Kohet e fundit, për shkak të sulmeve të ndërmarra kryesisht në Siri dhe së fundmi në Irak, Isis po kthehet në organizatën më të madhe radikalë islamike. Se fundmi, pjesë e këtij grupi janë dhe luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe shtete të tjera perëndimore, përfshi këtu dhe luftëtarë amerikanë.


Kush është organizata Isis?



Organizata “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit”, e njohur për metoda brutale për rajonet që kontrollon. Ka qindra mijëra luftëtarë të huaj. Në mesin e tyre edhe Lavdrim Muhaxheri nga Kosova.
Organizata e njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit është një grup xhihadistësh aktiv në Irak dhe në Siri.

E njohur me inicialet “ISIS”, organizata është formuar në prill të vitit 2013.

Organizata është formuar nga al-Qaeda. Fillimisht, njihej vetëm me emrin “ISI”, por më vonë iu shtua edhe një “S”. Sipas interpretimeve, shkronja “S” në këtë rast, simbolizon fjalën “Sham”. Kjo nënkupton shtetin e Shamit, Sirisë ose edhe Dmaskut, por në kontekstin global xhihadist, i referohet vetëm si “shteti i Shamit”, shkruan BBC.

Numri i xhihadistëve në këtë organizatë, nuk është i ditur, por në të janë të njohur kryesisht xhihadistët e huaj, duke mos harruar këtu edhe kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili është një nga komandantët në këtë organizatë.
Sipas ekspertëve, kjo organizatë po e tejkalon edhe al-Qaedën.
Organizata kryesohet nga Abu Bakr al-Baghdadi. Besohet se ka lindur në veri të Bagdadit. Ai iu bashkangjit kryengritjes në Irak që nga viti 2003 pas ndërhyrjes amerikane.
Në vitin 2010, ai u bë kreu i al-Qaedas në Irak, një prej grupeve të saj, që më vonë u njoft si “ISIS”.
Kjo organizatë ka luftëtarë nga Britania, Franca, Gjermania dhe vende të tjera europiane. Po ashtu, ka edhe nga SHBA’të, bota arabe dhe Kaukazi.
Grupi është i përfshirë në shumë sulme e luftëra në vendet arabe.
Përshkruhet si një grup që përdorë metoda brutale në rajonet që i kontrollon. SHBA’të e konsiderojnë si një kërcënim të madh për botën. 






Ekspert i sigurisë nga Beogradi, Predrag Ceranic, ka paralajmëruar se Ballkani është destinacioni i radhës së ISIS-it, nëse Damasku bie në duart e tyre. Kjo për shkak se ka shumë ballkanas që i janë bashkuar fushëbetejës siriane dhe do të rikthehen në vendet e tyre duke luftuar për të njëjtën ideologji.



“Nëse Damasku sulmohet nga ISIS – dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë, ne mund të presim që një konferencë ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, do të lobojë për njohje ndërkombëtare të Shtetit Islamik. Turqia dhe vendet perëndimore do ta udhëheqin këtë lob”, ka thënë Seranic.

student-faces-jail-terror.si
Ai ka shtuar se të kthyerit nga Siria, “luftojnë nën një tjetër flamur”.

“Prioriteti i tyre është krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, e cila në radhë të parë do të shtrihet në territoret e Serbisë dhe Maqedonisë, dhe së dyti në territorin e Greqisë.



Mali i Zi do të kursehet për shkak se ka arritur një marrëveshje me NATO-n dhe do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të saj. Pritet që të krijohet një kalifat i ri me emrin “Transcaucasia”, ku trupat kryesore të shtetit islam do të transferohen nëpërmjet Turqisë”, ka thënë Ceranic.



Ai ka thënë se gjendja e sigurisë në Ballkan është shqetësuese dhe se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë, për shkak se është një “terren testimi për eksperimente të ndryshme”.



PËR FUND:

Cili është qëllimi i ISIS-it?
ISIS apo “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit” është një organizim i armatosur që vepron në Irak dhe Siri, organizatë e cila për bazë ka ideologjinë e quajtur “selefiste”, siç kanë dëshirë të identifikohen, që në realitet janë vehabistë, organizatë e cila ka për qëllim kinse ngritjen e një shteti të sheriatit në Irak, Siri, Palestinë dhe në Jordani. Kjo organizatë ka shtrirje edhe në Libi, në Egjipt dhe në Somali: kjo si strategji e zgjerimit të saj në rajon, po ashtu kjo organizatë ka për qëllim edhe shtrirjen e saj apo gjetjen e përkrahjes edhe brenda në shtetin e Turqisë!

Kur u formua ISIS-i?
Ai i cili vendosi strukturën e parë të ISIS-it, ai që i vendosi themelet e para ishte Ebu Muab Ezarkavi, që emri i tij i vërtetë ishte Ahmed Fadil, i cili kishte prejardhje nga Libani. Këto themele u vendosën nga ai në vitet e 90-ta në Irak, nën emrin e organizatës "Etevhid vel Xhihad". Kjo organizatë ka luajtur një rol shumë të madh në humbjet e mëdha që ka pësuar ushtria amerikane pas hyrjes në Irak, në vitin 2003. Kjo organizatë në vazhdim iu bashkua “Al Kaides” me në krye Osama bin Ladenin, që pas sulmeve të mëdha kundër “Al Kaides” dhe humbjeve të mëdha që pësuan në vitin 2006-2007 me përkrahjen kundër tyre edhe nga fiset e ndryshme atje e detyruan që të shuhet, që pastaj kjo organizatë të shfaqet prapë në vitin 2012 nën emrin "Xhebhetu Nusra" dhe në muajin shkurt të vitit 2013 u ndanë në dy grupe për shkak të mospajtimeve të brendshme: “Xhebhetu Nusra” dhe ISIS.

Kush e përkrahu ISIS-in?
Në fillim të vitit 2012 milicia e ISIS-it hyri në Siri duke luftuar kundër Beshar Esedit edhe me përkrahjen e kundërshtarëve të Esedit, pastaj filluan të qëndrojnë mirë dhe të stacionohen në qytete të Irakut të pasura me ujë, naftë dhe me tregti kufitare. ISIS-i pati sukses të madh nga tregtia kufitare, sidomos tregtia me naftë në kufijtë e Turqisë që ka bërë të mundur që të gjithë ata që kanë ikur nga grupet e ndryshme terroriste të afrohen rreth tyre për shkak të mundësive të mëdha për pagesa të majme. Pastaj u drejtuan në disa qytete të Irakut dhe Sirisë, ku kishte synim të bëjë radikalizim të mjedisit duke organizuar vrasje të udhëheqësve sunni që ishin liberalë dhe tolerantë, ISIS-i rrëmbeu disa deputetë shiit, të cilët i dënoi me vdekje dhe vrasje kinse për shkak të dhunës kundër suunive që kanë bërë e kjo gjë rezultoi që ISIS-i të fitojë përkrahje në Irak përkundër Qeverisë shiite!

Kush janë udhëheqësit e ISIS-it?
Në një video të shpërndarë në vitin 2006 Ebu Musab Ezarkavi njofton themelimin e "Mexhlis Shura Elmuxhahidiin" dhe më 7 qershor po të këtij viti ushtria amerikane e vret Ebu Musab Ezarkavin, të cilin e pason Ebu Hamza Elmuhaxhir. Me fillimin e luftimeve në Siri Ebu Hamza dhe Ebu Beker Elbagdadi transferohen si udhëheqës në Siri, pastaj Elbagdadi shkarkohet nga detyra, gjë të cilën nuk e pranoi dhe bëri që Elbagdadit t’i bashkohen disa përkrahës të Zavahirit të “Al Kaides” dhe në shkurt të vitit 2013 “Al Kaida” njofton se nuk e njeh këtë organizatë të quajtur ISIS, të udhëhequr nga Elbagdadi, të cilit i bëjnë thirrje të largohet nga Siria dhe se përfaqësuesi i “Al Kaides” në Siri është Xhebhetu Nusra, ku në mes këtyre dy organizatave janë zhvilluar edhe luftime të ashpra.

Cilat vende i sundon ISIS-i në Siri?

ISIS-i ka nën sundim pjesën lindore të Halepit në Siri dhe qytetin ErRika, qytet i pasur me naftë dhe po ashtu qytetin DiirEzZur në afërsi me kufirin me Irakun. Ndërsa në Irak ka nën sundim Mosulin, Falluxhan dhe qytetin ErRemadii. Ndërsa në kufirin me Turqinë nuk ka ndonjë hapësirë të madhe qytetesh, përveç qytetit Xherablis. Këto qytete dhe pjesë që i cekëm janë pjesët më të pasura me ujë dhe me naftë në tërë Lindjen e Mesme.

Cila është forca e ISIS-it?

Mendohet se fuqia ushtarake e ISIS-it ka nga tridhjetë deri në katërdhjetë mijë ushtarë, në disa raporte thuhet se mbi dhjetë mijë ushtarë të ISIS-it janë nga jashtë Sirisë dhe Irakut. ISIS-i në shkollat e Irakut dhe Sirisë obligon të mësohet xhihadizmi dhe sulmet vetëvrasëse dhe kështu në dy këto shtete ka ushtarë të gatshëm vetëvrasës. Po ashtu ka ushtarë fëmijë, duke filluar edhe nga mosha 10-vjeçare!

Sa është numri i luftëtarëve turq në ISIS?

ISIS-it dhe organizatave e grupeve të ndryshme terroriste në Siri dhe Irak iu kanë bashkuar më shumë se gjashtë mijë luftëtarë turq. Luftëtarët turq zakonisht janë si ndihmës të udhëheqësve të “Al Kaides” dhe të ISIS-it dhe jo si luftëtarë të drejtpërdrejtë në front dhe zakonisht në vijat kufitare me Turqinë. Shumë familje turke nuk tregojnë se fëmijët e tyre u janë bashkuar organizatave terroriste për shkak që të mos regjistrohen si familje terroriste. ISIS-i ka bërë të mundur fitime miliona dollarësh nga nafta, pambuku dhe tregtia kufitare me Turqinë. ISIS-i ka mundur që të fusë në Turqi shumë luftëtarë të vet dhe që organet e sigurisë nuk kanë qasje aspak në organizimet e tyre.

A ka bashkëpunim në mes të ISIS-it dhe regjimit sirian?

Kundërshtarët e regjimit sirian akuzojnë regjimin sirian se bashkëpunon me ISIS-in me qëllim të dështimit të revolucionit sirian dhe se regjimi sirian gjithherë sulmon me shpërthime vetëm anët ku gjenden kundërshtarët e regjimit sirian e që nuk janë nga ISIS-i. Po ashtu ISIS-i naftën, të nxjerrë nga qyteti ErRika, ia shet regjimit sirian të Beshar Esedit.

Kanë mbetë edhe pak orë që filmi kosovar ‘’Shok’’ po konsiderohet si më favoriti për të qenë fitues i çmimit ‘’Oscar’’.


Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dëshiruar sukses ekipit të filmit “Shok” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

“I dëshiroj sukses ekipit të filmit Shok. Ky film për dramën njerëzore që e kaluam për ta fituar lirinë, tashmë e ka fituar zemrën e botës dhe shpresoj që sonte do ta sjellë në Kosovë Oscarin”, ka thënë Jahjaga.
Sonte rreth orës 2:00 pas mesnatës do të zhvillohet ceremonia më prestigjioze e ndarjes së çmimeve për kinematografi Oscar, ku filmi “Shok” merr pjesë në kategorinë “Best Live Action Short Film”

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook i ka uruar sukses filmit kosovar “Shok” në ndarjen e sotme të çmimeve Oscar, duke theksuar se ky film ka hedhur dritë mbi një rrëfim të vërtetë tragjik nga historia çlirimtare.

Ai ka shpërndarë një shkrim të LA Times, në të cilin parashihet triumfi i “Shok” në Oscar, transmeton Floripress.
“Sonte e gjithë Kosova shikon dritat e Hollyëood-it dhe natën e Oskarëve ku për herë të parë një film kosovar është i nominuar për çmimin më të madh botëror. Gazeta e njohur LA Times parashikon që filmi "Shok" të fiton. Ne i dëshirojmë sukses ekipit që punoi filmin me mjetet e fondit tonë filmik por me kreativitet dhe emocione të veçanta. Filmi ka hedhur dritë mbi një rrëfim të vërtetë tragjik nga historia jonë çlirimtare. Me fat sonte”, ka shkruar Hashim Thaçi.

Haradinaj: E gjithë Kosova është me ju "Shok”
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpreson që filmi “Shok” do të shpërblehem me “Oskar”.
Ai ka thënë se e gjithë Kosova është në përkrahje të filmit “Shok”.
“Sot po presim lajmin e madh nga Los Angeles, SHBA, për marrjen e çmimit "Oskar" për filmin nga Kosova "SHOK" të nominuar në kategorinë e metrazhit të shkurtër!
Filmit e prodhimit kosovar që është vlerësuar ndërkohë edhe me 14 çmime ndërkombëtare.
Na keni bërë krenarë me shkëlqimin tuaj. E gjithë Kosova është me ju "SHOK"!
Bashkë me ju drejt majave të suksesit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ceremoni madhështore kjo në të cilën filmi kosovar ‘’Shok’’ po konsiderohet si më favoriti për të qenë fitues i çmimit ‘’Oscar’’.
E kjo do të jetë një arsye më shumë që kosovarët të mbajnë sytë në ekranet e tyre kur të fillojë sfida ku kasti dhe aktorët kosovar do të përballen me yje botëror.
Por edhe në këtë kohë, pavarësisht se ditëve të tjera u tha se ‘’Shok’’ do të shokojë të gjithë, e fundit tashmë është revista Los Anxhelos Times, e cila rradhitë filmin kosovar triumfues.
Ajo bën fitues filmin ‘’Shok’’ i cili shkruajti histori në kinematografinë kosovare duke u bërë i pari nga Kosova i nominuar për cmimin prestigjioz ‘’Oscar’’.
Kjo e fundit me statistikën e tyre, la prapa ‘’Ave Maria’’ i cili konsiderohej si filmi më konkurrent për ‘’Shok’’-un, transmeton Floripress

Filmin Shok,të plotë - mund ta shikoni këtu:




YOUTUBE.COM

https://www.youtube.com/watch?v=ZRIstJpW_FY&feature=share
Blic-i serb shkruan se përvoja e producentit të filmit , i cili në kohën sa ishte nxënës ishte rrahur nga polici serb, tani është shndërruar në film, në të cilin përmendet edhe Arkani.
Serbët ndihen të provokuar nga filmi “Shok” (Video)
Filmi “Shok” është bërë me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, kurse producent të filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.
Kjo gazetë këtë projekt filmik e quan propagandistik dhe e ka akuzuar britanikun Jamie se në mënyrë të qartë është duke e mbajtur anën rreth ngjarjeve të luftës, dhe se e ka idealizuar gjendjen momentale në Kosovë.
Në “Shok” luajnë aktorët kosovarë: Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi, etj.

Sot shfrytëzohen nga familje që marrin asistencë sociale dhe objektet janë në gjendje të mjerueshme. Asokohe Stantërgu ishte si një lloj qyteti. Pos shtëpive, kishte kinema, hotele, fusha të tenisit. Do të ndryshonte e gjitha kur e mori pushteti jugosllav. E më shumë edhe me luftën e fundit.
E pikërisht këto hapësira janë shfrytëzuar për të shpalosur një copë historie. Është filmi “Shok”, nën regji të Jamie Donoughue, i cili bashkë me ekipin e tij, në nëntor të vitit 2014 do të pozicionohej në Stantërg dhe në Tunel të Parë.
Në 21 minuta përmblidhet një pjesë e luftës së fundit në Kosovë. Për pesë ditë banorët e këtij vendi do t’i ndihmonin ekipit për të realizuar idetë të cilat Donoughue i kishte hedhur në letër. Pa e ditur saktësisht se në çka po merrnin pjesë, u bënë protagonistë të një historie të re...


“The Chicago Tribune”: Filmi “Shok” sigurisht se do të fitojë çmim Oscar

Kur kanë mbetur edhe rreth 12 orë nga fillimi i ceremonisë më të madhe të çmimeve kinematografike, Oscar, “reviews”-at për filmin e parë të Kosovës për këtë ngjarje, pra për filmin “Shok”, sa vijnë e shtohen.

Një i fundit vjen nga blogu i gazetës së madhe amerikane “The Chicago Tribune”, ku autorja Laura Vasilion e ka cilësuar filmin “Shok” si një prej atyre filmave që s’bën të lëshohet pa u parë.

Ajo madje thotë me plotë bindje se ky film nuk do të del nga kjo ceremoni pa një çmim!

Më poshtë, Koha.net ju sjellë të plotë shkrimin e saj:

Mbrëmë, derisa po e pija një gotë verë, shoqja ime e dashur Sandy më tregoi për një film të shkurtër i cili është i nominuar për çmimin Oscar. Më tha që ta shihja patjetër.
Shok short film poster.png
E sot e pash. Dhe s’më hiqet nga mendja.

“Shok” është vetëm 21 minuta i gjatë. Karakteret kryesore janë dy djem shqiptarë që jetojnë në Kosovë në prag të luftës së vitit 1998-1999. Edhe pse është i shkurtër, besoj se filmi thotë më shumë për jetën dhe humanizmin në ata 21 minuta sesa bëjnë shumë filma në 2 orë. Ju rekomandoj patjetër që ta shihni atë. Është në dispozicion në iTunes për 2.99 dollarë.

Për rastësi, intervista ime e radhës në rubrikën “Talking to the World” është nga një grua në Shqipëri. Kontakti me të më erdhi përmes një menaxheri të një pompe lokale të benzinës, transmeton Koha.net. Jam duke pritur edhe një përgjigje nga një kontakt në Kosovë. Ky kontakt më erdhi përmes Mike Dixon, një arkitekt i pensionuar nga Illinois dhe vullnetar i Peace Corps që aktualisht po shërben në Kosovë.

Sikurse shumë njerëz, edhe unë jam e shqetësuar nga klima aktuale e urrejtjes ndaj të huajve që po nxitet në këtë vend nga Donald Trump. Megjithatë, besoj se ka shumë më shumë njerëz sikurse Mike dhe Sandy. Njerëz që janë të interesuar që të flasin me botën. T’i bëjnë ata të kuptojnë. Ndihmojnë në ndërtimin e urave kulturore, e jo mure të mos-tolerancës. Ky lloj i mos-tolerancës që çoi në luftën në Kosovë.

Ju lutem shikojeni filmin “Shok” para ceremonisë së çmimeve Oscar. Jo vetëm pse e ka të sigurt një çmim Oscar por sepse besoj se do të jenë 21 minutat më të mirë të ditës suaj dhe 2.99 dollarët e shpenzuar më së miri.

Laura Vasilion punon për gazetën dhe revistën “The Chicago Tribune”, “Readers Digest”, “Entrepreneur” si dhe për një numër të publikimeve vendore e ndërkombëtare.





Shok is a short film written and directed by Oscar nominated director Jamie Donoughue. It is based on true events during the Kosovo war.

The film is currently in the festival circuit. It premiered at Aspen Shortsfest winning Best Drama, Audience Special Recognition and the Youth Jury award.It has since won a number of other festivals including Hollyshorts Film Festival and DC Shorts Film Festival.

The movie was nominated for the Academy Award for Best Live Action Short Film at the 88th Academy Awards.
The story takes place during the 1990s war in Kosovo and centers on two young boys, Petrit and Oki. At the start of the film, the two ride on Oki's new bicycle to see a group of Serbian soldiers, to whom Petrit gives several slips of paper for rolling cigarettes. The soldiers' leader, Dragan, pays Petrit for the papers, and Petrit splits the money with Oki. Oki stays the night with Petrit's family, and Petrit asks him about making another delivery the following day. Oki is at first reluctant, thinking the soldiers cannot be trusted; but Petrit assures him he is safe, showing him a pistol he keeps hidden away. He also says he will soon be able to buy his own bicycle with the money he is earning, and Oki agrees to help him again.

The boys arrive at the soldiers' hideout, where Petrit brings Dragan more paper slips; but as they leave, one of the other soldiers demands Oki's bicycle, intending to give it to his nephew. At Petrit's insistence, Oki complies; but he later berates Petrit for cooperating with the soldiers, calling him a traitor. Oki does not speak to Petrit for several days, despite the latter's apologies, until a bus they are on is stopped by the soldiers. The boys and several others are removed from the bus and searched; and when a soldier finds Albanian schoolbooks in Oki's backpack, Petrit claims they are his. In response, Dragan hits Petrit in the stomach with the butt of his rifle.

Oki comes by later to thank Petrit, and the two reconcile. Oki again spends the night at Petrit's, but the house is invaded by soldiers the following morning. Petrit and his family are led outside and lined up along the wall, while Oki remains hidden inside. As a soldier threatens Petrit at gunpoint, Oki appears, pointing Petrit's pistol at the soldier. The soldier takes the pistol, which he finds is not loaded, and throws Oki in line with Petrit's family. Another soldier then orders them all to leave the town and not look back, or else they will be killed. As Petrit's family, Oki, and several other residents walk out of town carrying their possessions, they see a young boy riding Oki's bicycle. Oki looks back at him as he passes and is shot through the head and killed by one of the soldiers.

The film is bookended by scenes in present-day Kosovo, in which the adult Petrit finds an old bicycle like Oki's in the middle of the road. He rides off on the bicycle and eventually reaches the now-empty town, looking out on it forlornly as the film ends.

Cast


Lum Veseli as Petrit
Andi Bajgora as Oki
Eshref Durmishi as Dragan
Kushtrim Sheremeti as Adult Petrit
Fisnik Ademi as Soldier

Nga Flori Bruqi : Përse meshkujt dhe femrat tradhtojnë?

Dhjetë arsye përse meshkujt tradhtojnë

Edhe pse arsyet për tradhti janë shumë komplekse, po jua japim disa më të shpeshta përse meshkujt tradhtojnë.
Paaftësia të thonë ‘Jo’
Nëse do t’u jepet rasti të takojnë një femër joshëse, thjesht e kanë të vështirë të thonë ‘Jo’.
E bëjnë për të ushqyer egon
Tradhtia është gjë e shkëlqyeshme për ngritjen e egos së meshkujve, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë që të përshtaten me shoqërinë
Nëse në qarqet shoqërore të tij apo në punë është gjë e zakonshme tradhtia, nën presionin e kolektivit në ndonjë udhëtim zyrtar atë do të mund ta bënte edhe ai si sjellje të pranueshme.
Në mënyrë që të ndërpresë lidhjen
Ndonjëherë mashkulli i cili është në lidhje dashurore do të bëjë atë që quhet “aferë e rreme”: nuk përpiqet edhe aq shumë të fshehë aferën, në mënyrë që partnerja të ikë nga ai.
Dashnoren e konsideron si simbol statusi
Të kesh dashnore për disa meshkuj thjesht është imponuese.
Që t’i rikujtohet se si është të bësh dashuri me ndonjë tjetër
Meshkujt të cilët janë të martuar të rinj apo kanë pak përvojë seksuale dëshirojnë që të mësojnë se çka kanë mundur të bënin para martesës.
E di se do të ketë sukses të tërhiqet
Tashmë ka tradhtuar të dashurën dhe nuk është hetuar. Me siguri tradhtinë do ta përsërisë.
E do stilin e tillë të jetës
Thjesht, e do stilin e tillë të jetës. Kënaqet kur ka shumë femra, kur i bën xheloze. Për të kjo është vetëm një lojë.
Është dashuruar
Disa tradhtojnë sepse thjesht sërish janë dashuruar. Mbase afera ka lindur si miqësi e sinqertë.
Që të mësojë se a është akoma joshës
Meshkujt tradhtojnë edhe për t’u bindur për seksualitetin e tyre dhe për të qenë të sigurt që akoma janë tërheqës.
Pse tradhtojnë gratë

Pabesia e burrave mund të tërheqë më shumë vëmendje, por kur është fjala për mashtrimin as gratë nuk janë imune. Burrat tradhtojnë dhe po ashtu edhe gratë. Në vijim ua sjellim disa nga arsyet se pse gratë tradhtojnë.

Kur jemi te tradhtia, ka një numër të madh mitesh dhe keqkuptimesh. Pikë së pari, pabesia nuk lidhet vetëm me seksin apo kontaktin fizik. Dhe së dyti jo vetëm meshkujt tradhtojnë.

Edhe femrat gjejnë komfort dhe kënaqësi jashtë martesës së tyre. Madje edhe aq shpesh sa e bëjnë burrat, thotë terapistja e familjes dhe e martesave Sarah Cook Ruggera nga San Diego. Rreth 66 përqind e burrave tradhtojnë por edhe 55 përqind e grave poashtu. Këto janë shifra shumë të përafarta me njëra tjetrën.

Cyber-Tradhtia

Cyber tradhtia ka të bëjë me tradhtitë që nuk e përfshijnë dhomën e gjumit apo kontaktin fizik. Bisedat online, pa bërë seks ose pa e parë personin tjetër, janë një akt tradhtie dhe pabesie. Studimet e bëra te çiftet që kanë pasur problemin e tradhtisë online, kanë arritur në përfundimin se definitivisht edhe bisedat online me një partner tjetër konsiderohen tradhti.

Gratë tradhtojnë sikurse edhe burrat. Ja 4 arsye se pse gratë e kryejnë aktin e tradhtisë.

Që të dalin nga një lidhje e keqe

Femrat që tradhtojnë duan që të dalin nga lidhja e keqe që e kanë, në të cilën nuk gjejnë më kënaqësi, por nuk dinë se si ta bëjnë. Nganjëherë është shumë e vështirë të thuash se e dëshiron ndarjen prandaj ato zgjedhin tradhtinë. Pabesia është një mënyrë me të cilën femrat e sabotojnë lidhjen e tyre, për shkak se janë të palumtura dhe të pakënaqura.
 Ja pse femrat e martuara tradhtojnë
Që të gjejnë shkëndija

Problemet financiare, faturat, lodhja dhe fëmijët shpesh janë shkaktarët që e thyejnë një martesë. Romanca humbet ditë pas dite nga rutina. Edhe pse nuk duan të përfshihen në një aferë jashtë-martesore, tundimi nga një lidhje e re që ndez shkëndija është shumë i madh.

Pakënaqësia seksuale

Nëse seksi nuk është i kënaqshëm, një femër nuk ndihet e përmbushur emocionalisht nga lidhja e saj. Interesin e saj seksual mund ta zgjojë një mashkull tjetër. Kur nuk ka seks mjaftueshëm femra fillon të ndihet jo atraktive për partnerin e saj dhe fillon të mendojë se ai nuk e dëshiron më. Dhe kjo e largon nga partneri.

Hakmarrja

Nëse burri apo i dashuri i saj e ka tradhtuar, femrat tradhtojnë që të hakmerren. Kjo është një përpjekje për ta bërë partnerin e saj të ndjejë dhimbjen, zemërimin dhe xhelozinë që e kishte ndier ajo.

Ja pse tradhtojnë femrat e martuara!

Ja pse tradhtojnë femrat e martuara!

Shumë femra po tundohen prej netëve pasionante, por terrorizohen ndaj mendimit për t’u divorcuar nga bashkëshortët e tyre. Pra, ato që tradhtojnë partnerët e bëjnë për çështje seksi dhe nuk e mendojnë aspak divorcin prej tyre.

Universi femëror nuk e ëndërron më princin e kaltër i cili e merr me një kalë të bardhë vezullues. Ka gjithnjë e më shumë raste gjatë të cilave femrat e moshës së mesme – të mërzitura nga rutina e përditshme e martesës – kërkojnë net pasionante me një tjetër mashkull, i cili nuk është bashkëshorti i tyre.

Mosha nuk ka rëndësi, po ashtu edhe puna apo çdo gjë tjetër rreth tij: e rëndësishme është që ai t’u dhurojë atyre ndonjë orë “mësimi” emocionesh seksuale.

Kjo, sipas një studimi të fundit, i cili ka arritur të tregojë se 67% e grave të martuara janë në kërkim të marrëdhënieve jashtëmartesore për të pasur ditë të veçanta romantike me pasion që përfshijnë padyshim edhe seksin.

Sipas Eric Anderson, ekspertit të seksologjisë nga Universiteti i Winchester (UK), deklarimi i kënaqësisë nga një martesë është shumë i ndryshëm nga deklarimi i lumturisë prej seksit me partnerin.

Në bazë të të dhënave të studimit, femrat janë shprehur të bindura se kërkimi i një partneri të përkohshëm ishte përtej mendimit se ato janë të pakënaqura nga bashkëshorti i tyre. Përkundrazi, ato e dashuronin burrin e tyre si në fillim dhe se kurrë nuk do t’i kërkonin divorcin.

Rezultatet pra, nuk janë absolutisht tregues i mosmarrëveshjeve dhe i mosharmonisë bashkëshortore, por i monotonisë seksuale, tipike e marrëdhënieve monogame për një kohë të gjatë.

Në veçanti, me kalimin e kohës, marrëdhëniet seksuale bëhen të mërzitshme dhe të parashikueshme, ndërsa cilësia dhe frekuenca e raporteve zbehet shumë. E gjithë kjo është thënë nga femrat e moshës së mesme, ndoshta sepse me kalimin e ditëve, të dy partnerët mërziten prej “trupit” të njëjtë.

Anderon e ka kryer studimin e tij te 100 femra të martuara të moshës mes 35 deri 45 vjeç, të regjistruara në sajtin AshleyMadison.com, një uebsajt me sa duket popullor për personat e interesuar për pasjen e raporteve jashtë martese.

Anderson thotë se, dallimi mes meshkujve dhe femrave në kërkim të lidhjeve jashtëmartesore duket se shkaktohet nga mendimi që mashkullin e sheh si një “hamshor” dhe femrën si një të “përdalë”, për të njëjtën sjellje.

Jo pa qëllim meshkujt të cilët njihen se kanë shumë femra pas vetes shihen si “super meshkujt”, ndërsa femrat që kanë shumë meshkuj penalizohen nga shoqëria duke u konsideruar si më pak serioze.

Në fund, gjëja e vetme e qartë është se për femrat që kanë marrë pjesë në studim, zgjedhja për të bërë seks me të njëjtin mashkull për të gjithë jetën ishte një dështim i madh.

E në këtë mënyrë, ky studim duket se ka hedhur poshtë mendimet e shumta e të mëparshme rreth tradhtisë së femrave, të cilat theksonin se këto të fundit tradhtojnë veçanërisht me “zemër” dhe jo prej nevojave të veçanta seksuale.

Studimi tashmë ka zbuluar një të vërtetë të madhe rreth faktit se përse femrat që njihen si tradhtare nuk ndahen nga bashkëshortët aktualë!

tradhetia (1)

Arsyet se pse femrat tradhtojnë më shumë se meshkujt


Agjencia martesore “Coffee and Company” ka zbuluar rezultatet e një sondazhi mbi tradhtinë. Me sa duket, femrat tradhtojnë më shumë sesa meshkujt dhe arsyet janë të shumta


Couple caught in bed with feet hanging out the covers
Duket se meshkujt nuk janë të vetmit të cilët humbasin “rrugën e drejtë”. Sondazhi u krye mbi 3000 persona dhe 20% e femrave ka rrëfyer se e kanë tradhtuar partnerin e tyre, kundër vetëm 9% të meshkujve. Por cilat janë arsyet do të thoshit ju? Sajti iVillage paraqet 10.

Për hakmarrje

Gratë tradhtojnë prej inatit. Edhe pse realisht nuk është kjo gjë që duan, ato tradhtojnë thjesht për hakmarrje në mënyrë që partnerin e tyre ta vënë në të njëjtat pozita, për t’i bërë të kuptueshme dhimbjen që shkakton kjo sjellje pabesie. Doktoresha Bonny Weil thekson se mashkulli nuk është aq i ndjeshëm sa femra dhe të keqen që mund t’i ketë bërë partneres së tij e kupton vetëm duke jetuar një eksperiencë të ngjashme.


Për emocion të fortë

Pasja e një të dashuri (përveç të fejuarit), eliminon stresin. Doktoresha Weil thotë se femra sfidon veten e saj; ajo dëshiron të shohë nëse arrin të qëndrojë me këmbën në dy këpucë dhe të menaxhojë situatën. Ndërkohë, eksperti i tradhtisë, Ruth Houston, thotë ndryshe: femra ka tendencë të flasë me partnerin e saj nëse ka mendime, nëse është e stresuar, por nëse partneri i saj e injoron kërkesën e vëmendjes, atëherë ajo e tradhton atë.

Për të kënaqur egon

Edhe në këtë rast, gjithçka vjen nga mungesa e vëmendjes nga ana e partnerit. Eksperti i marrëdhënieve, Ruth Meyers, thekson se një i dashur plus e bën një femër të ndihet seksi, sepse natyra e saj është e ndërtuar në mënyrë të tillë ku komplimentet që i referohen duhet të jenë të shpeshta.

Për “fluturat” në bark

Magjia në fillim të çdo marrëdhënieje është mbresëlënëse, ndaj dhe femrat janë më të prirura për të shkuar drejt saj kur e ndiejnë të nevojshme. Ato nuk duan që t’ju mungojë kjo lloj magjie. Ndaj nëse partneri aktual nuk e kupton këtë gjë, ato me siguri shkojnë te një tjetër.

Për t’u kapur në flagrancë

Kur një grua dëshiron të lërë burrin e saj, sidomos nëse çifti ka fëmijë, ajo shpeshherë ajo tradhton për t’u zbuluar. Dhe kështu, një mashkull, zor se do ta falë bashkëshorten e tij: Houston këtë lloj tradhtie e quan “marrëdhënie daljeje”.

Prej mërzisë

Femra mund të tradhtojë edhe sepse jeta e saj është e pakënaqshme ose më keq, e mërzitshme. Në sondazhin e iVillage, 80% e femrave të intervistuara ka deklaruar se, jeta e tyre seksuale është e parashikueshme. Ashtu si meshkujt, edhe femrat dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale të shpeshta, ose të eksperimentojnë gjëra të ndryshme.

Prej vetmisë

Kur një burrë dhe një grua nuk kanë asgjë të përbashkët, gruaja mund të gjejë kënaqësi te një tjetër mashkull, apo te një shok i besuar. Por problemi më pas është që ai shumë lehtë mund të bëhet i dashuri i saj. Weil thotë se tradhtia heq vetminë.

Duan të ringjallin të kaluarën

Të pasurit një histori me një ish nuk do të thotë medoemos dashuri. Më shumë, mund të tregojë një periudhë të jetës që nuk është më, rininë e shkuar, të qenët të lumtura dhe tërheqëse. Pra edhe nostalgjia i shtyn femrat drejtë tradhtisë.

Për një eksperiencë afër vdekjes

Nëse një grua merr vesh se jeta e saj do të jetë e shkurtër (për shkak të një sëmundjeje), ajo fillon ta vërë në diskutim jetën e saj. Dhe kjo e bën të vetëdijshme fatkeqësisht për vdekjen. Nëse partneri i saj nuk është edhe aq prezent në jetën e saj, kalimi drejt aktit të tradhtisë bëhet shumë i shpejtë.

Për vëmendje ose aventurë

Një grua do që vlerat e saj të njihet gjithmonë nga mashkulli që ka pranë, thotë doktoresha Weil. Nëse nuk ndodh kështu, femra këtë njohje do ta kërkojë te një mashkull tjetër. Ose, nëse mërzitet prej marrëdhënies monotone ajo do të hidhet në krahët e një “djali të keq”.


Shprehja se femrat tradhtojnë me mendje ndërsa meshkujt me trup, duket se i ka trembur për shumë gjatë këta të fundit. A ka rëndësi ndryshimi midis këtyre dy lloj tradhtish? A nuk dhembin të dyja njëlloj? Apo ndoshta tradhtia është një monopol mashkullor? Ndiqni rastet e mëposhtme të femrave që tregojnë arsyen e tyre për tradhtinë.
kur femrat tradhetojne (1)
Rrëfimi 1

“Një herë shkova me shokun e dhomës së të dashurit tim, kur ky doli të na sillte mëngjesin. Kishte shumë tërheqje mes nesh dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. U ndjeva shumë keq kur ai u kthye. Ia tregova muaj më vonë dhe i dashuri nuk mundi të më falte. Nuk i vë faj.” W.W.

Businessman walking into bedroom and finding couple in bed
Rrëfimi 2

“I dashuri im aktual ishte jashtë qytetit gjatë fundjavës dhe unë u takova papritur me një ish të dashur teksa bëja blerje. Folëm në makinën e tij për orë të tëra dhe nuk mund të them se jam krenare për gjërat që ndodhën më pas. Nuk i kam treguar njeriu, por ka ndodhur.” T.S.


Rrëfimi 3

“E tradhtova bashkëshortin, sepse u lodha prej faktit që ai shikonte më shumë materiale porno sesa veprimet që bëja unë. Ai preferonte pornon përpara meje në atë kohë, ndaj edhe unë gjeta diçka që ta doja më shumë se të. I dhashë fund lidhjes jashtëmartesore dhe tani jemi shumë mirë. Nuk besoj se ai dyshon për ndonjë gjë, por tradhtia do të më rëndojë gjithnjë në zemër.” A.L.

kur femrat tradhetojne (4)
Rrëfimi 4

“Zgjodha ta tradhtoj të dashurin, sepse nuk po më jepte vëmendjen e duhur në atë kohë. Takova një tjetër që më pëlqeu që në çastin e parë. Tani jemi bashkë, por pendohem për gjithçka ka ndodhur atëherë. Më vonë ai e zbuloi se e kisha tradhtuar.” C.H.
Pesë arsyet kryesore pse tradhtojnë meshkujt
Rrëfimi 5

“E tradhtova ish të dashurin, sepse ai ishte një tradhtar po ashtu. Tani jemi barabar. Por gjërat përfunduan shumë keq. Ai desh më vrau kur e mori vesh, ndaj m’u desh të ndahesha prej tij.” S.W.

Mamurluk(1)

Rrëfimi 6

“Më duhet ta pranoj se kam tradhtuar më parë. Takova një burrë që u duk ideali për mua. Ai kishte gjithçka që partnerit tim i mungonte, ndaj fillova të dal me të. Më vonë zbulova se ai ishte i martuar, por ndërkohë kisha rënë në dashuri me të. U ndava nga partneri dhe u bëra dashnorja e ‘burrit ideal’ për dy vjet. Më vonë zbulova se ai më tradhtonte edhe mua edhe gruan. U ndava prej tij dhe u ktheva tek i dashuri që kisha në fillim.” A.F.


Femrat që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë

Ato që kanë shumë meshkuj pranë

Ato që kanë shoqe që tradhtojnë

Ato që kanë nevojë për vëmendje

Ato që janë materialiste

Ato që e shohin seksin si shprehje e feminilitetit

Ato që janë në kërkim të rrezikut

Ato që mërziten shpejt

Ato që janë tradhtuar nga partneri

Ato që pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes

Ato që janë të varura nga droga ose alkooli

Ato që pëlqejnë shumë festat

Ato që janë të varura nga seksi

Ato që kanë shumë eksperiencë seksuale

Ato që kanë tradhtuar më parë pa u lagur

Ato që kanë shumë ego

Ato që e shohin seksin si lojë

Ato që kanë pak vlerësim për veten[

2016-02-27

Opozita me strategji të reja të protestës

Opozita me strategji të reja të protestës
Partitë opozitare janë duke shqyrtuar strategji të reja “të rezistencës” deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, por tendat mund të mos jenë opsioni i tyre.
Tendat që u vendosën në sheshin Skënderbeu afër Kuvendit të Kosovës janë larguar dje nga Policia e Kosovës gjatë protestës që eskaloi në dhunë.
Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, ka thënë se pret që opozita të vijë me strategji të re të protestave.
“Pas zhvillimeve tepër dramatike që që kanë ndodhur në kuvend dhe jashtë tij, pritet strategji e re e rezistencës kundër kësaj qeverie më. Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat tashmë legjitime se një qeveri që ka shkelë kushtetutën nuk do të mund të qeverisë me vendin”, ka thënë Berisha.
I pyetur nëse së shpejti do të bëhet rivendosja e tendave në shesh, Berisha ka thënë se për momentin ”nuk e di a do të vazhdojmë me tenda apo me ndonjë formë tjetër”.
Edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,Time Kadrijaj, ka thënë se vendimi për rivendosjen e tendave nuk është marrë ende.
“Tash do të marrim vendim edhe do të vendosim se si do të jenë hapat e mëtejmë të opozitës, ndërkohë nuk kemi ndonjë qëndrim”, ka thënë ajo.
Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën – të martën vendosën dhjetëra tenda në sheshin afër Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i kësaj ishte që të tentohej pamundësimi i mbajtjes së seancës së premtes, ku Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.
Insajderi ka dërguar pyetje edhe tek Lëvizja Vetëvendosje, dhe është duke pritur një përgjigje.
Por, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Shpend Ahmeti nga kjo parti ka thënë se zgjedhja e Thaçit vetëm sa do të thellojë krizën në vend.
“Zgjedhja e presidentit nën masa shtetrrethuese, përjashtime e tërheqje zvarrë të deputetëve e jokonsistencë të deputetëve e partive të koalicionit ja ka shkurtuar edhe më tutje jetën kësaj qeverie.Nuk ndalemi!”, ka shkruar ai.

Për krizën politike kërkohet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar

Për krizën politike kërkohet ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar
Një ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, proces ky që u zhvillua nën tensione të shtuara politike brenda në Kuvendin e Kosovës dhe protestave e përplasjeve të dhunshme jashtë Kuvendit, gjendja një ditë pas është e qetë.
Pas përfundimit të seancës solemne, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë festuar deri vonë në rrugët e Prishtinës zgjedhjen presidentit të ri.
Nga ana tjetër, analistët politikë konsiderojnë se zgjedhja e Thaçit në postin e presidentit, mund të thellojë edhe më shumë krizën politike.
Driton Selmanaj, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas zgjedhjes së presidentit të Kosovës, është krijuar një situatë e re, e cila mund të ndikojë në agresivitetin e partive politike opozitare, por, sipas tij, ka edhe elemente që mund të ndikojnë në ridizajnimin e kërkesave të tyre politike.
"Kauzat që ato kanë ngritur për 5 muaj dhe së fundmi të artikuluar edhe me qartësisht me (kauzën kundër) të presidentit, dolën të pasuksesshme. Sidomos rasti i fundit. Kjo ndjenjë e betejës së humbur mund ta rrisë agresivitetin e tyre në veprime politike. Kjo i bie që mund të tensionohet skena politike. Mund të kemi qasje më agresive të opozitës karshi pushtetit. Kjo mund të ketë element tjetër, i cili mund të ndikojë ndoshta në rishikimin e pozicioneve politike që i kanë partitë politike opozitare karshi situatës", thotë Selmanaj.
Edhe analisti politik, Imer Mushkolaj thotë se situata politike mund të rrëshqasë edhe më shumë drejt një krize me zgjedhjen e presidentit të ri.
"Konsideroj se opozita do të vazhdojë që të mos e njohë zotin Thaçi si president të vendit dhe natyrisht në një krizë të tillë politike, marrë parasysh këtu edhe paralajmërimet e opozitës se do të vazhdojë me veprimet e veta parlamentare demokratike, siç i quajnë, dhe të tjera, unë besoj se kriza vetëm sa do të vijë duke u thelluar", thekson Mushkolaj.
Mushkolaj konsideron se të dy taborët politikë, si të partive të koalicionit qeverisë, por edhe të atyre në opozitë, duhet të mendojnë për një qasje të re për dalje nga gjendja e krijuar.
"Nuk e besoj se [opozita] do të vazhdojë ashtu siç ka vazhduar deri tash, pasi që tash ka një situatë të re. Ka një momentum të ri politik që besoj se kërkon një qasje të re nga të gjitha palët", vlerëson Mushkolaj.
Ndërkaq, Selmanaj thotë se nëse ka ekzistuar një mundësi e vogël për të bashkuar liderët politikë dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën, ka qenë dera e hapur në Presidencë.
Por, tash, sipas tij, edhe ajo mundësi me zgjedhjen e Hashim Thaçit president, është mbyllur.
"Krejt kjo krizë politike vjen si rezultat i rolit politik që ky protagonist ka pasur. Demarkacioni është nënshkruar nga zoti Thaçi. Çështja e asociacionit është negociuar për dy, tre vjet nga zoti Thaçi. Keq-qeverisja në Kosovë është sinonim i zotit Thaçi dhe tash është vështirësuar jashtëzakonisht shumë qasja e opozitës te ky institucion. Unë mendoj se tash mund të kemi një rol më pro-aktiv të faktorit ndërkombëtar", thekson Selamanaj.
Liderët e opozitës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë theksuar se Hashim Thaçi, i cili në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur për president të ri të Kosovës, “nuk mund të jetë president i Republikës”.
Mungesa e reflektimit nga ana e liderëve të partive më të mëdha politike në Kosovë, për gjetjen e një zgjidhjeje politike rreth gjendjes së krijuar, sipas analistëve politikë, dëshmon se tash për tash, në skenën politike kosovare, nuk ka ndonjë ide se si të dilet nga kriza.
Partitë politike të opozitës e kanë kundërshtuar gjatë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Ato vazhdojnë ta kundërshtojnë marrëveshjen ndërmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe atë të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Grevistët e larguar nga tenda vazhdojnë grevën në Stacionin e Policisë

Grevistët e larguar nga tenda vazhdojnë grevën në Stacionin e Policisë
Në kuadër të aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës, gjatë largimit të tendave të protestuesve opozitarë u largua edhe tenda e grevistëve të ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt, që po qëndronte aty për 643 ditë radhas.
Mirëpo, largimin e kësaj tende pas kaq shumë kohësh po e kundërshtojnë ish-punëtorët të cilët ishin të vendosur në të. 5 nga 6 grevistët të cilët mbrëmë, gjatë aksionit të policisë ishin në tendë, u përcollën në Stacionin numër 1 të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Pavarësisht se dërgimi i tyre në stacion policor u bë si masë sigurie për ta, për shkak të situatës dhe protestave të ditës së djeshme, grevistët edhe pse nuk janë të arrestuar, po vazhdojnë grevën e tyre në polici.
Ata thonë se këtë po e bëjnë pasi është shkelur Ligji për Greva i miratuar në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar dokument – urdhrin me të cilin ata u larguan nga tenda që ishte e vendosur para objektit të Qeverisë.
Grevisti Njazi Asllani, tregoi për KosovaPress mënyrën e largimit të grevistëve nga tenda. Ai tregoi se Policia e Kosovës kishte dhënë urdhër që për 5 minuta të largohet tenda nga ana e vetë grevistëve, por sipas tij ata këtë urdhër e kanë kundërshtuar dhe për këtë nga tenda janë larguar me ndërhyrje të policisë. Ai sjelljen e Policisë gjatë këtij largimi e cilësoi të dhunshëm, derisa tregoi se protestën e tyre janë duke e vazhduar në stacionin policor, duke thënë se një veprim tillë u është imponuar nga Policia.
“Ne nuk iu thamë se nuk pranojmë të largohemi. Tha ne me dhunë iu largojmë dhe na kapën për dore dy policë - njëri në anën e majtë dhe tjetri në të djathtën dhe më futën në veturë. Kur na futën në zyrë menduam se jemi të arrestuar por, pas një kohe, thanë që nuk jeni të arrestuar. Unë thash pse na sollët këtu- po për shkak sigurie. Keni të drejtë me vepru, por ne duam një shkresë pse jemi këtu dhe sa do të qëndrojmë këtu dhe pse po qëndrojmë. Atë tha nuk mundeni me marrë sot, veç të hënën. Ne i thamë se nuk mundemi me pritë se jemi në grevë, greva jonë është në vazhdim. Në qoftë se ju na thoni të shkojmë në shtëpi greva jonë ndërpritet dhe ne nuk duam ndërprerje të grevës, por kontinuitet të grevës. Qëndrimi jonë këtu me kërkesën e juaj thash është vazhdim i grevës. Është vazhdim i grevës dhe nuk është me dëshirën tonë. Na u është imponuar kjo nga ana e Policisë”, tregoi grevisti Asllani.
Se gjatë këtij largimi ka pasur dhunë e thotë edhe avokati i grevistëve, Ali Latifi. Për KosovaPress ai tha se përveç dhunës së përdorur është bërë edhe shkelje e të Ligjit të Grevës, që është në fuqi në Kosovë, si dhe shkelje të konventave ndërkombëtare.
Sipas tij Ligji për Grevat në Kosovë thotë se greva nuk mund të mbahet ose duhet të pezullohet në gjendje të jashtëzakonshme për aq kohë sa vazhdon ajo gjendje. N ë bazë të këtij ligji gjendje të jashtëzakonshme konsiderohen fatkeqësitë natyrore, gjendja e luftës, epidemitë rastet ku vihet në rrezik liria e zgjedhjeve.
Latifi, gjithashtu, tha se është bërë edhe shkelja e Kushtetutës së vendit dhe sipas tij këtë shkelje e ka bërë Qeveria e Kosovës.
“Do të thotë në këtë çështje të dispozitave, në këtë rast asnjë prej çështjeve që kemi të bëjmë me klientët e mi nuk janë rrezikuar dhe as një këtë çështje nuk e përcakton në mënyrë taksative se nga kjo çështje klientët e mi kanë shkelë një të drejtë të tillë. Përkundrazi, shkeljen e ka bërë Qeveria në kundërshtim me nenin 4, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për shkak se interpretimin e normës juridike e bëjnë sipas qejfit të pushtetarëve dhe jo sipas interesave të qytetarëve. Prandaj, këtu është ajo shkelja drastike”, tha Latifi.
Në lidhje me shkeljet që janë bërë, Latifi tha se rastin do ta paraqes në organet përkatëse, derisa shtoi se shkeljet i kanë konfirmuar edhe vetë eprorët e policisë.
“Tani grevistët që janë në grevë nuk dëshirojnë të dalin prej vendit ku me dhunë kanë shku. Dëshirojnë që edhe aty ta vazhdojnë grevën, sepse konsiderojnë se edhe kjo është shtëpi e tyre. Por, që institucionet keqpërdoren ,institucionet e pushtetarëve keqpërdorin institucionet e popullit, është një çështje tjetër që duhet të shikohet dhe të gjykohet nga vetë populli dhe organet përkatëse. Unë të hënën do të paraqes rastin edhe në standarde të policisë, sepse eprorët vërtetë janë në gjendje shumë të vështirë. Më thanë se e dimë se kjo çështje është e kundërligjshme, por kem i urdhër dhe ne duhet ta zbatojmë”, shtoi ai.
Ai shtoi se nëse Policia e Kosovës nuk ndërmerr asgjë atëherë çështja do t’i adresohet edhe Prokurorisë së Shtetit.
Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 me spin-off special, me vlerë mbi 3 milionë euro. Ndërsa, ish-punëtorët e kësaj fabrike thonë se janë rreth 25 milionë euro që u takojnë atyre.