2017-07-28

Presidenti shqiptar i Kosovës Hashim Thaçi “trondit” mediat serbe: Ata që kryen genocid në Kosovë janë në institucionet e Beogradit

Thaçi “trondit” mediat serbe: Ata që kryen genocid në Kosovë janë në institucionet e Beogradit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” ka thënë se Kosova do ta ndërtojë ushtrinë në koordinim me të gjitha komunitetet, me integrimin e në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi ka komentuar edhe deklaratat në Serbi se ushtria e Kosovës është vetëm një përrallë.

“Shumëçka në Ballkan u dukej atyre (Beogradit) si përrallë, por u bënë realitet. Do të jemi së bashku në ceremoni”, i ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të formohen në një proces të koordinuar me NATO-në dhe me faktorin tjetër relevant ndërkombëtar, përcjell rtk.

“Para disa ditësh unë mora pjesë në ceremoninë e dhënies së betimit të 61 kadetëve serbë. Ajo ka qenë diçka e mrekullueshme. Kjo do të jetë ushtri sipas standardeve të NATO-së, ushtri multietnike dhe profesionale, do të jetë në interesin e Kosovës dhe të të gjithëve, nuk do të jetë vetëm në interesin e një komuniteti, kundër komunitetit tjetër ose marrëdhënieve me fqinjët, ajo do të jetë një ushtri me synim për integrim në struktura euroatlantike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ushtria e Kosovës nuk është e drejtuar kundër askujt, do të jetë në shërbimin e të gjithëve, derisa Kushtetuta e Kosovës është mbi çdo mendim të çdo individi.

Presidenti Thaçi ka folur në këtë intervistë edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se në Bruksel janë pajtuar që së pari, që ky dialog të jetë më aktiv, më dinamik dhe më rezultativ, por në një periudhë të kufizuar kohorë dhe kornizë politike, e cila gjithashtu do të jetë e kufizuar.

“Kjo fazë e re e dialogut nuk do të jetë garë mes Serbisë dhe Kosovës, por ajo do të merret me çështjen si të arrihet partneriteti i cili do të çojë deri te normalizimi dhe pajtimi. Ne jemi të vetëdijshëm se një gjë e tillë nuk do të jetë e mirë, në kuptimin e popullaritetit, as për mua, as për Vuçiqin, por një marrëveshje e tillë historike do të jetë e mirë edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se pa dialog dhe pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtim, dy vendet tona do te mbesin ne stagnim dhe izolim.

“Dialogu është vetë perspektiva, dhe mos ekzistimi i dialogut për mua do të thotë izolim dhe stagnim. Kjo duhet të jetë e qartë edhe për Prishtinën edhe për Beogradin. Nëse ndonjë politikan në Prishtinë, apo në Beograd mendon që vendi i tyre mund ta ketë perspektiven pa dialog dha pa fqinjësi të mirë, atëherë ai në të vërtete është i marrë”, ka shtuar ai.

Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thëne se Kosova i ka kryer obligimet e saj kushtetuese dhe ligjore.

“Themelimin e kësaj gjykate e shoh si përparësi për t’i vënë pikë paragjykimeve, e ne si politikanë nuk duhet të përzihemi në këto çështje që kanë të bëjnë me drejtësi. Edhe ne do ta vëzhgojmë Beogradin se si do të merret me dhjetëra e dhjetëra kriminelë të luftës, të cilët kanë marrë pjesë ne gjenocidin në Kosovë dhe të cilët gjenden në liri, janë të lirë nëpër institucionet kryesore të Serbisë. Sepse, ne e dimë që kryesit e krimeve në Drenicë, Dukagjin, Pejë, Izbicë, Reçak janë të lirë dhe gjenden në institucionet në Beograd”, ka thënë ai.

Rusia vijon tentativat për të ndërhyrë në Ballkan, Putin dërgon spiunin më të besuar, propagandë kundër NATO me Shqipërinë e madhe

Rusia vijon tentativat për të ndërhyrë në Ballkan, Putin dërgon spiunin më të besuar, propagandë kundër NATO me Shqipërinë e madhe
Ndikimi rus në Ballkan sa vjen dhe shtohet. Dhjetëra shtete janë vënë në alarm ndërsa Moska çdo ditë e më shumë po tenton të ketë mediat e saj në shtetet kyçe të rajonit. Dy media prestigjioze si “Politico” dhe “BalkanInsight” kanë shkruar ditën e djeshme për këtë çështje, duke dhënë detaje mbi planin që po përgatit Rusia për të ndërhyrë në Ballkan. Nëse do t’u besojmë pamjeve të jashtme, atëherë duhet të besojmë se Vladimir Putin ka një të besuar të ri në Ballkan.

Përfshirja e të besuarit të shefit të Kremlinit, Nikolai Patrushev, oficer karriere i inteligjencës ruse dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, tregon sipas revistës prestigjioze, se Moska po ndërmerr në rajon një qasje të linjës së ashpër. Patrushev njihet për nacionalizmin e tij të egër, faktin që sheh kudo nga një komplot dhe eksperiencën tmerrësisht të gjerë të spiunazhit. Ai është kreu i Këshillit rus të Sigurisë dhe një portofol jozyrtar për Ballkanin i vjen shumë për shtat trendeve të momentit. Edhe pse zyrtarisht, barra e politikës së jashtme bie në shpatullat e Sergei Lavrov, vendimmarrja aktuale në Kremlin, sipas “Politico”-s, orientohet prej një rrethi të ngushtë oficerësh të inteligjencës dhe të mbrojtjes, që kanë lidhje të afërta me Putinin.

Patrushev, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë të specializuar sidomos te marrëdhëniet me Rusinë, Mark Galeotti, është padyshim një prej atyre njerëzve që mendojnë se Rusia gjendet në mesin e një lufte ekzistenciale për mbijetesë. Për të, sipas Galeottit, kjo vazhdon të jetë një lloj lufte e ftohtë, ku çdo zmbrapsje e Perëndimit perceptohet si pozitive për Moskën. Në deklaratat e tij publike, Patrushev ka dalë me pretendimin se Shtetet e Bashkuara po orvaten ta copëtojnë shtetin rus, që të hapin sipas tij, qasjen ndaj burimeve të pasura që amerikanët mendojnë se Rusia i kontrollon pa të drejtë.

Ai po kështu ka kritikuar atë që e sheh si qëndrim agresiv në rritje të NATO-s, pretendon se politika e jashtme e BE-së diktohet nga Uashingtoni dhe ka paralajmëruar për ringritjen e nazizmit në Europën Lindore. Në vazhdën e akuzave të përfshirjes së Rusisë në tentativën për grusht shteti në Malin e Zi, ai u dërgua me urgjencë në Serbi, për t’u takuar me zyrtarë të lartë qeveritarë e krerë të shërbimit sekret. Raportet në media tregojnë se Beogradi ka ekstraduar disa shtetas rusë, të akuzuar si organizatorët e komplotit.

Rusia propagandë me Shqipërinë e Madhe

Ndërkohe “BalkanInsight” i ka kushtuar një shkrim të detajuar, sa i takon ndikimit rus në rajonin e Ballkanit. Teksa shkruan se instrumentet nevralgjike që Moska po përdor për të bërë propagandë kundër NATO, janë bota virtuale por edhe mediat afër Putinit, ndërsa thekson se po përdor alibinë e Shqipërisë së Madhe për të nxitur konflikte në rajon.

“Mjeti kryesor i influencës ruse në Ballkan janë rrjetet e internetit që promovojnë Rusinë dhe i bëjnë lavde Putin dhe forcës së ushtrisë ruse, të cilat i bëjnë jehonë agjencisë ruse RT e Sputnik lajmet e të cilave thonë se “Mjeti kryesor i influencës ruse në Ballkan janë rrjetet e internetit që promovojnë Rusinë dhe i bëjnë lavde Putin dhe forcës së ushtrisë ruse, të cilat i bëjnë jehonë agjencisë ruse RT e Sputnik lajmet e të cilave thonë se ‘Perëndimi dhe NATO dridhen para forcës së Rusia, dhe se BE është në prag të shembjes, ose që NATO dhe qeveri perëndimore janë përgjegjëse për shtytjen ushtarake të shqiptarëve për nisjen e luftës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe’”, shkruan BalkanInsight.

Megjithatë në shkrim thuhet se fushata ruse në Ballkan ka arritur vetëm rezultate të vogla, duke nisur me një pengesë madhore siç ishte rasti i fundit në Maqedoni. “Fushata ruse në Ballkan ka arritur vetëm rezultate të vogla, duke nisur me një pengesë madhore në Maqedoni, ku partia e mbështetur nga Moska, VMRO DPMNE u detyrua të dorëzonte pushtetin”, nënvizoi BalkanInsight.

Edi Rama fillon të ndajë "tepsinë": Gramoz Ruçi do të jetë kreu i Kuvendit

rama pas festes postet qeverui
Partia Socialiste do të zgjedhë Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit të ri. Burime pranë selisë rozë thanë dje se numri dy në Partinë Socialiste është personi i duhur për të përballuar në Kuvend betejën e ashpër politike që pritet pas daljes në opozitë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan “Panorama”.



Me përvojën e gjatë si deputet, që nga viti 1992, por dhe në krye të Grupit Parlamentar socialist për disa legjislatura, Ruçi është autoriteti i duhur për të ruajtur balancat e duhura në Kuvendin e ardhshëm, kur vetë socialistët do të kenë 74 mandate deputetësh.

Njohja e mirë me procedurat parlamentare, por dhe rregulloren e Kuvendit, do t’ia bëjë më të lehtë detyrën kreut të Grupit Parlamentar socialist për të përmbushur këtë detyrë.

Edi Rama fillon të ndajë

Zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit do të bëhet me votim të fshehtë me kuti, ndërsa për të duhet shumicë e thjeshtë prej 71 deputetësh.

Në shtator 2013, Ilir Meta u zgjodh në krye të Kuvendit në seancën e parë pas zgjedhjeve të 2013, duke marrë 91 vota pro, pasi ishte votuar edhe nga 8 deputetë të opozitës.

ruci
PËRPLASJA

Por duket se arsyeja kryesore që ka çuar kryetarin e PS-së Edi Rama për të propozuar Ruçin në krye të Kuvendit është situata konfliktuale me LSI-në, e cila do të ketë 19 deputetë në Kuvend, por edhe paqartësia e qëndrimit të Partisë Demokratike, pas ftesës që kreu i qeverisë bëri për të vijuar bashkëpunimin në frymën e marrëveshjes së 18 majit.

Por, prezenca e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit është një premisë e mirë për të vendosur marrëdhënie normale bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidencës, kur Ilir Meta më 24 korrik do të marrë mandatin 5-vjeçar për të qenë në krye të shtetit.

Gjatë debatit elektoral, Ruçi kërcënoi Presidentin e zgjedhur Meta se mund të shkarkohet nga Partia Socialiste nëse do të shkelë Kushtetutën e vendit. Meta ishte shprehur se nuk do të dekretonte asnjë ministër dhe asnjë Kryeministër që dilte nga zgjedhje jo të lira.

Autoriteti i Ruçit në Kuvend ka çuar në zgjidhjen e disa ngërçeve të krijuara. Ishte paralajmërimi i kreut të Grupit socialist pas djegies së raundit të tretë pa kandidatë për zgjedhjen e presidentit, duke i kërkuar Metës ose zgjedhjen e kreut të shtetit ose zgjedhjet e parakohshme.

Pas kësaj deklarate, në seancën e radhës, Kuvendi zgjodhi presidentin e ri të vendit. Nga ana institucionale, Ruçi ka arritur të ndërtojë marrëdhënie korrekte si me opozitën në Kuvend, aleatin në qeveri, presidentin Nishani, por dhe drejtuesit e institucioneve të pavarura në vend.

50 faktet dhe 5 misteret që Ramiz Alia i mori me vete

Udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia është një nga personazhet me kompleks të historisë së Shqipërisë. Njeriu që jetoi në tre epoka të rëndësishme të historisë sonë do të jetë për një kohë të gjatë objekt i studimeve të historianëve të këtyre 70 viteve të fundit.
Alia lindi në kohën e Ahmet Zogut, u bë protagonist gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një udhëheqës në hije gjatë viteve të para të komunizmit, arriti të bëhej krahu i djathtë i Enver Hoxhës. Më pas mori drejtimin e shtetit pas vdekjes së Hoxhës, dhe me ndryshimin e sistemit iu desh të jetonte disa kohë në burg e më pas derisa vdiq u tërhoq tërësisht nga jeta publike.

Është cilësuar si një kuadër me të ardhme, është cilësuar si një ministër i qëndrueshëm, është cilësuar një byroist konsekuent, është cilësuar si pasuesi më i denjë i Enver Hoxhës, por edhe është akuzuar për prapaskena me krahasimin Jago, liberalizëm me krahasimin Gorbaçov, e deri tek shkaktar i kaosit të vitit 1990-1991, ai pothuajse është nga të vetmit personazhe që i ka provuar të gjitha. Një jetë e tërë e mbushur me ecejake, ulje-ngritje, që, nëse vihen në kandar çdokush mund të dallojë vetë se kush ishte Ramiz Alia.

“Tirana Observer” nuk është munduar të shkruajë historinë e jetës së tij në mënyrë definitive, por mbi bazën e fakteve dhe ngjarjeve, sjell portretin e tij në 50 fakte që vijnë si nga kujtimet personale, nga kujtimet e të tjerëve, por edhe nga studime të ndryshme historike, enciklopedi vendase e të huaja, e deri tek deklarata që kanë mbetur në mendje të publikut.

50 fakte jeta e Ramiz Alisë

1- Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë pasi vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare). Ramiz Alia u varros në varrezat e Sharrës pranë gruas së tij, Semiramiz Alia. Kjo ishte dhe dëshira e Alisë.

2- Ramiz Alia ishte ndër të rrallët politikanë që jetoi tre epoka në Shqipëri. Atë të Luftës Antifashiste si partizan, të sistemit komunist si kuadër i Partisë e deri në udhëheqës i gjithë sistemit, si dhe atë të demokracisë, si President i parë pluralist i vendit.

3- Detyrat më të rëndësishme të Ramiz Alisë kanë qenë, ajo e sekretar të Parë të KQBRPSH (1949-1955), ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

4- Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984–1990. Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

5- Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës. Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.



6- Semiramis Xhuvani Alia, vajza e Aleksandër Xhuvanit ishte bashkëshortja e Alisë me të cilën pati tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbenin.

7- Në prill të vitit 1985, Ramiz Alia është emëruar pasues i Enverit në shtëpinë e këtij të fundit. Kur mjekët i dhanë lajmin se Enveri vdiq. Haxhi Lleshi në korridoret e vilës së Hoxhës në Tiranë i është drejtuar me fjalët. “Të rrojë Partia, të rroni ju shoku Ramiz”, duke nënkuptuar se vendin e Enverit mund ta zinte vetëm ai.

8- Ramiz Alia ishte Presidenti që firmosi ligjin që lejonte krijimin e partive dhe shoqatave politike. Ky akt i firmosur më 12 dhjetor 1990 formalisht i dha fund sistemit monopartiak dhe krijonte mundësinë e pluralizmit të partive dhe shoqatave të tjera në vend.

9- Që nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, në shkurt të 20 shkurtit 1991, shënoi dhe prishjen e marrëdhënieve mes Ramiz Alisë dhe bashkëshortes së diktatorit, Nexhmije Hoxha. Dy njerëzit që mbajtën për gjashtë vite sistemin nuk folën më kurrë me njëri-tjetrin.

10- Për 40 vite me radhë do të ishte në krah të Enver Hoxhës. Të tjerë para tij e provuan të ishin në krah të diktatorit dhe nuk arritën të mbyllnin jetën me lavdi. Ndërsa Alia jo vetëm ishte më i besuari dhe i mbijetoi intrigave të kupolës, por për gjashtë vite ishte dhe pasuesi i Hoxhës.

11- Dy drejtuesit komunistë, Alia dhe Hoxha, historia do t’i takonte në muajt e parë të vitit 1943. Alia ishte 18 vjeç, ndërsa Hoxha 35 vjeç në një shtëpi në Tiranë. Askush nuk di çfarë kanë folur për herë të parë. Por aty do të niste historia e sistemit komunist në Shqipëri. Detyrën e parë si komunist e ka marrë në qytetin e Beratit. Me urdhër të Nako Spirut ai delegohet të ngrejë bazën e rinisë në qytetin Beratit. Që nga ajo kohë ai merr pjesë aktive në rezistencën kundër pushtuesve fashistë dhe më pas atyre gjermanë.



12- Pas vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, Ramiz Alia u betua se do e mbante sistemin komunist përjetë. Në fakt ai e udhëhoqi vetëm për pesë vite 11 muaj e 22 ditë, deri në dorëheqjen e tij, më 3 prill të vitit 1991.

13- Për nëntë vite, nga 1982 deri më 1991 ka mbajtur funksionin e kryetarit të shtetit në regjimin komunist. Në këto vite posti i presidentit funksiononte si organ kolegjial dhe quhej Presidium i Kuvendit Popullor. Alia e mori këtë post pas Haxhi Lleshit.

14- Ramiz Alia është President i parë i dalë nga një parlament shumë partiak. U zgjodh në 30 nëntor të vitit 1991 dhe e mbajti këtë detyrë për 11 muaj e 21 ditë, deri në zgjedhjen e pasuesit të tij, Sali Berisha, më 9 prill 1992.

15- Është i pari zyrtar i lartë i komunizmit që pranoi të largohej nga pushteti me zgjedhje demokratike. Edhe sot zgjedhjet e vitit 1992, mbahen më pak problematiket me gjithë tensionin që shoqëruan një eveniment të tillë. Alia dha dorëheqjen më 3 prill të vitit 1992.

16- Ka meritën se ndërrimi i sistemeve nuk u polarizua në një shkallë të tillë që mund ta kthente atë në një luftë civile. Edhe pse në këndvështrime të ndryshme, akti i lejimi të pluralizmit me një vendim byroje tregonte një emancipim për gjithë vendet e Evropës Lindore.
17- Lufta e klasave, ndalimi i fesë, kolektivizimi total i ekonomisë, janë ndër nga gabimet e komunizmit në Shqipëri që janë pranuar nga vetë udhëheqësi komunist, Ramiz Alia. Në deklarata të ndryshme Alia është shprehur se nëse këto tre çështje do ishin realizuar në mënyrë më të butë, atëherë regjimi nuk do ishte kaq i ashpër.

18- Ramiz Alia u akuzua për korrupsion dhe për dhunim të të drejtave njerëzore në vitin 1993. Bashkë me të u arrestuan Nexhmije Hoxha, Zylyftar Ramizi, Hajredin Shyti, Shefqet Peçi, Aranit çela, Hekuran Isai.

19- Gjyqi për ish-funksionarët e lartë të Partisë së Punës e dënoi me 9 vite burg, për dhunim të të drejtave njerëzore. Në vitin 1997 dhe çështja e tij u pushua dhe Ramiz Alia fitoi sërish lirinë.

20- Më 12 shtator të vitit 1992, ndaj Ramiz Alisë merret masa e arrestit në shtëpi. Akuza ishte shpërdorim detyre. Së bashku me të u arrestua dhe ish-kryeministri Adil Çarçani; avokati i tij ishte Kleanthi Koçi; ndërsa prokurori i çështjes, Arben Qeleshi; hetues, Maringlen Rrapi.

21- Më 19 gusht arrestohet në shtëpinë e tij me urdhër të prokurorisë. Tre policë e shoqërojnë për në burgun 313 në Tiranë. Protesta e tij në ato momente ishte, “se një kryetar shteti nuk mund të arrestohej nga tre policë të thjeshtë, pa avokat dhe pa prokuror”.

22- Alia u dënua me nëntë vite burg, në 21 maj 1994, në ditën e Kurban Bajramit. Një koincidencë që vet Alia e vë re te kujtimet e tij, 10 anëtarë të Byrosë u dënuan gjatë Krishtlindjeve të vitit 1993. Ndërsa Fatos Nano në ditën e Pashkëve.



23- Historia, Ramiz Alinë dhe Fatos Nanon, nuk do t’i takonte vetëm në debatet mes udhëheqjes dhe intelektualëve në vitin 1991. Gjatë vuajtjes së dënimit, Alia dhe Nano do t’i ndanin vetëm një mur dy qelitë e tyre në burgun e Bënçës në Tepelenë, deri në vitin 1997.

24- Është politikani që pas viteve 1990 është sulmuar nga të dy kampet. Komunistët e akuzuan për tradhti, sepse nuk mbrojti sistemin dhe nuk u tregua i ashpër me studentët e dhjetorit. Demokratët e akuzuan se u tregua i ashpër në ngjarjet e vitit 1991.


25- Ishte ndër të pakët byroistë dhe politikan i diktaturës që mbajti marrëdhënie të përhershme me gazetarët nga më në zë të vendit. Dhe jo vetëm me gazetarët në Tiranë, por bashkëpunoi dhe me shumë media në Prishtinë.

26- Ramiz Alia ishte ndër të paktët anëtarë të Byrosë Komuniste që fjalimet i shkruante vet në letra të vogla formati, pa ndihmën e këshilltarëve. Ishte ndër të rrallët drejtues shteti në Byronë Komuniste që kishte kapacitete intelektuale të admirueshme.

27- Nga origjina familjare është i besimit mysliman. Por në vitin 1960 ishte pjesë e sistemit që ndërmori heqjen e besimit fetar. Ndërsa i njëjti person në vitet 1990 hodhi hapin e parë për lejimin e besimit fetar në vend.

28- Ramiz Alia njihet gjatë studimeve në Moskë me gruan e tij të ardhshme, Semiramis Xhuvanin. Semiramizi, megjithëse gruaja e një prej njerëzve me më shumë pushtet, nuk pati ndonjë ndikim apo ndërhyrje në jetën politike, siç ndodhi me shumë bashkëshorte të udhëheqësve të Bllokut.

29- Semiramis Alia, bashkëshortja e Ramiz Alisë, vdiq në vitin 1985 nga një sëmundje e rëndë. Cilësohej si një nga gratë më të kulturuara të Bllokut. Ishte vajza e studiuesit të njohur Aleksandër Xhuvani dhe lindi në Elbasan në vitin 1925.

30- Ramiz Alia ishte edhe ndër të paktët njerëzi që moshën 80-vjeçare mësoi kompjuterin dhe përdorte në mënyrë të shkëlqyer internetin dhe e-mailin . Ramiz Alia kishte dhe një nga bibliotekat më të pasura në vend.

31- Ramiz Alia kishte një adhurim të veçantë për Ismail Kadarenë dhe veprat e tij. Megjithëse gjatë ndarjes së sistemeve, Kadare dhe Alia patën jo pak herë debate në publik për çështje të ndryshme, mëritë nuk ndikuan në shijet artistike të Alisë.

32- Si nxënës hynte tek ata që vlerësohen shkëlqyeshëm. Lëndët e preferuara për të ishin matematika, fizika e kimia. Ndërkohë që në rini ëndërronte të bëhej inxhinier. Një dëshirë që nuk ju realizua, pasi studimet e larta i përfundoi për filozofi politike në Moskë.

33- Anëtari i Rinisë së Partisë Komuniste u bë në dhjetor të vitit 1941, pak kohë pasi ishte themeluar Partia Komuniste. Ishte sekretar i Organizatës së Rinisë Komunistë në vitin 1942, në klasën e gjimnazit të Tiranës. Në qershor të vitit 1941, Ramiz Alia ka qenë dëshmitari i demonstratës së parë ku, merrte pjesë Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ky ka qenë kontakti i parë viziv mes tij dhe Hoxhës.

34- Në muajin gusht të vitit 1942 arrestohet nga italianët për aktivitetin e tij në organizatën e rinisë komuniste në gjimnazin ku studionte. Pasi mbahet disa ditë në kuesturë lirohet.



35- Aktivitetin si anëtar i Partisë Komuniste e ka nisur në moshën 17-vjeçare, së bashkua me Manush Alimanin. Ndërsa ndër njerëzit e parë drejtues të Partisë Komuniste ka pasur kontakte me Nako Spiron.

36- Ramiz Alia bën pjesë në komunistët e parë shqiptarë që ishin nga veriu, por së bashku me të ishin dhe Ali Kelmendi, Shtjefen Ingrizi, Ndoc Deda, Zef Mala, Gjin Marku, Ramadan Çitaku, Haxhi Lleshi, Nexhmije Xhuglini, Vojo Kushi.

37- Gjatë Luftës Antifashist Nacional Çlirimtare detyra më lartë që pati ishte ajo e sekretarit të Komitetit Qendror të Bashkimi Rinor Antifashist Shqiptar. Aktivitetit i tij kryesor ka qenë më rininë. Si partizan ka luftuar në jug të Shqipërisë në Berat, Skrapar, më pas në verilindje të vendit. Ndërsa më vonë brigada e tij luftoi në Kosovë, por edhe në Jugosllavi në qytetet e Sanxhakut, Jecinjë e Novi Pazar, Vishegrad.

38- Për humbjen e Kosovës në 1945, Alia ka dhënë versionin e tij, ku deklaronte se nuk mund të bëhej luftë me serbët, pasi dhe ata luftonin fashizmin. Nuk mund të ndryshoheshin kufijtë, pasi nuk do t’i njihte askush. Dhe Shqipëria në luftë u rendit fituese dhe s’mund të niste një luftë ballanike. Në fakt asnjëherë gjatë luftës nuk është diskutuar për Kosovën.

39- Pasi përfundoi studimet në Moskë, Alia mori një sërë detyrash në organizatat e rinisë Komuniste. Kryesisht u angazhua në sektorët e kulturës, arteve dhe më pas atë të ideologjinë që përgatiste brezat e rinj. Për tre vite nga 1955 deri më 1958 Alia ka mbajtur detyrën e Ministrit të Arsimit. Kjo është detyra me e lartë në ekzekutiv që mori që pas mbarimit të Luftës, ishte një nga kuadrot që shihej me sy të mirë edhe për shkak të armimit të tij në Rusi.

40- Gjatë karrierës së tij politike, Alia është shquar për veprime të moderuara brenda linjës së partisë. Kjo ka bërë që në ambientet e ngushta te kupolës së drejtuesve komunist, Ramiz Alia të njihej me epitetin “liberali”. Si drejtues i shtypit dhe propagandës, ishte një nga anëtarët e byrosë në fushatën për heqjen e fesë. Ndikimi i “Revolucionit kulturor kinez” dhe emancipimi i shoqërisë ishin themelet e kësaj fushate në vitet 1960-1970. Megjithëse vetë Alia më vonë do ta cilësonte një hap të nxituar.

41- Ramiz Alia ka qenë një nga katër anëtarët e delegacionit shqiptar në mbledhjen e 80-n partive komuniste në Moskë, ku Shqipëria u nda nga kampi rus. Alia ka përkthyer bisedën mes Enver Hoxhës dhe Hrushovit ku u vulos largimi i Shqipërisë. Një nga momentet më të vështira në karrierën e tij ka qenë prishja e marrëdhënieve me Rusinë. Alia kishte mbaruar studimet në Moskë dhe gjithë kuadrot që vinin andej shiheshin me tjetër sy. Madje flitet se rusët i kanë propozuar dhe vendin e Enverit nëse Shqipëria mbetej pjesë e kampit.

42- Në vitet 1970 deri në vdekjen e Enver Hoxhës ishte njeriu i tij më i besuar. Ishte ndër të vetmit që mund të shprehte një mendim ndryshe në takimet më të dhe të orientonte qëndrimet politike. Gjithashtu ishte i vetmi që respektohej nga gjithë familja Hoxha. Në listën e “liberalëve” që u dënuan në vitin 1974 ka qenë dhe emri i Ramiz Alisë, bashkë me Todi Lubonjën dhe Fadil Paçramin. Në Plenumin e Komitetit Qendror, Mehmet Shehu e ka akuzuar ashpër për liberalizëm. Por Enver Hoxha e shpëtoi Ramizin vetëm me një vërejtje.
43- Marrëdhëniet e tij me kryeministrin Mehmet Shehu cilësohen si më të ashprat mes dy përfaqësuesve të Bllokut. Në letrën që ka lënë Shehu para vdekjes, një pjesë e akuzave i drejtohen dhe Ramiz Alisë. Megjithatë, Alia nuk e ka sulmuar kurrë figurën e Shehut. As kundërshtarët politikë nuk e kanë sulmuar aq ashpër Ramiz Alinë sa ish-kryeministri Mehmet Shehu. Në letrën që i dërgonte Enver Hoxhës, Shehu e cilësonte Ramizin si “Jagoja i Shqipërisë”. Ndërkohë që për të tjerë ai është dhe “Gorbaçovi i Shqipërisë”. Ramiz Alia është i pari anëtar i Byrosë Politike që ka folur dhe ka dhënë dëshmi për vdekjen e Mehmet Shehut. Në të gjithë intervistat ka deklaruar se, “Mehmeti ishte njeri shumë krenar dhe vrau veten, nuk mund t’i duronte kritikat”.

44- Mbledhjen e parë të Byrosë Politike Ramiz Alia e ka drejtuar më 13 prill të vitit 1985, vetëm dy ditë pas njoftimit zyrtar të vdekjes së Enver Hoxhës. Ndërkohë prej vitesh ai ishte etiketuar si pasuesi i tij, ndaj marrja e kësaj detyre nuk u shoqërua me debate. Edhe pse kryetar i Byrosë në dy mbledhje të këtij institucioni karrigia ku qëndronte ulur Enver Hoxha nuk është zënë nga askush. Ramiz Alia i drejtonte mbledhjet nga vendi ku qëndronte gjithmonë kur ishte gjallë Enver Hoxha.

45- Është funksionari i parë i sistemit komunist që zhvilloi takime me përfaqësues të vendeve perëndimore pas 40 vitesh izolim. Me kryeministrin e Maltës në 1983 dhe me kryeministrin e landit të Bavarisë 1984, dhe lejoi lidhjen e marrëdhënieve me Gjermaninë në 1988. Vetëm një vit para se në Shqipëri të organizoheshin protestat e para në Plenumin e tetë të Komitetit Qendror të PPSH, në vitin 1989, Ramiz Alia deklaron se nuk do të ketë hapje të vendit dhe komunistët nuk do të lëvizin asnjë pikë nga vija e Partisë.

46- Ramiz Alia është i pari kryetar shteti që pas 45 vitesh vizitoi Amerikën. Më 1989 bëri vizitën historike në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më shumë domethënës sesa fjalimi që mbajti atje, ishte fakti që një komunist vizitonte qendrën e kapitalizmit. Kur Ramiz Alia fliste në 28 shtator të vitit 1990, në Asamblenë e OKB-së përpara ndërtesës ishin grumbulluar me qindra shqiptarë të Amerikës që protestonin kundër Alisë, si pasuesi i diktatorit Enver Hoxha. Ndërsa në lokalin e amerikano-shqiptarit, Anthoni Athans, mbështetësit e Alisë dhe kundërshtuesit e tij u përleshën.

47- Disfatën më të rëndë të jetës së tij, Ramiz Alia cilëson firmosjen e dekretit të pluralizmit. Në një intervistë që ka dhënë thotë se: “Nuk ishte një kënaqësi, sepse ajo ishte një disfatë për ne. Në qoftë se do të thosha në jetën time çfarë shënon ajo, ajo shënon një disfatë. Unë kam luftuar për socializmin, kam luftuar për një shoqëri pa klasa, për një shoqëri komuniste. Ishte një dështim”…

48- Vlerësimi i Alisë për Enver Hoxhën gjatë viteve të fundit, nuk ndryshon nga ai i viteve 1980. “Duan apo s’duan simpatizantët ose kundërshtarët e tij, Enver Hoxha për afro pesë dekada ishte në krye të shtetit shqiptar. Ka pasur edhe gabime e veprime të padrejta, për të cilat mban përgjegjësi Enveri, si dhe gjithë udhëheqja e partisë. Por është fakt, që nën udhëheqjen e Hoxhës, vendi hodhi hapa të rëndësishëm përpara në zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor”.

49 –“Nuk u bë, sepse nuk deshi të bëhej, zoti fuqiplotë i Shqipërisë. Mund të kishte vënë në lëvizje mekanizmin represiv të shtetit, siç dhe ia kërkuan, por nuk e bëri. Kontradiktat e ashpra, mëritë, armiqësitë, urrejtjet që helmonin shoqërinë shqiptare të viteve 1990, u mundua t’i zbusë duke i dëgjuar e duke u munduar t’i kuptojë të gjithë e, në fund, duke i hapur rrugë pikërisht rinisë, me të cilën e kishte lidhur një jetë e tërë. Përfaqësues i një sistemi të mbyllur monist, i kuptoi aspiratat e të rinjve për një Shqipëri të hapur evropiane, i toleroi dhe më në fund i lejoi ato, duke u bërë edhe presidenti i parë i pluralizmit shqiptar”, kështu deklaroi Pëllumb Xhufi gjatë homazheve për varrimin e Ramiz Alisë.



50- Kanë thënë për të gjatë homazheve:

Ilir Meta: Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë e bën historia. Dua ta vlerësoj si një figurë të shquar të luftës antifashiste dhe për përpjekjet e tij për ta kuptuar me aq sa mundej pluralizmi. Alia është i pari personalitet që ka dhënë dorëheqjen pasi humbni zgjedhjet në vitin 1992. Për vlerësimin e tij do të duhen disa dekada”.

Fatos Nano: Vlerësoj kontributin e tij për luftën antifashiste. Ky homazh është në respekt të një epoke historike e cila ka edhe protagonistët e saj. Shpreh respekt për kontributin e tij në luftën Nacional-clirimtare dhe në rindërtimin e vendit pas saj. Shpreh respekt për kontributin e tij në etapa të ndryshme, deri në institucionalizimin e shtetit pluralist.

Servet Pëllumbi: Presidenti i parë i periudhës demokratike dhe i fundit i periudhës komuniste. Vetë kjo flet për karakterin kontradiktor të vetë figurës të Ramiz Alisë. Megjithatë, meriton respektin si njeriu që mbyll jetën.

***

5 misteret që mori me vete Ramiz Alia

Ashtu si Enver Hoxha dhe Ramiz Alia është një nga figurat që merr shumë mistere në varr. Aktiviteti i tij gjatë komunizmit ka shumë situata të pasqaruara, sa vetëm ai mund tu jepte një përgjigje.



“Tirana Observer” publikon pesë misteret që udhëheqësi i fundit komunist dhe presidenti i parë i demokracisë mori me vete në varr.

1-Roli i Alisë në Luftën e Dytë Botërore, e vërteta e masakrës së Tivarit

Ramiz Alia u fut në luftë si shumë të rinj të cilët nuk ishin dakord me pushtimin nazi-fashist gjatë luftës së Dytë Botërore. Ai arriti të bëhej deri në komisar i një divizioni, i cili luftoi deri në Beograd. Pak muaj më parë Alia u akuza nga mazhoranca e djathtë se ka gisht në masakrën e Tivarit për humbjen e jetëve të mbi 1000 kosovarëve. Në fakt e vërteta e kësaj masakre është e dokumentuar dhe zhurma për rolin e Ramiz Alisë më shumë ishte politike. Enver Hoxha pas prishjes së marrëdhënieve me Titon për këtë masakër të mënyrë deklaroi se ka pasur rreth 1000 të vrarë ndërkohë ka pasur një moment që lideri komunist mendoi seriozisht që të çonte në gjyqet ndërkombëtare fajtorët, por më pas u tërhoq nga kjo ide duke parë që Rusia nuk i dha mbështetje. Ish-presidenti Ramiz Alia reagoi vetë për akuzat e kryeministrit Berisha në drejtim të tij, të lidhura me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 1000 kosovarë të pafajshëm. “Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën. Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan. Berishën çdo gjë e shqetëson, ashtu është formuar ai. Kur ka halle dhe probleme do të krijojë gjullurdi, të kapet diku të krijojë një problem”, u shpreh ish-presidenti Alia disa muaj më parë.



2-Roli i Ramiz Alisë në eliminimin e shumë prej figurave të nomenklaturës komuniste?

Natyrisht kur ishin në jetë emrat e Beqir Ballukut, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut apo Mehmet Shehut, nuk mund të mendohej apo të merrej me mend në opinionin publik dhe jo vetëm se trashëgimtar i pushtetit të Enver Hoxhës mund të ishte Ramiz Alia. Ndërkohë që dënimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumë hipoteza lidhur me dënimin e tij. Ato që më shumë duket se kanë zënë vend, janë hipotezat e frikës së Hoxhës për marrjen e pushtetit nga një njeri i cili dilte nga sfera e influencës së tij. Mendohet se Hoxha si pasardhës të tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij në vitin 1979 prish planet dhe në skenë del ideja e Ramiz Alisë. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Po ashtu misterioze ngelet dhe vdekja e Hysni Kapos në Francë. Shumë herë është thënë se për shëndetin e tij është kujdesur Ramiz Alia i cili mendohej se do të ishte pasues i Hoxhës vetë në rast se nuk do të jetonte Hysni Kapo. Vrasja e Mehmet Shehut nuk lidhet direkt me ndonjë akuzë për Ramiz Alinë, por fakti që Shehu ishte njeriu më i fortë pas Hoxhës lind dyshime të forta se dijenia e Alisë ka qenë e madhe për atë çka po ndodhte në Bllok në atë kohë. Alia në gjithë deklaratat e tij por dhe në librin me kujtime e deklaron si një vetëvrasje atë të Shehut dhe në një farë mënyre e denigron si veprim.
3- Si arriti Ramiz Alia të bëhej pasues i Enver Hoxhës?

Zgjedhja formale e Ramiz Alisë pas vdekjes së Enver Hoxhës u bë më 13 prill 1985, domethënë vetëm dy ditë pas vdekjes së diktatorit. Në mbrëmje të kësaj date, kanali shtetëror italian “RAI UNO”, në edicionin e lajmeve të orës 20.00 (TG1), përdori një fjali surprizë, e cila nuk u dha në edicionet e tjera të lajmeve. Ndër të tjera RAI emetoi këtë lajm: “Sot në vend të Enver Hoxhës u zgjodh në postin e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, ish-shefi i policisë sekrete të Enver Hoxhës, Ramiz Alia”. Në fakt RAI sa kishte prekur një të fshehtë të madhe që funksiononte brenda piramidës partiako-shtetërore komuniste. Sipas informacioneve, në Shqipëri qysh prej vitit 1948 funksiononte edhe një polici e fshehtë sekrete e Enver Hoxhës, e cila ishte një strukturë e veçantë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga hallka e saj Sigurimi i Shtetit, dhe ishte tërësisht e panjohur. Në këtë strukturë kanë bërë pjesë njerëz që nuk e kishin vlerën nga funksioni legal i tyre, por nga pesha që kishin në këtë rrjet. Në këtë lloj policie kanë bërë pjesë njerëz të niveleve të ndryshme, të cilët kurdoherë kanë qenë të gjithëpushtetshëm dhe të pacenueshëm. Rrjeti informativ i organizuar dhe i drejtuar nga Ramiz Alia, kishte si bashkëdrejtuese bashkëshorten e Hoxhës, Nexhmijen. Pikërisht kjo është pika e bashkëpunimit të Ramiz Alisë me Nexhmije Hoxhën. Ky bashkëpunim ka qenë i gjatë dhe i përjetshëm, por në raste të caktuara në mënyrë folklorizante, janë hapur fjalë për gjoja ekzistencën e ndonjë konflikti midis tyre.



4- Pse Shqipëria ishte e fundit që u shkëput nga komunizmi, si i kontrollonte Alia grupet kundërshtare?

Vendi ynë ishte i fundit që u shkëput nga komunizmi. Ndryshe nga Rumania, apo vendet e tjera të lindjes Shqipërisë iu desh të kalonte në fillim të viteve ’90-të për të bërë kapërcimin. Alia e kuptoi që sistemi që po drejtonte ishte në agoni dhe për këtë duhej lejuar krijimi i partive të reja. Nusja e djalit të Enver Hoxhës dhe një nga kundërshtaret e forta të Ramiz Alisë, Liljana Hoxha thotë kështu për ndryshimet politike në Shqipëri: “Ramiz Alia ishte ai, që hapi dyert e ambasadave që të ikin njerëzit në eksod, dhe kur i shikon që ikin gjithë këta bij nënash, që të dhimbseshin që iknin në atë mënyrë, Ramiz Alia i quan ata armiq të popullit. Ai hap kufijtë dhe vret njerëzit pabesisht, pra bën gjenocid. Ramiz Alia është ai, që solli pluralizmin, dhe mirë bëri që e bëri këtë, por nuk e bëri në atë logjikën që thamë por ndryshe, duke e bërë në një farë mënyre mbrapsht, e bëri duke i ngritur kultin Enver Hoxhës, kur ai duhet të asgjësonte dashurinë e njerëzve për Enverin. Kjo është gjëja më traumatike që ka bërë ai, pasi ka vrarë ndjenjën shqiptare, për këtë i kam thënë edhe Nexhmije Hoxhës dhe më është përgjigjur se nuk kishte se ç´më duhej të merresha me këtë punë”, thotë Liljana Hoxha në një dalje publike të disa viteve më parë. Në shumë aspekte, Alia ishte një i mbijetuar politik. Ai kishte arritur të mbetet një figurë e rëndësishme politike nëpër disa kriza politike. Edhe pse ai kishte disa shqetësime të vërtetë për stabilitetin dhe vazhdimësinë, ai nuk ishte i papërkulur. Ai ndryshoi në përgjigje të rrethanave dhe kërkesave të vendosur nga reformatorët. Megjithatë, me Shqipërinë në grahmat e një krize të rëndë ekonomike, Alia kishte për t’u përballur me sfidat me të cilat ai nuk mund të kapërcej. Pas rënies së qeverisë së koalicionit në dhjetor 1992 dhe Partia Demokratike e PDSH (Shqipërisë) fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës 1992, ai dha dorëheqjen si president më 3 prill, 1992. Më 9 prill, Kuvendi Popullor zgjodhi kreu i PDSH, Sali Berisha si kreu i ri i Shqipërisë të shtetit. Më 21 maj, 1994, zyrtarë të lartë të regjimit komunist, përfshirë edhe Ramiz Alia, shkoi në gjyq. Alia u akuzua për shpërdorim të pushtetit dhe shpërdorim të fondeve shtetërore, siç ishte Adil Çarçani, ish kryeministër, Manush Myftiu, zëvendësi i tij, dhe Rita Marko, ish-zëvendës-president.

5- A i vendosi vërtet Ramiz Alia Berishën dhe Nanon në krye të PD dhe PS?

Jo rrallë në media është shkruar se Sali Berishën dhe Fatos Nanon i ka dirigjuar Ramiz Alia për të marrë drejtimin e dy partive kryesore në vend. Duke parë të kaluarën e tyre që lidhej me Partinë e Punës, nuk ka asgjë për të mos u besuar. Në fakt Ramiz Alia asnjë herë nuk është shprehur për këtë ngjarje në mënyrë të drejtpërdrejtë ku e ka dhënë versionin e tij në mënyrë të përciptë, por pa thënë se si doli Berisha dhe Nano në krye të dy partive. Roli i vërtetë tashmë që Alia nuk jeton, do të dalë nga kujtimet e dy protagonistëve Nano dhe Berisha, por dhe të personazheve të tjerë të cilët kanë qenë në dijeni të zhvillimeve të asaj periudhe, ose të do të mbesë gjithmonë një mister i madh.

Gjatë ditës mësuese, në mbrëmje një nga aktoret më të mira të pornografisë




Një mësuese nga Rusia, ka dhënë dorëheqje pasi fotografitë e saj komprometuese kanë arritur deri te drejtori – dhe deri te studentët e saj. Njëzeteshtatëvjeçarja Svetlana Topol ka punuar në një nga shkollat më prestigjioze në Shën Petersburg.


Por gjithashtu, përveç profesionit të saj si mësuese, ajo pas orarit, ishte angazhuar edhe si aktore e filmave pornografikë.

“Njoh shumë njerëz me të cilët kam punuar, por ajo është e veçantë. Ajo arrin të bëjë lëvizje të cilat aktoret e tjera nuk mund t’i bëjnë. Ajo është shumë e popullarizuar”, citohet të ketë thënë drejtori i pornografisë, Jack Bob.

Megjithatë, popullariteti i kësaj pune asaj i ka kushtuar vendin e punës në shkollë. Është interesante se mësuesja është e martuar dhe se burri i saj e dinte se ajo bënte edhe një punë të tillë.

Gjithashtu çfarë është interesante është fakti se ajo merrte pjesë në filma pornografikë të regjistruar në Hungari dhe Çeki, ku aktoret fitojnë më së shumti. /Telegraf

Dr. Sejfullah Maloku:Rusia dhe ndikimi negativ në Ballkan

Rusia dhe ndikimi negativ në Ballkan
Prej disa ditësh prestigjiozia “The Guardian” angleze, ka bërë publike disa të dhëna se si Rusia gjatë viteve të fundit ka shtrirë influencën e saj ne Ballkan, e kryesisht atë perëndimor. Rusia e ka bërë këtë por duke përdorur një sërë faktorësh duke filluar që nga qëndrat e saj Diplomatike në këto vënde duke kamufluar brënda tyre dhe punonjësit e shërbimeve sekrete ruse ashtu dhe duke duke përdorur dhe hapjen dhe përhapjen me shpejtësi të Qendrave Kulturore ruse dhe Shoqatave pro ruse në disa vënde të Ballkanit duke filluar nga Bosnja, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Gjithashtu Rusia nëpërmjet prezencës së saj në Ballkan, ka dashur te shtrijë modelin e saj të qeverisjes së liderëve autokratikë të cilët në Ballkan për shkak të trashëgimisë ish komuniste dhe mentalitetit të trashëguar, gjen vënd dhe përhapet shpejt në mentalitetin drejtues të liderëve të këtyre vëndeve.

Jo vetëm drejtimi autokratik, por dhe korrupsioni në çdo qelizë të institucioneve shetërore e jetës së shoqerisë është një tjetër “dhuratë” e importuar nga modeli rus. Qëllimi i vetëm është që këto vënde për shkak të problemit të korrupsionit, i cili është kushti dhe parakushti kryesor i BE-së per hapjen e negociatave të këtyre vëndeve, do të pengonte në kohë ose do të vononte afrimin e këtyre vëndeve me BE-në, çka do ti jepte kohë Rusisë të implementonte politikat e saj në këto vënde dhe të ishin nën kontrollin e saj.

Nga ana e strategjisë ushtarake, Rusia ka bërë përpjekje maksimale për të ndaluar integrimin dhe anetaresimin e ketyre vendeve me NATO-n rivalin kryesor prej me shume se gjysem shekulli të Rusisë dhe të riaktivizuar si përplasje nga ideja e superfuqisë së Putinit i cili kërkonte të risjellë shkëlqimin e forcës së ushtrisë ruse në arenën ndërkombetare me gjeo-politikën aktuale. Por Ballkani i cili që në fillim të viteve 1990 duket se kishte një orientim te qartë drejt integrimit Euro-Atlantik binte në kundërshtim me planet apo interesat e Rusisë me këtë rajon.

Në këtë këndvështrim Rusia dhe Shërbimet Sekrete Ruse janë investuar shumë me qëllim mbajtjen sa më larg të NATO-s nga ky rajon, i cili megjithëse perspektivën e ka në këtë Aleance Politiko Ushtarake po has pengesa ne finalizimin e ketij qellimi. Është pikërisht Rusia e cila nuk e dëshiron një gjë të tillë. Shërbimet Sekrete Ruse në bashkëpunim me drejtues dhe politikanë pro rusë në Rajon kanë bërë gjithçka që këto vënde të mos anëtarësohen në NATO.

Përmëndim ketu që nga përdorimi i mediave pro ruse për të bërë fushata lajmesh negative apo dekurajuese për mos futjen në këtë Aleancë të këtyre vëndeve ashtu dhe përhapjen e lajmeve të rreme se kjo Aleancë ka kosto për këto vende.

Konktretisht një gjë e tillë është parë në Shqipëri, kur para futjes së vendit tonë në NATO ka pasur një fushatë të mirëorkestruar lajmesh dizinformuese mbi “detyrime” të Shtetit Shqiptar dhe Ushtrisë Shqiptare ndaj NATO-s duke shkuar deri aty sa thonin se, nuk mund të përballohen detyrimet financiare nga ana e Shqipërisë duke mbajtur qëllimisht të fshehtë apo duke anashkaluar faktin se futja e Shqipërisë në NATO do te rriste kapacitetet ushtarake si në fushën profesionale ashtu dhe të mjeteve apo teknologjisë ushtarake të ushtrisë shqiptare duke e rradhitur atë kryelarte përkrah shteteve që janë kontribues të NATO-s te kryesuar nga Sh.B.A.

Gjithashtu në atë kohë dhe më pas ka pasur dhe akuza politike ndaj drejtuesve të vendit.

Qeëllimi i vetëm, ishte mos futja e Shqiprise ne NATO, pasi bërja pjesë në këtë Aleancë jo vetëm që binte ndesh me interesat e Rusise por largonte këtë të fundit dhe dëshirat e saj të kontrollit “të butë” nga Shqipëria. E njëjta situatë u përsërit dhe në Mal te Zi, ku tashmë e vërtetuar se Rusia, nëpërmjet ndihmes të partnerit të saj kryesor e më të besuar në Ballkan, Serbisë, (të cilat kësaj rradhe kanë shkuar deri aty sa tashmë eshte faktuar dhe dështimi i nje grushti shteti aty), qëllimi i vetëm i të cilit ishte shtyrja e anëtarësimit te Republikës së Malit të Zi në NATO. Rusia nëpërmjet njerëzve të saj, herë atyre të Shërbimeve Sekrete e here biznesmeneve të ndryshëm, kishte investuar shumë në Republikën e vogël të Malit të Zi, për ta kthyer atë në një domen të vetin me qëllimin final – atë të daljes në Adriatik, dëshirë shekullore e saj, por edhe, pse jo, për ta pasur një “bazë” te saj në Ballkan. Hyrja e Malit te Zi në NATO e prishi këtë “investim” disa vjeçar rus e bashkë me të edhe punën e shtetit rus e shërbimeve të tij secrete; prandaj dhe kundërpërgjigja ishte e tillë e vrazhdë, tentativë për grusht shteti.

Sidoqoftë, Mali i Zi ishte tashmë i orientuar qartë për të ardhmen e tij Euro Atlantike, ndaj i sigurtë në këtë rrugë e me lidership të fortë ndërmorri me sukses reformat e nevojshme që i’a lejuan anëtarësimin në këtë Aleancë.

Maqedonia, mbetet shteti më i brishte ne Ballkan, arsyet dihen tashme nga te gjithe. konfliktet e brendshme dhe te jashtme, megjithese në pamje të parë, më pak të rendesishme se konflikti etnik ne Maqedoni, megjithese dikush nuk do ta pranojë, ka ndikuar dhe ndikon në kryerjen apo realizimin e reformave të ndryshme rrënjësore dhe jetësore në këtë vend. E si te mos mjaftonte kjo, konflikti me fqinjin e tij jugor Greqinë i cili jo vetëm që është problem që trashëgohet prej vitesh në kancelaritë Europiane dhe ato të Sh.B.A, por dhe ka ndikuar shumë në mos integrimin e ketij vendi në institucionet Europiane dhe në NATO. Pa përmendur këtu keqqeverisjen apo korrupsionin e bërë prezente në këtë vend edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar që Maqedonia të jetë lehtesisht e arritshme për interesat ruse dhe modelin e saj.

Këtë mund ta vërejmë në Qeverisjen e vëndit i cili imitoi atë të oligarkisë ruse si në emërimet nepotike e lidhje familjare çka sjelin kapjen e shteti nga një numër i vogël personash, ashtu dhe pasurimin nëpërmjet shfrytëzimit të resurseve ekonomimë duke përdorur instrumentat shtetërore të kapura që më parë nga një elite politike që nuk prodhon asgjë më shumë se sa nepotizen, korrupsion dhe e përkthyer në shërbime shumë më pak cilesore për popullin e vet. Lufta ndaj opozitës është një tjetër tipar i influences ruse në Maqedoni, dhe kjo është vënë re vitet e fundit ku opozita ne këtë vend është denigruar, sulmuar dhe akuzuar deri bashkëpuntore e shteteve te ndryshme, apo shërbimeve sekrete perëndimore kundra interesave te vete popullit maqedonas. Por imitimi i modelit te ndikimit rus nuk u ndal me kaq, por shkoi deri në dhunë fizike dhe tentativa per te eliminuar lideret e opozites.

Faktor tjetër jo më pak i rëndësishëm ishte dhe mbetet fryma nacionaliste e futur dhe promovuar gjatë drejtimit te shtetit nga ish Kryeministri Gruevski. Te gjithe keta komponentë po ti bashkosh, i shërbejnë vetëm një qëllimi krijimit të kushteve për mbajtjen e Maqedonisë larg rrugës së reformave të kërkuara nga partnerët Europianë dhe Amerikanë me qëllim që kjo e fundit të mbetej nje enklavë pro ruse ne Ballkan.

Ndikimi dhe ndihma ndaj lidershipit maqedonas ishte e gjithanshme deri në mbeshtetje politike në arenën ndërkombetare dhe asnjë akuzë ndaj sjelljeve të lidershipit drejtues maqedonas.

Ndryshimi i situatës politike ne Maqedoni ndryshimi Qeverisë dhe elitës politike pas shume vitesh solli dhe një herë humbjen e ndikimit rus në Maqedoni, frika e humbjes së këtij ndikimi solli humbje “te kontrollit” rus çka u përkthye në krijimin e një situate dhune të pa precedentë që solli dhunë në tempullin e demokracisë të Maqedonise, ku dhuna përfundoi dhe degradoi deri në dhunë fizike dhe deri në tentativa për vrasjen e liderve të opozitës maqedonase.

Dr. Selfullah Maloku: Kryepeshkopi Anastas nën ndikimin rus!


Kisha Ortodokse Ruse, vitet e fundit në frymën e Presidentit Rus Vladimir Putin, i cili tashmë e ka bërë publike deshirën e tij që ta kthejë Rusinë në qendër të Ortodoksisë boterore.

Kjo është parë është në zhvillimet që pati në mbledhjen e fundit të Sinodit Pan Ortodoks në Qipro ku Kisha Ortodokse Ruse kërkoi që të merrte drejtimin e Patriakanave Ortodokse dhe Kirilli, drejtuesi i Kishes Ortodokse Ruse të kthehet në drejtuesin e botës ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse tashmë është kthyer në një aleat të shtetit zyrtar Rus në përhapjen e ndikimit dhe frymes pan ortodokse ruse kryesisht, në vëndet e Ballkanit ku kjo frymë është mbizoteruese. Kohët e fundit është bërë e qartë strategjia e Rusisë dhe Kishës së saj Ortodokse ku kërkon që të kontrollojë Kishat e tjera Autoqefale duke bërë që të ketë një numer sa më të madh Kishash mbështetëse e satelite të saj por dhe një ndikim gjithnjë e më të madh ne Ballkan. Këtij ndikimi nuk kishte se si ti shpëtonte dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila megjithëse e udhëhequr prej më shumë se dy dekadash “Autoqefali” nga Kryepeshkopi grek Anastas Janullatos, nuk i ka.shpëtuar varësise indirekte nga Kishat e tjera ortodokse. Fillimisht ishte ndikimi grek nëpërmjet Kishës Ortodokse Greke, investimet greke, Peshkopë e drejtues greke e gjithçka në frymën greke.

Ndërsa aktualisht, të ndodhur para faktit të kryer atij të mos pasjes më të beneficjeve nga Shteti, e Kisha Ortodokse Greke, Kryepeshkopi Anastas nuk mund ta linte KOASH-in pa “ndihma” e investime për të cilat Ai dhe KOASH-i ka nevojë. Nga ana tjetër, Kisha Ortodokse Ruse e shteti Rus kishin deshirë dhe nevojë që të shtrinin ndikimin e tyre pan-ortodokse në KOASH e Shqipëri. Nisur nga ky fakt Kisha Ortodokse Ruse me ndërmjetësimin e Ambasadës Ruse në Tiranë nxitoi të zinte dhe mbushte boshllëkun e lënë nga mungesa e ardhjes së ndihmave nga Greqia. Me një qëllim të qartë në vetvete, Rusia nuk mund ta linte pa ndihmë KOASH- in dhe Kryepeshkopin Anastas i cili ne 25 vjet të drejtimit të KOASH e ka mbajtur, menaxhuar e drejtuar vetëm me ndihmat e ardhura nga Greia. Kjo shërbeu qe jo vetëm Kisha Ruse, Amabasada Ruse në Tiranë e shteti Rus të kthente vëmëndjen tek Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare por dhe Kryepeshkopi Anastas si njohës i mirë i këtyre lojrave e ka kuptuar idenë dhe dëshiren e Rusisë dhe ka. bërë nje “kthesë” drejt kësaj të fundit me idene dhe kerkesen dhe deshiren e vetme atë të pasjes se ndihmave dhe donacioneve nga Rusia nëpërmjet Kishes Ortodokse Ruse.

Vizitat e diplomatëve Rusë në Tiranë në KOASH, ftesa nga Patriarku Kirill e donacione të ndryshme bënë afrimin e butë midis KOASH-it dhe Rusisë. Por pas ndikimit të madh në Kishën Ortodokse Serbe, të Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë, tani i erdhi rradha Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare qe te kalonte nën ndikimin e butë Rus. Rusisë dhe politikës së saj eksansioniste i duhet KOASH-i, i duhet për të shtuar numrin e Kishave të saj që mund te votonin pro saj mbi kthimin e saj në drejtuse të Kishave dhe kthim në kryeqëndër të Ortodoksisë botërore.

Por në një rast votimi, asaj Rusisë i duhet një numër sa më i madh votash pro që të realizohet ideja e Putinit për pasjes së qendrës së Ortodoksisë Rusinë. Tashmë që “bashkepunimi” midis KOASH-it dhe Rusisë është evidente , kjo e fundit i ka kërkuar Anastasit të kryejë rolin e ndërmjetesit midis Kishes Ortodokse Serbe dhe Patriakanës së Stambollit për njohjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Maqedonisë.

Arsyeja është e thjeshtë, Rusia e Putini dhe Kisha Ortodokse Ruse po shkojnë me shpejtësi drejtë kërkesës për një votim e ne këto raste duhet nje numër sa më i madh votash Kishash Autoqefale. Në këtë rast Rusia me ndërmjetësimin e Anastasit i jep Maqedonisë Autoqefalinë duke kërkuar voten e saj në këmbin të gjithë kësaj që po bën për dhënien e kësaj Autoqefalie. Ndërsa Anastasi në fund përvec idesë se ende ka reputacion në Patriakanë mund të marrë dhe ndihmat e shumë pritura nga Rusia.

Sherif Merdani: Alida Hisku gënjen, askush nuk e ka përdhunuar, kjo ishte e pamundur


Sherif Merdiani, një nga këngëtarët që është përballur me burgun dhe torturat e komunizmit, ka reaguar pas deklaratave të këngëtares Alida Hisku, se atë e kanë përdhunuar në burg.

Merdani thotë se Hisku gënjen dhe se atë nuk e ka përdhunuar askush.

Sipas Merdanit, askush nuk guxonte që të përdhunonte femrat në qeli, pasi kjo mundësi nuk ekzistonte.

“Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta.

Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun.

E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune.

Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur.

Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari.

Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur kibrin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani”, ka thënë ai për Javanews.

“Mund të pyesni dhe kolegët e mi të nderuar që kanë bërë burgun komunist si avokati Spartak Ngjela dhe publicisti Fatos Lubonja, që një gjë e tillë ishte krejt e pamundur.

Me pak fjalë, e besoj plotësisht po ta kenë rrahur, dhe nëse e kanë lënë pa ngrenë, por një njeri si unë që ka qëndruar me vite në atë ferr dhe i njeh çdo qelizë nuk e beson se ka pasur përdhunime të shpeshta”, thotë më tej Merdani.

Ai shprehet se policët dhe prokurorët kishin frikë nga njëri-tjetri dhe s’do të guxonin të bënin veprime të tilla, pasi mund të spiunoheshin.

“E di shumë mirë që hetuesi, polici dhe prokurori kishin frikë nga njëri-tjetri.

Kjo grua, që unë e njoh qysh kur ishte 16 vjeçe, (Festivali i 11-­të), tashmë nuk është në rregull, lëshon nga këto broçkulla për të bërë sensacion ne Gjermani dhe për të shitur librin që ka shkruar.

Le t’i themi të vërtetat ashtu siç kanë qenë dhe jo me sajime dhe tendenca.

Pastaj, vetë Alida ishte një këngëtare shumë e talentuar, por jo një femër e tillë… e shkurtër, e pabukur dhe aspak tërheqëse”, e mbull argumentin e tij Merdani.

Mustafa Nano: Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar? Nga Mustafa Nano

Mustafa Nano: Skënderbeu ishte shqiptar me nënë serbe. Ç’ka këtu për t’u tërbuar?

U bë shumë zhurmë lidhur me një thënie timen në një takim me ca studentë të UET-it mbi nënën serbe të Gjergj Kastriotit, alias Skënderbeut. U bë zhurmë, a thua se kjo gjë po thuhej për herë të parë. Në fakt, e kanë thënë edhe të tjerë para meje, pas vitit 1990. E le ta saktësojmë një herë e mirë: nuk kanë bërë ndonjë të pabërë. Kanë thënë një të vërtetë. Nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është një tezë që mbrohet nga të gjithë studiuesit, tanimë. Ndër të parët që e ka pohuar këtë gjë ka qenë një shqiptar. Quhet Marin Barleti. Dhe e ka shkruar pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut. Nja 30-40 vjet më pas. Tridhjetë-dyzet vjet nuk janë aq shumë sa të komprometojnë besueshmërinë e rrëfimit. Bibla e Kurani, dy librat që besohen më shumë në historinë e njerëzimit, janë “printuar” teksa kish kaluar një kohë pak a shumë e njëjtë prej ngjarjeve që ato rrëfejnë. Me këtë standard, Marin Barleti si burim historik nuk ka të sharë. Pastaj, pse do duhej të dyshonim ne te Marin Barleti? Ky ka qenë një prift shkodran, e si i tillë “nuk ka pasur asnjë interes” ta nxirrte të papastër origjinën e bashkatdhetarit të vet.

Marin Barleti nuk ka shkruar në gjuhën shqipe. Ka shkruar, megjithatë, për ngjarje e personazhe të historisë së Shqipërisë, sidozot për Skënderbeun. Madje, vepra e tij më e mirë është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që, siç merret vesh nga titulli, i kushtohet heroit tonë kombëtar. Të gjithë ata që kanë dashur të merren me heroin kombëtar të shqiptarëve nuk kanë mundur të mos i referohen Barletit. Libri i tij është një nga dëshmitë më të hershme mbi Skënderbeun. Në versionin shqip, të përkthyer nga Stefan I. Prifti, në faqen 2, paragrafi i parë (këto të dhëna me saktësi milimetrike po i jap me shpresën se mund t’u mbyll gojën të gjithë marrokëve që duan të flasin për gjëra që nuk i dinë. Por a u mbyllet goja vallë? Kam frikë se është e kundërta, më shumë u hapet): “Gruaja e Gjonit quhej Vojsava, dhe këtë të fundit e bënin jo të padenjë për atë burrë, më një anë i ati i saj shumë fisnik, princi i tribalëve, më anë tjetër bukuria, sjellja e shpirti i saj i lartë përmbi natyrën e femrës”. Emërtimi “tribalë” është i lashtë, parasllav. Është përdorur nga bizantinët, por edhe nga të tjerë, deri pas mesjetës, për të thirrur serbët. Pretendimi i ndonjë studiuesi shqiptar se fjala “tribal” vjen nga “tri-ballë”, me fjalë të tjera vjen nga shqipja, me fjalë të tjera akoma është përdorur për të thirrur shqiptarët, është krejt i ngritur në havá.

Të kuptohemi, fakti që Skënderbeu ka pasur nënën serbe nuk do të thotë se Skënderbeu ka qenë serb, apo se serbët kanë të drejtë të pretendojnë se Skënderbeu është i tyre. Jo, Skënderbeu është shqiptar. Çështja e origjinës së Skënderbeut është një muhabet i mbyllur, tanimë. Edhe vetë serbët e kanë pranuar, pavarësisht ndonjë zëri që është dëgjuar, apo ende dëgjohet, se Skënderbeu është i tyre. Të shumtët e studiuesve serbë (ata të huaj, po se po) janë pajtuar pa një, pa dy me faktin që Skënderbeu është i shqiptarëve. Vladan Gjorgjeviqi, që nuk mund të thuhet se i kishte xhan shqiptarët, përkundrazi, i përbuzte, ka mbrojtur tezën e damarit serb të Skënderbeut (dhe mirë ka bërë, pasi kjo është e vërtetë), por në fund e ka njohur Skënderbeun si të shqiptarëve. “I vetmi fatos kombtar i shqiptarëvet, Skënderbegu, ka qenë i farës serbe”, ka thënë ai. Do duhej të thoshte “ka qenë edhe i farës serbe”, duke shtuar një “edhe” pra, por ani, nga Gjorgjeviqi mund të pritej edhe më keq. Pastaj, më shumë rëndësi ka pohimi i tij se Skënderbeu është “fatosi kombëtar i shqiptarëve”. E përderisa e ka pranuar këtë gjë Vladan Gjorgjeviqi, kjo do të thotë se në këtë mes çdo diskutim është i tepërt.

Fakti që nëna e tij ka qenë serbe nuk i heq asgjë pohimit se Skënderbeu është shqiptar. Ashtu si ky pohim nuk e zhbën dot faktin që nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është historia. Të gjitha mund t’i bëjmë sipas qejfit, por jo historinë. Historia është ajo që është. “Për inat” të shumë idiotëve e marrokëve që do donin të ishte ndryshe. Dhe kjo histori na thotë se nëna e Skënderbeut ka qenë serbe, e që vetë Skënderbeu ka hyrë, e ka mbetur, në histori si shqiptar 24 karatësh. Nuk është vetëm babai me origjinë shqiptare që e bën shqiptar. Është më shumë se kaq, është jeta e tij prej shqiptari, mes shqiptarëve, në troje që më së shumti banoheshin prej shqiptarëve. Janosh Huniadi ishte i tëri rumun në origjinë, e megjithatë ai ka mbetur si hero i hungarezëve, sepse luftoi më së shumti me hungarezët, për hungarezët, s’ka gjë se në thelb luftërat e tij, ashtu si edhe ato të Skënderbeut, ishin kryesisht në mbrojtje të Krishterimit.

Figura e Skënderbeut mbeti prore (me ndonjë zbehje në periudha të caktuara) në kujtesën e shqiptarëve. Marino Bizzi, arqipeshkvi i Tivarit në fillim të shekullit XVII hartoi një raport mbi vizitën që ai bëri në viset turke, shqiptare e serbe në vitin 1610, dhe në atë raport nxjerr në pah faktin që “shqiptarët nuk e kanë harruar heroin e tyre kombëtar, Skënderbeun” (marrë nga “The history of Servia, and the servian revolution….”, faqja 368, paragrafi i parë, me autor Leopold Ranke; dhe nuk është pa gjasa që gjuhëtari apo folkloristi serb, Vuk Karaxhiqi, t’ia ketë lexuar në dorëshkrim këtë libër, pa nxjerrë ndonjë objeksion kundër raportit të Bizzit; gjuhëtari i famshëm serb e historiani i famshëm gjerman ishin shokë të ngushtë).

Vijmë tani te pohimi tjetër i imi në takimin me studentët e UET-it: Skënderbeu ishte më shumë i krishterë sesa shqiptar. Nuk ka ndonjë gjë të çuditshme në këtë mes. Ballkanasit e shekullit XV nuk kanë qenë shumë të fiksuar pas identitetit etnik. Se mos vetëm ballkanasit! Kudo nëpër Europë që atëbotë ishte vetë bota, ishte e njëjta gjë. Principatat e mbretëritë ishin multietnike. Njerëz të etnive të ndryshme jetonin pa të keq, e pa asnjë problem, pranë njëri-tjetrit. Ndërsa për njerëzit e besimeve të ndryshme fetare nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Kishte plot martesa ndëretnike, por rrallë mund të ndodhnin martesa ndërfetare. Pikërisht për këtë shkak, edhe princërit e feudalët ishin me origjinë të ngatërruar. Balshajt, fjala vjen, nuk dihej nga cila degë t’i kapje, sido që rrënjët e tyre – kështu duket – kanë qenë shqiptare.

Përzierja sllavo-shqiptare nuk ka qenë një gjë e padëgjuar gjatë shekujve XV-XVI, por edhe më herët e më pas. Të dhënat antroponimike të defterit të regjistrimit të popullsisë për Kosovën e vitit 1455 (marrë nga Historia e Kosovës e Jusuf Buxhovit, Kosova III, faqja 27-29) na japin një panoramë antroponimike të dy etnive të shkrira me njëra-tjetrën edhe brenda familjeve: “Radonja, i biri i Berishës, Kojica, i biri i Gjonit, Radisllavi, i biri i Gjonit, Radivoja, i biri i Gjoneshit, Radica Arbanasi, Milloshi, i vëllai i Berishës, Branisllavi, i biri i Arbanasit, Novaku, i biri i Arnaudit, Radihna, i biri i Arbanasit, Radac, i biri i Arbanasit, Petko Arbanasi, Mihal Arbanasi e Radko, vëllai i tij, Radovani, i biri i Gjinit, Vëlkosllavi, i biri i Medunasit, Gjini, i biri i Vukut, Gjergji, i biri Radiçit, Gjoni, i vëllai i Andrijës, Gjoni, i biri i Popit etj. etj. Për të ilustruar edhe më mirë këtë peizazh antroponimik multi-etnik, apo sllavo-shqiptar, brenda familjeve, na shërben familja e vetë Skënderbeut. Ju kujtohen emrat e vëllezërve e motrave të tij? Jua risjell unë në mendje: vëllezërit quheshin Reposh, Stanisha, Konstantin, Gjergj (Skënderbeu). Ndërsa motrat quheshin Mara, Jella, Angjelima, Vllaica e Mamica (nuk kuptohet pse të shumtit e studiuesve kanë adaptuar trajtat Maria e Angjelina, në një kohë që në veprën origjinale të Barletit, në latinisht, janë Mara e Angjelima, saktësisht Angelimā). Siç shihet, një pjesë e emrave janë sllavë: Vllaica, Mamica, Stanisha…

Ne të sotshmit, sa herë që flasim për perandorë, mbretër, princër, prijës të atyre kohëve, nënvizojmë identitetin etnik të tyre, madje akademitë e vendeve të Ballkanit hahen pafund në mbrojtje të këtyre etiketave identitare të vëna aposteriori, por kjo, për ata vetë, ka qenë më pak e rëndësishme se sa mendohet. Pretendimet e shumë udhëtarëve e studiuesve mbi prejardhjen e përzier të fiseve e klaneve shqiptare e sllave në zonat ndërkufitare nuk duhet të jenë pa gjë. Krerët i lidhnin martesat me synimin për të fuqizuar pushtetin e ndikimin, dhe “etnia” tjetër nuk ishte pengesë për këtë gjë. Përkundrazi, ishte garanci. Në fillim të shekullit XIII, shqiptari Demetrios, djali i Progonit, që ishte princ i Arbanumit në Krujë, i kishte marrë vajzën për grua zhupanit të madh, Stefanit (këtë e kam marrë nga Konstandin Jireçeku, Historia e serbëve, pjesa e parë, faqet 327-328). Djali i Gjergj Topias u martua me Teodorën, një nga motrat e Vuk Brankoviqit, i cili nga ana e vet u martua me të bijën e Llazarit, Marën, dhe kështu u bë kunati i Gjergj Balshës, pasi ky i fundit mori motrën e Marës, Jelenën (Marrë sërish nga Jireçeku në shqip, faqe 137 e 142).

Edhe shtabet e luftës, oborret etj., (për të mos folur për ushtritë) ishin të karakterit multietnik. Ndonjë ndihmës i Skënderbeut ishte sllav, si fjala vjen Ninac Vukosaliqi. E ky kishte si sekretar të vetin një sllav tjetër me emrin Radiq (marrë nga “Skënderbeu” i Schmitt-it, faqe 140). E meqë jemi këtu, duhet thënë se Kuvendi i Lezhës i mbledhur prej Skënderbeut më 1444, e që ne shqiptarët e kemi të regjistruar në histori si një ngjarje të madhe tonën, dhe me të drejtë kështu, ka qenë sadopak një summit ballkanik a mesdhetar, ngaqë në katedralen e Shën Kollit, në Lezhë, përveç Arianit Golem Topias, Gjergj Stresit, të birit të Balshës që kish ardhur pa vëllezërit Gjon e Bojko, Nikollë e Pal Dukagjinit, Lekë Zaharias, Pjetër Spanit, Lekë Dushmanit, ishin të pranishëm edhe Stefan Cernojeviqi me të bijtë Gjergjin e Gjonin, e disa princër venedikas. Stefan Cernojeviqi, që ishte me origjinë të përzier shqiptaro-sllave, ishte edhe në takimin e parë që Skënderbeu bëri në Krujë me aleatët e mundshëm në luftën kundër osmanëve.

Ballkani ka qenë, dhe është, i ngatërruar, gjë që na ka bërë ne me komplekse, makthe e paranoja. Në momentin që një personazh është i madh, drejt tij zgjaten të gjitha duart. Ja, shikoni atë që ngjan me Nënë Terezën. Shqiptarët e maqedonasit janë në garë për ta “përvetësuar” të tërën. Sikur të ish në dorën e tyre, do ta kishin shqyer copash, për të rrëmbyer prej saj ç’të mundnin, ndonjë krahë, a mollaqe, a gjí, a ku di unë se çfarë tjetër. Historia e ka thënë të vetën, megjithatë. Ajo ka qenë shqiptare në origjinë, dhe kjo gjë është pranuar nga të gjitha burimet (dhe nga ajo vetë, mbi të gjitha), por beteja nuk ka të sosur. Shqiptarët nuk e lëshojnë nga duart, e quajnë të tyren, vetëm të tyren, e kanë shndërruar në një ikonë e krenari kombëtare, sido që ajo nuk jetoi asnjë ditë mes tyre e nuk diti të fliste shqip. Identiteti etnik ishte gjëja më e parëndësishme për të. Por maqedonasit nuk dorëzohen. Pse? Sepse, me standardin ballkanik, edhe ata kanë të drejtë ta pretendojnë. Ajo ka lindur në Shkup, që sot është i tyre. Ky nuk është argument? Punë e madhe! Në Ballkan çdo pretendim kështu është. Si me Aleksandrin e madh. Historiani i shekullit XX, Leften Stavros Stavrianos shkruan: “Grekët thonë se Aleksandri i Madh është i tyre; shqiptarët pretendojnë të njëjtën gjë, madje kanë bërë edhe një monedhë me fytyrën e Aleksandrit të Madh të stampuar në të; por edhe bullgarët nuk rrinë prapa; ata i inkurajonin ushtarët e tyre gjatë luftës I botërore me thirrjet në nderim të bullgarit të famshëm, Aleksandrit të Madh”, (shih librin “The Balkans since 1453”, faqe 14, paragrafi 1). Ndërsa Edith Durhami dëshmon se maqedonasit, në kryengritjet e tyre antiturke në vitet e para të shekullit XX, këndonin një këngë, ku tregohej se një shqiponjë që fluturonte në qiell, hedh shikimin poshtë, sheh maqedonasit që po luftonin, e pyet: Cilët janë ata që po luftojnë? Përgjigja ishte: Janë bijtë e Aleksandrit të Madh që po rizgjohen. (Shih “The burden of the Balkans”, faqe 6, paragrafi 2).

Përsëris: Nuk ka asgjë për t’u çuditur në këtë mes. Ah, po, e vetmja gjë për t’u çuditur është kjo histeri e tërë që ka lindur rreth një fraze simes gjatë një bisede, të zgjedhur për titull nga portalet e gazetat: Nëna e Skënderbeut ishte sllave. Kam bërë një libër të tërë ku merrem me çështje të ndryshme të historisë së Shqipërisë, edhe me origjinën e Skënderbeut (është fjala për Sandwich-in), por njerëzit e kanë më të lehtë të ndalen te raportimi i një bisede të shkujdesur që unë kam patur në Vlorë me disa dhjetëra maturantë e studentë të UET-it. Më mirë kështu, sidoqoftë, sepse ja, më bënë të ulem e të bëj ca sqarime shtesë. Me shpresën e mekur se dikujt mund t’i kenë vlejtur.

“Aristokrati i Viçidolit” i bën biografinë Ramës: Të parët e tij kanë qenë lopçarë dhe rruajtës derrash

Shkrim me shkas...








Sali Berisha ka komentuar sot një deklaratë të ish-deputetit socialist Marko Bello.
Berisha shkruan Bello ka folur me nënkuptime. Sipas Berishës, ai ka dashur të tregojë origjinën e të parëve të Ramës.

Berisha shkruan se ata rruanin lopë dhe derra.

“Te dashur miq, nje mesazh ofendues ndaj Edvin Kristaq Rames ka dhene sot bashkefshatari i tij, ish deputet dhe minister i PS, z. Marko Bello duke leshuar kushtrimin: Rrofte Republika e Kokederrave!

Marko eshte njeriu qe njeh rrenjet me te thella dhe me te hershme te Rames, bashkefshatarit te tij, qe ne kohen kur stergjysherit e tij ruanin si lopçare dhe derrare ne fshatin Mbreshtan, rreze Shpiragut, lopet dhe derrat e zingjineve te fshatit!

Ne rastin e kushtrimit te Markos, Rrofte Republika e Kokederrave, ata e hengren sapunin per djath.

Ata menduan se Marko e ka fjalen per kokefortesine e Edi Rames.

Ne fakt kjo eshte e vertet vetem pjeserisht, sepse Marko ne vend qe ti thoshte Rrofte Republika e Derrareve apo Lopcareve, duke evokuar keshtu te paret e Edi Rames, e zbuti.

Ai nuk shkoi te genet dhe u mjaftua duke quajtur Ramen kokederr. Neser me sa duket do degjojme thirrjen tjeter “Rrofte Republika e Kokelopeve””, shkruan Berisha, që i ka rrënjët nga aristrokatët e Viçidolit

Enciklopedia angleze çmend serbët dhe grekët Shqiptarët më të vjetër në Evropën Juglindore

Enciklopedia angleze çmend serbët dhe grekët Shqiptarët më të vjetër në Evropën Juglindore

Marrë nga Shqiptarja.com

Në një koleksion antikuaresh disa vite më parë studiuesi Shyqyri Nimani hasi në një botim enciklopedik, mes fletëve të të cilit gjendeshin disa faqe kushtuar Shqipërisë.

Një botim afro një shekullor. Nimani dëshmon se ra në këto gjurmë ndërsa hulumtonte mes këtyre antikuarave në qendër të qytetit jugor bregdetar dhe shumë të bukur anglez Bournemouth.

Enciklopedia vëllimore britanike titullohet “Peoples of all nations- Their Life Today and the Story of their Past” (Popujt e të gjitha kombeve- Jeta e tyre sot dhe historia e së kaluarës së tyre). Tekstet janë shkruar nga shkrimtarët më të spikatur të antropologjisë udhëtimore dhe historisë, dhe janë ilustruar me mbi 5000 fotografi, me tablo të shumta me ngjyra dhe me 150 harta.

Editimin e kishte bërë i mirënjohuri J.A.Hammerton, ndërsa ishte botuar nga “The Amalgameted Press Limited” në Londër. Kërkimet e këtij rasti Nimani i botoi në mars të vitit 2007 në të përmuajshmen “Albanica” dhe mes të tjerash shpjegon detaje mbi atë pjesë të këtij vëllimi enciklopedik që lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë. Siç shpjegon Nimani vëllimi i parë i cili fillon nga faqe 1 deri në faqen 78, nga Abisinia deri te Perandoria Britanike përfshin edhe kapitullin që lidhet me Shqipërinë (Albania) fillon nga faqja 46 dhe përmbyllet me faqen 63. Pra, janë 18 faqe, 18 fotografi dhe 1 hartë, të gjitha në bardhë e zi. 15 faqe janë shkruar nga Mary Edith Durham, ndërsa 3 faqe të tjera nga H.T.Montague Bell.

Kapitulli më voluminoz ai me titull “Më i vjetri dhe më i veçanti i popujve të Ballkanit” është shkruar nga M.Edith Durham, autore e librit “High Albania”. Ndër të jera Durham shkruan: “Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare.

Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”. Miss Durham pastaj shkruan se secili fis ka shenjtorin e vet mbrojtës dhe se festat kremtohen në mënyrë madhështore. Kostumet popullore me të gjitha zbukurimet femërore dhe mashkullore krijojnë pamje të paharrueshme. Lufta i ka shfarosur këto troje dhe e ka lënë popullatën e uritur të shketëruar, të plaçkitur radhazi nga malazezët, serbët, bullgarët dhe austriakët. Periudhat e volitshme shqiptarët i shfrytëzonin për rindërtimin e fshtrtave të djegura dhe normalizimin e jetesës.

Në vazhdim, Miss Durham përshkruan jetën e qytetarit gjithandej në Shqipëri, i cili ushtron një jetë shumë më ndryshe nga bashkatdhetari i tij fshatar. “Ai është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare. Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Miss Durham-shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.

“Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për pavarësi.

As që është myslimani shqiptar fanatik”. Në vijim Durham shkruan mbi martesat e përziera të shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë përkundër urdhrave të klerikëve, se anëtarë të të dyja religjioneve mund të gjendeshin ndonjëherë në një familje. Shumë fise janë të përziera dhe të krishterët dhe myslimanët kanë të njëjtat zakone kombëtare të trashëguara nga lashtësitë: ora-shpirti që shkreptin si zjarri natën; shtriga-që mund të zvogëlohet sa miza, që përbirohet nëpër vrimë çelësi dhe që thith gjakun e viktimës së saj.

Ka fshatarë në Shqipëri të cilët mund të shërojnë sëmundje të caktuara dhe kirurgë shumë të shkathët, të cilët mund të bëjnë operacione, sepse ata i kuptojnë trajtesat antiseptike. Vërtet, duket se kjo mënyrë praktikohej në Shqipëri para se të njihej në Angli. Sipas Nimanit, “përqëndrimi i Durham fokusohet në të dhënat relevante mbi gjuhën e shqiptarëve, me ç’rast, ndër të tjera, shkruan se gjuha shqipe flitet që nga fushat e Kosovës e deri te Gjiri i Artës, se është pa dyshim gjuha e ilirëve të lashtë – të folurit maqedonisht e Aleksandrit të Madh. Vetë Straboni (nga shek.I i kohës sonë) na tregonte se të dy popujt (ilirët dhe maqedonasit) flitnin të njëjtën gjuhë. Ndaj kësaj gjuhe shqiptari, qoftë i krishterë apo mysliman, ndjen krenari me ngazëllim dhe ngulmim që përmban diçka heroike”.

Në vijim Durham shkruan se serbët, grekët dhe turqit më kot u përpoqën ta shkatërronin gjuhën shqipe. Serbët dhe malazezët kanë aneksuar mijëra e mijëra shqiptarë dhe kurrë nuk u kanë lejuar të kenë një shkollë apo të shtypin një letër në gjuhën e tyre amtare. Durham shkruan: “meqë shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjet vjet burgim çdokënd i cili ligjëronte apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.

Por shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u arsimuan në Robert College nga amerikanët”. Ndërkaq, kapitulli i dytë për Shqipërinë, është shkruar nga H.T. Montague Bell, editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Ai e titullon “Rritja e Shtetit Fëmigjetur të Evropës” artikullin e tij.

“Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës.

Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”. Në vijim Bell, shkruan mbi pushtimet e njëpasnjëshme të trojeve shqiptare dhe luftërave për liri.

Pastaj parashtron fakte mbi vendin, pushtetin, tregtinë dhe industritë, komunikimet, religjionin dhe arsimimin, qytetet kryesore- të cilat kishin këtë numër të banorëve: Durrësi (5000), Shkodra (32.0000), Elbasani (13.000), Tirana (12.000), Gjirokastra (12.000), Korça (8.000), Vlora (6.500). Ad.Pe.

Shqiptarët raca më e vjetër në Europën Juglindore H.T. Montague Bell H.T. Montague Bell, ishte editor i “The Near East” (Lindja e Afërt). Nga tre faqet e shkruara prej tij ne vëllimin enciklopedik kemi shkeputur kete pasazh: “Pasardhës të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë dy pjesët kryesore të popullatës. Por, përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë – si veçanti të vetëdijes kombëtare dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.

Shqiptarët, populli më i vjetër e i veçantë i Ballkanit Mary Edith Durham Gjithandej në gjysmën lindore të Gadishullit Ballkanik- në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi dhe në Shqipëri- janë gjetur mbetje të një populli shumë të hershëm në varreza parahistorike. Ata e punonin bronzin me shkathtësi dhe ishin ndër të parët në Evropë që punonin dhe përdornin hekurin. Origjina e tyre ka humbur në të kaluarën. Rreth vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhejn shqiptari modern. Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fuqishme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij. Si rrjedhim, në mesin e shqiptarëve ende gjejmë gjurmë të disa kostumeve më të hershme evropiane. Sikur malësorët skotlandezë, shqiptarët ishin popull fisnor. Këto fise në një kohë të hershme formuan dy grupe, nën princër të ndarë. Këto grupe akoma mund t’i përcaktojmë në Gegë të veriut dhe në Toskë të jugut. Ata janë një dhe i njëjti poull, flasin të njëjtën gjuhë shqipe. Gegët, ndërkaq, jetojnë në një tokë shumë më të ashpër dhe në kështjellat natyrore të maleve kanë ruajtur disa zakone të moçme se sa Toskët e jugut. Në malet veriore sistemi fisnor ende mbahet me të vetë, dhe përkundër shtypësve dhe pushtuesve fisanakët sundonin vetveten sipas ligjit dhe dokeve të lashta të pashkruara, të bartura nga një periudhë e largët dhe të administruar nga të vjetrit e fisit në këshillin solemn. Shqiptari i veriut ka shfaqur më tej këmbënguljen e tij të fuqishme me ç’rast numri i madh i fisanakëve i ka mbetur besnik Kishës Romane Katolike. Shqipëria ishte krishtëruar në një kohë shumë të hershme. Shkodra ishte Ipeshkvi e Patrikanës së Romës disa shekuj para se serbët dhe bullgarët paganë ishin konvertuar, dhe përkundër shtypjes së ushtruar ndaj tyre gjatë kohës kur Shqipëria e Veriut ksihte rënë nën dominimin serb në Mesjetë, Shqiptarët e Veriut janë në mesin e shumë pak popujve të Ballkanit, të cilët qëndrueshmërisht refuzuan t’i bashkoheshin Kishës Orthodokse Lindore… … Kishat dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për pavarësi. As që është myslimani shqiptar fanatik.

Russia Today: Aleanca shqiptaro-amerikane është vdekjeprurëse, Presidenti Trump do luajë me kartën e shqiptarëve të Maqedonisë



Profesori i historisë ruse Dr Marcus Papadopoulos ka shkruar një opinion për median më të njohur dhe të madhe ruse “RT”. Në shkrimin e tij ai shprehet kundër ekspansionit amerikan mbi vendet e ish Jugosllavisë, veçanërisht duke e kthyer Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjën në vende të saj klienteliste. Ndërsa ai shfaq tepër dyshime se presidenti i ri Donald Trump do mund të ndryshojë këtë lloj politike të nisur nga vitet 90-të, por bile politika e tij ka filluar dimensione të reja.

“Ka shumë pak gjasa që presidenti Donald Trump të ndryshojë politikën amerikane mbi Ballkanin dhe braktisjen e shqiptarëve. Bile zoti Trump demonstroi mbështetje totale për Kosovën këtë shkurt, kur ai i dërgoi një mesazh urimi presidentit Thaçi për nëntëvjetorin e pavarësisë,” përcjell botasot.info. “Trumpi, i cili ashtu si Thaçi, ka lidhje me krimin e organizuar do vijojë politikën dominuese të SHBA në rajon.”

Pasi artikulli shkruan edhe për politikën “dyshuese” të Trump rreth rritjes së arsenalit bërthamor dhe shpenzimeve ushtarake, artikulli ndalet te aleanca shqiptaro-amerikane.

“Aleanca amerikano-shqiptare është vdekjeprurëse (lethal) për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të paqëndrueshëm. Tani për shqiptarët dhe amerikanë është një situatë fitore-fitore (win-win strategy). Me ndihmesën kundrejt shqiptarëve, SHBA do ruajë rolin udhëheqës në Ballkan dhe kjo do do çojë një hap përpara qëllimin shqiptar për të krijuar Shqipërinë e madhe.”

Më pas reagimi ndalet te situata e Maqedonisë, që sipas medias ruse, amerikanët kërkojnë rritjen e ndikimit shqiptar atje.

“Presidenti Trump ka filluar të luajtë kartën “trump” të Uashingtonit – shqiptaret e Maqedonisë. Sllogani i tij “Make America great again” ka filluar të marrë përmasa të reja,” përmbyllet artikulli.

Ballkani “Fuçi Baruti”/ Rritje e dukshme e pranisë propagandistike të Rusisë në Kosovë


Në Kosovë, njohës të zhvillimeve politike dhe të sigurisë e cilësojnë shqetësuese rritjen e dukshme të një lufte informative dhe propaganduese ruse kundrejt Kosovës.

Ballkani "Fuçi Baruti"/ Rritje e dukshme e pranisë propagandistike të Rusisë në Kosovë
Ata thonë se nëpërmjet mjeteve të informimit që financohen nga vetë shteti rus, po bëhet përpjekje që të shtrembërohen të vërtetat, dhe në të njëjtën kohë të rriten paqartësitë rreth Kosovës në rajon dhe më gjerë.

Premieri shqiptar Edi Rama reagon ndaj shkrimit të Vuçiç: Ka ende rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme

Rama reagon ndaj shkrimit të Vuçiç: Ka ende rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, me anë te nje postimi ne “Facebook”, ka reaguar lidhur me një shkrim të publikuar nga Presidenti i Serbisë Alexandër Vuçiç. Duke e quajtur postimin e tij “Shenimi i Dites”, Rama shkruan “ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë, paçka se siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë…”

Statusi i plote

SHENIMI I DITES

Ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët.

Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë, paçka se siç i thonē, djalli fshihet nē detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë… Dhe Kosova mbetet mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!

Por padyshim, kjo është një zgjedhje që e sjell përpjekja e mundimshme dhe reciproke për ta kuptuar deri në fund njëri-tjetrin, përmes një dialogu të palodhur paçka se fort të dhimbshëm, në emër të dashurisë e të përgjegjësisë për kalamajtë e dy popujve.

Gjithësesi, shijen e mirë që më la ky meditim publik i Presidentit të Serbisë, dëshiroj ta ndaj me ju:

Nga Alexander Vucic

“Përse u lutem serbëve dhe qytetarëve të tjerë të Serbisë për të biseduar për Kosovën e Metohinë? Përse i gjykoj vendimtare për të ardhmen e vendit dhe të popullit tonë? Përse vallë ta hapim këtë temë kur jemi mësuar ta kyçim gojën dhe të jemi kundër, kundër gjithçkaje e gjithkujt, duke qenë se çfarëdolloj zgjidhjeje të marrë problemi ka për të qenë një thyerje e brokës kosovare në kokën e kujtdo politikani që do të guxojë ta ndërmarrë atë hap, ndërkohë që, nga ana tjetër, të gjithë shtiren sikur dinë për punën e Kosovës më shumë nga ç’dinë në të vërtetë, sikur e kanë pëllëmbë të dorës zgjidhjen e problemit, por ja që që s’i pyet njeri.

Ndaj dhe është e rëndësishme, madje sot më shumë se kurrë, që të shihemi në pasqyrë me kurajo e të këqyrim qartë gjithë blanat, plagët e mangësitë në fytyrën tonë, si dhe të përpiqemi të shërojmë atë çka është e mundur, të mos heqim dorë prej dëshpërimit nga vetja për shkak të problemeve me të cilët përballemi.

Ka ardhur koha që ne si popull të mos veprojmë si struci që fsheh kokën nën rërë, por të përpiqemi të jemi të vërtetë; të mos i lejojmë vetes të humbasim ose t’i japim dikujt atë që është e jona, por, gjithashtu, të mos presim se do të na bjerë në dorë ajo çka kemi humbur prej kohësh. Kur e pyetën Shimon Perezin, njeriun me të cilin kam pasur nderin të bisedoj sa e sa herë, se për ç’arsye ngulte këmbë kaq fort për bisedime me palestinezët, ai tha: “Ngase ka për të hapur skela paqeje në krejt Mesdheun. Si dhe ngase është detyra e liderit të dijë të peshojë ato lloj lirish, asish që ofrojnë paqe, t’i peshojë pa u ndalur edhe atëherë kur përballet me armiqësira, dyshime e zhgënjime. Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sot kur lind nevoja t’i përgjigjem pyetjes për nevojën e një dialogu me Prishtinën si dhe një dialogu të brendshëm, mes serbëve për Kosovën, fjalia e fundit e citatit të mësipërm përmban thelbin e gjithë kësaj historie: “Mjafton vetëm të mendoni se çfarë do të ndodhte sikur të mos funksiononte kjo gjë”. Sikur të gjithë ta kyçnim gojën. Sikur të hiqnim dorë nga dialogu. Unë, pas kaq vitesh që merrem me politikë në këto hapësira, e di përgjigjen. Qysh nga viti 1878, prej krijimit të së ashtuquajturës Lidhje të Prizrenit, ne serbët nuk kemi dashur të tregohemi aq sa ç’duhet të përgjegjshëm që të kuptojmë si fuqinë ashtu dhe dëshirat e shqiptarëve, por dhe gabimet e mëdha të shqiptarëve, ndaj e gjykoj të pafalshëm moskuptimin e interesave shtetërore e kombëtare serbe, si dhe nënvleftësimin e tyre, ose ç’është më e keqja, përpjekjen për t’i futur ato nën qilim, duke qenë se ndokush mendon se kjo gjë është e mundur falë përkrahjes së fuqive të mëdha.

Pavarësisht faktit se në realizimin e idesë së tyre kombëtare shqiptarët kanë pasur mbështetje të konsiderueshme prej pjesës më të madhe të vendeve Perëndimore, Serbia nuk duhet nënvleftësuar. Serbia e sotme nuk është e gërbulosur siç ka qenë dikur, Serbia nuk është e dobët si në vitin 1999, 2004 dhe 2008, por Serbia nuk është dhe as duhet të jetë arrogante dhe e papërgjegjshme, siç ka qenë jo rrallëherë.

Të heshtësh do të thotë që neve nuk na interesojnë më përgjigjet, për kurrëfarëgjëje. Të heshtësh do të thotë se nuk kemi më çfarë të kërkojmë. Se kemi hequr dorë së shpresuari. Se jemi të gatshëm për opcionin e fundit. Për konflikt. Brendapërbrenda nesh dhe me ata rreth e qark nesh. Heshtja është tipar i atyre që mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë. Atyre që nuk duan të dëgjojnë kurrëkënd. Atyre që iu është mbushur mendja se janë më të mençurit, që s’kanë se çfarë të mësojnë më, që janë superior në raport me gjithë të tjerët dhe nuk kanë se çfarë të bisedojnë me askënd. Kjo është modus operandi e tiranisë, përherë e gatshme të derdhë gjak të huaj. Në fund të fundit heshtja është fundi. Pas saj askush nuk thotë asgjë dhe i vetmi zë është një piskamë e gjatë dhe e pabarabartë. Nuk mund ta shoh veten duke heshtur, as Serbinë në atë pozicion. Në qoftë se ndodh kjo gjë ka për të qenë e humbur jo vetëm politika që bëj, por krejt jeta ime dhe jetët e të gjithëve ne. Dhe kjo është diçka me të cilën s’kam për t’u pajtuar kurrë, pa ua vënë veshin atyre që mendojnë se jam shumë i zhurmshëm, se ngre shumë pyetje, se flas më shumë nga ç’duhet. Po mendoni se si do të ishte sikur të veproja ndryshe? Sikur të isha ndonjë prej atyre që heshtin dhe i fusin njerëzit në konflikt, në luftë? Sikur përmes heshtjes ta kishin mësuar disi gjeografinë e vendit të tyre? Ose sikur të isha ndonjë prej atyre që për një të rrahur të shpatullave dhe tabloidëve të sheqerosur që përfiton prej ndonjërës nga ambasadat perëndimore të pranoja e të dorëzoja gjithë vatrat serbe dhe, në këtë mënyrë, të bëhesha, si i thonë një fjale, reformator i madh.

Pikërisht për këtë gjë zgjidhja nuk gjendet nga njëra anë te mitet dhe konfliktet, por, nga ana tjetër, nuk gjendet as te mohimi dhe te heqja dorë e interesave kombëtare e shtetërore. Cinizmi i fjalëve të Ambrose Bierce-t se lufta është një mënyrë që njerëzit të mësojnë gjeografinë, është tipar thelbësor i atyre që janë kundër bisedimeve dhe dialogut. Këta, ashtu si ata të tjerët që heqin dorë nga gjithçka, nuk e dinë se ku bie Kosova, nuk kanë qenë kurrë atje, nuk kanë ndër mend të shkojnë ndonjëherë, e aq më pak të jetojnë atje, nuk janë në gjendje të dallojnë Parteshin nga Pasjani, Sërbicën nga Shtërpca, Pejën nga stufa, por me gjithë qejf kishin për t’i nisur të tjerët në Kosovë që t’u mësojnë gjeografinë e përgjakur të vendit të tyre ose të heqin dorë nga diçka që as ata vetë nuk e dinë se çfarë është. Nga ana tjetër, kundërshtarët e dialogut për Kosovën, me Prishtinën janë ata që për çdo humbje-fitore ose për fatkeqësinë e tjetrit gëzohen sikur të jetë suksesi i tyre, duke qenë se nuk njohin sukses tjetër. Arsyetimi i tyre për këtë lloj mosveprimi, çka është në mënyrën e vet krim historik, duke pasur parasysh peshën e pyetjeve që kërkojnë përgjigje, bazohet në shpresën e kotë se dikush, dikur në fund ka për t’u “dhënë Kosovën” dhe për këtë gjë, për kënaqësinë e tyre, do të mbajnë pasojat. Këtë edhe mund ta kuptoj nga këndvështrimi i politikës së përciptë të ditës, ndërsa nga këndvështrimi historik kjo gjë nuk ka as justifikim, as logjikë. Duke qenë se kjo është pyetja më e vështirë që shtrohet para nesh, në bazë të pikërisht kësaj – që është jona, pikërisht për këtë gjë është e domosdoshme si asnjëherë tjetër më parë që të gjithë bashkë të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që e përjashton konfliktin si opcion dhe që do të na shërbejë të të gjithë neve që jetojmë në këto vise.

Si president i Republikës do të dëshiroja të përpiqeshim t’i zgjidhnim konfliktet tona njëherë e mirë, sikur të qe e mundur, në mos atëherë asgjë. Kjo kishte për të qenë një prej atyre mosrealizimeve tona të shumta, të përbashkëta, për serbët e shqiptarët. Gjetja e zgjidhjes kërkon kokë të nxehur nga vramendjet e vazhdueshme, gjak të ftohtë dhe zemër të pangarkuar prej emocioneve të tepërta dhe duar të njollosura prej kompromiseve. Si nga ana jonë, ashtu edhe nga shqiptarët.

Po kështu, sërish sipas recetës së Shimon Peresit, kjo gjë kërkon që ne, të cilëve historia s’na ka falur asgjë tjetër, përveç gjakut të derdhur dhe luftrave, më në fund të shtijem në punë resursin tonë më të madh, mendjen dhe, kësisoj, ta gjejmë zgjidhjen. Kërkon punën e mundin e të gjithëve, me ndërgjegje të pastër se kjo që po bëjmë është një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe shpesh i dhimbshëm, por që më parë lyp asi lloj ndryshimesh në ndërgjegjen tonë të përbashkët kolektive, e cila, shpesh, çdo marrëveshje e përjeton si humbje. Thjesht e shkoqur, kjo nuk është e saktë. Nuk ka asgjë të madhe që e kemi fituar me luftë dhe e kemi humbur në paqe. Duke qenë se gjithçka që kemi fituar e humbur me luftë e kemi paguar me çmimin më të lartë që mund të bëhet, me një çmim që s’e kompenson dot me asgjë. Me jetët tona, me jetët e fëmijëve tanë. Ndaj kjo gjë duhet të marrë fund. Koha ka ardhur që Serbia të punojë, të mendojë, të fitojë, të përfitojë pa hyrë në konflikt. Unë jam i bindur që jemi në gjendje, qysh sot, ta realizojmë këtë gjë. Me fjalë të tjera, mendoni se çfarë mund të realizojmë. Dhe për këtë gjë, nuk duhet të heshtni.

Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe të përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Po kështu edhe dyert e Bashkimit Europian. Në të kundërt do të mbetemi te konflikti, sensi i të cilit nuk ka më kuptim dhe do të vazhdojmë të luftojmë ashtu si më parë, si njëra palë edhe pala tjetër, pa dallim. Pasojat? Kush e çan kryet për pasojat, me to do të merret dikush tjetër në të ardhmen.

Në fund si për heronjtë e luftrave të para, ashtu edhe për dorëlëshuarit e zemërgjerët që iu kanë dhënë me bujari të tjerëve atë që iu përket serbëve, gjykoj se Serbia ka nevojë për një qasje serioze e të përgjegjshme, kurajoze e reale, me sytë nga e ardhmja dhe jo duke u reshtuar e mbetur në fund sipas zgjedhjeve të radhës. Serbia ka kurajo të jetojë e të luftojë për të ardhmen. Serbia sot është një vend me peshë kudo në botë, para tre vjetësh Serbia ishte në prag të falimentimit, ndërsa sot buxheti i saj është me suficit, rritja ekonomike më e lartë se mesatarja e Europës, ndaj Serbia ka treguar se di të fitojë. Jo vetëm në basketboll e në vaterpol, por edhe në ekonomi e në politikë.

Në mënyrë që përparimi ynë të jetë i vazhdueshëm e i qëndrueshëm do të duhej, në mos tjetër, të përpiqemi të paktën të zgjidhim nyjen (gordiane) të Kosovës dhe jo të fshihemu e barrën më të madhe t’ua lëmë fëmijëve tanë. Të jetosh do të thotë të duash vendin ku çapiten fëmijët dhe jo vetëm të lëvdohesh me fitoret e gjyshërve.”

Wall Street Journal/ Walter Russell Mead: Kriza e re në Ballkan dhe parashikimi për ‘Shqipërinë e Madhe’

Wall Street Journal/ Walter Russell Mead: Kriza e re në Ballkan dhe parashikimi për ‘Shqipërinë e Madhe’


Walter Russel Mead

Profesori i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, Walter Russel Mead, në një koment për “Wall Street Journal” ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian

“Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirëinformuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë.

Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po ‘ndezin tenxheren’. Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmuar ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit.

Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë. Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe”, shkruan Russel Mead.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur. “Ky kurs i ngjarjeve megjithatë nuk ka gjasë të ndodhë.

Meqenëse disa nga territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re.

Ekziston një realitet i rëndë i cili bazohet në shqetësimet e Gjermanisë. Ballkani po zhbllokohet, edhe Perëndimi tani duhet të shqetësohet më shumë për ndërhyrje ruse.

Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë pushtet në NATO dhe pavarësisht raporteve Turqi-Rusi, Erdogan po bashkëpunon ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin”, thuhet në komentin e profesorit të punëve të jashtme.

“Turqia dhe Rusia janë bashkuar nga kundërshtimi i tyre ndaj Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Rusët jo vetë që e urrejnë NATO-n, por e shohin BE-në si pengesë ndaj rolit historik të fuqisë së Rusisë në Evropë. Turqia, po ashtu, është kthyer kundër Bashkimit Evropian, dhe po kërkon vepra kundër Gjermanisë dhe anëtarëve tjerë. Për Rusinë dhe Turqinë, aftësia për të shkaktuar probleme në Evropë dhe në Ballkan është me rrezik, dhe me kosto të vogël. Perspektiva e anëtarësimit në BE për vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja ka bërë më shumë se çdo gjë për ta ruajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Çdo vend ballkanik do të ishte më tepër pjesë e BE-së, sesa aleat i Rusisë apo Turqisë”, thotë ai.

Profesori pretendon se vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohen në BE edhe për një periudhë më të gjatë.

“Por, shpresat për anëtarësim afatshkurtër në BE po veniten. Evropa po e humb Britaninë dhe ka pasur shumë kohë të menaxhojë marrëdhëniet me anëtarët si Hungaria dhe Polonia. 27 anëtarët e BE-së kanë pak dëshirë që të marrin shtetet ballkanike, të cilat do të prisnin ndihmë financiare nga BE-ja kur buxheti i kësaj të fundit pas Brexit tashmë do të zgjerohet.

Serbët dhe shqiptarët po sinjalizojnë se nëse Perëndimi largohet, ata do të orientohen më në lindje, dhe kjo do të thoshte një kalim në një agjendë nacionaliste me ndihmë ruse dhe turke”, thuhet në komentin e tij.

“A do të bëhet SHBA pjesë e lojës? Angazhimi në grindjet në Ballkan nuk është ideja e Donald Trump për politikën e zgjeruar.

Ashtu si presidenti Bill Clinton i cili luftoi dy vjet për të mbajtur SHBA-të jashtë luftërave të Jugosllavisë, Trump mund të jetë skeptik në ndërhyrjen dhe trajtimin e një raundi të ri për luftërat ballkanike, me ndjeshmërinë që Obama e shfaqi së fundi në Siri. Kjo do të ishte një gabim i rëndë.

Ndonëse grindjet në Ballkan janë të parëndësishme krahasuar me problemet më të mëdha në vende tjera, ajo që ndodhë në Ballkan nuk qëndron gjithmonë aty, dhe NATO dhe BE-ja mund të tronditen në thelb nga një raund tjetër gjakderdhjeje në Ballkan. Kriza ka potencial për të ripërcaktuar raportet SHBA-BE për dekada të tëra”, është shprehur profesori i Universitetit të Brandit.

“Evropianët argumentojnë se ka investime të vogla amerikane, dhe diplomacia aktive dhe ndërtimi i forcave amerikane në Kosovë do të mund të shkojnë më shumë.

Evropianët që shqetësohen për paqen në Ballkan duhet të mendojnë se si ta bindin Shtëpinë e Bardhë për tu angazhuar më shumë për këto çështje. Solidariteti i NATO-s, mbrojtja nga Rusia, mund të mos jenë të mjaftueshme për Trumpin”, përfundon komenti i Walter Russel Mead.