Posts

Showing posts from November, 2017

Gjergj Fishta: 28 Nanduer 1913

Image
Oh váj! Oh kob! Oh marre e turp per né! Sot sheklli mbarë prír synin prej Shqyptarvet, Me pá si perkujdesmi per Atdhé; E si u dishmojm me punë na kundershtarvet Se jemi t’zott me u lidhë me besë e fé Edhè vetë me sundue vendin e t’Parvet: E na, harû e si polipa deti, Veç hapim syt me shkye ndo ‘i send per veti!...
Përgatiti Adem Avdia 

Paralajmrimet nga LDK-ja e dhe LVV -ja për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj,tash për tash janë të kota.

Image
Nga Flori Bruqi 


Unë ju ruaj shpinën, e ju më gjakosëni në ballë. Kur e zbatoj ligjin më quani kriminel, e kur nuk e zbatoj më pushoni nga puna. Unë jam biri juaj, vëlla i juaj, unë ju ruaj juve, edhe kur më përgjakëni, sepse une vetëm zbatoj urdhërat në pajtim me ligjin.(Major Amir Gërguri)
Tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kosova ka qeverinë e saj. Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj, mori shumicën e thjeshtë me 61 vota, përballë saj një opozitë e fortë e 58 deputetëve nga Vetëvendosja dhe LDK.

Me 61 vota pro, asnjë kundër, një abstenim, pa prezencën e opozitës në sallë, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re të Kosovës me kryeministër, Ramush Haradinajn. Votimit të qeverisë Haradinaj i parapriu një situatë jo e këndshme, vonesa e deputetëve të Listës Serbe, të cilët nuk gjendeshin në Kosovë, por në Serbi në takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo bëri që dy subjektet politike, lëvizja Vetëvendosja dhe LDK, të shpërthejnë me akuza kundër koalicionit qeveritar, i c…

Letër nga New York-u

Shfrytëzohet për intriga personale autoriteti i gazetës "Dielli" Nga organizata "Shpresë & Paqe"
Pak kohë më parë në postën elektronike të njërës prej anëtareve të organizatës "Shpresë & Paqe", në disa emaile personale por edhe gazetash, përfshi edhe gazetën "Bota Sot" ishte dërguar një shkrim pa emër, pa autor, pa titull, por në emër të gazetës "Dielli". Kërkojmë që ky shkrim të botohet si replikë tek gazeta "Dielli" online edhe e shtypur, pasi është dërguar direkt nga adresa e emailit të gazetës "Dielli". E lexuam me kujdes atë lloj materiali Anonim dhe u çuditëm. Sa kurajo kanë këta njerëz, që marrin inisitiva të tilla kaq të rrezikshme që nesër mund të përballen edhe me ligjet amerikane, për shpifje dhe intriga, pasi një incident i tille ka ndodhur pikërisht në Amerikë! Ku të drejtat e liritë e njeriut janë prioritet e mbrohen me ligj. Dhe nga kush, pikërisht nga "Vatra" e gazeta "Dielli"…

Gazetari i Top Channel, Marin Mema është nderuar me çmimin “Hasan Prishtina” nga shoqata per kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e tyre.

Image
1.
Marin Mema ka ndjekur gjurmët e historisë shqiptare, duke informuar opinionin për gjenocidin dhe përpjekjet për tkurrjen e trojeve shqiptare.

Kështu u tha sonte një ceremoni me rastin e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina” për gazetarin Marin Mema, organizuar nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta me seli në Prishtinë.

Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, pasi foli rreth historikut të formimit të kësaj shoqate në Pejë më 1990, e cila më pas u zgjerua edhe në trojet tjera shqiptare, tha se çmimi “Hasan Prishtina” ka në bazën e tij dhimbjen e popullit tonë dhe krenarinë e luftën për liri.

“Sot është një ditë e veçantë, sepse çmimi “Hasan Prishtina” po ndahet në vigjilje të festës sonë kombëtare Ditës së Flamurit dhe Marinin e përgëzoj për gjithë punën që ka bërë në të gjitha trojet shqiptare. Ai i ndoqi gjurmët e historisë, por e informoi opinionin për gjenocidin dhe përpjekjet që tokat shqiptare p…

...me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare.

Image
I dashur Flori. 
Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite, nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare.

Miqesisht ZEF Pergega

“ MOS E LESHO FJALEN SI LOPA BAGLEN….!”

Image
…fjala vret me rende se plumbi!


ZEF PERGEGA


Krimi nuk eshte vetem dhuna e vrasja. Krimi me i madh pas genocidit eshte heshtja ndaj te vertetes. Ta dish te verteten dhe te heshtesh eshte krim i dyte. A mund te heshtesh?! Per c’fare?! Perse?! Ndaj, kur vrasjen e ka provuar njeriu ne familjen e vet nga i huaji nga serbi, mos e lesho fjalen si lopa baglen se ajo vret me rende se plumbi…!
Jeta e komunitetit shqiptar te Amerikes ngjan si nje anije e vjeter qe shkon drejt skadences, ose, duke iu refruar shpreses per mbijetese, nje anije qe shkon perpara me vela pa motor. Ne njerin krah vozit nje grup qe ne bord nuk u jep lopatave por shyen nga vetja dhe nga ana tjeter nje grup maninaresh qe ne vend te levize krahet dhe anijen ta coje ne liman e shkaterron bordin per qellime te veta. Ne mes qendrojne disa dijetare qe ne vend ti bashkojne forcat e marinareve ia bejne me sy here njerit bord e here tjeterit, per te dale ato sundimtare dhe mbajtesit e perjetshem te borise se sirenes, per te then…

Luigj Gurakuqi : jam gati, po të jetë nevoja e të shihet me udhë, qi të vij edhe të vritem për Gjirokastrën e për nderin kombëtar"

Image
“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, - Gjergj Fishta tek "Pika voeset".
“Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjate e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”, - mendimi i Fan Nolit për Gurakuqin.
“Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, - dedikimi i veprës "Andrra e Prêtashit" kushtue Luigj Gurakuqit nga Padër Anton Harapi.

Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 - Bari, 2 mars 1925) qe veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat,deputet.

Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara…