Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/30

MUSTAFA FERIZI : ARTI NË FUNKSION TË MEDIUMIT INFORMATIVO- MEDIAL

imageFoto nga ekspozita
ANALIZË













Në galerinë “EXPOART 40”, në Prishtinë, u çel ekspozita tashmë tradicionale me karakter ndërkombëtar, e titulluar “Teknologjia sociale Media art – Art media = pushtet social” e përgatitur nga Majlinda Kelmendi dhe Fitore Isufi-Koja, dhe e konceptuar nga Zeni Ballazhi.





 
Mustafa Ferizi

Mënyra e mendimit, krijimit dhe mesazhit artistik sot,  më së miri dëshmon se arti nuk është  gjendje por proces që vazhdimisht evoluon  dhe zhvillohet, me zhvillimin e vetëdijes së njeriut, përkatësisht me zhvillimin e teknikës, teknologjisë dhe të informacionit.
Jemi artistë madje të  mirëfilltë dhe të kohës,  për aq sa mundemi të komunikojmë me vërtetën, me jetën,  me sfidat dhe  kundërthëniet e saj (politike, sociale, ekomomike, etj)  e jo se dimë ta përjetojmë dhe ta shprehim të bukurën. Si duket e bukura po u  hy në punë vetëm njerëzve dhe artistëve pa imagjinatë e me intelekt të ultë, që gjykojnë nëpërmjet të shqisave. Kurse kjo kohë kërkon artistë të cilët  dinë të mendojnë dhe në procesin e krijimit shërbehen me mekanizmin njohës inteligjibil, krijues  që dinë se, siç tha esteti gjerman Shelingu, se edhe idetë filozofike  mund të objektivizohen vetëm përmes artit.
Kjo nuk do të thotë se nëse artisti e ka margjinalizua, bukurinë, joshjen, ngazëllimin, dhe solemnitet shpirtërore ka dalë dhe është tjetërsua nga qenia e vet ontologjike. Përkundrazi do të thotë se ai më në fund ka kuptuar atë sentencën racionale kantiane,  sipas të cilës nuk njihet as nuk gjykohet sipas ndjenjave dhe emocioneve, por sipas mendjes së kulluar apo praktike.

















Pra procesi krijues sot varet nga intelekti dhe gnoseologjia intelektuale, nga aspekti informativ  që krijuesi ka për identitetin e vet psikologjik, antropologjik e politiko-sociologjike, për shoqërinë në të cilën jeton dhe vepron, për jetën e përditshme, të vrazhdë e madje edhe të shëmtuar. Dhe pikërisht këto çështje i trajton ekspozitaNdërkombëtare e Artit Bashkëkohor NET/RRJET”,e hapur në Galerinë “Expoart.40”, në PrishtinëKy është edicioni i dytë i kësaj ekspozite që për koncept ka temën “Teknologjia sociale”Media art – Art media = pushtet social”.që është koncept global medialo-artistik, ku prezantohen video-projeksionet, fotografitë, instilacionet dhe disiplinat tjera konceptuale.
Pa dyshim se në këtë koncept  gjenden dy nënshtresa konceptuale që në shikim të parë nuk korrespondojnë me njëra -  tjetrën, sepse është fjala për teknologji (sociale, nëse ekziston si e tillë) dhe për artin medial që barazohet me pushtetin social. Mirëpo, nëse dimë se edhe arti medial ose media-arti është produkt, apo më mirë të thermi rezultat i ekspansionit të madh tekniko-teknologjik, atëherë behet e qartë se koncepti i ekspozitës në fjalë synon të praqes edhe ekspansionin medial që sot është bërë po thuaj modus vivendi i çdo fenomeni politik, ekonomik, sociologjik, pra edhe social. që do të thotë se ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë e madje edhe në psiken dhe psikologjinë e njeriut,   Kjo ekspozitë  pra ka për qellim të provojë se mekanizmi informativ përkatësisht  mediumi i mediave është përsosur, është fuqizuar aq shumë sa është shndërrua në  energji, që drejtpërdrejt atakon qenien njerëzore, që madje  mund të përmbysë edhe qeveritë, qeveritarët. Prandaj Norber Wienger, i quajtur baba i kibernetikës, sot  me siguri nuk do të thoshte me aq komoditet e siguri se informata nuk është materie e as energji. Dhe pikërisht se informata mediale është energji e materializuar, Millosheviqi  e aplikoi në politikën e tij gjenocidiale kundër shqiptarëve, duke e narkotizuara dhe  rrënuar në tërësi sistemin e gjykimit logjik dhe të arsyeshëm të popullit të vet, ndaj Kosovës.
Pra njeriu si qenie sociale është viktima e parë e këtij mediumi medial e mediatik të artizuar përkatësisht të unifikuar me artin. Pikërisht këtë medium e trajton  artistja Maljlinda Kelmendi
përmes instilacionit të saj, nga brendia e të cilit, si llavë vullkani,  shpërthen vrushkulli i dritës, Kjo dritë është energji apo informatë që futet në trurin e njeriut,  kurse kujtesa, apo memoria e tij,  pranon vetëm një pjesë të  informatës, ndërsa pjesën tjetër e hedh apo nuk e regjistron fare. Sipas asaj, “të gjitha qelizat funksionojnë në bazë të informacionit , si një projektim inteligjent i ADN-ës”.


Fitore Isufi-Koja, sakaq, sjell mekanizëm teknologjik që ruan, pra nuk që  e flakë informatën.  Me video- instalacionin e saj, të titulluar “Relikte bashkëkohore”, projektohen një mori modelesh të USB-ive përkatësisht  të “chip”-ave, me të cilët ruhen dhe konservohen idetë konceptet, pra edhe informacionet  për tu shfaqur dhe rikujtuar sipas nevojës dhe rastit. Tashmë ato nuk janë vetëm produkte teknologjike, por njëmend shndërrohen në relikte të kohës dhe të njeriut të kompjuterizuar.
Lidhur me kujtesën mediale, apo me riaktivizimin e saj, bën fjalë edhe  projekti fotografik “Mungesa”, autor i të cilit është Fahredin Spahija. Ai sikur rënkon për  kohën e moshës se re, që nuk ishte i pranishëm  midis fytyrave të adhuruara, për ti portretuar. Dhe tani shfrytëzon çdo medium të reproduktimit (filmin, TV, kompjuterin, etj)  për të zënë dhe për ti ripotretuar me aparatin e tij fotografik.
Përndryshe në këtë ngjarje të rëndësishme artistike, pos autorëve të cekur, morën pjesë  edhe Laiureta Ismailaj me projeksionin “Bukuroshja e akullte”, Gjokë Gojani, me videon “Autopotreti”, Dushan ZIdar me audio përformansën “Ndikimi i Rrethrrotullave”, si dhe Kristina Bozhurska me projektin “Tregimi i shkurtër për hedhurinat”  

REQUIEM PËR MIQTË QË NUK VDESIN DY HERË, HERËN E DYTË KUR HARROHEN

image 

  Lublin Dilja


















Me një karrierë tejet të spikatur në arsimim, njeri me cilësi të rralla qytetare dhe profesionale, i qetë, i matur, tolerant e i kulturuar, me aftësitë e një qytetari me formim të plotë akademik dhe intelektual, ishte nga pedagogët e parë që do të përfshihej në lëvizjen demokratike për ndryshimin epokal të shekullit shqiptar, shndërrimin e Shqipërisë socialiste në një Shqipëri demokratike, dhe njëkohësisht të bëjë të njohur botërisht çështjen e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.
 
Nga Mëhill VELAJ
            Për ndokënd kur humb njerëzit e dashur ose miqtë, fillon sfida e trishtë mes ritmit të jetës e vdekjes. Sikush mundohet të gjejë fjalët për të lehtësuar dhimbjen e pikëllimin, por është tejet e vështirë. Gjithsesi miqtë e mirë dhimbjet e hallet i ndajnë me njëri-tjetrin, me njerëzit që i rrethojnë, sepse sfidat e jetës nuk janë për të ulur ritmin e saj, por janë për të na ndihmuar të njohim vetveten, miqtë dhe njerëzit e dashur që nuk vdesin dy herë, herën e dytë kur harrohen.                Kur humba mikun tim, njeriun që rrezatonte mirësi e fisnikëri, bujari e urtësi, inteligjencë e maturi, optimistin dhe humanistin, njeriun e dijes e të kulturës, të arsyeshmin e njerëzorin, diplomatin Lublin Dilja, ndjeva se krahët e shqipes kishin harruar të fluturonin për një çast.                                                                                                                               Megjithëse ka kaluar për më shumë se një vit që ai nuk ndodhet më midis nesh, ne kemi kontributin e tij, veprën e tij që merr vlerësim dhe rivlerësim. Lublin Dilja për mua do të mbetet etaloni i atdhetarisë, qytetarisë, patriotit që për çështjen kombëtare shqiptare e të Kosovës tonë kurrë nuk u lodh, nuk u dorëzua edhe pse sëmundja e rëndë kishtë shtrirë kthetrat në trupin e tij të imët. Me një karrierë tejet të spikatur në arsimim, njeri me cilësi të rralla qytetare dhe profesionale, i qetë, i matur, tolerant e i kulturuar, me aftësitë e një qytetari me formim të plotë akademik dhe intelektual, ishte nga pedagogët e parë që do të përfshihej në lëvizjen demokratike për ndryshimin epokal të shekullit shqiptar, shndërrimin e Shqipërisë socialiste në një Shqipëri demokratike. Është për t’u vlerësuar kontributi i tij në postin më të rëndësishëm të përfaqësimit të Shqipërisë, si një nga diplomatët e parë në SHBA-s, pas hapjes me botën demokratike. Duke iu përkushtuar kësaj detyre të rëndësishme me ndershmëri e maturi, ai arriti të forconte jo vetëm miqësinë mes popullit amerikan, por edhe bashkëpunimin e frytshëm në shumë aspekte të jetës e të shoqërisë shqiptare, me informimin dhe përpjekjet e tij, duke ftuar opinion zyrtar amerikan, duke ngritur zërin dhe duke kërkuar mbështetjen e padiskutueshme amerikane për të ndihmuar në zhvillimin e proceseve të brishta demokratike në Shqipërinë postkomuniste, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si një pasardhës i diplomatit Faik Konica e Nolit të madh.                                    Diplomati Lublin Dilja, me përvojën e tij jetësore, i veshur me virtytet e atdhedashurisë, patriotizmit e të përkushtimit të tij ndaj kombit, dashurinë për tokën martire të Kosovës, do të ishte ndër ata diplomatë që do të ngrehte zërin e tij në favor të çështjes  së lirisë e të pavarësisë së Kosovës, deri në Departamentin e shtetit amerikan, kur komuniteti botëror e konsideronte Kosovën si pjesë të ish-Jugosllavisë dhe shumë pak e dinin historinë e Shqipërisë. Ai ia bëri me dije se Kosova e Shqipëria ishin Iliria, duke sjellë një natyrë të re në marrëdhëniet diplomatike. Bëri që gjendjes tejet të vështirë për kombin e trojet shqiptare t’i japë kahje pozitive. Edhe kur sëmundja po e afronte më afër vdekjes, Lublini merrte hapa të guximshëm, jo vetëm për ta përballuar sëmundjen, por edhe për të qenë i pranishëm dhe për të çuar përpara proceset pozitive të çështjes së identitetit shqiptar. Pjesëmarja e tij në një numër takimesh kombëtare e ndërkombëtare forcoi dhe rigjeneroi besimin e diplomacisë botërore për zgjidhjen sa më parë të cështjes së Kosovës dhe pavarësinë e saj.                                                                  Unë kam pasur mundësinë, si edhe shumë bashkëkombas të tjerë, të jem disa herë pjesë e këtyre takimeve, të cilat përbënin potencialin e besimit ndaj përkushtimit dhe kontributit të tij, qasje të kujdesshme në çështjen kombëtare në rrugë diplomatike, e njohur tashmë si një çështje e kompleksitetit të madh e dramatik, që duhej trajtuar me përgatije profesionale dhe kujdes të veçantë, për shkak të precedentëve historikë.                                                                                                                       Kur u zgjova atë mëngjes shkurti, nuk u besova veshëve për lajmin e hidhur që dëgjova, vdekjen parakohe të mikut tim Lublin Dilja, të njeriut të mirë e të urtë, të diturisë e diplomacisë, intelektuali i paepur për të mirën, të drejtën morale e njerëzore. Edhe pse për gati një dekadë bashkëjetoi me sëmundjen e rëndë, në fytyrën e tij të zbehtë kurrë nuk u shfaqën shënja dobësie e lodhjeje të karakterit e personalitetit të tij. Gjente forca morale e fizike për t’i përballuar. Nuk u dorëzua, por e sfidoi atë, duke vazhduar rrugën që të punojë për Shqipërinë e shqiptarët, për çështjen kombëtare. Ishte aty përherë si një përfaqësues i interesave të shtetit shqiptar, të diasporës dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.                                            Lublin Dilja është shembulli i një politikani dhe diplomati shembullor që kurrë nuk u korit. Madhështia qytetare, njerëzore, intelektuale rrezatonte afër e larg, respekt e dinjitet, sinqeritet e dashuri, patriot e atdhetar, që rrallë ia gjeje shokun.                                                                                                                                                                         Teksa shkruaj këto rradhë, këtë requiem për njeriun e mirë e të mrekullueshëm, Lublin Dilja, sjell ndërmend historinë e lavdishme të popullit, përpjekjet, sakrificat dhe kalvarin e dhimbjeve e të fitoreve të popullit tonë, të cilin diplomatë, si Lublin Dilja, e sollën në vëmendje të kancelarive të botës, duke e vendosur çështjen shqiptare në bazën e të barabartëve të botës së qytetëruar e demokratike.       Humba mikun tim të shtrenjtë, të të gjithë shqiptarëve brenda e jashtë trojeve të Dardanisë. Sa herë e takoja, më bënte të ndjehesha krenar për mençurinë dhe urtësinë e tij, për forcën e inteligjencës dhe dashurisë njerëzore që transmetonte me fjalën e tij. Mungesën e tij e ndjeva edhe më shumë Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, për atë pavarësi që Lublini kontribuoi dhe nuk mundi ta shijonte se vdekja e pashmangshme e mori ndër kthetrat e saj dy javë para atij realiteti dhe ideali historik, të cilit diplomati i dha vitet e tij dhe vetë iku në amshim.                                                                                                                                                                      Jeta dhe vepra të diplomatit që vinte nga kërthiza e Shqipërisë, Elbasani, do të forcojnë akoma më shumë themelet e altarit të trojeve etnike.                                                  
Bacë, u kry! Ëndrra jote për pavarësi u bë realitet.                                         
   I përjetshëm qoftë kujtimi për ty, bir!                                                                                           
 Pusho në paqe, miku im!                                                                                                                             
 Amen!
Stamford, CT USA
Tetor, 2010
Kryeministri shqiptar duke firmosur ne kujtim te Diljes

NË JUNIK, ATY KU QENDROI RIÇARD HOLLBRUKU

imageRIÇARD HOLLBRUKU
(Nga blloku i shënimeve)

 
Nga: Prof.as.Dr.Murat Gecaj
         publicist e studiues-Tiranë
              
 Sapo hapa komjuterin tim, sot në mengjes, aty gjeta një njoftim të dhimbshëm e drithëruas. Atë ma dërgonte miku im, publicisti Alban Dega, nga Nju Jorku. Ndër të tjerat, ai shkruante dhe këto radhë:
            “Dje mbasdite u nda nga jeta një mik i madh e i sprovuar i shqiptarëve, në kohët më të vështira të historisë se tyre, Z. Riçard Hollbruk. Ai ndërroi jetë sot, në spitalin e Universitetit “Xhorxh Uashington” te kryeqytetit amerikan, në moshën 69-vjeçare…Vdekja e Riçard Hollbrukut është një humbje e rëndë edhe për popullin shqiptar dhe për shqiptarët, kudo në botë. Ishte i pari personalitet i Administrates së Presidentit Bill Klinton,  që kontaktoi me luftëtarët e lirisë, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai luajti një rol të madh në të gjithë procesin  e lirisë dhe pavarësisë së saj, prej një prej rregjimeve më barbare, që ka njohur njerëzimi,  siç ishte rregjimi kolonailist e terrorist i Millosheviçit...Emri dhe vepra e Riçard Hollbrukut  do të mbeten përherë të gjalla në zemrat e shqiptarëve, kudo në Botë”.
            Duke shfletuar bllokun e shënimeve, mbajtur gjatë vizitës sime në Junik të Kosovës në korrik 2000, gjeta dhe dëshminë e mëposhtme, për të cilën shprehet dhe kolegu im. Pra, ja cila është ajo.
           
                                        X    x   x                               
            Tashmë, emri i njërit ndër diplomatët më të shquar amerikanë, Riçard Hollbruku  është bërë i njohur  dhe i afërt për popullin kosovar dhe për të gjithë shqiptarët. Gjatë periudhës së luftës çnjerëzore të agresorëve serbë në Kosovë, ai bëri përpjekje të parreshtura dhe mjaft të frytshme, në të mirë të zgjidhjes paqësore ose me sa më pak dëme, të konfliktit me Serbinë. Jo më kot, media të ndryshme të pavarura dhe që mbronin çështjen e drejtë të shqiptarëve, atë e quajtën "buldozeri i diplomacisë ndërkombëtare". Siç dihet, një ndër arritjet në politikën e ndërmjetësimit të Hollbrukut, ishte nënshkrimi në Beograd i Marrëveshjes për hyrjen në Kosovë të 2.000 verifikuesve të OSBE-së. Ata do të vëzhgonin gjendjen reale në terren dhe do ta informonin saktë faktorin ndërkombëtar, se kush ishte shkaktari i gjendjes tejet të tensionuar në Kosovë, gjë që rrezikonte paqen e stabilitetin në Rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
            Kështu, verifikuesit në fjalë erdhën dhe nisën të hetojnë shkaktarin e vërtetë të gjendjes shumë të vështirë në Kosovë, e cila ishte në prag të shpërthimit të papërmbajtur. Në vjeshtën e vitit 1998, u zhvilluan luftime tragjike: Malisheva, Rahoveci, Krusha e tërë brezi kufitar me Shqipërinë u bënë arena të përgjakshme. Po kështu, në rrugën Pejë-Gjakovë dhe sidomos në ato: Deçan-Hereç, Prishtinë-Prizren etj. Sipas vëzhguesve të OSBE-së, po dëshmohej me fakte se pjesëtarët e UÇK-së, e cila tashmë po dilte në skenë hapur, nuk ishin "terroristë", por luftëtarë të lirisë. Dimri po afronte dhe nëpër malet e Kosovës ishin shpërngulur nga vendbanimet e tyre, si rrjedhojë e  tensioneve dhe pasigurisë së krijuar, me qindra e mijëra fëmijë, gra e pleq të pambrojtur. Siç merret me mend, jetonin atje nën qiellin e hapur, me tenda  dushku ose plastmasi. Me një fjalë, gjendja ishte alarmante.
            Në këto situata, diplomacia Perëndimore dhe sidomos ajo amerikane, ishin në lëvizje të madhe dhe përpiqej të gjente rrugëzgjidhjen. Një rol parësor për këtë gjë do të luante kështu vetë Riçard Hollbruku, i dërguar i posaçëm i Presidentit të SHBA-ve dhe mik i shquar i shqiptarëve, Bill Klinton. Ai hyri në zonën e Junikut dhe u takua personalisht me përfaqësues të shqiptarëve dhe të UÇK-së.
            Dhe ja, pas  kaq kohësh, kur Kosova është çliruar një vit më parë, unë  udhëtoj në "gjurmët" e Hollbrukut. Mundohem ta përfytyroj sa më mirë situatën, sigurisht me ndihmën e dëshmitarëve okularë dhe të banorëve vendës. Kështu, po shpreh sadopak nderimin, që ka çdo shqiptar, për atë takim historik të paharruar dhe organizatorin e tij, diplomatin e mirë amerikan.
            Nga Deçani, kalojmë nëpër fshatrat Rostovicë, Lagja e Re dhe arrijmë në lagjen e njohur Shalaj. Ndalojmë para hyrjes në kompleksin e banesave. Këtu takojmë një ndër kryefamiljarët, bacën Avdyl Shala. Përshëndetemi me të dhe i tregojmë qëllimin e ardhjes. Buzagaz e pa përtesë, ai na prin nëpër një derë të vogël anësore, në krah të derës së madhe dykapakëshe. "Këtej ka kaluar Hollbruku, me shoqëruesit e tij"-flet ai dhe bën me dorë përpara. Sipër lartësohet kulla karakteristike e kësaj familjeje të madhe. Një i moshuar tregon me gisht se aty, ende, ruhen gjurmët e gjyles së topit, me të cilën qëlluan pushtuesit osmanë, më 1912, nga Suka e Hereçit. Atëherë, kulla u dogj krejtësisht.
            Ndërkaq, na sjellin në oborr bacën Met Shala, 71 vjeç. Megjithëse i sëmurë rëndë, ai shprehu dëshirën të takoheshim bashkë. Pimë  kafe nën hijën e një peme dhe, pothuajse, gjithë biseda sillet rreth vizitës së Hollbrukut në familjen Shala, si dhe për dëmtimet e mëdha gjatë luftës me "shkiet". Në bisedë e sipër, dëgjojmë që thonë: "Ja, erdhi Rushiti!" Ngrihemi e përshëndetemi me të sapoardhurin. Shoqërtuesi im, Qerim Pepshi i njeh mirë bashkëbiseduesit tanë. Më tërheq vëmendjen shkathtësia, me të cilën tregon baca Rushit Nur Shala, një burrë rreth 55 vjeç, të cilin e hijeshojnë mustaqet e zeza e të gjata. Ai ka qenë dëshmitar i çdo lëvizjeje të mysafirëve dhe i bisedës së zhvilluar në shtëpinë e tij. Ja, çfarë na tregon, me mjaft siguri Rushiti, si për situatën dhe takimin e Hollbrukut:
            "Këtu ishte vija e parë e frontit kundër serbëve, të cilët ato ditë ndodheshin nëpër pozicione  te Lagja e Re, në vijë ajrore jo më shumë se 400-500 metra. Dita e parë, që na sulmuan, ishte data 28 maj 1988, ora 8.00 e mëngjesit. Ushtarët serbë tentuan të kalonin nga lagja Gogjen, për në lagjen Pepshi. Në gjysmën e rrugës u stacionuan, deri në orën 4.00 pasdreke. Por këmbësoria nuk përparoi dot. Forcat e bashkuara të UÇK-së (pa uniforma) dhe populli i armatosur, i zbrapsi ata. Megjithëse ishin të shoqëruar me  autoblinda, raketa etj. Ndërsa ne kishim vetëm mitraloza 12.7 m/m dhe armë të tjera të lehta. U bë shkëmbim zjarri. Ditën e dytë, në popullatën tonë  patëm disa humbje, të vrarë e të plagosur. Ndër ta u plagos Shkëlzen Mehmet Krasniqi dhe Hate Shalaj, 75-vjeçare, e cila vdiq mbas pesë orësh.  Gjendja u rëndua. Lidhjet Rostoviq-Junik u ndërprenë, kështu dhe hyrjet e daljet.
            Pas dy ditëve, serbët hipën në Kodrën e Rokopeqit. Prej andej, gjuanin pa pushim drejt nesh. Në këto rrethana, popullata e pambrojtur e 3-4 lagjeve: fëmijë, gra e pleq morën udhën për në male. Disa qendruan aty, në qiell të hapur dhe shumë prej tyre u nisën për në Shqipëri. Në fshat qendruan djemtë dhe burrat e aftë për luftë. Vatani kërkonte që t'i dilnin zot.
            ...Kaluan kështu dy javë. Në këtë kohë, të parët që erdhën ndërmjet nesh, ishin: i ndjeri  Fehmi Agani dhe  Blerim Shala. Qendruan në afërsi të shtëpive tona. Folën për nevojën e qendresës së palëkundur nga të gjithë ne, kundër pushtuesve serbë. Ata u takuan dhe me komandantin e UÇK-së, Gani Shehun. Duke parë gjendjen e keqe të popullatës, Kryqi i Kuq solli ndihma, sidomos për të shpërngulurit nëpër pyje, si: batanije, miell e ushqime etj. Sa herë na kanë ardhur vëzgues ose vizitorë të ndryshëm, deri në ora 15.00 gjendja ishte e qetë, serbët nuk vepronin. Ndërsa më pas, nisin sulmet e pamëshirshme të tyre".
            Pastaj baca  Rushit e vazhdon tregimin e tij për ardhjen e Riçard Hollbrukut, gjë që e vlerëson si një ngjarje me rëndësi, jo vetëm për zonën e Junikut e të Rrafshit të Dukagjiniut, por për tërë Kosovën. Ndër të tjera, ai thotë:
            "Fillë pas ndihmave të Kryqit të Kuq, erdhi këtu ambasadori amerikan në Shkup, Kristofer Hill. Siç duket, ai përgatiti ose "e shtroi rrugën" për mbërritjen së shpejti të Hollbrukut. Ky erdhi në fillim te fabrika e tekstilit, në Lagjen e Re. Aty e ndaluan ushtarët serbë dhe nuk e lejuan të kalonte. Dërgoi fjalë se mund të vinte i shoqëruar prej serbëve. Por nuk u pëlqye ky mendim, nga pala shqiptare. Më në fund, ai mundi ta kalojë pengesën e serbëve dhe arriti këtu, i shoqëruar me grupin e tij, me gazetarë etj. Nga shqiptarët, ishin: Fehmi Agani, Veton Surroi, Blerim Shala e të tjerë. U ndalën te postblloku dhe pastaj hynë nëpër një derë të vogël, të shtëpisë së Nuh Shalës. Kaluan nëpër oborrin që shikoni ju, hipën nëpër ato shkallë dhe hynë në dhomën e shtëpisë së Met Shalës, të cilën e shikoni se tani ndodhet në rindërtim. Me grupin e Riçard Hollbrukut u takuan komandantët e lartë të UÇK-së: Gani Shehu, Lum Haxhiu e të tjerë.
            Biseduan rreth një orë me njëri-tjetrin. Unë pata fatin të isha në dhomën, ku u zhvillua kuvendi. Mbaj mend se Hollbruku e pyeti Ganiun për rrugën e jetës së tij, deri atë ditë. Po kështu edhe Lum Haxhiun. Këta iu përgjigjën me dëshirë e i dhanë informacionin e duhur për çdo gjë, që kërkoi diplomati i njohur amerikan. Sipas traditës së shqiptarëve, mysafirëve të nderuar u nxorëm kafe, lëngje etj. Z. Hollbruk piu vetëm ujë, duke na falënderuar për mikpritjen tonë".
            Dëshmitari ynë nuk na jep dot  hollësi të tjera nga kjo bisedë e ngrohtë, pasi aty edhe u fol  në gjuhën angleze. Megjithatë, më poshtë bacë Rushiti tregon:
            "Kur mbaroi kuvendimi, ata u ngritën dhe zbritën ngadalë shkallëve. Këtu poshtë, e prisnin gazetarë të shumtë. Hollbruku nisi të flasë për qëllimin e ardhjes në Junik. Sipas tij, donte të dëshmonte nëse këtu vepronte një ushtri e armatosur e shqiptarëve apo populli bënte vetmbrojtje të organizuar, kundër agresionit serb. U shpreh hapur se populli kosovar ka plotësisht të drejtë ta mbrojë vetëveten dhe se nuk është "terrorist", siç e akuzonin serbët. E përshëndetëm dhe e falënderuam për fjalët e mira, që tha për popullin tonë dhe i shprehëm besim të madh në mbështetjen e Amerikës dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare".
            Më pas, Riçard Hollbruku me grupin që e shoqëronte, morën rrugën e kthimit, nga kishin ardhur. Kudo, panë shtëpi të shkatërruara e të rrënuara, dëgjuan për të plagosur e të vrarë, në mesin e popullsisë së pafajshme, vepra të agresorëve serbë. Këto skena të tmerrshme u transmetuan nga rrjetet radio-televizive ose u pasqyruan nëpër gazetat e botës, sepse tashmë iu lejua hyrja gazetarëve në këtë zonë.
            I pyetur  në se Hollbruku ishte i interesuar të vizitonte, në atë kohë edhe Gllogjanin dhe a ishin të përgatitur për këtë gjë, komandanti i Zonës së 3-të Operative, Ramush Hajradinaj është përgjigjur: "Të them konkretisht se nuk kemi qenë të përgatitur në këtë shkallë, nuk kemi qenë as të informuar, as mirë të organizuar. Ne nuk kemi mundur të prezantohemi si ushtri, por si popull i armatosur... Unë kam qenë i intersuar për ta takuar që atëherë Hollbrukun dhe gjithmonë i gatshëm për ta afirmuar luftën tonë, por nuk kam qenë i aftë, i përgatitur për një takim të tillë".( Bardh Hamzaj,"Rrëfimi për luftën dhe lirinë", Prishtinë, 1999, faqe 72).
            Si dëshmitar i gjallë i ngjarjeve të zhvilluara, baca Rusht Shalaj e vijon më tej tregimin e tij kështu:
            "Mbaj mend se, më 28 korrik 1998, ushtria e policia serbe tentuan të hynin me tanke: nga fshati Botushë dhe deri në mesin e fushës së Kallavajit. Por aty hasën në qendresën burrërore të kosovarëve. Me atë rast, me sa di unë, aty u plagosën ushtarakët e lartë të UÇK-së: Gani Shehu, Niman Tafa dhe Naim Maloku. Të nesërmen, pushtuesit serbë mundën të depërtonin deri te Lagja e Re, pra në afërsi të shtëpive tona. Nuk qarkullonte dot asnjë njeri. Ishte i hapur vetëm një korridor, në drejtim të maleve, për në Malësinë e Gjakovës (Tropojë).  Të detyruar nga situata e krijuar, më 11 gusht u mblodhën: fëmijë, gra, pleq e të plagosur dhe morën rrugën e shpëtimit. Sa gjë e dhimbshme ishte kjo për të gjithë! Por, ashtu siç dëshmojnë dhe këngët popullore për të kaluarën, e dinim se te vëllezërit tanë të një gjaku do të gjenim "bukë e kripë e zemër". Kështu, pas dy ditëve, në orën 5.00 të mëngjesit, ky "karvan i vuajtjes", me afër 700 veta, hyri në tokën e Shqipërisë e iu drejtuan Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Juniku pothuajse u zbraz dhe serbët arritën që, pas katër ditëve, të hynin lirisht këtu. Ata që i gjetën nëpër shtëpija: gra, pleq e fëmijë i morën dhe i dërguan në Deçan. I vendosën në një ndërtesë, duke thënë se ata janë "të sëmurë". Pastaj, secili burrë u kujdes që t'i tërhiqte njerëzit e vet nga ai "spital"".
            Do të pyesë ndokush: Po më tej, vallë, çfarë bënë serbët në Junik? Ata nuk e harronin faktin se aty ishte mikpritur Riçard Hollbruku, se ajo zonë i kishte bërë një qendresë heroike agresionit serb. Prandaj, më 16 gusht 1998, me "duar të lira", ata hynë në fshat dhe ndërmorën një vandalizëm të vërtetë. Dëshmitarët, me të cilët bisedojmë sot, tregojnë ndërtesat e djegura dhe të bëra shkrumb e hi. Është një dëm i pallogaritshëm ekonomik, që iu shkaktua nga armiqtë këtyre fshatarëve kosovarë. Por ata edhe "zgjidhnin" për të djegur ose për të shkatërruar. Vihet re se, më së forti, kanë patur si objektiv të këtyre vandalizmave shtëpitë e bukura, karakteristike, që dëshmojnë për lashtësinë e shqiptarëve në këto troje. Baca Rushit flet me dhimbje: "Ja edhe kësaj kullës time ia futën zjarrin, po për fat u ndal në mes, pra shpëtoi diçka...". Pati edhe të vrarë e të plagosur. Megjithatë edhe pushtuesit serbë e paguan shtrenjtë, atë që bënë. Siç dëshmojnë vendësit tani, vetëm për një ditë, u  vranë 17 prej tyre.
            Pas kësaj bisede të çiltër, plot dhembje e shpresa për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen, shëtisim nëpr oborret e këtyre kullave-kështjella. Ato u qendruan stuhive të sulmeve serbe dhe tani i shohim në rindërtim. Aty, pranë njërës prej tyre, ndalet baca Rushit e vazhdon të tregojë:
            "Shtëpitë tona ishin vend-pritje dhe vand-kalime për luftëtarët e lirisë. Një ditë, ata më propozuan: -A ta bëjmë një bunker këtu, në oborr? Unë iu përgjigja me gjithë zemër:- Po, gati jam edhe ta kallim gjithë shtëpinë e pasurinë, për lirinë e Kosovës, po qe nevoja!"
            Sot qendrojmë në heshtje pranë këtij "bunkeri" dhe unë shkrepi aparatin fotografik. Edhe në Shqipëri ishin ndërtuar me mijëra të tillë. Por ata shërbenin vetëm për një "armik imagjinar". Ndërsa këtu, në Kosovë, armiku serb ishte përballë. Ai qëllonte për t'i vrarë shqiptarët, me të gjitha llojet e armëve. Prandaj, kërkohej mbrojtje me çdo mënyrë e çmim.  Ndërkaq, mendoj: "Sa shumë flet e dëshmon edhe ky monument i heshtur i luftës, për qendresën heroike të familjes Shalaj, të luftëtarëve të UÇK-së dhe të mbarë popullit të Junikut, në luftën e tij të drejtë për liri të vërtetë e pavarësi të plotë!"

KEZE KOZETA ZYLO : Shenjëzimi me magjinë e fjalës

imageKostaq Duka: "Hoteli i fantazmave”


Kur mora vesh se shkrimtari Kostaq Duka do të promovonte librin me tregime “Hoteli i fantazmave”, më lindi më shumë kërshëria për të lexuar librin, të cilin edhe pse nuk e kishja në biblioteken time, e lexova me ëndje në Internet hedhur nga autori.  Jo se nuk i  kishja lexuar më parë tregimet e autorit, apo poezitë e tij, të cilat më kishin bërë një mike pakuptuar, por gjithmonë një libër i ri ndodh që ta shtrojë dhe më bukur odën për miqtë dhe vizitorët e tij.
Autori Duka shenjëzon bukur me magjinë e fjalës atë çka duhet të sjellë pena e një shkrimtari serioz, i cili nëpërmjet një pasurie shumështresore, e bën dhe më të dukshme dhe më tërheqëse veprën për një lexuese.
Temat janë marrë nga jeta e përditshme, ose të jetuara prej vetë autorit, çka i japin edhe një perceptim më të arsyeshëm lexuesit dhe e bëjnë atë të ndjehet i lirshëm në interpretimin e fakteve.
Autori ka ditur të përdorë mjetet e shumta stilistikore nëpërmjet sinonimisë, krahinorizmave, metaforave të bukura, krahasimeve pafund, të cilat japin një mozaik të bukur gjuhësor dhe letrar.
Pena e Dukës operon bukur në kohë dhe në vendet ku ai ka jetuar, studjuar, punuar apo emigruar. 
Ai vëzhgon ngjarjet jo thjesht në mënyrë narrative, por punon me to dhe artistikisht çka e rrit dhe më tepër si shkrimtar, ndryshe si lexuese do të mbytesha nga shtrëngesat formale dhe do të ngeleshin të paperceptueshme.
Janë shumë tregime që më kanë mbetur në mendje, por si grua dhe njeri gjeta mesazhe të ngrohta dashurie, për të cilat kemi shumë nevojë në këto kohera paksa të marrëzishme. 
Kështu çdo ditë e më shumë kuptojmë se si ana fizike, pra shëndeti po dëmtohet se tepërmi nga qëndrimi i gjatë në kompjuter, në face book, cka përbën dhe një shqetësim ndërkombëtar për mjekësine…
Mirpo duke lexuar tregimin “Ecje sportive”, në librin “Hoteli i fantazmave”, ku Viktoria e bukur 95 vjeçare lufton që të mbajë format e trupit dhe të bëjë ushtrime fizike, nuk ke se si të mos frymëzohesh, dhe aty kuptova se pena e Dukës ka bërë efektin e vet në lexuesit e tij, qoftë dhe për shëndetin, që eshtë çelësi i suksesit të një shoqërie.
Rrëfimet dhe skicat duken si një pemë e bukur me degëza plot sythe, që autori zgjedh kohën e caktuar për të vjelë frutat e pjekura.
Shpesh disa tema në këtë libër më janë dukur krejt të virgjëra, pasi për vetë kushtet e ndryshme që u krijuan veçanërisht pas viteve 90, jo çdo shkrimtar mund të ketë jetuar në këto mjedise, apo të ketë parë dhe perceptuar njëlloj si shkrimtari Duka.
Duke përfunduar them se proza e tij jep kumte fisnike që ushqen së brendshmi botën shpirtërore për të cilën ne lexuesit kemi shumë nevojë.

Akuzat e Dick Mart-it, vijim i sulmeve të koordinuara, ndaj shqiptarëve

Nga Gani Qarri Cyrih


 Akuzat e furishme të Dick Mart-it, të para  disa ditëve, u paraqitën befas dhe në mënyrë sensacionale,ato u shfaqën shpejt dhe gati në formë të papritur të cilat edhe pse u lajmëruan në mënyrë gjysmë të fshehtë dhe gati klandestine, para parlamentarëve evropian,kundër Kryeministrit Hashim Thaçit,UÇK-s dhe gjithë kombit shqiptar, çuditërisht u pranuan gati pa kundërshtime nga shumica e parlamentarëve evropian, nga të cilët Dick Marti kërkon përkrahje, për ngritjen atyre akuzave të këtij raporti të dyshimtë nga projektrezolutë,  në një rezolutë të parlamentit evropian.
Qëndrimet akuzuese të Dick Mart-it ,kundër UÇK-s dhe historisë më të re  të kombit shqiptar, nuk janë as të reja e as të pa njohura,po ato janë  vazhdimësi e koordinuar e sulmeve të kamotshme ndaj shqiptarëve dhe kombit si tërësi, përfshi edhe diasporën tonë.
Edhe pse sulme të ngjashme apo edhe të tilla mund të ketë pasur edhe më përpara, vlen të theksohet se hovi i tyre arriti kulmin në vitin 1998 në ditët më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, kur atje luftohej për jetë a vdekje,dhe e gjithë bota demokratike nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare ishte sensibilizuar dhe ngritur kundër krimit serb që ushtrohej mbi shqiptarët,duke bërë përpjekje për ta ndihmuar popullin dhe vendin tonë që atë kohë ishte ende nën pushtimin sllav,në Cyrih të Zvicrës e shfaq papritmas një fushat antishqiptare, e prirë nga SVP apo partia popullore zvicerane e cila përveç aksioneve të herpasëhershëme edhe tani me rastin e paraqitjes së raportit në fjalë,kjo parti doli hapur me kërkesën absurde të radhës për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së vendit tonë.
Tani në aksion është hedhur Dick Marty-it, i cili në mënyrë që ta realizoi atë aksion dhe përmbushur detyrën me qëllime të dyshimta që ai ka marr mbi vete, është nisur në kërkim të mbështetjes së hapur dhe në mënyrë  “konfidenciale” në një fushat anti shqiptare,në emër të “mbrojtjes” së të drejtës së viktimave fiktive të shitjes së organeve njerëzore,siç pretendon ai.
Ndaj paraqitja e këtij raporti në këto momente nuk ishte rastësi, sepse ai nuk kishte për qëllim  anketimin e përcaktimit të parlamentarëve evropian karshi Kosovës në këto ditë të vështira për vendin tonë, përcjellur me hallakam zgjedhjesh dhe mungesë të institucioneve me mbështetjen e votës së lirë të popullit, por ai mu nga ky shkak,dëshiroi të përfitoi në mënyrë që, sa më i pa penguar nga ana institucionale e shtetit të Kosovës,të përfitoi  aq sa të jetë e mundur në mbështetjen  parlamentarëve evropian me qëllim që në përkrahje të përfshihen sa më shumë parlamentar,për kthimin e Raportit në Rezolutë megjithëse shqiptarët ishin ata ndaj të cilve u ushtrua gjenocid e dhunë, që u shtypën e masakruan,u përndjekën në mënyrë sistematike dhe shpërngulën masovikisht me forcën e armës dhe qizmes ushtarake,kur së fundi po kërcënoheshin drejtpërsëdrejti edhe me shfarosje të përgjithshme si pjesë e pushtuar e kombit shqiptar nga krimineli Milosheviq i cili mjerisht vdiq i pa dënuar mu në prag të gjykimit të tij final para se të merrte dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare derisa po gjykohej në gjykatën e  Hagës për krimet e luftës të kryera në Kosovë,por që Dick Marti,për të gjitha këto dëshiron ti shpallë shqiptarët fajtor.
Edhe Dick-u e di mirë se në këtë gjendje ishte mëse normale që shqiptarët e rrezikuar me shfarosje masive të përkraheshin,por ja që atëbotë një parti siç ishte SVP-ja, ashtu siç vepron sot edhe Dick Marti,i cili në vend të solidaritetit ndaj të vuajturve dhe përndjekurve shqiptar nga hordhitë kriminale serbe, të cilët popullit tonë i shkaktuan aq shumë tragjedi njerëzore e familjare nga të cilat shqiptarët edhe sot lëngojnë,edhe ky njëjtë si SVP, në kohë nga më të vështirat,doli hapur në krah të agresorit Millosheviq, duke ju shpallë luftë të hapur viktimave shqiptare.
Atëherë kur fati i mjegulluar i Kosovës dhe shqiptarëve po përgatitej të rishkruhej në një dritë që sa po dukej në fund të tunelit të gjatë të vuajtjeve tona qindra vjeçare,kur e tërë bashkësia ndërkombëtare doli në anën tonë si viktima të pa fajshme të terrorit millosheviqian që ishim,partia SVP, njëjtë si Dick Marty sot,pati iniciuar fushatë anti shqiptare në Zvicër , me parulla,me një përmbajtje fyese deri në denigrim ndaj shqiptarëve,nën sloganin; Familien integration Ja! Kosovo Albaner-Nein! që në gjuhën shqipe donë të thotë; Integrim të familjeve Po! Shqiptarët e Kosovës Jo!  Të cilat atëbotë ishin vendosur në gjithë hapsirën e Qytetit të Cyrih-ut
Aksionin e SVP-s kundër shqiptarëve sikur i vazhdonte Karla del Ponte në vitin 2007 e cila edhe pse ishte e thirrur për zbulimin profesional dhe për hetim të paanshëm të krimeve serbe të luftës në ish jugosllavi,ajo fshehu për aq sa mundi,krimet e kryera në Bosnje,Kroaci dhe Kosovë nga serbia duke keqpërdorur kështu edhe funksionin e prokurores ndërkombëtare që iu pat besuar ng gjykata ndërkombëtare e drejtësis në Hagë ku ajo ishte ftuar si prokurore për zbardhjen e fakteve mbi krimet kundër njerëzimit dhe jo fshehjen e tyre,për tua lehtësuar kriminelëve dënimet,dhe për tua nxijë jetën viktimave të gjenocidit serb në Kroaci e Bosnje,dhe veçantë në Kosovë, duke mos harruar ti akuzoi shqiptarët për tregti me organe njerëzore edhe pse ne ishim viktima të gjenocidit serb,gjatë gjithë jetës.
Aksioni kundër shqiptarëve nuk kishte të ndalur as në vitin 2008 kur Oliver Jeans Shmidi-it përmes një libri me emër tjetër nga ai i Karla del Pontes, por me qëllim të ngjashëm për denigrimin e shqiptarëve, vazhdonte tanimë me hetime të zgjeruara prokuroriale më në brendësi të terrenit dhe etnisë sonë kombëtare i cili “depërtoi” deri në thellësitë e shekullit XV për të shpallur edhe Heroin ton kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, si gjakmarrës,hajdut e çfarë jo tjetër, duke bër përpjekje për tia ndrruar edhe kombësin dhe shpallur atë edhe si jo-shqiptar! Thuajse kishte pritur Skënderbeu që të lindëte një “CARROK” (lexo-fëmijë) si Oliver Shmidt që pas 500 vitesh,ai tia zbulonte përkatësinë kombëtare të Skënderbeut, Hero-it tonë kombëtar ndër të rrallët në rajon i cili nuk ishte vetëm Hero i ynë kombëtar por ai  ishte  Hero i përmasave evropiane për kohën.
Hitet e kronologjisë së ngjarjeve antishqiptare nga sponzorues të vetmuar zviceran vazhdojnë edhe në këtë fund viti të 2010-tës me një akt  të ri anti shqiptar i destinuar hapur kundër interesave tona njerëzore e kombëtare i cili si i tillë sikur bën thirrje rishtas për lufta dhe turbullira të reja në Ballkan,sepse këta njerëz në  bashkëpunim me fqinjët tanë grabitqar dhe pushtues tradicional të Kombit shqiptar,sikur nuk u ngopën me mizoritë e ushtrive sllave në Kosovë e gjetiu mbi shqiptarët e pambrojtur,ata edhe sot vazhdojnë me sulmet e tyre kundër shqiptarëve me një luftë tanimë perfide dhe të kamufluar  diplomatike përmes shpifjesh të paargumentuara për denigrimin e shqiptarëve, me qëllim krijimin e kushteve dhe atmosferës së tillë ndërkombëtare,për të grabitur pjesë tjera të tokave tona,siq pretendohet për momentin në veriun e Kosovës.
Përndryshe lind pyetja,në emër të cilave fakte,dhe në bazë të çfarë provash fyhen, kërcënohen dhe shantazhohen edhe sot në mënyrën kaq të paskrupull shqiptarët,duke na mveshë neve viktimave të luftës gjenocidiale serbe, edhe fajësi kriminale  deri te tregtia me organe njerëzore siç veprohet tash e sa kohë kundër nesh,kur në ne dhe trupat e shqiptarve të vrarë e të zhdukur është eksperimentuar gjithçka,përderisa edhe sot e kësaj dite numërojmë edhe rreth 1800 të shqiptar të zhdukur nga shteti kriminal serb.Ky  nuk është asgjë tjetër përveçse një sulm i përgjithshëm i hapur dhe ofensivë  kundër gjithë shqiptarëve si komb në tërësi!
Shqiptarët në këto momente,janë zënë ngushtë edhe me zgjedhjet e papërfunduara, qeverinë dhe parlamentin e pa formuar,problemin e Veriut të vendit dhe presionet për bisedime të ngutshme me Serbinë.Të gjitha këto probleme kërkojnë zgjidhje mundësisht të shpejt,për ç`shkak shqiptarët duhet lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet të çfarëdo natyre qofshin ato dhe fati i veriut të vendit si problem me vete që është,ai duhet t’i bashkojë urgjentisht tërë faktorin politik,sidomos tani në prag të bisedimeve me qeverinë zullumqare serbe cila përpos shumë te këqijave që i solli Popullit shqiptar, pretendon edhe copëtimin e vendit tonë përmes strukturave paralele terroriste serbe me qëllim final, grabitjen e kësaj pjese të Kosovës me dhunë.
Gjendja e padurueshme nën pushtim i shtyri shqiptarët atdhetarë,që në vitet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare,të hidhen në luftë me armë në dorë,për të ndryshuar gjendjen e tyre nën robëri, ngase vetë Jeta e rënd nën okupim, i detyroi ata ti përveshën organizimit të kryengritjes dhe luftës së armatosur për çlirimin e vendit nga robëria me Flamurin e kryengritjes Kombëtare për çlirimin e vendit,ku familje të tëra kanë derdhur gjak dhe kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës së pavarur,e cila fal kësaj lufte heroike, ëndrra jonë e kamotshme më në fund u bë realitet, ndaj si mund të pajtohemi ne me ofendime të tilla shpifjesh e raportesh të pa argumentuara dhe të falim edhe tokat tona ne sot?!
Shqiptarët janë vrarë e pushkatuar,zhdukur e kidnapuar në fshatra e qytete gjithë andej Kosovës dhe trojeve tona,nga pushtuesit serbë.
Trupat e tyre janë tërhequr zvarrë  rrugëve të Kosovës,sigurisht edhe atyre të Serbisë, varrosur e zhvarrosur nga disa herë dhe në disa vende,bartur me kamion e frigorifer, hedhur nëpër lumenj e prroje,futur nëpër  liqene e varreza masive ,djegur dhe zhdukur  nga Serbia për të humbur gjurmët e krimit, nga të cilët siç thash edhe më lart na mungojnë edhe rreth 1800 shqiptar të kidnapuar, e të pagjetur deri më sot,për të cilët edhe sot nënat shqiptare ,vazhdojnë vajin e tyre të pa përfunduar, përgjatë gjithë  kësaj periudhe afro 12 vjeçare.dhe ndaj Serbisë nuk udhëhiqen kurrfar hetimesh e as kërkon kush përgjegjësi nga ajo, për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarve të pafajshëm.
Shpresojmë dhe jemi të bindur se sikur se të tjerët deri më tani edhe Dick Marty me bashkëpunëtorët e tij do të dalin të gabuar edhe pse ky raport është përgatitur dhe përhapur në atë formë dhe përmbajtje që imazhi i Kosovës dhe Shqipërisë të dëmtohet e njolloset në ato përmasa që do kërkoj shumë kohë, punë dhe kundërargumente që të shkëlqej përsëri,por e gjithë bota e di dhe e ka parë me syt e sajë se si Serbia ka,vrarë edhe civilë jashtë moshës për luftë ka vrarë gra e fëmijë,dhe gjurmët dhe mënyra e vrasjes së tyre nuk është hetuar asnjë herë.
Ne e mbështesim Kosovën e Shqipërinë, udhëheqësit e popullit tonë dhe gjithë kombin shqiptar, si çdo herë në situata të tilla,ashtu edhe në këto momente nëpër të cilat po kalon kombi,me tërë qenien tonë.
Por shqiptarët kanë kaq shumë fakte dhe nuk mund të heshtin më e as të presin me iluzione se të tjerët do të punojnë për ne,i gjithë populli duhet të mobilizohet, për të kryer detyrën e nevojshme kombëtare duke iu kundërvënë  me guxim çfarëdo sulmi qëllim keq që tenton të na njollosë dhe kriminalizojë si komb, duke u bërë shembull edhe për të ardhmen në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe të drejtës sonë kombëtare,ashtu siç u bën shembull luftëtarët për lirinë e vendit,që drita e rrezeve të asaj lirie edhe në të ardhmen të ndriçojë e pastër,mbi Kosovë.

Metodat e veprimit dhe dëshirat e Dick Martit

Nga Gani Qarri, Cyrih

Nëse Dick Marty paraqet një raport mbi hetimet, ai duhet trajtuar me kujdes,ngase raportuesi i Parlamentit evropian në njërën anë,përpiqet që indikacionet ti paraqes si fakte, kurse në anën tjetër, ai nënvlerësohet rregullisht.
Një raport mund të jetë përfundimi, por edhe fillimi i një hulumtimi, kishte deklaruar Dick Marty para disa vitesh, dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar ti hulumtonte burgjet e supozuara të CIA-s.
Raporti i tij i parë,i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur ,i dyti në vitin pasues ishte përqeshur, por në ndërkohë Qeveria britanike i kishte kërkuar falje atij,ngase shumë vende lindore kishin ngritur komisione parlamentare për hulumtimin e fakteve.
Dick Marty përmes metodës së tij të hulumtimit të cilën e quan Dialektika e së vërtetës,në fazën e parë përpiqet që në Raport të përmbledhë sa më shumë material rëndues që mundet, bën akuza të rënda me deklarata të dëshmitarëve anonimë, dhe paralajmëron zbulime shokuese, pastaj si parapërgatitje për sulm, së pari u ofron përmbajtje të zgjedhur nga raporti- Mediave të njohura,dhe për të arritur kulmin e vëmendjes,ai hesht si hekur,kur del para mikrofonit dhe kamerave. Përafërsisht kështu i përshkruante këto ditë “Neue Zürcher Zeitung Online” sjelljet kontroverse dhe metodat perfide të Dick Martit në një pjesë të një artikulli,i cila vazhdonte me konstatimin se,Dick Marti,përmes inskenimeve të pa bazuara përpiqet të arrij kulmin e vëmendjes së opinionit botëror duke u përpjekur të krijoj sensacione edhe nëse të pa vërtetuara,por të mirë inskenuara,me episode sa më prekëse dhe të përzgjedhura me shumë kujdes,nga një regji profesionale!
Dick Marti siç edhe dihet tanimë nga opinioni gjerë, për disa vite ka kryer punën e prokurorit ne vendin e tij,në Kantonin Tiçino të Zvicrës, i cili në paraqitjet e tij publike është dëshmuar si përkrahës i flaktë i Serbisë,dhe kundërshtar i hapur dhe i përbetuar i pavarësisë së Kosovës.
Nga ky shkak ai qëllimisht u ftua nga Serbia,nga prokuroria e një shteti barbar, luftënxitës dhe vrasës masash njerëzore,ku u përgatit,instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze,për inskenime profesionale të përgatitura mirë dhe me kujdes nga prokuroria serbe. Ai i hyri këtij aksioni të porositur e pse jo edhe të mirë paguar nga padroni me një qëllim të caktuar që përmes inskenimeve të tija profesionale të mbillte bëmat e krimit serb në jetën e padjallëzuar të shqiptarëve,të atyre shqiptarëve që presin mysafirin qëllimkeq Dick Mart-in,si mik me zemër të hapur dhe në mënyrë të sinqerta në shtëpitë e tyre të varfra por bujare, edhe pa e ditur se çfarë problemi do të lind dhe me çfaje do ngarkohet kombi shqiptar në tërësi,nga imagjinata e sëmur e këtij antishqiptari të përbetuar ,dhe improvizuesi pa kompromis. Me kërkesa të shkruara dhe të paraqitura në formë ankesash nga prokuroria e shtetit serb, ish pushtuesi ynë i cili përvojën e tyre të gjatë në praktikimin e krimeve të kryera ndaj shumë popujve nga ish përbërja e Jugosllavisë, për mes kreatorit inskenues të paguar shtrenjtë, Dick Mart-it përpiqet që krimet kundër njerëzimit,trafikimin me njerëz dhe tregtinë me organet njerëzore, tua mveshë viktimave të pa fajshme shqiptare.
Karakterin e dyshimtë të Dick Marti-t na e sqaron shumë mirë edhe Abdulla Katuçi ,pronari i shtëpisë së “Verdhë” i cili hedh akuza të rënda ndaj këtij raportuesi të çuditshëm,kur gjatë vizitës së Dick Mart-it dy vjet më parë në Shtëpinë e tij,po të mos e ndalonte i zoti i shtëpisë,ai tentoi me forcë të hidhte eshtra të vdekurish në brendinë e shtëpisë, për çka Pronari i asaj shtëpie të instrumentalizuar  për qëllime të tilla meskine, me të drejtë edhe kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së Dick Mart-in si dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte,për shpifje dhe akuza të pa baza kundër shqiptarëve.
Dëmet nga ky raport i porositur , kundër Thaçit,UÇK-s dhe gjithë Kombit shqiptar,me gjithë mungesën e fakteve,Tim Judah i vlerëson të mëdha, në një shkrim të tij në “Daily Telegraph”,sepse akuzat e tilla të rënda jo vetëm se “minojnë kredibilitetin” e Kosovës,por paraqitja e këtij “dokumenti” është edhe goditje fatale për Kosovën- si shteti më i ri i Evropës” ngase Kosova si shtet në ndërtim ende nuk ka arritur ti realizoj të gjitha elementet e shtetësisë së plotë,që nga koha e shpalljes së pavarësisë së saj,ndaj edhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe izolim të mëtejshëm, vlerëson Tim Judah.
Mjerisht përkundër gjithë këtyre sulmeve të organizuara kundër shtetësisë sonë,kundër qenies shqiptare dhe  ekzistencës tonë kombëtare,nuk na e sqaroi askush dhe as që kërkoi dikush të paktën një herë zyrtarisht deri më tani edhe pas afro 12 vitesh të përfundimit të luftës,që të dimë ne si komb i sakatuar nga gjenocidi serb, dhe opinioni demokratik ndërkombëtar,për rrethanat,kushtet dhe mënyrën se  si u vranë shqiptarët nga Serbia, arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes së disahershme të viktimave shqiptare nga kriminelët serb,shkakun e bartjes së kufomave nga Kosova në Serbi,qëllimin e kidnapimit të mijëra shqiptarëve,sqarimin çfarë në të vërtetë ndodhi me jetën e shqiptarëve të kidnapuar nga Serbia,pse u zhdukën dhe si humbi çdo gjurmët e tyre, ku mbetën dhe kur do të kthehen,çka ndodhi me ta dhe çfarë u bë me organet njerëzore të viktimave dhe të kidnapuarve shqiptarë,qëllimin dhe shkaqet e veprimeve të tilla, të pa para e të pa dëgjuara në asnjë vend tjetër në botë deri më tani.... dhe si u kaluan të gjitha këto në heshtje, kur do të kemi sqarime dhe kush do japë përgjegjësi për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve, nëse jo Serbia?!
Pse Serbinë përkundër të gjitha këtyre akteve barbare,nuk e vë askush përpara përgjegjësisë. Kërkesa e Adem Demaçit duhet të jetë kërkesë e gjithë shqiptarëve, që të zhvillohen hetime kundër Serbisë, si inicuese e të gjitha luftërave dhe shkaktare e të gjitha barbarive në gjithë territorin e ish Jugosllavin e cila përkundër të gjitha këtyre të këqijave dhe vuajtjeve çnjerëzore që na i shkaktoi neve dhe të tjerëve, ajo me arrogancën e saj duke përfituar nga përkëdheljet ndërkombëtare, mos veprimet tona shtetërore dhe injoranca jonë kombëtare,hidhet në sulm me një mal akuzash e shpifjesh kundër nesh,duke angazhuar edhe raportues nga parlamenti evropian.
Ky raport dhe momenti i zgjedhur për paraqitjen e tij nuk mund të jenë pa prapavijë të caktuar politike, kur janë paralajmëruar  edhe bisedimet  me Serbinë,e cila përmes Dick Mart-it akuzon viktimat e saj për trafikim dhe shitje organesh njerëzore,derisa vet Serbia mund të ketë kryer  me mijëra vepra të tilla kriminale,kur dihet se asaj nuk i kanë munguar kushtet as mundësit që gjatë gjithë kësaj periudhe afro 12 vjeçare,tua humbë edhe të gjitha gjurmët e mundshme krimeve të saj të ushtruara mbi viktimat shqiptare,dhe tani nga përvoja makabre e instrukton edhe inskenuesin profesionist, Dick Marti-n për ti shitur aktet e saja barbare kundër njerëzimit, si vepra të shqiptarëve.
Dick Marti dhe Parlamenti evropian,duhet ta dinë, se kështu nuk mund ta bëjnë drejtësinë ndaj nesh, sepse flaka e luftës për lirin e pa përfunduar të të gjithë popullit shqiptar është ende e ndezur në zemrat e kombit dhe ata nuk kanë asnjë faj tjetër, përveç  luftës së tyre për liri, e cila ju mohohej nga pushtuesi sllav,ndaj inskenimet e tilla të cilat po luhen para hundëve të Evropës,mund të rindezin flakët e luftës edhe një herë në rajon!
Nga përvoja e shpifjeve të më hershme tentohet që,storiet komike të luhen edhe një herë,mbi gjurmët e atyre hetimeve për të cilat nuk u gjetën prova askund e as në shtëpinë e aluduar,të quajtur qëllimisht si të “verdhë” ngjyrë e cila përkon në flamurin e shtetit të Kosovës,formimin e të cilit Dick Marti me sponsoruesit e tij,me çdo kusht duan ta paraqesin si të krijuar, mbi themele të krimit të organizuar......Zot ruaje Kosovën dhe Kombin Shqiptar nga raportues të tillë!
Shpifjet e Carla del Ponte-s janë kthyer në një lloj dyqani në të cilin u punësua shegerti i saj besnik Dick Marti i cili tani na shet gjithçka,përveç të vërtetës,ngase prodhuesi i mallrave kriminale siç është prokuroria serbe,si shiste dot më këto mallra të kontaminuara, të cilat helmojnë atmosferën e jetës demokratike dhe rrezikojnë paqen edhe ashtu të brishtë në rajon,ndaj edhe zgjodhi një punëtor të paguar mirë nga një vend i besueshëm ,për shitjen sa më shtrenjtë të intrigave fajësuese serbe,përmes inskenimeve të Dick Mart-it.
Derisa nëna,gra dhe motra tona shqiptare ka afro 12 vite që nuk kanë pushuar vajin në këtë vend duke pritur një lajm për djemtë e vrarë, kidnapuar dhe të zhdukur nga Serbia,Dick Marti, njeriu që guxoi të jetë 15 vjet anëtar i parlamentit evropian, përmes raporteve të konstruktuara akuzon shqiptarët,sikur vrasja e shqiptarëve të mos ishte krim kundër njerëzimit. Ndaj,nga Dick Marti si autor i këtyre shpifjeve do duhej  të kërkohej përgjegjësi dhe të vihej para drejtësisë ndërkombëtare,për shpifje ndaj një kombi të tërë... por a do ta kërkoj kush vallë, këtë ndonjëherë?!
Mjerisht,Shqiptari edhe sot është mikpritës edhe për vrasësin, kur ai i vije si “mysafir” pa pyetur e as kuptuar se çfarë njeriu është ai, bile edhe atëherë kur është  i tillë i keq siç qëlloi të ishte edhe Dick Marti të cilin shqiptarët e mirëpritën me bujari i siguruan liri dhe mbrojtje, dhe i falën besim e pamerituar, për hulumtim të pa anshëm në vendin e tyre,por ai veproi ndryshe,përdhosi mikpritjen tonë të sinqertë ,dhe në vend të mbledhjes së provave që mungonin, ai prapa shpinës sonë, prodhoi gënjeshtra të cilat i shoqëroi me shpifje monstruoze të prokurorisë serbe dhe i konstruktoi me mjeshtrin e tij inskenuese, kundër nesh.
Dick Marti na ofendon dhe poshtëron me akuza të cilat kanë qenë dhe kanë mbetur vepra të barbarisë sllave ndër shekuj, që kur ata zbritën në Ballkan,ndaj askush tjetër nuk e bën më shumë të vuajë sot viktimën shqiptare, se sa  këto shpifje monstruoze të inskenuara nga  Dick Marti dhe përkrahësit e tij,derisa vaj i pambaruar i nënave shqiptare akoma nuk është shterur, në pritje për të marrë një lajm për 1800 bijtë akoma të zhdukur, për djemtë e rrëmbyer të cilët ndoshta nuk janë më në këtë botë.
Ndaj urrejtja e Dick Marty-t kundër shqiptarëve është shumë hakmarrëse agresive dhe tejet e pamëshirshme, e në mënyrë të veçantë kundër asaj që e gëzon gjithë respektin popullor ,asaj që është shembull i kohës dhe çmohet si nderi i kombit tonë,kundër UÇK-s çlirimtare të cilën ky popull e kujton me Krenarin të cilën ajo e meriton përgjithmonë.
Edhe shqiptarët më të respektuar në vend dhe ata  të njohur edhe në Arenën ndërkombëtare,mbetën të habitur nga përmbajtja e akuzave të rënda të Dick Marti-t dhe qëllimet e errëta që fshihen prapa atyre akuzave të cilat na shtyjnë si komb gjithnjë e më tepër drejt të panjohurës së madhe, pasojat e të cilave për fat të keq ne vet, ende nuk i dimë tërësisht,e që ato mund të kenë për shqiptarin e pafaj dhe të padjallëzuar, i cili për Dick Mart-in s`është më shumë se një plaçkë tregu, të cilën mund ta përdor secili që dëshiron, më tepër si  një objekt për kusuritje, sesa si njeri.
Nën këto kushte edhe ndërtimi i shtetit në këto rrethana me kundërshtar të tillë të pavarësisë,të ekzistencës tonë shtetërore dhe kombëtare,nuk mund të kryhet shpejtë as lehtë,ndaj edhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe syçelë si komb dhe të mos lejojmë që raste të tilla të na përsëriten në të ardhmen kurse kjo që na ndodhi tani, nuk mund ti falet indiferencës sonë kombëtare.
Aprovimi nga parlamenti evropian i këtij raporti monstruoz të mbarsur me inskenime dhe shpifje,te shqiptarët pothuajse i ka shuar  edhe ato pak fije të mbetura shprese për drejtësi të vërtetë ndërkombëtare kurse optimizmi për jetë më të mirë është kthyer plotësisht në utopi dhe frikë  për të ardhmen e vendit,duke humbur edhe atë pak besim te disa nga ndërkombëtarët me ndikim në gjendjen e vendit tonë, të cilët mund të rrezikojnë fatin e këtij vendi dhe perspektivën e së ardhmes së fëmijëve tanë.
Ndaj edhe kësaj radhe edhe për një herë më tepër,ky popull dhe bijtë e shqiptarëve me dinjitet, po binden dhe do të mbeten dëshmitar të gjallë të një të kaluare të hidhur dhe kësaj të tashme të luhatshme ,të rënd e të paparashikueshme, që edhe tani shpesh herë, rrezikohet nga njerëz si Dick Marti, të cilët dëshirojnë që kombi ynë të ishte zhdukur në muranat e vjetra e të shkatërruara, apo Emri ynë i ndritshëm Shqiptar, të ekzistojë vetëm  si histori në mermerët e monumenteve antike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...