Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/04

‘O PRITE AZEM GALICEN, O HEJ!’

Është shfaqur të martën në Kinemanë ABC premiera e filmit “Azem Galica” i regjisorit Halil Budakova me skenar të Zymber Kelmendit. Filmi bazohet në librin po me të njëjtin titull të krijuesit dhe publicistit, profesor Bedri Tahiri. Për rreth dy orë regjisori Budakova, i cili e interpreton edhe rolin e kryeheroit Galica, ka bërë të gjallë një nga heronjtë më popullorë të Kosovës, Azem Bejtë Galicën, i cili për 12 vjet luftoi pareshtur kundër pushtuesit serbë për çlirimin e Kosovës.

description

Më shfaqjen e premierës së filmit “Azem Galica”, kinematografia kosovare ka hyrë në një periudhë të re, pasi deri më sot askush nuk është kujtuar t’i përjetësojë nëpërmjet shiritit filmik heronjtë e Kosovës, të cilët nuk janë të paktë. Për Azemin dhe Shotën janë shkruar shumë libra dhe thënë shumë tregime, por filmi i shfaqur të martën përgjithmonë do t’i përjetësojë këta dy heronj-bashkëshortë që luftuan për Shqipërinë etnike. Për ta bërë filmin e tij, Budakova ka arritur të mbledhë kastën më të mirë të aktorëve kosovarë, duke angazhuar edhe aktorë nga Shqipëria. Pikërisht pas disa dekadave, Budakova e ka kthyer në rolin e Isa Boletinit, aktorin e njohur nga Shqipëria, Reshat Arbana. Filmi “Azem Galica” i kushtohet heroit kombëtar Azem Galica dhe luftës së tij dymbëdhjetëvjeçare për lirinë e Kosovës, ndërsa nuk ka lënë pa kujtuar edhe heronjtë, me të cilët Galica kishe bashkëpunuar gjatë luftës së tij, si Hasan Prishtina, Bajram Curri e shumë luftëtarë të tjerë drenicas, të cilat për më shumë se një dekadë i qëndruan besnikë prijësit të tyre, duke ndjekur amanetin e tij edhe pas vdekjes së tij. Në një konferencë për media, të mbajtur të martën, në orët e pasdites, me ç’rast është shfaqur edhe filmi, regjisori Budakova është shprehur ta ketë arritur qëllimin e tij, edhe përkundër vështirësive me të cilat është dashur të përballet në realizimin e një filmi të përmasave të tilla. Ai i ka falënderuar të gjithë sponsorët dhe bashkëpunëtorët që bënë të mundur realizimin e filmit. “Qëllimi im është pasqyruar i tëri në film për ta përjetësuar figurën e kryelegjendarit Azem Bejtë Galica”, ka thënë Budakova. Ai ka pohuar të ketë mbetur i kënaqur edhe sa i përket realizimit të skenave me efekte speciale. “Jam i kënaqur me realizimin e skenave të ndryshme, të cilat nuk janë edhe aq të lehta për t’u realizuar, duke pasur parasysh edhe kushtet në të cilat operojmë”, ka pohuar regjisori i filmit, Halil Budakova. Ndërsa Bedri Tahiri, autori i librit për Azem Galicën, mbi të cilën është ndërtuar edhe skenari i filmit, është shprehur të ketë mbetur i kënaqur me skenarin e filmit, edhe pse për ta treguar historinë e Azem Galicës nuk mjaftojë dy orë. Filmi do të shfaqet premierë edhe në Tiranë, në kinemanë “Imperila”, më 10 shkurt. Regjia Halil Budakova; skenari Zymber Kelmendi; rolet Halil Budakova, Reshat Arbana, Merita Budakova, Çun Lajçi, Enver Petrovci etj.

Isa VATOVCI

“Van Goghu Kosovar” i takon dy mediumeve

 Dramën  “Van Goghu Kosovar” të Dr.sci.Ilir Hivzi  Muharremit  e ka inskenuar në vitin 2007 aktori dhe regjisori Hazir Sh. Haziri. Drama është dhënë premierë në Teatrin Dodona, pastaj ka vazhduar në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të zi” thotë Muharremi. “Drama në vete përmban nuanca tragjike, dhe dramatike, poashtu është e ngjyrosur me absurd, ekspresionizëm dhe ekzistencializëm”.

Dr i shkencave të arteve dramatike Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të artit e përfundoi në Pejë. Ka diplomuar më 2004 në Fakultetin e Arteve Dramatike, drejtimi i aktrimit në klasën e profesorit Luan Daka. Prej asaj kohe ka qenë i angazhuar në shumë shfaqje teatrale si: “Sfida e madhe” e autorit prof.dr.Nebi Islami,“Nata e dymbëdhjetë” William Shekspeare“Duart e ndyta” e Zhan Pol Sartre, “Shkolla e grave” e Molierit, etj. Ndërsa, ka magjistruar dramaturgjinë. Drama me të cilën ka magjistruar Ilir Muharremi titullohet “Van Goghu Kosovar” . 

Ka doktoruar më 2010 me temën: “Ekspresionizmi, absurdi,ekzistencializmi dhe cmenduria: katër dramat shqiptare/shfaqjet”në Fakultetin filologjik “Kiril i Metodij” në Shkup. 
Punon si asistent në Fakultetin e edukimit në Prishtinë. 
Dr.sci. Ilir Muharremi ka punuar edhe si gazetar në gazetat ditore: “Koha ditore” dhe “Lajm Ekskluzive”, në rubrikën e kulturës.
Është autor i dy librave me poezi: “Djalli në qytetin tim” 1996“Dera e fundit e çmendurisë” 2003
Ky është libri i tretë i tij.

Ngjarja rrëfen për një piktor 22-vjeçar, i cili përjeton momente të vështira jetësore gjatë periudhës së rinisë, gjë që i kushton shumë shtrenjtë në fazat e mëvonshme të jetës. Në luftë, ushtria serbe ia vret nënën, babanë dhe motrën. I tmerruar nga sa kishte parë duke ia masakruar familjen, ai kalon në skizofreni. Tërë ngjarja pasqyron jetën e tij prej skizofreni, nga e cila në fund nuk mund të shërohet, andaj si ‘strehë’ e gjen çmendinë. Ai krejt rastësisht zbulohet që është skizofren nga një fqinj që banonte përballë shtëpisë së tij, i cili, sapo dëgjon zhurmën e muzikës, afrohet dhe sheh djaloshin që thoshte me zë të lartë fjalë të pakuptimta. Gjatë gjithë dramës djaloshi e imagjinon vetveten si profesor i artit. Nga larg i vjen një shok dhe e fton që të marrë pjesë në një ekspozitë. Djaloshi 22-vjeçar fascinohet pas kësaj oferte. Nga çmenduria e tij dhe nga simpatia e madhe për Van Gogh-un, ai e pret edhe veshin e vet, për të shëmbëllyer piktorin e famshëm. Këtu fillojnë të vërehen shenjat e para të çmendurisë së tij. Gjatë gjithë dramës mbase nuk vërehet fare se është i çmendur, deri kur i shfaqen halucinacionet, gjendje kjo që e bind atë se çdo gjë që e shikon përreth është e vërtetë. Mirëpo, në fund, djaloshi bindet që disa gjëra nuk janë të vërteta. Ndaj dhe gjendja e tij mendore përkeqësohet edhe më shumë, si pasojë e së cilës ai detyrohet të shkojë në çmendinë, pasi përshëndetet me miqtë e tij më të ngushtë.




















Dje në Institutin Albanologjik  të Prishtinës  u përurua vepra “Van Goghu kosovar” e autorit Dr.sci.Ilir Muharremi. Dramë kjo e inskenuar në vitin 2007 në skenën e teatrit “Dodona” nga Hazir Haziri


Drama ,  trajton një teme shumë të ndjeshme ku pasqyrohet jeta dhe fati i keq jetësor i një artisti.Ajo në vete përmban nuanca tragjike, dhe dramatike, të ndara në tetë skena.

Dramaturgu Profesor Haqif Mulliqi-recensent i librit, thotë që “Van Goghu kosovar” ka përkatësi të dyfishtë, duke i takuar dy mediumeve, funksionale, organike siç është letërsia dhe teatri “pikërisht drama.
Dramën  në fjalë e   e ka inskenuar në vitin 2007 aktori dhe regjisori Hazir Sh. Haziri e cila është dhënë si premierë  në Prishtinë në   Teatrin shqiptar " Dodona", pastaj ka vazhduar në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të zi” thotë Muharremi. “Drama në vete përmban nuanca tragjike, dhe dramatike, poashtu është e ngjyrosur me absurd, ekspresionizëm dhe ekzistencializëm”.

“Van Goghu Kosovar” mbase që në të lexuarit e parë të saj, na krijon mundësinë dhe hapësirën që ti përvishemi një qasje të këtillë. Te kjo vepër mund të hasim në këto dy elemente, pra me përkatësi të dyfishtë, ta lexojmë si letërsi por dhe të përpiqemi ti identifikojmë vlerat por edhe mundësit të vënies në skenë” tha Mulliqi.

Kjo sipas Mulliqit, është e rëndësishme për këtë vepër dhe për këtë autor, ngase është e çart që vet Muharremi, përpiqet që angazhimin e tij të krijuesit të dramës ta vejë aty ku qon tek një krijuesi tjetër që është regjisori i teatrit.

Për librin kanë folur edhe Mirsad Kuteli – letrar dhe redaktor i librit, Prof.dr.Atdhe Hykolli, Imer Toponica-kritik letrar, Besim Perjuci-letrar dhe Jetullah Halili-piktor.

Flori Bruqi

2011/02/02

Drenusha Z. Hoxha - Engjejt vdesin ndryshe (roman)

Letersia si fushe e gjere po pasurohet dita dites andaj ne te po futen shkrimtare qe po i japin letersise shiqtare si asaj botorore fryma letrare nga me te ndryshmet .Ne fushen e letersise vjen rishtas shkrimtarja kosovare Drenusha Zajmi Hoxha me romanin e saj te pare engjejt vedesin ndryshe.



Drenusha Zajmi Hoxha vie nga qyteti i lashte i Prizrenit e lindur me 1970.Mesimin fillor e te mesem e morri ne vendlindejn e saj duke vazhduar studimet universitare ne Universitetin e Prishtines ne drejtesi ku u diplomua, u rrit ne nje familje te arsimuar ku letersia kishte baza te forta. Aktualisht eshte juriste dhe drejton nje biznes te sukseshem ne Kosove.



ENGJEJT VDESIN NDRYSHE

Ky roman sjell te lexuesit dicka te re te bukur tragjike te dhimbshme sjell ne te gjtha cepert e jetes ku cdo person jeta mund tia jap nje drejtim te tille ,pasqyron Forcen e gruas e cila me cdo force arrin qe ta rimkemb familjen e sa e mos te fundoset,te krijohet ne shtylla te forta.
Ndonjehere te duket sikurse jane persona te gjalle persoanzhet ne roman sa qe ke pershtypjen se kur te mbaron romani do ndjehesh i vetmuar ashtu ndjehem une pasi e lexova.

Eshte mjeshteri pa dyshim i autores romani i saj i pare kori sukses te madh duke i bere shume lexues te rrine neteve te vona zgjuar grate te rrine me roman ne punet e tyre, dikend te vajtone duke e lexuar grate amvise duke mos e lene asnje faqe te romanit e duke i lene pa bere puinet e shtepise.
Romani ka dhe fryme psikologjike ,e ben lexuesin ta ndjek ne cdo faqe sdo te le humbas asnje minut.

Romani Engjet vdesin ndryshe ka dale ne shitje ne Kosove perkatesisht ne Prishtine , pritet keto dite te dale dhe ne qendrat e tjera te Kosves ne Shqiperi pritet te dale ne nentore.

*****

Krijuesja Drenusha Zajmi-Hoxha ka marrë çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”(2009) për prozën më të mirë, të botuar ndërmjet dy takimeve, me romanin “Engjëjt vdesin ndryshe”. Ndërsa çmimi letrar “Pjetër Bogdani”, për veprën më të mirë në të gjitha zhanret, të botuar mes dy takimeve, shkoi për prof. dr. Zymer Ujkan Nezirin, për veprën “Studime për folklorin II” dhe për prof. dr. Besim Rexhajn, për veprën “Dramaturgjia shqiptare 1948-2008”, në dy vëllime. Duke arsyetuar vendimin e jurisë për dhënien e çmimit “Hivzi Sulejmani” në përbërje Rexhep Qosja, Avdyl Kadolli dhe Ismajl Syla, veprës “Engjëjt vdesin ndryshme”, të Drenusha Zajmit-Hoxhës, Avdyl Kadolli është shprehur se romani, përveçqë është një prozë e realizuar artistikisht, ka edhe mjaft elemente që e bëjnë atë mjaft të realizuar.“Proza e Drenushës është e realizuar mjaft mirë artistikisht dhe bart më vete vlera të çmuara, gjë që edhe e kanë shtyrë jurinë të përcaktohet për këtë roman”, ka thënë Kadolli. Ndërsa, prof. dr. Isak Shema, duke arsyetuat dhënien e çmimit “Pjetër Bogdani”, nga juria e përbërë nga ai, Hydajet Hyseni dhe Rrustem Berisha, për veprat e Nezirit dhe Rexhajt, është shprehur se veprat e këtyre dy autorëve sjellin studime me rëndësi për letërsinë popullore, përkatësish për dramaturgjinë tonë. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi, duke uruar laureatët e sivjetmë të çmimeve letrare, është shprehur se është për të ardhur keq që krijuesit nga Kosova nuk shpërblehen në asnjë formë për krijimtarinë e tyre artistike e letrare. Ai ka thirrur institucionet tona shtetërore të bëjnë më shumë për krijuesit, duke kërkuar nga shkrimtarët dhe krijuesit e artit të vazhdojnë punën e tyre, me gjithë vështirësitë me të cilat përballen. “Jemi të dëshpëruar që nuk kemi mundësi materiale për t'i shpërblyer për punën e madhe shkrimtarët, por kaq janë mundësit딝, ka thënë Demaçi. Po në kuadër të këtij manifestimi është mbajtur edhe një orë letrare, me ç'rast krijuesit kanë lexuar krijimet e tyre dhe kanë prezantuar studime për probleme të ndryshme të letërsisë. Po ashtu, krijuesit kanë vizituar disa shkolla të kryeqytetit, duke mbajtur edhe orë letrare me nxënësit e këtyre shkollave.

Nesër përurohet drama “Van Goghu kosovar”

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë , më 03.02.2011, e enjte do të përurohet vepra “Van Goghu kosovar” e autorit Ilir Muharremi. “Kë të dramë e ka inskenuar në vitin 2007 aktori dhe regjisori Hazir Sh. Haziri. Drama është dhënë premierë në Teatrin Dodona, pastaj ka vazhduar në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të zi” thotë Muharremi. “Drama në vete përmban nuanca tragjike, dhe dramatike, poashtu është e ngjyrosur me absurd, ekspresionizëm dhe ekzistencializëm”.

Ngjarja rrëfen për një piktor 22-vjeçar, i cili përjeton momente të vështira jetësore gjatë periudhës së rinisë, gjë që i kushton shumë shtrenjtë në fazat e mëvonshme të jetës. Në luftë, ushtria serbe ia vret nënën, babanë dhe motrën. I tmerruar nga sa kishte parë duke ia masakruar familjen, ai kalon në skizofreni. Tërë ngjarja pasqyron jetën e tij prej skizofreni, nga e cila në fund nuk mund të shërohet, andaj si ‘strehë’ e gjen çmendinë. Ai krejt rastësisht zbulohet që është skizofren nga një fqinj që banonte përballë shtëpisë së tij, i cili, sapo dëgjon zhurmën e muzikës, afrohet dhe sheh djaloshin që thoshte me zë të lartë fjalë të pakuptimta. Gjatë gjithë dramës djaloshi e imagjinon vetveten si profesor i artit. Nga larg i vjen një shok dhe e fton që të marrë pjesë në një ekspozitë. Djaloshi 22-vjeçar fascinohet pas kësaj oferte. Nga çmenduria e tij dhe nga simpatia e madhe për Van Gogh-un, ai e pret edhe veshin e vet, për të shëmbëllyer piktorin e famshëm. Këtu fillojnë të vërehen shenjat e para të çmendurisë së tij. Gjatë gjithë dramës mbase nuk vërehet fare se është i çmendur, deri kur i shfaqen halucinacionet, gjendje kjo që e bind atë se çdo gjë që e shikon përreth është e vërtetë. Mirëpo, në fund, djaloshi bindet që disa gjëra nuk janë të vërteta. Ndaj dhe gjendja e tij mendore përkeqësohet edhe më shumë, si pasojë e së cilës ai detyrohet të shkojë në çmendinë, pasi përshëndetet me miqtë e tij më të ngushtë.




Dr i shkencave të arteve dramatike Ilir Muharremi u lind më 1983 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme të artit e përfundoi në Pejë. Ka diplomuar më 2004 në Fakultetin e Arteve Dramatike, drejtimi i aktrimit në klasën e profesorit Luan Daka. Prej asaj kohe ka qenë i angazhuar në shumë shfaqje teatrale si: “Sfida e madhe” e autorit prof.dr.Nebi Islami,“Nata e dymbëdhjetë” William Shekspeare“Duart e ndyta” e Zhan Pol Sartre, “Shkolla e grave” e Molierit, etj. Ndërsa, ka magjistruar dramaturgjinë. Drama me të cilën ka magjistruar Ilir Muharremi titullohet “Van Goghu Kosovar” . 
Ka doktoruar më 2010 me temën: “Ekspresionizmi, absurdi,ekzistencializmi dhe cmenduria: katër dramat shqiptare/shfaqjet”në Fakultetin filologjik “Kiril i Metodij” në Shkup. 
Punon si asistent në Fakultetin e edukimit në Prishtinë. 
Dr.sci. Ilir Muharremi ka punuar edhe si gazetar në gazetat ditore: “Koha ditore” dhe “Lajm Ekskluzive”, në rubrikën e kulturës.
Është autor i dy librave me poezi: “Djalli në qytetin tim” 1996“Dera e fundit e çmendurisë” 2003
Ky është libri i tretë i tij.

Flori Bruqi

Kirurgu serb nuk beson në trafikim organesh...


Akuzat për trafik organesh, mjeku serb: Është i pamundur transplanti në Kosovë
Në lidhje me akuzat e Dick Martit, për transplant organesh në Kosovë, ka folur mjeku serb Goran Kronja, ku ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur mundësi për të bërë transplante organesh.  Në një intervistë për uebsajtin “Svedok” mjeku i shquar i cili ka qenë shef i ekipit për transplantimin e organeve në Akademinë Mjekësore Ushtarake ka deklaruar se nuk beson që serbëve të rrëmbyer në Kosovë t`u jenë marrë organet. “Jo, një mundësi e tillë nuk ekziston as teorikisht, sepse bëhet fjalë për një kriminalitet të organizuar me përmasa shumë të mëdha, sepse këtë nuk mund ta bëjnë vetëm dy tre njerëz” theksoi Kronja. Sipas tij njerëzit nga Kosova, kushdo qofshin ata, mund të kenë qenë vetëm ndërmjetës dhe se marrja e organeve nga qytetarët e rrëmbyer, do të ishte e mundur vetëm në bashkëpunim me shtetin. “Mendoj se në Kosovë organet nuk janë marrë. Jam i bindur se kjo histori nuk ekziston. Nëse një gjë e tillë është bërë në Kosovë, atëherë mund të ketë qenë e mundur, që ata fatkeqë, janë dërguar diku. Të gjitha ato që fliten tani për marrjen jo legale të organeve, “nuk pinë ujë”, gjithçka qëndron në “këmbë që lëkunden”. Mund të ketë patur krime, se janë rrëmbyer dhe u janë nxjerrë organe, se janë masakruar. Por kurrsesi nuk është e mundur që të jenë përdorur si material për transplant”- ka theksuar Kronja.

-------------------------------------------




Kirurgu i pergjithshem dhe vaskular prof. dr. Goran Kronja,63 (02/01/1948) (Prof. dr sc. med. Goran Kronja - Professor, General & Vascular Surgery ), deri para kater viteve, kur ka dale ne pension, ka qene shef i ekipit per transplantimin e organeve ne Akademine Mjeksore Ushtarake (VMA-Vojna Medicinska Akademija- Akedemija Mjeksore Ushtarake), thote (perseri) se nuk beson qe serbeve te rrembyer ne Kosove dhe Metohi tu jene marre organe. Per here te pare ka folur per sajtin "Svedok" (Deshmitari), kur me rastin e publikimit te librit "Gjuetia", ai eshte shprehur: "Jo, nje mundesi e tille nuk ekziston as teorikisht, sepse behet fjale per nje kriminalitet te organizuar me permasa shume te medha, sepse kete nuk mund ta bejne vetem dy tre njerez". Prof. dr. Goran Kronja, i cili ne vitin 1996, ka bere me shume se 200 transplante veshkash, thote se njerezit nga Kosova , kushdo qofshin ata, mund te kene qene vetem ndermjetes.


 Marrja e organeve nga qytetaret e rrembyer, do te ishte e mundur vetem ne bashkepunim me shtetin. Nese nje gje e tille eshte bere me te vertete, atehere kjo do te thote se shteti ka marre pjese ne njefare menyre. Ka shume aktore qe nje gje e tille te mos "dale ne drite", dhe vertete qe nuk ka dale gje ne drite. Vetem shteti mund te qendroje pas kesaj dhe kjo veshtire se arrin deri ne veshet e publikut. Mendoj se ne Kosove  organet nuk jane marre. Jam i bindur se kjo histori nuk ekziston.

Nese nje gje e tille eshte bere ne Kosove , atehere mund te kete qene e mundur, qe ata fatkeqe, jane derguar diku. Te gjitha ato qe fliten tani per marrjen jo legale te organeve, "nuk pine uje", gjithcka qendron ne "kembe qe lekunden".

Mund te kete patur krime, se jane rrembyer dhe u jane nxjerre organe, se jane masakruar. Por kurrsesi nuk eshte e mundur qe te jene perdorur si material per transplant"- thote prof. dr. Goran Kronja. "Svedok": Kjo do te thote se ne "shtepine e verdhe" nuk jane nxjerre organe?

 Goran Kronja: Keto jane budallalleqe. Ku jane materialet qe e vertetojne kete?

Kjo per te cilen dyshohet se eshte bere ne Kosove dhe ne Shqiperi, sipas tipit i perket transplantimit kadaverik. I vetmi shpjegim logjik eshte qe njeriut te gjalle ti jene marre organet dhe pastaj njeriu te jete lene te vdese. Nese eshte e sakte, nga pikepamja ime, ky eshte nje aktivitet prej perbindeshi.

Atehere ky eshte krimi me i rende i luftes ne shekullin e 20-te. Por ama, nese kjo nuk eshte bere, atehere eshte edhe mendimi perbindesh ne anen tjeter. Truri i atij qe mendon keshtu, duke u bazuar ne tregues te pavertete dhe te pasigurt, eshte gjithashtu nje perbindesh.

"Svedok": Perse thoni se nuk besoni qe atyre fatkeqeve te rrembyer ne Kosove dhe Metohi tu jene nxjerre organet? -Goran Kronja: Sepse procedura e marrjes se organeve eshte shume e sofistikuar dhe e nderlikuar. Nuk jam i sigurt se kuadrot mjekesore kosovare te jene te pergatitur profesionalisht ta bejne nje gje te tille, dhe per me shume te kene edhe logjistiken e nevojshme. Sepse, per marrjen e organit, krahas te tjerave, jane te nevojshme kushtet sterile dhe mbeshtetja e mire laboratorike si dhe tretesira shume te shtrenjta.

 Deri para pak kohesh tek ne, qe jemi me te furnizuar nga ana materiale dhe logjistike se sa Kosova , vetem Akademia Mjekesore Ushtarake (VMA-Beograd) ka patur laboratorin e duhur per berjen e atyre tretesirave. Pervec kesaj, qe te merrni nje organ, ai duhet te jete i nje cilesie te caktuar. Sepse, nese transplantoni nje veshke te semure tek nje organ tjeter, nuk keni bere asgje. Perkundrazi.


 Dhe e treta, nuk mund te merret organi, dhe doktori qe do ta transplantoje te mos kete mundesi ta shohe cilesine e atij organi. "Svedok": Nga kush perbehet ekipi per transplant?

Goran Kronja: Ne rastin e transplantit, ose edhe marrjen e organit, merr pjese grupi i kirurgeve vaskulare, kirurge subspecialiste per organe te caktuara, si edhe specialiste te tjere. Zakonish ekipi perbehet nga tre deri kater kirurge. "Svedok": Nje faktor me shume rendesi ne rastin e transplanteve, sikurse thone specialistet, eshte edhe koha. Per sa kohe duhet te transplantohet veshka dhe per sa melcia?

Goran Kronja: Ka shume faktore, por koha ka shume rendesi. Gjate gjithe kohes se transplantit, mjeket ne te vertete bejne nje gare te vazhdueshme me kohen. Fillimisht merret nje pjese e gjendrave dhe nje gjender limfatike e dhuruesit ne menyre qe te percaktohet kodi i imunitetit, dhe sipas kesaj te gjendet i semuri qe do ta marre ate organ. Kjo eshte edhe nje arsye me teper per te cilen jam i mendimit se ne Kosove  dhe ne Shqiperi nuk mund te behet, sepse nuk jane te afte as teknikisht dhe as i kane mjetet per ta bere nje gje te tille.

 Tek transplantimi kadaverik, konservimi i organit, i cili eshte eksplantuar, fillon qe ne trup. Instalohen kanila qe te hedhin jashte tretesiren per konservim, ftohen organet qekurse jane ne trup. Organi qe eksplantohet duhet nxjerre ne nje menyre te tille qe nuk duhet demtuar as nga pikepamja biokimike.

Atehere behet i ashtuquajturi bernxh - organet e nxjerra pastrohen ne tavoline mire e mire, mbushen me konservues dhe futen ne nje kontejner steril per tu ngrire. Madje edhe manipulimi me kontejnerin duhet te jete steril. Gjate kesaj kohe ne menyre paralele behet procesi i marrjes se recipientit, ose marresit te organit.

Veshka duhet transplantuar gjate 24 oreve, ndersa melcia deri ne dhjete ore. Kur punoja ne Akademine Mjekesore Ushtarake, veshka "hidhej" per 45 minuta deri ne nje ore. "Svedok": A mundet qe veshken per transplant ta marre nje kirurg apo urolog disi i mire?

Goran Kronja: Cfare do te thote nje kirurg apo urolog? Nuk eshte problemi vetem ta nxjerresh veshken, por ta konservosh, ta perpunosh, ta besh gati per transplant. Eshte me rendesi edhe si eshte gjendja shendetsore e njeriut te cilit i merret organi. Eshte i njohur i ashtuquajturi "sindromi i Bombeit". Atje, nje nder tete te semure, te cileve u eshte bere transplant, vdes menjehere ose semuret rende, e per pasoje vdes pak pas operacionit.

 Une kam bere 200 transplante dhe nuk kam patur as edhe nje rast te tille. E tere procedura, eshte kaq e nderlikuar dhe e lidhur me profesionalizmin dhe mbeshtetjen materialo-logjistike, saqe - ne Kosove  ne Shqiperi nje gje e tille eshte thuajse e pamundur te behet.

Nese me te vertete eshte bere, atehere behet fjale per nje kriminalitet te organizuar me permasa te gjera. "Svedok": Shtypi ka shkruar se, ne kohe kritike, ne Kosove dhe ne veri te Shqiperise, jane hapur disa spitale ilegale. Goran Kronja: Spitalet per kete qellim duhet te jene ta pajisura shume mire. Megjithate, e vetmja mundesi, shume reale dhe e njohur, kur behet fjale per tregtine e organeve eshte kjo. Ne bote ekziston nje kerkese e madhe per organe, ne menyre te vecante per veshka.

 Ekzistojne ndermjetes qe shpallin neper sajte dhe ofrojne sherbime per shitje organesh. Kur shfaqet nje njeri ekzistencialisht i kercenuar, duke besuar se nga shitja e organit mund te fitojne pare te madhe, i paguajne bileten dhe e dergojne ne nje nga qendrat per transplant ne shtetet fqinje. Per shembull ne Itali ekzistojne disa sanatoriume te pajisur ne menyre fantastike nga ana kadrovike dhe materiale.

 "Svedok": Po. Sipas kesaj recete, serbet nga Kosova , jane mbyllur ne burgje te fshehta ne Kosove
 apo Shqiperi dhe nuk jane derguar neper sematoriume? Goran Kronja: Ata, do te duhej te ishin deshmitaret. Nese jane deshmitaret ku jane ata? Nese nuk ka deshmitare, atehere i kane vrare. Ku jane?

 Ne Kosove e Metohi? Kush eshte ai qe per shembull ne Itali, France apo ne Bullgari, e vret nje njeri e pastaj e kthen ne Kosove ? Kush eshte ky perbindesh? Atehere varret do te duhej te ishin neper keta shtete, ose ata fatkeqe i kane hedhur ne det. E gjitha kjo eshte nje fantazi monstruoze mbi bazen e supozimeve. Nuk ka asnje fakt. Por nga ana tjeter, pare edhe praktikisht, eshte edhe shume pak e logjikshme.

http://www.youtube.com/watch?v=Y9HGzG0beBg

Sami Milloshi :Leter e hapur per z. Arvizu


Sami Milloshi,SHBA


I nderuar zoti Ambasador Arvizu, Une qe po iu shkruaj jam Sami Milloshi, nje qytetar amerikan i lindur ne Shqiperi. Kam punuar njezetepese vjet gazetar per shtypin ne Tirane dhe qe prej vitit 1999 jetoj familjarisht ne SHBA. Shkak t'iu shkruaj kete leter u bete ju i nderuar Ambasador me qendrimin jashtezakonisht te matur qe keni mbajtur para dhe pas demonstrates se 21 janarit ne Tirane. Ju lutem te pranoni falenderimit e mia te sinqerta per gjithcka keni bere dhe po beni per atdheun tim te origjines. Ishit ju zoti Arvizu, qe para se te behej demonstrata e keshilluat organizatorin, ne rastin konkret Partine Socialiste dhe liderin e saj, zotin Edi Rama, qe ata te kujdeseshin qe sikurse kishin premtuar, te mos kishte akte dhune. Keshilla juaj paraprake ishte shume e dobishme, sic jane ne pergjithesi keshillat qe vijne nga autoriteti perfaqesues i SHBA, vendit kampion te lirise dhe demokracise ne bote. E verteta eshte, sic e dime te gjithe tashme, se organizatori i demonstrates, ne thelb, nuk e mori ne konsiderate keshillen tuaj, ose e thene ne gjuhen popullore, nuk e cau koken per keshillen tuaj. Rezultati, dhune e pashembullt: Shkaterrime, djegie, gure dhe hunj kunder policise qe ruante institucionin e Kryeministrise dhe me e keqja, tri te vrare. Pas kesaj demonstrate te dhunshme ju i nderuar zoti Ambasador Arvizu, perseri vepruat me shume kujdes dhe maturi, duke i keshilluar te dyja palet, pra, palen ne pushtet dhe opoziten qe te tregonin permbajtje dhe te linin organet kompetente sipas ligjit te hetonin shkaqet e dhunes dhe pasojat e tyre. Une mendoj se keshillat tuaja kane qene dhe jane vendimtare ne keto momente per Shqiperine dhe per shqiptaret. Por, ato duhen degjuar me modesti dhe duhen zbatuar pa hezitim dhe medyshje. Ne keto pese-gjashte dite ju i nderuar zoti Ambasador keni fituar nje admirim te madh prej shqiptareve, prej te gjithe atyre qe e duan Shqiperine nje vend te qyteteruar, te begate dhe te denje per familjen europiane. Dhe fakt eshte se Shqiperia ka bere disa hapa jo te vogla perpara ne kete drejtim. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, qytetaret shqiptare arriten te levizin pa viza ne Europe, ku enderrojne nje dite te anetaresohen ne Bashkimin Europian. Ekonomia dhe turizmi shqiptar kane shenuar progres te dukshem gjithashtu. Askush me arsye te shendoshe nuk do te deshironte qe keto suksese te shkaterroheshin nga nje grusht vandalesh qe e ngaterrojne demokracine me anarkine. Askush, nga ana tjeter, nuk mund te pretendoje se Shqiperia prezanton nje realitet perfekt. Por, sic e keni vene ne dukje edhe ju zoti Ambasador, eshte absurde te mendohet se dukurite e korrupsionit mund te eliminohen duke qelluar me gure mbi policine dhe duke djegur makina para selise se Kryeministrise. Keto akte huliganesh nuk mund dhe nuk duhen toleruar ne nje vend qe i thote vetes shtet ligjor demokratik. Une nuk pretendoj se po them ndonje gje te re me keto qe permenda, por e shoh te arsyeshme t'i perseris sepse, per fat te keq, frymezuesit, toleruesit apo ata qe duan te perfitojne kapital politik prej dhunes, do te duhej te kuptonin se me kete menyre ata po humbin dhe do te humbnin te gjitha kreditet e tyre politike. I nderuar zoti Ambasador, Ashtu si para demonstrates se 21 janarit, edhe pas saj, ju po insistoni qe te kete vetepermbajtje, maturi dhe qetesi. Ne kete linje ju i keshilluat te dyja palet te nderpresin tubimet e metejshme per nje kohe te mevonshme me synimin e mire qe te qetesohen gjakrat. Keshillen tuaj e degjoi Kryeministri Berisha dhe ai e terhoqi tubimin e se shtunes. Por, per fat te keq, perseri eshte zoti Edi Rama, ai qe nuk e mori ne konsiderate keshillen tuaj dhe ka planifikuar nje demonstrate tjeter per te premten me daten 28 janar. Eshte ceshtja e tij te shpjegoje se pse ai i kundershton keshillat tuaja. Por, une mendoj se, megjithe retoriken e tij, e cila ne pamje te pare duket paqesore dhe e destinuar te tregoje nje homazh per te vraret ne demonstrate, perseri ai nuk mund te garantoje askend se, pjesemarresit ne demonstrate do t'i binden retorikes se tij. Ai si lider organizator i demonstrates se 21 janarit tregoi se nuk ishte ne gjendje te kontrolloje ata qe i kishte thirrur ne demonstrate. Tani, pas asaj dhune qe ndodhi njehere, ka njeqind arsye me shume per te besuar se zoti Rama, nuk e ka aftesine t'i kontrolloje demonstruesit e dhunshem. Sic thuhet ne anglisht: "People might not believe what you say, but they believe what you do". (Njerezit mund te mos besojne cfare thua ti, por ata besojne cfare ben ti). Keshtu qe une mendoj se retorika ne dukje paqesore e zotit Rama duhet pare me rezerve dhe me skepticizem. Dhe me ne fund, per ta mbyllur, do te deshiroja edhe nje here zoti Ambasador Arvizu, t'ju falenderoj perzemersisht dhe t'iu bej me dije se sikurse besoj, ne perpjekjet tuaja per nje Shqiperi europiane, ju keni mbeshtetjen e shume e shume qytetareve amerikane me origjine shqiptare, qe sikurse edhe une e kane dashur dhe e duan atdheun e tyre te origjines ashtu sic thoshte poeti yne kombetar Naim Frasheri, "Zonje midis kombeve te tjera".

Kreu i PPE: Edi Rama, sjellje perj diktatori

Kryetari i PPE, Joseph Daul eshte shprehur ne nje interviste per "ABC News" se opozita duhet te ekzistoje brenda Parlamentit dhe se atje duhet te luaje rolin e tij. Duke e cilesuar situaten si shqetesuese ai tha se eshte e rendesishme qe partite te marrin pjese ne zgjedhjet vendore, pasi per te, nese nje e drejte nuk u jepet atyre, pra ata qe ua mohojne kete te drejte jane diktatore. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me demonstratat e opozites, duke paralajmeruar se dhuna nuk zgjidh asgje, pasi Shqiperia eshte nje vend me demokraci, dhe per me teper eshte vend anetar i NATO-s. Z.Daul, si e vleresoni situaten aktuale ne Shqiperi? Situata ne Ballkan po behet shume shqetesuese, sidomos qe tani ne Maqedoni, ku opozita ne vend qe te luaje rolin e saj ne Parlament, do te beje revolucion. Kjo eshte e patolerueshme. Kjo eshte e patolerueshme. Opozita duhet te ekzistoje brenda Parlamentit, sic e luan rolin e saj ketu. Ne diskutojme, bejme debat dhe votojme. Eshte shumica qe fiton, gjithmone duke bere kompromise. Kjo me shqeteson shume. Opozita do te bojkotoje zgjedhjet lokale dhe Bashkimi Evropian po tregon vullnetin qe te ndihmoje ne kete pike. Eshte qendrimi i duhur? Duhet t'i jepet e drejta popullit per te zgjedhur dhe demokracia eshte kur ata zgjedhin vete. Ata qe nuk pranojne kete, jane diktatore. Ne jemi duke pare te gjithe dosjen e Shqiperise, por nese nevojitet qe te mbrojme demokracine, ne do te bejme gjithcka, qe te arrijme rezultat te mire. Cili eshte pozicioni juaj mbi demonstratat e dhunshme? Dhuna s'ka sjelle kurre gje. Nese behet fjale per demonstrata ne nje diktature, "ok", por Shqiperi eshte ne demokraci dhe ben pjese ne Bashkimin Evropian, ndaj duhet nje menaxhim demokratik. Eshte per kete arsye qe ka zgjedhje cdo pese vjet. Ajo qe ju them votuesve te mi, eshte se nese une punoj keq, brenda pese vjeteve ju mund te me jepni nje shkelm. Kjo eshte demokracia dhe ndonjehere s'eshte e lehte per te jetuar me te, ashtu sic s'eshte e lehte per ta menaxhuar ate. Si i konsideroni deklaratat e liderit te opozites qe ka deklaruar se Komuniteti Nderkombetar nuk duhet te negocioje me qeverine shqiptare, pasi sipas tij, ajo nuk eshte legjitime? Populli votoi dhe populli do te votoje serish. Nese ai thote se nuk ishte legjitime, atehere le te dale ne zgjedhjet lokale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...