Lutfi DervishiShëndetësia paraqitet sektori më problematik në Shqipëri. Sondazhet e njëpasnjëshme rendisin mjekët në vendin e parë në listën e institucioneve/profesioneve, ku kërkohet/jepet më shumë ryshfet. | ||||
Mjeku u arrestua në kushtet e flagrancës. Prokuroria bëri hetime të hollësishme dhe kërkoi dënim me burg për shpërdorim detyre. Gjykata e nxori të pafajshëm doktorin, sepse sipas vendimit “gjatë 5 seancave dëshmitarët e thërritur nga avokati mbrojtës provuan katërcipërisht para trupit gjykues se ajo që mjeku i kishte thënë nuses së re ishte e vërtetë...!” Një shkrim në shtypin e përditshëm hidhte dritë mbi këtë partneritet të dyshimtë të mjekëve me funeralistët dhe përmendte raste kur disa mjekë kishin aplikuar në QKL (Qendra Kombëtare e Licencimit) për të marrë licenca për shërbimet funerale. Nga hetimet tona të menjëhershme artikujt nuk rezultuan të vërtetë. (Gjë e rrallë kjo për gazetat që botohen në Tiranë). Ishte e kundërta. Disa pronarë të shërbimeve funerale ishin regjistruar në universitetet private në degët Infermieri dhe Mjekësi! Pronarët e agjencive funerale janë njerëz me mjaft ndikim dhe përveç “udhëtimit të fundit” të ofrojnë edhe salla për të shtruar dreka apo darka. Miqësia e tyre me mjekët është e provuar nga fakti se familjarët kur kanë një të sëmurë në shtëpi nuk telefonojnë më urgjencën, por pronarin e agjencisë funerale, që ky të ndërhyjë te miqtë e tij doktorë për të vizituar të sëmurin! Megjithëse në këtë vend njerëzit kontaktojnë mjekun vetëm atëherë kur sëmuren, shëndeti mbetet temë e përditshme. “Në radhë të parë shëndeti”, “Ku ka si shëndeti” – është urimi që bëhet në festa familjare dhe aktivitete të ndryshme sociale. Shqiptarët fjalën shëndet e kanë edhe në përshëndetjet e përditshme. Ndryshe nga italianët që përdorin rëndom “ciao” apo bota anglo–saksone me “hello”, këtu dëgjon hajt shnet ose shkurt shnet. Etimologjia e fjalës përshëndetje ka në bazë të saj fjalën shëndet! Shqiptarët tregojnë kujdes për shëndetin, sidomos për shëndetin e tjetrit. Në këtë vend dollitë me fund janë të famshme! Në këto dolli, që si rregull zgjasin deri në mëngjes, shqiptarët pinë për shëndetin e tjetrit dhe dëmtojnë të tyren”, vëren një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këtu gjendet edhe shpjegimi i faktit se pse shqiptarët sipas Bankës Botërore janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve në kontinent dhe pse i blejnë ato me çmime deri 60% më të larta se në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian! (Shifra e fundit është bërë publik nga një debat në Kuvendin e Shqipërisë). Kontribut të pamohueshëm për zënien e vendit të parë në përdorimin e ilaçeve kanë dhënë vetë mjekët! Ata tregojnë një kujdes që nuk e ndesh në asnjë vend tjetër. Doktorët këtu jo vetëm plotësojnë recetat, por bashkë me recetën i japin pacientit edhe një copë letër me skica të detajuara (është hartë e vërtetë profesionale) për t’u orientuar për te farmacia që duhen marrë ilaçet! (Këto harta njihen zyrtarisht së fundi edhe nga “Google earth”.) Pacienti paralajmërohet rreptë nga mjeku që “ilaçet duhet të merren vetëm në këtë farmaci”. (Në rastet kur ilaçi i rekomanduar nuk gjendet, atëherë situatën e merr në dorë vetë farmacisti me shprehjen “më ka ardhur një ilaç më i mirë! Mos u shqetëso, është i njëjti çmim! Nëse në fytyrën e pacientit dallohet pavendosmëri, atëherë farmacisti lëshon fishekun e fundit: “Këtë ilaç e përdor për veten time!) Në një përpjekje për të disiplinuar administrimin e territorit bashkia ka kërkuar të njihet me këto miniharta, por Shoqata e Farmacistëve e mbështetur fuqimisht nga lobi i mjekëve ka kundërshtuar me argumentin se ligji shqiptar e njeh “konfidencialitetin e të dhënave për profesione si mjek, avokatë, punonjës të fesë etj. Edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit, një nga shoqatat më të fuqishme në vend, është rreshtuar pro farmacistëve. Informacione nga burime shumë të besueshme thonë se e gjithë kjo aferë “partneriteti mes bluzash të bardha” është zbuluar nga shoqata e varrmihësve që e ndien veten të mënjanuar nga “biznesi”. “Është dheu ynë që mbulon pisllëqet e tyre, por ata janë mosmirënjohës dhe të pangishëm”, citohet të ketë thënë, nga një regjistrim i punonjësve të shërbimit inteligjent, më i moçmi i varrmihësve në Tiranë. Është për t’u shënuar se klinikat dhe spitalet private janë të një cilësie shumë të mirë dhe dallojnë si dita me natën me shërbimin publik, megjithëse janë të njëjtët mjekë që punojnë. (Gojët e liga thonë se ndoshta këtu duhet kërkuar edhe shkaku që pajisjet e reja në spitalet publike prishen pa u vënë në punë). Një mjek që paradite punon në spitalin shtetëror thotë se në këto klinika vepron parimi: “Paguan për një dhe fiton dy pacientë”! Këtë kriptogram e shtjelloi një familjar, i cili tha se “këtu nuk ka asnjë dyshim se i sëmuri shërohet, por sëmuret ai që paguan”. Pasunarët e rinj po joshen në këto klinika me slogane “Jeton më gjatë ai që ka më shumë lekë”, “Mos kurseni për shëndetin”. “Askush nuk e ka marrë pasurinë me vete në varr”, “Kur të vijë fundi, dy metra tokë do të kenë të gjithë”... Por, në anën tjetër, qëndrojnë të varfrit. Në kushtet e polarizimit të shpejtë ekonomik, një pjesë e popullsisë me pamundësinë për të paguar vizita në spitale po kontribuon në mbajtjen gjallë të mjekësisë popullore. “Uji i ngrohtë, tulla e nxehtë, kripa e vjetër, rakia e re (ballë kazani), vaji i ullirit, qepa, aspirina dhe hudhra përdoren në masë për të luftuar gripin, temperaturat e larta, ftohjen dhe çdo dhimbje tjetër që ndien trupi i njeriut. Hudhra është i vetmi “medikament” parandalues që shumë vajza e mbajnë në xhep për të “mos u ngrënë m’sysh”. Receta për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi përmblidhet në një fjalë të vetme, që është dhe refren i zyrtarëve, reformë. “Ne jemi të vendosur dhe të palëkundur në kursin e reformave”, thotë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, por duhet të na kuptoni se reformat e vërteta dhe gjithëpërfshirëse kërkojnë kohë. Ne kemi vetëm 20 vjet që e kemi filluar.” Në kontrast me këtë deklarim qëndron një thënie e varur në një pavijon në spitalin publik: “Jeta e njeriut është e vështirë vetëm 100 vitet e para” |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/15
Wikileaks” për shëndetësinë...
E vërteta dhe gënjeshtra
Nga: Lutfi DERVISHI
Unë gjithmonë thosha të vërtetën dhe në fund doli se isha gënjeshtar. Madje si “shpërblim” mora edhe një pëllëmbë të fortë në faqen e majtë. Isha vetëm 10 vjeç dhe prindërit më regjistruan në një garë vrapimi. Një herë në dy javë kisha gara dhe në fund të tyre gjithmonë dilja në vendin e tretë. Pra, me medalje bronzi. Im atë krenohej dhe si shpërblim, pas garës, blija çfarë të dëshiroja. Megjithëse premtoja se garën tjetër do të kapja vendin e dytë, madje edhe të parin, nuk e di për çfarë arsyeje dilja gjithmonë i treti. Në të vërtetë, një ditë që mungoi Adi – ai dilte gjithmonë i dyti – unë arrita t’i zija vendin. Dola i dyti. Atë natë në familje u bë darkë e madhe. Mbërrita te medalja e argjendit. Prindërit më nxisnin të synoja menjëherë vendin e parë: Çfarë kanë të tjerët më shumë sesa ti?
Krenaria e tim eti dhe shpërblimet e mia morën fund ditën që gjyshit nuk di se si iu tek dhe pyeti:
- More nipçe, sa vetë jeni në garë ju?
- Tre, – iu përgjigja pa u menduar mirë për atë që vinte më pas.
- Po pse thua që merr medalje dhe nuk thua se del i fundit?
Nuk doja të përgjigjesha dhe në ndihmë më erdhi pëllëmba e tim eti. Në vend që të hapja gojën, hapa sytë dhe prej tyre rrodhën lot. Përveç pëllëmbës, mora edhe epitetin “gënjeshtar”. E pra, unë gjithmonë kisha thënë të vërtetën, por në fund dola gënjeshtar. Motra me përkëdheli më thoshte “cak”, shkurtim i “rrenacak”.

Por kur u rrita e kuptova se ka edhe më keq. Galileo Galile tha se “toka rrotullohet” dhe kjo ishte e vërtetë. E vërtetë, e vërtetë, por desh përfundoi në turrën e druve! Megjithëse Gëte ka një opinion tjetër. Ai thotë se edhe të tjerë para Galileut e dinin se toka rrotullohej, por … ishin të martuar dhe kishin fëmijë! Në kohët e sotme, sipas një sondazhi të Gallup – llup – llup, del se më shumë gënjejnë të martuarit, që kanë edhe fëmijë, sesa beqarët. Por vajzat më kollaj i thonë “gënjeshtar” një djaloshi vërtet djalosh sesa një djali, që rastësisht zbulohet se është burrë me dy fëmijë. Vajza hap gojën si ajo rosa që pret thërrimet kur bandilli sqaron: “Po prit pak se nuk është tamam ashtu si e mendon ti”. Vajzës jo vetëm që nuk i shkon në mendje t’i thotë gënjeshtar, por i jep edhe nja 20 vjet kohë burrit që të ndahet nga gruaja dhe pas 20 vjetëve ndahet nga ai, por është e qetë se të paktën “nuk e gënjeu”…Por edhe gratë e martuara e kanë frikë të vërtetën, sidomos atë moment kur burri afrohet me fytyrë të skuqur, me njolla të zeza, dhe thotë: “Tani do të të them të vërtetën”. Asgjë nuk e afron më shumë Luftën e Tretë Botërore sesa ky çast. Gruaja i lutet Zotit që burri ta gënjejë dhe… Zoti ia plotëson këtë dëshirë gruas. Tek e fundit nuk thonë kot se e vërteta rrallë shihet, më shumë dëgjohet për të.Nën dritën e këtyre rasteve ka plot njerëz që ndajnë me mua mendimin se gënjeshtra në dashuri është një gjë tjetër, është një lloj sakrifice që jo të gjithë e kuptojnë drejt.E vërteta është në rrezik të madh nëse nuk i vjen në ndihmë gënjeshtra. Si do t’i përgjigjeshe fëmijës 4 vjeç kur thotë: “Shkoni më blini një bebe në dyqan”? Mund t’i thuash se dyqani është mbyllur nga Policia Tatimore se nuk ka paguar taksat?! Fëmija do të nisë të pyesë për taksat dhe kështu futesh në një labirint tjetër gënjeshtrash se vetë nuk ke paguar asnjëherë taksa! Ose, si do t’i përgjigjeshe djalit 12 vjeç kur sheh lajmet dhe pyet: “Pse po zihen policët me njëri-tjetrin?”. Nuk të mbetet veçse t’i thuash se “po xhirojnë një film”.Ti kërkon ta vësh në gjumë fëmijën dhe i lexon një libër të shenjtë që thotë: “Ai ndau mollën e vetme që kishte dhe me të ushqeu 2 mijë njerëz që i shkonin pas”. Si mund ta shpjegosh këtë duke thënë të vërtetën? Përgjigjen e kësaj pyetjeje unë ende nuk e di dhe dyshoj nëse e di edhe ti.
Nuk thonë kot se fëmijët janë të mirë, pastaj rriten. Janë të mirë sepse nuk gënjejnë. Nuk gënjejnë sepse gjyshet u tregojnë përrallën e Pinokut që po gënjeve “të rritet hunda” dhe do të thonë “hundëderr”. Problemi është me të rriturit, që e përdorin aq shumë gënjeshtrën sa për të janë krijuar edhe kategori të posaçme.Ka gënjeshtra të bardha, gënjeshtra nga halli, gënjeshtra emergjence, gënjeshtra nobël dhe… lajme në gazeta. Në televizor është më ndryshe. Aty të gënjen kamera.Studimet e fundit janë rrekur t’i japin përgjigje pyetjes nëse njerëzit thonë gënjeshtra nga frika, nga halli, nga padituria, nga dashuria, por askush nuk merret me gënjeshtrën më të madhe që bëhet, ballë për ballë, sy më sy (pa u dridhur syri). Një gënjeshtër që po na mbyt.Ti sapo ke shtuar 5 kilogramë dhe të del vajza e botës dhe pa iu dridhur syri fare thotë:
- Uaaa, sa qenke dobësuar! Me dietë?
Zbret nga autobusi dhe të del përpara një vajzë (që ke vite që je përpjekur të mos e takosh, ke ndërruar tre numra telefoni dhe dy herë shtëpinë) dhe ti buzëqesh cep më cep dhe i thua:
- Uaaa, sa simpatike qenke bërë sot!

E pra, gënjeshtrave kaq të mëdha ne u themi “kompliment”, ndërsa kur gënjen nga halli të thonë… mashtrues.
Duke folur e menduar për gënjeshtrën më kujtohet “Borgjezi fisnik” i Molierit ditën që ishte i lumtur se kishte mësuar çfarë ishte proza. “Prozë?! – Po unë prozë paskam folur gjithë jetën!”.Meqë jemi në fushën e citimeve, nuk jam dakord me Bismarkun që thotë se ka tre momente kur gënjeshtra lulëzon: pas gjuetisë, gjatë luftës dhe para zgjedhjeve. Të paktën në Shqipëri është ndryshe; këtu politikanët gënjejnë vetëm dy herë: para dhe pas zgjedhjeve.

Churchill thoshte se e vërteta është aq e çmuar sa duhet ruajtur e rrethuar nga gënjeshtrat.Mark Twen në këtë debat ka dhënë një formulë të thjeshtë: Thuaj gjithmonë të vërtetën se nuk ke nevojë ta mbash mend çfarë ke thënë. Por pse zgjedhim të mësojmë përmendësh 100 gënjeshtra në vend që të themi atë që ka ngjarë në të vërtetë? Kjo është pyetja 1 milion dollarëshe. (Megjithëse sot, me kursin e ditës më mirë të themi 1 milionë euro).Ndoshta këtë pyetje e kemi dhuratë nga e shkuara. Në mungesë të fakteve të besueshme na mbetet vetëm të spekulojmë. E vërteta duhet të jetë konsumuar shumë gjatë shekujve dhe kështu del nevoja për ta zëvendësuar. Me gjithë zbulimet e mëdha të fundit të shekullit XX, për të vërtetën ka vetëm një zëvendësues: gënjeshtra. Duke qenë zëvendësuesi i vetëm, nuk kemi ç’bëjmë, duhet ta përdorim. Por duhet të kujdesemi të mos e konsumojmë shumë gënjeshtrën se zëvendësuesi i vetëm i saj është… e vërteta.
Tradhtia ndaj Kosovës, partizanët shqiptarë u vunë në shërbim të jugosllavëve
Nga: Tanush KASO
Urdhri i Titos për Enver Hoxhën të dërgonte në Kosovë divizionet e partizanëve shqiptarë dhe si u përdorën këta të fundit nga forcat serbe për të shtypur shqiptarët e Kosovës
Në këto kushte, ushtrisë gjermane, të thyer në të gjitha frontet, në Rusi e në Evropë, nuk i mbetej tjetër veçse të tërhiqej me shpejtësi e me sa më pak humbje drejt atdheut të vet, ku duhej të bënte qëndresën e fundit. Kësisoj, autokolona të pafundme ushtarësh e mjetesh, futeshin nga toka greke në jug të Shqipërisë dhe duke përshkuar disa qindra kilometra arrinin në veri, prej nga kalonin në Jugosllavi, për të vijuar rrugën për në Gjermani. Ndërkohë, gjatë kësaj maratone tragjike, që vazhdonte me ditë e net, ajo goditej kohë pas kohe, nga prapa dhe anash, prej forcave partizane, me synimin që të dobësohej sa më shumë qëndresa e saj e mëtejshme në Gjermani. Praparoja gjermane u përgjigjej flakë për flakë sulmeve të forcave partizane dhe, për pasojë, mbeteshin shumë të vrarë e të plagosur nga të dyja palët. Por dëmin më të madh ia shkaktuan ushtrisë gjermane në tërheqje, avionët anglo-amerikanë, me mitralime e bombardime, gjatë gjithë atij rrugëtimi të tmerrshëm.Në Shqipëri, për t’u përmendur është goditja e autokolonës gjermane nga aeroplanët anglezë në rrugën Elbasan-Tiranë, tek vendi i quajtur Qafa e Kërrabës, ku ende sot gjendet një përmendore kushtuar “lavdisë së luftës partizane”. Aty u qëlluan nga ajri e mbetën të vrarë shumë ushtarë gjermanë dhe u dogjën e u shkatërruan një numër makinash e mjetesh të blinduara.Të njëjtin fat pati autokolona gjermane edhe kur përshkoi rrugën e kthimit nëpër Jugosllavi. Ja si përshkruhen disa nga ato humbje, në faqet e një ditari me autor anonim, të ruajtur e të botuar (pjesërisht) në vitin 2006, nga ish-ushtaraku i Divizionit të 6-të shqiptar në Jugosllavi, Resul Bedo: “2 janar 1945: Mot i rënduar, erë e furtunë. Brigada e 7-të marshon në drejtim të Jabllanicës. Rruga e mbushur me kufoma nazistësh dhe armë. Luftëtarët mbledhin armë e municione. Gjurmë të bombardimeve të aviacionit anglo-amerikan në Bioce…
4 janar 1945: Marshimi i brigadave kryhet nëpër luginën e lumit Tara. Kudo gjurmë luftimesh. Kolonat e nazistëve janë ndëshkuar rëndë nga aviacioni i aleatëve. Rifillojnë luftimet mes pararojës së Divizionit, me praparojën e nazistëve, në afërsi të Kolashinit…
5 janar 1945: Vazhdon të bjerë shi e borë… Ndeshen gjatë rrugës trupa të shumtë të kufomave, kamionë e mjete të shkatërruara, që kishin targa të Shqipërisë dhe të Athinës”.(Resul Bedo: “Divizioni i 6-të “Sulmues” në fletët e një ditari” – Tiranë, 2006).Pra, shihet qartë se ushtria gjermane po largohej vetë, si nga Greqia e Shqipëria, edhe nga Jugosllavia.Këto vende po zbrazeshin, po çliroheshin, sepse Gjermania, e mundur dhe e thyer në frontet kryesore të luftës, nga forcat ushtarake të aleancës anglo-sovjeto-amerikane, nuk kishte asnjë arsye për të qëndruar ende në Ballkan. Ajo tanimë po tërhiqej në atdheun e vet, duke i lënë të lira vendet e Ballkanit, që i kishte pushtuar “përkohësisht”, për nevojat e “luftës kundër anglo-saksonëve”, – siç kishte deklaruar kryekomandanti i forcave gjermane, sapo kishte shkelur në Shqipëri (shih gazetën “Kombi”, 28 shtator 1943). Kështu që -në të vërtetë- këto shtete nuk po i çlironin partizanët, pavarësisht se ata, qysh nga shtatori 1943 e në vazhdim, kishin bërë luftë çetash kundër forcave gjermane. Me pak fjalë: Është e qartë dhe e sigurt se Jugosllavia do të ishte çliruar edhe pa ndihmën e dy divizioneve shqiptare, të kërkuara me ngut nga Josif Broz Titoja. Po përse iu deshën, realisht, udhëheqjes së lartë sllavo-komuniste, ato forca ushtarake shqiptare në Jugosllavi, e veçmas në Kosovë (kur gjermanët ishin larguar andej)? Në se do të pranonim versionin e propagandës komuniste se ato shkuan atje, të shtyra nga ndjenja internacionaliste “për të çliruar Jugosllavinë”, atëherë: përse kur dy divizionet po shkonin drejt Sarajevës, në ndjekje të gjermanëve, iu dha papritmas urdhri që të ktheheshin në Kosovë? Ishte një urdhër i dhënë me fonogram nga Tirana, që i çuditi edhe krerët e Divizionit të 6-të, me të cilin kërkohej që: “Divizioni i 6-të të ndërpresë luftimet në Bosnjë dhe të përqendrohet në Kosovë (në zonën Mitrovicë-Vuçitern-Podujevë.” . Ky urdhër i pabesueshëm bëri që radisti i Divizionit të kërkojë ritransmetim. Erdhi i njëjti njoftim: “Divizioni të ndërpresë luftimet në Bosnjë dhe të përqendrohet në Kosovë.”…Komandanti i Divizionit, kolonel Gjin Marku dhe komisari Njazi Islami kërkuan të dinin më tepër. Përsëri erdhën shpjegime të tjera. Divizioni duhej të kthehej në Kosovë. Po përse?” (Resul Bedo: “Divizioni i 6-të “Sulmues”, në fletët e një ditari”. Tiranë, 2006; faqe 183-184). Përgjigjen e asaj pyetjeje, ata do ta merrnin menjëherë sapo të arrinin në Kosovë e të njiheshin me gjendjen e krijuar atje, me terrorin e pashembullt serbo-malazez mbi popullsinë shqiptare dhe me rezistencën e armatosur të burrave të Kosovës, për vetëmbrojtje. Kërkohej ndërhyrja e dy divizioneve shqiptare, si “amortizatorë”, për qetësimin e situatës, për shuarjen e qëndresës mbarëpopullore kosovare. Kjo fillimisht do të bëhej me propagandën mashtruese të “vëllazërim-bashkimit”; pastaj edhe me prerje në besë e tradhti të hapur, deri në ndeshje me armë, me kosovarët kryengritës.
Synohej vazhdimi i strategjisë së ndjekur në Shqipëri nga misionarët jugosllavë të tipit Mugosha e Miladin Popoviç, qysh me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, për të përdorur shqiptarët kundër shqiptarëve. Në këtë rast, komunistët e Shqipërisë do të duhej të vepronin mbi bashkëkombësit e Kosovës, për llogari të shovinistëve serbo-malazezë, të maskuar pas ideologjisë marksiste-leniniste dhe “internacionalizmit proletar”. Këtë “detyrë internacionaliste”, udhëheqësit komunistë të Tiranës (Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Haxhi Lleshi, etj…) si dhe krerët e përzgjedhur të dy divizioneve të dërguar në Kosovë, do ta realizonin plotësisht, me të gjitha format e mjetet, me mashtrim e dhunë. Ata u kthyen në kodoshë politikë, duke u përpjekur t’iu mbushnin mendjen kosovarëve se ujqërit serbë e malazezë me yllin e kuq, tanimë ishin kthyer në qengja.Populli fisnik i Kosovës i priti me përzemërsi bashkëkombësit e divizioneve “nacionalçlirimtare shqiptare”; shpresoi dhe besoi në mbrojtjen e tyre. Por, dolën tepër të zhgënjyer, kur panë se ata i kishin humbur të gjitha cilësitë e mira të shqiptarit dhe ishin bërë njëlloj si sllavët. Le të shikojmë disa nga çastet e mikpritjes së çiltër kosovare, sipas librit të përmendur më sipër, të R. Bedos, “Divizioni i 6-të “Sulmues” në fletët e një ditari”: Faqe 201: “Brigada e 8-të dhe e 22-të parakalojnë në Mitrovicë, të brohoritura nga populli. Brigada e 22-të vazhdon marshimin në drejtim të qytetit Vuçitern. Vendoset në qytet dhe pritet me përzemërsi nga populli.” Faqe 269: “Ardhja e Divizioneve tona në Kosovë, ndikoi për të zbutur goditjet e egra dhe raprezaljet ndaj shqiptarëve, ndikoi në ndalimin e vrasjeve masive nga ana e serbëve. Po ajo nuk ia arriti të shmangte tërësisht të keqen. Në ditët e mëvonshme ngjarjet rrodhën ndryshe.”Pra, dy divizionet shqiptare, edhe pse ishin në dijeni të plotë dhe i shihnin nga afër ngjarjet tragjike, nuk bënë asnjë veprim konkret për ta ndalur “të keqen”. Ato vetëm mbanin konferenca në popull, për “bashkim-vëllazërimin” dhe hanin pite Kosove. Nuk është aspak e vërtetë ajo që thuhet se “Ardhja e Divizioneve… ndikoi në ndalimin e vrasjeve”, sepse “Masakra e Tivarit” ndodhi bash në atë kohë, kur ato gjendeshin në Kosovë, në marsin e vitit 1945. Madje, kjo ngjarje as që përmendet fare në librin e shkruar “me partishmëri të lartë” nga ish-pjesëtari i asaj ushtrie, Resul Bedo.Faqe269: “17 mars 1945: Sot në Podujevë, komisari i Brigadës 7-të, Qazim Kapisyzi, mbajti një konferencë, ku morën pjesë një shumicë e madhe vendësish. Batalionet zhvillojnë konferenca në popull”. Faqe 270: “Në Bosnjë jetonim të uritur, me pak bukë elbi ose dy kokrra patate në ditë, kurse në Kosovë motrat tona na shtrojnë në sofër pite Kosove.” Kjo na kujton vargjet e Naimit: “Buk’ e mëmëdheut i zëntë, tradhëtarët e pabesë!”. Sepse shumë prej atyre djemve e burrave të Kosovës, që me flamurin kombëtar ndër duar, u bashkuan me divizionet shqiptare dhe kërkonin shpëtim prej tyre, iu kthyen poshtërsiht forcave jugosllave, ku gjetën vdekjen. Diçka e tillë tregohet (pjesërisht), edhe në librin “Unë, Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”, nga i cili citojmë: Faqe 35: “Ne morëm një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugosllave, që të dy divizionet tona të shkojnë në Kosovë… atje në atë kohë kishte lëvizje antijugosllave. Me pak fjalë, situata ishte shumë e turbullt. Më kujtohet, asokohe flisnin shumë keq për një brigadë malazeze, e cila bënte kërdinë në Kosovë”.( Pra, komisari i Divizionit të 5-të, R. Alia, është në dijeni për atë që ndodh me vëllezërit kosovarë dhe nuk reagon fare, d.m.th. pranon në heshtje gjithçka. Dhe juridikisht e moralisht, mosveprimi dënohet).Faqe 36: “…divizioni ynë nuk ka marrë pjesë në luftime. Por neve na kanë ardhur shumë kosovarë, e mbaj mend si sot, me flamur shqiptar duke thënë: -Në dorën tuaj…”.Dhe Ramizi me shokë, i dërgoi ata në duart e kasapëve serbo-malazezë. Kjo është e pafalshme! Komisari R. Alia dhe komandanti Rrahman Perllaku, i kanë qëndruar besnikë në krime, padronit të tyre, Enver Hoxhës, të cilit i raportonin gjithçka u kërkonte; dhe zbatonin me servilizëm urdhrat e tij. Më 7 prill 1945, vetëm një javë mbas masakrës së Tivarit, nga Mitrovica ata i përcjellin Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, listën e kosovarëve të tjerë, që do të dërgoheshin drejt vdekjes. Në dokumentin që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, firmosur nga komandanti, n/kolonel Rrahman Perllaku dhe komisari, n/kolonel Ramiz Alia, shkruhet tekstualisht: “Bashkangjitun po ju dërgojmë listën emnore e të dorzuemve dhe të vullnetarëve kosovarë t’ardhun në radhët e këtij Divizioni.-“. (Gazeta “RD”, 21 shtator 2010).Ndërsa me radiogramin e nisur nga Tirana, më 5 qershor të vitit 1945, urdhërohej: “Divizionit të 5-të. Të arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 (jugosllav- T.K.) -Enver.” (Gazeta “RD”, 22 shtator 2010).Në “dëshminë e tij për historinë” si dhe në librat e tjerë me histori lufte, ish komisari i Divizionit të 5-të nuk thotë asnjë gjysmë fjale për “Masakrën e Tivarit”. Bën të padijshmin dhe i shmanget përgjegjësisë për atë ngjarje makabre. Pa ndihmën dhe bashkëpunimin me komunistët shqiptarë, Titoja do ta kishte shumë të vështirë t’i shtypte revoltat në Kosovë. Dhe vetëm për këtë qëllim i kërkoi dy divizionet shqiptare, jo për të luftuar gjermanët e për të “çliruar Jugosllavinë”. “Operacionet e organizuara me pjesëmarrjen e reparteve të shumta ushtarake jugosllave, kundër “forcave kundërrevolucionare”, filluan në ditët e para të dhjetorit 1944. Në botimet e ndryshme të publikuara në Serbi dhe në Jugosllavi, midis të tjerave, është theksuar se pas çlirimit të Kosovës, atje shpërtheu një qëndresë e armatosur me pjesëmarrjen e mijëra “kundërrevolucionarëve” dhe “brigadave balliste”… Sipas tyre, qëndresa e armikut ishte aq e fuqishme në disa rajone të Kosmetit (si në Drenicë), saqë çoi deri në luftime frontale.” (Lefter Nasi: “Ripushtimi i Kosovës” – Tiranë 1994, faqe 142). “…nën pretekstin e mbledhjes së armëve dhe të shtypjes së reaksionit, repartet jugosllave filluan fushatën e terrorit, pa bërë asnjë dallim… Ata filluan ta torturonin dhe ta dënonin pa gjyq popullsinë, duke e akuzuar se kishte armë.” (Po aty, faqe 143). “Në këtë operacion, krahas reparteve të UNÇ të Jugosllavisë, morën pjesë edhe formacione të UNÇ të Shqipërisë, të cilat në atë kohë vepronin në Kosovë. Sipas pohimeve arbitrare të Shtabit Operativ të Kosovës, Brigada e 5-të e UNÇSh do të vepronte në “vatrën e reaksionit”, në krahinën e Drenicës….terrori antishqiptar mori përmasa të gjera, të shëmtuara dhe, për rrjedhojë, ai provokoi revoltën masive të armatosur të popullit shqiptar për t’u vetëmrojtur.” (Po aty, faqe 144). “Në mesnatën e 2 dhjetorit 1944 mijëra fshatarë të udhëhequr nga Adem Gllavica, Qazim Llugaxhia, Hysen Tërpeza, etj., sulmuan gadi nga të gjitha anët qytetin e Ferizajt. Pasi thyen qëndresën e forcave që ruanin qytetin, brenda një kohe të shkurtër ata marshuan drejt qendrës së qytetit dhe ndërtesës ku ndodhej shtabi i brigadës. Me fshatarët që sulmonin u bashkuan banorë të qytetit, si edhe një pjesë e të rinjve shqiptarë të mobilizuar në formacionet e UNÇ të Jugosllavisë… Me kërkesën e shtabeve jugosllave, aty u dërgua me nxitim edhe Brigada e 25-të e UNÇSh, e cila deri në këtë kohë ishte e përqendruar në Gjakovë. Më 3 dhjetor ajo arriti në qytetin e Ferizajt, ku vazhdonin luftimet ndërmjet Brigadës së dytë kosovare dhe forcave që kishin sulmuar qytetin, të cilat arrinin në 2500 veta. Në mbrëmjen e asaj dite u fut në luftim batalioni i parë dhe i dytë i kësaj brigade (të 25-të, të UNÇ Shqiptare – T.K.). Rrethimi i qytetit u ça brenda një kohe të shkurtër, sepse forcat fshatare e lëshuan frontin… Forcat fshatare të përqendruara në atë sektor, u tërhoqën pa bërë asnjë qëndresë dhe “pa shkrehur asnjë pushkë”, sepse nuk pranuan të ndesheshin me formacionet e UNÇ të Shqipërisë.” (Po aty, f.145-146).
Janë edhe një varg revoltash të tjera të kosovarëve në Gjilan, Mitrovicë, Drenicë, Polluzhë, Vuçitern, etj.. Dhe pas shuarjes së tyre, për shkak të kolaboracionizmit të komunistëve shqiptarë me serbo-malazezët, vijojnë operacionet ndëshkimore dhe gjenocidi i vërtetë, që shtrihet edhe në fshatrat më të thella, në të gjithë Kosovën. “Shtypja e revoltave u shndërrua në një kasaphanë të vërtetë, që synoi asgjësimin sistematik dhe të organizuar të popullit shqiptar. Nga të dhënat e dëshmitarëve të ngjarjeve dhe të dokumentave të kohës, del se gjatë dimrit të vitit 1944-1945 në viset shqiptare në Jugosllavi, u asgjësuan rreth 40.000 veta.” (L. Nasi: “Ripushtimi i Kosovës”, faqe 182).
Disa nga drejtuesit e UNÇ Sh dhe ata të LANÇ të Kosovës “i informuan drejtuesit kryesorë të PKSH për gjendjen e rëndë, për ndjekjet, raprezaljet e terrorin që mbizotëronte në Krahinë. Në atë kohë F. Hoxha (Fadil Hoxha, udhëheqësi komunist kosovar – T.K.), deklaronte hapur se në politikën e ndjekur në Kosovë e në viset e tjera shqiptare, nuk shikonin ndonjë ndryshim me të kaluarën, se shqiptarët vuanin si në periudhën e Jugosllavisë së kralëve. Por drejtuesit e PKSH nuk patën kurajon e guximin për të ngritur zërin dhe për të kërkuar zgjidhjen e problemit kombëtar të popullit shqiptar, për të mbrojtur të drejtat e tij të ligjshme kombëtare, por as për të protestuar kundër shtypjes së egër të ushtruar në këto vise. Për më tepër, një nga drejtuesit kryesorë të PKSH, Koçi Xoxe, e informonte shefin e OZN-as për Kosovën, S. Gjakoviçin, për takimet dhe ankesat e paraqitura në atë periudhë nga F. Hoxha.” (Po aty, faqe 160). “Pas qetësimit të gjendjes në këto vise, udhëheqja e Partisë Komuniste Jugosllave kërkoi largimin e formacioneve të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë, drejt kufijve jugorë të Republikës së Maqedonisë dhe më pas kthimin e tyre në Shqipëri.” (Lefter Nasi: “Ripushtimi i Kosovës”, faqe 183).Kuptohet se mbasi i kishin përdorur siç deshën vetë dy divizionet shqiptare dhe mbasi e kishin arritur qëllimin e tyre kryesor: vënien e Kosovës nën kontrollin e plotë policor, për jugosllavët tanimë ato forca ushtarake ishin krejtësisht të panevojshme, madje “të bezdisshme”. Kishte mbaruar akti i fundit i tradhtisë ndaj popullit të Kosovës.

Mustafa Kruja më 1910 Statut për neoshqiptarizmin
Dokumenti tjetër që po botojmë sot është i vitit 1910 dhe është hartuar nga një grup studentësh shqiptarë në universitetet e Stambollit, i titulluar “Statut-rregullore e “Shoqnis së Shqiptarvet të rij intelektualë”. Që në emërtesë shihet qartë synimi i këtij grupimi, i cili me cilësorin “e ri” dëshironte të bënte dallim nga organizimet e mëhershme të shqiptarëve, por njëkohësisht të shmangte ndoshta censurën e kohës e të ishte i pranueshëm nga organet shtetërore perandorake. Synimi kryesor i kësaj organizate, i shprehur përmes statutit, ishte “përhapja e arsimit” nëpërmjet çeljes së shkollave dhe botimit të librave në gjuhën shqipe. Një nen i “rregullores” së Shqiptarëve të rij i përkufizon saktë objektivat kur thotë se: “Për me realizue qëllimin që ka caktue, Shoqnija do të themelojë nji bibljothekë të plotë prej veprash të botueme e prej asosh qi kanë me u botue mbas këndej; do të pajtohet në fletoret dhe rivistat shqipe; do të shkruej e përkthejë libra për çdo degë ditunísh, do të marrë masa qi të hapen shkolla fillore pak nga pak deri në katundet mâ të vogla të Shqipnís, ashtu edhe shkolla normale ku të shihet e arsyeshme për me nxjerrë mësues për të parat, e do t’apë mësime nate”. Të bën përshtypje se synimet e këtyre studentëve shqiptarë nuk ishin vetëm të ndërtonin një “fondacion arsimor”, po ta përkthenim me termat e sotëm, por të shkonin edhe më tej, drejt “nji akademíe kombtare”, siç shkruhet në statut. Objektivat ishin të guximshme; ambiciet ishin po ashtu të forta, sa të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një program qeveritar; nga ana tjetër edhe organizimi, puna e përzgjedhja e anëtarësisë vetëm me “të diplomuem prej nji shkolle të naltë” dëshmojnë seriozitet, sidomos në strukturimin e Shoqnis me rregullat dhe disiplinën financiare që sanksionon se: “Në kasën e Shoqnís nuk do të rrijë mâ shumë se nji lirë”; por megjithatë, siç rrëfen M.Kruja këto “ândrra të bukura të një djelmnije idealiste, rrethanat nuk i lanë me u sendërtue”. Pavarësisht këtij rezultati jo shumë të prekshëm, sot është më e lehtë të gjykojmë se këto ëndrra idealistësh që rrezikonin jetën, pasurinë e të ardhmen e tyre me “mbledhje tinëz”, nuk kanë shkuar dëm, pasi këtij brezi do t’i binte barra e vështirë e organizimit dhe drejtimit të shtetit të ri shqiptar. Ishte kjo frymë idealiste që solli pavarësinë dhe më pas ndërtimin e shtetit shqiptar, çka ende mund të konsiderohet si arritja më e madhe e shekullit XX.Dëshirojmë të shënojmë në këto rreshta hyrës edhe një pikë tjetër interesante të këtij Statuti, ku flitet rreth “Komisijes së libravet” e cila ishte autoriteti botues që përballonte shpenzimet e botimit të veprave, origjinale, ose përkthime në shqip. Të bën përshtypje fakti që në statut përcaktohet raporti që do të kishin botuesi me autorin ku vetëm 20% i merrte botuesi, kurse 80% i shkonin autorit! Shihet se kjo ishte një nismë për të nxitur autorët e rinj të krijonin vepra në shqip duke i përkrahur financiarisht këtij botime. Një shoqëri njerëzore mund të lindë gjithfarë tipash e karakteresh, por në këtë konglomerat, mecenatët gjenden për fat tepër rrallë.
Statut – regullore e “Shoqnís së Shqiptarvet të ri intelektualë” për përhapjen e arsimit në Shqipní e forcimin e bashkimit. Koncept.
SHOQNIJA E SHQIPTARVET TË RIJ INTELEKTUALË1. U themelue nji shoqní me qêndër në Stamboll e me emën “ Shoqnija e Shqiptarvet të rij intelektualë”.
2. Mund të çilen dega në qytete të ndryshme të Shqipnís po me këtë emën e të varuna prej Qêndrës.
3. Qëllimi i Shoqnís âsht me forcue vllaznín e me sigurue bashkimin nëpër mjetin e fuqishëm të përhapjes s’arsimit.
4. Për me realizue qëllimin që ka caktue, Shoqnija do të themelojë nji bibljothekë të plotë prej veprash të botueme e prej asosh qi kanë me u botue mbas këndej; do të pajtohet në fletoret dhe rivistat shqipe; do të shkruej e përkthejë libra për çdo degë ditunísh, do të marrë masa qi të hapen shkolla fillore pak nga pak deri në katundet mâ të vogla të Shqipnís, ashtu edhe shkolla normale ku të shihet e arsyeshme për me nxjerrë mësues për të parat, e do t’apë mësime nate.
5. Për me sigurue këto mjete Shoqníja do të zgjedhë nji komisí për libra dhe nji tjetër për mësime.
6. Shoqnija mbarshtrohet prej nji kshilli 9 vetësh, të zgjedhun me shumicën e zânevet të antarvet të saj.
7. Në kshillin e parë do të marrë pjesë nga nji përfaqsues i çdo shkolle të naltë; por për kshillet qi do të zgjidhen mâ vonë nuk do të merret para swsh ndryshimi i shkollavet.
8. Kshilli zgjedh me zâne të fshehta nji mis të tij për arktar dhe nji tjetër për sekretar e në çdo mbledhje nji kryetar të përkohshëm. Arktari dhe sekretari i i mbajnë zyrat e tyne për sa kohë qi të vazhdojë Kshilli në të cilin janë pjestarë dhe mund të ndërrohen mbrênda asaj kohe vetëm me dý të tretat e zânevet të Kshillit.
9. Kshilli âsht organi veprues i Shoqnís dhe gjithashtu sekretari âsht i ngarkuem me të tâna detyrat e shkrimit e arktari me ato të mbledhjes dhe të mbajtjes së të hollavet e të hesapevet.
10. Kshilli âsht përgjegjës përpara mbledhjes së përgjithshme dhe arktari e sekretari përpara Kshillit. Antarët e Shoqnís mund t’a rrëzojnë Kshillin e të zgjedhin nji tjetër ne vênt të tij me dý të treta të zânevet edhe para kohet.
11. Kshilli mblidhet nji herë në javë e bisedon mbi nevojat e Shoqnís. Bisedimet bâhen tinëz, por mund t’i diftohen, në nji kohë të caktueme, secilit antar të Shoqnís qi deshiron t’i dijë.
12. Bisedimet e Kshillit janë të kufizueme me vijat themelore qi cakton nyja e tretë dhe mrênda atij caku secili antar i Shoqnís mund të bâjë proponime me shkrim. Por Kshilli âsht i lirë me i marrë para swsh ase jo proponimet qi i bâhen.
13. Ata pjestarë të Kshillit qi nuk shkojnë në mbledhje për tri herë rrjesht pa ndonji arsye të ligjëshme njihen dorhjekës dhe në vênd të tyne vjen kush ka pasun zâne mâ shumë në zgjedhjet e fundit.
14. E drejta me grishun antarët e Kshillit në mbledhje të jashtazakonshme i âsht lânë sekretarit mbasi të jetë kshillue edhe me dy tjerë nga kolegët e tij.
15. Vula zyrtare e Shoqnís mbyllet në nji kutí të vulosun prej shumicës së misevet të Kshillit.
16. Në kasën e Shoqnís nuk do të rrijë mâ shumë se nji lirë dhe teprica do të depozitohet në nji bankë apo në nji vênd të sigurtë qi do të caktojë Kshilli.
17. Shpenzimet bâhen me vendimin e Kshillit. Shpenzimet pa vendim i mbesin mbë kurriz atij qi i bân. Me gjthë këtê po të gjykojë Kshilli me vênd edhe ato i ngarkohen Shoqnís.
18. Po të shohë nevojë Kshilli me dý të tretat e zâneve mund t’a dëbojë nga Shoqnija nji antar.
19. Kshilli âsht i detyruem me i paraqitun mbledhjes së përgjithshme krye dy muejsh nji llogarí të marrjeve e të dhânave.
20. Kshilli qi bie nga zyra e vet në mbarim t’afatit ase tue dhânë dorhjeken vetë para kohet âsht i detyruem me e vûmë mbledhjen e përgjithshme imtisht në rrjedhë të punvet qi ka krye e të gjêndjes së Shoqnís.
21. Shoqníja do të gjêjë nji vênd të voliçëm për mësime nate dhe, po t’i mjaftojnë të hollat, këto vênde mësimesh do t’i shtojë e t’i përhapë në të gjitha ato rrethe ku banojnë Shqiptarë.
22. Mësimet e natës epen pa rrogë e vullnetarisht prej antarvet të Shoqnís. Ata qi marrin këtë barrë mbi vete nuk mund t’a lânë pa lajmue Kshillin nji javë para.
23. Mësimet epen gratis. Por atij qi i lên në zêmër me i falun gjâ Shoqnís si shpërblim, dhuntíja i pranohet.
24. Komisija e libravet përbâhet prej antarve të zgjedhun, nga 2 për çdo shkollë të naltë, në mes të studentave apo të diplomuemve të tyne. Secili nga këta shkruen a përkthen libra simbas kompetencës së vet, të cilët botohen me shpenzimet e Shoqnís e me pëlqimin e saj mbasi të jetë sqyrtue prej Komisís. Nga fitimi i thjeshtë që do të nxiret prej këtyne librave vetëm 20% mban Shoqníja për vete e tjerat i merr auktori a përkthyesi. Zgjedhjet e Komisís përtrihen vjet për vjet.
25. Kshilli ka të drejtë me i shtue ase pakue miset e Komisís së libravet. Në qoftë se ndokush hjek dorë vetë zgjidhet nji tjetër po nga kolegët e degës së tij.
26. Komisíja e libravet, kur ka nevojë, mund të mblidhet në zyrat e Shoqnís.
27. Shoqníja do të përpiqet qi dalkadalë Komisín e libravet t’a transformojë në nji akademí kombtare dhe me këtë qëllim do të përpilojë edhe nji rregullore të posaçme për të.
28. Çdo Shqiptar mund të hwjë në këtë Shoqní me këto kushte: a) të jetë i diplomuem prej nji shkolle të naltë ase student i nji shkolle t’atilë; b) t’i paguej së paku pesë grosh në muej Shoqnís tue e dhânë muejin e parë në dorë kur të shkruhet; c) të jetë i pranuem prej Kshillit.
29. Kush nuk paguen dy muej rrjesht pjesën qi i detyrohet Shoqnís quhet dorhjekës dhe për me u bâmë përsrí antar duhet të paguej në dorë të tânë muejt qi kanë kalue.
30. Kush del prej Shoqníje ase dëbohet s’ka të drejtë me kërkue qi t’i kthehen pagesat e bâme deri atëherë.
31. Degat, pa i sjellë ndonji ndryshim qëllimit kryesuer qi ka caktue Shoqníja, sa për hollsít, janë të lira me veprue si të duen. Ato do të mbahen gjithnji në letërkëmbim me Qêndrën dhe do t’i dërgojnë ksaj nji pjesë t’arsyeshme të t’ardhunave të tyne.
32. Këto urdhnime janë vendue prej themeluesvet të Shoqnís dhe mund të ndryshohen me proponimin e Kshillit e pëlqimin e mbledhjes së përgjithshme.

Pyesni çamët t’ju rrëfejnë grekët
Nga: Hyqmet ZANE
Nuk janë as të parat dhe as të fundit ato çfarë thonë grekët për shqiptarët dhe aq më tepër edhe për turqit. Janë po ata grekë, që bënë megaloidhenë, janë po ata që helmuan mësuesit e Rilindjes, janë po ata që zhdukën edhe gjeneral Telinin, janë po ata që më 1913 filluan pa kthim masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe që e përfunduan atë pas 27 qershorit 1944, janë po ata që rrëfen vetë ideologu i madh, Faik Konica në pamfletin e tij “Ju rrëfej grekët”, në portretizimin e grekut Thanas që çdo mëngjes në Janinë kërkonte të kënaqej kur t’i çonin një shportë me sy shqiptarësh të vrarë. I provuan dhe vazhdojnë t’i provojnë bëmat greke edhe refugjatët shqiptarë në këto 20 vjetët e fundit. Ndërsa për kombin turk, ushtarakët e lartë grekë rriten me mesazhin e pandryshuar për rreth 80 vjet: mos e harroni katastrofën e mikrasias, katastrofa që i shkaktoi Qemal Ataturku,Ushtrisë greke që kërkoi të pushtonte këtë vend. Janë këto mesazhe që rikthehen të frikshme për atë çfarë ka provuar kombi shqiptar nga grekokriminalistika e modelit Napoleon Zerva me andartët e tij të lindur dhe rritur me urrejtjen antishqiptare. Është ky moment që na bën të themi se duhen pyetur çamët që t’ju rrëfejnë grekët. Por më shumë se kaq, duhen besuar çamët se çfarë krimesh, çfarë barbarish, çfarë gjenocidi shtetëror ka ushtruar Greqia dhe grekomania ndaj emrit dhe të qenurit shqiptar. Është ky fakt që na bën të citojmë shprehje që përdoren nga pleqtë dhe plakat tona në tërë Shqipërinë: ç’ke biro që vrapon kështu, sikur të ndjek greku prapa, çka është një dëshmi e bëmave që kanë kryer grekët, andartët dhe antishqiptarët me uniformat e Greqisë dhe nën monitorimin e shtetit grek, që gjithnjë ka heshtur para veprave kriminale që bënin ata që rikthehen tashmë përsëri në skenën e opinionit botëror.Në cilësinë e një njeriu që jo pak shkrime dhe komente kam bërë në lidhje me këtë çështje, jam i detyruar të them se asgjë nga këto që thuhen apo se gjoja shqetësohen zyrtarë grekë, se ata marrin masa apo gjoja dënojnë fajtorët, nuk është e vërtetë. Çdo frymëzim kryhet nën ombrellën e shtetit dhe kishës greke, që gjithnjë tregon dhëmbët për interesat e tyre. Nuk është vetëm Vorio-Epiri që trumbetohet shpesh e më shpesh nga falangat greke, por është një strategji dhe taktikë greke që ka shtrirë tentakulat e saj kanceroze në trupin shqiptar përmes PBDNJ dhe Kishës së Janullatosit. Është i njëjti Janullatos që gjithnjë hesht dhe nuk prononcohet për këto shpërthime raciste greke, që nuk ka folur asnjëherë kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, që gjithsesi gjen kohë të flasë për çështje ndërkombëtare si ajo kundër Kosovës në Moskë para disa vjetësh.Në këtë realitet, edhe tendenca për të bërë të përbashkët historinë e Shqipërisë me atë të Greqisë, është një provokim tjetër që i bëhet shtetit shqiptar që gjithsesi hesht, sikur ka frikë nga ndonjë gjenocid që po vazhdon sipas porosive të geixhopolitikës që është edhe frymëzuesi i tyre, fatkeqësisht me petk amerikan edhe përmes veprës së tij “eleni që është hapur një akuzë antishqiptare.Nuk e di përse ka kaq shumë heshtje, por di të them se heshtja ndaj bëmave greke ka brenda saj gjellën që gatuajnë njerëzit e blerë të Greqisë në çdo sektor të jetës shqiptare. Himara, ngritja e pavend e të drejtave të minoritetit grek, bërbëlitjet e vangjelduleve kudo dhe për çdo gjë e të tjera si këto janë kambana se Greqia punon dhe nuk rri të dëgjojë protesta apo mospranime të Shqipërisë. Edhe heshtja e ndërkombëtarëve europianë ndaj një vendi anëtar në Bashkimin Europian e në NATO, janë një provokim tjetër për shqiptarët e pambrojtur nga parzmorja e të drejtave të njeriut. E çuditshme është heshtja e akademikëve, e profesorëve të historisë, e politikanëve dhe diplomatëve, pa aq sa edhe e njerëzve të medias që vetëm japin konstatimet dhe nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur mendjeve të respektuara të kombit shqiptar, që në çdo kohë mbrojnë identitetin dhe dinjitetin shqiptar.Ajo që duhet të theksohet në mënyrë të veçantë, është dukuria se marrëdhëniet shqiptaro-greke në këto 19 vjetët e fundit, kanë diktuar një fenomen tipik ekspansionist të një shteti ndaj një shteti tjetër. Shteti që e ka diktuar këtë lloj ekspansioni në rastin me Shqipërinë është Greqia, fqinji shekullor në Ballkan. Qeveritë e njëpasnjëshme greke kanë zbatuar me përpikëri, programe të helenizimit përmes parimit: çdo ortodoks është një grek. Në këto 19 vjet, Greqia është munduar të fitojë kohën e humbur gjatë diktaturës dhe ka implementuar në një shkallë cilësore të gjitha politikat e shtrirjes së çdo interesi në favor të saj.
Që prej përfundimit të gjenocidit antishqiptar në Çamëri, në vitet 1944-1945, Greqia ishte prezente në këtë vend përmes filogrekëve të infiltruar në të gjithë strukturën e partisë-shtet. Ata gjithnjë punonin për Eladhën, por duke mos shprehur tendenca të hapura. U desh përmbysja e diktaturës, që të risillte në skenë fuqinë e megalidhesë, si një nga programet më jetëgjatë antishqiptare.Por edhe ardhja e eksarkut Anastas Janullatos, si një kryepeshkop në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i hapi rrugën një ekspansioni në shumë drejtime të tentakulave helenizuese në jetën e shqiptarëve. Kishat shqiptare, përveç asaj të Shën Marisë në Elbasan, flasin, veprojnë dhe mendojnë greqisht, se priftërinjtë e tyre janë shpirtëzuar në Greqi, duke shkelur parimet e statutit të kokash 1922. Rezultati i fundit ishte edhe mazhoranca me greqishtfolës në Senatin e kësaj kishe, si një vepër me dorë të lirë janullatusiane.Nga ana tjetër, përmes një sistemi shkollash, kudo, jo vetëm në Dropull, ku vërtet ka minoritet, synohet që të shtrihet një dorë e zezë greke në përgatitjen e një grupimi nxënësish si prapavijë helenizuese. Ngritja së fundi e Kolegjit Greko-Shqiptar me emrin e një renegati si Arsakieo (Arsaqos) në afërsi të Saukut në Tiranë, po zbaton idenë e një qarku të mbyllur në vëmendje të interesave greke.Vlen të vë në dukje dhe një fakt se bëma të tilla greke shpërthejnë sa herë në Shqipëri bëhen zgjedhje apo në prag zgjedhjesh, sa herë në Shqipëri opozita socialiste krijon dhe shpik probleme, çka në sinkron janë me pjesën më ekstreme grekofile që paguhet për t’i shërbyer Greqisë. Janë faktet që flasin se drejtuesit e lartë socialistë e ftohin kokën tek Greqia sa herë që kanë probleme, qoftë edhe nga më të thjeshtat.Për të portretizuar këtë shpërthim të racizmit të tipit andartë, po jap një panoramë të rrëfimit të një çami, Xheladin Abdullai, lindur dhe rritur në fshatin Galbaq të Çamërisë, shumë pranë filatit që ka parë me sytë e tij masakrat e andartëve dhe servistëve, për të kuptuar se cilët janë grekët dhe për të besuar më pas se kombi shqiptar duhet të ketë një Kuvend mbarëshqiptar për të mbrojtur shqiptarizmin sipas parimit të rilindësit të madh, Pashko Vasa.Më 5 maj 1944, në mal të Sidherit, te lisi i Dalanit në Çamëri, u bë një mbledhje e fshehtë e të gjithë dashamirësve dhe besnikëve të Zervës (Napoleon Zervës). Ai kishte fjetur në darkë te Sotir Pandua dhe të nesërmen në mëngjes erdhi në mbledhje, ku kishin ardhur të gjithë të lajmëruarit. Kishte shumë nga bandat zerviste. Napoleon Zerva filloi të flasë: “elines, ka ardhur koha që t’i shërbejmë çështjes sonë. Këto që do të dëgjoni këtu sot, janë tepër sekret. Nuk duhet t’ua tregoni as grave dhe të afërmve tuaj. Kush do të nxjerrë sekretin, do të dënohet me vdekje. Kemi vendosur që do të sulmohen fshatrat myslimane në një ditë të caktuar dhe me të gjitha forcat. Burrat do t’i shfarosim, ndërsa gratë dhe fëmijët do t’i përzëmë nga ky vend që i takon Elladhës. Kjo punë do të bëhet në të katër kazatë, në të njëjtën orë dhe për këtë janë caktuar forcat që do të veprojnë, njëherësh zervistët ditën e parë nuk bënë ndonjë të keqe, – tregon Xheladini. Të nesërmen shkojnë në Spatar dhe në fshatrat e tjera. Grumbulluan të gjithë burrat dhe i shpunë në burg. Në darkë i marrin, i lidhin dorë pas dore dhe i vranë shumicën tek Vanra e Filatit. Është për t’u theksuar se Avdul Nurçja nga Spatari kishte bërë të mira kudo dhe kurdoherë. Gaq Sholiu, komandanti i zervistëve, mblodhi anëtarët dhe u tha: Avdul Nurçja më ka shpëtuar fëmijët nga thonjtë e gjermanit. Ai vuri veten në rrezik për këtë punë. Ai të vritet i pari. Xheladin Abdullai vazhdon të rrëfejë edhe këtë ngjarje. Vanthia, grua e Spiro Evgjitit, që i binte daulles në fshatin tonë në Galbaq në kohën e Ramazanit më tregoi një ngjarje kur unë u ktheva nga Konispoli: Këtu pranë, – dhe më tregoi vendin ajo, – është vrarë një familje e tërë 9 ose 10 vetë. Kishte mbetur gjallë një fëmijë i vogël që ishte pak më shumë se 1 vjeç. Ai kërkonte të pinte sisë nga gjiri i së ëmës që kishte vdekur. Një nga zervistët tha se na ka shpëtuar gjallë një kulish mysliman dhe u bë gati ta vriste. Një shoku i tij i tha të mos e bëjë këtë. Unë s’kam fëmijë dhe do ta marr ta rris. Me lutjet e tij për të mos e vrarë, zervisti i parë nuk e dëgjoi dhe e vrau. Këtë ngjarje e kam parë me sytë e mi. Tre herë pushka nuk i ndezi. Ai e theri me thikë pastaj – përfundoi me lot rrëfimin e saj Vanthia.Ky ishte sinjali i parë për kasaphanën që u bë atë natë dhe që vazhdoi më pas me të gjithë forcën e kriminelëve grekë, që kurrsesi s’mund të shlyhen nga kujtesa e një populli dhe një kombi, nëse me të vërtetë do që ato të mos përsëriten më tragjikisht. Për këtë duhen pyetur çamët, që t’ju rrëfejnë grekët dhe historitë e tyre antishqiptare. Ata janë të pandryshuar në çdo kohë dhe dinë të përsërisin masakra të pashembullta me çdo mjet, sa herë që frymëzohen nga megalidheja dhe shteti e kisha greke.
Shoqëria e informacionit dhe roli i leximit
Nga: Ilir KALEMAJ
Në cilëndo periudhë historike, ka intelektualë, akademikë, shkrimtarë apo politikanë që rreken të na bindin se po përjetojmë një revolucione të vërtetë, packa se shpesh edhe kur ndodhin këto janë të lokalizuara. Janë proceset evolutive ato që krysisht karakterizojnë rrjedhën normale të jetës socio-ekonomike dhe kulturore dhe rrallë kemi të bëjmë me procese revolucionarizuese që përfshijnë grupe shoqërish apo kanë shtrirje globale. Parë në këtë prizëm, mund të themi që shekulli i 21-të është një nga ato periudha të rralla në histori kur kemi të bëjmë me një revolucion të heshtur global, i manifestuar vencarisht në atë që quhet shoqëri e informacionit. Nëse shekulli i tetëmbëdhjetë ishte i rëndësishëm për faktin se revolucioni industrial ndryshoi rrënjësisht jo vetëm marrëdhëniet e prodhimit dhe cilësinë e jetës, por gjithashtu ishte një nga faktorët kryesorë që coi në lindjen e fenomenit të kombit-shtet që në shekullin pasardhës kulminoi me revolucionet pan-Evropiane të vet-vendosjes së popujve në 1848, shekulli i 20-të ishte përgjithësisht një shekull i errët me dy luftëra të tmerrshme botërore dhe periudha të gjata ngrirje në gjeopolitikën ndërkombëtare. Shekulli i ri, ndonëse që në fillim iu desh të përballonte një prej krizave financiare botërore më të rënda që prej 1929-ës, me fokusin në shoqëritë e hapura, teknologjinë e informacionit, ekonominë e shërbimeve dhe ndërvarësinë gjithnjë e më në rritje të kapitalit, premton të hapi një faqe të re, në analet e historisë botërore. Disa prej prurjeve mund të ndryshojnë njëherë e mirë qasjen e deritanishme ndaj disa artifakteve kulturorë, fjala bie ndaj librit, gazetave, burimeve të informacionit dhe kulturës në përgjithësi. Shpesh është ngritur me shqetësim debati sesa lexohet sot në Evropë, ku francezët prijnë, ndërsa portugezi mesatar lexon më pak nga 27-shja e vendeve antare të BE-së. Por kjo vetëm përsa i përket numrit të vëllimeve në format hard, pa përfshirë në këtë metodologji leximin elektronik. Në fakt ky lloj nënvleftësimi është pa bazë, po të marrim parasysh se vjet amazon.com, për herë të parë deklaroi se lexueshmëria e librit online kaloi atë të printuar në nivel botëror. Nga ana tjetër, gjigandi elektronik i kërkimeve Google, para pak kohësh ka ndërmarrë një aksion të guximshëm dhe të kontestueshëm (prej një pjese) për skanimin më të madh të librave bërë ndonjëherë dhe hedhjen e tyre në internet për lexim falas fillimisht dhe më pas ndoshta dhe kundrejt pagesave të diferencuara, në varësi të llojit dhe interesit për publikimin në fjalë. Gjithsesi kjo lloj forme të lexuari, shoqëruar me risitë e tjera elektronike të leximit si Amazon Kindle apo iPad i kompanisë Apple po fitojnë gjithnjë e më tepër terren ndaj leximit tradicional, sikundër dhe në fushën e shtypit, ku blogje si Huffington Post-i po rriten ndjeshëm në kurriz të shtypit tradicional të shkruar.
Në fakt, prej shekullit të 15-të e këndej, të lexuarit ka shënuar një evolucion të vazhdueshëm dhe me hope të rëndësishëm. Kështu, nëse në këtë shekull duke konsideruar impaktin e hapjes së shtypshkronjës së parë nga Gutenberg-u në 1450-ën, u shtypën rreth pesëmbëdhjetë milionë kopje, një shekull më vonë ky numër u dhjetëfishua, duke arritur në 150 milionë. Një revolucion i vërtetë që vazhdoi me ritme eksponencialë në shekujt vijues. Mandej, zëvendësimi i latinishtes universale me printimin në gjuhët amtare, pra kombinimi i proceseve të shpërndarjes kapitaliste me printimin në masë cuan në krijimin e atyre komuniteteteve imagjinare, nëse përdorim një term të huazuar nga B. Anderson të cilat ishin bërthama e shtet-kombeve të ardhshëm.Përkundër parashikimeve fataliste dhe skeptike, ky evolucion i vazhdueshëm është prekur pak nga materializmi dhe bota e shpejtë e konsumit, ndonëse shijet apo utiliteti mund të kenë ndryshuar, dhe kjo përfshin që nga librat profesionalë deri te ata artistikë. I njëjti ekstrapolim mund të bëhet edhe për lajmin, i cili sot është demokratizuar, duke qenë se janë shumfishuar burimet nga të cilat mund të merret, madje në kohë rekord. Për shembull një protestë lokale ambjentale e zhvilluar në një qytezë të vogël të Japonisë, mund të arrojë të sensibilizojë një komunitet të tërë virtual ndërkombëtar nëpërmjet një grupimi në facebook, apo një mesazh në Tëitter mund të bëj të mundur depërtimin dhe marrjen e informacionit edhe në ato lloj shoqërish të censuruara diktatoriale si Irani apo Turkmentistani.Natyrisht kjo lloj e-ekonomie, revolucion i tretë, pas atij agrar, dhe industrial, përvec të mirave si demokratizimi dhe transparenca, ka të metat e saj jo të vogla, si mungesën e një filtri që bën shpesh të pamundur orientimin e lexuesit i cili ka një numër të kufizuar orësh të ditës në dispozicion dhe duhet të bëj një ndarje racionale të kohës dedikuar leximit profesional, marrjes së lajmit, leximit artistik, apo blogjeve virtualë. Pra, topi kalon në anën e lexuesit dhe sasia jo domosdoshmërisht ka korrelacion me cilësinë e marrjes së informacionit apo kultivimit kulturor. Ajo që vihet re në një vështrim sipërfaqësor në Shqipëri është kufizimi dhe përdorimi i vakët i internetit për të marrë informacion dhe më tepër për rekreacion, ndërkohë që ka një reagim përgjithësisht të vakët edhe ndaj botimeve letrare apo profesionale qofshin, si dhe një mungesë stimuli ndaj shtypit të shkruar, i cili shpesh është i kufizuar në shtrirje për shkak të infrastrukturës të papërshtatshme dhe mungesës së subvencionimit adekuat. Kjo krijon disa boshllëqe jo të vogla të cilat nuk mund dhe as nuk duhet t`i zëvendësoj bota televizive, e cila natyrisht ka vendin e saj qoftë përcjelljen e lajmit, qoftë në programet e tjera.
Dy realitetet e kulturës shqiptare
Nga:Robert ELSIE
Nuk ka dyshim se shqiptarët kudo në Ballkan flasin gjuhën e tyre të përbashkët dhe, si rezultat, kanë kulturën e përbashkët, ndryshimet krahinore të së cilës veçse e begatojnë atë. Megjithatë, tani mund të shtrohet teza e ekzistencës, jo e një, por e dy letërsive shqiptare, ose të paktën e një letërsie me dy realitete. Gjysmëshekulli i fundit, periudha më e rëndësishme e historisë së zhvillimit të Shqipërisë, ka qenë periudha e ndarjes. Flirti politik midis PKJ dhe PKSH përfundoi në një tërmet që tundi gjithë shtëpinë – Shqipëri duke e ndarë në copa. Kështu u krijua drama e saj e madhe, aktet e së cilës luheshin njëkohësisht.
Me çlirimin e Shqipërisë nga diktatura, me shpërthimin e luftës në ish-Jugosllavi, një lufte e cila bëhet afër, shumë afër Kosovës, me rritjen e nacionalizmit dhe acarimin e marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit, ideali i ribashkimit të popullit shqiptar merr një rëndësi të veçantë. Nga ideali i përhershëm u bë sërish shpresë konkrete. Realizimi i bashkimit politik tani për tani duket një çështje tepër delikate dhe plot rreziqe. Mundësia e bashkimit duhet trajtuar me qetësi, kujdes dhe me një shikim afatgjatë. Mirëpo ekziston një fushë tjetër bashkimi, ndoshta po aq e rëndësishme, në mos më tepër, që, ndërkohë, mund të realizohet mjaft shpejt dhe pa rreziqe. Është bashkimi kulturor i shqiptarëve.
Bashkimi kulturor në asnjë mënyrë nuk duhet të sjellë me vete nivelizimin e gjërave, as dhe uniformitetin. Përkundrazi, kultura shqiptare, le të ketë dhe ajo sa më shumë ndryshueshmëri, sa më shumë kundërshtime. Nivelizimi, kjo ambicie partiake, ëndrra delirante e E. Hoxhës, gjendej shpesh në Shqipëri. Shkrimtari Anton Pashku e përshkroi bukur në romanin ‘Oh’ nga ku po e citojmë: “Do të ketë vetëm nji shtypshkronjë, e cila do të botojë vetëm nji abetare, vetëm nji libër leximi, vetëm nji libër të historisë, vetëm nji libër të filozofisë, vetëm nji tregim… vetëm nji dramë, vetëm nji sonet… vetëm nji gazetë të përditshme… do të ketë vetëm nji radiotelevizion, i cili do të emitojë vetëm nji kangë… vetëm nji lajm, vetëm nji informatë… vetëm nji vështrim, vetëm nji kritikë letrare…”
Nëse do duhen diversitete sa më shumë, ç’do të ishte atëhere bashkimi kulturor? Për mua ai duhet të jetë zbulim, një zbulim i vërtetë. Shqiptarët e R SH-së, të cilët jetuan për një kohë të gjatë, jo në Evropë por, si të thuash, në një shkretëtirë të një planeti tjetër, tani po prekin botën e madhe jashtë. Ndërkohë ata vlen të përvetësojnë arritjet e kulturës së shkruar në Kosovë. Ç’ka Kosova për t’i ofruar dheut amë? Me siguri mendimet ndryshojnë. Në fushën e letërsisë, sipas meje, ka mjaft elemente që e pasurojnë mozaikun magjepës kulturor të Shqipërisë.
Në një kohë, kur intelektualet e Shqipërisë rrinin urtë, detyrimisht shumë urtë, ashtu të urtësuar, brenda mureve të Spitalit Psikiatrik me emrin RPSSH, intelektualët dhe shkrimtarët e Kosovës zbuluan botën, shkruan dhe shprehën mendimet e ndjenjat e tyre në mënyrë pak a shumë të lirë. Bile kjo vetëkuptueshmëri e lirisë së fjalës në Kosovë përbën për mua ndihmesën kryesore. Por kultura kosovare nuk është vetëm kaq. Ajo na sjell gjithashtu mendime, guxim dhe eksperimente të shumëllojshme. Nuk ka dyshim se gjatë 20 viteve të fundit, librat me interesante të poezisë dhe të dramës shqiptare u botuan jo në Tiranë, por në Prishtinë.
Kritika letrare shqiptare e mirëfilltë, do të thosha, u botua ekskluzivisht në Kosovë. Edhe në fushën e prozës letrare u bënë eksperimente të shumta, disa prej tyre, jo të gjitha, me një sukses të dukshëm, veçanërisht në adaptimin e rrymave kryesore të kulturës bashkëkohore evropiane dhe botërore në letërsinë shqipe. Mund të jetë e kundërshtueshme, por, gjithmonë sipas meje, letërsia e Kosovës përbën urën e Shqipërisë që lidh rrugën e kulturës bashkëkohore të Evropës atë urë shqiptare me vlerat e kulturës tradicionale shqiptare, të cilat u humbën, u shkatërruan gjatë viteve të diktaturës komuniste.
Populli i Shqipërisë ka për të mësuar shumë nga Kosova dhe kultura e saj. Gjithashtu edhe populli i Kosovës ka aq shumë për të mësuar nga dheu amë. Arritjet në prozën e gjatë dhe në poezinë e re janë të padiskutueshme. Shpresoj se ky zbulim i ndërsjelltë do të përfundojë në një pasurim të mëtejshëm dhe jo në një nivelizim të kontraktuar. Duke theksuar rëndësinë e letërsisë së Kosovës për Shqipërinë, unë e kam të qartë se jo çdo gjë do të arrijë të sigurojë pëlqimin e lexuesit. Përdorimi i gjuhës herë-herë mund të duket i rëndë në Shqipëri, lexuesi i së cilës është mësuar ta shijojë fjalën. Disa nga figurat, stilistikisht, do t’i duken të dyshimta. Çdo lexues ka të drejtë të krijojë mendimin e vet: ose do të pranojë ose do te refuzojë, por ajo që është kryesorja edhe të bindet dhe një herë se fjala shqipe ka mundësi të pafundme.
Flori Bruqi
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...