Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/02

Ja kështu




                                      

       Istref  Haxhillari
                                                                          Tregim

-Erdhe ë? - tundi kokën buzëgaz profesor Klementi. - Do të vije, qeraxhiu me hanxhiun takohen një ditë, ja kështu.
I hapej goja. Ekskursioni në Sarandë me nxënësit e vitit të tretë e lodhi. Fjeti keq i pakënaqur nga një allishverish i vockël me çmimin e biletave të autobuzit. Shoferi nuk e mbajti fjalën. Kjo e dëshpëroi pakëz, po ja doli përpara biznesmeni. U  kujtua tani në fund të vitit shkollor. Rrudhat në fytyrën e murrme shkëlqyen nga gëzimi që këndelli i sapoardhuri. Në vështrimin e përqëndruar lexohej hareja e gjahut, sikur thoshte me vete; më dole në pritë që thua ti. Dita filloi mbarë.
Fajtori, Agron Sançolli, burrë i shkurtër, i pakët, qëndronte tërë merak, i përdëllyer. E takoi njëherë në fillim të vitit, më tej s’mundi. Mbahej me të keq në qytetin ku pati ardhur para dy vitesh. Shiste dru me kamjonçinën e vjetër. Buka e përditshme për tetë shpirt, vajza në universitet, qeraja e shtëpisë, s’i thoshin shaka. Jeta në qytet vështirësohej shumë. Pamja e mësuesit e qetësoi disi, çështja nuk qënkej aq ligësht sa i patën thënë.
-Punët o profesor, punët nuk na lënë, hë sot, hë nesër gjersa u ngeha. Si duket djali? Jo mirë ë, - tundi kokën i sëndisur.
-S’është fjala për “jo mirë”, me aq bënim si bënim, - u nxeh pak Klementi.
Nxorri ngadalë tufën e testeve  mbuluar me parakrah, kërkoi një copë herë, i vuri në duar fletën e Denis Sançollit. Aty, përveç emrit, zhgarravitur me shkrim mjeran, gati të palexueshëm vinte një faqe fletoreje nxirë nga dy anët. Burri shtatvogël lexoi me zor: “Vargu malor Trebeshinë Dhëmbel Nëmërçkë ndodhet në masivin jugor të Shqipërisë me shtrirje verilindje jugperëndim…”. Ngriti kokën, diç deshi të thoshte, tjetri nuk e la.
-Ja kështu që thua ti, Denisi jo vetëm nuk mëson, po bën gabimin tjetër, kopjon.
Pastaj fësht nga tufa e letrave nën sqetull i ndehu perpara faqen e zhubrosur të librit. Djali e pati bërë sa një top të vogël, po syrit të profesorit nuk i shpëtonte asgjë. I bindur se çdo nxënës kopjon, kontrollonte në vende të fshehta, ku të tjerëve nuk u shkonte mendja. Ja kështu thoshte, kjo qënka kopja tënde dhe fap ia merrte fletën e testit, e vendoste nën sqetull, sikur këpuste trëndafila.
-Nuk ka ngatërruar as pikë as presje, ja kështu, - e ledhatoi me shikim të butë Klementi dhe mori testet i palosi nën sqetull. - Që thua ti, s’kam ç’bëj, e sheh vetë, - u largua ngadalë me fytyrë të qeshur dhe dukjen e fëmijës tejet të pafajshme.
Agron Sançolli e pa veten me shpatulla pas murit, nuk dinte ç’të thoshte. Asnjë shenjë keqardhjeje në qenien kaba të profesorit. I qeshur po i rreptë, nuk fal, të bind me argument të forta, të pakundërshtueshme.
Argumentat e forta  janë testet. Askush nuk ka mundur ta shikojë pa fletët nën sqetull. Del nga shtëpia, pi kafe, shëtit nëpër oborrin e shkollës gjithnjë krahun e majtë mbledhur. Qëllon të mos ketë teste, po dorën e mban njëlloj mbështetur pas trupit. Gabimet i gjuan  qetësisht me buzë në gaz. Prej njëzet vjetësh i pranishëm sa shumë syresh nuk e mendojnë shkollën pa të. Drejtorët ikin e vinë, mësuesit gjithashtu, profesor Klementi jo. Shkolla do të humbte diçka thelbësore, po të largohej ai. Të rinjve u ngjan me vjetërsirat, sikur i përket një bote  të huaj, mbuluar nga myku. Pamja plot ëmbëlsi e përkushtim kishte diçka të pështirë që i bënte mësuesit e tjerë të kthenin kokën mënjanë.
Kur hyri në sallë nuk pa asnjeri. Mbi dërrasën e zezë qe shkruar me shkumës një lajmërim. Në pushimin e madh organizohej takimi për mbylljen e vitit shkollor. Me kujdes e shënoi në bllokun e mbledheve. Sallën e mësuesve e ka mbushur me harta gjithëfarëlloj fizike, politike, të shteteve, kontinenteve. Kolegët vështrojnë të detyruar hartat si në një kabinet të përhershëm gjeografie.
Atë mëngjes shëtiti para hartave, hoqi njërën e vendosi në anën tjetër. Nxorri skicën e madhe të fiseve ilire, zuri dy rradhë në faqen e murit. Me kujdes zhvendosi tabelën e Mendelejevit në cepin e futur të sallës, ku s’binte fort në sy. Skica e trojeve ilire u shpalos krenarisht e patrazuar në tërë pjesën ballore. Profesori shkëlqeu në krah të hartës. Kolegët mezi e duronin këtë rit foshnjor të përditshëm.
-Goxha i madh paska qenë fisi i enkelejve, - i tha pak i habitur e  i menduar Beni, mësuesi i anglishtes.
Beni argëtohet, e ngacmon shpesh larg e larg, pa e bërë veten, hedh gurin, fsheh dorën, po Klementi nuk mërzitet as ofendohet, bën të tijën në çdo rrethanë.
-Enkelejtë mor djalë u shtuan, u bënë fis i madh. Që thua ti ky vend është zanafilla e Ilirisë. Kadmi dhe Harmonia djalin e vetëm, që e shtriu sundimin në tërë viset tona, e quajtën Ilir. Kadmi pati edhe një motër, Europën që i dha emrin kontinentit plak. Ja kështu, - qeshi i kënaqur plot dritë diturie profesori i gjeografisë.
Beni hokatar vazhdoi të tijën.
-Pa shiko, këto nuk i kam dëgjuar asnjëherë, ja pse ka nevojë shkolla për mësuesë të aftë, të përkushtuar.
Zilja elektrike e shkollës lajmëroi fillimin e mësimit. Klementi mori globin në dorën e djathtë, të majtën fletët e testit dhe ngadalë në mënyrë ceremoniale hyri në klasë. Aty një pjesë të mësimit e harxhoi për hokat e zakonshme plot kripë.
-Moj çupë, paske ndryshuar modelin e flokëve, kështu ë, - qeshi me të madhe babaxhani i pafajshëm.
Vajza hyri me kënaqësi në lojën e profesorit. Nxënësit e kanë për zemër këtë pjesë argëtuese të  mësimit.
-Pashë në televizor modelin, më pëlqeu, thashë t’i bëj edhe unë. Ato çfarë kanë më shumë se ne profesor?
Klasa qeshi, Klementi ca më shumë. Njëri nga djemtë tha se edhe Teuta sikur i ka ndryshuar, po Klementi vuri re se nuk qe e vërtetë.
-Pusho more mistrec, - kërcënoi buzëqeshur, pa hijen më të vogël të pezmit në fytyrën bukuroshe të parruar. Pastaj u bë përnjëherë serioz, vërejti vetullat kaleshe, uli sytë e hirtë mbi regjistër.
Kjo pamje nuk i shkonte hiç.
-Tani që thoni ju fillojmë të pyesim se avullon ora dhe s’kemi kohë të shpjegojmë, ja kështu.
Si mbaroi pushimi i vogël dhe ra zilja e orës tjetër, doli madhështor, dërdëng. Tufa e përhershme e testeve së bashku me regjistrin nën sqetull, ndërsa harta stërgjatë në dorën e djathtë zuri gjysmën e korridorit, pengonte lëvizjen. Dukej si ndonjë maune mallrash mes mësuesve dhe nxënësve që nxitonin sa andej-këtej. Ai vetëm qeshi hijshëm.
Në pushimin e madh u vërtit nëpër sallë, i afërt me të gjithë, i dashur. Krahun e majtë ngritur si paralitik nuk e ulte. Dikush tha se edhe në gjumë mbledhur duhet ta mbante dorën Klementi.
Në takimin për mbylljen e vitit shkollor shkëlqeu. Të gjithë nga një fletë dosido përpara, ai nxorri bllokun e madh të mbledhjeve, stilolapsin, në gatishmëri të mbante shënim me seriozitet solemn. Drejtori ndau formularët e përvitshëm. Sapo filloi të sqaronte përmbajten, Klementi e ndërpreu.
-Zoti drejtor, pasqyra 3/a ka një gabim, në vend të vitit shkollor 2009-2010 shkruhet 2008-2009, e keni vënë re? - ngriti kokën triumfator.
Dikush sugjeroi me djallëzi.
-Që të jesh brenda vere 2007-2008.
Qeshën të gjithë, Klementi jo. Me kompetencë sqaroi se gabime të tilla, vërtet të rastit mund të sjellin pështjellim nëpër zyrat arsimore, ngatërrojnë vitet shkollorë me njëri-tjetrin. Statistikat hidhen në kompjuter. A mund të ndajë kompjuteri vitet e shkruar njëlloj? Në sytë e mëdhenj prej foshnjeje shprehej habi. Si nuk e kuptonin të tjerët rëndësinë e këtij gabimi delikat?
Doemos kishte të drejtë.
Sapo mbaroi mbledhja, iu afrua Maries. Ajo seç bënte me regjistrin.
Maria, mesuesja më e bukur e shkollës, me fytyrë të ftohtë, indiferente shikonte punën e saj. Kullohet mbi regjistër, përpiqet sa mundet po nuk ia del. Në çdo mbledhje kritikohet për korrigjime notash, mungesat, gjeneralitetet. Për shkak të gabimeve  zëvendësoi një faqe regjistri me faqe të pastër nga një tjetër regjistër, po sërish bëri korigjime! Nuk u shpëton dot gabimeve. Klementi e ngacmoi plot dashamirësi.
-Mbete me regjistër në dorë moj e uruar, çfarë i bën, ta marrim vesh edhe ne, - buçiti më gurgullimat e zërit të qashtër.
Maria u përgjigj ashpër pa ngritur kokën nga regjistri.
-Ia ke ngenë ti, - dhe vazhdoi punën.
Klementi u përkul të shikonte hollësisht, po ajo mbylli regjistrin. Nuk e duronte erën e tij prej urithi sapodalë nga nëntoka. Lahet ndonjëherë ky njeri thoshte shpesh. Maria u largua nga salla, ndoshta në banjë, duke lënë pas aromën e këndshme femërore. Fustani i modës së fundit, ngjitur pas trupit nxirrte në pah gjoksin e ndërkryer dhe rrumbullakësinë e kofshëve të ngjeshura. Burrat e ndoqën me sy. Shoqet e ngushta thonë se ka qeskën e urinës të vogël. Sigurisht kanë zili freskinë e saj.
Kureshtar prej natyre, Klementi ngatërrohej nëpër këmbë si punë bullari, nuk shqitej lehtë. S’mund të duronte vetminë midis njerëzve. Si shkoi huq Maria, u krodh plot kërshëri në hullinë e ëndshme të futbollit me mësuesit e fizkulturës. Ata rrinë gjithnjë nga fundi i sallës me topa nëpër këmbë.
-Po mirë o si na e bëri Interi dje ë? Gjermani shmangu katër lojtarë, bëri gol, ja kështu që thua ti Namik. E ndoqe apo jo?
Namiku nuk pati thënë ndonjë gjë deri atëhere. Shikoi i bezdisur Klementin.
-Sulmuesi qe në pozicion jashtë loje, një pëllëmbë përpara topit, arbitri nuk e pa. Më beso mua ndeshje e trukuar, - foli me përgjegjësi.
-E ke gabim që thua ti, - ia priti Klementi, - interist je, e dimë, ama gjer këtu jo. Ja kështu, nuk hahet Interi me Bajernin.
Pastaj shtjelloi gjërë e gjatë lojën me hollësi dhe argumenta të bollshme. Interi nuk bënte përpara nga shkaku i klaneve kundërshtare që nuk e linin trajnerin të përzgjidhte ekipin. Italanët s’qenë në ditët më të mira. Se nga i dinte hollësirat vështirë ta merrje vesh. Namiku u tërhoq, i bëri qefin. Kishte edhe një porosi për Klementin.
-Më duket ke të drejtë, - i tha, - nuk e kam vënë re aq mirë, m’u duk pozicion jashtë loje dhjetshi i Bajernit.
Klementi, përkëdhelur në sedër me pamje ëngjëlli dhe shikoi përreth. Shumica nuk e patën mendjen.
Ra zilja, mësuesit hynë nëpër klasa. Klementi s’dinte ç’të bënte, atë orë s’kishte mësim. Pushimin nuk e duron, e ha përbrenda.
-Kur do të pimë një kafe bashkë, - i tha Namiku.
-Kur të duash ti shpirt, tani po deshe, - ia ktheu Klementi, shend e verë.
Dolën duke biseduar me zë të lartë. Nga larg dallohej figura e mbushur plot gaz e profesorit të gjeografisë.
Dielli ngrohte oborrin e lulëzuar, zogjtë fluturonin nga njëra pemë te tjetra, gjithësia qeshte. Natyra e rilindur nga shirat e verës, cicërimat e shpendëve, gjelbërimi i harlisur e lumturuan Klementin, i sollën kënaqësi të thellë. U gjallërua, zuri të flasë papushim. Në klubin pranë shkollës piu një gotë raki, ndezi cigaren e hollë slims, erdhi e u bë më i gëzuar, rrezatonte hare me të gjitha qelizat e trupit.
-Nuk të kam thënë më parë, tani e mora vesh, - hyri në thelbin e çështjes Namiku. - Si do të bësh me Denis Sançollin, e kam radhë miku.
-Për këtë më thirre? - reagoi plot kënaqësi Klementi dhe fësht nxorri nga nënsqetulla testin. - Shikoje të kam rixha, ja kështu.
Pasi tha këto fjalë, qeshi me të madhe.
Namiku u përpoq të lexonte, po nuk deshifronte shkrimin.
-Të bardhë nuk e ka dorëzuar de! Veri një pesë, mbylle këtë muhabet.
-Ashtu thua ti? Vështro këtu, ballafaqoji, - i zgjati fletën e grisur të librit.
-Ka ndonjë zgjidhje? - dorëzoi armët Namiku.
Klementi e vështroi butësisht i mallëngjyer.
-Ka, si s’ka. Agroni biznesmen, vjen vërdallë ditë për ditë me dru, furrnizon tërë qytetin, ja kështu që thua ti, - dhe nënqeshi plot ëmbëlsi.

NJE TAKIM I RASTIT


  

  Ziko  Ll.  Kapurani 
                              
                         tregim

     Shok pas shoku dhe ata ishin bere nje dore e mire. Te gjithe disi te moshuar, te gjithe te ardhur nga vise te ndryshme te vendit. U njohen dhe e donin njeri tjetrin si miq prej kohesh. Toka e huaj ku i solli fati i lidhi me shume bashkatdhetaret. Bile atje kembyen cigaret dhe me disa versike te tyre te kombesive te ndryshme, sidomos me greke e ruse, porse u ngjitej lehte fjala pas tyre. E kalonin diten ne Qendren e pensionisteve te lagjes. Here me letra e here me domino, here me biseda nga me te ndryshmet. Shanin qeverine, e mbronin, atje nxeheshin, atje uleshin. Ishin si ne strehezen e tyre. Nje mbasdite atyre u mungoi Nashoja.U merakosen. Telefonuan dhe mesuan se kishte shkuar ne nje takim me nje mikun e tij te vjeter. 
     Se nga ia kishte gjetur adresen ky mik i vjeter dhe e ftoi Nashon per nje kafe diku ne qender te qytetit. Kishte vite pa shijuar ate kripe. E, vite te ngarkuara, te renda. Tjeter gje ajo magje, ke se cfare te thuash... Jo se nuk perzjehej me te njohurit e rinj, emer zotit, por ja qe ka disa xhepa zemra. Edhe ajo mban ca kusure...
Shkoi.U perqafuan. Sikush ndjente mbi shpine levizjen ngasheruese te dores se ngrohte te tjetrit, e cila i fliste me shume se gjuha. Mbas permallimit, kaluan nje rruge me levizje te dendur dhe hyne ne nje lokal komod, jo shume te shtenjte. Porositen nga nje raki. Pastaj nje meze te thjeshte. Dy veze te zjera, pak sallam, nje qepe. Pastaj nje raki tjeter. Nuk mernin fryme kujtimet. Radhe, radhe. Tespie. Te hidhura, te embla, te tjerra bukur, nostalgjike. Ishin shoke burgu. E, keshtu i kishin ngjeshur brenda, me akuza te rreme, te sajuara me deshmimtare te rreme. Kohe e keqe, e te ligut. Se mos sot qe zune me duar ate qe enderonin ndiheshin te lumtur? Demokracia i zuri disi vone. U vonua shume, djalli e mori!
     - Ai qe ishe, as shkojne vitet mbi ty, more Nasho!
     - Te lumte ajo goje, por tani me zor hip ne kumbell!
     - E ketu e prishe! Kumblles mos iu ndaj, kokrat e vonuara jane me te shijeshme!- qeshi tjetri.
     - E di ti se kam mall te shkoj nje dite ne burgun e Ballshit?- iu drejtua mikut te tij, Shefqetit.
     - Eshte jeta jone, kemi kaluar atje caste te vecanta, qe nuk harrohen,- shtoi tjetri.- Ishim miq te mire, nje cigare e thithnim nga nje here dhjete te burgosur.
     - Nuk na shkoi kot mundi. Desh te na hante i ligu, por e hengrem.
     - Muarem shume plage, more Nasho! Plage qe do t'i marrim ne boten tjeter!- shtoi Shefqeti. -Te kujtohet Urimi, Urimi i xha Sulos? I rane me leve ne tru te vogel, e verbuan... E lane ne erresire.
     - Po Rrakon? Ia tregonin buken dhe nuk ia jipnin se nuk realizonte normen. Eh, plaku i mjere. Vdiq pa e pare njeri... Thoshin nga uria, po ku ta dish. Fliste rralle.
     - Po Luanin, Samiun... Djem te mire. Sapo mbaronim nje denim, u jepej denimi tjeter! I akuzonin per bashkepunim me Floten e Gjashte Amerikane... Ne burg...
     Dera e kafenese u hap dhe brenda hyri nje plak disi kurrizdale, me dy veshe llapushe, te cilet i dilnin mbi jaken e palltos sikur donin t'i zinin cdo peshperitje te lokalit. Hapat i hidhte ngadale, te menduara, te lodhura. Fytyra i ngjiste nje parcele toke te porsa leruar, gjithe brazda. Ai pershendeti te pranishmit me nje greqishte te coptuar. Pa kthyer syte nga dy miqte e vjeter, ai u ul prane tyre. Ne ate tavoline, sic dukej, gjeti nje te njohurin e tij grek, te njohur ne moshen e pleqerise. Porositi nje kafe pa sheqer. Te hidhur. Helm. Kurrizdali uli koken mbi filxhanin e kafese sikur dinte te fliste me 'te, te kuptohej me ate leng te perzjere me mire se me rrethuesit e gjalle.
     - Edhe ne kemi kaluar shume, por ju kini kaluar ne vrime te gjilperes,- degjoi Nashoja ngacmimin qe greku i hodhi te porsardhurit.
     - Trari, teli, stopi,- ia ktheu kurrizoja.- Ne nuk mund te kalonim kufirin, te vinim tek trungu yne,- vazhdoi pa ngritur koken.
     Ne pamjen e tij Nashoja dalloi nje fytyre te ndryshuar, te plakur te nje njeriu te njohur. Te jete ai?
     - Mos e njeh gje zoterine qe ankohet, or Shefqet?
     - Eshte nje patrioti yne. Thote se ka vuajtur shume ne Shqiperi. Sa here vij, e gjej ne kete lokal dhe gjithnje thote te njejtat. Eshte pensionist. Ha me dy luge dhe prape qahet. Merr pension si homogjen edhe nga Shqiperia. Nuk di gje tjeter vecse shan te djeshmen, te sotmen, te nesermen e Shqiperise. Shan, vetem shan. Nuk ka stacion. Duket sikur ka shkare, por me shume me duket se ka shume fytyra.
Nashoja e pa edhe njehere se mos gabonte. Po. Ishte ai, ai qe i kishte hedhur prangat. Iu prish gjaku, u verdh ne fytyre, u ngrit nga tavolina dhe i shkoi afer.
     - Si jini zoteri? Ju sjell gje nder ment fytyra ime?- e pyeti me ze te ulet.
     - Nga t'ju njoh? Tani edhe syte me kane lene,- u shpjegua tjetri.
     - Asgje nuk te le ty, as dhe mashtrimi. Nuk paske ndryshuar, - ngriti zerin ish i burgosuri. - Te paska mbuluar guna e pleqerise, qimja te ka ndryshuar, por zakoni jo,- gati sa s'thirri Nashoja.
     Lokali ktheu syte pikerisht tek ajo tavoline.
     - Nuk te them gje se shaje grekun. Keshtu te thoshin, keshtu thoshe. Deri ketu jemi mire! Po, sinqerisht me vjen keq, me vjen keq se do ikesh nga kjo bote dru i shtember qe prish gjithe barren. Pse e shkel buken qe ke ngrene!? Ose me shkoqur, pse kafshon doren qe te ka dhene buke?! Une shikoj se shume minoritare ndihen shqiptare dhe nje shqiptar si ty ndihet grek?!- nuk priti aspak pergjigje Nashoja, por vazhdoi te zbrazte nje thes me derte qe po mbante nje jete mbi supe:
     - Me ke hedhur prangat. Te gjitha keto nuk do te t'i permendja... Do t'i hidhja pas shpine. Do ta peshtyja djallin. Po eshte dicka tjeter. Te dhane urdher te me arrestoje, isha antikomunist, e pranoj. Po pse shkele ligjin? Pse me hodhe doren ne fyt per te me mbytur? Me le pa ndjenja, me gjakose me thonj. Edhe te te kishin thene te me mbysje, te mos e beje. Ne ishim shoke feminie bashke.
Ish operativin e mbuloi nje cehre e cngjyrte dhe u ngrit te dilte . Po tjetri e zuri per menge.
     - Ulu, ulu te te jap nje raki. Mos u tremb, nuk do te hedh helm brenda. Jam demokrat une! Eshte nje fjale e re kjo e demokratit. Ndoshta te tremb. Mos ki frike! Ulu te pime nje gote bashke. Ti kurre nuk do pije me mua, vetem po te kishe qellime per te me rrembyer ndonje fjale te burgosje ndonje te pafajshem. Me mire, te me fusje ne thesin tend. Te kujtohet? Ke qene edhe provokator, zotrote! Erdhe ne Burrel te me takoje. Gjoja si mik. Kishe bere dy dite rruge. Per mua? I mjere ke qene! Ke te drejte te qahesh. Edhe ne ishim te mjere, po ti ishe me i mjere. Harrove? Me the se erdhe per mua. Cfare me pandehje? Teveqel? Doje te dilja deshmimtar per nje mikun tim se kishte share Enverin? Te nisa nga kishe ardhur. Te kujtohet si me the? Me the se nuk do dilja nga burgu, se atje do me treteshin kockat. Po ja, une dola. Dola, por ty nuk te ngjesha brenda per krimet e tua. Nuk desha te te zija punen.
     - Me lejo te dal nga lokali!- e nderpreu veshllapushi.
     - Jo! Per kete takim une kam pritur vite e vite. Ne do te pime bashke. Le te dehemi, une do t'i paguaj prape. Ti kurre nuk ke paguar. Jemi miq, packa se me ke bere varrin. Nuk me munde dot, ja ku me ke. Te dy te barabarte. A nuk eshte me mire keshtu? Te lara, te shpelara e te kthyera permbys te gjitha enet. Mos u tremb se une po t'i them keto. I them qe te clirohem nga nje barre, se mos vdes dhe shkoj i ngarkuar. Nuk do me nxinte dheu te ngarkuar.
     Nashoja u mbush me fryme dhe thirri kamarierin. Ne tavolinen ku ishte ulur ish punonjesi i sigurimit shkoi nje dopio raki dhe nje meze e thjeshte me pak djathe, disa thela patate dhe pak xanxiqi. Askush nuk fliste. Bile edhe klientet greke. Ata kuptuan dicka, zune te murmurisin duke pare here njerin dhe here tjetrin nga te huajt. Ish i denuari politik e dinte me rrenje e dege greqishten, packa se kurre nuk e kishte treguar te verteten. Ai kishte shkuar ne shkollat greke gjer ne klase te katert. Atehere nuk kishte kufi. Me tufat e deleve i kalonin malet paqesisht. Me vone hyri sherri, u ngrit kloni, u shpall me ligj vrasja ne rast kalimi te kufirit.
Dikush nga vendasit, i cili kishte kuptuar se dicka e keqe do te ndodhte, doli jashte i nervozuar. Nuk kaluan pese minuta dhe dy police, njeri i ri, tjetri thinjosh hyne ne lokal, hodhen nje sy rreth e qark. Nuk munden te dallojne ndonje shkelje. Mandej iu drejtuan te zotit te lokalit, i cili shprehu zemerimin se cili ishte ai keqdashes qe i nxirrte emer te keq lokalit te tij.
     - Eshte farse,- iu shpreh i riu flokthinjurit duke u larguar.
     Kurrizdalin nuk e mbante me vendi. Po nuk mund te ikte. Iu duk se dikush i kishte hedhur doren ne gryke per ta mbytur pa meshire. Ndjeu nje mpirje te kokes, pastaj te te gjithe trupit. Ai i urrente te arrestuarit e dores se tij me shume se dikur. Po tani i kishte rene koburia, nuk mund te bente asgje. Megjithate, ai nuk binte lehte ne gjynje packa se e shkuara nisi ta kafshoje si hiene e keqe ku mundte. Nuk mund ta zbonte hienen. Iu ngjit pas trupit, pas ekzistences se tij. Syte tani ishin egersuar, i ishin erresuar aq sa nuk dallonte dot askend.
     - Duket, je prape ai. Ke te drejte! Njeriu nuk eshte dru ta gdhendesh si te duash. Do te vdesesh sic erdhe. Mire ben qe nuk ndryshon! Ne do te te duam ashtu sic je, me ate koke, me ate shpirt! I keq! Ike, ike po deshe! Vecse mbaj nje fytyre, sado e lige te jete. Mendon se nuk te njohin? Qenke ngrysyr larg! I ke akoma dosjet e mia? I ka firmosur kercenimi yt, jo dora ime. Me ato mendon te me kercenosh perseri? Nuk mundesh, je karte e djegur. Ti nuk ke dosje, i ke djegur. Jini gje e zgjuar. Po dosja jote jam une me kembe. Po te me hapesh kapakun e gjoksit tim, do te gjesh librin e bemave te tua. Jini pjesemarres ne vrasje. Megjithate ne nuk kemi kohe per hakmarrje,- fliste gjysem i dehur Nashoja. -Vecse mblidh gojen, mos na shaj vendin! Mezi e kemi. Dhe e ke vene re? Kur je larg, e dashke me shume! Aq me teper se e kemi te varfer. Ju na e katandiset keshtu dhe pastaj na dhate arratine.
     - Le te kthejme nje kupe per pajtimin tone!- ngriti goten Shefketi per te zbutur situaten e tendosur.
Kurrizdalit iu duk gota shume e rende, nuk mundi ta ngrinte. As mundi te ngrihej te hidhte nje hap drejt deres se lokalit. As mundi te hapte gojen. Koka iu var mes duarve si kembore Janine. Bile si e tille i kumbonte gjithandej. I kumbonin veshet, te cilat pak e nga pak iu shndruan ne pranga qe vringellinin. Sakaq i erdhi urdheri te arrestonte dy kundershtaret e tij te njohur. U fliste me ton te prere se tani do ta shikonin kush ishte ai. Dikush nga kafeneja i dha nje shpulle te forte. Ish operativi u permend. Nuk e pelqeu skenen qe pa. Nuk ishte me i zoti per asgje. U ngrit me zor dhe duke pershendetur vazhdimisht armiqte e tij te dikurshem, doli jashte. Hapat e ngadalta, veshet llapushe, akoma pergjuese, qe i dilnin mbi pallton e vjeter, percilleshin nga dhjetra sy te befasuar.
     - Ndoshta i folem disi rende, - tha Shefketi duke cukitur goten me mikun e tij te vjeter.
     - Ndoshta me pak nga c'duhej t'i thosha!- e nderpreu tjetri. - Je i ftuar te vish nje dite ne shoqerine tone,- nderroi temen Nashoja,- Jemi djem te mire te nenave. Merre dhe ish operativin! S'na prish pune. I yni eshte.
     - Qysh neser!- ia ktheu tjetri,- vizitat jane reciproke.

“Përdhunimi”



 
                                            

      Agim Bacelli 
                                                                   -tregim-

I ri, i bukur, i fuqishëm, Eri ishte në kulmin e pushtetit të moshës së tij. Çdo gjë në jetë që kishte ëndërruar, e kishte plotsuar me përjashtim të martesës për të cilën të gjithë miqtë e tij mendonin se ishte shumë i vonuar! 35 vjet për një shqiptar verior nuk janë pak të jetë beqar por ai nuk nxitohej pasi e dinte më mirë se kushdo tjetër që jetën e beqarit nuk do ta gjente kurrë më. Por presioni sa vinte e rritej. Kështu, nën presionin e familjes, miqve dhe shokëve, nje ditë, Eri ja bëri bamb! Gjeti vajzën më të mirë në qytetin e vogel të Lezhës.
Vajza quhet Era. Ajo është në moshën 22 vjeçe, është e bukur si vetë drita, e mënçur si vetë ajo. Studente ne gazetari. Era është vajza më e madhe në dy motrat e familjes Gurra. I jati një oficer në pension dhe e jëma, Rea, 45 vjeçe, një ish drejtoreshë dhe tani pronare e një dyqani veshjesh. Rea me të bijën ngjajnë shumë, si dy pika ujë mbi një xham kristali. Ato mund ti ngatërrosh kur të duash me njëra tjetërn. Shpesh të jëmen e thërresin Era dhe Erën ngadonjëherë e thërresin Rea. Jo se Era tregon e vjetër por se Rea tregon shumë e re.
Më në fund erdhi dita që Eri të shkonte tek shtëpia e Erës për të kërkuar dorën e saj. Tek shkallët e shtëpisë kishin dalë, prindërit që e prisnin me buzën në gaz. Me prinderit ishte dhe vajza tjetër më e vogel, Vera e cila akoma nuk i kishte mbushur të 10 vjetët. Që të pestë shkëlqenin nga kënaqësia. Shtëpia llamburiste nga drita e gëzimit të të pestëve. Pasi hynë brënda dhe bënë adetet e rastit, e lanë çiftin e ri të dalë në qytet. Para se ata të iknin, Rea i tha Erit mënjanë, “Nesër para dite, ora tetë, do vish këtu pasi kam diçka më të thënë...” Eri se kuptoi nëse kjo kërkesë ishte pyetje, lutje apo urdhër!
Ai mezi e priste të nesërmen pasi mendonte se ata akoma e diskutonin dhëndërrin e ardhshëm që ju dukej pak i madh në moshë...! Megjithëse e ndjente mirë nga dashuria e Erës që kjo punë ishte e mbaruar.
Të nesërmen ne orën e lënë ai u paraqit përsëri në shtëpinë e Erës. Atje nuk gjeti asnjë tjetër perveç Reas që i shndrisnin sytë dhe që ishte parfumosur rëndë me një parfum të një tipi më të ri në botën e parfumeve, magnolia, që ka erën e lule mimozave dhe që shitet një shishe 50 mm për 200 Euro. Rea kishte veshur një fustan të shkurtër rozë e të tejdukshëm. Flokët e kuqe në kafe. Trupi i bukur i dilte krejt në pah. Belin shumë të hollë dhe vithet e gjera pak të dala prapa. Këmbët në formën e shishes së Birra Korçës. Lëkura e saj shumë e lëmuar, e bardhë në nuanca të purpurta zjarri ashtu siç lëshon një flakë që del nga një trup i dëshiruar të digjet. Goja e vogël me buzë vermiljone të tulta si Qershi Belica, dukej sikur ishte e gatshme të thithte lëngun e vet. Sytë. Ah sytë! Në to shkreptinin shumë ngjyra si dy bula vese nën rrezet e djellit të mengjezit pranveror. Qerpikët dhe vetullat si petalet dhe thekët e një lule që rritet vetëm në Australi dhe që thirret Lule Plea e cila ka një histori tragjike dashurie. Gjoksi nuk mund të përshkruhet. Është teper magjik dhe duhet të jesh magjistar ta ringjallësh në letër. Dy bombat e tij të varura nga poshtë - lart dhe gjysëm të zbuluar, dukeshin sikur do të shpërthenin e rrukulliseshin tëposhtë si dy orteqe që do të shkatërronin çdo force mashkullore që mundohej ti ndalë! Shtërngimi i sytinave kish krijuar gjithashtu edhe dy topa të buta mëndafshi që shtyjnë njëra tjetrën duke krijuar një luginë të ngushtë të argjëndë dhe të florinjtë.
Kush ecën në atë luginë, magjikisht bëhet dhjetë vjet më i ri, mendoi Eri. Të mbathurat rozë, me gjurmët e një puthje ujë në qendër, ftonin kalimtarin të qëndronte dhe freskohej.
Rea e mori për dore Erin dhe e ngjiti sipër në katin e dytë. Në koridor, i hodhi duartë rreth qafës së tij, e tërhoqi rreth vehtes dhe e puthi lehtë në faqe pastaj filloi të këndojë disa vargje në anglisht,

“Love is sex between who shares,
A sex between two who really cares.
Love is ours, if you dear Eri agree,
To put your love without fear on me!*

"I dashur Eri, të duash dhe të të duanë është njëlloj si zjarri në dimër të ftohtë, kur ti ndodhesh jashtë, është puhizë ere e freskët në verën e vapët kur ti ndodhesh brënda zagushisë.. Ti trembesh seksit nga vjen vetë jeta është njëlloj sikur ti trembesh jetës...”
Eri i befasuar ngeli si i ngrirë! Vjerra i kishte ngritur kurthin e bukur të dashurisë që në takimin e parë! “N'gjo Eruuushsh... ! – dolën nga goja e saj këto dy fjalë kaq të ngrohta dhe me një zë kaq fëminor, pasi janë fjalë dashurie dhe kërcënimi, sa çdo mashkull do ta kishin bërë për vehte, – Unë mezi e kam pritur këtë takim dhe i kam marrë të gjitha masat. Ti ke ndezur jo vetëm zemrën e sime bije por edhe timen akoma më shumë. Ti ke vrarë dy zogj vetëm me një të shtime dhe nuk je aspak fajtor për këtë, as unë dhe ime bije nuk jemi fajtore. Të lutem mos më refuzo. Pse largohesh?! Jam e jotja njëlloj si ime bije, bile, kënaqësin që do të ndjesh tek unë, kurre s'ke për ta gjetur tek ajo dhe tek askush tjetër. Kjo është një dhuratë shumë e çmuar e imja për ty. Të lutem eja sa më parë në krevatin tim dhe le ta shijojmë ëmbëlsinë e dashurisë që e kemi kaq të rrallë.”
Pa marrë asnjë përgjigje prej tij, ajo e tërhoqi Erin në çarkun ku kanë rënë të gjithë meshkujt mëkaterë të botës pamvarsit nga fuqia, bukuria apo pasuria.
Mëndja e turbullt e Erit nuk punonte më. I dehur nga avshi që sjell një epsh i ndezur në çast, ai hodhi këmbët e tij drejt mëkatit të parë kundrejt nuses së tij të ardhshme së cilës i qe betuar që përveç dashurisë së saj ai kurrë nuk do provonte asnjë dashuri tjetër. Mekati i parë bëhej me njeriun më të dashur të bashkëshortes se tij të ardhëshme. O Zot!
“O Zot! O Zot! Kjo që po bëjmë është e panatyrshme,” mundi të mërmërise Eri. Rea buzeqeshi çuperisht duke u përdredhur si një kotele pas të zotit dhe ju përgjegj, “E panatyrshme është vetëm ajo që nuk kemi bërë. Eja sa më shpejt se jeta është e shkurtër dhe ky rast ndoshta nuk na vjen më. Eja ta shijomë magjinë hyjnore.”
Të dy të kapur përdore mbritën tek dhoma e gjumit. Erit i shkuan sytë tek fotoja në mur mbi kokën e krevatit, Rea kishte dalë atje nuse me të shoqin dhëndër; te dy të rinj e të bukur, shumë të lumtur dhe të perqafuar. Një drithërimë rrënqethëse përshkoi tërë trupin e tij. U djersit dhe filloi të dridhet. Kurrë, nëpër qindra raste kur ai kishte bërë seks me femra pa dallim moshe apo ngjyre, me femra të bukura apo  të shëmtuara, ai kurrë nuk ishte dredhur si këtë radhë. Rea e kafshoi lehtë në buzë, pastaj në gushë, i zbërtheu këmishën me një zhdërvjelltësi që do t’ja kishte zili çdo prestigjator cirku në botë, pastaj i lëpiu gjoksin me avshin e zjarrtë që del nga një trup që digjet në turrën e dashurisë. Me gishtrinjtë si të një xhonglere ajo i zbërtheu për një sekondë rrypin dhe zinxhirrin e patallonave, po për një sekondë tjetër ja uli të mbathurat në dysheme dhe po ashtu për një sekondë të tretë i kapi organin seksual me dorë. Ja ledhatoi pastaj e fërkoi pas shalve te saj të trendafilta, por organi nuk reagoi…Ngeli një gjë e varur e pafuqishme dhe e neveritshme qe nuk dha asnjë shënjë jete…pas çdo shkrepje të përshkëndijuar të Reas. Ajo e provoi shumë herë t’ja ndizte por më kot. Flaka e saj kishte mbuluar me hi zjarrin e Erit. Flaka e tij e ndezur që në çastet e para kishte vdekur. “Gjë e cofur s’mund të ngjallet më”, mendoi ajo. Rea psheretiu thellë. Mënjëherë mori një pamje të zymtë dhe të reptë. Drita ju shua nga fytyra. Zëri shumë i ëmbël ja la vëndin një zëri metalik të ashpër që e urdhëronte Erin të ikete sa më parë nga shtëpia dhe të mos shkelte kurrë me aty.
Eri doli nga shtëpia siç del një i pirë dhe hyri në një rrugicë që rrallë shkonte njeri në të. Ai ecte dhe nuk shikonte. Për pak sa nuk u përplas me të shoqin e Reas dhe Verën që rrinin të strukur në një qoshe të lagjes, pak larg shtepisë.

I shoqi i Reas shumë i çuditur nga lajthitja e Erit, eci me vrap drejt shtëpisë se tij dhe e pyeti gruan, “Hë grua, a ja vlen ta bëjmë dhëndërr?” Rea qeshi hidhur duke i thënë, “Burrë, ai është i rrezikshëm! Për pak desh më përdhunoi!


Kur këndoi gjeli i Azbies


       
          Përparim Hysi



Tregim

Ai,Sadush Alushi,e la vëndin e tij,mes krismave të
armëve.Jo atyre krismave të luftës,se në kohë të luftës as që kish
lindur,por mes krismave ogurzeza të vitit 1997.Ky vit dihet që për
Shqipërinë qe një vit i mbrapshtë ,sa,sikur të ndodhë që të bësh një
plebishit popullor,që të gjithë,me një gojë do të thonë:kurrë mos u
ktheftë më!Arsyet e këtij mallkimi"kurrë mos u ktheftë më" janë të
thella dhe,po t'i referoheshe një thënieje të një ministri të asaj
kohe,ke dhe pse e mbështet këtë mallkim.Ky,ministri i asaj kohe,në një
intervistë,tha për këtë vitin 1997:-Është një vrimë e zezë që nuk ka
për t'u zbardhur kurrë.Ja,kaq.Pastaj daullet bien për ata që kanë
veshë.E sa për Sadushin,ky qe një nga ata që kishte veshë.Jo vetëm
veshë,por dhe sytë i kishte në ballë.A nuk ia sulmuan fare pa shkak
atë barakën ku ai,me djersë të ballit,nxirrte bukën e gojës për vete
dhe për dy fëmijtë e vegjël.Një ditë,kur u gdhi,pa që jo vetëm
derën,por gjithë atë fasadën,nga të katër anët,ia kishin bërë shoshë
me plumba.Dukej sikur një skuadër e kish vënë në nishan këtë barakën
dhe qe fat që as Sadushi dhe asnjë klient i tij,nuk u ndodh
brënda.Se,po të ndodhej,do të kish shkuar për dhjamë qeni.Sadushi qe
njeri që shikonte punën e tij dhe me askënd,kurrë,nuk kishte këmbyer
një fjalë të keqe.Vallë,pse të ma kenë bërë?Me siguri,hamdyshej,është
si një paralajmërim:kërkojnë të më frikësojnë që o ta mbyll o t'u
paguaj nënë dorë ndonjë lek. Njerëzia,mandej,si
njerëzia:-More,Sadush,po ç'është kjo hata që të ka gjetur?Sadushi qe
djalë i zgjuar dhe e dinte se mes tyre që pyesnin,kishte dhe nga
ata"pjesëmarrësit në vrasje",nga ata dashakeqët që nuk kishin kursyer
cep pa shpuar me plumba dhe e kalonte me të qeshur:
Ato pushkë nuk kanë qenë për mua.Nuk ka në fshat që t'ma bëj këtë të
keqe.-Ah,po i zumë ata zagarët!-bërtiti bash një nga ata bashtot.-Opo
le të kenë dorën e mbarë!-mallkoi ashtu dykuptimësh një i moshuar.Kur
thosh"dorën embarë" ishte si punë e asaj "kollës së mirë" që thonë
plakat.Sadushi e njihte mirë fshatin dhe e dinte se pak,po të nxirte
një llaf(ai e mirte me mend se nga kush kish ardhur ajo"luftë?") , do
ta kishte më keq punën.Ndoshta do t'ia digjnin fare.-Aha, tentonte ta
mbyllte muhabetin,dikush ka ardhur dhe ka bërë këtë batërdi.Jo.Nuk
është nga fshati.Dhe ata "larashët" silleshin aty anash,pa dalë dot
atje ku pandehnin.
Qe tip i duruar Sadushi dhe rronte me shpresë.I kish dalë llotua dhe
mezi priste zarfin e dytë.Po nuk ndihesh fare.Kur e lajmëruar.Dhe qe
aty nga data 25 mars 1997 që,pas mori vizën në ambasadën amerikane,po
nisej për atje me një taksi që kish porositur në qytet.Ata
"pushkatarët"(pse i kujtoni në ato çaste ata "trimat e Selfo Qorrit"
nga një film i saj kohe) ,ishin aty,sipër xhades dhe
ky,Sadushi,bërtiti:-Mos ua pafsha bojën!Gjidi,bajga!"bajgat" s'patën
kohë të zbranin pushkët,se,tanimë,taksia kish marrë kthesën.As kam
për të ardhur më!- i dha fund betimit Sadush Alushi.

* * *
U vendos me familje në një shet të Veriut ku nga rrethi i tij,ka
shumë shqiptarë.Aq,sa mes njëri-tjetrit,shpesh qytetit amerikan i
thonë me emrin e qytetit të tyre.Gjë e mirë,në fund të fundit,se
ndihmojnë njëri-tjetrin.Sadushi u rregullua me gjithë të shoqen në
punë dhe i dha karar:nuk kthehem më andej nga kam ardhur.Punonte në
një fabrikë dhe ca nga lodhja dhe ca se gjuhën nuk e njihte,lodhej dhe
mërzitej sa vet e dinte.Më duket ,i tha të shoqes,Zymbyles,nga shiu
ramë në breshër.Vërtet na i bën shoshë atë barakën,po më vonë çdo gjë
u ndreq.Po këta"plumbat" e këtushëm qenkan ku e ku më keq.Ajo lodhej
për vete sa vet e dinte.Po gratë si gratë.E ku ndihen ato
ndonjëherë?Të vjetrit zunë dhe i mbanin me kurajo se fillimi kështu
është dhe,pastaj,ca nga ca,dhe zë mësohesh.Po mërzitja i rrinte mbi
kokë.Si shpata e Damokleut.

* * *

Ai vazhdonte të punonte,se nuk qe nga ata që i bënte bisht
punës.Përkundrazi:pranonte të bënte çdo punë dhe,si të gjithë
shqiptarët,po kërkonte dhe një punë të dytë.Filloi dhe punën e dytë
dhe,pak nga pak,po e merrte veten.Hesapi po i dilte më mirë dhe
thoshte mes shokësh:tani po.Samari më rri më mirë.Dhe qeshte.Qeshte se
nuk qante dot.Pas ca kohe(kishin kaluar nja tri vjet të mira),kish
blerë dhe shtëpi dhe,si fshatar denbabaden,zuri të mbillte perime dhe
pemë.Aha,- thoshte,- tani jam me tri samarë!Dy tek Bosi dhe një tek
"lala Krosi".Këtë "lala Krosi",e thoshte sa për rimë,por,merrej
vesh,që e kish për shtëpinë e tij.
Ish e shtunë në mbrëmje dhe i tha të shoqes:-Nesër do të
ngrihem nga ora dhjetë se dua të ngopem me gjumë.Se mos më zgjon gjë,-
dëgjove.Mos bëj hesape,- i tha e shoqja,se kur vendos të fleshë më
shumë,atëherë o s'të zë gjumi o të del më heret.I cfilitur nga
puna,mbasi bëri një dush,ra pikë e vdekur në gjumë.E zuri sakaq.Kur
aty nga mesnata dëgjoi që këndoi gjeli i Azbies.Ah,sa u gëzua!Kish
kohë pa e dëgjuar.Ky gjel(Azbia me përkëdheli thërriste dash!) , qe si
kambanë për të atje,në fshat.Sa bënte ki-ki,ky gjel,ai çohej dhe
hapte atë barakën.Se e kish buzë xhades dhe fillonin kalimtarët e
parë.Dhe jo vetëm ndjeu ki-kinë e tij të gëzueshme,po,përnjëherë,para
sysh i kaloi Hekurani me kopenë e dhënëve dhe fill,pas tij,RRap
Liçi.Ky,RRapi,dallohej nga barinjtë e tjerë se kopenë e tij e ndiqnin
pas 4-5 qenë.Nuk qenë qenë ujq,jo.Nga ata zagarët që ka Myezeqeja,po
Rrapi nuk rronte dot pa qenë.Gjtihmonë pranë shtëpisë së tij do gjeje
zgjidhur 4-5 qenë.Sadushi mënd po bënte toka me ta dhe,kur këta u
larguan drejt kullotave,dëgjoi zërin e një gruaje:-E mole lopën,moj
File!-thirri Hurmaja që merrte qumështin tek kjo,Filja.Ou,- bëri
Sadushi,- po qenka gdhirë deri sa graria po mjelin lopët.Po unë ç'bëj
kushedi se sa njerëz kanë kaluar dhe barakën e kanë gjetur mbyllur.U
çua vrikthi dhe ndezi dritën.U kthiell:Pa që kish qenë në ëndërr.Ishte
thirrja e mallit që e bluante përbrënda.Dhe,sado që qe
zëmërfortë,ndjeu që i rrëshkiti një lot.Qe një lot malli.Ah,sa
donte,me të vërtetë,të dëgjonte atë ki-kinë e gjelit të Azbies,të
takonte Hekuranin e Rrapin;atë Hurmanë që merrte qumësht tek Filja
dhe...O Zot,po për kë nuk më ka marrë malli.Dhe ata "trimat" që më bën
atë proçkë të gjithë i kam falur.Ra përsëri në krevat,po mezalla se
zuri më gjumi.Dhe priti sa të gdhihej,Kur u gdhi,e shoqja,Zymbylja,po
ngrihej me terezi se mos e zgjonte.Aha,- i tha,- dolli fjala jote.Më
zgjoi gjeli i Azbies mua.Dhe u rrëfye një për një.

* * *
Sadush Alushi e theu betimin.Që të nesërmen e kësaj ëndrre malli ai
porositi biletat dhe u kthye në fshat.Atje dhe u takuam.U çmallëm dhe
më tregoi këtë ëndërr.Me që u bë zgjëndërr unë e solla për ju se e di
mirë:tek secili nga ne të emigruarët fhsihet ai malli që na bren dhe
pret atë kikinë e gjelit të Azbies.Të grryen të grryen pak nga pak.Si
mola që ha trarin.Dhe ka vetëm një shërim:atdhenë,vëndi ku na ka rënë
koka.Se atje edhe duhet të vdesim.Apo jo?

KORBI & Edgar Allan Poe





Agim Bacelli




Korbi është një zog i zi i frikshëm. Në gjuhën shqipe, po ashtu dhe në disa gjuhë të tjera, korbi dhe kob-i janë pothuaj e njëjta fjalë.
Korbi mund të rritet deri në 40 cm i gjatë. Korbat hanë kafshë të vogla kryesisht të ngordhura, pëlqejnë edhe frutat e farat.
Korbat shpesh shfaqen në legjenda dhe literaturë artistike si sinonim i së keqes. Prandaj dhe Poe, në dhimbjen e tij, ndërsa kujton vdekjen e një gruaje të bukur me emrin Lenore, që ai e ka dashur, vjen e troket Korbi duke i ndërpret mendimet në atë natë pa gjumë. Pas një mëdyshje, poeti shkon dhe i hap derën, çtë shohë, një korb i zi hyn në shtëpinë e tij pa e përfillur fare! Poeti i lutet të tregojë se kush është dhe çfar do por Korbi do ti përgjigjet çdoherë, "Kurrëmë"! dhe këtu fillon çudia njerzore bashkë me fantazinë, dhimbjen dhe artin e qëndisur bukur për të mbështjellë, sa herë, çdo fjalë me 'veshje ari' që do të çudisë çdo lexues. Poe është i kujdesshëm për të përdorur kryesisht ato fjalë që kontribojnë në atmosferën e përgjithshme dhe tonin e poemës si, i trishtuar, i zymtë, errësirë, vdekje, heshtje, mister, sterrë, ferr, i ashpër, i vetmuar, kob, i tharë, zjarr, etj. Pastaj, pas këtyre fjalëve që sjellin frikë dhe dhimbje, ai 'qep' poemën me fije ari që janë tingujt me tone melankolike, me ritëm drithërues, por gjithësesi, tepër melodioze duke anuar nga muzika funebër.
Për të rritur efektin e tij muzikor, Poe përdor fjalë rimuse në të njëjtën linjë (rimë të brendshme), përveç asaj të jashtme, në fund të vargut. Po ashtu ai përdor shumë aliteracionin (një figurë që përsërit një tingull bashkëtingëllor në fjalët pasuese), por sidomos, ai mban një model të rregullt të rrokjeve me të njëjtin theks dhe theksim. Ky model vjen duke përdorur një rrokje të theksuar që ndiqet nga një rrokje e patheksuar, me një total prej rrokjeve gjashtëmbëdhjetëshe për çdo linjë. Në origjinal kjo gjë është e përkryer prandaj një përkthim, sado i talentuar, është shumë i vështirë.
Por le të vazhdojmë me poemën "Korbi" të japim disa mendime të thjeshta personale që sigurisht s'janë mendime të kualifikuara profesionale.
Tërë sikletosja e poetit është që të mësojë se çfar deshte ne mes të natës ky korb i zi që s'di fjalë tjetër veçse "kurrëmë"! Të dy mendohen. Korbi s'flet më veçse një fjalë Kurrëmë! Poeti mendon se ndoshta ëngjëjt ja sollën këtë korb për të harruar, ose të paktën, për ta larguar pak nga trishtimi, hidhërimi i pllakosur nga vdekja e parakohëshme e të dashurës, por jo, kurrëmë! I burgosur i mendimeve, shpëtimin poeti e kërkon tek një shpend që sjell veçse kob! Por korbi duket sikur i thotë, "s'ka më ballsam, kurrëmë"! Edhe kur ai e pyet nëse mund të takohet me të dashurën një ditë në botën tjetër, korbi tepër i pamëshirshëm thotë të njëjtën fjalë, kurrëmë. Kulmi arrin kur poeti i nervrikosur në kulm i thotë të zhduket, përgjigja është e njëjtë, "kurrëmë"!
Nën hijen e korbit, poeti s'mund të ketë gjë tjetër veçse trishtim, hidhërim të thellë dhe përpjekje të kota për të risjellë gëzimin e parë. Kurrëmë!

Poezitë e tij duke përfshirë "Helena", "Korbi", "Qyteti në Det", "Këmbanat", dhe "Anabel Li", janë të pasura me frazat muzikore dhe shumë të ndjeshme, shkruar në kohë të frikshme, plot pasione dhe imazhe. Krijimet e Poe ishin mbinjerëzore. Imagjinata e tij të çonte larg, në të vërteta të pathëna më parë. Poe ishte gjithashtu një kritik inteligjent dhe i mprehtë që shpesh teorizonte në lidhjet e artit me atë të shkruarit. Mendja analitike e tij, të cilën ai e solli në kritikë, është e dukshme edhe në tregimet e tij të famshme, sidomos tek "Vrasjet në morgun Rue" dhe në "Letër Purlonit".
Poe në krijmtarinë e tij ishte i ndikuar nga autorë të tillë të ndryshëm si Swinburne, Tennyson, Dostojevski, Conan Doyle, dhe të tjerë, sidomos francezë.

“Anabel Li” por sidomos "Korbi" janë magji të vërteta, thonë sot poetët kudo në botë.

Kjo poemë është përkthyer pothuaj nga qindra shqiptarë, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve por, vetëm disa prej tyre u morën në konsideratë nga kritika letrare shqiptare dhe këta janë: Fan S. Noli, i cili e shqipëroi “Korbin” për herë të parë(“Adriatic Review/ Rivista Adriatike”, 1918). Rreth njëqind vjet pas përkthimit të Nolit, “Korbin” e përkthyen edhe Dritan Thomallari (në revistën “Mehr Licht!”, nr. 17/ 2001) dhe Aleko Ballauri (në “Edgar Allan Poe, Lirika, Korçë 2008”).

Po kush është ky Edgar Allan Poe?

Poe, Edgar Allan, 1809-1849, poet amerikan, shkrimtar i tregimit të shkurtër dhe kritik letrar. Lindur në Boston. Ai njihet sot si një nga poetët dhe shkrimtarët më të shkëlqyer dhe origjinalë të letërsisë amerikane.

Mith i tij vjen e rritet si pasojë e një reagimi të pashoq në jetën dhe veprën e tij që ishte një reagim uragan sjellë nëpërmjet poezisë e prozës, mbushur plot me nervozizëm, kundershtime, pasione, mistere, drama, plot shkathtësi dhe të përcjella me intensitin e një tërmeti të fuqishmëm që nuk harrohen kurrë. E gjitha kjo, ishte një reagim ndaj forcave makabre që mundoheshin të mbysnin shpërthimin e tij poetik.

Pas vdekjes së prindërve të tij, të cilët ishin aktorë, (kur Edgar ishte tre vjeç) Poe u mor në shtëpinë e nunit të tij, John Allan, nje tregtar i pasur në Riçmond. Allan-i e mori atë në Evropë, ku ai filloi edukimin e tij në shkollat në Angli dhe Skoci. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara në 1820, ai vazhdoi shkollimin e tij në Richmond dhe në 1826 hyri në Univ. Virginia. Ai tregoi aftësi të shquara shkollore në gjuhë klasike dhe në romancë, por u detyrua të largohet nga universiteti pas vetëm tetë muaj për shkak të grindjeve me Allan-in mbi borxhet e tij. Varfëria e detyroi atë për të shkuar në ushtri.

Të jetuarit në një kohë krize ekonomike, do të janë të shpeshta depresionet dhe streset siç pëjetoi Poe. Ai do të ishte i varfër gjatë gjithë jetës së tij, sepse kjo vinte edhe nga alkoolizmi kronik i tij.

Libri i tij i parë, "Tamerlane" (poezi epike) dhe poezi të tjera, u botuan në 1827. Ky libër u pasua edhe nga dy vëllime të tjera në 1829 dhe 1831. Asnjë prej këtyre koleksioneve të hershme nuk ka tërhequr njohjen kritike apo të bëheshin popullore.

Poe shkoi në Baltimore për të jetuar me tezen e tij, znj. Maria Clemm dhe vajzën e saj Virxhinia. Në 1835, JP Kennedy e pat ndihmuar atë të bëhet një redaktor i gazetës "Letërsi Jugore" që dilte në Richmond. Ai ka kontribuar atje me tregime, poezi, si dhe kritika letrare.
Në 1836 Poe dhe Virxhinia Clemm u martuan, atëherë ajo ishte vetëm 13 vjeçe, dhe në 1837 ata shkuan në New York City, ku ai botoi "Arthur Gordon Pym" (1838), romanin e tij të vetëm. Nga 1838-1844, Poe pat jetuar në Filadelfia, ku punoi në disa revista në të cilat botonte kryesisht tregime të shkurtëra policeske të cilat i dhanë titullin Babai i Tregimit Policesk. (Poe është konsideruar edhe babai i tregimit modern.) Poe u rikthye për në Nju Jork, ku ai ka punuar në "Evening Mirror" dhe me pas redaktor dhe pronar i "Journal Broadway".
Po kush i dha atij famën?

"Korbi" dhe poezi të tjera (1845), i dhanë atij famën si poet në Amerikë dhe jashtë vendit. Në 1846 ai u transferua në vilën Fordham (tani një muze) dhe atje shkonin për ta vizituar njerëz të ditur të qytetit të Nju Jorkut për të cilë pati bërë një libër, sidomos për një zonjë. Gruaja e tij vdiq në 1847, dhe në vijim të vitit Poe ngatërrohet me poeteshën Sarah Helen Whitman. Megjithatë, në vitin 1849 ai u kthye përsëri në Richmond ku përsëri u dha pas pijeve dhe shthurjes morale derisa vdiq, 1849. Poe pati një vdekje tragjike. Edgar u nda nga jeta më 7 tetor te vitit 1849 përmes një vdekjeje tepër të dhimbshme.

Cikël poetik nga Edgar Allen Poe

KORBI 



“Një mesnatë të zymtuar, mëndjevrarë, shpirtlënduar
Përmbi libra plot enigma, të një lënde të harruar,
Lodhur, gati në dremitje, befas ndjeva një trokitje.
Mjaft të lehtë, si fanitje, pak të ndrojtur përmdi derë
Ndonjë mik është, pëshpërita, që vjen e troket në derë-
Vetëm kjo, dhe tjetër jo.”

- 2 -

Ah!, nuk mund ta harroj kurrë; ish dhjetor i shkretë si gur
Prushi i vatrës, në agoni, lëshonte hije mbi mur
Më kot të nesërmen prisja, pa dëshirë fletët lëçisja;
Trishtimin larg t’a vërtisja, për të treturën Lenor.
Vajzë e rallë dritë hyjnore, ëngjëjt e quajnë Lenor
Këtu pa emër përgjithmonë.

-3 -

Perde e purpurt, pikëlluar, e mëndafshtë në qelq fërkuar,
Më drithëronte, më rrëqethte, shpirtit pezm e helm m’i derdhte
Ankthin zemrës t’ja largoja, duke përsëritur thoja:
Ndonjë mik pa lajmëruar, përsëri në derë troket .
Mik a mikesh’ e vonuar, përsëri në derë troket.
Eshtë kjo, dhe tjetër jo.“

- 4 -

Ndërkohë zemra m’u forcua, guximi ngadalë mu zgjua.
Zotni! – thirra, apo Zonjë! Çiltas ndjesë ju kërkoj,
Por e lehtë qe trokitja, përmbi derë tek çfletoja;
Mjaft e dobët qe goditja, tek sa përhumbur vegoja.
Sapo dëgjova “ Për nder”, hapa derën menjëherë.
Jashtë asgjë veç natë e terr.

- 5 -

Në errësirë duke kërkuar, gjatë qëndrova i frikësuar;
Sy hapur duke ëndërruar, çfar mëndja s’ ka fantazuar.
Por heshtja ish ngurtësuar, dhe errësira s’më ndihmonte
Shpirti im vajzën kërkonte, kur pëshpërita: „ Lenor?“
Një jehonë si me zor, ma ktheu trishtas: „ Lenor!“
Vetëm kjo, dhe tjetër jo.



– 6 -

Hyra brënda i tronditur, sytë me lot ende pa tharë,
Kur kumboi një e trokitur, më e fortë se më parë.
Dikush, po troket në derë, mik’ i shtirë a mik me vlerë.
Le të dal edhe njëherë, që ta zgjidh këtë mister.
Qetsohu o zemër e mjerë, sa ta zgjidh këtë mister!
Jashtë asgjë veç natë dhe erë.

-7-
Hap dritaren, shkund kanatat, kur i fryrë tek rreh flatrat,
Hyn në dhomë një korb i vrazhdë, si shënjtor nga kohë e lashtë.
As që përshëndet truthari, një minutë s’ndal tek parvazi,
Por me një pamje antike, fluturoi përmbi karrige,
Ulet mbi një bust Athine, mbi derën e dhomës sime.
Mbretëron, dhe tjetër jo

-8-

Ebanit i zi krekosur, - qesha ashtu buzëvrerosur.
Pendëfryr e madhështor, një askush triumfator.
Ti kokëqethur e mjekërprerë je pa dyshim një trim i ndjerë
O korb i zi e sharlatan, nga pusi i natës pa anë,
Më trego emrin që mban, larg në Detin Plutonian
“Kurrë më” klith ai katran.

-9-

Shtang, hutohem kur dëgjoj,shpend pa mend të ligjërojë
Këto fjalë krejt pa kuptim, dalë nga sqepi i tij thatim.
Se nuk ka njeri në botë, që të dalë e të thotë,
Se ka patur të tillë fat, të ketë mbi derë një lugat,
Zog a kafshë, a dreq, a djall, ulur mbi një bust përballë,
Që e quajnë “ Kurrë më”.


-10-
Porse korbi kapërdisur, mbi bust rrinte pa lëvizur.
Veç dy fjalë dinte mjerani, me ato pendë si katrani,
I ngrysur si tek varrezat, nuk i tundte pendëzezat.
Fillova të flas me vehte: te gjithë miqtë shkuan e vanë,
Nesër shkon dhe ky nxiran, porsi shpresat që m’u thanë.
Thotë zë çjerri: Kurrë më.

-11-

Më habiti largpamësia e vizioneve të tija
Pa dyshim,- thashë,- një rastësi, gjësend tjetër ky nuk di,
Me të mjerë ka jetuar, me njerëz zemërcoptuar
Të përndjekur, ëndërrshuar, për një këngë persekutuar,
Aq sa shpresa e shpirtit trim, humbi krejt në dëshpërim.
Nga i cili “Kurrë më” nuk gjen ngushllim.




-12-

Zog errësire i krekosur, ç’ke me zemrën e plagosur?
Marr vërtis i inatosur një jastëk të pluhurosur.
Futem thellë në mendime, ulur në poltron kadife ;
Fantazi pas fantazije, po ma merr shpirtin kjo hije.
Ç’ mesazh më sjell, e çfar po ndjell, me atë të gërvishur zë
Kur mban iso: “Kurrë më“?


-13-

I përhumbur në mendime, s’kish ç’të thoshte goja ime.
Sytë e korbit prush i zjarrtë, çanin gjoksin tim si shpatë.
Vazhdoja me profecira, fantazoja marrëzira
Të bukrin jastëk kadife, me mallëngjim e vështroja,
Se Lenor, ah!, përmbi të kurrë më , s’do të pushojë
Sa të jetë jeta, ah! Kurrë më!


-14-

Befas ajri u rëndua, me timjan u parfumua.
Ja serafimët me nge, shkelin rëndë dyshemenë.
Qyqar thirra tani ç’ke? Ata do të shpien Atje.
Pije helmin e harrimit, lamtumirë thuaj kujtimit
Pije me fund o i gjorë, ta harrosh yllin Lenor
Krra, krra korbi: Kurrë më!


-15-

Profet,- thashë, korier i ferrit, profet je, qofsh zog a dreq.
Të pruri ty Shpirttunduesi apo stuhia në breg ?
Ty trimosh i zvetënuar, te kjo shtëpi xhindpushtuar,
Mos vallë fantazmat të prunë? Më thuaj të lutem shumë!
A ka më zgjim nga i Madhi Gjumë? Më trego vetëm këtë!
Klith katrani: Kurrë më!

-16-

Profet, thashë zot i nëntokes,- profet je qofsh zog a dreq.
Për atë qiell sipër kokës, për Atë lart që botën ndreq!
Thuaj shpirtit flakëshuar, Atje sipër në Eden
Do ta përqafoj shënjtoren, që mes ëngjëjve shkëlqen?
Vajzën e rallë dritë hyjnore, që i thonë ëngjëjt Lenor?
Çirret korbi: Kurrë më!





-17-

Ca si tepër të durova, shpend qeros, thashë- dhe u çova.
Kthehu prapa mes stuhisë, në errësirën plutoniane,
Pendë e zezë të mos mbesë, nga qënia jote mjerane.
Lermë në vetminë time, ik prej bustit përmbi derë
Hiqma sqepin tënd nga zemra, ligësi mbushur me vrerë !
Foli korbi : Kurrë më,- si ngaherë. “


-18-


Ndërkohë korbi pa u tundur, rrinte ulur, rrinte ulur.
Mbi të zbehtin bust Athine, përmbi derë të dhomës sime.
Sytë e tija më kujtonin, demonët kur ëndërronin.
Llampa që ndriçon përsipër, hijen ja vërtit përdhe.
Dhe shpirti im brënda hijes, që mbulon gjithçka mbi dhe,
Nuk sheh dritë: Kurrë më.


“Annabel Li”

Ka shume e shume vjet
Ne nje vent afer ne det,
Ish nje vajze qe mundni ta njini tani
Nene emerin Annabel Li;
Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte
Vec ta deshja sikunder me desh.

Isha i vogel dhe ish e vogel ne vjet
N’ ate vent afer ne det;
Po duheshim me teper se me dashuri
Une dhe im Annabel Li;
Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi
Qe te dyve na kishin zili.

Andaj, tani e shume vjet,
Tek ky vent afer ne det,
Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Te bukuren Annabel Li;
Edhe motrat e saj engjellesha
Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,
Dhe keshtu me la shendet
Nga ky vent afer ne det.

Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri
Qe te dyve na mbanin meri.
Po perandaj, sic e dini vertet,
Tek ky vent afer ne det
Fryri veriu nje nat’ e ma ngriu
E ma vrau tim Annabel Li.

Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’ as i urte njeri
Dhe as Engjejt e qiellit ne ere,
As demonet perposh ne sketerre;
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
I se bukures Annabel Li.

Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit
Per te bukuren Annabel Li;
Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen
Te se bukures Annabel Li;
Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Permi varrin ku deti bucet,
I rri prane mi varrin ne det.

ELDORADO*

Një trim i ngratë,
Kalorës me shpatë,
Në pishë të diellit e hije kahmos,
Ngado kalëroi,
Me këngë në gojë,
Në kërkim të Eldorados.

Por një ditë u plak-
Kalorësi harrakat-
Dhe nën një hije u fundos
Zemra e tij kur s’u gjend
Askund ai vend
Që t’i ngjante Eldorados


Dhe kur shpirti i vet
Po i shteronte krejt
Një hije atij iu kanos-
“Hije”, i tha asaj,
“Ku bie vallë
Rruga drejt Eldorados ?”.

“Në ato male andej
Sipër Hënës përtej,
Poshtë Lugut të Hijeve semos,
Pra, me guxim rend ti,
Tha hija përsëri,-
Në kërkim të Eldorados !”

Përgatiti  dhe përshtati për botim  Flori Bruqi


*Poezinë Eldorado e përktheu Elida Buçpapaj

Edgar Allan Poe si inspirim


Gresa Kraja 


Xhansel Xhabiri dhe Liburn Jupolli, do të hapin një ekspozitë ndryshe nga ato të cilat publiku kosovar është mësuar ti shoh deri më tani. Ata ekspozitën e hapin në ditën e pestë të DAM Festit, me katër prill. Ekspozita është e inspiruar nga poeti Edgar Allan Poe.

Ideja për të bërë një ekspozitë të tillë nisi kur Liburni ia dhuroi Xhanselit një libër. “Liburni ma bleu librin ‘Tales and Poems’ të Edgar Allan Poe, dhe unë, duke i lexuar poezitë, fillova të pikturoj”, thotë Xhanseli.

Pikturat e Xhanselit janë përplot me shumë ngjyra kurse arsyeja se përse ndodhë kështu vjen në përgjigjen e tij se “gjithçka që ka të bëjë me Edgar Allan Poe është e errët, nëpër fotografitë e tij, shihen kështjella, mace dhe korba të zinj. Duke e ditur se kujtdo t’i them që kam bërë pikturë për Poe do ta parafytyronte pikturën të errët, prandaj kam vendosur t’i jap një qasje tjetër, duke i bërë me ngjyra”.

Liburni e Xhanseli kanë zgjedhur shtatë poezi të Allan Poe, dhe ekspozita e tyre do të ketë shtatë piktura dhe shtatë kompozime, që secila nga to është e frymëzuar nga një poezi.

Emri i kësaj ekspozite është ‘Poe i tetë’ dhe këtë e kanë bërë për ta paraqitur poetin e tyre të parapëlqyer me ngjyra dhe me pikëpamje tjetër. “Është trajtim i ri, për shkak se një shkrimtar pionier i romantizmit të errët gjithmonë portretizohet me një klishe të “frikshme” dhe një automatizëm që ua jep ndjenjën njerëzve që duhet të jetë i tillë.

Ne nuk duam të themi se nuk është i frikshëm, por kemi vendosur t’ia japim një trajtim bashkëkohor”, thotë Liburn Jupolli dhe shton se “me këtë mund të shohim se sa i fortë është Edgar, edhe pse kanë kaluar disa shekuj, ai prapë mund të transformohet në një model po aq të frikshëm dhe të errët, edhe përmes ngjyrave dhe muzikës”.

Liburn Jupolli ka kohë që planifikonte të bënte diçka me poezitë e Poe-it. “Kam pasur ide të shumta për të, kam dashur të bëj diçka me të. E kam themel për gjithçka. Çka do që bëj ose lexoj, kthehem prapë te ai”, thotë Jupolli për të cilin “ky ka qenë rast shumë i mirë për t’ia dhënë respektin që e meriton ky poet”.

Sa i përket pikturave, piktorja Xhansel Xhabiri tregon se “gjëja interesante që jam munduar ta shpreh në piktura është që poetit i kanë vdekur të gjitha femrat në jetën e tij, gratë, nëna, motrat dhe ndjenjat e tij janë shumë të vështira të pikturohen, nuk mundesh ta njohësh karakterin e tij dhe të poezisë, prandaj edhe pikturat e mia nuk janë figurative”.

Sa i përket kompozimeve Liburn Jupolli tregon se i erdhën shumë natyrshëm. “Xhanseli shumë spontanisht më ka treguar që ka filluar të bëjë piktura, edhe unë shumë spontanisht kam filluar t’i bëjë kompozimet”, kujton ai.

Ai gjithashtu sqaron se e ka nisur bashkëpunim me Xhanselin. “Xhanseli i ka bërë 5 piktura, e unë atëherë i kam parë, çka edhe më shumë më ka shtyrë të kuptoj se çka do të bëj, është mënyra se si i ka trajtuar ajo, sepse pikturat e saj në relacion me poezinë, e kanë nxjerrë esencën themelore të subjektit të cilin e ka trajtuar në poezi autori Poe”, pohon Liburni . Sipas tij piktorja nuk ka bërë përshkrim identik të krejt poezisë, por e ka bërë një trajtim origjinal, që ai nuk e ka parë më herët.

Ekspozita e tyre do të realizohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Xhanseli tregon se kjo hapësirë është shumë e volitshme për ta sepse instrumentet do të jenë në mes të skenës, do të jenë të vendosur në formë të rrethit, pikturat do të rrinë të varura nga lart kurse publiku do jetë përreth tyre.

“Neve na u ka dashur një hapësirë me qenë një rreth, në mënyrë që edhe pikturat, instrumentet e publiku të jenë aty, e jo të jenë të shpërndara, prandaj skena e Teatrit Kombëtar ka qenë shumë e përshtatshme”, sqaron ajo.

Liburni shpjegon se si i ka kompozuar këngët. “Çdo poezi e ka një temë të kapshme, dhe menjëherë e merr në vete, por si tërësi, janë të pasuruara me efekte të ndryshme sonoristike. Instrumentimi është një kuartet i përbërë nga një piano, violinë, violonçel, me një shtesë të nevojshme të perkusioneve”, pohon ai.

Jupolli sqaron se për interesant është edhe kombinimi i instrumentistëve që do të marrin pjesë në këtë ekspozitë. “Ata janë mësuar të më shohin me një gjysmë abstraksionizmi, e tash, me provë të parë, kanë mundur ta luajnë të gjithë pjesën, nuk kanë pas vështirësi, por prapë ajo mbetet semi abstrakte, edhe pse ka thjeshtësi në të, por t njëjtën kohë mund të këndosh me atë muzikë”.

Edhe pse idenë e kanë që një kohë të gjatë, Xhansel Xhabiri dhe Liburn Jupolli mendojnë që DAM Fest është shumë i përshtatshëm për të ekspozuar dhe janë të kënaqur më ndihmën dhe mbështetjen që ju është dhënë nga organizatorët e festivalit.

Dyert e Teatrit Kombëtar të Kosovës hapen për këtë ekspozitë të hënën në mbrëmje. Përveç çiftit “Poe” në piano, pjesëmarrës do të jenë edhe Visar Kuçi – violinë, Amanta Istrefi – violonçel dhe Patris Berisha – perkusione.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...