Sylë Mujaj u lind në Kosovë në maj 1958 në fshatin Dugaivë, Rugovë, komuna e Pejës. Shkollën fillore e të mesme e kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta në Prishtinë si inxhinier i Agronomisë. Para se të mbaronte studimet arrestohet nga policia serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në mars të 1981. Dënohet me 10 vjet burg. Në fillim në burgun në Prishtinë dhe në nëntorin e 1981 transferohet në kampin e njohur “hekur e beton” të Nishit në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. 7 vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturën “grupa pojaqanih nadzor”, (izolim). Me ndihmën e Amnestis Internacionale dhe Komitetit të Helsinkit lirohet nga burgu. Pas daljes nga burgu shkoi në Zvicër, ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij ,gruan dhe tre fëmijët. Zvicra i njohu atij strehimin politik.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/04/05
PENDOHEM ZOTI POET

Nga Flori Bruqi:Jeta dhe vepra Hydajet Hyseni(1954-Jeton në Prishtinë)
Hydajet Hyseni lindi më 10 mars 1954 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan,Fakulteti i Gazetarisë – Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Gjuhë dhe Letërsi Frënge i përfundoi në Prishtinë. Punoi si gazetar në "Rilindja" deri sa u burgos.
Veprimatria
Ishte njëri prej veprimtarëve të dalluar të Lëvizjes Ilegale, një nga ideatoret e pranverës së 1981-it, dikur, dhe njëri prej udhëheqësve të skenës politike kosovare në vitet e 1990-ta, si dhe njëri prej anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet i Parlamentit të Kosovë sot. Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Funksionet publike
Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, Barazi Gjinore, Peticione dhe Kërkesa Publike , Kryetar Komisioni për Rregulloren e Punës së Kuvendit, Anëtar Grupi Parlamentar i PDK-së Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake Gazetar, Redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja” Nënkryetar i KMDLNJ-së Nënkryetar i LDK-së Nënkryetar i LBD-së.Delegat në Parlamentin e Kosovës(PDK).Anëtar i Kryesisë në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës.
Vepra
"Pushka amanet”, është një poemë ku përshkruhet artistikisht njëra prej periudhave më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte përjetuar populli shqiptar - kohën e aksionit të armëve. Gjatë viteve ‘80-ta, nuk kishte demonstratë shqiptare e diasporës ku para, pas ose gjatë manifestimit që të mos dëgjoje vargjet: “Mbi Kosovën time/ ...
* Paraverë-Në katër pamje"( Përmbledhje e krijimtarisë letrare), Botoi Brezi'81, Prishtinë
Vula e atdhedashurisë në poezi
Për poezinë e Hydajet Hysenit deri më sot Agim Vinca e ka analizuar më së miri dhe e quan si përfaqësues tipik të brezit të 1981-shit, ku veç tjerash shkruan: “ ...veprimtar i devotshëm dhe krijues i ndjeshëm, që shkruan një poezi të qartë e konkrete, e cila niset pothuajse gjithmonë nga një fakt real dhe si e tillë arrin të komunikojë lehtë me lexuesin dhe veçanërisht me atë kategori lexuesish që e ndien vërtetë dramën për të cilën fletë ajo dhe kauzën për të cilën angazhohet poeti”.
Posa të përmendim vitin 1981, automatikisht na lidhet me Hydajet Hysenin, i cili aso kohe ishte në ballë të demonstruesve që kërkonin të drejtat legjitime që u takonin. Hydajet Hyseni dhe tërë ajo gjeneratë e dinin se Pranvera e 81-shit, ishte vendimtare për shembjen e ëndrrave serbe se Kosovën gjithnjë do ta mbanin të pushtuar. Pranvera e 81-shit, ua lëkundi muret e kalbura të shtetit Jugosllav, që secili e dinte se ishte pikëvazhdimi i një rezistence shumëvjeçare dhe nga kjo rrugë më nuk kishte forcë që mund t’i ndalonte shqiptarët në rrugën e tyre drejtë lirisë. Asnjëri aktivist i asaj gjenerate kurrë nuk do ta imagjinonte se 27 vjet më vonë, në një Kosovë të lirë do të ngritën disa “analistë” tanë dhe demonstruesit e vitit 1981, do t’i quanin të manipuluar, kurse organizatorët si spiunë të Serbisë. Hydajet Hyseni dhe shokët e tij, po t’u kishte shkuar mendja se një ditë në Kosovë të çliruar do të quheshin të manipuluar, vitet në burgje do i kishin përjetuar edhe më rëndë.
Vuajtjen e dënimit, Hydajet Hyseni, e shkurtonte duke e lëshuar imagjinatën e tij lirshëm e duke mbajtur shpresën së populli është ai që e ka fjalën e fundit, andaj edhe në ilegalitet punonte në ngritjen e vetëdijes kombëtare gjithëpopullore, që secili aktivist e bënte në formën e tij, e Hyda i ri, përveç se tjerash, i shkruante poezi gjendjes reale që përjetonte populli shqiptarë nën okupimin e huaj një pjesë shumë të mirë do ia kushtonte edhe rinisë shqiptare të shkapërderdhur në katër anët e botës. Hydajet Hyseni në poezinë e tij e përshkruante gjendjen shpirtërore të mërgimtarit e njëherazi të prindërve që digjeshin flakë për bijtë e tyre në mërgim. “Mbi varr të saj atëherë, /Mund të mbijë bar,/ Por sytë e saj nuk mbyllen /Djalin pa e parë/”, janë vargjet e poezisë: “Qan Kosova për bijtë e saj”. Në këtë poezi, Hydajet Hyseni, mjeshtërisht përshkruan ndarjen në mes birit dhe nënës, të cilët do të vdesin pa e parë kurrë më njërit-tjetrin.
Kadri Zeka e Hydajet Hyseni (1980)
Mbi 500 faqe poezi të Hydajet Hysenit, në secilën prej tyre do të vërehet vula e atdhedashurisë, ashtu siç është e mbushur edhe tërë jeta e Hydajet Hysenit me veprimtari patriotike për çlirimin kombëtar. Pa asnjë dyshim Hydajet Hyseni do të mbetët në mënyrë të pakontestueshme në faqet e Historisë së Letërsisë, dhe në atë të Historisë së popullit tonë.
Hydajet Hyseni, “Paraverë, në katër pamje”, Prishtinë 2006, botoi: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës
(Në shenjë përkujtimi për përvjetorin e 29-të të demonstratave studentore që u zhvilluan në mënyrë masive më 11 dhe më 26 mars 1981 dhe më 1 e 2 prill 1981, përvjetor që nuk e di kush e përkujtoi sivjet në Republikën tonë, përvjetor çdoherë historik, sepse ato demonstrata ngulfatën në fyt përpjekjet shtetërore, edhe përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë sahanlëpirës të Krahinës, për kalitjen e “vëllazërim-bashkimit”, për zhvillimin e “patriotizmit socialist jugosllav” në Kosovën e traditave të mrekullueshme shqiptare, të luftërave të pandërprera për çlirim dhe bashkim kombëtar.)
Cyrih 1980: Kadri Zeka me Hydajet Hysenin.
______________________________________
Vëllimi mjaft voluminoz “Paraverë, në katër pamje” i shkrimtarit Hydajet Hyseni u botua në Prishtinë më 2006. Historia e poezive të këtij libri është historia e jetës së autorit, është biografia e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tjerë të Lëvizjes kombëtare, të cilët organizuan demonstratat studentore në Pranverën ’81, të cilat drodhën fuqishëm themelet e shtetit jugosllav, dhe vite me radhë ushqyen ndër shqiptarë idealet e lirisë.
Vetë titulli i veprës, vendosja e numrit ’81 në ballinë, numri ’81 që i paraprin çdonjërit prej katër cikleve, 81 grafiket e përfshira në libër, ndërtimi i çdo cikli prej 81 poezish, shënjimi i vitit në fund të poezive dhe akronimi CZ (Cetralni zatvor-burgu qendror)- janë shenja që interpretojnë idenë dhe përkushtimin e poetit Hydajet Hyseni për t’ia bërë një monument të bukur, me vargje të poezisë, Pranverës (Paraverës) ’81, ideologëve, organizatorëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve, të burgosurve dhe krejt imazhit të asaj Pranvere historike që edhe në burgjet armike i jep forcë për të qëndruar, i jep optimizëm për të shpresuar se liria një ditë do të shtrijë krahët mbi Kosovë.
Pothuajse të gjitha poezitë e këtij vëllimi poetik janë shkruar në burg. Ky fakt dëshmon për pathyeshmërinë shpirtërore të autorit, për vlimet liridashëse në shpirtin e tij të trazuar, për forcën e logjikës dhe të përkushtimit ndaj realizimit të qëllimeve madhore për Kombin, të cilat i proklamoi dhe i promovoi Pranvera historike ’81.
Poezia e Hydajet Hysenit, edhe pse e shkruar në rrethana shumë të vështira shpirtërore dhe fizike, dallohet për realizim cilësor të përmbajtjes dhe të formës letrare, për figuracion të pasur, për asimilim të matur të elementeve dhe të motiveve të marra nga letërsia jonë popullore.
Përpos kësaj, kjo poezi është e mbrujtur me emocion dhe me një gjuhë të pasur dhe komunikatave. Autori e përdor rimën për të krijuar intonacionin dhe melodinë e bukur të vargut. Rima është kurdoherë në funksion të paraqitjes artistike të ngjarjes, në funksion të krijimit të figurës dhe të kultivimit e të afirmimit të vargut tradicional të poezisë sonë popullore dhe të poetëve tanë klasikë. Jo vetëm kaq.
Poezia e Hydajet Hysenit lidhet me prodhimin letrar të traditës edhe për nga tematika, për nga patosi kombëtar e qytetar, për nga misioni që i cakton poeti artit letrar në kohët pa liri kombëtare dhe qytetare. Këtu takohen, bëhen një poeti dhe veprimtari i lirisë.
Hydajet Hyseni bën pjesë në grupin e shkrimtarëve që e kanë shkruar në burg një pjesë të madhe të krijimtarisë së tyre.
Hydajet Hyseni bën pjesë në grupin e shkrimtarëve që e kanë shkruar në burg një pjesë të madhe të krijimtarisë së tyre.
Në veprën që e bëmë objekt trajtimi, ka shumë krijime të realizuara mirë, është vështirë t’i veçosh, t’i dallosh dhe t’i analizosh vetëm disa krijime, sepse kështu nuk e analizon veprën si tërësi gjuhësore e përmbajtjesore, mirëpo për vlerën dhe kuptimin e veçantë që ka, për nocionin dhe konceptin e përgjithshëm të trajtimit artistik meriton të analizohet si e veçantë poezia e gjatë “Letër nënës” që është e strukturuar në faqen 364 të vëllimit “Paraverë, në katër pamje” . Poezinë poeti ia kushton nënës së vet. Ndër vargje të kësaj poezie fryn fryma e Nënës, fryma e demonstratave ’81, fryma e burgut dhe e lirisë, krijohet figura e Kosovës, me të gjitha pamjet e saj, me krejt tragjedinë dhe perspektivën e saj.
Figura e nënës është dhe ka qenë objekt frymëzimi dhe trajtimi estetik në çdo periudhë dhe në çfarëdo rrethanash, nëpër të cilat ka kaluar procesi letrar. Poezia e Hydajet Hysenit reflekton figurën e Nënës shqiptare, që ka mbetur monument i pavdekshëm artistik në shumë krijime të zhanreve të ndryshme të artit tonë kombëtar. Na kujtohet këtu figura e Nënës e poemës “Legjenda e nënës” të Koçi Petritit, na del para sysh Nana e tregimit “Duart e nanës” të Ernest Koliqit, në të cilin konstatohet se kur je i sëmurë, larg Atdheut, nuk të shërojnë as ilaçet e botës, por të shërojnë vetëm duart e Nanës kur t’i vë në ballë e në faqe. Rrjedha e gjakut ndër damarë të Nanës ta largon zjarrminë, dhe përjeton ngrohtësinë që është pjesë e zjarrit të Universit, dhe atë ngrohtësi nuk do ta përjetosh më kurrë, kur Nana bëhet pjesë e amshimit ndërplanetar. Mirëpo mbetet Atdheu- Nëna e përbashkët, dhe në trajtimin artistik të kësaj figure shkrimtarët mbrujnë edhe portretin e nënës së tyre, portretin e të gjitha nënave të historisë dhe të qëndresës kombëtare, të cilat u dhanë gji e rritë jo vetëm bijve dhe bijave të tyre, por edhe lirisë, gjatë rrugëtimit tonë qindravjeçar drejt saj dhe drejt bashkimit kombëtar, me ngritje dhe me rënie të theksuara, por me një vitalitet që vazhdimisht është përtërirë për perspektiva të reja.
Poezia e Hydajet Hysenit “Letër nënës” është e ndërtuar prej 9 pjesëve, të lidhura dhe të plotësuara mirë nga njëra-tjetra në pikëpamje logjike dhe artistike. Vargjet e poezisë autori i ka mbushur me emocion, dhe ky emocion shkakton tek lexuesi ndjenja të veçanta, trazime shpirtërore, kujtime për ngjarje tronditëse dhe për qëndresën kombëtare në kohë robërie dhe në kohë lufte. Këto vargje i mundësojnë lexuesit të krijojë imazhin për qëndresën shpirtërore dhe fizike të autorit në burgjet serbe, për shpërfilljen që i bën autori burgut dhe robërisë, për besimin e madh të tij se dielli i lirisë do ta ndriçojë së shpejti tokën e përgjakur të Kosovës. Që në vargun e parë të poezisë autori përshkruan madhështinë e figurës së nënës, mallin e zjarrtë që ndien për të, larg saj dhe larg Kosovës: “Oj e shtrenjta nënë” (fq.364).
Në të nëntë pjesët e poezisë ose në të nëntë njësitë artistike dhe strukturore të saj autori nëpërmjet një shkallëzimi origjinal letrar ka ndërtuar portretin e shumanshëm të nënës së vet, duke e tipizuar me elemente të qëndresës së nënës shqiptare në përgjithësi. Figura emocionale nënës konceptohet edhe si komunikim i pandërprerë shpirtëror i poetit me Kosovën si amë që frymon dhe përhap qëndresë e krenari, prandaj autori bën përpjekje me të gjitha fuqitë e shpirtit që imazhi i nënës t’i mbetet i gjallë në burg, sepse imazhi i saj ia përtërin shpirtin, mendjen dhe trupin.
Nga vargjet komunikatave të poezisë “Letër nënës” lexuesi nuk e ka të vështirë të kuptojë domethënien artistike, imazhin dhe idenë e poetit ndaj problematikës së robërisë dhe ndaj projektimit të konceptit të lirisë, për të cilën gjakon në jetë dhe në vargje. Kështu figura e nënës bëhet pjesë e imazheve dhe e nënteksteve që mund të ndërtojë lexuesi gjatë leximit të kësaj poezie. Figurat marrin pamje të kuptimshme dhe përhapin mesazhe të caktuara varësisht nga niveli i shijes artistike të lexuesit.
Figura të theksuara në këtë poezi janë: nëna, Kosova, Beogradi, CZ-ja, buka, pemët, kënga, librat (nëna ia sjell nga Kosova, por nuk ia lejojnë në burg) e ndonjë tjetër. Me fjalë të zgjedhura mirë, me figuracion të qëlluar autori përshkruan atmosferën e rrugëtimit të gjatë të nënës që niset nga Kosova për ta vizituar djalin e saj të vetëm që ia torturojnë barbarisht në CZ-në e Beogradit. Epiteti, krahasimi, përsëritja e fjalëve krijojnë atmosferën e rëndë, të cilën e përjeton nëna gjatë rrugës dhe kur ndodhet para ndërtesës hijerëndë të burgut që ia ka rrëmbyer djalin. Këtë atmosferë të rëndë e përjeton edhe lexuesi. Përdorimi në vargje i numrit 7 ka për qëllim krijimin e emocionit e të dhimbjes shpirtërore dhe përgjithësimin e kësaj dhimbjeje, lidhjen e saj me fatin tonë tragjik, me largimin e dhunshëm nga Atdheu:
“Treni i zi, si futa,
Drejt veriut nget,
E ty të bëhet rruga,
Shtatë ditë e shtatë net!
E gjatë ajo rrugë,
Kosovë-Beograd,
Por, shumë, duron shumë
Nëna për evlat!” (fq. 354)
Figura e nënës nuk është vetëm simbol i lidhjes së pashkëputshme të autorit me vendlindjen, por është edhe simbol i amës së edukimit kombëtar:
“Edhe pa bukë kur ishim,
Nuk ndjenim uri,
Me këngë na ngopje,
Legjenda e trimëri,
Legjenda për Mujën,
Luftë me jataganë,
Këngë për Bajram Currin,
Për trimat partizanë” (fq.358)
Nëna e poetit si dhe nëna shqiptare në përgjithësi në këto vargje është “det i pafund, me vuajtje e halle”. Në vargjet e mëpastajme përshkruhet rruga jonë e gjatë e burgut dhe e luftës për liri. Demonstratat studentore të brezit ’81 janë pjesë e luftës së mëparshme dhe e luftës së mëvonshme, burgosja e autorit dhe e bashkëveprimtarëve të tij është pjesë e burgosjeve të mëparshme dhe e burgosjeve të mëvonshme. Prandaj autori në këto vargje figurën e nënës e lartëson më shumë, i jep karakterin e përgjithshëm të nënës, të gruas dhe të motrës shqiptare që ka bërë udhë të gjatë, vite me radhë, deri tek dyert e burgjeve armike, ku dergjeshin gjyshërit, baballarët dhe vëllezërit tanë:
“O nëna ime e mirë,
Nënëloke flokëborë...
Në burg të mbeti gjyshi,
Në burg pate babanë,
Në burg Shkupi e Nishi,
Qave dhe vëllanë...
E tash të duhet prapë,
Të udhëtosh aq gjatë,
Ta shohësh djalin,
Në CZ në Beograd” (fq.359)
Poezia “Letër nënës” mund të lexohet dhe të përjetohet si një dialog i pandërprerë, qoftë vetëm si dialog shpirtëror, i autorit me nënën. Temë e poezisë është burgosja dhjetëvjeçare e autorit Hydajet Hyseni, njërit nga organizatorët kryesorë të demonstratave ’81. Në subjektin e poezisë ndërlidhen ngjarje dhe motive të shumta të kohës. Përmbajtja dhe anë të ndryshme të stilistikës së tekstit reflektojnë pjesë të tëra nga historia jonë kombëtare, nga rrugëtimi ynë drejt lirisë me përpjekje të pandërprera, me luftë, me demonstrata, me shumë jetë të kaluara e të mbaruara nëpër burgjet armike, ashtu siç ndodhi me brezin e ’81-shit, sakrifica e të cilit u bë temë e vëllimit poetik “Paraverë, në katër pamje” të Hydajet Hysenit,shkruan në mes tjerash studiuesi Hajdin Morina.
Vargjet e fundit të poezisë shprushin mallin e përzjarrtë të autorit për nënën. Nga këto vargje lexuesi ndërton nëntekste dhe merr mesazhe me vlerë të përhershme për lirinë dhe dinjitetin njerëzor e kombëtar. Ndër vargjet e poezisë “Letër nënës” autori ka projektuar vizionin artistik dhe qytetar të lirisë:
“Kam për të të thënë
Edhe shumëçka tjetër,
Por, diçka po lë,
Për një herë tjetër.
Kurse disa fjalë
Po i ruaj për ngjeti,
Të përqafon me mall
Yt bir, Hydajeti!” (fq.363)
ARTISTIKJA DHE ATDHEDASHURIA NË GËRSHETIM :HYDAJET HYSENI
Dashuria për fjalën e bukur artistike dhe dashuria për çlirimin kombëtar, Hydajet Hysenin e kishin pushtuar qysh ne moshë të re. Vargjet e thurura që i buronin nga thellësia e shpirtit, Hydajeti i ri ishte i vetëdijshëm se vjershat e tij nuk do të botoheshin në faqet e gazetave dhe revistave të asaj kohe, sepse ato vargje frymonin me çlirimin, lirinë, vuajtjet dhe padrejtësitë shekullore që iu bënë popullit të tij. Mirëpo, djaloshi i ri nuk demoralizohej dhe vazhdonte me poezinë dhe vargjet e tij i recitonte para shokëve dhe ushqente shpresën se një ditë do të vijë koha që edhe poezia e tij nuk do censurohej.
Shkruan: RESHAT SAHITAJ
Vetmia
Dashuria për fjalën e bukur artistike dhe dashuria për çlirimin kombëtar Hydajet Hysenin do ta shoqëronin gjatë tërë veprimtarisë së tij ilegale, dhe tani më në fund edhe me veprimtarinë legale. Këto dy dashuri, edhepse të ndaluara, Hydajet Hysenit do t’i shërbenin si motiv dhe gjenerator për të mbijetuar dhe për t’i sfiduar të gjitha problemet që i haste duke u nisur nga torturat fizike e psikike që policia serbe ia bënte e deri tek intrigat më perfide të ndonjë primitivi apo servili të pushtetit të asaj kohe e ndoshta edhe të kësaj kohe. Sa herë që Hydajeti ndodhej i vetmuar në qelitë e ftohta të burgut, në mendjen e tij i parakalonin djemuria heroike shqiptare që i kishte përjetuar pikërisht në të njëjtën qeli, në të njëjtin burg , të njëjtat tortura: Dikush kishte arritur të vuante tërë dënimin,dikush kishte vdekur në burg pa e përfunduar dënimin, dikush ishte liruar për të vdekur pak muaj më e vonë e dikush kishte mundur t’i përballonte deri në fund. Mendjen e djaloshit të ri e preokuponte fati i qindra e mijërave djelmosha që kishin hy ne dyert e të njëjtit burg dhe i mijëra të tjerëve që do të hynin pas tij. “Burgjet plot, liria më afër”, shkruhej asokohe në revista e gazeta ilegale dhe kjo thënie i çelnikoste të rinjtë me patriotizëm dhe forcë duke i frymëzuar që t’i kundërshtonin forcat e pushtuesit të instaluara në Kosovë.
Hydajet Hyseni, deputet në Kuvendin e Kosovës
Në vetmi, Hydajet Hysenit do t’i rikujtoheshin sa e sa herë rrëfimet e më të vjetërve që flisnin për trimëritë e burrave të këtyre anëve dhe ndoshta këto rrëfime ia shtonin shpresën dhe ia forconin idenë se shumë shpejtë shqiptarët do të fitonin atë që e kërkonin. Ndoshta ato rrëfime të pleqve e të burrave që e përcillnin amanetin gojë me gojë, djaloshin e ri e kishin brumosur me ide patriotike. Mbase ato rrëfime të dëgjuara shumë herë në oda në momente më të ngushta, më dramatike, i mbyllur mes katër mureve, po ia shtonin vullnetin për të jetuar. E ndoshta pikërisht në ato momente vetmie në qelinë e ftohtë do t’i lindte edhe ideja për krijimin e poemës së tij “Pushka amanet”, që është një poemë ku përshkruhet artistikisht njëra prej periudhave më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte përjetuar populli shqiptar - kohën e aksionit të armëve. “Pushka amanet”, në vitet e 80-ta, do të recitohej dhe incizohej në një studio të njohur në Brukselit dhe për një kohë shumë të shkurtër kjo poemë dhe disa poezi tjera të Hydajet Hysenit do të bëhen ushqim shpirtëror i tërë diasporës shqiptare qe nga Evropa deri në Australi dhe në Amerikë. Poezitë e Hydajet Hysenit të incizuara në Pllakë 33 Tr ( sikur sot CD), e të shpërndara falas kudo në metropolet botërore të banuara me shqiptarë, u shumëzuan edhe në mijëra kopje nga vetë bashkatdhetarët dhe brenda një viti nuk kishte shtëpi shqiptare dhe veturë shqiptare në diasporë e të mos i dëgjoje vargjet e poezive të Hydajet Hysenit të recituara nga R.S. Gjatë viteve ‘80-ta, nuk kishte demonstratë shqiptare e diasporës ku para, pas ose gjatë manifestimit që të mos dëgjoje vargjet: “Mbi Kosovën time/ Dimër ka pllakosur/ Borë e shi pa pra/ Acar që s’ka të sosur./ Nëna, nuse, fëmijë/ Lotët derdhin gurrë/ Zemra e kurbetçiut,/ digjet sikur furrë/ “. Asokohe pak kush e dinte kush ishte autori që i kishte shkruar këto vargje e kush i recitonte, por porosia e poezive të Hydajet Hysenit depërtonte thellë në zemrat e çdo shqiptari që i lexonte ose dëgjonte.
Vula e atdhedashurisë në poezi
Për poezinë e Hydajet Hysenit deri më sot Agim Vinca e ka analizuar më së miri dhe e quan si përfaqësues tipik të brezit të 81-shit, ku veç tjerash shkruan: “ ...veprimtar i devotshëm dhe krijues i ndjeshëm, që shkruan një poezi të qartë e konkrete, e cila niset pothuajse gjithmonë nga një fakt real dhe si e tillë arrin të komunikojë lehtë me lexuesin dhe veçanërisht me atë kategori lexuesish që e ndien vërtetë dramën për të cilën fletë ajo dhe kauzën për të cilën angazhohet poeti”.
Posa të përmendim vitin 1981, automatikisht na lidhet me Hydajet Hysenin, i cili aso kohe ishte në ballë të demonstruesve që kërkonin të drejtat legjitime që u takonin. Hydajet Hyseni dhe tërë ajo gjeneratë e dinin se Pranvera e 81-shit, ishte vendimtare për shembjen e ëndrrave serbe se Kosovën gjithnjë do ta mbanin të pushtuar. Pranvera e 81-shit, ua lëkundi muret e kalbura të shtetit Jugosllav, që secili e dinte se ishte pikëvazhdimi i një rezistence shumëvjeçare dhe nga kjo rrugë më nuk kishte forcë që mund t’i ndalonte shqiptarët në rrugën e tyre drejtë lirisë. Asnjëri aktivist i asaj gjenerate kurrë nuk do ta imagjinonte se 27 vjet më vonë, në një Kosovë të lirë do të ngritën disa “analistë” tanë dhe demonstruesit e vitit 1981, do t’i quanin të manipuluar, kurse organizatorët si spiunë të Serbisë. Hydajet Hyseni dhe shokët e tij, po t’u kishte shkuar mendja se një ditë në Kosovë të çliruar do të quheshin të manipuluar, vitet në burgje do i kishin përjetuar edhe më rëndë.
Vuajtjen e dënimit, Hydajet Hyseni, e shkurtonte duke e lëshuar imagjinatën e tij lirshëm e duke mbajtur shpresën së populli është ai që e ka fjalën e fundit, andaj edhe në ilegalitet punonte në ngritjen e vetëdijes kombëtare gjithëpopullore, që secili aktivist e bënte në formën e tij, e Hyda i ri, përveç se tjerash, i shkruante poezi gjendjes reale që përjetonte populli shqiptarë nën okupimin e huaj një pjesë shumë të mirë do ia kushtonte edhe rinisë shqiptare të shkapërderdhur në katër anët e botës. Hydajet Hyseni në poezinë e tij e përshkruante gjendjen shpirtërore të mërgimtarit e njëherazi të prindërve që digjeshin flakë për bijtë e tyre në mërgim. “Mbi varr të saj atëherë, /Mund të mbijë bar,/ Por sytë e saj nuk mbyllen /Djalin pa e parë/”, janë vargjet e poezisë: “Qan Kosova për bijtë e saj”. Në këtë poezi, Hydajet Hyseni, mjeshtërisht përshkruan ndarjen në mes birit dhe nënës, të cilët do të vdesin pa e parë kurrë më njërit-tjetrin.
Mbi 500 faqe poezi të Hydajet Hysenit, në secilën prej tyre do të vërehet vula e atdhedashurisë, ashtu siç është e mbushur edhe tërë jeta e Hydajet Hysenit me veprimtari patriotike për çlirimin kombëtar. Pa asnjë dyshim Hydajet Hyseni do të mbetët në mënyrë të pakontestueshme në faqet e Historisë së Letërsisë, dhe në atë të Historisë së popullit tonë.
PSE TË MOS JENË, ADEM DEMAÇI, APO HYDAJET HYSENI, KANDIDATË PËR PRESIDENT TË SHTETIT TË KOSOVËS?
Opinion
Shkruan:Fehmi Ramadani
PSE TË MOS JENË, ADEM DEMAÇI, APO HYDAJET HYSENI, KANDIDATË PËR PRESIDENT TË SHTETIT TË KOSOVËS?
“Heronjët janë institucione qëndrese dhe morale, figura gati mitike duke qenë njërëz real, konkret, simbole por edhe një koncentrim i kuptimit të ekzistencës dhe mbijetesës shqiptare.”- Moikom Zeqo

ADEM DEMAÇI
Duhet të kuptohet se ngjarja e fundit e mbetjes së Kosovës pa president ka hap opinione dhe dilema nga më të ndryshmet, se kush vërtet duhet të jetë në krye të shtetit më të ri dhe të sapoformuar të botës. Mirëpo, çështja nuk qëndron në atë, se pse kishte mbetur Kosova pa president, por shtrohet pyetja a ka ky vend figura të kompletuara, që kanë performanca shumëdimesionale, tabanë kombëtar, si dhe vërtet a meritojnë dhe i plotësojnë të gjitha kushtet për një pozitë të tillë çfarë është roli i presidentit.
Pa asnjë dyshim, kësaj pyetje deri më tani shumë pak iu është kushtuar nëpër mediumet e ndryshme, por edhe nëpër kuluaret intelektuale e politike në Kosovë. Edhe pse tashme kanë kaluar tri vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe instalimit të sistemit demokratik, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme politike nuk kanë gjetur guximin, që rolin e presidentit të Kosovës t’ia ofrojnë Adem Demaçit, apo Hydajet Hysenit, dy kolosëve më të mëdhenj të popullit shqiptarë, të cilët një jetë të tërë e shkrinë për lirinë dhe kauzën shqiptare.
Këto dy simbole të mëdha të kombit, jo vetëm që meritojnë, por kanë aftësi dhe kritere të jashtëzakonshme për udhëheqjen e Kosovës drejt rrugëtimit demokratik dhe përparimit të gjithmbarshëm shoqëror. Nevoja për ta është shumë e madhe, sepse vetëm njerëz të formatit të tillë mund ta nxjerrin këtë vend nga ky udhëkryq në të cilin është futur.

HYDAJET HYSENI
Të përshkrush punën dhe historinë e ketyre dy burrave të kombit për mes një shkrimi nuk është e mjaftueshme, sepse është e pamundur të përfshihet i gjithë opusi i veprimtarisë dhe vlerat e tyre. Kjo nuk mund të bëhet lehtë, sidomos në kohën e tanishme të amullisë politike në Kosovë, ku pseudovlerat kombëtare kanë marrë hov zhvillimi dhe po tentohen të shndrrohen në norma kombëtare e shoqërore. Në këtë kohë është shumë vështirë të fitohen betejat politike, sepse morali politik ka shënuar stadin më të ulët të zhvillimit të saj. Atëherë, sa modest që të jetë ky opinion do të ishte një satisfakcion shumë i vogël në krahasim me sakrificën dhe veprimtarinë e tyre të gjatë atdhetare.
Një maksimë revolucionare thotë: ”Historinë e një kombi e bëjnë luajtë, ndërsa të tjerët zhdjerrin frytet e ti”j. Padyshim, këta dy vigan të lirisë, kjo maksimë i kishte përcjellë gjatë veprimtarisë së tyre, të cilët përveç peripecive jetësore kishin rrezatuar dritë dhe jepnin shpresë se një ditë do të jetësohet lirina e shumëpritur për popullin shqiptarë në ish-Jugosllavi. Por, jo vetëm që ishin inspirues, frymëzues, udhërrëfyes të lirisë, drejtësisë, tolerancës dhe humanizmit shqiptarë, njëherësh ndihmonin edhe në vetëdijesimin e popujve tjerë për çlirim nga diktatura komuniste e atëhershme jugosllave. Ata kishin kontributin e tyre të madh në shkatërrimin e nomenklaturës udhëheqëse komuniste dhe krijesës së ashtuquajtur Jugosllavi, si pasojë të së cilës kishin lindur disa shtete më të vogla dhe padyshim shteti i Kosovës. Me punën e tyre kishin ndikuar që të zhduken shumë nga paragjykimet që kishin të tjerët ndaj shqiptarëve. Ata ishin rrënuesit e disa nga mureve më të errëta të nacionalizmave primitiv, konkretisht të atij serb, i cili ishte shumë agresiv, sidomos ndaj shqiptarëve.
Adem Demaçi dhe Hydajet Hyseni, jo rastësisht konsideroheshin si engjëj mbrojtës të çështjes shqiptare, por edhe të lirisë, drejtësisë dhe humanizmit të popujve tjerë. Për ta, lufta për liri dhe vetëvendosje tregon shkallën më të lartë të ngritjes së vetëdijes së një populli. Andaj, ata ishin bashkudhëheqës të ndërgjegjes së popullit shqiptarë. Derisa, Baca Adem punën rreth ngritjes së vetëdijes së shqiptarëve për liri dhe vetëvendosje e kishte filluar para një gjysmë shekulli, Hydajet Hyseni këtë veprimtari e kishte filluar gjatë periudhës së pranverës së vitit 1981, në kohën kur nacionalizmi dhe shovenizmi serbo-jugosllav kishte marrë turrë ndaj figurave më të ndritura shqiptare dhe ushtronte dhunë të pakuptimtë ndaj tyre.
Të flitet për veprimtarinë e Adem Demaçit dhe Hydajet Hysenit nuk mjaftonë të thuhet se luftonin vetëm për liri, por pikëpamjet e tyre politike tashmë ishin shndërruar në doktrina politike, të cilat shfrytëzoheshin nga popujt e ndryshëm për lirinë e tyre nga sistemet diktatoriale komuniste, si në ish-Jugosllavi, por edhe në shtetet e bllokut socialist.
Mirëpo, dallimi ishte se në këto shtete luftohej kundër diktaturës komuniste dhe bllokut ushtarak Sovjetik, ndërsa Adem Demaçi, Hydajet Hyseni dhe një brezë i tërë patriotësh shqiptarë luftonin për liritë dhe të drejtat e munguara të popullit shqiptarë, i cili padrejtësisht vuante nën thundrën e ish-Jugosllavisë Titiste dhe diktaturës sllavo- komuniste. Kjo ishte një luftë shumë e rëndë, e cila kishte përpirë shumë gjak të bijëve dhe bijave më të mirë të këtij kombi dhe njëherësh kërkonte sakrifica të vazhdueshme. Padyshim, se të kësaj rruge ishin Adem Demaçi, Hydajet Hyseni dhe atdhetarët tjerë, të cilët për asnjë çmim nuk ishin ndalur, trembur, apo kishin shfaqur ndonjë lajthitje.
Adem Demaçi dhe Hydajet Hyseni janë legjenda të gjalla të popullit shqiptarë, sepse nga këta u fryëzuan shumë gjenerata të mëvonshme, të cilët më vonë edhe jetën e tyre e bënë bazament të lirisë së Kosovës. Nga mësimet e tyre atdhedashurie ishin frymëzuar si, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Ismet Jashari-Kumanova, Fehmi Lladrovci, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj dhe shumë e shumë heronjë të tjerë, të cilët gjatë luftës së fundit të vitit 1999 ranë në altarin e lirisë duke dhënë shembullin me sublim se për atdheun nuk duhet kursyer as jetën. Derisa, nxënësi i tij, tashmë dëshmorë Fehmi Lladrovci, në një rast pat thënë: “Edhe më i merituari i ka borxh atdheut, më shumë sesa atdheu atij.” Dhe, kjo maksimë kishte shërbyer te shumë heronjë dhe atdhetarë, të cilët iu kishin bashkuar luftës së UÇK-së në vitin 1998-1999 dhe së bashku me forcat e NATO-së, përfundimisht kishin dëbuar armikun nga Kosova. Ky ishte kontribut madhor i heronjëve të Kosovës, por edhe heronjve të gjallë të kombit si, Adem Demaçi dhe Hydajet Hyseni, sepse për këtë kishin punuar shumë.
Megjithatë, nuk mund të mos përmenden edhe peripecitë e shumta, që kishin përjetuar gjatë jetës së tyre. Adem Demaçi në ish-Jugosllavi ishte dënuar tri herë me procese të montuara politike me gjithsej 28 vjet burg dhe të gjitha këto i kishte mbajtura nëpër kazamatet e këtij shteti. Ai ishte korifeu i vuajtjeve dhe përpjekjeve për liri të popullit shqiptarë. Këto vuajtje më shumë e kishin kalitur dhe kurrë nuk devijoi nga visioni dhe vlerat për të cilat ishte përcktuar më parë. Për vlera univerzale dhe humane kishte marrë disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare, kurse në vitin 1991 nga Parlamenti Evropian ishte nderuar me çmimin Saharov dhe kjo ishte një meritë e tij për luftën që bënte për të drejtat dhe liritë e njeriut. Lufta e tij e pakompromisë për kauzën kombëtare, sidomos kundërshtimi i tij ndaj Konferencës së Rambujesë tregonte vitalitetin e shpirtit të tij të pathyeshëm karshi çështjes së lirisë dhe të drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptarë në Kosovë dhe Ballkan. Ai dinte mirë të respektonte miqtë, por dinte edhe të dallonte armiqtë, dhe kur ishte nevoja dinte edhe të hidhëronte kundërshtarët që ishin kundër lirisë së popullit shqiptarë.
Pikëpamjet e tij për zgjidhjen drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan ishin të pandryshueshme. Edhe atëherë kur bënte politik, si me rastin e projektit të Ballkanisë, donte të lëvizte diçka, sepse në atë kohë politika e Kosovës ishte në agoni të thellë dhe nuk lëviznin fare nga vendi. Baca Adem, jo më kot nga të huajt konsiderohet Mandela i Kosovës, sepse për kauzën shqiptare kishte shkrirë trupin dhe mendjen e tij. Të huajt do t’ia kishin zili të kenë një njeri të tillë në radhët e popujve të tyre, sepse do të mburreshin shumë për sakrificën, veprimtarinë dhe vlerat e tij.
Tani, kur në Kosovë po eksperimentohet kinse me shkelje,apo mos shkelje të njëfarë Kushtetute Ahtisariane dhe po improvizohet krizë e ashtuquajtur e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, për shkak se dy presidentët e fundit kishin shkelur rregullat e saj dhe ky vend ka mbetur pa të parin e saj. Andaj, do të ishte e udhës që njëri nga këta dy kolosë të shqiptarisë të jenë kandidatë për president të Kosovës, sepse janë më të merituarit, më të mirët, më të kompletuarit dhe përfaqësues më të denjë të popullit shqiptarë.
Adem Demaçi dhe Hydajet Hyseni në politikën e këtij vendi kanë lënë gjurmë të thellë dhe shquhen si figura më unike dhe komplete, të cilët nuk përfaqësojnë grupe të caktura interesi, por në fokus të veprimtarisë së tyre kanë interesin e popullit shqiptarë. Adem Demaçi nuk i takon asnjë grupi politik, ndërsa Hydajet Hyseni, edhe pse i angazhuar në një grupim politik në fokus të veprimit tët tij ka vetëm interesin publik të këtij populli dhe këtij vendi. Profili i tij ka mbështetjen e të gjithë spektrit politik të këtij vendi dhe për këtë arsye mund të luaj rolin e një figure unike dhe të përfaqësojë Kosovën vërtet ashtu siç duhet dhe meriton.
Shumë përfaqësues politik dhe deputet partish, të cilët janë rritur dhe brumosur nga mësimet e tyre, tani sikur sorra ia ka mpirë mend dhe nuk po munden të gjejnë kurajo të mbështesin këto legjenda të gjalla të kombit shqiptar. Nuk mund të kuptohet, se si disa politikanë që ishin nxënës të tyre nuk kanë guximin të ngrenë zërin në forumet e tyre politike, por edhe në Parlament e gjetiu, të ngrenë iniciativën për nominimin e tyre për president të Kosovës, sepse jo vetëm që e kanë borxh, por e kanë edhe detyrim kombëtar e moral, sepse respekti ndaj tyre dhe vlerave të tyre është akti më mirënjohës që mund t’i bëhen këtyre figura të lavdishme të kombit.
Me Adem Demaçin dhe Hydajet Hysenin në krye shtetit të Kosovës do të ngritet krenaria dhe dinjitetit kombëtar, i cili kohën e fundit është rrënuar dukshëm. Ata do të ngrenë moralin politik, si standard demokratik, i cili ka rënë shumë në skenën politike të tanishme të këtij vendi.
Me Adem Demaçin, apo Hydajet Hysenin, kandidatë për president të Kosovës do të përfundojnë përgjithmonë të gjitha projektet eksperimentuese dhe improvizuese ndaj kauzës shqiptare. Me ata dhe do të hapen shtigje të reja të popullit shqiptarë, sepse Kushtetuta e Ahtisarit dhe Shqipëria londineze nuk janë zgjidhja e duhur dhe e drejtë e shqiptarëve.
Adem Demaçi dhe Hydajet Hyseni ende nuk kanë përfunduar misionin e tyre të fundit, e kjo është lufta e tyre për liri të plotë, e drejta për vetëvendosje, integrimi ndër shqiptarë dhe bashkimi i tyre në një shtet të përbashkët. Misioni i tyre do të jetë edhe integrimet rajonale, evro-atlantike e më gjerë dhe përfundimisht me këto dy legjenda shqiptare në krye të politikës së Kosovës, ky vend dhe kjo pjesë e Ballkanit dhe Evropës për mot e jetë do të shndërrohen në një oazë të paqes, lirisë së popujve, stabilitet të përhershëm, zhvillimit dhe perspektivës më të shndritshme, si për popullin shqiptarë, por edhe për popujtë tjerë.

Prof.dr.Jakup Krasniqi: Gjendja është kthyer në zero
Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, thotë se PDK-ja nuk duhet më të zhvillojë bisedime vetëm me AKR-në në lidhje me presidentin. Ai propozon ndryshime kushtetuese dhe presidenti të zgjidhet nga populli brenda afatit ligjor. Në anën tjetër, AKR-ja kërcënon që nëse Pacolli nuk mbështetet nga PDK-ja për president, atëherë ajo do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës.
Ceremonia e dorëzim - pranimit të detyrës së presidentit nga Bexhet Pacolli tek ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, është anuluar për të dytën herë brenda dy ditësh.
Sipas njoftimit të Aleancës Kosova e Re, zoti Pacolli nuk mund ta bëjë dorëzimin e detyrës te kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, “duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të datës 1 prill 2011”.
Ndërkohë, paqartësitë në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri vazhdojnë.
Aleanca Kosova e Re sërish kërcënon se nëse Pacolli nuk do të jetë president, marrëveshja me PDK-në do të prishet.
Por, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse ka marrëveshje mes subjekteve politike, atëherë zgjidhja e qëndrueshme është e mundshme.
“Tani gjendja është kthyer në zero. Unë mendoj se paraprakisht do të jetë një marrëveshje politike, mes partive politike që janë në Kuvend, do të thotë është e domosdoshme për të ecur më tej, për të zgjedhur presidentin”.
“Ne konsiderojmë se janë dy-tri mundësi që kemi përpara. Mundësia e parë është që partitë politike të bëjnë një marrëveshje dhe ta bëjnë një zgjidhje të një kandidati të mundshëm për president. Çështja tjetër është të ndërrohet Kushtetuta brenda këtij afati sa mund të shfrytëzohet detyra e ushtruesit të detyrës së presidentit dhe të shkohet me zgjedhje nga qytetarët”, thotë Krasniqi.
Neni 86 i Kushtetutës, që merret me zgjedhjen e presidentit, sipas Krasniqit, duhet ndërruar në atë mënyrë, që të mos “përsëriten pazaret politike”.
“Për të mos u bërë më zgjedhja e presidentit një farë pazari politik i partive politike, është mirë që presidenti të zgjidhet nga qytetarët e Kosovës dhe pastaj të formohen koalicione për të qeverisur vendin”, thekson Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, deputetja e Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani, thotë se pasditen e së hënës do të sqarohet gjithçka në lidhje me koalicionin PDK-AKR.
“Kemi një mbledhje të Kryesisë, dhe sipas të gjitha gjasave aty do të merret vendimi përfundimtar në lidhje me koalicionin. I vetmi shans për koalicionin është që marrëveshja të funksionojë ashtu siç është nënshkruar. Në rast se nuk funksionon marrëveshja PDK-AKR, me president Behxhet Pacollin, atëherë është e kotë çdo gjë tjetër”, deklaron për Radion Evropa e Lirë, Selmani.
Por, ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasiqi, shpreh mendimin se PDK-ja më nuk duhet të flasë vetëm me AKR-në, por edhe me subjektet tjera politike për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Mendoj se tash duhet të zhvillohet një bisedë mes partive politike, të bëhet marrëveshje mes të gjitha partive politike parlamentare dhe jo vetëm mes AKR-së dhe PDK-së”, shprehet Krasniqi.
Gjykata Kushtetuese javën e kaluar tha se procedurat e zgjedhjes së Pacollit për presidenti më 22 shkurt, kishin qenë jokushteteuse, duke kthyer kështu situatën në pikën zero.
Por, vendimi i Kushtetueses u përcoll me dy kushte që duhet patjetër të plotësohen - propozimi i të paktën 2 kandidatëve për president, dhe prania e 80 deputetëve në sallë.
Dilema mbetet tek opozita, e cila ka thënë se do ta bojkotojë sërish seancën, duke pamundësuar kështu kuorumin prej dy të tretave, po qe se kandidat është Behxhet Pacolli.
Ndërkohë, nga deklarimet e deritashme të drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës është parë një ndasi në këtë parti në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Ndryshe nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se zgjidhja duhet të bëhet përmes reformave zgjedhore.
Krasniqi thotë se zgjedhjet e parakohshme do të riciklonin krizën e njëjtë, në të cilën është futur Kosova që nga tetori i vitit të kaluar, kur dha dorëheqje presidenti Fatmir Sejdiu.
AAK inicon Tryezën politike për dalje nga kriza institucionlale
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e mbajtur më 4 prill 2011, e vlerësoi si të thelluar krizën politike në Kosovë. Kryesia e AAK-së rikonfirmon bindjen se prania dhe lidershipi i z. Ramush Haradinaj po i mungon Kosovës në këto procese shtetndërtuese dhe konsoliduese të vendit.
Kryesia e AAK-së rikonfirmon qëndrimin e saj se situata e tashme mund të tejkalohet përmes respektimit të plotë të Kushtetutës së Kosovës, krijimit të koncensusit politik në Kosovë dhe përgatitjes së mirë politike dhe teknike të proceseve të ardhshme. Kryesia e AAK-së fton udhëheqjen politike të Kosovës për inicimin e Tryezës Politike të të gjitha subjekteve politike parlamentare, me qëllim të gjetjes së koncensusit për zhvillimet e ardhshme. Koncensusi është i arritshëm, por për këtë duhet vullnet politik duke vendosur interesin e shtetit mbi të gjitha. Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme janë të domosdoshme për stabilizimin afatgjatë të skenës politike të vendit, e cila është e dëmtuar rëndë me zgjedhjet e manipuluara parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.
Duke i dhënë përkrahje Grupit Parlamentar të AAK-së për veprimet e deritashme në Kuvendin e Kosovës, Kryesia e AAK-së vlerëson që procedimi i votimit për Presidentin e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, pa arritur paraprakisht koncensusin midis subjekteve politike në Tryezën Politike, do ta çonte vendin në një rrugë tepër të rrezikshme, me pasoja të paparashikueshme për Kosovën. Ideja për inicimin e Tryezës Politike është dhënë nga Kryetari Haradinaj në pjesën e parë të vitit 2010, dhe është ripërsëritur më 8 shkurt 2011 nga Këshilli Drejtues i AAK-së, thuhet në fund të deklaratës për shtypt të Kryesisësë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ibrahim Makolli: Pacolli është i nominuar nga të gjithë partnerët qeverisës
Pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese, ende është e paqartë se si do të veprohet për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Aleanca Kosova e Re (AKR) kandidat për president të Kosovës do të ketë sërish Behgjet Pacollin, ndërsa nëse ky vendim nuk përmbushet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), AKR-ja do ta shqyrtoj marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, tha për mediet se Behgjet Pacolli është kandidat jo vetëm i koalicionit për Kosovë të Re, por njëkohësisht edhe pjesë e marrëveshjes se koalicionit mes partnerëve qeverisës.
“Z. Pacolli jo vetëm që është i nominuar për president të vendit nga ana e koalicionit për Kosovë të Re, por është i nominuar edhe nga të gjithë partnerët qeverisës, prandaj do të vazhdoj të jetë kandidat për president nga koalicioni qeverisës”, ka deklaruar Makolli.
“Në rast se cila do pikë e kësaj marrëveshje vihet në pikëpyetje, atëherë natyrisht si subjekt politik, pjesë e këtij koalicioni qeverisës, rezervojmë të drejtën për ta rishqyrtuar gjithë marrëveshjen që e kemi arrit”, tha Ibrahim Makolli, ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...