Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/30

Shqipëria jashtë ''veriut'' dhe ''jugut'' - Libër nga Ibrahim Kelmendi


Në vend të parathënies

Në të gjithë këto ditë kam patur shqetësimin përse po e shkruaj këtë libër. A ka lidhje kjo vetëm me faktin se u ndodha në qendrën e ngjarjeve, apo edhe më shumë se kaq? A ishte kjo thjesht vetëm një dëshirë e çastit,a po edhe detyrim ndaj njerëzve me të cilët kam kaluar disa nga ditët më të vrullshme të jetës sime, e njëkohësisht edhe më të paharrueshme...

Janë shumë gjëra këtu dhe njërën prej tyre, do të më lejohet ta them në fundin e këtij libri...

Sidoqoftë, edhe nga shtytja e miqve, unë nuk mund të heshtja dhe do të ishte ndoshta një gabimi i imi, nëse do të heshtja për të gjitha ata që kam përjetuar, për të vërtetën ku kam qenë dëshmitar, sepse shumë gjëra, për qëllime të caktuara janë thënë edhe ndryshe, janë interpretuar sipas bindjeve dhe përcaktimeve të veçanta, gjë nga të cilat nuk e besoj se do të kenë shpëtuar edhe shënimet e mia. Por, duke qenë autentike, të përjetuara dhe të dokumentuara, unë jam përpjekur për të sjellë një pjesë nga ajo që ndodhi në Shqipëri në fillimet e marsit të vitit 1997.

Ndoshta jo rastësisht në Shqipërinë e Jugut, muajin mars e quajnë marsi i trimave. Dhe unë këtë trimëri e kam përjetuar dhe nuk mund të heshtja ndaj saj.

Të gjithë ne, kudo që na ka rënë shorti të jetojmë, i ndjejmë hallet e Shqipërisë dhe jetojmë me jetën e saj. Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe. Dhe nganjëherë të duket, se ajo pjesë e Shqipërisë që e ndjenë më shumë, është pikërisht pjesa e robëruar. Të etur për lirinë, ata e kanë të vështirë ta kuptojnë “rebelimin”, ashtu si e kanë të vështirë ta kuptojnë pengesën në rrugën drejt demokracisë në një vend që në fund të fundit, është i lirë.

Çfarë ndodhi në Shqipëri në dimrin e këtij vitit dhe çfarë do të ndodhë edhe më pas? - kjo ka qenë gjithnjë pyetja e gjithsecilit prej nesh. Por kjo ka qenë edhe pyetja e shumë shqiptarëve që jetojnë kudo në shtetin shqiptar. Shumë gjëra janë ende pas mjegullave, pas dosjeve. Shumë pyetje janë shtruar dhe shumë pak përgjigje janë dhënë. Në këtë kuptim unë jam përpjekur të jap një përgjigje të vogël për një pjesë jete në qytetet e “rebeluara”. Nëse nuk do e bëja, do të gaboja. E sigurisht ajo nuk ka sesi të jetë e plotë, sepse nuk është e mundur sot të sillet e plotë ajo që ndodhi.

Shumë nga këto mbresa janë shënuar në ditët e netët që kam kaluar në Shqipëri ose janë biseda të incizuara në vendin e ngjarjes. Ato i kam ripërsëritur në mënyrë origjinale, duke menduar se ripunimi do të cënonte origjinalitetin e tyre. Intervistat janë risjellë besnikërisht, sipas materialeve që ende i disponoj. Edhe fotot që e shoqërojnë këtë libër janë bërë nga unë në vendin e ngjarjes, pa menduar atëherë se do më duheshin për një libër.

Sidoqoftë unë e shkrova ashtu si dita, si e pash, si e përjetova...

http://www.gazetakritika.net/literatur/shqiperia/jashteveriut.html

Ëndrrat kryqëzojnë kohën - Nga Istref Haxhillari



Novelë në dy gjuhë, shqip-anglisht


Dalëngadalë errësira pushton qytetin, bregun e detit, pemët, krejt dukjen tokësore. Ze fill shtegtimi i ëndrrës së ditës nëpër natë, bie ora zvarranike e kapërcimit fshehtarak të rrugëve, ku nata e zezë i buzëqesh simotrës me sy të bardhë në ikje. Tisi i mbrëmjes mbllaçit dhe kapërdin me nxit copërat e fundit të ditës. Përtueshëm, me oshëtimë të ngadalshme, uji shushurin pa pushim, stërpik dhe lëpin me etje rërën e përvëluar nga rrezet e ditës. Largohet fuqiprerë, merr hov vjen sërish, nuk arrin gjer ku duhet, ndaj kthehet mbrapsht. Përngjet me fëmijën që kërkon të kapërcejë ledhin. Sa vjen te buza e tij ndërron mendje i pavendosur, pastaj përsëdyt provën e radhës. Kujtimet e tymta sillen pa pushuar si rrjedha mjegulle mbi syprinën e rrudhur të ujit. Mbështetur rrëzë pishës stërmadhe, fare pranë bregut, ngula sytë në hapësirën levarashe me iskra drite nëpër muzg nga do të vijë ajo. 
Anida del nga shtëpia me hap të lehtë, kalon rrugën duke shikuar e përngritur me bisht të syrit nga të gjitha anët, pastaj nxitimthi vrapon e ngazëllyer drejt pishës sonë. Në të vërtetë tre pisha të pyllnajës përgjatë detit në formë trekëndëshi të gjelbëruar, gardhojnë një zonë të vogël disi fshehur nga rruga, vjedhur syve të botës.

Delirium - Libër me essay nga Vladimir Marku




(10-hours on Bogota - Madrid flight) 
(10-orë në fluturimin Bogota -Madrid)
English - Albanian


"If you live according to nature, you will never be poor; if you live according to opinions, you will never be rich." - Epicurus
"Nëse jetoni në përputhje me natyrën, ju nuk do të jeni kurrë i varfër; nëse ju jetoni në përputhje me opinionet, ju kurrë nuk do të jeni i pasur." - Epikuri
"If God listened to the prayers of men, all men would quickly have perished, 
GK
for they are forever praying for evil against one another." Epicurus
"Nëse Zoti do t u përgjigjej lutjeve të njerëzve, të gjithë do të kishin vdekur sepse ata gjithmonë luten për t i bërë keq njëri-tjetrit." - Epikuri
"Immorality comes from the people who only accept love, but do no offer same. Amal Imoraliteti vjen nga njerëzit të cilët vetëm pranojnë dashuri, por nuk e ofrojnë atë." - Amal

JERM
(10 - orë në fluturim in Bogota - Madrid)

Ndodhi pikërisht tek Gate C8 i fluturimit Bogota - Madrid në aeroportin e Bogotas, Kolumbi. Ata na bënë që të prisnim. Ne, "alienët", shqiptarë, turq, bullgarë etj. Të prisnim atje, në këmbë, tek Gate, që të tjerët të na shikonin se ne ishim të veçantë. Ne "meritonim" vëmendje, vëmendje publike. Dhe as e dinim përsenë. Dhe unë e urrej shkretëtirën e padijes së një përseje dhe e humbas qetësinë. Në përgjigje të pyetjes sime, zonja me urdhëra mërmëroi diçka si "Pasaportat tuaja kanë probleme". Çfarë problemi? Gati ulërita, a nuk e shikoni që kam tre viza Shengen, një kanadeze, një angleze... Gruaja me urdhëra as që e kishte idenë se çfarë po komunikonte anglishtja ime. Pastaj, pasi nuk priteshin më pasagjerë të tjerë, ata na vunë përpara si bagëti drejt një zonje tjetër me kompjutër e cila kontrolloi, kopjoi, shënoi..., bëri gjithçka që edhe mund të mos ju shkojë mendja me pasaportat tona me një buzëqeshje në fytyrën e saj kolombiane për secilin nga ne. E si ndodh që nuk ka rregulla miqësore mbi këtë tokë?

Koha kur të ketë kohë - Libër me poezi



Nga Jeton Kelmendi


“Të besosh domethënë të jetosh (...) Besimi është e vetmja gjë që qenësisht është e jona.” - Nena Tereze 

PËRTEJ VETVETES JETONTE
Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt
(Nënës Terezë)
 

Sa vjet kaluan 
Nga një shkuarje e madhe 
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin

Ishte pak Gonxhe, pak Kalkutë 
Më shumë Albanika e më shumë dritë 
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vetë 
Lutja

Ilirika 
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paqja të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë 
Tash
Kur më duhet krenaria 
Shkoj në Krujë te Kastriotët
E i thërras Gjergjit 
Kur më duhet një yll 
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë 
Me lutjen tënde kam rënë e jam 
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën 
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë 
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër 
Albanika
Vazhdo lutu për njerëzimin
Jetimët tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë 
ILIRI

Kaluan sa mote
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë 
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit 
E të Gllogjanit 
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati

Thuaje edhe një fjalë 
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë 
Ndize një kandil
Ndriçoje atdheun 
Ilirikase 
Kjo është e para
Çdokush e din 
Nënë ti je vetë drita

Shkuarja nuk është e lakmueshme
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë 
Është shkuarje e mrekullueshme 

Edhe Jezusi dinte për albanët 
Po moti i keq na pat marrë 
E çka t’i bësh fatit t’zi 
Fqinjët na qëlluan të tillë

Përtej vetes ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi 
Bashkë me engjëjt 

Të ardhmen tonë të nesërme
Sillna sot

Lutu bre Nënë edhe një herë
Se dhjetori m’ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë 

Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë 
T’ndara
Nënë, ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë

Fillimdhjetor 2007, Bruksel

Ujëvarat e metaforave - Nga Ndue Ukaj (Libër)




Ujëvarat e metaforave” është përmbledhja e parë me poezi e Ndue Ukajt, pas një debutimi të disakohshëm dhe me sukses në fushën e studimeve, të kritikës letrare dhe të publicistikës. 

Poezia e Ndue Ukajt, si një poezi që përpiqet të zbresë tek honi i shpirtit të njeriut, tek ai labirinth i çuditshëm, më së pari, na vjen në trajtën e një rrëfimi të dlirtë të autorit për vetveten, si jehonë e një shpirti të trazuar, dhe që njëkohësisht prezanton një krijues të përkushtuar, të mbështjellë me ethet e vëzhgimit dhe të krijimit dhe që e bëjnë poezinë e tij sa lirike, aq dhe gjysmëepike dhe dramatike njëkohësisht, sa fantazoide, aq dhe të prekshme për shqetësimet njerëzore që ngre, për temat e ndjeshme që merr dhe rimerr, për atë frymë ekzistenciale që funksionon dhe frymon në trupin e krejt poezisë. 

Kjo ndodh, siç është thënë me të drejtë se “Duket sikur poetët do ta kenë gjithmonë punën që është bërë enkas për ta” (V. Simborska)....


Pesha e kohës - Roman nga Istref Haxhillari



Istref Haxhillari që me librin e parë “ Përthyerje „ tërhoqi vëmendjen e lexuesve për freskinë e temave dhe tingëllimin poetik të fjalës. Autori “ i natyrshëm dhe inteligjent, ka ditur se çfarë subjekti dhe personazhi t’i japë lexuesit. Sili dhe fraza janë të bukura...“ Përthyerje „ është vepër dinjitoze me vlera kombëtare „ ( H.B. “ Gazeta 55 „ 10 shkurt 2008)
              Në romanin “ Pesha e kohës „ autori ka marrë përsipër barrën e rëndë të pasqyrimit artistik të vendlindjes, të asaj pjese të atdheut që e njeh më mirë, prej nga përfton afeksionet gjithëkohore. Gjatë këtij proçesi i është shmangur në të shumtën e herës grackave që ngre kjo temë, në vetvete tërheqëse, por aq shumë e lëvruar në të gjitha kohërat. Autori ecën i sigurt në një hulli që duket se e rreh me pasion, por sidomos me origjinalitet.
Nga lartësia gjeografike reale e Dunicës së Mokrës, ku zhvillohen ngjarjet, autori
“ sheh ” gjithë fshatrat e krahinës, që nga Bërzeshta në Rrodokalet, nga Debrova në Slabinjë e deri tutje në Gorë. Ai tërheq prej tyre ku një histori e ku një personazh, ku një legjendë e ku një shaka dhe të sapodala nga mjegullat e kohës, ato përcjellin një atmosferë tejet të veçantë, një polifoni ndjenjash e emocionesh.
Autori me shpirt e sy përpirës, që nga fëmijëria e rinia ka qëmtuar dhimbjen e gëzimin dhe i përçon te lexuesi me dhembshuri, ndjenjë që buron nga lidhjet e veçanta që krijon me atë që tregon e me ata për të cilët tregon. Pozicioni i rrëfimtarit është konceptuar jashtë rrjedhës së ngjarjeve, por brenda përjetimit të tyre.
Ngjarjet zhvillohen në prerjen kohore “ në të këmbyer të shekujve që shkuan ”dhe një mjedis real e të përcaktuar. Njerëzit ndërtojnë jetën e tyre në shpatullat e maleve e ajo si për çudi shfaqet e përthyer te shpatulla e bagëtisë. Kalimi nga realja te e magjishmja bëhet natyrshëm, sepse buron nga mentaliteti “ natyral ” i personazheve, ashtu si ata përditë kalojnë mjegullat e hijet e mjedisit ku jetojnë. Elementët natyrorë shpesh bëhen përcjellës të situatave e raporteve njerëzore.
Usta Tira që kishte në zemër e në mëndje drithërimat e një misioni acarues, udhëton në një sfond ku dimri “ nëpër grendat dhe rrëpirat e maleve vuri ata brirët e akullt gjithëfarësoj…”
Struktura e romanit është “ vjedhur „ nga oda e miqve. Dy këndet pranë zjarrit janë poltronet nga ku nisin dhe mbarojnë gjithë bisedat, këngët a dollitë. Dhe në roman ngjarjet “administrohen „ nga dy familjet tipike mokrare, krojanët e arvenët. Nga një ndodhi sa absurde aq dhe naive marrin rrjedhë personazhe, mentalitete të patrajtuara më parë në letërsinë tonë. Hierarkia e respektit që zotëron mikpritjen, në roman ka qasjen e vet te disiplina artistike e ngjarjeve, te roli i çdo episodi a personazhi, ashtu si b dollia n familjet mokrare.
                           Analogjinë e romanit me konakun e miqve ta përforcon edhe muzikaliteti i të rrëfyerit, që ashtu si kënga nis të burojë nga zallamahia dhe e shtrin pushtetin mbi të gjithë, edhe fjala e Istref Haxhillarit, që e ka zanafillën në strukturat origjinale të kuvendimit mokrar, të pushton me forcën e saj, sepse përcjell tinguj e imazhe tejet interesante. Këtë e realizon duke shfrytëzuar gjithë arsenalin e gjuhës së folur e të shkruar. Të bie në sy forca që merr fjala në kontekstin e dhënë. Me vlerë janë ndërtuar alternativat e rendit të fjalëve në ligjërim, hapësirat melodioze që përcjellin aliteracionet e onomatopetë. Ngjyrim të veçantë i japin frazës ngjeshja e strukturave të formuara nga pjesoret e njëpasnjëshme, apo ngrohtësia e përdorimit të dhanores etike.
Kemi në vepër një kohezion të plotë të ligjërimit mokrar, me fjalën e zgjuar e të zgjedhur të njeriut të letrave me formim te gjerë e interesa fisnike. Sentencat e ndërtuara në meditimet e shumta janë interesante. Autori nuk mahnitet nga “ forca„ e mendimit të njerëzve që ta marrë atë të gatshëm e ta hedhë në libër, duke e mbushur me fjalë të urta e proverba. Ai ndjek rrugën e asimilimit të mendimit në strukurën konceptuale të arsyetimit popullor. Këto i japin stilit të tij të rrëfyerit origjinalitetin e nevojshëm që buron e nuk sendërtohet me manierizma apo kozmetikë letrareske.
Për të gjitha këto vlera, por dhe shumë të tjera që do t’i zbuloni vetë, nuk i shpëtova dot ngasjes për ta shoqëruar librin me disa mendime.
Leximi i një libri që i ka shpëtuar modës së perversiteteve mendoj se është një kohë e harxhuar mrekullisht.
BUJAR BALLIU

Në trenin e linjës 16 - Nga Kristaq Turtulli



Roman


Degët e thata të ftoit trokisnin në dritare me potere, me gishtërinj të gjatë skeletorë, të breznive. Perdet ishin irnosur, grirë, vareshin trishtueshëm në gozhdën e ndryshkur të mundimit. Zërat dhe zhurmat e fshehura klithnin, luteshin, rënkonin, përgjëroheshin. Sa të sikletshme ishin ato. Përse vallë, kur nuk ishin më të nevojshme? Ajo nuk mund të kthente kokën prapa, mbasi do ngelej e ngurosur, e varur në litarin e padukshëm të nostalgjisë, marrëzisë, mallit dhe dhembjes...

Uh! Sa moskokëçarëse, nervoze, tekanjoze, të paduruara, të pamëshirshme janë dyert e trenave në qytetet e mëdha disa milionëshe të kontinentit te largët perëndimor. Ato mbyllen rrëmbimthi përpara fytyrës së nemitur të udhëtareve të vonuar. Përplasen me zhurmë sikur të mos ekzistosh fare. Qeshin me sarkazëm duke u zgërdhirë për vonesën skandaloze, hutimin, çakërdisen e udhëtarëve, lutjen, përgjërim:

“Oh! No! Please, please!” 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...