Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/19

Karburantet e standardeve të Bashkësisë Evropiane të detyrueshme edhe në Kosovë

Kohë më parë ka  hyrë  në fuqi Udhëzimi administrativë për naftën, i cili, përveç tjerash, parasheh që niveli i squfurit në naftë të jetë vetëm 0.001 për qind. Zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë thonë se ndryshimi në parametrat e prezencës së squfurit në karburante është një nga standardet e BE-së.

Brent Crude Oil
$118.32▲0.11 0.12%
4:13 AM EDT - 2011.07.19
“Synim yni është që ne të ecim karshi vendeve të rajonit dhe kjo na detyron që edhe ne të kemi në treg karburante me 10 ppm ose 10mg/kg, ose shprehur në përqindje 0,001% squfur”, ka thënë Ramadan Buzhala, drejtor i Zyrës për licencim, rregullim dhe vëzhgim në sektorin e naftës në Kosovë.

Kjo është një nga standardet e aplikuara në rajon. Shqipëria është duke e aplikuar që nga janari i këtij viti...

“Afati i fundit i aplikimit të një direktive të BE-së ishte 31 dhjetori 2011, e cila parasheh reduktim të prezencës së squfurit në karburante ashtu siç e kemi për synim të reagojmë këto ditë”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se reduktimi i sulfurit nënkupton mbrojtje të mjedisit.

Nazmi Bytyqi, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se janë dërguar vërejtjet e shoqatës me shkrim. Ai ka thënë se udhëzimi ende nuk është finalizuar, por do të përfundohet shpejt.

“Ndryshimi i normës së squfurit nga 50 ppm në 10 ppm nënkupton që të importohet vetëm nafta që është ‘Euro 5’. Gjithashtu edhe ndryshimet e tjera janë të rëndësishme”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa Fari Ratkoceri, anëtar i komisionit për ndryshimin e Udhëzimit administrativ nga Shoqata e Naftëtarëve, ka thënë se çështja e sulfurit është çështje e përfunduar.

“Sasia e squfurit që do të lejohet do të jetë 10 ppm dhe kjo është çështje e përfunduar”, ka thënë Ratkoceri. “Zvogëlimi i nivelit të squfurit do të ndikojë direkt në mbrojtjen e ambientit, pasi 100 ppm-shi është shumë më i pastër dhe kjo është në të mirë të gjithëve”, ka thënë Ratkoceri. Komisioni, sipas tij, do të takohet të mërkurën në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë për ndryshimet e tjera në udhëzim.

Menaxheri i kompanisë “Standard Benz”, Agon Ratkoceri, që është importues i naftës, ka thënë se ndryshimi i normës së squfurit nuk pritet të shkaktojë ndonjë pengesë për importuesit, por sipas tij kjo mund të ndikojë në çmimin e naftës.
“Çmimi i naftës në normën e squfurit 10 ppm kushton 10 dollarë më shtrenjtë dhe mund të ketë ndikim në çmimin përfundimtar të naftës. Por kjo ka ndikim 1 cent dhe ne nuk do ta shtrenjtojmë naftën”, ka thënë menaxheri në “Standard Benz”.

Fadil Berjani pronar i “Dilloni Benz”, që është importues i naftës, ka thënë se ndryshimi i udhëzimit është në të mirë të Kosovës. Ai ka thënë se rafineria OKTA nuk prodhon naftë, e cila ka normë të squfurit vetëm 10 ppm.

“OKTA deri më tani ka prodhuar naftë 50 ppm vetëm për Kosovën, ndërsa për tregun e Maqedonisë e ka deponuar nga Greqia naftën 10 ppm, pasi vetë nuk mund të prodhojë”, ka thënë Berjani.


 “Ajo rafineri ka shanse të mbyllet, sepse ka prodhuar vetëm për Kosovë. Importuesit kanë mundësi prapë të marrin prej OKTA-s naftë me 10 ppm, të cilën ajo e importon nga Maqedonia, por kjo naftë do të jetë më e shtrenjtë. Naftëtarët tash mund ta importojnë nga Greqia këtë naftë”.

Ramadan Buzhala, nga MTI-ja, ka thënë se Udhëzimi administrativ për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës pritet të hyje në fuqi brenda javës që vjen.

Përveç tjerash, në këtë akt nënligjor parashihet të ketë ndryshime të theksuara të procedurave të tregtimit. Sipas Buzhalës, këto ndryshime do të reflektojnë me një mori lehtësirash për kompanitë që merren me tregtimin e karburanteve të lëngëta të naftës.

“Do të këtë më pak ngarkesa në procedurat e kontrollit në pikat kufitare sa i përket kontrollit të cilësisë dhe më pak ngufatje të tregut në vonesat në zhdoganim nëpër pikat doganore”, ka thënë ai.

Ministria e Tregtisë ka paralajmëruar se do të bëjë edhe liberalizimin e laboratorëve për kontrollim të naftës dhe do të bëhet ndryshimi në trajtimin e vajrave të përdorura, si dhe normat e humbjeve gjatë transportit.

Dallavere me çmime të karburantëve



Pompat e benzinës po shesin karburantet me çmime të ndryshme dhe joreale. Asnjë prej pompave nuk e ka çmimin e njëjtë, madje as ato që i takojnë të njëjtës kompani. Naftarët thonë se kjo po ndodh për shkak të konkurrencës me njëri-tjetrin. Komisioni i Konkurrencës ka nisur hetimet ndaj tyre.

Importuesit e mëdhenj të naftës janë në shënjestër të Komisionit të Konkurrencës. Ndryshimet e çmimit të naftës të së njëjtës kompani nëpër pikat e shitjes së tyre janë njëra ndër arsyet e hetimit të tyre. Kështu tregtarët e shumicës në vend i caktojnë çmimet në bazë të lokacionit që ata i kanë pompat e tyre.

Rrugës për në lagjen Veternik çmimet e derivateve janë më të larta sesa ato që gjenden në rrugën Fushë Kosovë- Sllatinë. Çmimi i naftës në kompaninë “Al Petrol”, me qendër në Veternik, është 1.15 euro, ndërsa në rrugën e Fushë Kosovës është 1.11 euro. E njëjta gjë është edhe me kompaninë Patroni, por jo me një ndryshim aq të lartë në çmim. Në këtë kompani nafta është 1.12 euro, ndërkaq në pjesën tjetër është 1.11 euro.

 Për këtë, udhëheqës të Komisionit të Konkurrencës thonë se janë duke bërë hetime se cilat mund të jenë arsyet që e njëjta kompani të mbajë çmimet diku më lirë e diku më shtrenjtë. Këta importues, sipas zyrtarëve të këtij komisioni, mund të pësojnë të njëjtin fat, sikurse kompanitë e sigurimeve që janë dënuar me nga 100 mijë euro për një marrëveshje të fshehtë të tyre.

 Osman Ejupi, drejtues i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, tha se pas përfundimit të hetimeve do të dilet me një vendim edhe për importuesit e mëdhenj të derivateve të naftës. Komisioni, sipas tij, ka pranuar ankesa nga konsumatorët për çmimin, cilësinë dhe sasinë e naftës që ata e marrin. “Ndryshimet e çmimit të së njëjtës kompani do të jenë pjesë e hetimeve tona dhe në këtë mënyrë do ta stabilizojmë tregun”, thotë kryetari Ejupi. Ai shton se të gjitha këto po i kryejnë në bazë të Ligjit për konkurrencë. Të gjitha këto parregullsi në tregun e naftës, sipas tij, e kanë një prapavijë. Ai ka bërë të ditur se dënimet për kompanitë importuese të naftës janë deri në 10 për qind në bazë të qarkullimit vjetor. Ai tregon se deri më tash kanë inspektuar disa prej naftarëve të vegjël që merren me shitjen e naftës me pakicë dhe me këtë kanë hetuar se ata po i fiksojnë çmimet. Ejupi thotë se kanë arritur ta shfuqizojnë marrëveshjen mes tyre. “Nga ky inspektim neve na lindën dilema te importuesit e mëdhenj të naftës që kanë mundësi t’i kushtëzojnë këta të vegjlit për fiksim të çmimeve dhe ndarje të tregut”, thotë Ejupi. Edhe udhëheqës të Shoqatës së Naftarëve të Kosovës e pranojnë se kompanitë po i ndryshojnë çmimet në bazë të lokacionit të qendrave të tyre. Nazmi Bytyqi, kryetar i kësaj shoqate, thotë se kjo po ndodh për shkak të konkurrencës me njëri-tjetrin. ”Për këtë gjë kemi marrë shumë ankesa, sepse manipulimet me çmimin, cilësinë dhe sasinë janë shtuar mjaft shumë”, tha Bytyqi. Ai tha se gjatë javës së ardhshme, Shoqata do të mbajë një mbledhje për t’i diskutuar të gjitha këto probleme që kanë lindur kohëve të fundit. Ndërkaq, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë thonë se kjo ministri i inspekton vazhdimisht naftarët, por çmimet, sipas tyre, nuk janë problem i tyre. Bajram Shala, zëdhënës i MTI’së, thotë se konkurrenca e tregut i përcakton çmimet. ”Ministria i inspekton në çdo kohë këto kompani, po për çmimet ne nuk kemi kontroll, sepse këtë e cakton konkurrenca në treg”, tha Shala. Përkundër ngritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës, edhe benzina dhe gazi natyror janë shtrenjtuar dukshëm. Një litër gaz natyror tanimë kushton mbi 0.75 euro. Gjatë muajve të verës, çmimi i një litri gaz natyror ka qenë gati përgjysmë më i lirë.

NAFTËTARËT NGA ATK-ja KËRKOJNË ARKA FISKALE GRATIS ?!




Shkruan  Selatin Kaçaniku,Prishtinë


Naftëtarët ia nxorrën bishtin: Kushtëzojnë Qeverinë e Kosovës me kompensim të shpenzimeve të pajisjes me arkat fiskale gjë të cilën e paskan negociuar me Administratën Tatimore të Kosovës dhe qenkan duke pritur vendim të favorshëm nga Ministria e Finansave ?! Naftëtarët me “ nëntë shpirtëra “ ( shumë të aftë për” sallto mortale “ në biznes, me standarde e me ligje ) morën guximin për t i kërkuar lëmoshë ATK-së, MF-ës dhe Qeverinë së Kosovës sepse qenkan buzë “ falimentimit “ ?!


Nga lindi idea dhe arsyetimi për të kërkuar kompenzimin ( subvencionimin ) e shpenzimeve që dalin nga procesi i pajisjes me arka fiskale ? Ky guxim i tepërtë ( nuk po e them i paciptë ) më bën të dyshoj se naftëtarët kanë krijuar afërsi tepër të madhe ( mos të them marrëveshje, bashkpunim ja ortaki ) me disa nga institucionet, disa nga zyrtarët qeverisës e me disa nga liderët politikë ?! Kompenzimi i shpenzimeve ( subvencionimi ) i kësaj branshe, i kësaj dege, i kësaj veprimtarie biznesore që ne konsumatorët e njohim si tejet profitabile, do të ishte tepër favorizues për naftëtarët ( nëse do të miratohej ) por do të ishte edhe tejet diskriminues ndaj të gjitha buzneseve tjera. 
Jamë për zbatimin e Ligjit e jo për favorizim të naftëtarëve që prodhon diskriminim mes bizneseve tjera. Kjo nga se ne konsumatorët kemi bindjen se, 
1. Naftëtarët janë të aftë finansiarisht ta përballojnë këtë kosto; 
2. Ekziston mundësia që pagesa të bëhet me këste;
3. Naftëtarët nuk janë dëshmuar aq të përkushtuar për këthimin e çmimeve të karburanteve kur ato ulen në Berzën Botërore;
 4. Naftëtarët ishin të dyshuar dhe u hetuan nga Komisioni i konkurrencës për kartelizimin, monopilizimin e oligopolizimin e tregut; 
5. Konsumatori akoma ka dyshime në cilësinë dhe vellimin ( sasinë ) e karburanteve me të cilat furnizohet nga pikat shitëse nga shumica e po këtyre naftëtarëve dhe aq më shumë është i pakënaqur edhe me çmimet e tyre;
6. Cilësia e dobët e karburanteve, në veçanti prania tepër e lartë e sulfurit akoma skajshmërisht ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e konsumatorit duke ngritur së tepërmi koston e mirëmbajtjes ( të shpenzimeve ) të shëndetit, kosto kjo që ngarkon edhe xhepin e konsumatorit por edhe Buxhetin e Shtetit. Ndaj Shteti i Kosovës duhet të sigurojë mjete shtesë për mirëmbajtjen e shëndetit të rrezikuar të konsumatorëve nga derivatet jocilësore të një pjese të madhe të naftëtarëve tanë; 
7. Cilësia e dobët e derivative të naftës rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik; 
8. Dëmton rëndë të drejtat e ngasësve të automjeteve nga mërgata jonë të cilët, nga kompanitë e sigurimeve të automjeteve në vendet ku jetojnë e punojnë, pengohen ta vizitojnë Kosovën ( sepse iu prishet Polisa e Sigurimit ) për shkak të cilësisë së dobët të derivative me të cilat i furnizojnë shumica e pikave shitëse të naftëtarëve në Kosovë; 
9. Naftëtarët nuk janë realë, nuk janë të sinqerte dhe nuk janë korrektë. Përkundrazi, me këto sjellje ata po i “ tradhtojnë “ edhe “ dostat “ e tyre në instancat vendim-marrëse?!
 10. Ne akoma nuk harrojmë aferat e naftëtarëve. Le ta kujtojmë vetëm rastin e importit të 98 autocisternave me naftë kancerogjene disulfurike që për javë të tëra u bllokuan në brezin kufitar të Koovës me Maqedoninë ?! Poashtu, mendoj se nuk mjafton vetëm reagimi i Aleancës Kosovare të Bizneseve. Lidhur me këtë “ marifet “ ( të mundshëm ) duhet të shprehen edhe asociacionet tjera biznesore dhe afariste, sepse nëse naftëtarëve u bëhet një benefit ( leshim ) i këtij lloji duhet të përgaditemi të shohim edhe leshime të branshës dhe të natyrës tjetër. Konsumatori në Kosovë- taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës ( punëdhënes edhe për ATK-në, edhe për MF-në, edhe për Qeverinë, edhe për…) nuk është i gatshëm të shohë “ marifete “ dhe lojra e favorizime të tilla që prodhojnë diskriminim mes të gjithë bizneseve dhe mes afaristëve të tjerë. ATK-ja, MF-ja…Qeveria duhet obligativisht ta zbatojnë ligjin kudo dhe njësoj për të gjithë ! Konsumatori i Kosovës, për zbatimin e ligjeve në fuqi, në veçanti të fushës së finansave, kërkon angazhimin aktiv dhe me kohë të të gjithë gardienëve të ligjit, duke nënvizuar prokuroritë – të cilat nuk mund të arsyetohen se nuk janë informuar ose nuk janë alarmuar !

Organzata Konsumatori <ok.kosova@gmail.com>

2011/07/18

Ibrahim Kelmendi: (S)kemi minoritet turk (!?)



Javën e kaluar u gjenda në një tavolinë me ca miq në Gostivar. Në mes tjerash u bisedua edhe për “turqit” në këtë qytet dhe përcaktimet e tyre votuese në zgjedhjet e fundit parlamentare. U tha se ata kanë formuar parti të tyre turke dhe kanë bërë koalicion me partinë nacionaliste maqedonase të komandantit nacionalist Grujevski,e quajtur me emër tepër të gjatë,që gjithashtu ka edhe shkurtesë tepër të gjatë:VMRO-DPMN… Deri këtu sikur duket gjithçka normale,sepse partitë e kanë të drejtën e tyre legjitime që të përzgjedhin partnerët koalicionues. Por,anormale me rezultoi,kur u bisedua se këta farë “turqish” nuk kishin si të ishin vërtetë turq,por shqiptarë të turqizuar nga viti 1913 e këtej,kur Maqedonia është pushtuar nga Mbretëria e Serbisë,e sidomos gjatë dekadave të fundit. Bile,u sollën shembuj konkret,se si njëri vëlla ishte turk dhe në kryesi të një partie turke,kurse tjetri shqiptar dhe aktivist i thekur i të një partie shqiptare. Dhe habia mu shtua kur u tha se në Komunën e Gostivarit rreth 6 për qind e popullsisë janë të deklaruar si turq dhe se kryetari i kësaj komune,Rufi Osmani,një “rilindas” i vonuar shqiptar,e paskësh zyrtarizuar gjuhën turke për 6 për qind shqiptarë të tjetërsuar në turq,dikur prej zori,kurse tani për interesa të ngushta… Aty për aty me shkoj nëpër mend se çfarë mund të ndodhte nëse unë do të deklarohesha si japonez,të shkoj në Ambasadën e Japonisë në Shkup që të pyes se si do të reagonin. Natyrisht që nuk shkova,sepse e dija se do të më refuzonin,për të mos thënë se do më tallnin si naiv,ndoshta edhe provokues. Më pastaj i shtrova pyetjen vetes:Kanë të drejtë morale,njerëzore dhe juridike individët të deklarohen se i përkasin një etnie tjetër,çfarë atyre u leverdisë e teket,në kohë dhe hapësirë të caktuar!? Në aspektin juridik di që në shumë shtete është e rregulluar me ligj,kur dhe si mund të merret shtetësia e shtetit të caktuar,por nuk di ndonjë shtet,i cili të ketë ligje për t’ua pranuar të tjerëve ndërrimin ‘mekanik’ të identitetit të tyre etnik. Kurse,sa i përket aspektit moral,njerëzor dhe etnik,mbase ka ardhur koha që të debatojmë,nëse kanë të drejtë shqiptarët të ndryshojnë ‘mekanikisht’ identitetin e tyre etnik dhe çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre që e ndërrojnë identitetin e tyre etnik,nga shqiptarë në turq,grekë,makedonë,myslimanë,serbë,malazez,etj. Dihet se formimi i popujve është proces i gjatë,shumë shekullor,bile mijëvjeçarë,kurse formimi i kombeve është proces i dy shekujve të fundit. Procesi i formimit të identitetit etnik të popullit shqiptar është gjithashtu shumë shekullor,bile mijëvjeçar. Po të mos ishte i tillë,populli shqiptar nuk do të kishte mundur të përballoj asimilimi shumë shekullor romak,bizantin (bullgar,serb. grek) dhe turk. Në fakt,populli ynë në shekullin e 19-të ishte pothuajse në prag të turqizmit,greqizmit,serbizimit,bullgarizimit,por atë tjetërsim e përballoi. Pastaj rilindasit (ndoshta ndër të parët arbëreshi ortodoks Jeronim De Rada i Kalabrisë se Italisë) e frymëzuan dhe e organizuan Rilindjen kombëtare. Vetë fakti që e quajmë Rilindje kombëtare shpjegon gjendjen e rëndë ku ishte katandisur populli shqiptar,sepse rilindje mund të ketë vetëm pas vdekjes… Rilindja kombëtare kulmoi etnikisht,sociologjikisht dhe politikisht me çlirimin e popullit shqiptar dhe formimin e shtetit shqiptar në vitin 1913,por ajo nuk u përmbarua deri në fund në atë vit,sepse popullit tonë nuk i mjaftojë potenciali intelektual,politik,ekonomik e ushtarak. Procesi i rilindjes vazhdoi dhe po vazhdon… Tani le t’i kthehem tematikës që u nxita ta trajtoj. Në vitin 1913,kur Perandoria turke u dëbua përfundimisht nga Gadishulli ynë ‘ballkanik’ (më saktësisht nga Gadishulli i Evropës Jug-lindore,sepse dëshiroj ta dëboj nga fjalori im këtë emërtim pezhorativ turk),në hapësirat e banuara në shumicë me shqiptarë nuk ngeli pothuajse asnjë has turk,që do të thotë ndonjë turk i vërtetë. Nëpunësit dhe asqerët turk ikën nga kishin ardhur. Ama tani po shihet se ka ngelur “fara e keqe” e tyre,sepse nuk është e mundur që ndonjë asqer e nëpunës turk,gjatë rreth 520 viteve pushtim,të mos ketë shkërdhyer fshehurazi prandaj të ketë lënë edhe dobiç me ndonjë katragjyshe e stërgjyshe tonën amorale… Meqë në vitin 1913 nuk pat ngelur pothuajse asnjë turk,atëherë prej nga janë gjithë këta turq tani,pothuajse asnjë në Republikën e Shqipërisë,më pak në Republikën e Kosovës dhe më shumë në Republikën e Maqedonisë!? Nëse do të kishte ndodhur ndryshe,pra,nëse në Republikën e Shqipërisë do të kishte një shumësi turke,qoftë edhe në 2 ose 3 për qind të popullsisë,kjo mund të kishte ndoshta një rrugë shpjegimi,pasi,dihet tashmë,se shumë nga individët e kësaj treve,sidomos të jugut,ishin në pozicione të larta shtetërore në shtetin otoman,e në të njëjtën kohë,edhe shumë nëpunës turk u vendosën në kohëra të ndryshme në sanxhaqe të vendit. Mirëpo ndodh krejt ndryshe,në trevat e liruara pas vitit 1913 në Republikën e Shqipërisë nuk gjenden turq,ndërsa në trojet ende në vetëvendosje,gjenden në sasi të ndjeshme. Përse? Kësaj pyetje duhet t’i japim përgjigje,por edhe duhet të bëjmë një marrëveshje kolektive,se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj atyre individëve me prejardhje vetëm shqiptare,por që tani na deklarohen turq. Procesi i sajimit të turqve në hapësirat shqiptare,më saktësisht,procesi i tjetërsimit ‘mekanik’ të shqiptarëve në turq,është organizuar dhe komanduar nga pushtuesit serbë,sidomos nga viti 1919 e këtej. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë dëbuar në Turqi,kurse të tjerët,që nuk ia doli Serbia t’i dëbojnë,i detyroi të turqizohen. Edhe aktualisht,ndryshe nga dikur,kur firmoste marrëveshje me Serbinë e Jugosllavinë,qeveria turke po nxit tjetërsimin e shqiptarëve në turq,meqë e ka si përcaktim rikthimin e Evropës Jug-lindore nën influencën e saj,të paktën tregtare. Por edhe disa pushtetarë nacionalistë ‘maqedonas’ në Shkup mjeshtërisht ende po favorizojnë turqizmin e shqiptarëve. Këtë tjetërsim po e ndihmojnë edhe disa kryetar shqiptarë të komunave tona. Për këtë ka prova të bollshme faktike. Kryesisht tek përcaktim fashistoid i Serbisë pushtuese e kanë zanafillën “turqit” aktual në Kosovë dhe në Maqedoni. Tashmë edhe vetë këta farë turqish të sajuar e të vonuar e dinë,se baballarët dhe nënat i kishin shqiptarë… Kanë të drejtë tani këta “turq” të na imponohen si minoritet etnik turk dhe a duhet t’i tolerojmë si minoritet turk,që do të thotë a duhet tua njohim politikisht dhe juridikisht të drejtat minoritare? Që t’i përgjigjemi kësaj pyetje,duhet të debatojmë dhe pastaj të bëjmë marrëveshje kolektive,se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj këtij minoriteti artificial. Në kuadër të debatit dhe të formulimit të marrëveshjes kolektive duhet të kemi për bazë përcaktimet juridike të Bashkësisë Evropiane dhe praktikat e shumë shteteve demokratike,e sidomos edhe praktikat e Turqisë nacionaliste dhe ‘myslimane’. E kam me të dëgjuar nga abreshët e Italisë,se ata tani juridikisht gëzojnë statusin e minoritetit etnik arbëresh në Bashkësinë Evropiane,nga se Bashkësia Evropiane na qenkësh përcaktuar t’u njoh statusin e minoriteteve etnike atyre enklavave etnike që kanë ruajtur identitetin e tyre etnik,kulturor e tradicional para dhe gjatë 80 vjetëve të fundit. Sipas këtij përcaktimi përjashtohen nga e drejta juridike për të përfituar statusin e minoritetit të gjithë imigrantët,që në hapësirat e Bashkësisë Evropiane kanë imigruar gjatë 80 viteve të fundit. E imigrant në Bashkësinë Evropiane ka me miliona (bile edhe shqiptarët janë mbi një milion). Kurse të saktë e kam përvojën e një shqiptareje nga Tirana,e cila kishte mbaruar shkollimin fillor,të mesëm dhe fakultetin në Gjermani dhe kishte shtetësi gjermane. Ajo reagoi ndaj një konkursi që kishte shpallur Ministria e jashtme e Gjermanisë për të konkurruar për nëpunëse. Gjatë plotësimit të formularit konkurrues në zyrat e Ministrisë se jashtme,kur po plotësonte rubrikën për njohje të gjuhëve të huaja,ajo,pos anglishtes kishte evidentuar edhe gjuhën shqipe,me mendim se do të favorizohej. Nëpunësi gjerman,që po e përcillte gjatë plotësimit të formularit,e pyet nga e njeh shqipen. Ajo i përgjigjet,se ishte shqiptare,e imigruar në vitin 1990 në Gjermani dhe tani kishte shtetësi gjermane. Nëpunësi i thotë (perifrazim i lirë) “ju falënderojmë që ishit këtu,ju lutëm të shkoni,sepse në Ministri të jashtme nuk mund të pranohen nëpunës që nuk kanë gjatë katër brezave të fundit përkatësi nacionale gjermane“. Kozmopolitja shqiptare befasohet nga ai arsyetim dhe i kërkon rregullore përkatëse që do të përmbante atë përcaktim. Gjemani ia kthen:“Zonjë,është e vetëkuptueshme se ju nuk mund të përfaqësoni interesat nacionale të popullit gjerman…” I kam me të dëgjuar rrëfimet trishtuese të bashkatdhetarëve tanë më të moshuar,kur ata kanë provuar të formojnë shoqata shqiptare në Turqi,se si është sjell ndaj tyre policia fashistoide e Turqisë. Le të provojnë tani kryetarët shqiptarë të komunave tona,të cilët po iu dhurojnë toka publike invadorëve nacionalistë e profiterëve turq,të hapin shkollë private në gjuhë shqipe në Turqi dhe do të binden se do të refuzohen (meqë pushteti turk nuk po ua lejon asnjë shkolle në gjuhën kurde as edhe rreth 14 milionë kurdëve në Turqi,e lere më rreth 3-4 milionë shqiptarëve!!!). Për të mos e zgjatur me paraqitje të këso praktikash,propozoj marrëveshjen kolektive vijuese: - Të mos respektohet,nderohet e favorizohet si shqiptar asnjë ‘turk’,i cili pas vitit 1974 (kur është reformuar Kushtetuta e RSFJ-së) në familje ka praktikuar dhe praktikon gjuhën turke dhe fëmijët i ka dërguar dhe i dërgon në shkolla (publike e private) turke; - Të mos i njihet identiteti etnik individual si turk asnjë shqiptari,i cili nuk mund të dëshmon se para vitit 1919 ka qenë has (vërtet) turk; - Të mos u njihet statusi i minoritetit shqiptarëve të tjetërsuar me dhunë në turq nga viti 1919-1974 dhe pastaj,pothuajse vetë-vullnetshëm,meqë nuk mund të dëshmojnë se para vitit 1919 kanë qenë has turq; - Të ndalohet në shtetet tona përdorimi i flamurit turk në vendet publike,sepse ai simbolizon pushtimin rreth 520-vjeçar turk; - Të mos zyrtarizohet gjuha turke në asnjë komunë,ku nuk jetojnë mbi 0.5 për qind e popullsisë me origjinë të dëshmuar etnike turke para vitit 1919; - Të mos lejohet asnjë shkollë fillore,e mesme dhe fakultet e universitet në gjuhën turke,nëse në hapësirë përkatëse nuk jetojnë mbi 0,5 për qind e bashkëqytetarëve,që mund të dëshmojnë përkatësinë e tyre etnike turke para vitit 1919. - Të mbrohen me ligj heroit tanë kombëtar nga ofendimet e denigrimet që po ua bëjnë ‘turqit’,‘myslimanët’,‘kozmopolitikët’… Arsyetim: Nëse duam të thjeshtëzojmë përkufizimin e formimit etnik të popujve,atëherë mund të thuhet se ata janë bashkësi interesi,të formuar gjatë mijëvjeçarëve. Për të ruajtur interesin e tyre,ata kolektivisht janë mbrojtur nga asimilimi,pushtimi e shfrytëzimi dhe kur u kanë ndodhur pushtimet nga epërsitë ushtarake të pushtuese,kolektivisht janë angazhuar për t’u çliruar. Sigurisht,çdo herë ka pasur përjashtime nga ky rregull. Më pastaj,gjatë shekullit të 19-të e këtej,organizimin e tyre në Evropë popujt e kanë avancuar në kombe. Ky proces i ka ndodhur edhe popullit ilir dhe pasardhëseve të tyre,shqiptarëve dhe maqedonasve. Gjatë këtij procesi tkurrja,gjegjësisht asimilimi i ilirëve ka qenë i madh. Kanë mbijetuar shqiptarët dhe maqedonasit,të cilët gjatë rilindjes se tyre kombëtare,janë vetëdijesuar e po vetëdijesohen se janë etni që kanë prejardhje nga iliro-pellazgët. Meqë ia kemi dalë të formësojmë kombe kompakte etnike,atëherë na duhet të mbrojmë interesat tona kolektive,kombëtare,politike dhe ekonomike,të mbrohemi nga pushtimet e jashtme dhe nga ‘brejtjet’ e brendshme. Në kuadër të ruajtjes se interesit kolektiv (kombëtar) nuk kemi pse të tolerojmë tjetërsimin tonë në turq,‘myslimanë‘,grekë e bullgarë të shpifur. Vërtetë ende jemi në pozicione të dobëta për të përballuar presionet imperialiste të turqve,grekëve e bullgarëve,por nuk jemi aq të dobët sa të mos u kërkojmë reciprocitet këtyre shteteve. Ta zëmë,do jemi në gjendje të njohim për turq,grekë e bullgarë ata bashkëqytetarë që kanë qenë turq,grekë e bullgarë para Luftës se parë Botërore,nëse edhe këto shtete njohin të drejtën e deklarimit të shqiptarëve e të maqedonasve në këto shtete se janë shqiptarë e maqedonas. Në vazhdën e këtij përcaktimi,aq të drejta minoritare,sa do tu njohin këto shtete (përfshirë edhe Serbinë) minoriteteve tona,aq do t’u njohim edhe ne minoriteteve të tyre. Përderisa shtetet përkatëse nuk njohin fare minoritetet tona (sidomos Turqia dhe Greqia),as ne nuk duhet të njohim minoritetet turke dhe greke në hapësirat tona kombëtare e shtetërore. Me çfarë të drejte mund të tolerohen Turqia dhe Greqia të cenojnë hapësirën tonë etnike,duke “blerë” edhe tani shqiptarë,për t’u deklaruar turq e grekë,kur këto shtete shqiptarëve,që kanë jetuar atje para vitit 1914,ua ndalojnë të ndjehen e të deklarohen legalisht shqiptarë e maqedonas?! Para ca ditëve rastësisht me ndodhi një hidhërim i rëndë nga një turkoshak i Tetovës,i cili më fyeu,duke me thënë,përse po na vendosni përmendoret e kaurrëve në Shkup. Fjalën e kishte për përmendoret e Gjergj Kastriotit,Nënë Terezës,Pjetër Bogdanit e Josif Bagerit. Në tavolinë ishin edhe dy shqiptarë,goxha të luhatshëm në mes të identitetit shqiptar ose turk,ish ambasadori i Makedonisë në Turqi (2002-2006) dhe ish parlamentari i BDI-së në Parlamentin e Republikës se Maqedonisë. Asnjëri nuk ju kundërvu atij. E pyeta atë turkoshakun,çfarë arsimi kishte. Ish ambasadori e nuhati se hidhërimi im po eskalonte në tërbim për t’ia ngjesh ndonjë flakaresh ati farë turkoshaku të shpifur dhe prandaj ndërhyri duke thënë se është vetëm zanatli,prandaj i falet. Por,hetova se edhe ai e kishte falco atë ndërhyrje. Nuk u durova pa i thënë:“Mor turkoshak i shpifur,deri kur do t’u durojmë me këso ofendimesh e cenimesh të integritetit tonë kombëtar e territorial?! Ju jeni nga ai soj hibridësh që në këso tavolinash na shiteni për shqiptarë,por në shtëpi e me sojin tuaj flisni turqisht,fëmijët i dërgoni në shkolla turke,votoni parti turke,që bëjnë koalicion me parti nacionaliste ‘maqedonase’…” E pranoj,ishte një shpërthim i vetëpërmbajtjes shumëveçare nga fyerjet që përjetoja nga ca “sheherli” në Tetovë,Gostivar e Shkup,ish teneqexhi,samarxhi e rrobaqepës,tani kryesisht tregtarë basmash e rrobash turke,që mbahen të qytetëruar,që nuk janë dy për qind të banorëve të këtyre qyteteve,që kanë qenë shqiptarë,por që gjithë kohën rrinë duke fyer e përbuzur banorët shqiptarë,dikur rural e malësorë,si të prapambetur,që ditën,kur janë me shqiptarë,krekosen si patriotë shqiptarë,por kur janë mes tyre,si pijanecë të qajit “turk” dhe ngrënës të “mezes” me leplebija,garojnë mes tyre,në një dialekt të përdal turk,se cili është më turk se tjetri,bile tashmë kanë zënë të deklarohen edhe si osmanlinjë… Vërtetë,deri kur do t’i tolerojmë individët me mbiemër edhe të fiseve Gashi e Krasniqi (ta zëmë edhe në Prizren),që të na deklarohen si turq,vetëm për interesa të ngushta të tyre,sepse statusi i minoritetit po u sjell edhe ndonjë privilegj të shtuar?! Besoj,kushdo e ka të qartë arsyetimet tjera të kësaj natyre,prandaj njësoj duhet vepruar edhe ndaj ‘myslimanëve’ të shpifur (vehabistëve),që po na cenojnë integritetin kombëtar (fetar,etnografik e kulturor). Na ruaj zot,ne vlerësojmë për lider të merituar partiak shqiptar edhe të tillë individ që si gjuhë familjare përdor turqishten,prandaj turkoshakët në Maqedoni,për këtë “kulturë“ të tij prej turkoshaku,pothuajse vetëm atë votojnë…Medet! Ve bast me këdo,se para do të merr falas tokë publike nga kryetarët shqiptarë të komunave tona ndonjë turk për të hapur shkollë (private) turke,se sa një shqiptar për të ndërtuar fabrikë ose shkollë private shqipe. Secili ka shembuj konkret të kësaj natyre,ta zëmë të deklarimit edhe të malësorëve tropojanë për grekë,prandaj nuk po sjell më shembuj konkret,se sa e domosdoshme është marrëveshja kolektive,se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj këtyre cenimeve kombëtare,ekonomike,etnografike,kulturore,fetare. Dhe qëndrimin kolektiv duhet ta konkretizojmë në ligje e rregullore përkatëse,në interes të prioriteteve e drejtësisë kombëtare,duke përshirë këtu edhe reciprocitetin me shtetet përkatëse (konkretisht Turqinë,Greqinë dhe Serbinë). “Bëni nder,kush është për nder!” – ua ka lënë amanet Ali Pashë Gucia pasardhësve. Sigurisht që kam mirëkuptim për ata shqiptarë që nuk kanë mundur të përballojnë terrorin e pushtuesve serbë dhe të nacionalistëve e komunistëve ‘maqedonas’,prandaj janë deklaruar turq,por nuk kam asnjë respekt për ata shqiptarë të shpifur në turq,të cilët edhe pas vitit 1974 kanë vazhduar ta praktikojnë gjuhën turke si gjuhë familjare,e sidomos pas vitit 1999 në Kosovë dhe pas vitit 2001 në Maqedoni,vazhdojnë të deklarohen me përkatësi nacionale turke… Vërtetë jemi ende të varfër,por nuk kemi më nevojë të jemi fare të padinjitetshëm kombëtarisht! Sikur jemi lodhur me tolerime të paprincipta e taktizime,se na duhet përkrahja e Turqisë,se na duhet toleromi i emigrantëve (skllevërve) shqiptarë në Greqi… Uroj të përkrahni propozimin tim.

http://zhurnal.mk/content/?id=20117811367

Nga Luan Çipi :NË HOTELIN FANTASTIK “FANTASIA DE LUXE” NË KEMER TË TURQISË


Hotel Fantasia de luxe në Kremer, Turqi

Është dita e tetë, që të ardhur nga Shqipëria, po kalojmë familjarisht çaste të paharruara relaksi, në hotelin fantastik me 5 yje ultra all inclusive, “Fantasia De Luxe” në Rivierën e Republikës Turke, në qytetin Kemer. Jemi këtu, së bashku me gruan time, si dhe vajzën tonë, burrin e saj dhe me mbesën e dashur 17 vjeçare, të ardhur të tre posaçërisht nga Holanda. Ata banojnë dhe punojnë atje prej disa vjetësh, ndërsa ime mbesë, për të cilën jam krenar se zotron 5 gjuhë të huaja pa e harruar gjuhën e dashur shqipen, vazhdon shkollën.

Zbritëm në Aeroportin e Antalias, pas një ore e dyzet minuta udhëtim të rehatshëm me nje avion Çarter të Kompanise Albania Airlines, të nisur nga Rinasi. Pasi morëm bagazhet dhe vendosëm vulat në pasaportat, ju drejtuam sheshit të daljes. Nga tabelat në gjuhën shqipe, u orientuam dhe u ndalëm para një gabine të posaçme ku na priste axhenti shqiptar i transportit hotelier. Pritsi i autorizuar, një i ri shqiptar nga Shkodra nga familja Alibali, kishte studjuar në Universitetin Turk dhe tani ishte përfaqësues i një Kompanie Turke Transporti. Ai na adresoi te autobusi përkatës me numrin 13 dhe kur mbërriti turisti i fundit i Zonës së Kemerit erdhi edhe vet dhe na shoqëroi gjithë rrugës, duke na dhënë shpjegimet paraprake deri në hotelet përkatëse. Hotelet që zinin hapsirat detarea të autostradës Antalia-Kemer ishin njëri me i bukur se tjetri. Hoteli ynë i shumëpritur, ku pas një ore udhëtim zbritën 8 turistë nga Shqipëria, me sa duket, ishte ndalesa e fundit.

Hotel Fantasia de luxe në Kremer, Turqi

Nga larg e pamë hotelin madhështor të rrethuar nga tri anë me gjelbërim të dendur. Hoteli është i vendosur në rajonin Camyuva, 10km. nga qyteti i Kemerit dhe 65km. nga aeroporti i Antalyas. Ay është shtrirë në gjatësi buzë detit dhe pushton 235 ml plazh, ndërsa të gjitha mjediset janë projektuar dhe ndërtuar cilësisht dhe me materiale të zgjedhura bashkëkohore. Dallohen shtresat dhe dekoret prej mermeri, suvatimet uniforme, veshjet dhe lyerjet me ngjyra të pëlqyeshme, punimet e bukura në dru dhe ndriçimi i këndshëm artificial, kombinuar me ndriçimin natyror dhe me mjedisin e gjelbëruar për rreth. Sa hynë në rrethinat e Hotelit një qendër zanore, drejtuar nga DJ të kualifikuar, dëgjohet muzikë e lehtë e zgjedhur nga repertori botëror, për t’i kënaqur pa përjashtim të gjithë bujtësit e ardhur nga e gjithë bota.

Hoteli ka gjithsej 351 dhoma standard dhe të llojeve të ndryshme, sipas kërkesave të porositësve Shumica e dhomave janë me ballkon dhe me dritare të mëdha me pamje nga deti, me banjo personale me vaskë e dush. Dhomat janë të pajisura me gjithçka të nevojshme: me tharëse për flokët, ajër të klimatizuar qëndror, telefon direkt, mini bar (ujë, lëngje dhe birrë, në ftohës që rimbushet çdo ditë), kasafortë, tapete në dysheme, TV satelitor me kanale muzikore, si dhe abazhurë, pasqyra, monumente, buste dhe korniza me panorama pikturash tërheqëse.


Fantasia Deluxe, Kemer, Turqi

Pritja e ngrohtë nga personeli i shërbimit dhe akomodimi i shpejtë na ra në sy menjëherë.

Karakteristikë e këtij hoteli, siç e konstatuam në vijimësi, ishte sjellja dhe shërbimi cilësor i përfshirë në gjithçka. Kujdesi i përditshëm dhe i vazhdueshëm duket, jo vetëm te mikpritja shëmbullore dhe sjellja e personelit të kudo ndodhur, po sidomos te shumëllojshmëria e ushqimeve të freskët dhe të gatuara cilësisht dhe që shërbehen me bollëk gjatë gjithë ditës për mëngjes, mëngjes i vonshëm, zemër, drekë, pasdite, darkë në bufetë me lëngje dhe kafe, mini bar te dhomat, lëngje të freskëta për mëngjes pa ndërpreje, akullore, pije alkolike të zgjedhura masive pa pagesë suplementare dhe pije të rralla dhe verëra të shtrenjta me pagesë direkte.

Në Hotelin Fantasia De Luxe ka disa restorante dhe bufe që shërbejnë pa pagese suplementare dhe me konsum të pakufizuar në sasi dhe kohë. I tillë është: Restaurani Kryesor i vendosur në një sallë tejet të madhe dhe që shërben edhe si bar bufe e hapur; Restauranti Italian, i specializuar për pica Napolitane dhe ku luhet gjithë kohës muzike e zgjedhur italiane; Restauranti i Peshkut, Restauranti Turk dhe Restauranti i Sofisë me kuzhinë Kineze.

Po kështu të ofrohen pa kufizim: Plazhi në pishinat dhe në det me shtretërit, peshqirat dhe çadrat e diellit të hotelit; notimi në pishinat e jashtme dhe të brendëshme, pishinë për fëmijët, rëshqitëse në ujë për ta; qendra fitnesi, sauna, banjo turke, terreni për tenis, ping pong, volejboll, basketboll, bilardo, volejboll plazhi, sportet ujore pa motor, internet në zona të shumta,program argëtues gjatë ditës dhe program artistik në mbrëmje, si dhe mini klub për fëmijë me programe argëtuese gazmore, etj.

Shërbime të tjera me pagesë janë: Vizitat dhe ndihma e vazhdueshme mjeksore, masazhe gjithfarëshe në seanca të posaçme, solarium, larje dhe hekurosje rrobash, kujdestar për fëmijët, floktari, telefoni, fax, qendra tregtare dhe makina me qira, sportet ujore me motor, ndriçimi për tenis natën dhe pajisjet, si dhe shkolla e zhytjes.

Karakteristikë dalluese e këtij hoteli-shkollë është kujdesi dhe programet për shërbimin dhe dëfrimin e fëmijëve. Kjo nis që me kushtet përjashtuese e lehtesuese në pagesë për ata 2 dhe 5 vjeçarët, si edhe për më të riturit, po edhe me pishinat e veçanta, labirinthet rreshqitëse, këndet e lojnave, kuzhinën dhe kompletet e vetushqimit e deri te shfaqjet artistike.

Në Hotelin Fantasia de Luxe çdo mbrëmje organizohen shfaqje të bukura artistike. DJ të kualifikuar drejtojnë edhe shfaqje me pjesmarrjen e turistëve të përgatitura bukur dhe me larmi temash. Ne asistuam në disa prej tyre dhe ngelëm mjaft të kënaqur. Në fillim bëhet apeli i kombësive dhe të pranishmit nga salla përgjigjen në kor të entusiasmuar dhe të kënaqur nga përzgjedhja, njëkohësisht krenar se e evidentojnë atdheun e tyre të dashur.

Shfaqja nis me fëmijët, që dalin në skenë me veshje apo simbole të vendit të vet secili dhe kërcejnë e këndojnë, si të ishin të së njëjtës botë. Ata shoqërohen nga orkestra me këngë të zgjedhura e të njohura thuajse nga të gjithë. Fëmijët, një gjysmë orën e tyre të përditëshme, e përfundojnë duke kaluar në një shteg të gjatë, ndënë duart e kryqezuara si në harkun e një ure, të prindërve të tyre, që janë ftuar edhe ata në skenë, për mbylljen e shfaqies entusiaste.

Pas kësaj duket në paraskenë regjisori përkatës dhe angazhon publikun me numra të improvizuar, duke i ndarë spektatorët në grupe, sipas vëndvendosjeve dhe duke i përfshirë në lojë që të gjithë. Në një rast regjisori zgjodhi 4 vajza të bukur me kombësi të ndryshme dhe në rolin e miseve, i ftoi ato në skenë për të demostruar aftësitë e tyre si modele dhe për të pozuar në 4 qëndrime të zgjedhura nga secila. Një juri e caktuar nga publiku bëri klasifikimin e tyre dhe fituesja u shpërblye me një tufë lulesh të freskëta, dhe ajo, pasi përsëriti spektaklin e vetimprovizuar, doli nga skena, shoqëruar me duartrokitje e brohoritje.

Shfaqiet në vazhdim jepen të ndryshme çdo natë, sepse nga njerëz të interesuar specialistë të turizmit turk, ftohen për debutim grupe me famë botërore kërcimtarësh, akrobatesh, kllounësh, orkestrantësh e këngëtarësh, të cilët qarkullojnë me radhë në hotelet e pafund të Rivierës Turke dhe i mahnisin me virtuozitetin e tyre të pranishmit, duke i bërë të pëlqyeshëm, pavarësisht se interpretojnë në gjuhët e shteteteve të tyre: Turke, Ruse, Ukrainase, Moldave, Armene, Kaukaziane, Azerbaxhiane, etj.

Hotel Fantasia Deluxe, Kemer, Turqi


Në një masdite, të joshur nga reklama e Ridvanit, një shitës i inkuadruar në shërbimet me pagesë të hotelit tonë, na u mbush mendja të vizitonim për të blerë në një tregtore të madhe në qytetin e Kemerit, një, apo disa pallto lëkure. Kështu, Ridvani, miku ynë i ri dhe i dashur na shpuri në atë pasdite me makinen e vet në Kemer, direkt e te porta e tregtores së madhe “Tigers Leather”. Sa mbërritëm, personeli i saj, që ishin edhe pronarë të firmes që nga viti 1964, zbriten të gjithë dhe na rrethuan plot buzqeshje e konsiderata (i kishte njoftuar Ridvani në telefon, duke i thënë se gjoja po vijnë disa bosa shqipërie). Aty kishte me shumicë mallra vërtetë cilesore, veshje 100% lekurë tigri e llojesh te tjera, xhaketa, peliçe, kostume, që siç thane ata konkurojnë me gjigantët e botës së sotme. Menjeherë, si i zbritën nga rraftet llojet e kërkuara nga ne, na ftuan për kafe e çaj dhe na komplimentuan në të gjitha anët. Ishte vërtetë mall i mirë, po çmimet shumë më të larta nga analogët përkatëse p.sh. të Kanadasë, eksportues i rëndësishëm i veshjeve prej lëkure. Përfundimisht shitsit, me gjithë fjalët e mira, nuk i zbritën çmimet në kufijtë e pëlqyer nga ne. Na u desh të largohemi të vetmuar, duke i lënë të zotët e shtëpise “turi varur”. Aq të dëshpëruar e ndjen veten ata sa as shitësi me moshë më të vogël nuk na përcolli dhe nuk na uroi “mirëseardhjen”. Besojse kishte të drejtë. Ne nuk do kthehemi më këtu, megjithë mrekullitë që pamë, se turisti kërkon gjithnjë zbulime të reja aventurash, vendesh dhe njerëzish.

Një tjetër kënaqësi e veçantë dhe që e provuam për here të pare në jetën tonë ishin seancat e masazhit trupor. Zbritëm me ashensor në katin nënëdhe dhe na futën disa minuta në saunën me temperaturë të lart. Këtu kaluam seancën përgatitore të nxemjes dhe të zgjerimit të poreve të trupit. Seanca e dytë ishte hamami turk, ku fillonte masazhi dhe fërkimi me dorashkë dhe pastrimi e larja e trupit. Në proçesin e masazhimit u futën njëkohësisht 4 veta dhe unë rash në dorën e specialistit turk Spartak, me përvojë 13 vjeçare dhe i shkolluar për këtë profesion, që u tregua një mjeshtër virtuoz i vërtetë. Spartaku, i ri dhe i fuqishëm, për një kohë të gjatë nuk rreshti të më masazhonte, duke më dhënë kënaqësi të pa treguara. E nisi nga thembrat e kembëve, pulpat, kofshët, trungun, qafën, krahët dhe deri te gishtat e duarve. Pas një periudhe shlodhje dhe relaksi për mua u zhvillua procesi tjetër i masazhit me vaj, që zgjati edhe më shumë, duke i kaluar me kujdes edhe mjëherë të gjitha pjesët dhe muskujt e trupit.

Fantasia Deluxe, Kemer, Turqi

Në datën 14 korrik 2011, ditën kur unë mbusha 77 vjeç, qysh në mëngjes, përfaqësuesi i personelit drejtues të Hotelit Fantasia De Luxe, trokiti në dhomën time dhe i shoqëruar me një kamarjer, më solli një tortë. Ata kishin gjetur ditlindjen nga dokumentat e rregjistruara dhe erdhën për të më përcjellë urimet. Pas tyre mbërriten dhe pjestarët e familjes time dhe të tjerë shqiptarë e gjitonë të dhomave afër. Mëngjesi nisi kështu me ngrënien e tortës dhe me kengën tradicionale të urimit, që tani është njësuar në shumë vende të botës. Më von, pasi hëngrëm mëngjesin e pasur, në tavolinën qëndrore të sallës së madhe, mbushur me lule dhe pjatanca ushqimesh, mëiste një tjeter surprisë: Në një anije me vela më ishte rezervuar vendi për një udhëtim bregdetar 6 orësh. Bregut të detit soditëm pamjet e bukura të mbushura me hotelet e shumtë turistikë, njeri më madhështor se tjetri dhe ndalëm në disa gjire deti të përshtatëshme për notim. Po në anije hëngrëm dhe drekën, kryesisht peshkë të freskët të pjekur me kujdes në skarë nga kuzhinjeri i anijes. Pasdreke, shoqëruar me muzikë të zgjedhur, u kërcye, u këndua dhe u bënë fotografi. Gjatë rrugës u kryqëzuam dhe u përshëndetëm nga dhjetëra turistë, që kishin mbushur anije dhe motoskafe dhe shëtitnin gjatë bregdetit turk. Aty pamë motobarka dhe motoskafë që tërhiqnin pa ndjenjë frike rëshqitës guximtar me ski deti, apo lidhur me litar në lartësinë qiellore, balona ajror, me një apo dy të rinjë sypatrembur.

Kjo, dita ime e përvitëshme më e spikatur (datëlindja), këtë herë ishte e jashtëzakonshme dhe më mbushi me ndjesi të paharrueshme.

Dhe unë si turist shqiptar, pa ja humbur vlerat kësaj ditë festuar me kaq madhështi, ndër të rrallat e jetës sime, do desha ti jepja fund këtu reportazhit tim “Fluturimi për në Turqi”

Kemer Turqi, 17 korrik 2011

Arti i ambivalencave krijuese

Nga Ndue Ukaj

Të rrallë janë ata krijues, të cilët lirinë e imagjinatës krijuese, e lëshojnë në ujërat e pafundme të kërkimit dhe që nga andej përftojnë më të bukurat e thellësive. Në të vërtetë, të rrallë janë ata krijues që thyejnë shabllonet e artit të krijimit dhe guxojnë të eksperimentojnë deri në imtësi më fjalën, gjuhën dhe rrjedhimisht, produktin e saj, shkrimin. Mirëpo, ata që e bëjnë këtë, janë ata që shënjojnë kohët, kulturën letrare dhe bëhen shënjuesit e saj. I tillë është autori Skender Sherifi. Një krijues me potencë të jashtëzakonshme, që kur shkruan, sikur lëshohet në ujërat e trazuara të shkrimit dhe lojës imagjinative, nga e cila, si krijues i rryer di të përfton ato thesaret më të zorshme, ato guaca, që brenda shpërthejnë me fuqinë e dashurisë për artin e të shkruarit, me të cilin ky shkrimtar është i mishëruar. Skender Sherifi hedhet ne krahët e imagjinatës dhe shtegton nëpër ato misteret më të mistershme të magjisë së shkrimit. Një magji e vërtetë krijuese, një vepër letrare thellësisht tronditëse, është edhe vepra teatrale, Trioja, ose Trioja e përjetshme, një tipizim për Artistin, Femrën dhe Tjetrin. Ky tekst letrar, konceptualisht ndërthur trajta të shumëfishta krijimi dhe perceptimi. Ai është një shkrim letrar, ku autori mjeshtërisht funksionalizon ironinë, humorin, dialogjet dhe monologjet dramatike, elemente këto që e bëjnë shëmbëllim të letërsisë së bukur. Trioja e përjetshme, është një tekst që të magjeps dhe të fton ta lexosh e rilexosh, ta përjetosh dhe shikosh. Janë këto tipare karakteristike dhe poetika origjinale e kësaj vepre unike që, thënë me gjuhën e përgjithshme, e pasurojnë fondin e kulturës letrare shqiptare. Autorin Skender Sherifi, të cilin gjer me tani e kemi njohur si poet me një botën tejet të veçantë e unike krijuese, tani shfaqet para lexuesit me tekstin letrar, Trioja e përjetshme, një vepër letrare, në të cilën trajtohen probleme të përjetshme të njeriut, me një frymë të re, që është tipik sherifiane. Teksti i tij letrar, ka brenda poezi, prozë, filozofi, religjion, film. Aty ka copëza jete të njeriut bashkëkohës, që merr dhe jep nga më të zakonshmet dhe pazakonshmet e jetës. Nëpër këto ambivalenca dramatike, perceptimi i artistit për botën, rrethin, femrën, paranë, bëhen tipare semantike dhe shënjues të tekstit letrar. Brenda një trekëndëshi të çuditshëm, i cili luhet mjeshtërisht, mes artistit, gruas dhe tjetrit, me ndërhyrje edhe te korit, si përbërës i rëndësishëm i tekstet dramatike, autori e shëtit mjeshtërisht lexuesin nëpër kohë dhe hapësirë, e ballafaqon me të shkuarën dhe bashkëkohësin, prapa së cilës, shpërfaqet intencionaliteti ideor autorial, ku rëndojnë pikëpyetjet krijuesit për kohën e tij dhe dramat e thella të saj, dehumanizimin dhe kohën teknike. Ky tekst teatral, shpërfaq intensitetin krijues, atë intensitet që brenda fabulës së tekstit Trioja na ravijëzohet me nuanca thellësisht filozofike, ku mendimi krijues ngjizet brenda një sistemi gjuhësor të konstruktuar me shprehje dhe figura stilistike, në të cilat zotëron krahasimi, metafora dhe ironia. Teksti thërret. Ai kumbon. Është një shpërthim, në të cilën receptuesi gjen shpërthimet me tipike të kohës sonë. Ashtu sikurse ne poezi, edhe ne tekstin Trioja, të shkruar me destinim teatrin, autori luan me fjalën, të cilën e përdor në mënyrë magjike, për të funksionalizuar tiparet e një estetike të kondensuar, ku ritmi i fjalës dhe intensionaliteti i mendimit, ecin paralelisht, ashtu siç ec vetëdijshëm botëkuptimi i krijuesit për fenomenet e ndryshme që trajton, për natyrën dhe karakterin e Artistit, relacionin e tij më krijimin, botën, femrën. Për autorin e këtij teksti, Artisti në të vërtetë, është një gjeni dhe ”rrjedh si një Lumë në Asgjësinë njerëzore” (Artisti). Kësisoj, Ai është si një gjahëtar i përjetshëm, i anktheve, ankthe këto që përcillen me gjuhën e së bukurës, nëpërmes veprës Trioja. Trioja është një tekst i shkruar me gjuhën e së bukurës, që rrjedh si një lumë i qetë, në thellësinë e të cilit lundrojnë mistere të pafundme të krijimit, e të cilat, autori ja sjell lexuesit dhe shikuesit të etur për të bukurën dhe të këndshmen mjeshtërisht. Bota e krijuese e Skender Sherifit është një univers i pafund shqetësimesh dhe observimesh. Autori i shpërfaq para receptuesit, me tiparet e një estetike postmoderne, me tendenca të sintetizimit të procedimeve të ndryshme teknike në shkrim, qoftë të karakterit gjuhësor, stilistik apo kompozicional. Teksti, përveç tjerash shquhet për muzikalitetin e veçantë, për një ritëm të brendshëm që e mban në tension mendimin dhe shthurjen e fabulës. Për më tepër, këtë tekst e shquan edhe një rimë e bukur, e cila kumbon muzikalitet dhe i jep gjallëri veprës. Janë këto tipare dhe shenja letrare, të cilat e bëjnë këtë vepër shumë të admirueshme për skenim. Në këtë tekst, ka një përpjeke për të sintetizuar forma dhe modele të ndryshme të procedimeve dramatik. Futja e korit modern në skenë, është një tipar klasik, por që këtu merr tipare bashkëkohore dhe bëhet mishërim i një bashkekzistence dramatike. Kori nuk është një ndërmjetëses klasik, mirëpo në trajta eksplicite, mishërim i personazheve të panumërta në korin e jetës, që flasin: “Kultura u bë një Luks në gjithë këtë Antikulturë” (Kori). Poetika e semantike e këtij teksti, konstruktohet mbi një ambiguitet të fuqishme mendimesh të thella e filozofike që zbërthejnë mistere, ato mistere që në trajtat më të bukura vinë përmes personifikimit më emblematik, me Artistin, Femrën, Tjetrin dhe Korin. Autori trajton problemet e kohës, “Si lind Etika , si ushqehet Vullneti, si gjendet Qëllimi ultim ? Si orientohet një Komb”, (femra). Skender Sherifi, tekstin e tij pasuron me elemente të ndryshme kohore, përmes shëtitjes nëpër kohë dhe hapësira të gjithfarshme, me elemente kulturore, duke shfrytëzuar pasuritë e mëdha të letërsisë, kulturës, religjionit, në funksion të konstruktimit të një bote specifike dramatike. Trioja është e përjetshme. Prandaj duhet lexuar. Për më tepër, ajo duhet skanuar. Kështu do të realizohet qëllimi i saj final.

Të kam thënë:- Të fleh tek bytha e pelës ! ...

Tregim

 Nga Përparim Hysi

 E quanin Napoleon,po,me që këtë emër kaq të gjatë mezi e shqiptojnë drejt,e thërrisnin që të gjithë,Loni.Që ta merrni vesh mirë atë historinë e atij emri kaq të gjatë,është,pak a shumë, kështu.Kur do t'i vinte emrin të birit,Xhelal Lusharaku,kishin vënë mbi djepe të këtij,Lonit,ca lapsa,fletore,nja dy lekë nga ato "duçet" e qëmotshme dhe,me që Xhelali na kish qenë me luftën,akoma,kur i lindi i biri,kishte kobure.Pra,tek koka edhe koburen.Dhe gjinjda po vinte re:nga do t'i zgjasë doçkat ky kërthi?Të gjithë(Xhelua,veçanërisht),mendonin se duarët drejt e tek koburja.Po,jo,mor burazer?Drejt dhe mbërtheu ato dy"duçet".-Napolon,-bërtiti Xhelua!,-Napolon,do ta quajnë tim bir.Këtë"Napolon"pa atë e-në që ka drejtshkrimi,ndaj,për të më thënë që nuk e ke shkruar si duhet,këtej e tutje,kemi të bëjmë vetëm me Lonin dhe aq.Se,kështu vazhdojnë ta thëërresin dhe sot:Loni! I ati,i gëzuar që pas tri çupave me radhë.më së fundi,u bë me djalë,e mori këtë,Lonin,me dhele dhe e bëri,kur i thonë fjalës,me sy në ballë.Napolon,or jahu,- thoshte.Do bëhet i madh im bir.,-parashihte.. * * * Kur i erdh mosha e shkollës,u pa dhe "madhështia" e Lonit.Mezalla.s'e e shkrepte.E kish mëndjen veç tek lekët.Epo,a nuk zuri "duçet" me dorë?Sa kishte në dorë ndonjë lek,që ia jitpe,e ëma,Sheqerja,gjasme ia kërkonte mësuesja për në shkollë,drejt dhe në dyqan ku blinte ndonjë gjë për të ngrënë.Edhe filoren e bëri për 6-vjet.Parë,kur thonë në Myzeqe,me shkollën si me hënë jashtë.Sa mbaronte shkollën,mbasditeve,nuk e kish për gjë që të zinte ndonjë lek në pazar(larg një tri-katër km nga fshati qe qyteti),por nukk thehej bosh:o kish shitur një trastë me kumbulla sheqeri,o kishte shitur një pulë,o...po ku numërohesdhin "pazaret" e Lonit?!Po rirrtej nga dtat në ditë dhe shkollës,pas fillores,nuk ia pa më bojën.I jati,Xhelali,që shpresonte shumë tek i biri,sikur po i humbte shpresat për "madhështinë" e të birit dhe,kur pa,që as me lopë nuk dëgjonte të shkonte,tha një ditë mes fshatit: -I dhashë shkollën,nuk mësoi.I dhashë lopën,nuk e ruajti.E futa dhe në punë(në fermë,sigurisht.se ku tjetër?),dhe nuk e "hëngri".I dhashë copën e bukës,,,, dhe e përrlau.Mos e hëngësh,o Loni!-lëshoi mallkimin.E tha atje,mes fshatit,dhe u bë vazhdë.Sa shikonim Lonin,i bërtisnim:-Mos e ngrënçë,o Loni! Ky,në vënd të zëmërohej,qeshte së bashku me ne.Se,për ashtu,nuk zëmërohej Loni,jo.Qe,ç'është e drejta,qejfpaprishur dhe sherreve u ruhej.Mëndjen e kish vetëm tek"duçet".Dhe,kur ia shihte nndonjë fëmije varur si gjerdan mbi qafë,do të zgjaste duarët dhe do t'i përkëdhelete.-Këto,- më thoshte,- të nxjerrin në selamet.Po ku t'i gjesh?!-pyeste,pa pritur përgjijge. * * * Kur u kthye nga ushtria,kish hedhur goxha trup dhe sikur qe ndryshuar.Në të parë,nuk kishe seç i shaje.Po tani e shihja ,që mbas punës ( po në fermë,de), sulej andej nga qyteti.-E,-i thosha,- nxore ndon jë"duçe" apo jo?!-Aha,pakogjë! Se nuk tregonte kurrë.Po çdo mbasdite dhe kjo punë.Tutje,i ngarkuar (me "çiko gjë?"),dhe,tek kthehej,me duar në xhepa.Siç duket,shtonte"duçet".Ndërkaq,Xhelali me Sheqeren,pasi e martuan,e ndanë dhe,kur doli më vete,aq i shtoi këto"duçet",sa me këto,duket se i zuri kokën me derë,ndonjë drejtori ndërmarrjeje në qytet,se,një ditë prej dtësh,Loni filloi punë në një ndërmarrje industriale.Natën,se nata,- thoshte,-nuk ka sy.As sheh se çfarë bën dhe ku bën.Punoi,-më tha,- si frezator,-Po si,i them?Ti me "shkollë të madhe",ku mësove për frezator?"Duçet","duçet".në ke nga ato të shkreta,as që të duhet shkolla.Dëgjo,- shtoi si në intimitet,- i gjalli ka gojë.Do të hajë.Dhe unë,or burazer,ia mbusha gojën dhe drejtorit,dhe atij të kuadrit dhe,domosdo,edhe brigadierit.Në mes të natës e filloi punën,si ndihmës.Po atij"mjeshtërit",po i çoj pjesën dhe saf rmos,or tunjatjeta.Dhe më ke parë.Ca pula,blerë me të lirë këtu,vete i shes gjëkundi.Nesër një dele a sheleg.Me lopët është ndryshe:këto i mbaj nga një javë a një muaj dhe,si i shëndosh ca,dhe fitimi është më i madh.Hajde,Loni,që nuk mësoje në shkollë,hajde! Bërë "mjeshtër" që mallin kallp,ta shetë për flori. * * * Kur qeveria i mbylli ato"vrimat"për"duçet" e Loni,përsëri ,nuk ndënji rehat.Trapiti deri në ato zonat malore dhe nuk kthehej pa gjë.-Po lëvize,do gjallisësh gjëkafshë,-filozofonte.Pastaj kish zbuluar një "burim" tjetër për"duçe".Po merrej me lajmësi.Lajmësi veç për burra dhe gra të moshuara..Këta,-thoshte,-ia dinë vlerën familjes.Dhe një rrugë e dy punë.Kur litarit i "shtrëngesave" ekonomike,filloi e të zgjidhej(se po vinte demokracia),u bë,pothuajj,me krahë. Djalin emadh,Floririn,e kish martuar dhe ky,e kish bërë shtëpinë më vete.Sado që u mundua që dhe këtij t'i jepte "huqet për duçet",ky,Floriri siç kish emrin mbeti.Qe jo vetëm punëtor,por të bëhek kurban në kishe hall.Ndryshe,krejt ndryshe,nga i ati,Loni.Erdhi dhe demokracia.Tani Loni nuk mbahej.Tregëti e lirë dhe ndjehej si peshku në ujë.T'i kërkoje diçka,e kishe kot:"Ca çikalekë" që kisha i kam ndarë me fajde.Dhe vallë kur do t'imarrë,- qahej.Pazaret tani nuk i bënte në këmbë.Kish blerë një pelë,e mbrihte në biroç dhe frymën në pazar.Ah,-thoshte,- sa e kam pritur këtë ditë!! je i lirë si zogu i pyllit.Mos pirt,- më thoshte,- të bien kocka nga qielli,por bëj rrrëke bythhës,në do të jetosh.Hajde,filozof,hajde! Ky është ai Loniqë nuk mësoi në shkollë dhe më mban mua lexione për jetën. * * * Dhe Floriri,i biri i Lonit,ka një pelë.Këtë e mbreh në karrocë dhe është bërë si diell që ngroh tërë fshatin.Se ky,nuk është si Loni.Fshati vuan për ujë dhe Floriri,që në mëngjes,u bënë zë grave dhe plakave të fshatit,ua merr bidonat bosh dhe frymën tek burimi i vetëm,rreth dy km larg,i mbush atje dhe për lekë,sa t'i japin.Me asnjë nuk bënë pazar,po gratë e fshatit jo vetëm ia japin lekët,sipas hakës,po i japin dhe njëmijë urata nga pas.Ai,buzëqehsur dhe qejfpaprishur me njeri,plakave dhe grave të pamundura,u fut bidonat deri brenda në shtëpi.Dhe të gjithë e mbajnë në gojë vetëmë për mirë.Kurse për Lonin,askush nuk e thotë një fjalë të mirë.Plaka Qeriba,që është e rrahur me vajë e me uthull,paska thënë një ditë,kur ky,Floriri,po i fuste bidonat në shtëpi:-Or bir,t'u bëftë dita njëmijë dhe shyqyr që ke ngjarë nga pela,se ai"sterraniku",yt atë,Loni "Duçja" , vetëm tek "duçet" e ka mëndjen.Edhe gur,po t'i kërkosh,për të thyer kokën,nuk të jeP,se thotë:-Më duhet për vete.Njerëzia u gajasën me atë"ke ngjarë nga pela",se e kuptonin që qe fjala,për Zaren,të ëmën e Floririt.Floriri u gajas për vete.Se kush mund t'i zëmërohet,plakës Qeriba?!... * * * Gratë më shumë se sa burrat e dhanë berihajin:-Bobo!Floririt të shkretë i kanë vjedhur pelën!Lajmi ra si bombë dhe vërtet,këtë vjedhje,e vuanim secili.Sidomos,gratë:se për to qe dhe "hataja".Djemtë e fshatit,kush e kush me makina(se kishin hyrë makinat private në fshat),pa u thënë askush,guiduan me tërë shpejtësinë andej,nga ish prrë,së fundi,pela e Floririt.Dhe,në të hyrë të Lushnjes,aty ku ka qenë,dikur,fabrika e letrës,e gjetën mes një karvani arixhinjësh shtegtarë."Hajduttët" u justifikuan se pela,kish ardhur pas"erës" së kuajëve".Floriri,i gëzuar që rigjeti" pelën et ij,nuk il a miqtë et ij të bënin sherr,po i kërceu pelës në kurriz,e,drejt e në fshat.Gratë,prapë të parat e morën vesh,dhe frymën për ta ururar.-Shpëtove ti,po shpëtuam dhe ne dhe,sekush,la ndonj ë"darovi"të voëgl,sipas zakonit.Se nuk i thoshin shaka,një pelë donte një milion lekë ta blije,në atë kohë.Kur erdhi dhe Loni.-Po si,or bir,ta vodhën pelën?-Po ma vodhën,o pepe,po shyqyr,edhe nga këta shokët,që e gjetën.-Po nuk të kam thënë që të flesh mu tek bytha e pelës?-sokëlliu dhe iku,si ndërkryer. * * * Zoti,-thonë,-lart është dhe mban shënime.Për të mira dhe të liga.Po kështu do të jetë se ja seç ndodhi.Plot nja dy javë pas kësaj ndodhie, na vjedhin pelën e Lonit.Atë,"Kërren" që mbrente në biroç.Lajmi u hap,po njeri nuki shkeli në derë atij.Dhe,pas nja dy ditësh,kish dalë mu aty,tek "mërzejmë" në hije të ullinjëve.Qe i mërzitur dhe kjo dukej qartas,por unë,enkas,për t'i shtënë çikë,kur thonë,i them:-Ore Loni po ç'ke kështu që rri sikur të ka ngrënë gomari bukën?-Lëre,-më tha,lëre,më thanë kupën,më vodhën pelën! U shpreh aq vajtueshëm,sa priiste ndonjë fjalë ngushëlllmi.-Të vodhën pelën!,- bëra si të habiturin unë,po nuk të kam thënë që të flesh mu tek bytha e pelës!!! ....

17 korrik 2011

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...