2011-07-24

Familja Neziri e ngujuar nga gjakmarrja

Edison Myrteza

Asnje shenje jete, asnje fryme. Edhe tek keto tre shtepi te fshehura me mure ne Gracke ne jug te Prishtines, nje familje prej 45 personash prej te cileve 7 femije, jane murosur te gjithe qe prej 17 muajsh. Te kercenuar me vdekje nga tradita e gjakmarrjes.
Te burgosur ne shtepi.


Shefi i fisit, Haki Neziri, 77 vjec, nxjerr pak koken jashte por kontrollon me veshtirm te rrufeshem rrugen perreth. “Familja ime nuk mund te dale jashte me qe prej 17 muajsh. Grate dhe burrat nuk shkojne madje as te punojne dhe femijet nuk shkojne ne shkolle”, rrefen i moshuari. Ceshtja e Nezirit dhe e pjestareve te tjere te familjes se tij ka vetem nje ide “ceshtjen e nderit”. Nje krim i kryer, qe tashme eshte kunder tyre.

Hakmarrje e siguruar

Gjithcka ka nisur ne shkurtin e vitit 2010 kur nje ceshtje e vjeter me dy familjeve eshte permbyllur me vdekjen e Brahim Veselit, 40 vjec. Te kater vellezerit Neziri jane arrestuar. Madje vazhdojne te jene ne duart e drejtesise. Por Neziret presin nje drejtesi tjeter. Ate te hakmarrjes qe pretenton te pastoje hidherimin me nje tjeter gjak. Nje tradite e vjeter shqiptare nga e cila nuk mund t’ia mbathesh dot.

Dhe tradita do qe ceshtja te zhvillohet jo ne shtepine e vrasesit. Do te ishte e pandershme. Neziret per kete ceshtje jane mbledhur te gjithe ne vendin e tyre, ne shtepine e kryefamiljarit. Ata nuk largohen kurre per aventure jashte pasi rrezikojne jeten. Per te mbijetuar kane shitur pak nga toka e tyre, kafshe te buta dhe cdo te mire.

Kodi dhe premtimi

Ceshtjet e nderit jane ende te vulosura prej shekujsh ne shoqerine shqiptare edhe ne Kosove. E kane origjinen tek nje grumbull ligjesh te pandrysheshme “Kanuni” i krijuar gjate pushtimit osman. Sipas ketij kodi “nese nje burre vret nje tjeter, nje pjestar mashkull i famijes se viktimes duhet te godase ne te njejten menyre me familjen e vrasesit”. Nuk ka shpetim. Kodi i njejte i nderit, parashikon ate qe familja e vrasesit mund t’i kerkoje familjes se viktimes fjalen e nderit apo “besen” nga disa pjestare te familjes. Ne rastin e familjes Neziri, ne fakt, Veselet kane refuzuar te japin pak zemer duke respektuar djemte. “Nuk kane dhene besen”, tregon Arjani, djaloshi 13 vjecar, nipi i Hakiut i cili shikon me syte kater gjithkend qe i afrohet shtepise. “Me pelqen shume te shkoj ne shkolle, por nuk mund te shkoj”.

Nderthyrje te kota

Familje me influence ne qytet kane provuar te nderhyjne per te pajtuar familjet duke u kerkuar Veseleve bisede per hakmarrjen me djemte. Por pa asnje rezultat. Te njejtet kane tentuar edhe ne shkolle. “Me autoritetin e shkolles rajonale kemi shkuar tek Veselet disa here”, tregon drejtori. “Deshiroja te nderhynim per nje zgjidhje te problemit me mundesite e mia. Por sa per besen nuk kane pranuar madje as te flasin”.

E pa mundur te gjendet zgjidhja madje edhe me nderhyrjen e policise.

“Ne luften kunder Kanunit jemi te pamundur, pasi ne pjesen me te madhe te rasteve eshte e pamundur te provojne reagimin. Jemi ende era e se vjetres”, shton Behxhet Shala, militant kosovar i nje shoqate per te drejtat e njeriut. “Eshte nje praktike e kthyer pasi shteti i se drejtes ne Kosove eshte ende i paqendrueshem”. Vezhguesit e huaj shtojne se numri i krimeve te nderit eshte rritur aq sa madje nuk ekzistojne edhe shifra zyrtare per ta konfirmuar.

Nje jete ne ndryshim

Ne kete pike, Shyqeriu, 49 vjec, i parelinduri i Nazireve ka marre nje vendim. “Dua t’u coj atyre nje leter”, tregon ai. “Do t’ua le atyre zgjedhjen e vendit dhe ores. Do t’i takoj. Dua patjeter t’u bej nje takim. Dhe nese ky eshte kushti qe familja ime te jete e lire, madje edhe nese me vrasin, le te jete keshtu. Familja ime do t’i fale”.

Portret- intervistë me Saime Isufin ish-bashkëshorten e Kadri Zekës me rastin e 30- vjetorit të ngjarjeve të viteve 81-ta


Nga Asllan Dibrani

Ky vit ishte një vit jubilar i ngjarjeve te viteve  te 81-ta. Ky jubile u shënua  në shumë qytetet në Kosovë ,Maqedoni por edhe ne "Diasporën Shqiptare". Të ngjashme tubime  ishin  parapare edhe në shumë shtete  të Evropës.  Një tubim i këtij karakteri u mbajt u mbajt edhe në  Zvicër.
Saime Isufi  në takimin e  Simpoziumit  Shkencor në Jubileun e 30-vjetori
t të demonstratave të  vitit 1981 në Zvicër  2011 (Foto Asllan Dibrani)

Hapjen e tubimit   e bëri  zonja Saime Isufi, në emrin e organizatorit, shprehu ndjenjën e krenarisë që si pjesëmarrje e demonstratave të 81-tës. Simpoziumin, në emrin e ambasadorit të Kosovës në Bernë, Naim Malajt, e ka përshëndetur zëvendëskonsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa. Një përshëndetje ka ardhur edhe nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës.
Pjesëmarrja ishte   mjaft  voluminoze  qe nga te gjitha trevat shqiptare  si ish të burgosur të atyre ngjarjeve  ku  i paraqiten  tezat e veta  si protagoniste të atyre ngjarjeve. Në vazhdim kanë bërë përpjekje për të ndriçuar sfondin historik të demonstratave të vitit 1981, duke vënë theksin në faktin se ato nuk ishin spontane ku ma vone u shndërruan ne demonstrata  politike. Sipas shumicës së tyre, ngjarjet tashmë historike të atij viti, kanë organizatorët e tyre dhe si të tilla, ato i kanë dhënë një shtytje vendimtare zhvillimit të proceseve historike, të cilat, rreth 20 vite më vonë do të çonin në çlirimin e Kosovës.
Grupi pjesëmarrës ne këtë simpozium qe u mbajt ne Zvicër për
 përvjetorin e  30-të ne ngjarjeve te Kosovës
Në margjinat e sallës ku mbahej simpoziumi ishin ekspozuar një numër punimesh të realizuara në burgje, nga të burgosurit politikë si: dëshmori Gursel Sylejmani, pastaj  Hydajet Hyseni, Sylë Mujaj, Emrush Xhemaili dhe Gani Vlahna.Punimet e tyre i lexuan ose ia dorëzuan këshillit, këta autorë: Saime Isufi, Fahridin Tafallari, Abaz Fejzullahu, Asllan Dibrani, Agim Sylejmani, Trëndelina Labënishti- Jaha,
SAM_4934

Saime Isufi  djathtas Trëndelina Labënishti- Jaha  e burgosur politike (e bija e patriotit të madh Kadri Labënishti  ish i burgosur disa herë nga  Struga heroike) dhe Asllan Dibrani po ashtu i burgosur me të njëjtin grup
Avni Lumnica, Bejtullah Tahiri, Brahim Avdyli, Dashnim Hebibi, Gani Bala, Gani Vlahna, Hamëz Morina, Halit Naxhaku, Hamdi Hajdini, Ibish Neziri, Idriz Mehmeti, Ilmi Cakolli, Ismet Rashiti, Jashar Alia, Kadri Rexha, Llukman Halili, Metush Sadiku, Metush Zenuni, Musli Kasumi, Naser Berisha, Nezir Myrtaj, Nikë Gjeloshi, Ramadan Pllana, Ramiz Daku, Resmije Berisha, Riza Dema, Sejdi Gega, Shefqet Cakiqi, Sylë Muja, Tefik Ramadani Xhevat Zeka, Xun Çeta etj.
Veprimtaria e Saime Isufit
. Shkollën fillore dhe gjimnazin "Bulja" Saime Isufi  i kreu  në Gjilan, studimet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, e diplomuar në Tiranë. Nga viti 1981 emigroj për shkaqe sigurie  në Zvicër. Ishte studente në Universitetin e Prishtinës me shoqe dhe shokë , duke thurur ëndrrat e çlirimit të Kosovës nga Serbia fashiste, kur u detyrua të braktise Kosovën.
Vajtja e sajë  në Zvicër për të shpëtuar kokën dhe për të vazhduar luftën e nisur e beri një figurë të veçantë  me  një veprimtari antijugosllave. Zvicra i ofroi strehim pas pak kohe . Saimja u zgjodh kryeredakto-re e ‘'Zërit të Kosovës'', që botohej në Bel/Bienne ,  vazhdoi për gjashtë vjet rresht ta kryejë atë detyrë .
Veprimtaria  e Saime Isufi  evidentohet qysh në bankat e gjimnazit u inkuadrua në grupin ilegal të Kosovës, në Lëvizjen për çlirim dhe pavarësi të Kosovë. Veproi me Jakup Krasniqin (sot kryeparlamentar i Kosovës), me ilegalë të tjerë: Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Bejtullah Tahirin, Ismail Sylën, Jahir Hajrizin, Teuta Hadrin, Ismet Isufin, Nuhi Berisha /dëshmor), Ahmet Isufi sot deputet dhe vëllai i Saimes  dhe ish i burgosur politik!.

Pak kohë pasi  u vendos  në Zvicër - kryeredaktore e gazetës klandestine "Zëri i Kosovës" ajo u përqendrua ne  edukimin e  brezit të ri si mësuese në shkollën shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, gjithashtu përkthyese, ndërmjetësuese ndërkulturore e udhëheqëse e kurseve për të rritur etj. Saimja pos një mori aktivitetesh  qe i zotëronte ajo nuk e la anash  krijimtarinë e vet si poete. Po  publikojmë   një poezi kushtuar  nënës me titull:
"Nëna ime "

Nëna ime!
Fytyra jote
Bashkë me porositë
Më është fiksuar
Dhe s‘më hiqet nga mendja.

Te dera e oborrit
Jemi ndarë nënë!
Ti ishe e fortë,
Por s'di pse
Pas luftës
U ligështove!
S'di pse më kërkoje
Lamtumirën, nënë!
Vetëm më vonë e kuptova
Se këtë ti e ndjeje
E ndjeje se,
Shpejt do të na leje!

Nënë!
Unë dhe të tjerët,
Lotë kurrë s'të kishim parë,
Edhe pse jetë të rëndë
Kishe kaluar.
Fëmijët tu,
T'i degdisi pushteti,
T'i burgosi,
T'i largoi nga shkolla,
Por prapë se prapë
Ti e fortë se e fortë
Nënë!

Nënë!
Kurrë s'dite të ankoheshe.
Habiteshin të gjithë
Me qëndresën tënde
Ani se mendja të thoshte:

  E di zemra ime!

Zemra jote ishte e fortë
NËNË!
Zemra jote ishte e pathyeshme
NËNË!
Zemra jote ishte siç ishte koha
NËNË!
Zemra jote ishte si ajo
E nënave të rralla legjendare.
Nënë!
Përjetove shumë,
Ne këtë e dimë.
Kalove momente të rënda
NËNË!
Të paktën, të paktën,
E hoqe një brengë
NËNË!
E pe me sy ca ditë
LIRINË!
Dhe të gjithë ne,
Fëmijët tu,
Dikur të shpërndarë,
T'u mblodhëm pranë,
Ashtu siç na deshe,
Për të ta dhënë lamtumirën!

SAM_4819
Pamje  ne foto  Saime  Isufi,Asllan Dibrani, Ibrahim Abdyli dhe Fahredin Tafallari

Pas  përfundimit te takimit  shfrytëzuam rastin që ta zhvillojmë një bisedë  me zonjën  Saime Isufin , paka shume historikun e një femre moderne ,patriote dhe një veprimtare  e denjë  pa e lënë anash   figurën e saj si krijuese por edhe të  një pedagogeje  të mire !
A.D: Çka mendoni për te ardhmen dot shkruhet ndonjë  dokument ,libër  ,broshurë  apo  çka  dhe ç'far  është roli i këtij takimi?
Po  është paraparë që  ky takim  ta ketë një rëndësi të veçanet sepse deri me sot  nuk është bërë  asnjë analizë  shkencore për ngjarjet e vitit 81-ta. Këtu është një fat i mirë se  shumica e  pjesëmarrëse në ato demonstrata dhe si  organizator qe ishin  janë gjallë, vazhdojnë të japin kontributin e tyre me shkrimet e tyre, me kujtimet e tyre, me pjesëmarrjen e tyre dhe sot ishte një rast shumë i mirë,qe  patën mundësi, vërtet ti shfaqin gjithë ato përpjekje dhe sakrifica . Këtu u paraqiten  kujtimet e asaj kohe .Ne kemi menduar si këshill  organizues  ta kemi  formuar edhe redaksinë e botimit të  një libri me punimet shkencore  ,argumentet  duke  sjellë dëshmi  mbi  ngjarjet e vitit 1981.

A mendoni se është   hap shumë i qëllua qe   kjo iniciativë ta ketë  aktivitetin e vet edhe ne shtete tjera? 
Po kjo iniciativë faktikisht  është nisur nga Kosova , ne kemi lidhje edhe me Kosovë sepse edhe atje është një këshill i formuar rreth këtyre ngjarjeve. Do të shënohet edhe atje gjatë tërë vitin ky  jubile. Do të ketë aktivitete të ndryshme kushtuar këtyre ngjarjeve. Na kemi marr programin nga Kosova në aktivitetin qe zhvillet ne rastin e 30 vjetorit.
A.D:Ju keni dëgju se ka disa aktivitete për ish burgosnit politik qe vërtet dot jetë një rikthim dhe një  pasuri dhe në Gjermani është   formua  " Shoqata e ish burgosurve politik"?
Mendoj qe është  një  iniciativë shumë e mirë duke qenë të lidhur me ish të burgosnit politik në Kosovë dhe duke i bashkërenditur  edhe  veprimtarët  para  vitit  1981. Ne kemi  pas vazhdimisht kontakte me shoqatën e të burgosurve politik.
A.D: A do të na flisni për  gjendjen aktuale në Kosovë, dhe  ne si ish të burgosur gjithmonë ishim  të goditur nga politika politika serbe .
Po është një gjendje  jo e shëndoshë ,me një klime te tensionuar mjaft edhe nga pakënaqësia e popullit  edhe pas  pavarësisë ,  jo edhe te  plotë  por me gjithatë nuk guxon te ketë  kthim prapa as dilema. Politika serbe  ka qene gjithnjë ta demaskoje dhe ta  asgjësojë  ndjenjat  e shprehura kombëtare shqiptare,  me dhune terror !
A.D:Jeni emigrante ka here dhe jetoni në  botën e jashtme.  si qëndron  pozicioni i emigracionit sot  karshi atdheut, Kosovës?
Me thënë  te drejtën për kontributin qe kanë dhënë çdo mërgimtar  është një  nga elementet  e formimit të shtetit të Kosovës. Unë kam qenë pjesë e këtyre  kontributeve  mjaft të madh. Mërgimtarët sa herë  bien në gjumë dhe zgjohet në mëngjes, mendjen e kanë të  atdhe,në "Tokën e shenjtë të Kosovës" qe me shekuj e mbrojtëm nga hordhitë  e huaja grabitqare, por edhe nga bashibozuket shqiptarë !...Njeriut është   për t'i ardhur keq  edhe nga institucionet  aktuale qeveritare , qe 12 vjet "Mërgata Shqiptare" nuk është trajtuar si duhet.
A.D: Ju keni një rrjedhë  nga një familje  patriotike  shqiptar çka mendoni për organizmat anit shqiptare në  kohët e funtit i Dik Martit she rasti i fundit një  shqiptar qe bëri një vrasje në Aeroportin e  Frankfurtit një atentat kundër miqve shqiptar ,por edhe raste ekstreme islamike qe po e humbin  imazhin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare?
Me të  vërtet me vjen shumë keq për rastin e Dik Martit akuzë shume e pa bazë domethënë shqiptari  nuk ka pasur as kushte as potencial me arritur në atë shkallë me ato paraqitje qe ka bërë Dik Marti dhe kjo sigurisht dot t'ju lihet drejtësisë dhe dritësia dot merret me atë, por me anën tjetër rasti i 21 vjetarit në Franfurkt të Gjermanisë na ka trondit të gjithë shqiptarëve dhe ne nuk e përkrahim  në asnjë mënyrë,  ai mbetet i gjykuar si rast por edhe vepra te ngjashme. Shqiptari ka qenë ,është dhe dot mbetet mirënjohës për gjithë  miqtë e vet  sidomos  ndaj "Shteteve të Bashkuar të Amerikës". Na kemi nevojë për miqtë çdo veprim negativ e zbehë  shtimin e shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës!
Ma në fund u ndamë nga një  veprimtare shumë e dalluar qe me përkushtim, veproj në interesin e  çlirimit të Kosovës,   me çka la  shumë gjurmë të një gruaje  intelektuale , një veprimtareje   e pa shoqe me të cilin rast   i mbetem  borxh    ta falënderojmë  për kohën që ndau   për bisedën  e zhvilluar,  por dhe duke i  uruar  suksese të mëtutjeshme  në synimet e saja.
Intervistoj Asllan Dibrani 2011


TERROR në Norvegji: Mbi 30 të vdekur. SULMET nga një grup xhihadist (FOTO+VIDEO)

 -Ajo qe ka ndodhur sot ne Norvegji ka shokuar boten. Vendi eshte nen daren e terrorit prej shume oresh. Numri i te vrareve mendohet se eshte me i madhi qe pas Luftes te Dyte Boterore.
Të paktën shtatë persona kanë vdekur nga një shpërthim para kryeministrisë dhe rreth 30 janë vrarë në një takim të rinjsh në një kamp disa qindra kilometra larg kryeqytetit, Oslo.
Policia në Norvegji tha se shpërthimi para kryeministrisë, i cili ndodhi rreth orës 2:30, u shkaktua nga një makinë bombë. Kryeministri nuk ishte në godinë në momentin e shpërthimit.
Nderkohe shume te vdekur jane shenuar në një kamp veror fëmijësh në ishullin Utoya. Mendohet se rreth 1 mijë fëmijë ishin të pranishëm kur një person i veshur si polic hapi zjarr. Mediat thonë se kryeministri do ishte i pranishëm në atë takim me të rinjtë. Ishulli është nën terror. Flitet për njerëz që tentojnë të largohen me not dhe që janë izoluar në godina.
Kryeministri ka thene se situata ne vend eshte serioze. Mediat thone se eshte arrestuar personi qe qelloi mbi femijet ne kamp.
Nje grup terrorist “Ndihmuesit e Xhihadit Global” thuhet se ka deklaruar se kjo eshte hakmarrje per publikimin e karikatureve te Profetit Muhamed.
Ishulli ku ndodheshin femijet






__._,_.___
 

Jordanì:“Xhamia e Mesiut Jezusit te birit te Maries”


 


 

 

 

 

 

 

 

 

Imami Jamal al Sufrati ne qytetin Madabà,pak kilometra larg kryeqytetit Amman te Jordanise,  i ka dhane xhamise,ku ai ban sherbimet fetare,emnin “Xhamia e Mesiut Jezusit te birit te Maries” .

Kjo gje nuk ka ndodhur deri me sot ne asnje vend islamik.

Imami Jamal al Sufrati ka pohue se “Bota arabe asht e mbushun plot me xhamia,te cilat kan emnat e profetve perveç emnit te porfetit Isa (Jezus) a.s. … Dhanja e ketij emni xhamise sone asht nji ftese per bashkejetesen dhe tolerancen ne mes Besimeve Fetare sidomos mbas tensionit ne mes dy besimeve mbas karikaturave mbi Muhametin a.s.”.


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne besimin islam Isaja (Jezusi) konsiderohet nji nga profetet ma te randesishem.

Ne pjesen e poshtme te mureve te jashtme ne fasaden e xhamise shkruhen rreshtat nga libri i shejt i Kur’an-it ku thuhet se “Isaja (Jezusi) a.s. asht i biri i virgjireshses Maria”.

Simbas gazetes ditore “Al Quds Al Arabì” fakti qe xhamise i jepet emni “Xhamia e Mesise Jezusit a.s. te birit te Maries” asht vlersue qofte nga muslimanet e qofte edhe nga kristjanet.


__._,_.___
 

Papa shqiptar Klementi XI në 363 vjetorin e lindjes


Përkujtojmë sot më 23 korrik,363 vjetorin e lindjes së papës me origjinë shqiptare,Klementit XI. Gjon Françesk Albani,siç u thirr në Pagëzim,lindi më 23 korrik 1649 në Urbino të Italisë. Si kreu shkollimin e plotë në Romë,falë aftësive të tij,ngjiti shumë shpejt shkallët e karrierës kishtare:së pari si sekretar i kanonikëve (1687),më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit (23 nëntor 1700).Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle,që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë,që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit,të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një rrezik tjetër:atë të pushtimit turk.
Dha një kontribut të shquar në fushën teologjike,duke luftuar herezitë e kohës;në fushën kanonike e liturgjike,duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve;në fushën e misionit,duke dendësuar veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor,Persi,Indi e Kinë. Krenar për prejardhjen e tij shqiptare,u interesua nga afër për fatet e vendit të të parëve.
Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për organizimin e Kuvendit të Arbënit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht,vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare,ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare.
I dha kështu Tokës të të Parëve ndihmesën e tij të çmuar për të hedhur hapin e parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të popullit,që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit,një rreze drite,që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë. Kjo rreze,si shumë të tjera më pas,nisej nga Froni i Shën Pjetrit,ku në atë kohë qe ulur Gjon Françesk Albani.
Marre nga Radio Vatikani      -        
 
 

PO RRITEN “PIONIERËT E ENVERIT…” NË KOSOVË !

 

Nga Fritz RADOVANI


 

Shikoni me kujdes këte foto! Kjo asht ba me daten 1 Maji 1985, pak ditë mbasi Populli Shqiptar përjetoi më gëzim të madh ndër zemra, por pa mujtë me e shpreh me gojë për sa vjet mbrapa, vdekjen e diktatorit tiran e anadollak Enver Hoxha. Zevendsi i denjë i tij me të gjitha veset e poshtersitë e mësuesit të vet, Ramiz Alia, tue pa se edhe fëmijët e vegjel kanë nevojë me perkujtue katilin që i pat sigurue këtyne fëmijve fukarallekun dhe mizerjen e përjetëshme, i pat vue organizatës së tyne emnin “Pionierët e Enverit”. Koha po ecen dhe ndryshojnë mjaft gjana, që shpesh nuk varen nga vullneti ynë. Erdhi ajo ditë e shumëpritun për Popullin e Kosovës, e cila mbushi tri vjet që asht Shtet i Pavarun.

Shumë vetë mendojnë se brezat që kanë ba luftën po plaken dhe fjalen për t’ ardhmen do ta thotë Rinia! Me kenë e mbara kështu duhet! Askush nuk asht kundër ligjve që janë caktue nga nalt. Vizitat e Ramiz Alisë në Prishtinë, shkembimet e vizitave dhe mesazheve të Hashim Thaçit me Fatos Nanon apo edhe Berishen, hapin rrugë të reja komunikimi mes Shqipnisë dhe Kosovës…E me kenë e mbara edhe kjo ashtu duhet! Sigurisht edhe Rinia do të marrë e japë mes vetes për me krijue urat e lidhjes për t’ ardhmen! Shumë vetë mendojnë se: Me kenë e mbara edhe kjo ashtu duhet!

            Aspak nuk duhet lanë në harresë se në dy anët e kufinit shekullor mbrenda Tokës Shqiptare, Brezi i ri dalngadalë do të zevendsojë brezin e vjeter… E me kenë e mbara edhe kjo ashtu duhet !! Ndodhë jo rrallë që vllaznit keqkuptohen e shpesh për kurrgja ia prishin qejfin njeni tjetrit me të thanë mendja se nuk kanë me u ulë në një sofer kurrma të bashkuem. Prindja e mirë nuk e lejon handekun me u hapë thellë! Jo vetem i pajton, po edhe i qorton për mos me e persëritë gabimin ma asnjena palë. I ulë në sofer bashkë dhe i ven përpara me ngranë çka ka falë Zoti. E me kenë e mbara ashtu duhet!

            Do të kenë gjithmonë në jetë edhe perplasje të padishrueshme! Po me durim e me pjekuni Pleqtë gjithmonë janë mundue me ulë punë, thonë të vjetrit. Ata që më kuptojnë me siguri kanë edhe ma shumë ngjarje me tregue për durimin që duhet të kemi ndaj një “rinije” të çthurun, të pakulturueme, të djallzueme, të paedukueme me punë, të pafëtyrë, të pa moral, të pa Atdhe, të drogueme, të shkallueme moralisht, të armatosun me helmin e perçamjes dhe vëllavrasjes, të pa prind e pa shokë e ndoshta edhe të rritun mes imoralitetit, apo e ushqyeme me idetë materialiste e ateiste deri sa kanë fillue me marrë mend, tue u ba edhe spijunët e prindve të vet…Me të gjitha këta vese ishin pjesa ma e madhe e atyne fëmijve që e kishin për nder me u quejtë “Pionierët e Enverit”…

Kam pershtypjen se kur ishte në Prishtinë Ramiz Alia, një “flamur” të tillë ua ka dhurue edhe Kryesisë  “Forumi i të Rinjve Muslimanë” në Prishtinë që kuptohet nga Deklarata e tyne për shtyp dt. 22 7 2011. Turkoshakët po hjedhin faren e keqe atje! Por mos harroni se edhe Europa ka veshë e sy me pa! E ashtu ka me u dashtë edhe per ju “Pionierët e Enverit” në Kosovë!

Melbourne, 22 korrik 2011.

"Stop Terrorizmit

"Stop Terrorizmit" - mund t'i behet vetem ne se te gjithe shtetet vendodin se bashku te formulojne nje ligj te te njejtit model hakemares; pak a shume keshtu:

Denohen me vdekje 
 
a) te gjithe ata qe jane organizuar ne nje grup terorist nga ka dale te pakten nje kamikaz;
b}te gjithe familjaret e kamikazit dhe te grupit nga ka dale kamikazi qe vrasin njerez te pafajshem, te gjenden e te vriten kudo qe ndodhen ne baze te vendimit perkates;
c) te gjithe ata qe jane ne dijeni te terroristeve dhe nuk i denoncojne.

Me nje vendim te till, mendoj une, do te dridhen te gjithe ata qe financohen nga Organizatat Terroriste per tu bere kamikaz ; sigurojne ca para per familjen qe lene prapa dhe me parrullen fallco se gjoja "Ne emer te Allahut behen therore per te vrare njerez antikuranist" dhe sigurohet jeta e tyre e amshuar ne parajsen e lumtur duke mbetur theror te kesaj bote.
Hakmarje therrasin gjithe viktimat e Kuranisteve Terroriste.
Ti djegim me flite grupet terroriste.
 
Prof.dr.Vedat Shehu
 


 

Shtatë të vrarë, ushtarët nëpër rrugë të Oslos (Video)

 
Oslo, 22 korrik (E plotësuar) – Informatat më të reja nga Oslo flasin për numër të shtuar të viktimave të sulmit të sotëm në kryeqytetin e Norvegjisë. CNN sapo njoftoi se ekipet e shpëtimit kanë gjetur shtatë trupa të pajetë të shpërthimit të pasdrekes në Oslo. Policia ka evakuuar qendrën e qytetit ku ka ndodhur sulmi me së paku një bombë të fuqishme shkatërruese, sipas të gjitha gjasave të vendosur nga terroristë islamikë, kurse për arsye të dyshimit se ka ende bomba të tjera të pashpërthyera, teknikët e ushtrisë norvegjeze për shpërthime të kontrolluara janë duke e qethur terrenin.
Në një zhvillim tjetër në afërsi të Oslos, në një kamp të të rinjve socialdemokratë, është shtënë me armë nga një person i veshur me uniformë. Policia dyshon se këto dy akte terroriste janë të lidhura ndërmjet vete.
Sipas informatave paraprake nga kryeqyteti i Norvegjisë, ku sot pasdreke shpërtheu të paktën një bombë në afërsi të ndërtesës 17 katëshe të qeverisë, kanë vdekur të paktën 2 persona, kurse janë plagosur të paktën 15 të tjerë. Përfaqësuesi i qeverisë norvegjeze tha se në ndërtesat e dëmtuara nga shpërthimi ka ende njerëz të ngujuar. Sekretari shtetëror,  Kristian Amundsen nuk dha hollësi, por theksoi se situata është më e keqja që janë përjetuar ndonjëherë në Norvegji. Reuters raporton se në afërsi që vendit Utoya, që shtrihet afër Oslos, janë dëgjuar të shtëna armësh. Thuhet se të shtënat janë dëgjuar në kampin e rinisë të të rinjve të partisë së kryeministrit Stoltenberg. Mediet norvegjeze pohojnë se sulmuesi ka qenë i veshur me uniformë policore. Edhe këtu pohohet të ketë shumë të plagosur, por a ka kjo ngjarje lidhje me sulmin me bombë në Oslo ende nuk dihet. Priten të dhëna të reja.
Rreth orës 15 e 30 minuta kryeqyteti i Norvegjisë është dridhur nga një shpërthim që ndodhi në qendër. Sipas raporteve të para të agjencive të huaja, nga shpërthimi kanë vdekur të paktën dy persona, kurse edhe tetë të tjerë janë plagosur. Policia paralajmëron qytetarët për mundësinë edhe të ndonjë bombe tjetër në kryeqytet.
Sipas BBC-së, shpërthimi ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha në ndërtesën prej 17 kateve, ku gjendet edhe zyra e kryeministrit Jens Stoltenberg. Agjencia gazetare norvegjeze  NTB raportoi se kryeministri gjendet në të sigurt. Ai më vonë iu drejtua kombit, por nuk tregoi se ku është strehuar.
Për shkak të shpërthimit të fuqishëm janë bërë copë e grimë edhe dritaret në disa ministri përreth, ndër të cilat edhe të Ministrisë së Naftës, të cilën e ka përfshi zjarri, dhe në Ministrinë e Energjetikës. Dëm i madh material është shkaktuar edhe në lokalet e tabloidit më të madh norvegjez VG. “Në ndërtesën e VG dhe të qeverisë janë shkatërruar dritaret. Në rrugë qëndrojnë të shtrirë personat e përgjakur”, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetari i radios norvegjeze NRK.
Ushtria ka bllokuar kuartin, kurse policia tërheqë vërejtjen se aty mund të ketë edhe bomba të tjera.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, mirëpo agjencia britanike Reuters raporton se ka mundësi që është shkaktuar nga një automobil bombë, pasi para ndërtesës është gjetur një automobil i shkatërruar. Tabloidi Dag Bladet, ndërkaq, raporton se njëherësh kanë shpërthyer disa automobila bombë. Policia ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë.
Për arsye të pjesëmarrjes ushtarake të Norvegjisë në Afganistan, në të kaluarën ka pasur disa herë raste të kërcënimeve drejtuar Norvegjisë nga ana e rrjetit ndërkombëtar terrorist al-Qaeda, ndërsa që pati kërcënime dhe për shkak të pjesëmarrjes së avionëve luftarakë të Norvegjisë në bombardimet kundër regjimit të Muamar Gadafit.
“Është e vështirë të shpjegohet se për ç’arsye ka ndodhur kjo. Këtu nuk ka kurrfarë grupesh terroriste vendore, megjithëse autoritetet norvegjeze disa herë kanë bërë nga ndonjë arrestim të personave të lidhur me al-Qaedan”, deklaroi David Lea nga organizata Control Risks.
“Norvegjesët gjenden në Afganistan dhe Libi, por e gjithë kjo nuk mjafton për të nxjerrë farë përfundimesh të sakta”, shtoi ai.
 
 
 

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....