Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/09/27

Fate njerëzore në romanin “Pafajësia e Evës” të shkrimtares Raimonda Moisiu

(Esse-analizë rreth romanit “Pafajësia e Evës”, -të shkrimtares Raimonda Moisiu 








Nga  Fatime Kulli






“Pafajësia e Evës”, titullohet libri i  shkrimtares shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, i cili vjen për audiencën e lexuesve në gjininë e romanit, nga Shtëpia Botuese “Albin”, Tiranë, 2009. Është një roman me një pëlhurë të endur me fill historik, i mrekullueshëm, histori reale, e gjallë e intensive, që sillet e përcillet në segmente të ndryshme kohore nga diktatura në tranzicion e më gjatë, përcjell ndërtimin e  marrëdhënieve njerëzore në dritën e jetës së vështirë, përpjekjet për të besuar te ata njerëz që besojnë në jetën e dashurinë. Truku i shkrimtares Raimonda Moisiu ka një logjikë historike që kapërthen ngjarje nga më dramatiket që ka kaluar Shqipëria dhe shumë nga këto ngjarje kulmore ajo ka marrë përsipër t’i përshkruajë nëpërmjet fatit të personazheve të saj. Gjatë leximit romani shëmbëllen me një udhëtim mbresëlënës e me shumë të papritura, por që gjithsesi të krijojnë një ndjesi të këndshme. Romani gati autobiografik ka një arkitekturë të shumëtrajtshme, ka një sërë karakteresh që gëlojnë nëpër faqet e tij dhe i japin frymëmarrje. Romani “Pafajësia e Evës”, vërtitet rreth një boshti kryesor dhe strumbullari i ngjarjeve është Eva që me pafajësinë e saj është pjesëmarrëse në tërë dramaticitetin e romanit, histori e zhgënjimit dhe dëshpërimit jo vetëm e një  njeriu të vetëm, por e  një populli të tërë, histori dramatike të trishta e të dhimbshme, të shtypur e persekutuar, të varfër e krenarë,  histori të “huazuara”, nga ekzistenca e një kohe po dramatike në Shqipëri,  -jetës nën diktaturë. Eva sëbashku me njerëzit e saj ishin tragjikë të simboleve tragjike  në atë valë persekutimi  dhe izolimi të paparë. Dhe ironia ishte se të gjithë këta njerëz duhet të jetonin në rrëmujën e mbeturinave të atij sistemi tragjik. Ideja e romanit përcjell në mënyrë efektive atmosferën e zymtë të jetës në vitet e diktaturës, përkundrejt ndjenjës së brendshme e të madhe, interesante dhe ngjarjet përputhen me dramat e atij sistemi ogurzi. Romani në kapitujt e parë rrëfen historinë e dashurisë të bukur e të trishtë, të dy njerëzve, që takohen rastësisht në Tiranë, - Ai, Bardhyl Priska, një djalosh i ri, i pashëm energjik, i fortë,  kryemekanik  nga Tirana, nipi i një “njeriu me pozitë në qeveri”, takon vajzën e jetës  e bie në dashuri me studenten Eva Suvaria, vajzë e brishtë e  bukur, e ardhur nga juglindja e vendit, qytetit Enkelanë, buzë liqenit të Ohrit. Një dashuri  e bukur dhe e dëlirë, e zjarrtë dhe e sinqertë,  pa komplekse, dhe të dy po përjetonin çastet më të bukura të dashurisë e  thurnin ëndrrën e të ardhmes. Të dy i rezistojnë kohës janë të mbushur me dashuri për njëri-tjetrin, që maturohen në orbitën e jetës dhe simbolit tragjik të trazirave të kohës në  një botë të lëkundur. Historia e dashurisë së tyre përshkruhet nga emocione të forta në atë diktaturë të lodhur e rrudhosur nga hipokrizia, përçmimi, fyerja, varfëria e injoranca, smira që vriste shpirtin e  hakmarrja që vriste njeriun, doktrina komuniste që vetëm mashtronte dhe hapte plagë që nuk kishte melhem t’i shëronte. Një dëshmi e zymtë për tragjedinë e fatit të tyre, mes dëshirës së  fortë për të mbijetuar, instiktive të errëta njerëzore që përshpejtuan internimin e Lulit me familje dhe testamentit të arrogancës së hapur të atij regjimi për padrejtësitë e jetës,  duke e detyruar Evën, të divorconte njeriun e jetës. Autorja Raimonda Moisiu ka një mënyrë humaniste e frymëzuese për të shpalosur idetë dhe rrëfyer një histori të thjeshtë në dukje, por rrëfimtarja përpiqet edhe njëherë, jo vetëm të paraqesë padobishmërinë e atij sistemi, pashmangshmërinë e tij dhe pafajësinë e tyre, në të njëjtën kohë. Historia fillon thjesht e mjaftueshëm, e mbushur me ide. Në thelb, ky rrëfim është melodrama e Evës, Lulit dhe Remit, dashuria paralele e fatet tragjike të tyre, janë gjetje moderne të autores. Trekëndëshi i dashurisë e bën rrëfimin të duket më interesant, dhe e mban lexuesin në tension dhe shumë pranë realitetit e të vërtetës. Kjo është natyrisht ajo, se në jetë njeriu nuk mund të ketë asnjëherë gjithçka. Por në fund, ata janë njerëz të kapur nga trazirat e kohës që jetonin, duke u përpjekur t’i përshtateshin realitetit, për t’i mposhtur ata, por gjithsesi përmes sakrificash e sfidash ata nuk heqin dorë, paçka se roli  i jetës, paraqitej i zymtë, por gjithmonë me shpresën për të mbijetuar. Në çdo faqe, ju, do të hasni personazhe të paharrueshëm dhe do të ndjeni për këta individë që shprehin dhimbjen e madhe njerëzore për shumë gjëra, respekt e dashuri, do të kaloni nëpër marrëdhëniet e tyre sociale e politike, kohën e tyre të lumtur, personazhe që takohen e nuk takohen më mbas,  por secili prej tyre përfaqëson identitetin e kohës që jetonin. Është pothuajse si tre jetët në një, prandaj kjo e bën rrëfimin më të detajuar, të nevojshëm dhe të çon drejt një historie të këndshme me dramaticitetin e saj. Eva Suvaria, bija e një veterani të luftës nacional-çlirimtare, i plagosur rëndë në kokë, sa kishte humbur edhe dritën e syve,- apo “vajza e komandantit” siç e thërrisnin në vendlindjen e saj: vinte nga qyteti i vogël buzë liqenit të Ohrit, Pogradeci, që në fjalorin e vjetër, e thërrisnin Enkelana. Ajo vinte nga vendlindja e Lasgush Poradecit, që ajo, e pëlqente aq shumë  krijimtarinë e tij. I pëlqente Lasgushi që i këndonte aq bukur dashurisë.
Autorja Moisiu me personazhin e Evës, ka krijuar një heroinë të këndshme, prekëse, në dukje e lumtur, por që në të vërtetë është shumë e dëshpëruar, e shqetësuar, e brengosur, e cila po përjetonte dhimbshëm, internimin dhe ndarjen me njeriun e zemrës, Lulin, fatkeqësi që çoi në një shembje të papritur të rolit që ajo kishte marrë në jetë. Madhështia e dashurisë së  Evës  për Lulin, qëndronte  në aktin e saj njerëzor, duke shkuar aty në fshatin ku i fejuari i saj ishte internuar, si e vetmja rrugë për të gjetur ngushëllim për veten, Lulin dhe të kaluarën e tyre të lumtur. Të dy ishin viktima të rrethanave dhe sistemit! Autorja Moisiu na jep më shumë se një histori dashurie dhe se kjo histori dashurie, nuk është ideja kryesore e këtij romani. Ajo ka përfshirë interesat romantike, që janë nënkuptimet e ndezjes së konfliktit të ndryshimit, brenda të sistemit totalitar, një nga ndjenjat e pashmangshme dhe për të mbështetur temat kryesore; se jeta e njeriut është e rëndësishme, pavarësisht në dukje i vogël e i parëndësishëm në fytyrën e tragjedisë së ardhshme të diktaturës. Personazhi Eva Suvaria është krijesë e atributeve të tilla ekstravagante dhe kontradiktore. Personazhet dhe marrëdhëniet mes tyre janë të komplikuara, dashuria tragjike, argëtuese, e brishtë, e maturuar, e mbijetuara e fatkeqësisë dhe Eva tashmë e ndodhur midis apelit të dashurisë dhe humbjes së saj, morales e imorales, guximit e mbijetesës, që duhet të merrte fatin e të ndryshonte rrethanat mes së kaluarës, të tashmes e së ardhmes të saj të pasigurt - sfida për të mbijetuar. Ajo tashmë, ishte interpretuese e realitetit dhe dhimbjes njerëzore që po kalonin inteligjenca e qytetarët, në një periudhë tronditjesh morale e intelektuale, kalvarit të internimeve dhe ferrit të burgjeve, për ata që nuk i nënshtroheshin diktaturës komuniste. Me një rrëfim rrëzëllitës, mahnitës, me pasazhe lirike, me bukuri shpirtërore, mes dhimbjes e dëshpërimit të mbrujtur me humorin e veçantë të absurdit, na sjell rilindjen e saj, lidhjen e saj me Remin, ish shokun e shkollës, me të cilin kishte patur dikur në adoleshencë, flirt platonik. Autorja Moisiu i jep kuptim jetës; edhe në rast se ndjenja e përkatësisë së dikurshme që ka dashur një person tjetër, është më se e mjaftueshme për të ruajtur ekuilibrin e rrëfimit; midis së kaluarës e të ardhmes...
Personazhet e ngjarjeve tronditëse në këtë roman, autorja i përshkruan bukur artistikisht, me filozofi jetësore. Njerëzit që i përkasin të gjitha skajeve të shoqërisë, njerëzit që e rrethojnë, duke iu dhënë vendin që iu takon, në këtë rrëfimi jetësor të dashurisë tragjike. Supet e brishta të Eva Suvarisë mbartnin kujtime të bukura e të ëmbla, konseguanca, sfida, dhimbje, dëshpërim, trishtim, lot; bile ato; dy më të dhimbshmet të jetës së saj; “Rrëmbimin përdhunshëm të pafajësisë së saj, nga ata, që sa parimorë dukeshin në aparencë, aq imoralë e ksenofobistë ishin në shpirt e karakter; grabitjen e Lulit, divorcin e imponuar dhe vdekjen e Remit! Luli dhe Remi, ishin dy meshkujt më të rëndësishëm e të dashur të jetës së saj. Kjo dashuri paralele, e pabesueshme por e vërtetë! Tërë jetën e saj, i kishte dashuruar të dy njësoj në heshtje e intimitet! Eva Suvaria edhe sot është e pafajshme!
Në këtë rrëfim tronditës, midis vlerës e antivlerës, të moralshmes e të pamoralshmes, të së mirës e së keqes, intrigës e ironisë, jetës e mbijetesës, dashurisë e dhimbjes, tragjikes e komikes, me tërë dramaticitetin e kohës së diktaturës, Raimonda Moisiu, si një lëvruese e poezisë dhe e publicistikës, realizon këtë sprovë të parë, në gjininë e romanit.
Personazhet e këtij romani, të krijojnë ankth, emocione, gjendje historike, personazhe letrare dhe reale, ëndërr dhe realitet, të gjallë e të vdekur, vlera dhe antivlera, ironi dhe dramatizëm. Ky roman është një tendencë serioze e autores, se ka talent dhe di të rrëfej me gjuhën artistike letrare, absurditetet e fateve njerëzore në kohën e kolerës komuniste.
Autorja Raimonda Moisiu, intelektuale shumë planshe, në këtë dhjetëvjeçar, tregon se është një prodhimtare për tu patur zili në krijimtarinë letrare, në disa zhanre letrare, ku shëmbëllejnë ngjyrat e artit letrar, si në poezi, ese, publicistikë, por tashmë edhe si romanciere.
Shkrimtarja Moisiu në këtë roman, e ka zënë “brumin e bukës” me ngjarje të jetuara në formën e rrëfimit, të fateve njerëzore, duke na treguar, se ne duhet të mendojmë si duhet jetuar në të ardhme. ““Pafajësia e Evës”  vjen të na shkundë emocionet, duke mos harruar të djeshmen, të ndërtojmë të ardhmen. Gjatë leximit te “Pafajësia e Evës” ndjejmë reflektimin e një imagjinate të zhvilluar të autores dhe prirjen për një prozë novatore, që padyshim, është një prurje e munguar prej autoreve gra, dhe shumë e rëndësishme për gjininë e romanit shqip. 



Pershendetje nga Saranda

From: irena Gjoni <gjoniirena@yahoo.com>
To: "floribruqi@yahoo.com" <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Saturday, 24 September 2011, 20:29
Subject: Pershendetje nga Saranda


Pershendetje nga Saranda miku im. Uroj qe te jeni mire ne gjithcka.
Rastesisht kerkoja dicka ne net dhe mesova per botimin e librit tend te ri te shkrimi i meposhtem http://floripress.blogspot.com/2011/09/veper-veshtrimesh-kritike-dhe.html
Urime pa fund dhe tu shtofshin duke pasur nje vend te merituar ne letrat shqipe! Gje qe e tregojne dhe pronincimet e shume personaliteteve per krijimtarine tende.
Se dyti te falenderoj shume duke me bere edhe mua pjese te ketij libri, me aq sa lexova te shkrimi i redaktorit. ndihem vertet shume e nderuar prej teje!
Te uroj cdo te mire ne jeten tende dhe shume suksese ne fushen e letrave


Përgëzime e provokime – stenda e gjuhës shqipe në Forumin e Gjuhëve në Lion nuk la vizitorë indiferentë




Në Forumin e Gjuhëve në Lion, stenda e Gjuhës Shqipe priste e para vizitorët kurreshtarë, e organizuar nga Shoqëria Shqiptare Iliria. Studiues, gjuhëtarë, poliglotë të pasionuar pas gjuhëve të huaja ose thjesht kalimtarë të rastit vizituan sheshin Sathonay të Lionit, ku 60 stenda paraqisnin gjuhë nga vende të ndryshme të botës.

Bashkiakë, deputetë, përfaqësues të komunitetit europian, të shoqatave gjuhësore në Francë e Zvicër erdhën e u interesuan për gjuhën shqipe e për komunitetin shqiptar në Lion. Ata u pritën personalisht nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Lion, Zoti Denis Di Leonardo që qëndroi përkrah nesh në stendë e iu përgjigjej pyetjeve të vizitorëve mbi Shqipërinë e shqiptarët.

Mes interesit e përgëzimeve nuk munguan as provokimet. Harta e viseve të banuara me shqiptarë tërhiqte vështrimet e të gjithë vizitorëve e mes tyre një serbi që në gjuhën e tij brohoriti "Kosova je nasha" (Kosova është e jona). Një nga anëtarët e Shoqërisë i kujtoi se me siguri nuk i kishte dëgjuar lajmet që prej 12 vitesh. Një nënkryetar bashkie i një komune të Lionit erdhi në stendë për të na shpjeguar se shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë janë etni të ndryshme që s’kanë asgjë të përbashkët mes tyre. Anëtarët e Ilirisë i shpjeguan e hodhën dritë mbi historinë e kombit tonë, mbi padrejtësitë që i janë bërë e vazhdojnë t’i bëhen në mediat e huaja.
Takime me njerëz të tillë na ndërgjegjësojnë mbi propagandën mashtruese të armiqve të kombit dhe na bindin se prania e shqiptarëve në aktivitete të tilla është mëse e domosdoshme për të krijuar një imazh modern për Shqipërinë dhe për shqiptarët para opinionit publik, për të treguar se cilët jemi në të vërtetë, popull me kulturë të lashtë e qytetarë të denjë të Europës.

Vizitorët francezë, gjermanë, kroatë, sllovenë, italianë mësuan të thonë « Mirëdita », « Faleminderit » ose « Gëzuar » në stendën e Gjuhës Shqipe. Ne iu përgjigjëm « Mirupafshim » vitin tjetër. Aty do të jemi për të mbrojtur gjuhën e të parëve tanë, gjuhën tonë kaq të mirë, kaq të ëmbël kaq të gjerë, kaq të lehtë kaq të lirë, kaq të bukur kaq me vlerë.

Rina Çela

iliria hotmail <association_iliria@hotmail.com>


Nënkryetare e Shoqërisë Shqiptare Iliria Lion


25 shtator 2011

2011/09/26

Një personalitet i shquar i kulturës shqiptare


Prof.dr. Eshref Ymeri

Një personalitet i shquar
i kulturës shqiptare
      
       Libri më i fundit i autorit Flori Bruqi, me titull “Nëse kam ditur të guxoj”, është një tjetër dhuratë e çmuar që ai i bën masës së gjerë të lexuesve, në kuadrin e korpusit të veprave të tij të begata, duke filluar që nga ato artistike, deri te veprat shkencore, kritike dhe publicistike. Libri hapet me një shënim kritik të poetit, shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Naim Kelmendi, i cili është edhe redaktor i tij. Paskëtaj vazhdon një cikël poetik i autorit që shërben si “tahta mbi kadife”, apo, thënë ndryshe, “si qershi mbi bakllava”.  
       Krijimtaria poetike e Flori Bruqit, sipas këndvështrimit tim, përfaqëson gulshet e shpirtit të një krijuesi thellësish lirik që për asnjë çast nuk gjen qetësi. Është bota e një krijuesi me frymëzim të hyjnishëm, i cili, në qendër të universit të vet poetik, ka vendosur njeriun shqiptar. Përmes plazmimit të karakterit shqiptar, del në pah individualiteti i tij i papërsëritshëm. Krijimtaria e Florit është edhe rezultat, edhe proces. Rezultati duket në çdo sekondë të shfaqjes së tij në vargun poetik, kurse procesi vihet re në shpalosjen e botës së tij të brendshme, si shëmbëllesë fort e virtytshme. Pikërisht kështu vjen e ravijëzohet para lexuesit teknologjia e plazmimit të shpirtit poetik të Florit, madje edhe kur trajton një problem të karakterit shkencor apo publicistik. Ky plazmim ka kaluar përmes mohimit të gjithçkaje të dëmshme që mund ta infektonte në kushtet e një mjedisi amtar, por që ligjin në të e bënte një pushtues i huaj. Në një mjedis të tillë madje rreziku i infektimit shpirtëror bëhej më kërcënues prej bashkatdhetarit që qe vënë në shërbim të të huajit. Pikërisht në këto kushte Flori i është kthyer vetvetes, për të dëgjuar tërë sy e vesh mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta.
       Me një çiltërsi befasuese, Flori krijon në vargjet e veta një botë psikologjike dhe intelektuale të njeriut në të përpjetat dhe në tatëpjetat e jetës së përditshme.
Në poezinë me titull “Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka?!” lexojme këto vargje:
Është tre pasdite,
gjithçka kundërmon vdekje...
E di, është e kotë të kthehem në shtëpi,
të shkruaj dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta,
Ç’rëndësi ka?!
 Nga këto vargje, herë-herë të krijohet përshtypja se Florin e ka kapluar një ndjenjë pesimizmi të pashpresë, a thua se ai po e kundron botën përmes një lenteje erratake. Por kjo është një përshtypje e rreme. E vërteta nuk është kështu.
Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer - 1788-1860), në veprën e tij me titull “Aforizma të urtësisë jetësore”, thotë: “…kush e shikon gjithçka në një dritë të errët dhe është i përgatitur për më të keqen, ai gabon më rrallë në parashikimet e veta, sesa njeriu që e shikon jetën si fushë me lule në ngjyrë trëndafili”. 
Pra, poeti i virtytshëm dhe largpamës Flori, për ta ndryshuar realitetin që e rrethon, ai, si interpretues artistik i tij, nuk mund ta shikojë atë përmes ngjyrave të trëndafilit. Ngjyra e trëndafilit është ngjyra e romantikës dhe e optimizmit. Mund të paramendohet se atë e parapëlqejnë njerëz jo shumë të përgjegjshëm, të cilët detyrat e veta kanë qejf t’ua lënë përsipër të tjerëve. Patosi i lirikës së Florit ka për qëllim t’i heq petkun “së keqes” së jetës së përditshme. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë që poeti ngre kundër realitetit të shëmtuar social që shpërfytyron gjithçka njerëzore dhe e shtyn njeriun drejt vetmisë vrastare. Përtej këtij realiteti pret fati dramatik njerëzor, i shoqëruar me dhembje dhe vuajtje shpirtërore.
Në poezinë me titull “Fillimi i një poeme” lexojmë:
Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave
Dhe ne e dinim:
Pa nëna dëshmorësh,
Pa gra e nuse të veja
S’do të ketë kurrë paqe e liri…
Këto janë vargje të një poeti që shikon përtej maleve të mugëtirës që ka endur tejendanë një pushtues i huaj. Ato të kujtojnë mitin për Josifin biblik, i cili e paralajmëroi faraonit përmes një këshille profetike se si duhej ta shpëtonte Egjiptin nga zija e bukës që do ta pllakoste pas shtatë vjetësh: vetëm me kursimin e drithit. Dhe poeti Flori, për ta shpëtuar vendin nga zija e  robërisë që ka mbjellë pushtuesi i huaj, e paralajmëron popullin e vet, duke ia thënë të katër të vërtetat në sy: liria nuk fitohet pa gjak. Kosovës do t’i duhet të sakrifikojë jo pak djelmosha në altarin e lirisë.
Në këtë vepër Flori ka përmbledhur mjaft shënime kritike autorësh të ndryshëm, të cilët kanë bërë vlerësime fort objektive për veprat e tij artistike dhe të fushave të tjera të dijes. I lexova me shumë kujdes. Artikujt kritikë të tij, kushtuar krijimtarisë së autorëve bashkëkombas dhe të huaj, përbëjnë një thesar të vërtetë të mendimit kritik shqiptar. Si poet, si shkrimtar, si shkencëtar, si kritik letrar, Flori përfaqëson majat e mendjes së ndritur të kombit shqiptar. Përgatitja e tij erudite, analizat e tij shumëpërmasore, formimi i tij nacionalist e radhisin atë në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Mendoj se Flori ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga pena e tij e begatë vepra me vlera të jashtëzakonshme njohëse. Por këtu duhet theksuar se vlera e një vepre, e çfarëdo gjinie qoftë ajo, varet nga një komleks i tërë përbërësish të suksesit të saj. Ndër këta përbërës të veprës tërësore të Florit mund të rradhisim frymën aktuale të saj, peshën që ajo mbart për bashkëkohësit dhe breznitë që do të vijnë, moralin që përcjell, vlerën mbarënjerëzore, mesazhin humanist që e përshkon në çdo pore të saj, vërtetësinë e fakteve që shtjellon, natyrën universale të perceptimit të realitetit që na rrethon, zgjedhjen e qëlluar të kompozicionit, stilin original, kulturën e përgjithshme të autorit, pasurinë leksikore të veprës, karakterin origjinal të temës së shtjelluar dhe të idesë që e përshkon tej e ndanë, theksimin e nocioneve më të rëndësishme në jetën mbarënjëzore dhe përzgjedhjen e vlerave më të spikatura të breznive të kaluara. Mund të thuhet pa drojë se natyra unikale e një vepre, e çfarëdo gjinie qoftë, përcaktohet drejtpërsëdrejti pikërisht nga një raport  në dukje i pakapshëm dhe kompleks i të gjithë përbërësve të lartpërmendur. Por suksesi i veprë së Florit varet edhe nga diçka tjetër: varet pikërisht nga aftësia e tij për t’i dhënë në dorë lexuesit një të tillë libër, gjatë leximit të të cilit ai ta perceptojë atë që është shkruar si një figurë të kundruar me sy. Pikërisht këtu qëndron magjia e talentit të tij. Dihet nga të gjithë se videofigurat kanë vlera shumë më tepër informative, sesa një tekst i shkruar, një tingull i ëmbël muzikor, një ndjesi e përjetuar apo një aromë dehëse. Videoinformacioni regjistrohet më lehtë dhe ruhet shumë gjatë në kujtesë. Në këtë rast çdokush merr një informacion të pamatë në formën e figurave që ka para syve drejtpërsëdrejti. Dhe Flori, si një krijues me shije të hollë, që është në gjendje që figura të tilla të veprës së shkruar t’ia përcjellë lexuesit sikur ato të ishin videoinformacione, nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si një krijues bukur i suksesshëm, boll i lexueshëm, pra, si një krijues tejet i talentuar.
Me krijimtarinë e vet mjaft të pasur në shumë fusha të dijes, Flori ka arritur t’i gdhend vetes një lapidar me themele të thella në tokën amtare dhe të shëndosha deri në admirim. Dhe këtë e ka arritur duke ndjekur dy shtigje të thikta.
Së pari, ai ka qenë i vetëdijësuar për mundësitë dhe dëshirat e pashtershme që preheshin brenda personalitetit së tij krijues, të cilat e kanë frymëzuar për t’u bërë dikushi në jetë.
Së dyti, vullneti dhe përpjekjet e pandalshme e kanë nxitur për arritjen e një objektivi që ai i ka pas vënë vetes dhe që është konkretizuar me botimin e morisë së veprave të tij. Pra, dashurinë për punën Flori e ka ngritur në kult.
Volteri thotë: “Puna na shpëton nga tri të keqija të mëdha: nga mërzia, nga vesi dhe nga hallet ekonomike”.
Artin e dashurisë për punën që zbulohet në këtë thënie filozofike volteriane, Flori ka arritur ta përvetësojë deri në përsosmëri. Prandaj edhe në këtë vepër të re që po u përcjell lexuesve, ai shfaqet para tyre si një krijues me zemër të madhe, përherë i palodhur në fushën e dijes.

Santa Barbara, Kaliforni
22 shtator 2011




      




Dështimi i shtatzanisë së Genc Pollo-s!


nga Genc Llakaj, jurist
 
 
I mbarsur nga Athina zyrtare, ministri ynë i “Inovacionit dhe Teknologjisë”, z. Genc Pollo, dështoi! Bashkë me të dështoi në mënyrë të turpshme llafazanëria intrigante e qeverisë aktuale. Lajmin  e këtij dështimi historik e bëri të ditur dhe e publikoi Gjykata Kushtetuese shqiptare. Përmes një vendimi me gjashtë vota shqiptarësh pro dhe dy vota “minoritarësh” kundër ( dje, dt 16 shtator 2011, ora 10.30 ) kjo gjykatë jashtëqiti, nga jurisprudenca shqiptare, si antikushtetues ligjin famoz të “censusit-pollo”. Ligj ky që, duke ju referuar jo vetëm denoncimit, të organizatave atdhetare jo qeveritare, si antikombëtar, por edhe guximit profesional të disa gjyqëtarve me në krye Nën/Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Kreshnik Spahiu, do të shkelte hapur kushtetutën, do të cënonte rëndë identitetin kombëtar, sovranitetin e Republikës së Shqipërisë madje do të shndërronte në nul, në një të ardhme të afërt, të Drejtat e Njeriut  në Republikën Shqiptare të Nato-s.
Për çfarë ishte ky ligj dhe kujt i shërbente?
Së pari, regjistrimi etno-fetar, duke qenë nje proçes adminstrativo-civil, do të duhej të zhvillohej mbi këtë platformë organizimi pa qenë e nevojshme të shndërrohej tinëzisht , nga qeveria berisha,  në proçes politik, madje  edhe parlamentar. Aq më pak, ky regjistrim, nuk duhej të ishte siç vërtet u kthye, operacion, mirfilli, i hapur antikombëtar që do të kënaqte, sipa gjasave, orekset e disa rrymave ekstremiste antishqiptarve brenda apo përtej kufijve administrative të Republikës së Shqipërisë. Ky regjistrim, që në pamje të parë duket si hiçmosgjë, ishte projekt i detajuar e mirëlapsuar i një plani të tërë e afatgjat të urdhëruar nga linja Athinë-Beograd-Bukuresht. Të trija këto qendra jo shumë shqiptarodashëse  me implementimin e këtij regjistrimi etno-fetar, në Republikën e Shqipërisë, do të festonin “vdekjen” e aspiratës shekullore të shqiptarve, Shqipërinë e Bashkuar. Si rrjedhojë, do të simulonin  propagandën-fantashkencore të idesë, së vjetëruar tashmë, se kombi shqiptar nuk është asnjë gjë më shumë sesa një sajesë artificiale e përbërë nga gur themeli etnitë e  krishtera greke, rumune dhe serbo-boshnjake. Aq e vërtetë është dëshira e tyre saqë respektivisht, Athina mbështet sot e kësaj dite pseudo-teorinë e “vorio-epirit” përmes pensioneve në jug të vendit, kishave të mbjella ku e ku si kërpudhat, varrezave të ushtarve grek brenda terrirorit administrative të Republikës së Shqipërisë etj etj, Beogradi flet e riflet për Kosovën si “zëmër të Serbisë”, kërkonë aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe, për më shumë, shkel me dhunë institucionalo-shtetërore të drejtat e shqiptarve autokton në Luginën e Preshevës e, së fundmi, Bukureshti që jo vetëm  nuk e ka përzemër njohjen e shtetit të Ri të Kosovës, por  na shfaqet  me një tjetër teori, atë    ekzistencës numerike të etnisë rumune  në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, kësaj fushate  antishqiptare, që u udhëhoq  nga këto tre shtete me në krye Athinën, nëse do ti bashkangjitej edhe  regjistrimi sipas midesë së tyre,  në nivel rajonal, në strukturat më të larta të BE apo dhe më gjerë,  këto shtete do të mbillnin  ligjërisht, të  bazuar në shifra, numra , pse jo, dhe në dokumenta zyrtarë  të shkruara e zeza mbi të bardhë,  pseudoidenë se  Republika e  Shqipërisë Administrative është një shtet multietnik me shumicë të krishterë  greke, serbe, rumune e  me pakicë shqiptaro-musylmane. Si  rrjedhojë,  këto raporte apo shifra do të  orientonin  politikën tonë kombëtare në shërbim të  interesave të vendeve respektive edhe pse me këto vende, dashur ose pa dashur, kemi konflikte  interesash të kahershme.
 
Në këto kushte, nëse ky regjistrim etno-fetar  bëhej realitet, në opinionin mbarë evropian do të pozicionoheshin, si pa pritur, dy rryma kundërshtare:  nga njëra anë  armata e krishterë serbo-greko-rumune e sajuar në formë dhe mënyrë virtual  edhe pse defakto nga  qytetar etnik  shqiptar dhe nga tjetra një popull pakicë musylmanësh, jo autokton, madje  kinse të importuar në Ballkan nga Turqia e madhe. Fakt për këtë krim, të ngelur në tentative, është edhe propagandimi serbo-greko-rumun se shqiptarët na rrezikojnë stabilitetin në rajon nëpërmjet idesë së  ”Shqipërisë së Madhe” (lexo akademitë e tre vendeve respektive). Dhe, nëse nuk bindeni, në çka më sipër, merrni guximin të kundërshtoni përrallën  se Turqia musylmane nuk meritoka, as përpara Greqisë e as përpara Rumanisë, të hyjë në Bashkimin Evropian. Gjepura! Turqia, j’ua them unë, nuk është futur në BE, madje Evropa është tallur me të,  sepse ky vend ka një të “met” të madhe, sipas disave,  është shtet musylman. Ky fakt  prodhonë reaksion për  Krishtërimin e Bashkuar Evropian i cili deri më sotë si defakto dhe dejuro e ka konstituar antarsinë e vet me kombe të besimit të krishterë ose degë të tij.  Fatkeqësisht,  sipas ideatorëve dhe projektuesve të kësaj Evrope, reaksioni që do të krijonte hyrja e Turqisë në BE do të kishte pasoja jo të vogla, sipas tyre, për planin afatgjat të krijimit të një Evrope të krishterë,  kundërpeshë a ndoshta karshillëk ndaj  alencave globale të shteteve me besim muslyman, në rritje e sipër. Ja pra pse  Evropa hesht.  Kështu që, nëse do të rikthehemi te problemi ynë si komb, ajo ç’ka bie ndesh me logjikën juridiko-historike, të drejtën Ndërkombëtare dhe atë të aspiratës së një populli autokton drejtë një bashkimi të pashmangshëm të tij në një shtet të vetëm, është çështje konflikti interesash, viktimë aleancash të ndotura e tendecioze me synim deri në asimilim të kombit tonë për krijimin  artificial të një shteti multietnik shqiptar si dhe propagandimin e  një opinioni të rrem mbarevropian se, shqiptarët janë pakicë, turq musylman, si pasojë, edhe rrezik permanent për BE, nesër.
Nëse  donkishotët e Athinës, Beogradit dhe Bukureshtit do të arrinin këtë  objektiv, edhe me ndihmën e Renegatve shqiptar, që hodhën në treg  këtë palo regjistrim, nuk do kishte  shans zgjidhja e problemit tragjik të Çamërisë, por as që do merrej në konsideratë. Pra, kur Greqia injoron problemin çam si dhe ekzistencën e mbi 2 milion e ca shqiptarve autokton në territorin e saj, madje synonë “Greqinë e Madhe” me fantazmën e “Vorio-Epirit”, Serbia nuk njeh Kosovën shtet të pavarur e, aq më tëpër, pretendonë “Serbinë e Madhe”, Rumania kërkonë të shumëshifrojë numrin e pakicave rumune në Shqipëri, a  mund të pretendojnë shqiptarët se e drejta e tyre për të ruajtur identitetin kombëtar do të mbështetet  nga këto shtete ?  Për të qenë më koherent pyesim: regjistrimi i sajuar etno-fetar  a  mund të ishte  në favor të shqiptarve ku sipas “census-it pollo” do të na dilnin  më shumë serbo-greko-rumunë të krishterë sesa shqiptar shqiptarë pavarsisht besimit të tyre fetar ? Por përgjigja erdhi,  këto ditë. Ajo ishte kushtetuese, ligjore, e moralshme e mbi të gjitha atdhetare. Në këto kushte, z. Pollo ju konfirmojmë  me keqardhje se,  ju keni dështuar ! Dështuat në sistemin arsimor, vite më parë kur ishit Ministër i Arsimit dhe Shkencës,  ku me  tekstet shkollore  të klasës së IV-t e të XII-të,  me gjithë përpjekjet tuaja të dëshpëruara,  nuk arritët dot  ta sillnit kufirin grek deri në Nartë (të Vlorës) dhe sot me “censusin-tuaj” e latë me  kokëmënjanë Athinën sepse nuk ja dolët të fabrikonit ca vorio-epirotë në vendin tonë. O zoti Pollo, po më vjen vërtet keq për ju që brodhët “si cifutët në Mesëdhe” dhe nuk gjetët asnjë grek sepse nëse do të kishit ditur sekretin ( le të  ngelet mes nesh) se grek  nuk ka në Athinë e jo më në Shqipëri, nuk do ta kishit bër gjithë këtë shpenzim.

Një burg “demokratik” me emrin Greqi




 
Reagim ndaj shkrimit të zotit Besnik Mustafaj me titull “Kafe turke apo kafe greke?”, të botuar në internet më 24 shtator 2011
 
I nderuar zoti Besnik,
Shkrimin tuaj e lexova me një kënaqësi të jashtëzakonshme. Ju falënderoj për artin e rrëfimtarisë dhe për vërtetësinë e fakteve që sillni. Në shkrimin tuaj ju habiteni se si ishte e mundur që ai kamerieri me trup të shkurtër dhe të mbushur (në vendlindjen time, në Smokthinë të Vlorës, njerëz të tillë ne i thërrasim me nofkën "domodekë") të reagonte asisoj ndaj kërkesës së zonjës suaj të nderuar për t'i sjellë një kafe turke. Dhe habinë tuaj e përforconi me faktin se si ishte e mundur të sillej në atë mënyrë një njeri i rritur në liri. Unë mendoj se liria, në kuptimin universal të saj, njeriut nuk duhet t'i jepet me racion. Por halli është se në Greqi liria është e racionuar, ashtu si puna e produkteve tona ushqimore në kohën e sundimit komunist, përmes sistemit të triskëtimit. Me këtë rast, i nderuar zoti Besnik, dëshiroj të ndalem në ca fakte, të cilat vërtetojnë se në Greqi liria është e cunguar, madje rëndë, siç do ta lexoni më poshtë.
Së pari, dëshminë më demaskuese për lirinë e cunguar në Greqi, e jep një i ri shqiptar, emigrant, nëpërmjet një e-mail-i që dërgonte në Shqipëri para disa vjetësh:
“Kemi dëgjuar, lexuar e ndier për racizmin dhe racistët, persekutimet, përbuzjet e të tjera sjellje antinjerëzore. Racizmi është një realitet që e takojmë në punë, në rrugë, në shoqëri, në media etj… Karakteri dhe krenaria shqiptare i nervozon. Më 16 maj 2004, një ditë pas Festivalit Evropian, ku Shqipëria u prezantua me Anjezën, në shtëpinë e shtetasit grek, ku unë punoj, ishin ftuar miq të tij. Vura re se kur fillova të flisja për Anjezën, këngën dhe veshjen e saj, unë, “shqiptari i mirë”, u bëra mosmirënjohës i paarsyeshëm e të tjera si këto. E pse ky ndryshim? Vetëm e vetëm sepse me fjalët e mia po mbroja emrin, karakterin dhe krenarinë shqiptare. Biseda arriti deri aty, sa një prej të ftuarve më pyeti nëse i kisha në rregull dokumentet e qëndrimit në Greqi. Në diskutim e sipër, ai filloi të nervozohej nga fjalët e mia. Por kësaj radhe nuk u tërhoqa. Zëri im ishte më i fortë, ndieja se mund ta mbaja kokën lart. Kësaj radhe kisha në krah Anjezën, zanën shqiptare, zëri i saj meritonte më shumë. Nuk duhej të tërhiqesha, pavarësisht se ishin duke më parë të gjithë me zemërim. Dhe u thashë prapë se zëri i saj ishte i mrekullueshëm, se ajo ishte e mbuluar me nur bukurie. Që atë natë ajo kishte “veshur” Shqipërinë,.. veshja e natës finale e hirushes Anjezë ka qenë e përkryer. Ka qenë vetë Shqipëria. Këtë i thashë dhe mysafirit grek të punëdhënësit tim. Por ai u tërbua, e humbi gjakftohtësinë… Nejse, këtë letër në “Shekulli”  po e nis  sepse doja t’i thosha faleminderit Anjezës. Ti je krenaria e kombit, ambasadorja e gjithë shqiptarëve. Me gjithë zemër faleminderit. Ti je zonja e parë e vendit”.  
Dhe letra e djaloshit trim dhe nacionalist shqiptar mbyllet me këto fjalë kuptimplote, të cilat i vënë damkën e turpit racizmit grek, shovinizmit grekomadh dhe kishës shoviniste greke, racizëm ky që e ka pushtuar Greqinë në çdo qelizë të jetës së saj: “Lexuesi juaj - nga një burg demokratik me emrin Greqi” ( Citohet sipas: Gazeta “Shekulli”, 22 maj 2004, f.14).
Së dyti, Kolë Boçari, profesor historie në Universitetin e Kuislandit në Australi, në vitin 1996 bëri një replikë me ministrin grek për çështjet evropiane, në gazetën britanike “The Europeans”, në të cilën u shpreh:
 “Mësova për deklaratën tuaj, z. Ministër, në të cilën ju pohuat se në Greqinë e sotme nuk ka minoritet. Ju ose e keni humbur lidhjen me realitetin, ose ju ka verbuar fare nacionalizmi… Në Greqi jo vetëm që ka minoritet, por atje ekziston një minoritet i madh, mbi 2 milionë banorë, që kanë pushtuar Peloponezin, Athinën, Thrakën, Livadhianë.., gjë të cilën Greqia e ka mohuar gjithmonë… Unë dhe familja ime jemi një nga viktimat e këtij represioni shekullor… Ju na ndaluat me forcë, që ne, arvanitasit, ta ushtronim meshën në gjuhën shqipe, të flisnim publikisht në gjuhën e nënës, madje na përgjonit që të mos flisnim lirisht edhe në shtëpi… Për këtë shkak, kemi ikur nga fshati i lindjes në Peloponez, për të gjetur lirinë këtu, në Australi…” (Citohet sipas: Nuri Dragoi. “Shqiptarët dhe grekët. Realitete historike”.Shtëpia Botuese “WESPO”. Tiranë, 2009, f. 326). 
Së treti, Greqia vazhdon të jetë nën pushtetin e “kamillafit” dhe mbarë shoqëria greke e ndien veten komode nën këtë pushtet. Për ta ilustruar këtë realitet paradoksal, po mjaftohem edhe me tre shembuj mjaft domethënës.
Shembulli i parë: Gazetari Ardit Bido shkruante para do kohësh:
 “Të thuash në Greqi se Marko Boçari ishte shqiptar, përbën një herezi, që mund të të kushtojë edhe vendin e punës dhe një sulm masiv nga politika e vendit fqinj. Më së miri këtë e provoi prezantuesi grek Ilias Mamalaqis, që, pas dokumentarit të tij për "shqiptarin krenar", siç e cilësonte Lord Bajroni, u gjend në mes të një polemike politike dhe shoqërore” ( Citohet sipas: Gazeta “Standard”, 04 gusht 2009).
Pas transmetimit të këtij dokumentari në kanalin televiziv shtetëror ET3, zoti Ilias Mamalaqis u pushua nga puna.
Shembulli i dytë: “Në shumë raste, autoritetet shtetërore greke, nuk ngurrojnë të tregojnë herezi ndaj veprimeve proshqiptare që ndodhin aty, qoftë edhe kur këto janë thjesht e vërteta. Përpara disa muajsh, një drejtore shkolle u arrestua vetëm pse kishte lejuar që nxënësit shqiptarë të shkollës së saj të mësonin gjuhën shqipe gjatë orëve kur shkolla ishte e lirë.., duke u akuzuar për "abuzim me detyrën", vetëm pse lejoi që shqiptarët të mësonin shqip” (po aty).
Shembulli i tretë: Mësojmë se zoti Aleksandër Marku, përmes internetit, njoftonte nga Greqia më 25 nëntor 2009:
“Sipas Kryetares së Këshillit të Qendrës së Hulumtimeve për Çështjet e Barazisë, zonjës Elena Zenaku,.. shoqëria greke është patriarkale, e cila, për fat të keq, zbaton ligjet e saj të paligjshme akoma, edhe në fillim të shek. XXI”.
Këto fakte të thjeshta vërtetojnë fare qartë se  Greqia ka qenë, është dhe do të jetë për një kohë shumë të gjatë shteti më paradoksal i Evropës. Ato vërtetojnë fare shkoqur se urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare, shovinizmi grekomadh dhe kisha shoviniste greke,  e kanë injektuar në poret e çdo qytetari grek dhe vazhdojnë ta mbajnë të ndezur orë e çast.
Ju, i nderuar zoti Besnik, sollët një shembull fare të thjeshtë, por mjaft kuptimplotë, për kuotat e larta të kësaj urrejtjeje, e cila ka pushtuar edhe qenien e një shërbëtori të zakonshëm të një hoteli grek. Por, me artin e lakmueshëm të një krijuesi shijehollë të letrave shqipe dhe taktin e një diplomati të vemëndshëm, ju, tërthorazi, keni zbuluar një të vërtetë tragjike, tepër karakteristike për një vend ku sundon psikologjia mesjetare dhe që, paradoksalisht, është edhe anëtar i Bashkimit Evropian.
Edhe një herë faleminderit për kënaqësinë që më dhatë.
Me respekt.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
24 shtator 2011

Kryesia e LDD-së – Dega në Suedi, propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, i cili kishte me reflektuar pozitivisht tek anëtarësia, dhe do të kishte zgjedhë kuadro më të devotshme për t’a ngritur LDD-në.




Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, mbajti mbledhjen e saj të radhës, në Ängelholm të Suedisë. Në mbledhje muarën pjesë, Hysen Ibrahimi, kryetar, Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar, Rrahman Rrahmani, sekretar, Avdi Rama, arkëtar, Emin Rrustemi, Rashit Gashi, Mursel Shkupolli dhe Ylber Gashi anëtarë të Kryesisë.
Rreth situatës politike në Kosovë, kryetari i LDD-së Dega në Suedi, z. Hysen Ibrahimi, foli për nismën shtetërore të Republikës së Kosovës, duke theksuar se përkrahë nismën shtetërore për shtrirjen e kompetenecave në tërë teritorin e Republikës së Kosovës, si e drejtë legjitime  e saj që është shkruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e që është në përkrahje të fuqishme nga SHBA-ja, BE-ja, KFOR-i dhe EULEX-i.
Kryesia shprehu brengosjen e thellë për veriun e Kosovës veçmas për fshatrat shqiptare, Bistricë, Cerajë, Koshtovë, Kelmend, Boletin, Zhazhë etj, që kanë mbetur të izoluara nën mëshirën e fatit, si dhe mos përkujdesjen e Qeverisë ndaj tyre.
Po ashtu brengosje ishte exteritorialiteti i kishave serbe në Kosovë, dhe eksportimi i xehes së minierës Trepça përmes fimrave serbe të Rashkës drejtë Kinës. Kryesia mbështetë fuqishëm kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare e as përkrahjen e duhur zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Lidhur me protestën e mbajtur nga shoqata „Bashkohu“, pati mjaft diskutime, dhe të gjithë njëzëri kriktikuan veprimet e tilla, sepse nuk përkojnë me momentin e kërkesave të tilla. Kurse kërkesa e shtetit të Turqisë për „rishikimin e historisë“ është e pa pranueshme sepse historia nuk duhet të ndryshohet për shkak të politikave ditore, dhe nëse ndryshohet, ajo duhet të bëhet nga expertët shkencorë e jo nga politika.
Në vazhdim të takimit kryetari, i njoftoi të pranishmit për bisedën me kryetarin Akademik Nexhat Dacin, rreth qëndrimin të Kryesisë së LDD-së për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartike në të gjitha nivelet. Kjo ishte si rrethanë e imponuar e partisë, ndërkohë duke e parë realitetin e ambientit politik të partive politike në Kosovë, është e nevojshme që të mirren hapa të nevojshëm për zgjedhje në të gjitha nivelet. Këto zgjedhje do të mbahen në dy apo tri faza, përderisa në vitin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta të partisë sipas Akademik Dacit.
Kryesia Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, përkrahë Kryesinë Qëndrore për mbajtjen e zgjedhjeve mbrendapartiake, njëherit propozon mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, i cili kishte me reflektuar pozitivisht tek anëtarësia, dhe do të kishte zgjedhë kuadro më të devotshme për t’a ngritur LDD-në. Në veçanti falenderon nënkryetarin e LDD-së Mr. Fadil Gecin për shoqërimin e tij gjatë gjithë kohës sa ishim në Kosovë, dhe pritjen madhështore në Kullën e Bajraktarit të Llaushës, ku ishim hiq më pak se 102 veta.


Komisioni për Informim
Rrahman Rrahmani, sekretar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...