2012-02-23

Bujar Plloshtani: Poezi mbi arsyen e fjalës




Nga: Ilir Shyta, pedagog në Universitetin e Korçës



E qashtra poetike dhe perceptuese e vargut të Bujar Plloshtanit nuk vjen si një eksperiment mes ngasjeve filozofike të vargut dhe fjalës së tij. Ajo është një prezencë logjike që karakterizohet nga shumëkuptueshmëria, dimensioni dhe dialektika e mesazhit që prodhohet në poezi. Në vetvete është e lidhur edhe me vetë kronologjinë në rritje të aktivitetit poetik të poetit, por edhe me vetë strukturën filozofike të poezisë së tij. Një strukturë që nuk diferencohet nga “e zakonshmja”. Një e zakonshme që vjen si një retrospektivë e hershme e Kadaresë. Pra vetë shkrimtari Ismail Kadare na vjen në ndihmë kur thekson “e zakonshmja nuk na duket kurrë heroike. Kurse shpesh qëllon që është ashtu” (Kadare: “Emblema e dikurshme”; 1977:355). Shkrimi i Kadaresë u shfaq në fillim tek “Uzina që ka lidhje me bukën…”, ndërsa më vonë u përdor nga kritiku Adriatik Kallulli në vitin 1978, kur ai analizoi romanin “Vëllezërit” të shkrimtarit Agim Cerga. François Maspéro (1932), shkrimtar dhe editor francez do të shkruante më vonë në vitin 1996, kur “Onufri” i Bujar Hudhrit do të botonte ekskluzivisht romanin “S.P.I.R.I.T.U.S” të Kadaresë: “Nën pushtetin e kësaj bote shtypëse, lexuesi endet mes kurtheve, mashtrimeve dhe maskave të shumëfishta. Gjestet e përditshme të çojnë drejt tragjedisë së lashtë, tiparet e njohura shndërrohen në ngërdheshje.” – Fatmir Terziu


Europa duhet ta njohë Shqipërinë e vjetër Etnike, Ilirinë


etari Ilir Berisha
        Nga Ilir Berisha
Situatat e krijuara tani për shkak të politikave të gabuara të disa zyrtarëve Qeveritar apo klaneve si ne Shqipëri ashtu edhe në Kosovë e më gjerë në trojet Etnike shqipëtare. Duke u munduar ta ruajnë statuskuon e tanishme politike, e cila po shkon në favor të armiqve tanë serbë dhe grekë, të cilët s’po lënë gurë pa lëvizur,përkundër vështirësive të tyre politike dhe ekonomike, për tu munduar për të bërë pengesë për Rikrijimin e Shqipërisë Etnike. E në këtë process po ju ndihmon edhe Europa apo disa shtete të saj të cilat i kanë bërë dëmë çdo herë shqiptarëve.
Përkundër përpjëkjeve të Qeverisë Shqiptare opozitës së saj për ti plotsuar kushtet për tu antarsuar në BE dhe Qeverisë së Kosovës për Sovranitet të plotë,përmbushje të kërkesave për koncesione të dhimbshme me serbin,BE-ja po i tradhton shqiptarët duke ju premtuar e pas shpine po i ndihmon armiqt tan duke i favorizuar ata si serbët,grekët maqedonët.
Po ashtu edhe në Greqi,Arbanitasit jan të diskriminuar ,shqiptarët e Çamërisë nuk lejohen të kthehen në vatrat e të parëve të tyre,stërgjyshëve.E Europa përkundër borgjeve që i ka Greqia asaj po e përkrah pa rezervë politikën e saj slave për t’i mbajtur Arbanitasit të nënshtruar dhe shqiptarët e Çamërisë jashtë vatrave të tyre stërgjyshore.
Këta jan ata të cilët Ilirisë ja kan ndryshuar emrin duke e quajtur ballkan.E të cilët me politikat e tyre kanë bërë sllavet t’i marrin toka  Ilire nën pushtim të tyre dhe të krijojn mini shtete në dëm të shqiptarëve.Të cilat faktë jan të dokumentuara dhe të cilat dihen tashmë.Europa civilizimin e ka prej Ilirëve-Pellazgëve e ata po e harrojn këtë çështje.
Koha ka ardhë për ta kthyer borgjin ndaj shqiptarëve .Europa duhet ta njohë Shqipërinë e vjetër Etnike,Ilirinë.

----------------

Per ju kolege te nderuar gazetar te cilet me penden tuaj po shkruani ne letra, po leni gjurme ne histori. Kombinimi i shkronjave tuaja i koncepteve fjale per kunder perpjekjeve per ta anashkaluar te verteten, realitetin e subjekteve dhe objekteve reale, mos u beni pjese e genjeshtrave dhe shpikjeve te atyre qe jane kunder idese se bashkimit te kombit. E atyre qe problemin shqiptar e marrin te kryer. Nje dite jot e larget do te dilni qesharak dhe hipokrit ndaj vehtes dhe familjeve tuaja dhe te vertetes kombetare.Jane shtuar zerat dhe shkrimet se idea e bashkimit eshte e tejkaluar dhe e vjeter e sidomos pas rishpalljes se pavaresise se Kosoves.
Por kini mendjen aty ku duhet te rrahet problemi shtruar dhe drejte dhe jo si koncepte individual i mendjes se ka perfunduar do gje. Kosova munde te hyje ne Europe vetem neper mese Shqiperise trungut te vete dhe jo e vetmuar. Pa bashkimin e shqiptareve nuk ka hyrje ne BE por vetem liberalizim te vizave.
Ramja e planit te Ahtisarit, shapllja e bashkimit te Kosoves me Shqiperine prej dy kuvendeve ne nje kuvende ne nje shtete nen nje Flamur. Atehere duhet te mendohet per ne BE. Nese eshte e arsyeshme te hyhet. Pa bashkimin e shqiptareve nuk ka hyrje ne BE.
Prandaj te nderuar kontriboni me penden tuaj per Bashkim te shqiptareve per domosdoshmerine e kohes dhe shekullit 21 te ,projektin gjithekombetar shqiptar.
Mbi hirin e atyre qe rane qe kjo toke u ujit me gjakun e tyre per bashkim,most e shkelim ne se do te jete mallkim….



Reflksion mbi shpalosjen e frymës kombëtare


Nga: Fatos Ashiku
Nismetare i Beselidhje se Re Shqipetare
TE KOMINIKOSH ME OPINIONIN DUKE E DEGJUAR CFARE MENDON ESHTE SHPREHJE E PJEKURISE POLITIKE DHE VIZION DEMOKRATIK DREJT PUSHTETIT
(Reflksione aktuale mbi shpalosjen e frymes kombetare)
-Ne udhen e mbajtjes gjalle te frymes kombetare bejne pjese tera veprimtarite duke mos injoruar asnjeren prej tyre. Ajo cfare nuk shkon! eshte menyra se si veprohet ku: organizatat bejne sipas idese se tyre pa patur nje qender kordinimi dhe orientimi ne perputhje me platformen politike te zgjidhjes se ceshtjes kombetare.
Nje forme organizimi e tille qe mbart ne thelb te qenjes se saj nje oponence te organizuar dhe kualifikuar potente e cila behet faktor perkunder ekzekutivit dhe faktorit nderkombetare.
Ideja e fragmentarizmit : shume shtete, shume kombe shqipetare po i mban inisiatvat pezull, ndersa organizatoret enden duke pluskuar ne kete kalvar amalgamash qe vecse nje gje nuk mbartin ate moral kombetare qe e sheh Shqiperine nje unike te bashkuar.
Nese levizja kombetare ne kuader te verdiktit popullore tej formatures se ekzekutivit qe pergjithesisht ka tipare klanore, Shqiperia unike e bashkuar eshte ajo qe na kerkohet dhe qe permbush aspiratat dhe interesat e Shqipetareve.
Cdo perpjekje tjeter eshte nje rruge e komplikuar , me mjaft vonesa dhe me shume pasiguri dhe rreziqe asimiluese .
Ndersa themi :se cdo veprimtari i sherben ceshtjes kombetare qofte edhe keshtu i vetem sikur shume e kane kete ide , ajo cfare nuk eshte produktive eshte se mbetemi jo vetem te fragmentuar por edhe te thyeshem.
Por kjo dukuri pjese e te njejtit fenomen qe na ben terve nga nje’ oxhak’dhe na mban te vecuar duke ndare zona influence qofte edhe ne pozita ‘intelektuale’ ka nje shperfaqje disi amorale kur: ajo qe eshte per te thene dhe per te artikuluar si pjese e dedikimit kombetare dhe verdikt i popullit qe perfaqesohet, tenton derisa ka bere brazde, e tille qe cfaq nje shmangje nga opinioni ballas per te pritur cfare thone rreth asaj qe thua .
Per te pritur: se cfare mendon opinioni edhe yti por edhe tjeter qe mendon ndryshe.
Per te priitur e jo vetem per te hedhur :kur opinionin ta mbajne sikur per veshesh gazetaret dhe medjumet radiovizive.
Nje metode: krejt e rendomte tashme mitingashesh qe vetem thirrje ka por keshtu nuk bisedohet, demostrimi eshte nje tipar i luftes politike dh shpalosje e frymes por : nuk mundet kurre qe kjo fryme te mbetet ne mjete te tilla pa u ulur per te bisedur shtruar me opinionin.
Nje konstatim qe bjen era populizem bajat dhe tendence per tju shmangur te vertetave qe vijne drejt perdrejte nga opinioni: te cilin nuk e njeh, qe nuk mundet askush te ta perpunoje dhe prej tij merr realisht ate qe i duhet levizjes kombetare.
Ka nje metode te tille ne mjaft levizje deri edhe tek dy me te medhate qe u mbeshteten ne momente yc si vetvendosja ashtu edhe ‘kuq e zinjte’ aleances pa lene pas dore edhe tjere qe se kan me qef te dalin lajv ne popull.
Nese sot: kur te therret nje debat kombetare ku po diskutohen alternativa kombetare ti nuk del para opinionit per te dhene pikpamjen tende dhe per te pritur opinion, neser behesh krejt i pabesueshem se garimi drejt pseudoparlamentit do na jape ndonje fryt.
Debati qe po organizohet me inisiativen e nismes per BESELIDHJEN E RE SHQIPETARE NE grupin intrnet beselidhja Shqipetare po e verteton kete duke sherbyer edhe si nje test i kesaj perqasje aspak te denje. Nese sot i shmangesh opinionit dhe popullit kur pret te degjoji dhe te thote si e ka mendimin, neser nuk ka ashje garanci.
Eshte kjo nje metode e gabuar: qe ne pergjithesi eshte bere model nga kohet moniste qe edhe nje figure e vetme ku populli ka besim asnje akademik apo intelektual i shquar nuk e ndermerr kete hap , kjo eshte nje e mete e madhe konceptuale e zhvillimit te demokracise dhe respektimit te mases qe e mbart verdiktin ne sensin total te shoqerise.
Le te sherbejne keto rradhe : per te mesuar cfare kerkon nje opinion i gjere tej medjumeve ku populli mbetet nje shikues dhe degjues pa goje.

Letër e hapur për Z.Hashim Thaçin nga Qerim Pllana



Letër e hapur për z. H. Thaçi, Kryetar i Qeverisë të Republikës së Kosovës:


Llogaritë pa hanxhiun janë kusure pa zotin e bujtinës -hanit! Për fat të keq,
Kosova është bërë si një han, në të jep dhe merr kush të dojë dhe kur të dojë !

FUS-NOTË PËR KRYEFJALËN REPUBLIKË – PSE JO PËR SERBINË?!
Shkruan: Qerim Pllana
Ju z. Thaçi mbase s`honepseni, por për fat të keq, Kosova është bërë si një han, në te jep dhe merr kushdo që hynë dhe del, kur të dojë! Këtyre ditëve të nxehta politike dhe diplomatike, në një dimër me dëborë, furtunë dhe acar, që s`mbahet mend nga (aksioni fashist i armëve, në dimrin e vitit 1955-56)! Temperatura u ngritët teksa dëgjuam: “Kosova vendos të prezantohet me fus-notë 1244 të OKB-së, Deklaratën e Kuvendit dhe në bazë të vendimeve të GJND-së”.Deklarimi i juaj z. Thaçi, “Kosova vendosi”, u them se Kosova nuk vendosi, por vendoset ju. Duke pas parasysh anashkalimin e presidencës, kuvendit, shumicën absolute të institucioneve të shtetit, pozitë-opozitë, madje anashkalimin edhe të PDK-së, aleatëve me ju në qeveri, kompletë opinioni brenda dhe jashtë Kosovës!
Z. Thaçi e bëtë këtë me disa ndërkombëtarë, ose siç i thuhet fjalës; “kokë në vete”! Sikur Kosova të jetë pronë e gjyshërve të atyre që japin e marrin, hyjnë dhe dalin në Kosovë, si në Hanin e Dilit! Duke mos u përfill asnjë institucion vendimmarrës i shtetit. Kështu u shkel kushtetuta, Gjykata Supreme dhe ligjet në fuqi të vendit. Prandaj, reagimet e opozitës, kryetarit të Kuvendit, Presidentes dhe reagimet tjera, janë të plogështa, jashtë nivelit të detyrës, siç duhej reaguar shpejt dhe me kuraja! Kur në pyetje është Kosova, e ardhmja e 2.500.000 banorëve, gjeneratave me, apo fare pa perspektivë, në jetën politike, ekonomike atë diplomatike etj.
Kthimi i saj prapa, paraqet shkelje të detyrës, kushdo qoftë personi, i cili ndërmerr hapa të tillë. Duke shkelur kushtetuta, Deklarata e 17 shkurtit të vitit 2008, ditës së pavarësisë. Është hap serioz ose joserioz, i dyshimtë dhe me pasoja. Reagimet ishin të vonuara, të zbehta jo unike. Sepse, në raste të tilla në pyetje janë orët, assesi një a dy ditë vonesë. Janë anashkaluar institucionet vendimmarrëse të shtetit dhe fatit të tij me “bisedimet teknike”, një vit të plotë pa asnjë rezultat! Duke i ndihmuar Serbisë, dhe duke u penguar dhe ngulfatur perspektiva e vendit tënd, Kosovës.
Rastet e tilla në botën demokratike s`kanë pardon! Ky lëshim ishte njeri nga ata të radhës, të cilët bëhen në emër të shtet, pa u konsultuar Kuvendi, Presidenca, pozitë-opozitë. Kështu jo sall ekzekutivi shndërrohet në pronë private me veprime njëshash! Duke folur në emër të shtetit dhe popullit, kur dihet se shteti ka institucionet, kushtetutën, pozitë-opozitë, popullin prapa. Institucionet para të cilave duhet dhënë përgjegjësi me vendimet, të cilat degradojnë pavarësinë, shkelët mbi gjakun e derdhur të heronjve dhe dëshmorëve, UÇK-së, Luftës për Liri…
Kosova s`është një njeri, as një mbretëri! Kosova është Republikë Parlamentare, ndonëse sipas veprimeve, janë të shkruara vetëm në letër! Gabimi i fundit politikë dhe diplomatikë, njëmend do të duhej të jetë i fundit! Sepse, Kosova në bazë të kushtetutës në fuqi, është “Republikë Demokratike, nëse është”!? Andaj, pse thuhet para ligjit të gjithë jemi të barabartë! Duhet respektuar Kushtetuta e vendit, dhe jo sa herë dhe kurdo që t`i teket të parit të ekzekutivit, ajo shkelet, mënjanohet dhe anashkalohet. Madje, në këso raste tepër të ndjeshme, të kthimit nga e para! Veprimet për hir të atyre, apo këtyre, interesave të njërit apo tjetrit, ta kthesh vendin në pikën zero, sidomos okupuesit të deridjeshëm, t`i japësh shansin, që ai nesër me ty, (ne), të loz lojën e maçokut si me miun, është e papranueshme dhe e dënueshme, pavarësisht kërkesave, kulturës diplomatike nga kushdo që e kërkon..!
Kthimi në Rezolutën 1244, të cilin edhe ju vetë z. Thaçi e keni quajtur të tejkaluar, madje pak kohë para së të ri-pranoni përsëri, është rikthimin në pikën zero. Duke i mohuar të paktën disa të arritura, çlirimin me gjakun e mira dëshmorëve, heronjve dhe martirëve. Ani pse pa sovranitet dhe integritet territorial, me anashkalim për ribashkim dhe bashkim Kosovë-Shqipëri, pas 100-vjet, ndarje me dhunë, gjak gjenocid dhe etnocid! Jo, Kosova s`mund të jetë e një njeriu, as e një grupimi. “Jam në krye të shtetit, bëj çka të dua. Vendos si më thonë “miqtë” të cilëve u jam dorëzuar”! Kemi miq, të cilët i thanë, jo Rezolutën 1244, fus-notës apo shenja,duke mohuar kryefjalën Republika e Kosovës, shtet pa integritet dhe pa sovranitet…
Me veprimin e fundit z. Thaçi, ua them me bindje të plotë, nëse keni fituar ndonjë poen a pikë pozitive nga ata, me të cilët u këshilluat, ju keni humbur elektoratin, shumë miq, dashamirës, madje njerëz brenda vetë PDK-së. Popullin kaherë s`e keni prapa. Atë edhe ashtu kaherë e keni humbur, siç i keni humbur shumë luftëtar të vdekur dhe të gjallë! Pa çka se populli akoma kishte durimin dhe shpresën për ditë më të mira. Mbase nga veprimet e fundit, vërehet sikur u janë mbyllur rrugët? E veprimet i ngjajnë njeriut pesimist, madje dhe më keq, dorëzimi para gjithë atyre premtimeve për të rimarrë për herë të dytë qeverinë; “Thaçi Dy”! Shembuj të tillë të qeverisjes dy a tri herë radhazi ka kudo në botën demokratike, por shumica e qeverive, nëse nuk i realizojnë premtimet e elektoratit, bien madje para kohe!
Është e dhimbshme të pritesh një kësi reagimi nga njeriu, te i cili në mandatin e parë ishit në shtëpinë e tij? Më kujtohet 4 nëntori i vitit 2007, kur papritmas me telefonoi z. Vlora Çitaku, duke më njoftuar, (z. q.) keni mysafirë. U pritëm në shtëpi siç pret shqiptari shqiptarët. Me ju ishte z. Fatmir Limaj, z.Vlora Çitaku, z Ramadan Avdiu, z. Shemsi Veseli e të tjerë. (Votuam, jo sall ne, për PDK-në). Me vjen keq, gazetarët s`i pranuam brenda. Kur dolëm në oborr kërkuat një mesazh personal nga unë. U kujtohet z. Thaçi kur u thash; (Mos e harroni z. Adem Demaçi, ka dhënë shumë, madje rinin, moshën më të mirë për Kosovën). U pajtuat dhe e morët me seriozitet. Unë as atëherë, por as sot, nuk kërkojë më shumë sesa atë që e konsiderojë të përmortshme, ribashkimin e kombit të ndarë dhe të okupuar!
Mbase jam idealist i tepruar, kur është në pyetje atdheu, shqiptarizmi! Se kurseva as akademik R. Qosja, “për këmbim territoresh”! Sepse, vuajtëm shumë për shqiptarinë, tokën që e humbëm gjithandej Serbisë okupatore, Greqi e Mal të Zi. Aq shumë tokë e popull kemi në Maqedoni. Ata kërkojnë: “Aushvic për Shqiptarë”! Kosovën as shqiptarët atje s`do t`i japim. Kosova duhet ribashkuar me Shqipërinë, sa më shpejtë aq më mirë. Nga e cila para 100-vjet, u dogj me aq shumë viktima etnocidi dhe gjenocidi, si 13 vjet më parë! U okupua, u nda nga Toka Mëmë! Rezoluta 1244, Kosovën se ka pranuar në OKB! Z. Thaçi keni pranuar pa u konsultuar shteti, institucionet e tij, Kuvendi, Presidenca, (pozitë-opozitë), populli. Pse Kosova me fus-not, çka do të thotë kjo!? A ka dardha bisht prapa?!
Pse Serbia pa fus-not, kur Kosovën akoma e ka në kushtetutë si “territor të saj”?! Kësaj i thonë llogari pa hanxhiun, si me Pakon e Ahtissarit, për të cilën gjithashtu, populli nuk u pyet. Me autorizime të kujt u pranua Pakoja në Vjenë! Kush i autorizojë ata njerëz!? A keni ndonjë autorizim, apo edhe ju po vendosni në emër të Kosovës pa asnjë konsultim me institucionet e saj në fuqi? Nëse po, atëherë, “llogaritë pa hanxhiun janë kusure pa t`zotin e hanit”! Atëherë Kosova është bërë si një han, në te cilën hynë dhe dalin, japin e marinë kush të dojë dhe kur të duanë..!
Këto rrethana të brishtësisë katërçipërisht flasin se Kosova duhet rikthyer dhe ribashkuar sa më parë aq më mirë, me pjesën e ndarë. të quajtur shtet 100-vjet. Me përvojën 100-vjeçare në politikë, diplomaci, ndërrim sistemesh historike. Me ushtri, polici siguri, zhvillim dhe prosperitet të sigurt në regjion, Evropë dhe botë! Së fundit me potencial njerëzor, resurse dhe begati të larmishme, mbi e nëntokë, me të cilat plotësohen nevojat për 30 milion banorëve në tokën Shqiptare. Me dy dete, ujë dhe minerale (xehe) prej më të kërkuarave në botë, naftë, pyje, plumb, ari dhe zink, qymyr për 300-vjet shfrytëzim. Fuqi të mjaftueshme punëtore për zhvillim normal.
E përmbyll këtë letër (komenti), me shpresë se do ta lexoni një si këshillë, dikur nga njeriu, në shtëpinë e të cilit u pritet si mik! Gjatë mandatit tuaj të parë, u kurorëzua një prej etapave më sublime të historisë së Kosovës, Pavarësia. Ndonëse akoma pa sovranitet dhe integritet, me mbikëqyrje dhe hile tash e 12-vjet. Ju deklaroheni me sukses! Por, qytetarët (populli), gjeneratat e reja, pensionistet, opozita, madje njerëz brenda Partisë suaj, shprehinë gjithnjë e më shumë pakënaqësi me vendimin si ky!
Nëse BE, për fus-notë është shkaktare dhe imponuese, atëherë pse mos të thuhet; SHBA-të, shtetet e Kuintit, aleatë e miq kudo që janë, premtojnë dhe garantojnë për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës! Megjithatë, intervistat aktuale me njohës dhe diplomatë ndërkombëtar në Kosovë dhe jashtë saj, janë në një mospajtim, disharmoni për dhe kundra kësaj fus-note! Z. Dell, ambasador i SHBA-ve, është pro dhe kundër teprisë më simbole. Kanë mendim tjera z. J. Petersen, ambasadori i Britanisë së Madhe, shumë komentues, të cilat krijojnë dilema. Si shpjegohet kjo?!
*(Autori i njohur për opinion dhe mediat kombëtare)

PSE IZRAELI ENDE NUK PO E NJEH KOSOVËN?



Nga: GËZIM LLOJDIA

PSE IZRAELI ENDE NUK PO E NJEH KOSOVËN?

1.
Analisti për politikë të jashtme, Yonatan Touval, në një opinion në gazetën Haaretz, ngre pikërisht këtë pyetje pse:” Izraeli ende nuk po e njeh Kosovën?
Këtë pyetje më së shumti e bëjnë pothuajse në mënyrë të herëpashershme analistët, kolumnistët e mediumeve shqiptare e kosovare dhe përtej oqeanit por më së shumti këtu në Shqipëri apo në Kosovë në shtete të tjera ku jetojnë. Askush nuk e kishte menduar madje as se kishte pritur që shteti hebre do të mejtohej kaq gjatë për të njohur Kosovën. Shteti hebre edhe për vete kushtet e tij dhe mënyrën se si ai u krijua do të ishte ndër të vetmit madje edhe ndër të parët, që s’kishte asnjë arsye përse të dëshpërohej përë këtë madje duhej ta kalonte pa brengosjen as të dridhej nga pikëllimi sepse njohu Kosovën.Madje njohja e Kosovës nga shteti hebre do ti rriste më tepër autoritetin këtij shteti, që shpalli pavarësinë vetëm në vitin 1948 kur Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947, miratoi një rezolutë nr. 181, i cili ndanë Palestinën,dhe 55 përqind ua dha Judenjve, ndërsa 45 për qind, për arabët.
Shtese
Eshtë një republikë parlamentare në Lindja e Mesme, përgjatë bregut lindor të Detit Mesdhe. Ajo kufizohet Libani në veri, Siri në verilindje, Jordani dhe në Bregun Perëndimor në lindje, dhe Egjipt dhe Rripin e Gazës në jugperëndim, dhe ajo përmban gjeografikisht karakteristika të ndryshme brenda fushës së tij relativisht të vogël. Izraeli është përcaktuar si një shtet hebre dhe demokratik në ligjet e saj themelore dhe është I vetëm në botë me shumicë çifute.
Pas 1947 Bashkuara planin e Kombeve për ndarjen e Palestinës, më 14 Maj 1948 David Ben-Gurion, Shefi Ekzekutiv i Organizatës Botërore sionist dhe president i Agjencisë hebraike për në Palestinë, deklaroi Izraelit një shtet të pavarur nga mandati britanik për Palestinën . shtetet fqinje arabe pushtoi ditën tjetër në mbështetje të arabëve palestinez. Izraeli ka luftuar që prej disa luftëra me shtetet fqinje arabe në rrjedhën e të cilit ajo ka zënë Bregun Perëndimor, gadishulli Sinai Gazës dhe Lartësitë Golan. Pjesë e këtyre territoreve, duke përfshirë në lindje Jeruzalem, janë aneksuar nga Izraeli, por kufiri me Bankën Perëndimore fqinj ende nuk është përcaktuar përfundimisht
Izraeli ka nënshkruar traktate paqe me Egjiptin dhe Jordaninë, por përpjekjet për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez nuk kanë rezultuar deri më tani në paqe.
2.
Historia na rikthehet në kujtesën tonë e ndriçuar .Mënyra se si u shpëtuan hebrenjtë nga shqiptarët e kosovarë gjatë luftë së dytë botërorë.Rasti Vlorë,Tiranë,Ebasanë,Berat apo qytete të tjera kur strehat shqiptare u bënë pritëse dhe fshehën qindra hebre të cilat do të kishin përfunduar tragjikisht nëpër kampe ose në gojën e plumbit nazist. Ujqët e uritur e shqyejnë vërtetë hënën lehonë.Qentë nazistë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqërit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati ti shkatërronin, nëse nuk do ta përballonin shkëlqyeshëm familjet shqiptare ,sulmet e asaj aradhe të tërbuar, duke sakrifikuar edhe të vetët.Ka dokumenta që flasin se edhe qeverisa kuislinge e asaj kohe nuk ua dha autoriteteve gjermane të pushtimit shifra të sakta për hebrenjtë në Shqipëri.Këtë qëndrim e kanë vlersuar hebrenjtë që ndodhenin në Shqipëri të cilët pas rrëzimit të murreve të komunizmit u larguan drejt shtetit të tyre apo drejt SHBA.Rasti Ana Kohen apo të tjerë që dëshmuan nëpër mediume tregon qartësisht se kontributi i shqiptarëvev për hebrenjtë nuk ka munguar dhe ai është i dokumentuar.
Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj, Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre, mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri, shkruan Ëikipedia.
Holokausti mbetet kujtimi me i frikshëm dhe me i dhimbshëm për 38 familje beratase, qe strehuan rreth 600 hebrenj te përndjekur nga ushtria gjermane,shkruan Eriola Hazizolli.
Kopje të dokumenteve të arkivave të shtetit shqiptar u janë dorëzuar nga studiuesi Shaban Sinani autoriteteve të “Memorial Museum of Holocaust” në SHBA. Sipas H. Harvey, që i referohet “një raporti”, “numri i hebrenjve që mbijetuan në Kosovë ishte 60 për qind, shifër që e bën këtë vend njërin prej rajoneve me përqindjen relativisht më të lartë të të mbijetuarve në Evropën e pushtuar”. B. Fischer mendon se, gjithsesi, “hebrenjtë e Kosovës ishin me fat” që shpëtuan në këtë masë, duke ditur se atje Himmler-i krijoi në vitin 1944 divizionin “Skënderbeg”, thotë studiuesi Shaban Sinani.
3.
Duke përmendur të dhëna të tjera do të shkojmë tek një fakt tjetër që zbret nga kohët e bizantit . Thuhet se Oriku,qyteti antik në gjirin e Vlorës i njohur për përballjet mes Cezarit dhe Pompeit,diku ndoshta në kohë të mesjetës ka pasur një emërtim të till :”JERIKO”.Dr Moikom Zeqo , arkeolog e shyrton kështu këtë mundësi”Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare, ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura …” .Përse u quajt Jeriko dhe çfarë lidhje organike ka pas me Jerikon e sotme ?A mos vallë lidhja është e njëjtë me kohën kur nisi edhe përfundoi zbarkimi i hebrenj në ata shekuj të largët, në gjiun e Vlorë?Këto troje kanë qenë gjithherë mikpritës dhe këtë mikpritje është mirë që jo vetëm ta vënë në dukje por edhe ta vlerësojnë reciprokisht kur miku ka nevojë . Harresa është gjë e madhe. Shqiptarë e kosovarë, kush me shpirt,dikush me trup,kush me influencën e tij,një tjetër me jetën e tij i ruajti hebrenjtë nga rreziqet,që kanë qënë jo të pakta dhe shumë kanosëse sidomos në vitet e luftës së dytë botërore.
4.
Analisti hebre, që cituam në fillesë të krye radhës, thotë se :” mosnjohja e Kosovës nga Izraeli, përveçse është një gabim diplomatik, është njëkohësisht edhe një dështim moral dhe historikë”.
Shtese
Nocioni i “Toka e Izraelit”,thuhet në Ëikipedia, i njohur në hebraisht si Partia e Eretz (apo Eretz Yisroel), ka qenë e rëndësishme dhe e shenjtë për popullin hebre që nga kohët biblike. SipasTeuratit, Perëndia premtoi tokën në tre patriarkëve të popullit hebre. Në bazë të shkrimit, periudha e tre patriarkëve ka qenë e vendosur diku në fillim të mijëvjeçarit të 2 pes, dhe Mbretëria e parë i Izraelit është themeluar rreth shekullit 11 pes. Ndërmjet rënies së Mbretërisë veriore të Izraelit në 722 pes dhe pushtimeve muslimanetë shekullit 7 er (një periudhë prej mbi 1500 vjet), rajoni u vendos nën Asiri, e babilonas, persiane, greke, romake, Sassanid, dhe sundimit bizantin. Prani ahebraike në rajonin kane rene e ndjeshëm pas dështimit të revoltës Kokhba Avokatëve kundër Perandorisë Romake në 132 Megjithatë, ka pasur një prani e vazhdueshme e vogël çifute dhe Galile u bë qendra e saj fetare.] Mishnah dhe pjesë e Talmudit, çifut, u përbërë gjate 2 shekujve te 4-er në Tiberiasdhe të Jeruzalemit. [Në 635 er, rajoni, duke përfshirë Jeruzalem, u pushtua nga arabet dhe ishte të mbetet nën kontroll myslimane për 1300 vitet e ardhshme. rajonit transferuar midis umajadëve,Abasidët, dhe kryqtarët gjatë gjashtë shekujve të ardhshëm para se te pushtohet nga Sulltanati mamlukët, në 1260. Në 1516, rajoni u pushtua nga Perandoria Osmane, dhe mbeti nën sundimin turk deri shek. 20.
5.
A do ta njohi shteti hebre Kosovën dhe kur do ta njoh? Shteti hebre duhet ta kuptojë se Kosova nuk është ndërkaq nuk ka mundësi që të jetë një Palestinë. Rasti Kosovë është krejt i ndryshëm .Kosova u çlirua nga pushtimi serbomadh. Kosovarët në kohë të kohës, kanë jetuar në trojet e tyre. Një dervish ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij: :”Neve s’na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë … Kjo nuk është muze. Ajo është përpjekja e një kombi ,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe .Ajo është “vula”, për kombin tonë. Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s’mbahet mend .Shumë historianë apo krijues e shpirtra shenjtoresh me mendje të kthjelluar,unanimisht do të vërtetonin me mijëra fletë poezi,histori,studime se kjo është toka,që neve na e dha Zoti. As pushtimet,sado të rënda,sado të zeza të jenë, një ditë do ta këpusnin qafën. Arsyeja:kjo është toka e shqiptareve. Zoti,na e ka dhënë hisen në Ballkan. Kombi ynë do të jetojë për aq kohë sa e ka parathënë Zoti ynë. Shkurt Kosova u çlirua nga vargonjtë apo zinxhirët serbomadh, që e lidhën e prenë dhe i gjymtuan kufijtë në ‘13 .Kadare e shqipton qartësisht se kirurgjia e fuqive të mëdha la jashtë trojet tona Kosovë dhe Çamërinë,pjesë të tjera. Ato gjymtyrë gjithë kohës kullon gjak. Çlirimi i Kosovës pra lirimi nga robëria serbe ishte e shumëdëshiruar dhe e shumëpritur. Për këto kushte shumë shtete evropiane e njohën Kosovën si shtet më vete. Lista e tyre ka shkuar në 88. Shpejt do të shkojë në 100,po shteti Hebre më kjartë autoriteti i Jeruzalemit ku do të jetë në këtë listë? Në mos qoftë asgjëkund borxhi, që do të lerë pas do të jetë i madh. Karshi shqiptarëve,kosovarëve dhe vet hebrenjve. Pritja e gjatë torturë të vendos përpara këtyre hamdësive por ende shpresojmë tek njohja që do të mund të bëjë shteti hebre.

”Kush bëhet dele, e ha ujku”!



Opinion


NGA: FAIK KRASNIQI


”Një bari gjuante me HOBE në tufën e deleve që kullotnin . Patjetër guri do të binte diku . Pasi e godiste ndonjë dele , shkonte, e përkëdhelte dhe i kërkonte falje, se nuk e kishte pasur qëllimin që ta godiste atë . Edhe politika jonë si ajo puna e hobes së bariut . Dikund do t ‘ ia qëllon .Paj . . .LE TË DALË KU TË DALË. Le të bjerë guri ku të dojë .”
Për zhvillimet e fundit politike nga TV ”KLAN KOSOVA” një i moshuar pyetet për fusnotën. Sikurse shihet edhe në atë video, ai nuk e kishte fare idenë se çfarë i bie fusnota, e ai përgjigjet: mirë o puna, mirë o”!!! Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të diskutimeve në lidhje me fusnotën nëse ajo duhet të pranohet nga Kosova apo jo? Por, në të vërtetë sa veta e kuptojnë se çfarë është në të vërtetë kjo fusnotë të cilën e dëgjojmë tërë ditën. Çfarë është fusnota? Fusnota është fjalë me prejardhje gjermane e cila e shënon një shënim, me vërejtje në fund të faqes me tekst. Fusnota bën sqarimin shtesë apo udhëzon në sqarime shtesë për pjesën e tekstit e cila është e prezentuar. Në gjuhën shqipe është emër i përgjithshëm i gjinisë femërore. Burimi është nga dy fjalë gjermane të renditura: Fuss + Note.
Siç bëhet e ditur tashmë nga të gjithë mediat dhe e pranuar haptazi edhe nga kryeministri Thaçi, Kosova është pajtuar me formulën rreth përfaqësimit të saj në forumet rajonale. Kjo formulë do të bëhet me fusnotën, ku në radhë të parë figuron deklarata e pavarësisë. Pas saj do të jetë mendimi i GJND-së dhe në fund do të jetë rezoluta 1244. Por, kjo radhitje e pikave në fusnotë, në marrëveshjen që do të nënshkruhet me Serbinë, e ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA-ja, do të jetë vetëm në kopjen për Prishtinën. Ajo për Beogradin, do ta ketë si pikë të parë rezolutën 1244, pastaj mendimin e GJND-së dhe në fund deklaratën e pavarësisë së Kosovës.Por, si e kupton populli i thjeshtë fusnotë e shumë dëgjuar ditëve të fundit. Por sido qoftë me këtë fusnotë… Kosova del humbëse kurse Serbia e realizon Planin e saj për të hyrë në BE, dhe Kosova me këtë FUSNOTË po mbetet as shtet e as republikë…. Siç duket Qeveria e Kosovës nuk po e di se çfarë është duke bërë, sepse të gjithë këta njerëz janë të ”Pavetëdijshëm”. Serbia deri më tash nuk lëshoi pe për asgjë në këto 13 vitet e fundit në dëm të saj, kurse Qeveria e Kosovës me në krye Hashim Thaçin për ditë e më shumë po punon në të mirë të serbëve dhe Serbisë. Për çështjet madhore duhet të bëhen referendume dhe të pyetet populli. Por populli nuk u pyet kurrë, nuk u pyet për flamur, hymn e as kushtetutë. Nuk u pyet as per decentralizim. Këto gjëra, në shtetet demokratike bëhen me referendume. Ku është referendumi në Kosovë? A thua ekziston ky term në kokat e politikanëve tanë?
Kosova ka nevojë për një ”Pranverë Arabe”!
Turp e për faqe të zezë :Ushtari i NATO-së me lopatë në dorë të zhbllokojë rrugët, kurse kriminelët serbë (të njohur e provuar botërisht si të tillë) me kallashnikov në dorë, u bëjnë presion. Janë plagosur kështu me dhjetëra ushtarë të Nato-së.Të tillë ushtarë më ngjasojnë me punëtorët e pastrim gjelbërimit të qytetit. Kjo tregon se Evropa e sotme nuk është më e mirë nga ajo që ka qenë. Po ajo politikë, strategji e fytyrë. Amerika dhe Evropa kanë mjaft hallet e veta. Ata, tashmë janë të interesuar të mbyllet ky problem. Por me këto veprime të njëanshme kundër shtetit të Kosovës miqtë ndërkombëtarë ”as nuk po na i fusin, dhe as nuk po na i nxjerrin”! Por ne duhet të jemi më vigjilent dhe mos të pranojmë çdo kompromis që na i përgatisin dhe na i servirin të tjerët, sepse ”Një fjalë e urtë popullore thotë: Kush bëhet dele, e ha ujku” ! Siç po shihet populli ka rënë në gjumë të thellë dhe nuk është duke parë se çfarë dëmi janë duke iu sjellë njerëzit të cilëve ju kanë besuar votën e tyre! Nëse populli i Kosovës nuk zgjohet nga gjumi i thellë, shumë shpejt do të jemi Krahinë apo komunë e Serbisë. Është koha që populli i Kosovës të ngrihet në këmbë kundër qeveritarëve të vetë dhe t’u thotë STOP kompromiseve në dëm të popullit dhe shtetit të Kosovës. Nga këto kompromise të dhimbshme që po bëhen prapa ”perdeve” kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, tani është koha e duhur që të çohet në këmbë e gjithë Kosova, dhe të bërtasë kaq fort, sa t`i dridhen këmbët Thaçit, e taborrit të tij, që e ndjekin nga pas, sepse nesër këto gabime do të na kushtojnë shumë shtrenjtë. Po nuk e ngriti zërin deri në kupë të qiellit vetë populli i Kosovës, kush do të mendojë më shumë për të. Kosova tash e më shumë se kurrë ka nevojë për një ”Pranverë Arabe”!!!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...