Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/22

Mitologjia skënderbejane dhe të vërtetat historike.



Nga Ardian Klosi

Ndërsa deri 20 vjet më parë mund të pranohej që historiografia e prodhuar në RPSSH ecte në një rrugë tjetër nga ajo që kishin hapur studimet albanologjike e balkanologjike europiane prej mëse një shekulli e gjysmë, - se fundja i gjithë vendi ecte nëpër një rrugë të veçantë dhe të mbrapshtë - sot kjo rrugë këmbëngulëse e historiografisë zyrtare shqiptare, e cila ka arritur skaje të paimagjinueshme, të duket si relikti i fundit kockëfortë i asaj ngrehine absurdi që ishte ideologjia nacionaliste-komuniste në Shqipëri.

Absurdi dendësohet, gjithçka merr trajtat e një sendërgjimi të pashembullt kur kjo historiografi zyrtare trajton Gjergj Kastriotin Skënderbeun – hero kombëtar në të trija shtetet ku është shpërndarë trungu kryesor i shqiptarëve: Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Në fund të një pune të gjatë, por që më dha edhe kënaqësi të veçantë: përkthimit në shqip të monografisë "Skënderbeu" të historianit zviceran Oliver Jens Schmitt, mora të shoh, për kureshtje, disa tekste historie të shkollave tona nëntëvjeçare e të mesme, pikërisht ata kapituj që trajtojnë Skënderbeun.

Ishte e pabesueshme: realiteti që përshkruhej në 20 faqet e njërit prej tyre "Historia 4" (2006) ngjante me realitetin që kthjellonte mes qindra dokumenteve të kohës analiza e mprehtë e Schmittit aq sa ngjan Katallani i përrallave tona me ushtarët katalanë të Alfonsit kur këta zbrisnin në bregdetin e Arbërisë, ose aq sa ngjajnë zanat e malit në Ciklin e Kreshnikëve me malësoret e zonës së Mbishkodrës.

Atëherë kuptova se në vendin tonë kjo dikotomi ose ky dyrrugëtim i sendërgjimit me shkencën, i shajnisë me të vërtetën, ka për të vazhduar edhe për shumë kohë, praktikisht aq sa të kenë jetën përfaqësuesit e historiografisë zyrtare (e kur plaket njeriu, bëhet edhe më kokëfortë, kjo dihet), përveçse po të ketë një ndërhyrje nga lart, deus ex machina, dmth zyrtarë të lartë t'ia ndalojnë historiografisë zyrtare që të jetë zyrtare dhe në të ardhmen.

Prej 1992-shit e këndej janë botuar me dhjetëra libra të mirë për historinë e Shqipërisë dhe të rajonit, sidomos nga Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, nga "Shtëpia e Librit", nga "Dituria", nga "Çabej", nga K&B etj., është krijuar një bibliotekë e vërtetë e albanologjisë në gjuhën shqipe – megjithatë e gjitha pa dobi kur vjen puna për tekstet e shkollave, për presidiumet e akademive, për kongreset e Skënderbeut dhe ato të drejtshkrimit, alles bleibt beim Alten, gjithçka mbetet siç ka qenë dhe bigëzimi i dijeve humane në Shqipëri, sidomos i albanologjisë, i historiografisë, i skënderbejadës i ngjan përherë e më shumë një skizofrenie të frikshme të kujtesës kombëtare.

Por le të shohim më nga afër se çfarë u tregohet nxënësve, të rinjve dhe të rejave shqiptare lidhur me një nga personazhet më të rëndësishëm në historinë e vendit të tyre.

"Më 1443... Skënderbeu iu drejtua Krujës dhe e çliroi" ("Historia 4" f. 58) Skënderbeu nuk e çliroi Krujën, por e mori me një ferman të rremë nga arbëri tjetër që kishte komandën mbi kështjellë, Hasan beu. Këtu shpalli pastaj kryengritjen e tij. "Më 28 nëntor 1443 u shpall zot i principatës së pavarur të Kastriotëve me qendër Krujën".

Kastriotët nuk kanë pasur ndonjëherë ndonjë principatë të pavarur. Është gabim i madh historik t'i quash principata sundimet e familjeve të ndryshme të Arbërisë, pasi të parët e tyre atëherë do të quheshin princa. Në një kohë kur zotërit ortodoksë të Arbërisë kërkonin dëbimin e osmanëve, autoriteti i vetëm që njihnin së largu ishte Bizanti (prandaj dhe Skënderbeu zgjodhi për flamur shqiponjën dykrenore të Perandorisë së lindjes), vetëm ai i shpërndante titujt, dhe askush nuk guxonte ta shpallte veten princ etj., siç vëren me saktësi Schmitti.

Sidoqoftë këto mund të quhen lajthitje nomenklature, sepse shumë më serioz është rrëfimi mbi Kuvendin e Lezhës. "Këtu morën pjesë Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me dy djemtë, Gjergj Strez Balsa, Nikollë e Pal Dukagjini, Lekë Zaharia, Pjetër Spani me 4 djem etj." (po aty).

Përmenden edhe djemtë e fisnikëve më të vegjël, e nuk thuhet që në kuvend mori pjesë edhe Stefan Crnojeviqi, zot i Maleve të Zeza. Bëhet përpjekje për t'i dhënë ngjyrime kombëtare një lidhjeje që nuk ishte aspak etnike e aspak kombëtare, por thjesht një bashkim i përkohshëm strategjik i disa sundimtarëve që kërkonin kthimin e gjendjes së vjetër, ku kishin liri të plotë në territoret e tyre, ku nuk qenë të detyruar të paguanin haraçe, taksa, të linin peng djemtë etj.

"Vendimet e Kuvendit të Lezhës shënuan një hap të madh përpara drejt bashkimit politik të vendit" (f. 59)

Cilit vend? Qytetet e Shqipërisë ishin ose në sundim venedik ose, sikurse Berati, Vlora e Gjirokastra, nën sundim të konsoliduar osman. Skënderbeu në atë kuvend u caktua vetëm komandant i përgjithshëm i forcave të Lidhjes, pa kurrfarë atributi politik. Sidoqoftë fantazia e autorëve vazhdon në kapitujt pasardhës, ku arrin të ngrenë pa asnjë vështirësi Shtetin fantazmagorik të Skënderbeut: "Shteti i Skënderbeut kishte territorin e vet.

Në vitet '60 ky shtet përfshinte krahinat që shtriheshin nga lumenjtë Devoll e Seman në jug, deri në Malësinë e Dukagjinit në veri; nga brigjet e Adriatikut në perëndim, deri në luginën e Drinit të Zi në lindje" (shih hartën e riprodhuar këtu, krahasojeni atë me hartën që boton në librin e tij Schmitt, ku shënohen territoret stinore të Skënderbeut).

Kurrë asnjë fisnik nga dyert e mëdha të Arbërisë nuk pranoi t'i nënshtrohej Skënderbeut. Përkundrazi: Dukagjinët, Balshajt, Muzakajt, Araniti, Topiat i shihnin Kastriotët si më të ulët në rangun fisnik, pasi ishin zgjeruar vetëm kohët e vona. Vetëm martesat e zgjuara të Ivanit, babait të Gjergjit, si dhe martesa e këtij me vajzën e Gjergj Arianitit, Andronikën, bënë që Kastriotët të pranoheshin dalëngadalë si të sërës.

Kurse autoritetin e të parit Skënderbeu e pati vetëm për një kohë të shkurtër, sa mund të quhet se ekzistoi Lidhja e Lezhës, prej 1444 deri e shumta në dështimin e fushatës së përbashkët me Johan Huniadin në tetor 1448. Me Dukagjinët, Muzakët, Aranitin ka pasur vetëm fërkime ose dhe konflikte të hapura.

Edhe gjatë kësaj periudhe Lidhja humbi energji dhe luftëtarë të shumtë në beteja me Venedikun, të cilat i bënte mënjanë pse Skënderbeu kërkonte të zgjerohej drejt fushave të pasura të perëndimit, më anë tjetër se fisnikët shqiptarë ishin kthyer në zgjatime të konfliktit midis Mbretërisë së Napolit dhe Venedikut, sikurse vëren përsëri saktë Schmitti.

Por autorët e librave tanë të historisë ecin të papenguar nga njohja historike për të ngritur më tej shtetin e tyre të sendërgjuar skënderbejan. "Shteti i Skënderbeut ishte i organizuar në formën e monarkisë feudale. Skënderbeu ishte monarku". Në qoftë se ka qenë vërtet monarku, kush ia vuri kurorën? Se atëherë kurorë mund të të vinte vetëm perandori i Bizantit. Ose papa. Po vasalët e tij kush ishin? Po oborri, oborrtarët? Po kryeqyteti? Kruja nënkuptohet, mirëpo autorët nuk e thonë gjëkundi që Skënderbeu Krujën ua dorëzoi napolitanëve më 1451, pasi bëri betimin e vasalit ndaj mbretit Alfons.

Edhe që ishte vasal i këtij mbreti nuk përmendet me asnjë fjalë. Beteja e Beratit, apo më mirë katastrofa e Beratit, ku luftëtarët e Skënderbeut, Gjergj Aranitit dhe Muzakë Topiajt bashkë me trupat napolitane të Alfonsit lanë me mijëra të vrarë, përshkruhet kështu: "Skënderbeu iu drejtua Beratit... Por Moisi Golemi në frontin lindor lejoi një ushtri prej 40.000 vetash të kalonte nëpër fushën e Korçës..." etj.

Aksioni i Beratit ishte angazhim i mirëfilltë vasalësh (Alfonsi kërkonte të thyente pushtetin osman në Jug të Shqipërisë), i planifikuar dhe i kryer keq. Të gjitha këto mund t'i mësosh me hollësitë më të mëdha në një monografi si "Skënderbeu" i Oliver Schmittit dhe mund t'i çmësosh në një nga tekstet tona të historisë.

Por le të vazhdojmë me shtetin virtual: "Ai kishte aparatin e vet administrativ, veçanërisht atë të financave dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Si komandant i ushtrisë, ai drejtonte vetë operacionet ushtarake, emëronte ose shkarkonte kuadrot e luftës. Skënderbeu ka ushtruar edhe funksione gjyqësore. Pranë tij vepronin disa organe: Kuvendi i Princave Shqiptarë, Këshilli i Lartë dhe Këshilli i Luftës".

Mund të themi pa asnjë ngurrim se çdo fjalë e çdo fjali në 4 kapitujt që i kushtohen Skënderbeut dhe luftërave të tij (po sigurisht edhe në kapitujt pararendës e vijues) është e pasaktë, shpikje, shtrembëruese e të vërtetave historike.

Si ka mundësi të mblidhen kaq shumë shajni në kaq pak vend? Shpjegimi i vetëm është që Akademia shqiptare me institutet e saj të historisë etj. ka vepruar prej dhjetëvjeçarësh praktikisht e pakontrolluar, si nga autoritete të tjera shkencore, ashtu dhe nga ndonjë autoritet i arsyeshëm shtetëror.

Dhe këtë liri, që në fakt është anarkia që sundon prej kohësh në shkencat tona, të ashtuquajturit historianë e kanë keqpërdorur, duke e përdorur Skënderbeun si syprinë për gjithfarëlloj konstruksionesh, dëshirash të lindura që nga Rilindja kombëtare e këndej, historish me mbret e me shtet.

Duket ata kanë vepruar edhe më fort edhe më me zemërim kështu, sa më shumë vepra shkencore që janë botuar në këtë fushë, sa më shumë përkthime që janë bërë prej historianëve të vërtetë të çështjeve shqiptare e ballkanase: nga Fallmerayeri te Hahni, nga Bue-ja te Ippeni, nga Shufflay te Babingeri e Schmitti.

Është e pamundur të rrëzosh me një shkrim konstruktet e sendërgjuara të historiografisë shqiptare. Ato nuk janë thjesht 40 e 50-vjeçare. Ato janë së paku 100-vjeçare: Mitologjia për Skënderbeun zuri fill me Rilindjen tonë kombëtare. Të etur siç ishin patriotët dhe intelektualët shqiptarë për një shtet që do t'i bënte ballë rrezikut të aneksimit prej fqinjëve sllavë jugorë e grekë, ata u kapën fort pas një figure që, i humbur siç ishte në katër shekuj harresë, pranonte tani të quhej edhe hero etnik-kombëtar edhe kryetar i një shteti thjesht shqiptar.

Ai i gjori, që edhe eshtrat i humbën, pranonte gjithçka. Oliver Schmitt vëren (pasi ka shtjelluar se në shek. 19 Skënderbeu ishte frymëzues edhe për lëvizjet kombëtare të fqinjëve tanë joshqiptarë): "me kthimin e kultit të heroit në Ballkanin perëndimor shqipfolës në fund të shekullit 19, ai u kthye në atë dukuri ekskluzive shqiptare, që aktualisht është mbizotëruese dhe shumë e larguar nga figura historike".

Për një mbret ishte i dëshiruar edhe Imzot Noli në biografinë e tij "Historia e Gjerq Kastriotit Skënderbeut, mbretit të shqiptarëve" (Boston 1921), aq sa iu errën sytë para sajesës "Anonimi i Tivarit" të priftit falsifikator Biemmi dhe e ndërtoi Skënderbeun e tij praktikisht mbi këto fantazi. Por siç e vëren, me shumë detaje, Schmitti, kulti i Skënderbeut do të merrte përmasat e veta më irreale nën pushtetin komunist, si projeksion në Mesjetë i vetizolimit të Shqipërisë dhe simbolit të kështjellës anë Adriatikut që u bën ballë gjithë sulmeve të botës armiqësore.

Urojmë që botimi i kësaj monografie, me vështrimin e saj depërtues dhe shumëplanësh, me dokumentacionin jashtëzakonisht të pasur që sjell (bashkë me një numër dokumentesh të panjohura), me analizën kritike të biografëve të parë dhe atyre modernë të Skënderbeut, me zbërthimin e skënderbejadës nacionaliste-komuniste, të sjellë dalëngadalë në vendin tonë një Skënderbe që hyn e rri brenda figurës reale si shenjë e hapjes sonë të vërtetë drejt vetvetes dhe fqinjëve, si vajtje në vend e kujtesës historike.

Sabri Godo: I ati i Skënderbeut u quajt Hamza në fund të jetës






Quhej Ivan apo Gjon i ati i Skënderbeut? Sabri Godo jep dhe një alternativë tjetër të emrit të tij. Ai thotë se në fund të jetës, Gjon Kastrioti u konvertua në mysliman dhe u quajt Hamza.
A është e vërtetë se Skënderbeu u kthye në atdhe për t'u hakmarrë ndaj vrasjes së babait të tij, dhe jo për arsye patriotike, se ai ishte një hero që shkaktoi tragjedi për vendin e tij? A po e thyejnë mitin e heroit tonë kombëtar debatet dhe tezat e reja rreth historisë së tij? Pas tezave të ngritura në librin e fundit mbi Gjergj Kastriotin, me autor studiuesin austriak Oliver Schmitte, bëjmë një bisedë me Sabri Godon, autorin e romanit të famshëm historik "Skënderbeu". Godo ka argumentet e tij mbi të gjithë tezat që po hidhen rreth heroit tonë kombëtar.

Z. Godo, në monografinë e re mbi Skënderbeun, të studiuesit austriak Oliver Schmitt, emri i babait të Skënderbeut shkruhet Ivan. Përkthyesi i këtij libri në shqip, Ardian Klosi në një intervistë për "Gazetën", ka argumentuar se emri Ivan ishte emri i vërtetë i tij, ndërsa emri Gjon është një emër i shpikur. Sipas jush, çfarë ka të vërtetë në këtë fakt?

Them se ky nuk është kurrfarë zbulimi. Albanologë të tjerë të hershëm e kanë vënë në dukje këtë fakt, se Gjoni ka ndryshuar emrin. Sipas meje, kronika e ngjarjeve të çon atje. Fillimisht ai ka qenë katolik me emrin Gjon Kastrioti. Por erdhi një kohë kur pa se nuk mund të nxirrte përfitime nga Venediku dhe Vatikani për zgjerimin e pushteti të tij dhe atëherë u kthye në ortodoks.
Më në fund, para vdekjes e spërkati kokën e tij të zbardhur për të tretën herë dhe u bë mysliman, sepse u thye në luftë nga turku, iu morën peng të katër djemtë dhe ai u ngujua në kalanë e Gurbardhës. Atëherë duket se ka vënë emrin Hamza. Por kjo nuk mund të na bëjë të mendojmë se Gjon Kastrioti ishte një turk për nga origjina. Tani na duhet të kujtojmë atë që ka thënë Çabej i madh: se shqiptari e përdorte fenë si gunën për t'u mbrojtur nga erërat dhe ndodhte shpesh që sundimtarët e asaj kohe të kalonin nga një besim te tjetri. Ky ishte Gjon Kastrioti. Dhe të dalësh e të proklamosh sot me zë të lartë se ai e ka pasur emrin Ivan, pra kishte prejardhje serbe, afirmon vetëm një pjesë të së vërtetës. Them dhe njëherë se kjo nuk përbën ndonjë lajm të ri. Kjo është thjeshtë një vogëlsi nga jeta e Gjon Kastriotit, që nuk e ndryshon historinë e tij, si një ndër krerët shqiptar që u ngrit kundër invazionit turk dhe qëndroi kundër këtij invazioni deri në fund. Ky ishte prakticizmi i kohës.

Një tezë ngacmuese e Oliver Schmitt është edhe kthimi në atdhe i Skënderbeut. Sipas tij, ai u kthye për hakmarrje. Schmitt citon një dokument ku i dërguari i Skënderbeut në Romë thotë se Sulltan Murati i II, i ka vrarë të atin dhe kjo është arsyeja që ai ngriti armët kundër osmanëve… A e përligj ky fakt kthimin e tij në atdhe?

Ky për mua është një interpretim naiv. Nuk e kam lexuar librin e zotit Schmitt dhe respektoj çdo diskutim dhe mendim të kundërt, me kusht që të jenë fakte që të ngrenë peshë. Është e ditur se kur një individ përfshihet në një kryengritje, doemos do të ketë dhe një shtysë vetjake. Në këtë rast shtrohet pyetja nëse interesat e këtij individi përputhen me interesat e një shtrese të gjere ose të mbarë një populli. Atëherë nuk mund të vësh si motiv kryesor inatet ose interesat personale. Dhe kjo të shikohet si një materie që ul rolin e individit në shoqëri. Nuk e kuptoj fare një interpretim të tillë. Dhe kjo kurrsesi nuk mund të përbëjë një arsye për të mbajtur një qëndrim kritik ndaj një individi. Mua më duket se këto janë më tepër kritika anësore të stisura që nuk kanë ndonjë qëndrueshmëri. Ose për ta thënë më qartë, nuk duhet të merren fare në konsideratë.

Këto teza dhe fakte janë komentuar nga masa e gjerë e historianëve në Shqipëri si denigruese për figurën e Skënderbeut. A ndikojnë këto në thyerjen e mitit të heroit?

Skënderbeu është kthyer në një legjendë dhe me kohë legjendat bëhen mite. Por ka një të vërtetë të madhe rreth figurës së tij, që ai shkriu jetën në luftën kundër invazionit turk dhe bëri çmos që këtë ta kthente në një luftë të gjithë popujve të Ballkanit dhe më gjerë. Dhe po të mos ishte kjo rezistencë e madhe e tij, shqiptarët do të qenë kthyer në një popull të robëruar. Do të kishte pasoja deri edhe në ditët e sotme. Sepse ishte epopeja e madhe e Skënderbeut që mbajti gjallë frymën e të qenit shqiptar dhe që ishte burim i madh frymëzimi si për pashallarët shqiptarë që ngritën krye kundër sulltanit, si Karamahmuti, Ali Pasha, etj, por veçanërisht për rilindasit tanë. Them se ishte një frymëzim edhe për luftën nacional- çlirimtare. Një popull mund të thyhet në luftë, por jo të dorëzohet. Dhe pikërisht kësaj ideje i shërbeu Skënderbeu. Me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen, se ç'do të kishte ndodhur me ne dhe si do të ishte zhvilluar historia e Shqipërisë nëse princat shqiptarë të mesjetës do të ishin nënshtruar perandorisë osmane dhe do te ishin njësuar me të?!

Në parathënien e kësaj monografie, shkruhet se Skënderbeu është një hero, por jo një hero që bëri luftë dhe fitoi disa beteja, por si një hero që shkaktoi tragjedi për vendin e tij...

Ajo që thotë zoti Schmitt është plotësisht e saktë. Asnjë vend tjetër në atë kohë nuk pësoi një shkatërrim aq total sa Shqipëria. Asnjë vend tjetër nuk pagoi një çmim aq të shtrenjtë për kryengritje ndaj sundimit turk. Por ç'do të thotë kjo? A mos duhej pranuar më mirë skllavëria, apo duhej luftuar për trojet dhe për lirinë. Nëse në atë kohë Shqipëria vuajti një kalvar të tmerrshëm, shqiptarët me atë që bënë nën udhëheqjen e Skënderbeut fituan të drejtën historike të quhen një popull që është i gatshëm të bëjë sakrificat më ekstreme në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ky është trashëgimi më i madh moral që na mbeti nga epoka e Skënderbeut. Ne treguam se ç'është në gjendje të bëjë një popull i vogël duke u ngritur kundër fuqisë më të madhe të kohës dhe kjo na jep të drejtën të themi se ne kemi qenë këtu që nga kohët më të lashta dhe se kemi qëndruar me krenari kundër të gjithë evazioneve.

Kjo monografi e Oliver Schmitt servir dhe një varg dokumentesh, që sipas vlerësimit të përkthyesit të kësaj vepre, Ardian Klosi: "monografia është shumë bindëse, sepse është e mbështetur në dokumente, dhe dokumentet që ka gjetur Oliver Schmitt janë të rralla..." A janë mjaftueshëm këto dokumente për të ndryshuar historinë?

Ai që bën eksplorimin në histori gjithnjë do të ndeshet me një dokument që kundërshtohet nga një dokument tjetër. Unë nuk do të bëja kurrsesi gabimin që të humbisja mendjen nga përshkrimi i bisedës së dy ambasadorëve dhe ta merrja një gjë të tillë si një dokument që hedh themelet e historisë së një individi. Tani më bie në mend se kur sulltan Mehmeti sulmoi për herë të dytë Shqipërinë, i dërguari i Venedikut në Durrës, që ndiqte ngjarjet në afërsi imediate (dihet distanca ndërmjet Durrësit dhe Krujës), ky i dërguar pra, i raportonte senatit se turku i madh kishte arritur në Shqipëri me 300 mijë ushtarë, që do të thotë gjithë fuqia e perandorisë osmane. Një shifër e tillë duket padyshim e ekzagjeruar, sepse në kohën e atëhershme ishte e pamundur të përfytyrohej një përqendrim prej 300 mijë trupash në një vend të vogël si Shqipëria dhe para Krujës, me të vetmin synim për të marrë qytetin. Mund të përmenden dokumente të tjerë të tillë me shumicë, që na vijnë drejtpërdrejt nga koha e atëhershme, por që kurrsesi nuk mund të merren si e vërteta e fundit, për shkak të subjektivitetit dhe rrethanave të tjera. Prandaj them edhe njëherë, së duke zbuluar diku një dokument s'mund të ngrihesh në këmbë e të thërrasësh "Eureka", sepse e vërteta gjithnjë ka disa nënshtresa dhe siç thashë në fillim, njëri dokument djeg tjetrin, dhe për të gjetur disi gjurmët e së vërtetës, duhet t'i shtrosh që të gjithë në tryezë. Unë shoh një prirje te disa autorë që kapen pas disa "zbulimeve", për të dalë në treg me një lloj origjinaliteti të tyre, por në raste të tilla duhet pasur shumë kujdes për të mos e ekzagjeruar dhe sidomos për të mos denigruar pa baza. Me aq sa kam mundur, kam lexuar gjithçka që është shkruar për Skënderbeun, nga një numër i madh albanologësh. Por sipas meje, sintezën më të vërtetë rreth Skënderbeut e ka bërë Tivarasi dhe pas tij, Fan Noli e ndonjë tjetër. Megjithatë, nuk është e ndaluar që të bëjnë kërkime të mëtejshme, përkundrazi duhet konsideruar si një kontribut çdo gjë e re që del në shesh nga hulumtimi në arkiva. Veçse në këtë rast merr shumë rëndësi interpretimi dhe të qenit objektiv.

A mendoni se është bërë portretizimi i saktë i Skënderbeut?

Unë për vete mendoj se kam arritur të shoh me qartësi të mirë figurën e Skënderbeut, ambientin në të cilin jetoi, dhe të kuptoj shpirtin e kohës. Megjithatë, e thashë edhe më lart se kurrë ndonjëherë nuk duhet të thuash se ke arritur në shtresën e fundit të së vërtetës. Fakti që Skënderbeu diskutohet ende dhe për të ka kontribute të reja, tregon qartë se në epokën e tij ai ishte një figurë e madhe e kontinentit, duke shtrirë ndikimin e vet edhe në shekujt që erdhën më pas. Duhet mirëpritur çdo kontribut i ri që na sjell vërtet diçka të re dhe jo të stisur.

Skënderbeu dhe diktatura komuniste. Si kanë bashkëjetuar?

Në kohën e diktaturës Skënderbeu u përdor për një lloj nacional-socializmi të Enver Hoxhës. Për të u shkruan vepra dhe figura e tij u lëvrua në gjini të ndryshme të arteve. Megjithatë, gjithnjë bëhej kujdes që Enver Hoxha të mbetej i pari dhe Skënderbeu të vinte pas tij. I është lënë rrugë e lirë trajtimit të figurës së tij në shërbim të ideologjisë së kohës për inspirim patriotik, sidomos në periudhat kur Shqipëria mbetej e izoluar. Por në çdo rast duhej të bëhej kujdes për të nënkuptuar se si figura më e madhe në tërë historinë tonë duhej të shihej Hoxha.

Fan Noli i është rikthyer dy herë veprës së tij kushtuar Skënderbeut dhe ka bërë disa korrigjime në të. Një prej tyre lidhet me datën e lindjes. Në historiografinë tonë njihet si datëlindje e Skënderbeut viti 1405. Por Noli shkruan se e ka korrigjuar këtë datë të botimit të parë. Ai ka poseduar më vonë fakte që dëshmojnë se data e saktë është 1400. E megjithatë, ne ende njohim 1405 si datë të lindjes së tij... Pse?

Albanologu i madh, Shuflaj thotë se është e kotë të kërkosh dokumente në Shqipëri, përveç atyre që janë shkruar nëpër shkëmbinj, sepse çdo që ishte e shkruar u dogj nga turku. Nisur nga kjo duhet të pohojmë se ne nuk kemi një dokument kishtar apo të një lloji tjetër që të na japë datëlindjen e saktë të Skënderbeut. Ashtu si nuk kemi një datë të saktë për kthimin e tij në Krujë. Unë besoj se Fan Noli pati mendimin e bukur të vinte 28 nëntorin si datë të kthimit të tij në Krujë, duke dashur ta lidhë këtë me 28 Nëntorin e 1912 dhe që koincidon pastaj me 28 Nëntorin e 1944 të Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi. Kështu krijohet një kombinim i shkëlqyer i këtyre tri ngjarjeve të mëdha në historinë e kombit tonë. Pra, 28 Nëntori. Për mua data ekzakte ose dita ekzakte e lindjes së Skënderbeut ashtu si edhe saktësia precize e ndonjë date tjetër, nuk kanë më një rëndësi të veçantë. Rëndësi kanë ngjarjet.

Noli kritikon edhe shumë teza dhe të dhëna nga ai që quhet biografi i Skënderbeut, Marlin Barleti. A duhet të vazhdojnë historianët ta kenë bazë historinë e Skënderbeut të Barletit?

Barleti na ka lënë një vepër monumentale. Por ai nuk i ka shpëtuar frymës romantike të kohës, duke e lënë të lirë fantazinë e tij. Brenda asaj rryme, ai diku edhe trillon. Për shembull, mund të quhet si krejt e shpikur letërkëmbimi i Skënderbeut me Sulltanin, që nuk vërtetohet me asnjë burim tjetër dhe që diku ndofta thuhet me të drejtë se është huazuar nga Tuqididi, megjithatë si një kronikan i kohës, ai jep shumë të dhëna të tjera që konfirmohen edhe nga burime te mëpasshme, dhe si i tillë Barleti mbetet gjithnjë i çmuar, aq më tepër sepse ishte ndër të parët që shkroi për Skënderbeun.

Dhe në fund i kthehemi edhe njëherë veprës së Schmitt. Ardian Klosi i fton historianët ta lexojnë fillimisht veprën e mandej të debatojnë. Më thatë se as ju nuk e keni lexuar…?

Unë e kam kërkuar këtë libër dhe ende nuk e kam gjetur. Sigurisht s'mund të marr përgjegjësinë për ta gjykuar pa e njohur. Por ju përgjigja pyetjeve tuaja, duke u nisur nga disa fraza dhe citate që duket se vijnë drejt nga libri. Kështu që ruaj të drejtën të korrigjoj veten në një kohë të dytë.

Asgje shkencore prof.Shmitt

Flori Bruqi


Cfare ka "zbuluar " prof.Shmitit( me na thane asgje te re)?


....

Turqit fare mire mund ta kene mare emrin nga forma Jovan apo Ivan e ta kene transformuar ne Juvan.

Pavarësisht nga kjo Juvan nuk vie nga Gjon.

Gjoni në bisedat zyrtare me siguri ka përdorë njërën nga gjuhët e atëhershme lingua franka

1. Latinishte
2. Greqishte
3. Sllavishte

Rrjedhimisht edhe emrin e ka përtkhyer, një zakon i pathyeshëm i asaj kohe. Po fole greqisht e ke thanë emnin tand Joanis, i ktheve shpinën grekut e fole me sllav, të pyeti si e ke emrin i ke thanë Ivan, i ktheve shpinën sllavit, të pyeti latini si e ke emrin i ke thanë Johan. Dhe kjo nuk tregon ndonjë dobësi të këtij apo tij personi, por ishte zakon i pathyeshëm, ligj i respektuar i përkthimit të gjuhëve.

Merr shiko pak fjalorin e Frang Bardhit, si e ka përkthyer emrin e mbiemrin e tij për gazep, gjynah të vjen kur e lexon, por në atë kohë kjo ishte diçka normale: Frankiskum Blankum. Pak më poshtë shkruan emrin shqip: Frangu i Bardhë.

Mirepo nuk ngjet dicka e tille. E ketu nuk ka asnje qe te na thote se si do te ishte ne osmanisht transkiptimi i formes Gjon te emrit te tij.
Pikërisht kjo tregon që emri i tij ishte Gjon.

Sepse Shqipëria ka qenë e mbushur me Gjona, dhe askund nuk gjen emrin turk të prejardhur nga Gjoni, sepse turku nuk merrte info nga shqiptari por nga greku...

Sic e thashe historiografia jone per arsye te ndryshme quan edhe Muzaken Gjon, gje qe ka pake gjasa te kete qene realisht emri i nje jugori ortodoks.

Skendebreu nuk ishte jugor. Ishte nga Malësia e Hasit i zbritur më pas në Mirditë, Dibër, Mat, Krujë, dhe më në fund në Itali (djali i tij).



Atëherë duhet të na shpjegosh se pse turqit emrin arnavud e morën nga grekët, dhe jo nga shqiptarët?


Po marre paragrafin ku pas nje analize shume (ç)domethenese jepet konkluzioni i ketij prof. per ta paraqitur Skenderbeun si serb:

"..Sesa të vështirë e kishin klasifikimin etnik të Kastriotëve edhe vetë bashkëkohësit, këtë e dëshmon edhe një element tjetër, fisniku Arbër Muzaki te Gjergj Kastrioti shihte si një njeri me natyre serbe, kurse murgjit serbë në manastirin Hilandar në malin Atos, e quanin atë kullë që kishte blatuar i ati i Skënderbeut, Ivani, "kulla e Arbrit"

Pra brenda nje fjalie, ky intelktual, jep 2 deshmi, qe duken sikur kundershtojne njera tjetren, por ne fakt shohin ne te njejtin drejtim:

1. Kronika e Arber Muzakit e therret Skenderbeun: njeri me natyre serbe
2. Murgjit serbe e quanin kullen e Gjonit(babait te Gjergjit): kulla e Arbrit

Deshmia e pare
Ne nje veshtrim te pakujdesshem, duket sikur provon qe Gjergji ishte serb, por po te thellohesh ne te, do kuptosh se ajo verteton te kunderten.
Pyetja shtrohet: Nese Skenderbeu do te ishte serb per ç'arsye do te cilesohej prej A.Muzakes me natyre serbe?. A nuk kane serbet natyre te tille?
Pse do te epitetohej nje serb per natyre serbe? Pergjigja eshte e thjeshte: Gjergji nuk ishte serb , natyra e tij ishte ne konsideraten subjektive te A. Muzakes nje natyre e tille.

Deshmia e dyte.
Kjo deshmi ndryshe nga e para eshte nje deshmi e drejteperdrejte. Kulla e Gjonit(dhe per pasoje dhe e bijve te tij) therritej prej vete serbeve : KULLE ARBRE. Por kullen nuk e bejne vetem guret, ate e bejne para se gjithash njerezit e saj, ata i japin emrin kulles, dhe keta njerez i dhane asaj emrin e Arberit.

Akademiku Shmit, erdhi ne Shqiperi, per te Shmit(izuar) figuren e Gjergjit, per ti hequr popullit legjenden, frymezimin, por ai Smujti. Me ate shqipen e cale, na provoi se shume po investohet, per te shkaterruar cdo gje te mire ne te cilen shqiptaret akoma besojne si heronjte, historine. Ne sherbim te tij u vu dhe nje tjeter pseudointelktual, i shituri Ardian Klosi. Ai perktheu librin ne nje kohe rekord , dhe me paturpesine me te madhe i sugjeroi Ministrise se Arsimit te rishkruante tekstet shkollore te historise.

Pse i jane versulur Skenderbeut?
Sepse figura e tij eshte si pike referimi, si qender identiteti, burim frymezimi. Ai eshte jete per racen tone. Ai eshte pika e lidhjes se historise sone, aq shume te neperkembur. Me shkaterimin e tij, shkermoqet identiteti yne i periudhes mesjetare atehere kur mungonin kombet dhe gjithe evropianet ishin nje race, nje familje e krishtere, qe flisnin shume gjuhe por qe nuk i benin ata te ndryshem etnikisht. Me shkaterimin e tij shkaterohet Pirroja dhe Aleksandri qe ai i njihte per pasardhesit e tij. Me shkaterimin e tij pervetsohen dhe simbolet Zeusiane, prej disa te tjereve dhe pikerisht te atyre qe i kishin braktisur ato me kohe.



Te them te drejten une aspak nuk pajtohem me etimologjine qarkulluese te emrit Jovan.

Jovan, eshte forme popullore iliro-shqipe e emrit te rrenjes latine [Jov:] dhe se nuk ka as lidhje te larget me emrat si Gjon e Gjin e Gjergj, e sidomos me format tjera te gjuheve nelidhje me emrin John.

Emri Jovan eshte padyshim rezultat i modifikimit semantik te rrenjes se emrit Jovus, ne gjuhen shqipe duke aplikuar prapashtesen e saj ~an e cila vecon/blaton atributin cilesor te rrenjes se fjales qe ne varsi nga natyra semantike e vet rrenjes ne raste mund te shenjoje edhe perkatesi ose origjine..., etj.

Por t'i kthehemi emrit diskutabil Jovan sa me shkurt. -Rrenja dhe njeherit emri i pervecem:

Jov = Zot;
Jov + an = Zoteri

Ky emer i standardizuar ne gjuhen e popullit ne qarkullim dhe latinishten vulgare u be emer i deshiruar dhe mjaft i popullarizuar ne mesjeten e hereshme. Kjo forme, (Jovan) ne latinishte mori edhe nje prapashtese te re dhuke dhuruar emrin Jovanus; Qe ne italishten e hereshme shume shpejte kaloi prej Jovani, (duke qene se ata gjithnje i theksojne emrat ne menyre te shquar) ne formen e shkruar me standardin e ri: Giovanni.

Prandaj eshte e kote te kerkojme ("zbulojme" sic kane zbuluar) lidhje mes emrave: GJON; JOHN nga njera ane, dhe JOVAN; GIOVANNI, nga ana tjeter.
Ka dallim te madh midis asaj se si duhet te ishte, dhe si eshte - pra faktit. Ideja e germimeve etimologjike nuk eshte te zbulohen rregullat si duhet te kishte bere per hir te te berit shkence, por te gjendet origjina e fjales duke shpresuar qe rregullat e zbuluar te evoimit jane respektuar ne me te shumten e rasteve.

f.170
“Maqedonet e Lashte” Gandeto
John, pershembull, nje emer i rendomte ne Amerike, behet Johan ose Johannes ne Europen qendrore e veriore, Jovan ne France, Juan ne Spanje, Giovani ne Itali, Yoannis ne Greqi, ose Jonche ne Europen Lindore”

GIANI, GIANINI, GIANINO: Nga GIANNI, shkurtim i Giovanni, qe do te thote Miresi e Zotit ne Hebraisht.

Kete e gjeta ne internet dhe te jep nje ide te plote se sa variante kemi nga ky emer.

Histori:
Ne periudhen Anglo-Saksone te historise Engleze, John ishte nje emer i ralle, fetar. Perdorej ralle jashte kishes Ortodokse Lindore. U be popullor pas kryqezates se pare.

Shqiptimi: Jon.

Shkurimet:
Breton: Yannic, Yannig, Yannick
Czech: Hanus, Janek, Jano, Janko, Janík, Janecek, Janicek, Nusek.
Danish: Heming.
Dutch: Joop.
English: Jack, Jenk, Jenkin, Jockin, Johnnie, Johnny.
French: Jeannot.
German: Hansi.
German (Low): Hanke, Henning.
Italian: Nino.
Polish: Janek, Janik, Janko, Janusz.
Scottish: Jock, Seonaidh, Seocon.
Spanish: Juanito, Chan.
Swedish: Jösse.
Welsh: Siencyn, Sionym.

Alternativet: Johne, Johen.
Arabic: Yahya, Hanna.
Basque: Yon.
Belgian: Jehan.
Breton: Yann.
Catalan: Joan.
Cornish: Jowan.
Croatian: Ivan.
Czech: Jan.
Danish: Hans, Jens, Zane, Jantzen, Johan, Joen.
Dutch: Hans, Jan, Jen.
Estonian: Johan.
Finnish: Hannu, Jani, Johan, Jouni, Juhana, Jukka, Jussi.
Flemish: Jan.
French: Jean, Yan.
Gaelic (General): Eoin.
Galician: Xoán.
German: Han, Hans, Hannes, Jan, Johan, Johann, Johannes.
German (Low): Johan.
Greek: Ioannes, Ioanni, Ioánnis, Joannes, Yannis.
Hawaiian: Iana, Ioane, Iwana, Kana, Keona, Keoni, Huanu.
Hungarian: János.
Icelandic: Jón.
Irish Gaelic: Seán, Sean, Eoin, Keon.
Irish (Anglicized): Shan, Shane, Shaun, Shaughan, Shawn, Shayne.
Italian: Gian, Gianni, Giannino, Giovani, Giovanni, Jovanni, Jovanny, Jovany.
Lapland: Jofan.
Latin: Johannes.
Lithuanian: Jõnas.
Manx: Eoin.
Norwegian: Johan, Johannes.
Polish: Han, Hans, Hanz, Iwan, Jan.
Portuguese: João.
Romanian: Ion.
Russian: Ivan, Evamder.
Scandinavian: Hans.
Scottish Gaelic: Ian, Ean, Seathan, Ion, Eòin.
Scottish (Old): Iain, Iaian.
Serbian: Jovan, Jawan.
Spanish: Juan.
Swedish: Jon, Johan, Jöns, Jens.
Turkish: Iahaja.
Ukrainian: Iwan, Ivan.
Welsh: Eoghan, Evan, Evann, Evon, Evyn, Euan, Euen, Ianto, Iefan, Ievan, Ieuan, Ifan, Ioan, Iwan, Owain, Owen, Owein, Owin, Owyn, Siôn, Sioni, Sionyn, Yevan.

“Skënderbeu”, flet Schmitt: Kurrë nuk kam thënë se ai ishte serb



Schmitt: “Libri im nuk ka patur për qëllim të çmitizojë Skënderbeun dhe se në asnjë rresht të tij nuk shkruhet se babai i Skënderbeut Ivan Kastrioti ishte serb. Schmitt shprehet se nuk i kishte pritur reagime të tilla pasi në libër nuk thuhet se gjakmarrja paska qenë motivi i kryengritjes. Qëllimi i librit sipas Schmitt është rindërtimi historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. Në pjesën përmbyllëse vijon Schmitt analizohet dhe shpjegohet receptimi i Skëndërbeut në Europë e Ballkan dhe se si lindi imazhi i sotëm i Skëndërbeut. Debati mbi demitologjizimin i shkon tangent qëllimit të librit –ashtu siç kanë të bëjnë me librin edhe elementët e tjera të debatit. Veç kësaj mendoj se për të arritur mirëqënien ka rrugë më të mira nga hartimi i librave shkencore -përfundon Schmitt në këtë intervistë të tij.

Ne fakt nuk e thote por e le ne ajer si elektron te lire.Gjon (Ivan) Kastriotin Schmitti nuk e ben as arber e as serb.Me pak fjale e nxjerr dhe e le ne nje "ankand" historik.

Ndersa per punen e hakmarrjes ose ja ka keputur kot Schmitti ,ose artikulli ose ka nderruar mendje fare dhe eshte penduar tani.Ne liber eshte e shkruar si e zeza mbi te bardhe qe arsyeja kryesore e luftes se Gjergj Kastriotit ishte hakmarrja personale ndaj Sulltanit.

Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë".



Ai është sundues, kërkon të arrijë qëllimet e tij me çdo kusht, edhe me dhunë, por është edhe shumë karizmatik. Të thjeshtët e duan, fisnikëria e ka halë në sy. Një këmbyes fesh, nuk është edhe aq i besueshëm. Nga i krishterë u bë mysliman e më tej sërish i krishterë. I pabesueshëm dyfish. Diplomat dhe njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja. Të gjitha këto dëshmohen në librin më të fundit të historianit Oliver Jens Schmitt, "Skënderbeu". I ulur përballë historianëve shqiptarë të Mesjetës, por edhe monumentit madhështor të Skënderbeut në pavijonin e Mesjetës, në Muzeun Historik Kombëtar, 36-vjeçari Schmitt, përmes përkthimit mjeshtëror të Ardian Klosit, sjell një këndvështrim për këtë figurë, të pranuar nga historiografia evropiane, si një nga figurat më të rëndësishme të kohës, bashkë me Huniadin dhe Drakulën. Historiani thotë se nuk është qëllimi i tij të çmitizojë Skënderbeun, por të plotësojë figurën e tij me të tjera dokumente të pashfrytëzuara më parë. Përmes një materiali dokumentar, të bollshëm, të qëmtuar në arkivat e Dubrovnikut, Milanos, Mantovës, Romës, Parisit, Barcelonës, etj., Schmitt na e paraqet Skënderbeun, jo si njeriun që bashkoi rreth vetes princërit shqiptarë e luftoi kundër turqve, por si udhëheqësin, që e kishte të vështirë të bënte pakte paqësore me fisnikët e tjerë të Arbrit. Dokumentet e paraqitura në libër dëshmojnë për mërira dhe armiqësira me familjet më të mëdha, duke nisur që me Aranitët, nga ku mori gruan e tij Donikën, Muzakajt, Topiajt, Balshajt. Shumë i internoi, u mori tokat. Besueshmëria tek Skënderbeu ishte shumë e brishtë. Shumë e tradhtuan, u bashkuan me turqit, ndërsa kishte shumë të pakënaqur. Por ajo që "trondit" më shumë është teza e hedhur mbi kryengritjen e Skënderbeut, arratinë e tij nga Danubi dhe kundërvënia ndaj turqve. Në bazë të një dokumenti, Schmitt argumenton se nuk bëhet fjalë për "çlirimin e mëmëdheut", por për hakmarrje personale. Kur figura e Skënderbeut vazhdon të glorifikohet, materialet që ofron Schmitti, nuk mund të mos ngjallin debate. Ende pa u lexuar libri, historianët shqiptarë e dhanë mendimin e tyre pro dhe kundër.


CARE FLET KY O NJERES ME SA DI UNE KURE MOREN GJERGJIN NGA SHQIPERIA ISHTE FEMIJ E JA NDRYSHUAN FEN TURQIT JO AI VETE SI ESHTE NE GJENDJE NJE FEMIJ TE NDRYSHOJ FEN E VETE;SA PER KATOLIKT DHE ORTODOKST I PERKASIN NJE FAMILJE DHE NE SE U BE KATOLIK U BE PER HIR TE KOMBIT JO PER HIR TE FES



Skënderbeu sipas Oliver Jens Schmittit


Hakmarrja

"Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Kostandinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë, që si zakonisht veç grindeshin me njëra-tjetrën tani po punonin për një "ligë italiane", e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi para papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se "për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu) ushqen kundër turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu), ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II)". Kështu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skënderbeut. Ivan Kastrioti pra, më 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga një vdekje e natyrshme, por ishte vrarë me urdhër të Muratit II. Si shkak mund të hamendet që urëtrazuesi i vjetër do të kishte përgatitur ndonjë rebelim të ri, e me të vërtetë ai vazhdonte të mbante lidhje të ngushta me Venedikun, kishte kërkuar gjithashtu të drejtën e qytetarisë venedikase, për të bijtë Stanisha dhe Gjergj, këtë qytetari e kishte kërkuar edhe në Raguzë. Me mëkëmbësin venedikas të Lezhës, Pasquale Gradenigo, ai pak para se të vdiste kishte pasur marrëdhënie tejet të përzemërta; venedikasit e quanin "një mik të shkëlqyer". Nga këndvështrimi i osmanëve kjo përbënte arsye të mjaftë për ta hequr qafe këtë njeri të rrezikshëm një herë e mirë. I biri, Iskënderi, i cili në sy të osmanëve nuk ishte i ngatërruar drejtpërdrejt në ndonjë përbetim, u largua menjëherë nga atdheu i të parëve. Është e paqartë nëse Skënderbeu e mori vesh vrasjen aty për aty, apo ndoshta më pas. Por sidoqoftë së shpejti do të mendonte për hakmarrje. Po të keni parasysh se e drejta zakonore e arbërve gjallonte qysh në mesjetë, ai s'kishte tjetër rrugë përveçse të ruante nderin e tij. I duhej të merrte gjak nga ajo familje që kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e Osmanëve. Në vend që të rrëmbehej në ndonjë veprim të pamenduar, Skënderbeu luajti në mjeshtërinë e kamuflimit, e cila ishte mjaft e përhapur në oborrin e Osmanëve, me të krishterët e shumtë që ishin shtrënguar të ndërronin fenë e tyre. Biografë të më vonë janë të një mendje në pohimin e tyre, se ai ishte mjeshtër për t'i fshehur mendimet e tij të vërteta. Kështu Iskënderi i ashtuquajtur besnik shkoi në Danub dhe priti me durim derisa të vinte çasti i volitshëm....


PO TE KISHTE QEN VETEM PER TE MARR HAK PER TE ATIN E TIJ DO E KISHTE BERE QEKURE ISHTE OFICERI ME I LARTE I SULLTANIT EJO TE BENTE GJITHE KETE LUFTE PER NJE HAKMARRJE PERSONALE

Taktikë lufte?


"Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë. Shumë prej tyre ishin malësorë të mësuar me mungesat, por që sipas zakonit të vjetër, zbrisnin poshtë në fusha për të furnizuar familjet e tyre me grabitje. Këto doke u ruajtën deri në fillimet e shekullit 20. Kalorësit e shpejtë nga malet i kishin qejf shpeditat grabitëse, ku mund të vinin përpara bagëtinë e rrëmbyer. Grabitjet bëheshin kryesisht kundër territoreve osmane, por edhe ato venedikase nuk u kursyen. Pak javë pas fillimit të kryengritjes banorët e Lezhës njoftonin se "njëfarë Jeorgius Castriot ka kryer shumë grabitje e vazhdon të grabitë bagëtitë e tyre e të marrë rob gratë dhe fëmijët e tyre" (Acta Albaniae Veneta) (fq 159).

KUSH KA BERE LUFTE DHE NUK KA GRABITUR PER MBIJETES ME GJENI NDONJE SE UNE VETE NUK NJOH,,?????


Marrëdhëniet me fisnikërinë

"Ai mëtonte të bëhej zot në të gjithë vendin", ankohej Joan Muzaki.
Shkruante Joan Muzaki: "Ai zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dërgoi ata te mbreti ferronte Plaku në Napoli, që ky t'i mbante robër, e pastaj ua mori sundimet që ndodheshin midis Krujës dhe Lezhës, dua të them tokën e Misias"

KA DY MENYRA OSE JE OSE BEHU ME ZOR PER HIR TE KOMBIT KJO NUK DO SHKOLL PER TA KUPTUAR

Tradhtia


Më 1457 bajli venedikas i Durrësit njoftonte: "Atë e kanë lënë të gjithë komandantët e vet, të cilët kanë kaluar te Turku".

KETE E DIME QE SHQIPERIN TRADHTARET E KAN MARR ME QAF.PO MIR QE NXJERR DHE BURRA KJO TOK TE PAKT PO TE MIRE

Fati i heroit
Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh dhe me kthesa të papritura të fatit.

Ringjallja e Gjon Kastriotit


Debati i fundit në shtyp në lidhje me veprën kushtuar Skënderbeut, të akademikut zviceran Oliver Jens Schmitt, shkaktoi viktimën e parë në radhët e intelektualëve kryeqytetas. Sot paradite, historiani mirditor Frrok Gjoni, doktor i shkencave, qëlloi me patllake në shkallët e hotel “Mamicës” në Tiranë, përkthyesin e librit, Ardian Klosin, edhe ai doktor i shkencave.

Plumbi e mori Ardian Klosin në krahun e djathtë, ndërsa një e shtënë e dytë theu xhamat e një mikrobusi të organizatës “Mjaft”, që ndodhej i parkuar aty rastësisht. I tronditur nga atentati, Ardian Klosi u shemb përdhe, teksa atentatori Frrok Gjoni u orvat të rimbushte armën, por gjakderdhja fatmirësisht u ndërpre nga ndërhyrja e forcave speciale të REMINA-s, FAMINIRA-s dhe TIBIDA-s, të cilat e çarmatosën pa vështirësi historianin dhe i hodhën pranga të sigurisë së lartë.

Më pas, një turmë e madhe qytetarësh u mblodhën spontanisht në sheshin përpara Burgut Civil “Vëllezërit Topulli” të kryeqytetit, ku mbahej i pandehuri Frrok Gjoni, për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, aktori veteran Reshit Karabina, i njohur për publikun falë recitimeve të tij të pavdekshme të poezisë patriotike shqiptare, u tha autoriteteve: “Kohë të mallkueme kanë ardhë për Shqipërinë, kur kjo qeveri u hjedhka hekrat trimave që i dalin zot nanës, Avni Rustemave të sotëm.”

Më pas akoma, u mësua se, në vazhdën e kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri për Shekullin XV, Dylli Filispanja, i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Sali Berisha, dorëheqje e cila u pranua menjëherë, me motivacionin: “paaftësi flagrante për të parandaluar masakrimin e historisë dhe të historianëve.”

Viktima e vetme e atentatit, përkthyesi kontroversial Ardian Klosi, në një deklaratë për mediat nga spitali privat serb “Nënë Vojsava” ku është duke u mjekuar përkohësisht, tha se e kishte falur atentatorin, madje në shenjë mirëkuptimi do t’i dhuronte një kopje të librit të autografuar nga vetë përkthyesi, meqë, sipas tij, historiani Frrok Gjoni nuk e kishte lexuar librin në fjalë.

Drejtoresha e Muzeut Historik të Mirditës, Gjela Pulaj, deklaroi për Topless Channel se patllakja me të cilën u konsumua akti vrastar ishte marrë pa leje nga fondi i atij muzeu, ku figuronte si arma me të cilën malësori mirditor Pal Oroshi kishte planifikuar të qëllonte, më shumë se një shekull më parë, politikanin besëpremë Esad Pashë Toptanin.

Në mbrëmje, mjediset e spitalit “Nënë Vojsava” i vizitoi edhe ambasadori grek në Tiranë, dr. Jorgos Kastriotis, i cili dhuroi simbolikisht gjak për viktimën e atentatit.

Drejtori i policisë së monumenteve për kryeqytetin, Arbër Vithkuqi, urdhëroi shtimin e rojeve të armatosura te statuja e Skënderbeut në sheshin me të njëjtin emër dhe forcimin e sigurisë rreth Muzeut Kombëtar. Masa të ngjashme thuhet se janë marrë edhe në qytetet e Krujës dhe të Lezhës, si dhe në Manastirin e Hilandarit.

Në një deklaratë për mediat televizive, Zalo Arbana, drejtor i Gjendjes Civile të qytetit të Rubikut, ku jeton e punon atentatori Frrok Gjoni, sqaroi se në bazë të dokumenteve që disponon institucioni i tij, emri i saktë i historianit të implikuar në ngjarje është Frrok Ivani.

http://obobonews. wordpress. com/

Pseudoshkenca e deshepulleve serb alias Jovan Radoni,Jireèeku,Schmittit ETJ...


Nga Flori Bruqi



Mund të themi se “Skënderbeu” i Schmittit në gati gjysmën e të dhanave që përmban bazohet mbi përzgjedhjen e dokumentave të historianit serb Jovan Radoni, dishepull i Jireèekut dhe autor botimesh rreth mesjetës së Ballkanit. Radoni-i asht autor i përzgjedhjes së dokumenteve serbe, osmane etj. - që përban vijimin ideal të dy vëllime-ve të para të Acta et Diplomata. Dikund Schmitt-i vëren en passant se Radoni ka qenë edhe “përfaqsues i nacionalizmit serbo-madh” (f. 490). Mendojmë se militantizmi ideologjik nuk duhet ta ketë damtue punën përzgjedhëse të Radoni-it. Të paktën nji gja të tillë e shpresojmë, pse kështu edhe studimit të Schmitt-it s’do t’i kufizohej vlera që i buron prej bouquet-ës së Radoni-it! Prej Radoni-it ai citon mjaft dendun në libër. Mund të themi pa frikë se 40% e citimeve të librit janë marrë prej Radoni-it dhe
Spremi-it. Ky i fundit - historian jugosllav e bashkëautor i Historisë së Jugosllavisë gjatë kohës së komunizmit - ka hjedhë poshtë akuzat e tradhtisë së Vuk Brankoviqit në betejën e Fushë Kosovës. Kudo gjejmë Radoni dhe Spremi, e Schmitt-i na duket si nji discipulus unius magistri (dishepull i nji mësuesi të vetëm).

Schmitt përpiqet me të gjitha forcat me e paraqitë Skënderbeun dhe kryengritjen e tij në nji ambjent të përziem sllavo-arbnor me besim ortodoks, për me i heqë karakterin thjeshtë arbnor kryengritjes së tij. Ndërkaq citon prej D. Frangut emnat e komandantave besnikë të Skënderbeut: Moisiu, Muzaka i Angjelinës, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi (ff. 131, 360). Ku janë serbët këtu, po bullgarët


E metë e madhe shkencore na duket fakti se nji pjesë e madhe e librit të Schmitt-it asht e ndërtueme mbi hamendje.Hamendje: Skënderbeu mori nocionet e islamit prej dervishëve bektashinj, prej këtej legjenda e Sari Salltikut mund të duket ma pak përrallore, pohon Schmitt-i. (ff. 50-51). Hamendje rreth gjuhëve që dinte Skënderbeu: simbas autorit ai na paska dijtë bullgarishten perëndimore, ndoshta serbisht, arbërisht, greqisht, turqisht, arabisht, persisht...(f. 52). Sigurisht që këto janë hipoteza, për të cilat Schmitt-i nuk na jep burime të sigurta.
Hamendje me nji fjalë, prej të cilave Skënderbeu na del nji koleg i Pico della Mirandola-ës dhe jo nji luftëtar. Hamendje tjetër asht takimi i Skënderbeut me Huniadin (f. 55).

Hamendje janë lëvizjet e Skënderbeut drejt veriut të krishtenë, kur ai ishte ende tek Sulltani, për me thurë fijet e politikës së tij (f. 58). Hamendje asht fakti se Skënderbeu i njihte planet e Huniadit dhe Brankoviqit në vitin 1443 (f. 68). Hamendje janë dyshimet e Schmitt-it se armët që ndodhen në Vjenë nuk kanë qenë të Skënderbeut. Ato armë mund të mos kenë qenë të Skënderbeut, por ai si historian duhet të prodhonte dokumentet përkatëse me mbështet ketë hipotezë.

Arsyetimi i Schmitt-it në ketë pikë asht tepër fëmijnor. Meqë shpata ka nji mbishkrim arabisht me gabime, dhe tue qenë se Skënderbeu e njihte mirë arabishten (hipotezë tjetër kjo) ai s’kishte si të përdorte nji shpatë me mbishkrime plot gabime (fq. 123). Pse, mos vallë nji shpatë me gabime shkrimi do të ishte ma pak e efektshme në luftën kundër osmanëve?! Po sikur Skënderbeu të kishte probleme me gramatikën arabe dhe të mos i kishte vu oroe gabimet e shkrimit tek shpata e tij?

Hamendja tjetër: rrethi i përkrenares - simbas Schmitt-it - asht shumë e vështirë që të jetë prodhue në shek. XV. Por, shton ai, brenat e dhisë ama janë të vërteta, pse ato kujtojnë Aleksandrin e Ri. Lexò: provojnë nji tezë të Schmitt-it të shprehun në nji artikull të tijin. Po si ka mundësi që shpata dhe gjysma e përkrenares të jenë të rrejshme e brenat të jenë të vërteta! Këtë gja e din vetëm autori. Hamendje tjetër: mundet që popët ortodoksë të katundeve t’Arbnisë të kenë pasë qëndrim tjetër prej peshkopëve të tyne (f. 134). Hamendje tjetër: Skënderbeu duhet të jetë paraqit (përpara vitit 1443) si mysliman sunit (f. 471). Hamendje Schmitt-i paraqet edhe rreth popullsisë në trevat shqiptare. etj

Nji tjetër problem asht vetë Skënderbeu. Schmitt-i e quen atë e shokët e tij që u kthyen në atdhe: renegatë. Nuk e di nëse historiani ynë e ka të qartë vlerën e këtij termi dhe nëse e kupton mirfilli se çka domethanë me u marrë peng! Pengu nuk asht nji shenj miqsijet apo krushqijet, madje detyra e nji robi të marrun
peng, qysh se shndritë dielli mbi tokë, asht me fitue rishtas lirinë. Nuk ka asnji dokument, përveç hipotezave të Schmitt-it, ku të pohohet se Skënderbeu ndërroi fenë me vullnetin dhe me bindjen e tij të thellë shpirtnore. Gjasa ma e madhe asht që ai të ketë jetue si nji kriptokristian deri në çastin e ikjes, siç dëshmojnë edhe biografët e parë. Mandej, përfytyrimi i Schmitt-it i nji actus fidei të Skënderbeut mbas kthimit në Arbni asht krejtsisht holliwoodian. Vetëm kronikat e sulltanit dhe historiani Schmitt (pjesa tjetër janë gjithsesi mbasardhës të kronikanëve të sulltanit), e quejnë Skënderbeun renegat. Na duket intuitive
se nji njeri që nuk ia kthen shpinën vendit të vet dhe mendon për tokën amtare, për pronat dhe për njerzit e vet - simbas normave të qytetnimit nuk asht nji tradhtar. Edhe konventat moderne që rregullojnë trajtimin e robëve të luftës njohin të drejtën e robit me ikë dhe me fitue rishtas lirinë.



Ka nje maní në këtë libër me paraqit emnat, toponimet, termat e ndryshme në format e tyne sllave. Folëm ma nalt për emnin Ivan. Kemi mandej emnin Joan Muzaki. Toponimin Bila kamin (Guri i Bardhë), Ivan Balšiq (sic! shih. f. 150), Suva gora (Mali i Thatë), Dolgo berdo (Mali i Gjanë). Mandej emna të përveçëm: flitet për Golem Aranit Komninoviqin, kurse djali i Skënderbeut quhet Ivan (fq. 213). Prapë: Lukaris/Lukareviq, de Pozza /Puçiq (për mbaresat sllave të të dyve autori frymzohet tek Radoni, shih: nota 167, f. 317). Për me shkrue formën Golem Aranit Komninoviqi, Schmitt-i frymzohet rishtas prej Radoni-it (shih: nota 337, f. 196). Edhe pema gjenealogjike, e riprodhueme në tekst (f. 195) paraqet format e sllavizueme. Pse? Vetë përzgjedhja e nji forme gjuhësore/etnike tregon se autori mban nji qëndrim të caktuem dhe përçanson historinë jo si nji shkencatar i paanshëm por si nji aktor i vendosun me e kthye Skënderbeun sa në nji udhëheqës ushtarak makiavelik dhe të randomtë aq edhe në nji satelit shpirtnor të botës sllave!

Mendova të bëj një vërejtje jo si njohës i lëndës, por thjesht si lexues. E kam fjalën për pozitën e vasalit që autori i atribuon Skënderbeut. Në libër O. J. Schmitt i thurr lavde që janë aq më shumë bindëse kur ngrihen nga një studiues i huaj dhe kur her¸ her¸ trajtesat shqiptare shp¸rfillen si jo
te besueshme. Mjafton të lexojmë disa rreshta aty-këtu nëpër libër. “Qysh në të gjallë të vet Skënderbeu mori lavdi të madhe në Ballkan dhe në Perëndim. Ai kishte sfiduar me sukses sulltanin si i vetmi fisnik ortodoks i Gadishullit. Kasnecët
e tij e kishin përhapur kumtin e këtyre sukseseve në oborret e Evropës”. Është një kre i veçantë që i kushtohet “karizmës” së tij. (fq. 111-124). Pikërisht pasi ke lexuar këto faqe vjen si e papritur që autori e ve Skënderbeun thjesht në pozitën e vasalit të mbretit të Napolit, Alfonsit V. Çfarë është në parim vasaliteti? Është një kategori juridiko-ndërkombëtare që përcaktohet si një lidhje e qëndrueshme nënshtrimi e varësie e “më të voglit”, vasalit kundrejt “më të madhit”, suzerenit.

Vasali mund të ketë një autonomi të brendshme, por për sa i përket arrëdhënieve me të tjerët është i varur, nuk mund të veprojë pa pëlqimin e uzerenit. A ka qenë efektivisht Skënderbeu në një shkallë të tillë varësie kundrejt mbretit të Napolit? Autori e përsërit këtë gjatë gjithë shtjellimit të lëndës, madje e trajton posaçërisht në një nga krerët më të gjatë.

Pasi e hap me cilësimin “Hero i Rilindjes Evropiane” i vë titullin “Vasal i Napolit” (fq. 279-305). Kam mendimin se O. J. Schmitt arrin në këtë konkluzion duke u nisur nga një pikëpamje thjesht formale. E quan të mjaftueshme të mbështetet në nj¸ letërkëmbim midis
Skënderbeut dhe Alfonsit të Napolit.

Përmendet p.sh. një ndihmë që Skënderbeu i kërkoi në mars 1451, Alfonsit, duke i premtuar se “pas dëbimit të osmanëve do të bënte personalisht para mbretit betimin e vasalitetit” (fq. 107). “Në këtë mënyrë, - konkludon autori, - Skënderbeu u bë vasal i kurorës napolitane” (fq. 108). Aty për aty shtohet se në dokumentet e kohës qoftë të Alfonsit apo të Venedikut apo të papës Skënderbeu quhet thjesht “zot i Krujës” ose “zot në viset arbëreshe”.

Argumentin tjet¸r për tezën e tij autori e gjen te një letër që Skënderbeu i dërgonte në korrik 1456 Dukës së Milanit në të cilën ai shkruante: “Theksojmë se për Shkëlqesinë tuaj nuk ka mbetur e fshehtë që jemi vasal dhe kapiten të të shkëlqyeshmit mbretit të Aragonës në viset arbëre” (fq. 279). Autori shton se “Skënderbeu nuk ishte vasal vetëm në kuptimin e rangut, ai kishte ndaj Alfonsit një ndjenjë të thellë besnikërie” (fq. 280). Kjo është ana formale e trajtimit dhe gjykimit, nisur nga “betimet solemne” të vasalitetit. I kthehemi përsëri pyetjes:

a pasqyrohet kjo pozitë e vasalit në veprimtarinë konkrete luftarake dhe politike të Skënderbeut? Vetë autori bën një përshkrim të gjatë e të hollësish¸m të kësaj veprimtarie dhe ajo e ve në dyshim konkluzionin e tij. Ai vetë flet për “pozitën
e spikatur të Skënderbeut që shprehej simbolikisht përmes petkash të shtrenjta dhe armësh madhështore të çmuara të cilat ia dhuronin Venediku, Papa dhe Milano” (faq. 128). Kryesorja është se në qëndrimet dhe veprimet e tij,Skënderbeu nuk del aspak i kondicionuar nga “vasaliteti”. Ai hyn në luftë, në aleanca ose në traktativa pa pyetur “suzerenin”, madje dhe në kundërshtim me politikën e tij.


__________________

Letra e Sulltanit derguar Skenderbeut




"Unë, Lartëmadherija, Emiri i Madh, Muhamet-Beg, i biri i Lartëmadherisë se tij Emirit te Madh Sulltan Murat-Begut"

Skenderbeut, princit te Shqiptarve e pirotve, shendet.

"Unë nuk njoh, shumë i dashtuni Skenderbeg, miqësi më të lidheshme se ajo qe vjen nga miqësia engushtë; mbi te gjithat kur kjo lidhje është formuar që nga rinija, "si¨në mes neshë, atëhere që ishe pengë tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim së bashku si vllëzer.

Dhe kur mendoj per ato momente te kendsheme te feminisë sonë, kur më kujtohen sherbimet e tuaja të shkelqyera, për te gjitha qe ke bër per te famshmen shtepi te Otomanit, për ngritjen e perandorisë sonë, ju pergezoj dhe per te ju vertetuar me duket se eshte nje detyr perandorake.

Asgjë nuk do me ishte më e kendshme per mua, e marr Perendin deshmitar, vetem qe t'ju shof perseri dhe te knaqem nga prezenca juaj.

"Nese trupat e forcave te mija keto ditë kan guxuar te pushtojnë Shtet e tuja dhe te shtrojnë dhunim, unë s'jam pergjegjes; ato kane vepruar pa urdherin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk me kane hidheruar fare.

"Mirëpo ta lëmi këtë, për te ardhur ne marredhenjet tona te vjetra; se një bashkim i shenjtë paqësor do te na pajtonte pergjithëmon.

"Pra, qe se si do te ishin bazat e aliances sonë;
po te thëm, ta dini mirë se cilat jane pikat qe udhezohet paqa me keto kushte.

"Unë kerkoj qarkullim te lirë neper tokat tuaja "për trupat e mia, qe shkojne te luftojnë kunder Venedikasve; pastaj te me japish, peng, Gjonin birin tuaj, per te cilin do kujdesm "si per femiun tim; dhe me ne fund njerzit te mujne te bejne tregti lirishtë mes tyre.

"Nese ti pranon, eja, lirishtë tek une : pritja do jet e rangut madhor.
"Po, mbi besimin dhe fjalen e suverenit, do te benim marreveshje te besushme me juve per nje paqe te pathyeshme; asnjhere më vendi yt nuk do shqetesohet as nga ushtria ime dhe nga tjeter kushi.

"Për te tjerat, nese keni ndonjë pytje per te bërë, apo per te "kthjellur dyshime, drejtohu me plotë besim, te derguarit tim Mustafas.

Dhënë në qytetin tonë perandorakë të Konstantinopojes "Më 6 Maj, 1461"

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...