Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/24

Romani i Anna Kim “Die gefrorene Zeit” (Kohë e ngrirë).

Në Bruksel ndahet çmimi i EB-së për letërsi, i cili u jepet 12 autorëve të ndryshëm. Në mesin e tyre është edhe autorja nga Austria me origjinë koreane-jugore, Anna Kim, për romanin me temë nga Kosova “Die gefrorene Zeit” (Kohë e ngrirë).


Çmimi përfshin edhe një vlerë monetare prej 5 000 eurosh, që do të përdoren për të stimuluar përkthimin e veprës në gjuhë të huaja.

Anna Kim është e lindur në Korenë e Jugut në vitin 1977, ndërsa në fëmijërinë e hershme ka ardhur me familjen në Gjermani. Aktualisht jeton në Vjenë të Austrisë, njofton albinfo.

Romani i saj “Die gefrorene Zeit” i botuar në gjuhën gjermane tashmë është përkthyer në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe (nga Enver Robelli).

Romani bën fjalë për një burrë kosovar, i cili në periudhën menjëherë pas luftës vihet në kërkim të bashkëshortes së tij të zhdukur.

“Rrapi i Vjetër” si dashuri e dhimbje për Prizrenin

Kujtimet e rrëfyera nga gjyshi dhe babai por edhe përjetimet personale në lidhje me shpirtin e qytetit të Prizrenit, Salajdin Krasniqi i ka shndërruar në cikël vargjesh. Ato i ka shoqëruar edhe me fotografi të shumta të vjetra nga koleksioni i tij. Në këtë mënyrë ka krijuar librin e titulluar "Rrapi i Vjetër", përmes të cilit autori paraqet tregimin e dashurisë dhe dhimbjes për Prizrenin dhe trashëgiminë e bujshme të qytetit antik. Krijuesi që ka pasion vendlindjen, ka bërë të ditur se kjo është një përpjekje për t'i dhuruar diçka të dokumentuar qytetit të tij.

"Në këtë libër jam munduar që ta shfletoj lashtësinë e Prizrenit, të paluar si vitet e jetës së gjyshit, të babës dhe si vitet e mia", ka thënë Krasniqi për "Kohën Ditore". E, këtë cikël të poezive, Krasniqi ia kushton arkitektit, Bashkim Fehmiu.

100 vjetori, masat e Policisë për mabrëvajtjen e festimeve 3 ditore


100 vjetori, masat e Policisë për mabrëvajtjen e festimeve 3 ditore
Aktivitete intensive do të zhvillohen për 3 ditë në kryeqytet dhe në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ku pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga vendi, rajoni dhe bota. Në këtë kuadër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së të gjithë veprimtarive ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat po implementohen nga strukturat qendrore e vendore të policisë.
Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Tefik Sulejmani tha se në kuadër të këtyre masave nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentet rrugore, sheshet, si dhe në afërsi të objekteve, ku do të zhvillohen aktivitetet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Masat e Policisë për aktivitete e 100 vjetorit
Përmes këtyre masave synohet garantimi i rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive, garantimi i sigurisë rrugore me standarde në akset kryesore dhe në zonat urbane, ku zhvillohen aktivitetet dhe gjatë lëvizjes së personaliteteve shqiptare dhe të huaja, menaxhimi profesional dhe i shpejtë i fluksit të lëvizjes në të gjithë Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe garantimi i një shërbimi policor me standarde të larta në përputhje me Kodin e Etikës së Policisë.
Në kuadër të këtyre masave Drejtuesit e Drejtorive të Policisë në Qarqe dhe të Drejtorive Rajonale për Kufirin e Migracionin po mbajnë kontakte të vazhdueshme me strukturat e tjera shtetërore dhe organet e qeverisjes vendore, me qëllim realizimin e bashkëveprimit dhe bashkërendimit të masave e veprimeve policore për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta në të gjithë territorin e vendit dhe veçanërisht në qytetet e Tiranës e Vlorës.
Nga të gjitha strukturat vendore të policisë janë hartuar plane të veçanta me detyra të mirëpërcaktuara për strukturat në varësi për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, garantimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e trafikut interurban dhe urban.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë masa të veçanta janë programuar dhe për garantimin e mbarëvajtjes së zhvillimit të provave të përgjithshme të Paradës.
Ndërkohë një plan i posaçëm është hartuar për planifikimin, organizimin e vendosjen e shërbimeve të plota policore, në datën 28 Nëntor 2012, gjatë zhvillimit të Paradës Ushtarake, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
Masa janë marrë gjithashtu në drejtim të menaxhimit të fluksit të shtuar të lëvizjes, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, duke përforcuar shërbimet e policisë në akset kryesore rrugore, në veçanti në akset Morinë –Tiranë –Vlorë; Qafë Thanë –Tiranë –Vlorë dhe Kakavijë –Tiranë – Vlorë, si dhe duke shtuar prezencën e patrullave të policisë rrugore në këto akse.
Po ashtu nga Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoritë e Policisë së Qarqeve nëpërmjet strukturave në varësi janë planifikuar e marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin dhe eskortimin e Personaliteteve të Larta të Shtetit, Trupit Diplomatik dhe Delegacioneve të Huaja, që do të marrin pjesë në aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si dhe të grupeve të mjeteve autokolonë që do të qarkullojnë nga qytete të ndryshme të vendit në drejtim të qytetit të Tiranës dhe të Vlorës.
Në kuadër të këtyre masave nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentet rrugore, sheshet, si dhe në afërsi të objekteve, ku do të zhvillohen aktivitetet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Në dispozicion të Drejtorive të Policive në Qarqe, sipas kërkesës do të vihen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, veçanërisht për menaxhimin e lëvizjes në akset kryesore rrugore.
Për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe për garantimin e një shërbimi të shpejtë dhe cilësor, nga Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit janë marrë të gjitha masat për shtimin e numrit të sporteleve të shërbimit dhe për bashkëpunimin me organet doganore e struktura të tjera të zbatimit të ligjit.
Ndërkohë duke filluar nga data 25.11.2012 strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në Shërbim të Përforcuar.
Monitorimi i masave të marra nga strukturat e policisë vendore do të kryhet nga Grupet e drejtimit e monitorimit të ngritura nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Departamenti për Sigurinë Publike dhe Departamenti i Kufirit & Migracionit.
Nisur nga larmia e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, si dhe për shkak të numrit të lartë të personaliteteve dhe të qytetarëve vendas e të huaj që parashikohet të marrin pjesë në këto aktivitete, Policia e Shtetit, kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete në zonat urbane gjatë këtyre ditëve, veçanërisht në qytetet e Tiranës dhe të Vlorës, ku aktivitetet do të jenë më të shumta.
Programi i aktiviteteve 26 – 28 nëntor 2012
Data 26 nëntor
10:00 – Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)
11:00 – Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit
11:30 Nisja e Panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)
11:30 – Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: trotuari përpara GKA)
12:00 – Koncert me grupe rok (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”) (gjithë ditën)
17:00 – Ceremonia e inaugurimit të shqiponjës/sheshit (Vendndodhja: Rreth-rrotullimi i Doganës)
18:30 – Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceçato (Vendndodhja: TKOB)
20:00 – Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe rep (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”)
Data 27 nëntor
10:00 – Vazhdon Panairi “Blej produkte shqiptare”
10:00 – Vazhdon përgatitja e tortës
10:00 – Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)
11:00 – Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)
15:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem
Jashari (Vendndodhja: Rruga e Durrësit)
20:00 – Koncert me grupe roku me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)
Data 28 Nëntor
Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00 SHESHI “SKËNDERBEJ”
Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)
Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”
Panairi “Blej produkte shqiptare”
Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore
Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA
LULISHTJA TE PARKU “RINIA” (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE
Telajo për pikturën me temë “100 vjet pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)
Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)
Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)
Foto point me personazhe të Pavarësisë
LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”
Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla
e Baletit)
URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”
Performancë e Cirkut
RR. “ISMAIL QEMALI” (PEDONALE)
Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla
muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit
PERGJATE BULEVARDIT “DESHMORET E KOMBIT”
Photo point me personazhe historike
Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojëra.

100-vjet pavarësi, artistët urojnë ndryshe


100-vjet pavarësi, artistët urojnë ndryshe
100 vjet pavarësi e Shqipërisë ka zgjuar ndjenjën kombëtare më shumë se kurrë tek cdo shqiptar. Në prag të festimeve, janë zbukuruar rrugët, janë varur flamuj kombëtarë në cdo ballkon e dritare, por dhe artistët e reflektojnë këtë.
Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg


Në rastin e këngëtareve të gjithë do mendonin se normale do të këndohej një këngë patriotike me tekst shqiptarët dhe gjakun e derdhur për liri, flamurin, por ka nga ato artiste që duke qenë koshiente për linjat perfekte të trupit sjellin, flamujt me trupat e tyre, apo logon e pavarësisë. Genta sjell versionin e logos së pavarësisë.

Projektbuxheti i shtetit nuk i plotëson nevojat e Policisë së Kosovës


Projektbuxheti i shtetit nuk i plotëson nevojat e Policisë së Kosovës

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Studime të Avancuara GAP kanë kritikuar projektbuxhetin e Kosovës që ka të bëjë me Policinë e Kosovë, i cili, sipas tyre, as përafërsish nuk përmbush kërkesat e Policisë së Kosovës, qoftë në blerjen e makinerisë së rëndë, por edhe në aspekte tjera të zhvillimit të saj.
Në muajin mars 2012, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Instituti për Studime të Avancuara GAP, kanë publikuar analizën me titull “Buxheti i Policisë së Kosovës - nevojat për buxhet shtesë dhe planifikim më të mirë financiar”, analizë kjo e cila vështronte dhe analizonte buxhetin e Policisë së Kosovës që nga planifikimi deri te nevojat që ka ky institucion.
Sipas një komunikate të këtyre dy organizatave, një nga rekomandimet kryesore të theksuara në këtë analizë, ishte blerja e pajisjeve të sofistikuara për Policinë e Kosovës; dy helikopterë dhe dhjetë automjete të blinduara.

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
“Në bazë të studimit që është bërë nga Policia dhe nga MPB, ka dalë se dy helikopterë dhe 10 autoblinda janë të mjaftueshme në këtë kohë. Vlera e mjeteve që përmendeshin të blihen parashihej të jetë afro 20 milionë euro. Edhe organizatat tona, GAP dhe FIQ, vlerësojnë se kjo makineri për Policinë e Kosovës është e domosdoshme me qëllim të kryerjes së detyrave që i takojnë sipas ligjeve në fuqi. Mirëpo, Draft-buxheti i Kosovës për vitin 2013, nuk i përmbush aspak kërkesat e Policisë së Kosovës, qoftë në blerjen e makinerisë së rëndë, por edhe në aspekte tjera”, thuhet në komunikatë.

Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati :FSK do të pësojë disa ndryshime,


Kastrati: FSK do të pësojë ndryshime
Në prag të shënimit të ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës komandanti i saj Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati në një intervistë ekskluzive për Radio Blue Sky thotë se deri kah mesi i vitit të ardhshëm, kur skadojnë të gjitha kufizimet nga plani i Ahtisarit, atëherë FSK do të pësojë disa ndryshime, por, raportet me KFOR-in do të mbesin të njëjta.
Me rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë, FSK-ja do të rishikojë edhe strukturën, misionin dhe detyrat për të ardhmen. Me përfundimin e kufizimeve të Ahtisarit, kah mesi i vitit të ardhshëm, FSK-ja do t’i dërgojë Qeverisë rekomandimet e saj se çfarë force, strukture, misioni dhe madhësie i duhet Kosovës.

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati tha se FSK-ja do të pësojë ndryshime, por, raportet me KFOR-in do të mbesin të njëjta.
“Sa i përket emrit, këtë ia lëmë Qeverisë. Qeveria le të vendos se si do të quhet Forca e ardhshme. Një dihet, se, FSK-ja do të pësoj disa ndryshime. Marrëdhëniet tona me KFOR-in mbesin të njëjta. E konsiderojmë KFOR-in dhe ai ne na konsideron si partner të besueshëm. FSK-ja është faktor që kontribuon për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe faktor i besueshëm apo institucion i besueshëm për të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, tha Gjeneral-Lejtnant Kadri Kastrati për Radio Blue Sky.
Sa i përket të arriturave të FSK-së në prag të Ditës së saj, komandanti Kadri Kastrati thotë se krenohet me të arriturat, por veçon ekipet e dominimit, të cilët kanë rrezikuar jetën për të pastruar fushat e minuara:
“Detyrën më të vështirë e kanë pas ekipet e dominimit, të cilët çdo ditë bëjnë pastrimin e fushave të minuara, çdo ditë largojnë mina duke rrezikuar jetën e tyre për ta shmangur rrezikun për qytetarët e Kosovës. Edhe ekipet e kërkim shpëtimit që gjatë këtij viti në shpellën 80 metra të thellë kanë hyrë duke rrezikuar jetën dhe kanë nxjerrur një kufomë”.
Gjeneral Kastrati tha gjithashtu se FSK-ja është jashtëzakonisht e përgatitur për t’i kryer detyrat që aktualisht i ka në mision dhe është forcë operacionale.

Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre te akuzuarit në rastin Kleçka: Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Skeda:Logo 100 vjet-pavaresi.jpg


Burimet e mediave brenda EULEX-it kanë deklaruar se të akuzuarit pasi që ishin ftuar për një intervistë në lidhje me rastin “Kleçka”, të njëjtit më pas janë arrestuar.

Ndërkohë aksioni i EULEX-it ende është duke vazhduar. Ende nuk dihet nëse është arrestuar edhe deputeti Fatmir Limaj.

EULEX në aksion për arrestimin e Limajt?

Rrecaj: S’kam informacione për arrestimin e Limaj

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.

"Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim", ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë

EULEX është duke e zhvilluar një aksion arrestimesh në Kosovë.

Sipas burimeve, thuhet që cak i aksionit të tyre është arrestimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Aksionine kanë konfirmuar për media edhe zyrtarët e EULEX.

“Mund ta konfirmoj se EULEX është duke e zhvilluar një aksion për arrestim. Aktualisht nuk mund të japim detaje se për kë bëhet fjalë dhe në cilin lokacion po zhvillohet aksioni”, kanë thënë këtëa zyrtarë.

Ata sqarojnë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë rreth arrestimit.

Po ashtu, gazeta serbe Blic thotë se ky aksion i EULEX ka për cak arrestimin e deputetit Limaj.

Sipas Blic, arrestimi i Limajt lidhet me krimet e luftës.

Ditë më parë, EULEX hapi rastin Kleçka ku u pranuan dëshmitë nga ditari i “Dëshmitarit X”, të të ndjerit Agim Zogaj. Po ashtu, Limaj akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte Ministër i Transportit.

Pos. Limajt EULEX pritet të arrestoj edhe të akuzuar të tjerë në lidhje me këtë rast.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...