2012-12-26

Prof.dr.Jakup Krasniqi: Nuk e mohoj partinë e re

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë nuk e mohon opcionin që pas procesit zgjedhor në PDK, ai të krijojë një parti të re,
“Sigurisht që nuk e mohoj opcionin se opcionet janë të shumta. Unë kisha dëshiruar opcionin që është në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Nuk e kam formësuar idenë e plotë në këtë drejtim, shumë do të varet nga zhvillimet”, tha Krasniqi në një intervistë për RTV21.
Krasniqi thotë se procesi zgjedhor në PDK,lë për të dëshiruar.

Krasniqi: Nuk e mohoj partinë e re 
“Unë kisha dëshiruar që Partia Demokratike e Kosovës të jetë parti e fortë, parti që vlerëson vlera, parti që ngrit vlera dhe parti që ofron një qeverisje më të përgjegjshme në të gjitha nivelet”,ka theksuar më tej Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi vazhdon të kërkojë nga protagonistët e bisedave të përgjuara telefonike që t’i kërkojnë falje. Në këtë Intervistë Krasniqi flet edhe për shumë zhvillime dhe procese nëpër të cilat po kalon Kosova.

Hashim Thaçi refuzon ofertën e Ramush Haradinajt


Thaçi refuzon ofertën e Haradinajt
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka refuzuar ofertën liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.
Në një intervistën dhënë “Botës sot” i pyetur se a do të jeni kryeministër edhe në vitin 2013, ose deri në fund të mandatit tuaj, kryeministri Thaçi jep këtë përgjigje: “Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të kaluara. Kam mandatin e plotë të Kuvendit të Kosovës dhe legjitimitetin e plotë qytetar. Do ta ruaj dhe do ta kultivoj besimin që qytetarët e Kosovës kanë treguar ndaj meje kur jam nominuar kandidat për kryeministër. Këtë kontratë me qytetarë me asnjë çmim, me asnjë post, me asnjë marrëveshje politike nuk e lëndoj. Andaj do t’i kryejmë obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Partia Demokratike e Kosovës po fuqizohet çdo ditë e më tepër me reformat që është duke i bërë, natyrisht me koalicionin qeverisës që është aktiv, është dinamik. E kam theksuar edhe më herët dhe e përsëris se ky kabinet qeveritar është më i miri në historinë politike të Kosovës dhe do të vazhdojmë punën tonë ekzekutive.
Poashtu i pyetur që të komentojë ofertën e Ramush Haradinajt për të udhëhequr qeverinë në një koalicion të mundshëm PDK AAK, kryeministri Thaçi është përgjigjur se Ramushi më tepër ka ofruar një vullnet se sa një ofertë.
“Ofertën e prezanton partia që i fiton zgjedhjet dhe u ofron partnerëve të mundshëm për koalicion, andaj e mirëpres vullnetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të z. Haradinaj që të jenë pjesë e një partneriteti strategjik ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbi bazën politike të koalicionit qeverisës aktual” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Përgjimi i telefonatave është një gjë e cila është skandal i dorës së parë





Koalicioni i mundshëm qeverisës në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe takimet “sekrete” të herëpashershme të liderëve të këtyre dy partive, janë të orkestruara nga Qeveria e Kosovës madje me qëllimin e vetëm – tërheqjen e vëmendjes nga problemet e mëdha.

Të paktën kështu e përshkruajnë analistët politik sjelljen e partive të dala nga lufta prej momentit që në Kosovë ka arritur lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Analisti Nexhmedin Spahiu, thotë se fakti që shumë medie kontrollohen nga pushteti të bënë të besosh se temat që ngrihen në opinion janë të orkestruara nga “të fuqishmit” e ekzekutivit.

“Për shembull, përgjimi i telefonatave është një gjë e cila është skandal i dorës së parë, mirëpo ajo shumë pak është bërë temë,sepse,vetëm disa media janë marrë me të dhe disa të tjera tërthorazi dhe kjo punë është harruar. Ka skandale të tjera, siç janë ato të korrupsionit, ose ikja e të dënuarve nga paraqitja në burg. Të gjitha këto skandale në çdo vend të botës nuk do të zbrisnin nga top-lista, dhe do ta linin nën hije çfarëdo korrelacioni të mundshëm, e kjo nuk po ndodh”.

Por, zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, thotë se Aleanca nuk është duke u përdorur nga qeveria për t’i mbajtur në “plan të dytë” temat e rëndësishme, ndërsa thekson se është i nevojshëm partneriteti me partinë e kryeministrit Thaçi, PDK-në.

“Konspiracionet e tilla dhe paragjykimet e tilla mbase nuk janë të shëndetshme për skenën politike në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalojmë. AAK-ja është parti e përgjegjshme dhe e di çfarë kërkon, e çfarë mandati ka de e se kush duhet të dalë në udhëheqje të këtyre proceseve, pra si parti politike ne nuk humbim kohë me paragjykime të tilla”, ka thënë Luma.

Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, e quan politike aktakuzat


Unë jam ushtar i Ibrahim Rugovës



Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija e ka quajtur politike aktakuzën ndaj tij, ku akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në postin e ministrit. Haraqija në emisionin Interaktiv në KTV ka insistuar se në një kohë tjetër do të tregojë edhe emrat e atyre, që sipas tij, po u pengon ai dhe qëndrojnë prapa kësaj aktakuze.

“Ata që e kanë ndërtuar këtë lojë politike e dinë më së miri. Kjo lëndë nuk është e sotme, i ka 6 vjet, kanë mundur më herët me krye këtë lëndë. Ky nuk ka qenë subvencioni i parë që kam dhënë, ka pasur edhe shumë subvencione dhe të gjitha ministrit japin subvencione. Unë e di saktë se kujt po i pengoj unë dhe Lista Rugova, po nuk është koha tani ta them”, është shprehur Haraqija.

Haraqija e ka akuzuar prokuroren e rastit Drita Hajdari si thellësisht të politizuar. Për atë se çka akuzohet, subvencionimin e filmit “Mysafir në Sofër”, ish-ministri i kulturës ka thënë që filmi të jetë realizuar.

Haraqija ka folur edhe për rastin e skandalit me Hotelin “Grand”, duke mohuar që i ka kërkuar haraç Behgjet Pacollit. “Këto janë lojëra të qibritgjive, sepse këtu nuk ka asgjë”, ka thënë Haraqija.

Isa Mustafa, sipas tij i duhet LDK-së, por jo në krye të partisë.

Haraqija nuk ka mohuar mundësinë që vet të kandidojë në një të ardhme për postin e të parit të LDK-së. "Unë e kam thënë se synoj edhe postin e kryeministrit të Kosovës, kështu që për me mbërri atje më duhet të kalojë përmes një partie", ka përfunduar Haraqija.

Zbulohen emrat e 62 shqiptarëve të varrosur në veri



Një dokument për vrasjet dhe vendvarrimet e personave të vrarë i policisë serbe, i cili është zbuluar nga shoqata për të pagjetur “Zëri i Prindërve”, ka alarmuar familjet me të pagjetur të komunës së Mitrovicës. Sipas këtij dokumenti, të cilin e ka bërë publik kryetari i kësaj shoqate, Bajram Çerkini, 42 shqiptarë të vrarë në pjesë të ndryshme të Mitrovicës janë varrosur në varrezat myslimane, ndërsa 20 të tjerë janë varrosur në një varr masiv në Kolludër të Zubin Potokut.

“Kemi të dhëna të konfirmuara nga një dokument i ushtrisë dhe i policisë serbe, se në varrezat e myslimanëve që ndodhet në dalje të Mitrovicës, për në Zveçan, nga 4 maji i vitit 1999 e deri me 20 qershor po të njëjtit vit janë varrosur trupat e 42 personave. Sipas dokumentit, ata janë varrosur veç e veç, jo në varr masiv. Gjithashtu sipas këtij dokumenti, në Kolludër të Zubin Potokut janë varrosur edhe 20 shqiptarë të ekzekutuar në lokacione të ndryshme në Mitrovicë”, ka precizuar Çerkini.

Ai ka shprehur shqetësimin e familjarëve me të pagjetur, të cilët alarmojnë të gjitha institucionet që të bëjnë diçka që të dhënat nga ky dokument të zbardhen. “Kjo tregon se nuk ka më shpresa se ndonjëri nga të rrëmbyerit nga policia dhe ushtria serbe të jetë gjallë. Si shoqatë, ne anashkalohemi dhe injorohemi plotësisht. Ky dokument i gjetur do të thotë vrasje e dytë për familjet me të pagjetur. Ka 14 vjet që përballemi me përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre, ndërsa tani nuk na lejohet t’i marrim eshtrat e më të dashurve tanë. Tani, pasi që dihet se trupat e 42 shqiptarëve të ekzekutuar ndodhen në varrezat e myslimanëve në dalje të Mitrovicës, për në Zveçan dhe të 20 të tjerëve në fshatin Kolludër të Zubin Potokut, pse atëherë ndërkombëtarët nuk na lejojnë që të shkojmë e t’i zhavarrosim ata dhe t’i sjellim në token e tyre. Kjo është një lojë që po luhet me ne”, ka shfryrë me mllef z. Çerkini.

Ai ka shtuar, se bazuar në dokumentin e gjetur të policisë dhe ushtrisë serbe, e di saktësisht se ku ndodhet vendi i shqiptarëve të vrarë, të cilët janë varrosur në veri të Mitrovicës dhe në Kolludër të Zubin Potokut.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të koordinohet me ato ndërkombëtare dhe të nisin menjëherë procesin e eshkumimit të mbetjeve mortore të 62 shqiptarëve të vrarë në anë të ndryshme të Mitrovicës, e të cilët janë varrosur nga autorët e krimeve në veri të Mitrovicës dhe në Kolludër të Zubin Potokut.

2012-12-25

Flori Bruqi : E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë



(Babait tim Prof.Maxhun Bruqit,me rastin  e 84 vjetorit të lindjës)


Gjithë jetën,me laps në dorë edukojë breznitë e kohës,
Fëmijëve jua mësojë gjeografinë e atdheut…
...
Hartat e Shqipërisë Etnike ua mësojë tinëzisht
Ndër breze -duke qërruar sytë e yjeve polar
në retinën e tij delikate
Me shkumës nxënësve ua shpjegonte të padukshmen e dritës,
Në mundimit e madh në kohë të pa kohë ,

Foli për shpirtin e dlirë të fëmijëve , për Ariun e vogël,
kishte emision dijen më fytyrë të qeshur
E sytë e tij kurrë nuk ishin të përulur në kohë
Kishte dhimbjen e vet për Atdheun e ndarë pike e pesë …
E shijojë Rilindjen e Kombit
Kërkoj nëpër hapësira qiejsh e resh,Alpet e lira shqiptare
Të veshura me kostum një shekullor
E gjeti shkaben dy krenshe në themelin e shpisë të bërë blozë
Dhe e bëri të pavdekshëm rininë e vet…
i rijësuar në mote....

Prishtinë,25 dhjetor 2012                       

2012-12-24

Degjome Dashuria ime....


Me fal nuk doja te te doja



Nuk ishte ne planet e mija te dashurohesha, megjithese me ty nuk ndihesha kurre vetem.
Me ty flisja per gjithcka.
Me ty isha gjithmon vetem une dhe vetja ime.
Ti mundoheshe te me kuptoje, te me inkurajoje, te me beje te qeshja edhe kur isha duke qare.
Tek ty kisha gjithcka megjithese kisha frik se po te dashuroja pa dashur kurre te te doja

Me fal nuk doja te te doja.

Foto: per ju miq.

Kur vjeshta trokiti ne zemer, ,ti me thirre ne tjeter emer, ,kur une prisja puthje-perqafime nga TY, ,ti trendafila i dhurove tjeter femer, ,te lutem mos me harro, ,zemra ime rreh per ty,dhe cdo dite e me teper shume te do, ,kam mall per ty, ,kam lot ne sy, ,dua te di ku je, ,EJA TE LUTEM TEK UNE,DO TA FAL GABIMIN QE KE BER, ,DO TE FAL QE DHE NJE TJETER KE. . .♥

Nje zemer e vrar. .nje shpirt i thare. .nje enderr ne sirtar. .nje melodi e shume degjuar. .dy sy vec duke lotuar. .nje dashuri vrastare. . .nje jet pa kuptim. . .dikur te doja , ,por tani te mallkon fort shpirti ime. . .te urrej o njeri, ,ti nuk dije te me vleresoje, ,nuk kuptoje te sinqerten DASHURI. . .


Shtrihem bute mbi shtratin e forte!



Shtrihem bute mbi shtratin e forte! Mundohem te mos e zgjoj mendimet trishtuese!
Ngadale mjegulla mendimet me mbulon e une jam e pafuqisheme per tu larguar ndaj keti fenomeni... Ndjej mungese ajri e hidratohem teksa mendoj...per nje bote te mrekullueshme....!
Kam etje per te!

Ka kohe qe mundohem te krijoj kete vend " mrekulli "
Nje vend ku oret humbasin funksionin e tyre e koha ska me rendesi, ajondalet!
Jeta kthehet ne perjetesi! Nje vend i pa fund qe shtrihet mbi vlera njerezore! ku ecet mbi livadhet e shtruara me petale te luleve puthje. Ku flladi ledhatues i ndjenjave te nxehta te pershkon lekuren brishtesi duke ndjekur linjat trupore e te dritheron teksa mijera qeliza bashkohen e simkronizohen ne nje te vetme. Ku shpirti ngrihet peshe nga pafundesia mrekulli e niset fluturimthi mbi krahet e lumturise teksa shikimi deperton pertej membranes sy magjepes e prek telat e zemres, ajo nis e luan melodine e saj magjepese e cila i jep force shpirtit te braktise shoqen e saj me te mire Vetmine per te mbledhur heshtrat e copetuara nga koha e pa shpirt e te rindertoje keshtjellen e saj madheshtore nen qiellin e kaltersise, sy qe te drejton drejt horizontit pafundesi.
Shiu i psheretimave kenaqesi te bjere mbi trupin e brishte per te lare mekatet e kohes se vdekshme qe te mund te pasoje nje te pa vdekshme te per te cilen ndjej etje per ta jetuar edhe pse mund te me kushtezojne shume gjera, te me japen forcen ti sfidoj e me pas te hidhem e te luaj si nje femije me teka ne hapesirat e pafund qe presin te eksplorohen.

Edhe vete zoti do te ndjente zili!

Por gjithcka rrjedh nen tik-takun e ores e pret cdo cast genjeshtren e kohes e si pasoje e kesaj si ushtar dezertor shpirti ngrihet fluturimthi mbi flatrat enderimtare per te leshuar mbi koken e pa fjetur te botes endren e saj te pafund por si kufoma qe afrohet rreth zjarit sbie vdekur po mbetet goditur!

Kur linda une.....
Boten e mbaj mend te trishte.......


Foto
Arome deti dhe valezim..


Si dielli pas nje shiu te rrembyer
qe lag endrrat e kesaj bote..
lind papritur ne jeten time...
Nje diell nga buzeqeshja jote...

Si valet e nje deti te larget,
qe hidhen mbi reren e merise,
ashtu dhe buzeqeshja jote,
ia humbet gjurmet merzise...

E mi sjell diteve te mia,
arome deti dhe valezim..
ku ende pa e ditur c'ish magjia..
buzeqeshja jote ma mesoi kete ndijim...

Dhe kur delli dhe deti..
do rrembehen nga nje kalendar i harruar
do rrembej buzeqeshjen tende,
henes do rrekem per tia dhuruar..

Sa here qe ta shoh..
me veshtrim pyetes e te kulluar
sdo vonoj shume dhe do them:
"Kjo eshte menyra per te te kujtua

Foto
Vetes...


Jeta... na jep rruge te ndryshme por si perfundim eshte ajo me ndodhite e saj qe na detyron te zgjedhim njeren prej tyre qe mbase mund te quhet me e drejta por ama ta copton shpirtin deri ne ate pike sa te shkaterron plotesisht... totalisht... dhe ajo cka e ndihmon ate per te bere nje gje te tille... gjeje se c’eshte apo me sakte se kush eshte!!!... Eshte ky person me fjalet e saj qe te bindin se paske bere gjene me te mire... Po ca ti besh asaj zemres qe sado qe perpiqesh nuk e ndalon dot... Por une prape mbyll syte e mi, shtrengoj fort duart dhe mundohem te mbaj lotet qe ne kete pike s’me duken asgje para atyre qe kam derdhur deri tani dhe mendoj se edhe pak dhe do te me shterojne... Ja qe me endrrat e mia qenkam bere “Don Kishote" vete... nje e cmendur qe enderron me sy hapur... Paskam besuar shume se gjithcka ishte ashtu sic une e shikoja (nje jete e mrekullueshme me Ty) dhe ja qe realiteti me paska erresuar syte me endrra dhe qe e verteta paska qene shume ndryshe... Ndoshta ju do te thoni : “Je Ti ajo qe ben zgjedhjet e tua...!!!” Por ja qe s’eshte e vertete dhe se jeni ju ata qe me beni te zgjedh ate rruge qe realiteti vete e krijoi e qe endrra nuk e besonte si te mundshme... Por a keni menduar ndonjehere per gjendjen time ne gjithe kete kaos...? Po per gjendjen e Asaj???
Ju nga nje ane, te tjeret nga ana tjeter dhe me jepni zgjidhjet e mundshme sikur Une te jem nje makine me telekomande apo mund ta konsideroj veten nje trofe per tu fituar... Po ne djall vafshi te gjithe, sepse asnje nga ju nuk e ka idene me te vogel per ate cka ndjej une... Nuk e dini se sa e veshtire eshte te zgjedhesh ate rrugen qe te duket si me e drejta, por gjate gjithe hapave ne zemren tende shtohet nje shigjete tjeter qe e pershkon dhe le nje boshllek ne te... Kaos pa fund... Secili mendon per vete dhe askush per te tjeret. Ja nje realitet tjeter i kesaj bote te hidhur... Po pse jam Une ajo e distinuara per tu shqetesuar per te tjeret... “Jo nga kjo rruge se lendon ate... as nga kjo tjetra se vuan ai tjetri...” Po kjo? Ke vret kjo tjetra? Per te gjitha keto ka nje kusht... Po c’ju shqeteson valle? Ju vetem fjale thoni... Me sjelljen tuaj mi fshihni nje e nga nje te gjitha rruget dhe si pa e kuptuar para meje qendron e shtrihet nje rruge e vetme, e shemtuar, e ngushte, e hidhur po qe jam e detyruar ta kaloj... Dhe ju keni goje e thoni se po vuani... O Zot... Kjo s’eshte e drejte... Me vjen te thyej gjithcka e te uleras aq shume sa te degjoni ju o shurdhe te kohes makaber. Po a keni menduar ndonjehere... vetem per nje cast se cfare po heq Une... se si eshte bere jeta ime nga sjelljet tuaja. Por e kote sado qe flas askush s’me degjon, secili egoist dhe si perfundim une gjendem perseri ne ate rrugen e shemtuar... duke vuajtur... dhe kjo gje asnjerit nuk i intereson... Kete gje e kam te qarte. Por gjithsesi e anashkalova pak temen e krijimit... te dalim aty ku eshte synimi i ketij thesi me fjale qe frymezohet nga vuajtjet e kesaj kohe te zymte qe sa vjen e shtohet... dhe une vete behem nje rrezik per boten pasi me lotet e mi rrezikoj te permbys gjithshka... Nje fraze me eshte ngulitur ne mendje dhe me ben te mendoj se jeta me te vertete lozka me ne dhe qe po mundohet qe edhe ato momentet e bukura ti kujtojme me perbuzje.........

P.S. Marr fryme thelle dhe ndjej nje boshllek ne kraharorin tim, nuk eshte ajri por ndjenja qe po me vret.........

Foto
Degjome Dashuria ime ...


Nuk mundem me ta mbaj emrin tend te burgosur ne qelite e fytit tim ...
Dua te theras emrin tend !!
U mundova te fsheh historine tone miqve te mij , por ata te lexuan tek laheshe dhe shetisje ne ujin e syve te mi ..


U mundova te te fsheh nga miqte e mi , por ata te lexuan tek shkriheshe te era e parfumit tim ..
Fjalet me te bukura i stolisa per ty , i vesha ato me me te bukurat rroba prej mendafshi , por edhe pse tentova ta bej kete dashuria ime , rezultova e deshtuar ...
Je reja e zeze , por je dhe fruti me i embel qe po thyen deget e shpirtit tim , me meso te lutem si te sherohem nga semundja jote kronike ...
Je ti qe vallzon ne dyert e damareve te mi , je kujtimi me i bukur i skalitur ne memorjen time ..
Je ai qe nuk do ta perserit me historia edhe sikur ajo te shkruhet 1000 here ...

Elona Kucove

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...