Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/17

nga Flamur Bucpapaj :Gjakmarrja në vitet 2000 më “mizore” se në Kanune



 Flamur Bucpapaj

Vitet e fundit, sidomos tre muajt e fundit fenomeni i gjakmarrjes eshte bere shume agresiv, sepse pas heqjes sw denimit me vdekje ketij fenomeni iu rrit forca goditese dhe tani eshte bere uragan, si nje tradite e trasheguar nga kanuni i Leke Dukagjinit qe gjaku lahet m e gjak. Ky fenomen dy dekadat e fundit eshte bere nje gje e zakonshme , por tani me i eger dhe me primitive , tani vrasin dhe grate dhe femijet, te cilet dikur nuk i ngacmonin tani i presin pas deres dhe i qellojne.

Ky fenomen ka disa aresye qe riaktivizohet vrullshem pas renjes se komunizmit. Une mendoj se se keto veprime u ndermoren dhe per shkak t e korupsionit ne gjykata, te cilat japin denime te ulta per vrasjet e ndodhura nga persona te rrezikshem dhe jashte cdo normalitei njerzore. Kjo gje ben qe pjestaret e familjes se viktimes se radhes te bierw nw vetegjyqesi.

Shkak i dyte eshte dhe puna e dobet e policise dhe organeve qeveresise te komunes apo te bashkise perkatese te rretheve te caktuara.

Shkaku i tretw i ketij fenomeni eshte dhe shoqeria patriarkale shqiptare qe ikurajon personin e vecante qe te marrw hakun per te afermin e vrare, por nuk duhet te harrojmw se ne qofte se qeveria e rikthen denimin me vdekje ose denim tjeter te perafert.

Ky fenomen zvogelohet ose minimizohet, sepse nese personi qe ka kryer krim ndeshkohet aty merr fund dhe hakmarrja , gjithashtu puna e dobet e mediave shqiptare qe duhet ta godasin kete fenomen qe nw rrenjw nepwrmjet reportazheve dhe emisioneve te shpeshta publicitare ku te shpjegohwet e keqija qe sjell ky fenomen, ku te denohen dhe ate njerwz qe per para nxisin fenomenin e gjakmarrjes.



Gjakmarrja permes shifrave


Gjakmarrja në vitet 2000 më “mizore” se në Kanune.





Në emër të drejtësisë kanunore në njëzet vite janë kryer krime të cilësuara për gjakmarrje por të pabazuara në zgjidhjen e të drejtës kanunore (Kanuni i Lekë Dukagjinit; Kanuni i Skënderbeut; Kanuni i Labërisë). Kështu vrasja e një gruaje për shpagimin e krimit të kryer nga i biri, marrja e gjakut tek fëmijë të parritur, ekzekutimi i një kleriku apo vendimi për gjakmarrje pa pleqësi janë forma që përkojnë me thyerje të rënda edhe të së drejtës sonë të pashkruar që përkon me rregullime të shekujve të mëparshëm. Për shkak të lëvizjeve qytetare, ndërgjegjësimit social, forcimit të rendit dhe sigurisë në vend në vitet 2004 – 2007 ky lloj krimi pati një rënie sipas statistikave zyrtare. Një analizë e Open Data Albania konfirmon se në 2009 numri i krimeve dhe çështjeve penale të gjykuara për gjakmarrje ka pësuar rritje ndërsa ngjarje të 2010-ës dhe fillimit të 2011 shënojnë ashpërsim të formës së ekzekutimit për gjakmarrje.

Ligji Penal në RSh. Kodi Penal në RSh ka 3 nene që parashikojnë krime/vepra penale që lidhen me fenomenin e Gjakmarrjes. Përkatësisht janë Neni 78/2 Vrasje me paramendim për gjakmarrje; Neni 83/a Kanosje serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje; Neni 83/b Nxitje për gjakmarrje.

Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet.



Në total në harkun kohorë 2004 – 2009 janë dhënë nga Gjykatat 117 vendime të formës së prerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen dhe janë dënuar 94 autorë.Në gjashte vite çështje gjyqësore për vrasje për gjakmarrje janë 106, ndërsa të dënuar për vrasje për gjakmarrje janë 83 autorë. Viti me më shumë vendime penale për gjakmarrje është viti 2004 me 28 çështje. Viti me më shumë autorë të dënuar për gjakmarrje është vitit 2006 me 22 autorë. Çështjet gjyqësore për gjakmarrje kanë shënuar rënie në harkun kohorë 2004-2008 dhe më pas rritje në vitin 2009-2012.

Vrasje për Gjakmarrje. Sipas Open Data Albania, çështje të proceduara dhe të përfunduara me vendim forme të prerë nga gjykatat për veprën penale vrasje për gjakmarrje neni 78/2 janë si më poshtë:

2004 27 çështje 6 autorë
2005 21 çështje 17 autorë
2006 18 çështje 19 autorë
2007 13 çështje 14 autorë
2008 12 çështje 15 autorë
2009 15 çështje 12 autorë
Totali 106 çështje 83 persona
Në total janë njëqind e gjashtë çështje dhe të dënuar si vrasës për gjakmarrje janë tetëdhjete e tre persona. Viti 2009 ka numër më të lartë çështjesh se dy vitet pararendës 2008 me 13 çështje dhe 2007 me 12 çështje.

Kërcënimi për Gjakmarrje, imponimi për tu ngujuar.



Sipas rregullimeve në Kodin Penal shqiptar, domethënie ka marrë edhe procedimi i personave që kërcënojnë për gjakmarrje, persona përgjegjës për ngujimin e familjeve shqiptare. Numri i çështjeve të proceduara dhe përfunduara sipas nenit 83/a “Kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje” në gjashtë vite është dhjetë çështje:

2004 1 çështje 0 autorë
2005 4 çështje 4 autorë
2006 2 çështje 3 autorë
2007 1 çështje 1 autorë
2008 0 çështje 0 autorë
2009 2 çështje 2 autorë
Totali 10 çështje 10 persona
Nxitës për gjakmarrje. Një tjetër vepër panele e konsideruar e lidhur me gjakmarrjen është edhe veprimi kriminal që parashikohet në nenin 83/b të Kodit tone Penal “Nxitje për gjakmarrje”. Pothuaj çdo vrasje apo kërcënim i bërë për gjakmarrje në kontekstin social ka nxitës dhe bashkëpunëtorë që stimulojnë shpagimin e një krimi nëpërmjet ekzekutimit të autorit apo të afërmve të tij. Ky fakt i dukshëm në kontekstin shoqëror dhe i shfaqur në pasqyrimin mediatik nuk gjen mishërim në qëndrimin e organit procedues gjatë hetimit të vrasjeve për gjakmarrje. Në harkun kohorë të viteve të fundit ky nen është aplikuar vetëm në një rast. Ndërsa rrethi i personave që nxisin për shpagim të një krimi nëpërmjet vrasjes është tejet i madh.

Raste të rënda 2010 dhe 2011.Tetor 2010, Vrasja e Klerikut

E drejta e pashkruar kanunore konsideron krim të rëndë dhe dhunim të gjithë komunitetit vrasjen e një kleriku (person i dedikuar fese). Në datën tetë shtator 2010 në Shkodër një njëzet e një vjeçar Mark Njemza vrau me armë zjarri pistoletë njëzetenëntë vjecarin Dritan Prroni i njohur nga mbarë komuniteti shkodran si Pastor pranë kishës “Fjala e Krishtit”. Njemza autor i krimit deklaron se kishte vrarë për gjakmarrje pasi në 2005 xhaxhai i viktimës i kishte vrarë të vëllanë. Krimi i rëndë u konsiderua i papërshtatshëm edhe nga komuniteti konservator që njeh dhe pranon mentalitetin e shpagimit nëpërmjet gjakmarrjes për dy arsye: së pari viktima ishte një klerik (pastor) kategori që sipas të drejtës zakonore nuk “bie në gjak”, dhe së dyti lidhja e viktimës me krimin e shpaguar ishte e largët, gjakmarrje për një veprim të kryer nga xhaxhai.

Janar 2011. Vrasja nga një i mitur, prokuroria “neglizhon” nxitësit e krimit.

Ndërrimi i viteve në qytetin verior të Shkodrës pati shënuar një vrasje tronditëse për gjakmarrje. Ekzekutori i krimit është një pesëmbëdhjetëvjeçarë me inicialet I. Sh i cili vetëm dy orë përpara mbërritjes së 2011 ka qëlluar me armë automatik një tridhjetëvjeçarë me emrin Albert Dhampiraj. Pesëmbëdhjetëvjeçari ka kryer krimin për të “marre gjakun” e babait të tij të vrarë vite më parë nga viktima. Per rehabilitimin e tij, si nje i mitur i gjendur perprara nje presioni te rende emocional e social per humjen e te atit nuk eshte programuar ndonje mase gjyqsore nga drejtësia ne rrethin verior. Prokuroria e rrethit Shkoder ka formuluar akuzën e pranuar nga i mituri pa zgjeruar rrethin e hetimit tek persona nxitës të mundshëm, apo bashkëpunëtore në kryerjen e krimit apo në sigurimin e armës nga i mituri. Në bazë të nenit 83/a përgjegjësi penale në raste të tilla kanë edhe familjarët apo rrethi shoqërorë që ka nxitur autorin, për më shumë në moshë të mitur të vrasë për gjakmarrje.

Kisha Katolike shkishëron ata që vrasin për gjakmarrje





Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës shpalli me 18 shtator 2012 dekretin që shkishëron të gjithë katolikët shqiptarë, të cilët kryejnë vrasje për gjakmarrje.

Ky reagim ekstrem i Kishës Katolike është ndërmarrë për të frenuar këtë fenomen të shoqërisë shqiptare që ndodh kryesisht në zonën veriore të vendit.Arqipeshkvi Metropolitan, Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se ky akti i Kishës Katolike vjen pas vrasjeve të shumta që vazhdojnë të ndodhin në territorin tonë, ku shumë prej të cilave janë për gjakmarrje.

“Disa vrasin nganjëherë pa asnjë ngurrim ose hakmerren në mënyrë të përgjakshme e barbare. Ata shpesh arsyetojnë veprimet e tyre, duke u mbështetur në një traditë shekullore, duke thënë se zbatojnë Kanunin. Ata i japin më shumë rëndësi traditës së njerëzve se sa ligjit të Hyjit. Të gjithë ata që vrasin, me sjelljen e tyre, janë duke i vënë shqelmin Ungjillit të Jetës dhe Kryqit të Zotit tonë Jezu Krishtit. Sjellja e tyre pra është një fyerje ndaj Krishtit”, ka thënë Angelo Massafra.

Ai shpalli dekretin, sipas së cilit kushdo që bën një vrasje ose bashkëpunon me vrasësin, në bazë të nenit 1331 të Kodit të së Drejtës Kanonike do ndëshkohet me shkishërim.

Sipas arqipeshkvit të Shkodrës kjo nismë ekstreme e Kishës Katolike u mor me qëllim që të arrihet pendimi i vrasësve dhe zbutja e zemrave të të gjithë njerëzve në mënyrë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Ipeshkvi i Sapës, Luçian Agostini ka shpjeguar arsyet që i kanë çuar drejtuesit e tre dioqezave në marrjn e një vendimi të tillë.

GJAKMARRJA KRIMI QË SHËNON RRITJE NË NUMËR



Gjakmarrja në vitet 2012 po bëhet më “mizore” se në Kanune. Në emër të drejtësisë kanunore në njëzet vite janë kryer krime të cilësuara për gjakmarrje por të pabazuara në zgjidhjen e të drejtës kanunore (Kanuni i Lekë Dukagjinit; Kanuni i Skënderbeut; Kanuni i Labërisë). Kështu vrasja e një gruaje për shpagimin e krimit të kryer nga i biri, marrja e gjakut tek fëmijë të parritur, ekzekutimi i një kleriku apo vendimi për gjakmarrje pa pleqësi janë forma që përkojnë me thyerje të rënda edhe të së drejtës sonë të pashkruar që përkon me rregullime të shekujve të mëparshëm.

Kodi Penal në RSh ka 3 nene që parashikojnë krime/vepra penale që lidhen me fenomenin e Gjakmarrjes. Përkatësisht janë Neni 78/2 Vrasje me paramendim për gjakmarrje; Neni 83/a Kanosje serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje; Neni 83/b Nxitje për gjakmarrje.Pavarësisht se Kodi Penal në RSh parshikon denime të renda për gjakmarrjet, fenomeni nuk po ndalet, për shkak se drejtësia shpesh herë jep denime të buta, të cilat nuk i përgjigjen krimit të kryer.

Për shëmbull më 12 shtator 2012 në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit ndodhi vrasja e shtetasit Marash Tonaj.Burime të policisë bënë me dije se vrasja e Marash Tonaj ishte kryer për motive gjakmarrje nga një femër. Sipas policisë autorja e krimit është identifikuar të jetë 33-vjeçarja, Lena Guri (Pjollaj), banuese në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë. Nga hetimet e kryera mësohet që vrasja të ketë ndodhur për motive gjakmarrje, pasi në vitin 2003 vëllai i viktimës Nik Tonaj, kishte vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Nik dhe Lule Pjollaj, prindërit e autores së dyshuar të vrasjes së Marash Tonaj. Ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e krimit.

Ky fenomen eshte bere nje kancer i pasherueshem , nje nder rastet eshte edhe familja e Eduart Qeleposhit nga qyteti Bajram Curri, te cilit me daten 10.09.2012 po udhetonte drejt familjes i zihet prit ne fshatin Babin dhe qellohet me bresheri kallashnikovi ne drejtim te automjetit qe udhetonte, dhe mrekullisht shpeton nga nje manovrim i shpejte vetem me disa plage te lehta. Nga burime konfidenciale nga vendi i ngjarjes dyshohet nje nder pistat me te mundshme eshte ajo e gjakmarrjes, duke u bazuar ne nje konflikt te hershem te Fisit Qeleposhi me nje Fis tjeter po nga rrethi i Tropojes. Sic duket perhapja i ketij kanceri qe po merr permasa te tmerrshme duke mos kursyer as gra e femije ,do vazhdoje gjate nese drejtesia shqipetare vazhdon te qendroje e fjetur dhe ku mungesa e drejtesis , denimi shume i vogel per vrajset qe behen ne emer te gjakmarrjes , dosjet qe flene ne sirtar te mbuluara me pluhur qe presin doren e policis te shtetit i cili duket thuajse inekzistenc perballe ktij fenomeni.Duke qene qe njerezit kane humbur besimin qe do gjejne drejtesi dhe mbrotje nga shteti , i jane kthyer Kanunit te Lek Dukagjinit duke bere vetgjygjesi.Ky kancer duket qe do vazhdoje te marre jete te pafajshme nese shteti shqipetar nuk reagon me dore te hekurt ndaj cdokujt qe vret ne emer te Kanunit.



Po kështu sherri për një vije uji për vaditje në Malesinë e Dukagjinit i ka kushtuar jeten tre personave, mes të cilëve edhe një vajze vetëm 17 vjeç.Me 15 qershor 2012, Marie Qukaj mbeti e vrare ne vend me arme zjarri, ndersa ishte duke vaditur parcelat me miser prane baneses se saj, se bashku me gjyshin 70 vjeç. Kole Qukaj, humbi jeten me pas ne spital. Policia shpalli ne kerkim tre autore te dyshuar te kesaj ngjarje.Viktima e radhes e fenomenit te gjakmarrjes ka qene shtetasi, Gjin Guri 20 vjeç nga fshati Bardhaj, Shkodër i riu është qëlluar me armë zjarri për vdekje ndërsa policia beri te ditur se krimi kishte patur motiv gjakmarrjen si dhe vuri ne pranga nje person te dyshuar si autor te krimit.
Një tjetër ngjarja e rëndë u regjistrua kohët efundit, kur dy vëllezërit, Gjin dhe Xhevahir Guri u qëlluan në oborrin e shtëpisë nga komshiu i tyre. Gjakmarrja nuk po njef gjini.Me perpara ishin femrat ato qe leviznin e benin edhe punet e burrave edhe burrat rrinin ngujuar brenda por sot kjo nuk gje nuk ndodhe pasi hasmi i pret pas deres edhe godet pa meshire qofte femije i moshear apo edhe grate dhe vajzat. Rasti më tragjik ishte ai i Maries nga Shkodra.



Ti je më i bukur se mëngjesi...




Nga Aida Bode




Mutacion



Kam vdekur.
S’i sheh gjithë ato
qeliza të ngordhura
lëkura ka lëshuar
në duart e tua?

Gjithë ç’ke nga unë
është aty – vdekje,
asgjë më shumë.





Zonja e Artë

Në Korçë vjeshta hyn që nga Parku Rinia
në qafë ka parfum pishash,
përkunded me hiret e Moravës
puthet me bliret që vdesin
dhe këndon me zërin e guguçeve
që përcjellin lejlekët në mërgim,

prish takat mbi kalldrëme,
dëgjon plakat që bisedojnë në oborr
dhe bën gjoja sikur fshin
ndërsa përgjon dyert që hapen e mbyllen.

Në Korçë vjeshta vishet me gjethe
serenatash që bien nga dritare të mbyllura,
struket qosheve të errëta të rrugicave
dhe pret të fshehë dashnorët
tek vijnë të ngrohen me frymët e njëri-tjetrit







I panjohuri

Ai kujton të dashurat e vjetra
dhe përpiqet t’i formojë të plota,
në imazhe të rastësishme.

Krahët i kujtojnë një balerinë,
gjoksi një komshie që
iu dha fshehtasi në errësirë,
shalët një vizitore në shtëpinë e gjyshes
e vithet një shoqe harruar në adoleshencë

vetëm qafa, buzët, sytë dhe flokët
s’i kujtonin askënd,
kështu ai jetonte gjithë të kaluarën
me fytyrën e së tashmes



Dymbëdhjetë frymë

U zbeh hëna, u bë Janar

Hyjnitë kishin ftohtë dhe

u mbështollën me Shkurt…



Zgjata dorën të kapja erën,

ajo më dha Marsin



Filloi të bjerë Prill, i ujshëm, i rrëmbyeshëm,

i papërmbajtshëm për gjelbërim.



Maji mbante vesh që prapa hënës,

aty ruante errësirën me sekretet e heshtjeve.



Afërdita ishte me barrë, nuk rënkoi,

por buzëqeshi dhe lindi Qershorin.



Korriku u deh në Egje,

ndërsa unë pashë Apokalipsin…



Gushti fle me mua

dhe yjet nuk i lë të bien



Patat morën Shtatorin

dhe u nisën drejt jugut



Tetori mbajti frymën

dhe ajri u bë i purpurt…



Eja Dionis, eja më sill

Nëntorin të zgjoj të dashurin



Ç’i duhet urtësia Athinasë,

kur ajo stoliset me Dhjetor?





Ying dhe Yang

në qoshe të derës
një enë me ujë të shenjtë,

bekova pasigurinë
ndërsa monedhen e mëkatit
ia dhashe Çezarit

që priste si lypsar
në shkallët e kishës.

Udhëtime

Nuk ka rrugë të drejta,
dhe dritës i duhet të përthyhet,

nuk ka as rreth të përsosur,
hëna lodhet pas një nate plotësie
E vërteta nuk bën udhëtime të gjata,
ajo fillon dhe mbaron me çdo
rrahje zemre.




Përsosmëri



Ti je më i bukur se mëngjesi
i së shtunës, më i dashur
se kafeja e mbasdites dhe
më i ëmbël se vallëzimi i Hirushes
me princin para se ora të binte 12.





Një natë në Itakë



shiu varet nga retë
si fill i shprishur
nga një cohë e vjeter,



unë mendoj Penelopën
dhe kuptoj që shiu
s’është gjë tjetër veçse
një shpërbërje penjsh
thurrur për të shtyrë kohën…








Aida Bode është shkrimtare, poete dhe përkthyese me banim në SHBA. Ajo ka lindur në Korçë dhe ka botuar krijimet e saj të hershme në gazetën lokale të qytetit. Më vonë shkrimet e saj janë botuar në gazetat e diasporës dhe në ato kombëtaret, si Iliria, Shekulli, Gazeta Shqip, etj.
Libri i saj i parë, botuar në shqip dhe anglisht, Davidi dhe Bathsheba, është mirëpritur dhe vlerësuar nga kritikë dhe lexues shqiptarë dhe të huaj.
Aida Bode është diplomuar në Berkeley College, New York në degen e Biznes Administrimit dhe së shpejti do të sjelle tek lexuesit ribotim të romanit si dhe një vëllim të ri poetik të titulluar Porti i Perëndimit.


QENIE TË HIRIT.

Aida Bode, e ka lënë Korçën, vendlindjen e saj dhe ka vite që është vendosur në SHBA. Duke jetuar në dy botë të ndryshme, shpirti i saj krijues, mbushet vazhdimisht me motive dhe ndjenja, të cilat ajo nuk humb rastin për t’i kthyer ne poezi, duke krijuar kështu një urë të bukur komunikimi ne lexuesit. Cikli i shkëputur nga krijimtaria e saj, është përzgjedhur nga libri, të cilin po e përgatit për botim dhe që vjen pas botimit të romanit të saj të parë “Davidi dhe Bathsheba.” Duke lexuar poezinë e Aida Bodes, natyrshëm mund të vijnë përsiatje mbi botën dhe njeriun… Krijimtaria e Aidës vjen si një palimpsest i dyfishtë. Duke u njohur me të, ti përjeton kohën biblike të universit që shpenzohet për dashurinë, pritjen, vetminë, trishtimin, pezmin, zhgënjimin, lumturinë, fatalitetin,… Duke lexuar poezinë e saj, ti udhëton pa pasur nevojë për Boing-ët, kroçerat ose trenat gati fluturues mbi jastëkë ajri, ndalesh në porte e limane malli, ulesh në aeroporte miqësie, pasi je ngjitur e ke përshkuar qiej fantazie.




KOKË A PIL

Dielli është një monedhë,
e hedh në qiell
dhe pres me vështrimin mbi bar

“Kokë a pil?”


***

Do të ble 10 orë ditë…
Më duhet vetëm
një monedhë dielli
dhe disa kusur rrezesh
për agun dhe muzgun

***

“Fute monedhën këtu!”
“Shtyp këtu për këngën që pëlqen”

… Zgjedh këngën dhe fut diellin
në hapësirën e monedhës.

Tashmë Perëndimi zhurmon.


MËKIM

Mëkova mallin
me lotët e gjirit
përkundur si kujtim
në djepin e trazuar të largesës,

Ia ledhatova fytyrën

tek më drithëronte
me kujtime nga e kaluara,

e shtrëngova në gji

dhe e ushqeva me qeshje.

Mallin,

për rrugicat

e Parisit të vogël,
erën e Moravës
lulet e blirit
Korçën time.

E mëkova mallin
me lotët e gjirit
tek më shihte

me sytë që bekonin,
përkëdhelte

me dorën që

kërkonte zemrën

qeshte, qeshte

dhe me zë engjëlli

më quante:
“Bijë!”

E mëkova mallin
me lotët e gjirit
tek flinte në shtratin

e ninullës sime.

ninullës

për Kishën e Shën Ilisë,
ujin e freskët të Çardhakut,
rrugët e bardha të Drenovës,
vjeshtën e ylbertë të Dardhës.

Flinte dhe merrte

frymë nga ajri im,
ëndërronte përgjërimin tim.

Flinte për të zgjuar

mëngjeset e mërgimit,
për t’u harruar në mbrëmjet e
Nju Jorkut

Malli, Korça, Atdheu…



QENIE TË HIRIT

Askush s’përpiqet më
të shtegtojë…
madje as zogjtë.

Ajri ka zhgënjyer vetveten
dhe natyra, Krijuesin.

E ardhmja i përket pasigurisë,
dashuria romancës…

Ç’ka mbetur për jetë
janë kujtimet.

E megjithatë,
le të shtegtojnë kujtimet
në këtë jetën time.

Ikanak trishtimi
të më falë siguri
dhe i madhi Perëndi
të më sjellë tek ti!



UNË, TI…



Kur malet u martuan me pyjet
e retë me shiun
ylberet u bënë kurorë
lumenjtë, dashuri
unë dhe ti
zogj në të tyret mbretëri,

kur toka fjeti me detin
bregu u bë djep
dhe qielli butësi
aty lindëm unë dhe ti…

në dasmën e dashurisë me përjetësinë
nata e parë, u bëmë unë dhe ti!



HERËT

Sot gjumi u arratis
si një burrë që ikën
nga një grua,
pasi bëri seks me të,
frikësuar nga ëndrrat
e errësirës së saj.

Një merimangë
thuri rrjetën në qoshe të natës
dhe aty kapi prehjen e saj
si mizë të ngordhur

të papushimit.


ËNDËRRITJE

Flenë varkat e lëkunden
si zambakë mbi liqen
kokën në valë mbështetur
polen mbi gjethe prehur

si fëmijët përrallave përhumbin
si re në qiell rrinë shtrirë.

flenë varkat e lëkunden
si copëza kujtimesh
kumbime të ujëta ninullash dëgjojnë
e yjet nga lart, ëndrrat ua përgjojnë.



NË PRITJE TË LINDJES

Frymëmarrja jote
i dashur,
është mitra
ku ngjizet përjetësia.



50 QINDARKA

Më duhen edhe 50 qindarka
të plotësoj shumën
për të taksën e urës

Dhe 50 qindarka

Dhe do jem e pasur
për të të takuar ty, i dashur.



KURORA E PARË

Dua të martohem! – tha Errësira
rrënjë u bë në fund të dheut,
u ngrit ngadalë përmes pluhurit,
kërcell dashurie u bë dhe puthi Dritën.

Unazat shkëmbyen në gji të pemës
dhe kështu filluan përrallën e jetës.



PANDORA



Pandorë ormisur me nuret e Afërditës,
zbukuruar hijshëm me gurë të çmuar
mundohesh të fshehësh vërshimin mërmëritës
të një kurioziteti që nuk ka të shuar.

Ecën me hap të lehtë, me falsitet veten ndjell;
verbuar janë njerëzit nga perënditë tinëzare
tek të shohin sa ëmbël shkatërrimin sjell
si shtiresh mosmirënjohëse, lozonjare.

E hape kutinë e mallkimeve hyjnore
me gëzim, një nga një i çlirove ligësitë,
dorën e njomë me lodra vajzërore
ia dhurove pabesisë, u bëre një me prapësitë

Zotat në fund kishin vendosur shpresën
atë që njerëzit do i bënte të të falnin
por frika të kish errur sytë, kishe humbur besën,
kutisë i vure kapakun, mirësisë ia shuajte zjarrin.



PLOTËSIA E BOSHIT

Yjet e presin natën në thelpinj;
Afërdita zgjat dorën
dhe rrëmben agun.
ngrihem, e ndjek nga pas.

Memorja ime mbetet
shkumë në bregun e shtratit tënd
gjysmë-bosh.
Zgjat dorën drejt
alarmit të celularit
dhe ngrihesh.

Çarçafët mbajnë
aromën e natës
dhe boshi plotësohet
me një ditë të re.


Fragment nga romani "Davidi dhe Bathsheba"

"Kureshtja ia ktheu vështrimin në një dritare pakëz të hapur, prej ku dallohej në gjysmerrësirë shtati i derdhur i një gruaje të hijshme, fytyra e së cilës rrëzëllente ëmbëlsi në atë përqafim të natës me shkëlqimin gëlues të hënës. Iu duk sikur qerpikët e syve të tij po preknin çdo bulëzë uji që kishte njomur trupin e saj, kurse lëmimi dhe butësia e lëkurës qumështore i mbushnin gjithë trupin me një forcë të rrjedhshme gjaku. Flokët e saj të artë, sytë që ëmbëlsonin natën, buzët si verë e ëmbël, faqet si fruta të freskëta , qafa e hollë si e një mjelme, shpatullat e drejta, gjoksi i ngrehur, barku si një lëndinë bari të vesuar, beli si ujë i rrjedhshëm, kurse dy këmbët si dy shtylla mermeri të lëmuara me mjeshtëri, e bënë të kuptonte se asnjëra nga gratë që kishte, s’ishte e përsosur si ajo, s’ishte e dëshiruar si ajo. Ai ishte i shtangur dhe i përhumbur përpara gjithë ç’shikonte dhe e ndiente veten të bënte një luftë në të cilën humbte me dëshirë.
Një rrymë flladi të freskët të mbrëmjes e bëri të mblidhte veten, megjithëse brendia e tij ishte e trazuar. Lëvizi këmbët, që mezi iu bindën dhe me mendjen të pushtuar nga kjo grua, u shty për në dhomën e tij. Çuditej me veten, kurrë s’kishte dëshiruar kështu një grua dhe aq, më tepër s’e kishte menduar ndonjëherë kaq thellë bukurinë e saj. Përpiqej t’i mbushte mendjen vetes se gratë e tij ishin aq të bukura sa ajo, por imazhi i saj i qëndronte i vetëm si një dritëhije e butë në shpirt. A ishte e martuar? E kujt të ishte, vallë? Këto dy pyetje e bënë të ndihej i sfilitur se ndoshta me të vërtetë ishte gruaja e dikujt. Ndiente turp për dëshirimin që i ishte krijuar për të dhe trishtohej kur mendonte se ndoshta s’do të mund ta kishte dot të tijën. Hodhi sytë përreth dhe pa se pa kuptuar ishte shtrirë në shtrat. Asnjëherë nuk i ishte dukur krevati aq i madh dhe aq bosh, ndërkohë që ëndrrat dhe mendimet mbushnin hapësirën e dhomës."


Edhe heronjtë kanë ftohtë

Tregim nga Aida Bode


Nëna filloi të gërrhiste pak. Unë mbylla librin dhe u ngrita të mbyllja dritën. Kur ula çelësin dëgjova rrotullimin e saj në krevat dhe dhoma u bë përsëri e qetë. U shtriva në divani që ndodhej në anën tjetër të kuzhinës dhe u mbulova. Zjarri po jepte frymë. Dëgjoja si kërciste djegien e thëngjijve të fundit dhe habitesha me harmoninë që vdekja e tyre shkaktonte. Nata kishte zhurmat e saj, dritëhijet përplaseshin që nga jashtë në muret e zbehta të dhomës dhe aty dukej sikur vallëzonin në rritmin e ngrohtësisë që shuhej. Mbylla sytë dhe dëgjova një trokitje të lehtë. U ngrita dhe qëndrova gjysmë e ulur në krevat. Prisja gjyshen të zgjohej dhe u kujtova që ajo s’dëgjonte nga njëri vesh. Dera trokiti përsëri. U ngrita dhe hapa dritën. Nëna hapi sytë menjëherë dhe brofi duke më thënë:
-Rri këtu. E hap unë.
U ktheva dhe u ula në divan me veshët ngritur për të dëgjuar kush ishte në atë orë. Ishte 10:45PM.
-Erdhe bir. Si është Milka?
-Mirë është mama. E shtruan në spital dhe do ta mbajnë aty disa ditë. Do kthehem në Tiranë pasnesër. Fëmijët si janë? – ktheu përgjigje im atë ndërsa hiqte këpucët dhe pallton.
-Mirë janë. Ardi donte të flinte nga të tutë sot. Genti po fle në dhomë, ndërsa çupa është me mua në kuzhinë. – u përgjigj gjyshja me zërin e dridhur dhe nuk e kuptova i dridhej nga meraku apo nga i ftohti që kish filluar të pushtonte shtëpinë. Ata hynë në kuzhinë dhe nëna e pyeti nëse babi donte të hante.
-Jo mama, nuk dua të ha. Do marr çupën dhe do shkoj në shtëpi sot.
-Është vonë bir. Çupa nesër ka shkollë, ku do ta marrësh tani.
-Hajde shpirt i babit, – m’u drejtua mua thua se s’i dëgjoi arsyetimet e gjyshes.
Bëra gati çantën dhe shkova në dhomën e miqve të ndërrohesha. Dëgjoja zërat e babit dhe nënës që flisnin. Fjalët ishin të padallueshme, sikur u hiqnin rëndësinë vetes së tyre tek notonin nëpër ajrin e ftohtë që nata më në fund kishte pllakosur në gjithë shtëpinë. Çuditërisht për herë të parë në jetë s’po ndjeja frikë nga im atë. Fytyra e tij kishte tjetër çehre sot. Vështrimi i ashpër që zakonisht mbante në sy kishte humbur, mbase diku në rrugën e kthimit nga Tirana dhe zëri i ishte bërë më i butë. Por gjithë kjo me trembi në një tjetër mënyrë, më të thellë dhe krejtësisht të panjohur. Kisha hequr bizhamatë dhe mishi më ishte bërë morrnica. Fillova të vishja shpejt puloverin rozë që mamit ia kish dërguar një kushërirë e saj nga Australia. Ishte deve, i butë dhe i ngrohtë; pikërisht ç’më duhej të largonte fërgëllimin që po më pushtonte dhe po më bënte dhe dhëmbët të më kërcisnin. Vesha xhinset, vura çizmet dhe rrëmbeva pallton nga varësja në korridor dhe pasi mora dhe çantën në dorë i thashë tim eti
-Babi, ikim? Jam gati.
-Ikëm Marë, – i tha ai gjyshes duke e puthur në ballë.
-Ike shpirt i nënës, – m’u drejtua mua me sytë gati të përlotur. Më puthi në të dy faqet dhe mbylli derën pas nesh. Dëgjova zhurmën e llozit dhe ndjeva siguri që ishte mirë.
Hapat e babit nuk bënin zhurmë dhe m’u duk sikur ai kishte bërë një pakt me jetën e tij. Dolëm nga pallati dhe ndjeva ajrin të më përcëllonte fytyrën. Shtrëngova krahun e tim eti dhe ecnim me të shpejtë. Dhëmbët filluan po më dridheshin përsëri dhe për një moment m’u duk sikur zbulova një sekret të kohërave. Rritmi i ftohtësisë gjendet në dhëmbë! Qesha nën vete dhe ngrita sytë drejt qiellit. E kisha zakon të shihja lart sa herë ecja natën me mamin, por këtë herë s’isha me të. Ajo ishte në Tiranë pasi doktorët i gjetën një gjendër të habitshme nën sqetull dhe duhej ta mbanin aty për analiza të hollësishme të gjenin diagnozën. Hapat e gjatë të babit më tërhiqnin dhe mua më dukej sikur rrëshqisja. Dëgjova lehjet e qenërve të rrugës. Shtrëngova më fort krahun e babit dhe nxitova rrëshqitjen mbi asfaltin, që vënde vënde ishte me gropa që më pengonin të ndiqja rritmin e të ftohtit.
Mbajta kokën lart. Yjet ndriçonin ndryshe në Korçë. Dukej sikur nuk dilnin nga qielli, por sikur Morava i mbante në gji gjatë ditës dhe ia jepte hua natës derisa në mëngjes, përsëri nga gjoksi, nxirrte diellin. Sa e doja atë natyrë aq të përkëdhelur nga Zoti! Dhe tek mendoja romancën time me qytetin ndjeva që babi po dridhej. Për momentin mendova se kishte ftohtë, por ai nuk kishte kurrë ftohtë. Drejtova sytë drejt fytyrës së tij dhe në gjysmë errësirë dallova lot që i rrëshqisnin mbi faqe, buzët dhe mjekra i dridheshin ndërsa në grykë mbante me forcë zërin të mos i dilte. Ia shtrëngova krahun dhe ndjeva qiellin të më zhytej lehtë bashkë me natën dhe të ftohtin thellë në bark, derisa dhe gjunjët m’u prenë.
-Babi, si është mami? – e pyeta më në fund.
-Mami po na lë, po na lë, po na lë…-zëri i tij thyhej në cifla tek gjente hapësirën e buzëve që dridheshin.
Nuk ktheva përgjigje por u përpoqa të shtrëngoja krahun e tij akoma dhe më fort. Ishte hera e parë në 17 vjet të jetës sime që shihja babain tim kaq të dobët, kaq njeri, kaq të pafuqishëm. Isha krejtësisht e shtangur. Gjyshi sapo kishte vdekur dhe tani babi po më thoshte që po humbisnim dhe mamin. M’u kujtua fytyra e gjyshes para se të dilja nga dera dhe vura dorën në faqe për të prekur puthjen e saj.
-Babi, po nënës ç’i the?
-Asgjë. – tha ai ndërsa mblodhi veten dhe vazhdoi të fliste – biopsia doli pozitive për kancer, por nuk gjendet ku është origjina. Gjëndra që i hoqën është një metastazë.
Babi përfundoi diagnozën mjekësore dhe filloi përsëri të dridhej. Ula kokën dhe shihja gurët mbi kalldrëm. Tashmë qielli vërtet kishte zbritur dhe yjet ishin shuar poshtë këmbëve tona. Nuk kisha më ftohtë. M’u duk sikur gjithë ajo e ftohtë dilte prej nesh atë natë dhe tek ecnim mendoja pamposhtësinë e tim eti. Ku ishte forca e tij e pakundërshtueshme? Njeriu nga i cili kisha frikë të merrja frymë dridhej përpara meje krejtësisht i mposhtur nga pasigura e jetës, pasiguri të cilën dhe vetë po e shihja të plotë për herë të parë. Asnjëherë s’kisha menduar humbjen e prindërve dhe aq më tepër humbjen e mamasë. Për mua ajo ishte e përjetshme. Kuptova që këtë bindje e kisha fituar pikërisht nga babi. Mendoja mamin vetë në spital, shihja babin të vetmuar dhe ndjeja boshësinë e një qielli të tradhëtuar nga gjithçka që kisha njohur deri atë çast.
Ishim vetëm disa rrugica larg shtëpisë. Ora kishte shkuar 11:12PM.
-Babi, po ne kemi Zotin, – doli një zë nga goja ime. As e kuptova si i kisha shqiptuar ato fjalë, thua se s’dolën nga goja ime, por nga dikush tjetër.
Babai më mbështolli në përqafim dhe filloi të qante me ngashërim. Nuk ishte nevoja të më thoshte që s’besonte tek asgjë. Qëndrova e ngrirë aty dhe ndjeva lotët e tij të nxehtë mbi faqet e mia. Qëndruam pak dhe filluam përsëri ecjen. M’u duk sikur gjithë errësira ishte mbledhur nga çdo qoshe e gjithësisë për të qëndruar aty, në qoshe të shtëpisë time. Horizonti nuk kish më as jug, as veri, as lindje e as perëndim, por një pamundësi që kish lindur nga dorëzimi i supernjeriut që ish babai im. Hymë në pallat dhe ngjitëm ngadalë shkallët. Ndonëse nuk shihja asgjë ndjeja formën e gërryer të shkallëve poshtë këpucëve dhe dëgjoja pluhurin e lehtë të betonit që skërmitej pas çdo hapi. Isha përpara tim eti dhe nxora çelësin nga xhepi i ftohtë i palltos. Nuk dridhesha më. Hapa derën dhe aroma e shtëpisë më pushtoi të gjithën. Ajo s’ndryshonte asnjëherë, madje në të ftohtë bëhej më e dallueshme, më e mprehtë. Hyra brenda dhe hapa dritën e korridorit. Babi hyri pas meje dhe filloi të hiqte këpucët. Fytyrën e kish të zbehtë dhe faqet akoma të lagura. Ula kokën dhe bëra sikur s’e pashë. Atë moment ndjeva që doja të kisha frikë prej tij, doja të ishte i pamposhtur, i paperkulur, doja të ishte fitimtari i çdo beteje dhe lufte. Lashë çantën në korridor dhe hyra brenda pasi u zhvesha.
-Do të të bëj një çaj? – theva më në fund heshtjen.
-Mirë, – tha ai me zë të mekur.
Dola në ballkon të merrja vajgurin. Më ishte bërë zakon sa herë dilja jashtë të shihja Moravën, por errësira nuk më la ta shihja. Mora vajgurin dhe hyra me të shpejtë brenda. Poshtë stofës kishin mbetur disa shkarpa të thata. I mora dhe bëra gati të ndizja zjarrin. Përzieva hirin e thatë me vajgur dhe ndeza shkrepsen. Flaka bëri zhurmë por ishte e ftohtë. Qëndrova derisa ndjeva afshin e nxehtë të me skuqte faqet. Tek shihja si skuqeshin drurët dhe dëgjoja përcëllitjen e lëvozhgave të tyre ndjeva mpirje në gjunjë. U ngrita me ngadalë dhe kuptova që kisha ndenjur gjatë duke pritur zjarrin. Babi ndërkohë kishte hapur televizorin dhe dëgjoja që kërkonte të gjente ndonjë program. Kuptova që po kalonte kanalet për të disatën herë. Pesë kanale që ishin, të gjitha kishin ose lajme ose ndonje dokumentar – asgjë për të çlodhur mendjen apo për të nxitur harresën.
Mora çajnikun dhe bëra gati çajin. Qëndrova më këmbë pranë stofës dhe vura duart përsipër të më ngroheshin. Babai vazhdonte të ndërronte kanalet ndërsa unë shihja duart e mia dhe prisja që zjarri t’u jepte ngjyrë. Tek qëndroja mbështetur pas murit shihja si hija kish skalitur profilin tim mbi dritë. Më pëlqente të shihja veten ashtu. Hijen shumë herë e mendoja si një pasqyrë të dritës ku çdo harkim kishte vëndin e vet të pamohueshëm dhe vërtet, dhe në një farë mënyre imagjinata justifikohej nga fakti që ashtu si pasqyra i jep imazhet përsëprapsi, kështu dhe hija me dritën janë pasqyra të njëra-tjetrës. Tek mendoja, zhurmës të ndërrimit të kanaleve iu shtua dhe fërshëllima e çajnikut. Duart më ishin ngrohur dhe fytyra më ishte bërë e kuqe nga nxehtësia e stofës. U largova me çajnikun në dorë dhe shkova në kuzhinë të merrja një filxhan. Tek përgatitja çajin ndjeva avullin e nxehtë dhe aromatik të më shponte flegrat e hundës. Mamit i pëlqente aroma e çajit dhe sa herë përgatiste merrte frymë thellë dhe dukej sikur rinohej vetëm nga ai veprim. Mbusha filxhanin, i hodha dy lugë sheqer dhe ia dhashë babit. Ai ishte ende i bardhë. Për një moment bota m’u duk si një arenë gjigande pasqyrash ku çdo gjë jetonte nëpërmjet të kundërtës së vet. Ngorhtësia që unë kisha gjetur në stofa tek prisja çajin të bëhej kishte pasqyrën e vet në fytyrën e akullt të tim eti. Ia dhashë dhe shkova të bëja gati krevatin të flija. U shtriva dhe pasi u mbulova zgjata dorën që poshtë shtresave dhe mbylla dritën. Tani e vetmja pasqyrë e errësirës ishin imazhet e skalitura në mendjen time, të dhomës, shtëpisë dhe gjithë botës. Aty qëndronte dhe porterti i tim eti i paprekur nga realiteti, i paprekur nga lotët e tij, nga pasiguria e tij. Aty ai qëndronte i ashpër, i paafrueshëm dhe i patrembur. Frika që kisha nga ai më jepte siguri dhe ndjeva keqardhje për njeriun më të fortë që kisha njohur. Mbylla sytë dhe pëshpërita nën frymë “Zot, të lutem mos ma merr mamin dhe ktheja krenarinë tim eti!” E dija që ishte e vërteta me e madhe që kisha njohur deri atëherë dhe u përpoqa të gjeja paqe duke menduar se ai ishte heroi im, një hero që do fitonte dhe sikur të humbte.

Në sytë e shkruar u rrezon rrezja e dielli...




1. MEDITIM

Bora shkrinte orteqet,
e marsi linte lamtumirën;
ndërsa rudinës, buzë përroit,
kishin çelur lulebore.

Me sy zgjodha njërën prej tyre,
Për ta këputur me gishtat e erës…
Përkundruell gruri jeshilonte,
Unë ecja drejt parcelës me lulen në dorë…
Era e mendimeve lulen e mori,
E uli ndanë parcelës me grurë.

Vërtet të bukurën e krijon dashuria e sinqertë,
Leitmotiv i hershëm,
E gishtat i shkova mbi ballin e sertë…

2. PEIZAZH DIMËROR

Fluturzat e borës qëndisin tokën,
bujarisht me të bardhat kristale;
Një gushëkuq hapërdahet në përroin e mullirit,
E zogu i borës cicërin majë një dardhe…
Bora bie,
qilimi i bardhë shtrihet,
për ta mbrojtur nga të ftohtit grurin,
në netët e gjata të dimrit.



Bora bie…

3. VAJZAT E FSHATIT TIM

Në sytë e shkruar u rrezon rrezja e dielli,
Ne flokët e lëshuar tufalakët e ahave në Kaki.
Kur qeshin,
qukat në faqe kuqëlojnë si petalet e shebojës;
Buzët e tyre kokrra bojliash në majë të qershive.

Shpesh djemtë hutohen dhe nuk i hanë bojliat,
Ndonëse gjithë ditën mrizojnë bjeshkëve të vendlindjes.

4.
Unë, Robinson i vetmuar mbeta,
Në jetën e pasosur të këtij fillimshekulli;
Ndonëse në metastazat kanceroze të njerëzimit,
Kam klithur me gjithë forcën shpirtërore prej njeriu,
Nëpër katakombet e çjerra dhe marramendëse të mjerimit…

Kur linda, isha i varë dhe zemrën e kisha të copëtuar,
( ndonëse e dhimbshme, sapo kish filluar të rrahin),
Doçkat e vogla ngrita përpjetë drejt qiellit, drejt Zotit,
Për të qenë i përjetshëm në këtë shekull të vetmuar.

E përpara se të mësoj për të folur,
Recitova pjesët e Ungjillit dhe kujtova Krishtin e kryqëzuar,
“ Në këtë shekull plot me lot”,
Vajtova në thellësitë e shpirtit,
Po zemra, e mjera zemër,
rrihte papushuar në gjoksin e njomë vazhdimisht kot…

Që kur linda, pra i vrarë në zemër isha,
por i vdekur nuk isha kurrsesi;
se doja të jetoja,
e në brendësinë e shpirti fëminor
të jetoja me shpresë, me fjalët përpëlitëse,
posi, posi…

5. TE GURRA E KROIT
(motiv popullor )

Në burimin e akullt bora e janarit,
Lëshonte flokëzat mbi gërshetin e zi.
Delet çobanit të bardha si bora,
I shkonin prapa ujë për të pi.

Çika bucelën mbushte nën gurrë,
Delet pinin në lugjet ujëborë;
Çobanit në fytyrë iu zbardhte një nur,
Kur shihte te burimi një lulemollë.

Dhe lëng i shkonte çobanit nga goja,
Natyra i bëhej gusht a shtator;
Kish droje të kafshonte dy kokrra molla,
Ose të paktën t’i prekte me dorë.

6. NIKAJ MËRTURI

Në lartësitë e bjeshkëve të tua,
kam mat dashurinë për ty…
Tek unë nuk ke fund, as skaj,
zemra ime këngë,
shpirti im mall.

7.QERPIK I PËRLOTUR

( në kujtim të prindërve të mi )
Dielli lëshoi rrezet
mbi kullën time
Në Mserr.

Visari akoma flinte…

Syri i diellit rrezatonte
mes përmes një reje.

Unë sapo isha zgjuar,
e në vegimet e fëmijërisë,
prindërit e mi kërkoja
rreth e rrotull.

Qerpiku im,
i njomë, i përlotur…

8.ZHGËNJIM

Edhe pse lindëm (siç mendon njerëzia),
për të qenë të përjetshëm,
vdekja na sillet si fantazmë çdo ditë
pranë vetes.

Kjo poezi (pa poezi !) për mua
e të gjithë,
Qoftë gënjeshtër !…

9.S’JE MË…

Puthje e ëmbël që vjen natës gënjeshtare,
Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar,
Puthje që të shijoj deri në mëngjes,
Pastaj më tretesh e më len të vetmuar.

10.KAM LEJE…

Kam leje për të shkruar poezi,
Kam leje për t’u mahit me djalin tim,
Kam leje për të dashuruar.

Jeta është për t’u jetuar.

11. ÇBURRËRIM I VONË

Termopile në jetën me standarde absurde,
Miklojmë vitet e sotme moderne;
Ne, bijtë e Jezusit të murosur në kryq
Tash dymijë vjet.

Edhe sa mijëvjeçarë
Na duhen për t’u çburrëruar.



Gjon Neçaj u lind me 17 qershor 1951 ne fshatin Peraj te krahinës se Nikaj-Merturit, Tropoje. Ka mbaruar studimet për finance ne Tirane. Me krijimtari letrare është marre qe herët, duke botuar ne shtypin letrar te kohës poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa çmime letrare. Bashkëpunon me disa te përditshme ne Tirane, duke botuar here pas here shkrime kulturore. Bashkëpunon edhe me shtypin kosovar. Është përkthyer ne disa gjuhe te huaja dhe krijimtaria e tij poetike është e përfshirë ne disa antologji. Gjithashtu është fitues i shume çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit,si dhe redaktor dhe recensues i shume veprave ne poezi,proze e publicistike.

Opusi letrar i poetit Gjon Neçaj:
1. Në hijen e mrizave – poezi, Tiranë, 1994
2. Në folezë të këngës – poezi për fëmijë,Tiranë, 2003
3. Hijet e shpirtit – novelë, Tiranë, 2005
4. Ju që më shihni çdo ditë – poezi, Tiranë, 2006
5. Pezull-haiku, shqip-anglisht, Elbasan, 2007
6. Tropoja – vendlindja ime – tekst mësimor, Tirane, 2008
7. Hëna pikon mbi Alpet e mia – poezi,Tiranë, 2008
8. Haiku i bjeshkëve,shqip-anglisht,Elbasan,2009
9. Sinus,poezi,shqip, anglisht, italisht,greqisht,Tiranë,2011.

Etj.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve, dega Tropojë dhe i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, anëtar i Haik-Klubit Shqiptar, anëtar dhe sekretar për degën në Tropojë te “Pegasit” si dhe anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohore të Globit (W.P.S.).
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Gjon Neçaj, jeton dhe punon ne Bajram Curri, Tropoje.

Dashnia i din tana pse-të


ELONA ÇULIQ ka lindur në Shkodër(18.10.1986) ku dhe banon. Ajo ka studiuar fillimisht
për piano në shkollën artistike “Prenk Jakova” e më pas për gjuhë frënge në shkollën e gjuhëve të
huaja “Shejnaze Juka”. Studimet e larta në nivelin master i ka kryer për psikologji pranë UT.
Poezia është pjesë e pandashme e saj.


Vedit



Fol sonte, n’kyt natë me bark

t’mbushun me lot,

e me shpirt t’gatum n’nji telajo t’ftohtë dimni.





Fol, ngrohe largsinë me frymen tande,

zhdavarite asgjanë para se diçka me ardh e me t’harru ndër kujtime.



Ah, ti s’e din;

ose ndoshta e din

sa e vështirë asht me u gjetë ndër kujtime,

edhe at’herë kur n’përmbajtje je vetëm ti.

Rrëfenjat e tyne nuk fillojnë e nuk mbarojnë kurrë n’nji kohë,

kujtimet s’kanë pentagram.



Asigja s’më ka randu ma shumë,

as koha nuk m’ka – ma fort,

as dhimbja s’më ka kafshue ma padhimbshëm,

se sa ngerçi jot, lot i kapërdim me zor.





Asht



Buzve t’kohës e vërteta asht psherëtimë,

kurse na, fjalë e thanun me ngut.

Shkapërdahena n’hava si re t’zhubrosuna t’nji qielli që lind

veç kur shpina jonë asht përgjigja e hapave t’ngutshme

t’ndjenjës që don ma shumë se T’due!



Kam ndi që e thonë, jo pak herë e kam mendue

edhe un’ ç’ashtu se dashnia s’ka si, pse, me ke dhe kur!

Po, s’ka mendojshe, por e vërteta asht se ka,

ka si, pse, me ke dhe kur (n’pakohësi).



Nuk mundena me e ndie n’Dashni nji qenie tjetër

vetëm prej fjalës, dashnisë apo t’ndjenjave t’lamshueme

n’zemër që na i drejton hapat përballë nji pranie

që e dimë se e dona, por s’dina pse.



Dashnia i din tana pse-të, por i lyen buzve si psherëtimë.

Kjo asht Dashnia! Me mësue me puth e përpie n’zgavren

e shpirtit tonë psherëtimat e buzve t’saj.

Me ditë që syve t’përlotun flejnë e rrjedhin frikrat, jo dobësitë.



Nji që don, që zhytet n’honet e shpirtit t’nji tjetri,

që i mëson gjuhët e syve dhe shijet e buzve,

nuk ka si me kenë i dobët’. Dashnia s’asht as e dobët’,

as e fortë, as e guximshme, ajo thjesht Asht!



Dhe Na thjesht jena gjuetarë t’saj!

Gjuetarë me gjurmë toksorësh e sy hyjnish





Rrugica



Duert e diellit gatuejnë
kyt mesditë t’dalun binarsh.
N’ajrin e zhurmave t’kalimtarëve
malli fsheh sytë e thyem.

Mirë kanë ba njerzia,
i kanë sheshue tana trazimet e ditës
mbas kanateve t’mbylluna,
e t’mbulueme me perde trasha,
në t’cilat dielli vetëm përrshqet, s’depërton.

Pyes vedin a ka jetë aty brenda?
zagushia e parakohshme
freskohet n’hijen teme t’shkujdesun,
e dielli i njomë buzët e rreshkuna
me puthje t’mjegullta gërmueme
mes kujtimesh t’velun nga lodhja.

Hapat e njipasnjishëm
kafshojnë kohën,
rr’mojnë përgjigjet poshtë shollës
së këpucës,
që ka nji numër,
për t’panumërta hapa që
bajmë çdo ditë drejtë grackës.

Ndali hapin, mbaj frymën e mendoj:

- A thue ka nji numër t’fundit edhe fryma?
Du…,por s’mundem me u zhyt n’kyt çast fryme,
realiteti n’fund t’kësaj rrugice shumullohet,
jetët lindin me kambë n’diell,
e pëshpërisin shpresën e së nesërmes

Buzëve t’hanës.
I tham vedit: – Ç’rrëfim ka

me iu puthë atyne buzëve sonte?

Rrugicës po i vjen fundi,
e tash dielli po gatuhet n’flokët e mi,
avujt e dëshirave t’mesditës
dalin si tymnaja përmbi kryet tem.



Mbaj hapin, kthej kryet e përlaj tanë rrugicen me sy,
po ai zheg i heshtun,
me t’njëjtat ngjyra perdesh që mbyllin sytë e realiteteve,
me t’njëjtin diell që me nge vazhdon me gatue frymën e mesditës.
Pyetja që rri e ajërt përmbi mue: – Po unë ç’gatueva n’kyt rrugicë?

Dje deri sot.





S’ka titull për Dritën



I thatë më duket ky çast,

sikur nji diell që i kanë ra rrezet,

i janë përtha hiret,

e syve t’botës i trembet

me lakuriqsinë e vet të shëmtueme.



Më duket sikur ia ndigjoj t’rrahunat

që buçasin venave t’thame për nji fije zhurmë,

ia ndi e ia numëroj hapat

që shoqnojnë kastanjedat e sekondave,

minutave ngatërruem

kambëve, njitun duerve t’ftohta,

tretun kohësh,

si nji prag deret i harruem nga stinët.



Ia kam mbërthye frymen

n’grackën e syve,

e n’mendjen teme ia shtrydhi

deri n’marri pusin e heshtjes,

ia pi me nji frymë fjalët buzëve,

ia ngujoj t’folunen, e Heshti!



Ashtu e du, t’heshtun,

derisa t’msojnë Dritën,

derikur t’ia pushojnë rrezet bulave t’gishtave,

t’lyhet e njyhet me te,

derikur t’mi njohin sytë me erë.



Vetëm at’herë kam me e çmendë

thatinën e këtij çasti,

e kam me e lejue me hedh shishen e shpirtit tij

n’ujnat e syve t’mi.





Gota e buzëve që s’dinë me puthë

Unë jam gota jote,
herë më mbush me lumtuni,
herë më len me u mbytë
n’ujtë e idhnimit tand.

Jam gota e zemrimit,
kristal i formtë,
i ftohtë dhe i heshtun
që s’din me iu ankue a shmangë
shtërngimeve t’pamendta,
t’forta e t’dhimbta
t’humbjeve tueja.

gota jote, që netëve

t’pagzuem me mall,
vjen e shprazë n’te zbrazëtinë

tande, len sytë peng heshtjes,
e n’memecërinë e kristalit,
kërkon gjurmë buzësh,
me shpresën nji fjalë n’to me e gjetë.

gotë jam, e Zot kam vetëm
duert tueja, buzët e kohës, e duhmat e harrimit
përziem me tym cingaresh t’dredhuna.
Nuk t’i njoh sytë,
edhe pse shpesh jam mbush me dallgët
e frymës tyne,
të njoh vetëm buzët,
e megjithatë asnji puthje nuk t’a njoh,
ty, njëri me duer t’brengta,
që din vetëm me mbush e shprazë zbrazëti,
por që s’din me puthë.

Unë jam gota jote,
ruej shenjat e mëkateve tueja,
mureve t’mi t’heshtuna;
kumbojnë rrëfimet e malleve tueja
e unë t’ndi e njitun mbas duerve tueja rri,
unë, gota e buzëve që s’dinë me puthë.











Përgjithmonë



Arrna kohe jena

herë i veshena, herë na veshet

e randë,

si nji pikë vesë, prolog i dritës,

nji çarçaf mjegull që e mbeshtjellim syve

si ujtë e ftohtë t’nades

për me la andrrat

që na flenë përmbi qepalla.



Jena nji përgjithmonë që asht sot,

moment që therrmohet akrepave

e mbush honet e qiellit,

gjymton krahnorin e Hyjnores me kafshata

lutjesh, njerzish, fjala e t’cilëve fiket

heshtjes së syve.



Atje në maje, në naltësitë e akullta

të mosprekjes, por vetëm t’imagjinatës,

atje në picërrimin e syve,

horizontet kapërthehen, o i heshtun!

E ngërci i tyne na lan si pendimi

me zbrazëti që ngjitet hapave t’kalimtarëve

për me trembë frikën e vetmisë së fjalëve.



Ky çast i fundëm i “përgjithmonë”,

Diç’ rrëfen me gishtat e frymtë që m’endin lëkurës

bulëza djerse, sytha andrrash që kanë etje.

E unë ngrihem,

n’majë gishtave të flutrimit tem,

e përqafoj me gjithësinë e krahëve t’mi qiellin,

atë përjetësi që e ka jeten sa nji hap, sa nji fjalë,

sa nji shikim e nji premtim që s’flet me fjalë,

por vetëm me rrahje zemre.

Mos më gjykoni pse këndoj kështu...


Sejdi BERISHA u lind në vitin 1947. Që në shkollën fillore, ky fillon të shkruajë poezi, të cilat, së pari i botohen në gazetën "Flaka e Vëllazërimit" të Shkupit e pastaj, në "Pionieri" dhe në "Rilindja për fëmijë". Nga këtu zë fill edhe zhvillimi i talentit të tij edhe si shkrimtar edhe si gazetar.
Si nxënës i gjimnazit të Pejës bashkëpunon me gazetën studentore "Bota e Re", kurse që nga viti 1970 bëhet bashkëpunëtor mjaft produktiv i gazetës "Flaka e Vëllazërimit", e cila botohet në Shkup.
Në vitin 1972, punësohet në Radiotelevizionin e Prishtinës, respektivisht, në Radio-Prishtina si korrespondent nga Peja, prej nga raporton dhe informon opinionin e gjerë për ngjarjet dhe aktivitetet e gjithëmbarshme nga ky rajon: Peja, Deçani, Klina dhe nga Istogu. Në këtë detyrë, ai ishte gjithnjë deri në korrik të vitit 1990, kur policia serbe me dhunë i dëbon nga vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët shqiptarë të RTP-së(Radiotelevizionit të Prishtinës).
Sejdi BERISHA, gjatë punës në Radio-Prishtina ka arritur titullin e Redaktorit të Kategorisë së Parë.
Në ndërkohë, pesë vite ka qenë edhe gazetar-korrespondent i Televizionit të Prishtinës, kurse pas viteve të tetëdhjeta edhe gazetar i "Rilindjes".
Ky krijues, publicist dhe kronist, në nëntor të vitit 1982 nxori numrin e parë të gazetës "Peja" dhe ishte themelues i Radio-Pejës (1981). Në vitin 1982 ishte edhe drejtor i këtij institucioni me rëndësi të veçantë informative dhe shoqërore, por duke mos u pajtuar me koncepcionet e udhëheqjes së atëhershme të Kuvendit Komunal të Pejës, nën patronazhin e të cilit ishte edhe Radio-Peja, e që një koncepcion i tillë nuk lejonte hapësirë për punë kreative, cilësore dhe profesionale, tërhiqet nga kjo detyrë dhe sërish kalon me punë në Radio-Prishtina.
Sejdi BERISHA është njëri prej punëtorëve më të mirëfilltë të kulturës në Pejë dhe më gjerë. Deri me tash ka botuar njëzetë e katër vepra nga fusha të ndryshme: poezi,eseistikë, prozë, dramë, monografi etj.
Sejdi BERISHA jeton dhe vepron në Pejë. Që nga viti 2002 është anëtar i Bordit të Teatrit Profesionist "Istref Begolli" të Pejës, është anëtar i Këshillit Artistik të Galerisë së Arteve të Qytetit në Pejë dhe Kryetar i Bordit të Qendrës për Mirëqenien e Gruas (QMG) në Pejë.






Nga Sejdi BERISHA

HOQA SHQIPONJEN NGA FLAMURI…

(Mos më qortoni, në shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë ndoshta këto vargje nuk u ngjajnë poezive, as historisë!)



1.

Shikoja flamurin si valonte

Mendueshëm në erë

Flladi i puthitej për trup

Gjithnjë kështu

Derisa nga pëlhura e kuqe

Hoqa shqiponjën

Fluturo e lirë kah të duash

I thashë

Ajo mori krahë

Dhe u zhduk shkrepave



2.

Ngjyrën e kuqe

Nga pëlhurë e flamurit e nxora

Shko dhe gjeje qarkullimin e gjakut

I thashë

Iku si mos të kishte qenë

Kush e di se kah

Shprushte gjakun e njeriut



3.

Një ditë

Sërish shikoja flamurin si valonte

Në te

Ishte kthyer shqiponja

Edhe ngjyra e gjakut

Këtu e kemi vendin-thanë

Dhe s’lëvizim dot

Jemi shekujt duke i përcjellë



4.

Thashë

Po sa shumë janë të lidhura

Shqiponja me ngjyrën e kuqe

Atëherë

Kush mund të bëjë mëkat

Nëse përpiqet t’i ndajë këto dy madhështi

Të mbështjella me libra krenarie

Me dhembje e lumturi në gji



5.

Pëlhura

Ngjyra e kuqe dhe shqiponja

Sa herë janë copëtuar

Sa herë janë djegur

Sa herë janë futur në gji

Sa herë e kanë mbështjellë trupin e njeriut

Sa herë janë bërë grimë-grimë

Dhe sërish janë të lidhura bashkë

Çfarë dashurie është kjo

Që nuk peshohet me barrën e shekujve

As dot nuk e ndryshkin kohërat





JAM KËNGË ARBËRESHE APO VAZO E THYER…



Njëqind vjet a është një shekull…

Apo është epokë e para stinëve të tokës

Apo që nga kur merr frymë dheu im

Që nga cila kohë këndon njeriu



Po, ç’janë këto stinë të këputura

Që m’i forcojnë hallkat e bashkimit

Që m’i prarojnë zinxhirët e lumturisë

Që shndritja e tyre hapë e bashkon rrugë



Mos më gjykoni pse këndoj kështu

Sepse, tokën e shqiponjave

E kam në damarët e gjakut

Kosovën tik-takun e zemrës

Çamërinë qortim historie

Shkupin pikëtakim madhështie

Ulqinin port asqerie

Që janë djegur për tokën e dheun

Për ujin dhe tregimet e kalasë

Preshevën e kam sy që loton kah Prishtina

Kullat e Oso Kukës beden trimërie

E Bjeshkët e Nemuna kurorë legjendash



Mos më mallkoni pse jam i tillë

Pse këngën e kam zog shtegtar

Me emra poetësh

Me shkrumb në varg

E me plagë në shpirt

Këto janë stinët e këputura

Që shikimin ma hidhërojnë

Për të kënduar gjithmonë sertshëm

Duke kërkuar rrugën që e lakojnë



Jam vazo e thyer

Për fjalën e dëgjuar shqip

Jam zë i etur nga Anadollia

I cili edhe sot dhemb e tingëllon shqip

Këngë arbëreshe jam

Që ruan lashtësinë përrallore

“O e bukura e dheut, ore”



Jam zog që shtegtoj

Për ta ngjitur këngën e copëtuar

Me gjakun tim kudo në tokë

Sa larg dallohet zemërimi im

Këtu e njëqind vjet

Për të rrëfyer për stinët e shekujve

Që vitet i kanë fshehur

E tash sa punë ka për t’i zbuluar

Se eshtrat ua kanë zënë frymën



Mos më fajësoni

Pse rri pa gjumë

Ndoshta edhe kot

Se vitet edhe ashtu shkojnë

Duke lënë nga një vulë dëshmie

Derisa të bëhen edhe njëqind vjet

Edhe njëqind shekuj

Kështu merr frymë toka ime

Me krenarinë qëndresës…



Por, mos e kafshoni mollën e kuqe

Se ajo vetëm sa shumohet

E kuqëlohet më shumë





Asgjë nuk paskam thënë

O, vargu im

Sikur tash më doli gjumi

E, ëndrra ishte plot trishtim…











BIRO, TASH ËSHTË VJESHTË…!



Tash është vjeshtë

Duhet përgatitur për gjumë të rehatshëm

Apo për ëndrra të trishta

Vjeshtë është tash…

Babai thoshte duhet mbledhur bereqetin

Edhe drutë e dimrit për t’i siguruar

Por edhe një grimë mish pastërme

Për fëmijë e darkë mysafirësh



Tash është vjeshtë

E vërtetë është

Por tjetër vjeshtë më thonë

Atëherë s’ka gjumë

Por vetëm shikim kah shikllat e tavanit

Ka ëndrra që asnjërën s’di ta shpjegosh

As në kafenë e mëngjesit



Tash është vjeshtë, biro…

Kështu më thoshte babai im flokëthinjur

E, unë qysh atëherë

E kapja meselenë e babait

Këtij mjeshtri të stinëve

Por që tash kanë kapërcyer decenie

E stinët e shekujve imponuar m’i kanë



Biro,…

Tash është vjeshtë

E shirat mund të vërshojnë

Kurse prrojet bjeshkët i gërryejnë

Mund të bjerë edhe borë



M’u duk se isha ulur

Në cung të druve duke medituar

E, sërish babai më thotë

Nuk është mirë të ulësh në cung

Ku prehen e shkurtohen drutë…





Biro,…

Tash është vjeshtë

Sëpata mund të rrëshqasë

E nuk i dihet tehut të saj…



Haj medet…

Po kujt ia drejtoj këto vargje të rënda

Ndoshta vetvetes…

Se më të vërtetë

Tash është vjeshtë

Edhe unë i thash birit tim…





KALO MBI TRUPIN TIM



Nëse do të digjesh si kalorës kohe

Me damarët e gjakut tënd

Kalo mbi trupin tim



Nëse do për ta mos kënduar

Këtë serenatë dashurie

Merre trupin tim

E unë rrjedhën tënde të gjakut

Atëherë

Do shtohet edhe një tjetër planet

Dhe vuajtja

Në kështjellë bukurie do shndërrohet

Ndoshta, ia vlen aty për të jetuar…





MBI VIGUN E LUMIT TË FSHATIT

Atëbotë kur kaloja

Nëpër vigun e lumit të fshatit

Poshtë shikoja rrjedhën e kthjellët të ujit

Gurgullima ma kujtonte flladin dhe freskinë

Dhe ikja në anën tjetër të lumit

Duke e përdhunuar shokun e lagjes

Që e kishte ëndërr kalimin mbi vig

Tash, një ditë

Se kur nuk e di as vetë

Ktheva tek vigu i lumit

Të cilin dikur

Si rrugë dhish e kisha bërë

Aty s’kishte ngelur gjë

Vetëm një trup gështenje i kalbur kohësh

Edhe tash si atëherë

Në vetvete dhembshëm e digjte historinë

Uji i kthjellët brenda kujtesës

Me atë gurgullimën

Dhe me flladin brigjeve shpërndarë

Damarët e jetës m’i freskonte

S’kishte ngelur gjë

Pos gurëve të lumit

Dhe hedhurina kohe



Nga hidhërimi

Fryma thekshëm më iku

Thellë në zgurë

Zemra më theri

Sërish nxora frymën nga vetvetja

Shpejtë e shpejtë

Ktheva në vend vigun e dikurshëm

Kalova nëpër te

Mbi lumin me ujin e kthjellët

Duke e përqafuar gurgullimën e tij

Por, trupi gështenje

I tretur nga ecja

Sikur më doli përpara dhe më tha:

Atëherë vig kam qenë

Mbi trupin tim

Si shumë të tjerë ke kaluar

Dhe po atë moment

Si të mos kishte qenë

Ra si lis kohe i shkapërderdhur

Shikova përreth

Sa regji të mirë kisha bërë

Dikush m’i nxori lotët

E kohës, të përmallimit apo të hidhërimit

Ku ta di…

MË PËLQEJNË RRUDHAT...

Më pëlqejnë rrudhat
Se plasaritjen e tokës ma kujtojnë

Më pëlqejnë rrudhat
Se lotët më lehtë më rrëshqasin mbi to

Më pëlqejnë rrudhat
Se ma kujtojnë zemërimin e rinisë

Me pëlqejnë rrudhat
Se ma ledhatojnë kujtimin

Më pëlqejnë rrudhat
Nuk e di pse kaq shumë
Më përkëdhelin stinët




PESË VARGJE...

Rrënjë, trung, kurorë
Tokë, nënë, këngë
Lindje, liri, dashuri
Dhembje, mall, nostalgji
Atëri, madhështi, histori...



DËSHIRË

Sa shumë kam shkrumb
Plagët shpirtit për t’ia shëruar
Por,...
Asnjëherë nuk arrita
Te e fundit dëshirë
Se dhembjet e reja ngarendin
Me buzëqeshjet e poshtëruese
Sërish shpirti më akuzon
Për çfarë nuk e di
As kurrë nuk e kam ditur
O, ledhatimi im i lotit
Që kurrë nuk më kuptove
Pse shpëtim kërkoj
Nga mëkatet e njeriut
O, uji i njelmët i trupit
O, Rrasa e Zezë e gurit
Mos më thuani asgjë




KOHË E SHKUAR...

Gjithmonë i hidhëruar me ecjen
E, koha nuk më pret
Dua prapa të kthehem
Kohën e shkuar
Ta shtrydh edhe njëherë
Hidhërimin tim
Legjendë ta bëj...





E TI QAJ ME LOTIN TIM

Flokun e lagur nga shiu
Përkëdhele me lotin pranveror
Syrin e ke në piklat e shiut
Puthem njëherë se behari po ikën

Në qepallën tënde rri loti im
Mos e fshij të lutem
Le të jetë si kujtim
Përkëdhele flokun

O, shiu pranveror
Pse kështu më përmallon
Kur të gjitha janë vetëm rënkime
Pse kështu më rëndon
Me frikën tënde
Me mosbesimin tënd
Sikur të gjitha kanë ikur
E Ti s’je më afër meje
Shiu pranveror
Syrin ma përvëlon
Më shpëto të lutem
Qaj me lotin tim

Me mosbesimin tënd
Sikur s’do ngel asnjë kujtim
Të lutem qaj me lotin tim

(Nga libri "Dashuro një minutë")




EC E FLI ATËHERË...!

Shkurtër, shkurtër është
Rrugëtim i shpejtë
Shpejtë duhet jetuar
Se në një mëngjes kur zgjohem
Stina e pranverës rri tek dera

Në atë ditën tjetër
Nga gjumi kur zgjohem
Stinët kanë mbaruar
Jeta shpejtuar ka

Ec e fli atëherë
O, pezmatimi im
Me adresë të humbur






LUTJE VARGUT TIM...

...Deri në qiell
Deri atje lartë
Ku nuk ka numra
Përveç zeros
Dil vargu im
Po të lutëm në këtë mëngjes
Plotë çudira...




POR KURRË MOS MË RRËFENI...

Duke ecur nëpër histori
Edhe nëpër shkretëtirat e saj
Më thanë
Rri këtu duke shëtitur
Derisa ta zbulosh tapinë e njeriut
Për fjalën e saktë
Për buzëqeshjen pa hile

Kërkova përgjigjen
E fshehur në kripë
Më ndihmo
O, vargu im përcëllues
Derisa ta zbuloj vetveten
Derisa t’i tuboj disa grimca rërë
Farën e lumturisë për ta mbjell
Atëherë më hidhni ku të doni
Por kurrë mos më rrëfeni
Për ujin, lulet as gjelbërimin
Sepse e di
Brenda vetes kanë shkrumb
Për tapitë e djegura të tokës





KËRKOJ DHEMBJEN TIME

Është mirë nganjëherë...
Ecjen për ta ndalur
Por, pa e lënduar hapin
Pa e ndaluar këngën
Pa e mashtruar pritjen
Pa e mallkuar vdekjen




URIM

I trazova shprehjet
Asnjë nuk e gjeta
As nuk gjeta lule
Ditëlindjen për ta uruar
Nuk më përputhej asnjë fjalë
Asnjë lule
Mendimi më ngeli zvarrë
Më rrodhi vetëm fjali e thjeshtë:
Urime ditëlindja
Me fat rrugëtimi i lumturisë,
I dhembjeve dhe i përplasjeve
Që na ushqejnë
Që na lënë pa gjumë
Kështu
Ecja është më e ëmbël
Kujtimi shoqëron gjithnjë
Ndoshta edhe deri në varr
Urime...
Shëndet dhe jetë të gjatë





ZGJOHU PLAKU IM

Zgjohu, o plaku im
Me ato mustaqe hidhërake
Se në Kullë ta kemi murosur
Amanetin dhe dashurinë
Hapi sytë që përcëllojnë
Në dritare
Vulosur ta kemi buzëqeshjen

Merre fuqinë prej toke
Se sfidë i kemi bërë gjumit
Zgjohu, o plaku musteqosh
Në Kullën tënde
Ngritur e kemi Kullën tonë
Pritjen ta kemi bërë diell
Dhimben në këngë e kemi shndërruar
Zgjohu plaku im
Sofër të madhe kemi shtruar
Ashtu siç ke pasur dëshirë




SIMFONI VJESHTE

Një ditë do të kthejnë
Gjethet dhe lulet në konaqet tona
Do t’i gjejnë buzëqeshjet plot dhimb
Vrapojnë për të na treguar në ëndërr
Si dukemi tash pa gjumë

Kurorë e lisave
Erë toke kundërmon
Asgjë nuk mbetët
Pos lejlekëve shtegtarë
Mbi oxhaqet e Kullave

Edhe...
Zanat e Uliksit
Kërkojnë zërin tonë
Lulet e venitura
Presin pranverën
Simfoni vjeshte
Lulet do t’i gjejnë
Buzëqeshjet tona




KY ËSHTË AI KUJTIMI...

Tani më fjala nuk ka vlerë
Shikimi nuk vezullon
Dora mbi faqen zjarr
Nuk e zëvendëson
Puthjen që iku pa shpjegim
Ky është ai kujtimi
Zjarr në zemër
Andaj mos shkruaj më
Edhe kështu
Mund të dashurohet
Edhe kështu
Mund të ecën

Nëse ke zjarr
Eja ta kërkojmë
Puthjen e ikur
Nëpër kujtimet e humbura
Unë po e filloj
Me shkronjën e parë të alfabetit
Ti nise apo mbylle
Me shkronjën e njëzetë e gjashtë
Të gjuhës sonë
Mund të befasohemi




TË PREHEM NDONJËHERË…

Rrëzë diellit
Rri vdekja me defter
Plumbi mbi kokë
Zbrazu bashkë me vdekjen
Nuk lutem për falje
Për tokën time

Mbi vetull dielli
U rrëzua nëna mbi fëmijë
Loti i flokëverdhit e ka përvëluar
Nuk arritën as të përqafohen
Në mes tyre lule e kuqrremt
Përgjithmonë kujtim

Pesha është gjë që nuk plaket
Kur hapet toka për varre
Kënga dhe ledhatimi i nënës
Lëkurën ma bëjnë këpujë
E dëgjoj zërin atëherë:
Bir i nënës, fli i lirë

Bekimi i saj
Oshtinë në horizont
Mund të prehem ndonjëherë
Në tokën e përlarë
Edhe pse shumë herë
Kullat na i shndërruan në fantazmë

Poezi nga Ndue Ukaj





Ndue Ukaj, shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist, u lindi në vitin 1977, në Stubëll të Epërme të Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Disa vite ka jetuar në Suedi, ku ka kryer kurse të ndryshme. Ka qenë anëtar i disa redaksive letrare dhe gjithashtu anëtar i manifestimeve kulturore në Kosovë. Ukaj ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” që është botuar në Prishtinë. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe, brenda dhe jashtë. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, suedisht, ndërsa krijimtaria e tij letrare është vlerësuar lart nga kritika letrare dhe është prezantuar nëpër shumë revista ndërkombëtare.

Ukaj është autor i librave: “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, studim letrar, AIKD, 2004, Prishtinë, “Ujëvarat e metaforave” poezi, Botimet MB, 2008,Tiranë, “Godo nuk vjen”, poezi Lulu Enterpress, 2010 USA, “Interpretime letrare”, ese letrar, Lulu Entepress, USA, 2011.

Libra në gjuhë të huaj: “Ithaca of the word”, përkthyer nga Peter Tase, Lulu Enterpress, USA, 2010, “Godo is not coming”, përkthyer nga Peter Tase, Lulu Enterpress, USA, 2010, ”Godo no viene”, spanjisht, përkthyer nga Peter Tase, 2010.

Libri me poezi Godo nuk vjen, u laureua me çmimin kombëtar ”Azem Shkreli” për librin më te mirë të botuar me poezi në vitin 2010 në Kosovë. Ndërsa në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit”, u laureua me çmimin për poezinë më të mirë “Qiriu i Naimit”.



Çdo gja asht ndryshe, në horizont dielli copëzohet
copëzat ngulen në zemrën e tokës si shigjeta triumfuese.
Ne ngjyrat si dallojmë,

nëpër erën që frushkullon kujtesën,
poezi s’lexojmë në universin e marrëzive
ku marrëdhaniet mes territ dhe dritës
shfaqen si marrëdhaniet mes murit dhe mendimit.

Prapa luhet loja e çuditshme, njësoj si dikur
zogjtë bien përtokë, si atë kohë kur u shkrue Ferri.
O Zot, seç ka ndërrue çdo gja,

në kohën kur gardhi i vogël errëson sytë e mëdhenj.

Hëna gjen rrugë

nëpër duart e mpira që rrinë si shtiza drejt qiellit
e dielli shkrihet si qiri nëpër sytë e lodhun t’tokës
që s’shohin gja në qiellin blu, veç një reje t’ vogël

një reje që errëson gjithçka.



Kështu, shikimi përdridhet në hapsinë
si përdridhet era dhe krijon orteqet e saj.
Pastaj shfaqen fytyra,
në një natë, kur çdo gja asht ndryshe,
brenda së cilës kufijtë janë n’ kokën tande
kur kambët tua ecin nëpër iluzione
dhe ashtu i shtrydh andrrat e këqija
për kohën që s’asht
për kohën që s’ishte
për kohën që s’vjen
për kohën që ik me erën.



Çdo gja asht ndryshe, në horizont dielli copëzohet
copëzat ngulen në zemrën e tokës si shigjeta triumfuese.
e utopia n’ betejë me realitetin

ia han andrrat
e strukuna n’ kandin e fshehtësisë.







E diela e Laurës



Në qytetin e saj asht një katedrale e rrënueme,

ajo qëndron mes gërmadhave,

i mungon kori

dhe kanga “Ave Maria”.



Skajeve t’ rrugës, gurët lëshojnë dhimbje

veç gjurmët e korit duken

bashkë me buqeta lulesh t’vyshkuna.

Aty ka shumë qenë e mbeturina

asht edhe një piano e madhe pa vendqëndrim.



Në qytetin e saj asht një katedrale e rrënueme

atë e zgjon malli për tingujt e kumbonave

e veshë një fustan t’ bukur,

Ave Maria-n e pëshpërit n’vetmi.



O Zot,

ajo ka zanin e ambël, çdo të diel shkon tek rrënojat e saj

flet me gurët,

me lulet që nuk çelin lehtë nëpër mbeturina

dhe i fshin sytë e gëzuem pa e provue zanin n’ kor.



Asht e diel dhe pushon syni i saj i hareshëm

Ave Maria-n e këndon n’vetmi.



Me gomën e dashunisë

fshin faturën e kohës që e len mbrapa

tue i bashkue duert mbi gjijtë e saj t’bukur.

Në heshtje e hap fletën e re

dhe shkruan një varg pakuptim.

Asht e diel,

ajo zgjohet tue andrrue tempullin e dashunisë dhe tingujt e kangës.

Ave Maria asht gjallë.



Dhe pret me u zbukurue natyra,

ashtu si zbukurohet lulja me tanë bukuritë e saj

dhe me iu bashkue korit të jetës.



Ajo ec nëpër rrënojat e Katedrales dhe ndez një qiri

e gjujtë e bukur i prekin gurët fort.













Arka e Noes

Arka e Nohes s’u zbraz as kur ylberi shkëlqej mbi det

ernat pushuen e deti ra në gjumë.

Ajo s’u zbraz, as kur pëllumbi i bardh kaloi para saj
e nëpër dyert e ngushta brofën të pasionuemit

me i prekë gjitha ngjyrat e shkëlqimit përnjëherë.

Ajo lufton e dehun me stuhinë

shiun e jetës që bie pa pushim
me batakçinjtë që tokën e kanë dhi…

Qysh atëherë kur njerëzit e dehun i pushtoj dëshira me u kacavjerrë nëpër ngjyrat e ylberit,
më beso, paqja s’u shtri mbi ne

as kur pëllumbi u shfaq qiellit blu
kur ty të kapi dëshira me u deh në buzët e afshme,

me vdekë aty e me ruejtë çastin e dehjes për përjetësi.

Prapë ra nata,

prapë ylberi u zhduk në orbitën e errësinës,

si i panjohuni pas një kodre të madhe.
E terri pushtoj sytë e tanë,

ashtu siç u pushtue Eva nga dëshira për mollën e ndalume në Pemë e Dijës,

o Zot,
u humb shija për frytin e jetës

qyshkurse arka lufton me stuhinë?









Në qytetin mjegullës

N’ qytetin mjegullës çdo gja asht ndryshe.
Mendimet janë nguju si mashtrimi ynë nëpër statuja.
Aty lulet bajnë jetë mes ferrash,
e brenda tyne vallëzojnë lirshëm veç insektet
Zoti im,
qyteti mjegullës rrugët i ka të ngushta,
edhe mendimet i ka të ngushta
e kanga Aleluja s’ndigjohet askund.
Aty bërlloku s’ka vend,
nëpër kambët e lodhuna asht pështjellë
aty ku fjala kot përpiqet me mbrojtë dinjitetin e shkërdhyem.

Merimangat kanë lëshue shtat
e mbeturinat e mendes janë ba cunga nate,
cunga kohe.
Që thyejnë dhambët e prishun nga ecja e paqëllim,
që thyejnë gjunjët e randuem nga mëkatet e randa.

Në qytetin e mjegullës dritat e kinemave janë shue
e ekspozitat bahen nën trysninë e qirinjve që luftojnë me errësinën.
Poezia lexohet skajeve të pikëllimit
ku vetëm qentë e zgjebosun shëtisin t’heshtun.
Aty ku duhma e politikës ka qelb çdo gja,
cicërimën e zogjve e puthjet e dashnorëve.

Në qytetin e mjegullës, bërlloku ka mbulue lulet,
e n’mes asht pellgu i padijes
ku liria dhe lufta s’kanë kufi,
ku poezia dhe jopoezia s’ kanë kufi.

Aty shtegtojnë mendimet si nëpër xhepa me bërllok.
Aty ku grabiten dhimbjet e shumta
që sillen nëpër qiell dhe bahen ushqim
për barkun e uritun t ’politikës.
Si vetmia jonë nëpër kambët e dridhuna
që pengohet trotuaresh të mbytuna
me njerëz që ecin pa fund,
me njerëz që ecin pa fund.
Qyshkur ashtu u fillue me u numrue keq,
qyshkur ashtu u fillue me u shtremnue,
qyshkur ashtu u fillue me u mbrapshtue
në qytet ndihet mungesa e “Qytetit të Zotit”.



Eva ime



Unë soditësi i qiellit,

që zgjohem me metaforat e laguna

shtratit të ujitun…që zgjohem

ashtu si zgjohen mëngjesi mbi det

e si zgjohen dashnorët e mbas një nate plot dashni.

Unë soditësi i zogjve

dhe i tokës…ah, i tokës së plasaritun.



Oh, ti Eva ime,

ke ra në gjumë t’ mistershëm

lehtësisht përkëdhel kohët

dhe i mbyll në kopshtin tand

dhe ashtu turbullueshëm

ruen mshehtësinë e përjetshme

të gjarpnit

të mollës

të lakuriqësisë.

S’më pyet për hutinë time

as për soditjet e mija

as për lundrimin e imagjinatës sime

nëpër Kopshtin tand

ku shijen e hidhun e ndjej

tek Pema e Dijës, Eva ime

tek Pema e së Mirës, Eva ime

tek Pema e Dhimbjes, Eva ime

tek Pema e Mashtrimit, Eva ime.

tek Pema pa Fryte, Eva ime

sot e përgjithmonë,

mbeta lakuriq para teje, Eva ime.

me synin mbi atë mollë…





Frytet e amshueme



Bukuria asht lart, mes tokës e qiellit

unë dhe ti.

Truni me ide të ngatërrueme,

asht si malli i madh për t’ vërteta t’ rralla

që fshihen n’ barin e dendun, n’ barin e lagun.



Bukuria asht lart, mes tokës e qiellit

unë dhe ti.

Ku bien t’vërtetat,

si bien lisat e gjatë nga stuhia.



Kështu humbet shtegu nga terri dhe s’ shihen portat

e qytetit të shenjt.



Koha s’lanka m’u zbulue ftyra e vërtetë

në kopshtin e madh, ku mbillen gjitha frytet, gjitha lulet,

e dhimbjet bashkë me dashunitë.



Po, e meriton lumtuninë

mrekullinë e lumtunisë.



Hijerandë asht shikimi yt,

e sytë e tu janë shndrrue në përrenj t’ thamë.



Bukuria asht lart, mes tokës e qiellit

unë dhe ti.

Oh, sa i murmë asht dheu e pemët kanë thith ngjyrën e tokës.

Veç lumtunia asht pemë me fryte t’amshueme

n’ kopshtin ku bari i dendun na mshef thembrat tona.







Vajza që lexonte Komedinë Hyjnore



Ajo shëtit e vetmueme në pyllin e dendun

në pyllin e errët pa porta dalje

kërkon gjurmët që s’janë

mbas një shiu të rrëmbyeshëm.



Përballë lisave, uturimës së ujqve

dhe një dashunie që e shtrëngon n’gji

ndjen papritun se malet kanë mendime.



Herë përdridhet pas një lisi të gjatë si balerinë

e herë shtrihet në barin e njomë si një lis i rrëzuem

dhe e ndjen peshën e shtrëngatës.



S’ka dorë dashnori që ja prek flokët e bukura

Cicat e ambla.



Mbi sup ka vu një shall me ngjyra

e në dorë e mban Komedinë Hyjnore.



Flokët i fërfëllijnë si valë detit

pastaj mes gjijve të bukur e shtrëngon Komedinë,

tue kërkue rrugën e kthimit pranë hijes së pemës

ku u shtri për herë të parë

para se me hy në pyllin e vetmisë

në luftën m’u lirue nga robnia e mosqenies.



E ajo me librin e Komedisë Hyjnore n’dorë

përkund andrrën për fitoren e panjohun

që e pret tash e sa kohë.



Andrra ma e bukur



Ti,

Ti i ke andrrat ma t’ bukura

që shtrihen si thellësia e detit

e si gjanësia e maleve.



Ti ke andrrat ma t’ bukura

Që si sheh askush, veç syve të etun.



Oh, ç’andrra ke ti,

ti ke andrrat ma të bukura

e ato të përkasin vetëm ty.



Ti ke andrrat ma të pamundshme

o Zot, ti ke andrra ma të padurueshme

me prek qiellin dhe me zbrit në fundin e tokës

me lidh paqen e shkëputën mes tyne.



S’ka andrra ma të bukura se andrrat e pamundshme,

thua, e lodhun nga zhurma dhe vramendja

vetëm ato janë andrra.

Të kapërdinë si valë deti

e të hedhin brigjeve ku do e ku s’do

aty ku syni si sheh kufijtë e kohës dhe shtegton si zog lajmëtar.



Ku janë pasionet e qiellit,

pasione që derdhen si shi në tokën e etun.

Teksa unë dehem në trupin tand

në trupin tand që i ka andrrat ma të bukura

si ngushëllim i përhershëm.



Filozofia e jetës



Rrugët e kundërta më ndjekin si dëshirat e panjohuna

mbas së cilave godet rrufeshëm pyetja:

Ç’ asht kjo jetë ku vijmë pa na pyetë?

Në teatrin e së cilës luhet diçka e panjohur.



Aty ku si nëpër skenat antike shfaqen maska aktorësh

tue kënaqin publikun me shije të ndryshme

tue kallzue komedi e tragjedi përnjëherë.



Koha rrjedh si lumi në ujin e së cilës

mund të lahemi vetëm njëherë.



Pastaj vjen pendimi ose dëshira me u zhyt përsëdyti.

Aty ku kryqëzohen rrugët nëpër të cilat na ngatërrohen kambët,

si i panjohuni mes një pylli t’dendun.

Dhe pyesim të hutuem:

Ç’ asht kjo kohë nëpër të cilën shtegtojmë?

Tue ia kërkue domethanien me bebëza të ngushta

tue ia kërkue fundin, me duar të vockla.

Aty ku prehet shikimi i përhumbun

nëpër rrugët e mjegullës

bashkë me hapat e vegjël që konsumojnë ide

pa i takue ato që duem.

Atëherë kur çdo gja dukej e mirë.

Çdo gja e drejt si udhëtimi ynë

n’kërkim të rrugëve të humbuna, pyllit të errshëm.

Aty ku kërkojmë të vërtetat nëpër rrugët e rreme

ku kërkojmë rrenat nëpër rrugë të vërteta.

Asnjëherë s’ u mësoka arti i dashunisë

Në betejën e përhershme

që ndërron trajtat, ngjyrat, format

në betejën e njëjtë të luftës mes errësinës dhe dritës.















Kur prishet paqja Biblike



Ndodh ndonjëherë mos m’u kuptue

kufinin mes natës e ditës,

as mes t’mirës e t’keqes

as mes drejtës e t’padrejtës.

Ndodh ndonjëherë rrugët ngatërrohen

e në pështjellimin e madh s’dallohen ngjyrat

krejt kjo ndodh sepse shuhen dritat n’ horizont.



Papritun, si në një skenë teatri hapet një perde

Prapa skena asht boshe, e thatë, e ftohtë, e errët…

sikur një jetë e fshehtë plot mistere

dhe një i pendum që rrëfen vetveten

pa fund e pa fillim.



I kredhun në kontekstin e rutinës

pa liri, as me robëni

ndodh ndonjëherë njeriu s’ ka horizont

dhe çdo gja përmbyset

sikur para një cunami që merr përpara gjithçka.



Ndodh ndonjëherë, njeriu s’ka lartësi as thellësi

ndodh t’ kujtojë se s’ishte asgja, s’ishte askund

s’ishte askush…

në botën që fundoset në sytë e tij pa horizont.

thotë: gjithçka ekzistoi si në një ulërimë e frikshme.



Po, ndodh ndonjëherë, njeriu dëshiron m’u ul kambëkryq

në Pemën e Dijës

me pa si u prish paqja biblike, kur digjej Edeni.








Poezi nga Flutur Mustafa






Do vij me Muzgun



Me muzgun do vij
errësiren do sjell.
Mos e lini të më afrohet perseri.
e hodha pas kraheve kujtimin e hidhur
të ndjenjes budallaqe.
Nuk dua ta rijetoj të njejtin Gabim
Perseri.

Le të më veshtrojë nga larg
Hena le të rrezojë skenen time
në sytë e mi të lexojë
atë që kurrë nuk pati guxim
ta degjonte nga goja ime.

Mi mbyllni sytë,
ne trekembesh me varni
nga qenia ime nxirreni me cengele.

Le të jem makthi i tij
le të zgjohet mesnatave
me emrin tim në gojë
me aromen time në shtrat me hijen time.
le ti behem torturë
le ta kuptoje se pritja e ka një fund.

Fytyra e tij e vuajtur
le te jetë për mua trofe
çmim i një jete të çuar dem
shperblim, le të jetë panorame piktoreske
relaks.

Le ta ndjeje dhembjen time në çdo hap
dyfish, trefish pa kufi …
Ai rreshti të ishte i imi
Unë nuk isha kurre e tija.



Me muzgun do vij
erresiren do sjell.
Mos e lini të më afrohet përseri.

Ulqin, 2012



PA ZEMER



Hapesië e Paanë…
Boshllek !
Era Risjell kartolinat e pashkruara,
të palexuarat i bart me vete …
aromë nostalgjie, malli e ankthi…
E shtrirë perdhe ndjen Zemren e Tokes,
Tenden kurrë nuk e ndjeu
sado që në gjoksin tend
për të fundit herë kishte fjetur !
Ulqin, 14.08.2012



Gjimnaziste, Ulqin

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...